Federata Ndërkombëtare e Badmintonit aplikoi një rregull të ri për sportistet - fundet e shkurtra si formë të detyrueshme veshjeje. Kjo masë, sipas mendimit të zyrtarëve të Federatës, do të përmirësojë imazhin e vetë sportit dhe do t’ia shtojë në mënyrë të ndjeshme popullaritetin atij. Ky nuk është aspak rekomandim, por rregull për zbatim: pa fund nuk lejohet hyrja në kort. Sigurisht, rregulli në fjalë nuk përhapet mbi sportistet nga vendet myslimane - ato luajnë me veshje që u mbulon atyre plotësisht këmbët, duart dhe kokën. Badmintonistet e tjera tani luajnë me pantallona të shkurtra me gjatësi deri mbi gju, disa bile me të shkurtra fare, por më shpesh veshja e tyre është e formës fund-pantallon. Kundërshtarët e kësaj risie thonë se mund të gjenden metoda të tjera më efikase për tërheqjen e vemendjes ndaj këtij lloj sporti. Federata daneze e Badmintonit premtoi bile të bëjë gjithçka të mundur me qëllim që ky projekt të mos aprovohet. Dhe e gjithë kjo pavarësisht nga fakti se shumica e badmintonisteve daneze tashmë që prej kohësh dalin në kort me funde. Por një gjë është dëshira, dhe krejtësisht gjë tjetër ultimatumi. Debatet në lidhje me gjatësinë e fundit sportiv po zhvillohen që prej më tepër se 100 vjetësh dhe për këtë kohë ai u shkurtua deri në 1 metër. Në fillim të viteve 20 të shekullit XX damat që merreshin me ecje sportive dhe tenis duhej të mbanin funde të gjata deri tek nyja e këmbës. Në vitin 1919 tenistja franceze Suzanne Lenglen shokoi me të vërtetë publikun në Turneun e Wimbledon-it me fustanin e vet të shkurtër të bardhë e me mëngë të shkurtra - më parë damat luanin të mbërthyera me korse dhe fustane deri në fund të këmbëve. Stili i modës së re u përqafua shumë shpejt nga lojtaret e tenisit në mbarë botën. Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë ai fakt, se sporti është bërë që prej kohësh jo, thjesht, rivalitet mbi bazë të devizës “më shpejt, më lart, më fort”, por edhe botë e parave të mëdha që fitohen nga reklamat. Ndërsa për ata që merren me promovimin e reklamave veshja e bardhë, e ngjitur pas trupit dhe maksimalisht e hapur përbën 3 komponentët e suksesit. Le të kujtojmë në këtë rast sloganin e reklamës së famshme me tenisten e njohur ruse Anna Kurnikova: “Në kort duhet të kërcejnë vetëm topat” (“Only the ball should bounce”).
2011-08-16
Sport:Mini-fundet të dobishme për imazhin
Federata Ndërkombëtare e Badmintonit aplikoi një rregull të ri për sportistet - fundet e shkurtra si formë të detyrueshme veshjeje. Kjo masë, sipas mendimit të zyrtarëve të Federatës, do të përmirësojë imazhin e vetë sportit dhe do t’ia shtojë në mënyrë të ndjeshme popullaritetin atij. Ky nuk është aspak rekomandim, por rregull për zbatim: pa fund nuk lejohet hyrja në kort. Sigurisht, rregulli në fjalë nuk përhapet mbi sportistet nga vendet myslimane - ato luajnë me veshje që u mbulon atyre plotësisht këmbët, duart dhe kokën. Badmintonistet e tjera tani luajnë me pantallona të shkurtra me gjatësi deri mbi gju, disa bile me të shkurtra fare, por më shpesh veshja e tyre është e formës fund-pantallon. Kundërshtarët e kësaj risie thonë se mund të gjenden metoda të tjera më efikase për tërheqjen e vemendjes ndaj këtij lloj sporti. Federata daneze e Badmintonit premtoi bile të bëjë gjithçka të mundur me qëllim që ky projekt të mos aprovohet. Dhe e gjithë kjo pavarësisht nga fakti se shumica e badmintonisteve daneze tashmë që prej kohësh dalin në kort me funde. Por një gjë është dëshira, dhe krejtësisht gjë tjetër ultimatumi. Debatet në lidhje me gjatësinë e fundit sportiv po zhvillohen që prej më tepër se 100 vjetësh dhe për këtë kohë ai u shkurtua deri në 1 metër. Në fillim të viteve 20 të shekullit XX damat që merreshin me ecje sportive dhe tenis duhej të mbanin funde të gjata deri tek nyja e këmbës. Në vitin 1919 tenistja franceze Suzanne Lenglen shokoi me të vërtetë publikun në Turneun e Wimbledon-it me fustanin e vet të shkurtër të bardhë e me mëngë të shkurtra - më parë damat luanin të mbërthyera me korse dhe fustane deri në fund të këmbëve. Stili i modës së re u përqafua shumë shpejt nga lojtaret e tenisit në mbarë botën. Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë ai fakt, se sporti është bërë që prej kohësh jo, thjesht, rivalitet mbi bazë të devizës “më shpejt, më lart, më fort”, por edhe botë e parave të mëdha që fitohen nga reklamat. Ndërsa për ata që merren me promovimin e reklamave veshja e bardhë, e ngjitur pas trupit dhe maksimalisht e hapur përbën 3 komponentët e suksesit. Le të kujtojmë në këtë rast sloganin e reklamës së famshme me tenisten e njohur ruse Anna Kurnikova: “Në kort duhet të kërcejnë vetëm topat” (“Only the ball should bounce”).
Biblioteka unikale e Lev Tolstoit
Biblioteka personale e Lev Tolstoit është objekt me të vërtetë unikal. Ajo është një nga bibliotekat më të madhe të shkrimtarëve në mbarë botën: numëron rreth 22.000 vëllime në 33 gjuhë të ndryshme. Ruhet e gjithë kjo pasuri e paçmuar në Muzeun-çiflig të Tostoit “Jasnaja Poliana”. Po në se konsiston vlera e kësaj biblioteke? Para së gjithash në vetë faktin se ajo përmban një sërë botimesh, në të cilat janë ruajtur gjurmët e leximit të Tolstoit, shënimet e tij në to. Përveç kësaj, shumë botime janë sjellë nga bashkëkohësit e famshëm të Lev Tolstoit. Ka midis tyre dhe libra me autografët e pothuajse gjithë bashkëkohësve të tij rusë dhe shumë shkrimtarëve të huaj të tillë si John Galsworthy, Romain Rolland, Berbard Shaw, Upton Sinclair etj. Mund të shohësh në këtë thesar të Tolstoit edhe botime të cilat nuk i gjen dot as në Bibliotekën e Kongresit të SHBA, as në Bibliotekën Britanike, as në Bibliotekën Shtetërore Ruse në Moskë. Librat ruajnë bile dhe gjurmët e punës së Tolstoit-përkthyes. Këto janë, për shembull, përkthimet e klasikëve kinezë nga anglishtja. Librin e Laozi “The light of China” (“Drita e Kinës”) Tolstoi e ka përkthyer direkt në anë të faqeve të tij. Ka përkthyer ai gjithashtu edhe filozofin-mistik gjerman Johannes Scheffler, i njohur me emrin Angelus Silesius. Në këtë bibliotekë mund të gjesh pothuajse të gjitha librat dhe botimet periodike që ka përdorur Lev Tolstoi gjatë jetës së vet, duke përfshirë edhe 3 dekadat e fundit, kur atij iu bë zakon të lexonte me laps në dorë. Biblioteka e Lev Tolstoit ka një jetë jashtëzakonisht të gjatë. Ajo filloi të mblidhet që nga paraardhësit e shkrimtarit dhe i kaloi atij në përbërjen e 600 librave si trashëgimi së bashku me çifligun “Jasnaja Poliana”. Libri më i vjetër i bibliotekës është ai i vitit 1613, ndërsa i fundit u ble nga shkrimtari në vitin 1910, kur Lev Tolstoi ndërroi jetë.
Manhattan Antarktik
Tërmeti dhe cunami që tronditën Japoninë në mars të 2O11 ushtruan ndikim të ndjeshëm edhe në Antarktidë. Kjo u bë e qartë pas marrjes nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA të fotografive të bëra nga sateliti i saj. Në to vërehet se si dallgët, duke u përplasur me furi pas shelfit akullnajor, kanë shkëputur prej tij ajsbergë shumë të mëdhenj. Siç supozojnë specialistët dallgët, që përshkuan më tepër se 13.000 kilometra rrugë, duhej të ishin me lartësi jo më të madhe se 30 centimetra. Kjo megjithatë doli e mjaftueshme për shkëputjen e copave të akullta gjigante nga shelfi. Më e madhja prej tyre mund të krahasohet për nga sipërfaqja e vet me rajonin Manhattan të Nju Jorkut.
