2025-01-16

PËRKUJTOJMË ME ADMIRIM BABAIN E SHTETIT SHQIPTAR- ISMAIL QEMAL VLORËN

Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut për 400 vjet dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, atë 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu që privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do të shoqërohej edhe me vdekjen e tij. 

Më saktë akoma, me vrasjen e tij. Në fund të fjalimit që lindi një shtet, themeluesi i tij tha: “I dërgoj një lutje të madhit Zot….të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë”.
Flori Bruqi  

     


      Shkruan historiani   Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 


 Kur është në pyetje kombi shqiptar dhe lufta e tij për themelimin e një shteti të natyrëshëm, historia nuk ishte në anën e drejtë të veprimit. Po, ishim kombi më i vjetër në Iliri. Por, me që kjo trevë lakmohej prej shumë popujve dhe qytetrimeve, në Iliri ndaj autoktonëve do të ndodhin mizoritë më ekstreme, sepse lakmohej: klima, toka, uji dhe jeta e vendasëve. Pra nga ardhacakët më së pakut mësohej për tolerancë dhe jetë të jetuar me nderë. Kështu që të huajtë në këtë trevë të globit, mund të thuhët se e sollën dhunën dhe anarkinë. E vërteta, këtu ora e historisë ka lëvizë më ngadal se kudo në Evropën e lashtë. Në Iliri besimi në një zot erdhi nga Lindja. Madje erdhi në shekullin e parë të Erës së re, kur bota e “egërsisë” ishte në nivelin e besimit pagan. Megjithë këtë, urdhëri për besimin në një zot u garantua nga njeriu që kishte origjinë nga Naisusi i Dardanisë, dhe pastaj monoteizmi, u bë rreligjion zyrtar shtetëror. Koha Antike në Iliri mbaroi si në çdo vend të Evropës. Por, Mesjeta këtu zgjati më shumë se ,kudo si pasojë e pushtetit obskurantist të disa Pernadorive që patën jetë mbi dy milenium. Në lidhje me këtë, koha e lindjës së kombeve, edhe në Iliri do të përputhët aproksimativisht në aspektin e gjerësisë, lartësisë dhe largësisë filozofiko sociologjike si: Pernadoria romake zgjati: 503 vjet, Perandoria bizantine zgjati 1058 vjet, Perndoria Arabe zgjati 508 vjet, Pernadoria osmane zgjati 560 vjetë. 






Ndërsa, Pernadoria osamne ndahët në pesë periudha: Periudha e themelimit 1299-1453; Periudha e lartësimit 1453-1579. Perudha e ngadalësimit 1579-1683; Periudha e dekadencës 1683-1792; Periudha e rrximit 1792-1922. (Nexhip P. Alpan-Nesip Kaçi, Shqiptarët në Pernadorinë Osmane, Tiranë 1997, f.22). E vërteta, shqiptarët në fillim të shekullit XIX-të i patën dy principata, të cilat ishin shumë më të fuqishme se sa çdo shtet tjetër që u lind më vonë në Ballkan. Këtë e vërteton Pashallëku i Ali pash Tepelenës 1787-1822; Pashallëku i Bushatlive të Shkodrës 1757-1831 dhe Pashallëku i Manstirit 1769-19849. E nëse i shtohët këtij kapitali kombëtar edhe fakti se Shqiptarët e 714 katundeve dhe 6 qyteteve e quanin Sanxahkun e Nishit nga viti 1789 Shipni e Vjetër, atëherë kuptojmë se rrënimin e historisë shtetërore dhe kombëtare shqiptare e kanë menduar, folur dhe bërë të haujtë. Mu për këtë, vepra e Ismail Qemal Vlorës del si më madhështore, sepse është krijuar me zor, është faktorizuese e brendëshme kombëtare. Vetëm duhët shiquar se si u çlirua Shqipëria si i vetmi vend me forca të veta në Evropë më 1944, dhe si silleshin Fuqitë dhe fqinjët me fatin tonë më 1919 dhe 1946 nepër tryeza diplomatike; Vetëm duhët lexuar dokuemntet e kohës se si lindi dhe u shpall shteti Shqiptar më 28 Nëntor 1912 dhe pastaj sa lumej gjaku janë derdhur për ndertimin e Shtetit Kosovës deri më 17 shkurt 2008. Pra duhën hulumtime të gjata e të kuptohët se plaga jonë i ka rrënjët shumë të thella, po edhe “rrënjë subjektive” duhet studiuar, por nuk janë “dhëmballë të syrit” që nuk na kanë hyrë në funksion, si po provohët në kohën e fundit, çdo gjë shpitare ta nxierrim si produkt nga të huajt, thua se ne nuk kemi ekzistuar fare! E vërteta, gati i kemi harruar 52 organizata terroriste 1945-1953, që përgatitëshin në Kretë, Nish dhe Trieshtë, krejtë me porosi, për ta rrxuar qeverinë e Tiranës, që kjo mos ta lëvizë Çështjën shqiptarëve në Jugosllavi dhe në Greqi, duke mjegulluar historinë me ideologji, thue se të tjerët në Ballkan dhe Lindje, nuk kishin qeveri ideologjike të majta, madje ndihmoheshin me miliarda dollarë, pa asnjë meritë në luftën anti nazifashiste. *** Gjatë historisë janë lidhë në mes shteteve shumë aleanca politike, ekonomike dhe miqësore. Por në gjysmën e dytë të shekullit XIX, do të pasojë koncentrimi i blloqeve ushtrake në Evropë, deri në atë shkallë sa që në dekadën e dytë të shekullit XX-të, për shkak të interesave koloniale do të vjen deri te Lufta e Parë Botërore (1914-1918). Dhe, blloqet që e shkaktuan luftën më të përgjakëshme historikisht ishin: Aleanca Gjermani-Austro Hungrai u themelua më 1879. Aleanca Gjermani-Itali u themelua më 1882. Aleanca Austro Hungari-Itali u themelua më 1897. Kjo aleancë në histori u quajtë Alenaca e Boshtit. Ndërsa, Alenaca kundërshtare ishte ajo në mes Francës dhe Rusisë e themeluar më 1893. Kjo aleancë do të forcohët me Marrëveshjën Francë-Angli më 1904. Dhe krejtë në fund do të pasojë aleanca Angli-Rusi më 1907. Këto dy aleanca do të i provojnë “muskujt ushtrak” dhe mejdanin në mes tyre do ta arbitrojë SHBA që hynë në luftë më 1917. Ndërsa Rusia Cariste u shkëput nga Antanta me Anglinë dhe Francën po më 1917. Një vit më vonë, më 1908 në Iliri do të ngjanë trasformime të mëdha historiko politike. Më 5-23 korrik do të mbahet Kuvendi i Ferizajit në prezencën e 30 000 Arbrorëve. Të nesermën, më 24 korrik 1908 do të pasojë grusht shteti në Stambollin e Perandorisë më të urryer në Evropë, me që rast do të kërkohët kthimi i Kushtetutës Mithat Pashës nga viti 1876. Në frymën e këtij ndryshimi kinse rrevolucionar me moton e Rrevolucionit francez (1789): Liri, barazi, vllazëri, në Bullgari më 5 tetor 1908 do të shpallet pavarësia. Duke i peshuar këto ngjarje më 7 tetor 1908 Wjena do ta shpallë aneksimin e Bosnje Hercegovinës, të cilën e kishte okupuar më 1875. Në këtë rriedhë Asambleja e Kretës më 12 tetor 1908, do ta shpallë bashkimin me Mbretërinë e Greqisë. Së këndejmi, intelektualët shqiptarë duke i vrejtur këto ndryshime, do t` u imponohët që t` i shfrytëzojnë mjetët civilizuese për ta kuptuar se i takojnë një etnie, prandaj komunikimi brenda kësaj etnie u nevoit që ta ketë