2011-11-17

Flet shkrimtarja palestineze Suad Amiry: Tash na përket ne t'i ruajmë thesaret

Suad Amiry lindi në vitin 1951 në damask prej prindërve palestinezë refugjatë. Studioi arkitekturë në Liban, Angli dhe Amerikë. Që nga viti 1981 jeton në Ramallah, ku jep mësim dhe drejton një qendër arkitekture. Në vitin 2001 shkroi një ditar gjatë rrethimit izraelit në Ramallah me titull Sharon dhe vjehrra ime që u përkthye në 19 gjuhë. Më pas shkroi edhe tre romane.
Lumturi e katërfishtë e shkrimtares Suad Amiry – palestinezë që prej 30 vjetësh jeton në Ramallah; grua e impenjuar në bisedimet e paqes; intelektuale e përkthyer në shumë gjuhë me librin Sharoni dhe vjehrra ime; arkitekte që kujdeset për trashëgiminë kulturore palestineze. Ajo që admiron prej shumë kohësh multikuturalizmin e izraelitëve, aftësinë e tyre për të bashkuar kultura të ndryshme botërore apo kurajon e izraeliteve si Amira Hass, një intelektuale që di të shohë përtej skemave dhe gënjeshtrave të qeverisë së saj, sot gëzohet për kulturën e saj palestineze në konsensusin botëror : Ka gjithmonë një masë të dyfishtë : nëse bota i admiron shkrimtarët izraelitët, është kulturë; nëse na pranojnë ne, është politikë. Por kultura është shpresë. Për atë që jeton këtu, dëshpërimi është gjithçka. Kjo votë i përmirëson disi gjërat. Tani jemi në hartë, të paktën në atë kulturore.

Qysh sot, çfarë ndryshon për një grua të kulturës palestineze?
Nuk do e pyes me veten se përse Izraeli mund të ishte në UNESCO dhe ne jo. A nuk e thoni të gjithë se e doni zgjidhjen e dy shteteve? Po Obama, përse në fillim i pranon të dy shtetet e më pas i shkurton fondet e UNESCO-s, sapo trokasim ne? Jam e zemëruar edhe me Italinë. Përse abstenoi? A nuk beson më tek ajo që mbëtshteti fuqishëm? Po gjermanët që votuan kundër? Çfarë është ndjenja e fajit ndaj Izraelit që duhet ta paguajmë ne? Kjo votë na thotë se Palestina u pranua nga bota. U pranua në formën më të lartë : si qendër e kulturës.

Cilat janë të mirat?
Si arkitekte mendoj se më në fund do të çbllokohen shumë gjëra në Betlehem, Hebron, Nablus. Kemi gjithmonë probleme të propozojmë nisma ndërkombëtare, sepse na mungon një njohje zyrtare për ato që bëjmë. Vula e UNESCO-s do të na ndihmojë që t'i bindim të ftuarit, të mbledhim paratë, të promovojmë veprimtaritë. Këto vende i përkasin njerëzimit dhe është e drejtë që njerëzimi të merret me to. Edhe pse tash na përket ne palestinezëve të mësojmë që t'i ruajmë dhe vlerësojmë më mirë.

Flitet për kulturë, por realisht synohet OKB-ja.
Atë shpresoj. Që nga 1947 Izraeli pati përfitime nga OKB-ja, ne as që mund t'i ëndërrojmë. Jemi vendi i vetëm në botë nën pushtim. Abu Mazen tentoi gjithçka, por mblodhi vetëm fyerje. OKB-ja është shansi i fundit.

Ka vende për të cilat ka pretendime si Varri i Rakelit dhe nuk do të jetë UNESCO-ja që do t'i bëjë botërorë : një votë "politike" si kjo, nuk do të krijojë më probleme?
Nuk është votë politike. E thotë Izraeli, por një vend që pushton një tjetër nuk mund të kërkojë dashuri për vendet e veta. Gjëja e vetme e këtyre siteve është se kanë kuptim për të gjithë : hebrenjtë, myslimanët, kristianët, dhe para Izraelit, të gjithë mund t'i vizitonin. Tash unë nuk mund të shkoj. Dhe një izraelit nuk mund të vijë që t'i shohë.

Po thesaret e Jeruzalemit?
Jeruzalemi për mua është kryeqyteti i Palestinës. Por meqë ne jemi pala e dobët, mund të pranojmë që të kthehet në një trashëgimi neutrale e administruar nga UNESCO-ja. Më mirë sesa t'ia lëmë të gjithin Izraelit.

 Arjan Th. Kallço

PANAIRI I LIBRIT 2011 KISHTE DOZËN E TIJ TË TURPIT


   

