Nga Flori Bruqi
Në Kosovë nuk mund ta formojnë asociacione Hill as Vuçiq, kështu që në vend të turrit, BE dhe SHBA duhet të dalin me perspektiva të reja ...
Joe Biden
Për fat jo dhe aq të mirë, pikërisht në kohën kur Kosova priste dorën e qeverisë së presidentit Biden, SHBA gjithë përkushtimin e orientoi ndaj presidentit autokrat të Serbisë, duke vendosur në qendër të politikës së jashtme amerikane kriminelin Aleksandër Vuçiq, në emër të tërheqjes së Serbisë, nga ndikimi rus dhe kthimin e saj në politikën euro-perëndimore.
Dhe siç shprehet edhe ish ambasadori holandez Bosh, duke u dhënë tërësisht pas Serbisë, Administrata e ish presidentit amerikan Joe Bidenit e la Kosovën pothuajse krejt pas dore, duke "tradhtuar" shpresat e saj, për mbështetje më të madhe, në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë hegjemoniste e cila gjatë gjithë kohës shprehte hapur edhe pretendimet territoriale ndaj tokave të patjetërsueshme të Republikës së Kosovës.
Madje siç e tha mbrëmë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, veçanërisht në administratën e ish presidentit Barak Obama dhe ish presidentit amerikan Joe Bidenit, Kosova ka pësuar të paktën dy goditje të rënda, së pari gjatë udhëheqjes së Barak Obamës, u shpik Gjykata Speciale, e cila pa pajtimin e Amerikës nuk mund të ndodhte, kurse në administratën e Joe Bidenit u hoq edhe njohja reciproke, nga Marrëveshja e Brukselit, e arritur me 27 shkurt 2023, kurse ambasadori amerikan në Beogradë , zt. Kristofer Hill nuk ka fjalë tjetër në gojë, përveç kërkesave deri në pëshpëritje vet-me vete, për formimin e asociacionit, ani pse në marrëveshjen e Brukselit, jo asociacioni, ngase kjo shprehje është hequr nga fjalori i marrëveshjes së fundit, por "vetmenaxhimi" i komunitetit serb, gjendet diku në pikën e shtatë, e jo në pikën e parë, dhe as nuk fillon Marrëveshja me te, ndaj ashtu siç parashihet në marrëveshje, edhe zbatimit të pikave duhet tu shkohet me radhë
Kështu që, pas Esjkobarit, kjo temë duket se ka krijuar pasoja halucinacion-ale, edhe te ambasadori Kristofer Hill, ngase pas ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump, ambasadorit Kristofer Hill fatbardhësisht po i përfundon mandati i përfaqësimit të SHBA-ve, ndaj i pakënaqur që edhe Kristofer Hill ,njëjtë si emisari kubanezo-amerikan Eskobar, po ik duke dështuar t`ia përmbushë këtë dëshirë (ndoshta të premtuar ëetnikut edhe personalisht) Aleksandër Vuçiqit, po përpiqet që edhe për dështimin në dialog,t`a hedh fajin, më shumë në anën e Kosovës, derisa siç e dimë të gjithë, është Serbia ajo që në dhjetorin e vitit 2023 me letrën e ish kryeministres serbe që është lezbike .zonjës Ana Bernabiq drejtuar BE-së në Bruksel, deklaronte zyrtarisht se nuk e pranon marrëveshjen e Brukselit të arritur më 27 shkurt 2023 me ndërmjetësimin e BE-së.
Andaj situatën mund ta përmirësojnë vetëm ata që edhe e kanë prishur, ngase Kosova nuk ka pas mundësi ta prish as ta përmirësoj e vetme, por është Serbia ajo që ka ndërmarr edhe agresion territorial ndaj Kosovës siç ishte rasti i 24 shtatorit të vitit 2023, ku u vra edhe polici në detyrë, tani hero i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku, pa harruar këtu dëmtimin e rëndë me 29 nëntor 2024 të kanalit Ibër -Lepenc, me mese 20 kg eksploziv, duke synuar shkatërrimin e infrastrukturës dhe faktorëve kryesor ekonomik të Kosovës, ku përveç lënies pa ujë të pijes, të një pjese të madhe të popullatës në qytetet kryesore si Mitrovica dhe vet kryeqyteti Prishtina, rrezikohej edhe ngelja pa ngrohje dhe rrymë, të pjesës më të madhe të Kosovës, mu në kulm të dimrit!
