2012-12-11

MBISHKRIME PERSIANE NË FALTORET E SHQIPËRISË

Dr. Sulejman Dashi
Dr. Sulejman DASHI



Në librin e tij, Evlija Çelebiu përveç pohimeve mbi veprat e arkitekturës civile social-kulturore e fetare, që ka parë e përshkruar gjatë udhëtimit të tij të dytë nëpër Shqipëri, na bën të ditur se në mjaft qytete kishte takuar njerëz me shumë kulturë që kishin kryer studime të plota, siç i cilëson ai.

Në Berat kish njohur oratorë, shkrimtarë e poetë, në Elbasan ku përgjithësisht flitej arabishtja ka prej tyre që flasin një persishte të hollë, por edhe frëngjisht, greqisht e turqisht. Në Gjirokastër ka mjaft vjershëtorë, ndërsa vlonjaku, shkruan ai, është mik i Ehli Bejtit të Resulit e flet e këndon persisht.

Megjithatë persishtja rezulton të njihej në Shqipëri qysh para shekullit XVII. Ndoshta ajo kish ardhur si gjuhë kulture me misionarët bektashinj të cilët kanë ardhur në Shqipëri nga fundi i shekullit XIV në Krujë, Berat e Gjirokastër, ku dhe ngritën faltoret e para islame duke tërhequr pranë tyre mjaft besimtarë. Së bashku me teqetë bektashiane, sidomos në shek. XVII gjenden të ndërtuara në Shqipëri edhe faltore të tarikateve të tjera Halveti, Saadi, Kadri, Rufai, shpesh të organizuara në sistemin e komplekseve ndërtimore të tipit Kullije, që përvec teqesë përmbanin xhaminë, medresenë, bujtinën, hamamin, imaretin etj.

Këto ndërtesa ishin mjaft bukur të dekoruara dhe të pasura me mbishkrime, prej të cilave kronogramat datuese kanë një rëndësi të veçantë për të njohur historinë e ndërtimit ose të restaurimeve, si dhe themeluesit e këtyre veprave si akte të dobishme e bamirësie për bashkëqytetarët e tyre.

Një statistikë mjaft të saktë, ndoshta e para dhe më e plota që kemi edhe sot, është ajo e autorit Teki Selenica, e hartuar në vitin 1926.

Duke analizuar situatën fetare në kuadrin e shtetit të parë të pavarur shqiptar, ai ka regjistruar 1065 xhami, 17 medrese, 239 teqe, 800 kisha, 52 manastire, të shpërndara në dhjetë prefekturat. Studimi i tij është kryer në një periudhë me rëndësi për historinë e besimeve fetare të shqiptarëve ku janë theksuar tri ngjarje të rëndësishme:

Deklarimi i autoqefalisë të Kishës Orthodokse Shqiptare (13 shtator 1922).

Kongresi Muhamedan që zgjodhi Këshillin e Lartë të Sheriatit dhe shkëputi marrëdhëniet e varësisë nga Shehul Islami i Stambollit (nëntor 1925).

Më pas kur Asambleja Kombëtare Turke shpalli mbylljen e teqeve. Mbyllja e tyre bëri që selia e përgjithshme e bektashizmit të vendosej në Shqipëri. Në teqenë e Turanit në Korçë në shtator të vitit 1929, u zhvillua kuvendi i bektashive të Shqipërisë.

Sa i përket ndërtimeve fetare islame në Shqipëri, ndonëse kanë mbetur shumë pak, kemi mundur të mbledhim shumë mbishkrime, kryesisht kronogramat në gjuhën osmane, por në disa prej tyre kemi gjetur kombinime gjuhësore në arabisht dhe persisht. Mjaft mbishkrime të tjera nuk i kemi deshifruar ende, megjithatë kemi trashëgim përkthimet me vlerë të kryera me kompetencë nga orientalisti ynë i shquar Vexhi Buharaja. Me këtë rast shpreh një nderim të thellë për ndihmën e çmuar e konstruktive që ai më ka dhënë gjatë punës sime restauruese të monumenteve fetare në qytetin muze të Beratit.

Në vazhdim të këtij diskutimi do të ndalem në disa shkrime persisht që ndodhen në Teqenë bektashiane të Frashërit, në Përmet, në xhaminë Mbret të Beratit, fundi i shekullit XV dhe në teqenë Kadiri të Horasanit në Tiranë.

Kronograma e teqesë së Frashërit ndodhet në faqen e brendshme të murit rrethues, në anën e majtë të portës së hyrjes. Ajo është mjaft e dëmtuar, megjithatë lexohet mirë data e dhënë në vargun e fundit sipas llogaritjes ebxhed si dhe me shifra (1196 hixhri që i takon vitit 1781). Prej këtij mbishkrimi mësuam që ndërtesa e teqesë kishte kaluar në dy faza dhe ishte më e hershme sesa mendohej deri tani. Themelues i saj rezulton Sulejman Beu, i cili pasi kish ndërtuar teqenë ftoi për drejtimin e saj Baba Nasibiun, i cili nga ana e tij, e zmadhoi teqenë me një ndërtesë tjetër dhe me konakë banimi. Zmadhimi i këtij kompleksi social fetar u bë tepër i njohur e i respektuar në të gjithë Shqipërinë.

Një tjetër mbishkrim persisht i shkruar me elegancë, me shkronja të karakterit thuluth dhe i hartuar në formë poezie me 25 distikë dy vargjesh tetërrokësh të dyzuar, ruhet në Xhaminë Mbret të Beratit. Distiket 15-16 dhe 20-21 janë hartuar persisht. Autori i tyre është Irziu, emri i të cilit del edhe në shumë kronograma të tjera të Beratit, por Vexhi Buharaja e vlerëson në vecanti këtë poet si një vargëzues i zoti dhe i shkathët, që zotëron mirë teknikën e vargut, por edhe gjuhët me të cilat ai vargëzon.

Në këtë mbishkrim është me interes distiku i dhjetë të cilin po e citojmë:

“Po ta shihte Memiu këtë figurë mahnitëse dhe këtë stil të mrekullueshëm (është fjala për dekoracionet e xhamisë)
Kishte për të thënë me plotë gojën- Ky nuk është art njeriu.”

Memiu është mendimtari persian i shekullit të pestë e.s., të cilin tradita e lashtë iraniane e njeh edhe si një piktor shumë të talentuar, autor veprash të mrekullueshme që janë ruajtur me emrin “ersherg” dhe që përmendet shpesh në poezinë iraniane.

Mbishkrimi tjetër është një elegji e cila ndodhej në teqenë Kadri të Horasanit në Tiranë. E shkruar në letër elegjia fillon në prozë arabisht ku përmendet shehu i teqesë Abdur Selami i përshkruar me një enumeracion epitetesh hiperbolike. Poeti i quajtur Hadim lë të nënkuptojë se shehu i nderuar ishte vrarë në vitin 1186, vit që del nga përllogaritja ebxhed e vargut:

“Kujto vitin në gjusmën e vargut të parë o Hadim
O shehu ynë Abdur Selam për hir të Zotit më ndihmo.”

Pjesa tjetër e elegjisë është e shkruar në poezi prej 15 distikësh tetërrokësh të dyzuar në gjuhën persishte me rimë që përsëritet në vargun e dytë të çdo distiku.

Flori Bruqi :Pa ndasi fetare ...



Tashmë jemi mësuar që politikanët tanë të na dalin në televizor për çdo ngjarje, madje dhe për festat fetare. Ata japin mesazhe paqeje, besimi, dashurie, edhe pse shpesh nuk i reflektojnë vetë këto vlera.



Me daljet e tyre në publik, siç ka ndodhur edhe për Bajram, ata lënë disi në hije ata që duhet të flasin për festat fetare, duke nisur nga autoritetet fetare, deri tek besimtarët.


Por, shembulli pozitiv vjen nga politikanët kosovarë. Presidentja e këtij vendi, Atifete Jahjaga, nuk është përzjerë me festën e Bajramit dhe nuk ka dalë për të dhënë deklarata.


 Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i opozitës dhe kryetari KK të Prishtinës, Prof.dr.Isa Mustafa, ndryshe nga kryeministri Hashim Thaçi, që ka vizituar drejtuesit e Komunitetit Mysliman.

Rasti i z.Atifete Jahjagës dhe z.Isa Mustafës mud të cilësohet një rast pozitiv dhe një shembull edhe për politikanët tanë, që të paktën për festat fetare të mos na shfaqen në televizor dhe të japin mesazhe. Janë të tepërt.

Një rrugë të tillë pa dyshim duhet të bëjnë edhe ca mediume,web faqe shqiptare që të mos krijojnë urretje ndërfetare tek shqiptarët kudo që janë ...

Flori Bruqi

Kur dhe kush e çliroi Kosovën?



Nga Augustin Palokaj


Ishte ditë vapë e qershorit të vitit 1999, kur me një koleg tjetër gazetar kosovar nga Brukseli dhe me një grup gazetarësh të huaj kishim hyrë në qytetin e Pejës, atëherë të shkatërruar që dukej si një qytet pas apokalipsës, ku në rrugë nuk kishte njerëz, ndërsa mbi gërmadhat e shtëpive të rrënuara dhe të djegura shihej aty-këtu ndonjë qenë i ngordhur. Ata pak njerëz që takuam tregonin për tmerrin që kishin përjetuar, ndërkohë që nuk ishin të sigurt nëse i kishte ardhur fundi apo jo ankthit të tyre. Një javë më vonë, në të njëjtin vend në këtë qytet situata kishte ndryshuar dukshëm.