një Alfabet gjithëkombëtar, i cili u krijua në Manastir pas shumë debateve shkncore dhe sociologjike nga 14-22 nëntor 1908. Pas këtij akti historik që i bashkoi shumë lloje të drejtëshkrimeve shqiptare, mbetej realizimi i nevojës së krijimit të një shteti kombëtar përmes dy rrugëve. Ato rrugë ishin: rruga paqesore-diplomatike dhe rruga ushtarake me fuqinë e armëve, drejtë themelimit të shtetit. ISMAIL QEMAIL VLORA DHE RRUGA POLITIKO-DIPLOMATIKE NË BËRJËN E SHTETIT SHQIPTAR TË KATËR VILAJETEVE Isamil Qemaili u lind më 24 janar 1844 në një familje të njohur me mbiemrin Sinanaj, e që kishte një traditë duke qëndruar në pushtetin e okupatorit osman. E vërteta, nga kjo familje do të ketë pashallarë (gjeneral), bejlerë (pronarë tokash), sanxahkbej (posedues pushteti dhe pronash), kadilerë ( ushtrues të drejtësisë me ligjin e Sheriatit), duke u promovuar në pushtet si Sinan Pasha e deri te Ali Pashë Tepelena i Janinës, që me pushtetin e tij në pushtet e dridhi nga themelet Stambollin deri më 1822 kur e privuan nga jeta. E vërteta, me ndryshimet në Stamboll edhe në trevat e Toskërisë shqiptare do të imponohën ndryshime, të cilat Ismali Qemal (Plaku) do të provojnë t` i dëshmojnë se shqiptarët duhët të lëkundën nga istiakmet dhe t` i zgjërojnë horizontet e feudit në nivele më të zgjëruara, e që i kërkonte koha, por që vlerësoheshin si “armiqësi” nga Stambolli i kalbur nga pushteti apsolut shumë shekullor i dinastisë osamne. Kush e organizoi Lidhjën Shqiptare të Beratit më 1828 Duke u mbështetur në përvojën e pushtetit që pati Ali Pashë Tepelena, më 1828, do të themelohët Lidhja Shqiptare e Beratit, krejtë me porosi që t` i qëndrojë përball Stambollit. Pas pabesisë kur Seraskeri i Rumelisë Mahemt Rashit Pasha organizoi komplot kundër Lidhjës Shqiptare të Beratit, sepse Stambolli e kishte cilsuar Lidhjën si armike, që po e vazhdon punën për shkëputje sikurse Ali Pashë Tepelena, me rastin e shkuarjës në Janinë, Ismail Qemail Vlora i vjetri, do të likvidohët nga ushtarët osman më 5 janar 1829. Pas vrasjës së Ismail Qemail Vlorës, familja Vlora do të izolohët në kalan e Beratit, ku Mehmet bej Vlora do të qëndroi një kohë të caktuar nën masa izolimi.Pas kthimit në Vlorë, Mehmet Bej Vlora do të martohët me Hadijën, bijë e Tahir bej Libohovës. Në këto rrethana për shkak të reformave gjysmake të Tanzimatit, për shkak të lëvizjeve shqiptare, sidomos në Krahinën e Shkodrës, ku dominonte familja Bushati, Stambolli në verë të vitit 1830 do ta organizojë plojën e Manastirit, me që rast në pabesi do të likvidohën 500 burra shqiptar, pranë sofrës duke ngrënë. Me këtë praktikë pushteti kriminal i Stambollit po e krijonte te shqiptarët kundërshtarin e vëndosur, prandaj pasiguria do të mbretërojë kudo, sidomos në Iliri. Në këto rrethana do të lind Ismail Qemali më 24 janar 1844 në Vlorë. Familja Vlora internohët Pasi që e mbaruan internimin, familja Vlora (, babai, nëna, motrat, vllai dhe gjyshja) do të vëndosën në Selanik. Në Selanik, Ismail Qemaili e filloi shkollimin në gjuhën osmane. Pas tri viteve kthehet në Vlorë. Sa ishte në shkollë, Ismail Qemali mësoi gjuhët: osmane, italiane, frenge dhe greke e gjuhë të tjera. E vërteta, babai i Ismail Qemalit, Mehmet Vlora kishte mësuar shumë gjuhë dhe posedonte një bibliotekë shumë të pasur. Kjo familje, pas qëndrimit të shkurtër në Vlorë, do të vëndoset në Janinë, për ta afruar djalin e tij Ismail Qemalin që të shkollohët në gjimnazin e famshëm “Zosimea”. Në “Zosimea” Ismail Qemaili u regjistrua si nxënsi i parë shqiptar i rreligjionit islam. Por, në Janinë familja Qmali nuk qëndroi shumë. Më 1859 u vëndos në Stamboll dhe Ismaili atje i vazhdoi mësimet plotësuese. Provimet plotësuese, vërtetojnë dokuemnetet, Ismali i jep më 15 korrik 1859. Pas mbarimit të shkollimit mesëm, Ismail Qemali do të punësohët më 1860 si nëpunës, përkthyes i frengjisgtës në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Aty do të punojë dhe do të shkollohët mëtej, pa shkëputje nga puna. Por me që në këtë detyrë nuk ishte i kënaqur, Ismail Qemaili u kthye në Janinë ku punoi në një detyrë juridike dhe politike. Më 1866 di personalitet serioz Ismail Qemaili do të emrohët në Rushçuk kryesekretar diplomatik. Me që aty tregoi aftësi të shkëlqyera, më 1870 do të emrohët Guvernator në Varnë, për t` u avansuar shumë shpejtë guvernator në Krahinën e Danubit të Ulët. Ndërsa, më 1876 do të emrohët sekretar përgjegjës i Ministrisë Punëve të Jashtëme. Ndërsa, katër vite më vonë, emrohët guvernator në vendin malor Ballu. E arritura më e dobishme për veprën e Ismail Qemail Vlorës ishte njohja me Mithat Pashën në Vilajetin e Danubit, ku pranë Mithatit e mësoi filozofinë e politikës aktive liberale, dhe si kundërshtar i apsolutizmit obskurantist mesjetar do të bjen në sy qarqeve të pushtetit. Kështu Ismail Qemalili si administrator, provonte gjithëmonë për të mësuar si jeton populli, duke u përpiekur për ta ndihmuar në rrafshin social, sidomos për t` i ndihmuar shtresat e fshtarësisë, tregtarëve, sidomos sa kishte kushte të mësojë në Krahinën e Konstancës (sot qytet në Rumuni, e atëherë njëherit koloni e fuqishme e shtegtarëve gurbetgji shqiptarë-hb). Ismail Qemali mësoi shumë si redaktor i Organit të Vilajetit Danubit Ulët me emrin “Danub”. Nga kjo pozitë me propogandë pozitive e luftoi bujkrobinë, i luftoi dallimet racore, por mësoi shumë edhe si dëshmitar kur Porta ndërmori mizori më 1876 ndaj kryengritësve bullgarë. Nga këto rrethana Ismail Qemaili mësoi shumë nga ngjarjet që e rrxuan Sulltan Muratin e V-t (pas tre muajsh) dhe e sollën në fron Sulltan Abdylhamitin e II më 30 gusht 1876. Konferenca e Stambollit 23 XII 1876 Konferenca debatoi për çështjët politike në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Bullgari. Si pasojë e këtij debati, Sulltani e nxorri Mithat PASHËN për të vepruar me diturinë e tij përparimtare, duke e emruar Vali, i cili më 23 XII 1876 e shpalli Kushtetutën, duke paralajmëruar me përmbajtjën e saj evropeizim të Pernadorisë, ku liria e shprehjës dhe reformat do të bëhën pronë e popujve të shtypur, në mënyrë që ata ta largohën nga pozita e tyre e prapambeturisë. Në Kushtetutën e Mithat Pashës, çështje thelbësore ishte ngushtimi i pushtetit apsolut sulltanor, duke e vënë në qendër nevojën e decentralizimit, lejën e shkollimit në gjuhën