Retorika agresive dhe me dhunë verbale, e cila ka nisur tash e më shumë se shtatë muaj më parë në skenën politike në Kosovë, ndërmjet partive politike në pushtet dhe atyre opozitare, tashmë është shndërruar edhe në dhunë fizike, e cila manifestohet në forma të ndryshme, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të partive opozitare, njohës të zhvillimeve politike dhe studiues të sjelljeve shoqërore në vend.
Ata thonë se aktet e tilla nisën në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet partive në pushtet, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në njërën anë, dhe partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, në anën tjetër.
Aktet e dhunshme, siç thonë ata, tashmë janë bartur edhe jashtë këtij objekti, në forma të ndryshme.
Muajve të fundit, përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës në vazhdimësi kanë hedhur akuza mbi njëri-tjetrin. Situatë e ngjashme vazhdon edhe sot.
Pushtet - opozitë, akuza të ndërsjella
“Dhuna e ka një adresë, këta muajt e fundit, dhe ajo adresë është Lëvizja Vetëvendosje. Unë nuk besoj që do të legjitimohet dhuna. Unë nuk besoj që ne do të ecim drejt legjitimimit të këtij sistemi, por rreziku është dhe ai është permanent”, thotë për media Gazetari F.D.
Duke folur për media gazetari F.D vlerëson se pushteti po përdor instrumente dhune për të shtypur opozitën.
Sipas tij, së muajve të fundit, janë refleksion i dhunës, siç e quan ai, sistematike, e cila ndonëse jo në formën fizike, është shprehur në forma të ndryshme në vjetët e fundit.
Sipas tij, qytetarët vuajnë nga, siç e vlerëson ai, dështimi i gjithë institucioneve të shtetit.
“Unë mendoj që kjo është e qartë tash e disa vite, që instrumentet e dhunës, monopolin e së cilave e ka pushteti, po shfrytëzohet si mjet politik, si mjet i dhunshëm për të shtypur opozitën. Në anën tjetër, unë besoj që shfaqjet e dhunës në protesta, janë normale, për shkak të pakënaqësive të ndryshme, që janë të shumta në shoqërinë e Kosovës”, shprehet F.D.
Dhuna politike ështtë e papranueshme.
Por, F.D thotë se Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga veprimet e dhunshme.
Përkundrazi, sipas tij, pushteti po vazhdon t’i përdorë mekanizmat e shtetit, për të ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të opozitës.
A po përdoret dhuna si një mjet apo mekanizëm për realizimin e qëllimeve politike?
Sulmet e meparshme me koktej molotovi ndaj objekteve të institucioneve dhe ndaj pronës publike dhe private, janë ndër aktet e fundit të tablosë së mbushur me akte dhunë në të shkuarën e Koosvës.
Hedhja e paradisa vjeteve e gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë për të ndërprerë seancat në Kuvendin e Kosovës, arroganca në diskursin e partive në pushtet dhe opozitë, përballë kërkesave të njëra-tjetrës, sulmi me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të institucioneve të larta të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe drejtuesit e disa dikastereve të Qeverisë, si dhe arrestimi i deputetëve të opozitës, janë vetëm pjesë e tablosë me akte dhune në të kaluaren.
“Pushteti po përpiqet që çështjet e sigurisë t’i përdorë si digë për mbrojtjen e pushtetit, pavarësisht prej gabimeve që i bën gjatë politikë-bërjes".
"Natyrisht, një raport i tillë, gjeneron një reflektim të njëjtë, por me mënyra të ndryshme (jo sistematike, siç është policia) nga ana e opozitës, duke vepruar me mjete të palejueshme apo me violencë, e cila nuk ka kurrfarë lidhje me veprimet politike. Politika kërkon përgjigje në baza racionale, e jo në bazë të dhunës”, thekson Beqaj.
“Dhunë strukturore, është edhe kërcënimi, fabrikimi industrial i votave dhe vjedhja e tyre, vjedhja e arkës së shtetit, korrupsioni galopant, nepotizmi dhe padrejtësitë tjera sociale, padrejtësia para ligjit dhe drejtësisë, shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të tjera. Mirëpo, kjo nuk e justifikon që edhe opozita aktuale të përdorë të njëjtat mjete të dhunës, tash, kundrejt pushtetit”, vlerëson F.D
Pasojat...
Ekspertët që studiojnë psikologjinë dhe sjelljet e shoqërisë, vlerësojnë se tentimi për të legjitimuar dhunën, si mjet për arritjen e qëllimeve politike, është tejet i dëmshëm për shoqërinë, në përgjithësi, dhe e gjithë kjo mund të lë pasoja të pariparueshme.
Para disa vjeteve për REL ,studiuesi Dashamir Bërxulli, profesor i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se pavarësisht argumenteve të sakta që mund t’i ketë pushteti apo opozita, shkalla e dhunës verbale apo fizike, e cila tashmë është parë, krijon precedent të rrezikshëm për shoqërinë. Sipas tij, përdorimi i dhunës, si mjet komunikimi dhe për zgjidhjen e problemeve brenda shoqërisë, mund të rritet në mënyrë vertikale.
“Po ta shikosh me vëmendje, mund të rritet radikalizmi i akseve të caktuara nga qytetarët. Edhe nëse s’ka ngjyrim politik, përgjithësisht nisen nga një sfond politik i tensionuar dhe i radikalizuar me plot dhunë, agresivitet verbal dhe etiketime të ndryshme".
" Normalisht, kjo e rrit në shoqëri shkallën e pasigurisë dhe shkallën e pranueshmërisë së dhunës, si mjet për shprehjen e zemëratës së popullatës, pavarësisht se disa arsye edhe mund të jenë të vërteta”, vlerëson Bërxulli.
Poashtu edhe sociologu i mirënjohur , Shemsi Reçica, ka theksuar se i gjithë dëmi i shkaktuar nga situata aktuale në skenën politike, vjen si pasojë e mungesës së një modeli afirmativ dhe pozitiv për gjeneratat e ardhshme.
“Dëmi më i madh, në këtë situatë, i përdorimit të dhunës, qoftë nga njëra palë ose pala tjetër, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një modeli, ose një modeli negativ të shoqërisë tonë ose një model negativ që do të përcillet te të rinjtë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, sociologu Reçica.
Njohësve të zhvillimeve politike dhe të sjelljeve të shoqërisë, nismën për daljen nga situata e tanishme në skenën politike, duhet ta marrë si barrë mbi vete pushteti, gaztari D.F vlerëson se në të kundërtën, shteti do të shkojë buzë greminës.
“Nëse pushteti, që i bie barra kryesore, nuk hyn në bisedime urgjente me opozitën në vend dhe me grupet tjera shoqërore, për ta gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza, unë druaj se ne po shkojmë buzë greminës dhe dikujt kjo po i intereson që eventualisht ta negociojë ndërkombëtare".
"Pra, që ta neglizhojë Gjykatën Speciale (për krime lufte në Kosovë). Këto simptoma janë aktualisht të dukshme dhe shumë shqetësuese për të gjithë qytetarët e vendit”, shton F.D.
Sidoqoftë, dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kohët e fundit, nëpërmjet deklaratave publike, janë distancuar nga veprimet e dhunshme që kanë ndodhur gjatë protestave të organizuara nga opozita, si dhe nga sulmet mbi pronat publike dhe private. Nga sulmet mbi veturat zyrtare dhe private, në mënyrë deklarative, janë distancuar të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
No comments:
Post a Comment