Disa të rinj nga Shqipëria kishin sjellë disa fuqi naftë dhe benzinë dhe shisnin për marka ose lekë, por nuk pranonin dinarë të Serbisë. Ushtarët italianë, me syza dielli, bënin foto mbi autoblindat e tyre, ndërsa rrugëve të qytetit shiheshin ushtarë me uniforma të UÇK-së. Disa prej tyre filluan bisedën, por nuk flisnin për luftën. Flisnin rreth asaj se cila ka qenë UÇK-ja e vërtetë, kush ka luftuar në Koshare e kush në Tiranë e Vjenë, kush ka bashkëpunuar me serbë e kush jo. Cila pjesë e UÇK-së „s’ka pasë kohë me luftu kundër shkaut se ka luftu kundër shqiptarëve tjerë“. Në fund, duke e ditur se kemi raportuar nga selia e NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve dhe kemi hyrë me trupat e NATO-s në Kosovë, njëri prej tyre na tha: „Ah, ju jeni ata gazetarët që po mundoheni ta bindni popullin se kishe NATO-ja na ka çliruar“. Në atë kohë nuk e kuptova sa duhej këtë vërejtje, por sot e kam më të qartë se çfarë kishte dashur të thoshte.

Edhe sot e kësaj dite marrja e meritave për diçka në Kosovë është në modë, për çfarëdo qoftë. Pa dyshim se askush nuk ka dhënë kontribut më të madh për çlirimin e Kosovës sesa ata që ishin në gjendje të shkonin në front që të jepnin jetën e tyre për këtë liri. Por çfarë nevoje kanë ata të orvaten të nënvlerësojnë luftën e NATO-s, pa të cilën pakkush beson se shqiptarët e Kosovës vetë do ta çlironin vendin e tyre. Po sot edhe francezët, belgët dhe holandezët haptas thonë se lirinë e tyre ua kanë borxh amerikanëve dhe anglezëve.

Tash kur kujtoj ato ditë të vitit 1999, hyrjen në Kosovë me trupat e NATO-s pas tre muaj e gjysmë të numërimit të secilit sulm të Aleancës ndaj forcave të Milosheviqit, siç po numërohen sot ato ndaj forcave të Gadafit në Libi, detyrimisht mendoj se Kosova dhe populli i saj kanë pasur një fat në fatkeqësinë e tyre dhe rrota e historisë është sjellë në atë mënyrë. Shumë rrethana kanë ndikuar që pikërisht në Kosovë të ndërhyjë NATO-ja, e njëra prej tyre ka qenë dështimi tragjik i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku me heshtjen e NATO-s dhe mosveprimin e misionit të OKB-së ndodhi gjenocidi në Srebrenicë. Fjala e parë që NATO-ja kishte thënë për Kosovën në fillim të vitit 1998 ishte se „nuk do të lejohet përsëritja e Bosnjës në Kosovë“. Kishte shumë ndërlidhje zhvillimesh që bënë që në këtë mënyrë të përmbyllej kjo pjesë e historisë së Kosovës, Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Po të mos ishte represioni serb, nuk do të kishte as rezistencë paqësore, pa të cilën nuk do të ndodhnin zhgënjimi dhe përulja e papërballueshme e qytetarëve të Kosovës, që solli paraqitjen e UÇK-së, lufta e së cilës solli interesimin më të madh të bashkësisë ndërkombëtare dhe Konferenca e Rambouilletit që nxori një marrëveshje, mospranimi i së cilës nga Serbia dhe pranimi nga delegacioni i Kosovës solli nisjen e bombardimeve të NATO-s, të cilat sollën largimin e forcave të Serbisë nga Kosova, që do të duhej të kuptohej si çlirim i Kosovës. Sot nganjëherë harrohet kjo lidhje e ngjarjeve dhe na dalin legjenda të ndryshme rreth asaj se kush kur dhe cilën pjesë të Kosovës na e paska çliruar.

Tash 12 vjet pas çlirimit të Kosovës si ditë e çlirimit të Prishtinës festohet dita kur në qendër të qytetit kishin hyrë forcat ruse, ditë që ata të cilët e përjetuan thonë se ka qenë dita më e rëndë në jetën e tyre. Tash idealizohet gjithçka dhe krijohet përshtypja se Kosova ishte unike në luftën e saj për çlirim, çka është falsifikim i historisë. Ish-kundërshtarët e kohës së luftës, që as ideali i luftës për liri dhe pavarësi nuk arriti t’i bashkonte, tash janë bashkuar për të ndarë pushtetin, sepse nuk paska ideal më të madh sesa pushteti. Nuk mund t’i harrojmë sot rolin e Bujar Bukoshit e të Hashim Thaçit, që bënë që Kosova e asaj kohe duke u paraqitur me dy qeveri dhe dy kryeministra u kuptua nga faktori ndërkombëtar si një vend pa pushtet dhe u lejua anarkia.

Të mos harrojmë se presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova u kthye nga Italia vetëm pasi e solli ambasadori i atëhershëm amerikan në Shkup, Christophet Hill. Të mos harrojmë se disa komandantë të UÇK-së edhe pas luftës i ndanin zonat, dhe nuk dihej nëse Prishtina i takonte zonës së Llapit apo të Drenicës. Të mos harrojmë se sa u shumëfishua numri i luftëtarëve pas luftës dhe sa njerëz blinin uniforma, e vinin shenjën e UÇK-së dhe me to plaçkitnin bagëti nëpër fshatra të Kosovës dhe bënin gjithë të zezat, duke njollosur kështu imazhin e atyre që vërtet luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Kosovës. Me të drejtë disa komandantë të UÇK-së thoshin se po të kishim pasur kaq ushtarë në luftë sa paraqiten se kemi tash pas luftës, ndoshta nuk do të kishim pasur fare nevojë për NATO-n.

Por sot paraqitet edhe një pyetje tjetër, ajo a është Kosova më të vërtetë e lirë dhe e pavarur. Tash 12 vjet më vonë, kemi policinë e Republikës së Serbisë, pa ftesë të Republikës së Kosovës, të jetë e pranishme në territorin e Republikës së Kosovës. Praninë e forcave të huaja ushtarake dhe policore nuk e trajtojmë si kufizim të lirisë, sepse kanë ardhur edhe me ftesë të autoriteteve legjitime të Kosovës si rezultat i kuptimit se vetë nuk jemi në gjendje të udhëheqim shtetin në mënyrë demokratike dhe në respektim të plotë të sundimit të rendit dhe ligjit.

Kosova do të duhej të caktonte zyrtarisht një ditë të çlirimit të saj. Ka aq shumë festa, madje edhe aso qesharake si „Dita e Evropës“ që askund në Evropë pos në Kosovë nuk është ditë e festës shtetërore. Por është mungesë e ndjenjës për të qenë falënderues ndaj NATO-s, UÇK-së e kujtdo tjetër që dikush mund ta konsiderojë si çlirimtar faktin se Kosova nuk ka një festë shtetërore si ditë të çlirimit të saj.

Permes gjemimeve te viteve...


Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë.

Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.
Vasil Tabaku - HYRJA E PRANVERËS
Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj.

Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1.

Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

VEPRAT LETRARE:

1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.
16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.

Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.



PRISHTINA

Miqeve te mi poet te Kosoves

Nje toke
E bere prej shpirtit tim
Prej dhimbjes dhe krenarise
Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…
Prishtine.
Emri I identitetit tim shqiptar
Fjala e dashurise sime te madhe
Dhe puthja prej qielli
Ku perqafohen horizontet…
Kam rene ne gjunje para teje
Qytet I lirise.
Neper guret e rruges
Lemoj hapat e heronjeve
Jeta e tyre
Eshte shendruar ne buzeqeshen tende
Na mallin tend,
Ne perqafimputhjen
Dhe lotedritezimin tend Prishtine…
Jam dashuria jote
Jam zeri yt prej pike loti
Dhe grimca lumturie pakufij
Jam zambaku I celur ne kraharorin tend
Prishtine,
Frymemarrja jote
Mbush qiejt
I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES
Neper krahet e plagosur te rruzullit
Ata si zogjte
Presin tu forcohen krahet
Per te rendur ne nje fluturim pakthim
Drejt teje Prishtine…
Epokat
Shfletojne horizontet
Si flete te histories
Permes gjemimeve te viteve
Gishtat e mi te drojtur
Shkruajne kryeemrin e paqes
Prishtine…

Tirane 21 shtetor 2012

HYRJA E PRANVERËS

Nga gëmusha e bleruar
U ngrit zogu
Dhe nga krahët
Shkundi dimrin.
Marsi
Me mijëra manushaqe
Puthi tonën…
Me një lirikë
Pranverën putha edhe unë…

Gëzuash pranverë
Afshi yt
Është në çeljen e luleshqerrës
Në biqet e grurit
Dhe bisqet e pemës
Në frymëmarrjen e blerimit
Në receptorin ku telefonon kjo vajzë
Adresën time të largët veriore…
Është në kopshtin e këtyre fëmijëve
Që emrin tënd
Cicërojnë brenda një vjershe.
Frymëmarrja jote pranverë
Është në dashurinë e ushtarit
Që në jakën e kapotës
Mban të çelur një burbuqe
Afshi yt është kudo stinë ripërtëritëse…

