2011-08-07

Romani "Dueli"

image Bekri Murselaj


”Dueli” i Agron Tufës,  një roman që shfaq idenë për menyrën e sjelljes 
ROMAN I DOMINIMIT
“Romani “Dueli” i Agron Tufës, të shfaq një pamje dhe përvojë të gjerë në sferën e jetës njerëzore, por në të njejtën kohë dhe praktikat dhe sjelljet e njerëzve se si dëshirojnë të përfitojnë dhe atëherë kur nuk munden dhe nuk e kanë pëlqimin e të tjerëve.”
Nga Bekri S. Murselaj
Dueli është një roman që shfaq idenë për menyrën e sjelljes dhe dominimin mes personave në mesvete.Romani “Dueli” që në titull të shfaq të paktën idenë dhe temën e tij, në vete.Ideja e dominimit në këtë roman zhvillohet përmes temës së dashurisë, ku dashuria bëhet arenë debatesh dhe idesh, që secili në mënyrën e vet e dëshiron dominimin ndaj dashurisë së femrës.Emri i romanit lakohet nëpër gjithë fabulën e romanit, vetvetiu duke përshkruar situata dashurie  nga më të ndryshmet.Vetëm në kapitullin Etleva Xh. hasim në një numër mjaft të madh konfliktesh, që të kujton një “Duel” të ashpër për të rrëmbyer zemrën e një vashe, duke përdorur të gjitha metodatë për të fituar duelin.Romani “Dueli” i Agron Tufës, të shfaq një pamje dhe përvojë të gjerë në sferën e jetës njerëzore, por në të njejtën kohë dhe praktikat dhe sjelljet e njerëzve se si dëshirojnë të përfitojnë dhe atëherë kur nuk munden dhe nuk e kanë pëlqimin e të tjerëve.Në kuadër të gjithë këtij mendimi të më sipërm që i dedikohet personazhit Fari Ferrës, personazhit në roman, që në një mënyrë apo tjetër t’ia rrëmbejë zemrën e Etleva Xh., dhe dëshira e tij për dominim dhe sundim në dashurinë e tij nuk tretej.

DUELI DUEL NË DYLUFTIM PËR DASHURI

Historiku, i “Duelit” për ta fituar dashurinë, vazhdon edhe më tutje, që gjithmonë “Dueli” i merr përmasat e një historie të thellë dashurie për një vashë, që ka një aventurë të pasur dashurie.Historia e një vashe aventuriere me emrin Etleva Xh. vazhdon të merr përmasa të gjera në jetën shoqërore.Kjo linjë e dashurisë që zhvillohet Brenda romanit, vazhdon të krijojë konflikte dhe duele mes njerëzish në mënyrë të pandërprerë .“Dueli” i Tufës, zhvillohet në një trinom konfliktesh, mes Maksit, Martin Geges, dhe Fari Ferrës.Maksi, që paraqitet si pretendues që mendon se ia ka fituar zemrëm Etleva Xh.,Martin Gega, që njëherit dhe është dashnor i Etleva Xh. por dhe shok i hershëm i Medarit (burri legjitim i Etleva Xh.).Kurse Fari Ferra, që paraqitet se kinse Etleva Xh. e dashuron, por në të njejtën kohë ai është vetëm një dhunues dhe njeri pa moral bashkë me shokët e tij.Trinomi që zhvillohet brenda romanit është një betejë shumë herë kacafytjesh si Martin Gega me Fari Ferrën, por nuk mungojnë as debatet dhe metodat që i përdor Martin Gega që vetem e vetëm të takohet mes Etleva Xh. Por si duket këtij “Dueli”mes trinomit në fjalë i ka paraprirë shumë dhe Etleva Xh. Ka kontribuar shumë me sjelljet e saj, duke i shfaqur dashuri të rrejshme Medarit, kurse Martin Gegës dashurinë e parë, që në fund futet Fari Ferra, që e dëshiron dominimin dhe ta fitojë duelin mes të tjerëve.

