2012-04-11

Shkaqet e mjerimit të Shqipërisë


        Hysamedin Feraj


Shqipëria është në një gjendje të mjeruar. Dihet se është në gjendje të mjeruar, por është në gjendje shumë më të mjeruar se sa mendohet edhe nga pesimistët.

Mjerimi i Shqipërisë ka në themel tri kriza që e bëjnë krizën totale: 1. Mungesa e politikes. 2. Mungesa e mendimit. 3. Mungesa e moralit. Të tri këtyre krizave u shtohet një e katërt: mjedisi ndërkombëtar.

Të tri krizat janë të lidhura dhe forcojnë njëra-tjetrën. Meqenëse nuk ka një sferë të shëndoshë të shoqërisë nga e cila të filloj shërimi i të tjerave, kriza, rrjedhmisht, mjerimi shqiptar do të zgjasë shumë. Vendi dhe shoqëria janë futur në rrethin vicioz nga i cili zor se dilet. Kur flas si optimist, do të thotë se kjo gjendje do të vazhdoj së paku edhe njëzet vjetë. Po të flas si realist, së paku edhe pesëdhjetë. (Këto parashikime të përafërta mund të mos vlejnë vetëm në qoftë se ndryshon ndjeshëm diçka në mjedisin ndërkombëtar që mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në Shqipëri, siç ishte ndryshimi i mjedisit ndërkombëtar që solli ndryshimet në vijim. Por sa u takon faktorëve të mbrendshëm, nuk ka asnjë element potencial që mund të shpresohet të bëhet real që të nxjerrë vendin nga kriza).

Mungesa e politikes

Siç u tha, mungesa e parë, që shkakton krizën është mungesa e politikes. Mungesa e politikes konstatohet në tri dukuri që janë të vëzhgueshme nga kushdo që interesohet të verifikoj këto pohime të miat. Këto tri shfaqje të mungesës së politikës janë: a) heqja dorë nga kategoritë klasike të politikes; b) zevendësimi i politikes me privaten (civilen); c) zevendësimi i politikes me forcën, ose vdekja e argumentit.

1. Heqja dorë nga politika duket në heqjen dorë nga kategoritë klasike të politikes: mik/armik/neutral; sovranitet; ndërhyrje në punët e brendëshme; interesa kombëtare; agjent në shërbim të vendeve të huaja; reciprocitet etj.

Është shumë i përhapur dhe mbisundues mendimi se nuk duhet folur për armiq të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kush përdor këto kategori menjëherë etiketohet enverist, arkaik, ksenofob etj. Nuk ka pikë rëndësie se për armiq të amerikanëve flasin nga Xhorxh Bush deri tek më i thjeshti amerikan. U morën si shembull SHBA, sepse kur ka frikë edhe superfuqia nga armiqtë e jashtëm, kur superfuqia është “ksenofobe” (në qoftë se vetëdija për armiqtë është ksenofobi) atëherë është edhe më reale që “ksenofob” të jenë edhe popujt e shtetet më të vogla. Sidoqoftë të folurit për armiq nuk është, pra, patjetër enverizëm, mbasi mund të jetë edhe amerikanizëm dhe përgjithësisht rregull i politikes. Po të kishte dalë jashtë përdorimit nocioni armik, bota do të ishte pa ushtri. Aramtimi dhe përsosja e armatimit është dëshmi se nocioni armik është shumë i rëndësishëm për politiken, formëson dimensione të rëndësishme të shoqërisë, përcakton veprimtari të rëndësishme që prekin jetën e të gjithëve, nga rekrutimi i ushtarëve, përsosja e armatimeve dhe strategjive të luftës deri tek ngarkimi i popullsisë me taksa për sigurimin e këtyre epërsive ushtarake ndaj armiqëve. Pra, nocioni armik është një nocion që vepron realisht dhe përcakton veprimtari të rëndësishme të politikes.

Ka një të folur eufemik, që më shumë përdoret nga studiuesit: në vend të fjalëve mik/armik/i tretë përdoren termat partner/rival/ i tretë. Por nga shqiptarët, megjitëhse nuk janë studiues të politikes, nuk flitet as për rivalitete shtetesh, me cilët rivalë ndeshet politika shqiptare etj.

Nocioni i sovranitetit dhe “mosndërhyrjes në punët e brendëshme” është ndër më të luftuarit, sidomos nga formuesit e opinionit publik. Shumica, pothuajse të gjithë kanë frikë nga përdorimi i nocionit sovranitet. Përdorimi i nocionit sovranitet paraqitet si enverizmi më i kulluar. Sovraniteti, sipas tyre, ka vetëm një funksion dhe rrjedhojë: izolimin, mbylljen e plotë, hermetike, pikërisht si në kohën e Enverit e më keq. Gara është kush flet dhe vepron më shumë kundër sovranitetit të Shqipërisë. Nuk është nevoja të flitet gjatë se nocioni i sovranitetit në shoqëri normale ende luan rol të rëndësishëm në veprimtarinë politike mbrenda çdo sistemi politik dhe në sistemin politik botëror. SHBA, p.sh. në emër të sovranitetit nuk kanë pranuar të marrin leje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për ndërhyrjen ushtarake në mbrotje të Kosovës, nuk kanë pranuar marrveshjen për njohjen e gjykatës ndërkombëtare etj., etj.

Termi “agjent në shërbim të huaj” jo vetëm nuk përdoret, por qoftë edhe mundësia e përdorimit të tij konsiderohet si të ishte ngjallë vetë Enveri dhe përdoruesit e tij paraqiten si enveristë të pandreqshëm. E pra, gati përditë dëgjojnë, vetë japin lajme se si SHBA dhe Rusia këmbyen agjentët e kapur prej tyre, se në SHBA u kap agjenti në shërbim të kinezve, se agjentët amerikan kontribuan për rrëzimin e regjimit x apo y etj. Të gjitha këto shtete, vende, këta politikan si konservatori Bush a ish-KGB-isti Putin etj., sipas logjikës së analistëve, politikanëve, intelektualëve etj., shqiptar del se janë enveristë. (Kur në fakt del se Enveri ka qenë politikan). Nga të gjithë këta politikanë (Bush, Putin etj.) veprimtari të tilla si e Nanos, Berishës, Meidanit, Metës, Godos, Kadaresë dhe gjithë të rrethuarve rreth tyre po të zhvilloheshin në SHBA ose Rusi etj., do të konsideroheshin si veprimtari agjenturore në shërbim të huaj dhe do të burgoseshin.

Interesi nacional është përjashtuar edhe si term, e aq më shumë si praktikë, me tmerrin nga nacionalizmi. Edhe një organizatë e tillë si Grupi i Krizave që është mjaft i prirë kundër nacionalizmit në raportin e tij të vjetshëm konstaton se politikanët shqiptar të frikësuar nga nacionalizmi nuk arrijnë të formulojnë as interesat e veta nacionale që do të ishin legjitime.

Reciprocitetit s”i ka mbetë as nam e as nishan. Nuk ka qoftë edhe një vend me të cilin të jetë dëgjuar se Shqipëria kërkon marrdhënie reciprociteti. Edhe Greqia që është në luftë me Shqipërinë nuk vihet kurrë para kërkesës për reciprocitet, sikur bota nuk ka shtete të tjera veç Greqisë dhe se po u mbyllën pak dyert për një shtet armik (në gjendje lufte) nuk ka më asnjë shtet me të cilën të vihen marrdhënie.

Terma të tillë si sovranitet, mik/armik/neutral, mosndërhyrje në punët e mbrendëshme, agjent në shërbim të huaj etj., janë kategori klasike dhe kyçe të politikes edhe sot e kësaj dite. Prania e tyre dëshmon për veprimtari poltike. Mungesa e tyre për mungesë të politikes.

2. Mungesa e politikes duket në zevendësimin e politikes nga privatja. Në të gjitha konceptimet për politiken, qoftë ai normativ, empirik-sistemik, realist etj., antik apo modern politika shënon veprimtarinë publike, në sferën e publikës, për “bonum commune” apo “menaxhim” i saj etj. Ndërsa në Shqipëri ka vetëm veprimtari private. Qeveria, partitë, individët (politikanë) realizojnë vetëm veprimtari private. Nano konstaton se Meta ka privatizuar qeverinë. Meta thotë se Nano ka privatizuar partinë. Privatizimi i PD-së nga Berisha nuk vihet në dyshim nga askush. Të gjithë këtyre agjensive mund t”u vihet cilësori shpk (shoqëri me veprimtari të kufizuar) si ndërmarrejve të biznesit: PDshpk, PS shpk, Qeveria shpk etj.

Sigurisht qeveria, partitë, “politikanët” menaxhojnë fonde publike. Por këtë menaxhim e bëjnë për interesa, qëllime, biznese private. Menaxhimi prej tyre i fondeve publike nuk e bën veprimtarinë e tyre politike, sepse edhe firmat piramidale punonin me fonde të publikut, të popullsisë por për interes privat. Dallimi ndërmjet politikes e privates nuk është në faktin se menaxhohen fonde publike apo private, por nëse menaxhohen për publiken apo privaten. Madje edhe firmat private ndërtojnë disa objekte që përdoren edhe nga publiku (marginalities), por mbeten private. Në Shqipëri politikanët, qeveria, partitë janë privatë që punojnë me fondet e publikut (si firmat piramidale).

Në mënyrë paradoksale, gati i vetmi grupim me të cilin mund të flitet politikisht kanë mbetë komunistët (veçanërisht të së kaluarës). Komunistët kanë program të shëmtuar politik, të dëmshëm, antikombëtar etj., por tema e bisedës së tyre është publikja, ose në gjuhën e tyre: populli, vendi, shteti. Kjo është temë politike. Njeriu mund t”a kundërshtoj, por ka diçka që krijon pikëlidhje të bisedës, një temë që bën diskursin të mundëshm: politikja, publikja, vendi, atdheu etj. Ndërsa me socialstët dhe demokratët (dhe veglat e tyre) nuk mund të bisedohet për politikë. Sapo fillon me folë me ta për ndonjë projekt apo ide menjëherë të pyesin se çka fiton ai personalisht, madje të fton “eja të fitojmë bashkë”, “të bëjmë një biznes” por për popullin, për publiken as nuk pranon të flas. Sipas tyre fjalët për popullin, vendin etj., “t”i lëmë për në televizor, gazeta” etj., por “këtu po flasim bashkë, nuk jemi në televizor, prandaj të flasim se çka fitojmë”. Socialistë dhe demokratë pranojnë të flasin vetëm për xhepin, jo për publiken. (Natyrisht ne media tërë ditën flasin vetëm për popullin). Kush nuk do të flasë për xhepin, por për publiken mbetet pa folë me demokratët dhe socialistët, sepse ata nuk pranojnë të flasin për publiken, ndërsa politikanët nuk pranojnë të flasin për xhepin. Kështu biseda bëhet e pamundur, sepse nuk ka një temë të përbashkët, një pikë lidhëse, ose, sepse siç thotë populli “njëri flet për lisa, tjetri flet për fshisa” e kështu biseda bëhet e pamundur. Prandaj është krijuar ai paradoks kur të vetmit me të cilët mund të flitet për politikë kanë mbetë komnistët: programet mund të jenë të ndryshme, por tema është e njëjtë. Ose thënë ndryshe biseda zhvillohet në të njëjtin rrafsh logjik: rrafshin politik. Ndërsa me demorkatët dhe socialistët biseda zhvillohet në rrafshin e privates (xhepit) dhe jo të politikes.

3. Në fund, mungesa e politikes shfaqet në zevendësimin e autoritetit nga forca: në vdekjen e argumentit. Politika zakonisht dhe normalisht funksionon në sajë të autoritetit. Përdorimi i forcës në masë të madhe përjashton politiken dhe ushtrimin e pushtetit. Forca nuk është pushtet. Forca është fuqi natyrore. Në natyrë nuk ka politikë, pushtet dhe autoritet. Në Shqipëri ka vetëm forcë. Argumenti, legjitimimi (racional ose moral) i një veprimi a mosveprimi politik nuk ka asnjë vlerë. Edhe argumenti më i fortë nuk detyron asnjë politikan a focë politike të bëj a të mos bëj diçka. Vendimet merren vetëm sipas raporteve të forcës. Ai që e ndjenë veten të fortë merr vendimin që i duhet.

Argumenti ka vdekë edhe në kuptimin se “politikanët” i dinë shumë mirë argumentet. Nuk është menquri e disa pjestarëve të shoqërisë (gazetarë, intelektual etj.) që thonë se “politikanët” nuk dinë dhe mendojnë se punët mund të rregullohen po të këshillohen mirë dhe t”u jepen argumente. “Politikanët” i dinë shumë mirë fushat për të cilat flasin e veprojnë. Kur i dëgjon flasin si bilbil. Kur e dëgjon p.sh. Arben Imamin duke folë për të drejtën kushtetuese bindesh se di vërtetë shumë. E kështu me radhë. Shtjellojnë të gjitha teoritë, konceptet, autorët më të mirë, shembujt praktikë aktualë e historikë etj., etj. Disa prej tyre shumë mirë mund të japin mësim në universitete. Madje shumë prej tyre vërtetë janë me karrierë akademike.

Nuk është e vëretë se “politikanët” janë budallenjë. Budallenjë janë ata që mendojnë dhe përhapin mendimin se “politikanët” janë budallenjë. “Politikanët” tanë janë të këqinjë e të ligjë. Atyre nuk u mungon dija, por u mungon vullneti i mirë. Ata nuk është se nuk dinë, por ata nuk duan të bëjnë diçka të mirë për vendin, popullin, atdheun, publiken. Nuk ka mbetë t”i mësohet p.sh. Anastas Angjelit se monopolet pengojnë zhvillimin e biznesit të vogël etj., etj. Angjeli është ekonomist. Angjeli vendosi monopolet pikërisht se e dinte se pengohet zhvillimi i vendit. Angjeli ka qenë vetë profesor univeristar, ka diplomuar për ekonomi dhe ka dhënë mësim teoritë ekonomike. Qoftë teoria e Marksit, qoftë e Adam Smithit e di se monopolet janë pengesë e zhvillimit ë biznesit etj. Po ashtu p.sh. Nano, s”ka dyshim se është njohës shumë i mirë i teorive dhe praktikave ekonomike. Shumica e udhëheqësve vijnë nga Univeristeti: Nano, Angjeli, Malaj, Pashko, Meidani, Berisha, Topalli, Gjinushi, Islami etj., etj., etj., etj.... Prandaj është budallëk të mendohet se politikanët janë budallenjë dhe se po të vijnë në politikë njerëz nga “inteligjenca”, nga universitetet etj., gjendja rregullohet. Këto janë vetëm klithma akadmikësh që nuk kanë qenë të zotët të bëjnë këto që bënë disa ish-kolegë të tyre.

Siç u tha, këta nuk janë politikanë budallenjë, por janë politikanë të ligjë, që u mungon vullneti i mirë, që udhëhiqen nga vullneti i keq. Po t”iu dërgosh një projekt të argumentuar mirë, atë e shohin vetëm me një këndvështrim: çka fitoj unë? Në qoftë se nuk heton se fiton diçka vetë, edhe projektin dhe argumentin me gjenial e hedhë në koshin e plehrave.

Këtyre “politikanëve” është e kotë t”u jepen argumente. Argumenti ka vdekur. Ka mbetë vetëm forca. Ata marrin vesh vetëm po patën interes privat ose po u shtërnguan të bëjnë diçka me pahir, nga frika (se mos humbin postin d.m.th. fitimet). Argumenti ka vdekë, ndërsa zevendësimi i argumentit me dhunën, forcën, është shenjë e mungesës së politikes në Shqipëri.

Pra, edhe një herë, një nga mungesat më të rëndësishme që japin krizën e përgjithëshme në Shqipëri është mungesa e politikës që shfaqet si heqje dorë nga kategoritë klasike të politikes, zevendësimi i politikes me privaten dhe vdekja e argumentit.

Prandaj janë pa kuptim edhe mendimet e shprehjet se “na mbyti politika”, “tek ne bëhet shumë politikë” etj. Problemi i Shqipërisë nuk është se ka shumë politikë, por se nuk ka fare politikë. Po ashtu thuhet se në Shqipëri duhet ndërtuar “shoqëria civile”. ndërsa problemi i Shqipërisë është ndërtimi i “shoqërisë politike”. Problemi i Shqipërisë është se ka vetëm “shoqëri civile”, sferë të privates, por nuk ka “shoqëri politike”. Sigurisht duke mos pasë “shoqëri politike” edhe “shoqëria civile” nuk është mirëfill civile. Por problemi madhor i Shqipërisë është ndërtimi i shoqërisë politike dhe jo i shoqërisë civile. Pa ndërtimin e shoqërisë politike, Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza e saj totale.



Mungesa e mendimit

Shkaku i dytë i krizës totale të Shqipërisë është mungesa e mendimit. Mungesa e mendimit konstatohet si tek politikanët edhe tek “intelektualët”, si në “shoqërinë politike” edhe në “shoqërinë civile”, si tek “të varurit” edhe tek “të pavarurit” ose thënë shkurt tek të gjithë me përjashtim të një pakice jashtë-jashtëzakonisht e vogël individësh (që shihen si rast deviant më shumë se normal). Mungesa e mendimit shfaqet: 1. Si thjeshtizëm; 2. Si metanarracion; 3. Si ikje nga liria.

