*Ngjarja dhe personazhet jane te vertete, nuk jane zbukurim
*Nga turturturat serbe dhe argatet e tyre Nargimi ik ne Shqiperi me Hajredinin
*Nijaziu, nje langua shka me ca klysh te tjere e detyruan publikisht qe nga cepi i setres ta hjek shqiponjen dhe ta shkel plisin shqiptar
Nga: RESHAT BADALLAJ
Thonjte gjakpires te Serbise ishin te gjate per te bere cope-cope cdo qe shkonte ne dem te interesave te tyre. Syri vezhgues e kesaj kulshedre vezhgonte cdo cep te Kosoves. S´do mend se krah i forte i´u kishte bere argati i ca langojve qe punonin kunder shqiptareve qe nga ajo dite qe i kishte rene koka ne dyshek. Shqiptaret me kohe e kishin nisur vallen e lirise edhe pse ishin duarethate.Nderkaq,serbianet zoteronin makinerin e luftes. Kur plasi ne Prishtine, Demonstrata revulicionare morren pjese i madh e i vogel. Sehir benin vetem ata qe ishin denbabaden zagare te Serbise. Qent ishin te betuar ne rrugen e Satrabit Tito,shqiptare urrejtes, qe te vriste naten dhe te qante diten. Mbremjen e 11 marsit te vitit 1981, shpertheu ne mensen e studenteve, Une dhe Hajredin Muja dolem pa nje pa dy ne balle te kolones. Shih per kete, haberet i kishin dhane ne fshatin tim ne Zhur,ca tellalle qe flinin te Simiqi. Kishte shume te drejt kur thoshte MITRUSH KUTELI:"Fshati im rrenge me lugeter". Por, i beja pyetje vetes:Ç´dreqin ka fshati im me Serbine. Kur u kthyem ne fundjave nga Prishtina ne Zhur se ishim student filloi kalvari i dyshimeve. Pa zbritur nga autobuzi, Xhelalit, tani profesor ne Prizren, nje langua i thote:"Kush po e kerkon Shqiperine, le te thej qafen atje..." Ishte prekur tej mase i shkreti.
Zagaret serbiane i´u turren fshatrave te Kosoves, qe ishin 780 fshatra etnikishte te pasterta. Hijenat, lagje me lagje deremedere hynin dhe shanin cdo gje shqiptare.Shanin e shanin dhe benin konkurent se kush eshte me i zoti. Se cili po e merre bajrakun, per tí derguar procesverbalet ne UDB DHE NE kOMITET. Ne lagjen tone i detyronin ca tellalle qe te therrasin lagjen se sonte kemi mbledhje per t´i denuar armiqte e Serbise. Nje klysh shkruante me kalem procesverbalet dhe kur dilte u zgerdhinte tamam si qen dhe i thoshte qenitujk, Ymerit te Azimit:"Kije me pa shka kam shkrue per nacionalistat..." Dhe qeniujk i´a rrinte shpatullat. Ca klysh te tjere iá palonin kepucet dhe i´a mbanin setren udbashve.Ymeri i Azemit, zanatin e afijes e kishte nga babai qe ishte bashkepunetori i GOJKO POPOVIQIT. Kishin shume medalje nga serbianet dhe ecnin me fedellek. Qent nuk e dhane asnje fjale te keqe per barbaret serbe. Ne kupe te qiellit i ngrinin serbianet...
FILLUAN ARRESTIMET
Pas ketyreve te lehurave te langojve serbiane, kudo ne Kosove filluan arrestimet e "Nacionalisteve,seperatisteve,irredentisteve,shovenisteve..." Denimet nga me te ndryshmet, nga politikanet serbian:Azem Vllasi,Ali Shukriu,Sinan Hasani, Kole Shiroka, Rahman Morina , Mahmut Bakalli,Fadil Hoxha,Bajram Selani,Hysamedin Azemi... shtypi,Tv...
Lehnin sepse kishin te drejt,sepse paguashin per kete pune. Ne kete vale arrestimesh me morren. Muharrem (emri i vertete Rexhep) MEHMETAJ, ishte qaush ne stacionin e milicise serbe ne Zhur. E diel ishte. Me dorezoi ne doren e udbashit Zenel Celina.Zenel Celina ishte udbash me zë, SI SOJI I HYSEN PRUSHIT. Personalisht, nuk e njoh, por ne thonim MOS U BE SPIUN SI HYSEN PRUSHI. Se kush eshte Hysen PRUSHI, kerkoni me thelle ne google...
Vellaun tim e arrestuan Mitatin, Hajredinin poashtu. Ishim nja njezete persona qe nuk na linin rehat klyshte e Serbise.
Nje pasdite, "Te shpia e Xhevries", keshtu i thonim ne, e kapen edhe NARGIMIN. Nargimi i dades XhEVË, me kete emer njihet ne fshat,ne cepe te setres mbante shkaben e zeze, qe ishte therre ne sy per langojte serbian dhe plisine bardh ne koke. Plisi i bardh tamam si bora e pashkelur e Pashtrikut plak. Bandes se egersuar cetniko-serbe i prinin qentujk Nijaziu i Dalipit. Dalipi, ne kurthen serbe e qiti trimin Hasan Alin-Hasan Remnikun.Hasani u vra atehere vet i shati ne afersi te mullirit ne Kabash...