DASHURIA E KAPLUAR NË ËNDËRR

Tipi i ligjerimit brenda romanit ka një përshkrim të ngjeshur me biseda të shumta që zhvillohen brenda në roman.Ëndrra për një dashuri të pastër dhe kërkimi i lumturisë së vërtetë, e shfaq e gjithë fabula e romanit duke bërë shumë përpjekje për të arritur deri në synimin e të gjithëve që ta fitojnë dashurinë e plotë të Etleva Xh.-së. Ëndrra që ushqen Martin Gegën, që në rininë e hershme që ta ketë Etleva Xh-në  në krahët e tij që t’i falë dashurinë e plotë njejtë, sikurse edhe ajo e ushqen dashurinë e parë për Martin Gegën shokun e shkollës.Romanin “Dueli” e mbështjellë ëndrra si duket në tërësi, përshkak se të gjithë ambicien për kërkim të dashurisë së vërtetë të Etleva Xh-së e ushqejnë në veten e tyre, por dhe e shfaqin herë pas here sa herë që është nevoja për ta fituar zemrën e Etleva Xh-së.Filozofia e mirësjelljes së tyre, ndaj vajzës, në fjalë shfaqet shumë njerëzore përveç Fari Ferrës, i cili njihet për sjelljen e tij, arrogante i cili dëshiron që gjërat t’i çonë ashtu si don vet.Insistimet dhe aluzionet e ëndrrës i përcjellin në çdo hap personazhet e romanit.Ëndrra për t’ja shfaqur një dashuri të sinqertë Etleva Xh-së, nuk pushon pareshtur te asnjëri personazh, duke i marrë parasysh veprimet e çdo njërit, prej tyre me qëllim që të dalë fitues njëri prej tyre.Ëndrra i shtyn çdo njërin (Meksin, Martin Gegën, Fari Ferrën), që të marrin veprime konkrete si: Meksi ndërmerr veprimin e kërkimit të duelit mes tij dhe Matrin Gegës, Fari Ferrën, e shtyn ëndrra që të veprojë në mënyrë ç’njerëzore duke e dhunuar Etleva Xh-në, bashkë me shokë e tij cuba dhe të pa moralshëm duke menduar se me veprimet e tij e fiton dashurinë e vërtetë.Kurse kulmi i ëndrrës që realizohet brenda romanit, është momenti i ardhjes së Martin Gegës, në shtëpinë e shokut të tij, Medarit, i cili pritet si një mik shumë i  respektuar që kishte ndonjëherë kjo shtëpi. (Kolë Kukeli i ati i Medarit, dhe i zoti shtëpisë) nuk ishte në dijeni se çfarë ëndrre ushqen në shpirt miku i tij Martin Gega,  Jo rastësisht themise me ardhjen e Martin Gegës, në shtëpinë e Medarit, arrin edhe kulmi i ëndrrës, sepse këtu si duket ëndrra i merr përmasat e realesë, duke e marr për bazë takimin e shumë pritur mes Etleva Xh-së, dhe Martin Gegës, pavarësisht se për këtë takim pati mendime të ndryshme.

DUELI I TUFËS DUEL PËR FITORE

Jo rastësisht themi se romani “Dueli” është roman për fitore, sepse personazhet e tij secili në mënyrën e vet lufton dhe insiston për fitore të duelit, ndaj njëri-tjetrit.Por kur bëhet fjalë për një duel të fitoresë mes tyre atëherë mund të themise se Martin Gega, as Maksi, që ky i dyti që ftoi për duel nuk arritën fitore.Nga ky roman mësojmë se kur bëhet fjalë për fitore atëherë padyshim se Medari, mendohet se është më fituesi i duelit ngase ai ishte martuar me Etleva Xh. pavarësisht se a e gëzonte apo jo dashurinë e plotë të Etleva Xh. Medari.Kurse Martin Gega, që e gëzonte simpatinë dhe dashurinë e Etleva Xh ai nuk e gëzoi dashurinë e plotë të saj, edhe pse e jepte tërë mundin nga ana tij me qëllim që ta gëzon dashurinë e plotë dhe legjitime të Etleva Xh.Kurse Fari Ferra, paraqitet si njeri që e dëshiron fitoren dhe dominimin ndaj të gjithëve pavarësisht që vullneti i të tjerëve nuk përputhet me të tij.Fari Ferra, është tip i kategorisë së njerëzve arrogant që me çdo kusht e dëshiron fitoren në duel por mënyra e tij është e vrazhdë.Pavarësisht sjelljes dhe veprimeve të tij Fari Ferra, nuk mund të quhet në asnjë mënyrë fitues i duelit, por njeri arrogant dhe i dhunës.

(Autori vijon studimet posdiplomike në  Universitetin e Prishtines në  Fakultetin e Filologjisë)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...