POEZIA E NËNËS

Retë dridhen lehtë përmbi hënë
Si shamia jote përmbi thinja
Paske dalë t’më presësh
Paske dalë mok e mira nënë,
Me njërën dorë nga gëzimi
Harruar tek zemra…

Paske dalë,
Buza ç’tu dridhka prej mallit…
Ç’mendon ashtu moj e mirë
Ç’mendon?…
Mos valle dhimbjet e ditëve te largëta…

Si rrezja
Fijen e njomë të barit
Më rrite
Ngrohtësia jote
U bë dashuria ime…
Puthjet e tua
Ëndrrat e mia
Dhe qumështi yt
Janë vet jeta
Vet dashuria…

FËMIJËRIA

Macja
Që loz
Me lëmshin e kaltër të mbesës
Nuk shthur thjeshtë një lëmsh
Kujtimet e mia zgjidh,
Fijet e jetës
Shpleks lehtë-lehtë,
Ditët e para të fëmijërisë…

Ditët e para të rritjes,
Këmbët e vrara nga gurët,
Këmishën e zbardhur
Varur në gardh…
Festa e abetares
Rrepa dhe gjyshi i bardhë
Një këngë e sapo mësuar
Tek fluturonte mbi gjithë kopshtin
Një pushkë druri sipër tavolinës
Me inicialet e gdhendura të emrit tim
Dhe një flamur i vogël
Në duart e mia…
U rritëm kaq shpejt…
Po fëmijëria
Më duket sikur
Zgjuar,
Gjithë zëra, prapa derës është…

Loz macja
Loz edhe mbesa ime Shpresa
Ngadalë lëmshin e kaltër mbledhin
Ngadalë sikur druhen
Mos fëmijërinë time trembin…

URA E QABESË
(Baladë)

Urë e largët në Lindje
Urë me gurë të mëdhenj
Nxirë si muzgje
Me shpinën shekullore
Kërrusur nga pasha e qindra ushtrive…
Ushtri që dynden drejt Orientit
Mbytur në zheg e pluhur.
Duke mbartur mbi vite
Peshën qiklopike të tragjedive…

Bir i Shqipërisë
Kaloi mbi ty
Mbi ty treti rininë
Nën flamuj e klithma të huaja
Poshtë qiellit zhuritës
Të saharasë së vdekjes

Urë e Qabesë
Si hyre kështu në këngët tona
Në pikën e lotit të nënave
Në ëndrrat e brishta të vajzave
Në dridhjen e buzëve që thaheshin,
Ndërsa në krahët e grave
Mbetej emri i nizamit pa varr?…

Urë e Qabesë
Kënga jote e zezë
Këndohej si himn i dhimbjes
Nën çati prej kashte
Rrënuar nga pritja…
Oh, mallkuar qofshin
Gjithë luftërat e pafund!
Ushtari i varrosur atje larg
Thërriste i trishtuar…
mbeç more shokë mbeç…

Eh moj urë e zezë
E zeza urë
Mbi shpinën tënde
Gjithë gunga ngrënë nga ikja
Si deve e gjymtuar në shkretëtirë
Nuk ngrihen më re pluhuri
Nga këmbët dhe arabatë
Ti mbete e varrosur brenda këngëve
Monument dhimbjeje
Por arkitektura jote e shëmtuar
Rishfaqet nga shekulli në shekull
Në imagjinatën e kombeve…

VLORA
(Baladë)

Ecnin, ecnin ata trima
Në luftë drejt Jugut shkonin
Edhe këngën “Vlora… Vlora”
Ndezur epope këndonin.

Ndezur epope këndonte
Edhe trimi gunëbardhë
Si ortek zemërimi zbriste
Të rreptët male radhë radhë.

Zbriste malet radhë radhë
Në ballë puthja seç i digjte
Puthje vashës atje larg
Si e dashurisë lulëkuqe

“Vlora…Vlora…Vlor’ e rrallë”
Ç’janë gjithë këta dasmorë
Me flamur ç’po ndodh vallë,
Deti ç’ka që nxinë moj Vlorë?

Oh nxin deti me dushmanë
Mbushur plotë me gjëmime,
lulet janë trazuar me plagë
seç u skuq pranvera ime…

tufa lulesh mbi të rënët
një zambak plag’ e Selamit
gunën lart çonin erërat
rënë mbi telat e dushmanit.

Rënë mbi telat e dushmanit
Heshtëte zemër e djaloshit
Pushk’ e nxehtë poshtë shkëmbit
Me vështrim përtej detit

Me vështrimin lart mbi det
U përkul një çast dielli
“Vlora… Vlora…” çeli buzët
Dhe pastaj përgjithmon’ fjeti

Fjeti trimi përgjithmonë
Atje larg e priste vajza
Me një grusht të bukur ëndrrash
Me një grusht ëndrrash të bardha…

Po veç shiu me ngadalë
Vinte tej nga perëndimi
E pikonte shkëmb e mal
Lot ’ paprerë hidhërimi

Bashkë me emrin e trimit
Stuhi erdhi vetë kënga
U ngrit mbi shiun e pikëllimit
Zjarr gjëmoi : “Vlora… Vlora…”

VALLJA E TRIMËRISË

(Kur i thanë Hamkos nënës së njërit prej trimave të Rrapo Hekalit se djali i saj ka rënë në male, ajo hoqi shaminë nga koka dhe nisi një valle që sot në Mallakastër e quajnë “Vallja e trimërisë”)

Hankua ish e lehtë si gjethi n’valle
Vajzat pas këngës vinin radhë radhë
Belin e hajthëm këputnin ngadalë
Herë ndezur flakë herë shtruar, shtruar…

Çelnin këngët nga gjoks’ i saj
Çelnin zemrat e vajzave për trimat
Plot dashurit’ ua jepnin pastaj
Djemve të fshatit si vetëtimat.

Një dit’ hanko stuhi doli në valle
Degët e çelura rrept tundnin pemët
Gonxhet pikonin lot ngjyrë alle
Ndërsa zi të dridhshme mbanin këngët

Larg në male kish rënë komiti
Pas istikamit kish heshtur një pushkë
Një rrëkezë gjaku nga shkëmbi zbriti
Dhe Flamuri ishte bërë i kuq prush…

Hankua e hoqi të bardhën shami
Mbi supe iu derdhën flokët e bardhë
Mbi dhimbjen u ngrit stuhi
Në vallen e trimit, gruaja e rrallë…

VJOLLCA
(Motrës)

Vjollca, Vjollca
Thirra tek dritarja e hapur
Dhe prita
Si atëherë të nderje gërshetat jashtë
Të rendnim nëpër kopsht
Në flok
Të të hidhja një grusht me xixëllonja
E gjer në lodhje
Të rendnim me zogjtë…

Ti kishe ikur
Rrugëve të jetës
Duke marrë me vete
Mallin tim
Gërshetat e bukur
Dhe dashurinë…
Në krahët e lumturisë
Qeshje me zë prej gruaje….

Është e vërtetë,
Ti një ditë
Do të ikje
Por nuk duhet të harrosh
Dritaren tonë Vjollca
Dritaren nga shikonim botën…
As kopshtin e vogël
Dhe rrugën tonë prej trëndafilash…
Zërat tanë
Rendin
Me mbresa drite mbi supe
Nëpër hapësirat e qytetit
Që ne të dy
Ndërtonim dikur
Në arkitekturën naive
të imagjinatës sonë…

GJITHMONË MBETET DIÇKA

Gjithmonë
Mbetet diçka mes nesh
Gjurmët e lodhjes
Dhe fytyra e lumturisë

Nga një grumbull zhavorri
E gurësh
Mbin një qytet…

Mbi egërsinë prej uji
Të një lumi
Ngrihet dritë

Mbi ashpërsinë e gjelbër
Të një mali
Mxherrim bukë

E mbi vitet që ikin dhe ikin
Lëmë zërin tonë…

DITA E NJË SHTATORIT
(Enkelejdës 6 vjeçare)

Është i pafund numri i luleve
Emrat e tyre, të panumërt janë
Ashtu si emrat e gjithë fëmijëve
Që sot ulen në bagën e parë…

Ngjyrat e luleve janë të shumta
Si ëndrrat tuaja o gjashtëvjeçarë
Aty ku fillon të hedh hapin A-ja
Krahët tuaj, fluturim kanë marrë.

