2011-07-08

Naim Veliu, “I dënuar dy herë me vdekje”, në film dhe në jetë

I dënuar dy herë me vdekje” është një film dokumentar, i cili i kushtohet mësuesit që ka hapur shkollën e parë shqipe, në zonat e thella të Kumanovës, në fshatin Arrkoc një nga fshatrat në lartësinë më të madhe të zonës. Mësuesi Naim Veliu, i cili në fshatrat e Kumanovës njihet me emrin Naipi, në moshë shumë të re, para 60 viteve hapi shkollën e parë shqipe në shtëpinë e tij. Shkolla e hapur në vitin 1948 i rezistoi presioneve dhe për herë të parë u mësua shqip nëpërmjet tij. Filmi do të vijë si realizim i regjisorit të njohur Ylli Pepo, i cili tregon se dhe sot nxënësit e tij e kujtojnë me mirënjohje të thellë. “Ky njeri për ti shpëtuar burgosjes, pasi regjimi i asaj kohe në ish Jugosllavi e përndoqi dhe deshi ta burgoste për shkak të veprës së tij, që bëri me shkollën shqipe u largua nga Jugosllavia, por gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje në ish Jugosllavi”, tregon regjisori. Duke folur rreth filmit dokumentar dhe duke zbuluar të tjera detaje, që janë përdorur në realizmin e filmit “I dënuar dy herë me vdekje”, regjisori Ylli Pepo vijon rrëfimin e tij duke pohuar se mësuesi shqiptar, nuk e priti një fat më i mirë në Shqipëri. “Shumë vite më pas u zbuluan disa dokumente dhe pasi ai kaloi disa internime edhe regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1951 e dënoi po me vdekje. Ishte i pari në listën e njerëzve të dyshuar, të cilët në situata të jashtëzakonshme do të ekzekutoheshin nga pushteti i kohës. Në atë kohë kushdo që kalonte kufirin, dyshohej se mund të ishte ndonjë agjent, që mund ti bënte keq regjimit të kohës. Megjithëse qe një patriot shqiptar, që kishte bërë sakrificën më sublime për tu mësuar shqip të tjerëve, për tu mësuar fëmijëve shqip, gjatë jetës së tij ai provoi disa internime në zonën e Fierit”, pohon regjisori. Në punën e tij si regjisor, Ylli Pepo ka sjellë dhe shumë histori të tjera interesante, të cilat në gjuhën e filmit dokumentar janë përcjellë shumë bukur tek publiku, i cili i ka vlerësuar këto realizime. “Këto histori më tërheqin sepse nëpërmjet jetëve, të cilat janë të veçanta, nganjëherë mund të realizosh gjëra të mëdha për historinë dhe për protagonistët, që në shumë herë janë dhe të panjohur. Janë shumë emra që kanë qenë modest, por që kanë dhënë aq shumë sa dhe ata që përmenden shumë sot. Unë ndjehem shumë mirë që sot me filmat e mi i evidentoj këto emra që kanë dhënë një kontribut të çmuar në arsimim”, pohon regjisori Ylli Pepo.


Jeta e mësuesit shqiptar
Naim Veliu sot 85 vjeç, ka jetuar në qytetin e Fierit dhe ka rritur dhe edukuar katër fëmijë. Jeton duke shkruar kujtimet e tij dhe është në përfundim të librit të tij me kujtime, që rrëfen jetën e tij dhe punën që është bërë mbi arsimin në viset shqiptare të Maqedonisë. Tek shqiptarët atje, ai ka një emër të nderuar dhe të respektuar për punën që ka bërë. Filmi dokumentar është një projekt i përbashkët me një ndër gazetarët më të vjetër dhe më të njohur të televizionit të Shkupit, Alush Kamberi dhe sëbashku me regjisorin Ylli Pepo po sjellin një film, i cili do të shfaqet për publikun në Televizionin Publik Shqiptar dhe në kanalin e dytë të televizionit të Shkupit. Premiera e tij pritet të jepet në fund të këtij sezoni. Filmi do të marrë pjesë në disa festivale të filmit dokumentar që janë të njohur, siç është Festivali i Filmit Dokumentar në Ohër, në Tivar të Malit të Zi si dhe në evenimente të tjera. “Në jetën e këtij njeriu përmblidhet jeta e mjaft dëshmorëve apo mjaft të dënuarve të tjerë, që i kanë shpëtuar vdekjes dhe sot jetojnë dhe tregojnë kujtimet e tyre mbi këto sisteme, jashtë dhe brenda kufijve, të cilët ishin të pamëshirshëm. Filmi rrëfehet vetë nga personazhi dhe deri tani është xhiruar pjesa e parë në fshatin e mësuesit Naim Veliu, një rrëfim i cili është plot emocione”, tregon regjisori Pepo. Këto ditë xhirimet po vijojnë në qytetin e Fierit dhe filmi do të jetë drejt përfundimit shumë shpejt. “I dënuar dy herë me vdekje” ka një minutazh rreth 40 minuta dhe në këtë rrëfim veç vetë personazhit kryesor do të marrin pjesë edhe bashkohës të tij, por dhe bijtë e tij që tregojnë sakrificat e babait të tyre që i ka rritur mes shumë sakrificave.

