2011-08-07



Poeti unë i  madh kombëtar demaskon të gjithë ata shqiptarë që rendin pas frankut, stërlinës dhe dinarit, duke braktisur vetëdijen kombëtare.

Sot vendin e frankut, stërlinës dhe dinarit e ka zënë euroja, së cilës i bëjnë temena të gjithë ata shqipfolës që kanë ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke (sipas fakteve që ka bërë publike zoti Kreshnik Spahiu), duke shkelur mbi nderin dhe dinjitetin e pararendësve të tyre shqiptarë.

 E kanë shitur veten për një dorë miell, që me 300 euro të pista greke të rrinë e të ngrohen në diell.
Kjo poezi e shkëlqyer e Gjergj Fishtës është demaskuese sidomos për klasën politike mercenare të Tiranës, e cila është vënë në krye të fushatës për shkombëtarizimin e shqiptarëve.
 
Përse larot e shovinizmit grekokaragjoz kërkojnë të vijnë si vëzhgues gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë dhe klasa politike mercenare e Tiranës hesht?
 
Dhe nuk ka burrërinë të kërkojë nga shteti i telendisur grek njohjen e minoritetit shqiptar në Greqi?
 
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
06 gusht 2011
 
Gjergj Fishta
 
28 Nanduer 1913
Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.
Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë
E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
............................................................................
Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi,
T'huejt mi qafë i a vunë themrën,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s'e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.
 


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...