2011-08-07

A DUHET TË PADITEN SHTETET, QË COPTUAN SHQIPËRINË 1865- 1913?

image Shqiperia Etnike


                                      A DUHET TË PADITEN SHTETET, QË COPTUAN SHQIPËRINË 1865- 1913?
                         Vendet e demokracive të sotme duhet t’i njohin padrejtësitë e bëra ndaj popujve të vegjël  në kohë              Musa Tartari
      Padrejtësitë që i janë bërë Shqipërisë nga fqinjët dhe fuqitël e mëdha, nisin, qysh në luftën Ruso-Turke, 1865. Pasi Rusia e fitoi këtë luftë, nën presionin e saj, Anglisë dhe Francës, Turqia i lëshoi Greqisë 200 ishujtë me popullsi shqipfolëse. Pas 13 vitesh, më 1878, Turqia u mund në luftën tjetër nga Rusia dhe, me Traktatin e Shën Stefanit, fituasia vuri kushtet rëndues ndaj humbësit, por Turqia nuk e ndjeu shumë këtë humbje se kishte shumë toka shqiptare dhe, këtu nis coptimi i dytë i madh i Shqipërisë.
      Shqipëria në këtë kohë, ku bukës i thuhej bukë dhe ujit ujë, numuronte 180 mijë kilometra katror dhe popullsia nuk binte nën 4 milionë banorë. Qëndrimi armiqësor ndaj Shqipërisë, ka qënë gjithnjë si bllok i tërë fuqive të mëdha: Rusisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe kjo u duk në Kongresin e Berlinit, ku në krah të Shqipërisë doli vetëm mikia e sinqertë dhe e paharruar, Austro-Hungaria. Kjo mbrojtje e Austro_hungarisë, vërtetohet qysh në marrëveshjen e Raihshtadit mbajtur në Çeki 1876, kur kishte nisur lufta e Serbeve dhe malazezëve kundër Turqisë. Veç të tjerave, pika thelbësore e kësaj marrëveshje, ishte se në Ballkan nuk kishte për t’u krijuar shtet i madh sllav, pas disfatës, që mund t’i ndodhte Turqisë… Në këtë marrëveshje, çështja shqiptare, për herë të parë, nën ndikimin e Austrisë, gjënë shprehjen ndërkombëtare dhe kërkohet krijimi i një Shqipërie autonome në Ballkan dhe mund të krijohej për krah Bullgarisë dhe Rumelisë. Prap në rast disfate të Turqisë nga sërbo-malazezët. Kur luftën e fitoi Rusia me Turqinë, pika mbi çështjen shqiptare u harrua dhe nuk u përfill fare nga pala ruse. Ndërsa Austro-Hungaria e mbrojti e vetme dhe po kundër të gjithëve u ngrit në kundërshtimin e planeve të fuqive të mëdha dhe shovenëve për zhdukjen e Shqipërisë..
     Qysh sa kishte nisur luftën, Rusia kishte marrë përsipër ta dobësonte Rusinë në Ballkan dhe Azi dhe, krahinat e begata shqiptare, që ua njihte vlerën, t’ia rrëmbente asaj dhe  ortodoksët e  vegjël, t’i bënte të mëdhenjë. Dhe Sërbia, Mali i Zi dhe Greqia, të ngrinin shtetet e tyre në tokat shqiptare.. Dhe Turqia, për të ruajtur paprekshmërinë e kufinjëve, që i njihte për të saj, i lëshoi Rusisë gjithë krahinat shqiptare në jugë, në veri dhe në lindje të Shqipërisë si të pavlera dhe ia dha Sërbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.. Derë më 1913, Shqipërisë, vetëm me përkrahjen dhe mbrojtjen e Austrisë, Shqipërisë i ngelën 28 mij kilometra katrore dhe u nda në pesë shtete..
     Kufinjtë e Shqipërisë më 1878 shtriheshin:
    Në Veri ndaheshin me rrjedhjen e ujit të Moravës, ku përcaktoheshin nga qytetet dhe krahinat autoktone shqiptare:
   Nish, Leskoc, Topolicë,  Vranjë.Këta qytete përmblidhnin në gjirin e tyre popullsinë autoktone shqiptare.
  Topolica përmblidhte rrethet: Prekuplesë, Dobriq, Kosomicë, Jabllanicë, Pushterekë, Krushmushi..
  Vranjën: e përbënin popullsitë e krahinave:Pushtarekë, Leskockë, Gordolicë, Masança, Inegoshtë.
  Nishin: e përbënin krahinat: Perote, Qupri, Paraqini, Uzhicë, Vrushicë. Aliksimec, Karanovë.
  Në Lindje:
  Kumanovë, Prelep, Gostivar, Manastir.
 Në jugë:
Traktati i Shën Stefanit, futi në rrethin e kuq krahinat shqiptare nga më të begatat: Konicën, Janinën, Prevezën, Artën, Pargën. Malit të Zi iu dha Ulqini,Tivari, Podgorica..
   Nëqoftëse ndokush dyshon në toponime, se shumët janë sllavë, të kujtojë se Car Dushani, gjer te Car Nemaja, në vëndet që pushtonin një krahinë të lirë, menjëherë toponimet evëndit  zëvëndësonin me ato sllave edhe pse popullsia vëndëse ishte autoktone. Nuk ishte sllave, por shqiptare. Nacionalizmi sllav kishte veçantinë e çuditëshme, që nuk hoqi kurrë dorë.. Detyra e parë e gospodinëve, sa ngulnin këmbën në tokën e huaj, ishte mohimi i emrimeve të mëparshëm.
      Këto krahina shqiptare, ku të shumtat u emruan me toponime sllave, lënë qysh nga carët e mëparshëm, që i kishin pushtuar, Turqia me lehtësi ua dorëzoi rusëve dhe ata, tërë gaz dhe hare, ua dhuruan ortodoksëve sllavë të jugut dhe atyre helenë..
     Sërbia sa i futi nën sundim tokat shqiptare: Nishin, Novi Pazarin, Novobërdën, Vranjën,, Krushmushin, me njëherë nisi genocidin kundër mijra e dhjetra mijrave shqiptarëve me drejtimin për në Turqi.. Vetëm nga Beogradi dëboi 150 mijë shqiptarë autoktonë, që flisnin gjuhën e të parëve. Malit të Zi më 1878 iu dhanë Ulqini, Tivari., gjithë bregdeti shqiptar. Gjer më 1913 Sërbisë iu dhanë Kosova dhe qytetet shqiptare të Maqedonisë:Shkupi, Ohri,. Të tre shovenët e ndihmuar nga Rusia dhe fuqitë e mëdha, i rrëmbyen Shqipërisë, 152 mijë kilometra katror. Nga këto:
     Sërbisë iu dhanë afër 80 mijë kilometra katror.
     Greqisë 67 mijë kilometra katror.
     Malit të Zi 7000 kilometra katror.
   Dihej as Sërbia, nuk mund të bashkëjetonte me shqiptarët e vënë në skllavëri kur tokat e tyre u quajtën sërbe, Ndaj menjëherë Sërbia nisi genocidin bargar, pastrimin etnik.Dhe nga 1878- 1950 Sërbia dëboi mbi 2.3 milionë banorë dhe i dërgonte në Turqia. Turqia, ndoshta për hakmarrje nga që ishin turpëruar nga Skënderbeu një perqandori dhe dy sulltanë të mëdhenjë, i pranonte si turq dhe jo si shqiptarë
    Shtetet që përdorën në bllok tragjedinë kundër Shqipërisë dhe që duhen të paditen për krimet, që bënë ndaj saj janë:
   !. Rusia. Sa ia rrëmbente krahinat shqiptare Turqisë, ua dhuronte Sërbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Pra, shkaktare e rrëmbit  të tokave shqiptare dhe pazaret me dy të tretat e tokave të Shqipërisë, është Rusia, që i ushqeu mirë shovinistët fqinjë
  2. Turqia, që sa mundej nga Rusia tokat shqiptare ia jepte asaj dhe ajo i përdorte për pazare me sllavët dhe helenët. Në luftë me të tjerët, Turqia e shtonte më shumë egërsinë ndaj shqiptarëve, madje qysh nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1912, asnjëherë s’i zbuti sulmet ndaj shqiptarëve.. Shqiptarët e dëbuar nga sllavi dhe helenët, nuk ua njihte etninë shqiptare, por i pranonte si turqë. Shqiptarët që i dinte se ishin të tillë dhe mbi 3 milionë, i shpërfilli, i poshtëroi, sa nuk u njohu as  të drejtën e kombësisë, gjuhës, shkollimit. Madje nuk u njohu as të drejtën e minoritetit.
    3. Sërbia që masakroi mbi 140 mijë shqiptarë dhe dëboi nga trojet e të parëve, për në Turqi, gati 2.3 milionë shqiptarë dhe u bë pushtuesi dhe skllavëruesi më i pamëshirshëm për shqiptarët.
    4. Greqia që i ndante shqiptarët në myslimanë turqë dhe ortodoks grekë. Ajo rrëmbeu tokat më të begata dhe u mohoi shqiptarëve kombësinë dhe gjuhën e nënës, historinë.. Greqia përdori genocidin më barbar ndaj shqiptarëve, që u rrëmbeu pragjet dhe i vuri nën skllavëri.. Pipineli grek, paraqiti para kombeve, që e kishin coptuar Shqipërinë, planin më mizor, më anti njeri atë të zhdukjes së Shqipërisë dhe rrëmbimin e tokave të ngela nga Greqia, Sërbia dhe Italia,. Dhe kur kjo nuk u arrit, se e hodhi posht Presidenti Yllson, Greqia përdori barbarinë… Ata që nuk e pranonin gjuhën dhe besimin ortodoks, i dërgoi në ishujt e vdekjes, të tjrerët i përzuri për në Turqi, ndërsa të trëmburit nga dhuna e pabesia, i ktheu në grekë. Egërsia greke nuk u ndal edhe kur kryeministri Pangallos, me origjinë shqiptare (arvanitas), e ndali genocidin për në Turqi. Por genocidi më tronditës, më antinjerezori, që nuk e tërhoqi fare vëmëndjen e ish fuqive të mëdha, është ai mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, ku edhe sot, kjo popullsi është muhaxhiria më e përbuzur në botë. Edhe sot, bota demokratike, Evropa plakë, ende nuk shqetësohet nga krimi më antishqiptar dhe gjithnjë i beson gënjeshtrës së paskrupullt greke, se gjoja Çamët kanë qënë kolaboracionistë. Atë që bënë krerët e ushtrisë, ku gjeneralët krijuan ushtrinë prej 30 mijshe dhe e vunë në shërbim të gjermanëve. Pra, ata ishin kolaboracionistë të pushtuesit, ua hodhën çamëve, duke i quajtur ata kolaboracionistë. Evropa e pabesë ndaj Shqipërisë, edhe këtë krim të zhdukjes së një popullsie të tërë, e pranoi si të drejtë.
      5. Anglia, Franca, Italia, Gjermania, nuk hoqën asnjëherë dorë nga ndihma dhe  përkrahja për dy shovenët, armiqë të  Shqipërisë: ndaj sllavëve dhe helenëve. Madje edhe kur Yllsoni e kundërshtoi zhdukjen e Shqipërisë, paraqitur nga ministri jashtëm grek, Pipineli dhe Shqiëria shpëtoi nga miratimi që i bënë fuqitë e mëdha të Evropës për zhdukjen e Shqipërisë dhe dhënien e saj: Sërbisë, Italisë, Greqisë, këto shtete ndoqën rrugën tjetër, atë që kërkonin shovenët. Në mënyrë të fshehët, në Prill 1915 organizuan në Londër, fshehur nga SHBA, Traktatin e Fshehët të Londrës, që përsëritej  zhdukja e Shqipërisë. Këtë traktat e mbajtën në fshehtësi dhe pritën sa të krijoheshin kushte lehtësuese për realizimin e tij, gjithnjë të trëmbur nga Yllsoni.
     Si dëshmitarë për të vërtetuar padrejtësitë e bëra ndaj kombit shqiptar, si mbrojtëse të interesave shqiptare nga pabesitë e shovenëve dhe fuqitë e mëdha të Evropës,duhet ta marrin për sipër:
      1  Austria, se ajo ishte në dijeni të planeve antishqiptare të bllokut  për coptimin e Shqipërisë dhe i kundërshtoi me forcë. E mbrojti çështjen shqiptare, qysh gjatë Traktatit të Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit dhe deri më 1913. Dhe kështu ngeli mikia e madhe e Shqipërisë.
     2. SHBA, presidenti i së cilës Yllson, demaskoi planet për zhdukjen e Shqipërisë. Vetëm ai e mbrojti qënien e kombit vital shqiptar në Ballkan. Përballë të mëdhenjëve të Evropës, u vunë vetëm SHBA dhe Austria dhe asnjë nuk gjeti kurajo të kundërshtonte planet kobëzinjë ndaj Shqipërisë. Por nuk pati edhe shtet evropian të ngrihej dhe të kërkonte zbatimin e Traktatit të fshehët të Londrës për zhdukjen e Shqipërisë! Fuqia e përfaqësuesit të shtetit të demokracisë së madhe, Yllsonit, nuk mund të përballej nga  shtetet me mëndësi pushtuese dhe skllavëruese për popujt e vegjël, mbrojtësit e shovenizmit..
     Sot në botën tepër të ngatërruar, ka personalitete dhe diplomatë, që thonë se “ngjarjet e padrejta, bërë nga njerez e ngjeshur me ligësinë e shoveizmit, u takojnë kohëve të kaluara! Janë vendime që janë marrë atëhere, kur shumët gabonin dhe tani nuk mund të gjykohe për ta! Me që janë vendosur kufinjtë që atëhere, pamvaresisht sa popuj u futën në darën e skllavërisë, vendimet nuk mund të diskutohet, ashtu siç nuk do diskutohet as ndryshimi i kufinjve!?. Drejtësia që u vendos atëhere, në fronte lufte, tani nuk mund të vihet në dyshim!?”. Kjo është si mbrojtja e teorisë së “ Mos ndryshimit të kufinjëve!” kur dihet se ky absurd u hodh poshtë qysh me prishjen e dy “perandorive sllave, asaj të B.S. dhe asaj të Jugosllavisë!. Dy popuj, ku njëri është pushtues dhe tjetri i pushtuar, nuk mund të kenë bashkëjetesë të gjatë në skllavëri. Këta të dy, përveç padrejtësisë që e shton nënshtruesi, i ndan edhe gjuha, etnia,, historia. Nënshtruesi nuk mund ta ushtroi lirë dhe si më parë skllavërinë, shtypjen. Kjo po ndodh tani, me shqiptarët….
     Bashkimi i popujve të coptuar dhe skllavëruar dhe të mbajtur nën dhunë, me kombin e ndarë prej tij, është stabilitet, qetësi për popujt përreth. Qetësi dhe harmoni nuk mund të ketë kurrë midis shtetit që mban në skllavëri edhe viktimën (krahinën e pushtuar) që nuk ia njeh të drejtën e gjuhës, etnisë, historisë,, legjendës… që nuk lejohet të bashkohet me kombin. Kjo e prish edhe qetësinë e përjetëshme të kombit që është coptuar dhe nuk përfillet t’i kthehen pjesët e grabitura. Të vihet në vënd padrejtësi e bërë.. Heshtja ndaj padrejtësive të dukëshme, nuk mund ta ndali  hovjen e popujve për të qënë një dhe jo më të coptuar…Ndaj vjen një mditë dhe urrejtja ndizet dhe nuk shuhet më.për pushtuesin dhe shtypësinë e lirive dhe mohuesin e të drejtave kombëtare…Tashmë të drejtat e mohuara në vite, nuk kërkohen më ndaj të vegjëlve, por edhe ndaj të mëdhenjëve. Dhe të mëdhenjtë e Evropës, që dje bënë pazare me tokat shqiptare, duhet ta dinë, se shqiptarët ende janë skllevërit e fundit në rruzull dhe nuk mund ta durojnë më padrejtësinë, që u është bërë, duke u ndarë në pesë shtete.
     Pasardhësit e burrave të djeshëm, që e dërrmuan Shqipërinë, duhet t’u kujtohet mirë, se :Presheva, Bujanovcki, Mendejeva, Maqedonia Perendimore, Juglindja e Malit të Zi, Greqia Veriore, sidomos Çamëria, i janë rrëmbyer Shqipërisë me forcë nga fuqitë e mëdha dhe fqinjët:Sërbia, Mali i Zi, Greqia, shtetet e të cilëve u ngritën në tokën shqiptare..
     Ka ardhur koha që padrejtësitë e bëra nga të mëdhenjtë dhe fqinjët, të mos harrohen. Shqiptarët nuk i kanë rënë kujt në qafë dhe tani kërkojnë që, me gjakftohtësi të gjykohet dhe ajo që nuk është e drejtë të koregjohet. Padrejtësitë u bënë nga qeveritë e mëndësisë për pushtime. Tani të koregjohen nga qeveritë e demokracive, që e shmangin dhe e luftojnë të padrejtën!


