2025-01-26

Vladimir Putin gati për negociata me Donald Trump, vjen reagimi i Kievit: – Jo pa Evropën dhe Ukrainën

Nuk mund të ketë negociata mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump për luftën në Ukrainë pa pjesëmarrjen e Evropës dhe vetë Ukrainës.

 Kështu deklaroi presidenca në Kiev, pas lajmeve se Vladimir Putin është gati për negociata të drejtpërdrejta me Donald Trump për Ukrainën. 

 “Ai (Putini) dëshiron të negociojë fatin e Evropës, pa Evropën.

 Dhe ai dëshiron të flasë për Ukrainën pa Ukrainën,” tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak në Telegram.

 “Kjo nuk do të ndodhë. Putini duhet të kthehet në realitet, përndryshe ai do të kthehet mbrapsht.

 Kështu nuk funksionojnë gjërat në botën moderne.”

 Më herët agjencitë e lajmeve ruse Tass dhe Interfax, raportuan se presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është gati për negociata të drejtpërdrejta me Donald Trump për Ukrainën. 

 Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai ka pasur gjithmonë marrëdhënie të bazuara në pragmatizëm dhe besim te Donald Trump, duke vlerësuar “inteligjencën” e tij.

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...