2011-08-13

ARKIVAT BOTËRORE PËR PROBLEMIN SHQIPËTAR.



Për herë të parë përmendet ne 1808 nga Gjeografi gjerman A.Zeune (cojne),emri i gadishullit të Ballkanit.Vjen nga turqishtja "ballkan-mal inati."

Mendojeni se sa dashamirës janë për njëri tjetrin ballkanasit ?



- Në vitin 1875 në Botimin e nëntë të Enciklopedisë Britanike si dhe në "Times" të Londrës 1878 nuk përmendet kurr Gadishulli Ballkanik,por Gadishulli Ilir (!) Nuk përmendet as në Fjalorin e Përgjithshëm Enciklopedik të shkruar në Paris më vitin 1879 nga Vivien de Saint Martin por përsëri gadishulli ilir.



- Studiuesi për Bizantin BURY - anglez përherë e përmend Gadishulli Ilir Nga del pra KOSOVA që qënka e serbëve kur pasardhësit e ilirëve jemi nè dhe vetëm nè.



- Në Vjenë më 1913 një studiues kroat Millan Shuflaj shkruan tek vëllimi i parë "Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia " që të gjitha informacionet për këtë

vend e për këtë komb na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë¨...(!)



- Ka nga shkrimet e normandëve të lashtë se kur erdhi në brigjet e Shqipërisë Robert Guiskardi , përdorej e shkruar gjuha shqipe ! Si neglizhentë të tillë shqipëtarët janë të vetmit popuj të lashtë të europës juglindore që nuk kanë as monumente kulture dhe as arkiva kombëtare.Një dorë tepër tinzare i ka plaçkitur ato ! Ndërsa të shkolluarit shqipëtarë kanë punuar përherë jashtë teritorit etnik të saj dhe kanë shkruar gjithmonë në gjuhë të huaj (!) Estienët - familja e shquar e filologëve francezë është me origjinë shqiptare siç është dhe Koçi Bej - "Monteskieja i osmanëve " nga Korça (!)

Ky informacion na vjen nga studiuesi i shquar gjerman Franz Babinger në vitin 1927 tek " Die Geschichtsschreiber der Osmanen ," botuar në Leipzig (fq.184).



- Fatkeqësisht në kapërcyell të viteve 1918 kur përfundoj Lufta e Parë Botërore , Sekretari i Shtetit Amerikan asokohe zotri Robert Llansing kishte përshtypjen se Shqipëria ndodhej diku në Amerikën e Jugut .(!)



- Wiliam Shakespeare skenën më të bukur të komedisë së anglezëve "Nata e dymbëdhjetë " e vendos në ILIRI .



- Në vitin 1913 kur në dhomën e lordëve u pyet delegacioni shqipëtar djallëzisht : - ja po u japim të drejtë të qeveriseni, po çfarë do eksportoni që të paguani shpenzimet e qeverisë suaj ? Dikush u përgjigj me ironi : - Gurë ! Ejani vizitoni Shqipërinë të shihni se sa vend i begatë është !?...( arrogancë kur dihen pasuritë tona). Mbajmë vendin e dytë në botë për rezervat e kromit(!).



- Në Londër më 1927 boton Paul Edmonds " To the land of the Eagle " ku Shqipëria atnike quhet "kopështi shkëmbor i Europës Juglindore " thotë : Zotërinj të nderuar në Fushën e Martinajve që etimologjia sërbe e quan Triepçe - të Kosovës prodhohet 24.37 % e arit europian .



- Po në vitin 1927 në Shtutgart Hartografi Gjerman Herbert Louis e krahason Shqipërinë me Kaliforninë e Jugut .Bregdetin e saj perlë .



- Në vitin 1813 Lordi Brauton - mik i Lord Bayron me emrin Jacobs Hobhouse, boton " A Jorney through Albania " ( vëll .I fq.137 ) tekstualisht që: Kultura e shqipëtarëve mund ti kishej zili dhe nga europianët më të qytetëruar .