Deshmia: si e spiunuan shokët poetin Fazlli Haliti në vitin 1973

image Fazlli Haliti



Deshmia: si e spiunuan shokët poetin Fazlli Haliti në vitin 1973


Gjygji publik   për poemën  «Dielli dhe rrëkerat »

“Sallën e kishin mbushur militantët partiakë që do t’i hidheshin në fyt poetit nën dirigjimin e vetë sekretarit. Madje disa pseudo letrarë,  amatorë ishin porositur e përgatitur të diskutonin me letër si Koli,  Mihali,  Themi Ndreka që i shkruante letra Enverit, gati çdo javë. Por tamam këtij ia ngatërroi fletët e diskutimit humoristi Gori Prifti e Themiu u ngatërrua keq e u bë qesharak, aq qesharak sa përkrahësit e poetit në sallë, u shqyen gazit… Sekretari i parë pa nga Kongoli G. që kishte në krah dhe u duk sikur po i thoshte: Kështu i paske përgatitur militantët e Partisë ti...?   Shkrimtari atëherë, u bë baltë në fytyrë.” 


Nga Tahsim Xh. Demiraj

Atë fund marsi të vitit 1973, rreth orës 11, drejtori i Shtëpisë së kulturës së qytetit Vangjel Bardhi, tha se në orën 4, pas dite, duhej të ishim të gjithë në Gjimnaz se do të bëhej një mbledhje me shumë rëndësi, atje ku ishte shkruar kritika kundër poemës “Dielli dhe rrëkerat” të poetit Lushnjar Faslli Haliti nga dhjetë letrarët e rinj të këtij gjimnazi… Do të vijë edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë, tha i shqetësuar drejtori! Kërkova Faslli Halitin, por nuk e gjeta në shtëpi. Ka shkuar në Tiranë,  më thanë ata të shtëpisë së tij. Pa shko edhe ti Tahsin, një herë e shiko se mos ka ardhur. Ai duhet të jetë pa tjetër këtu në orën katër. Për të bëhet mbledhja. Do të asistojë vetë anëtari i Byrosë Politike, shoku Rita Marko,  tha drejtori i sikletosur. 
Qenka serioze,  thashë me vete. Është i rrezikshëm ai Rita Marko. Ai ia hëngri kokën shkrimtarit Bilal Xhaferri,  para disa viteve dhe pikërisht në një mbledhje të tillë letrarësh. Pjesa me pllaka gri dhe oborri para ndërtesës së gjimnazit, nga nxënës dhe profesorë, spërkatej me ujë herë pas here që të mos ngrihej pluhur e të tymoste byroistin që pritej të vinte.   Qenka në rrezik Faslliu,  thash përsëri, me vete…
Po ç’të ishte vallë...? Ku nuk më shkonte mëndja! Ç’të ishte kjo mbledhje...? 
Pas pak, më gëzoi lajmi se anëtari i Byrosë Politike, nuk do të merrte pjesë në mbledhjen tonë. E kish kërkuar urgjent ai, i madhi i Partisë për një mbledhje më të rëndësishme në Tiranë. Kohëra të trazuara, të mjegullta. Mosardhja e byroistit, bëri që mbledhja të shtyhej për të nesërmen,  këtë radhë jo më në gjimnaz, por në sallën e Shtëpisë së kulturës,  në orën katër pasdite. 
Rreth orës tre filluan të vijnë shkrimtarët e besuar, beniaminët e Partisë Nexha, G. Kongoli, Dinaku, N. Guga; pas tyre erdhi dhe grupi i krijuesve të rrethit letrar të gjimnazit: Ariani,  dy Vjollcat, Vladimiri, Bashkimi, dy Bujarët, Drita, Qerimi, Natasha, me mësuesin e tyre të letërsisë në krye të «gardistëve» të kuq. 
Faslliun e dua këtu,  më tha drejtori. Ai duhet të jetë doemos këtu!
Po ti më the që ka shkuar, që dje, në Tiranë dhe nuk e dimë nëse është kthyer apo jo. 
E po sa më lajmëruan që erdhi, zbriti nga treni, më telefonuan nga stacioni…
E paskan markuar të shkretin, i paskan vënë prapa hafije, thashë me vete. 
Nisu me vrap, më tha drejtori, dili përpara te gjimnazi apo shkoi në shtëpi se mbase ka arritur. Nisu...! 
I zbrita shkallët nga dy e nga tre.   Në kthesë për pak sa nuk theva kokën.  Tek dera desh u rrëzova. Ika me vrap poshtë, përmes lulishtes dhe befas u takuam te depot e grumbullimit, pikërisht atje ku bëheshin gjyqet kundër armiqve të klasës, kulakëve, të deklasuarve, tradhtarëve…
Shpejt, i thash Faslliut, me një frymë… Ty po të presin.  . 
E di, e di, më thanë ata të shtëpisë. Me siguri për poemën!.  . 
Nuk e besoj të jetë për poemën. U bënë dy mbledhje për të, erdhën edhe nga Komiteti Qendror dhe Lidhja e shkrimtarëve dhe e artistëve... Jo, jo nuk ka kuptim… nuk ka fare kuptim…
Po, po për poemën, tha i nervozuar, Faslliu . 
Nuk kanë ç’të thonë më,  thashë unë për ta qetësuar shokun.   I thanë të gjitha… e…, në rast se fillojnë përsëri, bëj një autokritikë dhe kaq… Thonë se ai i madhi vdes për autokritikë, paçka se atyre që bëjnë autokritikë ua merr shpirtin duke u thënë, thellohu, thellohu, me një fjalë futuni vetë në dhè, vazhdova për ta qetësuar,  për të humbur mendjen dhe,  për të qeshur. Po Faslliu  ishte bërë helm. 
Nuk më duket se do të kalojë kaq lehtë, i dashur Tahsin…, kërkojnë kokë turku këta, kërkojnë kokën e turkut në tepsi, më tha Faslliu duke tundur kokën me nervozizëm. 
Nuk kanë ç’të të bëjnë. Ti biografinë e ke në rregull, veç nxito… e… mos e jep veten, qëndro gjakftohtë…
Arritëm me një frymë. Të gjithë e përpinë me sy Faslliun që zuri vend në radhën e tretë të sallës, afër shokut të tij më të besuar, Halilit. Unë u ula në radhën e parë. Ndërkohë hyri Sekretari i parë. Të gjithë u ngritën në këmbë. Sekretari bëri shenjë me dorë që të uleshim dhe ne u ulëm. Në presidium zuri vend,  pranë Sekretarit,  shkrimtari K. G. si krahu i djathtë i tij për çështjet e letërsisë dhe arteve. 
Dua që secili të më flasë për krijimtarinë e tij, tha Sekretari i parë. Në sallë nuk dëgjohej asnjë pipëtimë. Nga korridori vinte një erë jo e këndshme. Ngjitur me derën e sallës së mbledhjeve, ishte studioja e instrumenteve të frymës. Ngaqë pastroheshin rrallë, ata lëshonin një erë sekrecionesh si uthull e fortë, trazuar me amoniak, apo si shurrëtore e palarë prej kohësh gjatë gjithë verës…
Mbylleni atë derë,  urdhëroi Sekretari i parë i Komitetit të Partisë. 
Rrëmbimthi u ngrit drejtori dhe e mbylli. Qetësi nënujore. Dëgjohej vetëm një mizë që përplasej nëpër xhama; të mbledhurit kthenin kokat herë pas here andej nga vinte zhurma e mizës, nga që nuk dinin ç’do të bëhej e s’dinin ç’të thoshin…
Sallën e kishin mbushur militantët partiakë që do t’i hidheshin në fyt poetit nën dirigjimin e vetë sekretarit. Madje disa pseudo letrarë,  amatorë ishin porositur e përgatitur të diskutonin me letër si Koli,  Mihali,  Themi Ndreka që i shkruante letra Enverit, gati çdo javë. Por tamam këtij ia ngatërroi fletët e diskutimit humoristi Gori Prifti e Themiu u ngatërrua keq e u bë qesharak, aq qesharak sa përkrahësit e poetit në sallë, u shqyen gazit… Sekretari i parë pa nga Kongoli G. që kishte në krah dhe u duk sikur po i thoshte: Kështu i paske përgatitur militantët e Partisë ti...?   Shkrimtari atëherë, u bë baltë në fytyrë. 
Mirë de mirë! Po ai Faslli Haliti  është këtu...?  pyeti sallën Sekretari. 
Këtu jam,  Faslliu tha  me zë të qetë. 
Pa ngrihu e na fol për atë krijimtarizezën tënde!
Faslliu  u ngrit i heshtur dhe sikur të kishte dy kuintalë peshë mbi supe. 
Pa na thuaj një çikë, pyeti sekretari, ç’të shtyu të shkruash poezi të tilla katran me bojë, si : Njeriu me kobure, Zhurmë, Djali i sekretarit,  Njeriu i zi,  Cifligu… Pa na thuaj këtu, ç’ke dashur të thuash me to; sidomos me poezinë Cifligu, çifligjet ua mori reforma agrare çifligarëve. Ç’na përrallis ti, apo do që t’u kthehen prapë atyre...? Po me ato vargjet yrnekë: Rroftë dielli President i plazhit e,  ku di unë… Kush të shtyu të shkruash poemën katran me bojë Dielli dhe rrëkerat, Tirana?  Tirana e gjithë jo, xhanëm, se në Tiranë  jeton e punon edhe shoku Enver, po e kam fjalën se kush të shtyu nga ata rrufjanët politikë, për të cilët flet shoku Enver në fjalimin e tij historik,  mbajtur në Presidiumin e Kuvendit Popullor…?
