2025/01/29

Soros, mbështetësi i shoqërive të hapura, sot mbështet ide dhe individë që kundërshtojnë liritë individuale dhe vlerat e liberalizmit klasik

Edi Rama takohet me George Soros, djali i tij mahnitet nga veshja e  kryeministrit shqiptar
                     Shkruan Flori Bruqi 


Në Shqipëri, në vitin 1997, George Soros themeloi dhe mbështeti gazetën ''Koha Jonë", e cila lëshonte thirrje të njëpasnjëshme për ngritje kundër qeverisë së asokohshme të prof.dr.Sali Berisha, duke inkurajuar një grup komunistësh dhe Partinë Socialiste të realizonin një grusht shteti, duke rrëzuar kështu një qeveri të moderuar (për vendin dhe për kohën).

Judical Watch: Administrata Obama ka ndihmuar aktivistët politikë të Soros  në Shqipëri | Gazeta Shqip

Judical Watch: Administrata Obama ka ndihmuar aktivistët politikë të Soros në Shqipëri


 George Soros, sikundër edhe administrata  e presidentit amerikan Barac Obama duke përdorur pretekstin e krizës, ka financuar me para të taksapaguesve amerikanë grupe mediatike të majta që nga ana e tyre shpienë përpara politika të majta, për më tepër duke bërë propagandë për vet administratën Obama dhe politikat e tij centralizuese dhe anti-liri. 

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën. George Soros (shqip: Xhorxh Soros) (lindur më 12 gusht 1930) është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media propagandistike, organizata dhe kandidatë presidencialë si Hillary Clinton dhe Barack Obama.[2][3] Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë, pjesërisht e ndërtuar falë spekulimeve monetare dhe lidhjeve të tij me politikën. [3][4][5] Emri i lindjes së George Soros-it është György Schwartz, emri nga familja që u ndryshua në vitin 1936 në Soros për të shmangur antisemitizmin. Soros ka deklaruar se ai “u rrit në një shtëpi hebre anti-semite” dhe se prindërit e tij ndiheshin “jo komod me rrënjët e veta fetare” duke u konvertuar në njëfarë "kozmopolitanizmi" dhe duke parë hebrenjtë të vriteshin..
George Soros është një ateist Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Në autobiografinë e vet, të titulluar Soros on Soros (Soros mbi Soros-in), ai përshkruan se si si adoleshent ndihmoi në transportimin e pasurive të vjedhura të burrave, grave dhe fëmijëve hebre nga Hungaria, pasi grumbulloheshin dhe transportoheshin në kampet e vdekjes. Ai deklaron se kjo gjë nuk e ka shqetësuar kurrë, dhe nuk e shqetëson as edhe sot. Ai nuk ka keqardhje për veprimet e veta. Ai i mbijetoi pushtimit nazist sepse ishte anetar i Keshillit Ebre qe kishin krijuar nazistet per te fshehur krimet kundr brenjve dhe i ati punonte ne Ministrine Bujqesise, fakt qe e ka bere gjithmone te dyshimte historine e Xhorxh Sorosit per hebrenjte kudo ne bote.


U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës. Gjatë studimeve në këtë shkollë, ai u njoh me punën e filozofit Karl Popper.Pas diplomimit, Soros gjeti një punë si një shitës udhëtues për një kompani të shitjes me shumicë të mallrave të shtrenjta në vendpushimet bregdetare Uellsit. 