- Ndërsa, ja se çfarë shkruan zonja Edith Durham në 1920 tek: "Tëenty Years of Balkan Tangle" apo në vitin 1905 tek

"The Burden of the Balkans" , ( fq.,124 dhe fq.217 respektivisht krahasohet ky vend e ky popull me Uellsin e Veriut (!)



- Kur dihet shovinizmi i Kishës Ortodokse Sllave - Jyrien de La Gravierë na sjell tek "La station du Levant" në vitin 1876 vëll II.fq.89 lluksin e mentalitetit shqipëtar duke shkruar " ...Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër se sa i ndan feja ."



- Ndërsa Hobhouse në f1q.147-148 të " A Jorney through Albania" na bën të ditur se nga viti 1878 deri më 1920 ( Lidhja e Prizrenit dhe Pushtimi Italian ) ,grekët e serbët pretendojnë se nuk ekziston kombi Shqipëtar (!) ... Fuqitë e Mëdha kanë qeshur me ta. Biles një diplomat europian i pyeti :- a ka dallim kisha greke nga kombësia greke, apo kisha sërbe nga kombësia sërbe ?..."



- Në vitin 1914 Weadham Peacock tek vepra e vet "Albania : The foundling State of Europe" ,(fq.177) na bën të ditur : " Vetëdija europiane e njeh kombësinë shqipëtare.Por ndërmjet sllavëve dhe tyre ka disa shekuj hakmarrjeje.Shqiptari e sheh sllavin si pushtues dhe grabitës. Ndërsa sllavi e sheh shqiptarin si njeri të padëshirueshëm. Duke patur një përparsi tepër të çmuar që sllavi është treguar më i shkathët në shkrimet e veta, ndonse ka ardhur në mes shekujve VII e XI-të,duke e gjetur shqiptarin autokton(!),e konsideron shqiptarin si bandit dhe grabitës të fshatrave sllave ( !) .Në fakt -vazhdon autori - tjetër kush e ka mizën nën kësulë ..."( në nderim ka marrë emrin PEACOCK kompjuteri portativ - lap top shenim i imi - A.Doçi)



- W.M.Leake në vitin 1804 boton në Londër "Travels in Northern Greece" ( vëll.I.fq.43 ) që " Ndrysh nga kombet e tjerë të gadishullit që dallojnë thellësisht besimin fetar,shqipëtarët nuk thonë as jemi turq,as jemi të krishterë , por thjeshtë e prerazi jemi shqipëtar ! Sa dinakëri treguan Akademia e Beogradit , çupriloviqët , e rankoviqët kur dëbuan 500 mijë shqipëtarë gjoja se ishin turq në vitin 1956 ¨.



- Kleriku i Lartë i Kishës Angleze Hirësi e Tij T.S.Hughes na shkruan në veprën e vet "Travels in Greece and Albania" (bot.2.vëll.II.fq.108 Londër 1830 ) se Burrat më të Mëdhenj të Turqisë janë me origjinë shqipëtare(!).



- Historiani i Kryengritjes Greke Xhorxh Finlej pasi analizon karateristikat dhe cilësitë e shqipëtarëve në krahasim me fqinjët e vet na tregon tek "Histori of Greece " (bot.Oksford 1877 vell.VI.fq.31 ) se Shqiparët e donin të vertetën dhe ishin të ndershëm .



- Në librin e vet "Turkey and ist People" Edëin Pears bot.2 fq.167 në Londër vlerson 5 cilësi të shqipëtarve që janë: PAVARËSIA,KALORSIA,MIRËSJELLJA,TOLERANCA dhe BESNIKËRIA Shqipëtarët nuk janë turma dhe as primitivë !