amtare, për popujt që u ishte ndaluar e ku hynte edhe gjuha shqipe. Në Kushtetutën e Mithat Pashës ( 23 XII 1876) ishte kontribues edhe Ismail Qemail Vlora. Aty theksohët se duhet themeluar një Vilajet shqiptar me emrin Kosova, ku si guvernator do të emrohët Qamil Pasha. Në realitet, për një kohë të shkurtër Mithat Pasha do të internohët dhe aplikimi i Kushtetutës do të mbetët “vlerë” në letër. Marrëveshja sekrete Rusi-Austro Hungari në Budapesht më 15 janar 1877 Tentimi i Mithat Pashës që ta reformojë pushtetin sulltanor, duke ia kufizuar me Kushtetutë fuqinë apsolute e trembi tërë aparatin e tij despotik jo vetëm në Stamboll. Ky fakt i afroi Vjenën dhe Peterburgun që ta arrijnë marrëveshje sekrete më 15 janar 1877 në Budapeshtë. Në pazarin e Budapeshtit, pernadoritë e Vjenës dhe Peterburgut i ndan detyrat.Rusia u obligua për t` i ndihmuar Bullgarisë që me luftë kundër Portës nga 23 prilli 1877 të filloj beteja për çlirim. Ndërsa Vjena u obligua që t` i ndihmoi Ptincipatës Serbe, e cila pas përgatitjeve intenzive, i shpalli luftë Portës më 1 dhjetor 1877 dhe për 28 ditë luftë i okupoi Sanxahkun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit me një pjesë të Vilajetiti Kosovës, duke e festuar natën e Krishtlindjës në Graçanicë më 7 janar 1878. Në vlerësimin e dëmeve të luftës, Sulltani e caktoi Ismail Qemailin në Komision të luftës prej 10 vetash. Por Ismail Qemaili e refuzoi detyrën dhe mu për këtë do të hetohët dhe paditët si partizan i Mit-hat Pashës. E vërteta, Ismail Qemailit do të kërkojë që të shkojë me propozim të Vezirit të Madh, ambasador në Athinë, ose guvernator në Shqipëri. Por, mori përgjegje akuzuese si përkrahës i demonstratave studentore, prandaj u INTERNUA në Anadolli. Atje u detyrua të qëndrojë shtatë vjetë, deri më 1884. Gjatë kësaj kohe (1878-1884), Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte në kulmin e aktivitetit politik, prandaj mund të konkludojmë se Ismail Qemaili me qëllim u mbajt i izoluar nga ngjarja kulmore kombëtare, deri në atë kohë për kauzën shqiptare. E vërteta, do të shkruaj Ismail Qemaili më vonë: “16000 proceset gjyqsore 1881-1886 janë një njollë për pushtetin e Padishahut”. Kush e organizoi Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe kush ishte themeltar 10 qershor 1878-1881 Paria politike shqiptare në prag të Kongresit paralajmëruar të Berlinit, nuk ishte e knaqur me tretmanin që e kishte Porta ndaj çështjës shqiptare, sidomos ndaj çështjës tragjike të muhaxherëve. Problemi i muhaxherëve që e kishin vërshuar tërë Vilajetin e Kosovës sidomos, për parinë shqiptare ishte një obligim që të deklarohet se deri në cilën masë politike është e pozicionuar ndaj Stambollit, sepse qëndrimi i Fuqive Evropiane dihej publikisht. Prandaj, që t` i dilet krah tërë kombit, për të themeluar një shtet kombëtar edhe shqiptarët, me këtë motiv u ftua Kuvendi historik në Prizren, për 10 qershor 1878, pra tri ditë para Kongresit Evropian në Berlin (13 VI 1878). Sipas dokumeneve që janë bërë të njohura në Kuvendin e Prizrenit ishin 110 delegatë nga të gjitha vilajetet e Shqipërisë etnike. E kuptueshme se të gjithë delegatët nuk ishin të një mendimi për ta rrealizuar qëndrimin popullor se: “Ka ardhur koha të ndahemi nga Stambolli”. Kuptohet, ndarjën nga Pernadoria, nuk e pranonin disa delgatë, të cilët erdhën në tubim dhe imponuan të nënshkruhët një dokument që u quajt KARARNAME. Ata që e nënshkruan Kararnamën nga 110 delegatë të autorizuar ishin 49. Të tjerët që ishin 61 delegatë nuk e nënshkruan, sepse nuk pajtoheshin që shqiptarët të mbesin komb i vierrur për interesa të Stambollit. Dhe nga ky rreshtim i delegatëve nga 17 qershori 1878, paria politike shqiptare do të ndahët në mendime dhe veprime, sepse një pjesë që shquhej me patriotizëm ishte që nga Kuvendi kombëtar të nxirret berthama e shtetit të ardhshëm shqiptar, dhe kjo ide u sëndertua në proces. Në lidhje me këtë, për Lidhjën Shqiptare të Prizrenit janë shkruar shumë studime. Nga ato që janë të nivelit kritizerëve shquhën se Kuvendi i Prizrenit ishte organizim pro sulltan, pra mirret vetëm pala oportuniste që ta “komentojë historinë”. Pra, mund të thuhët se ata që e nënshkruan Kararnamën ishin të vetidentifikueshëm se: “nuk kanë fuqi politike dhe njerëzore organike, të ndahën shqiptarët nga Stambolli”. Në anën tjetër ata që ishin për filozofinë politike të Myderriz Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Vaso Pashës e të tjerë, për shkëputje nga Padishahu, ata edhe më vonë jo vetëm që do ta themelojnë një Qeveri por do të ngritën edhe në luftë të aramatosur, krejtë me qëllim të shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë, ide kjo që u luftua nga brenda dhe nga jashtë. E vërteta, Ismail Qemail Vlora në këtë kohë ishte i izoluar, siç ishin të izoluar edhe shumë autoritete shqiptare nga Sanxhaku i Nishit. Ata që e firmosën prezencën e tyre në Kuvendin e Prizrenit Nga Gjokava ishin këta delegatë: 1.Abdullah pash Dreni,2. Sulejman Vokshi, 3.Mehmet Shefqet beu, 4.Ahmed Koronica, 5.Ahmet Hamdiu, 6. Mehmet Kahremani, 7. Bajram agë Gashi, 8. Shaqir agë Curri, 9. Binak Alia, 10.Ali Ibra, 11.Netali beu. Nga Dibra ishin këta delegatë: 12.Iliaz pash Dibra, 13.Mehmet Sadik pashë Hoxholli, 14.Molla Haxhi Iliazi, 15.Enver Ismail Ethemi, 16. Mehmet aga, 17. Ahmet Sabri Karahasani, 18. Bajram Mashamuredini,19. Ismail aga, 20. Muhamed Muja, 21.Xheml bej Çoku. Nga Shkupi ishin këta delegatë: 22. File Mustafa begu, 23.Abdyrrahman Sirri pasha, 24.Mustafa Sabri beu, 25.Jashar bej Shkupi, 26.Mehmet Xhelaledini, 27.Galip bej Shkupi, 28. Qorr Abdyl efendiu, 29.Mustafa Goxhobashi, 30.Haxhi Ismail efedia, 31. Golem bej Shkupi, 32. Jashar bej Golemi, 33.Abdurrahman bej Shkupi. Nga Prizreni ishin këta delegatë: 34. Ymer efendi Prizreni, 35.Hajrullah Nursini, 36. Shuaip Spahiu, 37. Murteza beu, 38. Abdyl Halimi, 39. Haxhi Shabani, 40.Nafi aga, 41. Filip Doda (përfaqsues i shqiptarëve katolik). Nga Tetova ishin këta delgatë: 42. Esat pashë Tetova, 43.Mehmet Tetova, 44. Sheh Mustafa Tetova, 45. Rexhep pashë Deralla, 46. Hasan Mashamuredini, 47.Haxhi Sadiku, 48. Mehmet Efendia, 49. Abdyl Reufi, 50.Riza Fuati. Nga Peja ishin këta delegatë: 51.Hamdi Shaban Peja, 52. Zejnel efendi Peja, 53. Abdyrrahman agë Peja, 54.Halil efendiu, 55.Iliaz efendiu, 56. Salih efendiu, 