Kur krimi ishte kryer dhe Çamëria e përgjakur dukej ezhbërë, një Komision Ndërkombëtar Hetimor, sapo shkelitokën çame, pa dhe ndjeu gjëmën e madhe. Sipas dëshmive tëbotuara të një prej anëtarëve të Komisionit Hetimor, pranëFilatit, (me siguri në Vanër), grekët i çuan për të parë“varret e të masakruarve nga çamët”. E ndërsa shihninvarret dhe pak më tutje qytetin thuajse pa jetë të Filatit,njëri prej anëtarëve të Komisionit, befas u kërkoishoqëruesve grekë atë që ata nuk e prisnin: të hapeshinvarret për të parë “të masakruarit e pafajshëm nga çamët”.Siç duket ai e kuptoi se Komisioni ndodhej para një dëshmietë rremë, grackë alla greke, sepse plisat mbi varre ishintë freskët e të ashtuquajturit varre, ishin sajuar një ditëmë parë ose ndoshta disa orë para se Komisioni të vinteatje. Kaq u desh, shkruan dëshmitari i kësaj ngjarjeje, qëKomisioni të ndodhej përballë egërsisë, sharjeve,kërcënimeve edhe të një grupi të vogël njerëzish, qëndiqnin në distancë ngjarjen e që prisnin të dëshmonin “përkrimet e çamëve” ndaj popullsisë greke.Kjo është ndodhia e rreth 63 viteve më parë, por e lashtësa vetë njerëzimi: ata që kanë kryer krimin, gjithmonë janëpërpjekur ta fshehin atë. E megjithatë të vërtetat ekrimeve të mëdha, tragjedive njerëzore, në forma e mënyranga më të ndryshmet, shpejt a vonë, janë marrë vesh.Episodi i lartpërmendur, me domethënien e tij, flet shumë.Unë mendoj se ai pazgjithshmërisht lidhet edhe me librin mëtë ri të Prof. Dr. Beqir Metës “Tragjedia çame”, i cili në200 faqet e tij, me një densitet marramendës ngjarjesh, hapsiparin e një teatri tragjik, nga më tragjikët nëGadishullin Ballkanik të dramave dhe kobeve: Tragjedinë eÇamërisë. Autori me këtë vepër zbulon mekanizmin e krimit,ndjek kronologjinë e ngjarjeve, që çuan në realizimin eëndrrës së “Megali Idesë” për zhbërjen e Çamërisë. ProfesorMeta nuk hap “varre të rremë” alibikë, siç kanë bërë ebëjnë historianët grekë, të paktën që nga viti 1844, kurnga kryeministri grek Jorgos Koleti, u paraqit programipolitik me emrin “Megali Idea”, por zbulon para lexuesit,opinionit shqiptar e atij të huaj, të vërtetat e hidhura,dëshmitë e shumta të tragjedisë çame.Është e vërtetë që në këto 20 vitet e fundit, studiues meorigjinë nga Çamëria, shumë prej të cilëve kanë qenëprotagonistë të ngjarjeve si Ibrahim Hoxha, Hasan Minga,Petrit Demi, Hajredin Isufi, Prof.Selman Sheme, etj., apotë tjerë si Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, Prof.Dr.KaliopiNaska,Sherif Delvina, Laurant Bica e ndonjë tjetër, për moslënë mënjanë 80 vite më parë punën kolosale të Mit’hatFrashërit, me veprat e tyre kanë kontribuar për të vërtetate historisë dhe tragjedisë çame.Mendoj se një nga meritat e Prof.Dr.Metës, është depërtimimë në thellësi të tragjedisë e në ca skuta të fshehuranëpër arkiva, ku ruhet një dokumentacion i madh e qëndriçon çështjen çame, veçanërisht gjatë Luftës së DytëBotërore.Historia e shkruar mbështetet në faktin dhe dokumentinkonkret e bindës.Pa burime bindëse arkivore, ose më saktëpa ballafaqimin e disa prej tyre, vepra historike, mund tëjetë çdo gjë, por e besueshme jo. Duket që puna voluminozedhe nga më seriozet në historiografinë moderne shqiptare,në librat “Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949) dhe“Shqipëria dhe Greqia (1949-1990), janë prologu i këtijlibri.Librit “Tragjedia Çame”, ia rrisin vlerën dhebesueshmërinë, mbështetja në dokumentacionin e pasur tëArkivave Kombëtare të SHBA, Arkivit të Ministrisë sëJashtme të Britanisë së Madhe, Arkivit të Ministrisë sëPunëve të Jashtme të Italisë, Arkivit të Zyrës Historike tëShtabit Madhor të Ushtrisë Italiane. Gjithashtu autori ireferohet edhe shumë dokumentave të botuara apo botimevehistoriografike, veçmas atyre grekë, si Evangjelos Kofos,Krapsitis, Kondis, Muselimi, Jani Sharra, Nikos Zhangosetj. Jo vetëm kaq. Autori, skrupuloz i dokumentave, ndjeknë përgjithësi një linjë lineare në librin e tij. Historiae Çamërisë jepet në mënyrë kronologjike, që nga thellësitëe shekujve deri në ditët tona, me disa nga momentet kulmoretë saj.Ky trajtim linear, gërshetohet edhe me një parimtjetër: atë vertikal, thënë ndryshe, depërtim në thellësitë ngjarjeve dhe fakteve historike dhe deduksione tërëndësishme për to. Kjo ja shton vlerat këtij libri dhedimensionin shkencor dhe logjik të tij. E dukshme është kjonë kapitullin “Çamëria gjatë Luftës II Botërore” e në tëtjera që e pasojnë. Për Luftën e Dytë Botërore ka shumëbotime.Edhe për Ballkanin gjatë saj ka shumë.Nëhistoriografinë shiptare të periudhës komuniste për fat tëkeq, ngjarje, personalitete apo fakte të ndryshme janëpolitizuar ose deformuar, ndërsa për Çamërinë ështëheshtur. Mendoj se ngjarjet, lëvizjet dhe kontributi iforcave politike, marrëdhëniet mes tyre, kontributet eformacioneve partizane e nacionaliste, qëndrimi i aleatëvee Fuqive të Boshtit, në përgjithësi antifashizmi në Kosovëe veçmas në Çamëri, kërkojnë vëmendje më të madhe ngahistoriografia shqiptare.Nga ana tjetër, historiografiagreke i ka shtrembëruar dhe vazhdon t’i shtrembërojë nëmënyrë flagrante të vërtetat, duke hedhur baltë mbipopullsinë çame, duke e kriminalizuar atë dhe duke mohuarkontributin e njohur e të padiskutueshëm të saj në LuftënAntifashiste.Prof.Dr.Beqir Meta, besnik i parimeve të së vërtetëshistorike dhe mbështetur në një dokumentacion të pasur, melogjikën e fortë prej historiani modern, jep në këtë vepërdeduksione të rëndësishme, bindëse dhe të argumentuara.Kapitulli “Çamëria gjatë Luftës II Botërore”, është përmendimin tim çelësi për të kuptuar epilogun e tragjedisëçame, prapaskenat, që u luajtën mbi një popullsi tëpafajshme dhe faktorët, që çuan në genocidin e spastrimitetnik të Çamërisë. Ky është kontribut i padiskutueshëm ikëtij libri dhe i Prof.Dr. Beqir Metës në historiografinëshqiptare e me gjerë. Mendoj, se rrallë më ka ndodhur tëlexoj një vepër historike, ku densiteti i ngjarjeve të jetëaq marramendës, sa në librin “Tragjedia Çame”, veçanërishtnë kapitullin “Çamëria gjatë Luftës II Botërore”. Në të,lexuesi i vemendshëm do të jetojë ditët dhe netët eankthshme të Çamërisë. Aty lëvizin shtabet e Luftës dheushtritë e tyre si ato të EAM-it, Zervës, çetat ebatalionet të partizanëve e të nacionalistëve çamë, shtabete ushtrive italiane e gjermane, shtabet e aleatëve,përplasen ideologjitë, fryjnë erërat e acarta tënacionalistëve grekë, organizohen takime të fshehta, thurenplane ogurzeza, ka vrasje në pusira, jepen deklarata, qënga mbreti Zog e deri tek Mit’hat Frashëri, formohenkëshillat dhe mobilizohen mbi 2000 çamë, apo befas jepeturdhëri i shtabit gjerman për çarmatosjen e popullsisë dhenën bekimin e miratimin e shtabit anglez, nis masakra e 26qershorit 1944, në Paramithi. Tashmë krimi është kryer.Çamëria e përgjakur lëngon në agoni, me një bilanc tragjikulëritës, që autori i jep me shifra të sakta. Ndihet mesrreshtave të librit dhimbja e autorit, por edhe kumti që aijep : “Spastrimi etnik i Çamërisë në përfundim të Luftës IIBotërore ishte rrjedhim logjik i politikës antishqiptare tështetit grek dhe i presionit të vazhdueshëm të tij ndajetnisë shqiptare në Greqi, qysh nga koha e vendimitarbitrar të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, tëvitit 1913. Ai u realizua në rrethanat e favorshme, që ukrijuan në përfundim të Luftës dhe u ndihmuan nga disafaktorë. Mes faktorëve, që Prof.Meta radhit janë:1)Vazhdimësia e politikës nacionaliste dhe shovinistegreke. 2)Politika britanike, e cila e preokupuar seriozishtpër ruajtjen e pozitave të saj në Greqi, u mbështet nëforcat ultranacionaliste greke. 3)Qëndrimi i forcavegjermane, të cilat duke ndjekur interesat e tyre, në çastete fundit, bënë çarmatimin e popullsisë shqiptare tëÇamërisë dhe u krijuan mundësi forcave rezerviste tëkryenin pa pengesë spastrimin etnik të saj. 4)Rrethanat eturbullta të përfundimit të luftës dhe dobësitë e forcavepolitike shqiptare, të cilat nuk arritën të bashkoheshinmidis tyre dhe të përpunonin një platformë të përbashkëtpër mbrojtjen e interesave kombëtare.Prof. Dr. Beqir Meta, me të njëjtën logjikë historike,shpalos në këtë libër gjendjen e refugjatëve çamë nëShqipëri, qëndrimin e shtetit grek ndaj çështjes çame dheFuqive të Mëdha ndaj saj. Këto e bëjnë edhe më të plotë dhemë të prekshme tragjedinë çame, po t’í shtosh kësaj edhefaktet e dokumentet për heshtjen vrastare të shtetitkomunist shqiptar për 45 vite me radhë.Grekët e lashtë, me kolosët e tyre si Homeri e më pastragjedianët Eskili, Euripidi, Sofokliu, me veprat e tyredo t’í jepnin botës disa mesazhe universale, ku mbi tëgjitha, është ai i vrasjes së ndërgjegjes për krimet ekryera në Trojë. Libri i Prof.Dr. Beqir Metës “Tragjediaçame” jo me gjuhën e letërsisë, por me atë të historisë sëvërtetë, troket fort në ndërgjegjen e grekëve të sotëm, tëhistorianëve, intelektualëve, klasës politike të këtijvendi fqinj. Janë ata, që ose e kanë shtrembëruar osevazhdojnë edhe sot të fyejnë mijëra viktima të pafajshme,duke i përbaltur ata dhe popullsinë krenare të Çamërisë.Populli grek ka nevojë të mësojë këto të vërteta tëhidhura. Libri i Prof.Dr.Beqir Metës duhet përkthyer nëgjuhën greke, që populli grek dhe rinia e këtij vendi tëmos vazhdojë të shohë e t’ú besojë “varreve bosh” apoalibive të propagandës së historianëve nacionalistë.Sepse,siç shkruan shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare :“ÇAMËRIA NUK ËSHTË NJË FANTAZMË QË NGRIHET PËR TË ERRËSUARMIQËSINË MIDIS GREKËVE DHE SHQIPTARËVE, PËRKUNDRAZI, KURPOPUJT LEHTËSOJNË NDËRGJEGJEN E TYRE NGA PESHAT E VJETRA,ATA AFROHEN MË SHUMË DHE E DUAN MË SHUMË NJERI- TJETRIN”.Libri “Tragjedia çame” flet shumë e të ve në mendime. KurEvropa e bota 10 vite më parë, pa në ekranet e TV masakrëne Raçakut në Kosovë, mbajti e mekur frymën nga përmasat etragjedisë kosovare. Plaga çame është ende e hapur dhetragjedia e saj ulëritëse.Prof.Dr.Beqir Meta me këtë libër e sjell Çamërinë me plagëdhe tragjike, por edhe me shpresën për të zgjidhur sa mëshpejt të ardhmen e saj evropiane. Botimi edhe në gjuhënangleze i këtij libri, do ta bëjë më të njohur tragjedinë eÇamërisë për studjuesit e huaj dhe opinionin jashtë Shqipërisë.
2012-08-16
Nga: Qemal VELIJA :ÇAMËRIA NUK ËSHTË THJESHTË ÇËSHTJE PRONASH
Duke qenë një pjesë spikatëse dhe zemra e Epirit shqiptar, do të ishte e tepërt të rrjeshtonim argumenta të pafund për qënësinë shqiptare të Çamërisë në rrjedhat historike, në përcaktimet politike ndër shekuj, në funksionimin administrativ, apo edhe në veçoritë etnografike e mbizotërimin absolut demografik të shqiptarëve në të. Në fund të fundit, deri një shekull më parë Çamëria nuk përbënte ndonjë lloj precedenti në lidhje me identitetin apo përkatësinë politike ngaqë ishte thjeshtë një pjesë integrale e trungut natyror të kombit e territorit shqiptar. Emërtesa e saj, si koncept gjeografik krahinor (që vjen, duhet thënë, prej kohësh të hershme historike) nuk kishte ndonjë ngarkesë të ndryshme prej asaj të krahinave e trevave të tjera shqiptare, përveçse ngjyrimeve dhe karakteristikave lokale që, ashtu si dhe të tjerat, pasuronin dhe ushqenin tërësinë kombëtare shqiptare.
Por më pak se një shekull më parë, ky koncept gjeografik mori të tjera ngarkesa, u kthye në një precedent problematik, dhe në vetëdijen e shqiptarëve nguliti imazhin e realitetit shqiptar të dhunuar tragjikisht, përfytyrimin deri dhe në mitizim të kalvarit fatkeq të qënësisë kombëtare shqiptare. Ashtu si Kosova, vise të Malit të Zi, të Shqipërisë lindore e juglindore, Sanxhakut, pjesëve të tjera të Epirit, edhe Çamëria iu nënshtrua një procesi gjymtimi dhe tjetërsimi të përkatësisë shtetërore e kombëtare, si pasojë e politikave dhe rrethanave historike që u aplikuan në territoret e Gadishullit në dekadën e dytë të shekullit të njëzet. Që asokohe e më pas, territoret e Çamërisë iu aneksuan mbretërisë hibride greke ndërsa popullsia iu nënshtrua goditjeve të përdhunshme e të përgjakshme që synonin tjetërsimin, asimilimin, asgjësimin e identitetit të spikatur shqiptar të kësaj treve. Kjo mbas kalimit nën juridiksionin e shtetit grek, që duhet thënë se u arrit jo për ndonjë meritë apo fuqi të vetë grekëve, por në sajë dhe për hir të politikave të fuqive të mëdha në vitin 1913 e mëtej.