Kniaz Grigori Potiomkin: “Stomaku i tij mund të krahasohet me Rusinë”
Kniaz (princ) Grigori Potiomkin - veprimtar i madh shtetëror rus i shekullit XVIII-, gjeneral-feldmareshal, favorit i Perandoreshës Ekaterina II. Potiomkin ishte një figurë mjaft kontradiktore që kombinonte në natyrën e vet gjithçka më të lartë e më të ulët. Ai mund të ishte bujar dhe dorështrënguar njëkohësisht, preferonte si jetën modeste, ashtu dhe luksin e madh. Por, duhet thënë megjithatë, se ai ishte njeri që prishte para pa hesap (i bënte paratë rrush e kumbulla), ndërsa fodullëku i tij nuk njihte kufij. Gostitë që organizonte favoriti i Perandoreshës ngjasonin me skenarët e përrallave “Njëmijë e një net”. Kjo kishte të bënte edhe me preferencat gastronomike të tij. Hante Kniazi i madh si i babëzitur. Njëri nga bashkëkohësit e tij kujtonte, se bile dhe në kohën kur ishte i sëmurë për vdekje, Potiomkin duke u drithur si purtekë nga ethet, hëngri mu në sytë e tij gjatë drekës një copë të madhe proshutë, një patok të tërë të pjekur, disa zogj pule dhe piu një masë të paimagjinueshme kvasi (pije ruse e ngjashme me bozën), mjaltë dhe verë. Pas kësaj mbetet vetëm të imagjinohet se sa hante Potimkin në kohërat kur gëzonte shëndet të plotë! Kniazi rus Sherbatov në librin e vet me titull “Mbi prishjen e traditave në Rusi” («О повреждении нравов в России»), duke folur për Potiomkin-in ka përmendur në veçanti faktin, se në një kohë kur shumë rusë nuk i kishin provuar ananaset, ndërsa për ekzistencën e bananeve as që kishin dëgjuar ndonjëherë, Grigori Potiomkin i kishte me bollëk të madh këto fruta në tryezën e vet dhe ishte ndër të parët në Rusi që filloi ti rriste ananaset në një serrë të madhe të posaçme. Duke folur mbi pasionet gastronomike të Potiomkinit duhet theksuar, se ai i jepte preferencë kuzhinës ruse. Korrierët nga skaje të ndryshme të Rusisë i sillnin atij produkte të shumëllojshme. Për shembull, kastraveca të shijshëm nga Nizhni Novgorodi, të cilët bëheshin turshi në një mënyrë të veçantë - në kunguj të mëdhenj të gërryer nga brenda, havjari vinte për të nga Urali, peshku nga Astrahani, nga Kalluga - brumi kallugian. “Brumi kallugian”, receta e përgatitjes të së cilit është harruar krejtësisht në Rusi tani, nuk mund të quhet tamam brumë. Kjo ishte një lloj ëmbëlsire e veçantë që bëhej me miell thekre dhe malt (rusisht - солод). Thonë se Kniaz Potiomkin mund të zemërohej fort në qoftë se atij për drekë nuk i servirnin në tavolinë “brumin kallugian”. Ai i dërgonte korrierët e vet në vendet më të largëta bile dhe për pijen e quajtur “shi të tharta” (rusisht - kислые ши) dhe për boronicë të vogël (rusisht - клюква). Mbi të ashtuquajturat “shi të tharta” ia vlen të tregohet në mënyrë të veçantë. Kjo është një lloj pije ruse e gazuar që bëhet me mjaltë dhe malt dhe për Kniaz Potiomkinin atë e përgatisnin jashtëzakonisht të trashë. Siç dëshmojnë bashkëkohësit, kjo i shërbente atij edhe si pije, edhe si ushqim dhe pinte ai në ditë deri në 15 shishe “shi të tharta”. Potiomkin ishte mëse i bindur se kjo pije kishte veti kuruese dhe prandaj, jo më kot, ai e përfshiu atë në racionin e ushtarit.