57.Mulla Zeka, 58.Shaban bej Peja, 59.Hysen efendiu.Nga Prishtina ishin këta delegatë: 60.Mehnet Zijaj, 61. Mehmet beu, 62.Zejnelabedin efendi Prishtna, 63.Riza Abdyrrahman pasha, 64. Zija Prishtina, 65. Haxhi Zija Çaushi, 66. Rauf agë Prishtina. Nga Mitrovica ishin këta delegatë: 67.Ali pashë Draga, 68. Osman Alia, 69.Osman Qamili, 70. Ebu Beqiri, 71. Jahja Kurteskaj, 72. Kola Palgjekaj (përfaqsues i shqiptarëve të rreligjionit katolik). Nga Gjilani ishin këta delegatë: 72. Sali Beu, 73.Mehmet Reshit beu, 74. Sadik Gjilani, 75.Hysen begu, 76.Zija bej Gjilani. Nga Vushtrria ishin këta delegatë: 76.Hysen Shaipi, 77. Kadri beu, 78. Adbdyrrahman Hilmiu. Presheva ishin këta delegatë:79. Maksut efendi Shehu,80. Kamer aga, 81.Haxhi Abazi. Nga Kumanova ishin këta delegatë: 82. Jashar beu, 83. Haxhi Ismail efendia. Nga Senica ishin këta delegatë:84. Mustafa Abduli,85. Zejnelabedin Mashamuredini. Nga Gucia ishin këta delegatë: 86. Ali pash Gucia, 87. Ibrahim Lutfi Mashamuredini. Nga Pazari i Ri ishin këta delegatë: 88. Ali Begu, 89. Ejup Bej Jenipazari. Nga Tashlixha ishte ky delegat: 90. Mehemt Nuredini. Nga ortodoksët shqiptarë të Kosovës ishin këta delegatë: 91. Mano Ilija, 92. Zako Gjorgji, 93. Gjurgji Jefto, 94. Kosta Marko. Nga Manstiri ishin këta delegatë: 95.Ali Teufiku, 96.Ibrahim Ethemi, 97. Asaf efendi Manstiri, 98. Tadea (përfaqsues i katolikëve). Nga Mati ishin këta delegatë: 99. Hasan Rizaj,100. Murteza Efendiu. Ohri ishte ky delegat: 101.Ahmet Reshati. Nga Luma ishte ky delegat:102. Mehmet Sheifi. Nga Gistivari ishte ky delegat: 103.Haxhi Zylbehari. Nga Kërçova ishin këta delegatë: 104. Ahmet Syla,105. Hamdi Shefiku, Nga Qyprilia ishin këta delegatë:106. Osman Beu,107. Mahmud Qypriliu. Nga Toskëria ishin këta delegatë:108. Abdyl Frashëri (nuk ndodhej në Prizren më 10 qershor 1878),109. Qazim Konica (nuk ndodhej në Prizren më 10 qersgor 1878). Siq shihët mungojnë përfaqsuesit e Llapit dhe Drenicës, të cilët janë shënuar jo më 17 qershor por më 27 qershor 1878 e ata janë: 110. Mustafa Podieva, 111 Mulla Mustafë Vuça, 112. Mulla Mustafë Braina, 113.Myftar Llausha Drenica-Kryeplaku*.* (Shiqo:DASIPB, Dosja “Arbanasi u Pravitelstvujushqom savjetu u Przrendu 1878, për nevoja interne diplomatike; Sadullah Brestovci, Karanamja program i parë i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, :Gjurmime Albanologjike” VIII-1978, Prishtinë 1979, f.200/3; Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881,Tiranë 1997, f.436, emrat e pjesëmarrësve). E vërteta, në listën e pjesëmarrësve mungojnë shumë emra që ishin në miqësi me Ymer Prizrenin, si Myderriz Faik Efendia i Arbansit Kushumlisë, Mulla Mustafë Braina i Gallapit, Myderriz Murat Kelmeni si dhe Baba i Nazim Gafurrit Prishtinës. Në realitet, shumë personalitete të Vilajetit Prishtinës (Vilajetit Shqipnisë si u quajt atëbotë do të pengohën nga disa familje turkoshake, por mbi të gjitha pjesëmarrjën në Kuvend e pengoi edhe Valiu i Shkodrës Hysen Pasha, i cili kohë më vonë e mori emrin Hysen “Intriga”. Ismail Qemail Vlora nuk ishte në Kuvendin historik të Prizrenit, sepse ishte i internuar deri më 1884. Për ndryshe, thuhet në dokuementet e kohës, do të ishte krah i pathyer i Myderriz Imer Prizrenit dhe Abdyl bej Frashërit. Pasi që e mabjti të izoluar deri në vitin 1884 Porta do ta aktivizojë Ismail Qemailin që ta studiojë Çështjën Armene dhe Çështjën Egjiptiane, për nevoja të Sulltanit. Dhe, duke punuar në këtë fushë politike, pa ndërprerëje, Ismail Qemaili (1892-1897) ia dorëzoi Sulltanit një analizë më 24 shkurt 1897. Në analizë Ismail Qemajli propozonte reforma rrënjësore me vetiniciativë nga Porta, duke synuar që të menjanohën intrigat e Fuqive të Mëdha evropiane, të cilat po përziheshin tejmase në punët e brendëshme të Perandorisë, e cila shfaqëte shenja të kalbësisë përbrenda në çdo fushë shoqërore. Në rend të parë, Ismail Qemajli do të sigmatizojë se ambasadori rus Ignatiev, ishte ai që drejtonte tërë arsenalin e intrigave kundër kombit shqiptar, sidomos rreth futjës së intrigave për ta luftuar Lidhjën Shqiptare për brenda dhe për t` i kurajuar shtetet dhe popujtë sllavë të Ballkanit që në luftën e kombit shqiptar, për themelimin e një shteti sovran, ku pastaj do ta shohin se “armku më i egër i shqiptarëve ishte Sulltanit”. Kështu, Ismail Qemali duke i vrejtur pozicionet e ulëta të Pallatit sulltanor ndaj shqiptarëve, të nxitura nga Ignatievi rus, do të përqëndrohët për t` ia prezantuar Sulltanit një projekt për ndarjën e Pernadorisë në: Rumeli dhe në Anadolli, krejtë me qëllim që të administrohën më lehtë. Në këtë drejtim, shkruante Ismail Qemajli, popujve të shtypur dhe të varfur, Porta duhët për t` u ofruar reforma e jo mizori, krejt publikisht duke e kthyer në funksion Kushtetutën e Mithat Pashës (1876). Kështu Prememorjën e Ismail Qemajlit e përkrahën edhe Dervish Hima dhe Ibrahim Temo, si intelektual të dalluar në tërë Perandorinë Osmane të kohës. Ismail Qemal Vlora 1897-1900 Ismail Qemail Vlora si njohës i thellë i politikës evropiane dhe i Pernadorisë Osmane, do të shfaqë përqëndrim për të drejta të barabarta për popujt: shqiptarë,grekë, sllavë, arabë, dhe të tjerë*.*(shiqo: Kaliopi Naska, Ismail Qemaili në Lëvizjën Kombëtare shqiptare , Tiranë 1997 f. 49; “Albania” , Bruksel f. 34.). Duke ia njohur zotësinë intelektuale Ismail Qemailit, Porta në maj 1900 do ta ia besoi pozitën e guvernatorit në Tripoli të Libisë. Por, pozitën e lartë Ismaili e refuzoi. Dhe me që do ta gjente fatin e Mitaht Pashës (do të likvidohej), Ismail Qemaili vondosi të arratisej nga Stambolli dhe me tre djemët më 3 maj 1900 u vëndos në Athinë. Pas takimit me Jani Vrenton, do të njihet me synimet e Lidhjës Shqiptare të Pejës (1899/1900), për çka do të prononcohët para Portës se: “ Në Stamboll,kthehem vetëm nëse gjuha e guvernës (zyrtare) në Shqipëri bërët gjuha shqipe, duke u pasuar me reforma të tjera në favor të evropeizimit të vendit”. Nga Athina Ismail Qemajli do të shkojë në Romë, kohë kjo kur kundër Ismail Qemail Vlorës do të ngritën edhe disa turkoshak me në krye Ferid pashë Vlorën. Por, pas tri javë qëndrimi në Romë, Isamil Qemajli do të shkojë në Gjenevë, për ta marrur rrugën drejtë Parisit, për të mbetur aty deri më 14 korrik 1900. Në Paris, vërtetojnë dokuemnetët, Isamil Qemaili do të qëndroi disa javë, për