2011-08-07

A DUHET TË PADITEN SHTETET, QË COPTUAN SHQIPËRINË 1865- 1913?

image Shqiperia Etnike


                                      A DUHET TË PADITEN SHTETET, QË COPTUAN SHQIPËRINË 1865- 1913?
                         Vendet e demokracive të sotme duhet t’i njohin padrejtësitë e bëra ndaj popujve të vegjël  në kohë              Musa Tartari
      Padrejtësitë që i janë bërë Shqipërisë nga fqinjët dhe fuqitël e mëdha, nisin, qysh në luftën Ruso-Turke, 1865. Pasi Rusia e fitoi këtë luftë, nën presionin e saj, Anglisë dhe Francës, Turqia i lëshoi Greqisë 200 ishujtë me popullsi shqipfolëse. Pas 13 vitesh, më 1878, Turqia u mund në luftën tjetër nga Rusia dhe, me Traktatin e Shën Stefanit, fituasia vuri kushtet rëndues ndaj humbësit, por Turqia nuk e ndjeu shumë këtë humbje se kishte shumë toka shqiptare dhe, këtu nis coptimi i dytë i madh i Shqipërisë.
      Shqipëria në këtë kohë, ku bukës i thuhej bukë dhe ujit ujë, numuronte 180 mijë kilometra katror dhe popullsia nuk binte nën 4 milionë banorë. Qëndrimi armiqësor ndaj Shqipërisë, ka qënë gjithnjë si bllok i tërë fuqive të mëdha: Rusisë, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe kjo u duk në Kongresin e Berlinit, ku në krah të Shqipërisë doli vetëm mikia e sinqertë dhe e paharruar, Austro-Hungaria. Kjo mbrojtje e Austro_hungarisë, vërtetohet qysh në marrëveshjen e Raihshtadit mbajtur në Çeki 1876, kur kishte nisur lufta e Serbeve dhe malazezëve kundër Turqisë. Veç të tjerave, pika thelbësore e kësaj marrëveshje, ishte se në Ballkan nuk kishte për t’u krijuar shtet i madh sllav, pas disfatës, që mund t’i ndodhte Turqisë… Në këtë marrëveshje, çështja shqiptare, për herë të parë, nën ndikimin e Austrisë, gjënë shprehjen ndërkombëtare dhe kërkohet krijimi i një Shqipërie autonome në Ballkan dhe mund të krijohej për krah Bullgarisë dhe Rumelisë. Prap në rast disfate të Turqisë nga sërbo-malazezët. Kur luftën e fitoi Rusia me Turqinë, pika mbi çështjen shqiptare u harrua dhe nuk u përfill fare nga pala ruse. Ndërsa Austro-Hungaria e mbrojti e vetme dhe po kundër të gjithëve u ngrit në kundërshtimin e planeve të fuqive të mëdha dhe shovenëve për zhdukjen e Shqipërisë..
     Qysh sa kishte nisur luftën, Rusia kishte marrë përsipër ta dobësonte Rusinë në Ballkan dhe Azi dhe, krahinat e begata shqiptare, që ua njihte vlerën, t’ia rrëmbente asaj dhe  ortodoksët e  vegjël, t’i bënte të mëdhenjë. Dhe Sërbia, Mali i Zi dhe Greqia, të ngrinin shtetet e tyre në tokat shqiptare.. Dhe Turqia, për të ruajtur paprekshmërinë e kufinjëve, që i njihte për të saj, i lëshoi Rusisë gjithë krahinat shqiptare në jugë, në veri dhe në lindje të Shqipërisë si të pavlera dhe ia dha Sërbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.. Derë më 1913, Shqipërisë, vetëm me përkrahjen dhe mbrojtjen e Austrisë, Shqipërisë i ngelën 28 mij kilometra katrore dhe u nda në pesë shtete..
     Kufinjtë e Shqipërisë më 1878 shtriheshin:
    Në Veri ndaheshin me rrjedhjen e ujit të Moravës, ku përcaktoheshin nga qytetet dhe krahinat autoktone shqiptare:
   Nish, Leskoc, Topolicë,  Vranjë.Këta qytete përmblidhnin në gjirin e tyre popullsinë autoktone shqiptare.
  Topolica përmblidhte rrethet: Prekuplesë, Dobriq, Kosomicë, Jabllanicë, Pushterekë, Krushmushi..