Është ngritja juaj e dytë në këmbë
Rrugë e germave që të çon në jetë
Këtej janë nisur të gjithë nga kjo bangë
Të gjithë – heronj dhe njerëz të thjeshtë…

PASQYRIM

Saranda
Vajzë gazmore
E porsa zgjuar
Para pasqyrës së dridhshme të Jonit
Ri e drojtur
Me agrumet e shpleksura
Tek ia krehin erërat
Me kaktuset e gjelbërt si qerpik
Dhe diellin
Ndalur ngrohtësisht si buzëqeshje
Mbi buzët ku fle puthja…

Kështu e pash këtë mëngjes Sarandën
Në pasqyrën e kthjelltë të detit
Portin e vogël
Me anijet ngarkuar me grurë dhe agrume
Dhe pallatet
Tek shtohen
Si çerdhet e pranverës
Rrugët e saj
Si një maratonë ëndrrash
Dhe shkallaret e blerta me gjelbërim
Ndërtuar
Nga dashuria e të rinjve…

TROPOJA

-Ia kushtoj miqve të mi poetë tropojanë

Valltare elegante
Me një fashë të kaltër resh
Rreth belit delikat
Ndërsa buzëqeshjen magjike
Tund në ajër
si një shami prej lule bjeshkësh
dhe boten mbush me dashuri
Me dritë vallesh mahnitëse…
Tropoja,
Vajza alpine
Me të cilën
jemi dashuruar të gjithë…
Kënga që fluturon
Mbi majekrahun e brishtë
Hënën mitike
ka shndërruar në lahutë
Tupanat gjëmuese
I ka bërë prej diellit…
Tropoja
Me emrin e ndërtuar prej puthjesh
Nga puthja rilind…
Tropoja
Shtojzavalle ujvarash
Skllavëron ëmbël vështrimin tim
Duke më shndërruar
pak e nga pak
Në djaloshin Muji…
Tropoja
Ëndërra ime prej bore
Ortek I fuqishëm pasionesh
Mbi pasqyrat shëndritëse
të liqeneve malorë
Unë shoh zërin tim
Shqiponjën madhështore
Mbi horizontet e thinjur
Me copra legjendash….
Zëri im
Me puthjefjalën Tropojë…


Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2012/10/mos-harro-te-me-dergosh-nje-puthje.html

2012-12-10

RUSIA DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE, 1878 – 2012



ANTOLOGJIA E KRYQËZIMIT



Nga Prof. Dr. Gazmend PULA


Fjalë për Monografinë e bashkëautorëve, Dr.Islam Lauka dhe Dr.Eshref Ymeri -


Këto ditë erdhi tek lexuesit botimi i librit “Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-1912”, i dyti në bashkëautorësi, ambasadori i Shqiperise në Kosovë, dipomati, politologu dhe kremlinologu i shquar, Dr. Islam Lauka, dhe pedagogu, intelektuali e studjuesi, Dr. Eshref Ymeri.

Kjo vepër madhore që e trajton problematikën e qëndrimit historik dhe aktual të Rusisë ndaj, apo thënë më saktë, kundër cështjes shqiptare, dhe atë qoftë nga makroperspektiva gjeopolitike dhe strategjike, qoftë nga mikrokosmosi operacional i kohës, dhe përmes vetë burimeve të provinjencës dhe (f)aktorëve rus edhe nga rrafshi historik dhe madje edhe ai aktual politik.

Libri ofron ndricim përkatës historiko-politik dhe politiko-aktual të këtij segementi qënësor për evoluimin e cështjes shqiptare. Aq më tepër ngase qëndrimi i përhershëm sabotues dhe armiqësor rus ndaj cështjes shqiptare, supozohet si postullat dhe premisë e qëndrueshme, prandaj edhe është marrë gjer tani gjithnjë vetëm si e vërtetë e gatshme historike, që padyshim edhe është. Ndonëse jo shumë e studiuar, ndërsa e elaboruar jo e jo.



                                                     Dr.Islam Lauka dhe Dr.Eshref Ymeri


Libri paraqet kontribut të ri në sfondin e veprave që trajtojnë një cështje kaq kyçe cfarë është cështja shqiptare, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e me këtë edhe të tërë Kontinentit të Vjetër. Me këtë monografi autorët hedhin dritë dhe vizione, fakte e vlersime të reja, të klasifikuara dhe të diferencuara qartë për politikat destruktive të Rusisë ndaj përkatësisht kundër cështjes shqiptare!

Në këtë kuptim, është vështirë të gjendet një titull më i qëlluar, sa simbolik aq edhe metaforik, për një vepër që si objekt të saj ka pasqyrimin me vërtetësi të qëndrimit te vendosur negativ dhe në fakt destruktiv ndaj cështjes shqiptare të një fuqie të madhe si Rusia! Madje në një hark kohor të gjatë prej gadi 150 vitesh, e si pasojë e të cilit, territoret etnike shqiptare u copëtuan sistematikisht dhe në mënyrë të pamëshirshme.

Pasqyrimin autentik të këtij qëndrimi autorët e nderuar Lauka dhe Ymeri e bëjnë, jo nëpërmjet vlerësimeve të tërthorta, por drejtpërdrejt, nëpërmjet deklarimeve dhe pohimeve të përfaqsuesve më të lartë të politikës dhe diplomacisë zyrtare ruse, përfshirë Carët, Sekretarët e Parë të Komitertit Qendror të Partisë Komuniste, Kryeministrat, Ministrat e Jashtëm, të Mbrojtjes etj. Të gjithë ata, pavarësisht hirearkisë shtetërore, natyrës së regjimeve që përfaqësonin apo vazhdojne të përfaqësojnë, apo të kushteve dhe kohës kur deklaroheshin, bashkohen në një pikë – në qëndrimin e egër, armiqësor, sabotues dhe rrënues ndaj cështjes shqiptare, qëndrim që, sic e thotë në mënyrë simbolike titulli i librit, conin në tentativen e tyre për ‘kryqëzimin’ dhe asfiksimin politiko-ushtarak dhe historik të cështjes shqiptare.

Qëndrimin e egër rrënues ndaj cështjes sonë kombëtare e shpreh brutalisht Car Nikollaj II në një bisedë konfidenciale me ambasadorin e Francës në Rusi, Moris Paleologu, më 21 nëntor 1914, kur i parashtron bashkëbiseduesit objektivat e politikës ruse në Ballkan, gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai thote: “Serbia ta pushtojë Bosnjën, Dalmacinë dhe pjesën veriore të Shqipërisë, ndërsa Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, me përjashtim të Vlorës që do t`i lihet Italisë”. Dyzet e katër vjet pas rrëfimit të Carit Nikollaj II, një tjetër Car, tashmë i kuq, Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BS, J.Stalini, do t`i deklaronte të dërguarit të J.Titos, Eduart Kardelit “ Ne jemi dakort që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë… Dhe sa më shpejt aq më mirë”. Rreth gjashtëdhjetë vjet më vonë, Cari rus i rradhës, V.Putin, me egërsinë dhe vrazhdësinë e paraardhësve të tij, do të ngrihet kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në mbrojtje të dhunuesit të saj historik, Serbisë. Pra, kryqëzimin e cështjes shqiptare, Rusia tentoi ta realizoi nëpërmjet klientelës së vet ballkanike, në rradhë të parë, Serbisë, si një ndër faktoret më agresive ballkanik për hegjemoni rajonale dhe zgjerim territorial, në dëm të shqiptarëve, por pa u kufizuar vetëm me të, natyrisht gjithnjë, në varësi të interesave të saj gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike.

Ky pohim në mënyren akoma me autentike dhe më të përmbledhur mund të ilustrohet nga depesha e të dërguarit Rus në Beograd N.G.Hartvig dërguar Carit Nikollai të Rusisë më 27 nëntor 1912 dmth në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai thotë: “ …Serbia do ti mbrojë me vendosmëri tokat e pushtuara: … Kosovën /Serbinë e Vjetër, me nje dalje të domosdoshme në Detin Adriatik, pa të cilën është e pakuptimte eksistenca e Serbisë…” sepse “për shkak të zgjerimit të të ardhshëm të teritoreve … një Shqipëri autonome do të dukej si anomali, si një vatër e përhershme trazirash, që do ta shqetësonin Ballkanin…” prandaj “Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë”. Apo si thotë Sazanovi, ministry i jashtëm i Perandorisë Ruse në periudhën 1910-1916 në “Memoare”-t e veta “Qëllimi final i politikës ruse ka qënë arritja e një kalimi të lirë për në Mesdhe…”, /dmth duke pushtuar tokat shqiptare, sh.a./

Është e tepërtë të theksohet për historianët tanë, por edhe për opinionin e kualifikuar politik shqiptar, se kjo politikë e përshkruar në citatin e dhënë të dërguarit rus në Beograd, ishte fill e për pe, vija e pashkëputur magjistrale dhe determinuese e politikës së Rusisë, përmes aleatit dhe klientit të saj marionët ballkanik Serbisë, ndaj Shqipërisë dhe shqipëtarëve deri në ditët e sotme. Refleksionet dhe manifestimet politike të saj mund të rezymohen në synimet politikisht të sistemuara dhe të implemetuara, fatmirësisht pa sukses, për copëtimin e Shqipërisë mes të Serbisë dhe Greqisë! Në këtë projekt pushtues anti-shqiptar, Serbia madje kishte pushtuar pothuaj gjysmën e Shqipërisë Veriore madje gjer më 1922, ndërkaq që Greqia i vërsulej jugut të Shqipërisë. Kjo politikë permanente destruktive e Rusisë që realizohej përmes të Serbisë kryesisht dhe të aleatëve të saj të tjerë në Ballkan, ishte, mes tjerash edhe ai faktor që kushtëzoi dhe pothuaj detyroi Shqipërinë të mbyllej dhe të izolohej në mënyrë anakronike, dhe pothuaj hermetike, në periudhën e diktaturës e me qëllim kryesisht për tu mbrojtur nga ky rrezik që vinte permanent nga Serbia dhe Greqia. Ky kërcnim ndaj Shqipërisë nga Veriu dhe Jugu i shkaktoi dëme të mëdha tërë popullit shqiptar, dhe atë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, madje me pasoja jo të vogla gjer edhe sot e gjithë ditën.