Një pjesë e kësaj popullsie (kryesisht e besimit musliman, që ishte dhe më e spikatura në përballje me grekët) nëpërmjet manipulimesh politike e diplomatike u konsideruan si turq dhe si kontigjent shkëmbimi popullsie midis Turqisë dhe Greqisë në fillim të viteve njëzet. Një pjesë tjetër iu nënshtrua vrasjeve, dëbimeve e veprimeve të tjera represive, ndërsa kontigjenti i besimit ortodoks (gjithmonë shqiptar), nëpërmjet formash të ndryshme, u paraqit si popullsi greke. Paralelisht me këto masa që merrte shteti grek për tjetërsimin e përdhuntë të një krahine të tërë shqiptare, ushtronte presion në të njëjtën kohë mbi shtetin e cunguar e të dobët shqiptar për “Vorioepirin”, pjesën që nuk arriti ta përvehtësonte prej pazarllëqeve të fuqive të mëdha të viteve 1913 dhe 1919. Mekanizmi ishte tepër diabolik. U shfrytëzua prej grekëve pikërisht ajo dispozitë që ishte formuluar në Konferencën e ambasadorëve në Londër për të ngushëlluar disi shqiptarët për cungimin e trojeve të tyre, domethënë dispozita mbi “njohjen e të drejtave të minoriteteve” që orientohej në njohjen e përdorimit të lirë të gjuhës amtare në shkolla, botime në këtë gjuhë dhe disa elementë të rëndësisë dytësore për popullsitë shqiptare që mbetën arbitrarisht brenda kufijsh të shteteve të tjerë si Greqia dhe Serbia. Kjo dispozitë u kundërshtua dhe u injorua prej këtyre shteteve, ndërkohë që më pas u rimorr për tu shfrytëzuar përkundër vetë shtetit politik shqiptar. Greqia, fillimisht për të mos i lënë kohë të kujtohej dhe të angazhohej për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të pjesës së mbetur nën juridiksionin grek, përdori elementin migrator grekfolës në rrethinat e Gjirokastrës e Sarandës për formulimin e njohur tashmë të “Vorioepirit”, duke e trajtuar si një “minoritet” brenda shtetit shqiptar. Më pas, ngaqë ky mekanizëm spekullativ u pranua nga pala shqiptare, mori trajtën e një precedenti të rrezikshëm separatist që paraqitet si një rrezik eminent në ditët e sotme. Pra, realiteti dhe identiteti i Çamërisë u asfiksua në marrëdhëniet me dy shteteve dhe, në plan të parë e në mënyrë të njëanshme, doli problemi fals i “minoritetit grek” brenda shtetit politik shqiptar.
Një zhvillim i ri i dhimbshëm vjen mëtej pas Luftës së Dytë Botërore, dëbimi masiv i çamëve për në shtetin shqiptar, në një proces genocidal spastrimi etnik. Argumentimi absurd i bashkëpunimit me gjermanët sot e kësaj dite gëlltitet si një element i pranueshëm në tavolinat e bisedimeve politike e diplomatike. Ndërsa argumenti real i përkatësisë shqiptare të Çamërisë, dhe minimalisht qoftë dhe të drejtat njerëzore të popullsisë së dëbuar prej andej, ngjallin vetëm xhindosjen e përfaqësuesve grekë të cilët nuk e pranojnë as të shtrohet në ato tavolina bisedimesh. Në kohën e dëbimit, “merita” e vetme e Shqipërisë ishte hapja e dyerve për vëllezërit e vet çamë të keqtrajtuar. Me largimin e pjesës që nuk mund të justifikohej me mekanizmat diversivë të politikës greke, pra pjesës muslimane të popullsisë çame, për shtetin grek Çamëria u bë një kapitull i mbyllur, ndërkohë që shqiptarët ortodoksë të atjeshëm iu nënshtruan një procesi asimilimi e tjetërsimi të dhunshëm duke u detyruar të futen në suazën e helenizimit.
Një zhvillim i ri i dhimbshëm vjen mëtej pas Luftës së Dytë Botërore, dëbimi masiv i çamëve për në shtetin shqiptar, në një proces genocidal spastrimi etnik. Argumentimi absurd i bashkëpunimit me gjermanët sot e kësaj dite gëlltitet si një element i pranueshëm në tavolinat e bisedimeve politike e diplomatike. Ndërsa argumenti real i përkatësisë shqiptare të Çamërisë, dhe minimalisht qoftë dhe të drejtat njerëzore të popullsisë së dëbuar prej andej, ngjallin vetëm xhindosjen e përfaqësuesve grekë të cilët nuk e pranojnë as të shtrohet në ato tavolina bisedimesh. Në kohën e dëbimit, “merita” e vetme e Shqipërisë ishte hapja e dyerve për vëllezërit e vet çamë të keqtrajtuar. Me largimin e pjesës që nuk mund të justifikohej me mekanizmat diversivë të politikës greke, pra pjesës muslimane të popullsisë çame, për shtetin grek Çamëria u bë një kapitull i mbyllur, ndërkohë që shqiptarët ortodoksë të atjeshëm iu nënshtruan një procesi asimilimi e tjetërsimi të dhunshëm duke u detyruar të futen në suazën e helenizimit.
Mbas vitit 1990 pak, (ose me thënë të drejtën, aspak) është bërë në këtë drejtim. Çamëria është një identitet që tremb politikën shqiptare dhe tërbon politikën greke. Me një orientim agresiv e diversiv shteti grek ka arritur të eklipsojë pothuaj tërësisht këtë çështje në marrëdhëniet dypalëshe, ndërkohë që, në kahun tjetër, e ka ngritur në stadin më të lartë të mundshëm precedentin fals të “Vorioepirit” duke e shtrirë mëtej dhe duke avancuar, dora-dorës që politika e shtetit shqiptar ka kaluar nga pasiviteti apo qëndrimi difensiv në një situatë vasaliteti karshi palës greke. Sado të vëllimshme dhe trumbetuese të jenë orvatjet e politikës shqiptare për të paraqitur këtë situatë nën një klimë “miqësore”, “partneriteti”, “bashkëpunimi”, realiteti i dhimbshëm është se mes dy shteteve janë krijuar marrëdhënie kryekëput të zhdrejta, të përafrueshme me situatën kolonizuese. Dhe në këtë hulli me të vërtetë që çështja e Çamërisë (që në vetvehte përbën një realitet dhe identitet që duhet të përbëjë refrenin parësor në marrëdhëniet dypalëshe) duket si një kapitull i pakuptimtë dhe i “padenjë” për të zënë vend në axhendën e bisedimeve.
Ndërkohë, kjo çështje është reduktuar në çështje shoqatash të pafuqi dhe në çështje kërkesash pronësore (padyshim të drejta). Krijohet imazhi që Çamëria është një çështje që u përket vetëm çamëve, pasi edhe ato protesta që zhvillohen, ato promemorie që hartohen, ato hapësira mediatike të pakta që plotësohen me këtë problematikë, më së shumti kanë përkatësinë e individëve apo grupeve të vogla të popullsisë së çamëve të dëbuar me forcë këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë, e jo dhe suportin politik të domosdoshëm. Por, Çamëria nuk është vetëm e çamëve. Si pronë dhe si përkatësi krahinore po, por si identitet dhe si realitet i tërësisë shqiptare ajo iu përket edhe kosovarëve, dukagjinasve, kelmendasve, tiranasve, shkupjanëve, korçarëve, lebërve, etj. Reduktimi në thjeshtë çështje individuale apo edhe kolektive të së drejtës pronësore, e kthen këtë çështje realisht në një vlerë kombëtare të eklipsuar përfundimisht. Nëse shteti grek, me diabolizmin e tij, një ditë të bukur mund të pranonte të kompensonte pronarët çamë të sekuestruar dhe të shpronësuar disa dekada më parë me disa shuma të konsiderueshme parash, çfarë do të mbeste mëtej nga ky identitet? Në fund të fundit, logjika e kompensimit të pronave dhe jo kthimi në natyrë, a nuk është në fuqi edhe në vetë shtetin shqiptar ndaj pronarëve të dikurshëm? Dhe pas këtij procesi të mundshëm, a nuk do të fshihej plotësisht çështja kombëtare shqiptare në këtë trevë?
Një shtrim eventual i problemit të Çamërisë në veprimtarinë politike e diplomatike të shtetit shqiptar, duhet të lëvizte në parametra të tjerë, dhe jo thjeshtë si e drejtë pronësore e një grupimi popullsie. Ajo duhet të paraqitej me përmasat e të drejtës kombëtare, e të drejtës së njohjes së realitetit shqiptar brenda kufijve të shtetit grek, qoftë dhe në kuadrin e minoritetit. Kthimi i çamëve të këtushëm në trojet e tyre, jo vetëm si pronarë pasurish materiale, por edhe si pronarë të patjetërsueshëm të së drejtës kombëtare mbi atë trevë, do të ishte edhe elementi fillestar i një tavoline të pritshme bisedimesh dypalëshe. Kjo padyshim do të nxirrte vetvetiu jashtë loje në mënyrë të menjëherëshme kështjellën prej kartoni të Vorioepirit, nga bedenat e së cilës luan politika greke. Një ofensivë e lehtë e politikës shqiptare në këtë drejtim do të përmbyste qëndrimet padyshim, dhe do të detyronte palën greke të kalonte në difensivë.
Çamëria apo perëndimi i Epirit, realitet i pakontestueshëm shqiptar, nëse do të konsiderohej si një nga shtyllat kryesore të politikës dhe strategjisë së shtetit shqiptar, sigurisht që raportet në marrëdhëniet shqptaro-greke do të ndryshonin në mënyrë të rrënjësishme. Politikat e helenizimit të jugut shqiptar, politika të deklaruara prej liderësh grekë dhe të aplikuara në praktikë, do të mënjanoheshin për ti lënë vend politikave më realiste dhe me një frymë tërheqjeje përballë faktorit shqiptar. Çamëria nuk përbën kurrsesi për shtetin dhe çështjen shqiptare një kapitull të mbyllur përfundimisht, ajo është dhe do të jetë një prej pjesëve të ralitetitit shqiptar në Gadishull. Identiteti i Çamërisë do të rrijë si shpata e Demokleut mbi kryet e politikës shqiptare derisa ajo të kthejë në “rrugë të mbarë” e ta konsiderojë si një detyrim dhe të drejtë së cilës duhet ti japë zgjidhje, apo sëpaku ta shtrojë për zgjidhje. Çamëria, ashtu si i gjithë Epiri, e për rrjedhojë edhe Vorioepiri, janë një realitet shqiptar, dhe si të tillë duhet të trajtohen nga të gjithë. Modalitetet e zgjidhjes së problemit janë pastaj vetëm çështje procesesh politike e diplomatike.
Çamëria apo perëndimi i Epirit, realitet i pakontestueshëm shqiptar, nëse do të konsiderohej si një nga shtyllat kryesore të politikës dhe strategjisë së shtetit shqiptar, sigurisht që raportet në marrëdhëniet shqptaro-greke do të ndryshonin në mënyrë të rrënjësishme. Politikat e helenizimit të jugut shqiptar, politika të deklaruara prej liderësh grekë dhe të aplikuara në praktikë, do të mënjanoheshin për ti lënë vend politikave më realiste dhe me një frymë tërheqjeje përballë faktorit shqiptar. Çamëria nuk përbën kurrsesi për shtetin dhe çështjen shqiptare një kapitull të mbyllur përfundimisht, ajo është dhe do të jetë një prej pjesëve të ralitetitit shqiptar në Gadishull. Identiteti i Çamërisë do të rrijë si shpata e Demokleut mbi kryet e politikës shqiptare derisa ajo të kthejë në “rrugë të mbarë” e ta konsiderojë si një detyrim dhe të drejtë së cilës duhet ti japë zgjidhje, apo sëpaku ta shtrojë për zgjidhje. Çamëria, ashtu si i gjithë Epiri, e për rrjedhojë edhe Vorioepiri, janë një realitet shqiptar, dhe si të tillë duhet të trajtohen nga të gjithë. Modalitetet e zgjidhjes së problemit janë pastaj vetëm çështje procesesh politike e diplomatike.
