PERVJETOR
SI U VRANË IDRIZ (RAMADAN) KRASNIQI DHE ADEM (SELAM) BERISHA?
*Idrizi u vra me 7gusht, nderkaq Ademi u vra me 16 gusht 1998
Nga: RESHAT BADALLAJ
Bjeshket e Zhurit dhe te Opojes ushtonin nga pushket e hekurta dhe mamzerret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Koretniku dhe Pashtriku plake ishin deshmitare se si luftonin bijte e Lumës dhe te Verrinit dhe dridheshin nga ushtima e armeve dhe topave, qe shkau vetem keshtu merre udhen prape ne Shumadi, e assesi me politike poshtruese e nenqmuese qe nuk e njeh kombi shqiptare. Ndonese behej lufte e pabarabarte me ushtrine me gjakatare ne tere Ballkanin. Lisat e gjate binin sikur i godet rrufeja. Aty rane te mos vdekur kurre Nexhat Fanaj dhe Behamir Memaj,nderkaq, nga forcat serbijane rane Bojan Deliq,oficer shume i larte dhe gorani Rrustem Agushi,inspektor i larte i MUP-it.
Te pezmatuar tej mase,gjakataret serbe me polici e ushtri i´u turren si bisha te egersuara, fshatrave te Verrinit e Opojes, dere me dere. RRuges gjarperore Zhur-Opoje gjakataret serbiane me dylbi vrejne Idriz (Ramadan)Krasniqin nga fshati Billushe. Thone se Idrizi vetem 13 vjeqar me dy xhaxhallaret e tij benin roje, Mirepo, snajperistet vene ne nishan nga nje largesi e vrasin Idrizin,nderkaq dy xhaxhallaret e Idrizit mbesin te plagosur. Renja heroike e ketij djaloshi sypatrembur nuk do te harrohet kurre,qe gjakun e njome, te kolluar ia ktheu Kosoves qe ia kishte borxh. Idrizi u varrose ne vendin e lindjes ne Billushe me nderimet me te larta...
I qofte i lehte dheu i Kosoves!
ADEM BERISHA, nga fshati Buce i Opojes ishte dhendri i Zhurit. Shtepine e tij e kishte bere cerdhe e USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES,e rajonit te Verrinit, per bartjen e armeve kunder bandes kriminale cetniko-serbiane. Befasisht,fshati Buçe rrethohet nga ushtare e xhandare serbe. RRethimi ishte i hekurte dhe te ishe zog mali nuk do te mund te fluturonte. Ata,gjakpirsit kerkonin ta kapnin Ademi te gjalle, sepse e kishin nuhatur mire ferkemin e armeve. S´do mend se ky gjah ishte ndihmuar nga zagaret serbiene ndonese fshati ishte dhe eshte etnikisht i paster.
E kapen te gjalle Adem trimin.
Nuk pati kohe te kape mamzerren dhe te derdh plumba ne kokat e cetnikeve serbiane per te cilen ishte betuar. E dergojne ne kasaphanen e Prizrenit. Ne lokalet e sigurimit shtetror u perdoren torturat me c´njerzore qe nuk i njeh bota e civilizuar, per t´i treguar shoket, sepse Serbia i kishte oret e numruara dhe kurre per jete te jeteve nuk do te shkel me qizzme e ushtrise barbare dhe kepuce e xhandarmaris se shkaut dhe se me nuk do te degjohej fjale "Zdravo-Tungjatjeta". Ademi nuk e hapi gojen, per t´i treguar shoket. Deshironte te vdiste si i ka hije atdhetareve e jo te merre ndonje epitet me damke.
Kasapet e kesaj kasphane, ne shenje hakmarrje kunder Ademit, PERDOREN ELEKTROSHOKUN gje qe i shkaktuan celebrimin e trurit dhe si pasoje torturave te renda ADEM BERISHA, vdes me 16 gusht te vitit 1998 dhe varroset ne fshatin e lindjes ne Buce te Opojes, me nderimet me te larta,tamam si u ka hije trimave. Ademi ishte 37 vjeqar dhe pas vetes ka lene ne jete bashkeshorten Sheribonen, vajzat; Leonoren,Liridonen,Fatbardhen,Fellenzen dhe djalin Ednikun.
I qofte i lehte ketij martiri te lirise!
Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMËS" me seli ne Hanover,gjithmone i ka perkujtuar me pietet ka ndihmuar disa here me mjete materiale me moton:"T´I GEZOJME SOFRAT E JETIMEVE TE DESHMOREVE NE TREVEN E VERRINIT" DHE KA VURE KURORA LULESH..
Dhe krejt ne fund, LUMË AI QE VDES PER ATDHE!