1. Thjeshtizmi mendor duket veçanërisht në qëndrimet ndaj enverizmit. Si qëndrim i kundërt me enverizmin është paraqitë e kundërta e thjeshtë ndaj tij. Kështu, në qoftë se Enver Hoxha thoshte se jemi të rrethuar me armiqë është kaluar në të kundërtën e thjeshtë: jemi të rrethuar vetëm me miq; në qoftë se Enver Hoxha thoshte se duhet të mbështetemi kryesisht në forcat tona, antienverizëm është paraqitë e kundërta e thjeshtë: të mbështetemi vetëm tek ndihma dhe këshilla e huaj; në qoftë se Enver Hoxha thoshte se duhet të ruajmë sovranitetin, antienevirzëm është paraqitë vetëm lufta e shqiptarëve kundër idesë së sovranitetit të vet; në qoftë se Enver Hoxha lavdëronte heroizmin, kulturën, traditën shqiptare, popullin shqiptar “që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”, është ndeshë me armiq të fuqishëm etj., me qenë antienveristë duhet fyer populli shqiptar, historia dhe tradita e tij; meqenëse Enver Hoxha “u prish me jugosllavët, me qenë antienverist duhet miqësuar me jugosllavët etj., etj.

Sipas kësaj logjike meqenëse Enver Hoxha fliste për ndërtimin e vendit, atëherë duhet folë për shkatërrimin e vendit; meqenëse Enver Hoxha kërkonte punë vullnetare, sot nuk duhet kërkuar e nuk duhet bërë asnjë punë vullnetare; meqenëse përpara kërkohej mbrojtja e vendit, sot duhet kërkuar pushtimi i vendit; meqenëse Enver Hoxha fliste shqip, me qenë antienverist duhet mos me folë shqip. (Dhe vërtetë në masë të madhe ekziston një prirje për të mos folë shqip që konstatohet që nga dëshira për të mos pasë emra njerëzish shqip, emra ndërmarrjesh e deri tek të folurit e të shkruarit me fjali në të cilat shpesh vetëm lidhëzat janë shqip. Ose siç e formulonte një herë Lutfi Dervishi duke ironizuar këtë prirje: “lidershipi i stafit të draftit të fizibilitetit të ...” deri tek shprehjet “anonçoj” etj., etj.).

Ky thjeshtizëm mendor ka qenë (dhe është) karakteristikë në radhë të parë e Partisë Demokratike, partive, shoqatave e individëve të rrethuar rreth saj dhe e ish-të persekutuarve nga enverizmi. Kanë qenë këto kategori që janë tallë me idenë e Enverit se shqiptarët kanë armiq dhe është përhapë ethshëm mendimi se shqiptarët në këtë botë kanë vetëm miq duke përfshi edhe serbët e grekët; se nuk duhet mbështetë në forcat tona por se “ne qeverisim, bota na ndihmon” që u realizua si fakt “bota na qeverisë, ne e ndihmojmë” etj. Ky thjeshtizëm është përdorë e shfrytëzuar veçanërisht edhe nga enveristët e sotëm d.m.th. antarë “të shoqërisë civile”, “intelektual kozmopolitë”, “OJQ” edhe kundër vetë PD-së dhe mbështetësve të saj. Kështu, ky thjeshtizëm mendor është bërë dukuri e përhapur dhe e përgjithëshme e shoqërisë si në pozitë, si në opozitë, si në “shoqërinë politike” edhe në “shoqërinë civile”.

Thjeshtizmi mendor “antienverist” realisht del se është enverizëm praktik dhe antishqiptar, sepse takohen njëri me tjetrin. Kështu ideja e Enverist se kemi “vetëm” armiq dhe ideja e sotme se kemi vetëm miq, të dyja, njëlloj, heqin aftësinë e shqiptarëve për të dalluar miqtë nga armiqtë. E keqja e Enverit nuk ishte pse fliste për armiq të shqiptarëve, por se duke futur në një thes miqtë dhe armiqtë u hiqte aftësinë shqiptarëve për të dalluar miqtë nga armiqtë (p.sh. barazonte rolin e austrohungarezëve me rolin e rusëve në fatin e Shqipërisë gjatë konferencës së Londrës më 1912-13). Duke futur miqtë e armiqtë në jë thes, EnveHoxha, ruante armiqtë nga diskreditimi dhe fyente miqtë. Edhe sot duke futur në një thes miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve, ruhen armiqtë nga identifikimi, ndihmohen të fshehin politikat e tyre antishqiptare dhe fyhen miqtë duke i barazuar me armiqtë. Qëllimi i djeshëm i Enverit dhe qëllimi i sotëm i “antienveristëve” është t’u heqin shqiptarëve aftësinë për të dalluar në politikë miqtë nga armiqtë. Kështu, çdo tezë e antienvrizmit të thjeshtëzuar logjikisht dhe realisht është envrizëm.

Antienverizëm nuk është e kundërta e thjeshtë e enverizmit, por e kundërta reale e tij. Kështu antienverizëm nuk është veprimi që thotë se “meqenëse Enveri thoshte jemi të rrethuar me armiq, për të qenë antienverist duhet thënë se jemi të rrethuar vetëm me miq”. Antienverizëm është të aftësohen shqiptarët për të dalluar miqtë nga armiqtë. Antienverizëm është afëtsimi i njerëzve për të menduar në mënyrë konkrete e reale dhe jo përgjithësuese shabllone, totalizuese-jodalluese, që fut në një thes miqë e armiq, të mirën e të keqen, politikën antishqiptare dhe politikën proshqiptare etj. E keqja e Enverit, siç u tha, nuk është se flet për miq dhe armiq të Shqipërisë e shqiptarëve, por se u heqë shqiptarvëe aftësinë për të dalluar miqtë nga armiqtë. Njëlloj si diskursi i sotëm për politikën synon t’u heqë shqiptarëve aftësinë për të dalluar miqtë nga armiqtë. Prandaj ky thjeshtizëm mendor krijon dhe forcon vazhdimisht krizën totale të Shqipërisë, nëlloj si të mos ishte lëvizë nga sistemi i kaluar. Prandaj nuk bëhen hapa drejt një sistemi dhe gjendjeje tjetër, sepse mendërisht vendi është ku ka qenë. Semplizmi mendor, varfëria mendore nuk mund të krijojë mirëqenie në fusha të tjera.

2. Ikja nga liria shfaqet në fraza të tilla si “e di Evropa”, “kështu e ka bota” etj., etj. Në këto shprehje shfaqet qartë ajo që, në analizën psikologjike-mendore të regjimeve totalitare, veçanërisht nazizmit, Markuze e quante tipar të “karaktereve autoritare” dhe që Fromi e analizon me nocionin e “ikjes nga liria”. Ikja nga liria është heqje dorë “nga barra e rëndë e të menduarit”, nga kjo “barrë” e rëndë që karakterizon vetëm sepcien nejrëzore. Njerëzit heqin dorë nga të menduarit dhe këtë “barrë” ia lënë udhëheqësit. Ai mendon për vete dhe për shoqërinë, të tjerët vetëm e ndjekin, “të lumtur” që s’kan për të menduar. Në fashzmin italian ikja nga liria shfaqej në shprehjen “e di Duçja”, në nazizmin “e di Führeri”, në rgjimet totalitare socialiste “e di Partia”. Karakteret autoritare dhe ikja nga liria janë kushte të domosdoshme për vendosjen e regjimeve totlitare dhe mbasi vendosen riforcohen prej tyre përmes procesit të socializimit, propagandës dhe praktikave të tjera.

Në Shqipërinë socialiste dukuria e karakterit autoritar dhe ikjes nga liria shfaqej në shprehjet “e di Partia”, “e di qeveria”. Në Shqipërinë paskomuniste nga shprehja “e di Partia” është kaluar tek “e di Evropa”, “e di bota”. Në këtë mënyrë argumentimi është ndryshuar vetëm referenti, por struktura logjike dhe psiçike e të menduarit ka mbetë e njëjtë: autoritare dhe ikëse nga liria. Ndërmjet shprehjeve “e di Duçja”, “e di Führeri”, “e di Partia” dhe shprehjeve “e di Evropa”, “e di bota”, “kështu e ka gjithë bota” nuk ka ndryshim në pikëpamje të strukturës logjike dhe psiçike.

Argumenti “e di Evropa”, “e di bota”, “kështu e ka gjithë bota” përdoret në çdo rast nga të gjithë politikanët, intelektualët, shkurt nga “shoqëria politike” dhe “shoqëria civile”. Që kur diskutohet racionaliteti i një ligji themelor si kushtetuta, deri tek një vendim i vogël administrativ ose estetik, moral etj., etj., argumenti kryesor është “kështu e ka bota e zhvilluar” etj. Njerëzit sa nuk dalin të thërrasin në një kor (miting) të madh “gjithkombëtar”: Ne nuk mendojmë! Për ne mendon bota! Poshtë mendimi!

Kjo ikje nga liria dhe ky karakter autoritar është tregues i mungesës së mendimit, i mbetjes në mendimin enverist-totalitar në një shoqëri që shprehet se dëshiron të jetë pasenveriste dhe pastotalitare. Këto janë tregues se “shoqëria politike” dhe “shoqëria civile”, politikanët dhe intelektualët në Shqipëri nuk kanë ndryshuar strukturat logjike dhe psiçike enveriste-totlitare: kalimi nga “e di Partia”, e di E nveri” tek “e di Evropa”, “e di bota” ka qenë krejt i lehtë. Por kjo është dëshmi se nuk janë bërë përpjekje për rrugën më të vështirë: zhvillimin e mendimit, ndryshimin e mendimit e të psiçikes, marrjen për sipër të “barrës së rëndë” për të menduar. Përkundrazi, njerëzit duket se janë të lumtur që nuk kanë për të menduar, që nuk janë të detyruar të mendojnë.

Shprehjet “e di Evropa”, “kështu e ka Evropa” etj., janë domethënëse edhe në një drejtim tjetër: ato janë kriter për të dalluar se kush është evropianizuar dhe kush nuk është evropianizuar. Kushdo që, për të argumentuar mendimin e vet, përdorë shprehjen “kështu e ka Evropa” nuk është evropian dhe as i evropianizuar. Përdormi i shprehjes “kështu e ka Evropa” është kriter se përdoruesi nuk është evropian(izuar), sepse një evropian nuk mund ta përdorë këtë argument. Një evropian nuk mund ta përdorë këtë argument sepse është vetëreferencial dhe sepse bie në kundërshtim me vetëkritikën e shoqërisë evropiane, ndërkohë që liria e mendimit është karakteristikë e mendimit perëndimor. Është vetëreferencial sepse i referohet vetes. Përdorimi nga një evropian i argumentit “është mirë kështu sepse kështu e ka Evropa” është njëlloj si të thotë “është mirë kështu, sepse kështu e kam zgjidhë këtë çështje unë”. Sipas kësaj strukturë logjike, nuk mund të arsyetohet se pse zgjidhja që ka dhënë Evropa për një problem është e mirë, sepse argumenti thotë “është zgjidhje e mirë, sepse kështu e kam zgjidhë unë, Evropa”. Ky arsyetim, po ashtu bën të pamundur vetëkritikën shoqërisë evropiane, sepse çdo kritikë ndaj saj do të mund të kundërshtohej si e gabuar, si joevropiane. Në qoftë se mënyra si i kanë zgjidhë problemet evropianët është kriter i drejtësisë, atëherë nuk mbeten kritere për t’i kritikuar dhe ndryshuar këto zgjidhje, nuk mbetet vend për mendim krijues. Çdo qortim ndaj shoqërive evropiane do të hidhej poshtë me argumentin “kështu e ka Evropa”. Ndërsa evropianët e mirëfilltë e kritikojnë një gjë pikërisht pse “kështu e ka Evropa”. Krakteristikë e mendimit evropian perëndimorë është ideja se kriteret e gjykimit dhe kritikës shoqërore qëndrojnë jashtë zgjidhjeve praktike që janë dhënë dhe me anë të tyre matet e vlersohet praktika. Karakteristikë e mendimit evropian perëndimor është kritika racionale shoqërore dhe mendimi krijues. Prandaj fakti se “Evropa” ka këto apo ato praktika nuk është argument, ose së paku nuk mund të përdoret si argument nga evropianët dhe kushdo që pretendon se është evropianizuar. Evropiani kritikon një praktikë, pikërisht se është evropiane dhe se mundet ose do të duhej ndërtuar ndryshe. Pa këto kritere jashtë praktikës evropiane, çdo praktikë evropiane do të ishte e legjitimuar dhe nuk do të mund të shqyrtohej në mënyrë kritike racionale duke i dhënë kështu fund lirisë së mendimit aq e vlerësuar në kulturën perëndimore.

3. Metanarracioni dhe të menduarit metanarrativ shfaqet në shprehjet për “integrimin”, “përfshirjen e Shqipërisë në proceset globale” dhe “globalizuese, “vlerat universale” etj.. Në Shqipëri është shumë i përhapur, si në “shoqërinë politike” edhe në “shoqërinë civile” një lloj të menduari që mund të karakterizohet me nocionin postmodern (veçanërisht të Lyotard) të besimit në metanarracionet, në tregimet e mëdha të ecurisë së botës.

Në mendimin modern perëndimor janë përpunuar shumë tregime të mëdha për ecurinë e botës. Një ndër to ka qenë metanarracioni marksist, tregimi sipas të cilit bota ecë në vijë lineare nga komuniteti primitiv, nëpër rendin skllavopronar, feudal, kapitalist tek ai socialist dhe komunist. Në shoqërinë komuniste nuk do të ketë kombe, shtete kombëtare, shtypje e shfrytëzim etj. Enver Hoxha dhe pasuesit e tij mbështesin këtë metanarracion dhe mëtojnë se e kanë përfshirë Shqipërinë pikërisht në prirjen moderne të progresit e zhvillimit të botës, në vijën në të cilën po ecë bota, në të cilën po shkon bota etj. Një metanarracion tjetër i modernes është metanarracioni liberal sipas të cilit bota zhvillohet në vijë lineare nga shoqëria paramoderne kah shoqëria e bazuar në ekonominë e tregut dhe rendin demokratik. Sipas këti metanarracioni, sado të zgjasë procesi të gjitha vendet e botës do të shkojnë kah ekonomia e tregut dhe shoqëria demokratike. Në shoqërinë globale të ekonomisë së tregut dhe demokracisë nuk do të ketë kombe, shtete kombëtare etj., por vetëm njerëz që sillen kryesisht sipas kërkesave racionale të prodhimit e konsumit.

Mbas rënies së rendit socialist në Shqipëri metanarracioni “bota po shkon drejtë komunizmit” është zevendësuar me metanarracionin “bota po shkon drejt integrimit dhe globalizmit”. Ashtu si enverizmi dje edhe politikanët e joplitikanët sot metojnë se po e përfshijnë Shqipërinë në një proces botëror. Kalimi nga një metanarracion në tjetrin nuk ka qenë i vështirë sepse struktura logjike dhe psiçike e tyre është e ngjashme: të dyja flasin për prirje botërore, për një gjendje të fundit universale, për shoqëri pa kombe e shtete kombëtare, pa dallime të mëdha të rendit shoqëror etj. Kështu shprehjet se po shkojmë drejtë “komunizmit” janë zevendësuar me shprehjet se po shkojmë drejtë globalzmit, “fshatit të përbashkët botëror”, drejt “integrimit”, heqjes së sovranitetit e kufijve shtetëror, kah shuarja e dallimeve kombëtare dhe nacionalizmat etj., etj. Duke heqë fjalën komunizëm dhe internacionalizëm proletar gjithë struktura tjetër e të menduarit është e ngjashme: universialiste, lineare, e determinuar siç janë të ngjashme idetë se do t”a përfshijmë Shqipërinë në rrugën në të cilën ecë bota, në të cilën po shkon bota etj. Komunistët thoshin se po ndërtojnë shoqërinë komuniste, sepse ky është drejtimi kah po ecë bota. Kozmopolitët sotë thonë se po ndërtojnë shoqërinë globale, sepse ky është drejtimi kahpo ecë bota. Ashtu si në rastin e metanarracionit komunist që realiteti fliste kundër por nuk përfillej, edhe sot realiteti që flet kundër këtij metanarracioni nuk përfillet. Të rrëmbyer nga tregime të tilla të mëdha “shoqëria politike” dhe “shoqëria civile” në Shqipëri bëjnë thirrje (si dje enveristët) të hiqet dorë që tani nga kombi, shteti kombëtar, interesat kombëtare etj., jo pse bota ka arritë në këtë stad, por se, sipas tyre, është e sigurtë se bota po shkon drejt gjendjes pa kombe, pa shtete etj. Nisur nga ky lloj metatregimi, ashtu si dje besimtarët në metanarracionin komunist edhe besimtarët e sotëm në metanarracionin liberal, duan ta bëjnë Shqipërinë “flamurtare”, “fanar ndriçues” i arritjes në shoqërinë globale-universale. Kur i jepen metanarracionit, i jepen me yrysh të madh dhe nuk ecin kujdesshëm në “rrugën e hsitorisë” që më mirë është të konceptohet si rrugë historishë.