t` u vëndosur në Londër, ndërsa pas një kohe vëndoset në Bruksel. Krejtë këto lëvizje i bëri për të mësuar dhe për t` i bartur ato perovja një ditë në ball të shtetit shqiptar. Nga ky udhtim Ismail Qemaili nxorri pozicionimin strategjik se luftën për Vilajetin shqiptar (Shkodra, Kosova, Manstiri dhe Janina) një ditë do ta kanë kryeqytet Ohrin ose Elbansanin”. Ky fakt tregon se shqiptarët po i afroheshin objektivit, të paktën të mendojnë e të shkruajnë për themelimin e shtetit shqiptar. Me lëvizjet nepër metropolet e Evropës, Ismail Qemajli do ta forcojë bindjën se: “shqiptarët në rregjimin e sulltan Abdyhamidit nuk mund të shohin diritë lirie”. Prandaj me që shqiptarët ishin të dërmuar dhe Wjena nuk i përkrahte , sepse kishte marrëveshje sekrete me Mbretërinë serbiane nga 28 qershoro 1881, po dëshmohej se Habsburgët nuk kishin besim në kërkesën reale të shqiptarisë. Së këndjemi, derisa Isamil Qemaili më 1900 luftonte për një autonomi të shqiptarëve katolik, më 1902 mësonte se shpëtimi i Shqipërisë peshon në autonomi politike, kuptohet nën mbikqyrjën e Stambollit! Në lidhje me këtë pozicionim, më 18 janar 1901 mësojmë se Isamil Qemaili provonte për ta nxierrur një gazetë që do të botohej në disa gjuhë: turqisht, frengjisht, shqip, greqisht në Bruksel e cila do të ishte oponenete ndaj “Albanisë” Faik Konicës, por në sherbim të Shqipërisë Etnike. Botimi i till për Isamil Qemajlin kishte domethënje se propoganda për Shqipërinë do të merrte kahje tjetër politike dhe diplomatike, kuptohët në dobi të çështjës kombëtare. Megjithë këtë, kjo ide mbeti në letër pa u realizuar, deri në fund të nëntorit 1912. Ismail Qemail Vlora shkon në Egjipt më 1901 Në Egjipt Ismail Qemail Vlora do të takohët me djalin e Mithat Pashës që quhej Ahmet Rizaj. Aty Ahmet Rizaj i propozoi Ismail Qemail Vlorës që ta merrte derjtimin e gazetës “OSMANLI”, por patrioti shqiptar e refuzoi kategorikisht. Në këtë kohë Ismail Qemajli do të konfrontohet me të gjitha ata politikanë dhe ideologë xhonturq që ishin për centralizim të Perandorisë. Përkundrazi, Ismail Qemail Vlora ishte për DECENTRALIZIM të Pernadorisë në të njejtën mënyrë sikurse Mitah Pasha më 1876, për faktin se decentralizimi sillte edhe ideologji liberale edhe ambicje patriotike. Kongresi i Xhontruqëve në Paris Në historiografinë shqiptare dhe turke, nuk ka ndonjë studim special që flet se sa politikanë shqiptarë i kanë shërbyer Stambollit me besnikëri të plotë. Dhe, duke i lexuar dy-tri studime siperfaqsore të kësaj fushe, sidomos “Shqiptarët në Pernadorinë Osmane”, del se vetëm 10 për qindë e tyre t` i kishin ndihmuar çështjës shqiptare, sa i kanë lënë eshrat për osmanlinë, sot shqiptarët do ta kishin shtetin e tyre, ndër më modernët në Evropë, përafërsisht sikurse që është Zvicra. Në këto brumëra do të mbahët edhe Kongresi i Xhonturqëve, që u hap në Paris më 4 shkurt 1902. Ky kongres e mbaroi punën më 9 shkurt 1902. E vërteta, drejtuesit kryesor të kongresit, nga dokuemntet rrezulton se kishin origjinë shqiptare. E vërteta kongresi xhonturk ishte planifikuar të mbahët në Brindizi, por dështoi për shkak të pasigurisë. Në Kongres, pa i filluar punimet u paraqitpn dy rryma: Rryma centraliste që përfaqsohej nga Ahmet Rizaj (me origjinë shqiptare), dhe rryma që përfaqsohej nga Princat:Sebahudini dhe Luftullahu, i pari që ishte nën ndikimin e Ismail Qemalit, dihej se e mbante qëndrimin e decentralizimit të sistemit administariv teritorial të Prandorisë. Në kongresin e Xhonturqve merrnin pjesë edhe politikanët e njohur shqiptar si: Ibrahim Temo, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Jashar Erebara, Hoxhë Kadri Prishtina etj.Aty nuk ishte Ismail Qemail Vlora, por do të ferkohët me idetë e tyre së pakut nepër botimet që pasuan, duke e përkrahur fuqishëm decentralizimin e Pernadorisë. Dhe, duke u marrë me çështjën e decentarlizimit, Ismail Qemali do të ngjizët jo drejtë për drejti me Princin Selahudin, duke u lidhur me oficerin Rexhep pashë Matin, i cili ishte komandant i ushtrisë në Tripoli. E vërteta, dokuemntet austro-hungareze e ngarkojnë Ismail Qemail Vlorën se udhtoi në Londër dhe Egjipt, për të organizuar “rrzimin e Abdylhamidit nga pushteti”. Por, një pohim i tillë për sa i përket Ismail Qemalit si “organizator”, është demantuar edhe në parlament më vonë. Rruga e kryengritjës –filozofi politike e re për Babain e shtetit shqiptar Si ideator i një kryengritje shqiptare Ismail Qemali, do të zhvillojë shumë kontakte sidomos me Dervish Himën. Kështu gjatë viteve 1903-1908 Ismail Qemali do ta lëvizë Çështjën e kryengritjës në Bruksel, Francë, Egjipt, Itali, Greqi, kudo që shkeli duke propoganduar përmbysjën e pushtetit apsolutist në Stamboll. Në këtë hulumtim (organizim) Ismail Qemal Vlora do të njihet me ambicjet që i kishte Serbia ndaj Kosovës (Shkupit), ndërsa Bullgaria ndaj Maqedonisë (Manastirit).Për ta penguar këtë plan serbo-bullgar,gjithnjë duke menduar se në kryengritje do të katrrithen monarkitë ballkanike, natyrisht për përfitime, Ismail Qemaili do të kontaktojë me disa politikanë grekë në maj të vitit 1907, po më vonë do të kontaktojë edhe me Princ Markon e Malit Zi.Nga këto kontakte do të lind një marrëveshje, e cila do të nënshkruhët nga ana shqiptare-Ismail Qemal Vlora, kurse nga ana greke do të mbetët nënshkrimi i kryetarit Shoqatës “Elenizos”. Në këtë kohë, Ismail Qemali do ta përpilojë një STATUT, me të cilin obligohët që përmes propogandës me qendër në Paris, të ndikohët në trevat shqiptare, për ta fituar pavarësinë me anën e luftës armatosur. Ky pozicion e armiqsoi Ismail Qemalin me patriotët shqiptarë, sepse bashkpunimi me grekë, e malazezë konsiderohej, sikurse me bashkpua me serbian të cilët ishin dëshmuar si armiqë të shqiptarisë, me mizoritë në Sanxhakun e Nishit, i cili nuk guxohej të harrohej se do të përsëritët ajo tragjedi në vilajetet tjera shqiptare. E vërteta, nuk ka fakte arkivore që shqiptarët të kanë propoganduar që: Gjirokastra, Korça dhe Himara t` i takojnë Greqisë”. Gjithashtu, nuk ka fakte që shqiptarët të kanë propoganduar që: Tivari, Hoti, Gruda dhe Ulqini t` i takojnë Principatës Malit Zi. Dhe, duke e vrejtur këtë fortunë politike kundër tij, Ismail Qemali do t` i afrohët Italisë, e cila luftonte me të gjitha mjetët që Serbia, Mali i Zi dhe Greqia mos të instalohën në Adriatik