Të gjithë hapën sytë të habitur… Sekretari i parë u marrka edhe me leximin e poezive...?! A ka kohë ai të merret edhe me poezi...? Çudi si i ditka të gjitha…?  Ia ka shkruar ai që ka në krah. Nuk e sheh sekretarin si ia hedh sytë letrës që ka përpara…, i mërmëriti tjetri shokut që kishte pranë…
Nuk kam ç’të them shoku sekretar… Unë i  bëj poezitë dhe i dërgoj për botim… Në qoftë se do të ishin të paarrira apo me gabime ideore,  nuk duhej t’m’i kishin botuar…, tha poeti që qëndronte vazhdimisht në këmbë,  si para një gjyqi apo autodafeje mesjetare. Ai deshi të ulej, por sekretari e urdhëroi të qëndronte në këmbë…
Po, po, e dimë këtë. Për botimin e tyre do të përgjigjen ata që t’i kanë botuar. Ti do të përgjigjesh për veten tënde… Ç’të shtyu të bësh poezi të tilla katran me bojë..? 
Realiteti, lufta që bën Partia kundër burokratizmit, u përgjigj poeti i gozhduar.  .  . 
Po pse more ti, ky është realiteti ynë socialist...?  Do të flasësh si duhet ti,  apooo…,  shkreptiu sekretari. 
Faslliu  u ul, por sekretari e ngriti përsëri dhe ai ndenji në këmbë gjatë gjithë mbledhjes e cila zgjati gati 10,  12 orë.   Dashakeqët i hidhnin sytë me urrejtje dhe ngriheshin nga pak e merrnin poza kinezçe që t’i shihte sekretari.  Dashamirët menduan se kaq e pati i ziu poet…
Nuk të lejoj të flasësh me këtë gjuhë. Unë të ngrita që ti të reflektosh,  të bësh autokritikë të thellë e jo të bësh propogandë borgjezo-revizioniste këtu para hundës sonë… Çohu dhe na thuaj,  kush të ka ushqyer me këto mendime të qelbura, reaksionare që ke arritur të bësh poezi të tilla të zeza si sera e Selenicës… Hajde çohu dhe fol ashtu si duhet, ndryshe... 
Faslliu  u çua përsëri dhe s’dinte ç’të thoshte. 
Realiteti,  shoku sekretar,  realiteti,  tha si i zënë në faj poeti e i gozhduar si në autodafet e inkuizicionit mesjetar. 
Po pse, more Faslli Haliti, realiteti ynë është ky që paraqet ti në ato poeziçkat e tua...? A nuk e sheh ti televizorin...? Çdo ditë suksese,  suksese të reja në industri, bujqësi, kulturë, arsim, në art e letërsi, në edukim komunist të masave; suksese në politikën e jashtme dhe të brendshme, si është e mundur, nuk të bie në sy, ty, këto, more ditëzi... ?  Jo,  jo,  kështu nuk të lejoj të flasësh, atëherë le të lëmë të tjerët të flasin; të ngrihen e të flasin për krijimtarinë tënde katran me bojë…
U ngrit shkrimtari Lejfen, Kongoli G. sekretar i degës së Lidhjes, krahu i djathtë i KP dhe i sekretarit të Parë,  për letërsinë dhe artet: Faslliu,  tha ai, ka bërë vazhdimisht poezi të gabuara. Ia kemi thënë disa herë në mbledhjen e  degës tonë të lidhjes… Faslliu  duhej të na dëgjonte ne,  më me eksperiencë, me formim të plotë të partishëm. Po ky dëgjonte dhe dëgjon vetëm një shkrimtar: Kadarenë. Po ne kemi fituar eksperiencë të gjatë në letërsi dhe kemi dhënë vepra të partishme, edukative, të shëndosha ideologjikisht e politikisht. Ne e shtruam për diskutim në mbledhjen e kryesisë poemëzezën Dielli dhe rrëkerat dhe i thamë se ishte e gabuar,  me përmbajtje armiqësore. Faslliu duhej ta griste atë poemë katran me bojë, siç e quajti me të drejtë dhe me gjykim të hekurt marksist-leninist, vetë sekretari i parë i KP dhe, jo ta dërgonte atë paçavure për botim… Po Faslli Haliti dëgjon vetëm Kadarenë, sepse për Kadare e mban veten ky poet i “madh”i Lushnjës që ne,  habitemi se kur na u bë kaq i madh, xhanëm, ky  p-e-o-t, siç e quan me të drejtë me ironi,  këtë, poeti ynë me partishmëri të lartë, Murat Nezha. Dhe ja doli ajo që thamë ne, që i solli kaq shqetësime Partisë dhe shokut Enver,  personalisht…
Në mbledhjen e kryesisë, nuk u tha ndonjë gjë nga këto që po thotë shoku Kongoli G. këtu,  thashë unë si anëtar i kryesisë së Degës së Lidhjes duke u ngritur rrëmbimthi në këmbë,  përkundrazi,  ne të gjithë,  e pëlqyem dhe e miratuam poemën e Faslliut. Vetëm ti, shoku Gazmend, nuk u prononcove se e paske ruajtur për këtu.  Të jemi pak më të sinqertë dhe jo të mundohemi të shkarkojmë veten tani, që po e shohim se poema doli e gabuar…
Jo, jo, tha sekretari i parë, u shprehe gabim, ti shoku Tahsin, poema nuk është vetëm e gabuar, por është një poemë plotësisht me përmbajtje armiqësore. Ky farë poeti, apo p-e-o-t-i, bën thirrje që llumi, domethënë të deklasuarit,  të rrokin armët kundër Pushtetit Popullor.   Ja dëgjoni si thotë: Po të mungojnë gurët,  t’u thyejmë dhëmbët burokratëve. Po të mungojnë gurët, domethënë po munguan armët… E kuptoni se ç’farë ka katranosur ky poetziu apo jo...?  E kuptoni ju, që poema bën thirrje me qitje të largët që llumi të na marri pushtetin, të ngrihen në kundërrevolucion...? E di ti sesa punë na ke prishur me këtë poemë, apo jo?, klithi Sekretari sa kishte në kokën e tij staliniste - enveriste. 
Përpara dhjetë ditësh, në mbledhjen që u bë në këtë sallë ishin edhe shoku Pipi Mitrojorgji,  nga Komiteti Qendror dhe shkrimtari Teodor Laço,  nga Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve. Të tjera gjëra thamë ne, në atë mbledhje e, të tjera gjëra thanë edhe ata. Në konkluzionin e mbledhjes,  ndër të tjera, Teodor Laço tha se, në fund të fundit Pemën që ka kokrra godasin me gurë. Kemi besim se poeti Faslli Haliti nuk duhet të dëshpërohet nga kritikat që iu bënë këtu. Unë kam besim se ai do të na japë më shumë fruta poetike, më të mira, më të ëmbla, më të pjekura.  Vazhdo të shkruash dhe ta pasqyrosh jetën tonë, ashtu siç e shikon ti me syrin tënd origjinal poetik. Ky është arti i dashur koleg, përfundoi shkrimtari Laço. Shprehja e tij se Pemën që ka kokrra qëllojnë me gurë,  u bë dhe mbeti proverbiale në qytetin tonë… Desha të them se poema,  përpara dhjetë ditësh, nuk u paraqit e tillë, siç po e paraqesim sot…
Po, po, përpara dhjetë ditësh ashtu mund të ketë qenë… ashtu ishte përpara dhjetë ditësh, tha sekretari i Partisë, por ne sot diskutojmë në kuadrin e porosive të fundit, më të fundit që na dha shoku Enver në mbledhjen e fundit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nën dritën e këtyre porosive, duhet ta analizojmë krijimtarinë tonë… Na thuaj ti,  Faslli Haliti, nga frymëzohesh ti, në krijimtarinë tënde, ku kullot ti që ke mbledhur gjithë këtë vrer, me kë shoqërohesh …?
Nuk di ç’të them,  tha poeti, i vënë me shpatulla në mur…, po i thoni ju më mirë ato që duhet; mua s’më mbetet tjetër veçse t’ju dëgjoj me vëmendje. 
Nuk di ç’të thuash, tha sekretari, po,  poo…nuk ke di ç’të thuash se je i molepsur nga poetë të huaj që lexon në italisht, frëngjisht po, pooo… m’i kanë thënë shokët, i dimë,  i dimë të gjitha… Dhe ju krijuesit e lexuesit që i keni pëlqyer poezitë e këtij poetuci, tregoni mosthellimin tuaj në vijën e drejtë të Partisë dhe kjo nuk ju falet, por në fund të fundit, nëse faji është kolektiv, përgjegjësia është personale, përfundoi sekretari i Parë i KP. (vijon numrin e ardhshëm)=================================== 