Ndërsa me ndryshimin e udhëheqjes së politikës së jashtme të BE-së, si dhe ndryshimit të administratës amerikane, veçanërisht pas emërimit të diplomatit danez në postin e ndërmjetësuesit të BE-së, për bisedimet Kosovë-Serbi, nëse fillon trajtimi i barabartë i të dy shteteve dialoguese dhe zhvillohet ndërmjetësim i paanshëm ndërkombëtar, shpresohet se mund të ketë progres edhe në dialog, ngase me ndërmjetësuesit proserb si Mirosllav Lajçak, vërtetë Kosova me arsye dhe shumë të drejtë, kishte humbur besueshmërinë në procesin e dialogut dhe ndërmjetësimin e paanshëm, nga vet Bashkimi Evropian.
Kristofer Hill duke qenë një ambasador në ikje, të cilit kanë filluar ti fërshëllejnë edhe vet serbët duke e detyruar atë, të ikë edhe nga stadiumi, ku kishte shkuar ta përcillte ndeshjen bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Kosova nuk ka se çfarë të merret më me Hill-in, ngase ai përfundimisht i takon të kaluarës, por duhet të orientohet në të ardhmen dhe të përpiqet e të luftojë me të gjitha mundësitë për mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe funksionalizimin e të drejtës së saj, sepse është shtet i pavarur dhe nuk mund ta ndaj sovranitetin e vet shtetëror me Serbinë, edhe nëse ka diplomat qofshin evropian, apo edhe ndonjë Kristofer Hill-ist amerikan, preferojnë t`ia imponojnë Kosovës këtë padrejtësi.
Në Kosovë nuk mund ta formojnë asociacione Hill as Vuçiq, kështu që në vend të turrit, që kanë marrë për asociacionin, BE dhe SHBA duke pasur parasysh kundërshtimet e shumta brenda Kosovës për këtë formë të asociacionit,duhet të dalin me perspektiva të reja, bazuar në reciprocitet dhe propozime të pranueshme për të dy palët, për normalizimin e marrëdhënieve, pasi që për një numër kaq të vogël të minoritarëve serb në Kosovë, as që besojë se mund të vije në shprehje kurrfar lloji asociacioni, po qese nuk u ofrohet e njëjta formë reciproke e vetmenaxhimit edhe për shqiptarët e mbetur nën serbi, numri i të cilëve është, bindshëm më i madh se i minoritarëve serb në Kosovë.
Andaj ne jo vetëm se nuk ndjehemi fare të prekur, që ambasadori Hill, po ik i zhgënjyer, por edhe jemi shumë të lumtur dhe pafundësisht të kënaqur që nuk është formuar asociacioni kundërkushtetues një etnik serb, dhe nuk është rrezikuar rregullimi ynë i brendshëm shtetëror, as tërësia territoriale e Republikës së Kosovës me ngrehina të ngjashme, si e ashtuquajtura "Republika srpska" në BeH, që njëjtë si në Bosnjë, do të pretendonte ndarjen dhe rrezikonte vazhdimësinë e shtetit të pavarur të Kosovës, ndaj i falënderohemi fort rezistencës titanike të qeverisë për mosrrezikimin e shtetit tonë me ngrehina të tilla, që në vete, përmbajnë rrezikshmëri të niveleve më të larta, dhe krenohemi nga toka deri në qiell, me shtetin tonë të ri, të krijuar me aq shumë gjak e mundi të shumë gjeneratave, i cili për ne ka prioritet mbi prioritetet, është në vend të parë dhe qëndron mbi të gjitha!
Kurse mister Hillit i urojmë rrugë njëkaëshe dhe kurrë të pakthyeshme më, e sa i përket qasjes së Administratës së re, Donald Trump e ka dëshmuar se ai nuk merret me Hilla as Eskobara dhe i di vet, punët e veta, Kosova, si çdo herë, mbetet e gatshme për dialog të drejtë e në nivele të barabarta dhe është e gatshme për të zbatuar marrëveshjet e arritura, nëse ato nënshkruhen zyrtarisht nga të dy palët dhe zbatohen nga të dy shtetet, përmes një bashkëpunimi më të madh dhe ndërmjetësimi të drejtë e të baraspeshuar me Bashkimin Evropian dhe vet SHBA-të.
No comments:
Post a Comment