përmes tokave shqiptare. Qëndrimi i Ismail Qemalit ndaj Revolucionit Xonturk 1908 Në Kongresin e Dytë të Xhonturqve mbajtur në Paris, do të mirret si direktivë programore se “pushteti i sulltanit nuk mund të rrxohët pa kryengritje”. Me gjithë këtë qëndrim, në Londër kërkoheshin të ndodhin reforma brenda pushtetit apslut të sulltanit. E vërteta, takimi në mes Mbretit Britanisë Eduardit VII dhe Nikollaj II të Rusisë më 8-9 qershor 1908 në Rovell, dëshmoi se pushteti ushtrak në: Rusi, Francë dhe Britani ishte mjaftë funksional dhe nuk e preferonin shembjën e pushtetit në Stamboll, pa i siguruar interesat e tyre gjeostrategjike, që kishin si mision kolonizimin e plotë. Pra, çështja kryqzatë ka qenë vetëm një mjegulli për ta kamufluar “fatamorganën” okupuese. Në këtë drejtim, politika e Vjenës dhe Berlinit, në anën tjetër, hapur kishte për qëllim që këtë miqësi (Rusi-Francë-Britani) ta demontojë, sidomos në rrafshin e ndikimit në Ballkan. Ai demontim manifestohej në vepër sepse Vjena kishte aprovuar planin për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Mitrovicë-Selanik. Me këtë vepër strategjike, Vjena provonte ta neutralizojë kapitalin franko-britanik si dhe peshën ushtarake ruse. Dhe, për ta zyrtarizuar këtë qëllim, do të organizohët në Ferizaj më 23 korrik 1908 Kuvendi më i madhë shqiptar, jo i nxitur nga metropolet e Evropës, por i orkestruar nga pesha për t` u çliruar nga zollumet obskurantiste të Stambollit, ku ndër të tjera u kërkua funksionalizimi i Kushtetutës Mihat Pashës nga viti 1876. Kuvendi në shkallë naive kërkoi “osmanizimin” e pushtetit xhonturk. Të nesermën, më 24 korrik 1908 në Stamboll pason rrximi i pushtetit të sulltanit. Dhe, pushteti i ri i Sulltan Reshatit V-të më 5 gusht 1908 do ta shpallë amnestinë, me çka Isamil Qemal Vlorës i mundësohët kthimi i lirëshëm në vned. Tani, në kushte të reja Ismail Qemalit i mbetej që të përcaktohët: Për kryengritje nacionalçlirimtare apo, për reforma që nuk kishin për pasojë shkëpuyjën e Shqipërisë nga Stambolli. Shkurt, Ismail Qemali më nuk e kishte asnjë dielmë se, “me Turqinë shqiptarët duhët t` i ndajnë rrolet, se nuk ka më servilizëm dhe oportunizëm, sepse plagët shekullore mbi trupin e Arbënisë janë bërë të padurueshme”. (Ismail Qemali, në Paris, deklaratë në një mision diplomatik, pa emër, i siguruar nga Sherbimi i Vjenës). Zgjedhjet parlamentare në Perandorinë Osmane më 1908 dhe çështja shqiptare Isamil Qemal Vlora nga Korfuzi do të shkojë në Vlorë më 18 shtator 1908. Në vendlindje Ismail Qemalin, do ta presin me një entuziazëm. Menjëherë, elektorati do ta kandidojë si deputet të Beratit në nëntor 1908, si eksponent i klubit “Labëria”. Kurse oponet i Ismailit do të jetë Syrja Bej Vlora, eksponent i klubit “Bashkimi”. Pas një fushate “demokratike” për kohën, Ismail Qemal Vlora do të zgjidhet deptet i Sanxhakut Beratit. Si deputet më 5 mars 1909 Ismail Qemal Vlora do të mbajë një fjalim historik. Në këto zgjedhje në katër vilajetët shqiptare zgjidhën 25 deputetë shqiptar. Kryetar i Prlamentit u zgjëdh Ahmet Riza (djali i Mithat Pashës), ndërsa Kryeministër u zgjodhë Hilmi Pasha. Në këto rrethana, xhonturqit do ta lëvizin ushtrinë e Maqedonisë, e cila më 27 prill 1909 provoi për ta kthyer pushtetin e Abdyl Hamidit, duke e akuzuar në të njejtën kohë Ismail Qemal Vlorën se është njëri ndër organizatorët e tentim grusht shtetit. me këtë akuzë falso, fjalimet e: Seit Efendi Shkupit, Aziz Pashë Vrionit (Berat), Hasan Prishtinës dhe deputetit me ndikim Xhymilxhiu, Isamil Qemal Vlora, do të lirohet nga akuza, sepse nuk e kishte asnjë lidhje me tentim grusht shtetin e 13 prillit 1909. Lidhur me këtë, edhe në Wjenë do të trillohët një akuzë se Ismail Qemail Vlora i: “ka blerë 5000 pushkë në interes të grusht shtetit”. E vërteta, u zbulua shumë shpejtë falë angazhimit të Seit Efendi Shkupit dhe Hasan bej Prishtinës, me faktin se Ismail Qemal Vlora ishte pro kushtetutës dhe kundër sulltan Abdyl Hamitit. Ky pastrim rreth tentim kthimit të sulltanit despot në pushtet, nuk do të zgjatë shumë, sepse koha po hecte më shpejtë se kurrë. Zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë të nderë, por në viset shqiptare fituan bindshëm deptetët që i kandidoi populli. Kush u zgjodhë nga politikanët shqiptar deputet i Kuvendit Stambollit 6 VII 1909 Pas një debati të gjatë për Kuvendin e Pernadorisë më të gjatë në Ballkan do të zgjidhën këta politikanë shqiptar që i përfaqsonin shqiptarët si qytetarë të rendit dytë, pasi që të rendit parë ishin beglerët dhe agallarët e mykur në injorancë dhe prapambeturi ekonomike. Të zgjedhurit janë këta: 1. Sherif efendi Prizreni, 2. Gjenral Divizioni Sulejman Efendia, 3. Aziz pash Vrioni (Berati), 4. Esat pash Toptani (Durrës), 5. Nexhip Dragë Mitrovica (Shkupi), 6. Sali bje Kolonja (Korçë), 7. Fuat pash Prishtina, 8. Gani Frashëri, 9. Bedri Peja, 10. Mehmet Vasil Manastiri, 11. Jahja efendi Prizreni, 12. Ahmet Hamdi bej Peja, 13. Hasan bej Prishtina, 14. Ismail Haki Manstirliu, 15. Isamil pash Zemrak Dibra, 16. Hasan efendi Senica, 17. Ahmet Hamdi Preveza, 18. Seit efendi Shkupi, 19. Emin efendi Prizreni, 20. Myrteza efendi Shkodra, 21. Ali Riza efendi Gjakova, 22. Doktor Misha Korça, 23. Mamopol efedi Dibra, 24. Ibrahim Pasha, 25. Ismail Qemail Vlora* (*Burimi: “Takvimi vekai”, gazetë zyrtare). Këto zgjedhje ndikuan fuqishëm që Ismail Qemal Vlora ta ndryshojë qëndimin politik rreth rrugës së themelimit të shtetit shqiptar. Flamurin e luftës për shkëputje nga Stambolli do ta marrë Veriu i Vilajetit Kosovës ku banonte popullsia muhxhire shqiptare e që ishte lementi më i pakënaqur në perandori. Mu për këtë, në Veri të Prishtinës, në Kazan e Llapit (Kulinë) do të shpërthej kryengritja, pas një përgatitje të ngjeshur në mars të vitit 1910. Kryengritja shqiptare në Vilajetin e Kosovës në pranverë 1910 Pas shumë organizimeve në mars të vitit 1910 do të fillojë kryengritja shqiptare në kazan e Llapit, pikërisht në pikën strategjike në Kulinë. Aty, kryengritësve do t` u prinë Haxhi Sadria, me qëllim që nizamët osmanli të mos ushtrojnë më mizori të çdo lloji në Merçez (qendër administrative dhe ushtrake për tërë kazan e Llapit). Për shkak të shtypjës me dhunë të kryengritjës, më 9 prill 1910 Ismail Qemal Vlora do të paraqet raportin detal si deputet, në emër të 13 deputetëve