Deri ketu



Për poemën dhe poezizezat e tij, mban përgjegjësi vetë p-e-o-t-i Faslli Haliti, tha sekretari, ndërsa ju të tjerët që i keni pëlqyer, pas kësaj mbledhjeje duhet t’i bëni analiza të hollësishme çdo krijimtarie artistike,  çdo gjë duhet të kalojë në vrimën e gjilpërës…
Është këtu ai që bën tregime, ai… si quhet ai, Jaçellari, Jaçellari, më duket sikur quhet ?,  pyeti sallën sekretari
Këtu jam shoku, sekretar!
Pa Çohu! Ti,  qenke ai trimi që që na e ke ngritur në qiell Faslli Halitin në mbledhjen e kaluar?.  .  . ,  pyeti me ironi sekretari. 
Nuk e ngrita në qiell,  shoku sekretar,  unë bëra vetëm vlerësime për poezinë e tij…,  u përgjigj trgimtari i talentuar,  Halil Jaçellari.   Diskutimin unë e bëra me shkrim,  në arkiv të Degës së Lidhjes e keni.   Mund ta lexoni,  tha Jaçellari. 
Ja nuk e sheh…atë nge kemi ne të lexojmë diskutimin tënd…mirë,  mirë.  .  .  do t’i shohim edhe ata tregimet e tua…se lakra ke në kokë edhe ti,  si Faslli Haliti,  e kërcënoi sekretari i KP. 
Vazhdojmë shokë me krijimtarizezën e Faslliut …
Po, tha Dule Çaloku dhe u ngrit në këmbë. Ne nuk do të lejojmë, që armiku të depërtojë në radhët tona.  Unë i rekomandoj peotit që të lexojë Organizata e Partisë dhe letërsia e Partisë  të shokut Lenin, të lexojë gjithashtu dhe romanin Si u kalit çeliku të shokut Gorki dhe romanin Nëna të shokut Majakovski…
Salla ia u shkri së qeshuri.  .  . 
I ngatërrove ooo Duleee, i bëre lëmsh…,  tha dikush nga salla. 
Hajt,  hajt se dimë edhe ne nga letërsia…,  nuk dini vetëm ju.  .  . 
Mos e ndërprisni!, urdhëroi sekretari, ai po flet me gjuhën e Partisë dhe të shokut Enver.  .  . 
…Dheee, po këta nuk të lenë të flasësh more shoku Sekretar edhe duke ju pasur ju këtu…. eee… ku e kisha fjalën...?  Pooo,  të lexojë nga letërsia e popullit të madh kinez, sidomos romanin e shokut Lejfen që mua më kanë pëlqyer më shumë, jashtëzakonisht shumë domethënë. Ne more shokë,  ashtu siç na mëson Partia mëmë, nuk kanë ç’na duhen të marrim miell hua nga letërsia revizioniste e Bashkimit Sovjetik dhe nga bota imperialiste perëndimore… Ne kemi miellin tonë. Jemi të informuar se ky P-e-o-t-i në fjalë, merret edhe me lexime në gjuhë të huaja, sikur nuk i dalka gjuha e nënës, ç’i duhet këtij leximi në gjuhë të huaj, kur mund të lexoj, në gjuhën e bukur të të parëve tanë, në gjuhën e pellazgëve dhe ilirëve,  dua të them..., tha Dule Çaloku dhe pa nga sekretari për të parë reagimin e tij.  
Që merret me gjuhë të huaja, mire bën se kulture është, tha sekretari, për sy e faqe, por…
Jooo shoku sekretar,  kundërshtoi Dule Çaloku me përkëdhekli,  unë do të thosha se nuk kanë ç’na duhen gjuhët e gjarpërinjve…Arti ynë popullor është një botë e madhe… Unë, për shembull, kam lexuar Ashtu Myzeqe,  Epopeja e Ballit Kombëtar,  apo Çlirimtarët,  Lumi i tharë. Janë libra me nam, shoku sekretar... ,  as bota nuk i ka libra si këta.  .  .  
Bravo Dule, që i paske lexuar këto vepra, tha dikush nga salla, po jo Lumi i tharë o Dule, por Lumi i vdekur…. 
Ku ka lumë të vdekur e lumë të ngordhur tek ne,  në Socializëm, more ti shok,  paske lakra në kokë,  më duket ti atje. Ka lumenj plot ujë e ndonjë lumë të tharë, delle, domethënë. 
Të lumtë o Dule Çaloku, i dha zemër Sekretari i Parë i KP. 
I kemi bërë që në shkollë, shoku sekretar dhe, nga kjo shkollë, ne kemi mësuar sesi të ruhemi nga revizionizmi, modernizmi e dekadentizmi në letërsi dhe në art, nga korentet reaksionare që kanë çoroditur dhe e kanë bërë lesh arapi botën perëndimore, tha i ngazëllyer Dulja pas përgëzimit që i bëri Sekretari i Parë i KP. 
Shumë mirë fole ti Dule,  por nuk kemi kohë të zgjatemi.   Tani hyr në temë,  e kemi fjalën te krijimtaria jonë…dhe…konkretisht te poezizeza e p-e-o-t-i-t- tonë,  siç e quan edhe  ti Dule,  e orientoi Dulen Sekretari,  militantin e ftuar në këtë autodafe nga vetë ai personalisht,  për të kamxhikuar autorin e poemës katran me bojë.  
Të them të drejtën shoku sekretar, unë nuk lexoj shumë poezi se kemi kaq shumë probleme…dhe…nuk e di se për çfarë bëhet fjalë konkretisht domethënë,  në këtë p-e-o-m-ë…, tha Dule Çaloku. 
Në sallë u dëgjuan të qeshura…
Qetësi, qetësi, ju lutem, tha Gazmendi.  .  . 
Po, mirë, nuk është e thënë që të flasim vetëm për poezinë, e orientoi përsëri, militantin e ftuar personalisht nga ai vetë, ju mund të flisni edhe për prozën edhe për artin toptan, në përgjithësi, domethënë…
Të them të drejtën, shoku sekretar, unë nuk lexoj shumë prozën dhe nuk e kuptoj shumë artin e pikturës dhe të s-k-l-u-p-t-u-r-ë-s, por ama solidarizohem plotësisht për atë që na mëson Partia dhe shoku Enver… Atë që nuk e pëlqen Partia, nuk duhet ta pëlqejmë as ne, e askush seee… Çfarë do të ishim ne pa Partinë, shoku sekretar...?  Hiç… bujq dhe barinj me lopë e me dele… Ja për shembull ne, po përgatitemi për festivalin f-o-r-k-l-o-r-i-s-t-i-k-, po mbledhim vargje për Partinë nëpër kooperativa bujqësore dhe kopshte fëmijësh dheee… të them të vërtetën more shokë,  kemi gjetur vargje që të habisin dhe jo si vargjet e këtij p-e-o-t-i-t që kemi këtu në mes tonë; vargje të tilla, se si i kanë krijuar, një zot e di, më falni,  natyra, desha të them e di. Ja dëgjoni për shembull: O Enver,  o Enver,/  E ke gojën me sheqer,/  Me sheqer e me hurmà,/  Lumë Partia që të ka... ose Qeveria Demokratike/ ka hapur shumë shkolla unike/Vëndin e parë, vëndin e nderit/ e mba shkolla unike e Fierit…e të tjera e të tjera. Ja, unë për shembull, dua t’i muzikoj këto vargje që t’i këndojnë me ooiii e me kaba, grupet tona polifonike dhe kështu të shkojmë me sukses në ngjarjen e madhe artistike të Gjirokastrës që bëhet në Tetor, në përvjetorin e ditëlindjes së shokut Enver. E… merreni me mënd se ç’do të thotë shoku Enver kur të dëgjojë vargje të tilla, një krijimtari të tillë, more shokë…,  pyeti sallën Dule Çaloku krenar që kishte mbrojtur vijën e partisë në art dhe letërsi. 
Mirë o Dule, mirë, ulu ti tani e të ngrihet ndonjë tjetër. 
Dulja u ul jashtëzakonisht i kënaqur që komunikoi disa herë me vetë Sekretari i parë. Këtë ai do ta mbante mënd sa të qe gjallë dhe do t’ua thoshte me krenari të gjithëve dhe, do ta shënonte, mbase edhe në biografi si meritë…
Rrëmbimthi u ngrit përsëri, Dule Çaloku duke i kërkuar falje Sekretarit:
Më falni shoku sekretar se kam edhe diçka për të shtuar…
Po ti fole,  more Dule,  nuk kemi kohë të flasim sa herë të duam,  ia preu vrullin Sekretari. 
E di, e di, shoku sekretar, por është e rëndësishme kjo që do të them,  kërkoj leje Dulja… E… më falni… ashtu është,  në fakt,  por unë dua t’i bëj thirrje p-e-o-t-i-t Faslli Haliti  që të reflektojë drejtë, në dritën e fjalimit të shokut Ramiz për kulturën dhe artet, siç thatë dhe ju,  si dhe sipas mësimeve të shokut Enver se… në rast se do t’i kishte studiuar ato,  nuk do të kishte devijuar. Ai të mbyllet dhe t’i studiojë thellë e më thellë veprat e shokut Enver dhe të na raportojë këtu,  pas një muaji. Kjo është eksperiencë nga shokët kinezë…,  e përfundoi porosinë e tij Dule Çaloku për të parë reagimin e Sekretarit. 
Lere, lere se nuk kemi punë me kinezët.Të ngrihet një tjetër!, urdhëroi Sekretari …
Unë e njoh që në fëmijëri Faslliun, tha Thoma inspektori  dhe, të them të drejtën, poema për të cilën jemi mbledhur e po diskutojmë këtu si poemë reaksionare, nuk e kuptoj sesi më paska përlyer mua që jam edhe inspektori i seksionit të kulturës! Nuk e mohoj,  më pëlqeu…
Që të ka pëlqyer e morëm vesh, tha Sekretari, por hë, pa na thuaj, shoku inspektor, fol, pse të paska pëlqyer poemëzeza, ku e ka të mirën ajo që të bëri ty ta pëlqesh...? 
Po, ja unë pashë veten time aty, shoku sekretar! Ne jemi pesë vëllezër dhe motra të rritur e me prindit, flemë së bashku në dy dhoma, ndërsa ka familje me dy e me tre persona që marrin nga dy dhoma e një kuzhinë me aneks. Më drejtë duhet t’i ndajë Komiteti i Qytetit banesat.   Për këtë ka shkruar Faslli Haliti në poemën etij  dhe mua më duket se i ka rënë në të. 
