2011-08-13

Poezi nga THANI NAQO :BALADA E NUSES SË ZEMËRUAR

Zogjtë u kthyen, ti s’u ktheve,
Ike, the: "Shpejt do të vij".
Drithëron bryma përmbi gjerdhe,
Më gënjeve, pse, s’e di!


Ikën zogjtë, unë prapë të prita,
Sypërlotur jam përherë.
Numëroj vitet nëpër gishta,
Dhjetë dimra zbardhin dhenë.


Unë e zeza, fatin lidha,
Me premtimin që më dhe.
Si dëborë qëmtojnë thinjat,
Mbeta mbyllur kallogre.


Ikën shoqkat, fatin gjetën,
Të gjithë shkojnë diku tej.
Marr guxim dhe gënjej veten,
Me not të nisem të të gjej.


Kush e di ç’bën atyre anëve,
Syri im ty nuk të sheh.
Me të tjera shuan zjarre,
Xhelozia po më gërryen.


M’erdhën fjalë se ke një tjetër,
M’e mirë se unë të jetë ajo?
Jam nuse e re, s’jam e vjetër,
Çapkënia unë, e mjera-o!


Do duroj gjer në pranverë,
Nëse ti do të mungosh,
Fole balti nën strehë,
S’kam dëshirë më të shoh.


Do duroj sa të vijë vjeshta,
Të takoj shtegtarin e fundit,
T’i shkul thinjat nëpër leshra,
T’ia dërgoj kujtim burrit.


Do duroj sa të dalë dimri,
Fustanshkurtën do të vesh,
Dikujt tjetër t’i shkel syrin,
Kur të kthehesh s’do t’më gjesh!...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...