SHTREMBËRIME TË HISTORISË SË EPIRIT NGA AKADEMIA E ATHINËS
Profesor Kristo Frashëri:
Cilët qenë banorët e Epirit të lashtë? Shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike. Gjatë shekujve kufijtë midis vendbanimeve të tyre nuk kanë qenë asnjë…herë të prera nga pikëpamja e përkatësisë etnike të banorëve. Kjo ka ndodhur ngase këto vise kanë qenë më tepër se 2000 vjet nën strehën e perandorive shumëkombëshe, të tilla si Perandoria Romake, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Osmane, të cilat lejonin lëvizjet e fiseve dhe të kombësive brenda kufijve politikë në kërkim të vendbanimeve të reja. Si kudo, edhe këtu në brezin anësor të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të grekëve u krijuan vise me banorë të përzier nga të dyja etnitë. Një nga këto zona kufitare me popullsi të përzier shqiptare dhe greke ka qenë dhe vazhdon të jetë treva e quajtur nga helenët e lashtë Epir, nga shqiptarët e sotëm Çamëri. Me sa dihet, bashkëjetesa për mijëra vjet e banorëve të të dy etnive në të njëjtën trevë gjeografike, nuk ka shkaktuar në të kaluarën asnjëherë konflikte etnike midis tyre. Kjo kuptohet po të kemi parasysh se të tria perandoritë e mëdha që kanë sunduar mbi ta si perandori shumëkombëshe, e trajtonin nënshtetasin si burim fisku dhe si gregar fetar, por jo si militant nacionalizmi. Puna ndryshoi kur në shekullin XIX lindën shtetet e pavarura ballkanike. Kjo për arsye se lindja e tyre përkoi me shfaqjen e lakmive nacionaliste. Pikërisht në atë kohë lindën edhe lakmitë e qarqeve nacionaliste greke për të aneksuar Epirin dhe më tej viset e Shqipërisë së Jugut. Qarqet qeveritare të Athinës dhe historianët helenë që qëndrojnë prapa tyre i konsiderojnë të drejta lakmitë e tyre nacionaliste ndaj viseve shqiptare. Madje, qarqet kishtare ortodokse të Greqisë nuk ngurrojnë t’i quajnë këto pretendime të drejta, të shenjta. Si rrjedhim, luftën për aneksimin e viseve shqiptare ato e kanë ngritur në nivelin e një kryqëzate fetare. Përkundrazi, kur ndonjë historian shqiptar i kundërshton pretendimet greke dhe ngul këmbë se ndër banorët e Shqipërisë së Jugut ka vetëm një minoritet të vogël banorësh grekë, në Ath-inë shpërthejnë britmat se në Tiranë po ringjallet nacionalizmi shqiptar. Për të justifikuar lakmitë e tyre nacionaliste ndaj viseve që nuk u përkasin, qeveritarët e Athinës dhe prapa tyre historianët helenë kanë botuar deri sot me qindra punime kushtuar historisë së Epirit ose aspekteve apo momenteve të ndryshme të historisë së tij. Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur që tani kemi në tryezë ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike, morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë. Ne kemi menduar se tani që Greqia ka disa dhjetëvjeçarë që është bërë anëtare e Bashkimit Evropian, do ta ketë zbutur sadopak dozën e nacionalizmit dogmatik agresiv, të paktën në fushën e historiografisë, e cila e ka karakterizuar në të kaluarën. Duke kaluar nëpër duar këtë punim me veshje tipografike dinjitoze, botuar në pragun e shekullit XXI, po shohim me keqardhje të thellë se historiografia greke e ditëve tona në vend që të bëjë hapa përpara drejt objektivizmit, racionalizmit, iluminizmit shkencor, qëndron e gozhduar pas dogmatizmit të sëmurë, nacionalizmit të mbrapshtë dhe politizimit të skajshëm të historisë. Kjo dobësi vihet re në trajtimin e të gjitha epokave, periudhave dhe temave të historisë së Epirit. Natyrisht është e pamundur që në një shkrim të shkurtër të vihen në dukje të gjitha shkeljet që përmban ky vëllim në fushën e faktologjisë dhe të metodologjisë shkencore të historisë së Epirit. Për këtë arsye, do të ndalemi vetëm në dobësitë kryesore, për të cilat nuk mund të heshtim. Këtë radhë do të përqendrohemi te dobësitë që të vrasin sytë kur lexon kapitujt e historisë së lashtë të Epirit. Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre. Heshtja e tyre nuk ia heq të drejtën çdo qytetari të interesuar për ndriçimin e historisë së Shqipërisë, që të thotë fjalën e vet. Prirja nacionaliste në trajtimin e historisë nuk është e re te qarqet politike dhe shoqërore greke. Dihet se nga pikëpamja politike Greqia e re lindi në vitin 1821. Në atë kohë, qarqet politike, shoqërore, intelektuale helene kur shteti grek ishte ende në shpërgej ishin ushqyer nga dy mëndesha ideologjike – nga kultura racionaliste, iluministe, demokratike e Greqisë antike dhe nga kultura dogmatike, nacionaliste, teokratike e Perandorisë Bizantine. Dihet se këto dy faktorë të fuqishëm kulturorë nuk pajtoheshin midis tyre, për arsye se njëra ishte në thelb pagane, liberale dhe demokratike, kurse tjetra ishte kristiane dogmatike dhe perandorake. Në këtë ballafaqim të dyja ideologjitë kishin të përbashkët vetëm gjuhën greqishte. Përkundrazi, nga periudha historike ato qëndronin me shekuj larg njëra-tjetrës. Vetëkuptohet se presionin më të fuqishëm në brezat që ndërmorën revolucionin grek e ushtruan për shkak të afërsisë kohore, komponentët e ideologjisë bizantine. Përkundrazi, komponentët e ideologjisë klasike ishin një kujtim i largët, pothuajse të panjohura nga brezat që ndërmorën revolucionin çlirimtar grek. Megjithatë, nga bota klasike greke kultura bizantine përvetësoi vetëm poemën e Homerit mbi luftën e Trojës. Poema homerike u bë në një farë shkalle Ungjilli i dytë pedagogjik, i cili u mësonte brezave grekë se atë që nuk mund ta fitonin me trimëri, mund ta realizonin nëpërmjet Kalit të Trojës me dredhi. Dredhinë si komponent të identitetit grek e ka përjetësuar që në shekullin I p.e.s. poeti i madh romak Virgjili në poemën e tij të pavdekshme “Eneida” (II, 49) me vargun me të cilin prifti trojan Laokont i porosiste bashkëqytetarët e tij që të mos e pranonin si dhuratë kalin grek: “Timeo danaos et dona ferentes” (Trembem nga greku, edhe kur të jep dhuratë). Qarqeve politike të Greqisë së re u pëlqeu përkëdhelia e Katerinës së Madhe, caresha ruse e shekullit XVIII, e cila preferonte që në Bosfor të sundonte më mirë kamillafi i patrikut ortodoks sesa turbani i sulltanit islamik. Me fjalë të tjera, ajo i nxiste grekët e rinj të rimëkëmbnin Perandorinë Bizantine me kryeqytet Kostandinopojën mesjetare dhe jo me Athinën e Perikliut. Natyrisht që kjo nxitje ndikoi shumë në aspiratat që patën shtetarët e Greqisë së re. Por ëndrra e mëkëmbjes së Bizantit mesjetar, siç dihet dështoi. Madje, historia e shtetit të ri grek është historia e dështimeve të njëpasnjëshme. Stambollin e humbi përgjithmonë. Nga Azia e Vogël hoqi dorë e turpëruar nga disfata ushtarake. Thrakën lindore nuk e përfshiu dot. Edhe Maqedoninë veriore kaq të lakmuar prej saj nuk e shtiu dot në dorë. Gjithashtu në aneksimin e Qipros dështoi. Në Epir siguroi vetëm shkëputjen e gjysmës së saj jugore. Megjithatë, lakmitë që ka Athina nuk janë shuar. Ajo ka nevojë të domosdoshme për një fitore. Për fitore ka më tepër se kurdoherë nevojë tani që është e mbytur në borxhe. E vetmja shpresë për të korrur fitore i kanë mbetur – një fitore morale me Maqedoninë për ta detyruar të ndryshojë emrin dhe një fitore territoriale me Shqipërinë për të shkëputur prej saj autonominë e “Vorio-Epirit”. *** Si argument për të shkëputur autonominë e “Vorio-Epirit”, ajo përpiqet të argumentojë pa prova bindëse se Epiri historik, ku, sipas saj, bëjnë pjesë qarqet e sotme të Gjirokastrës dhe të Korçës, ka qenë që në agimin e historisë dhe vazhdon të jetë edhe sot tokë greke. Për këtë qëllim, ajo ka venë dhe vazhdon të verë në lëvizje armatën e historianëve të saj. Artileria më e fundit që ajo ka vënë në veprim në këtë mes është monografia e përmendur e Akademisë së Athinës, botuar më 1997. Monografia e përmendur e Akademisë së Athinës ka përsa i përket historisë antike të Epirit, një veçori të cilën nuk e kemi ndeshur më parë. Historianët grekë, kurdoherë krenarë për të kaluarën e tyre të lashtë, kanë preferuar që historinë e tyre “zyrtare” ta shkruajnë ata vetë. Kjo sepse, sipas tyre, historianët jo grekë nuk janë në gjendje ta kuptojnë dhe ta realizojnë këndvështrimin se historia e helenizmit është thelbi i historisë së Greqisë. Këtë radhë puna ka ndryshuar. Historinë e helenizmit parahistorik, protohistorik dhe klasik në monografinë e përmendur akademike e ka shkruar një historian anglez – Nicholas G.L.Hammond, në atë kohë profesor në Universitetin e Bristolit, Angli dhe njëkohësisht profesor honorar në Universitetin e Janinës, Greqi. Vetëm pasi i lexon kapitujt të cilët trajtojnë qytetërimin helenik në Epir, mëson arsyen përse kolektivi i historianëve grekë ka preferuar t’ia besojë profesorit britanik pjesën e parë të vëllimit. Nga mënyra se si ai e ka trajtuar historinë e lashtë të Epirit, N.G.L. Hammond ua ka tejkaluar grekëve në vlerësimin apollogjetik të helenizmit në Epir. Ne e kemi njohur nga afër Hammondin, gjatë vizitës që ai bëri në Shqipëri më 1972. Nuk e patëm të vështirë të bindeshim se ai nuk e fshihte mospërfilljen ndaj historisë shqiptare të së kaluarës dhe të së tashmes. Ai kërkonte me ngulm të gjente me çdo kusht çdo thërrmijë të kulturës greke në Shqipëri dhe nuk pranonte të merrte në konsideratë asnjë gjurmë kulturore ilire, edhe kur këto objekte qenë me shumicë. Kur ne i sugjeronim të shihte objektet ilire të ekspozuara në muzetë tona, ai përgjigjej: “Nuk më interesojnë objektet ilire, më interesojnë vetëm gjurmët helene”. Edhe pyetjes sonë se si mund të vlerësohet një gjurmë e veçuar greke në morinë e objekteve ilire, të zbuluara në të njëjtin vend, ai përsëri përgjigjej: “Unë nuk merrem me objektet ilire, unë merrem vetëm me kulturën greke”. Kjo mospërfillje ndaj kulturës ilire bie në sy gjatë gjithë paragrafëve që kanë dalë nga pena e tij. Le ta trajtojmë më nga afër historinë e Epirit të lashtë. * Gjurmët më të hershme arkeologjike të jetës njerëzore në truallin e sotëm të Greqisë dhe Shqipërisë të ndriçuara deri tani na çojnë në fundin e Paleolitit të mesëm, më saktë në fundin e të ashtuquajturës periudhë musteriane. Në historiografinë botërore mbisundon pikëpamja se për mijëra vjet me radhë banorët e kësaj periudhe qenë fise baritore shtegtare, të cilat lëviznin në kërkim të kullotave për tufat e tyre. Edhe gjatë Paleolitit të vonë në këto treva vazhduan të banonin fise baritore shtegtare. Përderisa ishin fise shtegtare, për përkatësinë e tyre etnike as që mund të bëhet fjalë. Puna ndryshoi në periudhën e Neolitit, kur fiset shtegtare në sajë të bujqësisë u shndërruan në popullata sedentare pavarësisht se krahas tyre vazhduan të ekzistonin fise shtegtare stinore. Në fund të periudhës së Neolitit kur shoqëria njerëzore arriti pjekurinë e saj, fillon afërsisht 6000 vjet më parë edhe historia e qytetërimit në trevën e Epirit. Se cilët qenë këta banorë të hershëm të Epirit, çfarë gjuhe flisnin dhe cila ishte përkatësia e tyre etnike nuk mund të thuhet me siguri. Ata duket se bënin pjesë në grupin e madh të popullatave të cilat në mijëvjeçarin e fundit të Neolitit banonin në brigjet veriore të detit Mesdhe. (Gazeta Shqiptare, 07/08/2011 ) (Vijon nga numri i kaluar ) Shumica e historianëve, gjuhëtarëve, etnologëve dhe antropologëve mendojnë se popullatat që banonin në periudhën e fundit të Neolitit gjatë brigjeve veriore të detit Mesdhe bënin pjesë në popullatat e grupit etnogjuhësor mesdhetar. Nga tradita historike dihen dhe disa emra fisesh apo popullatash të kësaj epoke, si: lelegë, karianë, frygë, iberë, tirenë, oskë, umbrë, etj, etj. Gjurmët e qytetërimit mesdhetar në truallin e Shqipërisë së sotme janë zbuluar në liqenin e Maliqit. Se cilat nga këto popullata të grupit etnogjuhësor mesdhetar banonin në viset e sotme të Shqipërisë dhe të Epirit është vështirë të thuhet. Rreth 25 shekuj para erës sonë kur u mbyll epoka e Neolitit dhe nisi epoka e metaleve, rrjedha e jetës njerëzore në mbarë pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik përfshirë dhe trevën epirote pësoi ndryshim. Faktori që shkaktoi këtë ndryshim qe dyndja në këtë trevë e popullatave të reja, të cilat për disa erdhën nga deti, për disa nga toka. Mendohet se vatra e tyre fillestare ka qenë në Rusinë e sotme jugore, në trevën midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik, aty ku u mbrujtën popullatat e familjes së madhe etnogjuhësore indoevropiane. Pikërisht nga kjo trevë filloi shtegtimi grupe-grupe dhe kohë pas kohe i popullatave që sot njihen si pjesëtarë të familjes etnogjuhësore indoevropiane. Të parët që u shkëputën nga vatra e tyre fillestare qenë hititët, të cilët morën drejtimin e Jugut dhe u vendosën në Azinë e Vogël, në afërsi të qytetërimit mesopotam. Të dytët shtegtuan drejt Perëndimit dhe u vendosën në pjesën jugore të Gadishullit Ballkanik në afërsi të qytetërimit egjean. Këta qenë indoevropianët e parë ose siç quhen ndryshe protoindoevropianët. *** Dyndja e tyre në Epir vërtetohet ndër të tjera nga shfaqja e një riti të ri varrimi, që ka dalë prej kohësh në dritë gjatë zbulimeve arkeologjike. Janë varret tumulare ose siç quhen ndryshe varret kurgane, të zbuluara kryesisht në pjesën jugperëndimore dhe perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Banorët e rinj të vdekurit i shtrinin në tokë pa hapur