Kujt i ka rënë more, fol më qartë!, i bërtiti sekretari, inspektor Thoma Lalës…
Burokratizmit, tarafllëkut, padrejtësisë në ndarjen e banesave, shoku sekretar…,  dhe jo Partisë.   Unë kështu e kam kuptuar,  tha Thomai. 
Ulu more aty e mos fol më,  vërtetë nuk e kupton ti,  shoku inspektor i kulturës se ky partinë dhe pushtetin i përplasë si deshët në poemëzezën e tij, domethënë paraqet jo unitetin që është një realitet, por dualitetin parti- pushtet i cili nuk ekziston, shkreptiu sekretari i Parë, kjo është dëshira e armikut që të na thyejë, të na fusë pyka në radhët tona… Dhe ti më thua se i ka rënë në të... A e kuptoni se çfarë bëhet këtu në mes tonë,  nën dritën e diellit...? Futen pyka në unitetin tonë… Po pse more Thoma Lala,  që të kemi bërë edhe inspektor, pse për një dhomë e shitke ti Pushtetin tënd,  Pushtetin Popullor, domethënë?.  .  . 
Jo,  po…,  guxoi të vazhdonte inspektor Thomai. 
Ulu të thashë. Nuk ka jo, jo…e po, po…këtu. Hajt, pa do ta shikoj unë punën tënde… Tjetëri, urdhëroi i nxehur Sekretari, të flasë tjetri !
Të gjithë shihnin me bishtin e syrit njëri tjetrin dhe heshtnin…
Këtu nuk bëhet fjalë për një poemë apo për strehimin, siç mund ta trajtojë ndokush. Kjo poemë është një bombë në unitetin Parti-Pushtet-Popull; ajo na përçan dhe na hedh kundër njëri-tjetrit, bën të kundërtën e asaj që thotë Partia, asaj që kërkon Partia… Faslli Haliti në tërë krijimtarinë e tij ngre probleme që nuk shpien ujë në mullirin e Partisë, por në mullirin e armikut; ka shumë ekuivokë nëpër vargjet e tij, sytë e tij shohin vetëm zi; ky është problemi që na shqetëson ne, Partinë, domethënë. Koka e tij është e mbushur gjithë lakra. Jemi të informuar se bisedon për ca tema të çuditshme si për hermetizmin e për teorinë e ajsbergut,  për Përroi i ndërgjegjes të Jumgut e, ku di unë si dhe për ca Fije barishtesh që s’i hanë as lopët e kooperativës, të një kalemxhiu amerikan; për Ezrail Pundin ( Ezra Paundin ) e për një farë Dar -  a nuncion,  ( D’Anucion ) Ivan Andriçin,  ( Ivo Andriçin ) për Jevg-tushenkon, ( Jeftushenkon ) për Prushtin ( Prustin ) e për një farë Kafkë varri e Xhuxhjisin ( Xhoisin ).    Sekretari e pa me inat shkrimtarin Kongoli G.  që nuk ia kishte shkruar me shkrim të qartë e të kuptueshëm emrat e shkrimtarëve të huaj modern,  prandaj ai po i lexonte me vështirësi dhe me gabime dheee… mbi të gjitha ky na ngre në qiell,  bile edhe mbi Enver Hoxhën,  atë Kadarenë…
Po t’i kritikosh Kadarenë, Faslliut,  ky të vret për të,  e ndërpreu Murrash Nezha,  poeti i besuar i Komitetit të Partisë dhe i vet sekretarit të parë. 
Jo, jo, për të të vrarë, jo xhanëm, se është Partia këtu që të tredh,  pooor…nuk ka pse ta ngrejë aq lart Kadarenë, gati edhe mbi shokun Enver… Vërtetë është shkrimtar i mirë por ka edhe të tjerë të mirë,  nuk është vetëm Kadareja dee. 
Kur ishim në Universitet, tha poeti Nexha që u ngrit pa kërkuar leje,  në një konkurs letrar, organizuar nga Universiteti, unë u nderova me çmimin e parë, ndërsa Kadareja mori Opingën e Sheros. Pra nuk mori çmim fare.   Nga na u bë gjeni ky Ismaili që na e ngrenë kaq lart? Faslliu   duhet të rezervohet, kur jep këto konsiderata të skajshme. 
Akoma pa u ulur Nexha, u ngrit letrari amator Nase G.  Ja ku të shpie rruga e keqe,  kur nuk na dëgjon edhe ne, tha Nase G. 
Sekretari, si  e pa që Nasja kishte ende për të folur, nuk e uli, por e la të ligjëronte:
Ne, vërtetë, nuk jemi artistë të mëdhenj, vazhdoi Nasja, por kur i shërben vijës së Partisë, e ndjen veten të lumtur se ishte nëna Parti ajo që na hapi sytë. Ja, unë për shembull, në vend që sot të isha në ndonjë fshat të humburjam p-r-e-f-e-s-o-r në gjimnaz… dhe,  sa të tjerë ka si unë… Partia, ka thënë shoku Enver, ka një tefter ku ajo t’i shënon të gjitha…dhe sa je në rregull me vijën e saj, ajo nuk e hap tefterin, por sapo ti e shkel vijën e saj, ajo e hap dhe shikon sesi ke ecur… Gabimi që ke bërë është një rrëshqitje apo apo një predispozitë jotja. Unë mendoj se në rastin e Faslliut nuk kemi të bëjmë me një rrëshqitje, por me një predispozitë.   Ai nuk gabon për herë të parë… Dhe mbi të gjitha nuk kemi bindje se ai nuk do të gobojë përsëri, se ai mund të rregullohet. 
Tamam e the shoku Nase, ashtu është, e mbështeti Nasen Sekretari.   Faslli Haliti, i ka nxjerrë gjithmonë telashe Partisë në rreth dhe mua personalisht si Sekretar i Parë. Ky  ka krijuar pështjellim në KP. 
Sekretari deshi ta ndërpriste, por Nasja bëri sikur nuk e kuptoi nga zelli që kishte për të thënë edhe të tjera nga ato të tijat. 
…Se… Partia na dha lirinë dhe na e bëri jetën të lumtur, se për Partinë këndojnë edhe fëmijët, tha Nasja. Ja dëgjoni ju lutem këto, vargje xhevahire:
Moj panxhare,/ Moj panxhare/ Vendi ynë s’të njihte fare/ Ti ke qenë e harruar/ Në regjimin e kaluar… e të tjera e të tjera si këto që i kam shënuar në bllokun tim,  në të cilin unë mbledh thesare nga letërsia dhe folklori ynë popullor… A ka vargje më të bukura se këta, do të thosha?.  Mirë, mirë o Nase…, tha Sekretari. 
Jo,  po ky është arti i vërtetë,  ky është realiteti ynë, shoku sekretar dhe Faslliu duhet të thellohet

“LAMTUMIR PIKE LOTI”

image Gani Xhafolli

Gani Xhafolli, jeton në Prishtinë. Është autor i më tepër se 30 veprave. Është editor i Shtepisë Botuse “Zef Serembe.” Ka qënë kryeredaktor i këtyreve revistave: “Zanore”, “Zog Mengjesi”, “Mollekuqe”, “Tempulli”, si dhe redaktor i disa revistave te tjera. Ka qënë nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtarve të Kosovës. Eshtë anëtar i Pene Qendres. Është shperblyer me shumë çmime në konkurse letrare për disa vepra në  Poezi dhe tregime.
Nga libri në doreshkrime:  “LAMTUMIR PIKE LOTI”



 Lules së Egër

Nga Gani  Xhafolli



MË MUNGON EDHE
LULJA E AJRIT

Jam i mbyllur në rrjetë
më ka marrë malli shumë
të shkoj në Teatër të Vogël
me të Ndaren nga Gjiri
pak aromë të Lules së Egër
e kemi në mes

në njërën anë është tymi
në tjetrën është loti

dhe jam i lodhur si Sizifi

më mungon edhe lulja e ajrit
edhe Eva e tretë
të reshurat më kafshojnë
me thika

DJALLIT NUK I RRJEDH LOTI

Piramida ime L.
më ka lënë nën
prush
të digjem 700
stinë
të ngrihem 1000
vjet
nën akull

vetmia më ndrydh
e shtrydh
Piramida ime L.
në fund të tri
pikëpyetjeve shet
shpirtin
djallit nuk i rrjedh loti

NJË ORË ZGJATË 666 VJET

Bora nuk është borë
koka nuk është kokë
koha nuk është kohë
pa E-në
mbrëmja nuk është mbrëmje
hëna nuk është hënë
unë nuk jam unë
edhe ëndrrat janë pa duar
një orë zgjatë 666 vjet

edhe dashuria është pa
ngjyrë

E KAM GRAMATIKË
TË QELIZAVE

Me të Ndarjen nga
trupi
do të pi ujë përsëri
në Kopshtin e Syve
me prozë

e dua të veshur edhe
me brymë

e kam gramatikë
të qelizave

ËSHTË LULE OKSIGJENI

Ofelia ime N.
është lule
oksigjeni
dhe hënë
e reve

unë jam një
degë e lotit
pa gjumë
pa mollën e
shpirtit
nuk më duhet
as koka

VETULLAT ME 99 NGJYRA

Dikush u beson qyqeve
dikush u beson korbave
+ lidhëzave të këpucëve

unë
vetëm vetullave me 99
ngjyra

dhe pres i lodhur nën
pikturë të bardhë
ngjyrat thërrasin sytë

Libri poetik “Papërdhokë e gurë faqokë” , i P. Vinçenc Malaj

image 


Libri  poetik  “Papërdhokë e gurë faqokë” , i P. Vinçenc Malaj,    botoi “Misioni Françeskan”, 2010, Tuz
Publikohen poezitë e panjohura të  P. Vinçenc Malaj
Nga Hasan Hasani
P. Vinçenc Malaj (1928-2000) lindi në Lajre të Krajës, rrethinë e Tivarit, meshtar i devotshëm deri në frymën e fundit në Tuz, i shkolluar në Tivar, Shkodër, Split, Pazin, Troshan, Dubrovnik, Zagreb dhe Romë ku edhe u doktorua në lëmin e historisë në temën “Kuvendi i Arbnit 1703” – në radhë të parë është i njohur si historian, shkencëtar, studiues, predikues, piktor, skulptor, etnolog, mbledhës folklori dhe poet, fusha këto që botoi vepra që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e shkencës dhe të kulturës në përgjithësi.

