2011-08-07

EKSLUZIVE :Rusia, kjo armike e betuar

image Kujtim Morina


Poeti Kujtim Morina boton vëllimin “Kthimi i syve”
Pikëtakimi    me  nantyren
“Krahasuar me librin e parë , vellimi i  dytë “KTHIMI I SYVE”,shënon një hap të ri në udhën e tij krijuese.”
Nga Bajazit Cahani
Poeti  Kujtim Morina, doli me librin e tij të dytë poetik me titull  metaforik “KTHIMI I SYVE”.Ndryshe nga libri i parë “DEHJE NËN MJEGULL”, këtë herë poezitë e tij i ka strukturuar në cikle, grupim ky sipas ngjashmërisë së motiveve.Në vend të një prologu, ka zgjedhur tre vargje të poetit FREDERIK RESHPJA, si paraprirje të gjashtë cikleve, që përbëjnë gjithë librin.Në ciklin e parë i thurë vargje natyrës hasiane, në të dytin-dashurise, në të tretin jetës urbane, pastaj ja “këputë” frejtë fantazisë në ciklin e katërt, për t’ia lënë radhën pikëtakimeve  me njerëz, qytete, vende e fenomene të natyrës, të  njerëzve apo me këngën popullore dhe e përmbyll librin me  motive të lira, ku mund të  kapi syni apo frymëzimi i poetit. Krahasuar me librin e parë, vellimi i  dytë “KTHIMI I SYVE”, shënon një hap të ri në udhën e tij krijuese.Tashmë ka zgjeruar gamën e frymëzimit dhe ka përsosur më tepër  arsenalin e mjeteve shprehëse.Motivet dhe vargjet i përshkon edhe një mendim i hollë filozofik, duke të ndalur më shumë për leximin dhe përjetimin e poezisë, çfarë na premton për të ardhmen një poezi edhe më të bukur, origjinale e dinjitoze mes botimeve bashkëkohore poetike. Poeti Kujtim Morina, kohët e fundit po merret edhe me prozë e përkthime.Edhe në këtë libër për redaktor ka prozatorin Petrit Palushi,njëherit dhe kritik letrar.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...