 RIZA LAHI


 
Disa herë kemi marrë guximin të themi hapur se po shfarosen në masë shkrimtarët  shqiptarë
Vështirë të gjesh ndonjë shtëpi botuese të botojë me shpenzimet e veta ndonjë vepër të mirëfilltë, të vërtetë letrare nga autorët shqiptarë . Veprave të këtyre të fundit, që arrijnë t’I botojnë me kursimet e tyre që janë shterruar tanimë, u dihet fati që në të dalë nga shtypshkronja – ai I një fëmije që ka lindur I gjymtuar.
   E kush e ka për mision të paraqesë realitetin e kohës nëse nuk e ka shkrimtari? Kush duhet ta paraqesë atë me vërtetësi dhe guxim, sigurisht edhe me art? Politikanët? Kronikat e zeza që mbushin përditë faqet e gazetave? Raportet e papublikuara të gjykatës? Gazetarët?
Jo, ky mision është I shkrimtarëve.
Historikisht I atyre.
Brezat që vijnë duhet të njohin njeriun dhe vetë  epokën e brezit tonë. Siç na e kanë bërë me dije këtë që nga autorët e antikitetit greko romak,Tolstoi, Balzaku, Hygoi, apo Barleti, Kadareja jonë I madh në romanet “Dimri I Madh” e “Dasma”, Fatmir Gjata te “Këneta”, “Agolli te “Trëndafili në gotë”, Musarai te “Epopeja e Ballit Kombëtar” etj.
Edhe diktatorët më të egjër e kanë ndjerë dhe kërkuar nevojën e shkrimtarëve dhe poetëve. Këtë nevojë ata e kërkonin sidomos për t’ua glorifikuar jetën dhe veprën e tyre në mënyrë sa më mjeshtore; duke filluar që nga lajkat sa më mjeshtërore e duke mbaruar te nivelet mjeshtore artistic.
F . Engelsi , madje, shkruante se “letërsia e realizmit socialist do të arrijë kulmet e saja kur të shkruajë për udhëheqësit permanentë të revolucionit”, gjë që, në praktikën shqiptare  ka rezultuar, por  me vepra që kishin dhe dozën e frikës, servilizmit e hipokrizisë së autorëve dhe barrën e rëndë të mediokriteteve.
    Veprat autoktone të prezantuara me bujë nëpër panairet tona, prej kohësh kanë tema kryesisht rozë  apo nga ato që ngjajnë me “kuaj të ngordhur” , pra, që nuk të trazon njeri , siç janë ata me “sigurimin të shtetit”, “burgjet e komunizmit”, “Enverit”, rishikimit të historisë që nga islamizimi, Skënderbeu, diktatura etj. Dakord, po u bënë njëzet vjetë që nga ndryshimi I sistemit dhe…Ku është realiteti I sotëm? A ka pena që përshkruajnë anatominë e shoqërisë së sotme? A ka më?
Me siguri dikush shkruan. Është e pamundur të mos shkruaj dikush për ditët e sotme, për plagët e sotme, dhimbjet njerëzore të sotme, dramat e sotme, të vërtetën rembrandeske të ditëve të sotme. Mendoj që duhet të kenë shkruar dhe të  vazhdojnë të shkruajnë shkrimtarë që kanë preferuar të mos futen në ombrelat e partive politike , gjë që përbën një lluks me kosto thuajse katastrofike : të mos kenë as qindarka për kafe.
 Në kohën e komunizmit janë ndëshkuar shkrimtarë që merrnin guximin të shkruanin për realitetin me atë senc kritik siç ua merrte mëndja, pavarëisht se ajo binte ndesh me asish telashesh, që të hiqnin të drjetën për të shkruar më , përfundoje në “prodhim” a , edhe në burg. Kemi një listë të tillë, siç e kemi , po ashtu edhe një listë që kanë qënë në unison ideorë dhe shpirtërorë me Diktaturën e Proletariatit, paçka se halli I ka çuar disa prej tyre ta paraqesin veten disidentë të asaj kohe, kundërshtarë të fshehtë të diktaturës, etj gjëra që , le t’I quajmë “gazmore”; vetëm kaq.
Po sot që nuk të futë njeri as në burg, as të çon në “prodhim”, as  të  nxinë jetën me kritika publike , ku janë shkrimtarët shqiptarë? Dhe, nëse janë – sigurisht që po – ku janë veprat e tyre? Nëpër kompiuterët e tyre, të destinuara të hyjnë në të njëjtin arkivol me “babain” e tyre?
Shqipëria jonë e mjerë, e nëpërkëmbur, me një hemorragji të populltaës prej 1.2 milionësh, fëmijët e të cilëve po asimilohen përditë; Shqipëria jonë me 37 përqind të prostitutave të “ patentuara” në Itali; Shqipëria jonë me një klasë politike së cilës nuk gjen një shqiptar të vetëm a një forum ndërkombëtar  t’i thotë një fjalë të mirë; llahtara  vitit 1997 ( protogonistët kryesorë të politikës së atëbotëshme I ke sërish, si pa gjë të keq , në politikë , tanimë si “profesionsitë të mbaruar”) ; përplasja e “Sibilies” me emër vajze mu në errësirë e mes dallgëve me njerëzit e pashpresë që largoheshin nga atdheu  ( siç morëm vesh, kapiteni Italian I saj është dënuar më pak se tre vjet), kur, 87 veta përfunduar në ushqim për peshqit; korrupsioni I llahtarëshëm, në përmasa sa duhet kandili I Diogjenit të gjesh një njeri të nderëshëm; manovrat e frikëshme me krimin e dosjes  “Gërdeci ”  dhe vetë Gërdeci; gjakmarrja e ndrymja e fëmijëve të vegjël atje, varfëria poshtë niveleve minimale; shtimi I krimeve në familje, njerëzve të stesuar që shihet dhe në përmasat e paverifikuara të  sëmundjes së streseve – diabeti; kthimi I partive politike në një thuajse çiflig të kryetarit; vrasja e plagosja e 80 njerëzve ditën për ditë e mu në sheshin qëndror të një vëndi të NATO s, etj – që të gjitha këto tema a u shfaqën në ndonjë libër të panairit?
Oh, jo!
Po së paku ca nga bota e djemve dhe vajzave tona në paraqitjet ndërkombëtare që nga sportet, te artistët e deri te ata që ruajnë me dinjitet nderin e  armëve shqiptare në mbrotje të paqes në pikat e nxehta të globit? Nga puna që bëhet për prodhmet bio shqiptare, nga e ardhmja e djemve dhe vajzave që mbarojnë universitetet, etj?
Asgjë.
A ka patur, qoftë edhe një autor mesatar a të padëgjuar, pa le nga të njohurit, shumë të njohurit dhe super të njohurit, që të ketë marrë guximin të shkruante temën e italianit Roberto Saviano që , i vetëm, i ka shpallur luftë “Kamorras” italiane, që, tok me “Mafian” e saj , për çudi, “ nuk kanë shtrirë kthetrat në vëndin tonë”?
Oh, e njëjta përgjgjie.
Mes tërë kësaj tematike, dafinat e “Autori i Vitit” iu dha një libri rozë. “Kohë e pamjaftueshme”.
Me që ra fjala…
Secili nga ne, pa asnjë përjashtim, kur të vdesë, ka për të marrë me vete disa gjëra që nuk I di askush në këtë botë veç të zotit. Zonja Elena Kadare, sigurisht që  e ka vënë re, se gazetat që morën eksluzivitetin për të botuar fragmete të librit të saj që para panairit, me shumë dëshirë e me gërma të mëdha, botonin pjesë rreth “ekskursioneve  dashurore” të hipotezuara a të dyshuara nga autorja për shkrimtarin tonë të madh. Vërtetë, vetëm një burrë shpirtpërbindësh, që ia kalon edhe një maniaku si Kazanova, mund të kujtohet të insistojë për dashuri dashuri me një mysafire shtëpie, në shtëpinë e  tij përplot me njerëz dhe në një ditë të shënjtë , siç është për çdo baba ditlindja e së bijës. Kjo akuzë çartallosëse  në libër, u spiegua krejt ndryshe nga shkrimtari ynë I madh. Përse  autorja, në vënd që të mbajë për vete disa gjëra intime, qofshin këto edhe dyshime, hipoteza  – siç I ka mbajtur madje edhe Pushkini te “ditari secret” - vendosi t’I publikojë “pa I verifikuar” me të shoqin? Me “Is” in e saj? Për t’u bërë edhe vetë më e famëshme dhe jashtë ombrelës së “Is”? Duke afishuar edhe më lart  “ombrelën”  e saj prej shkrimtareje?
Apo për  të bërë një dorë të madhe parashë, pasioni për të cilat është shumë I njohur tek gratë që u ka ikur sharmi femëror I rinisë e mesogruas? Apo për të tërhequr vëmendjen se “jam gjallë”, siç bëjnë çmosin disa poetë e shkrimtarë të diasporës postkomuniste kur vijnë, botojnë e promovojnë  në Tiranë, ?
Ne mendojmë se fituasja e dafinës së shkrimtarëve në këtë panair,  e ka derdhur të gjithë shportën e relatave të “Is” me galaktikën femërore. E ka derdhur tani në moshë të thyer dhe  as për para, as për lavdi, as për të tërhequr vëmëndjen ngaqë vjen pas kaq viteve në atdhe, por nga një tjetër arsye. Nga një mënyrë tjetër e veçantë e dashurisë për bashkëshortin e saj dhe shkrimtarin tonë të madh, patriotin e madh dhe mësuesin elegant të ne të tjerëve që do ta kishim shumë të vështirë a mbase të pamundur për ta dëgjuar qoftë edhe dikush zërin tonë në letërsinë evropiane a botërore pa leksionet e kalkulimet brilante të tij.
E pra…Vite më parë unë kam dëgjuar një këngë romësh. E këndonin dy fshesaxhije. Është një këngë që nuk e kam dëgjuar më askund, megjithëse e kam shumë mik presidentin e  tyre Gurali Mejdani ; nuk këndohet më mbase ngaqë romët janë në mënyrë massive në mjerim. Kënga thoshte: “Tëra shoqet më kanë inat / Se e kam burrin kurvar”.
Mbase ka dashur të krenohej me “Is”in e saj autorja edhe për atë, se ka qënë ( jo vetëm shkrimtari që njihni ju, por…) edhe mashkull I bukur dhe  tërheqës, me të cilin ka ndarë shtratin tërë jetën?
Fakti që zonja Kadare nuk na ka zbërthyer me penën e saj të tjera gjëra nga gjeniu ynë I letrave që do të donim t’I dinim të gjithë, na e përforcon hipotezën tonë.
Gjithsesi, marrja e flamurit të letërsisë e të panaireve nga njerëz të politikës, gazetarë të njohur dhe me mundësira personale financiare të kënaqëshme; fitorja e dafinës nga një libër rozë dhe mostrajtimi nga askush I plagëve të ditëve të sotme, të kujton….
Më mirë, le ta marrim atë që “na kujton” nga panairi.
 Publicisti I shkëlqyer Edi Rama shkruan kështu  në librin e  tij “Kurbani”; libër  që nuk ka as redaktor e as nuk shkruhet se çfar gjinie I përket:” …Shqipërinë, më të varfër e kam parë, por më të çoroditur se sot, asnjëherë”
 