Për të mos u zgjatur, pra, një nga shkaqet e krizës totale të Shqipërisë është mungesa e mendimit që shfaqet si thjeshtizëm, ikje nga liria dhe metanarracion. Të tri këto struktura mendore janë dëshmi e dembelisë mendore, e krizës mendore, e mbetjes në shoqërinë e vjetër dhe në enverizëm: duke mos dalluar aleatët nga kundërshtarët, duke i quajtur të gjithë armiqë enverizmi topiste, hiqte aftësinë e shqiptarëve për të dalluar miqtë nga armiqtë; duke i quajtur të gjithë miq, mendimi i sotëm topitë, heq aftësinë e shqiptarëve për të dalluar miqtë nga armiqtë. Siç u tha, a) struktura logjike e psikologjike e pohimit “gjithë bota është armiqësore” dhe struktura mendore e pohimit “gjithë bota është miqësore” është e njëjtë: përgjithësuese-totalizuese. b) Struktura logjike e psikologjike e pohimit “e di partia”, e di Duçja”, “e di Fyhreri”, “e di Partia” është e njëjtë me strukturën logjike dhe psikologjike të pohimit “e di Evropa”, “e di bota”: autoritariste, ikje nga liria. c) Struktura logjike dhe psikologjike e pohimit “bota po shkon drejt shoqërisë komuniste, pa klasa, kombe e shtete” është e njëjtë me strukturën logjike dhe psikologjike të pohimit “bota po shkon drejt integrimit në shoqërinë globale pa kombe e shtete”: metanarrative. Dallon vetëm shpjegimi i mekanizmit: për metanarracionin marksist mekanizmi është zhvillimi i forcave prodhuese dhe marrdhënieve në prodhim që përcaktohen prej tyre, ndërsa për metanarracionin liberal mekanizmi është tregu dhe konsumi. Por largësia nuk është shumë e madhe edhe këtu sepse, siç argumentonte Marksi, në masë të madhe tregu dhe konsumi përcaktohen nga zhvillimi i forcave prodhuese.

Problemi është se në Shqipëri nuk ka opozitë mendore. Në nivelin politik këto karakteristika të mendimit janë njëkohësisht struktura mendore si të pozitës edhe të opozitës. Në rrafshe të ndryshme këto janë struktura mendimi si të politikanëve edhe të “intelektualëve”, “gazetarëve” etj.. Të gjitha ata që e quajnë veten intelektual, nuk dallojnë në asnjë strukturë mendore nga politikanët. Të gjithë janë të rrëmbyer nga metanarracioni liberal globalist, nga shprehjet “e di Evropa”, nga ideja e integrimit në Evropë, nga thjeshtizmi etj.



Mungesa morale

Mungesa morale është mungesa e tretë e madhe që e bën krizën në Shqipëri totale. Mungesa morale shfaqet si mungesë e kompetencës morale: a) si mungesë e njohurive morale dhe, b) si mungesë e virtytit moral. Siç argumenton R. Dahl, që politikani të jetë në përputhje me detyrën e tij duhet të zotëroj si kompetencën instrumentale ashtu edhe kompetencën morale: njohuritë morale dhe virtytin moral.

1. Mungesa e njohurive morale në Shqipëri shfaqet në paaftësinë për të përcaktuar qëllimin e politikes, synimin ku duhet të çohet shoqëria përmes veprimtarisë politike. Nga kryeministrat shqiptar, njëri mbas tjetrit, qëllim kryesor është shpallë intergimi i Shqipërisë në BE. Përcaktimi i integrimit të Shqipërisë në BE është dëshmi e mungesës së kompetencës morale, sepse integrimi në BE nuk është dhe nuk mund të jetë qëllim moral.

Kompetenca morale në kuptimin e njohurive morale është njohje e sistemit të vlerave politike e shoqërore dhe rrjedhojave që ka vendosja e një hierarkie dhe kombinimi të caktuar të tyre. Jo për të krijuar një listë por sa për të krijuar një kuptim se për çka është fjala po përmend se vlera të tilla politike zakonisht janë liria, siguria, paqja, barazia e vlera të tjera që mundësojnë një vetëralizim sa më të plotë të njeriut (për liberalët) dhe të shoqërisë (për organicistët). Diskutimi moral në politikë është diskutim për vlerat politike. Përmes tyre legjitimohet ose deligjitimohet që nga një veprim i thjeshtë politik deri tek proceset afatgjata dhe vetë rendi politik. Kështu p.sh. demokracia nuk është vlerë dhe as vetë ndërtimi i demokracisë dhe vendosja e ekonomisë së tregut nuk mund të shpallen qëllim kryesor politik, e, aq më pak antarësimi në BE. Edhe vetë demokracia legjitimohet përmes vlerave, të vetmet që mund të shpallen si qëllim në vetëvete, ndërsa demokracia është vetëm instrument, procedim, mënyrë për realizimin e vlerave. Sikur të gjendet kombinim, procedim, instrument më i mirë për realizimin e vlerave atëherë moralisht të gjithë do të duhej të ngriheshin kundër demokracisë për realizimin e rendit më efektiv për arritjen e vlerave. Kështu, pra, qëllim në vetëvete mund të jenë vetëm vlerat morale, hierarkia dhe kombinimi i tyre sa më i mirë. Lista dhe propozime të ndryshme për vlerat e kombinimin e tyre mund të mendohen, por vetëm antarësimi në BE nuk mund të jetë qëllim politik. Synime të tilla mund të jenë, pra, liria, barazia, mirëqenia etj., etj., ose kombinimi i caktuar i tyre, por jo antarësimi në BE. Hierarkia e vlerave dhe kombinimi i tyre i jep personalitetin e veçantë një shoqërie.

Prandaj, diskutimi për antarësimin në BE nuk është fare diskutim moral dhe për qëllimin e shoqërisë e të politikës sespe nuk është diksutim për vlerat. Mirëpo në Shqipëri si pozita edhe opozita, si “shoqëria politike” edhe “shoqëria civile”, njëlloj, e marrin si të saktë përcaktimin si qëllim kryesor integrimin e Shqipërisë në BE dhe diskutojnë vetëm se si kjo gjë bëhet më mirë ose si pengohet. E, në masë të madhe, kam frikë se edhe kur lexojnë këta rreshta, shumica nuk do të marrin vesh ende se për çka është fjala, se pse antarësimi në BE nuk është diskutim për qëllimet e shoqërisë, sepse në Shqipëri mungon diskutimi moral i politikës dhe ushtrimi (trajnimi – do të thoshin “modernët”) në te. Dhe aq më pak besoj të jenë në gjendje të zhvillojnë një diskutim a një mendim për qëllimin politik.

Mund të thuhet se kur shpallet qëllim kryesor antarësimi në BE fjala është pikërisht për një qëllim të lartë moral: sigurimin për Shqipërinë të parave dhe përmes tyre mirëqenies së popullit. Mirëqenia e popullit dhe vendit është qëllim moral.

Ky arsyetim nuk nuk ka ndonjë gabim të rëndësishëm logjik sa zhvleftësohet praktikisht, induktivisht. Ai është i paqëndrueshëm sepse ka, së paku, dy të meta të rëndësishme: Së pari, edhe në qoftë se paraja konceptohet vetëm si instrument dhe jo si qëllim praktikisht e ka zevendësuar diskutimin për qëllimin e shoqërisë dhe vlerave morale duke e përqëndruar vetëm tek antarësimi në BE d.m.th. tek paratë. Në qoftë se antarësimi në BE d.m.th. paratë janë vetëm instrument për tek vlerat në vetëvete, atëherë shpallja e integrimit në Evropë si qëllim i shoqërisë është dëshmi e theksimit të mjetit, instrumentit mbi qëllimin. Zevendësimi i qëllimit me mjetin është ose amoral ose imoral. Moralisht mjeti nuk duhet të përcaktoj qëllimin. Posedimi i një instrumenti p.sh. i një thike në vetëvete është fakt amoral, nuk ka rëndësi morale. Por përdorimi i thikës për t’i prerë litarin dikujt që po mbytet pa dashje është veprim moral, ndërsa vrasja e një të pafajshmi vetëm sepse ke një thikë në dorë e s’di çka të bësh ndonjë gjë tjetër më të dobishme me te është veprim imoral (instrumenti vrasës në mundësi – thika – përcakton qëllimin: vrasjen e një personi). Edhe në qoftë se antarësimi në BE konceptohet vetëm si instrument për tek mirëqenia e popullit, shpallje a tij si qëllim dhe zevendësimi i diskursit për vlerat me diskursin për instrumentin është veprim imoral dhe përbën dëshmi të mungesës së kompetencës morale të shoqërisë. Së dyti, ky argument e ka lidhë moralin me paranë e pasurinë duke u shfaqë në mendimin se pa para nuk ka moral, as dashuri për vendin, as për atdheun etj. Ky arsyetim përforcohet edhe më shumë nga mendësia e marrë prej Marksit se vetëm të pasurit kanë atdhe, se proletarët që nuk kanë prona nuk kanë as atdhe, se vetëm elita e pasur do të bëhet atdhetare, nacionaliste etj., etj.

Në këtë moment të dytë, edhe me koston e largimit pak nga vija e përgjithëshme e rrjedhjes së shkrimit, ia vlenë një ndalim më i gjatë.

Mendimi se vetëm pasuria dhe prona të lidhë me atdheun, publiken, kombin etj., është më i përhapur tek PD dhe të mbledhurit rreth saj, sidomos ish-pronarë dhe ish-të persekutuar. Shi, pikërisht ata që janë persekutuar nga regjimi i mbështetur tek Marksi i përmbahen fort këtij mendimi të Marksit. Intersi personal për të marrë pronat (interes legjitim) i shtyn të përdorin këtë argument gjysëm marksist, se gjoja i kërkojnë pronat edhe për hir të patriotizmit dhe të mirës se përbashkët. Këtë mendim gjysëm marksist përpiqen ta përforcojnë me argumentet e përvojës “botërore” se kudo në botë elita e pasur që bën politiken, që mbronë kombin e atdheun, që realizon vlerat e larta morale-politike për të cilat u fol më lartë në fillim është krijuar përmes rrugëve të pandershme e madje kriminale: “askush nuk e tregon milionshin e parë”, u pëlqen demokratëve të përsërisin, “ndërsa milionat e tjerë po, sepse të tjerët i kanë shumëfishuar në rrugë të lejueshme”. Socialistëve e të grumbulluarve rreth tyre u pëlqen ky argumentim edhe sepse, para së gjithash, janë ata që janë pasuruar pikërisht në këtë mënyrë. Ky është një argument i dashur edhe për “OJQ”-istët. Kështu argumenti është përhapë mjaft në formën e një mendësie që karakterizon “shoqrinë politike” dhe “shoqërinë civile” ose thënë ndryshe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Edhe ky argument i dytë ka po ashtu dy mangësi të mëdha. Së pari, siç u tha, argumenti është gjysëm marksist, sepse as sipas vetë Marksit pasuria nuk përcakton domosdo një moral politik pozitiv: a) sepse borgjezia, elita e re pasurore që krijohet, sipas Marksit, mund të mos jetë borgjezi kombëtare po borgjezi kompradore, e lidhur me kapital të huaj, që shpreh dhe mbronë interesat e huaja. Marksi bën dallim konceptual të borgjezisë dhe flet për dy lloje borgjezishë: borgjezinë kombëtare dhe borgjezinë kompradore. Kështu, thjeshtë të qenit i pasur nuk e bën njeriun domosdo as patriot, as atdhetar, as të moralshëm në politikë. Të pasuruarit në Shqipëri janë shembull klasik i borgjezisë kompradore për të cilën flet Marksi, sepse janë të lidhur me kapital të huaj dhe shprehin e mbrojnë interesa të huaja. Ish-pronarët e tokave nuk bëjnë përjashtim sepse për t’i kthyer pronat në burim fitimi varen dhe lidhen me investitor, blerës etj., etj., të huaj. Më tej, Marksi ka argumentuar gjërësisht se pasuria e pronësia nuk të bën të moralshëm në politik, sepse, atëherë borgjezia do të duhej të ishte klasa më e moralshme e politikës. Por, sipas tij, pikërisht borgjezia, klasa e pasur e pronare është klasa më imorale dhe më reaksionare e politikës. Kështu që Marksi nuk mund t’i përmbahej, pa rënë në kundërthënie të rëndësishme, tezës se pasuria të bën domosdo patriot. Prandaj përdorimi vulgar, siç u ka mbetë në mendje shqiptarëve nga mënyra si e kanë mësuar Marksin gjatë regjimit enverist, është vetëm një përpjekje për të arsytuar etjen e shqiptarëve për para, shndërrimin e parasë në idealin më të lartë dhe të vetëm të tyre. b) Përvoja e ka dëshmuar gabueshmërinë e kuptimit të thënies së Marksit “proletarët nuk kanë atdhe” dhe ky përgënjeshtrim është aq i njohur sa njeriu ndjenë turp t’ua shpjegoj bashkëkombasve shqiptar. Po ju kujtoj vetëm diçka që mund ta kuptojnë: Lenini priste gjatë Luftës së Parë Botërore që proletarët të mos u bashkohen udhëheqsve të vetë (borgjezë) në luftën për atdheun kundër proletarëve të vendeve të tjera, por do të bashkoheshin me ta kundër udhëheqësve të vetë dhe revolucioni proletar do të triumfonte në gjithë Evropën. Po të ishte i saktë pohimi i Marksit se proletarët nuk kanë atdhe, kjo ishte sjellja e pritshme e proletarve. Por ndodhi e kundërta: proletarët mbrojtën atdheun. Lenini u dëshprua. Teoria e Marksit nuk funksionoi. Literatura shkencore e joshkencore dhe përvoja botërore është e mbushur me të dhëna që vërtetojnë se morali politik nuk është i determinuar dhe i lidhur me pasurinë.

Mangësia e dytë e argumentit që e lidhë moralin me paranë është se filozofë, studiues të shquar të politikës, jomarksistë dhe antimarksistë kanë argumentuar me autoritet se pa moral nuk ka para, ekonomi tregu, demokraci. Zakonisht mendohet se i ndershmi, i moralshmi mbetet pa para, por po aq bindshëm është argumentuar se morali është kusht i domosdoshëm që një shoqëri të ketë pasuri, para, mirëqenie materiale. Se pa moral s’ka para. Po ashtu, shqiptarët, “shoqëria politike” dhe “shoqëria civile” ende e mendojnë ekonominë e tregut dhe demokracinë, d.m.th. kapitalizmin sipas përfytyrimeve të krijuara në edukimin marksist-enevrist si shoqëri pa moral, të kundërmoralshme ku gjithçka shndërrohet në mallë, ku gjithçka shitet e blihet etj. Ndërsa pikërisht kapitalizmi kërkon moral dhe ndalimin e disa vlerave nga shndërrimi në mall, nga shndërrimi në gjëra që shiten e blihen. Pa moral, pa gjëra që nuk shndërrohen në mallë, nuk ka kapitalizëm, ekonomi tregu dhe demokraci: “Argumenti i famshëm i “mullirit satanik” i Polyanit (1944) llogaritet se demonstron se vetëm tregu i kufizuar, ku ‘jo gjithçka’ është për shitje, mund të jetë një treg efiçient. Ky është thelbi i nocionit ‘të të qenit i lidhur’ [me bashkësinë] (Granovetter 1985) ose ‘kapitalit social’ (Putnam 1993). Vetëm përmes pjesmarrjes në një tog normash të përbashkëta të cilat përbëjnë dhe njëkohësisht kufizojnë universin e ‘veprimtarive ekonomike’ aktorët njohin se çka mund të besojnë dhe të llogarisin dhe vetëm atëherë mund të fillohet llogaritja dhe maksimalizimi i utilitetit. Po të perifrazohet Durkheim, ‘kapitali social’ fikson parametrat joekonomik të veprimtarisë ekonomike. Për të përfituar në treg aktorët duhet të njohin dhe të respektojnë dallimin ndërmjet atyre gjërave që janë të përshtatshme për transaksione tregu (ose praktikave që janë të lejueshme në transaksione të tilla) dhe atyre që nuk janë. E contrario, mund të argumentohet se ekonomitë e tregut të modernes së hershme ashtu si edhe ato postkomuniste vujanë në efiçiencën e vet pikërisht nga fakti se tregu është i pakufizuar dhe gjithçka (të mirat shpëtuese, lejet e martesës, dhuna, mbrojtja, postet, favoret administrative, vendimet gjyqësore, liçencat e eksportit etj.) janë për shitje” (Offe, 2000:682-83). Kritiku ndoshta më i ashpër i kapitalizmit, Marksi, po ashtu tregon se kusht për zhvillimin e ekonomisë së tregut ka qenë ndalimi së paku i një gjëje nga shitblerja: i lirisë së njeriut. Kusht për zhvillimin e kapitalizmit ishte heqja e skllavërisë, e shitblerejs së njeriut duke e zevendësuar me shitblerjen e lirë të fuqisë punëtore. Pavarësisht se “liria e shitblerjes së fuqisë punëtore” quhet prej tij formë tjetër e skllavërisë, ky është vetëm përdorim metaforik i termit por jo skllavëri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Në ekonominë e tregut askush nuk guxon, qoftë edhe me vullnet të lirë, t’a shndërroj veten në skllav. Insititucioni i skllavërisë është i ndaluar. Ekonomia e tregut ka filluar me ndalimin e shndërrimit të gjithçkaje në mall që shitet e blihet.

Pikërisht kjo mungesë e dallimit të gjërave që ndalohet të shiten e të blihen është një nga shkaqet e pengimit të zhvillimit të ekonomisë së tregut në vendet postkomuniste, veçanërisht në Shqipëri. Etja për para e pasurim të shpejtë (legjitimuar edhe me argumentet e përmendura më sipër d.m.th. gjoja për hir të atdheut, popullit e vendit ) në Shqipëri e ka shndërruar gjithçka në mallë që shitet e blihet: lejet e martesës, dhuna, mbrojtja, postet, favoret administrative, vendimet gjyqësore, liçencat e eksportit etj., etj., janë shndërruar, pra, në mallë. Deri edhe skllavëria dhe përdorimi i njerëzve për shitje e blerje (veçanërisht femrave dhe fëmijëve) është realizuar në përmasa të jashtëzakonshme. Kjo etje për para i ka lënë shqiptarët pa para, në kuptimin se ka penguar zhvillimin e ekonomisë së tregut, biznesit, prodhimit, konsumit, qarkullimit të mallrave të tjera. Zhvillimi i prodhimit, bizniseve dhe veprimtarive të lejueshme për shitblerje do të krijonte më ngadalë pasuri (para) por në mënyrë më të qëndrueshme. Ndërsa paratë e fituara me shitblerje “mallrash” që janë në kundërshtim me ekonominë e tregut e bën edhe paranë e fituar të rrëshqitshme, të paqëndrueshme, të rrezikuar (të ndjekur sipas konjunkturave, të konfiskuar, të grabitur etj). Shkurt, pikërisht kjo etje e pakufizuar për para i ka lënë shqiptarët pa para, pa zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenies së vendit. Prandaj mund të thuhet se shqiptarët e duan kaq shumë paranë sa kanë për të mbetë gjithnjë pa te. Së paku deri sa ta duan më pak paranë e më shumë atë gjënë e urrejtur: moralin. Qarkullimin e “mallrave” që janë në kundërshtim me ekonominë e tregut nuk mund ta ndalojnë ligjet, policët e gjyqet. Atë e ndalon vetëm morali. Së paku në kuptimin se edhe ligji, polici e gjyqi veprojnë vetëm po të ekzistoj vullneti moral. Pa këtë vullnet moral ligji, polici, gjyqi janë zero.

Tani, të kthehemi tek forma e dytë (e para ishte mungesa e njohurive morale) e shfaqjes së mungesës së kompetencës morale për të cilën flet Dahl dhe moralit përgjitësisht: mungesa e virytit moral.

Mungesa e virtytit moral është mungesa e vullnetit për të vepruar në përputhje me dijet dhe detyrën morale. Njeriu mund të ketë njohuri të mëdha, madje edhe morale, t’i njoh vlerat morale, qëllimet morale që duhet të ndjekë shoqëria e detyrat e veta që dalin prej tyre por të mos ketë vullnet të veproj në përputhje me to, qoftë se është dembel, qoftë se nuk dëshiron të përfshihet në jetën publike, por edhe se ka vullnetin e keq. U tha edhe në fillim se “politikanëve” në Shqipëri dhe shumë aktorëve të “shoqërisë civile” nuk u mungojnë dijet, madje as njohuritë morale, se për shumicën e temave “flasin si bilbil” dhe se shumica janë bartës titujsh të rëndësishëm akademik e kulturor. Madje edhe çka duhet bërë për të dalë nga kjo krizë e përgjithëshme e dinë pothujase të gjithë dhe e thonë zëshëm në media. Problemi është se këto dije nuk i kanë përbrendësuar, nuk i kanë shndërruar në vlera personale. Çka mungon në Shqipëri është, po të perifrazojmë Kantin, “vullneti i mirë”, ose virtyti moral, gadishmëria për të vepruar në përputhje me detyrat që kanë dhe që i njohin. Edhe më keq: jo vetëm nuk ekziston vullneti i mirë, por ekziston vullneti i keq.

U tha në fillim se p.sh. është e kotë t’i shpjegosh A. Angjelit se pozitat monopol pengojnë zhvillimin e vendit, sepse ai e di shumë mirë këtë, se ka qenë profesor ekonomie, sepse e bën këtë jo pse nuk e di por pikërisht pse e di që është keq. Tani mund të tregohet në një shembull tjetër se si veprimtaritë e dëmshme për vendin janë të lidhura pikërisht me dijet. Ta marrim korrupsionin e gjykatave, sipas kryeministrit shqiptar dhe vëzhguesve të huaj, një nga pushtetet më të korruptuara në Shqipëri. Juristi, gjykatësi mund të korruptohet vetëm kur ka dije. Gjykatësi mund të marrë ryshfet vetëm kur ka prova të mjaftueshme dhe njeh ligjet e, bashkë me avokatin, binden se klienti i tyre mund të dënohet. Vetëm atëherë mund ta bindin kriminelin për të dhënë paratë. Përndryshe, po të mos kishin prova, po të mos i njihnin ligjet nuk do të mund ta bindinin (kërcënonin) kriminelin të japë para. Askush nuk jep miliona kot, madje as krimineli. Prandaj gjykatësi mund të korruptohet vetëm kur di (fakte, prova dhe ligje) që i bëjnë të mundur të dënoj dikë. Ai nuk korruptohet nga padituria, por nga mungesa e vullntetit të mirë për të vepruar në përputhje me detyrën (morale) dhe me ligjin për të dënuar kriminelin. Po të mos ishte i ditur në fushën e vetë nuk do të mund ta kërcënonte kriminelin e ta detyronte të paguaj para. Që në fillim u tha se argumenti ka vdekë. Dhe argumenti ka vdekë, sepse ka vdekë morali. Dijet pa moral më shumë prodhojnë kriminel se njerëz.

Në qoftë se Shqipëria ka rënë në mjerim dhe nuk del prej tij, nuk del jo pse udhëheqësit dhe “shoqëria civile” nuk dinë se si dilet nga mjerimi. Edhe se si dilet nga mjerimi e dinë pothuajse të gjithë dhe “flasin si bilbil” se duhet bërë kjo, e kjo, e kjo. Por mungon virtyti moral, vullneti për të vepruar ashtu që të dilet nga mjerimi. Kështu p.sh. nuk ka gjë më të lehtë se sa të luftohet korrupsioni, ta zëmë, në administratë. “Luftëtarët kundër korrupsionit” u kërkojnë qytetarëve të vërtetojnë se nëpunësi u ka kërkuar ryshfet dhe meqenëse qytetari nuk mund ta dëshmoj që i ka kërkuar ryshfet sepse nuk është i pajisur me mjete inçizimi etj., nëpunësi del i larë. Një pjesë e madhe e ryshfeteve jepen sepse nënpunësit u kërkojnë qytetarëve dokumente etj., që nuk i kërkon ligji ose aktet nënligjore. Shumë zyra kanë të shpallura se çfarë dokumentash duhen p.sh. për të nxjerrë një pasaportë. Por, ndodhë që qytetarit, mbasi ka lexuar listën dhe ka grumbulluar gjithçka duhet, nga nëpunësi i kërkohet edhe diçka tjetër që nuk është në listën e kërkesave. Për qytetarin ky ëshë një mesazh i mjaftueshëm se nëpunësi është duke nxjerrë vështirësi që ta detyroj qytetarin t’i jap ndonjë mitë. Kjo është forma më e zakonshme e korrupsionit të adinistratës: moskryerja e detyrës dhe nxjerrja e pengesave jashtë rregullave të zyrës së vet dhe të ligjit. Tani, po të ekzistonte vullneti i mirë për të luftuar korrupsionin ankimi i qytetarit për këtë kërkesë është fakt i mjaftueshëm që nëpunësi të ndëshkohet. Në mos për presion që të marr ryshfet, çka qytetari mund të mos e vërtetoj, nëpunësi duhet ndëshkuar pse ka shkelë rregullat administrative duke kërkuar diçka shtesë. Ose së paku, nga shefi apo zyra e ankimeve nëpunësit i jepet urdhër t’i mbaroj punë qytetarit e kështu, së paku, qytetarët kryejnë punë nëpër zyrat e shërbimeve publike-shtetërore. Kjo do të hiqte motivimin e nëpunësve për të marrë ryshfete, sepse do të shikonin se sorollotja e qytetarëve pa shkak është e kotë mbasi detyrohen nga eprorët apo zyrat ankimore t’i kryejnë punë pa marrë ryshfetin e dëshiruar. Mirëpo, shefi është shef sepse vetitë e nëpunësit të vet i ka më të zhvilluara, qëndron më lartë se ai. Në qoftë se nëpunësi kërkon pak, shefi jo vetëm nuk e ndëshkon por kërkon edhe më shumë nga qytetari. Se është shef. Madje shefi shpesh e detyron vartësin të grumbulloj ryshfete nga qytetarët dhe t’ia japë “pjesën e tij” përndryshe pushohet nga puna.

Siç shihet, pra, pa u vërtetuar fare nga qytetarët kërkesa e nëpunësit për ryshfet ka bazë të mjaftueshme për ndëshkimin e nëpunësve të korruptuar, por edhe për ç’motivimin e tyre për të kërkuar “yçkla” nga qytetarët që të detyrohen “të ofrojnë vetë” ryshfete. Por raportet e të gjithë vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit konstatojnë se në Shqipëri megjithëse vendi është ndër më të korrupturit në botë në burgjet nuk ndodhet as edhe një nëpunës i vetëm i dënuar për korrupsion. Në një pellg të tillë korrupsioni do të duhej që kudo të fusësh dorën të të kapte një peshk, ose madje peshku të të mbetej vetë në dorë. Por në rrjetin e antikorrupsionit nuk ka rënë asnjë nëpunës. Kjo është dëshmi e mungesës së vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe jo e mungesë së dijeve instrumentale se si luftohet korrupsioni.

Korrupsioni, dhe gjithë mjerimi i Shqipërisë, nuk mund të luftohet vetëm me dije instrumentale pa moral, pa virtytin moral, pa vullnetin e mirë. Nuk ka gjykatës, polic, burg apo ligj që lufton korrupsionin në kushtet e mungesë së moralit. Morali është kushti i domsdoshëm, kryesori, gjykatësi i fundit, apeli, kushtetusja përtej të cilës nuk ka instancë tjetër ankimi dhe pa të cilat nuk ka siguri të drejtësisë e mirëqenie të tjera. Është i përhapur mendimi se korrupsioni p.sh. luftohet përmes ligjit. Por ky, si shumë mendime të tjera të përhapura, është i gabuar. Po të mungoj vullneti i mirë, një minimum i virtytit moral nuk ka ligj, polic, gjykatës a burg që mund të luftoj korrupsionin. Po të përshtasim prap Kantin, gjykatësi, polici, nëpunësi etj., mund të përdorin dijet e tyre pikërisht për t’iu shmangë ndëshkimit për korrupsion ose mund të përdorë dijen për të fituar duke u korruptuar. Por, do të thoshte Kanti duke dashur të vërtetoj ekzistencën e ndërgjegjës morale, kur unë arrij të bindë të gjithë se kisha të drejtë, mbetet vetëm një gjykatës që nuk arrij kurrë ta bindë, mbetet ndërgjegja, zëri brenda meje që më thotë: “megjithatë nuk kishe të drejtë”. Në qoftë se një njeriu ose një shoqërie i mungon ky gjykatës, ky zë i mbrendshëm, atëherë nuk ka instrument që të jetë efektiv kundër të keqes, atëherë gjithë dijet do të përdoren për t’i bindur të tjerët se kishe të drejtë dhe sa me i ditur aq më tepër mund të mashtrosh, korruptosh, kreysh krime etj., etj.

Për të përfunduar, pra, një nga mungesat më themelore që e bën mjerimin dhe krizën në Shqipëri totale është mungesa e moralit që shfaqet si mungesë edhe e njohurive morale edhe e virtytit moral, vullnetit për të vepruar në përputhje me vlerat e normat morale.

Edhe pse jo drejtpërdrejtë i lidhur me mungesën morale, sidoqoftë ka njëfarë lidhje me te dhe vlen të trajtohet këtu edhe një mendësi tjetër që është bërë problem dhe që mbështetë mjerimin e Shqipërisë. Fjala është për njëfarë barazimi të shpjegimit me legjitimimin. Ky barazim shfaqet kur konstatohen dukuri të shëmtuara në shprehje të tilla si: “e po, jemi në tranzicion”, “i ka tranzicioni këto”, “edhe në vende të tjera kështu ka qenë kur ka filluar ndërtimi i kapitalizmit” etj. Sigurisht, mjerimi i Shqipërisë mund të shpjegohet, shkaqet që gjatë tranzicionit çojnë në kriza, destabilizime, korrupsion etj., mund të konstatohen dhe përshkruhen me saktësi. Por shprehjet që vijnë pas këtyre “e po kështu e ka tranzicioni” etj., duket sikur përdoren për të legjitimuar këto dukuri, për t’i paraqitë si të pranueshme qoftë edhe si fatalizëm. Mirëpo, barazimi i shpjegimit me legjitimimin është gabim i shumëfishtë sepse shpjegimi dhe legjitimimi dallojnë në shumë gjëra. P.sh. shpjegimi përshkruan lidhje shkakësore, ndërsa legjitimimi ofron arsye morale; shpjegimi lidhet më tepër me faktet dhe gjykimet empirike, ndërsa legjitimimi me vlerat dhe gjykimet normative; tek shpjegimi procedimi mendor është kryesisht induktiv, ndërsa tek legjitimimi kryesisht deduktiv etj. Shkurt, shpjegimi nuk është legjitimim. Kështu p.sh. në qoftë se krimineli i shpjegon hollësisht dhe me saktësi gjykatësit se si e ka kryer vrasjen e një grupi fëmijësh, vështirë se gjykatësi i thotë: “meqenëse ma shpjegove saktë si e ke kryer vrasjen, nuk dënohesh”. Shpjegimi nga krimineli nuk është arsye që gjykatësi të mos e dënoj krimin. Po ashtu, në qoftë se hajduti vjen e na shpjegon hollësisht se si na ka vjedhë, vështirë se i themi: shumë mirë, tani rri i qetë, sepse ma shpjegove.

Ne mund të shpjegojmë se periudha kalimtare ka shumë shkaqe për lindjen e krizave dhe se vende të tjera po ashtu i kanë kaluar dukuri të tilla, por ky shpjegim nuk është arsye të pajtohemi me to, t’i konsiderojmë legjitime. Ndërsa shprehjet: “e po, jemi në tranzicion”, “i ka tranzicioni këto”, “edhe në vende të tjera kështu ka qenë kur ka filluar ndërtimi i kapitalizmit” etj., përdoren shpesh pikërisht për të shtyrë tjetrin t’i pranoj ato si normale, si legjitime. Përkundrazi, shpjegimi e bën edhe më jolegjtime dukuritë negative, sepse shpjegimi tregon se aktorët janë të përgatitur, të aftë t’i parashikojnë këto dukuri dhe mund të kishin marrë masa për parandalimin e tyre. Në qoftë se “edhe në vende të tjera kështu ka qenë kur ka filluar ndërtimi i kapitalizmit” ato kanë qenë deri diku të legjitimuara sepse nuk kanë pasë përvoja prej të cilave të mësojnë, kanë qenë të parat që i kanë hyrë ndërtimit të kapitalizmit etj. Ndërsa përsëritja e të njëjtave dukuri në vendet që i kanë hyrë këtij procesi duke pasë përvojën e të tjerëve nuk kanë legjitimim, sepse do të duhej të kishin mësuar nga përvoja e të tjerëve. Madje, edhe në vendet ish-koloniale që e filluan me vonesë rrugën drejtë modernzimit, ekonomisë së tregut e demokracisë përsëritja e dukurive negative të vendeve evropiane të para shumë shekujve është deri diku e legjitimuar për shkak të nivelit të ulët arsimor të vendeve ish-koloniale. Por përsëritja e këtyre dukurive në vendet paskomuniste, siç është Shqipëria, nuk legjitimohet as nga injoranca sepse niveli arsimor është shumë më i lartë, çka shprehet edhe në njohuritë se “këto dukuri i kanë kaluar edhe vende të tjera”. Kështu shprehjet se “i ka tranzicioni këto”, “se edhe vende të tjera i kanë kaluar këto dukuri” etj., në vend se të legjitimojnë, delegjitimojnë edhe më shumë, sepse tregojnë se përdoruesit e tyre nuk i bëjnë të këqijat nga padija, mungesa e përvojës etj., por se janë bartës të vetëdijshëm të tyre. Përdorimi i shpjegimit si legjitimim është një tjetër strukturë mendore që dëshmon edhe mungesën e mendimit edhe mungesën e moralit.



Mjedisi i mbrapshtë ndërkombëtar

Të tri këto mungesa të mëdha, mungesa e politikes, mungesa e mendimit dhe mungesa e moralit në Shqipëri po veprojnë në një mjedis ndërkombëtar të mbrapshtë që e bën efektivitetin e tyre edhe më të madh. Edhe mjedisi ndërkombëtar nuk ka treguar ndonjë veti a karakteristikë më të ndryshme a më të mirë se shqiptarët. Mungesa e politikes është përforcuar edhe më shumë nga këmbëngulja e ndërkombëtarëve për të ndërtuar, forcuar etj., “shoqërinë civile” kur Shqipëria ende nuk ka ndërtuar “shoqërinë politike”. Ashtu si shqiptarët edhe ndërkombëtarët nuk kanë treguar se kanë ndonjë mendim më të konsoliduar, më objektiv dhe më të qëndrueshëm se shqiptarët. Mendimi i tyre ka qenë po aq konfuz, po aq i papërcaktuar, po aq kundërthënës madje më shumë se mendimi i shqiptarëve. Kështu ndërkombëtarët thanë se zgjedhjet e majit 1996 ishin të regullta dhe të parregullta. U mblodh Parlamenti Evropian kur mungonte e djathta dhe miratoi një rezolutë sipas të cilës zgjedhjet ishin të parregullta. Të nesërmen u mor vesh nga të djathtët, u mblodh prap parlamenti dhe miratoi një rezultë sipas të cilës zgjedhjet ishin të rregullta. Po se zgjedhjet ishin të rregullta për një palë dhe të parregullta për palën tjetër e thonin edhe shqiptarët pa ndihmën e parlamentarëve evropian. Për kushtetutën e vitit 1998 ndërkombëtarët thanë se është shumë e mirë, se e kanë parë eksepertë ndërkombëtar, Komisioni i Venecias etj., dhe se është shumë e mirë. Tani thonë se kushtetuta ka të meta serioze. Po se kushtetua është shumë e mirë dhe se është shumë e keqe e thonin edhe vetë shqiptarët. Për ligjin për zgjedhjet ndërkombëtarët thanë se është më i miri. Tani thonë se duhet plotësuar sepse ligji për zgjedhjet nuk është i mirë. Po se ligji për zgjedhjet është i mirë dhe se është i keq e thanë edhe vetë shqiptarët. Për zgjedhjet e qershorit ndërkombëtarët thanë se janë të rregullta. Tani thonë se kanë qenë të parregullta. Po se zgjedhjet ishin të rregullta dhe të parregullta e kanë thënë edhe vetë shqiptarët pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

Lista e qëndrimeve të tilla kundërthënëse të ndërkombëtarëve mund të zgjatet shumë, mjaftueshëm për të konkluduar se nuk dallojnë në gjykim nga shqiptarët. Kur them se shpesh ndërkombëtarët janë treguar edhe më keq se shqiptarët në inkonsuekuencat mendore, kam parasysh se gjykimet kundërthënëse të shqiptarëve janë ndërmjet palëve të ndryshme. Kështu p.sh. se ligji për zgjedhjet është i mirë dhe është i keq e kanë thënë palë të ndryshme. Ndërsa nga ndërkombëtarët se ligji për zgjedhjet është i mirë dhe i keq e ka thënë i njëjti person: Doris Pak.



Përfundimi “pesimist”

Për t’u kthyer tek fillimi: Shqipëria është në një gjendje të mjeruar. Dihet se është në gjendje të mjeruar, por është në gjendje shumë më të mjeruar se sa mendohet edhe nga pesimistët.

Mjerimi i Shqipërisë ka në themel tri kriza që e bëjnë krizën totale: 1. Mungesa e politikes. 2. Mungesa e mendimit. 3. Mungesa e moralit. Të tri këtyre krizave u shtohet një e katërt: mjedisi ndërkombëtar. Të tri krizat janë të lidhura dhe forcojnë njëra-tjetrën. Meqenëse nuk ka një sferë të shëndoshë të shoqërisë nga e cila të filloj shërimi i të tjerave, kriza, rrjedhmisht, mjerimi shqiptar do të zgjasë shumë. Vendi dhe shoqëria janë futur në rrethin vicioz nga i cili zor se dilet. Kur flas si optimist, do të thotë se kjo gjendje do të vazhdoj së paku edhe njëzet vjetë. Po të flas si realist, së paku edhe pesëdhjetë.

Rrugëdalje nuk ka, sepse edhe po të dihen rrugët, edhe po të dihet se çka duhet bërë për të dalë nga mjerimi, nuk ka kush t’i bëj gjërat që duhen bërë, sepse u mungon vullneti t’i bëjnë. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e konsensusit, siç dëgjohet të thuhet shpesh (një tjetër mendim i mjerë), po përkundrazi vuan nga një konsensus i tmerrshëm. Politikanët janë marrë vesh shumë mirë me njërin tjetrin për të mos lejuar asnjë forcë tjetër të hyjë në politikë veç atyre që hynë në vitin 1990-91. Grinden, konfliktohen, kacafyten me njëri tjetrin, por përballë një “të treti” merren vesh menjëherë. Si rrejdhojë, Shqipëria ka të njëjtët politikanë që nga viti 1990-91. Media është marrë vesh për mrekulli me politikën: nuk gjendet pothujase qoftë edhe një gazetar a publicist që të mos flasë e mendoj njëlloj si politikanët. Ata janë ndarë sipas politikanëve, por në strukturat mendore, psiçike, morale nuk dallojnë në asgjë nga politikanët. “Shoqëria civile” është pajtuar po ashtu për mrekulli me “shoqërinë politike” çka duket në të njëjtën mungesë mendimi, në të njëjtën mungesë morali, në të njëjtat struktura mendore e psiçike që janë analizuar më lartë. Në Shqipëri pothuajse nuk ka alternativë mendimi: të gjithë kanë arritë një konsensus të tmerrshëm se do të flasin kundër kombit, nacionalizmit, frocimit të shtetit, kategorive klasike të politikes, për integrimin evropian, për të drejtat universale, për minioritetet, për shpërfilljen e moralit, për “e di Evropa”, “kështu e ka bota”, për forcimin e “shoqërisë civile” për..., për.... Kështu p.sh. njeriu dëgjon një paradë të pafund “intelektualësh” tek Real TV, ose kudo ku shprehen dhe të gjithë pajtohen ashtu si “politikanët” se qëllimi kryesor i politikës duhet të jetë antarësimi i Shqipërisë në BE. Kur ky nuk mund të jetë qëllim i shoqërisë, dhe për më tepër edhe sikur të jetë qëllim, duket se rruga më e mirë dhe më e sigurtë për t’u antarësuar në BE është të hiqet dorë nga ky qëllim.

Ky konsensus i tmerrshëm, pothuajse i përgjithshëm ndërmjet politikanëve, politikanëve e “intelektualëve”, “krijuesve të opinionit publik”, shkurt, ndërmjet “shoqërisë politike” e “shoqërisë civile”, mungesa e mendimit alternativ, e mendimit ndryshe dhe konsensusi për të mbytë çdo mendim ndryshe e bën mjerimin shqiptar pa rrugëdalje dhe e zgjatë ate me dhjetëra vjeçarë. Kështu p.sh. “shoqëria politike” dhe “shoqëria civile” janë angazhuar me të gjitha mjetet e tyre për të bojkotuar kur munden (p.sh. duke mbyllë aksesin në media) dhe për të luftuar kur nuk arrijnë ta ndalojnë shfaqjen e çdo mendimi që synon të kthej në përdorim kategoritë klasike të politikës, të prishë strukturat e të menduarit metanarrative, autoritariste, ikëse nga liria apo të kthej moralin në politikë.

Një rrugë për të dalë nga ky mjerim do të ishte edukimi ndryshe i një brezi të ri, ndryshimi i kulturës politike të shqiptarëve, i mendësive, psikologjisë, sjelljes etj., etj. Por të gjitha këto së pari, nuk kanë filluar, së dyti, edhe sikur të fillojnë janë procese afatgjata dhe, së treti, këto procese realizohen përmes agjensive të socializimit ndërsa analiza e agjensive të socializimit tregon se ato nuk kanë asnjë të dhënë se mund ta bëjnë ndryshimin që kërkohet dhe se në masë të madhe janë në konsensusin e tmerrshëm që u përmend. Çdo realitet i nesërm ekziston si mundësi në të sotmen. Mundësia është realitet në disa forma, është edhe pjesë e realitetit ekzistues, veçse jo mbizotërues. Ndërsa në realitetin e sotëm shqiptar nuk konstatohen potencialitete të tilla që mund të bëhen realietet të ndryshme të së nesërmes edhe për një kohë shumë të gjatë.

Drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit




Prof. Dr. Aurela Anastasi

Forcimi i luftës kundër korrupsionit, me qëllim parandalimin dhe eliminimin e tij, po bëhet gjithmonë e më tepër një çështje e ndjeshme, e shtruar për zgjidhje. Kjo duket qartë jo vetëm në nivelin e brendshëm, por edhe në atë ndërkombëtar, gjë që reflektohet në konventat ndërkombëtare të ratifikuara kohët e fundit. Madje, aktualisht, po diskutohet mjaft për faktin se, si Kushtetuta dhe institucionet kushtetuese të një vendi mund të ndihmojnë më mirë në luftën kundër korrupsionit. Nuk ishte e rastit që në Kongresin Botëror të Konstitucionalistëve (zhvilluar në Athinë, në muajin qershor të këtij viti), tema mbi Kushtetutën dhe antikorrupsionin u trajtua gjerësisht. Eshtë e vërtetë se ndarja e pushteteve dhe ndërtimi i një gjyqësori të pavarur kanë qenë një nga shërbimet më të mëdha që kushtetutat demokratike i kanë bërë luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, kjo luftë është mjaft komplekse dhe e lidhur me shkaqe e faktorë të ndryshëm, prandaj meriton më shumë vëmendje, si në nivelin ligjor të zakonshëm, ashtu edhe në nivelin kushtetues. Sidoqoftë, një nga mjetet më të rëndësishme antikorrupsion mbetet parandalimi dhe goditja që organet e drejtësisë i bëjnë veprave korruptive përmes zbatimit me efektivitet të ligjit. Në këtë këndvështrim është e domosdoshme të kemi një gjyqësor të fortë, të pakorruptuar, të përgatitur profesionalisht, që të punojë me përgjegjësi e transparencë, me gjyqtarë etikisht të pastër e të papërfshirë në konflikte interesi.
Vetëm në këtë mënyrë do të rritet besimi qytetar, i cili shpesh i stigmatizon dhe i paragjykon organet e drejtësisë, duke i konsideruar edhe ato vetë, të prekura nga korrupsioni. Ky fakt është evidentuar nga disa sondazhe të kryera me qytetarët, të cilët i kanë klasifikuar gjyqtarët si një nga grupet më të korruptuara në vend, pas mjekëve e nëpunësve të doganave dhe të tatimeve. Prandaj, krahas reformave për të luftuar shfaqjet e korrupsionit në organet e drejtësisë dhe për të forcuar sistemin e drejtësisë në tërësi është e nevojshme të punohet edhe për rritjen e besimit te qytetarët dhe ndërgjegjësimin e tyre për të denoncuar korrupsionin. Njohja e procedurave që ndjekin këto organe dhe transparenca e tyre ndaj publikut, si dhe evidentimi i modeleve pozitive të goditjes që ato i bëjnë korrupsionit janë mjetet kryesore për të arritur sa më sipër.

Midis problemeve të evidentuara nga një raport i përgatitur nga “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (botuar në internet: www.qag-al.org), si rezultat i monitorimit të veprimtarisë së prokurorive dhe gjykatave të rretheve gjyqësore Tiranë, Vlorë e Shkodër në lidhje me veprat penale të korrupsionit për vitet 2004-2006, po rendisim disa prej tyre.
Nga raporti rezulton se, edhe pse nga perceptimi i publikut veprat penale korruptive rezultojnë të kryera jo rrallë nga zyrtarë të administratës publike, pak prej tyre arrijnë të gjykohen nga organet e drejtësisë. Në këto vite, nga këto organe janë proceduar e gjykuar veçanërisht vepra penale të shpërdorimit të detyrës. Numri i procedimeve penale për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” është i pakët. Gjithashtu, vëmë re se subjektet e gjykuara kanë qenë sidomos, punonjës të policisë e të KESH-it dhe pak vend kanë zënë organe të tjera. Pra, edhe pse nga perceptimi i publikut punonjësit e doganave, të tatimeve dhe mjekët, zënë vendin e parë në grupet më të korruptuara në vend, nuk ka pasur procedime penale ndaj punonjësve të këtyre sektorëve sipas këtij studimi, (konstatohet vetëm një rast i gjykuar në gjykatën e Vlorës, gjatë vitit 2007).
Midis shkaqeve që shpjegojnë sa më sipër, konkludojmë se në radhë të parë, kjo vjen nga numri i pakët i denoncimeve pranë organeve kompetente. Qytetarët janë pak të ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka lufta kundër këtij fenomeni, si një fenomen i rrezikshëm që gërryen shoqërinë tonë. Më e keqja ndodh në rastet kur qytetarët pajtohen dhe ambientohen me veprat korruptive, i konsiderojnë ato një fenomen normal dhe madje, bëhen bashkëpunëtorë në kryerjen e tyre.
Për të riparuar këtë ndërgjegje qytetare, një nga aspektet e punës mbetet njohja dhe informimi i publikut në lidhje me procedurat që ndjekin organet e drejtësisë për të denoncuar e gjykuar veprat korruptive të funksionarëve publikë. Kjo transparencë ndaj publikut ndihmon në zbatimin me efektivitet të ligjit dhe në rritjen e përgjegjshmërisë së punonjësve të drejtësisë. Ajo mbetet një detyrim për gjykatat edhe në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Aktualisht, publikimi i vendimeve të gjykatave dhe i procedurave të ndjekura gjatë procesit gjyqësor përmes internetit ka rezultuar një mjet mjaft efektiv, por që njëkohësisht kërkon zgjerimin e mundësive të qytetarëve për të shfrytëzuar internetin. Nga ana tjetër, çështja e vazhdimësisë së publikimit të vendimeve gjyqësore përbën një shqetësim për gjykatat e shkallës së parë. Mjafton të përmendim faktin që aktualisht, më e plotë paraqitet faqja e internetit të Gjykatës së Tiranës, ndërkohë që të gjitha gjykatat, shprehin shqetësimin për sigurimin e mjeteve financiare me qëllim vijimin e publikimit. Deri tani, ato janë mbështetur nga donatorë të huaj, të cilët kanë dhënë një ndihmesë të konsiderueshme, jo vetëm materiale, por edhe për rritjen e cilësisë së njoftimeve të procesit dhe të vendimeve gjyqësore, përmes internetit.
Një çështje tjetër e rëndësishme lidhet me cilësinë e denoncimeve. Një përqindje e konsiderueshme e procedimeve penale të kryera nga Prokuroria nuk arrijnë të shkojnë për gjykim, por pushohen. Pushime të çështjes vendosen edhe nga gjykatat. Madje, ka edhe denoncime që përfundojnë me mosfillim të çështjes penale. Eshtë e qartë që në këtë këndvështrim, një sërë detyrash burojnë për Prokurorinë e gjykatën, të cilat në plan të parë duhet të ruajnë një proces të rregullt ligjor. Porse ato, duhet të bashkëpunojnë më mirë me organet dhe institucionet për të proceduar në lidhje me veprat korruptive. P.sh., më mirë mund të koordinohet puna me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të personave zyrtarë. Organet e drejtësisë nuk mund të qëndrojnë në pritje të denoncimeve dhe të justifikohen me cilësinë e dobët të kallëzimeve penale, në të cilat shpesh mungojnë elementet e figurës së veprës penale dhe mundësitë reale për procesin e të provuarit. Kur kallëzimi vjen nga qytetari, kjo është më se e kuptueshme dhe për mendimin tonë nuk ka vend për asnjë qortim. Por, në rastin kur kallëzimet mbërrijnë në Prokurori nga institucionet e ndryshme, mendojmë se cilësia e tyre duhet të rritet, me qëllim që të mos dështojë procesi që në fillim. Këtu nuk është fjala vetëm për mungesën e përvojës nga juristët e administratës (të cilët në mjaft raste janë pa përvojë dhe porsa kanë përfunduar studimet), por ekziston edhe mundësia e urdhërimeve të eprorëve, të cilët shmangin rrugën e përgjegjësive administrative dhe civile për shpërdoruesit e detyrës, duke u përpjekur të përcjellin çështjen në një organ tjetër. Në këtë mënyrë, jo vetëm nuk vërtetohet përgjegjësia penale, por edhe shmanget përgjegjësia disiplinore ose civile, duke mos paguar askush për dëmin që i vjen shoqërisë e shtetit.

Korrupsioni, si mund të luftohet?


Vasilika HYSI -Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë

Fjala korrupsion ka hyrë fjalorin përditshëm të shqiptarëve si të shprehte një veprim të domosdoshëm në jetën e tyre të përditshme. Gjatë këtyre viteve, jo vetëm politikanët flasim për korrupsion, por edhe edhe një fëmijë e përdor këtë fjalë si pa gjë të keq. Në fakt, korrupsioni është një dukuri që ka njohur një përhapje të madhe në vendin tonë. Anketimet e kryera tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve pohojnë se korrupsioni është i lart, se atyre i duhet të paguajnë për një shërbim i cili duhet t’i ofrohet, ose në shumë raste paguajnë për të marrë një shërbim ose përfitim në mënyrë të padrejtë. Në një studim të Qendrës për Nisma Ligjore dhe Qytetare bie në sy se ka një rritje të numrit të denoncimeve për disa vepra penale në fushën e korrupsionit si shpërdorimi i detyrës, dhe mungesa ose numri i ulët i procedimeve penale për dhënie dhe marrje mite (korrupsioni aktiv dhe pasiv).

Mund të arrihet që të hiqet fjala korrupsion nga mendja dhe veprimet e njerëzve në Shqipëri, por kjo gjë nuk mund të bëhet vetëm nga organet e drejtësisë. Këto të fundit ndërhyjnë në momentin kur veprimet kurruptive kanë ndodhur dhe shoqëria ose organet përkatëse janë treguar të paafta për ta parandalur këtë. Pa mohuar rolin e organeve të drejtësisë, nevojën e rritjes së efektivitetit të punës së tyre, parandalimin e korrupsionit edhe në rradhët e tyre, një rol të rëndësishëm luan publiku dhe pjesëmarrja e tij në parandandalimin e korrupsionit.

Duke patur parasysh faktin që shpesh dëgjojmë njerëz që e quajnë normale të paguash një mjek ose një mësues për të marrë mjë notë të mirë, e para gjë që shkon në mendje është nevoja për futjen e disa sistemeve të shërbimeve që t’u bëjnë të qartë qytetarëve se mundësia për të përfituar në mënyrë të padrejtë nuk ekziston ose është tej mase e vështirë. Por nga ana tjetër, duhet edhe t’u presim mundësinë shumë sekserëve që bëhen garant të një përfitimi ose pretendojnë se janë ata që kanë ndikuar edhe në rastet kur një person e ka merituar notën ose shërbimin cilësor ndaj tij. Këta janë dy sektorë jetikë, sepse shumica prej nesh përfiton ose jep shërbime në këtë fusha. Një gjë e tillë është e pranishme edhe në sektorë të tjerë. Për shembull, ajo që bie në sy është se megjithëse formalisht të gjithë jemi të barabarta para ligjit, një pjesë e njerëzve nuk paguajnë energjinë elekrike të konsumuar dhe se askush nuk merr masa për ta.

Ka prej tyre që kanë paguar punonjës të pandershëm për të bërë lidhje të parregullta. Ironia është se shumë prej tyre thonë se në Shqipëri ka korrupsion. Dhe kanë të drejtë, pasi janë të parët që kanë kontribuar në rritjen e tij. Në raste të tilla, ligji duhet të veprojë më forcë dhe se për familjet që janë në pamundësi ekonomike për të paguar, shteti duhet të ndërtojë sisteme sociale që mundësojnë zbutjen e problemeve ekonomike. Korrupsioni mund të parandalohet edhe në rradhët e organeve të policisë, doganës, taksave etj. Kjo mund të arrihet jo duke ndryshuar stafet e tyre, sa herë që shkojnë dhe vijnë ministra, drejtorë a shefa, por duke rritur profesionalizmin e stafit dhe duke punësuar njerëz që janë në gjendje të kuptojnë dhe të zbatojnë ligjet dhe praktikat në mënyrë të drejtë dhe të njëjtë për të gjithë. Publiku mes tyre dhe tregëtarët e vegjël ose të mesëm nuk mund të bashkëpunojnë më institucionet e specializuara për luftën kundër korrupsionit, nëse shikojnë që një punonjës i tatimeve sillet ndryshe me biznese të ndryshme, aq më tepër kur “gjuetia” është e orientuar nga interesa ekonomike ose motive politike. Ndaj për të parandaluar evazionin fiskal dhe korrupsionit, është e nevojshme që të përdoren sistemet kompjuterike dhe rregjistruesit në çdo dyqan ose qendër tregëtare, të “detyrojmë” qytetarët që të mos dalin nga dyqani pa marrë faturën e shërbimit ose mallrave të blera, por edhe të detyrojmë tregëtarët dhe personat që ofrojnë shërbime që të ardhuart e tyre të evidentura dhe lehtësisht të kontrollueshme.

Këto ishin disa raste të veprimeve korruptive ku do qytetar mund të kontribuojë në zbutjen e tyre. Por ajo që është e rëndësishme është të shohim rolin e qytetarit si pjesë e administratës publike që ofron shërbim ndaj qytetarëve të tjerë. Megjithëse gjatë këtyre viteve janë ndërmarra shumë reforma ligjore në fushën e legjislacionit kundër veprave penale të korrupsionit, kanë ndryshuar shumë ligje dhe janë hartuar ligje të reja, sukseset e luftës kundër korrpsionit nuk janë ato që duhet të jenë. Madje sot shumë njerëz të ndershëm futën në një “thes” me njerëz korruptiv dhe të pandershëm. Çfarë nuk ecën në këtë drejtim mund të pyes cilido? Bie në sy se Shqipëria është vendi më me shumë ligje të miratuara, me ndryshime të shpeshta dhe të pjesshme të legjislacionit të cilat jo në pak raste kanë shkatuar vështirësi në kuptimin dhe zbatimin e tyre. Por a kanë patur kohën dhe mundësinë e duhura që zbatuesit e tyre dhe publiku të njohë dhe t’i kuptojë këto ligje?

Duket qartë nga realiteti se në shumë raste kjo gjë nuk është arritur. Kjo tregohet edhe nga studimet e bëra. Shumica e denoncimeve kanë qënë të dobëta dhe nuk plotësojnë kushtet për fillimin e një procedimi penal, shpesh bëhet një përzierje e qëllishme ose jo të veprimeve që përmbajnë elementë të shkeljes administrative me ato penale. Ka raste, që për të treguar para shefave sesa të zellshëm jemi për të denoncuar korrupionin ose për të marrë një pozicion që na pelqën, dërgohen në prokurori denonicime, ose në disa raste duhet të arrihet norma e denocimeve ose të hakmarremi ndaj dikujt që nuk na pëlqen, paçka se nga shumë denoncime mund të cuditet edhe një student i vitit të dytë të juridikut.

Në raste të tilla, nëse duam të parandalojmë dhe të luftojmë korruspionin, duhet që administrata publike dhe organet e auditit të brendshëm të kënë punonjës të përgatitur profesionalisht, objektiv dhe të përgjegjshëm,që duhet t’i binden vetëm ligjit. Në organet e drejtësisë duhet të shkojë çdo person e korruptuar dhe nuk duhet të njolloset e gjitha administrata dhe njerëzit e ndershëm. Ligjet e reja kanë nevojë të shkruhen qartë dhe të mos krijojnë mundësi për kuptim dhe zbatim të ndryshëm nga njerëz dhe institucione të ndryshme dhe se kjo adminisratë duhet të rrisë trasparancën dhe akesin e publikut ndaj shërbimeve që ofron dhe cilësisë së tyre. Në shumë institucione, mungojnë informacionet për publikun, për llojet e shërbimeve dhe sektorët që i ofrojnë ato, ose edhe kur ekzistojnë ato janë të dobëta dhe jo profesionale; njerëzit sorrollaten për të mësuar se kush dhe si mund të përfitojnë shërbimin ndaj atyre, mendja tek ata shkon se duhet të paguash që të mbarosh punë. Administrata me njerëz të paaftë dhe që pa kulturë komunikimi, nxit veprimet korruptive ose krijon imazhin se kudo dhe për çdo gjë duhet të paguash. Së fundi, nuk mund të lë pa përmenduar sesa qytetarët kontribuojnë në hartimin dhe zbatimin e ligjeve që parandalojnë korrupsionin. Megjithëse ka disa organizata që veprojnë në Shqipëri që kontribuojnë në sensibilizimin e publikut për luftën kundër korrupsionit, pak punohet me ata që janë të gatshëm të japin para për të marrë një shërbim. Nëse të gjithë ndërgjegjësohemi se nuk do të paguajmë padrejtësisht për shërbimet që na ofrohen, ky fenomen do të zvogëlohet. Nga ana tjetër, publiku ka nevojë të informohet edhe për ato forma të korrupsionit të cilat janë bërë si të zakonshme në jetën tonë të përditshme.

Shqipëria ka nevojë për ligje të mira, por që duhet të zbatohen nga të gjithë. Bashkëpunimi më i mirë i publikut dhe organeve të parandalimit dhe goditjes së korrupsionit do të ndikojnë pozitivisht në parandalimin e korrupsionit. Ndaj më shumë duhet të punojmë me publikun, duke filluar nga moshat shkollore e deri tek të rriturit.

Fitues apo Humbës në Lojën e Korrupsionit?



Prof. Dr. Fejzi Kolaneci

Korrupsioni ka qenë një fenomen i përhapur dhe i përsëritur gjatë historisë njerëzore. Ai është përkufizuar nga shkencëtarët në mënyra të ndryshme. Përkufizimi më popullor i korrupsionit, i formuluar nga Banka Botërore në vitin 1995, është ky: “Korrupsioni është një shpërdorim i pozitës shtetërore për përfitime private.” Sipas një përkufizimi tjetër, “Korrupsioni është gjithmonë një veprimtari djallëzore, e cila me anën e disa sjelljeve ose marrëdhënieve, synon të prodhojë përfitime ose avantazhe për vehten ose për të afërmit e familjes ose për miqtë ose për aleatët politikë.”
Korrupsioni nuk është detyrimisht një proces ekonomik. Ai manifestohet edhe në procese politike (përshembull, në afera korruptive të politikanëve me biznesmenë të fuqishëm, në manipulime të zgjedhjeve parlamentare ose në tregtimin e votave me anë parash të pista); në sistemin e drejtësisë (në korrupsionin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve) dhe në disa fusha të tjera (përshembull, në arsim, shëndetësi).

Loja e korrupsionit

Sipas Teorisë Moderne të Korrupsionit, në shtete në tranzicion me institucione politike dhe administrata relativisht të dobta, korrupsioni shndërrohet në një sistem. Kjo do të thotë se korrupsioni është bërë pjesë e pandarë e aktivitetit ekonomik, social e kulturor dhe se ai ka depërtuar në të gjitha shtresat e administratës shtetërore. Sistemi i korrupsionit funksionon si një makineri komplekse dhe përbëhet nga disa nënsisteme që bashkëveprojnë midis tyre, duke respektuar urdhrat dhe porositë e dhëna nga organi drejtues i këtij sistemi. Nënsisteme kryesore të sistemit të korrupsionit janë korrupsioni politik, korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe korrupsioni në ekonomi.
Sistemi i korrupsionit në ditët tona karakterizohet nga një modernizim i madh. Për të siguruar mbijetesën, ky sistem ka punësuar shkencëtarë të fushave të ndryshme dhe zbaton arritje bashkëkohore të shkencave dhe teknologjive.
Sipas Teorisë së Përgjithshme të Sistemeve dhe Analizës Sistemore të Aplikuar, sistemi i korrupsionit duhet të luftohet nga sistemi i antikorrupsionit, i cili ka nënsisteme kryesore Agjencinë Kombëtare të Antikorrupsionit, Komisionin Ndërministror të Antikorrupsionit (të quajtur ndryshe, Task Force), sistemin e drejtësisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Zyrat e Hetimit të Korrupsionit.
Loja e korrupsionit është një model matematik i konflikteve dhe ujdive që ekzistojnë ndërmjet sistemit të korrupsionit, sistemit të antikorrupsionit dhe publikut të gjerë. Në përputhje me Teorinë e Lojrave, duhet të tregohet cilët janë lojtarët, cilat janë strategjitë e çdo lojtari dhe cilët janë funksionet e dobisë (domethënë, qëllimet) e çdo lojtari. Çka është më e rëndësishme dhe më e vështirë, duhet të saktësohet edhe parimi i optimizimit të lojës së korrupsionit. Ne e formulojmë lojën e korrupsionit si një lojë me dy shtresa (nivele). Në shtresën e ulët zhvillohen marrëdhënie ndërmjet publikut të gjerë dhe nëpunësve shtetërorë, ndërsa në shtresën e lartë marrëdhënie ndërmjet nëpunësve shtetërorë dhe shefave të tyre (të quajtur ndryshe autoritete qendrore). Një përshkrim më i saktë i procesit të korrupsionit bëhet me anën e një loje me tri shtresa. Por, ne nuk do të trajtojmë në këtë shrim lojën e korrupsionit me tri shtresa, sepse është më e ndërlikuar.
Sjellja e ndershme ose e pandershme e autoriteteve qendrore nuk duhet paragjykuar. Janë faktet reale ato që përcaktojnë nivelin e korrupsionit të çdo autoriteti qendror. Gjithashtu, janë sjelljet e autoriteteve qendrore ato që përcaktojnë nivelin optimal të korrupsionit në hierarkinë administrative shtetërore. Disa nëpunës shtetërore janë të ndershëm, të tjerët të korruptuar. Por, në varësi nga interesi vetiak, nëpunësi i korruptuar mund të sillet i ndershëm.
Variabli strategjik i nëpunësit shtetëror është niveli i korrupsionit të tij. Variable strategjike të autoritetit qendror janë caktimi i vendeve të punës dhe pagave të nëpunësve shtetërorë në vartësi të tij, niveli i monitorimit të veprimtarisë së këtyre nëpunësve me anën e indikatorëve të korrupsionit dhe masat ndëshkimore për vartës me korrupsion të faktuar. Qëllimi i nëpunësit shtetëror të korruptuar është maksimizimi i të ardhurave të pritshme nga aktiviteti korruptiv dhe nga paga, ndërsa qëllimi i autoritetit qendror është më i ndërlikuar, sepse varet nga interesat e tij politike, ekonomike dhe kulturore. Pranohet se nëpunësit shtetërorë të korruptuar këmbejnë informacion midis tyre dhe janë plotësa strategjikë të njëri-tjetrit. Kjo do të thotë se strategjive me agresivitet në rritje të nëpunësve të tjerë, çdo nëpunës i korruptuar u kundërpërgjigjet gjithashtu me strategji vetiake më agresive. Me fjalë të tjera, fitimi i çdo nëpunësi të korruptuar është funksion rritës i niveleve të strategjive të përdorura në shtresën e ulët të hierarkisë. Gjithashtu, korrupsioni në secilën shtresë të hierarkisë administrative shtetërore “ushqen” korrupsion në shtresën tjetër. Në kushte të tilla, parimi i optimizimit i lojës së korrupsionit është parimi i John F. Nash Jr. (i quajtur ndryshe, parimi i përmbushjes së qëllimit). Kjo do të thotë se strategjia e çdo nëpunësi duhet të jetë kundërpërgjigje e tij që maksimizon fitimin vetiak ndaj strategjive që do të përdorin nëpunësit e tjerë.
Ekuilibri Nash në lojën e korrupsionit përkufizohet si profil i strategjive të pastra ose mikse të nëpunësve të korruptuar (domethënë, i situatës së korrupsionit), i tillë që asnjë nëpunës nuk do të dalë i fituar në qoftë se rrëshqet në ndonjë strategji tjetër.
Ekzistenca e ekuilibreve Nash të lojës së korrupsionit vërtetohet matematikisht me metoda të Analizës Funksionale. Prandaj, situatat e ekuilibruara Nash të lojës së korrupsionit nuk janë kurrsesi hipoteza utopike, por janë praktikisht të realizueshme. Madje, këto situata të ekuilibruara do të ndodhin me probabilitet të lartë, në qoftë se sistemi i antikorrupsionit funksionon me efektivitet të ulët.
Lufta kundër sistemit të korrupsionit në situatat e ekuilibruara Nash është e vështirë, komplekse dhe e gjatë. Sipas Teorisë së Kompleksitetit të A. N. Kollmogorovit, në situata Nash të lojës së korrupsionit do të gjenerohen probleme “praktikisht të pazgjidhshme” (domethënë, për zgjidhjen e problemeve të tilla do të nevojitet një kohë e gjatë). Në situata të tilla, do të përfitojnë maksimalisht të gjithë personat e korruptuar.

Sugjerime qeverisë për lojën e korrupsionit

Duke analizuar me kujdes sfidën e Qeverisë Berisha në luftën kundër sistemit aktual të korrupsionit, lindin natyrshëm pyetjet e mëposhte:
– Në çfarë mase harmonizohen pikëpamjet e kësaj qeverie mbi strukturën e sistemit të antikorrupsionit me Teorinë Bashkëkohore të Korrupsionit?
– Me cilin ekip shkencor është pajisur Qeveria Berisha për të dalë fituese në lojën e korrupsionit?
Unë kam mendimin se faktorët e renditur më poshtë prezantojnë disa mangësi të kësaj qeverie në luftën efektive kundër sistemit të korrupsionit dhe se mënjanimi i shpejtë i këtyre mangësive është kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm që sistemi i antikorrupsionit të rezultojë fitues në lojën e korrupsionit
1. Teoria Bashkëkohore e Korrupsionit argumenton se Agjencia Kombëtare e Antikorrupsionit është nënsistem kryesor i sistemit të antikorrupsionit.
Në shkrimin “Pse nevojitet Agjencia Kombëtare Antikorrupsion” është argumentuar nevoja e ngutshme për krijimin dhe funksionimin e kësaj agjencie. (Postimi im i mesiperm permban kete shkrim - Borix) Gjithashtu, janë saktësuar detyra kryesore që duhet të kryejë ky institucion i pavarur nga politika. Por, për këtë çështje të rëndësishme Qeveria Berisha nuk ka reaguar.
2. Mosfunksionimi i Agjencisë Kombëtare të Antikorrupsionit bëhet shkak për lindjen e dyshimit se qeveria aktuale po e lufton korrupsionin me metodën selektive. Kjo do të thotë se do të ndëshkohet rregullisht vetëm ajo pjesë e nëpunësve të korruptuar të cilët nuk kanë interesa të përbashkëta me disa pushtetarë të korruptuar dhe nuk do të ndëshkohet pjesa tjetër e burokratëve të korruptuar, të cilët janë shërbëtorë besnikë të këtyre pushtetarëve.
3. Mosfunksionimi i Agjencisë Kombëtare të Antikorrupsionit interpretohet edhe si vetëbesim i tepruar i Qeverisë Berisha në Task Force Antikorrupsion, i cili është plotësisht i politizuar. Kërkime shkencore bashkëkohore në Psikologji dhe Teorinë e Informacionit kanë argumentuar se vetëbesimi i tepruar shndërrohet, me kalimin e kohës, në bindje të gabuar. Kjo do të thotë se vetëbesimi i tepruar të çon drejt humbjes.
4. Qeveria ka treguar interes të pakët për studimin “Llogaritja e Probabilitetit të Zbulimit dhe Probabilitetit të Ndëshkimit të Korrupsionit”, të prezantuar dhe diskutuar në tryezën e rrumbullakët, të zhvilluar në University of New York Tirana, në datën 16 dhjetor 2005. Nëpunës shtetërorë të lartë, pjesëmarrës në këtë aktivitet shkencor, propozuan që ky studim të zbatohet së shpejti në doganat, tatim-taksat e biznesit të madh, në investigimin e korrupsionit të politikanëve dhe policisë. Por, deri tani, nuk ka patur kontaktime për realizimin në praktikë të studimit. (Gjithesesi, ju kujtoj se disa kohe pas perfundimit te ketij artikulli, Drejtoria e Doganave pranoi te bashkepunonte per te monitoruar indikatoret e korrupsionit tek nenpunesit e doganave - Borix). Rikujtojmë një pohim themelor të Teorisë së Korrupsionit: “Qeveritë e dobta, të cilat nuk monitorojnë veprimtarinë e nëpunësve shtetërorë të të gjitha niveleve me anën e indikatorëve të korrupsionit, lejojnë që sistemi i korrupsionit të mbijetojë dhe lulëzoje”. Fjalët “qeveri e dobët” nënkuptojnë mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të luftuar pa kompromis sistemin e korrupsionit.
Efektiviteti i monitorimit me anën e indikatorëve të korrupsionit karakterizohet nga probabiliteti i ndëshkimit të aktit korruptiv të faktuar. Sa më i lartë të jetë niveli i korrupsionit në hierarkinë administrative shtetërore, aq më i vogël do të bëhet probabiliteti i ndëshkimit të akteve korruptive, sepse autoritetet qendrore do të bëhen gjithmonë e më të korruptuar dhe sidomos sepse aktet korruptive në shtresën e ulët të hierarkisë do të zbulohen më me lehtësi nga shefa të korruptuar se sa nga shefa të ndershëm. Prandaj, monitorimi i veprimtarisë së zyrtarëve të të gjitha niveleve me anën e indikatorëve të korrupsionit është i domosdoshëm.
5. Qeveria duhet të kërkojë mbështetje nga institucionet fetare në luftën kundër korrupsionit. Besimi tek Zoti dhe predikimet fetare janë forca madhore për të ruajtuar të paprekur ndershmërinë njerëzore nga tundime djallëzore. Të gjitha fetë e dënojnë rreptë korrupsionin. Roli i besimit tek Zoti në zvogëlimin e nivelit të korrupsionit nuk duhet injoruar kurrësesi në kushtet e vendit tonë!
6. Qeveria duhet të ndërgjegjësohet se në lojën e korrupsinit ajo përballet me një kundërshtar të pajisur me nivel të lartë shkencor, i cili përdor metoda të sofistikuara. Prandaj, lufta e suksesshme kundër sistemit të korrupsionit presupozon se qeveria duhet të pajiset me një grup shkencor të përbërë nga matematikanë dhe informatikanë të kualifikuar. Detyrë parësore e këtij grupi do të jetë gjetja e strategjive optimale dhe zbatimi i metodave moderne të optimizimit në lojën e korrupsionit. Është gabim i pafalshëm të lihet zhvillimi i lojës së korrupsionit në dorë të disa aparatçikve, të cilët madje nuk dinë as të formulojnë saktë problemet e ndërlikuara që do të lindin. Nuk mund të imagjinohet kurrësesi që “persona” të kësaj kategorie të zbatojnë Teorinë e Kompleksitetit të Kollmogorovit, Metodën e Optimizimit Nash-Harsanyi-Vorobjev ose Teorinë e Plotësueshmërisë Strategjike të Bulow-Geanakoplos-Kempherer për të gjetur zgjidhje optimale të lojës së korrupsionit.

Mendoj se për disa çështje të këtij shkrimi mund të zhvillohet një debat i hapur.
* * *
Se pari, ky artikull eshte shkruar pas disa kerkimeve te thella ne teorite e permendura, si dhe pas aplikimit te suksesshem te ketyre teorive ne disa shembuj reale dhe praktike per rastin e Shqiperise.

Se dyti, korrupsioni konsiderohet si nje loje komplekse, e cila mund te modelohet me ane te Teorise se Optimizimit dhe kriteret e Nash-Harsanyi-Vorobjev per gjetjen e ekuilibrit ne fjale. Ne kete pike, lind nevoja per Matematiciene, Informaticiene, Psikologe, Politologe, Ekonomiste, e te tille te tjere. Kjo do te thote se korrupsioni nuk luftohet me ane te fjalimeve shumengjyreshe te analisteve politike apo te politologeve apo te politikaneve, por me ane te shkencetareve te pakten te fushave qe permenda.

Se treti, ne artikull jepet nje permbledhje kontrastuese e punes se bere nga Qeveria Berisha ne luften kunder korrupsionit perkrah parimeve shkencore qe duhet te shpalose kjo lufte. Eshte argumentuar perse Task Force Antikorrupsion eshte e pavlefshme per kete lufte; ajo perbehet nga politikane te nje krahu, te cilet eshte e sigurt se e kthejne luften antikorrupsion ne nje lufte selektive, pra nuk i godet te gjithe te korruptuarit, por disa. Kjo nuk quhet nisme antikorrupsion!

Se katerti, ne artikull paraqiten gjashte sugjerime drejtuar qeverise aktuale (mund te kishte qene edhe ndonje qeveri tjeter), ne menyre qe te marre hapa sa me te shpejta per te goditur korrupsionin. Artikulli eshte shkruar ne vjeshte 2005, pra kur Qeveria Berisha sapo ishte formuar. Jam pothuaj i sigurt se, nese keto sugjerime do te ishin marre ne konsiderate qe atehere, Shqiperia nuk do t'i ndiente kaq thelle kthetrat e korrupsionit administrativ dhe ekonomik. Nje pike interesante (te cilen Prof. Kolaneci e cileson te domosdoshme) eshte shfrytezimi i fese dhe institucioneve fetare si nje mjet psikologjik dhe moral per te goditur korrupsionin. (Sa per informacion, nisur edhe nga fakti qe une jam ateist dhe kam shume rezerva per fene, ne kete pike kam patur nje debat teper te shkurter me Prof. Kolanecin, por kjo nuk ka rendesi.)

Mbi te gjitha, fjalia mbyllese e artikullit i fton politikanet dhe zyrtaret e larte te zhvillojne debate te hapura rreth sugjerimeve dhe integrimit te shkencetareve te fushave te lartpermendura ne luften kunder korrupsionit (une jam i parimit se 'politikani' me 'profesionistin' jane reciprokisht perjashtues te njeri tjetrit). Nisur nga kjo, ne Universitetin e New York-ut ne Tirane u zhvilluan dy tryeza te rrumbullakta - me figura politike dhe bashkepuntore te ngushte te Kryeministrit Berisha, duke mos lene jashte edhe drejtoret e disa institucioneve kyçe (doganat). Nga njera ane, pati hezitime kur u diskutuan indikatoret e korrupsionit dhe modelimi probabilstik i tyre per te monitoruar nivelet e korrupsionit ne cdo individ te nje institucioni te caktuar. Une mendoj se hezitimi ishte pasoje e mungeses se dijes ne fushat matematike dhe me gjere nga ana e te ftuarve. Nga ana tjeter, pas nje periudhe shume te gjate (pas rreth nje viti e gjysme) ish-drejtori i doganava, P. Dervishi, pranoi te monitorohej korrupsioni sipas modelit 'Kolaneci' (sic i referohem une). Keto monitorime jane ende ne progres.

Personalisht, jam i zhgenjyer nga politikanet, politologet, analistet politike, dhe profesoret e Universitetit te Tiranes (te cilet ishin pjesemarres ne tryezen e dyte te rrumbullaket, por sic hyne ashtu dolen). Keta as nuk e kane marre mundimin te ngrene nje grup objektiv, per te zbatuar idete dhe projektet e tyre per te hequr kthetrat e korrupsionit te ngulura thelle neper insitucionet shteterore shqiptare. Uroj qe ne te ardhmen kete vend ta drejtoje dikush me mend ne koke, me parime perendimore, me konsiderata per sugjerime profesionale, me vullnet per ta perparuar kete vend.

Shqiperise i Nevojitet Urgjentisht Agjencia Kombetare Antikorrupsion



Prof. Dr. Fejzi Kolaneci

Korrupsioni ka qenë një fenomen i përhapur dhe i përsëritur gjatë historisë njerëzore, në forma dhe nivele të ndryshme. Dokumenti i parë i shkruar është Kodi Hammurabi i shekullit 18 p.e.r., ku specifikohen masa ndëshkimore të sanksionuara në ligj për gjyqtarë të korruptuar. Aristoteli, Platoni, Tukidhidhi, Makiaveli dhe Rusoi kanë studiuar në aspekte të ndryshme korrupsionin shtetëror. Dante i ka vendosur mitëmarrësit në një rreth të thellë të ferrit, duke pasqyruar me këtë neverinë mesjetare për të korruptuarit. Shekspiri i ka dhënë korrupsionit një vend të spikatur në disa nga veprat e tij. Kushtetuta e Amerikës e vlerëson ryshfetin si një krim të qartë, i cili justifikon edhe fajësimin e presidentit të Amerikës. Politikanë të njohur i kanë humbur pozitat e tyre për shkak të korrupsionit, madje, në disa raste të rralla, kasta politike është zëvendësuar tërësisht.

Çfarë është korrupsioni

Korrupsioni është një koncept me shumë kuptime ose një bashkësi konceptesh njëkuptimore. Ai është përkufizuar në mënyra të ndryshme nga shkencëtarët, duke vënë theksin në disa aspekte të tij dhe duke lënë pas dore aspekte të tjera. Përkufizimi më popullor i korrupsionit, i formuluar nga Banka Botërore në vitin 1995 është ky: “Korrupsioni është shpërdorim i pozitës shtetërore për përfitime private”. Nga ky përkufizim nuk duhet të nxirret përfundimi i gabuar se korrupsioni nuk ekziston në sektorin privat ose në organizata joqeveritare. Sipas një përkufizimi tjetër, korrupsioni është një veprimtari e pandershme e cila, me anën e disa sjelljeve ose marrëdhënieve, synon të prodhojë përfitime ose avantazhe për veten, për të afërmit, miqtë, shokët ose për aleatët politikë. Pikërisht në këtë kuptim, korrupsioni konsiderohet sinonim i pandershmërisë.

Korrupsioni nuk është detyrimisht një fenomen ekonomik. Ai manifestohet edhe në procese politike (për shembull, në manipulime të zgjedhjeve parlamentare); në sistemin juridik (për shembull, në korrupsionin e prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve) dhe në fusha të tjera (për shembull, në arsimin e lartë, shëndetësi, etj.).

Korrupsioni është një fenomen me shkallë shumë të lartë kompleksiteti, në kuptimin e teorisë së kompleksitetit të matematikanit të famshëm rus A. N. Kolmogorov. Për të konkretizuar këtë kompleksitet po përmendim dy fakte. Së pari, deri me sot nuk është përcaktuar njësia matëse e korrupsionit. Së dyti, deri me sot në asnjë shtet të botës nuk njihen me siguri 95% as numri i personave të korruptuar dhe as sasia e parave me prejardhje nga aktivitete korruptive gjatë një viti të caktuar. Kompleksiteti i korrupsionit shkaktohet nga natyra dhe larmia e faktorëve që ndikojnë në të. Disa nga këta faktorë janë ekonomikë, të tjerë politikë, administrativë, socialë, psikologjikë, fetarë, etj. Për shkak të shkallës shumë të lartë të kompleksitetit, lufta kundër korrupsionit është e vështirë, e gjatë dhe zhvillohet njëkohësisht në disa fronte. Madje, teoria e Kompleksitetit e Kolmogorovit argumenton se në sistemin e korrupsionit do të gjenerohen konflikte, për zgjidhjen e të cilëve do të nevojitet një kohë e gjatë.

Shkencëtarë të shquar në teorinë moderne të korrupsionit (S. Rose-Ackerman, R. E. Klitgaard, V. Tanzi, A. Doig, etj.) kanë argumentuar se “në shtete në tranzicion, me institucione politike dhe administrata relativisht të dobëta, korrupsioni shndërrohet në një sistem”. Kjo do të thotë se korrupsioni është bërë pjesë e pandarë e aktivitetit ekonomik, social, kulturor dhe se ai ka depërtuar në të gjitha shtresat e administratës shtetërore. Sistemi i korrupsionit funksionon si një makineri komplekse dhe përbëhet nga nënsisteme që bashkëveprojnë midis tyre, duke respektuar porositë e dhëna nga organi drejtues i tij. Një rast tipik i studiuar nga Profesor R. E. Klitgaard është korrupsioni sistemor në shtete në tranzicion, ku si partia në pushtet ashtu edhe partia opozitare kryesore janë të pafuqishme për të ndëshkuar konform ligjit politikanë të korruptuar, biznesmenë të korruptuar, juristë të korruptuar, etj. Sistemi i korrupsionit në ditët tona karakterizohet nga një modernizim i madh. Strategjia dhe taktikat e përdorura prej tij po bëhen më të sofistikuara. Për të garantuar mbijetesën, organi drejtues i sistemit të korrupsionit punëson shkencëtarë të fushave të ndryshme dhe zbaton arritje bashkëkohore të shkencave dhe teknologjive. Po japim një shembull. Sistemi aktual i korrupsionit në Shqipëri përpiqet të zbatojë Teorinë e Ekuilibrave të Qëndrueshme të John F. Nash Jr., Profesor i Matematikës në Princeton University dhe fitues i çmimit Nobel në Shkencat Ekonomike. Gjendja e ekuilibruar e sistemit ekonomik-social në prani të korrupsionit karakterizohet nga realizimi i qëllimit në nivelin maksimal, sepse në këtë gjendje një pjesë maksimale e popullit përfiton (ose kësaj pjese i duket sikur përfiton) nga korrupsioni. Prandaj, luftimi i sistemit të korrupsionit në gjendjen e ekuilibruar Nash është detyrë e vështirë dhe e ndërlikuar, madje edhe për kryeministra të ndershëm, të përkushtuar dhe me vullnet të fortë. Ndonëse shkencëtarë të mirënjohur, përkrahës të korrupsionit, kanë argumentuar se korrupsioni është i dobishëm si vaji lubrifikant që ndihmon në funksionimin e makinerisë shtetërore gjigante, të dhëna faktike nga shumë shtete të botës tregojnë se korrupsioni rrit koston e jetesës, frenon investimet prodhuese, përkrah investimet joprodhuese, rrit papunësinë, shkakton përkeqësim në cilësinë e shërbimeve të infrastrukturës, etj.

Çfarë është sistemi i antikorrupsionit

Sipas Teorisë së Përgjithshme të Sistemeve dhe Analizës Sistemore të Aplikuar rrjedh se sistemi i korrupsionit duhet të luftohet nga sistemi i antikorrupsionit. Një qeveri serioze në luftën kundër sistemit të korrupsionit duhet të krijojë dhe vendosë në funksionim sistemin e antikorrupsionit. Qeveria jonë nuk e ka konceptuar drejt ndërtimin e sistemit të antikorrupsionit. Sipas Teorisë së Korrupsionit, nënsisteme më të rëndësishme të këtij sistemi janë Agjencia Kombëtare e Antikorrupsionit (AKAK), Komisioni Ndërministror i Antikorrupsionit (i quajtur ndryshe Task Force), Zyrat e Hetimit të Korrupsionit dhe Kontrolli i Lartë Shtetëror. Nënsistem kryesor është AKAK. Gjatë kohëve të fundit qarkullon mendimi se në Shqipëri nënsistem kryesor i sistemit të antikorrupsionit është Task Force. Ky opinion është shfaqur gjatë bisedave me politikanë ose pushtetarë. Madje, edhe media shqiptare ka filluar të familjarizohet me këtë vlerësim, i cili është i gabuar dhe antishkencor. Në Task Force Antikorrupsion bëjnë pjesë kryeministri S. Berisha (në rolin e kryetarit), zëvendëskryeministri, ministri i Brendshëm, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, ministri i Ekonomisë, ministri i Ndërtim-komunikacionit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, drejtori i Prokurimeve Publike, drejtori i Regjistrimit të Pasurive dhe shefi i departamentit të auditit financiar në Ministrinë e Financës. Në qoftë se Task Force do të konceptohet dhe vlerësohet më i rëndësishëm se AKAK, atëherë do të ekzistojë rreziku i zhvillimit të luftës selektive kundër korrupsionit. Kjo do të thotë se do të ndëshkohen disa nëpunës të korruptuar dhe se nuk do të ndëshkohen nëpunës të tjerë të korruptuar, të cilët janë shërbëtorë besnikë të bosëve të korrupsionit. Si në teori ashtu edhe në praktikë, zbatimi i metodës selektive në luftën kundër sistemit të korrupsionit nënkupton ekzistencën e disa pushtetarëve ose politikanëve të korruptuar. Parashikimi ynë është i bazuar shkencërisht, sepse në Task Force bëjnë pjesë pushtetarë dhe drejtues kryesorë të disa institucioneve që janë karakterizuar nga një nivel i lartë korrupsioni.

Ne respektojmë aksiomën se korrupsioni shkaktohet nga tundime djallëzore dhe se asnjë pushtetar ose politikan nuk ka imunitet ndaj korrupsionit. Ne u besojmë fakteve dhe jo deklaratave. Për të konkretizuar këtë opinion, po japim një shembull. Në një anketim të zhvilluar në Belgjikë në vitin 2004 rezultoi se 30% e të intervistuarve i vlerësojnë politikanët belgë më të korruptuar se pjesa tjetër e popullit, ndërsa 70% e të intervistuarve nuk konstatuan ndonjë dallim ndërmjet korrupsionit të politikanëve belgë dhe korrupsionit të njerëzve të tjerë. Prandaj, për të luftuar me efektivitet sistemin aktual të korrupsionit në të gjitha shtresat e hierarkisë së administratës shtetërore, në sektorin privat të ekonomisë dhe në OJQ, nevojitet urgjentisht të krijohet dhe të funksionojë AKAK, si një institucion i pavarur nga politika.

Gjatë viteve të fundit, qeveri në shumë shtete të botës e kanë rritur efektivitetin e luftës kundër korrupsionit sistemor, duke krijuar dhe vënë në funksionim Agjencinë Kombëtare të Antikorrupsionit. Strategjia e kësaj agjencie fokusohet sidomos në sistemin e korrupsionit dhe jo vetëm në individë të korruptuar, duke pasur si objektiv kryesor investigime të korrupsionit në disa fusha prioritare si në sistemin juridik, doganat, tatimtaksat, privatizimet, ndërtimet, universitetet, ministritë, bashkitë, etj.

Për të operuar me efektivitet të lartë, AKAK duhet të gëzojë disa privilegje, si për shembull:

- T’i jepet mbështetje maksimale nga qeveria në punën që do të kryejë.

- T’i besohet fuqi hetimore e madhe dhe me shtrirje të gjerë, për të hetuar në kushte afërsisht të barabarta të gjitha nivelet e administratës (kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat, prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarët e Bashkive, drejtorët e Policisë, rektorët dhe dekanët e Universiteteve, drejtorët e Doganave dhe Tatimtaksave, deputetët dhe nëpunës të niveleve më të ulëta).

- T’i jepet pavarësi politike dhe operative në proceset e hetimit të korrupsionit, duke mënjanuar ndërhyrje të politikanëve, pushtetarëve, biznesmenëve të korruptuar, të mafias ndërkombëtare dhe krimit të organizuar.

- T’i jepet fuqi e mjaftueshme për të kontrolluar dokumente si në sektorin shtetëror ashtu edhe në atë privat ose në organizata joqeveritare dhe për të marrë në pyetje dëshmitarë.

- T’i jepet fuqi bashkëpunimi me Agjenci të Antikorrupsionit të shteteve të tjera.

- T’i jepet fuqi për ngrirjen e aseteve të personave ose kompanive të dyshuara për korrupsion.

- T’i jepet fuqi për sekuestrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe për ndalim personi që udhëton jashtë shtetit, veçanërisht për rastin kur urdhri i arrestit të personit nuk është lëshuar akoma.

- T’i jepet e drejta për monitorimin e veprimtarisë së nëpunësve shtetërorë të të gjitha niveleve me anën e indikatorëve të korrupsionit dhe për llogaritjen e probabilitetit të zbulimit të dhe probabilitetit të ndëshkimit të korrupsionit.

- AKAK bashkërendon veprimtarinë e saj me veprimtarinë e Kontrollit të Lartë Shtetëror dhe të zyrave të Hetimit të Korrupsionit.

- AKAK duhet të bindë qytetarët se funksionon e pavarur nga politika dhe se ka efektivitet më të lartë se sa çdo institucion tjetër. Në sajë të sukseseve operacionale, AKAK do të ketë mbështetjen e gjerë të popullit dhe medias.
Ka rëndësi të kuptohet qartë se çdo fuqi speciale që i jepet AKAK duhet të harmonizohet me normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, AKAK duhet të operojë, duke respektuar vazhdimisht legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

- Jo vetëm drejtuesi, por të gjithë nëpunësit e AKAK do të vlerësohen me nivel të lartë ndershmërie dhe me aftësi të spikatur profesionale, me kualifikim shkencor dhe përkushtim në punë. Ata duhet të jenë modele shembullore të objektivitetit.

- AKAK duhet të propozohet nga kryeministri, të votohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe të miratohet nga Presidenti i Republikës. AKAK do t’i raportojë direkt Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë duhet të kuptojë qartë se çdo vonesë në krijimin e AKAK është në favor të sistemit aktual të korrupsionit. AKAK do të luajë rol të rëndësishëm për të mos e lejuar sistemin e korrupsionit të ndodhet për një kohë të gjatë në gjendjen e ekuilibruar Nash me nivel të lartë të korrupsionit. Kjo do të realizohet duke i dhënë goditje shkatërrimtare organit drejtues të sistemit të korrupsionit, madje, duke bërë edhe më shumë se kaq! Gjithashtu, AKAK do të japë ndihmesë të vlefshme për arritjen e një fitoreje afatgjatë në lojën e korrupsionit, e cila po zhvillohet aktualisht në hierarkinë e administratës shtetërore shqiptare. Ndihmesa e AKAK do të konsistojë në kalimin e sistemit tonë ekonomiko-social-kulturor në një gjendje të re të ekuilibruar Nash, e cila do të ketë nivel më të ulët korrupsioni. Në këtë mënyrë, metoda matematike e përafrimeve të njëpasnjëshme na sugjeron se pas disa vitesh sistemi ekonomiko-social-kulturor shqiptar do të karakterizohet nga një trajektore e qëndrueshme me korrupsionin në nivele relativisht të ulëta. Ne jemi optimistë për të ardhmen.
* * *
Sigurisht, ne jepi optimiste per te ardhmen. Nga njera ane, ne kerkuam nje takim tete-a-tete me Znj. Topalli. Ky takim nuk u realizua asnjehere me justifikimin e zakonshem burokratik: pamundesia per shkak te kohes se kufizuar. Nga ana tjeter, ne kerkuam nje takim me kryeministrin Berisha. As kjo nuk u realizua, por ne biseduam me keshilltarin e atehershem te tij. Perfundimet pas bisedimeve ishin te dobta. Kjo tregon nje mungese vullneti ne kete lufte te veshtire kunder korrupsionit. GJithashtu, tregon mangesi ne kulture te politikaneve tane, sepse nuk vleresojne aspak punimet shkencore (profesioniste), por vetem ato politike. Megjithate, une shpresoj se politikanet shqiptare do ta kuptojne rendesen qe do t'u bjere ne koke nese nuk veprojne menjehere kunder metastasez se krijuar te korrupsionit ne Shqiperi.
__________________

Zero tolerancë kundër korrupsionit


Korrupsioni apo Tjetërsimi është dukuri gjatë së cilës një element a vetit e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër.

Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

Korrupimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime.

Korruptimi ekonomik shpie kah krijimi i pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve të tyre për shkak të pozitës monopolistike në porosite, furnizimet dhe punët publike duke zëvendësuar ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së hapur e të lirë me dukuritë shkatërruese që i kundërvihen atyre ligjshmërive.


Korrupsioni në programim është lajmërimi i makinës virtuale për një element të korruptuar që paraqitet gjatë krijimit të kodit për vegla informatike a programe. Me këtë makina lajmëronë për një element (variabël a operacion matematikor, urdhëresë, klasë a vegël) i cili është i kuptueshëm por i huaj në rrjedhën e krijimit të kodit në gjuhën e makinës a gjuhën programuese.

LEXONI:


Korrupsioni në ShqipëriPërmbledhje e rezultatevePerceptime dhe Përvoja



http://www.idra-al.org/cs2009/Korrupsioni%20ne%20Shqiperi%202009%20-%20Permbledhje%20e%20rezultateve.pdf




Gjatë drekës në njërin nga restorantet më të njohura të Prishtinës, Artani e merr një bllok dhe një laps dhe fillon e vizatojë disa rrathë me ngjyrë të kuqe për të ilustruar se sa thellë korrupsioni dhe kushërinjtë e tij të parë, nepotizmi dhe kronizmi, udhëheqin shtetin e dytë më të ri në botë. Artani(nuk është emri i tij i vërtetë) në të 30-at, punon për të përmirësuar qeverisjen lokale në Kosovë. Zemërimi i tij për korrupsionin është i qartë, përderisa e pasqyron se si ai prek shumë aspekte të jetës këtu- që nga diplomimi i një studenti, e deri te bizneset e mëdha, nga korridoret e pushtetit deri të fshatrat- duke krijuar një përzierje helmuese që e ka njollosur emrin e shtetit.

Artani reagon ndaj komenteve publike të ambasadorit amerikan në Prishtinë, që deklaroi se Kosova po “zhytet” në korrupsion. “Ne të gjithë e dimë se problemi ekziston, por deklaratat e tilla, japin përshtypjen se secili duhet fajësuar, dhe kjo nuk është korrekte”, thotë Artani. “Ka shumë njerëz, si unë, që duan të që kjo çështje të adresohet urgjentisht”. Në katër vjetët, që kur Kosova shpalli pavarësinë njëanshëm nga Serbia në vitin 2008, shteti ka bërë përparim të ngadaltë vetëm në vendosjen e sundimit të ligjit. Sfidat tjera, si krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimi me drogë dhe spastrimi i parave po pllakosin shtetin.
Presidentja e Kosovës, ish komandante e policisë, Atifete Jahjaga, e di shumë mirë se sa vështirë është që t’i kundërvihet perceptimeve se ky është një shtet i zhytur në ryshfet dhe se sa dëmtues është një reputacion i tillë kur është fjala për joshjen e investimeve të huaja në ekonominë e çalë të Kosovës, investime këto për të cilat ka dëshpërimisht nevojë. “Zero tolerancë kundër korrupsionit, ky është prioriteti im si presidente”, thotë Jahjaga nga zyra e saj në qendër të Prishtinës. “Nuk do të lejoj që korrupsioni të mbajë peng të ardhmen e shtetit tim dhe të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të tij”. Fjalë të tilla të ashpra vijnë derisa tërë vëmendja është përqendruar në arrestimin e shefit të task forcës anti korrupsion të Kosovës, nën akuzat për korrupsion.
Nazmi Mustafi, që ka udhëhequr njësinë e krijuar brenda Zyrës së Prokurorit Special nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2010, është arrestuar si pjesë e hetimeve për dyshimet se ka marrë të holla për të hedhur poshtë akuzat për korrupsion kundër individëve të caktuar. “S’mund të bëjnë asgjë”, shprehet me hidhërim një banor i Prishtinës. Hetimi ndaj Mustafit po kryhet nga misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX. Ky ka kompetenca për t’u marrë me rastet që konsiderohen si shumë të ndjeshme për gjyqësinë vendore.
Gazeta kryesore e Kosovës, Koha Ditore raportoi se Mustafi “është marrë me raste të korrpusionit të profilit të lartë, shumica e të cilave ka dështuar, ose ka përfunduar me pezullim të dënimeve”. Thuhet se rasti më i madh i Mustafit ka qenë i koncentruar te Hashim Rexhepi, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës. Rasti u mbyll në dhjetor, kur gjykata hodhi poshtë aktakuzën kundër tij në mungesë të provave.
Në një rast tjetër, Koha Ditore citoi një biznesmen, që pretendon t’i ketë dhënë ryshfet prej dhjetëra mijëra eurosh Mustafit për t’i ikur një hetimi. Grupet e shoqërisë civile thonë se skandali i Mustafit ka rritur edhe më shumë dyshimet në publik në lidhje me shkallën e korrupsionit në establishmentin kosovar si dhe ka minuar përpjekjet që të sundojë ligji. Instituti Demokratik i Kosovë tha se arrestimi tregon se “super-mekanizmat” e krijuar nga qeveria “janë vetëm sa për sy e faqe dhe për konsum politik vendor” dhe jo që të merren seriozisht me luftimin e korrupsionit. Disa organizata ndërkombëtare kanë përsëritur se Prishtinës i mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin. Thashethemet e vazhdueshme për përfshirje të nivelit të lartë kanë çuar disa në përfundimin se problemi është drejt e në krye. Në fillim të këtij viti, katër zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë janë arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrave zyrtare, për evazion fiskal, spastrim parash dhe krim të organizuar në lidhje me tenderët. Në një raport të vitit të kaluar, Transparency International theksoi se faktorët që pengojnë përpjekjet për të luftuar këtë çështje, përfshijnë mungesën e efikasitetit në drejtësisë dhe mungesën e kapaciteteve brenda trupave qeveritare. Në të thuhet: “shërbyesit civilë janë pak të trajaaur. Ndërhyrja politike në procesin e rekrutimit është e shfrenuar dhe pagat e ulëta funksionojnë si shkurajim për të joshur personelin e kualifikuar. “Për më tepër mungesa e transparencës në prokurimin publik, ka rritur dyshime mbi korrupsionin në një numër kontratash së fundmi”.
Agjencia Kosovare e Anti Korrupsionit, një trup i pavarur, e obliguar që të zbatojë politikat për të luftuar dhe penguar korrupsionin, së fundi ka publikuar raportin vjetor, në të cilin thuhet se ka marrë informacione në lidhje me 121 persona për të cilët thuhet se kanë qenë të përfshirë në marrjen e ryshfetit në vitin e kaluar. Shefi i agjencisë, Hasan Preteni, zbulon se aty përfshihen pesë kryetarë dhe ish kryetarë komunash të Kosovës si dhe zyrtarë të tjerë. Ai tha se korrupsioni vlerësohet se i kushton Kosovës, një vendi me vetëm 2 milionë banorë, më shumë se 10 milionë euro në vit. Të tjerët thonë se dëmi është tepër më i madh. “Cilat janë pasojat?”, pyet Piter Feith, diplomati holandez, që ka kaluar disa vjet në Kosovë si shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, trupi kryesor ndërkombëtar mbikëqyrës për shtetin e sapolindur. “Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime”, ka thënë Feith. “Ekziston problemi për normat dhe vlerat për të cilat njerëzit e këtushëm ndjehen të lidhur. Kjo vjen nga vitet e shtypjes, vitet e diskriminimit dhe vitet e dhunës që kanë përjetuar në të kaluarën kosovarët. Njerëzit nuk janë mësuar që të pranojnë se duhet të ketë sundim të ligjit dhe se rregulloret, ligjet duhet të respektohen, sepse përndryshe nuk mund të funksionojë si duhet shoqëria”, është cituar të ketë thënë Feith. “Kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon. Është një fenomen i cili do të marrë kohë derisa të zhduket tërësisht”, ka thënë Faith.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...