gropë dhe pastaj i mbulonin me dhe. Kur pjesëtarët e tjerë të familjes patriarkale vdisnin, trupat e tyre vendoseshin mbi tumulin e paraardhësit të tyre. Kështu veprohej edhe për brezat pasardhës. Me kohë, varreza e një bashkësie ose e një familjeje të madhe patriarkale kthehej në një kodër, latinisht tumulus, rusisht kurgan, shqip tumë. Në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s., pra në fillim të epokës së Bronzit, pjesa jugore e Gadishullit Ballkanik pësoi një valë të re dyndjesh popullatash indoevropiane. Dëshmi për këtë dyndje është fakti se popullatat e reja nuk përdornin varrezat tumulare, por praktikonin varrosjen e të vdekurit në gropë. Këta qenë popullatat helene, të cilat u shtrinë në viset e banuara më parë nga pellazgët, pastaj kaluan edhe nëpër ishujt e Egjeut, madje edhe në Azinë e Vogël. Nga fundi i epokës së Bronzit në Gadishullin Ballkanik u dukën ilirët, të cilët zunë vend në veri të Helladës dhe në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ka kohë që jo pak historianë dhe gjuhëtarë të kohëve moderne banorët e hershëm protoindoevropianë, të cilët u vendosën në viset e sotme të Greqisë, Epirit, Shqipërisë dhe Maqedonisë, i quajnë pellazgë. Në fakt, apelativin pellazgë e kanë përdorur mijëra vjet më parë vetë historianët dhe shkrimtarët e vjetër grekë, pas tyre romakë. Do të shkonte tepër gjatë po të rreshtonim këtu të gjithë ata autorë të vjetër grekë, të cilët i dallojnë në mënyrë rigoroze pellazgët nga helenët dhe nga ilirët. Asnjëri prej tyre nuk ka prurë argumente bindëse që t’i identifikojnë pellazgët me grekët apo me ilirët. Helenët kanë bashkëjetuar me pellazgët, kanë marrë prej tyre elementë të qytetërimit pellazgjik, derisa i asimiluan, ashtu si pellazgët nga ana e tyre asimiluan popullatat e mëparshme mesdhetare. Asimilim do të thotë huazim elementësh kulturorë, por jo identifikim etnik. Dihet se nga përplasja e dy identiteteve njëra prej tyre zhduket. Pikërisht, këtu qëndron shtrembërimi kryesor i historianit britanik Hammond në veprën e përmendur mbi Epirin. Ai nuk i trajton pellazgët si një kombësi më vete. Sipas tij, pellazgët qenë helenë të mirëfilltë. Në sajë të këtij identifikimi të shpifur ai ka gatuar një konkluzion që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë – se helenët nuk kanë shtegtuar në Ballkan në fillim të epokës së Bronzit, as pesë shekuj më parë kur shtegtuan protoindoevropianët e hershëm, por janë pjellë e historisë së truallit grek. Pra, sipas tij, helenët kanë qenë vazhdimisht në truallin ballkanik dhe se epiteti që Homeri u jep pellazgëve si popullatë hyjnore u takon pa mëdyshje helenëve. Këtë hamendësim N. Hammondi e shtrin edhe kur flet për Epirin. Nuk i mohon njoftimet që përmban letërsia klasike mbi praninë e pellazgëve në Epir. Por, nga ky hamendësim Hammondi nxjerr konkluzionin se helenët kanë qenë në Epir që kur shfaqen varret tumulare, pra që kur vërtetohet prania e pellazgëve në trevën epirote. *** Pavarësisht se ka dijetarë që nuk e pranojnë se pellazgët qenë bartësit e kulturës tumulare – tashmë apelativi pellazgë përdoret në mënyrë konvencionale si emri i protoindoevropianëve të hershëm, të cilët banonin në Gadishullin Ballkanik para grekëve dhe para ilirëve. Historianët dhe gjeografët e vjetër grekë dhe romakë pohojnë se banorët më të hershëm të Epirit qenë pellazgët. Madje, njëri prej tyre, Plutarku (shekulli II), thotë se pellazgët e hershëm që banonin në Epir quheshin thesalë. Sipas tij, pellazgët në Epir erdhën fill pasi ndodhi përmbytja mitologjike e Noes, e cila sipas Biblës, ka ndodhur në kohët parahistorike (Pyrrhus, 1,1). Plutarku njofton gjithashtu se një nga veprat e pellazgëve të hershëm kur ata erdhën në Epir, ishte ndërtimi i faltores së Dodonës, një nga faltoret më të famshme të kohës antike, gërmadhat e së cilës janë zbuluar 18 km në jug të Janinës. Themelimin nga pellazgët të faltores së Dodonës në trevën e Epirit e përmend për të parën herë poeti epik grek, Homeri. Ai thotë për të: “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg/ që kujdesesh për Dodonën me dimër të ashpër/ ku për rreth janë selët / aty banojnë fallxhorët që nuk lajnë këmbët e flenë për tokë”. (Iliada, XVI 233 e 234). Straboni, gjeografi grek i shekullit I, i cili ka njoftime për Epirin më të pasura se çdo autor tjetër antik, shkruan: “Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata (pellazgët – K.F.) shtriheshin deri në Epir”. (Libri V. 2,4). Straboni shkruan gjithashtu: “Orakulli i Dodonës, sipas Eforit, është ndërtuar nga pellazgët. Për pellazgët flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata popuj që kanë sunduar në Helladë. Hesiodi thotë se Dodona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”. Straboni shton më në fund se popullsitë që banonin rreth e rrotull Dodonës qenë barbarë, pra jo grekë. Nga Straboni del se Dodona ishte ndërtuar në një truall të banuar nga pellazgët, pra jo nga grekët dhe se më vonë u përfshi në kufijtë e Molosisë, pastaj të Thesprotisë – dy fiset kryesore të Epirit, të cilët sikurse do të shihet më tej, ishin me përkatësi etnike ilire. Këtë e përforcon edhe Skimni (shek. III-II p.e.s.), i cili shkruan: Në Molosi “është edhe Dodona/ faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgëve/ Në viset e brendshme banojnë barbarë të përzier/ për të cilët shtojnë se banojnë pranë faltores”. (V, 448). Herodoti, historiani i parë i Greqisë së vjetër (shekulli V p.e.s.), shkruan se në fillim pellazgët adhuronin perënditë e tyre, por nuk i njihnin me emra. Kur panë se në Egjipt perënditë kishin emra të veçantë, vendosën që edhe ata t’i pagëzonin perënditë e tyre me emra të veçantë. Para se të vendosnin, erdhën në Dodonë dhe pyetën orakullin, i cili u përgjigj se mund t’i quanin perënditë me emra të veçantë. Gjithnjë sipas Herodotit, më vonë helenët i morën nga pellazgët emrat e perëndive. Nga njoftimet që japin autorët e vjetër grekë dalin këto konkluzione: se asnjë autor antik grek nuk pohon se banorët e Epirit të lashtë qenë grekë; se pellazgët dhe grekët qenë dy kombësi të ndryshme; se qendra kryesore shpirtërore e pellazgëve, faltorja e Dodonës, ndodhej në zemrën e trevës epirote; se praktikën e pagëzimit të perëndive me emra të veçantë grekët e morën nga pellazgët. Shkurt, pellazgët banonin në Epir para se të shfaqeshin në Ballkan helenët dhe ilirët. Megjithëse historikisht nuk vërtetohet prania e helenëve në Epir, historianët grekë janë gozhduar prej kohësh pas pikëpamjes se grekët kanë banuar në këto vise që në agimin e historisë. Ndër historianët grekë të Paraluftës zgjodhëm K. Gjerojanin, mbasi trajtesa e tij përfaqëson në mënyrë koncize, më mirë se të tjerat, vizionin që kishte historiografia greke mbi Epirin antik në periudhën midis dy luftave botërore. Ai ngul këmbë se faltorja e Dodonës është gjithsesi greke, mbasi grekët qenë pasardhësit e pellazgëve. Si rrjedhim, praninë e pellazgëve ai e identifikon pa të drejtë me praninë e grekëve në Epir. Siç dihet, identifikimi i pellazgëve me helenët ka qenë një tezë romantike e historianëve grekë të kohëve të reja, tezë të cilën sipas mendimit të përgjithshëm, koha e ka marrë me vete. Edhe dëshmia e dytë e tij se autorët antikë pohojnë se banorët e rrethinave të Dodonës i përkisnin fisit “Hylloi”, është ndërtuar mbi një premisë të pasaktë. Orvatja e K. Gjerojanit për ta lidhur emrin “Hylloi” me emrin “helenë”, është e nxituar. Sipas dijetarëve të linguistikës historike, kjo lidhje është artificiale. Përkundrazi, ata shohin te emri “Hylloi” – ¾ëëïé te Skilaksi (220); Hyllis te Plini Sekundi (3, 22); Õëëßò te Eustathi (384), – një apelativ ilir që ka në rrënjë fjalën “yll”, i cili nga ana e vet ka lidhje gjithashtu me fjalën shqipe “hyjni” (perëndi). Shkurt, pohimi i tij se “epirotët kanë qenë gjithmonë dhe nuk pushuan asnjëherë së qeni grekë (Îëëçíåò)”, është një deklaratë retorike e cila, nuk ka mbështetje as logjike, as dokumentare. (M.E.E. vol. XII, f. 326). Në lidhje me përkatësinë etnike të banorëve të Epirit në mijëvjeçarin II p.e.s, ne prisnim që Hammondi të sillte argumente pak a shumë të besueshme në vend të deklaratave retorike të Gjerojanit. Por, për fat të keq, edhe ai shkel në truallin e hamendësimeve. Sipas Hammondit, e folmja e popullatave të varrezave tumulare apo të kulturës kurgane, pra e folmja e popullatave protoindoevropiane që mbuluan Epirin në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. ose në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s. mund të ishte sa ilirishtja, aq edhe greqishtja. Nuk ka dyshim, shton ai, se në veriun e largët krerët kurganë flisnin një formë të hershme të ilirishtes, kurse në Epir, thekson ai, gjuha e tyre ishte “ndoshta” greqishtja (pra një etnikon me dy gjuhë!). Megjithatë, më poshtë Hammondi e thotë prerazi se krerët kurganë ishin greqishtfolës. Si dëshmi ai sjell varrezat tumulare që janë zbuluar në Helladikun e Mesëm (1900-1600 vjet p.e.s.), në disa vise të Greqisë së sotme qendrore dhe në disa pika të ndryshme të Peloponezit. Por, siç e pohon edhe vetë historiani britanik, varrezat tumulare u përkasin krerëve kurganë dhe jo shtresave të gjera të popullsisë. Ai shkruan: “Ishin krerët kurganë të Shqipërisë dhe Leukasit, të cilët sollën varrimin tumular në Greqinë jugore dhe themeluan aty shumë prej qendrave mikene, të cilat siç mësojmë nga deshifrimi i Shkrimit Linear B përdorën greqishten si gjuha e klasës sunduese”. (It was the Kurgan leaders of Albania and Leukas who brought tumulus-burial to southern Greece and founded many of the Mycenaeau centrues which, as we know from the decipherment of the Linear B. Script, used Greek as the language of the rulin class). (Epirus, f. 36). Sipas tij, dëshmi se popullata greqishtfolëse shfaqen në Epir 2100 vjet p.e.s. janë sëpatat për luftë prej guri me vrimë, të cilat janë zbuluar edhe në stacionin e Maliqit pranë Korçës. Pra, nga një sëpatë me vrimë zbuluar në Maliq del, sipas tij, se në pellgun e Korçës në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. popullatat ishin greqishtfolëse (!). Ne gjithashtu, e kemi të vështirë ta besojmë bindjen që ka Hammondi se tërësia e objekteve miniane, të cilat shfaqen në Epir në fund të Helladikut të hershëm, janë prodhuar nga fiset e para greqishtfolëse, të cilat u vendosën në Epir, gjithnjë sipas tij, siç e tregojnë dëshmitë arkeologjike, paqësisht. Më tej N. Hammond thotë pa na sjellë asnjë argument bindës se krerët e varrezave tumulare e përhapën helenizmin nga Maqedonia në Epirin e Jugut, pastaj nga Epiri i Jugut në Epirin e Veriut, ku dihet se mbisundojnë stërkat malore. Ai nxjerr konkluzionin krejtësisht hipotetik se qysh në Helladikun e Mesëm gjuha greqishte u shtri në një trevë, në Epir, prej së cilës ajo nuk do të nxirrej më kurrë (Many of them may have joined in the southwards movement which was to establish what we call Mycenaean civilization and to introduce the Greek language into an area from ëhich it was never to be ousted). (Epirus, f. 36). Nuk kuptohet se si popullatat kurgane qenkan përhapur nga jugu në veri, kur dihet se tipari kryesor i shtegtimeve të popullsive gjatë Parahistorisë, Protohistorisë dhe Antikitetit ka qenë të paktën përsa i përket Gadishullit Ballkanik nga veriu drejt jugut, pra drejt Egjeut. Kjo për arsye se Egjeu ka shërbyer si pol magnetik për hir të ujërave të tij të ngrohta, por ca më tepër për epërsinë e tij kulturore. Që këtu fillon, mendon Hammondi, historia e pandërprerë 4000-vjeçare e helenizmit në provincën e Epirit. Sikurse shihet, ky është një supozim i cili ka në themelin e vet jo argumentin shkencor, por një prapavijë.
ÇAMET TREGOJNE TMERRET E JETUARA GJATE MASAKRAVE
Persekutimi i çamëve në Greqi
Më 3 dhjetor 1946, zoti Kostandin Caldaris, atëherë (Ministër i parë) i Greqisë, i paraqiti Këshillit të Sigurisë, një memorandum, nëpërmjet të cilit akuzohej Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria, me pretendimin se këto vende nxisin luftën civile në Greqi, duke organizuar dhe furnizuar me armë kryengritësit. Komisioni i hetimit, i caktuar më 19 dhjetor 1946 nga Këshilli i Sigurisë, shkoi në Greqi dhe e konstatoi vetë të vërtetën. Përpara këtij komisioni nuk qenë vetëm përfaqësuesit e udhëheqjes jugosllave, bullgare dhe shqiptare që hodhën poshtë një nga një akuzat e rreme të grekëve dhe pohimet e dëshmitarëve të rremë të paraqitur nga kjo udhëheqje, por edhe populli grek, demokratët e persekutuar, të burgosurit të internuarit, të dënuarit me vdekje, familjet e viktimave të tmerreve të Xitos dhe xhandarmërisë, partizanët që luftonin në mal, organizatat sindikale dhe partitë politike demokratike, që u ngritën dhe akuzuan (Caldarisin) dhe regjimin e terrorit të vendosur nga monarko-fashistët dhe trupat britanike të pushtimit, si përgjegjës të situatës së vështirë që kalon Greqia dhe një rrezik për paqen në Ballkan. Akuzat e udhëheqjes greke ndaj Republikave Popullore fqinje e kanë burimin në urrejtjen që regjimi aktual grek ushqen ndaj këtyre regjimeve demokratike dhe mbi të gjitha janë synimet imperialiste të këtij regjimi, i cili ëndërron te pronësojë territore të reja në kurriz të fqinjëve.