 
                    

2011-11-16

Këshilli Inicues i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi, Komunikatë për opinion:...





     Nr. 2011/005 Protokolli
 
Në Förslöv të Suedisë, mbahet Kuvendi Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi.

Në Förslöv të Suedisë, më 26 nëntor 2011, mbahet Kuvendi Themeltar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS). Kuvendin e fton Këshilli Inicues i SHSHAKSHS-së i themeluar në Förslöv të Suedisë më
07 korrik 2011, me këtë përbërje : Sadulla Zendeli - Daja, Osman Ahmetgjekaj, Afërdita (Avdyli) Dolovac, Rizah Sheqiri, Prof. dr. Bedri Paci, Rrahman Rrahmani, Yllka Sheqiri, Avdyl Uka, Florije Bajraktari, Mursel Shkupolli, Fetah Bahtiri, Hamit Gurguri, Halim Hoti – Sponsor gjeneral, Naser Zeqiri dhe Hysen Ibrahimi koordinator. Kuvendi do të mbahet në adresen: Bokesliden 20, 269 71 Förslöv, lokali i shkollës ”Förslöv skola” (përballë Statoilit), me fillim në ora 11:00
Për herë të parë formohet ky asociacion i shqiptarëve në Suedi pra Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi . Me rastin e Kuvendit Themelues do të prezentohen të gjithë librat e shkrimtarëve, punimet e krijuesëve dhe artistëve shqiptarë të Suedisë.
Pritet që në këtë Kuvend të marrin pjesë të gjithë shkrimtarët, krijuesit dhe artistët, më në fund për të patur një adresë të përbashkët, për të punuar edhe në mënyrë koletktive (përveç asaj individuale). Përveç botimit të librave të cilat planifikohen të botohen, të mbahen tubime për të promovuar vepra të botuara ato individuale, kolektive dhe nga shkrimtarë të njohur të botës shqiptare dhe të huaj.
Për nderë të këtij Kuvendi Themelues, grupi i valltarëve me në krye koreografin e shkëlqyer z. Ahmet Ahmeti, në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë” në Ängelholm, do të prezanton me disa valle burimore shqiptare.
Sponsor gjeneral i këtij Kuvendi dhe botimin e librit të parë i cili do të botohet në kuadër të SHSHAKSHS-së, për pasqyrimin e kontributit të mërgimtarëve shqiptarë dhe përkrahjen e popullit Suedez, është z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi. Prandaj, ftohen të gjithë shkrimtarët, artistët dhe krijuesit që të marrin pjesë. Për më hollësisht, mund të kontaktoni në tel. ++46 737663756 ose e-mail adresë debat@hotmail.se

           
Në emër të Këshillit Inicues të SHSHAKSHS-së:
z. Hysen Ibrahimi, koordinator.