P. Vinçenc Malaj, si një intelektual i nivelit europain   lëvroi shumë fusha të dijes, por ndërsa   i botoi ato në disa libra  sa ishte gjallë,  veprën e vetë poetike “Papërdhokë e gurë faqokë” nuk arriti ta botojë sa ishte gjallë (mbet në dorëshkrim), e cila dhjetë vjet pas ndarjes së tij nga kjo jetë, e përgatitën për shtyp dhe redaktuan P. Pashko Gojçaj dhe P. Mirash Marinaj, duke plotësuar kështu amanetin dhe dëshirën e P. Vinçenc Malajt me të cilën iku në botën e amshueshme. Vëllimi poetik “Papërdhokë e gurë faqokë” ka gjithsej 38 vjersha (35 në gjuhën shqipe dhe 3 në atë italiane, njëra prej tyre të trijave e dhënë paralelisht në italisht dhe shqip), të shkruara në varg të lirë, pra në varg të bardhë. Për lexuesit duhet ta shpjegojmë titullin e librit, meqë fjala papërdhokë i përket të folmës së Malësisë së Madhe që do të thotë: guralec, ndërsa gurë faqokë, dihet, gurë të lëmuar. Pra, kjo tregon sa është i lidhur ngusht poeti me vendin e vet, me atdheun, ku “balta asht ma e ambël se mjalta”, mendim ky i njohur nga rilindasit tanë. Këto poezi i përshkon mendimi dhe shpirti kombëtar, që shpirtin e poetit gjithmonë e kanë mbajtë gjallë, e kanë frymëzuar përjetësisht dhe përshpirtshmërisht. Në këto spikat dashuria e thellë për vendin, për Malësinë e Madhe, për gurë e papërdhokë, për lumenjtë (Cemin) dhe viset që e rethojnë këtë trevë ku lindi, jetoi dhe punoi si meshtar deri në frymën e fundit. Vjershat e P. Vinçenc Malajt e kanë bukurinë e vet, freskinë e bjeshkëve që ngritën lart mbi vendlindje, kthjelltësinë e lumenjve dhe ujëvarave të rrëmyeshme që zbresin gurëve faqokë të faqeve të bjeshkëve. Kjo, siç pohon edhe miku im Ëilly Kamsi në parathënien e këtij libri, paraqet bindshëm idealin e poetit dhe njeriut, të dashurit të Hyut, ku thotë: “Edhe njiherë shohim afrim e pajtim të plotë me atë binomin e amshuem “Fe e Atdhe”, që u prini sivëllazënve të tij gjatë qindvjeçarëve që kaluen, binom në të cilin Feja simbolizon trashigimninë e lashtë që nisë me të kaluemen, jeton në të tashmen e do të vijojë në amshim, Atdheu kombin tonë, atë që na vëllaznon, pamvarsisht prej besimit, ashtu sikurse 28 Nandori asht e vetmja datë, e vetmja e kremte që na bashkon”. Hyrjen për këtë shkrim rreth këtij libri do ta bëj me vjershën “Autoportret” e renditur në faqe 27 të librit. Zakonisht, librat e poetëve të cilët shkruajnë ndonjë varg, strofë a vjershë për veten duke dhënë autoportretin e vet fizik apo poetik, u paraprijnë librave, gjë që në vëllimin poetik të P. Vinçenc Malajt nuk e gjejmë. Në të vërtetë, libri “Papërdhokë e gurë faqokë” u botua dhjetë vjet pas ndarjes nga jeta të poetit, andaj edhe kjo nuk është bërë nga përgatitësit dhe botuesit, sigurisht duke i mbetur besnikë renditjes që (ndoshta) ka lënë autori. Sido që të jetë vjersha “Autoportret” edhe pse e shkruar me një gjuhë të thjeshtë, pa bërë portretizimin klasik të karakkterit dhe të virtyteve të P. Vinçenc Malajt, prapseprapë (për ata që e kanë njohur), kanë mundësi ta shohin si në pasqyrë portretin e këtij meshtari dhe poeti të devotshëm, siç janë këto vargje: “Akulli i xhamit t’kristaltë / ka me e reujtë, tham, / përfytyrimin tem / të rravizuem / si n’afrresk me ngjyra / edhe mbas vdekjes / si ma të bukurën rrenë, / n’album, / mos t’hupi n’ankth”. Dhe poeti, përkundër kësaj, vjershën e mbyll me optimizëm siç janë këto vargje të përjetësisë: “Jam i bindur se / edhe n’amshim / do të takoj në ndonjë / buzëqeshje!”
Mirëpo, libri “Papërdhokë e gurë faqokë” i P. Vinçenc Malajt hapet me vjershën “Cemi”, një lum ky i njohur edhe historikisht, madje e gjejmë edhe të vargjet e të madhit P. Gjergj Fishta (në “Lahutën e Malcis”), lumë me ujë të ftohtë (cemtë) prej nga edhe rrjedh emri i tij, lum që jo vetëm P. Vinçenci i kushtoi vargje nga shpirti, lumë ky i rrallë dhe me bukuri të amshueshme që mbërthen në vete rrugëtimin i tij nëpër bukuritë dhe ashpërsitë e kanioneve, e që poeti  pa dyshim së i këndoi me tërë afshin e zemrës, duke e paraqitur këtë bukuri natyrore  me të gjitha cilësitë që ia ka dhuruar natyra. Poeti duke kënduar për këtë lumë, zhytet edhe në historinë e lashtë të tij, andaj vargjet rrjedhin natyrshëm: “Shekuj e shekuj me radhë / Rrjedh Cemi mahnitshëm, / herë gjëmon furishëm, / herë dalë-kadalë, / por gjithmonë i cemtë / e i fresktë / e pa u ndalë... / rrotullon papërdhokë lara-lara / e gurë faqokë e zall...”. Pra, ky është Cemi plot pellgje, ujëra të kthjellta si loti, aty ku kanë shuar etjen edhe mbretërit ilirë Genci dhe Teuta, lumë ky që gjarpron nëpër Tërgajë, Milesh e Dinoshë, ku malësoret kanë pastruar rrobat e trimave të Malësisë së Tuzit, pse jo edhe të Malësisë së Mbishkodrës, ato xhubleta të leshta, brigjeve të të cilit kullosnin dhe mrizonin bagëtia nën hijen e shelgjeve të shpeshta, ku mjellmat e gugutat ndërtuan çerdhet e veta, aty ku shëndrit hana si drapën i argjendtë, për ta përmbyllur këtë vjershë me vargjet: “Edhe jeta, si koha / rrjedh rrëmbyeshëm / e vrapon si ujtë e Cemit, / frigueshëm si ditët e dashtënisë, / si meteortë; / herë dalë-ngadalë / majtas e djathtas, / ajo rrjedh veç njiherë / e nuk mund të përsëritet, / nuk këthehet dalë / Ajo asht mister”.
Poeti P. Vinçenc Malaj është i lidhur me mish e shpirt, me trup e gjak, me vendlindjen, me natyrën e saj të ashpër krijuar para mijëra e mijëra vjetësh pikërisht nga natyra, ku dominon guri. Dhe pikërisht ky guri u bë objekt frymëzimi duke i kënduar nga vjersha në vjershë, nga vargu në varg. Poeti fillon vjershën: “L’esser di sasso” (Mikelangjelo) me sinonimin e qëndresës nëpër shekuj, siç është guri, pjesë e pandarë e jetës së maësorëve të kësaj ane. Pra, poeti thotë: “E kush mund t’a dijë / se çka mendon guri, / çka sajon guri, / çka dyshon guri dhe / çka andrron guri / kur flen / e peshon n’vend t’vet / mbi jastekë myshkut / i rrahun prej shinash, / prej ernash, prej stuhinash? / Po i përvluem e i rreshkun / prej dielli, prej vapet / në djegagur?”. Këtu shihet se sa liri i jep poeti frymëzimit të tij duke përshkruar jetën e skamnorëve të malësisë së Tuzit, jetën e vështirë, por edhe dobinë nga ky gur qëndrese, nga i cili u ndërtuan shtëpitë e malësorëve, por edhe kështjellat dhe katedralet, madje edhe këmbonaret, por që nëpërmjet të këtyre shenjave u krijuan edhe figura të qëndrueshme poetike, si: gur unaze, gur gjaku, gur rrufeje, gur i gjallë, gurapeshë,  etj. që poeti P. Vinçenc Malaj i jep me besnikërinë e traditës sonë, ashtu siç dijti t’i ruaj vetë populli nga goja në gojë shekujve në vijimsi. Këtyre frymëzimeve do t’ua shtonim edhe vjershat: “Andrra në gur”, “Gogë Dibrani” (mjeshtër guri dhe ndërtimesh me gur), “Kshtjellës së Gjokë Stanit”, “Rumisë” etj. Ky shpirt poetik i predikuesit është i dyzuar me simbolin e qëndresës, pra me gurin. Një motiv tjetër që hasim në këtë libër, po që është dominues, është ai i përshpirtshmërisë. Këtu duhet veçuar vjershat: “Emzot Pjetër Budit”, “Emanuel”, “Koshi i Spikut”, “P. Bernardin Palaj, poet e martir”, “Shpresë”, “Motrës Tereze” etj. ku dominon vargu, mendimi dhe poezia e përshpirtshme në përgjithësi. Këto vjersha u krijuan për Hyun, për njeriun që e do veten, atdheun, kombin. Besimi në Hyun dhe dashuria e pafund për të, pa dyshim se nënkupton kërkesën e ndërgjegjësimit për veprimet që bën individi në jetën e përditshme. Përshpirtshmëria në këto vjersha del si qenësi gjallimi, si gjakim ndaj besimit në Zotin, si frymëmarrje shpirtërore e njeriut në përgjithësi. Këtu spikat roli i madh i korifejve të kohës dhe të fesë, pra të kombit, siç është Pjetër Budi, i cili, siç pohon P. Vinçenc Malaj, u mundua ta mbajë ndezur qiriun e fesë dhe të atdheut. Apo vjersha shumë e bukur kushtuar Nënës Tereze me titull “Motrës Tereze”, në të cilën poeti ligjëron me tërë afshin poetik: “Ti po, motër, / e ke matë / thellësinë / e kuptimit / të rrezeve hyjnore; / je ba dhuratë bujare / për të tjerë / agape-ngrohtësi; / ke trajtue bukurinë / së cilës / edhe unë i besoj / thellësisht”, ku me pak vargje, por me fjalë të kursyera portretizon  tërë madhështinë e kësaj krijese të shenjtë njerëzore, bëmirëse, siç është Nëna jonë e Madhe, Nëna jonë Tereze. Vjershat si kjo, dhe ajo kushtuar P. Bernardin Palajt poet dhe martir, shquhen për fuqinë e vargut, të shprehjes, të frymëzimit, për figurshmërinë që nxjerr para nesh madhështinë e njerëzve që sakrifikuan për njerëzit në përgjithësi. Kalvarin që përjetoi kjo figurë (P. Bernardin Palaj), vetëm pse mbrojti fenë, atdheun dhe kombin deri në frymën e fundit ku edhe vdes në Burgun e Shkodrës më 1947, e bën këtë një figurë të shquar në letrat shqipe. P. Vinçenc Malaj na jep portretin e meshtarit dhe poetit P. Bernardin Palaj që në tri vargjet e para të kësaj vjershe, ku thotë: “I lir tash je, o Promete i moçëm, / me maj t’i këputish prangat përmbi hekur / e t’kuptosh pse vdesin edhe poetët e sotçëm”. Kjo dhe vjershat e tjera që i përshkon kjo frymë mbesin xhevahire në vëllimin poetik “Papërdhokë e gurë faqokë” të poetit dhe meshtarit P. Vinçenc Malaj. Përveç këtyre vjershave kushtuar figurave të shquara të fesë dhe kombit, vjersha të përshpirtshme që i përshkon një lirizëm i shquar, konsiderohen edhe: “Jeta”, “Vdekja”, “Lumnija”, “Lulet”, “Pa titull”, “Koha”, “Alkimisti”, “Sizifi”, “Dashtnija”, “Shpresë”, “Lutje”, “Tri trishtime” etj. që spikasin lirizmin e hollë të poetit i cili vargjet e veta i mbrun edhe me mendimin e thellë filozofik që strehon në gjiun e vet përditshmëria dhe përshpirtshmëria. Natyrisht, misioni i poetit P. Vinçenc Malaj si meshtar, shëlbyes i Hyut, e kërkon një gjë të tillë nga ai dhe këtë mision poeti e kryen me besnikëri të madhe. Sepse, poeti thotë: “Jeta ka fillim / por s’ka mbarim” (vj. “Jeta”), duke aluduar në shprehjet filozofike të mendimit se jeta është flakë, zjarr, hi, tym... Ose vargjet për vdekjen: “Vdekje n’t’vërtet nuk ka / (...) Ajo, po, asht ekstazë / (...) shkapërcim prej shtegut n’shteg” (vj. “Vdekja”). Edhe koha lë gjurmë në shpirtin e poetit. Në meditimin e tij për këtë, thotë: “Hyjtë janë shumë larg, / atje nalt mbi maje, / mbi diell, mbi hanë, / përtej, përtej... / Kur i çoj sytë shpesh herë / atje në hatasi / i shof hyjtë kah lulëzojnë / n’kopshtije t’qiellës / për bukuri” (vj. “Koha”). Edhe dashurinë poeti përkufizon kështu: “Asht frymë e parë e jetës / e rrahje e mbrame e zemrës. / shkëndi, / zjarm, / ngrohtësi, / rreze hyjnore, / që çdo çasin prore / i ep amshim” (vj. “Dashtnija”). Këtë cikël vjershash të përshpirtshme, ku dominon fryma filozofike po e mbyll me vargjet: “M’a kthe, o Zot, / gëzimin e jetës / dhe epi kuptim të kenunit tem, / hapave të mij” (vj. “Lutje”).
Do të ishte mëkat sikur mos t’i zinim ngojet edhe vjershat: “Përrallë”, “Pesë dallndysha”, “Çerdhukëlla”, “Rrugës së qetë”, “Udhëtarë”, “Mbi vorr të Vangjelis”, “Rumisë”, “Hijerofania” etj. (pa logaritur këtu tri vjershat në gjuhën italiane) që se cila në vetvete mbërthen frymëzim, porosi që dalin nga shpirti i poetit P. Vinçenc Malaj, që nëpërmjet të këtyre vargjeve lartëson talentin që kishte edhe për këtë segment të artit poetik. Duke kënduar për dallendyshet, zogjtë, çerdhekullën (një lloj zogu), udhëtarët, lejlekët, fushat, brigjet etj. Poeti shpërndanë fantazinë e vet kudo, mbulon me të sfera synimesh, që duke na i dhënë nëpërmjet të vargjeve, di të pushtojë zemrat e njerëzve që donë artin e fjalës. Përshkrimin e këtyre elementeve poeti e bën me përkushtim të thellë. Mjafton ta ilustrojmë këtë mendim me strofën e fundit të vjershës “Rumisë” ku poeti thotë: “Përse Ti nuk je veç bjeshkë, / mal, pyll, gur, uj, / Ti je Fjala, / Ajo që e mësova prej nanës, / je eshtrimi, kuptimi i saj, / ma i këthelli, / aq afër / rrahazemrës seme!”, për t’u bindur qoftë në misionin e poezisë që shkruan poeti P. Vinçenc Malaj, qoftë edhe në vështrimin që poeti u bën fenomeneve të jetës dhe të natyrës që e rrethojnë. Dhe për fund, jo rastësisht libri “Papërdhokë e gurë faqokë” mbyllet me vjershën “Gjuha amtare” (e poetit italian Ignazio Buttitta, përkthyer nga P. Vinçenc Malaj), mbyllje kjo e natyrshme dhe shumë e qëlluar, kur kihet parasysh misioni i poetit, sidomos në vargjet e këtij vëllimi poetik, po edhe vepra e gjërë që la pas vetes ky krijues me dimensione të gjëra shkencore, kulturore, historike, letrare dhe artistike. Vargjet e kësaj vjershe (sikur t’i kishte shkruar vetë pena e P. Vinçenc Malajt, mbyllin këtë cikël krijimesh poetike, duke dhënë porosinë e gjithë krijimtarisë poetike të autorit, synim ky që i kishte vënë vetes tërë jetën. Duke parë kuptimin e këtyre vargjeve, pra të kësaj vjershe, po japim në tërësi, për ta përmbyllur jo vetëm këtë shkrim për këtë vëllim poetik, por duke mbyllur edhe kapitullin e feundit të krijimtasrisë së poetit P. Vinçenc Malaj në letrat shqipe, siç janë këto vargje aq kuptimplota, aq përmbajtësore, thuase rrodhen nga fundi i shpirtit poetik të meshtarit dhe poetit: “Një popullit / veniani prangat / zhveshnieni lakuriq / mbyllniani gojën, / asht ende i lirë. / qitnie prej pune / merrniani pasaportin / sofren prej kah ushqehet / shtratin ku flen, asht ende i pasun. / një popull / bahet i vorfën e rob / kur ia vjedh gjuhën / që i ka pasë trashigim prej të të parve: / asht i bjerrun për gjithmonë!”Nuk besoj të këtë përmbyllje më të bukur për një libër poetikë ku poeti si një bari i mirë dëshiron që t’i strehojë në një vathë gjithë vargjet e veta, në mënyrë që t’i ketë nën kontroll përherë dhe në çdo kohë.