Kodikët e Shqipërisë, në dy volume në gjuhë të huaj

 

Studiuesja bullgare Aksinja Xhurova, për 3 vie e gjysmë është marrë me studimet e kodikëve, që i përkasin shekullit 6-14, studime të cilat i pasqyroi në dy libra në gjuhën franceze dhe bullgare. Falë kësaj studiueseje, Kodikët e Shqipërisë për herë të parë përmblidhen në dy volume të rëndësishme, të cilët u prezantuan dje në Arkivin e Shtetit, kopjet e para të dy vëllimeve të rëndësishme iu dorëzuan drejtores së Arkivit të Shtetit, Nevila Nika. Studiuesja Aksinja Xhurova u shpreh gjatë prezantimit të librave se ato përmbajnë studime të periudhave të ndryshme, artikuj, etj.
Ajo tregon se puna në bazë të këtyre botimeve është që të japi një vëzhgim për lokalizmin më të saktë të tyre dhe për datimin e tyre të saktë. “Jam shumë e lumtur që këto dy vepra të rëndësishme panë dritën e botimit. Kam kënaqësinë të falënderoj shumë mbështetjen e madhe të zonjës Nevila Nika si dhe bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë për përmbledhjen e këtyre kodikëve në dy vepra”, pohoi Aksinja Xhurova, studiuese e studimeve sllave dhe bizantine. Kodikët e Shqipërisë janë mjaft të veçantë, por ishte e rëndësishme që ato të përkthehen në gjuhë të ndryshme që t’i bëhen të ditur studiuesve të huaj.  Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës se Shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë. Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisëështë bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A.-1868). Në vitin 1886 një studiues francez (P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të shihte në arkivat dhe bibliotekat e Kishës Ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në artikullin e tij se murgjit vendas "nuk e lejuan" të njihte shume dorëshkrime të tjera, pagëzoi tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë: "Codex Purpureus Beratinus"- "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi"-"Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo më shumë se një duzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Me kalimin e kohës nga kjo listë janë zhdukur emra veprash të rëndësishme liturgjike, duke përfshirë edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", që gjendej në Shqipëri.

Promovohet “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”


Në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve, me rastin e 235 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së u promovua libri “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, i përkthyer në shqip nga Ukë Zenel Buçpapaj dhe Adela Buçpapaj. Përkthyesi Buçpapaj u shpreh se tashmë që ky libër ka parë dritën e botimit i vjen mirë, që në emër të kombit të tij ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në promovimin e librit i pranishëm ishte edhe publicisti, Enver Bytyçi i cili e konsideroi librin “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, si libri e historisë së një kombi të ri dhe të vjetër njëkohësisht. Libri prezanton për lexuesit historinë e një shteti, si një rast shembull për vlerat civilizuese dhe jep mesazhin se janë parimet kushtetuese ato që e bëjnë një vend të qëndrueshëm. ‘Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, një libër me rreth 450 faqe, përshkruan Amerikën e hershme, periudhën koloniale, rrugën drejt pavarësisë, formimin e qeverisë kombëtare, si dhe lulëzimin e SHBA-ve dhe depresionin e madh që e pasoi deri tek ngjarjet e shekullit XXI. Në promovimin e librit e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, Elizabeth Lewise e cila përshëndeti botimin e këtij libri në emër të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu. “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” vjen si një ribotim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

“Kanuni” i Kosovës në “Off Europa”


“Kanuni” është shfaqja e regjisores Agnes Nokshiqi, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin “Off Europa”. Festivali, i cili në secilin edicion u kushtohet kombeve ose shteteve të caktuara, sivjet nis rrugëtimin më 17 shtator dhe mbahet në Lajpcig dhe Dresden të Gjermanisë. Në edicionin e njëzetë, ky festival Kosovën dhe Shqipërinë do t’i shndërrojë në objekt studimi intensiv. Gjatë festivalit, në dy qytetet gjermane do të jepen shfaqjet e këtyre dy vendeve. Krahas shfaqjeve nga Kosova dhe Shqipëria, programi do të përcillet edhe me shfaqje filmash, koncerte, ligjërata dhe debate. Në shfaqjen “Kanuni” luajnë aktorët: Fitore Broçi, Fidan Mamusha, Leonora Mehmetaj, Vedat Haxhiislami dhe Shkëlzen Veseli. Festivali “Off Europa” është themeluar në vitin 1992 në Lajpcig dhe iu kushtohet kryesisht kombeve ose shteteve të caktuara

Elbasan, pickohet nga gjarpri vdes vajza 6 vjeçare

Në Qarkun e Elbasanit po bëhet gjithnjë e më alarmante rreziku që vjen nga pickimi i insekteve helmuese dhe i gjarpërinjve. Një vajzë gjashtë vjeçe nga fshati Hajdaran humbi jetën mbrëmjen e të enjtes pasi ishte pickuar nga gjarpri, duke shënuar edhe viktimën e parë nga pickimi i gjarprit gjatë kësaj vere. Burime zyrtare nga Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan pohuan se e mitura është pickuar nga gjarpri ndërsa po luante në oborrin para shtëpisë së gjyshërve nga nëna në fshatin Zavalinë të komunës malore me të njëjtin emër në rrethin e Elbasanit. Edhe pse ajo është nisur nga të afërmit me shpejtësi për në spital për shkak të largësisë nuk ka mundur dot të arrijë në kohë aty. Gjatë rrugës i është bërë një serum në qendrën shëndetësore të Gjinarit por transporti me vonesë drejt kirurgjikut të Elbasanit si dhe largësia e madhe nga vendi i ngjarjes me spitalin ka qenë me pasoja fatale për jetën e të miturës 6 vjeçe.

URIME MIKU IM I MIRË,Z.LULZIM BASHA....

IK EDI RAMA,IK....,ATHUE VALLË SI I KE BRESHKAT?!!!

Tashmë, u kry: Lulzim Basha është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Kolegji Zgjedhor rreth orës 10:00 vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste si pabazuar në ligj duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së i cili shpalli me 93 vota fitues kandidatin e djathtë Lulzim Basha si dhe për pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit në kryeqytet.
http://www.botasot.info/img/llbbasha.jpg

Në një vendim tepër të shkurtër nga ana e relatores së çështjes Sashenka Jonuzi është thënë që Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e zgjedhjeve duke argumentuar vendimin në nenin 135 duke pushuar çështjen dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ ku shpallet fitues Lulzim Basha me 93 vota në avantazh ndaj Edvin Kristaq  Ramës.


Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë. Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura në kutitë jo përkatëse.

Click to view full size image
Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.
Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për një çështje që lidhet me zgjedhjet.
Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Kush është Lulzim Xhelal Basha?


Lulzim Xhelal Basha është politikan shqiptar, ish Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë.Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë. Deri ne 2007 ka punuar si ministër i MPPTT më vonë u emërua ministër i punëve të jashtme. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë, kurse familja e tij është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Aktiviteti politik

Shtator 2005-maj 2007  :Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Shqiptar 

Maj 2007 - shtator 2009 :Ministër i Jashtëm Shqiptar

Shtator 2009-mars 2011:Ministër i punëve të brendshme Shqiptar 

Gjatë periudhës maj – korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.
Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Nga prilli i vitit 2005 dhe ne vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga janari i vitit 2005 dhe ne vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin. Departamenti i Drejtësisë UNMIK, Prishtinë, Kosovë.

Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës. Përfshinte përgjegjësitë për hartimin e plan-veprimit dhe mbikqyrjen e fazave të zbatimit të këtij plani.

Gjatë periudhës Tetor 2001 – Nëntor 2002 vepronte si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.

Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ushtronte detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK-ut.

Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999 ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Përgatiti :Flori Bruqi

http://floripress.blogspot.com/2011/05/lulzim-basha-kryetari-i-ri-i-bashkise.html

http://floripress.blogspot.com/2011/03/lulzim-basha-prezanton-familjen-ne.html

http://floripress.blogspot.com/2011/06/ik-ramashko-ne-shtepi-me-veti-merri-dhe.html

Shqipëria - vendi i 28-të i Europës së Brukselit?

Skeda:Alfred Papuçiu.jpg


Shkruan: Alfred Papuçiu*


Po e ndjek me interes si çdo shqiptar debatin e çfrenuar lidhur me mundësinë apo jo që Shqipëria të bëjë pjesë në familjen europiane të Brukselit. Gjakrat janë ndezur dhe shkohet deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”.Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojnë shkrime të analistëve, si dhe deklarata të atyre që janë “kundër” apo “pro” përkatësisë europiane të Shqipërisë. E kuptoj se për interesat e tyre politike, grupime të caktuara përpiqen të imponojnë argumentat e tyre. Por këtu nuk është fjala për interesat politike, ekonomike, sociale, vetëm të një grupimi qoftë ky i së majtës, i qendrës, apo i së djathtës,  “për të marrë pjesën e luanit” e ku ta di unë,  por kemi të bëjmë me interesat e ligjshme të gjithë Kombit, popullit shqiptar: mundësinë e futjes në Bashkimin Europian, paçka se ai është shumë larg së qëni i përkryer. Ëndrra europiane e brezave të tërë, Rilindasve e më vonë, siç duket për egoizëm të disave, do të shtyhet akoma. Në këtë kor, futen dhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg, Luksemburg, etj.,  që kanë frikë siç duket nga ideja e “Shqipërisë së Madhe” e cila në fakt nuk shtrohet tani. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete miq që i kanë rritur shkëmbimet e tyre, që flasin një gjuhë, ashtu siç është Zvicra me Italinë, Austrinë, Francën, Gjermaninë, Lizenshteinin, ku flitet respektivisht italishtja, gjermanishtja, frëngjishtja dhe popuj të këtyre vendeve kalojnë lirisht dhe janë vendosur atje ku kanë gjetur punë apo ku kanë interesa dhe jetë më të mirë. S’ka gjë më të mirë se “rruga e Kombit” apo nisma të tjera që ndihmojnë dy vendet për shkëmbime ekonomike, tregtare, kulturore etj. E kam ngritur prej vitesh se porti i Durrësit duhej të ishte kthyer prej kohësh në një “silos” ku të stokoheshin mallrat që do vinin nga gjithë bota dhe pastaj të shkonin me rrugë tokësore edhe në Kosovë e Maqedoni. Këtë rol e ka luajtur deri diku porti i Selanikut apo porte të tjerë në Ballkan.
Nuk dua të jap argumenta të tjera lidhur me problemin madhor të përkatësisë europiane të Shqipërisë apo Kosovës, si dhe gjithë vendeve ballkanike që akoma janë jashtë Brukselit. E vërteta është se Tadiçët, içët, Harrallambosat, etj, fërkojnë duart, pasi u shkon për hosh hallakatja dhe qëndrimi i paprinciptë ndaj Shqipërisë.
Prej mëse 40 vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, përkthyesit, botuesit, funksionarit ndërkombëtar,  dikur në Shqipëri dhe aktualisht në Zvicër. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me shkrime dhe botime, në shtypin zviceran dhe në atë të organizatave ndërkombëtare. Këto vitet e fundit, më tepër jam i prirur të shkruaj dhe të debatoj edhe me miqtë e mij,  për Europën dhe Kombin tonë. Sidomos, në këto çaste kur Veriu i industrializuar nuk është akoma i prirur të pranojë peshën në rritje dhe ndihmesën që japin fuqitë e reja të « Europës tjetër » jashtë saj dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër të ri midis Veriut dhe Jugut. Vetëm Shtetet e Bashkuara, në erën e re të Obamës mund të krahassohen si Komb, ndërsa Europa e të 27-tëve, është akoma shumë larg që të cilësohet një ditë si “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Kontrasti është i madh midis kontinentit të “Po, ne mundemi”  dhe asaj “Ne duhej të bënim “, për arsye se europianët e Brukselit  refuzojnë të përballojnë situatën e tanishme që evoluon dita ditës. Nuk mund të vësh në asnjë mënyrë, siç vënë në dukje analistët,  presidentin amerikan Barak Obama me drejtuesit e Komisionit Europian, apo me  protokollin e tij që i shkon për hosh nostalgjikëve të epokës së merhumit.  A nuk ishte ajo “Europë e kamur” që e mbante të mbyllur Shqipërinë për dekada të tëra, duke mos folur për të dhe shumë europianë nuk e dinin ku binte Shqipëria dhe shqiptarët, si e dëshironte E.H? A mos do ajo akoma, për hir të disa zotërimeve apo privilegjeve që kanë fituar funksionarë të saj diku në Jug të Europës, ta shtyjë “në kalendat greke” futjen e Shqipërisë në Bruksel, që i takon “de jure”? Apo për t’i bërë qefin duke e joshur klanin serbomadh, apo ndonjë shtet “superfuqi” që i shkon pas ?! E dijmë se Tito me politikën e tij” të paangazhuar”, të hapjes, çoi emisarë të tij, burra, gra dhe vajza të reja, në shumë vende europiane, të cilët pasi mbaruan studimet dhe u bënë profesorë, ekonomistë, mjekë, apo u martuan me vendas, tani hapur apo edhe në mënyrë të zhdërvjellët bëjnë politikën e Serbisë.
Europës i duhet përsëri një staf me vizion të qartë dhe që është i paanshëm, pasi ajo po paguan anonimatin burokratik të drejtuesve të saj, me çmim të lartë. Përqindja e dobët e pjesëmarrjes së qytetarëve europianë në zgjedhjet e para do kohe shpreh edhe faktin se ka më pak Bashkim në Europë dhe më pak Europë në botë. Në rast se europianët duan të fitojnë besimin e banorëve që e përbëjnë kontinentin dhe një shpresë kolektive ata duhet të pranojnë zgjerimin e saj edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, pasi qindra mijra qytetarë të tyre po e ndërtojnë Europën, siç dhanë kontribut të shquar në organizimin e Lojrave Olimpike në Greqi, apo në prosperitetin e shteteve që e përbëjnë atë. Shqipëria nuk përbën aspak ndonjë rrezik për Europën, por një kontribut për të.
Duke qënë jashtë në Diasporë, më tepër kam mbajtur rolin e spektatorit dhe jo të protagonistit të ngjarjeve të këtyre viteve, sidomos pas viteve 90-të. Detyrat që kam patur si funksionar ndërkombëtar i pavarur , në disa organizma të sistemit të OKB-së, nuk më linin kohë të merresha me analiza e shkrime për shtypin shqiptar. Natyrisht, kam ndjekur në çdo hap gjendjen në Shqipëri, analizat e bëra nga dashamirët e saj, por edhe të atyre dashakeqëve që sa vijnë e pakësohen. Kam shkruar edhe me mllef por edhe me argumenta kundër tyre, siç vazhdoj edhe tani, kur është sidomos çështja e mbrojtjes së interesave të Kombit dhe padrejtësive që i bëhen atij nga disa qarqe vendimarrëse europiane, apo nga fqinj e shqiptarë qaramanë. Kam shkruar dhe e theksoj edhe sot për domosdoshmërinë e ekuilibrit të politikës sonë të jashtme sidomos me fqinjët tanë, qofshin të Jugut, Veriut, Lindjes apo Perëndimit. Edhe për një politikë largpamëse me europianët. Kam shkruar edhe për Amerikën dhe qëndrimet  pozitive të administratës së presidentit Barak Obama. Për mua mbetet vendi i parë në botë, i paarritshëm, i lirisë dhe demokracisë. Vendi ku amerikani apo shqiptari, kudo qoftë, në Nju Jork, Nju Xhersi, Las Vegas, Florida, të përshëndet : “Si jeni?”. Kam shkruar edhe për Zvicrën që kur shkon në fshatin zviceran, si qytete të mirëfilltë mund t’i quash pa hezituar, shikon në ballkonet e shtëpive, krahas luleve shumëngjyrëshe edhe flamurin e Kantonit dhe atë të Zvicrës. Midis Zvicrës dhe vendeve fqinje tani ka vetëm kufij fiktivë.  Fqinjë të mirë që ngrejnë së bashku dolli, qofshin këta zviceranë, francezë, edhe shqiptarë. Kufijtë ndahen vetëm nga breza tokash me grurë apo lule dhe aty këtu ka forca lëvizëse që natyrisht kontrollojnë hyrjen e keqëbërësve të mundshëm.
Kjo më bën në këto çaste të mendoj edhe për Kombin tonë : tashmë ai nuk është më  “i mbyllur hermetikisht”,  si dikur, por i hapur, paçka se shumë bashkëkombas të mij, detyroheshin akoma deri para pak muajsh të mbanin radhën me orë të tëra, ditë dhe muaj, për të marrë një vizë, për të shkuar në Europën e 27-shes. Jo për turizëm, por për të punuar dhe për t’u rraskapitur… Ata shkojnë tani lirshëm, por edhe pse për tre muaj janë kthyer me dinjtet, si europianë dhe shkuar europianëve në vendin e tyre.
Kam punuar në organizatat ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në Byronë Ndërkombëtare të Punës, në OMS, me kolegë të vendeve të Ballkanit, bullgarë, turq, grekë dhe të vendeve europiane, gjermanë, francezë, spanjollë, portugezë,  britanikë, hebrej, amerikanë, rusë dhe nuk kishim asnjë kompleks për njeri tjetrin. Punonim si vëllezër dhe ndihmonim njeri tjetrin, ashtu siç më kujtohet kur isha gazetar në Shqipëri, ndihmonim njeri tjetrin, me Kastriot Gjinin e ndjerë kompozitor, me Shaban Muratin analist të zotin, me Ladin, Arshiun, Ilirjanën, Maksin, Marikën dhe Bujarin që rrugët e jetës i kanë shpënë në drejtime të ndryshme.
Ambicja ime e vetme tani është se si të hedhim një gur të mirë në kalanë tonë që është futur në udhën e demokracisë europiane, të NATO-s. Unë kam patur fat, dhe e them sinqerisht, siç mund të kishin edhe shumë bashkëkombas dhe ish-kolegë të mij, që kam jetuar për një kohë të gjatë në një vend me tradita të lashta demokratik, si Zvicra, kryesisht për arsye personale. Aty kam vazhduar edhe një universitet të dytë, duke shtuar njohuritë e mija juridike, politike, ekonomike, rajonale për Europën e ëndërruar nga Viktor Hygo, Robert Shumani, Jean Monnet, Henri de Saint-Simon, Konrad Adenauer, Curçilli, Altiero Spinelli, Alcide de Gasperi, Paul-Heri Spaak, Denis de Rougemont.
Emri “Europë” është shumë i lashtë dhe e gjejmë tek Herodoti. Sipas legjendës, Europa ishte një princeshë feniciane që ja kishte marrë mendjen Zeusit, mbretit të Olimpit. Europa ishte dhe Iliria, Dardania, shumë më parë se treva që u krijuan në Europë më vonë.
 Shumë nga shqiptarët kanë patur fatin, pas viteve 90-të, të vendosen në Europë, apo SHBA, Kanada e Australi. Por për arsye objektive dhe subjektive, shumica kanë vendosur të qëndrojnë aty, për arsye të arsimimit të fëmijëve, të sistemit shëndetësor të përkryer, duke qënë në një shtet ku respektohen e drejta, ku ka pastërti, siguri, mirësi, ku u thuhet ndal “qoftëlargëve”, sherrxhinjve, sehirxhinjve, atyre që duan ta shtyjnë futjen e Shqipërisë dhe Kosovës në Europë. Atyre po u lëviz toka nëpër këmbë.