Me botimin e këtij libri, mund të thuhet, pa hezitim, se plotësohet një boshllëk i madh që ka ekzistuar prej kohësh në historiografinë shqiptare lidhur me qëndrimin rus ndaj cështjes sonë. Jo se nuk ka patur botime që e kanë trajtuar këtë temë në Shqipëri apo në Kosovë, por ato kanë qenë shume të pjesshme, kanë mbuluar periudha të kufizuara kohore apo edhe vetëm ngjarje e zhvillime të caktuara. Antologjia që kemi në dorë jep një pamje të plotë, të sistemuar dhe të strukturuar të qëndrimit rus ndaj cështjes shqiptare.

Në aspektin strukturor libri është parashtruar dhe mbarështruar si përmbledhje e përzgjedhur e dokumentacionit arkivor burimor ekskluziv të provinjencës historiografike ruse, në mënyrë kronologjikisht sistematike, qënësisht përmbajtësore, fare analitike dhe me ekspertizë të theksuar analitiko-profesionale.

Libri është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, janë sistemuar dyzet e shtatë dokumente dhe materiale të proveniencës historiografike ruse për qëndrimin e Moskës ndaj cështjes shqiptare. I pari i përket vitit 1878 dhe ka të bëjë me qëndrimin rus ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa i fundit është i datës 11 shtator 2012 dhe i referohet deklaratës zyrtare të Presidentit të Rusisë, V. Putin, lidhur me takimin e tij të dytë, brenda këtij viti, me Presidentin e Serbisë, T. Nikolic.

Në pjesën e dytë të Antologjisë janë përfshirë disa nga vlerësimet dhe qëndrimet kryesore të Komisionit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për hetimin e gjoja “krimeve” të NATO-s kundër Jugosllavisë gjate intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë. Këto qëndrime anti-shqiptare të Moskës zyrtare janë botuar në librin “ Golgota Jugosllave”, me bashkëautorë, ish Kryetarin e Këshillit të Ministrave të BS, Nikollaj Rizhkov, njëkohësisht Kryetar i Komisionit “ anti-NATO” dhe Vjaceslav Tetjokin, Sekretar Përgjegjës i këtij Komisioni. Libri i tyre “ Golgota Jugosllave” paraqet platformën më të përpunuar dhe më të sofistikuar të politikës antishqiptare aktuale të Moskës, si të thuash, kuintesencën e saj. Rizhkov dhe Tetjokin tentojnë të “arsyetojnë” konstanten antishqiptare ruse me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Në të vërtetë, nisur nga interesat e ngushta ruse, në rastin e Kosovës, ata injorojnë plotësisht legjitimitetin politik, historik, moral dhe humanitar të ndërhyrjes së armatosur të komunitetit ndërkombëtar në vitin 1999, sic dihet, për të shmangur një katastrofë të tillë humanitare, që do të ishte e aftë të destabilizojë jo vetëm rajonin e Ballkanit, por edhe krejt Europën. Kjo logjikë i çoi bashkëautorët e “ Golgotës Jugosllave” në llogoren e Milloshevicit, duke kërkuar mbrojtjen e kasapit të Ballkanit në bankën e të akuzuarit si kriminel lufte në Tribunalin e Hagës.

Bazën burimore të “Antologjisë së Kryqëzimit” e përbëjnë materialet dhe dokumentet që janë marrë nga botimet periodike të arkivave ruse, nga botimet e Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe të Institutit të Sllavistikës pranë kësaj Akademie, nga buletinet periodikë të institucioneve qëndrore, në mënyrë të veçantë, ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, si dhe nga librat e kujtimeve të disa prej politikëbërsve kryesorë rusë, të përfshirë drejtpërdrejt në hartimin, përpunimin dhe zbatimin e politikës së Rusisë, lidhur me çështjen shqiptare. Në këtë kuadër, vlejnë për t`u përmendur kujtimet e Ministrave të Punëve të Jashtme, Sazonov dhe Ivanov, të Kryeministrave Primakov dhe Çernomirdin, të Presidentit Jelcin etj.

Në pjesën më të madhe të tyre, mbi 90% e dokumenteve dhe materialeve të këtij libri, botohen për herë të parë në gjuhën shqipe. I tërë materjali historiografik i paraqitur, pjesë të të cilit i ofrohen opinionit për herë të parë nga fondet e Arkivave Shtetërore Ruse, , që e bën monografinë e autorëve të nderuar kontribut të cmueshëm të historiografisë shqiptare. Dhe jo vetëm historiografisë, do të thosha.

Renditja e dokumenteve dhe materialeve është bërë në mënyrë kronologjike për periudhën e studiuar që nis me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe mbyllet me zhvillimet e fundit në Kosovë, deri edhe në vitin 2012 të Qindvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Shqiptare.

Duke i qëndruar besnik deri në fund idesë së tyre për një përmbledhje sa më të plotë të qëndrimeve zyrtare ruse për çështjen shqiptare, autorët e librit kanë shmangur përdorimin e vlerësimeve apo të karakterizimeve të politikës ruse nga ana e të tjerëve, qofshin ata edhe autorë rusë.

Dr. Lauka dhe Prof. Ymeri kanë bërë shënime me shumë vlerë, të cilat janë vendosur në faqen e fundit të cdo dokumenti dhe kanë natyrë, kryesisht, informative rreth autorëve të materialeve, rreth protagonistëve të ngjarjeve apo vetë ngjarjeve. Kur është gjykuar e domosdoshme, gjithësesi, është bërë edhe ndonjë koment i shkurtër, por në raste krejt të veçanta, siç ka ndodhur, psh, me hedhjen poshtë të spekulimeve ruso-serbe mbi të ashtuquajturat çvendosje të serbëve nga Kosova dhe gjoja invazionet, po ashtu periodike të shqiptarëve nga Shqipëria në Kosovë.

Autorët u janë përmbajtur rigorozisht kritereve shkencore që zbatohen në botimet e kësaj natyre. Në krye të çdo dokumenti apo materiali jepet titulli në shqip, burimi nga është marrë, përfshirë faqet e cituara, viti i daljes në dritë, si dhe autori. Një punë e shkëlqyer është bërë me transkriptimin e titujve të origjinalit, nga cirilika, në alfabetin latin, duke u dhënë mundësi edhe lexuesve që nuk i njohin gjuhët sllave, të orientohen sa më mirë lidhur me origjinën e dokumentiti për të cilin bëhet fjalë.

Një vlerë tjetër e këtij botimi është cilësia e lartë e përkthimit. Në çdo faqe dhe në çdo rrjesht haset një shqipe e pastër dhe e pasur, gjë që nuk mund të arrihet pa zotërimin e mjeshtërisë së përkthimit në perfeksion. Pjesa dërmuese e materialeve janë përkthyer nga rusishtja, por nuk mungojnë as ato nga anglishtja dhe serbishtja. Është meritë e autorëve të librit Dr. Lauka dhe Prof. Ymeri që në morinë e dokumenteve dhe materialeve ruse për shqiptarët dhe trojet e tyre, kanë ditur të zgjedhin ato më domethënëset, më përfaqësueset, duke na e paraqitur qëndrimin vendosur destruktiv dhe armiqesor te kësaj fuqie të madhe ndaj nesh, perkatesisht ndaj ceshtjes shqiptare dhe shqiptareve ne teresi.

“Antologjia e Kryqëzimit”, me siguri, do të jetë një libër tavoline apo manual i rendësishëm referent për studjuesit e historisë, të politikës dhe të diplomacisë, por edhe për publikun e gjerë. Ajo do të jetë një referencë e përhershme autentike për faktorin shqiptar, akademiko – shkencor por edhe atë politiko – shtetëror. Jam i bindur se ky botim dinjitoz do të gjenerojë studime e monografi të reja, me analiza, komente, interpretime dhe përfundime me vlerë për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit tonë. Sepse politika ruse dhe e klientelës së saj ballkanike, për mbi një shekull, vërtetë e “kryqëzoi” çështjen shqiptare, Por siç dihet, edhe nga dogmat e doktrinat universale konfesionale, pas kryqëzimit vjen ringjallja. Ajo, ringjallja dhe fuqizimi i vërtetë e faktorit dhe kombit shqiptar, ka filluar njëherë e mirë. Kosova, tashmë, është shtet i pavarur dhe sovran. Shqipëria është anëtare e Aleancës më të fuqishme të botës, NATO-s dhe në prag të marrjes së statusit të kandidatit për në BE. Dhe vërtetë, shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më të lirë dhe më të bashkuar, më të zhvilluar dhe më të fortë dhe më perspektivë të ndritshme se sa janë sot. Këtë, mes tjerash, shumë fuqishëm dhe simbolikisht e dëshmojnë edhe fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, të kryeministrit të Kosovës dhe të liderëve politiko-shtetërorë shqiptarë të Maqedonisë në festimet solemne të qindvjetorit të Pavarësisë Shqiptare.