Konti Aleksei Ignatiev: oficer, diplomat, kuzhinier
Konti (rus. graf) Aleksei Ignatiev njihet në Rusi, para së gjithash, si autor i kujtimeve të famshme me titull “Pesëdhjetë vjet në shërbim”. Në këtë libër Ignatiev kujton periudhën e veprimtarisë së vet si ushtarak, oficer i Shtabit të Përgjithshëm të Perandorisë Ruse, më pas atë të diplomatit - fillimisht në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, kurse në vitet 1912-1917 - në Francë. Mbas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 konti Ignatiev morri anën e Pushtetit Sovjetik dhe ndihmoi që të ruhen për Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) mjetet financiare që i përkisnin Rusisë cariste, të cilat ishin depozituar në emër të tij në bankat franceze (225 milionë rubla në ekuivalent floriri). Ka punuar në Përfaqësinë Tregtare në Paris. Duhet thënë se Aleksei Ignatievin e interesonin jo vetëm veprimtaria ushtarake dhe diplomacia. Pasion i vërtetë i tij ishte kuzhina. Siç tregonte ai vetë, mjeshtërinë e artit të të gatuarit Ignatiev e përvetësoi që në fëmijëri, kur bëhej kurioz për të parë se çfarë gatuante kuzhinieri i familjes së tij Aleksandër Koçallov, nxënësi i kuzhinierit të famshëm kinez në kohën e vet në Shën Petersburg. Zotërimi i artit të të gatuarit i hyri në punë oficerit të ri gjatë periudhës së fushatave ushtarake - në kohën e luftës ruso-japoneze të viteve 1904-1905. Që rrugës për në front, në trenin ushtarak, ku nuk kishte kurrfarë vagoni-restorant, ndërsa bar-bufetë pranë stacioneve të trenave ishin pothuajse bosh, dhe filloi Ignatiev, si i thonë fjalës, “karrierën e vet në lëmin e kuzhinës”, duke pjekur me alkool të thatë bukën e zezë me proshutë. Në Mançuri, ku ishin përqendruar trupat ruse, punët me ushqimin jo vetëm të ushtarëve, por dhe oficerëve ishin fare keq. Dhe atëhere konti Aleksei Ignatiev vendosi ta marrë këtë punë në duart e veta. Ai se ku gjeti një sobë të vjetër prej gize të hedhur, e pastroi mirë e mirë dhe pasi mbaronte shërbimin ushtarak ia hynte vetë gatimit të drekës. Suksesi i kësaj mense të improvizuar i joshi të gjithë oficerët e Shtabit të Përgjithshëm. “Dhoma e ngrënies filloi të zhvillohej, të lulëzonte”, - kujtonte më vonë Aleksei Ignatiev. Pasi u bë diplomat, konti Ignatiev merrte pjesë si mysafir në gosti, darka e dreka të shumta. Kur shërbente si diplomat në Suedi, koloneli i Shtabit të Përgjithshëm suedez konti Roose e ftoi Ignativin së bashku me të shoqen për një darkë me mysafirë të ftuar. Pasi vuri re se si pjesëmarrësit e drekës ngrinin gotat duke iu drejtuar njëri-tjetrit me fjalët “Për shëndetin tuaj!”, diplomati rus piu për shëndetin e Zonjës së shtëpisë dhe ngriti dolli për vetë të Zotin e shtëpisë. Por në atë moment të gjithë të pranishmit në tavolinë ia plasën gazit dhe filluan të thërrasin me të madhe: “Dhjetë gota! Dhjetë gota!”. Doli se kjo ishte “gjoba” për kontin rus që shkeli padashur me gjestin e vet rregullin e vendosur në darkat e drekat me miq të ftuar: askush nuk ka të drejtë të pijë për shëndetin e të zotit të shtëpisë, dhe vetëm pas servirjes së ëmbëlsirës mysafiri i nderuar duhet të ngrihet në këmbë dhe në emër të të gjithë të ftuarve të tjerë të falenderojë të zotët e shtëpisë për pritjen dhe të ngrejë dolli për shëndetin e tyre. Në përfundim nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti shtojmë asaj që thamë më sipër, se pakkush është në dijeni të faktit se Aleksei Ignatiev është jo vetëm autor i kujtimeve të famshme, por dhe i librit të artit të kuzhinës “Bisedat e kuzhinierit me ndihmësin” («Беседы повара с приспешником»).
