Gani Xhafolli, jeton në Prishtinë. Është autor i më tepër se 30 veprave. Është editor i Shtepisë Botuse “Zef Serembe.” Ka qënë kryeredaktor i këtyreve revistave: “Zanore”, “Zog Mengjesi”, “Mollekuqe”, “Tempulli”, si dhe redaktor i disa revistave te tjera. Ka qënë nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtarve të Kosovës. Eshtë anëtar i Pene Qendres. Është shperblyer me shumë çmime në konkurse letrare për disa vepra në Poezi dhe tregime.
Nga libri në doreshkrime: “LAMTUMIR PIKE LOTI”
Lules së Egër
Nga Gani Xhafolli
MË MUNGON EDHE
LULJA E AJRIT
Jam i mbyllur në rrjetë
më ka marrë malli shumë
të shkoj në Teatër të Vogël
me të Ndaren nga Gjiri
pak aromë të Lules së Egër
e kemi në mes
në njërën anë është tymi
në tjetrën është loti
dhe jam i lodhur si Sizifi
më mungon edhe lulja e ajrit
edhe Eva e tretë
të reshurat më kafshojnë
me thika
DJALLIT NUK I RRJEDH LOTI
Piramida ime L.
më ka lënë nën
prush
të digjem 700
stinë
të ngrihem 1000
vjet
nën akull
vetmia më ndrydh
e shtrydh
Piramida ime L.
në fund të tri
pikëpyetjeve shet
shpirtin
djallit nuk i rrjedh loti
NJË ORË ZGJATË 666 VJET
Bora nuk është borë
koka nuk është kokë
koha nuk është kohë
pa E-në
mbrëmja nuk është mbrëmje
hëna nuk është hënë
unë nuk jam unë
edhe ëndrrat janë pa duar
një orë zgjatë 666 vjet
edhe dashuria është pa
ngjyrë
E KAM GRAMATIKË
TË QELIZAVE
Me të Ndarjen nga
trupi
do të pi ujë përsëri
në Kopshtin e Syve
me prozë
e dua të veshur edhe
me brymë
e kam gramatikë
të qelizave
ËSHTË LULE OKSIGJENI
Ofelia ime N.
është lule
oksigjeni
dhe hënë
e reve
unë jam një
degë e lotit
pa gjumë
pa mollën e
shpirtit
nuk më duhet
as koka
VETULLAT ME 99 NGJYRA
Dikush u beson qyqeve
dikush u beson korbave
+ lidhëzave të këpucëve
unë
vetëm vetullave me 99
ngjyra
dhe pres i lodhur nën
pikturë të bardhë
ngjyrat thërrasin sytë