Persekutime ndaj komunitetit shqiptar çam në Greqi
Persekutime ndaj komunitetit shqiptar çam në Greqi
Konferenca e Londrës, që në 1913 vendosi kufijtë e shtetit të pavarur shqiptar, i la Greqisë, krahinën e Çamërisë ku banonin 60.000 shqiptarë. Qysh atëherë, gjithë udhëheqjet greke kanë ndjekur kundër këtij komunitetin një politikë të egër, të shkombëtarizimit dhe shfarosjes. Ata nuk i njohën kurrë të drejtën të kishin funksione të përbashkëta. Ju mohua edhe e drejta për të folur gjuhën amtare. Ajo u persekutua tmerrësisht. Në 1923, me gjithë protestat e çamëve dhe ndërhyrjes së Shoqërisë së Kombeve, mijëra çamë myslimanë u dërguan në Turqi dhe u ndërruan me grekë të Anadollisë. Gjatë Luftës së 2 Botërore, çamët morën pjesë në luftë krah për krah me EAM-in. Për këtë arsye, në qershor të 1944 dhe mars 1945, ata u persekutuan dhe u masakruan nga bandat fashiste të gjeneral Zervës, gjithë fshatrat dhe qytetet e Çamërisë u plaçkitën, dhe iu vu zjarri, popullsia u masakrua, gratë dhe fëmijët u përdhunuan dhe u vranë në mënyrë shtazarake, 23000 çamët që i shpëtuan vdekjes, u arratisën dhe emigruan në Shqipëri, ku jetojnë me mundime.
Deklaratat e emigrantëve çamë
Deklaratat e emigrantëve çamë
Emigrantët çamë të Konispolit deklarojnë çka vijon, mbi masakrat e kryera nga bandat e Zervës. “Në maj të 1944-s bandat zerviste të komanduara nga Kolonel Kranja, Kapiten Lefter Strugari, Vasil Bardhuli, Koço Nikolla etj., në lidhje me komandën e qytetit, hyjnë në Paramithi në ora 10 të mëngjesit, të shoqëruara nga peshkopi i Paramthisë dhe u mblodhën në selinë e Greqisë, ku dhe vendosën masakrën e popullatës. “Me daljen nga mbledhja, në orën 3 të pasdites, ushtarët e Zervës mblodhën burrat e gratë, të parët në shkollën e qytetit, gratë në shtëpinë e Sali Hafuzit”. Këtu filloi tortura e burrave dhe përdhunimi i grave nga oficerët e ushtarët zervistë (emrat e të përdhunuarave nuk bëhen publike për arsye etike të gazetës). Të gjithë njerëzit që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre, u masakruan shtazërisht nëpër rrugë. I quajturi Hasan Abdullah Mufiti, pasi u torturua u vra bashkë me gruan dhe dy fëmijët pranë një burimi. Fiq Abazi, dhe dy nga shokët e tij u therën në shtëpinë e këtij të fundit, Shazo Rustemi dhe vjehrra e saj u rrahën dhe u vranë në oborr të shtëpisë së tyre, duke u varur me kokë poshtë.
Thanas Rafti dhe pesë zervistë, pasi përdhunuan A. K. dhe motrën e saj i vranë, duke iu marrë gjithçka që kishin. Gruas Bibeko ia therën fëmijën në krahët e saj kur ajo po i jepte gji. Rreth muzgut, burrat e grumbulluar në shkollë, u nxorën grupe-grupe dhe u vranë në mënyrë çnjerëzore nëpër rrugë. Qazim Rexhepi me gruan, Besime Rexhepi dhe Tehat Nuhu u vranë pas shtëpisë së Halit Meqanit, Abedin Basko, Qani Basko, Omer Murati, Muhamet Kronjo, Jusuf Kronjo, Merushe Mershani, Gani Bolati u therën në vende të ndryshme të qytetit. Sanije Balati u dogj e gjallë me benzinë. Luf Balati dhe djali i tij 13 vjeç u vranë në oborr të shtëpisë. Gratë e mbyllura në shtëpinë e Sali Hafuzit, edhe pse vuanin nga uria, qenë rrahur dhe përdhunuar nga oficerët zervistë, derisa u sollën në Shqipëri një pjesë nga oficerët anglezë, kurse pjesa tjetër u soll në Shqipëri nga ushtarët zervistë. Gjatë rrugës, zervistët vranë dhe rrahën shumë gra, midis tyre Gjulo Brahimin. Para kalimit të kufirit shqiptar, në fshatin e quajtur Koskë, Jorg Konja dhe vëllai i tij, Grigor Koçua, Cel Koçua dhe Ilia Dakuqi, të gjithë nga fshati Pleshavicë, në lidhje me ushtarët, i mbyllën gratë në fermë, ku pasi i dhunuan, ata i morën gjithçka që ato kishin. Abedin Kronjon, 17 vjeç, e vranë dhe e bënë pjesë-pjesë. Një pjesë e kafkës së tij është ende në posedim të mbesës së tij, Fatije, që banon në Delvinë. Në këtë mënyrë janë shfarosur qytete dhe fshatra të tëra.
Thanas Rafti dhe pesë zervistë, pasi përdhunuan A. K. dhe motrën e saj i vranë, duke iu marrë gjithçka që kishin. Gruas Bibeko ia therën fëmijën në krahët e saj kur ajo po i jepte gji. Rreth muzgut, burrat e grumbulluar në shkollë, u nxorën grupe-grupe dhe u vranë në mënyrë çnjerëzore nëpër rrugë. Qazim Rexhepi me gruan, Besime Rexhepi dhe Tehat Nuhu u vranë pas shtëpisë së Halit Meqanit, Abedin Basko, Qani Basko, Omer Murati, Muhamet Kronjo, Jusuf Kronjo, Merushe Mershani, Gani Bolati u therën në vende të ndryshme të qytetit. Sanije Balati u dogj e gjallë me benzinë. Luf Balati dhe djali i tij 13 vjeç u vranë në oborr të shtëpisë. Gratë e mbyllura në shtëpinë e Sali Hafuzit, edhe pse vuanin nga uria, qenë rrahur dhe përdhunuar nga oficerët zervistë, derisa u sollën në Shqipëri një pjesë nga oficerët anglezë, kurse pjesa tjetër u soll në Shqipëri nga ushtarët zervistë. Gjatë rrugës, zervistët vranë dhe rrahën shumë gra, midis tyre Gjulo Brahimin. Para kalimit të kufirit shqiptar, në fshatin e quajtur Koskë, Jorg Konja dhe vëllai i tij, Grigor Koçua, Cel Koçua dhe Ilia Dakuqi, të gjithë nga fshati Pleshavicë, në lidhje me ushtarët, i mbyllën gratë në fermë, ku pasi i dhunuan, ata i morën gjithçka që ato kishin. Abedin Kronjon, 17 vjeç, e vranë dhe e bënë pjesë-pjesë. Një pjesë e kafkës së tij është ende në posedim të mbesës së tij, Fatije, që banon në Delvinë. Në këtë mënyrë janë shfarosur qytete dhe fshatra të tëra.
Në Parga u shfarosën 40 gra dhe fëmijë, midis të cilëve Izet Haxhi Mufiti, Hasan Sejini, Shyqyri Buredini dhe katër fëmijët e tij, Braho Duho dhe tre fëmijët e tij, Omer Bugjini me 9 anëtarët e familjes së tij, Abas Shuajipi dhe 2 djemtë, Xhelo Mulazini dhe dy fëmijët e tij.
Në Dermicë, Musa Çumani, Sulejman Diko, Demir Veizi,
Beshir Rustemi, Danush Hasimi, Izet Hamiti etj.
Në Vrahonë: Asim Abedini, Sali Nuredini dhe të tjerë.
Në Margëllëç: Qamil Abazi dhe Merjen Abazi.
Në Lops: Isuf Faiku, Sahko Braho dhe gruaja e tij Nurene.
Në Smartë: Dervish Vingo, Riza Shabani, Hysen Shabani,
Jakup Shabani, Mustafa Muharremi dhe Njazi Duro.
Në Koskë Shazije Shumani dhe djali i saj 3 vjeç, Abaz Jusufi, Elmas Rafati.
Në Shqefar: Isa Nushi.
Në Skropinë: tre gra dhe tetë burra.
Në Kardhiq, Karbunarë dhe Graboni 160 vetë të masakruar,
Në Skllaf, 12 vetë. Në Dollan, 22 vetë. Në Kallbam, 30 vetë. Në Shulash, tre gra, katër fëmijë dhe tetë burra. Në Riadul një plak 68 vjeç.
Pas masakrave të Paramithisë, në shtator 1944 bandat zerviste të komanduara nga Kolonel Kronjo, Ilia Koço, Aidhon Koço, Kalogjeropulo dhe të tjerë rrethuan Filatin. Natën e 15 shtatorit bandat zerviste hynë në qytet dhe menjëherë filluan dhunimin dhe vjedhjen e familjeve çame.
Pasi shuan instinktet shtazarake dhe vodhën me qetësi të plotë, ato mbyllën burrat në një shtëpi dhe nga ana tjetër dhe përdhunuan po me qetësi të plotë gratë dhe fëmijët. Gjithçka u vodh deri te skutinat e fëmijëve, ata përdhunuan edhe një grua 70 vjeçe të quajtur Xh., që e vranë pas pak. Ushtarët zervistë të armatosur me thika, shqepnin në dru gratë dhe burrat dhe i vrisnin pas i kishin rrahur. Gjatë gjithë natës dëgjoheshin veçse thirrjet dhe qarjet e vuajtjeve të grave dhe fëmijëve. Të nesërmen në mëngjes burrat u grumbulluan dhe u dërguan në Shtëpinë e Koçonit, ku u rrahën dhe u torturuan gjatë tri ditëve në vazhdim. Ditën e katërt 43 çamë u dërguan në Filat, në pronën e Xhelo Metos, ku 20 vetë të armatosur me kazma e bele i varrosën gjysmë të gjallë. Ja disa emra të personave të varrosur në këtë gropë: Maliq Turku, Brahim Loçka, Qazim Puso, Sulo Bere, Refat Karvani, Hilmi Goxhili, Sulo Ruço dhe djali i tij, Rexhep Ceka, Mero Mobili, vëllai i tij dhe i kunati, Hajredin Muharremi dhe djali i tij, Sani Halili, Duro Halimi, Qazo Galimi, Abdyl Sulejmani dhe vëllai i tij 15 vjeç. Ata që mundën t’i shpëtojnë këtij fati, u masakruan rrugëve të qytetit. Mete Ali, Xheko Kile dhe Arif Sorpi kanë qenë vrarë dhe hedhur në pusin e Xhelal Katerit. Malo Muka plak, 70 vjeç, i sëmurë, u vra në oborr të shtëpisë së tij. Fehim Osmani, Jusuf Osmani, Ali Beduli dhe djali i tij, Qazim Zaimi e Xhafer Petrovi, u therën pranë kishës. Tahir Musani që qe i sëmurë u çua nga nëna e tij deri në vendin ku u ekzekutua në prani të saj. Muharrem Shabani u sëmur qysh prej 6 muajsh, pasi i morën 10 lirat që kishte, e vranë në shtratin e tij. Abaz Laçen, pasi e zhveshën dhe e shpuan me goditje thike, e hodhën gjysmë të vdekur në oborrin e Jusuf Danes dhe pak më vonë në kabinet. Haxhi Capuli dhe Hilmi Beqiri, pasi iu hoqën dhëmbët e floririt, u vranë duke u goditur me thikë në oborrin e Hamit Musait. Këtij fati i qenë destinuar gjithashtu shumë fëmijë dhe gra të ardhur nga fshatra të tjerë. Zanë Muhameti, pasi u rrah nga 6 ushtarë zervistë, u vra në Vaner. Në të njëjtën mënyrë u vranë Dine Turku, Refat Çuko, Sami Tare, Riza Gallapi, Tafil Haxhi, Jusuf Lame, Esat Sejko (tuberkuloz), Haxhi Shameti, Adil Kili (i çmendur) Halit Muladini dhe motra e tij, të dy u vranë: i pari nën një fik, ku rrinte shtrirë i sëmurë, ndërsa e dyta para syve të të gjitha grave të Hikotrofios. Dy djemtë e Zenel Haxhiut u varrosën nën rrapet e Çerçizit, dhe të nesërmen kur zervistët mësuan se ata kishin dhëmbë prej floriri i nxorën nga varri dhe ua morën ato. Braho Babura dhe Mustafai u lidhën dhe i shponin me thika dhe gjatë kohës që i çonin te kopshti i Ziko Vetos, Mustafai, edhe pse kishte 12 plagë të shkaktuara nga thikat, mundi të shpëtonte dhe të kalonte kufirin. Në shtëpinë e Selfo Muhametit u gjendën 20 vetë të vrarë. Gratë e mbyllura në Hikotrofia kishin për ushqim veçse disa bizele të vogla të paziera dhe rriheshin dhe përdhunoheshin 45 ditë rresht. Më shumë se gjysma vdiqën nga shkaku i vuajtjeve, ndërsa të tjera që kishin arritur në një gjendje të padurueshme gjysmë të kalbëzuara u hodhën në kopshtin e shkollës ku dhe vdiqën. Gjendeshin më shumë se tre ose katër fëmijë të vdekur çdo ditë në oborr. Ushtarët dhe oficerët zervistë i merrnin me forcë gratë dhe vajzat që ju pëlqenin. Ata përdhunuan dhe një vajzë të vogël 12 vjeçe dhe shumë të tjera të kësaj moshe.
Në Dermicë, Musa Çumani, Sulejman Diko, Demir Veizi,
Beshir Rustemi, Danush Hasimi, Izet Hamiti etj.
Në Vrahonë: Asim Abedini, Sali Nuredini dhe të tjerë.
Në Margëllëç: Qamil Abazi dhe Merjen Abazi.
Në Lops: Isuf Faiku, Sahko Braho dhe gruaja e tij Nurene.
Në Smartë: Dervish Vingo, Riza Shabani, Hysen Shabani,
Jakup Shabani, Mustafa Muharremi dhe Njazi Duro.
Në Koskë Shazije Shumani dhe djali i saj 3 vjeç, Abaz Jusufi, Elmas Rafati.
Në Shqefar: Isa Nushi.
Në Skropinë: tre gra dhe tetë burra.
Në Kardhiq, Karbunarë dhe Graboni 160 vetë të masakruar,
Në Skllaf, 12 vetë. Në Dollan, 22 vetë. Në Kallbam, 30 vetë. Në Shulash, tre gra, katër fëmijë dhe tetë burra. Në Riadul një plak 68 vjeç.
Pas masakrave të Paramithisë, në shtator 1944 bandat zerviste të komanduara nga Kolonel Kronjo, Ilia Koço, Aidhon Koço, Kalogjeropulo dhe të tjerë rrethuan Filatin. Natën e 15 shtatorit bandat zerviste hynë në qytet dhe menjëherë filluan dhunimin dhe vjedhjen e familjeve çame.