*Autori, është ish-ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Shqipëri, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Frika greke para së vërtetës

Eshref Ymeri



Mohimi i qëllimshëm i së vërtetës përbën një kundërvënie të qëllimshme ndaj Frymës së Shenjtë. Grekët e mbajnë veten për besimtarë. Po të ishin me të vërtetë besimtarë, atëherë ata duhej të kishin parasysh se çfarë thotë Bibla me këtë rast. Duke e ditur se njerëzit kishin nevojë për çlirimin e shpirtit nga mëkatet, Jezu Krishti nuk i ndihmonte, pa u siguruar në fillim që ata ta shikonin të vërtetën në sy dhe t’i pranonin mëkatet e veta.
Çdo njeri ka një mekanizëm psikologjik mbrojtës, i cili fillon të funksionojë sa herë që ai e ndien se po i kanoset rreziku. Ekziston një e vërtetë e tillë, e cila njeriut mund t’i shkaktojë dëme. Kështu, fjala vjen, një njeri pati menduar për vetveten se ai është i përsosur, kurse në të vërtetë rezultoi se ai qenka i poshtër. Kjo e vërtetë e dëmton keq atë, sepse i prish komfortin e zakonshëm psikologjik. Pikërisht atëherë fillon të vihet në funksionim mekanizmi mbrojtës dhe njeriu ecën në jetë “duke e parë, por nuk e shikon, duke e dëgjuar, por nuk e dëgjon” këtë të vërtetë. Një njeri i tillë prandaj edhe i anashkalon akuzat e drejta që bëhen në adresë të tij për krimet që ka kryer, për fyerjet apo për shpifjet që ka përhapur poshtë e përpjetë.
Prapa këtij njeriu të hamendësuar fshihet një opinion i gjerë publik që quhet opinion publik grek. Pikërisht ky opinion publik grek, përmes mjeteve të informimit masiv, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Kryeministrit Berisha me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i cili tha një të vërtetë të njohur botërisht se Ismail Qemali e shpalli pavarësinë për mbarë trojet etnike shqiptare, që prej Prevezës, Shkupit, Preshevës dhe deri në Podgoricë, troje këto shqiptare edhe në kontekstin aktual, paçka se të pushtuara nga grekosllavët ato që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze. Pas reagimit të ministrit të jashtëm Avramopulos, kori i mashtrimit për fshehjen e së vërtetës ushtoi fuqishëm në mbarë Greqinë. Madje pronarët e ullishteve në Prevezë u trembën aq shumë nga deklarata e zotit Berisha, saqë i përzunë nga puna argatët shqiptarë që ndodhen atje si emigrantë.
Ky fakt dëshmon fare shkoqur se mbarë opinioni publik grek trembet si djalli nga temjani para të vërtetës për Çështjen Çame. Prandaj në rastin e Greqisë, në raport me Çështjen Çame, bie në sy ajo që, sipas përcaktimit të Hegelit, quhet mohim i krimit në mënyrë kolektive. Një shoqëri e tërë greke e di shumë mirë se çfarë gjenocidi të tmerrshëm ndërmori shteti grek kundër popullsisë së Çamërisë. Me ato krime të përbindshme që kreu kundër një popullsie të pafajshme, duke masakruar pleq, gra dhe fëmijë, duke përdhunuar nuse dhe vajza të reja, duke grabitur, djegur dhe shkatërruar pasurinë e saj me një egërsi të natyrës së komunitetit primitiv, Greqia u rreshtua haptas përkrah boshtit nazifashist në Luftën e Dytë Botërore.
Por për të gjitha këto krime të rënda që kreu kundër një pjese të etnisë shqiptare në Evropën Juglindore, Greqia ka mbetur pa u ndëshkuar tash gjashtëdhjetë e tetë vjet me radhë. Bernard Shou thotë se mosndëshkimi i krimit është edhe më i rëndë se sa vetë krimi. Evropa Perëndimore, duke e përkundur Greqinë me një kujdes të posaçëm në pëqirin e vet, as që ka menduar ndonjëherë se ky shtet fashist e meritonte një ndëshkim shembullor, si edhe Gjermania naziste. Prandaj psikologjia e krimit në Greqi, në një formë krejtësisht origjinale, e ka mohuar dhe vazhdon ta mohojë padrejtësinë e organizimit shoqëror dhe shtetëror. Heshtja e Evropës para krimeve të Greqisë ndaj etnisë shqiptare, ka bërë që grekët të bëhen edhe më harbut ndaj vendit tonë. Por deklarata e Kryeministrit Berisha dhe sidomos Rezoluta Çame, me sa duket, po i zhvesh grekët nga burrëria e shtirur që kanë manifestuar vazhdimisht. Prandaj ata ia kanë mbushur mendjen vetes që ta mohojnë të vërtetën për ekzistencën e Çështjes Çame. Por me këtë mohim ata përsëri e zbulojnë veten në rolin e kriminelit, i cili mendon se duke e mohuar me këmbëngulje krimin e vet para hetuesit, do t’i shpëtojë dënimit që meriton. Qëndrimi i tanishëm grek ndaj Çështjes Çame, të kujton fjalët e Diogjenit, i cili thoshte se krimineli i trembet së vërtetës sepse ka frikë se mos digjet prej saj.
Duke njohur natyrën kriminale të grekëve në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare, Partia e zotit Shpëtim Idrizi dhe mbarë komuniteti çam s’ka pse ngul këmbë që Greqia të kërkojë falje për krimet që ka kryer kundër popullsisë çame. Mjafton që popullsia çame të rikthehet në trojet e veta etnike, të marrë kompensimin e duhur për krimet e shkaktuara dhe të gëzojë pronat e veta stërgjyshore. Grekët, të ushqyer në shekuj prej kishës së tyre kriminale me psikozën e pabesisë dhe të mashtrimit, nuk ia kanë haberin absolutisht institucionit të pendesës, prandaj nuk mund të imagjinohet dot që ata të kërkojnë ndjesë për krimet që kanë kryer nda etnisë shqiptare në tërësi dhe ndaj popullsisë çame në veçanti. Se kriminel nuk është ai që kryen krimin, kriminel është ai që nuk gjen dot forca brenda vetes për të rënë në pendesë për krimin e kryer. I tillë është greku.

Santa Barbara, Kaliforni
10 dhjetor 2012



Më dhem zemra e më djeg shpirti


   Nga Makfire M. Canolli

JAM JUGU I SHQIPËRISË


Mos më quani vetëm Çamëri
se jam bija e nënës Shqipëri,
jam motër e Preshevës,
Bujanocit e Medvegjës,
Plavës, Gucisë, e Tetovës,
Mitrovicës e tanë Kosovës!

Më dhem zemra e më djeg shpirti
më djeg malli e më përvëlon,
kur Shqipëria e Kosova
pavarsinë po e festojnë.

Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e Çamëria në robri,
e ju moj shqiptari,
këtë e quani ju pavarsi?!

Thirrni mëndjes e mendoni
njëri tjetrin ta afroni,
mjaft më me përçarje
vrasje, ironi edhe ndarje.

Jeni ndarë si mos më keq
sikur të ishit bukë me kuleq,
keni krijuar njëqind parti
e shtepijën pa çati!

Disa të tjerë bêjnë be e rrfe
ne jemi të lidhur vetëm për fe,
ca krishterë e ca muhamedan
në dorë t’huajve atdheun e keni lën!

Në shumë vende të shpërndarë
disa masakruar e disa të vrarë,
shumë të tjerë i morri gurbeti
vaj vatani e mjer mileti!

Qaj si fëmi mot pas moti
si nuk është gjallë Kastrioti,
t’ja thyej qafën shkaut e grekut
t’ja kthej nderin mëmëdheut,
ta luftonte padrejtësinë
që po bëhet me nënë Shqipërinë!

Prap po vjen i bekuar nëntori
zemra sa s’më del nga krahrori,
do të festohet pavarsia
pa mua e motrat e mija!

Nuk dua të jem mysafir
duarkryq e të bëj sehir,
dua të jem aty prore
në valle dore për dore.

Nëse jeni bijt e shqipes
e stërnipat e Skënderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besën e burrit,
mjaft më lat në dorë të huaj
për liri sa shumë po vuaj.

Kur t’bashkohem me motrat e mija
do t’ju them: Me fat Pavarsia!
E ta dijë gjithë bota mbarë
edhe unë jam nga trolli shqiptarë!

Mos më jepni veq premtime
kërkoj ato t’i ktheni në veprime,
mos më quani vetëm Çamëri
se jam jugu i nënës Shqipëri!

MA GËZOFSH 100 VJETORIN


Jam një shqipe nga Kosova
por në zemër të mbajë moj nënë,
dashurin për ty kurrë se harrova
edhe pse në mërgim unë jam.
I morra krahët e shqiponjës
fluturova në kaltërsi
dhe me ngjyrat e ylberit
e shkruajta emrin Shqipëri.
Sa me gëzim këtë ditë e pritëm
sikur lulja që e pret dritën,
plot një shekull kemi ëndërru
të gjithë së bashku sot me festu.
Sot feston gjithë shqiptaria
100 vjeçe nënë Shqipëria,
i madhë e i vogël, pleqë e të ri
jemi veshur kuq e zi!
Lum e lum për ty Shqipëri
dëgjohet jehona,
ma gëzofsh 100 vjetorin
urojnë zemrat tona.
LE TË TUNDET I TËRË BALLKANI
Sot ka dasëm nënë Shqipëria
po feston gjithë shqiptaria,
shqipja lart qiellin e prekë
po feston me bijtë e vetë.
Anë e mbanë dëgjohet jehona
të urojnë nënë zemrat tona,
sa të jetë jeta mbi këtë dhe
gjithmonë mbetshë nuse e re.
Kurrë më e fortë s’ka qenë Shqipëria
janë bashkue gjithë shqiptaria,
me një zë i themi botës mbarë
nuk jetojmë me kurrë të ndarë.
Gëzohu e festo ti oj rini
për të bukurën nënë Shqipëri,
këngë e valle mos i ndalni
le të tundet i tërë Ballkani!
SHEKULLI SHQIPTARË
Sot njëqind vite me parë
me shumë shoke plaku Ismail,
me mençuri dhe trimëri
i shpalli Shqipërisë mëvetësi!
Kudo ku ka shqiptari
një flamur në çdo shtëpi,
i madhë e i vogël jemi bashku
jubileun e madhë sot me festu.
Nga Kosova e Çamëria
Tetova, Ilirida edhe Malësia,
gjithandej në trojet tona
rrinë se bashku sot shqiponjat.

