2025-01-26

CIA-s për SARS 2 : Ka dalë nga një laborator kinez, jo nga kafshët

              
Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi... | Facebook


                   Nga :Flori Bruqi,PHD


Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e afro 15 milionë njerëzve në mbarë botën, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është 13% më shumë vdekje sesa pritej normalisht gjatë dy viteve.

OBSH beson se shumë vende nuk llogaritën numrin e të vdekurve nga Covid-19 – me vetëm 5.4 milionë të raportuar.


Në Indi, kishte 4.7 milionë vdekje nga Covid-19, është vlerësuar më tej – 10 herë më shumë se shifrat zyrtare – dhe pothuajse një e treta e vdekjeve nga Covid-19 në nivel global.

Qeveria indiane ka vënë në dyshim vlerësimin, duke thënë se ka “shqetësime” për metodologjinë, por studime të tjera kanë arritur në përfundime të ngjashme në lidhje me shkallën e vdekjeve në vend, shkruan BBC.








Sipas një projektraporti mbi origjinën e COVID-19-s, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet kineze, transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit, përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm. Në një kopje të projektraportit të siguruar nga agjencia e lajmeve "Associated Press" thuhet gjithashtu se rrjedhja e virusit nga laboratori është diçka "jashtëzakonisht e pamundur".






 Gjetjet ofrojnë pak dhëna të reja se si virusi u shfaq për herë të parë dhe ngrenë shumë pikëpyetje, megjithëse kjo ishte ajo çka pritej. Por raporti jep më shumë detaje mbi arsyetimin që është bërë për daljen në këto përfundimeve nga ana e studiuesve. 
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania‎‏ نے ‏ایک نئی  تصویر‏ شامل... - Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO  Albania

Ekipi propozoi kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së virusi mund të ketë dalë nga një laborator. Raporti, i cili pritet të bëhet publik të martën, po ndiqet me interes pasi zbulimi i origjinës së virusit mund të ndihmojë shkencëtarët të parandalojnë pandemitë në të ardhmen, por ai ka krijuar gjithashtu ndjeshmëri të lartë për shkak të sugjerimeve që e bënin Kinën fajtore lidhur me pandeminë aktuale. 




Vonesat e përsëritura në publikimin e raportit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse pala kineze po përpiqej të shtrembëronte përfundimet e tij. Një hetim i zhvilluar nga agjencia “Associated Press” vitin e kaluar, zbuloi se qeveria kineze po kontrollonte në mënyrë rigoroze të gjitha kërkimet që po kryeshin lidhur me origjinën e virusit. 

COVID-19 | CEPAL


 "Ne kemi shqetësime reale në lidhje me metodologjinë dhe procesin që është ndjekur për këtë raport, përfshirë faktin se qeveria në Pekin me sa duket ka ndihmuar për hartimin e tij", tha gjatë një interviste të dhënë së fudmi për rrjetin televiziv CNN, sekretari amerikan Shtetit Antony Blinken. Të hënën Kina i hodhi poshtë akuzat. 

SARS-CoV-2 - Wikipédia

 "Shtetet e Bashkuara kanë folur hapur lidhur me raportin. Duke bërë këtë, a nuk po përpiqen SHBA të ushtrojnë presion politik mbi anëtarët e grupit të ekspertëve të OBSH-së?!", pyeti zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian. Raporti bazohet kryesisht tek vizita e ekipit të ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë COVID-19. 


Misioni nuk kishte për qëllim të identifikonte burimin e saktë natyror të virusit, një përpjekje e cila zgjat me vite. Për shembull, edhe pas më shumë se 40 vitesh studim ende nuk është arritur të përcaktohen speciet e sakta të lakuriqëve të natës që mendohet të jenë rezervuari natyror i virusit të Ebolës. Në kopjen e projektraportit të siguruar nga AP, studiuesit rendisin katër skenarë që mund të kenë ndikuar për përhapjen e koronavirusit të ri. 

Disa fakte që nuk i dinit për lakuriqët e natë - Syri ...