2011-11-15

Bisedë me të renë dibarne Delvina Kërluku



 
Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit.
Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”…
Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m’i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime.Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.
Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë.Mëshirën ndaj njëri – tjetrit.
Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri,ndërsa mundimin tek e kundërta.
Kush është Delvina Kërluku
Delvina Besnik Kërluku, lindur më 21.02.1983 në Dibër të Maqedonisë. D.Kërluku është poete në këto anë dhe njihet qysh nga shkrimet, posacërisht poezitë e saj të para që i botoi në revistën shkollore “Dija”, Dibër. Gjatë ciklit shkollor, morri disa cmime në kuadër të aktiviteteve brënda dhe jashtë shkolle. Gjatë studimeve në UEJL , Tetovë s’rresht s’ë shkruari edhe në gazetën studentore “Euroidea”. E në këtë periudhë botohet një cikël poetik në revistën „Stili 97”, Shkup, nga lidhja e shkrimtarëve shqiptar në Maqedoni. Në vitin 2004, botohet libri me titull „Muza” nga shtëpia botuse „Albas”. Merr mirnjohje për librin e saj nga libraria “Max van der Stoel”, Tetovë. Është anëtare e Art – Klub-it. Klub i shkrimtarëve, poetëve, nga Dibra. Poezitë e D.Kërlukut zgjrohen në revista të tjera si: „Tribuna letrare” – Dibër. Cikël poetik tek forumet e letërsisë shqipe. Cikël poetik në Librin “ Takime nën Rrap” , Shkup. Dhe kohët e fundit Poezitë e saj i shikojmë në revistën “Dituria” – Borås, Suedi.
Është pjesë e manifestimeve kulturore letrare, si: – Mbrëmje kulturore – poetike në Dibër, pjesë e së cilës janë shkrimtarë nga të gjithë trojet shqiptare. Mbrëmje poetike në Strugë. Tash më e rregullt në mbrëmjet poetike në Shkup – „Takime nën Rrap“
Vazhdon të shkruaj poezi, dhe libri më i ri “Altar”, është libri dytë i autores,që është në botim.
I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin 2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -së, në Tetovë – çmimi i parë.
Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën Internacionale me temë: “New Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, në Bullgari.
Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”…
Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mund të na thoni për këtë kohë?
Dibra, ka qenë dhe është kërthiza e shqiptarëve, aty ku buroi dija, atdhedashuria. Vendi që u linda dhe më rriti me historinë e saj të pasur, trimërrinë e Skënderbeut, dijen e mësuesve, e shumë patriotëve dhe atdhedashësve duke mos përjashtuar dhe babain tim.
Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m’i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime. Më dha arsim, që e mposhti cdo barierë e vazhdoj të krenohem me dijen që më dhanë mësuesit sic ishin edhe prindërit e mi.
Më rikthyet nostalgji për ato vite! Nuk do të thoja që isha e para e klasës, por përpiqesha të mësoj, dhe të lartësoj emrin e prindërve. Cdo vlesim që më është bërë nga mësuesit e kam marrë me djersën time. Isha pjesë e aktiviteteve shkollore, gjë që më mundësuan të plotësoj pasionin tim për recitim dhe shkrim. Ndjej krenari për të gjithë mësuesit që u sakrifikuan për të na dhënë dije, dritë dhe të ardhme.
Keni ndjek studimet në Fakultetin Pedagogjik “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup në vitin 2001, në paralelen e mësuesve klasor, cka ju shtyri të studjoni në këtë lami dhe pse nuk keni berë asnjë ditë pune në këtë fushë?
U rrita në frymën e arsimit – mësimdhënies. Babain e kisha profesor te gjuhës, ndërsa nënën e kam mësonjëse. Netët në familjen time dallonin nga familjet tjera. Orët e mbrëmjeve buciste kënga, recitoheshin vjersha. Natë tipike e një klase mësimi. Ndoshta kjo më nxiti…Akoma nuk është shuar dashuria ndaj arsimit, mësimdhënies. Dhe këtë e realizoj në mënyrë vullnetare në vendin tim dhe më gjërë, duke prezantuar punimet e mia shkencore…
Cka ju shtyri të studjoni në UEJL në drejtimin Administratë Biznesi, ku edhe diplomoheni – Ekonomiste e diplomuar?
Gjithcka, përvec pasionit tim. Univerziteti ku kam studiuar unë kishte si në pamje ashtu edhe kualitetin e profesoreve profesional të përfaqësuar nga Tirana, Prishtina, Maqedonia, si dhe nga jashtë vendit Anglia, Franca, Hollanda, Italia, etj. Ku bashkëpunonte me Indiana University. Bashkëpuntor në themelimin e Univerzitetit të Evropës Jug – Lindore ishte Max van der Stoel, ku dhe është emëruar libraria në emër të tij.
Cilësia e këtij Univerziteti ishte shtytja, ndërsa profesioni i ekonomisë, për t’u aftësuar në të ardhmen, për një jetë më të mirë, më të bollshme, se sa ajo e prindërve tanë që na rritën me sakrificë, e ashtuquajtur me rrogë mësuesi!
Nuk shkëputeni nga studimet, në vitin 2006 regjistroheni për studime pasdiplomike, grupi “Menaxhment” në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup, cka ju shtyri në këtë?
Duke dashur që një ditë të jem mësonjëse i thirra mendjes dhe vazhdova, dhe i tërë mundi doli me sukses. Instituti në kuadër të Univerzitetit shtetëror „Kiril dhe Metodi“ e përbërë nga profesor me përvojë të gjatë në shkencë dhe arsim..,më formoi profesionalisht në drejtimin Menaxhment.
Profesioni me pasionin, artin, të shkuarit poezi arrij ti kordinoj sepse i dua të dyja.
Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit. Arti ka game të larmishme të veprimtarive njerëzore -(krijimet), por e vecanta pikon atje tek ata që e shprehin duke përfshirë, poezi, prozë, roman, muzikë, literaturë, film, fotografi, skulpturë, piktura…
Arti i referohet zotërimit, si dhe aftësisë..
Ndërsa shkenca “Menaxhmenti” si shkencë të pajis me principe, ndërsa kur e vë si Art ai të ndihmon në kapje të situatës.
Si magjistre, si e ndien veten Delvina?
Jam e emëruar magistër që në Shkurt të këtij viti. Është krenari. Por e ndjej veten si gjithë të tjerët, ajo që më dallon është se kam përgjegjësi më të madhe. Sepse suksesi të jep përgjegjësi.
Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepni një pasqyrë lidhur me këtë?
Mjafton të kesh vullnet për të studjuar.Arsimi është arma më e fortë, andaj njeriu duhet të sakrifikoj, për ta pasur këtë armë.Të ushqesh, të financosh një student është sikur të ndërtosh një ‘xhami’. Mendoj që prindërit edhe me pak kushte, sakrifikojnë cdo gjë për t’a shkolluar fëmijën. Shkollat në ditët e sotme janë me kushte të larta, e gjithë kjo nga konkurenca e madhe e shkollave. Ajo që dallon në Maqedoni tek studentët është sasia më e madhe se cilësia.
Me keq ardhje mund të them që fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart e tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve?!
Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet, këtu jetesa ka shumë probleme, nëse zgjedh një, vjen tjetra, s’rresht së pushuari problemi…Do të doja t’a ringjall thënien „Bashkimi bën fuqi“, në zgjedhjen e problemeve që kanë shqiptarët këtu në mes veti dhe me palën tjetër.
Ju merreni me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?
Më lejoni lirinë e fjalës sime që veten ta quaj pashmangshmëri ndaj poezisë. Do të pyetni pse?
Njëra është se njerzit e mëdhenj janë ato që kanë lënë vepra, veprat më të mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerzore. Andaj ne njerzit e penës duhet të jemi të fisnikëruar që lëmë vepra aq më shumë në këtë kohë nevoitet fjala shqipe, për të bërë ende të ditur se ka qenë, është, dhe do të jetë fjala shqipe në këto troje.
Dhe e dyta pashmangshmëri ndaj poezisë është se kur im atë, shkruante poezi, prozë, etj..,unë përpiqesha me muzën time të ndërtoja një poezi, tregim ap dic tjetër që s’diheshte ku është fillimi e fundi. Ai si edukator në cdo sferë më dha skicë, dhe shumë cka. Ky edukator i mirë dhe me veprën e tij si edukues ma ushqeu moralin brënda natyrës sime. Ndërsa dhuntia që ma fali Zoti ,është poezia.
Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te?
Libri im “MUZA” E titulluar kështu, sepse vetë fajla “muzë” domethënë burimi i frymëzimit poetik, frymëzimi për të krijuar. Fjala ime e shprehur në poezi, e vlersuar nga Ali Aliu më shtyu të botoj këtë libër. Libër që shpreh dashurinë ndaj librit, njeriut, nënës, tokës amë -atdheut, vendlindjes, lirisë. Në poezitë e mia ka mall, klithmë…,mburje, krenari..,etj…
Libri im i dytë që është në botim me titull “ALTAR” ka domethënien ‘simbol i sakrificës dhe i flijimit’ të dickaje..,Unë e shpreh kështu: – Si një qënie me shpirt të ndjeshëm ku jam mbuluar tërësisht sa nga e bukura -kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së vërtetë. Andaj figura e gjithë kësaj është simboli i sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë, e ashtuquajtur Altar. E ballafaquar siç jam shpesh, me një letër të bardhë dhe e nxitur ta mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja në faqe apo në veprim. Unë e lodh shpirtin!
Ndërsa recensuesi i librit “Altar” Halit Basha shprehet kështu: -
Dorëshkrimin tënd e lexova disa herë me vëmendje të duhur dhe erdha në përfundim se kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje të veçantë për t’i shprehur meditimet e tua për jetën dhe dashurinë, për gëzimin dhimbjen, për të gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllen e dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e të zgjedhur dhe me simbole e metafora që i spikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë të përgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto vargje, dhe mendoj se ky tekst i ka arritur kriteret e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë si një botim – një libër, që do të merrej me kënaqësi ndër duar e të lexohej me ëndje nga dashamirësi i pasionuar i poezisë.
Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur, i mbështjellur me forcën e ndjenjës së ngrohtë e të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë se është prodhim dhe rrjedhë e shpirtit, i ëndrrës, e aty – këtu i bukurisë dhe dashurisë së prekur. Është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të padjallëzuar dhe i jetës e sfidave që atë shpirt të pastër e rrethojnë, e megjithatë i shtruar në letër me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rymë e muzikalitet të mishëruar brenda tyre, që e bën vargun të këndshëm e ndjellës për lexim, e bën artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e domethënës – mbase edhe me porosi të rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhë e frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të qëlluar dhe në kërshëri të duhur.
Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia vlejnë, si vlerë, të dalin në dritë në një përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që do tu bjerë në dorë e do ta lexojnë. E ti, gjithsesi do të stimulojë të krijosh edhe në të ardhmen. Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është fisnikëri e shpirtit e shprehur përmes fjalës së bukur artistike. është pasqyra e personalitetit të autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit artistik që i bën vargu.
Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Delvina, cilat janë planet e juaja?
Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që do të mbesin ndër breza sepse idetë nuk e përfillin palëvizshmërinë.
Gjuha është shpirt i kombit.
Dhe kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë, atëherë ne kemi gjithçka.
Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë një vajzë të re si Delvina në këto troje?
Është i njejti mundim, që e kanë pasur të parët tanë. B.K.SH! Këto ditë kam shkruar një poezi, që do t’ua dhuroj disa vargje:
…atdheu…
……
më dha ujë – lot
më dha ajër – jetë
që t’a dua përjetë.
Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore?
Mundësitë për të dhënë atë që kemi janë shumë të dobta. E quaj veten të vetë punsuar sepse zhivlloj aktivitete në mënyrë vullnetare, duke prezantuar, ligjëruar tema të profesionit. Rasti i fundit ishte tema „Suksesi në biznes“. E cila përfshin teori dhe praktikë që d.m.th bëj hulumtim në treg dhe nxjerr rezultate dhe ato i shfaq në publik.
Sa ka arritur Delvina të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme?
Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.Mbisundohen dhe udhëhiqen nga të tjerët. Shqiptarët, pjesë të ballkanit kanë këtë cilësi, ajo që e dallon nga të tjerët është hierarkia ku mbisundon më i madhi në moshë. Dhe kjo më ka brengosur dhe tentoj t’a luftoj. Sepse liria e mendimit e të vepruarit është e drejta e cdo kujt. Ndërsa barazia është e vulosur, në mendim. Evropa mbështjellet me rregullat e saj, ka të drejta dhe liri të pa kufizuara, që fundin cdoher e ka tragjik. Këtë e vërejmë edhe në shumicat e librave të shkrimtarëve Evropian.
Ndërsa Amerika që mbetet shembull posacërisht i dibranëve të emigruar. Jeta e tyre kufizohet me principe, por të ardhmen dhe fundin e kanë të bukur, sic shprehet edhe në romanet,filmat e Amerikanëve.
Kultura dhe traditat tona që e bëjnë jetën sa të ngjeshur aq edhe të bukur, na bën të dallohemi nga kombësit tjera. Jeta jonë është më e bukur, sepse mbi të gjitha i kushtojmë vëmendje dhe jemi për njëri – tjetrin. Kjo na bën më të fuqishëm.
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë. Mëshirën ndaj njëri – tjetrit. Kam bindjen se dikur njerzit i kanë pasur këto veti, që sot jan zbehur dhe janë zhbërë!
Dhe poashtu partitë do t’i ktheja në Pari. Sepse Paria ka qenë shtresa më e pasur dhe më e lartë.Por, Paria ka qenë e investuar nga vetë shteti dhe nuk ka pasur nevojë që të koruptohet.Ndërsa sot „nuk e kuptoj“ pse shteti nuk investon aq shumë në këto shtresa – parti. Që shquhen si luftues për të mbrojtur interesat e shtresës shoqërore!?
Një e re kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Delvina?
Informata të bën më të vetëdijshëm dhe në trend me kohën. Por, shumicën e informatave e marr nga librat, më duket më përfituese, e jo nga interneti, mediat, por nuk e përjashtoj edhe këtë. Kontaktoj me njerëzit për t’a dhënë dijen time. Dhe për të përfituar nga ato, në cështjen profesionale. Poezia më takon me njerëzit kur ajo më ik nga duart, kur publikohet.
Jeni anëtare e “Art” klub-it, në Dibër dhe pjesëmarrse e disa manifestime kulturore letrare në trojet shqiptare këtu në Maqedoni, cfarë do të thotë kjo për ju?
Kjo më mundëson që të dalin në pah veprat – poezitë e mia. Gjithashtu më plotëson pasionin tim -recitimin.
Delvinës i pëlqen edhe shkenca, ishit edhe pjesëmarrëse e konferencës internacionale në Bullgari me temën: -“Neë Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, për cka u bë fjalë këtu?
Në institutin “ISPPI” ku studioja unë magistraturën na u dha mundësia që të konkurojmë me temat tona në vetë institutin, dhe kush fiton do të përfaqësoj institutin në konferencë në Bullgari. Dhe kjo mundësi m’u dha mua. Që për mua kishte domethënien përgjegjësi dhe sukses. Tema ishte e drejtimit ekonomi, gjegjësisht problemet në organizatë dhe qasjet e reja të menaxhimit për zgjedhjen e situatave kritike dhe organizimin e situatave më të përshtatshme…
Një përvojë që vlen për të ardhmen…
Ju ju pelqen edhe sporti, në 2004 keni marrë pjese në garat “Cross spring” në Tetovë ,cfare ishte rezultati juaj?
Sporti e freskon njeriun, posacërisht atë që rri me kokë në libër. Te jesh pjesë e një gare duheshte të ushtrohesh. Dhe pas nje stërvitje të vazhdueshme, i’a rrita vendin e parë në atë garë.Ku mora medalje dhe një kupë, këto pjesë e krenarisë në dhomën time.
Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Delvina?
Letërsi.
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botoet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?
Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhe lexojnë shqip.
Revista Dituria është shumë e pasur në programin e saj, e vecanta është se cfarë do dorë (moshë) që t’a merr ka cka të lexojë dhe të gjen prehje në të. Unë e lexoj me vëmëndje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë për këtë revistë do t’ju dedikoja mirnjohje.
Tani që jam pjesë e kësaj reviste, me poezitë e mia, ndjej krenari që më rizgjuan, më rilindën si poete. Misioni i revistës „Dituria“duke paraqitur krijmtarinë, vlerat, arritjet edhe të brezave të rinj, duhet falemnderuar dhe vlersuar.
Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë të numërohen për të mëdhenj, është mos harrimi i mirësisë që u është bërë nga ndokush.’
Planet tuaja për të ardhmen, cka Delvina mendon dhe ka në fokus?
E kam realizuar misioni e shkollimit dhe kjo më bën të ndjehem e plotësuar. Patjetër, që njeriu sa rron, përpiqet të mëson…
Të flasësh për të ardhmen, në një kohë ku gjërat varen nga të tjerët është e kotë, bosh.
Ndërsa fuqia ime për të ardhmen është të punoj edhe në vuajtje. Të përpiqem të kthej dhimbjen në veprim. Dhimbja që ndjejmë në këtë vend ndoshta s’do kalojë, por puna do t’na ndihmojë ta durojmë. Vuajtja s’ka fuqi të vrasë një njeri -trup të lodhur.
Cka ju bën të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Po t’i ktheni njeriut atë që e ka humbur do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Kemi humbur atdheun, njeriun…
Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri…Ndërsa mundimin e kundërta.
Si e kalon kohën e lirë Delvina?
Njeri i zakonshëm, me familjen e gjërë, shoqërinë ose në ndonjë aktivitet, ecje, lexim, film…
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Nuk ndroj vend me vendlindjen! Vetëm nëse ajo më lëshon nga duart…

Rënia e të pavdekshmit Agim Ramadani



 
Në mëngjesin e hershëm të 9 prillit, filloi sulmi në kufirin në Koshare. Njësitet e “Kobrave po ashtu ishin në detyra të ndryshme në thellësi të luftimeve duke i arritur efektet e neutralizimit dhe të dominimit kundër armikut. Njëra nga detyrat e misionit të njësisë së “Kobrave” ishte edhe pozicioni i Piramidës C II- 10, drejtimi i përroit që quhet edhe si Gryka e Botushës dhe caku marrja e Kazermës Ushtarake të Koshares. Kjo detyrë u realizua me sukses të jashtëzakonshëm në paraditen e hershme të ditës së dytë të luftimeve duke u sinkronizuar sulmet në kombinim me eprorët Agim Ramadanin, Skënder Hasangjekajn e Hysen Berishën nga batalioni i parë i këmbësorisë, elita e njësisë së “Deltave”, njësia e PU-së dhe mbështetja e njësive të artilerisë. Në të tilla relacione luftarake rezulton edhe marrja dhe futja nën kontroll të kazermës ushtarake të Koshares.
Gjatë operacionit luftarak për marrjen e karakollit të Koshares nga njësiti i “Kobrave” është plagosur më 10 prill 99 edhe luftëtari i shquar i njësisë së Kobrave, Albert Kuçi nga Juniku.
Luftë frontale
Pas dy ditësh të luftimeve të njësisë së “Kobrave” dhe suksesit të treguar në terren më 11 prill 99, komandant Agim Ramadani i prin njësisë së “Kobrave”, respektivisht me ushtarët më besnik të tij, marshon në drejtim të Zhareve dhe Oplazit. Duke kaluar kah Rrasa e Koshares, komandant Agimi në njësinë e tij do të ndalet për tu përshëndetur me ushtarët e artilerisë, që sapo kishin arritur në këtë pozicion luftimi. Pikërisht në këtë ditë të 11 prillit 99, pasi që forcat serbe futen në drejtim të Rrasës së Koshares, aty zhvillohen luftime të përgjakshme. Komandant Agimi me tu kthyer në ndihmë për në Rrasë të Koshares, ndeshet në pritë të pozicioneve të armikut. Aty zhvillohet luftë e drejtpërdrejtë dhe dëgjohen krisma të njëpasnjëshme gjatë përleshjeve frontale në mes të njësisë së “Kobrave” në krye me komandantin Agim Ramadani dhe forcave speciale të ushtrisë serbe. Pas disa orë luftimesh në një pozicion të papërshtatshëm luftimi, komandant Agimi bie heroikisht për të mos vdekur kurrë.
Kjo ditë ka qenë dita më e kobshme për njësinë e “Kobrave” dhe për të gjithë ata që e njohën për së gjalli komandant Agimin. Të gjithë bashkëluftëtarët e brigadës pothuajse nuk dëshironin të besonin për rënien e tij, sepse figura e Agim Ramadanit prej karakterit strategjik ushtarak, artistik, poetik, intelektual etj, bënin të mos besohej në vdekjen e tij. Mirëpo, kështu edhe ndodhi, sepse komandant “Katana” nuk vdiq, por u flijua dhe u shndërrua në përjetësi-pavdekësi, duke e dëshmuar se si duhet të luftohet dhe flijohet për lirinë e atdheut.
Edhe pas kalimit në përjetësi të komandantit të njësisë së “Kobrave” tani dëshmor Agim Ramadani”, njësia e “Kobrave” vazhdoi rrugën e komandantit të tyre në misionin për operacione speciale, duke e shndërruar dhembjen në krenari, ngushëllimin në trimëri dhe amanetin në sakrificë të mëtutjeshme, duke numëruar plumba dhe predha kundër armikut në emër të komandant Agim Ramadanit.
Kështu që pjesëtarët e njësisë së “Kobrave” do t’i gjejmë në të gjitha pozicionet më të ndërlikuara në luftimet e drejtpërdrejta – frontale që zhvilloheshin kundër armikut në frontet e Koshares.
Në të tilla relacione njësia për operacione speciale “Kobra”, pas rënies së komandantit Agim Ramadani, pati edhe dëshmorë të tjerë edhe të plagosur. Me datën 13 prill 1999 janë plagosur dy pjesëtarët e kësaj njësie Qanil Jasiqi, komandues i togut të dytë (vëzhgues) dhe Demush Gacaferri nga Juniku. Më pas me 16 prill 99 në luftime të rrepta në pozicionet e Rrasës së Koshares, duke luftuar në një afërsi disa dhjetëra metra- drejtpërdrejtë kundër armikut, bie dëshmorë edhe luftëtari tjetër i njësisë së “Kobrave” Fadil Maloku “Mortaja” nga fshati Gjocaj. Gjatë luftimeve në frontet e Koshares, po ashtu plagosen pjesëtarët e njësisë edhe Xajë Çela nga Tropoja, komandant i togut të parë (vëzhgues). Komandant Agimi këtë trim nga malësia e Gjakovës e quante Xajë Kosova, sepse këtë epitet të lartë ai e fitoi me trimërinë dhe luftën e pashoqe që bëri për lirinë e Kosovës martire.
Në vazhdën e operacioneve luftarake, plagosen edhe pjesëtarë të tjerë të njësisë së “Kobrave” si Arif Maloku, Arben Sejdiu, Bajram Neziri, Demë Maloku dhe me 22 maj është plagosur edhe Naser Vllasi me një bombë befasie vendosur nga zv.komandanti i batalionit të parë Esat Idrizi. Pas plagosjes së një numri të madh të pjesëtarëve të njësisë së “Kobrave”, njësia tani nuk ishte më funksionale si më parë. Pas datës 23.05.1999 njësia e “Kobrave”, përsëri riorganizohet nga Komanduesi Albert Kuqi që kthehet nga shërimi dhe nga komandanti Hysen Berisha i ofrohen luftëtarët më të mirë dhe më me përvojë në luftë dhe kështu e riformon njësinë komplete dhe vazhdon me kryerjen e shumë aksioneve të suksesshme duke i dhënë një impuls të ri luftës në vijën e thellë të frontit, në të gjitha drejtimet e luftimit sipas vlerësimit të situatës nga komanda dhe vet njësia apo me kërkesën e komandave të drejtimeve operative.
Kurorëzimi i suksesshëm
Domethënë njësia më elite e brigadës 138 “Agim Ramadani” kreu misionin e saj me plotë përkushtim duke u sakrifikuar edhe protagonistët e saj si komandant Agimi e dëshmorë të tjerë të kësaj njësie, si dhe një numër i madh i të plagosurve, të cilët me një trimëri të rrallë futeshin në thellësi të caqeve duke arritur suksese në të gjitha aksionet luftarake.
Kështu sikur të gjitha njësitet ushtarake të brigadës edhe njësia për operacione speciale “Kobra” e përmbushi misionin e saj me suksesin më të lartë, e cila u kurorëzua në fitoren e luftës dhe mposhtjen e forcave armike në kufirin Shqiptaro- Shqiptar. Sot me pietetin më të lartë brigada138 “Agim Ramadani” e mbanë emrin e komandantit të njësisë së “Kobrave”, duke çmuar lartë edhe të gjitha rolet tjera që komandanti Agim Ramadani pati në hierarkinë e GO-3 shit. Lavdi jetës dhe veprës heroike të komandant Agimit dhe njësisë së “Kobrave” dhënë për luftën para dhe gjatë luftës së Koshares......
Shkruan: Bahri M. Gashi

