Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/22

 




Dr Tedros Ghebreysus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka reaguar për herë të parë ndaj vendimit të Trump, i cili firmosi një urdhër ekzekutiv që e nxjerr SHBA-në nga organizata. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin “X”, ai shkruan se OBSH-së “i vjen keq për njoftimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të tërhiqen nga organizata”. Ai shton se SHBA-ja ishte ndër anëtarët themelues të OBSH-së dhe që nga ajo kohë ka formësuar punën e saj. Ghebreysus tha se shpreson që presidenti Trump ta rishqyrtojë vendimin e tij. “Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë vemdimin dhe presim me padurim angazhimin në dialog konstruktiv për të ruajtur partneritetin midis SHBA-së dhe OBSH-së, për të mirën e shëndetit dhe mirëqenies së miliona njerëzve në mbarë globin”, tha ai. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh i OBSH-së me rreth 18% të buxhetit të saj në vitin 2023.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...