Mikhail Kutuzov: sallata e strategut dhe kafeja e diplomatit
Prijësi ushtarak Mikhail Golenishchev-Kutuzov njihet para së gjithash në Rusi si Hero i Luftës Patriotike të vitit 1812 dhe ngadhnjimtar mbi Napoleonin, i cili dëboi Perandorin francez nga toka ruse. Ndërsa në traditën e kuzhinës në Rusi gëzon megjithatë më tepër popullaritet torta “Napoleon”. Megjithëse ekziston edhe torta me arra, e cila është quajtur me emrin e Kutuzovit. Por është më pak e njohur se e para. Ekziston edhe sallata që mban emrin e strategut të madh rus Kutuzov. Besohet bile se recetën e kësaj sallata e shpiku vetë Mikhail Kutuzov. Midis përbërësve të sallatës janë: mish i zier viçi, sardele të kripura (anchvies), harengë, gurmaz lope, panxhar i zier, karrotë, selino, kastraveca, kërpudha të marinuara. Kutuzov, siç dëshmonin bashkëkohësit e tij, gjatë gjithë jetës së vet nuk hante kurrë vetëm. Dhe sa më shumë mysafirë të kishte rreth tryezës, aq më të lumtur e ndjente veten ai dhe vinte në qejf të madh. Pikërisht kjo mikpritje dhe bujari e tij ishin shkaku i vetëm që ai nuk vuri kurrë pasuri të madhe. Por Kutuzov as që e vinte fare ujin në zjarr për këtë, meqenëse pasuria nuk ishte aspak qëllim i jetës së tij. Akademiku Tarle shkruante: “Kutuzov ishte hero i vërtetë rus, patriot i madh, strateg i shkëlqyer, gjëra këto që dihen nga të gjithë. Por ai ishte përveç kësaj edhe diplomat i madh, fakt ky që nuk është fort i njohur”. Mikhail Kutuzov përmbushi me sukses të madh misionin e vet në Prusi: vetëm për 2 muaj qëndrimi në Berlin ai arriti ta tërheqë atë në anën e Rusisë në luftën kundër Francës. Në vjeshtë të vitit 1792 Kutuzov u nis për në Kostandinopojë për zhvillimin e bisedimeve me Sulltanin e Turqisë. Është mjaft interesant fakti, se dhuratë për Sulltanin Kutuzovit i dhanë me vete 24 ananasë, të rritur në serrat e tokave të reja, të cilat iu bashkuan Rusisë. Pasi u kthye nga Kostandinopoja Kutuzovi fitoi namin e njohësit të shkëlqyer të kafesë turke. Mikhail Kutuzov gëzonte besimin e plotë dhe respektin e Perandoreshës Ekaterina e Dytë. Ndryshe nga shumë aristokratë të tjerë të afruar të oborrit mbretëror diti të ruajë pozitat e veta edhe gjatë sundimit të Carit Pavli i Parë. Ai ishte ndër njerëzit e fundit që patën ngrënë darkë me Perandorin para vrasjes së tij më 11 mars të vitit 1801. Në fillim të gostisë Cari Pavli i Parë ishte fort i ngrysur në fytyrë, nisi menjëherë të pinte dhe shumë shpejt pas kësaj u deh paq. Për këtë darkë me kalimin e shumë viteve Kutuzov i tregoi gjeneralit Alekandër Lanxheron: “Atë mbrëmje ne po darkonim me Carin. Rreth tryezës ishin 20 të ftuar... Pas përfundimit të darkës ai po fliste me mua dhe, pasi hodhi vështimin nga pasqyra, e cila reflektonte një shëmbëlltyrë të shtrembëruar, të deformuar, tha duke qeshur:,,Pasqyrë e çuditshme kjo. Unë e shoh në të veten me qafë të thyer (përdredhur)“. Nuk kaluan as 2 orë pas kësaj darke kur Perandorin Pavel e vranë gjatë grushtit të shtetit në pallatin mbretëror. Bashkëkohësit vinin në dukje se Mikhail Kutuzov ishte i vetmi person, të cilit iu dha rasti të kalonte darkën e fundit edhe me Perandoreshën Ekaterina e Dytë, edhe me Carin Pavli i Parë.
