2025-01-17

Në votimet e 9 shkurtit 2025 , duhet ndëshkuar mospunën dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës


Kosova miraton Buxhetin 2024, në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e  opozitës | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme





 Është mjaft shqetësues fakti se përkundër asaj, që me njerëz nën aktakuzë, e integritet të dyshimtë, të dënuar, apo edhe autoritet të rrënuar për çfarëdo veprimtarie kriminale a korruptive, nuk mund të premtosh para qytetarëve rend e ligj, të garantosh luftim të krimit të organizuar, as qeverisje të mirë, të cilëve edhe ligji në fuqi, ua ndalon për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, lista e disa kandidatëve të propozuar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 , është tepër shqetësuese, madje disa nga kandidatët, në tri vitet e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë, me më së paku një vit burg.
47 dite te denuar nga gjykata ne Kosove |Lajme - News

  -Edhe sipas KDI, në listat e partive për deputet, ka kandidatë të atillë të cilët edhe aktualisht janë në procedura gjyqësore për vepra të dënueshme e një numër i caktuar i kandidatëve, ishin të dënuar edhe para më shumë se tre vjetësh për vepra penale të korrupsionit dhe vepra të tjera të kundërligjshme kriminale, andaj gjithë kjo, vërtetë krijon një gjendje të turpshme dhe ndjenjë të madhe mosbesimi, si para qytetarëve të Kosovës, ashtu edhe para ndërkombëtarëve dhe faktorit evropian e botëror. 
Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës - Kuvendi i Kosovës

 Duke qenë se, se disa parti politike nuk kanë hezituar emërimin për deputetë, edhe të njerëzve të ngarkuar me të kaluar dhe të tashme të dyshimtë e dënime penale, të cilët mjerisht përveç institucioneve tjera, cenojnë hapur edhe integritetin dhe vejnë në pikëpyetje të madhe publike edhe pastërtinë ligjore të vet legjislativit të vendit, siç është Kuvendi i Kosovës, parti të caktuara politike, po krijojnë qëllimisht mosbesim edhe para miqve tanë ndërkombëtar, se në Kosovë nuk paska as 100 kandidat të pastër ligjërisht, për të formuar edhe institucionin më të lartë legjislativ të shtetit, siç është Kuvendi.


 Mjerisht përzgjedhja e kandidatëve që kanë pasur apo edhe aktualisht kanë probleme me ligjin, përveç mungesës së reputacionit personal, kandidatura e tyre vret edhe atë pak besim që kishin qytetarët te partitë politike dhe ulë rejtingun e institucioneve tona shtetërore, për shkak të mungesës së vullnetit politik të partive vendore, për të vendosur standarde të qarta të etikës ligjore dhe morale, në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Me kandidatë të dënuar, të tjerë që aktualisht gjenden në procese gjyqësore, apo edhe të atillë që presin marrjen e dënimeve nga gjykatat, të përfshirë në fushatë dhe futur në garën për deputetë, nuk mund të votohen ligjet e duhura për këtë vend, as të luftohet me sukses krimi e korrupsioni, e lëre më edhe të promovohet kushtetutshmëria dhe sundimi i rendit e ligjit në Kosovë. Ndaj Shoqatat Civile dhe vet IKD, duhet urgjentisht ti bëjnë publike biografitë e të gjithë kandidatëve për deputet dhe të dalin publikisht me emrat e kandidatëve për deputetë, të dyshuar, të dënuar, apo në procese gjykimi dhe pritje të marrjes së vendimeve nga gjykatat, për vepra penale dhe probleme me ligjin, në mënyrë që me gjithë propozimin, nga partitë e tyre, qytetarët e Kosovës të mos i votojnë ata dhe me votën e vet, ta parandalojnë mbushjen e Kuvendit me njerëz të dyshimtë, të dënuar e të penalizuar dhe me probleme me ligjin. 

Kosovo's highest court rules new government can be formed without snap  elections

 Kurse segmentet që me kokëfortësinë e tyre, kanë nisur fushatën zgjedhore me kandidatë që kanë probleme me ligjin, përveçse nuk do duhej lejuar të startonin fare në fushatë me njerëz të tillë të dyshimtë e pa asnjë integritet ligjor e moral, partitë që promovojnë veten bazuar në njerëz që kanë probleme me ligjin, duhet të dënohen sa më rëndë dhe për konsekuencë edhe të përjashtohen tërësisht nga pjesëmarrja në zgjedhje, së paku për një mandat legjislativ, ngase me "deputet" të dënuar, të tillë që janë në gjykim, apo të tjerë, në pritje të dënimit, rrëzohet dhe bie tërësisht për toke edhe integriteti institucional, i Kuvendit të Kosovës.
 Një Kuvend i përbërë nga deputetë të dënuar dhe zyrtar të zhytur në probleme me ligjin, përveçse e humb integritetin, e bëhet i pabesueshëm, legjislativi i përbërë prej njerëzve me të kaluar penale, është i pa denjë për miratimin e ligjeve dhe i pa fuqishëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme për shtetin dhe popullin e Kosovës. Kështu që partitë politike, të cilat në fushatën zgjedhore, kamuflojnë para qytetarëve se me kandidatë që kanë probleme me ligjin, do ta vendosin rendin e ligjin, u hedhin hi syve- qytetarëve se me njerëz të tillë garantojnë qeverisje të mirë dhe se kinse, po me ata, do ta luftojnë me "sukses" edhe korrupsionin e krimin e organizuar, duhet sqaruar publikisht se ato segmente, nuk kanë kurrfarë integriteti politik as institucional dhe të njëjtat nuk kanë plan as program të njëmendtë, për udhëheqjen e mirëfilltë të shtetit, as përmirësimin e jetës së qytetarëve. Parti të dyshimta fillim e mbarim, të cilat përveçse nuk kanë arritur asnjëherë të profilizohen si duhet, as nuk kanë profesionalizëm të nevojshëm dhe aftësi të mjaftueshme drejtuese, për udhëheqjen e një vendi në shtet-ndërtim. 