  Vranjën: e përbënin popullsitë e krahinave:Pushtarekë, Leskockë, Gordolicë, Masança, Inegoshtë.
  Nishin: e përbënin krahinat: Perote, Qupri, Paraqini, Uzhicë, Vrushicë. Aliksimec, Karanovë.
  Në Lindje:
  Kumanovë, Prelep, Gostivar, Manastir.
 Në jugë:
Traktati i Shën Stefanit, futi në rrethin e kuq krahinat shqiptare nga më të begatat: Konicën, Janinën, Prevezën, Artën, Pargën. Malit të Zi iu dha Ulqini,Tivari, Podgorica..
   Nëqoftëse ndokush dyshon në toponime, se shumët janë sllavë, të kujtojë se Car Dushani, gjer te Car Nemaja, në vëndet që pushtonin një krahinë të lirë, menjëherë toponimet evëndit  zëvëndësonin me ato sllave edhe pse popullsia vëndëse ishte autoktone. Nuk ishte sllave, por shqiptare. Nacionalizmi sllav kishte veçantinë e çuditëshme, që nuk hoqi kurrë dorë.. Detyra e parë e gospodinëve, sa ngulnin këmbën në tokën e huaj, ishte mohimi i emrimeve të mëparshëm.
      Këto krahina shqiptare, ku të shumtat u emruan me toponime sllave, lënë qysh nga carët e mëparshëm, që i kishin pushtuar, Turqia me lehtësi ua dorëzoi rusëve dhe ata, tërë gaz dhe hare, ua dhuruan ortodoksëve sllavë të jugut dhe atyre helenë..
     Sërbia sa i futi nën sundim tokat shqiptare: Nishin, Novi Pazarin, Novobërdën, Vranjën,, Krushmushin, me njëherë nisi genocidin kundër mijra e dhjetra mijrave shqiptarëve me drejtimin për në Turqi.. Vetëm nga Beogradi dëboi 150 mijë shqiptarë autoktonë, që flisnin gjuhën e të parëve. Malit të Zi më 1878 iu dhanë Ulqini, Tivari., gjithë bregdeti shqiptar. Gjer më 1913 Sërbisë iu dhanë Kosova dhe qytetet shqiptare të Maqedonisë:Shkupi, Ohri,. Të tre shovenët e ndihmuar nga Rusia dhe fuqitë e mëdha, i rrëmbyen Shqipërisë, 152 mijë kilometra katror. Nga këto:
     Sërbisë iu dhanë afër 80 mijë kilometra katror.
     Greqisë 67 mijë kilometra katror.
     Malit të Zi 7000 kilometra katror.
   Dihej as Sërbia, nuk mund të bashkëjetonte me shqiptarët e vënë në skllavëri kur tokat e tyre u quajtën sërbe, Ndaj menjëherë Sërbia nisi genocidin bargar, pastrimin etnik.Dhe nga 1878- 1950 Sërbia dëboi mbi 2.3 milionë banorë dhe i dërgonte në Turqia. Turqia, ndoshta për hakmarrje nga që ishin turpëruar nga Skënderbeu një perqandori dhe dy sulltanë të mëdhenjë, i pranonte si turq dhe jo si shqiptarë
    Shtetet që përdorën në bllok tragjedinë kundër Shqipërisë dhe që duhen të paditen për krimet, që bënë ndaj saj janë:
   !. Rusia. Sa ia rrëmbente krahinat shqiptare Turqisë, ua dhuronte Sërbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Pra, shkaktare e rrëmbit  të tokave shqiptare dhe pazaret me dy të tretat e tokave të Shqipërisë, është Rusia, që i ushqeu mirë shovinistët fqinjë
  2. Turqia, që sa mundej nga Rusia tokat shqiptare ia jepte asaj dhe ajo i përdorte për pazare me sllavët dhe helenët. Në luftë me të tjerët, Turqia e shtonte më shumë egërsinë ndaj shqiptarëve, madje qysh nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1912, asnjëherë s’i zbuti sulmet ndaj shqiptarëve.. Shqiptarët e dëbuar nga sllavi dhe helenët, nuk ua njihte etninë shqiptare, por i pranonte si turqë. Shqiptarët që i dinte se ishin të tillë dhe mbi 3 milionë, i shpërfilli, i poshtëroi, sa nuk u njohu as  të drejtën e kombësisë, gjuhës, shkollimit. Madje nuk u njohu as të drejtën e minoritetit.