Vrasja e Kadri Zekës dhe brengosja e familje së tij



 
Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta.
Gjatë pushimeve verore, në fillim të gushtit 2011, bashkë me vëllain e madh të Kadri Zekës z. Shaip Zeka dhe mr. Bislim Pireva vizituam shtëpinë e lindjes së deroit Kadri Zeka. Edhepse kanë kaluar 29 vjet nga ekzekutimi makabër i Kadriut me shokë, ndjesitë e dhembjes janë gjithnjë e më të freskëta dhe tema e këtij ekzekutimi vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aktuale. E kam njohur shumë mirë heroin Kadri Zeka dhe ndjenja e madhe e lirisë ka qenë e përbashkët, prandaj dhembja ime për kadriun ka përmasat e njeriut të afërtë. Dhe, kjo përmasë ka një ndjeshmëri të veçantë kur sot gjendesh në Shtëpinë Muze të tij. Domosdo edhe shoqëruesit e mi të nderuar vëllai i Heroit të Kosovës Kadri Zeka, Shaipi dhe studiusi Bislim Pireva, këtë përjetim kanë. Dhe, kjo dëshmohet në fytyrat tona, në heshtjen tonë të rastit.
Gjatë udhtimit nga Gjilani deri në fshatin Poliçkë të Dardanës, ish- Kamenicë, ka përafërsisht nja 100 km, vajtje – ardhje. Gjatë gjithë kohës biseduam për shumëçka e më së shumti rreth vrasjes të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës. Shaip Zeka beson se vrasjen e këtyre tre Pishtarëve të Lirisë e ka projektuar dhe kryer UDB-a serbo jugosllave. Por, dyshon se mund të kishte edhe shqipfolës të implikuar në këtë mizori, të cilët kanë shpijunuar dhe ndihmuar UDB-ën për vrasjen e tyre. Dyshimi shtohet ende më shumë kur dihet se gjatë dhe pas luftës të Kosovës janë vrarë në pusi dhe prapa shpine qindra aktivistë shqiptarë pikërisht nga shqipfolësit.
Zotit Shaip Zeka i shpjegova si i kam njohur këta tre Heronj dhe se kam marrë pjesë në demonstrata dhe në ceremoninë e varrimit të tyre. I fola gjithashtu edhe për qëndresën e fortë të nënës Ajshe të vëllezërve Gërvalla dhe babës të Kadrisë, Pajazitit, të cilët gjatë ceremonisë të varrimit në Varrezat e Bad Canstsdt-Stuttgart të Gjermanisë, nëna Ajshe dhe baca Pajazit-Ziti, qendronin dhe nuk lëshonin asnjë lotë. Ndërkohë që ne, disa pjesëmarrës, qanim, prindërit e Heronjëve na ngushëllonin, duka na thënë: E kuptojmë dhimbjen tuaj, i keni pasur shokë, por duhet të mbaheni të fortë, mos u mërzitni…! Edhe pse Shaipi e dinte megjithëatë e informova për themelimin e SHKSH“Kadri Zeka“ në Nürtingen të Gjermanisë, në vitin 1992. Atëherë, me iniciativen e autorit të ktyre rreshtave u thirr një Kuvend zgjedhor për themelimi i Shoqatës “Kadri Zeka”. gjthëçka shkojë në rregull, dhe hasi në përkrahje të shumë të madhe tek bashkatdhetarët Ndër të tjera z.Shaip e informova se, në kuadër të kësaj shoqate jane zhvilluar shumë aktivitete dhe janë arritur shumë rezultate, si në fushën e sportit, kulturës, manifestimeve të shumta etj. e sidomos rezultate të mëdha janë realizuar në mdihma humanitare, duke i dërguar ato në Kosovë dhe Shqipëri.
Kur arritëm tek Shtëpia Muze, aty gjetëm z.Imer Shurdhanin, i cili kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë, të oborrit dhe bënte pritjen e përcjelljen e vizitorëve të herëpashershëm. Më pas erdhi edhe z. Hetem Rudaku, arsimtarë dhe kultivues i bletëve në fshatin Poliçkë. Shaip Zeka më foli edhe për axhën tim Zukë Leci, i cili kishte pasur miqësi me gjyshin dhe babën e Shaipit dhe se kishte marë pjesë në dasmën e Shaipit… Shaipi rrëfen se në atë kohë, kur jam martuar kam pasur 300 krushqi, kanë qenë pak shtëpi në vitet e 1960-ta kanë pasur mundësi të kenë aq shumë krushqi, por,kemi qenë shtëpi bukur e madhe dhe kemi bërë një jetë normale… Edhe Hasan Malaj i vëllai i heroit Rexhep Malaj me një rasn në një demonstrat në Zvicër më pati thënë, baci Zukë vinte tek neve shpesh dhe bisedonte me babën tim Mehmet Malajn. Zukë Leci, 1900-1987, ka qenë një kaçak, luftëtar, i burgosur shumë vjeçar dhe pleçnar
U largova nga Shtëpia Muze e Heroit Kadri Zeka dhe nga Poliçka e tij e dashur, me ndjenjen e dhimbjes dhe të krenarisë të ligjshme. Njëherësh, bëra urimin e madh për të gjithë ata që ndihmuan në ndërtim-rinovimin e kësaj Shtëpie Muze. Kam bindjen se urime dhe falenderime për kontribuesit fisnikë e dorëlirë do të bëjnë, kur të mësojnë për këtë Shtëpi Muze, jo vetëm shokët e Kadriz Zekës, por të gjithë njerëzit liridashës të Kosovës tonë.
Shkruan:Xhafer Leci

Vullnetarët nga shteti amë në UCK



 
Një helikopterë serb bante lartë në ajr një kufomë të një ushtari vullnetar nga Shqipëria për të krijuar frigë tek ata që mendonin të i bashkohën  vllezërve Kosovar:Ishte i kot veprimi serb sepse vullnetarët nga shteti amë vetem sa vinin duke u shtuar.
Astrit Suli me origjinë nga rrethina e Beratit ishte njëri nga këta që ra dëshmor.Prindërit e ti Hekurani dhe Qamilja rrëfejn se si ai u rrit në një varfëri dhe vendosi si i sri të shkoi në Greqi.Duke punuar në shtetin fqinjë Astriti ishte kalitur dhe bërë burr por pa humbur asnjë grimë nga formimi patriotik të cilën e kishte marr në fëmijërinë e vet,madje për shkak të Kosovës Astriti ishte përleshur me disa emigrant serb.I terrorizuar nga pamjet që emitonin televizionet në prill të vitit 1999 Astrit Suli këthehët në vendlindje dhe vendos për të u nisur në luftë në Kosovë.Prindërve nuk mundi të jau tregoi të vërtetën ,atyre ju tha s epo shkon tek e dashura të cilën e kishte në Austri.Pas dy jave ju lajmrue prindërve me një letër,në letër ai shkruan “Gjindem në Burrel në stërvitje dhe se sëshpejti do te hynte në Kosovë.Mirë u pafshim në Kosovën e lirë”.Një muaj më pas më 27 maj 1999 Astrit Sulo vritët në Pashtrikë gjatë operacionit “Shigjeta” të UCK ës,aksion i cili nisi më 26 maj dhe përfundoi më 10 qershor 1999.Qellimi i këti aksioni ishte hapja e një koridori lidhës nga Shqipëri-Kosovë.
Astrit Suli nuk ka vdekur. Ai është i gjallë e do të kujtohet brez pas brezi!
Pas vdekjes është nderuar me shumë urdhëra e medalje nga autoritetet kosovare. Në Prizren, një nga rrugët e këti qyteti mban emrin e dëshmorit Astrit Suli. Emrin e Astritit mban edhe një nga djemtë e Selami Ramiçit në Ferizaj. Nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë është nderuar me medaljen e Artë të Shqiponjës, dhe me titullin:”Dëshmor i Kombit”.
Në qëndër të qytetit të Kuçovës është vendosur busti i Astritit.
Në video shien pjesë nga lufta dhe flasin prindërit a Astrit Sulit
KËNGË PËR DËSHMORIN ASRTRIT SULI
38 ushtar vullnetar nga Shqipëria u vran gjatë luftës në Kosovë,ndersa numri total ishte mbi 150 vet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...