shqiptar në Parlamentin e Stambollit. Në lidhje me këtë, më 10 prill 1910 në Parlament do të flasi edhe Nexhip Draga, duke theksuar se: “Kryengritja nga Kulina është zgjëruar në ngushticat strategjike të Carralevës, dhe të Kaçanikut, me qëllim për t` iu afruar Shkupit, prej kah po jipen urdhëra për mizori të çdo lloji, ndaj shqiptarëve: nga pushkatimet pa gjyq dhe ngulja nepër hujë afër rrugës, për ta friksuar popullin. Përsakj rrugës kufoamt e të varurve në huj po qëndrojnë me ditë të tëra për friksim. E vërteta, tha deputeti shqiptar Nexhip Draga, pushteti po djeg shtëpia dhe e ka siellur popullin buzë mjerimit, sepse shtëitë e tyre po digjet për çdo ditë”. Jo vetëm kaq, në Nahin e Llapit ishte shfaqur shtetrrethimi, dhe nizamët po pushkatonin kend e gjenin në rrugë, pa marrë parasysh a është mashkull, apo femër, pa marrë para sysh a është palk-plakë apo fëmi nën 7 vjeq. Ismail Qemal Vlora, Hasan Prishtina dhe Nexhip bej Draga do të kërkojnë pranim te Kryeministri, por do të refuzohën. Kryengritja shqiptare në Malësinë e Mbishkodrës më 1911 Kryengritja shqiptare në Malësinë e Mbishkodrës nën drejtimin e Ded Gjo Lulit, tregoi se kombi shqiptar, nuk do të pajtohët më me asnjë pushtet të Stambollit, pra as me reformat që ia kërkonin fuqitë e Evropës. Në këtë rrafsh, duke i mbrojtur intersat kombëtare, në Parlamentin Osman, Ismail Qemal Vlora më 21 shkurt 1911 do të goditët. Me që Kryeministri Haki Pasha dhe Halil Beu,ministër i punëve të brendëshme provuan tërë ngjarjën ta spjegojnë si incident, ngjarje kjo që do të nxitë konfrontime të mëdha në mes deputetëve shqiptarë në një anë, dhe deputetëve osmanli në anën tjetër. Në këto rrethana, Hasan Bej Prishtina do t` i kërkoi dyluftim një deputeti me origjinë arabe, që ishte armiqsisht i rreshtuar kundër shqiptarëve. Çështja e dyluftimit do të shkojë deri aty sa që do të përzihet edhe Gjykata e Sheriatit si dhe Sheih Ul Islami, duke e stopuar mundësinë e dyluftimit, sepse: “konsiderohet vepër kriminale me e vra njëri tjetrin, kush është më i shpejtë”! E vërteta, Kryengritjën shqiptare në Malësinë e Mbishkodrës, e kishte përgatitur pas tubimit në Bari të Italisë Nikollë Ivanaj. Lidhur me këtë ngjarje, Isamil Qemal Vlora në fund të dhjetorit 1911 do të vëndoset në Napoli të Italisë. Ndërsa, më 1 shkurt 1912 Ismail Qemal Vlora e parashtron gjendjën e vështirë në viset shqiptare, të cilën e kishte vëndosur krimineli Shefqet Turgut pasha. Tni në një aksion propogadistik do të vihën: Ismail Qemali, Nikollë Ivanaj dhe Themistokli Germenji. Ndërsa, për ta qetësuar situatën, Sulltani do ta vizitojë Kosovën, me një prapavi politike. Më 11 qershor 1911 ishte për vizitë në Shkup, ku e shoqëronin Haki Pasha dhe një suitë pashallarësh, me që rast do ta vizitojë edhe Tyrbën e Sulltan Muratit afër Prishtinës. Në Prishtinë, sulltanin nuk do ta presin asnjëri nga deputetët e Kosovës, por vetëm një pjesë e turkoshakëve dhe raja e pakët serbiane. Më atë rast Sulltani do t` i paguej xhaqet që i kishte bërë Shefqet Turgut pasha me shtetërrethimin e tij më 10 shtator 1910. Pagesa e dëmeve Sulltan Reshati i V-të do ta vizitojë Kosovën me qëllim propogandistik më 15 qershor 1911. Kështu pasi që e vizitoi Tyrbën e Sulltan Muratit në Mazgit, sulltani do ta vaizitojë Prishtinën, ku e priti kori muzikor i serbianëve duke kënduar këngë turke. Shqiptarët e bojkotun në Mazgit dhe Prishtinë. Por nga Prishtina, sulltani lajmëroi se do të paguhet dëmin që ua ka siellë Shefqet Turgut pasha shqiptarëve të Kazas së Llapit. Me atë rast, nga familjet kryengritëse të lokaliteteve të Llapit u dëmshpërblyen: Nga fshati Babimoc u dëmshpërblyen: Zymer Salihu me 18 lira ari, Fazli Buzhala me 13 lira ari, Asan Lluga Bajraktari me 15 lira ari, Ismail Islam Bulliqi me 158 lira ari, sepse ishte pushkatuar dhe digur shtëia. Nga familjët e Podujevës u dëmshpërblyen këto familje kryengritëse: Salih Tafa me 63 lira ari, familja e Haxhi Sadrisë me 93 lira ari dëmshpërblim xhaku. Nga Dumnica u dëmshpërblyen këto familje kryengritëse: Bajram Azemi me 10 lira ari, Ramadan Sejdiu me 12 lira ari, Mehmet Beqiri me 12 lira ari. Nga fshati Balaj u shpërblye me 1 lirë ari Ajet Ahmeti. Ndërsa nga Repa u dëmshpërblyen këto familje kryengritëse: Zeqir Abazi me 12 lira ari, Axha Shaban Kaçaku me 12 lira ari, Ajet Uka me 12 lira ari, Sait Abiti me 5 lira ari, Murat Alija me 10 lira ari, Mustafë Osmani me 15 lira ari, Ajet Islami me 10 lira ari. Nga Dumoshi u dëmshpërblyen këto familje: Kamber Abaz Kaçaku me 8 lira ari, Rexhep Dema me 8 lira ari, Zeqir Selimi me 85 lira ari sepse ishte dëmruar edhe me diegëje shtëpie edhe i ishin vrarë me pushkatim 2 kryengritës. Nga fshati Shajkofc u dëmshpërblye: Osamn Hajdar Kaçaku me 5 lira ari, plagosje. Nga fshati Doberdol Sulltani e dëmshpërbleu: Selim Bajramin me 50 lira ari, Vehbi Sejdiun me 32 lira ari, Arif Beçirin me 12 lira ari. Nga fshati Terrnovicë u dëmshpërblyen si të dëmtuar: Ali Sulejmani me 15 lira ari dhe Niman Fazlia me 63 lira ari. Nga fshati Herticë u dëmshpërblye familja Ahmet Hyseni me 11 lira ari. Ndërsa familja e Brahim Herticës u shpallë si gjak i humbur sepse e kishte gjuar: “ushtrinë e padishahut me top nga Kulina”. Nga fshati Orllan u dëmshpërblyen: Rexhep Selimi me 15 lira e që ishte në burg, Sherif Ahmeti me 12 lira, Veli Alit Kaçaku me 45 lira ari, Vesel Kerija me 57 lira ari, Talit Jashari me 11 lira ari. Nga fhsati Turuçicë u dëmshpërblye Ali Fazlia me 8 lira ari. Me këtë dëmshpërblim nuk do të pajtohen: Isa Boletini, Bajram Çaushi i Dumnicës dhe Nezir Mehmet Xhakja nga Ballofci. Për mospajtim me “çmimet e Shejhul Islamit” nuk do të pajtohën shumë familje, për çka do të njoftohët Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Ismail Qemail Vlora si deputetë. Ndërsa, si përgjegje për këtë dëmshpërblim të sulltanit, shqiptarët më 10 prill 1912 ishin betuar në xhamitë e Dumnicës dhe Lluzhanit se: “Nuk do të ndalën me luftime derisa ta çlirojnë Shkupin dhe tanë Kosovën me Shipni”. Betimi është bërë, thuhët në dokuemnete në Besën Shqiatre. Ndërsa, ai që e then besën dihej se çka e gjente: jo vetëm leçitja nga vëllaznia, por edhe largimi nga fshati. Plani serbian për asgjasimin e shqiptarëve Duke e vrejtur se shqiptarët kanë formuar një koncpt të luftës, në Beograd do të përpilohët programi: “Udhëzim për punën