    3. Sërbia që masakroi mbi 140 mijë shqiptarë dhe dëboi nga trojet e të parëve, për në Turqi, gati 2.3 milionë shqiptarë dhe u bë pushtuesi dhe skllavëruesi më i pamëshirshëm për shqiptarët.
    4. Greqia që i ndante shqiptarët në myslimanë turqë dhe ortodoks grekë. Ajo rrëmbeu tokat më të begata dhe u mohoi shqiptarëve kombësinë dhe gjuhën e nënës, historinë.. Greqia përdori genocidin më barbar ndaj shqiptarëve, që u rrëmbeu pragjet dhe i vuri nën skllavëri.. Pipineli grek, paraqiti para kombeve, që e kishin coptuar Shqipërinë, planin më mizor, më anti njeri atë të zhdukjes së Shqipërisë dhe rrëmbimin e tokave të ngela nga Greqia, Sërbia dhe Italia,. Dhe kur kjo nuk u arrit, se e hodhi posht Presidenti Yllson, Greqia përdori barbarinë… Ata që nuk e pranonin gjuhën dhe besimin ortodoks, i dërgoi në ishujt e vdekjes, të tjrerët i përzuri për në Turqi, ndërsa të trëmburit nga dhuna e pabesia, i ktheu në grekë. Egërsia greke nuk u ndal edhe kur kryeministri Pangallos, me origjinë shqiptare (arvanitas), e ndali genocidin për në Turqi. Por genocidi më tronditës, më antinjerezori, që nuk e tërhoqi fare vëmëndjen e ish fuqive të mëdha, është ai mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë, ku edhe sot, kjo popullsi është muhaxhiria më e përbuzur në botë. Edhe sot, bota demokratike, Evropa plakë, ende nuk shqetësohet nga krimi më antishqiptar dhe gjithnjë i beson gënjeshtrës së paskrupullt greke, se gjoja Çamët kanë qënë kolaboracionistë. Atë që bënë krerët e ushtrisë, ku gjeneralët krijuan ushtrinë prej 30 mijshe dhe e vunë në shërbim të gjermanëve. Pra, ata ishin kolaboracionistë të pushtuesit, ua hodhën çamëve, duke i quajtur ata kolaboracionistë. Evropa e pabesë ndaj Shqipërisë, edhe këtë krim të zhdukjes së një popullsie të tërë, e pranoi si të drejtë.
      5. Anglia, Franca, Italia, Gjermania, nuk hoqën asnjëherë dorë nga ndihma dhe  përkrahja për dy shovenët, armiqë të  Shqipërisë: ndaj sllavëve dhe helenëve. Madje edhe kur Yllsoni e kundërshtoi zhdukjen e Shqipërisë, paraqitur nga ministri jashtëm grek, Pipineli dhe Shqiëria shpëtoi nga miratimi që i bënë fuqitë e mëdha të Evropës për zhdukjen e Shqipërisë dhe dhënien e saj: Sërbisë, Italisë, Greqisë, këto shtete ndoqën rrugën tjetër, atë që kërkonin shovenët. Në mënyrë të fshehët, në Prill 1915 organizuan në Londër, fshehur nga SHBA, Traktatin e Fshehët të Londrës, që përsëritej  zhdukja e Shqipërisë. Këtë traktat e mbajtën në fshehtësi dhe pritën sa të krijoheshin kushte lehtësuese për realizimin e tij, gjithnjë të trëmbur nga Yllsoni.
     Si dëshmitarë për të vërtetuar padrejtësitë e bëra ndaj kombit shqiptar, si mbrojtëse të interesave shqiptare nga pabesitë e shovenëve dhe fuqitë e mëdha të Evropës,duhet ta marrin për sipër:
      1  Austria, se ajo ishte në dijeni të planeve antishqiptare të bllokut  për coptimin e Shqipërisë dhe i kundërshtoi me forcë. E mbrojti çështjen shqiptare, qysh gjatë Traktatit të Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit dhe deri më 1913. Dhe kështu ngeli mikia e madhe e Shqipërisë.