Pasi shuan instinktet shtazarake dhe vodhën me qetësi të plotë, ato mbyllën burrat në një shtëpi dhe nga ana tjetër dhe përdhunuan po me qetësi të plotë gratë dhe fëmijët. Gjithçka u vodh deri te skutinat e fëmijëve, ata përdhunuan edhe një grua 70 vjeçe të quajtur Xh., që e vranë pas pak. Ushtarët zervistë të armatosur me thika, shqepnin në dru gratë dhe burrat dhe i vrisnin pas i kishin rrahur. Gjatë gjithë natës dëgjoheshin veçse thirrjet dhe qarjet e vuajtjeve të grave dhe fëmijëve. Të nesërmen në mëngjes burrat u grumbulluan dhe u dërguan në Shtëpinë e Koçonit, ku u rrahën dhe u torturuan gjatë tri ditëve në vazhdim. Ditën e katërt 43 çamë u dërguan në Filat, në pronën e Xhelo Metos, ku 20 vetë të armatosur me kazma e bele i varrosën gjysmë të gjallë. Ja disa emra të personave të varrosur në këtë gropë: Maliq Turku, Brahim Loçka, Qazim Puso, Sulo Bere, Refat Karvani, Hilmi Goxhili, Sulo Ruço dhe djali i tij, Rexhep Ceka, Mero Mobili, vëllai i tij dhe i kunati, Hajredin Muharremi dhe djali i tij, Sani Halili, Duro Halimi, Qazo Galimi, Abdyl Sulejmani dhe vëllai i tij 15 vjeç. Ata që mundën t’i shpëtojnë këtij fati, u masakruan rrugëve të qytetit. Mete Ali, Xheko Kile dhe Arif Sorpi kanë qenë vrarë dhe hedhur në pusin e Xhelal Katerit. Malo Muka plak, 70 vjeç, i sëmurë, u vra në oborr të shtëpisë së tij. Fehim Osmani, Jusuf Osmani, Ali Beduli dhe djali i tij, Qazim Zaimi e Xhafer Petrovi, u therën pranë kishës. Tahir Musani që qe i sëmurë u çua nga nëna e tij deri në vendin ku u ekzekutua në prani të saj. Muharrem Shabani u sëmur qysh prej 6 muajsh, pasi i morën 10 lirat që kishte, e vranë në shtratin e tij. Abaz Laçen, pasi e zhveshën dhe e shpuan me goditje thike, e hodhën gjysmë të vdekur në oborrin e Jusuf Danes dhe pak më vonë në kabinet. Haxhi Capuli dhe Hilmi Beqiri, pasi iu hoqën dhëmbët e floririt, u vranë duke u goditur me thikë në oborrin e Hamit Musait. Këtij fati i qenë destinuar gjithashtu shumë fëmijë dhe gra të ardhur nga fshatra të tjerë. Zanë Muhameti, pasi u rrah nga 6 ushtarë zervistë, u vra në Vaner. Në të njëjtën mënyrë u vranë Dine Turku, Refat Çuko, Sami Tare, Riza Gallapi, Tafil Haxhi, Jusuf Lame, Esat Sejko (tuberkuloz), Haxhi Shameti, Adil Kili (i çmendur) Halit Muladini dhe motra e tij, të dy u vranë: i pari nën një fik, ku rrinte shtrirë i sëmurë, ndërsa e dyta para syve të të gjitha grave të Hikotrofios. Dy djemtë e Zenel Haxhiut u varrosën nën rrapet e Çerçizit, dhe të nesërmen kur zervistët mësuan se ata kishin dhëmbë prej floriri i nxorën nga varri dhe ua morën ato. Braho Babura dhe Mustafai u lidhën dhe i shponin me thika dhe gjatë kohës që i çonin te kopshti i Ziko Vetos, Mustafai, edhe pse kishte 12 plagë të shkaktuara nga thikat, mundi të shpëtonte dhe të kalonte kufirin. Në shtëpinë e Selfo Muhametit u gjendën 20 vetë të vrarë. Gratë e mbyllura në Hikotrofia kishin për ushqim veçse disa bizele të vogla të paziera dhe rriheshin dhe përdhunoheshin 45 ditë rresht. Më shumë se gjysma vdiqën nga shkaku i vuajtjeve, ndërsa të tjera që kishin arritur në një gjendje të padurueshme gjysmë të kalbëzuara u hodhën në kopshtin e shkollës ku dhe vdiqën. Gjendeshin më shumë se tre ose katër fëmijë të vdekur çdo ditë në oborr. Ushtarët dhe oficerët zervistë i merrnin me forcë gratë dhe vajzat që ju pëlqenin. Ata përdhunuan dhe një vajzë të vogël 12 vjeçe dhe shumë të tjera të kësaj moshe.
Pas 45 ditësh një komision i formuar nga Jorgji Camo, Panajot Strugari, Kalo Riqoti, Niko Fati dhe të tjerë, të shoqëruar me ushtarë zervistë, u dërguan deri në kufirin shqiptar. Në rrugë, dhe sidomos në fshatin Koskë ata vranë Azis Kapunin, fëmijë 10-vjeçar dhe përdhunuan të gjitha gratë, pasi ua morën të gjitha, ata i lejuan të kalonin kufirin. Një ditë pas arritjes në Filat, zervistët hynë në fshatin Spatar, ku banorët pësuan të njëjtin fat si të fshatrave të tjerë. P.C., pasi i prenë gjiret dhe e përdhunuan, e rrahën dhe e vranë në pronën e saj tek Guri i Muços. Në shtëpinë e Safo Grafës u vra një fëmijë 12 vjeç, si dhe një familje e përbërë nga 12 vetë. S.B. e përdhunuan dhe ia shpuan gjinjtë me thikë, por në sajë të errësirës ajo mundi të shpëtojë, duke u futur në territorin shqiptar. Kaso Telha, Jusuf Faik, Muço Cergani, gruaja e Zeno Meros, Taip Rustemi, Musa Rako, Hoto Musa dhe djali i tij, Servet Lare, Lul Meçe, Shasp Kalesha, Bahire Zeneli, Sulejman Vrimiça dhe gruaja e tij, Kele Nurçe, Sulo Saqe, Skënder Saqe 15 vjeç, Emin Dauti (i çmendur), Hainza Ismaili, Adem Beço dhe tre gra, Aishe Koçoni dhe djali i tij, Hava Rapi, Aishe Harapi, dhe shumë të tjerë u vranë në shtëpitë e tyre, ose nëpër rrugë. Në Voshtinë u gjenden 30 vetë të vrarë në shtëpinë e Mero Brahos 15 vetë, gra, burra e fëmijë, të ardhur nga fshatra të tjerë. Në shtëpinë e Meto Brahos 20 vetë u dogjën. Abdyl Myrçe, plak, 60 vjeç, u vra në Filat dhe u varros gjysmë i gjallë. Shumë të tjerë u sollën në Filat në shtëpinë e Koçanit, në rrugë Madan Arkif, Shaban Qafa, Sherpik Xhelo dhe të tjerë u vranë. Ata që nuk u vranë gjatë rrugës, u ekzekutuan 3 ditë më vonë në rrethinat e Filatit dhe u varrosën gjysmë të gjallë. Ja disa emra: Dine Haxhi Zeneli, Omer Hamiti, Refat Baçi, Hamza Ismaili, Hajro Jaho, Ceta Daqi, Qero Zoto, Liaki Duli, Feim Isufi, Daut Mihori, Saho Banushi dhe dy djemtë e tij, Ismail Telenzhe dhe djali i tij 10 vjeç, Shaban Isufi. Gratë u dërguan në Filat, të përdhunuara, të rrahura, të torturuara gjatë 45 ditëve dhe, më pas u çuan në kufirin shqiptar. Gjatë rrugës, ato pësuan të gjitha mundimet e mëparshme. Në janar po të këtij viti bandat zerviste u kthyen në Filat, ku gjetën popullsinë çame që ishin kthyer nga Shqipëria. Kësaj radhe ata vepruan më keq se më parë. Në Vaner i zunë rrugën popullsisë çame dhe kjo e tmerruar u kthye mbrapsht, duke u rikthyer sërish në Shqipëri. Pasi e kishin lënë popullsinë çame që të hynte, ata e pritën me të shtëna mitralozi duke e vrarë, dhe ushtarët zervistë u hodhën mbi popullsinë, e masakruan si kafshë të egra. Pas këtij sulmi, nuk shihje veçse krahë, koka fëmijësh, grash, burrash, si ajo e Zenel Tahirit dhe djalit të tij, Haki Bena dhe nënës së tij, Adem Lelja, Dalip Hamzali dhe më shumë se 100 vetë të tjerë. Tellalli lajmëronte se asnjë nuk duhet të priste në shtëpi familje çame. Kush mundi të shpëtonte kësaj kasaphane arriti në kufirin Shqiptar. Shumë nëna për të qenë të lira dhe që të ecnin shpejt hodhën fëmijët e tyre nëpër gëmusha. Asnjë grua, vajzë dhe fëmijë 12 vjeç nuk i ka shpëtuar përdhunimit nga ana e zervistëve grekë. Frika dhe ndjenja e vazhdueshme, zervistët që vrisnin ata që gjenin nëpër rrugë, bënë që të mos merrnin asgjë çka kishin në shtëpitë e tyre, që të vinim të zhveshur në Shqipëri.
Deklaruesit
Xhafer Abazi
Sulejman Zeneli
Halil Mahmuti
Servet Hoxha
Abdyl Hasani
Rexhep Gjylyka
Hakse Sulo
Kaho Xhaferri
Vehib Muço
Shahe Jusufi
Xhevde Riza
Skënder Mushi
Hava Riza
Tefik Sulejmani
Gjyslime Muharremi
Fuat Jahja
Isuf Shaqiri
Salo Xhaferi
Dervish Sulo
Muharrem Bejo
Sadik Zeta
Sulejman Zeneli
Halil Mahmuti
Servet Hoxha
Abdyl Hasani
Rexhep Gjylyka
Hakse Sulo
Kaho Xhaferri
Vehib Muço
Shahe Jusufi
Xhevde Riza
Skënder Mushi
Hava Riza
Tefik Sulejmani
Gjyslime Muharremi
Fuat Jahja
Isuf Shaqiri
Salo Xhaferi
Dervish Sulo
Muharrem Bejo
Sadik Zeta
Në deklaratat e bëra nga:
1- Rasat Resuli, me origjinë nga fshati Sollopi i nënprefekturës së Filatit.
2- Servet Selimi, nga po i njëjti fshat.
3- Rushit Abedini, me origjinë nga fshati Vallo i nënprefekturës së Gumenicës.
4- Dine Mani, me origjinë nga Filati, deklaruan midis të tjerave: Më 29 shtator 1944 në mëngjes filluan ekzekutimet në Spatar, si në Filat. Në Spatar u vranë personat e poshtëpërmendur:
1- Rasat Resuli, me origjinë nga fshati Sollopi i nënprefekturës së Filatit.
2- Servet Selimi, nga po i njëjti fshat.
3- Rushit Abedini, me origjinë nga fshati Vallo i nënprefekturës së Gumenicës.
4- Dine Mani, me origjinë nga Filati, deklaruan midis të tjerave: Më 29 shtator 1944 në mëngjes filluan ekzekutimet në Spatar, si në Filat. Në Spatar u vranë personat e poshtëpërmendur:
1-Cafa Shaban Nuhu
2-Medan Arifi
3-Selman Koçomo
4- Halil Dine
5- Emin Dauti Isa
6-Aden Besho
7-Skënder Ahmet Isa
8-Hetem Xhelo Sulejmani
9-Hajredin Zenel Haxhi
10-Haxhi Zenel Haxhi
11-Omer Hamit Alushi
12-Refat Fejzo
13-Kaso Telha Seiti
14- Sul Emin Meçi
15-Shefqet Bako Hani
16-Qerim Zote Haruni
17- Shaban Çelo
18- Ferim Isufi
19- Musa Rako
20-Haki Kaso Avduliai
21-Avdul Nurçe
22-Gruaja e Ismail Koçanatit
23-Bahrije Zenel Haxhi
24-Pashe Fetah Çaluni
25-Gruaja e Myrteza Omerit
26-Nazu Mehmet Haruni
27-Kije Avdul Nuredin
28-Jaho Hajro Kroburi
2-Medan Arifi
3-Selman Koçomo
4- Halil Dine
5- Emin Dauti Isa
6-Aden Besho
7-Skënder Ahmet Isa
8-Hetem Xhelo Sulejmani
9-Hajredin Zenel Haxhi
10-Haxhi Zenel Haxhi
11-Omer Hamit Alushi
12-Refat Fejzo
13-Kaso Telha Seiti
14- Sul Emin Meçi
15-Shefqet Bako Hani
16-Qerim Zote Haruni
17- Shaban Çelo
18- Ferim Isufi
19- Musa Rako
20-Haki Kaso Avduliai
21-Avdul Nurçe
22-Gruaja e Ismail Koçanatit
23-Bahrije Zenel Haxhi
24-Pashe Fetah Çaluni
25-Gruaja e Myrteza Omerit
26-Nazu Mehmet Haruni
27-Kije Avdul Nuredin
28-Jaho Hajro Kroburi
Përveç këtyre, grekët vranë shumë të tjerë të nënprefekturës të Gumenicës, emrat e të cilëve s’i kujtoj dot. P.sh., në shtëpinë e Omer Shuaipit vranë 10 vetë, tek ajo e Mete Brahos vranë 14 vetë dhe i dogjën me benzinë; vranë 10 të tjerë në shtëpinë e Jasim Mehmetit, 36 vetë u vranë mbi vendin Vesht Zulës, 4 u vranë në Muzhaq, si dhe një fëmijë 8 vjeç.
Përveç këtyre ka pasur të tjerë të vrarë, të cilëve nuk u dimë emrat. Këtu më poshtë shënojmë disa vetë, me origjinë nga fshati Skopinë i Nënprefekturës të Gumenicës të vrarë në Filat.
1-Sako Baho
2-Bajram Sako
3-Myrteza Sako
4-Yzeir Selo
5- Refat Mehmet Haxhia
6-Xhemo Malo
7-Beqir Shabani
8-Hamdi Yzeir Selo
2-Bajram Sako
3-Myrteza Sako
4-Yzeir Selo
5- Refat Mehmet Haxhia
6-Xhemo Malo
7-Beqir Shabani
8-Hamdi Yzeir Selo
Këtu më poshtë po shënojmë emrat e të vrarëve në Filat, me origjinë nga fshati Sklave i Nënprefekturës së Filatit. Pasi i torturuan, atyre iu prenë hundën, veshët, iu nxorën sytë dhe më në fund i vranë.