Ai e përshkroi këtë periudhë si "pikën më të ulët të jetës sime," dhe shkroi letra për një numri bankash tregëtare që kërkonin punonjës. Ai u pranua në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" për faktin se drejtor i managimit ishte një hungarez. Në vitin 1954, Soros filloi karrierën e tij financiare në bankën trgëtare "Singer dhe Friedländer" të Londrës. Ai punoi si nëpunës dhe më vonë u transferua në sektorin e arbitrazhit. Një punonjës i bankës, Robert Mayer, i sugjeroi atij të aplikonte për punë në kompaninë shitblerjes financiare të të atit të tij, F.M. Mayer në New York. Në vitin 1956 Soros u transferua në New York City, ku ai punoi si një tregtar financiar i arbitrazhit për F.M. Mayer (1956-1959).Në vitin 1959, pas tre vjetësh në F.M. Mayer, ai u transferua në Wertheim & Co si një analist i Letrave me Vlerë evropiane, ku qëndroi deri në vitin 1963. Ai planifikoi për të qëndruar për pesë vjet, kohë e mjaftueshme për të kursyer 500.000 dollarë. 



Pas kësaj ai u kthze në Angli për të studiuar filozofi. Gjatë kësaj periudhe, Soros zhvilloi teorinë e refleksivitetit të bazuar në idetë e Karl Popper-it. Sipas Refleksivitetit vlerat e tregut drejtohen shpesh nga idetë e gabueshme të pjesëmarrësve, jo vetëm nga bazat ekonomike të situatës. Reagimet refleksive krijohen atje ku idetë ndikojnë ngjarjet dhe ngjarjet ndikojnë idetë. Soros argumentoi më tej se kjo çon në tregjet që kanë cikle të "virtytshme ose vicioze" prociklike zhvillimesh të vrullshme dhe dështimesh, ndryshe nga parashikimet e ekuilibrit të ekonomisë standarde neoklasike. 

Nga 1963 deri në 1973, përvoja e Soros si zëvendëspresident në "Arnhold dhe S. Bleichroeder" rezultoi në pak entuziazëm për punë. Biznesi ishte i plogët pas futjes së taksës së barazimit interesit, e cila minoi efektivitetin e tregëtisë financiare europiane të Sorosit. Ai i kaloi vitet nga 1963 deri në 1966 me përqendrim kryesor të tij në rishikimin e disertacionit të tij të filozofisë. Në vitin 1966 ai filloi një fond me 100.000 dollarë të firmës për të eksperimentuar me strategjitë e tij tregtare. Por ai ishte i motivuar kryesisht nga dëshira për të confirmuar veten si një investitor për të përfituar nga njohuritë e tij të refleksivitetit. 


 Në 1969 Soros ngriti fondin "Shqiponja e Dyfishtë" (Double Eagle) me 4 milion dollarë kapital të investitorëve, duke përfshirë 250.000 dollarë të parave të tij. Ajo u bazua në Kurasao të Antilleve Hollandeze. Në vitin 1973 Fondi "Shqiponja e Dyfishtë" kishte 12 milionë dollarë dhe formoi bazën e Fondacionit Soros. George Soros dhe Jim Rogers merrnin kthimin në pjesën e tyre të kapitalit dhe 20 për qind të fitimeve çdo vit. Në vitin 1970 Soros themeloi "Menaxhimin e Fondacionit Soros" dhe u bë kryetar i tij. Ndërmjet atyre që kanë mbajtur poste të larta në kohë të ndryshme ishin Jim Rogers, Stanley Druckenmiller, Mark Schwartz, Keith Anderson, dhe dy bijtë e SOROS-it. Në vitin 1973, për shkak të konflikteve të interesit që kufizonin aftësinë e tij për të drejtuar dy fonde, Soros dha dorëheqjen nga menaxhimi i Fondit "Shqiponja e Dyfishtë". Ai pastaj themeloi Fondacionin Soros dhe i dha investitorëve të Fondit e "Shqiponja e Dyfishtë" mundësinë e transferimit në Fondacionin Soros ose të qëndronin me "Arnhold dhe S. Bleichroeder". 