- 14 nëntor 1908 mblidhet në Manastir Kongresi Alfabetit (shif gazetën “Dritë e Selanikut” botues Mit’hat Bej Frashëri – sekretar general i Komandantit të Përgjithëshm të Rumelisë.) President i Kongresit Abat Prend Doçi, Kryetar i Kuvendit At Gjergj Fishta OFM, Kryetar i Komisisë Kombëtare për alfabetin (njiherit përfaqsues i arbëreshëve Luvigj Gurakuqi. Meqë Abat Doçi ishte në arrest pa leje dalje nga Shkodra, propozon që kryetar të zgjidhet “vllau jonë toskë, biri i Avdyl Bej Vithkuqarit (Frashëri) si kryetar. “Unë gabova rëndë – shkruan botuesi Avdyl Frashëri tek gazeta e tij “Dritë e Selanikut” në nëntor 1908;- sepse morra me vehte ambasadorin turk dhe atë të Carit të Rusisë. Mandej hodha mejtimin tem për të pëlqyer ja harfet turçe, ja ciriliket e orthodhoksië. Por burri i mënçur perëndimor Luvigj Gurakuqi ngulmoi të bëhet llatini. Ndërsa i shquari Dom Ndre Mjeda, si kryetar i shoqërisë “Agimi” i shkolluar në Zagreb, na propozoi jekratishten (allfabethin kroato – slloven me bishta nën shkronjën S apo mbi shkronjën C. Për të thënë SH apo Ç të fortë)



- Lexoni në revistën "ALBANIEN" botuar më 1927 në Shtugart ku Herbert Louis na citon: "Në Shqipëri nuk ka masa indiferente.Atje çdo individ është i gatshëm të marrë nismë të fuqishme. Shqiptari e ka ndjenjën e vetëbesimit më të fortë se çdo gjë !..." Sa bajate dhe e pakripë,sa e ndryshkur dhe e mykur tingëllon ajo që ligësia e diplomacisë shovene e arrogante i quan shqipëtarët si "të pa zot për tu vetëqeverisur " .



PSE LAKMOHET KOSOVA!?

Pasuria e saj është sipas shifrave të mëposhtëme të marra nga burimet e sigurta të Europës.

Pb dhe Zn rreth 75.2% të Europës (50 miljon ton)

Au, Argj, 100% të ishjugosllavisë

Galium, germanium. Talium, selen, telur (20% të arit në botë)

20 miljon ton Nikel.

7 miljon ton mangan, borr, zhivë, barit, azbest dhe mikë. Rreth 1.200 t/vit x 1200 usd/toni= 8.400.000.000. usd/vit kjo e barabartë me 12 fishin e borxhit kombëtare prej 600 miljon usd të Firmave piramidale.

450 mijë hektarë pyje!

24 vjeç mosha mesatare. Mbi 5 fëmijë për çdo familje!

Vrasjet e linçimet në Kosovë dy fishuan vdekshmërinë në 90 vetë për 1 mijë banorë kur ishjugosllavija e kishte 40 vetë/1 mijë banorë.

260.ooo vetë papunë!

1914 u vran¨60 mijë vetë. dhe u vendosën 60 mijë kolonë serbë.

Grabitën 200.000 hektarë tokë.

Më 1941 u përzunë 250.ooo Shqiptarë drejt Azisë e Turqisë!

Nuk duhen harruar!

Komitetit i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës 1918 -1924 me pjesmarrjen:

Djelmnia e Shalës me në krye Mehmet Shpendin 32.ooo luftëtarë.

Trupat e Is Boletinit 72.000 luftëtarë

Më 1920 u fitua beteja e Llapit!

1923 u çlirua Drenica e Zagorthi

Më 1933 mbas 10 vite lufte arriti Sërbia të vendosë thundrën e vet duke djegur e shkaktrruar.

Më 8 shtator 1943 u firmos dhe u vendos Pakti i çlirimit të Kosovës Shqiptaro - Gjerman, por pllakosën brigadat e kuqe, u masakruan 5.000 në Tivar dhe 3.000 në Gjilan.(Lexoni testamentin historik të Shaban Haxhi Pacit (Demaliaj) komandant i brigadës së 7 shqiptare, ku tregon tradhëtinë e komunistave shqiptarë duke e lënë Kosovën në duart e serbëve)

Shëm: Ju rekomandoj vepren gjigande te FAIK BEJ KONITZA, ku janë hedhur fakte dhe 50 vite radhazi nuk i ka botuar Instituti Marxist - Leninist i Nexhmije Xhuglinit.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...