1-Ali Hamiti
2-Hysnie Ali Hamiti
3-Kadri Ali Hamiti, 2 vjeç
4-Remba Ali Hamiti
5-Zenel Saliko
6-Sejdo Zeneli, 10 vjeç
8-Fetih Zenali, 6 vjeç
9-Bedrije Zejneli, 4 vjeç
10-Merushe Saliko, 18 vjeç
11-Hazbije Tahiri, 30 vjeç
12-Adile Tahiri, 5 vjeç
13- Refat Veii
2-Hysnie Ali Hamiti
3-Kadri Ali Hamiti, 2 vjeç
4-Remba Ali Hamiti
5-Zenel Saliko
6-Sejdo Zeneli, 10 vjeç
8-Fetih Zenali, 6 vjeç
9-Bedrije Zejneli, 4 vjeç
10-Merushe Saliko, 18 vjeç
11-Hazbije Tahiri, 30 vjeç
12-Adile Tahiri, 5 vjeç
13- Refat Veii
Përveç këtyre, ka pasur edhe 10 vetë të vrarë në pyllin e Abaz Mero Cimos, të cilëve nuk u dimë emrat. Ne firmosëm gjithçka deklaruam:
1-Servet Zehimi
2-Ismail Halili
3-Reshat Resuli
4-Reshit Abedini
5-Murat Hamiti
6-Ismail Haliti
7-Dine Mani
2-Ismail Halili
3-Reshat Resuli
4-Reshit Abedini
5-Murat Hamiti
6-Ismail Haliti
7-Dine Mani
E nënshkruara Zajo Tafil Haxhiu, nga Filati, ka asistuar në masakrat e shtatorit 1944, të kryera nga bandat e armatosura të qytetit;
“Pasi e sulmuan dhe e pushtuan fshatin e Filatit, bandat e armatosura filluan masakrat, vjedhjet dhe përdhunimet. Atëherë isha 12 vjeç, kur këta kriminelë pa zemër pushtuan vendin tonë. Isha një vajzë e vogël dhe isha e detyruar të ndërroja emrin dhe të quhesha Leni. Duke mbajtur këtë emër, munda të qarkulloja lirisht dhe të asistoja në prapësitë e këtyre bandave. Të premten pashë Abaz Laçon të shoqëruar nga Shuajip Metja, me qëllim që të merrte një hua, por me të dalë nga shtëpia ai u godit me thikë dhe u shfaros nga breshëria e automatikëve. Mua m’u kall tmerri nga thirrjet e tij dhe më shumë, kur dëgjova fjalët e tij të fundit!
Oh nënë! Kur arrita në pazar pranë hanit të fshatit, pashë Abdyl Nuçe, plak 85-vjeçar, që e rrihnin dhe e tërhiqnin si një qen të ngordhur, duke e zhveshur të tërin. Gjatë rrugës takuam shumë vetë të masakruar, fshatarë, fëmijë dhe burra. Në Cimati (Filat) pasi vranë tre burra, fashistët i hodhën në një pus. Dymbëdhjetë vetë gra, burra dhe fëmijë u masakruan në pyllin e Fotobelit. Të dielën babanë tonë e arrestuan, pasi e zhveshën përpara meje dhe vëllait tim Azis, ata e fotografuan dhe e lanë duke na thënë: “Mbajeni këtë për ta kujtuar! Ky qe lajmërimi me vdekje i babait tonë. Por kjo nuk mjaftoi, sepse pasi nuk mundën të hiqnin unazën nga gishti, ata ia prenë gishtat dhe rreth muzgut e ekzekutuan. Më pas ndodhi shpërngulja në masë e grave drejt Shqipërisë, kurse për sa më përket mua ndenja pranë tezes sime. Unë kam qenë e pranishme në skenat e lemerishme gjatë masakrave të shkurtit 1945. Masakrat më të mëdha, në të cilat kam qenë e pranishme, kanë qenë ato të shkurtit 1945. Të martën e shkurtit të 1945-s, Tasho Çifutin dhe shokët e tij na grumbulluan në shesh, dhe kështu morëm rrugën e mërgimit më shumë se 3500 vetë burra, gra dhe fëmijë. Bandat e armatosura na ndaluan në kodrat e Filatit, ata na ndanë, nga një anë gratë dhe nga ana tjetër burrat. Ata vranë burrat, duke i therur me thikë ose me shpatë. Tmerri bëri kërdinë, dëgjoheshin veçse thirrjet e agonisë të të vrarëve, të thirrurat e lemerishme të fëmijëve dhe grave që kërkonin njëri-tjetrin. Një tmerr më kapi kur pashë bandat e komanduara nga Kristo Kaçi, që rrinin si qenë të tërbuar, por më shumë u tmerrova kur pashë kokën e Haki Benes, që u lëkund një moment pastaj u rrokullis përtokë. Kam parë gjithashtu trupin e Dalip Hamzait të Verselës të bërë copa-copa dhe të vendosur në thes. Banditët shoqëroheshin nga gratë dhe fëmijët e tyre që mbanin shënim personat e vrarë. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshët, hundën, u kishin nxjerrë sytë dhe rrjepur lëkurën. Gjatë këtyre masakrave gratë kishin për detyrë të merrnin gjithçka që gjenin në trupin e viktimave, deri rrobat dhe këpucët. Për mrekulli arrita të shpëtoja veten edhe vëllanë tim, Azisin. Disa nga ne arritën deri në Koskë. Të vonuarit pësuan një sulm të ri të bandave, ku burrat vriteshin, ndërsa gratë dhe fëmijët përdhunoheshin. Kur arritëm në territorin shqiptar ne gjetëm qetësinë dhe mirëqenien.
“Pasi e sulmuan dhe e pushtuan fshatin e Filatit, bandat e armatosura filluan masakrat, vjedhjet dhe përdhunimet. Atëherë isha 12 vjeç, kur këta kriminelë pa zemër pushtuan vendin tonë. Isha një vajzë e vogël dhe isha e detyruar të ndërroja emrin dhe të quhesha Leni. Duke mbajtur këtë emër, munda të qarkulloja lirisht dhe të asistoja në prapësitë e këtyre bandave. Të premten pashë Abaz Laçon të shoqëruar nga Shuajip Metja, me qëllim që të merrte një hua, por me të dalë nga shtëpia ai u godit me thikë dhe u shfaros nga breshëria e automatikëve. Mua m’u kall tmerri nga thirrjet e tij dhe më shumë, kur dëgjova fjalët e tij të fundit!
Oh nënë! Kur arrita në pazar pranë hanit të fshatit, pashë Abdyl Nuçe, plak 85-vjeçar, që e rrihnin dhe e tërhiqnin si një qen të ngordhur, duke e zhveshur të tërin. Gjatë rrugës takuam shumë vetë të masakruar, fshatarë, fëmijë dhe burra. Në Cimati (Filat) pasi vranë tre burra, fashistët i hodhën në një pus. Dymbëdhjetë vetë gra, burra dhe fëmijë u masakruan në pyllin e Fotobelit. Të dielën babanë tonë e arrestuan, pasi e zhveshën përpara meje dhe vëllait tim Azis, ata e fotografuan dhe e lanë duke na thënë: “Mbajeni këtë për ta kujtuar! Ky qe lajmërimi me vdekje i babait tonë. Por kjo nuk mjaftoi, sepse pasi nuk mundën të hiqnin unazën nga gishti, ata ia prenë gishtat dhe rreth muzgut e ekzekutuan. Më pas ndodhi shpërngulja në masë e grave drejt Shqipërisë, kurse për sa më përket mua ndenja pranë tezes sime. Unë kam qenë e pranishme në skenat e lemerishme gjatë masakrave të shkurtit 1945. Masakrat më të mëdha, në të cilat kam qenë e pranishme, kanë qenë ato të shkurtit 1945. Të martën e shkurtit të 1945-s, Tasho Çifutin dhe shokët e tij na grumbulluan në shesh, dhe kështu morëm rrugën e mërgimit më shumë se 3500 vetë burra, gra dhe fëmijë. Bandat e armatosura na ndaluan në kodrat e Filatit, ata na ndanë, nga një anë gratë dhe nga ana tjetër burrat. Ata vranë burrat, duke i therur me thikë ose me shpatë. Tmerri bëri kërdinë, dëgjoheshin veçse thirrjet e agonisë të të vrarëve, të thirrurat e lemerishme të fëmijëve dhe grave që kërkonin njëri-tjetrin. Një tmerr më kapi kur pashë bandat e komanduara nga Kristo Kaçi, që rrinin si qenë të tërbuar, por më shumë u tmerrova kur pashë kokën e Haki Benes, që u lëkund një moment pastaj u rrokullis përtokë. Kam parë gjithashtu trupin e Dalip Hamzait të Verselës të bërë copa-copa dhe të vendosur në thes. Banditët shoqëroheshin nga gratë dhe fëmijët e tyre që mbanin shënim personat e vrarë. U tmerrova kur pashë tre të rinj të lidhur, të cilëve u kishin prerë veshët, hundën, u kishin nxjerrë sytë dhe rrjepur lëkurën. Gjatë këtyre masakrave gratë kishin për detyrë të merrnin gjithçka që gjenin në trupin e viktimave, deri rrobat dhe këpucët. Për mrekulli arrita të shpëtoja veten edhe vëllanë tim, Azisin. Disa nga ne arritën deri në Koskë. Të vonuarit pësuan një sulm të ri të bandave, ku burrat vriteshin, ndërsa gratë dhe fëmijët përdhunoheshin. Kur arritëm në territorin shqiptar ne gjetëm qetësinë dhe mirëqenien.
DËSHMITË E TË MBIJETUARVE, SI I PIQNIN TË GJALLË FËMIJËT
Kanë parë t’u çnderohen dhe t’u shpohet barku me thikë grave, motrave dhe vajzave të tyre. Vetë janë tredhur, ndërsa për ushqim u është servirur me dhunë mishi i fëmijëve të pjekur në furrë. Të pjekur, teksa përpëliteshin të gjallë mes flakëve!Kjo është Çamëria 1944 dhe çfarë do të lexoni më poshtë është gjithçka që vjen po nga ky vit; dëshmitë e çamëve të mbijetuar pas masakrës që kryen mbi ta bandat kriminale ortodokse të Napolon Zervës. Qindra mijëra myslimanë shqiptarë u përzunë nga tokat e tyre në Çamëri, 2 800 u vranë pabesisht atje, ndërsa rreth 2 700 të tjerë vdiqën rrugës teksa vinin në Shqipëri, nga plagët, etja, uria dhe sëmundjet. Pikërisht në këto rrugë ku u kanë ngelur eshtrat e më të dashurve të tyre, 67 vite më pas, të shtunën, çamët përkujtuan gjenocidin. Me lule, këngë e vallë çame, vaje të recituara mjeshtërisht nga Mirush Kabashi dhe shoqëruar nga tinguj të ëmbël violine të mjeshtres Elda Kamolli, nga Kllogjeri dhe Qafë-Bota i Konispolit ju sjellim dëshmitë më horror që mund të keni dëgjuar….
Mace në çitjane
Mace në çitjane
Më shumë se sa plumbat, kanë përdorur thikat. Jo për efekt kursimi, por kënaqësie. Sepse, kur bandat e Napoleon Zervës ngulnin thikat nëpër trupin e çamëve myslimanë, nxirrnin që andej copa mishi dhe qeshnin duke lyer këmbët me gjak… Këto janë fjalët e një 96-vjeçari që, teksa numëron të afërmit që i kanë vdekur nga kjo masakër, gishtat e dorës nuk i dalin. Ndërsa jetën ia ka shpëtuar një miku i tij grek, me të cilin kishte bërë ushtrinë. “Nuk përdornin plumbat, vetëm thikat. E kam para syve edhe sot se si i çanë barkun një gruaje me thikë. Kur desha të afrohem, pashë një gropë me të vdekur. Aty e hodhën edhe atë të shkretën”, kujton Mersin Hajrullau, që është vështirë ta pyesësh më tej, për shkak të emocioneve që duket sikur e mbysin. Me moshë pak më të vogël, por me të njëjtën dëshmi, vjen edhe Harun Zeneli. Përveç thikave, ai përmend një detaj të çmendur. “Grave u fusnin mace nëpër çitjane, por pasi ua kishin çarë më parë barkun. Ato i gërvishtnin nëpër plagë, por edhe u lëpinin gjakun apo fillonin t’u hanin mishin e lëshuar prej thike”,
rrëfen ai. Pas tij, sapo dëgjon fjalën mace, një grua e veshur me të zeza dhe e mbledhur grusht hidhet përpjetë. Është njëra prej tyre që e ka provuar… Ashtu si nëna e saj, motrat dhe disa kushërira. Të gjitha të çnderuara nga kriminelët nën komandën e Zervës. E ëma i ka vdekur gjatë përdhunimit, pasi ishte shtatzënë, dy nga motrat minorene i janë vrarë në sy, ndërsa vetë është përmendur kohë më pas dhe nuk e ka të qartë se si. “Më gjetën në Filat, pa ndjenja. Kur më zgjoi familja Sulçe që edhe më mori me vete më pas, kujtoja deri te vrasja e motrave, pasi i përdhunuan të dyja në një dhomë”, thotë Fatimja, ndërsa ul kokën sa herë flet për çnderimin edhe pse tashmë është stërgjyshe.
E poqën të gjallë
E poqën të gjallë
Emine Lluri dhe Mejreme Beqo takohen pas 8 vitesh. Njëra sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tjetra nga Tirana. Të dyja kanë ardhur posaçërisht në Kllogjer për të nderuar dhe respektuar kujtimin e të afërmve të tyre, shumë prej të cilëve u kanë ngelur pikërisht në këto rrugë ku puthin tokën pa fund. Janë nga i njëjti vend, Marglliçi, kanë të njëjtën moshë, ashtu siç kanë edhe të njëjtën dëshmi. Kanë parë të piqet i gjallë në furrë djali i komshinjve të tyre, familjes së Gjinikasve. “Quhej Nail dhe ishte 16 vjeç, i biri i Zuhuries dhe Rizait. Sa djalë i pashëm, i mbarë, punëtor… Po ku-lloste bagëtinë kur Vasil Balluni, gjeneral i Napoleon Zervës, me grada po ashtu si ai, ishte një kriminel gjakpirës, e kapi djalin me forcë dhe e solli në fshat. Atëherë ishin furrat e mëdha se edhe familjet ishin të mëdha. Dhe pasi e rrahën si kafshë, e torturuan me thika si kafshë, e futën në furrë të gjallë dhe e poqën po si kafshë. Sikur të mos mjaftonte kjo, qeshnin me të madhe dhe ofendonin teksa djali ulërinte nga plagët dhe dalëngadalë iu shuajt zëri”, rrëfen Eminia, ndërsa mikesha e saj, Mejremja, ia ledhaton flokët dhe e përqafon pas çdo fjalie që thotë. Teksa Eminia përlotet dhe ngec për pak çaste, Mejremja vijon historinë e familjes Gjinika: “Pas pak ditësh, disa miq të familjes Gjinika arrijnë dhe kapin djalin e Bullunit dhe ia çojnë në shtëpi Rizait. I thonë ja ku e ke, merre dhe piqe të gjallë siç bënë me Nailin. Rizai, burrë i mençur dhe shumë i ndjeshëm, çohet dhe e sheh djalin nga afër. Ia prek djalit mjekrën që sa kishte filluar t’i rritej, e ledhaton pak dhe jep urdhër që ta lajnë, ta rruajnë dhe t’i vishnin rrobat më të mira të Nailit. Më pas, mbledh burrat dhe e ul në tavolinë të hajë me ta, pasi kishte porositur që të therej një dash. Për disa ditë e mban në shtëpinë e tij me gjithë të mirat dhe më pas, me disa njerëz ia kthen babait të tij duke i çuar njëkohësisht dhe mesazhin që nuk është ai”. Të dyja gratë, të humbura nëpër masakrat e atyre viteve, nuk dinë ç’të rrëfejnë më parë. Fillojnë një dëshmi, vijojnë një tjetër dhe përfundojnë me të tjera… “Kujt ia merrte mendja që do të shiheshim sërish. Tani që u takuam, do të shkojmë te tokat tona”, thotë Mejremja. “Kam marrë dhe pasaportë amerikane, tani nuk më ndalojnë dot më”, shton Eminia, teksa nxjerr dokumentin amerikan. Të refuzuara disa herë nga Policia Kufitare greke, me mëkatin e vetëm se janë çame, dy gratë që tashmë kanë kaluar 90 vite nuk kanë shkelur që nga adoleshenca në fshatin e lindjes. Në moment ato vendosin: Këtë javë do të ikim, gjallë a vdekur!