Në krye të listës ishte transmetimi nga lakuriqët e natës përmes një kafshe tjetër, për të cilën ata thanë se kishte shumë të ngjarë. Studiuesit e vlerësojnë si të mundshme përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit dhe thonë se përhapja e virusit tek njerëzit nga produktet ushqimore të ngrira të paketuara ishte e mundur, por nuk kishte gjasa të ndodhte. Kjo e fundit ishte hedhur poshtë si mundësi edhe më parë nga OBSH-ja dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por studiuesit e këtij misioni e trajtuan sërisht, duke ngritur më tej pikëpyetje në lidhje me politizimin e studimit pasi Kina e ka nxitur prej kohësh këtë teori. 

Supa me lakuriq nate dyshohet që përhapi virusin vdekjeprurës në Kinë –  Indeksonline.net

Supa me lakuriq nate dyshohet që përhapi virusin vdekjeprurës në Kinë 


 Lakuriqët e natës njihen si bartës të koronavirusit dhe në fakt, lloji më i afërt i virusit që shkakton COVID-19 është gjetur tek lakuriqët e natës. Sidoqoftë raporti thotë se "distanca e zhvillimit mes viruseve të lakuriqëve dhe COVID-19-s vlerësohet të jetë prej disa dekadash, duke sugjeruar se ka një mungese lidhjeje mes tyre". 



 Ai tha se viruse shumë të ngjashme janë gjetur edhe tek pangolinat, një lloj tjetër gjitarësh, por shkencëtarët ende nuk kanë identifikuar të njëjtin koronavirus tek kafshët, që të ketë infektuar njerëzit. “Asssociated Press” e siguroi kopjen e projektraportit të hënën nga një diplomat me bazë në Gjenevë që përfaqëson një vend anëtar të OBSH-së.

 Nuk ishte e qartë nëse raporti mund të ndryshohet përpara publikimit, megjithëse diplomati tha se ky do të ishte versioni përfundimtar i tij. Një tjetër diplomat konfirmoi se agjencia e lajmeve kishte siguruar një kopje të projektraportit. Të dy diplomatët refuzuan të identifikohen sepse nuk ishin të autorizuar ta lëshonin atë para botimit.

Director-General of the World Health Organization, Tedros Adhanom  Ghebreyesus, to speak at the Virchow Prize 2024

Director-General of the World Health Organization, Tedros Adhanom Ghebreyesus


 Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi se ai e kishte marrë raportin gjatë fundjavës dhe bëri të ditur se ai do të publikohej zyrtarisht të martën. "Ne do ta lexojmë raportin dhe do ta diskutojmë, do ta shqyrtojmëpërmbajtjen e tij dhe hapat e ardhshëm do të jenë me vendet anëtare (të OBSH-së)", tha zoti Tedros një konference shtypi në Gjenevë. 

"Por siç kam thënë, të gjitha hipotezat janë në tavolinë dhe përligjin studime të plota e të mëtejshme nga ato që kam parë deri më tani". Projektraporti nuk del në përfundimin nëse shpërthimi filloi në një treg të prodhimesh deti në Wuhan, aty ku u konstatuan disa nga rastet e hershme të infektimit në dhjetor 2019. 

OBSH: Sulmet në spitalet e Ukrainës po shtohen ndjeshëm

Një hulumtim i botuar vitin e kaluar në revistën Lancet sugjeronte se tregu mund të ketë shërbyer thjesht për ta përhapur më tej sëmundjen sesa të ketë qenë burimi i saj. Dyshimet e hershme u lidhën me tregun sepse në disa prej tezgave shiteshin një sërë kafshësh të pazakonta duke ngritur pikëpyetje nëse ato ishin bërë shkak për sjelljen e korovirusit të ri në Wuhan. 

Raporti vuri në dukje se produktet shtazore, përfshirë gjithçka, nga minjtë e bambuve tek dreri, shpesh të ngrirë, shiteshin në treg, ashtu sikurse krokodilët e gjallë. Ndërsa virusi u përhap globalisht, Kina gjeti mostra të tij (virusit) në paketimet ushqimore të ngrira që kishin hyrë në vend dhe në disa raste, kishte gjurmuar shpërthime të lokalizuara tek ato, por asnjëherë nuk ka publikuar të dhëna bindëse për të provuar lidhjen. Ndërsa kërkimi për origjinën e virusit është politizuar shumë, Pekini ka nxitur që shkencëtarët të eksplorojnë më shumë këtë teori, sepse mund të nënkuptojë se virusi e ka origjinën nga jashtë Kinës. Në raport thuhet se zinxhiri i produkteve të ngrira siç dihet, mund të jetë nxitës i përhapjes së virusit në distanca të gjata, megjithëse rreziku është më i ulët sesa përmes përhapjes nga njeriu në njeri. Shumica e ekspertëve pajtohen me këtë. 