 Kurse me këtë rast, sa u takon procedurave, duhet bërë një dallim i domosdoshëm, ndërmjet aktit patriotik të ish deputetët të cilët në kohën e qeverisjes së PAN-it, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, për ta parandaluar faljen e Zhlebit, Kullës e Çakorrit, si dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, nga Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,Fatmir Limaj etj, Malit të Zi, ngase dorën në zemër, përkundër përjargieve të partive të inkriminuara opozitare, për barazimin e rasteve, ky ishte akt patriotik në mbrojtje të vendit dhe nuk mund të krahasohet as barazohet me aktet e kandidatëve të penalizuar që janë dënuar apo gjenden në procese gjyqësore për hajni të rënda, korrupsion dhe vepra të tjera kriminale. Në fakt, për faljen e Kullës, Zhlebit e Çakorrit dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, Malit të Zi, po të kishte drejtësi të njëmendtë në vendin tonë, do duhej dënuar Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj dhe deputetët që e kanë votuar këtë akt renegat, bashkë me listën serbe, ata që e ndan Mitrovicën, futën veriun nën sundimin e bandave të kryeterroristit Milllan Radojçiq, e kthyen këtë pjesë të pandashme të Republikës së Kosovës, në oazë të krimit të organizuar dhe për dy dekada e bënë tokë të ndaluar për shqiptarët. Në votimet e 9 shkurtit, duhet ndëshkuar fort edhe mospunën permanente, angazhimin shumë të dobët dhe mungesat e panumërta të ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës që serish janë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. 



 Njerëz të tillë jo vetëm që nuk e meritojnë votën e qytetarëve, por atyre duhet pamundësuar edhe kandidimin, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, derisa puna e tyre la shumë për të dëshiruar, u përcoll me mungesa të shumta e të pajustifikueshme, me kontribut të mangët dhe angazhim të nivelit më të ulët, duke shënuar mbi 5000 mungesa dhe mos miratuar edhe 9 marrëveshje ndërkombëtare, madje pikërisht për shkak të mungesës së tyre, nuk mund të sigurohej as kuorumi, duke dëmtuar rëndë përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe rrezikuar qëllimshëm interesat e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare! Dhe megjithëqë ky ishte mandati i parë i plotë 4 vjeçar mospuna, mosangazhimi dhe mosprania në seanca parlamentare, e një numri të madh deputetësh,krijoi pengesa të pakapërcyeshme dhe la shumë akte pa përfunduar, e për aq më tepër, pikërisht për shkak të mungesës së tyre dhe mosplotësimit të kuorumit nga 263 seanca për 4 vite, edhe 9 marrëveshje ndërkombëtare ngelen pa u miratuar. Të gjitha këto ishin pasojë e mungesës së tyre të pa arsyetuar në seanca, e cila ka bërë që Kuvendi ta përmbushte vetëm 36% të agjendës legjislative, e shkaku i mbi 5 mije mungesave të ish deputetëve për 4 vite, ka ndikuar që qytetarët të vetëdijësohen se po këta ish-deputet që serish garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e meritojnë votën e tyre dhe të njëjtit, as që do ti votojnë me 9 shkurt të këtij viti, në mënyrë që të mos e bllokojnë edhe për 4 vite të tjera, votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe pengojnë edhe në legjislaturën e ardhshme mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës!


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga 6 institucionet e drejtësisë e Sigurisë përgjigjet për kërkesat që i kishte dërguar ky institucion për verifikimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 Shkurtit nëse janë në përputhje me ligjin. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka verifikuar se 47 nga 1080 kandidatë nuk janë në përputhje me ligjin për zgjedhjet. Në një përgjigje për TV Klan KQZ-së sqaron se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vitet e fundit. KQZ nuk i ka bërë të ditur emrat e kandidatëve pasi që pritet që pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim do të përgatis rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. KQZ pas këtyre rekomandimeve do të marrë vendim më së largu deri më 22 Janar. Pas kësaj pason periudha për ankesa e cila është e paraparë të përmbyllet deri më 31 Janar. https://www.youtube.com/watch?v=i5lj1VbDJK0

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...