2025-01-21

Injorimi i qeverisë së shtetit më pro-amerikan në botë, nuk është ogur i mirë për të ardhmen e vendit nën udhëheqjen e Albin Kurtit!


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi... | Facebook

                                    Shkruan:  FLORI BRUQI ,PHD






Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin, i cili sot, më 20.01.2025, dha betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenca e Kosovës, në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka publikuar letrën e urimit të Osmanit për Trump, ku thuhet se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin historik të SHBA-së gjatë historisë.“Përkushtimi i kombit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor e shpëtoi popullin tonë nga një regjim gjenocidal dhe na frymëzoi për të ndërtuar një Republikë sovrane elastike dhe të begatë. Sot, Kosova qëndron si një aleate dhe partnere krenare e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga një vendosmëri e përbashkët për të krijuar një të ardhme më të sigurt” – theksohet ndër të tjera në urimin e presidentes Osmani. Presidentja ka shkruar se lidershipi dhe përkushtimi i Trump për të avancuar rrugën e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është diçka të cilën thotë se e vlerëson dhe se e mbështet me vendosmëri. Osmani ka shkruar se po ashtu do të kontribuojë edhe në paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në kontinentin e Europës. “Ne jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë së bashku me ju dhe administratën tuaj për të siguruar që ky qëllim të arrihet dhe për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta duke ecur përpara”- shkruan Osmani. Tutje, Osmani në letrën e saj ka thënë se Kosova mbetet kombi më proamerikan në botë. “Kosova me krenari mbetet kombi më proamerikan në botë. Populli ynë e vlerëson lidhjen e palëkundur që ndajmë me Shtetet e Bashkuara dhe ka një besim të thellë në vlerat që mishëron kombi juaj i madh. Ne jemi të gatshëm ta zgjerojmë dhe forcojmë këtë partneritet për të mirën e popullit tonë dhe brezave të ardhshëm”- është shprehur Osmani. Donald Trumpi është betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai është betuar se do ta ruajë dhe mbrojë Kushtetutën amerikane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, Foto: Vjosa Osmani/X



Zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021 .

 Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një Marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. 



 Atëkohë, ai tha se është “krenar për dy udhëheqësit”: kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në sigurimin e kësaj Marrëveshjeje, rol të rëndësishëm luajti Richard Grenell, që asokohe shërbente si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë arritje, ai u dekorua edhe me Medaljen e Sigurisë Kombëtare nga Trump, në dhjetor të vitit 2020.Përveç tij kishte edhe zyrtarë të tjerë të Administratës së parë Trump që mbështetën ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë



Njëri prej tyre ishte John Bolton, atëkohë këshilltar për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk i përjashtoi si mundësi korrigjimet territoriale në mes të dy vendeve. “Synim i tij nuk është t’i fusë serbët dhe kosovarët në Bashkimin Evropian. Synim i tij është ta bëjë më të mirën për Shtetet e Bashkuara, ta bëjë Amerikën sërish madhështore.” – tha Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi.Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së për statusin e Kosovës, tha më herët për Radio Evropa e Lirë se nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë.“Nëse ai sheh ndonjë Marrëveshje me [presidentin e Serbisë, Aleksandër] Vuçiq, që i përshtatet, ai nuk do ta presë Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transaksional, në kërkim të një Marrëveshjeje, në kërkim të një përparimi, në kërkim të diçkaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet se ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë.” – tha Wisner.Për David Kaninin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin “Johns Hopkins”, në Uashington, Administrata e parë e Trumpit ka qenë proserbe dhe zyrtarët serbë janë ndier të respektuar prej tij. “Humbësit, si gjithmonë, janë klientët e Amerikës: boshnjakët dhe kosovarët. Por, për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trump. Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre – qysh nga Marrëveshja e Dejtonit.” – tha Kanin, por shtoi se Trump, megjithatë, është i paparashikueshëm.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti e uruan Trumpin për fitoren – duke e cilësuar SHBA-në si një aleate, mike dhe partnere të rëndësishme të Kosovës.Dhjetë ditë para se Trump ta merrte detyrën, Osmani bëri të ditur se Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë së shpejti një Marrëveshje për Dialog strategjik, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme Nga sot merr detyrën presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Pas fitores në Zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021 – shkruan Radio Evropa e Lirë.Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një Marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020.Ndër pikat kryesore të kësaj Marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë ishte njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit.Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të madh” në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.Atëkohë, ai tha se është “krenar për dy udhëheqësit”: kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Në sigurimin e kësaj Marrëveshjeje, rol të rëndësishëm luajti Richard Grenell, që asokohe shërbente si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi.Për këtë arritje, ai u dekorua edhe me Medaljen e Sigurisë Kombëtare nga Trump, në dhjetor të vitit 2020.Përveç tij kishte edhe zyrtarë të tjerë të Administratës së parë Trump që mbështetën ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.Njëri prej tyre ishte John Bolton, atëkohë këshilltar për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk i përjashtoi si mundësi korrigjimet territoriale në mes të dy vendeve.“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një Marrëveshje të kënaqshme.” – tha Bolton, në gusht të vitit 2018.Në Administratën e re, Trump zgjodhi republikanin Mike Waltz në pozitën e këshilltarit për siguri kombëtare.Ndonjë deklaratë e tij për Kosovën nuk është publike, por është i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të ri të Shtetit, Marco Rubio, i cili, përgjatë karrierës, e kishte disa herë në fokus rajonin e Ballkanit.Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes.” – u tha në atë letër.Vëzhguesit e zhvillimeve politike janë të rezervuar kur flasin për qasjen që pritet ta ketë Trump ndaj Kosovës, gjatë katër vjetëve të ardhshëm.Kosova, aktualisht, është në mes të fushatës për Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit; marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë nuk kanë shënuar ndonjë përparim, e ngjashëm ka ngecur edhe avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter tha në një intervistë të mëhershme për Radio Evropa e Lirë se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të imponojë patjetër ndryshim të strategjisë në Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, Trump do Marrëveshje. Nga sot merr detyrën presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Pas fitores në Zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021 – shkruan Radio Evropa e Lirë.Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një Marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020.Ndër pikat kryesore të kësaj Marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë ishte njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit.Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të madh” në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.Atëkohë, ai tha se është “krenar për dy udhëheqësit”: kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Në sigurimin e kësaj Marrëveshjeje, rol të rëndësishëm luajti Richard Grenell, që asokohe shërbente si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi.Për këtë arritje, ai u dekorua edhe me Medaljen e Sigurisë Kombëtare nga Trump, në dhjetor të vitit 2020.Përveç tij kishte edhe zyrtarë të tjerë të Administratës së parë Trump që mbështetën ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.Njëri prej tyre ishte John Bolton, atëkohë këshilltar për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk i përjashtoi si mundësi korrigjimet territoriale në mes të dy vendeve.“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një Marrëveshje të kënaqshme.” – tha Bolton, në gusht të vitit 2018.Në Administratën e re, Trump zgjodhi republikanin Mike Waltz në pozitën e këshilltarit për siguri kombëtare.Ndonjë deklaratë e tij për Kosovën nuk është publike, por është i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të ri të Shtetit, Marco Rubio, i cili, përgjatë karrierës, e kishte disa herë në fokus rajonin e Ballkanit.Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