P. Vinçenc Malaj

Një standard për të gjithë kombin

image Mehmet Elezi



Studiuesi Mehmet Elezi e konsideron si domosdoshmëri pasurimin e standardit të gjuhës shqipe
Një standard për të gjithë kombin
M.Elezi:Kurrsesi nuk duhet të përmbyset e nuk duhet të preken bazat e standardit, por duke qenë se ka përjashtuar gjysmën e vlerave qenësore të gjuhës shqipe, duhet të hapet duke ruajtur këtë bazë që ka.”

Studiuesi Mehmet Elezi e konsideron domosdoshmëri pasurimin e standardit të gjuhës shqipe. Sipas tij, nuk bëhet fjalë kurrsesi për përmbysje, por për një standard që u përgjigjet sfidave të kohës. “Ky standard u miratua në një shoqëri totalitare dhe u përshkua nga parimet oruelliane dhe nga filozofia marksiste-leniniste”, thotë Elezi.

 “Kurrsesi nuk duhet të përmbyset e nuk duhet të preken bazat e standardit, por duke qenë se ka përjashtuar gjysmën e vlerave qenësore të gjuhës shqipe, duhet të hapet duke ruajtur këtë bazë që ka”, thotë studiuesi Mehmet Elezi, duke shprehur kështu qëndrimin e tij mbi debatin e standardit. Sipas tij, pasurimi i standardit është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur zhvillimeve shoqërore dhe sepse është një produkt i krijuar në një shoqëri totalitare, me rregullat e asaj kohe. Sipas Elezit, standardi i shqipes duhet hapur për gjysmën e vlerave të qenësishme gjuhësore të lëna jashtë dhe për të debati nuk duhet kanalizuar te gegërishtja. Ndarjen e gjuhëtarëve në qëndrimin e mbajtur ndaj standardit, Elezi e justifikon më së shumti me ngarkesat politike, ideologjike, ngarkesat krahinore, nostalgjitë e ndryshme. Sipas tij, duhen studime serioze për pasurimin e standardit.