Me "Yrysh" e kapen Nargimin. Deshen t´ia shkulin me dhune shkaben nga setra. Dhe qentujk, qe kishin marrur disa dekorime nga Beogradi,bashke me ca xhandar qe kishin marrur me veti. I´a kapen plisin, i´a gjuajten ne toke. Shkile i thane. Jo, i´u pergjigj Nargimi. Shkile, shkile me bertim e detyruan i nxorren dhembet si qent e nkequr. Nargim Begaj,i dades Xhevë, nuk e shkeli,se nuk e shkeli. I rane qent deri kur u lodhen i bini ne sy te popullit. Do te shihemi prap i thane langojte e Serbise. Nargimi hunde e dhembe te thyer erdhe ne Zhur. E kishte shtri dada Xheve ne shtrate. Ishte pa babe. Te varfur deri ne palce, Qaza i vellau, nuk punonte se hiq nuk i´a donte shpirti punen. Dada Xheve ishte mbese e Topojanit te Shqiperise.Nderkaq, Hajredinin e kishte djal tete.
Nje nate vone u mblodhem koke me koke. Nuk jetohet me keshtu nga keta gjakepires. Po e marrim arratine. U vendos qe diten kur te mbahet turniri i futbollit ne muajin maj te ikin. Te ikin pertej bjeshkeve. Ne Shqiperi. Ne percjellje ishte Agimi i Istref Bajres-Badallaj.Ndarja ishte ne mal.E dhimshme! Ne ndarje Hajredini dhe Nargimi i kishin thene Agimit:HERE DO KUR DO DO TE SHIHEMI...
Ne Shqiperi i ndajne. Hajredini ne Tirane,nderkaq Nargimin e largojne ne Skrapar. I pari vazhdon degene e Muzikes dhe e mbaron. Martohet me Majlinden. Nargimi mbaron Fakultetin atje. Familjen dhe Zhurin e kishte marre malli. Jo te gjithe. Jo banden titiste-komuniste,sepse per ta ishim armiqe. Ca vite me von ky malle shuhet pak se TVSHQIPTAR ne programin e vitit te Ri, edha Hajredin Mujen si dirigjent. Ju tha ja ku jam ,jem gjalle...
Dhjete vjete me vone,Hajredini ilegalisht vjene ne Zhur vetem per dy nete, Ademin te vellaun nuk e gje, Ademi shume heret poashtu kishte qene ne Shqiperi, ne Fier, shtate vjete i shkreti kishte kaluar atje, nena i kishte vdekur. At bote une kisha dalur nga burgu, Shema me i vogli vella i Hajredinit, erdhi naten ne dere. Qeni linte me te madhe. Reshat, eja se nje "muzhde" do ma japish. Ka ardhur Hajredini,po do me u takua me ty. E pabesueshme.U takuam. Dinte cdo gje per ne,per burgun per vrasjen e zhurianeve me 28 mars 1989...
Shume me vone, NARGIM BEGAJ,vendos me gruan te kthehet ne Zhur pergjithmone. Nuk isha atje,isha larg afro 3000 kilometra. E takon NANEN dhe vellaun Qazen. Cmallet me ta. I deshpruar tej mase, kthehet prap ne Shqiperi. Nena behej vrere. Or, bir NANEN nuk e gje me te gjalle. Dhe vertet Nana e Nargimit,smurete per vdekje. E dergojne ne spital, si themi ne nga anet tona pa shpirte. Mjeket, i kishin thene Qazes se nuk ka shpetim i ka oret e numruara. Nuk i del se nuk i del shpirti. Qaza e lajmron Nargimin. Vjen nga Shqiperia e drejt ne spital, pa u ndalur ne Zhur. Hyne brenda ne spital. Te shtrati i vdekjes, Nargimi i thote:"NANE NARGIMI JAM". Vetem njehere i hapi syte, e shikoi dhe pa pergjigje e leshoi shpirti. NDJESE PASTE! Nargimi i´a vuri doren per t´ia flladitur shpirtin. Ishte vone. Ajo, iku per te mos u kthyere kurre me. Nargimit i mbeti peng qe nuk i´a dha te pakten nje gote uje...
Carcafin e beri uje me lote. E bene xhenaze dhe e varrosen ne Zhur. Ajo, iku me shume vuajte me shpirti ne qiell, me shume vuajte nga tradhtaret e kombit. Nargimi iku ne Shqiperi. I´a kishte lane amanet Qazes qe t´i dergoj lule dhe uje te varri...
NDERKAQ, TRADHTAREVE TE KOMBIT VETEM QENT PO I´A VIZITOJNE VARRET DHE I´A PSHURRIN ME LEZET!
Me shume respekt, RESHAT BADALLAJ
Evrope, 06/08/2011