 


Periskopi

Shkaqet pse në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump nuk po merr pjesë asnjë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës janë të njohura të gjitha dhe për të gjithë. Në këto 25 vjetët e fundit është hera e parë që nga Kosova nuk merr pjesë asnjë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës! Injorimi i qeverisë së shtetit më pro-amerikan në botë, nuk është ogur i mirë për të ardhmen e vendit nën udhëheqjen e Albin Kurtit! Kjo erdhi si rezultat i injorimit që kryeministri aktual, Albin Kurti i bëri administratës së parë të Presidentit Trump dhe jo vetëm! Albin Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që nuk arriti të takohet asnjëherë me presidentin në ikje të SHBA-ve, Joe Biden!

 Kjo për faktin se kryeministri Albin Kurti, nga fillimi e deri në përfundim të mandatit politik, nuk ishte bashkëpunues dhe bashkrendues i veprimeve me aleatin numër 1 të shtetit të Kosovës! Në rast se Albin Kurti zgjedhet përseri kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me patjetër duhet të ndryshojë çasjen ndaj administratës “Trump”, në të kundërtën do të kemi telashe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të, nga të cilat është i varur drejtëpërdrejt fati ynë dhe ekzistenca e shtetit të Kosovës! Meqë jemi në fushatë zgjedhore, nuk e preferoj të zgjatem më tepër për aspektet tjera politike, pse në inaugurimin e presidentit amerikan marrin pjesë personalitete të rangut të dytë dhe të tretë nga Kosova, por jo edhe kreu i qeverisë, Albin Kurti! Interesi i shtetit mbi të gjitha qeveritë dhe partitë politike!


Osmani: Kosova e përkushtuar të punojë me administratën e

Presidentja e Kosovës Prof.Dr. Vjosa Osmani, shprehu  përkushtimin e plotë për të punuar me administratën e presidentit të ri Donald Trump dhe rritjen e bashkëpunimit për të mirën e të dyja vendeve. “Siç e dini, unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede që kam pasur me presidentin”, tha ajo. Presidentja Vjosa Osmani përmes një letre, uroi Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa theksoi se Kosova qëndron si aleate dhe partnere krenare e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga një vendosmëri e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e paqësore.



 “Udhëheqja dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes së ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri”, thuhet në letrën e presidentes Osmani, në të cilën nënvizohet se kjo do të kontribuojë edhe për paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian. Presidentja Osmani bashkë me diplomatë perëndimorë në Prishtinë i bënë nderime ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova në përvjetorin e 19-të të vdekjes së tij, duke vënë theksin te qasja e tij ndaj aleancës me Perëndimin. “Presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavrësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të rëndësishme që na u deshën më së shumti në ato kohë të vështira”, tha ajo. Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kohët e fundit janë përballur me mospajtime posaçërisht rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Mandati i parë i Presidentit Trump u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri Kurti tha në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump në zgjedhjet presidenciale se qeveria e tij është e gatshme dhe interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re të Shteteve të Bashkuara. Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...