 Më vonë fondacioni u riemërua "Fondi Kuantik" (Quantum Fund), sipas parimeve të mekanikës kuantike të Werner Heisenberg. Deri në atë kohë vlera e fondit ishte rritur në 12 milion dollarë, nga të cilët vetëm një pjesë e vogël ishin para të Soros-it. Ai dhe Jim Rogers riinvestuan fitimin e tyre nga fondacioni, si dhe një pjesë e madhe e tarifave të tyre të performancës 20%, duke zgjeruar pjesën e tyre. Nga 1981 fondi ishte rritur në 400 milion dollarë, dhe më pas një humbje 22% në atë vit dhe tërheqjet e konsiderueshme nga disa prej investitorëve e reduktoi atë në 200 milion dollarë. Në korrik të vitit 2011 Soros njoftoi se ai i kishte kthyer fondet nga paratë e investitorëve nga jashtë (me vlerë prej 1 miliard dollarësh) dhe në vend të tyre investoi 24,5 miliardë dollarë nga pasuria e familjes së tij, për shkak të ndryshimeve në rregullat e Komisionit Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Letrave të SHBA. Fondi kishte në atë kohë mesatarisht mbi 20% fitim. Në vitin 2013 Quantum Fund bëri 5,5 miliardë dollarë.Në vitin 1988, Soros u kontaktua nga një financier francez me emrin Georges Pébereau i cili i kërkoi të marrë pjesë në një përpjekje për të mbledhur një grup investitorësh për të blerë një numër të madh aksionesh në "Societe Generale", një bankë e madhe franceze që ishte pjesë e një programi të privatizimit (diçka e krijuar nga qeveria e re nën Zhak Shirak). Soros përfundimisht vendosi kundër marrjes pjesë në përpjekjet e grupit dhe vendosi që të vazhdojë personalisht me strategjinë e tij të grumbullimit të aksioneve në katër kompani franceze: Société Générale, Suez, Paribas, dhe Compagnie Generale d'Électricité. Në vitin 1989, Komisioni i Operacioneve të Bursës (COB-autoriteti rregullator i bursës franceze) kreu një hetim nëse transaksioni i Soros në Societe Generale duhet të konsiderohet tregtim i brendshëm. Soros nuk kishte marrë asnjë informacion nga Societe Generale dhe nuk kishte njohuri të brendshëm të biznesit, por ai e dinte se një grup investitorësh ishte duke planifikuar një përpjekje për blerje. Hetimet fillestare e shpallën Soros të pafajshëm dhe nuk u ngritën akuza por, çështja u rihap disa vite më vonë dhe Gjykata e Lartë franceze konfirmoi akuzën më 14 qershor 2006, por e uli dënimin në 940.000 euro. Soros ka mohuar çdo keqbërje. Në dhjetor 2006, ai apeloi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në baza të ndryshme, duke përfshirë se vonesa 14-vjeçare në sjelljen e çështjes për gjykim parandaloi një proces të drejtë. Në bazë të nenit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku thuhet se asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk ishte një vepër penale në kohën që është kryer, gjykata ra dakord të dëgjojë apelin. Në tetor të vitit 2011, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tij në një vendim 4-3, duke thënë se Soros kishte qenë në dijeni për rrezikun e thyerjes së ligjit për tregëtimin e brendshëm financiar.
Pamfleti




 Në vitin 1956 George Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”.[nevojitet citimi] Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979 kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari (1984) pastaj në Bashkimin Sovjetik (1987). Sot rrjeti i fondacioneve shtrihet në mëse 30 vende duke përfshirë edhe Mongolinë, Haitin, Guatemalën, Afrikën e Jugut dhe SHBA. Këto fondacione ndihmojnë në ndërtimin e infrastrukturës dhe institucioneve të një Shoqërie të Hapur nëpërmjet mbështetjes së një sërë programesh rajonale dhe lokale me ide të majta në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë, medias, botimeve, etj. Në vitin 1969 krijon Fondin e Investimeve (Quantum Fund).

 Xhorxh Soros është autor edhe i një vargu librash si: Alkimia e Financave(1987), Hapja e Sistemit Sovjetik(1990), Duke Garantuar Demokracinë(1991) dhe autobiografinë Sorosi për Sorosin: Të zotërosh situatat (1995), Kriza e Kapitalizmit Global(1999).