Të qoftë me fat 100 vjetori
moj e bukura Shqipëri,
sa më lartë flamuri ynë
me dy ngjyrat kuq e zi!
Le ta dijë gjithë bota mbarë
ky është shekulli shqiptarë,
rruga jonë s’ka për tu ndalë
drejt bashkimit tonë kombëtarë.
SHQIPËRIA DO TË BËHET

Shqipëria do të bëhet
si e deshti edhe Kastrioti,
me një kombë e një flamurë
si e patëm dikur moti!
Shqipëria do të bëhet
gjithandej e bashkuar,
me Kosovë e Çamëri
Preshevë, Tetovë edhe Malësi!
Shqipëria do të bëhet
e bukur si një nuse,
që nga Çamëria
deri te Molla e kuqe!

TË GJITHË JEMI ME TY VLORË

Vlorë moj e dashura Vlorë
sa hije të ka ajo kurorë,
je stolisur sot kuq e zi
Vlore më e bukura po dukesh ti!
Le të bie shi e le të bie borë
të gjithë jemi me ty moj Vlorë,
ta kujtojmë at burrë të madhë
që e shpalli shtetin shqiptarë.
Vlorë moj e shtrenjta Vlorë
ma ruaj me shekuj atë kurorë,
bashk me flamurin kuq e zi
që Marigo e qëndisi vetëm për ty!
RREZE DRITE PËR SHQIPËRI
Trimat tanë si kapedana
s’pyetën krajla as sulltana,
në nëntorin e dymbëdhjetë
Shqipërinë e shpallën shtetë!
Shqipëri gëzohu moj nënë
Adem Jasharin e ke n’Tiranë,
do të qëndroj aty ndër shekuj
se trimi kurrë s’ka vdekur!
Për çdo natë e për çdo ditë
po të ngjallën moj nënë bijt,
jo s’ka forcë që mund t’na ndalë
do të bëjmë bashkim kombëtarë.
Sot janë gjallë të gjithë dëshmorët
dritë po u bëjnë përmendoret,
një nga një janë bërë liri
rreze drite për Shqipëri!

28 Nëntorë 2012

SHQIPJA JONË ËSHTË SHQIPËRIA



Gjëmon topi e dridhet mali
na u ngjallë Ismail Qemali,
plaku i urtë atje në Vlorë
po i pret mijëra dasmorë.
Në Junikë u dha kushtrimi
gjallë është sot Isë Boletini,
me shumë shokë edhe vllazni
u nis trimi për në Shqipëri!
Vjen një lajm si vetëtima
në Shkupë ju pret Hasan Prishtina,
ejani vëllëzër u paqa për jetë
Shqipëria sot 100 vjetë.
Shqipja jonë është Shqipëria
krahët Kosova e Çamëria,
në kokë të shqipes janë dy krena
është Tetova edhe Presheva!
Dhe foleja e shqipës sonë
është e madhja Malësia jonë,
jo nuk jemi vetëm tre milion
por të gjithë jemi një kombë.


GJENERALI I PAVARSISË

Shumë shqiptarë në Deqan kan shku
gjeneralin për me nderu,
mu atje në fshatin Isniq
me madhështi u prit baca Isë!

Gëzim i madhë i Dardanisë
u kthye gjenerali i pavarsisë,
i shëndriste maja e plisit
midis kullave të Isniqit!

Kësaj rradhe baca Isë
nga Shqipëria në Kosovë u nis,
me i dhënë zemër gjithë shqiptarisë
për bashkimin e Shqipërisë!

Sot gëzonte i gjithë Isniqi
në gjiun e vetë trimin e priti,
si dikur në ato kulla
u shoqërua nga shumë burra.

Me krenari trimi i lirisë
i dha përshëndetje shqiptarisë,
kuvendonte në kullë prej gurit
u ul në gjunjë pranë flamurit!

Me lotë ne sy u përkul trimi
dhe e puthi me dashuri,
e u betua në besën e burrit
se nuk njeh tjetër përveq tij!

Fliste me zë gjenerali i Kosovës
i bëj të fala gjithë Evropës,
as ndër varre s’kemi me duru
prap thikat ju me na i vu.

Plot shtatë shekuj kemi luftu
kurrë për jetë s’jemi dorëzu,
rrugën tonë s’kemi me ndalë
deri në bashkimin kombëtarë.

Ne e bëmë Shqipërinë shtetë
por jo e ndarë me na mbetë,
njëqind vite po i bën Pavarësia
e prap të ndara trojet e mija!

Me lotë në sy baca Isë foli
zemra sa si dilte nga kraharori,
jo për jetë tha s’kam me vdekë
do ta bashkoj Shqipërinë vetë.

Njëqind vite kemi pritë
për me ardh e bardha ditë,
njëqind vite kërkuam drejtësi
për me qenë me nënën Shqipëri!

Le ta dijë gjithë bota mbarë
jemi vetëm një komb shqiptarë,
me një gjuhë e një kulturë
me një shqipe në flamur!

Plot njëqind vite më parë
bashk me vëllaun Imsail,
e kemi shpallur mëvetësinë
për të madhen nënë Shqipërinë!

Por kësaj here prap unë erdha
ty Kosovë mirë se të gjeta,
sot mes jush vëllezër kam ardhë
do ta bëjmë bashkimin kombëtarë.

Unë jamë mirë kur është Shqipëria
gjithëandej në trojet e mija,
dete e oqeane mund të thahen
por shqiptarët më s’do të ndahen!

Shqiponja me flatra i rrinte përpjetë
në qiellë e shkruante datën e vërtetë,
të nëntorit tonë të madhë
kur do ta bëjmë bashkimin kombëtarë.

Dy anët e Shqipërisë shpirti i tij i kishte,
njëra Isa quhej, tjetra Boletin ishte!
Këtu tha do të qëndroj e do të bëj roje
gjersa t’i bashkojmë për jetë këto troje.

Ty Kosovë të qofsha falë
borxhin me ta k’thy sot kam ardhë,
i qetë ndërr varr nuk muj me u ndi
pa i pa trojet në një Shqipëri!



Po e pyet Presheva Kosovën
kur don ti me ma zgjat dorën,
kur don ti mue me më thënë
eja motër e mos rri me një anë.

Kur oj motër ti don me më f’tu
eja së bashku me jetu,
se nuk mundem me të braktisë
me të lënë në dorë të Serbisë!

Nuk kam motër unë me harru
as me fal as me shkatërru,
se e kemi të njejtën gjuhë
një kulturë dhe një Flamurë.

Eja motër, oj motra ime
nuk të lë kurrë si jetime,
do të na vjen edhe Çamëria
vinë Tetova, Plava e Gucia!

Me jetu si dikur moti
kur ish gjallë Kastrioti,
se bashkimi e bën fuqinë
të jetojmë me nënë Shqipërinë!

Se më i fortë bëhet Atdheu
na ka thënë Skenderbeu,
si shtatë thuprat me u bashku
çdo armik për me luftu...


Epikë më lahutë

Nga toka kënga doli,
e u bë melodia e jetës sime.
në çdo fjalë nga një trim,
zë e flakë e kushtrim.

Liri, Pavarësi, Shqipëri,
teli këndoi:
Le të dalë të prekë Kosovën kush,
bijtë e shqipes bëhen prush.

Veç një pëllëmbë kush na e prek tokën,
ne e kallim gjithë Evropën,
se nuk është kjo tokë pa zot.
Merrni vesh përjetë e mot!

Trimat tanë nga Drenica,
nga Tirana e Kamenica,
Peja, Gjakova e Karadaku,
Podujeva e tërë Gollaku.

Trima të mëdhenj si shqipe mali,
Skerdilajd Llagami e Tahir Sinani...
Dhe epika u shtri si urë,
të vazhojë kënga me flamurë.








DRITË PËR DRITËN E LIBRAVE TË RINJ, PËR UDHËN ME KISMET NË BOTËN E THELLË TË ARTIT POETIK




Kënga e poetes Makfire prish letargjinë kulturore të kryeqytetit të Kosovës

Në atë thatësi shpirti, pa një kothere arti në Prishtinë, Makfire Maqedonci Canolli nga diaspora e largët, tutje andej oqenanit, në Amerikë, erdhi në vendlindjen e saj në, Prishtinë, për herë të parë në jetën e saj si poete që të promovojë dy libra të saj poetikë, një për të rritur Gjurmë nëpër flakë, dhe tjetrin për të vegjël “I shes diellit akullore”, të botuar njëri pas tjetrit, në shtypshkronjat e Klinës dhe të Gjakovës.




