2025/01/18

Sizmilogu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir bën paralajmërimin e frikshëm për rajonin pas tërmetit në Greqi

 





Sizmiologu bën paralajmërimin e frikshëm për rajonin pas tërmetit në Greqi





Sizmiologët turq po shohin me shqetësim tërmetin e mesditës në Greqi pasi sipas tyre i gjithë rajoni tashmë është nën një “stuhi tërmetesh” relativisht të fuqishme.

Sizmilogu turk Prof. Dr. Hasan Sozbilir theksoi se i gjithë rajoni ynë tashmë ka filluar të përballet brenda një kohe të shkurtër me tërmete që kanë intensitet 6 ose mbi 6 të shkallës Rihter dhe kjo nuk është aspak e rastësishme.

Rajoni është nën një presion të madh dhe ky është shkaku pse ka tërmete të fuqishme, shprehet ai. Ai përmendi tërmetin e Izmirit pak muaj më parë që shkaktoi më shumë se 50 viktima, ndërsa është tërmeti i sotëm në Larisa është pjesë e kësaj serie lëkundjesh.

“Ka disa muaj që zona po përballet me tërmete të fuqishëm. Fillimisht pllakat tektonike u thyen në ishullin Samos (përballë Izmirit), tani në Larisa dhe ka shumë gjasa që në rajon të përballemi sërish me tërmete të kësaj force në muajt në vijim”, u shpreh ai.

Për fat të mirë, tërmeti i sotëm në Larisa nuk shkaktoi viktima edhe pse lëkundjet ishin të forta dhe u ndjenë edhe në Shqipëri.

No comments:

Post a Comment

Janari eshte muaji qe duhet te kujtoje cdo grua apo vajze per nje paptest ne menyre qe te parandalohet kanceri i qafës se mitrës

Shkruan Flori Bruqi  Kanceri i qafës se mitrës eshte nder kanceret qe perhapet shume lehte dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakto...