Në këto momente është tensionuar situata në rrugët e Tiranës, pasi si Partia Demokratike (PD) ashtu edhe Partia Socialiste (PS) kanë shpallur se kanë fituar Bashkinë e Tiranës. Simpatizantë të të dyja partive para selive të këtyre partive në kryeqytet kanë nisur festime.
NJË BETEJË E VËRTETË E FINALIZUAR ME NJË SUKSES TË SHKËLQYER. LULZIM BASHA ËSHTË KRYETARI I RI BASHKISË SË TIRANËS. AI DO TË DREJTOJË KRYEQYTETIN SHQIPTAR PËR KATËR VITET E ARDHSHME. KATËR VITET TË CILAT DO JENË VITET E ZHVILLIMIT DHE PROGRESIT, VITET E TRANSFORMIMIT TE MADH, VITET E MODERNIZIMIT EVROPIAN TË KRYEQYTETIT SHQIPTAR. URIME Z.QYTETAR I PARË I TIRANËS!
KQZ: 2 KUTI PA U NUMERUAR BASHA 124317 VOTA, RAMA 124137 VOTA
Ora 14:44 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 483 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka124317 vota, Rama 124137 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 180 vota në favor. Kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit pët tu numëruar.
KQZ: BASHA 270 VOTA ME SHUME SE RAMA, 3 KUTITE E FUNDIT
Ora 14:37 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 482 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124138 vota, Rama 123868 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 270 vota në favor. Kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit pët tu numëruar.
ORA14:36 ARVIZU VËZHGON NUMËRIMIN E KUTISË SË FUNDIT TË KZAZ 49
KUTIA E DYTË NGA FUNDI VËZHGUESIT POLITIKË: RAMA 125 VOTA AVANTAZH
Ora14:32: Rama ka marrë 125 vota diferencë në kutinë e dytë nga fundit, sipas rezultateve të vëzhguesve politikë. Rama ka 254 vota, ndërsa Basha 129 vota
Ora 14: 20 KZAZ 49, NIS NUMËRIMI NË KUTINË E FUNDIT
PARTITË PD-PS PRESIN REZULTATIN NË HESHTJE
Ora14:12 Në selitë e dy partive kryesore politike PD dhe PS mbizotëron heshtja. PD dhe PS presin rezultatet e dy kutive të fundit.
KZAZ 49, KUTIA 1855, VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 262 VOTA. BASHA 177
Ora14:16 Përfundon kutia me nr 1855 në KZAZ49. NEWS24 raporton se nga të dhënat që janë dhënë për vëzhguesit e dy kampeve politike, Rama ka marrë 87 vota më shumë, kundrejt Bashës. Rama ka 264 vota, Basha 177.
KQZ: BASHA 124138 VOTA, RAMA 123868 VOTA, 3 KUTITE E FUNDIT
Ora 13:56 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 482 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124138 vota, Rama 123868 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1379 vota. Kryeson Basha me 270 vota në favor. Kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit pët tu numëruar.
KQZ: BASHA 124219 VOTA, RAMA 123790 VOTA, 4 KUTITE E FUNDIT
Ora 13:32 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 480 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124219 vota, Rama 123790 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1371 vota. Kryeson basha me 429 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 4 kutitë e fundit pët tu numëruar.
NJESIA 5,NUMEROHEN 61/65 KUTI RAMA NE AVANTAZH ME 4334 VOTA
Ora 13.33 Në njësinë nr 5 janë numëruar 61 nga 65 kuti. Basha ka 13656 vota ndërsa Rama 17 990, duke kryesuar kështu me 4334 vota.
QZ: BASHA 124219 VOTA, RAMA 123790 VOTA, 4 KUTITE E FUNDIT
Ora 13:32 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 480 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 124219 vota, Rama 123790 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1371 vota. Kryeson basha me 429 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 4 kutitë e fundit pët tu numëruar.
NJESIA 5,NUMEROHEN 61/65 KUTI RAMA NE AVANTAZH ME 4334 VOTA
Ora 13.33 Në njësinë nr 5 janë numëruar 61 nga 65 kuti. Basha ka 13656 vota ndërsa Rama 17 990, duke kryesuar kështu me 4334 vota.
KQZ: BASHA 123947 VOTA, RAMA 123470 VOTA, 5 KUTITE E FUNDIT
Ora 13:22 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 480 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 123947 vota, Rama 123470 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1359 vota. kryeson basha me 477 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 5 kutitë e fundit pët tu numëruar.
KUTIA 1852,KZAZ: RAMA 48 VOTA AVANTAZH
Ora 13: 22 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1852. Rama ka marrë 320 vota, ndërsa Basha ka 272 vota. Diferenca 48 vota më shumë për Ramën.
KQZ: NUMEROHEN 480 KUTI NGA 485
Ora 13:02 Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmon per numerimin e kutise se 480 nga 485 qe jane gjithsej. Lulzim Basha ka 123947 vota, Rama 123470 vota, ndersa Hysni Milloshi ka 1359 vota. kryeson basha me 477 në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Kanë mbetur edhe 5 kutitë e fundit pët tu numëruar.
KUTIA 1851, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 9 VOTA AVANTAZH
Ora 12. 43 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1851. Rama ka marrë 244 vota, ndërsa Basha ka 235 vota. Diferenca 9 vota më shumë për Ramën. 11 flete votimi janë deklaruar të pavlefshme.
KUTIA 1854, REZULTATI I CERTIFIKUAR NGA KZAZ: RAMA 54 VOTA AVANTAZH
Ora 12. 39 KZAZ 49 harton procesverbalin për kutinë 1854, që ka të bëjë me zonën e Selitës. Rama ka marrë 220 vota, ndërsa Basha ka 166 vota. Diferenca 54 vota më shumë për Ramën. 14 flete votimi jane deklaruar te pavlefshme.
KZAZ 49,KUTIA 1851/1 VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 32 VOTA NE AVANTAZH
Ora 12. 23 Në kutinë 1851/ 1 ku ka përfunduar numërimi Rama është në avantazh me 32 vota. Ky numërim nuk është certifikuar ende nga KZAZ, raporton NEWS24
KZAZ 49, KUTIA 1854, VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 220 VOTA, BASHA 167 VOTA
Ora 12: 22 Ka përfunduar numërimi për kutitë 18 54. Sipas vëzhguesve të dy kampeve politike në kutinë 1854, Rama ka marrë 220 vota, ndërsa Basha 167 vota. Rama kryeson me 53 vota më shumë.Në kutinë 1851/ 1 ku ka përfunduar numërimi Rama është në avantazh me 32 vota. Ky numërim nuk është certifikuar ende nga KZAZ, raporton NEWS24
KZAZ 49, KUTIA 1851, VEZHGUESIT POLITIKE: RAMA 242 VOTA. BASHA 232
Ora12:11 Përfundon kutia me nr 1851 në KZAZ49. NEWS24 raporton se nga të dhënat që janë dhënë për vëzhguesit e dy kampeve politike, Rama ka marrë 10 vota më shumë, kundrejt Bashës. Ndërkohë që nga këto 10 vota, 5 vota janë të kontestueshme. Konkretisht në kutinë 1851 Rama ka marrë 242 vota, ndërsa Basha ka marrë 232 vota. Ende nuk kanë dalë rezultatet nga procesverbali i kësaj kutie votimi.
KOSOVRASTI: PËR FLETËT E KONTESTUARA KZAZ DUHET TË MARRIN VENDIM VETË
Ora12:10 Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti ka sqaruar problematikën që po shoqëron procesin e numërimit në njësinë numër 5, më fletët e kontestuara të cilat janë molla e sherrit midis palëve si në KZAZ 49 ashtu dhe në KQZ.
Sipas Kosovrasti ka pasur fletë votimi të kontestuara nga të dyja palët por KQZ nuk mund të marrë një vendim për këtë problem, pasi kjo është në detyrë e Komisionit Zonal perkatës.