 E përsëris, e kam shprehur dhe e shpreh hapur dhe pa ndonjë nëntekst, pasi i gëzoj prej vitesh të gjitha të drejtat tek shteti multietnik zviceran: kam një simpati të veçantë për Zvicrën dhe ministren e saj të jashtme, Micheline Calmy-Rey, aktualisht Presidente e Konfederatës Zvicerane, jo sepse më ka dërguar një letër të ngrohtë, por sepse është e guximshme dhe e prerë kur ka të bëjë me çështjen e interesave të vendit të saj. Atë e respektojnë edhe përfaqësues të partive të tjera politike, të së djathtës dhe të majtës, apo të qendrës, për probleme që lidhen me interesat kombëtare. Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Europian, pasi kështu ka vendosur populli sovran i saj. Por ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me fqinjët që janë në Europën e Brukselit, apo edhe më larg.  Zëri i saj dëgjohet dhe vlerësohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Do të doja që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit dhe jo të shkojmë në Bruksel apo në Strasburg dhe të paraqesim argumente qesharake që brezat e ardhshëm apo edhe shumica e shqiptarëve europianë nuk i “hanë më”.  Po nuk deshëm njeri tjetrin si vëllezër, si miq, dashamirës, solidarë, edhe pse nuk mund ta zgjedhim fqinjin, kolegun, apo përfaqësuesin e një partie opozitare, atëhere do të mbetemi tek demokracia e brishtë e filluar qysh para gati 20 vitesh. Reformat që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë akoma në këtë mandat të dytë qeveria demokratike nuk duhen lënë në mes të rrugës, paçka se Shqipëria ka akoma probleme të korrupsionit, të shtetit të së drejtës, apo i vihen gurë nën rrota, nga lobe të caktuara armike. Shumë parlamentarë dhe diplomatë shqiptarë deri diku marrin edhe mendimin e Diasporës, duke marrë shembull nga vendet me demokraci shumëvjeçare.
Po a janë të gjithë parlamentarët apo zyrtarët e viteve të fundit si ata? Ndonjë parlamentar që e njoh dhe dikur na ka thënë se “ju të Diasporës jeni jashtë loje dhe nuk duhet të jepni mendime për Kombin” , tani mund të pëtypet. Atij i kujtoj se Zvicra i quan bashkëkombasit e saj të vendosur jashtë territorit helvetik, në Europë, Argjentinë, Amerikë, Kanada, Tailandë, Sinpapur e gjetiu, si  “ambasadorë të nderuar”  të Zvicrës, apo “Zvicra e dytë”. Janë mbi 640 nijë zviceranë që jetojnë jashtë shtetit. Popullsia zvicerane tanimë ka arritur rreth 7,4 million banorë, midis të cilëve 20 përqind janë të huaj. Dhe është interesant fakti se në disa rajone të Amerikës së Veriut dhe të Jugut, zviceranët sapo u vendosën themeluan koloni të tyre. Për shembull, në SHBA, 16 qytete dhe fshatra kanë emrin e qytetit dhe të kantonit zviceran të Lucernës. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me Arbanasit që u larguan nga malet e Dukagjinit, si fisi i mikut tim, arkitektit Franko Marussich dhe u vendosën në Zara të Kroacisë, ku akoma sot ka lagje me emra rrugësh shqip dhe flitet po shqip.  Ai nuk e harron trevën e tij dhe po boton në Shqipëri një libër të bukur për muzetë e Zarës ku kujtohen paraardhësit e tij shqiptarë, i jati dhe të tjerë që kanë lënë shënime “Jam shqiptar” dhe “di shqip”. Apo me Arvanitasit, Arbëreshët, me Nubianët, me kolonitë e shqiptarëve në ish republikat ruse, në Argjentinë, Australi…
Do të kisha dëshirë që të hapnim një diskutim edhe për rolin e ambasadave dhe Misioneve tona : se çfarë bëjnë ato për të afruar shqiptarët, sidomos në kohët e sotme, për të diskutuar edhe për të ardhmen e tyre, për rolin që duhet të luajnë tani kur na bëhen padrejtësi, për shtyrjen e futjes së Shqipërisë në Europë ?! Korrupsion, kriminalitet, klane mafioze, prostitucion ka shumë më tepër në vende të ndryshme europiane, por për këto fenomene negative flitet shumë më pak në shtypin vendas. Natyrisht ato vende si Italia, Portugalia, Spanja etj., kur hynë në rrugën demokratike, kanë pasur dhe kanë fatin të mos kenë fqinjë “që të qajnë ditën dhe të fusin thikën natën”. Apo nuk kanë në vendin e tyre parlamentarë opozitarë që të punojnë nën rrogoz edhe hapur kundër interesave të Kombit, për të mbajtur karriget e tyre fitimprurëse,  apo që për inat të Sali Berishës apo atyre që qeverisin mirë apo edhe me disa mangësi, të lënë popullin e shumë vuajtur shqiptar akoma jashtë Europës, megjithëse ka aspiruar dhe aspiron të shohë Shqipërinë në vendin e 28-të në Bruksel.  