 Xhorxh Soros mban mjaft tituj nderi e çmime të dhëna nga qendra akademike të mirënjohura si New School for Social Research (New York) dhe Universiteti i Oksfordit më 1980, nga Universiteti Ekonomik i Budapesit dhe Universiteti i Yales në SHBA më 1991. Më 1995, Universiteti i Bolonjës i akordoi çmimin më të lartë të tij, Doktor Honoris Causa, për nxitjen e Shoqërisë së Hapur nëpër botë.[nevojitet citimi] Në shtator të vitit 1999, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, i akordoi Xhorxh Sorosit për kontributin e tij në nxitjen e vlerave të shoqërisë së hapur në Shqipëri urdhërin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".







Gazetar i huaj: Soros, mbështetësi i shoqërive të hapura, sot mbështet ide dhe individë që kundërshtojnë liritë individuale dhe vlerat e liberalizmit klasik

Shoku i Batman-it, përshkruan tipin e njerëzve si Soros, të cilët “nuk kërkojnë asgjë logjike, si paratë”, por dëshirojnë të shohin “botën të digjet”. Ndërsa në fillim ishte një përkrahës i shoqërive të hapura, Soros ka ndryshuar rrugë, mbështetur ide të majta dhe shoqëri që kundërshtojnë lirinë dhe barazinë klasike. Elitat politike dhe intelektuale në Indi po komentojnë mbi investitorin miliarder George Soros sipas interesave të tyre. Megjithatë, vërejtja më e mprehtë për njerëz si Soros u bë nga Alfred, shoku i besuar i Batman-it, kur tha: “Disa njerëz nuk kërkojnë asgjë logjike, si paratë. Ata nuk mund të blihen, frikësohen, arsyetohen ose negociohen. Disa njerëz thjesht duan të shohin botën të digjet.” Soros është mes këtyre njerëzve. Në pamje të parë, kjo mund të duket si një kritikë e ashpër ndaj tij. Në fund të fundit, ai është një miliarder që thotë se është i përkushtuar ndaj “lirisë së shprehjes, qeverisjes së përgjegjshme dhe shoqërive që promovojnë drejtësinë dhe barazinë.” Ai nuk është një njeri i pasur gjysmë i arsimuar, që nuk di çfarë flet. Ai ka marrë një doktoraturë nga London School of Economics, ku gjithashtu përfundoi studimet bachelor dhe master. Soros studioi nën drejtimin e filozofit Karl Popper, i cili dha një nga kritikat më të mira të marksizmit në shekullin e kaluar. Libri i Popper-it, Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e saj, e sulmon fuqimisht dhe bindshëm determinizmin marksist. Ai shpalli me guxim: “Historia nuk ka kuptim.” Shtoi: “Ne mund të interpretojmë historinë e politikave të pushtetit nga këndvështrimi i luftës sonë për shoqërinë e hapur, për sundimin e arsyes, drejtësinë, lirinë, barazinë dhe kontrollin e krimit ndërkombëtar. Edhe pse historia nuk ka qëllime, ne mund t’i imponojmë ato qëllime tonat; edhe pse historia nuk ka kuptim, ne mund t’i japim asaj një kuptim.” Popper ishte një liberal klasik që përçmonte revolucionarë si marksistët. “Idetë më të dashura të humanistëve shpesh janë lavdëruar me zë të lartë nga armiqtë e tyre më vdekjeprurës, të cilët në këtë mënyrë depërtuan në kampin humanitar nën petkun e aleatëve, duke shkaktuar përçarje dhe konfuzion të thellë. Kjo strategji ka qenë shpesh jashtëzakonisht e suksesshme.” Duke ndjekur mësuesin e tij të madh, Soros filloi mirë si filantrop në vitin 1979. Ai financoi bursa akademike për studentët me ngjyrë në Afrikën e Jugut gjatë aparteidit. Në vitet 1980, blloku komunist në Europën Lindore, i cili vuante nën autoritarizmin, tërhoqi vëmendjen