 - Konferenca shkencore e organizuar këto ditë nga Qendra e Studimeve Albanologjike prodhoi një debat në rrafsh të gjerë mbi standardin. Cili është qëndrimi juaj?    
Padyshim që hartimi i standardit ishte i domosdoshëm. Gjuha shqipe kishte edhe më parë një standard që është mohuar, ai i Komisisë Letrare të Shkodrës i vitit 1916-1917 që kishte filluar të konsolidohej, u kishte mbijetuar dy luftërave botërore, por që u fshi me një të rënë të shkopit, kur edhe për gjuhën shqipe filloi viti 1. Atëherë shqipes i duhej një standard, që është edhe sot një vlerë e padiskutueshme. Pa gjuhën shqipe ne nuk do të ekzistonim, por ky standard duhet të ishte dhe mund të jetë më i mirë për dy arsye: koha e shoqëria ecën dhe lind nevoja që të përshtatet në kushte të reja dhe së dyti, sepse ky standard u miratua në një shoqëri totalitare dhe u përshkua nga parimet oruelliane dhe nga filozofia marksiste-leniniste. Këtu nuk gjykohet standardi si një produkt i kohës së diktaturës, por ama si një produkt që është bërë me rregullat e asaj kohe. Në Kongresin e Gjuhës kanë qenë të gjithë gjuhëtarë, por nuk kanë qenë të lirë të diskutonin mbi gjuhën. Nëse sot mblidhen të gjithë nobelistët e botës dhe u diktohet se çfarë duhet të thonë, a mund të quhet ky kongres i nobelistëve? Është një standard i ngurtë dhe ka nevojë të rishikohet. Kurrsesi nuk duhet të përmbyset e nuk duhet të preken bazat e tij, por duke qenë se ka përjashtuar gjysmën e vlerave qenësore të gjuhës shqipe, duhet të hapet duke ruajtur këtë bazë që ka. Ky standard ka nevojë të përsoset duke pasur parasysh zhvillimet e faktorit shqiptar në rajon: në Shqipëri ka një dinamikë të jashtëzakonshme, ku dialektet, gjuha popullore, ajo e folur apo zhargonet ushtrojnë presione të vazhdueshme. Kosova është vend i pavarur e ka më shumë liri e po kështu në Maqedoni e Mal të Zi. Në këto rrethana lind nevoja e një standardi që t’u shërbejë të gjithëve, siç thoshte Çabej, një standard duhet të jetë për të gjithë kombin e jo për një pjesë të tij. Nga ana tjetër, jemi në një kohë të globalizmit, të internetit, të lëvizjeve të fuqishme dhe ky standard duhet të fitojë imunitetin e duhur për të përballuar këto sfida. Standardi ynë është shumë i ngrirë dhe e ka humbur deri diku autoritetin moral në shoqëri dhe të gjithë e quajnë normale shkeljen e tij. E përsëris që nuk bëhet fjalë për kurrfarë përmbysje.

- Nga diskutimet e fundit është krijuar përshtypja se i gjithë debati vërtitet rreth përfshirjes së gegërishtes në standard?
Nëse do të kishim një standard me bazë gegërishten dhe do ishte lënë jashtë gjysma e pasurive të toskërishtes, nëse Faik Konica dhe Naim Frashëri do ishin aq të vështirë për t’u kuptuar sa është sot Gjergj Fishta, unë përsëri do të kisha ngritur zërin për ta rishikuar këtë standard, por jo për të bërë përmbysje. Nuk është problemi i gegërishtes si gegërishte, por i gjuhës shqipe dhe pasurisë së saj. Nëse kanë mbetur vlera të gegërishtes jashtë, apo nëse do të kishin mbetur të toskërishtes, nuk e pësoi njëri apo tjetri dialekt, por gjuha shqipe që mbeti me gjysmën e mundësive të saj. Është fakt që gegërishtja flitet nga mbi 70% e shqiptarëve dhe është shumë vitale. Është mirë që këto pasuri në radhë të parë të përfshihen në standard.

- Si mund të pasurohet standardi?
Duke përthithur të gjitha vlerat reale që ka shqipja e që janë lënë jashtë. Për tetë vjet unë kam punuar i vetëm dhe kam hartuar një fjalor me 41 mijë fjalë. Nëse këtë punë do ta kishte bërë një ekip, do të kishte 81 apo 100 mijë fjalë. Në Kosovë ka fjalorë të vegjël që janë botuar dhe asnjë prej vlerave të tyre nuk është përfshirë në fjalorë normativë të gjuhës shqipe. Të gjitha vlerat e qenësishme duhen përfshirë, sepse është e qartë që ka forma të ngushta dialektore që nuk duhen bërë pjesë.

- Nëse flasim për këtë pasurim, atëherë duhet të flasim për rregulla të reja drejtshkrimore, fjalorë të rinj, tekste shkollore të reja...

Flasim për një drejtshkrim jo me rregulla të reja, por me rregulla të ripunuara, fjalorë të rinj që nuk përmbysin të parët, por që kanë më shumë pasuri e më shumë vlera.

- Kush duhet të ketë autoritetin për të sanksionuar vlerat që duhet të bëhen pjesë e standardit?
Kjo është padyshim çështje e gjuhëtarëve, nuk duhet bërë asgjë në mënyrë partizançe. Këtu mund të përfshihen mendimet e shkrimtarëve, gazetarëve, pjesës së inteligjencës që ka gjuhën si mjet të përditshëm të përdorimit. Sigurisht që duhen bërë studime. Nuk mund të njoftohet sot që do të bëhet një kuvend apo kongres për gjuhën. Kjo nuk mund të bëhet as pas 2-3 vjetësh. Në atë kuvend duhet shkuar me disa përfundime të qarta shkencore e pastaj të arrihet përfundimisht se çfarë do mbetet, çfarë mund të ndryshohet në mënyrë serioze e të studiuar.

- Ka rreth 20 vjet që thuajse nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Sa mundësi ka që të veprohet konkretisht në vazhdim?
Unë nuk e quaj të vështirë nëse të gjithë kuptojmë rëndësinë standardit nga pikëpamja gjuhësore, duke lënë jashtë ngarkesat politike, ideologjike, ngarkesat krahinore, nostalgjitë e ndryshme për standardet e së kaluarës ose për statusin e dikujt në të kaluarën. Nëse e marrim të gjithë seriozisht, e quaj një gjë të mundshme e të nevojshme.

- Në fakt, një pjesë e mirë e gjuhëtarëve e kanë kundërshtuar këtë konferencë dhe mbajnë një qëndrim tjetër ndaj standardit...
Më vjen keq që ka ndodhur. Nëse të gjithë do të mendonin për gjuhën shqipe pa ato ngarkesa për të cilat fola më lart, nuk mendoj se do kishte një ndarje të tillë. Me sa duket jo të gjithë mendojnë kështu.

- Çfarë prisni nga konferenca?

Pres një diskutim të hapur dhe një sensibilizim të rretheve shkencore në radhë të parë dhe të shoqërisë në tërësi për nevojën që gjuha shqipe t’u përgjigjet sfidave të kohës dhe kur them gjuha shqipe, standardi i saj.

VEJUSHA E ARKANIT DHE KULTURA SHQIPTARE

image Ceca Razhnjatoviq



Nga EMIN AZEMI


Rënia e ngadalshme e barrierave kufitare në kuptimin e këmbimit të ideve, vlerave e kapitalit, është një favor që duhet vënë në lëvizje. Maqedonia ka të nënshkruara disa protokolle bashkëpunimi me shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të rajonit. Por, nga ajo që mund të shohim në praktikë, pak po bëhet që këto dokumente bashkëpunimi të bëhen realitet. Ekzistimi i një hapësire kulturore te shqiptarët, ka qenë me vite të tëra një ëndërr. Të qenit të ndarë në pikëpamje shtetërore-administrative, shqiptarëve nuk ua mohon ambicien që të ngrenë në një nivel më të lartë bashkëpunimin kulturor.
Jo se atyre ua ka ndaluar dikush, por fitohet përshtypja sikur shqiptarët, sidomos ata në Maqedoni, janë bërë peng të politikave ditore që prodhojnë konjunkturat politike, ato që janë tash në pushtet dhe ato që dikur ishin. Një diplomat i huaj që shërben në Shkup ishte mahnitur nga performanca artistike e një grupi muzikor nga Tirana, të cilin kishte pasur rast ta shikojë në verën (e shkuar) të Ohrit. Por, atij i ishte dashur të shkojë në Ohër që të bindet se te forcat krijuese shqiptare ka vlera të krahasueshme edhe me ato botërore.
Lajmet e fundit nga Tirana e Prishtina tregojnë për disa paraqitje dinjitoze të artistëve të teatrit, muzikës e pikturës, në metropolet e ndryshme të botës. Ndonjë prej tyre madje është kthyer edhe i shpërblyer brenda një konkurrence të rreptë vlerash e afinitetesh krijuese të përmasave të përbotshme. Në Shkup si më dendur na rastis të shohim pllakate që lajmërojnë ardhjen e ndonjë ylli të folkut nga hapësirat e ish-Jugosllavisë. Madje, thuhet se dhjetëra taksi të Shkupi kishin bartur tifozë të çmendur nga Kosova, që kishin ardhur për ta dëgjuar vejushën e Arkanit, Ceca Razhnjatoviq.
Që të jetë absurdi më i madh, ishte Ministria e Kulturës e Maqedonisë ajo që ndau një shumë marramendëse parash për organizimin e këtij koncerti. Për vejushën e Arkanit u çua në këmbë tërë një ministri dhe mijëra shqiptarë për ta mbajtur gjallë frymën e një arti të deplasuar dhe të mykur. Aferim! Në Shkup kemi harruar kur është organizuar ndonjë koncert i Filarmonisë së Tiranës, ndonjë shfaqje teatrore e Prishtinës, apo është ftuar ndonjë shkrimtar shqiptar i kalibrit të Kadaresë, ndonjë artist i formatit të Belushit. Ne sikur jemi bërë pjesëmarrës të një histerie kolektive për të përtypur jovlerat që na i servon çarshia maqedonase dhe injoranca shqiptare (e injektuar në politikë). Sikur të kishim prurje më të shumta të vlerave krijuese shqiptare në Shkup, me siguri do të zbeheshin edhe stereotipet për shqiptarët që janë të ngulitura te një pjesë e opinionit maqedonas dhe te shumë diplomatë të huaj. Këta të fundit madje nuk do të kishin nevojë të shkojnë në Ohër "ta shuajnë etjen" për të dëgjuar a shikuar një trupë të shkëlqyeshme artistike shqiptare.
Një shërbim të keqafirmimit dhe bashkëpunimit kulturor ndërshqiptar po i bëjnë edhe disa kasnecë të bajraktarizmit nga Maqedonia, të cilët vetëprezantimin e tyre në Tiranë a Prishtinë e vendosin mbi do farë linjash monopolizuese, duke i mëshuar telit të përjashtimit të gjithçkaje që nuk është e rrethit a lobit të tyre krijues. Tashmë është bërë e modës që kasnecët e tillë t’i kenë "mediet e tyre", "kritikët e tyre" dhe "lavdëruesit e tyre" që prodhojnë "yje të vegjël" në orbitën e madhe rreth së cilës rrotullohet vetëm ylli i tyre i preferuar. Mediokriteti i tillë që paketohet si vlerë përfaqësuese është një ushqim i përkohshëm që mund të shuajë urinë e rastit, por kulturës shqiptare në përgjithësi i krijojnë tejngopje me pompozitete që janë shumë larg të qenit realiste e të paanshme. Shqiptarët në Ballkan nuk kanë vetëm politikanë dhe krijues mediokër. Për t’i ofruar ata të tjerët që kanë pak më shumë vlera, nevojitet një qasje tjetër, një menaxhim tjetër kulturor, i cili në asnjë mënyrë nuk do të duhej të ishte në duart e aparatçikëve partiakë.
Është mirë që CV-të e aparatçikëve t’i lëmë pa këtë pjesë të punëve shqiptare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...