Gaius Julius Caesar: shpirtbujari për të tjerët, të përkorët për veten
Emri i Gaius Julius Caesar - burrë shteti dhe veprimtar politikan romak, prijës ushtarak e shkrimtar - është që bërë që prej shumë kohësh i përgjithshëm. Rruga drejt pushtetit e Gaius Julius Caesar nuk ishte aspak e lehtë. Ai u përball gjatë saj me shumë të përpjeta e të tatëpjeta. Një nga shkallët drejt majave të pushtetit u bë zgjedhja e Julius Caesar në vitin 65 para Erës së Re në postin e nominuar aedile (lat. Aedilis - funksionar i lartë në Romën e Lashtë që vihej në krye të lojërave publike, merrej me mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe mirëmbajtjen e tempujve), në funksionet e të cilit përfshiheshin drejtimi i projektimit urban, organizimi i transportit, tregtisë dhe jetës së përditshme të Romës. Gjatë qëndrimit të vet në këtë post Julius Caesar organizonte për romakët shfaqje mjaft spektakolare, lojëra e luftime gladiatorësh, darka komuniteti duke fituar me këtë popullaritet të madh në qarqet më të gjera të qytetarisë romake. Për këto ai shpenzoi pothuajse të gjitha paratë e veta. Siç shkruanin historianët, darkat, gostitë që shtronte Julius Caesar dhe, në përgjithësi, e gjithë jeta e shkëlqyer i shërbyen rritjes graduale të ndikimit të tij në punët e shtetit. I vetëdijshëm se romakët “vdesin” për bukë dhe shfaqje, Caesar, si mjet për rritjen e popullaritetit të vet, arriti miratimin nga Senati të Ligjit mbi shpërndarjen e bukës falas. Ndaj të tjerëve Julius Caesar jo rrallëherë demonstronte zemërgjerësinë e natyrës së vet. Ai organizonte shumë shpesh festa e gosti. Pas triumfit të tij spanjoll ai dha 2 darka. Darka e parë iu duk Cesare si tepër modeste dhe e padenjë për bujarinë e tij, kështu që katër ditë më vonë ai dha një të dytë, jashtëzakonisht të pasur. Në këtë gosti, në qoftë se do ti besojmë dëshmive të Plutarkut, u shtruan 22.0000 tavolina. Për herë të parë u shërbyen në të verëra të katër klasave të para, kurse peshq të shtrenjtë (ngjala Moray) u servirën 6.000 copë. Ana tjetër e natyrës së Julius Caesar ishte përmbajtja e tij në ushqim. Kur në ndonjë darkë të ftuar shërbehej vaj i vjetër ulliri në vend të atij të freskët dhe mysafirët e tjerë as që denjonin ta preknin me dorë atë, vetëm ai merrte më tepër se zakonisht me qëllim që të mos dukej sikur fajësonte të zotin e shtëpisë për neglizhencë apo sjellje të pahijshme. Verë Julius Caesar pinte shumë pak. Këtë nuk e mohonin bile as armiqtë e tij. Mark Catone-s i përkasin fjalët si vijon: “Caesar është i vetmi ndër gjithë të tjerët që mund të ndërmarrë një grusht shteti me mendje të kthjellët (esëll)”. Mënyrë e vet të përmbajtur të jetesës ai mund t’ua impononte edhe të tjerëve. Ai miratoi ligje të drejtuara kundër luksit, me anë të të cilave ndaloi përdorimin e vigjeve, veshjeve të purpurta dhe mbajtjen e perlave. Ligjet kundër luksit kufizonin shpenzimet gjatë ditëve të javës deri në 200 sesterze, kurse në ditë feste - në 300 sesterze. Iu nënshtrua rregullimit e mbikëqyrjes bile edhe shitja e produkteve gastronomike në treg. Rreth tregut ai vendosi roje me qëllim që ata t’ua konfiskonin blerësve dhe t’ia sillnin atij ushqimet e ndaluara, ndërsa në qoftë se kjo i shpëtonte syrit vigjilet në rojeve ai dërgonte tek shkelësit ngandonjëherë lictors (Littore - person në Romën e Lashtë që shoqëronte përfaqësuesin e administratës së lartë duke mbajtur në dorë një tufë shufrash me sëpatë të ngulur në mes të saj) me ushtarë për t’ia marrë direkt nga tavolina gatimet me produktet e ndaluara.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...