     2. SHBA, presidenti i së cilës Yllson, demaskoi planet për zhdukjen e Shqipërisë. Vetëm ai e mbrojti qënien e kombit vital shqiptar në Ballkan. Përballë të mëdhenjëve të Evropës, u vunë vetëm SHBA dhe Austria dhe asnjë nuk gjeti kurajo të kundërshtonte planet kobëzinjë ndaj Shqipërisë. Por nuk pati edhe shtet evropian të ngrihej dhe të kërkonte zbatimin e Traktatit të fshehët të Londrës për zhdukjen e Shqipërisë! Fuqia e përfaqësuesit të shtetit të demokracisë së madhe, Yllsonit, nuk mund të përballej nga  shtetet me mëndësi pushtuese dhe skllavëruese për popujt e vegjël, mbrojtësit e shovenizmit..
     Sot në botën tepër të ngatërruar, ka personalitete dhe diplomatë, që thonë se “ngjarjet e padrejta, bërë nga njerez e ngjeshur me ligësinë e shoveizmit, u takojnë kohëve të kaluara! Janë vendime që janë marrë atëhere, kur shumët gabonin dhe tani nuk mund të gjykohe për ta! Me që janë vendosur kufinjtë që atëhere, pamvaresisht sa popuj u futën në darën e skllavërisë, vendimet nuk mund të diskutohet, ashtu siç nuk do diskutohet as ndryshimi i kufinjve!?. Drejtësia që u vendos atëhere, në fronte lufte, tani nuk mund të vihet në dyshim!?”. Kjo është si mbrojtja e teorisë së “ Mos ndryshimit të kufinjëve!” kur dihet se ky absurd u hodh poshtë qysh me prishjen e dy “perandorive sllave, asaj të B.S. dhe asaj të Jugosllavisë!. Dy popuj, ku njëri është pushtues dhe tjetri i pushtuar, nuk mund të kenë bashkëjetesë të gjatë në skllavëri. Këta të dy, përveç padrejtësisë që e shton nënshtruesi, i ndan edhe gjuha, etnia,, historia. Nënshtruesi nuk mund ta ushtroi lirë dhe si më parë skllavërinë, shtypjen. Kjo po ndodh tani, me shqiptarët….
     Bashkimi i popujve të coptuar dhe skllavëruar dhe të mbajtur nën dhunë, me kombin e ndarë prej tij, është stabilitet, qetësi për popujt përreth. Qetësi dhe harmoni nuk mund të ketë kurrë midis shtetit që mban në skllavëri edhe viktimën (krahinën e pushtuar) që nuk ia njeh të drejtën e gjuhës, etnisë, historisë,, legjendës… që nuk lejohet të bashkohet me kombin. Kjo e prish edhe qetësinë e përjetëshme të kombit që është coptuar dhe nuk përfillet t’i kthehen pjesët e grabitura. Të vihet në vënd padrejtësi e bërë.. Heshtja ndaj padrejtësive të dukëshme, nuk mund ta ndali  hovjen e popujve për të qënë një dhe jo më të coptuar…Ndaj vjen një mditë dhe urrejtja ndizet dhe nuk shuhet më.për pushtuesin dhe shtypësinë e lirive dhe mohuesin e të drejtave kombëtare…Tashmë të drejtat e mohuara në vite, nuk kërkohen më ndaj të vegjëlve, por edhe ndaj të mëdhenjëve. Dhe të mëdhenjtë e Evropës, që dje bënë pazare me tokat shqiptare, duhet ta dinë, se shqiptarët ende janë skllevërit e fundit në rruzull dhe nuk mund ta durojnë më padrejtësinë, që u është bërë, duke u ndarë në pesë shtete.
     Pasardhësit e burrave të djeshëm, që e dërrmuan Shqipërinë, duhet t’u kujtohet mirë, se :Presheva, Bujanovcki, Mendejeva, Maqedonia Perendimore, Juglindja e Malit të Zi, Greqia Veriore, sidomos Çamëria, i janë rrëmbyer Shqipërisë me forcë nga fuqitë e mëdha dhe fqinjët:Sërbia, Mali i Zi, Greqia, shtetet e të cilëve u ngritën në tokën shqiptare..
     Ka ardhur koha që padrejtësitë e bëra nga të mëdhenjtë dhe fqinjët, të mos harrohen. Shqiptarët nuk i kanë rënë kujt në qafë dhe tani kërkojnë që, me gjakftohtësi të gjykohet dhe ajo që nuk është e drejtë të koregjohet. Padrejtësitë u bënë nga qeveritë e mëndësisë për pushtime. Tani të koregjohen nga qeveritë e demokracive, që e shmangin dhe e luftojnë të padrejtën!


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...