“Ka raste ku duhet të merret një vendim për fletët e kontestura dhe nuk arrihet një tillë, KZAZ i kërkojnë KQZ të marrë vendim. 3 komisionërë të PD e sollën problemin në KQZ dhe në fund thuhet se kërkojmë ndërhyrjen e KQZ. Ti thuash KQZ ndërhy për një problem të tillë kjo është e paligjshme, ti thuash se ne nuk po marrim vendim dhe bëje ti kjo mund të bëhet. KQZ nuk mund të vednosë për fletët e kontestura pasi është e drejtë e KZAZ. KQZ në rastin e njësisë 5 nuk mund të vendoste se nuk kishte një kërkesë të qartë për ndërhyje. Po ta bënte këtë gabim do ishte shumë e rrezikshem”,- theksoi Kosovrasti.
NJESIA 5, NUMEROHET PER VOTAT E KRYETARIT, NGA TE 5 GRUPET E NUMERIMIT
Ora 11. 29 NEWS24 informon se eshtë bërë një ndryshim i rregullores. Për të përshpejtuar rezultatin është vendosur që numërimi për votat për kryetar bashkie të fillojë në të 5 grupet e numërimit. Ndërkohë që në fillim u tha se në 3 tavolina do numërohej për votat e kryetarit, ndërsa në 2 tavolina do numërohej për anëtarët e këshillave bashkiakë. Ndryshimi i rregullores është bërë pas një marrëveshjeje mes Partive politike e mbështetur dhe nga KZAZ 49.
Nga numerimi i 57 nga 65 kuti që ka kjo njësi Rama kryeson me 16 977 kundrejt Bashës me 12 785 vota. Rama ka 4192 vota më shumë se Basha
Ka nisur në orën 10.30 minuta numërimi kutive të mbetura pa numëruar në njësinë numër 5. Të pranishëm janë edhe ambasadorët e BE-së dhe Amerikës, Arvizu dhe Sequi si një numër i madh vëzhguesish.
Numërimi i këtyre 8 kutive do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit, Lulzim Basha apo Edi Rama.
Deri dje kur u bllokua procesi i numërimit në njësinë 5,
Rezulton se janë numëruar 477 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në Tiranë. Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me rreth 571 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama.
* * * * * * *
Nuk ka nisur ende numërimi i 8 kutive të fundit të Njësisë nr 5 të cilat do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në 4 vitet e fundit. Ndonëse ishte parashikuar të nisë në orën 08:00 grupet e numërimit nuk janë grumbulluar ende në tavolinat e numërimit ndërkohë që vëzhguesit e huaj presin ambienteve të jashtme të shkollës Vasil Shanto, ku është instaluar KZAZ 49.
Palestra e shkollës “Vasil Shanto” është kthyer në epiqendrën e vëmendjes jo vetëm të shqiptarëve por edhe të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.
Dy ambasadorët, ai i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe i BE-së, Etore Sequi janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5 për të parë nga afër procesin e numërimit të votave.
Ndërkohë ambasasadori i SHBA Aleksandër Arvizu deklaroi dje se tashmë të gjithë janë të lodhur nga kjo situatë dhe se duhet të vazhdojë numërimi i votave.
Ndërkohë duke parë kaosin që u shoqërua mbrëmjen e djeshme një njësinë 5, KZAZ-ja numër 49 ka vendosur që brenda ambjenteve të numërimit të lejohen vetëm 25 vëzhgues nga të dyja koalicionet, 2 deputetë të forcave politike dhe 3 pjesëtar për çdo media.
Kur janë numëruar 477 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në Tiranë, Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me rreth 571 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama.
Nga rezulati paraprak i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e 477 kutive të votimit Kandidati i koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka siguruar 123348 vota ndërsa kandidati i“Aleanca për të Ardhmen”, rezulton të ketë siguruar 122777 vota.
Ky rezultat i përllogaritur në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi edhe pas zhbllokimit të 23 fletëve të njollosura me bojën e shtypshkronjës, në dy kuti të njësisë nr.5. Prej këtij kontingjenti fletësh 7 vota ishin pro kandidatit Basha ndërsa 10 prej tyre pro Ramës