2025/01/31

Edi Rama nuk është shqiptar është cincar





Kryeministri Edi Rama në një intervistë ka zbuluar edhe prejardhjen e tij familjare. Gazetari: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana? Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babin kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Princ Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë. Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.

Kryeministri i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama nuk është shqiptar por është CINCAR.


Avokati shqiptar, Spartak Ngjela: Edi Rama nuk është shqiptar, është aromun nga Durrësi 


 Ajo që dëgjuam për shtetin e vogël islamo-bektashi nga Edvin Kristaq  Rama, kuptohet se është skemë e Beogradit për të shkatërruar Shqipërinë. 

Një ligësi injorante antikombëtare e Edvin Ramës, i cili, si familje dihet se është me origjinë arumune në Durrës. 

 Shqiptarët nuk duhet të heshtin kundrejt një individi të tillë me ngarkesa antikombëtare në formimin e tij ideor, sidomos socialistët që njihen si një parti patriotike. Një akt i tillë, edhe pse është një kërkesë pamundësisht për t’u realizuar se nuk e lejon kushtetuta, çdo individ që merret me politikë duhet të ketë shumë kujdes. Kërkesa e Ramës si kryeministër, nuk ka asnjë hapësirë juridike për t’u pranuar. Por, fakti që një kryeministri në Tiranë i shkon mendja në këtë tradhti kombëtare kundrejt territorit të Republikës së Shqipërisë, kuptohet që, indirekt, ky individ nuk ka lidhje me Shqipërinë. Kurse neni 10/1 i Kushtetutës shprehet në mënyrë taksative që në hyrje të Kushtetutës së Shqipërisë:Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. 

 Ndërsa…Kushtetuta e Shqipërisë në nenin e parë të saj, që është në fakt konceptimi teoriko-konstitucional i të gjithë Kushtetutës, shprehet:

 Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Është mirë që, në të ardhmen, kryeministrat e paditur dhe të tria fetë në Shqipëri, bashkërisht, duhet të jenë të kujdesshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=U0Z2ccpBJ9Q

No comments:

Post a Comment

Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!

Ardhja e presidentit Trump në pushtet duhet të shihet me kujdes, veçanërisht për qasjen e tij krejtësisht direkte, që mund ...