Nuk jam kundër mendimit se edhe ata, si në çdo vend demokratik të mos shprehin aspiratat e tyre, por kjo bëhet vetëm në rrugë demokratike, në Parlamentin e vendit, në shtypin e tyre dhe në asnjë rast në instancat europiane, sidomos kur është çështja e një kauze që e kapërcen suazën e një partie, qeverie apo Parlamenti: çështja europiane e një Kombi të tërë që është qysh nga lashtësia në Europë, para shumë popujve të tjerë që e përbëjnë atë. A mund të pranojmë të heshtur që Europa të jetë si Shtetet e Bashkuara të Europës, pa Shqipërinë , Kosovën dhe ndonjë vend tjetër të Ballkanit? Jo, duhet të veprojmë së bashku, sa nuk është vonë, që të mos na shajnë brezat e ardhëshëm shqiptarë, duke na cilësuar si “të mefshët”, që kemi parë vetëm interesat e ngushta vetiake. Të njëjtën gjë duhet të bëjë më tepër, jo vetëm Ministria e Punëve të Jashtme me stafin e saj diplomatik, por edhe Instituti i Diasporës për të tërhequr rreth vetes mendimin e pjekur të atyre mijëra ekonomistëve, arsimtarëve, profesorëve, universitarëve, gazetarëve, punëtorëve, ndërtuesve, arkitektëve, artistëve që japin një ndihmesë të çmuar për Europën e të 27-tëve. “Yes, we can !” (Po, dhe ne mundemi të bëjmë diçka). Të shohim së shpejti Flamurin me shqipen dykrenare, krahas atyre të kombeve të tjerë që e përbëjnë atë në Bruksel, ashtu siç e shohim me krenari, në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në Gjenevë, apo në selinë e NATO-s dhe organiznave të tjera ndërkombëtare, ashtu siç e shohim në Rokfeler Center e gjetiu në botë. Është në interes të Bashkimit Europian që të ketë Shqipërinë në instancat e saj dhe jo jashtë saj.
Me të drejtën e tyre të shkruar, romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë  “ortodokse”, duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen kudo. Me gjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë në Europë. A nuk është e mjaftueshme ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Evropën prej dhjetra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmë që u dha italianëve gjatë  “kapitullimit” të Italisë që u strehuan tek vatrat e shqiptarëve të thjeshtë? Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit, edhe ata popuj që ëndërrojnë të “kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë”, në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Për ata shqiptarë që në vitet 90-të u larguan nga Shqipëria për të parë një jetë më të mirë. Anijet plot me njerëz të cilët u shpërndanë në Europe apo Amerikë, u përdorën shumë nga shtypi i atyre viteve. Një fenomen i tillë ishte parë edhe në shekullin e XIX me emigracionin e dhjetëra mijëra europianëve në Amerikë, tokën e premtuar. Shumë grekë, sidomos intelektualë, por gjithashtu muratorë, fshatarë janë kudo në botë. Në rast se shkoni në Florida, ju mund të shihni ata që ndërtojnë „billdingjet“ janë grekë; ka shumë restorante greke me „buzuqi“. I njëjti fenomen ndodhi me italianët në vitet e parat ë shekullit të XX-të. Si edhe francezët që janë kudo në botë; me zviceranët që siç e përmendëm më sipër janë mbi 600 mijë, jashtë kufijve të Konfederatës Helvetike. Asnjeri në shtyp nuk ka shkruar apo nuk shkruan artikuj të çuditshëm lidhur me lëvizjen e këtyre popullsive. Në të kundërtën, autoritetet e këtyre vendeve, ambasadorët e akredituar atje, si edhe shtypi, nxjerrin në pah cilësitë e këtyre „përfaqësuesve të denjë“ të Francës, të Greqisë, të Zvicrës, të Spanjës…Dhe kjo me të drejtë. Prandaj edhe pse flitet e shkruhet për diasporën shqiptare, përsëri duhet folur më tepër për ata shqiptarë që punojnë me ndershmëri dhe ndërtojnë rrugët apo pallatet e Europës, apo të botës, apo punojnë si mjekë, inxhinierë, mësues, piktorë, janë shkrimtarë, gazetarë, ekonomistë dhe japin ndihmesën e tyre modeste për zhvillimin e këtyre vendeve. Këta shqiptarë kanë të drejtë të trajtohen me respekt e jo me përçmim, siç bën herë pas here shtypi i bulevadit; ata kanë të drejtë të shkojnë lirisht në Europë dhe në botë, njësoj si italianët, grekët, spanjollët, bullgarët, çekët, rumunët, hungarezët e popujt e tjerë dhe të kthehen lirisht kur të duan në tokën e tyre amtare. Mjaft më me korniza e ndarje kufijsh për popujt e Ballkanit! Edhe ata meritojnë të shohin diçka më tepër, për vete dhe fëmijët e tyre. Shqipëria dhe Ballkani të mos bëhen pré e keqdashësve që hedhin vetëm anatema ndaj popujve të tyre mikpritës, bujarë, punëtorë, që kanë të drejtën të lëvizin në Europën që u përket jo vetëm gjeografikisht por edhe ligjërisht. Mjaft më me përçarje, grindje, luftëra, përleshje etnike që u shkojnë për hosh atyre që nuk e duan të mirën e ballkanasve, që në një kohë të shkuar ua kanë patur me të pabesë shqiptarëve. Shqipëria, Kosova, si shtete të pavarur dhe shqiptarët kanë miq të mirë në Francë, Zvicër, Angli, Austri, Gjermani, Itali e kudo në botë. Europa është e ardhmja jonë dhe jo më nostalgji.