 Ndërsa është e mundur që një kafshë e infektuar të ketë infektuar paketimin e të jetë sjellë më pas në Wuhan duke infektuar njerëzit, në raport thuhet se probabiliteti është shumë i ulët. "Ndërsa ka disa prova për rifutjen e mundshme të COVID-19 përmes trajtimit të produkteve të ngrira të infektuara e të importuara në Kinë që nga vala fillestare e pandemisë, kjo do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme në 2019 ku virusi nuk po qarkullonte gjerësisht", thuhet në raport. 
Vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 në botë janë afro 15 milionë, thotë OBSH  - Telegrafi - Telegrafi

Vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 në botë janë afro 15 milionë, thotë OBSH -

 Raporti citon disa arsye për të gjithë skenarët, por hedh poshtë mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator në Wuhan, një teori spekulative që u sugjerua dhe u mbështet mes disa të tjerëve edhe nga ish-Presidenti Donald Trump. Në raport thuhet se aksidente të tilla laboratorike janë të rralla dhe laboratorët në Wuhan që punojnë në koronavirusët dhe vaksinat menaxhohen mirë. 




Në të vihet gjithashtu në dukje se në asnjë laborator nuk ka të dhëna për viruse të lidhura ngushtë me koronavirusin përpara dhjetorit 2019 dhe se rreziku për krijimin aksidental të virusit ishte jashtëzakonisht i ulët.
*****
US Intelligence Agencies Are Putting the AI in CIA -

Nga dalin njoftimet për "burimin laboratorik të koronavirusit"?




Me acarimin e epidemisë në ShBA, po shtohen zërat kritikues ndaj administratës së presidentit Donald Trump. Megjithatë, në vend të veprimeve aktive kundër COVID-19, lideri amerikan dhe mbështetësit e tij po i vënë përgjegjësitë te Kongresi, OBSh-ja dhe ditët e fundit, Kina është bërë "bomba tymuese", duke e akuzuar për "prodhimin e virusit në laborator". Një teori konspirative dhe e pavërtetuar po qarkullon në mediat konservatore amerikane, si "Fox News" etj., sipas së cilës koronavirusi i ri e ka burimin nga një laborator në Kinë. 




Sipas njoftimeve të "Fox News"-it, virusi që shkakton COVID-19 "ka mundësi" që e ka burimin nga Instituti i Virologjisë në Wuhan dhe se "pacienti zero" punon në laboratorin e këtij instituti dhe e përhapi virusin te qytetarët vendorë. 
BuzzFeed Announces Acquisition of Complex Networks, Joining BuzzFeed,  BuzzFeed News, HuffPost, and Tasty | Business Wire

Në një raportim në uebsajtin "BuzzFeed" thuhet se "kjo teori është shumë tërheqëse për Trump-in dhe përkrahësit e tij, sepse u ofron një kokë turku". Tani kjo teori ka evoluar në një variant më absurd, sipas të cilit koronavirusi është nxjerrë enkas nga laboratori si armë biologjike. 

US accuses financial website of spreading Russian propaganda

Ndërkohë, uebsajti i medias së djathtë ekstreme "Zero Hedge", pa asnjë dëshmi, njoftoi se virusin e prodhuan shkencëtarët në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it. Lidhur me këtë, "BuzzFeed" vuri në dukje në një artikull të kohëve të fundit me titull "Shkencëtarët ende nuk kanë gjetur dëshmi për daljen e koronavirusit nga laboratori në Wuhan, por mbështetësit e Trump-it po e përhapin megjithatë thashethemin", se ata që e shpallin këtë ide kanë interesa politike. Faktikisht, kjo teori konspirative është hedhur poshtë nga shumë shkencëtarë. 
 Studiuesi i Qendrës së Zhvillimit Global të ShBA-së (CGD) Jeremy Konyndyk u shpreh në mediat sociale se, megjithëse administrata e Trump-it bën çmos të gjejë lidhje ndërmjet laboratorit kinez me koronavirusin, përsëri nuk ka gjetur asgjë. Sipas tij, si për krijimin me dashje apo daljen pa dashje, deri tani nuk ka asgjë dëshmi që të mbështetë burimin laboratorik të koronavirusit. 

