2025-01-20

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                         
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi... | Facebook



                        Shkruan:  Flori Bruqi,PHD


Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i PD,lideri i demokracisë shqiptare profesor dr. Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”. 

Taulant Balla dhe “Toyota Yaris’'



 Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’ për të cilën thotë se është I implikuar edhe ish ministri i Brendshëm, Taulant Balla. 

 “Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë. 

SALI BERISHA | DeputetIM



 Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave. Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. 




Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala. Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala. Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën. Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit. Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën. Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë? Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti? Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë. Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat. Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta. 
SP plans to control SPAK, Altin Dumani responds to Rama: We do not depend  on other powers! - Aktualitet


 Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla. Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep. Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij. Radovan Çela: Do flas prapë. Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala(1) fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri. 



Altin Lala


 Ajo çfarë Profesor Dr.Sali  Berisha nuk tha është se SPAK ka hapur një hetim në lidhje me implikimet e zyrtarëve në këtë dosje. 


Erjona Daupaj


Radovan Çela – Reporter.al

                                                 Radovan Çela 

astrit vladi

  

Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka kishte 4 ...


Më 30 dhjetor 2024 SPAK dorëzoi dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi si persona që kanë ndërhyrë në këtë dosje ndërsa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta.

(1)Altin Dodë Lala është një ish-futbollist profesionist shqiptar, i cili ka luajtur si mesfushor mbrojtës dhe ish-menaxher. Të gjithë karrierën e tij si lojtar e kaloi në Gjermani dhe përfaqësoi Kombëtaren e Shqipërisë. Wikipedia (anglisht)

No comments:

Post a Comment

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...