*

FALENDEROJMË PROF.DR.ESHREF YMERIN ,për sjelljen e artikullit për botim në "Floripress".Biografinë për autorin Papuçiu i përgatiti moderatori Flori Bruqi.
Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë, letërsi shqipe dhe frënge, duke marrë në të njëjtën kohë një formim si përkthyes. Ka dhënë mësim frëngjishten në Fakultetin e Inxhinjerisë së Universitetit të Tiranës. Ka punuar si gazetar në Radion e Jashtme dhe si shef redaksie. Më vonë ka punuar në diplomaci dhe funksionar ndërkombëta i pavarur, konsulent pranë fondacioneve zvicerane, si dhe anëtar bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF).

Ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “ Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane ”. Ka dhënë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze.

Ndër të tjera ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT) ku ka marrë gradën P-4, në OMS (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë), në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor, si dhe konsulent për botimet në gjuhën shqipe apo frënge të organizatave ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës së Përkthyesve të Gjenevës - Mediatorë Kulturorë dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është anëtar i Bordit të Medias së lirë shqiptare.
Alfred Papuçiu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Europën, të UNCTAD-it, BIT, OMS, UNIDIR, të PNUD-i etj, në Gjenevë, Bazel, Nju Jork ( në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ), Vjenë, Paris, Bruksel, Rhodes, Bazel, Nairobi, Kajro, Tiranë, Limasol, Singapur, Dubai, Nju Dehli, Antalia etj. Ka qënë anëtar i grupit të botimit në gjuhën shqipe të “ Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ”. Ka botuar një libër me temë nga politika ndërkombëtare, si dhe ka shkruar në botimet e Kombeve të Bashkuara. Ka botuar disa libra dy gjuhësh me skica, tregime dhe meditime. Në shtypin shqiptar dhe atë zviceran, midis të tjerash tek “ Tribune de Genève ”, “ La Suisse ”, “ Journal de Genève ” , « Le Courrier » është paraqitur me artikuj, tregime, skica, kujtime dhe përkthime të autorëve zviceranë. Alfred Papuçiu ka botuar disa libra me tregime.
Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF) dhe konsulent i Fondacionit Zviceran “RFEM”..
Ka botuar pesë libra të BIT (Byrosë Ndërkombëtare të Punës), si dhe një numër botimesh që kanë shërbyer për seminaret e organizuara në vendet e Europës Lindore dhe veçanërisht në Shqipëri . Ka realizuar studimin prej mbi 100 faqesh “ Shqipëria dhe Europa – perspektiva të integrimit ” ( botim në frëngjisht në Universitetin e Gjenevës), “ Problemet e vendeve të Europës Juglindore ”, Aktet e Konferencës së UNIDIR-it, Rhodes, Greqi (botuar tek UNIDIR- Kombet e Bashkuara); studimin për Maqedoninë (Kombet e Bashkuara); studimin “ Mundësitë e bashkëpunimit të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare ”, si dhe ka ndjekur një numër projektesh bashkëpunimi të Shqipërisë me PNUD-in dhe vendet e Ballkanit etj.
Alfred Papuçiu ka përkthyer botimin “ Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore ”, botuar në Zvicër nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendra e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile, librin e prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix me titull: “. Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike” dhe librin e prof. Alain Golay: “Të njohim diabetin tonë”. Është duke përgatitur në shqip librin e profesor Alain Golay, botuar nga shtëpia botuese franceze “Payot” : “Të dobësohemi sipas stresit”. Ka në dorë një botim në gjuhën shqipe dhe frënge, me tregime dhe meditime, një libër me titull : “Rruga drejt Parajsës” (kujtime, ditar, tregime, skica nga Zvicra), një tjetër libër Ditar për ecurinë e betejës së shekullit kundër sëmundjes së Talasemisë etj.

Kohë pas kohe është paraqitur në shtypin shqiptar dhe atë zviceran me përkthime të autorëve zviceranë. Ka botuar në shqip “ Karuzeli i ëndrrave ”, i autores së dëgjuar zvicerane Marie- Luce Dayer. Ka realizuar me sukses botime dy gjuhëshe, si librin dygjuhësh frëngjisht shqip të profesoreshës zvicerane Francine Koch “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ” (Botimet TOENA), si dhe « Përrallat e Zvicrës » të prof. Bedri Dedja (Botimet TOENA) . Është duke përgatitur një libër dy gjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër, një vëllim me tregime për fëmijë, dygjuhësh frëngjisht shqip, një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer. Po përgatit dhe një libër me përralla për fëmijë me titull: “Ariu Lulush dhe bletët”.

Ka botuar ndër të tjera dhe librat dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht: « Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena), ”Me zemër të pastër” (Alor).

Për veprimtarinë gazetareske, si shkrimtar dhe në diplomaci, ka marrë disa çmime, ndër të tjera edhe ”Urdhërin Naim Frashëri” dhe është nderuar me medalje pune. Në vitin 2008 është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Mbarëkombëtar të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës.
_________________

Botimet e Alfred Papuçiut

°« Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), dy gjuhësh shqip – frëngjisht.

°« Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena) dy gjuhësh shqip – frëngjisht.

°”Me zemër të pastër” (Alor), dy gjuhësh shqip-frëngjisht.

°« Problemet e vendeve të Europës Jugore »- UNIDIR, Aktet e Konferencës së Rodosit (1991) -frëngjisht

°« Shqipëria dhe Europa – perspektiva të integrimit » (Université de Genève, 1993) frëngjisht
“Eurokomunizmi” (me Prof. Omer Hashorva), Tiranë

° Pesë botime në shqip të Byrosë Ndërkombëtare të Punës, Gjenevë.

Përkthime, midis të tjerash :

° Marie – Luce Dayer : «Karruzeli i ëndrrave » (shqip)

° Francine Koch : « Fëmija shqiptar me sy të zinj »(Toena) (frëngjisht-shqip)

° UNEP : « Konflikti i Kosovës- pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore » (shqip). Botim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Gjenevë

° Prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix: “Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike”

° Prof. Alain Golay : « Të njohim diabetin tonë”

Libra për fëmijë :

° « Genti dhe gardalinat »

° « Tregim për Arbanin dhe Dalinën »

Artikuj, meditime, tregime, skica, përkthime :

« Tribune de Genève », « La Suisse », « Journal de Genève », « Le Courrier » ; si dhe në shtypin shqiptar, në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë (Zvicër, SHBA etj).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...