 Profesori i mikrobiologjisë dhe i imunologjisë pranë Universitetit të Kolumbias Vincent Racaniello deklaroi gjithashtu se "nuk ka mundësi që virusi të ketë dalë nga laboratori. 

Po të ishte kështu, studiuesit do të ishin infektuar. Ata që e mbrojnë këtë hipotezë, nuk e dinë se çfarë po thonë. Askush nuk mund të dizenjojë një virus të tillë". Epidemiologu i njohur dhe anëtar i grupit të përballimit të epidemisë të Shtëpisë së Bardhë, dr. Anthony Fauci, vuri në dukje se të gjitha dëshmitë tregojnë se burimi i virusit përputhet plotësisht me teorinë e transmetimit nga kafshët te njeriu. 
San Diego's most influential COVID-19 researchers

Ai theksoi se studimet për gjenomin e virusit tregojnë se ai ka kaluar nga kafshët te njeriu dhe nuk është prodhuar artificialisht. 

Scripps Memorial Hospital La Jolla - Address and Parking

                                         Scripps Memorial Hospital La Jolla 



 Ndërsa dr. Kristian Andersen, studiues i imunologjisë dhe mikrobiologjisë pranë Institutit Studimor "Scripps", deklaroi në një artikull të publikuar në revistën mjekësore "Nature Science" se, pas krahasimit të koronavirusit të tipit të ri me gjashtë koronaviruse të mëparshme që kanë infektuar njerëzit, del se ky koronavirus i ri nuk është prodhuar artificialisht. Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka vizituar për herë të parë Wuhan-in, ku shpërtheu për herë të parë Covid-19. Presidenti shkoi për të inspektuar masat e parandalimit dhe kontrollit në këtë zonë. Ai u shpreh se: “Një fitore në Wuhan është fitore për Hubei dhe një fitore në Hubei është një fitore për Kinën". Provinca njoftoi gjithashtu kontrolle për udhëtimet e brendshme. Ndërkohë, vendi ka regjistruar 19 raste me infeksion vetëm sot. ******




 CIA e dha këto ditë  një vlerësim të ri për origjinën e epidemisë së koronavirusit, duke thënë se virusi ka më shumë gjasa të ketë dalë nga një laborator kinez dhe jo nga kafshët. "Ne vlerësojmë, megjithëse me besim të ulët, se pandemia Covid-19 ka origjinë laboratorike, më shumë sesa origjinë natyrore, bazuar në vëllimin e raporteve të disponueshme.", tha një zëdhënës i CIA-s në një deklaratë për NBC News. 




 Vendimi për të bërë publik skenarin në fjalë është një nga të parët që ka marrë drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i cili u emërua nga Donald Trump dhe mori detyrën të enjten. 

 Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka argumentuar se Covid ka dalë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Five things you need to know about Trump's COVID-19 infection | US  Elections 2020 News | Al Jazeera


 Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu Huanan, ku u shfaqën rastet e para. Në një intervistë me Breitbart News, botuar të oremten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral ndaj origjinës së virusit. “Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është përballja me kërcënimin nga Kina në disa fronte dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës qëndroi mënjanë për pesë vjet, jo duke bërë një vlerësim për origjinën e koronavirusit. Kjo është një çështje madhore për mua." Megjithatë, zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në informacione të reja. Raportohet se rishikimi raportit u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe u përfundua përpara se Trump të merrte detyrën të hënën. Hipoteza e daljes së virusit nga laboratori është kundërshtuar fort nga shkencëtarët, duke përfshirë shumë që thonë se nuk ka prova thelbësore për ta mbështetur atë. Dhe Kina e ka hedhur poshtë më parë pretendimin, duke e cilësuar si "manipulim politik" nga Uashingtoni. Megjithatë, teoria dikur e diskutueshme po fiton terren në mesin e disa agjencive të inteligjencës. 


Christopher Wray: The white collar lawyer picked to head FBI

       Christopher Wray: The white collar lawyer picked to head FBI

Në vitin 2023, drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha për Fox News se "origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë të jetë një incident i mundshëm laboratorik".

No comments:

Post a Comment

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...