me shqiptarë”. Aty thuhët se duhet t` i nxitim shqiptarët të luftojnë kundër turkut, me armë dhe me para. Por, kur ta vrejmë se shqiptarët po e fitojnë luftën, duhët t` ua ndalim ndihmat dhe t` i ndihmojmë turqitë. Kur të lodhën të dy palët me luftën ndërmejt tyre, atëherë duhët t` i sulmojmë të dy forcat: kryengritësit shqiptarë dhe ushtrinë e Stambollit. Kuptohët se këtë plan e kanë përkrahur edhe ata në Paris edhe ata në Peterburg”. (AVIIB, P.4/1910, i botuar). Sipas Ismail Qemail Vlorës, Isa Boletinit, Nexhip Dragës, Seit Efendi Shkupit dhe Hasan Prishtinës, shqiptarët e Nahisë Llapit, nuk do të duhej ta pranonin dëmshpërblimin fare. Dhe të frymëzuar nga këto qëndime më 10-13 qershor 1911 në Gërçë u dëshmua se: "tash e tutje Shqiptarët do të flasin me një zë, prandaj i vetmi shpëtim për ta mbetët autonomia e Shqipnisë”. Ismail Qemail Vlora më 1912 Sipas dokuemnteve arkivore Ismail Qemal Vlora në tetor të vitit 1911 e kishte nisë një turne në Francë dhe Britani. Në këtë rrugë Ismail Qemal Vlora në Vjenë do të shprehët se: “shqiptarëve u kanoset rreziku nga mbretëritë fqinje”. Në këtë rrugëtim Ismail Qemal Vlora do ta shprehë analizën historike se: “Vjena përmes hekurëdhës Beograd-Mitrovicë-Selanik po shprehë ekspansion, kurse shtetët fqinje po përgatitën për okupim të trevave shqiptare”. Pas vizitave në Paris dhe Londër, Ismail Qemal Vlora do të vëndoset në Nisë (Francë). Lidhur me këtë, në janar 1912 Ismail Qemal Vlora e njohtonte Luigj Gurakuqin se nuk e ka ndërmend që të kthehet në Stamboll, sepse si person i aksidentuar e kishte humbur besimin edhe në Prlament. Megjithë këtë, deputetët shqiptarë ia kërkojnë Ismail Qemalit që ta ndryshojë mendimin dhe të kthehet në detyrën që ia kishte besuar populli. Në këto rrethana, Hasan Prishtina më 11 janar 1912, e mbajti fjalimin historik në Parlament duke konkluduar: “Nëse shtypja ndaj shqiptarëve vazhdon me metoda barbare si deri me tash, në Kosovë do të shpërthej kryengritja, dhe i pari ndër të parët do të jam unë që do ta marrë Flamurin e Kryengritjës”. Meqë Ismail Qemal Vlora ishte kthyer në Stamboll, në lokalitetin Takism do të organizohët një mbledhje ku do të ndahën detyrat. Tubimi u quajtë “Komploti i Taksimit” (lagje e Stambollit). Aty u vëndos që: 1. Ismail Qemail Vlora t` i vizitoj metropolet e Evropës dhe të kërkoji ndihma në armë dhe finansa; 2. Hasan Prishtian u obligua ta organizoi Kryengritjën në Vilajetin e Kosovës;3. Në Shqipërinë e Mesme kryengritjën u obligua që ta organizojë Esat Pash Toptani;3. Në Toskëri, kryengritjën u obligua që ta organizojnë: Bajo e Qerqiz Topulli me Mihajl Gramenon. Me këtë rrumbullaksim organizativ politiko-ushtark, më 19 janar 1912 Ismail Qemail Vlora do të largohët nga Stambolli dhe do do të vëndoset në Athinë, prej kah do të shkojë në Nisë dhe pastaj në Paris. Aty me personalitet franceze Isamil Qemali e shpalosi programin kryengritës të shqiptarëve. Pas takimit me Luigj Gurakuqin, Sotir Kolenë dhe Nikollë Ivanajn, Isamil Qemali do ta ndryshojë qëndrimin për kryengritje gjithë shqiptare që programohej të drejtohët nga jashtë. Tani kryengritja shqiptare që drejtohet nga brenda duhët ta ketë një shtab special shqiptar. Pra, nuk ka Komitet Qendror jshtë Shqipërisë, por ka Shtab (Komitet) unik kryengritës brenda Shqipërisë. Kjo ishte filozofia kryengritëse e Ismail Qemalit e cila u zbatua në përpikëri. E vërteta, me qëllimet e kryengritjës shqiptare, çuditërisht Sotir Kolea i njohtoi iqët e tij grekë, Esat Pasha i njohtoi miqët e tij serbianë, ndërsa sherbimet intelegjnete franceze i njohtuan malazezët dhe bullgarët me serbianë e grekë, në mënurë që do të themelohët blloku politiko-ushtrak i fallangës sllavo-ortodokse, jo për ta luftuar Stambollin, por për ta shfarosur shqiptarinë. Ky skenar së pari u aprovua në Beograd, u diskutua në Sofje dhe u distribua në Cetinë dhe Ahtinë, më 10 tetor 1912. (AVIIB. P. 4/12, s. pov. 1212/13). Në kohën kur Isamil Qemail Vlora ishte në Korfuz, Hasan Prishtina do ta njohtojë se ka siguruar armë të majftuara për ngritje të popullit në armë në Vilajetin e Kosovës. Në grumbullimin e armatimit edhe Preng Bib Doda me italianët do të tregohën se janë në dymendësi, prandaj lufta do të fillojë pikërisht vetëm në Vilajetin e Kosovës sikurse më 1910 në Kulinë, tash kryengritja ishte më e organizuar dhe më e fuqishme sepse ishte e drejtuar nga patrioti Isa Boletini, të cilit shumë shejtë i bashkangjitën Bajram Curri në Dukagjin dhe Idriz Seferi në Kosovën Lindore. Hasan Prishtina mbetë në mes duke mabjtur lidhje me ideatorin e themelimit të shtetit shqiptar, e që ishte partioti Ismail Qemal Vlora. Kuvendi i Junikut 21-25 maj 1912 Kuvendin e drejtoi Hasan Prishtina. E vërteta, ky kuvend e shënoi fundin e dielmave se lufta çlirimtare shqiptare duhet pranoi ndihma dhe këshilla edhe nga jashtë, por mbi të gjitha lufta fitohët në istikamet e Kosovës kreshnike. E vërteta, Memorandumin e 19 majit 1912 shpalosej kërkesa për një guvernator të përgjithëshëm në katër vilajetët shqiptare. Memorandumin e nëshkruan Hasan Prishtina, Jakup Feri dhe Ismail Qemal Vlora. Ndërsa kryengritja antiosmane në Vilajetin e Kosovës i afrohej kulmit për marrshim drejtë çlirimit të Shkupit, do të bërët realitet në korrik dhe gusht të vitit 1912. Aktiviteti i Ismail Qemalit jashtë vendit, nuk do të pushoi. Duke lexuar dokuemntet e kohës, më25 qershor 1912 e shohim se Ismail Wemal Vlora ishte në Paris, Nisë dhe Trieshtë , duke e detyruar qeverinë e Stambollit që më 17 korrik 1912 të dorëhiqet, fakt ky që i trimëroi kreshnikët e Kosovës dhe Isamil Qemalin posaqërisht. Me këtë realitet të ri, vendimet e Kuvendit Junikut i afrohëshin objektivit. Ndërsa Hasan Prishtina në bisedime me pashain turk do të dëshmohët se është krah i fortë diplomatik i Isamil Qemalit. Obstruksionet osmane në bisedime Prishtinë-Ferizaj-Shkup Kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Isa Boletini, Bajram Curri dhe Idriz Seferi e kishin çliruar Kosovën veriore gjatë prillit-majit 1912. Në lidhje me këtë ndryshim qarqet turke do të përcaktohën që kërkesat shqiptare t` i kuptojnë përmes bisedimeve diplomatike e jo përmes luftës në istikame. Ndërsa, pala shqiptare e kishte caktuar kryenegociator Hasan Prishtinën. Pala turke do ta cakt

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...