Mes emrave të cilët zotri Haki Abazi i përmendi aktivisten e LVV-së nga Shqipëria,njëfarë Dejona Mihali, të cilën e quajti “masha e kontrollit” të deputetëve të partisë e cila është në pushtet.
Haki Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim .
“Kam protestuar brenda strukturave të partisë dhe gjitha këto janë heshtur. Demokracia e Kosovës nuk mund të varet nga individë të autorizuar nga zotri Albin Kurti që ata të drejtojnë diskursin demokratik të vendit.
Ky është shqetësim shumë më i madh sesa maja e Ajsbergut në urdhrin për shkarkimin tim nga kryetari i komisioneve”, deklaroi Haki Abazi në një konferencë për media.
Por, kush është Dejona Mihali dhe cilat janë pozitat e saj në LVV?
Dejona Mihali gjatë një takimi të LVV-së
Dejona Mihali, aktiviste e LVV-së, nuk është shumë emër i njohur për publikun Dardan , pasi nuk ka paraqitje në media dhe nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë e zotri Albin Kurti.
Por, ajo është figurë e rëndësishme në LVV, pasi që është anëtare e kryesisë.
Në ueb-faqen zyrtare të LVV jepen shumë pak informacione për rolin e Dejona Mihalit, për dallim për disa prej zyrtarëve të tjerë të partisë.
Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘, pozitë kjo të cilën e mban që nga viti 2016.
Ndërsa, në ueb-faqen zyrtare të Qendrës së LVV-së në Shqipëri tregohet një biografi e shkurtër për Mihalin, ndonëse prapë pak informacione për angazhimin e saj në LVV.
“Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në ueb-faqe.
Ajo që dihet për Dejona Mihalin është edhe se e njëjta më 18 korrik 2016 ishte ndaluar në Kufirin Shqipëri kKosovë , në Pikën Kufitare në Morinë që të hyjë në territorin e Kosovës.
Atë kohë Lëvizja Vetëvendosje e pati quajtur “vendim arbitrar të pushtetit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit”.
“Ky vendim arbitrar është marrë pa u bazuar në asnjë ngjarje faktike, në asnjë ligj dhe pa asnjë vendim gjyqësor.
Ky arbitraritet i pushtetit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe i Kadri Veselit po e bën Kosovën një vend pa të drejta demokratike e civile, po e shpërfaq si një tirani despotësh të vegjël, që të vetmin funksion e kanë servilizmin ndaj ndërkombëtarëve, Serbisë e mafias”, thuhej në ueb-faqen zyrtare të LVV-së, ku kërkohej heqja e urdhrit që ndalon hyrjen e Dejona Mihalit në Kosovë.
No comments:
Post a Comment