e tij. Aktivizmi i tij ndihmoi në përhapjen e dritës së lirisë në Hungari, Poloni, Çekosllovaki dhe Bullgari, të gjitha shoqëri të mbyllura. Ai organizoi bursa për studiuesit hungarezë që u sollën në SHBA. Në librin e tij Hapja e Sistemit Sovjetik, botuar në 1990, ai shkroi për shkatërrimin e “monopolit të dogmës [në Hungari] duke ofruar një burim alternativ financimi për aktivitete kulturore dhe shoqërore.” Por kjo ishte atëherë. Ndër vite, Soros duket se ka lëvizur në drejtim të kundërt; në vend që të promovojë shoqëritë e hapura, ai po mbështet marksistët kulturorë që janë armiqtë e shoqërive të hapura dhe lirisë individuale. Trupi që ai themeloi, Open Society Foundations (OSF), nuk është më bartësi i ideve dhe idealeve për të cilat Popper qëndroi; sot, OSF dhe Soros mbështesin njerëz dhe ide që Popper kurrë nuk do t’i miratonte. Soros, i njohur për financimin e lëvizjeve të lirisë gjatë Luftës së Ftohtë, ka kaluar në mbështetje të ideve dhe individëve, që duan të shkatërrojnë strukturat e qytetërimit. Filantropia e tij është zëvendësuar me një lëvizje që mbështet barazinë e rezultateve dhe drejtësinë shoqërore, të cilat janë në kontradiktë me ideologjinë liberale. Ai ka financuar një numër të madh personash në Shtetet e Bashkuara, përfshirë prokurorin e distriktit të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili ka ngritur akuza kundër Donald Trump-it. Gjithashtu ka pasur shumë të tjerë që udhëhoqën betejat ligjore kundër Trump-it dhe promovuan aktivitete të tjera të dyshimta si mbështetjen për lëvizjen e dhunshme Black Lives Matter, kufijtë e hapur dhe tejkalimet e njerëzve transgjender. Elon Musk tha me të drejtë se Soros “urren njerëzimin” dhe synon “shkatërrimin e strukturës së qytetërimit.” Soros sot duket si një njeri që dëshiron “ta shohë botën të digjet.” Ndërkohë që establishmenti liberal e quan rregullisht një “filantrop,” ai duket më shumë si një mizantrop. Shndërrimi i Soros-it mund të shihet si degradimi i vetë liberalizmit klasik. Liberalizmi klasik karakterizohej nga dyshimi dhe antipatia ndaj shtetit. Ata që mbanin poste të larta, mbretër, oborrtarë, kryeministra, ministra e të tjerë, dyshoheshin për tendencën e grabitjes së pushtetit dhe pasurisë për përfitime personale, në kurriz të popullit. Qëllimi kryesor i liberalëve të mëdhenj ishte të mbronin individin nga lakmia e shtetit; dhe ky qëllim u arrit duke menduar dhe propozuar një filozofi që siguronte bazat e lirisë në politikë, shoqëri dhe jetë. Nuk është e papritur që filozofia e filozofit të madh liberal të shekullit të kaluar, John Rawls, ishte e orientuar rreth një ndërhyrjeje më të madhe të shtetit në ekonomi. E njëjta gjë vlen edhe për ekonomistët liberalë si Paul Krugman, Amartya Sen dhe Joseph Stiglitz. Rënia e Soros-it, nga një mbështetës i lirisë në Europën Lindore në vitet 1980 në një anarkist në Europë dhe SHBA sot, është me të vërtetë shqetësuese. Por kjo është ajo që ndodh kur dikush bie në dashuri me “woke”-izmin, i cili është një grumbull idesh të dështuara të së majtës, si barazia dhe drejtësia shoqërore.

No comments:

Post a Comment

Studim psikologjik: Bulizmi kibernetik, fenomen në rritje në shkollat tona....

                                            Nga Flori Bruqi,PHD (AAAS) Kërko brenda në imazh Bullizmi është një dhunë psikologjike ose...