Vargjet e një 90-vjeçareje
Nga Kllogjeri në Qafë-Botë, të shtunën ishte një ditë kujtimi, respekti, por edhe çudie. Një 90-vjeçare recitonte gjithë kohës. Një aktrim i vërtetë, do të thoshin profesionistët. Një dëshmi në vargje themi ne pasi e dëgjojmë. “I kam kaluar 90 vjet, por kam 78 vjet që i mbaj mend përmendësh. M’i ka mësuar nuja (nëna) që fëmijë”, thotë e moshuara. Ndalon për pak dhe hyn në bisedë, duke thënë njëkohësisht edhe emrin. Duket se i pëlqen prezantimi i plotë: Quhem Fahro Luçite Braho, jam nga Lopesi dhe jam e martuar me Brahim Ademin. Më pas, sikur të ishte në skenë, merr qëndrim, bëhet shumë serioze dhe thotë vargjet me dialektin çam, duke bërë gjeste me duar dhe kokë: “Moj Kllogje shqiptare/ u bëre për çamët varre/ është pak një lapidar/ kemi xhixhotë, hem kushërinjtë e parë…”. Si një recituese profesioniste, gruaja 87-vjeçare ulet në gjunjë dhe, duke këputur një lule që rastisi aty pranë, vijon nën lot: “nanë ç’minxirë ke parë/ tregomë ku e kanë varrë/ të marr dyfeqin (pushkë) me gjerdanë…). Kalojnë disa minuta, por Fahroja nuk ndalet. Vargjet e saj nuk janë thjesht elegji, por edhe dëshmi të masakrës së Napoleon Zervës. Flet për vajza të çnderuara në sy të familjes, gra shtatzëna që u është shpuar barku me bajonetë, burra që u janë nxjerrë sytë dhe janë tredhur… Fryma fillon t’i merret, sytë i ka mbyllur krejtësisht dhe bie në tokë. Nxitojmë të gjithë ta ngremë. Vjen shpejt në vete dhe në përgjigjen e parë që të jep, pasi i thërret në emër, thotë: “Tani sikur u çlirova pak. Ndjehem më mirë”. Ndjehem më mirë përsërit, por duket se nuk është edhe aq mirë. Me vetëdije kërkon që të rrijë aty e ulur…
Familja më vdiq nga uria
Vetëdija duket se është ringjallur fuqishëm te shumë moshatarë të saj, pavarësisht se shkenca në këtë rast do të ishte treguar dyshuese. Si Bahro, ulen dhe shumë gra e burra. Është dita e vetme kur bashkohet dhimbja e tyre dhe, duke e rrëfyer, edhe pse e kanë bërë dhe vite të tjera, duket se lehtësohen disi. “Ulemi dhe flasim. Secili nga ne kujton diçka të dhimbshme nga vetja dhe flasim. Sikur lehtësohemi pak”, thotë Hajrie Karameto. Ka qenë fëmijë 7 vjeç kur ia kanë masakruar familjen, por flet sikur të kishte qenë 70 vjeç. Rrugës së arratisjes nga Çamëria drejt Delvinës ka lënë të vdekur babanë, nënën, një vëlla, nusen e xhaxhait dhe dhjetëra të afërm të tjerë. “Unë nuk e di se si jam gjallë. Prindërit më vdiqën nga uria, pasi gjithçka gjenin për të ngrënë, na e jepnin ne fëmijëve. Vëllai më i vogël që ishte shëndetligë që kur lindi dhe ishte me gji, vdiq, pasi nëna nuk pati më qumësht që t’i jepte”, kujton Hajria. Si Hajria janë edhe të afërmit e 2 700 të vdekurve të tjerë nga uria…
Vargjet e një 90-vjeçareje
Nga Kllogjeri në Qafë-Botë, të shtunën ishte një ditë kujtimi, respekti, por edhe çudie. Një 90-vjeçare recitonte gjithë kohës. Një aktrim i vërtetë, do të thoshin profesionistët. Një dëshmi në vargje themi ne pasi e dëgjojmë. “I kam kaluar 90 vjet, por kam 78 vjet që i mbaj mend përmendësh. M’i ka mësuar nuja (nëna) që fëmijë”, thotë e moshuara. Ndalon për pak dhe hyn në bisedë, duke thënë njëkohësisht edhe emrin. Duket se i pëlqen prezantimi i plotë: Quhem Fahro Luçite Braho, jam nga Lopesi dhe jam e martuar me Brahim Ademin. Më pas, sikur të ishte në skenë, merr qëndrim, bëhet shumë serioze dhe thotë vargjet me dialektin çam, duke bërë gjeste me duar dhe kokë: “Moj Kllogje shqiptare/ u bëre për çamët varre/ është pak një lapidar/ kemi xhixhotë, hem kushërinjtë e parë…”. Si një recituese profesioniste, gruaja 87-vjeçare ulet në gjunjë dhe, duke këputur një lule që rastisi aty pranë, vijon nën lot: “nanë ç’minxirë ke parë/ tregomë ku e kanë varrë/ të marr dyfeqin (pushkë) me gjerdanë…). Kalojnë disa minuta, por Fahroja nuk ndalet. Vargjet e saj nuk janë thjesht elegji, por edhe dëshmi të masakrës së Napoleon Zervës. Flet për vajza të çnderuara në sy të familjes, gra shtatzëna që u është shpuar barku me bajonetë, burra që u janë nxjerrë sytë dhe janë tredhur… Fryma fillon t’i merret, sytë i ka mbyllur krejtësisht dhe bie në tokë. Nxitojmë të gjithë ta ngremë. Vjen shpejt në vete dhe në përgjigjen e parë që të jep, pasi i thërret në emër, thotë: “Tani sikur u çlirova pak. Ndjehem më mirë”. Ndjehem më mirë përsërit, por duket se nuk është edhe aq mirë. Me vetëdije kërkon që të rrijë aty e ulur…
Familja më vdiq nga uria
Vetëdija duket se është ringjallur fuqishëm te shumë moshatarë të saj, pavarësisht se shkenca në këtë rast do të ishte treguar dyshuese. Si Bahro, ulen dhe shumë gra e burra. Është dita e vetme kur bashkohet dhimbja e tyre dhe, duke e rrëfyer, edhe pse e kanë bërë dhe vite të tjera, duket se lehtësohen disi. “Ulemi dhe flasim. Secili nga ne kujton diçka të dhimbshme nga vetja dhe flasim. Sikur lehtësohemi pak”, thotë Hajrie Karameto. Ka qenë fëmijë 7 vjeç kur ia kanë masakruar familjen, por flet sikur të kishte qenë 70 vjeç. Rrugës së arratisjes nga Çamëria drejt Delvinës ka lënë të vdekur babanë, nënën, një vëlla, nusen e xhaxhait dhe dhjetëra të afërm të tjerë. “Unë nuk e di se si jam gjallë. Prindërit më vdiqën nga uria, pasi gjithçka gjenin për të ngrënë, na e jepnin ne fëmijëve. Vëllai më i vogël që ishte shëndetligë që kur lindi dhe ishte me gji, vdiq, pasi nëna nuk pati më qumësht që t’i jepte”, kujton Hajria. Si Hajria janë edhe të afërmit e 2 700 të vdekurve të tjerë nga uria…
Përkujtimore pa opozitë
Duhet të ishte një homazh pa dallime partiake dhe i tillë u bë organizimi, por nuk ishte e tillë pjesëmarrja. Në ceremoninë e 67-vjetorit të masakrës së forcave zerviane ndaj popullsisë çame merrnin pjesë deputetë dhe kryetarë partish, por asnjë prej tyre nuk ishte nga krahu i majtë. Duket se edhe kësaj here bindjet politike kanë qenë krejt të pabindura, edhe pse bëhej fjalë për një datë që tashmë është kthyer në traditë kujtimi e respekti për dhimbjen e çamëve dhe mungonin krejtësisht parullat partiake. Përveç përfaqësuesve më të lartë të PDIU-së, si Shpëtim Idrizi, Tahir Muhedini dhe Dashamir Tahiri, ra në sy edhe Princ Leka, kreu i PLL-së, Ekrem Spahia, Bujar Leskaj, Osman Metalla etj.
Çamë të krishterë
Pavarësisht besimit, çamët e krishterë duket se u janë gjendur pranë atyre myslimanë. Herë me informacion, herë me ushqim e veshje e herë deri në rrugëtim të përbashkët përmes kufirit. Teksa i pyet dëshmitarët që provuan masakrën, thonë se shumë prej tyre kanë shpëtuar pikërisht nga ndihma që u dhanë vëllezërit e krishterë. Për të tilla gjeste përmenden kryefamiljarët e fiseve ortodokse, si Strati Vrisi nga Grikohori, Gaqo Sholiu, Kozma Zoi etj., të cilët kanë strehuar në shtëpitë e tyre dhjetëra çamë myslimanë dhe shumë e shumë të tjerëve u kanë dhënë informacion për vendndodhjen e forcave zerviste.
Riblerja e pronave
Kujtime për çamët, premtime, por edhe mënyra zgjidhjeje kanë ardhur të shtunën nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai i propozoi dje Greqisë edhe riblerjen nga ana e çamëve të pronave të tyre: “Ne shqiptarët e Çamërisë jemi gati t’i blejmë prapë pronat tona dhe t’i ndihmojmë fqinjët tanë, të cilët janë në një katastrofë ekonomike. Ne do t’i thyejmë kufijtë e padrejtësisë kombëtare me lule dhe demokraci, me themelin e të drejtave të njeriut”, tha ai, ndërsa u mbështet nga presidenti i nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini, dhe deputeti Dashamir Tahiri. Por, mbi të gjitha nga çamët, që shpërthyen në brohoritje kur dëgjuan këtë fjali…
Incidenti
Deputeti Dashamir Tahiri dhe gazetarët nuk kanë qenë dje të vetmit që u refuzuan në Qafë-Botë, kufiri zyrtar që lidh Shqipërinë me Greqinë. Krejt jashtë vëmendjes mediatike, të ndarë veçmas, dy çamë me lule dhe pasaporta në dorë tentuan të kalojnë kufirin, por që larg nisi refuzimi i tyre me shenja dhe tabela nga policët. Më pas, edhe refuzimi zyrtar me vulë!
“Gjallë a vdekur, do të kthehemi te pronat tona në Çamëri”
Gjallë a vdekur, ka qenë fjalia më e dëgjuar e natës së shtunë në Qafë-Botë. Nuk janë mjaftuar më vetëm me rrëfime historish, por edhe kanë diskutuar së bashku për t’u kthyer përfundimisht në Çamëri. Shumë prej tyre kanë tentuar, por janë kthyer mbrapsht që në kufi. “Nuk janë të kthyer vetëm ato pak raste që janë publikuar në media, jemi familje të tëra që jemi refuzuar në Ambasadën Greke dhe aktualisht në kufirin grek për të shkuar në vendlindje, edhe pse i kishim të gjitha dokumentacionet në rregull. Nuk do të heq dorë kurrë, sepse e kam amanetin e fundit të nënës që më vdiq në krahë”, thotë Shadie Sulaj, ndërsa përsërit disa herë me zë të lartë: Gjallë a vdekur! Gjallë a vdekur, është edhe një amanet për Lulzim Osmanin. Ashtu si këto dy gra, babai i tij i kishte kërkuar që ta çonte në fshatin e lindjes pranë Igumenicës, por gjallë nuk ia arriti dot. Po edhe i vdekur, akoma… Ai vdiq i refuzuar në mars të këtij viti, ndërsa i ka thënë Lulzmit në shtratin e vdekjes që më 25 qershor të vinte në Kllogjer dhe të merrte pak dhe e t’ia hidhte varrit të tij. “Ishin fjalët e fundit të babait para se të ndërronte jetë. Vdiq i malluar për vendlindjen. Më bëri që t’i premtoja se sot do të vija këtu dhe të merrja një grusht dhe e t’ia hidhja sipër varrit të tij, ndërsa me mundësinë e parë që do të gjej, eshtrat do t’ia çoj në fshatin e tij të lindjes. Atje do të jetojmë edhe ne një ditë”, thotë Lulzimi. Në dorë mban një flamur që e ka stiluar vetë, Kosova dhe Çamëria në një hartë të vetme me Shqipërinë, ndërsa mes përmes dallon shqiponja, por vetëm me një kokë. Dhe ajo, e kthyer nga Çamëria. “Sepse çështja e Kosovës u zgjidh. Tani koka e Shqiponjës ka ngelur vetëm nga Çamëria, duhet të kthehet drejtësia e popullit çam në vend, e të gjithë shqiptarëve në vend. Nuk ka Shqipëri pa Çamëri”, thërret burri 61-vjeçar e në çast ngre lart flamurin. Bashkë me të, edhe disa parulla shqip-anglisht për Çamërinë…
ÇAMËT U MASAKRUAN, U PËRZUNË DHE MË PAS UA GRABITËN PASURITË
Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: “Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!
Kërko brenda në imazh Shkruan :Flori Bruqi, PHD Disa vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...