2011-08-07

POEZI NGA SHAHABZE VISHAJ

 
PËRTEJ MUREVE

Të pashë
përballë gjykatores
përtej shkallës  7
këmbët të çonin
në shtratin e lëngimit
as hap i parë
as i fundit
nuk e donin lamtumirën
sa shumë panë sytë përtej syve
panë kristalet e zemrës së thyer
dhe buzëqeshjen e ngrirë
kot fshiheni nën lëkurën e gjarprit
se bebëzat e syve nuk mashtrojnë
as zemra që fal dashuri
nuk vdes

PUTHJA

Qysh herët
hodha hapin
të takohem me zemrën
që fal dashuri
në shtratin e saj
t’i puthnim rrezet
e hënës t’i thurnim
vargje bashkë


NDALESA

Ndalesa që e gjatë
murin  se kalova dot
se më fajësuan
pse të desha
më gjykuan
pse në damarët e mi
rridhte i njëjti gjak dashurie
gjatë prita
të ta shoh atë bebëz  syri
si anije pa busollë vërtitesha
në të njëjtat valë
e me vete thosha
shtegu i dritës s’është larg
ku do të shihet syri me syrin
dora do ta prek dorën e nënës
e zemra do t’i flas zemrës
për dashurinë e ndarë
u vërsulen drejt meje
hipokritë
t’ ma ndalonin shikimin
përtej ndalesës
unë dhe pse këtej ndalesës
notoja në bebëzat e syve tu
dhe lagia shkrumbin e moteve
me ujin e detit Jon

QERPIKU VAJTUES

Në ëndërr
çdo natë u takuam
te det i dashurisë
aty, biseduam
për fshehtësitë e maleve
për dhembjen e mallin
për mëngjeset e bardha
ku bryma e kopshteve
kishte venitur lulet e zemrës
te Mani i kuq
të prisja
ku fjala jote
hijet i kthente në jetë
e qerpikun vajtues
a mbante në shpresë

ETJA PËR TY

Çdo stinë që vinte
ishte me ngjyrë pikëllimi
shelgjet vajtuese
shtrinin gjethet
në kristalet e zemrës
e etja për ty
përtej murit
buzëve mu vuri
shkrumbin e vdekjes
sa herë ta putha emrin
ta zgjata dorën
kur hordhitë barbare
kishin hyr në Liqenin
e Mjellmave tona
çdo çast
mund të fundosesha
nga egoistët e kohës
mëngjesi agoi
me re të zeza
e dashuri rreth lotit
të ndarë kohësh

AROMA YTE

Te Qafë e Prushit
e ndjeva aromën tënde
e Bukura e Mëmëdheut
tani, më prit
të gjitha portat e dashurisë
janë hapur
ku do të përqafohen kujtimet
e loti i vjetër
do të bashkohet
me lotin e lotit të ri

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...