Prishtinë, korrik 2010

- Bashkim Halimi as që e kishte idenë se me zërin e tij epik po prishte letargjinë kulturore të kryeqytetit më të ri në botë. Në Prishtinë, zëri i preshevarit 40 vjeç kishte bërë muajin e pushimeve të zakonshme të piskut veror 2010, jo vetëm për kosovarë, si të ishte një muaj kushtuar evenimenteve kulturore, jo thjesht një muaj me një promovim të zakonshëm brenda, që është bërë i zakonshëm sa herë del në dritë ndonjë libër i ri.


Z.Makfire Maqedonci - Canolli,shkrimtare dhe dy vajzat Donjeta dhe Dalina Canolli

Në atë thatësi shpirti, pa as edhe një kothere arti në Prishtinë, Makfire Maqedonci-Canolli nga diaspora e largët, tutje andej oqenanit, në Amerikë, erdhi në vendlindjen e saj në, Prishtinë, për herë të parë në jetën e saj si poete që të promovojë dy libra të saj poetikë, një për të rritur “Gjurmë nëpër flakë”, dhe tjetrin për të vegjël “I shes diellit akullore”, të botuar njëri pas tjetrit, në shtypshkronjat e Klinës dhe të Gjakovës.


Z.Mehill Velaj,shkrimtar & Donjeta Canolli ,studente


As poetja Makfire nuk e kishte idenë, kur po shkruante vargje për “Preshevën motër” që nga ajo natë me dritë të mekur qirinjsh në Prishtinë do të niseshin për t’u bërë këngë çiftelie për dhembjen tjetër që kanë shqiptarët e gadishullit për mungesën e një rehatie të mirë kombëtare në tërë kompleksin territorial historik që u takon, por u mungon për gati një shekull. Prandaj edhe arti i muzave poetike, si kanë dëshirë të shprehen poetët, me zë mllefi thotë se zoti nuk qenka shqiptar.Po loti nuk ishte vetëm për dhembjen.


Z.Brend Buzhala,shkrimtar


Ishte edhe një lot tjetër. Loti për gëzimin. Zbritur faqeve të bijes së poetes, ai lot shtrydhi edhe lot të tjerë në sallën e bukur me domedhënie të madhe të Institutit Albanologjik. Donjeta 18 vjeçe kishte edhe lotin e fejesës së saj me një çun Prishtine. Por, loti për gëzimin e nënës poete, e cila në atë promovim po legjitimohej publikisht poete për plejadën e artistëve të vargut shqiptar.

Z.Naim Kelmendi,shkrimtar

Dhe, ishin dy librat e saj, “Gjurmë nëpër flakë” dhe “I shes diellit alullore”, që e kishin denjësuar të bëhej edhe anëtarja më e re e Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë në Amerikë, në verën 2010. Nga këta libra, e bija kishte nxjerrë vargjet më të bukura dhe po ia deklamontre publikut, miqve të nënës së saj, të cilët nga anë të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë, por edhe nga Lugina e Preshevës, kishin ardhur t’ia bënin me fat hyerjen e Makit të tyre në botën e thellë të artit poetik. Edhe artisti Adrian Kamberi tek po lexonte vargje të poetes, e kthyen sallën e Institutit në një skenë teatrore.



Sadik Pervetica,shkrimtar gazetar në Radio Kosova

“Pa hyrë fare brenda librave të poetes Canolli “Gjurmë nëpër flakë” dhe “I shes dielli akullore”, që në tituj të tyre kuptojmë shpejt preokupimin artistik të autores dhe porosinë që insiston ta përçojë te lexuesi”, ka nisur fjalën e tij moderatori i promovonit, poeti e shkrimtari, miku i poetes, Mëhill Velaj. Velaj, me një pedanteri prej artisti, ka treguar edhe një herë se mikja e tij poete jeton e punon në diasporë përtej oqenit, por në rrugën drejt olimpit të poezisë lë gjurmë të thella rrugëve të atdheut, rrugëve të vendlindjes së saj të dashur, Prishtina. Bëhet rrënjë e atdheut, aq sa bëhet mall i tij. Bëhet gjak i lirisë, aq sa bëhet zë i luftës çlirimtare. Bëhet dhembje e jetës në mërgim, aq sa bëhet dashuri edhe e një zogu që cicërin shqip.



Prof.dr. Hilmi Ismaili,shkencëtar

Duke u bërë kështu Promethe i atdheut, Canolli vargut të vet i jep forcën e një zinxhiri çeliku. Për të, sa më të fortë që ishin zinxhirët e pushtimit serb, aq më të fortë kanë qenë zinxhirët që shpirtin e poetes e kanë lidhur me lirinë. Thotë se as sot luftës, shqipja nuk fluturon e lirë në tërë Kosovën, duke paralajmëruar rrezikun që atdheu të tkurret edhe një herë, tash gati pas një shekulli.



Kengetari preshevar - Bashkim Halimi

Megjithatë, shpirtin e ngrysur nuk ua kalon lexuesve të vegjël. Tërë bota njerëzore e tyre është e ëmbël. E ëmbël është edhe gjithësia, kozmosi, bota bimore dhe shtazore. Pa e lodhur trurin e vogël, filozofia e eksistencializmit del me figurën e diellit, e tretur fare në personazhin fëmijë, aq sa edhe fëmija është i tretur në diell, në tërë galaktikën. Ai vepron e jeton si në tokë, si në qiell. Sa është i lidhur me rrezet e diellit, aq është i lidhur me kallinjtë e grurit. Aq sa munduhet ta mbajë të përjetshme jetën njerëzore që vjen nga qielli, po as mundohet që edhe jetën universale që vjen prej në tokës, ta bëjë të përjetshme e të bukur për filizar e kësaj simbioze jetësore, të qielli e të tokës. Fillimi i tyre janë fëmijët.

Mr.sci.Flori Bruqi ,shkrimtar


Kjo nënë poetike e këtij globi fëmijësh i jep dashurinë atij po aq sa u jep dashuri dy fëmijëve të saj. Jo rastësisht Donjeta ka këtë emër, jo rastësisht Dalina është si violina, si tingujt e saj, si melodia e jetës. Ajo melodi është në varg, si në shpirtin e tyre këtu sot me ne. Promovimet nuk janë thjesht një festë për të treguar lexuesit se ka dalë në dritë edhe një libër për ta.

Znj.Rita Salihi,shkrimtare

Për më shumë, janë edhe festë për ta dhënë udhë me kismet autorit të tij, arsyetoi modelin e ngjarjes kulturore në Prishtinë, redaktori i librave Marin Kelmendi tha për poetjen e re, Makfire Maqedonci-Canolli, se erdhi prej andej oqenait që të marrrë këtë rrugë nga vendlindja e saj, në të cilën për herë të parë këtë verë e ka shkelur si poete.

Adrian Kamberi,gazetar

Dhe, shëmbëllyer me titullin e librit poetik “Gjyrmë nëpër flakë”, tha ai, gjurmë nëpër flakë janë edhe hapat e saj të parë dhe të pastajmë që bëri në këtë rrugë. Të duket biblike një këso udhe, aq më bindshëm kur rrugë të tillë merr një femër.


Z.Marin Kelmendi,shkrimtar



E, pra, këto janë gjurmë të përflakura, jo vetëm thjesht brenda një metafore, por të përjetura në shpirtin e saj në të dyja anët e oqenanit, në Shtete të Bashkuar të Amerikës, por edhe në atdheun e saj, në gjysmën tjetër të Shqipërisë, në Kosovë, si do të shprehej vetë në njërën nga poezitë e vëllimit.

Duke kujtuar kontaktet e para me autoren, tha: Më parë se poete, Makfire Maqedoncin – Canollin e njoha si gazetare, tek po lexoja një intervistë të saj, që e kishte dhënë për shtypin kosovar. Aty doli me prirje të dyfishta, e vlerësuar si poete e dhembjeve të mëdha dhe si zë i luleve. Prirjen e parë po e dëshmonte me tri poezi, me të cilat po shoqëronte intervistën.



Z. Gurguri ,shkrimtar


E para kishte titullin simbolik “Lot prej dheut”, e dyta Lidhur me rrënj, kurse e treta Himn për gjakun.Me njërin nga vargjet e bukura të poezisë së fundit, Makfirja gazetare po tregonte shenjat e para se në poezi kishte bërë një rrugë të gjatë e të thellë drejt olimpit të saj. Gjaku im vertikalisht po i quante çlirimtarët e Kosovës, të mbledhur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, të përkrahur nga forca çlirimtare të botës demokratike, çliruan vendin, duke larguar prej aty makinerinë serbe të gjenocidit, 11 vjet më parë.


Mr. sci.Sadije Mjekiqi ,avokate nga Prishtina

Jo vetëm këta flamurë poetikë ishin parashenja se nga po orientohej gazetarja në poezi. Nuk kishte nga të shkonte tjetër. Për gati dy dekada është bërë një Promete i lidhur me zinxhirët e dhembjes së jetës larg atdheut. Me zërin e gazetares, jashtë dhe me zërin e poetes, nga brenda, ky mit tjetër buçet për të kaluarën e saj, për të tashmen, gjithashtu. Edhe brenda individuales është universi shqiptar, jo vetëm i vendlindjes së saj, por i tërë trolli historik shqiptar, edhe gjithandej ku “vetëm eshtrat flasin shqip”, si thotë në poezinë Nuse shqip në Mollën e Kuqe.

Ëndrrat, dhembjet, melankolia, heroizmi dhe dashuria, por edhe tema të tjera, janë prej mishit dhe gjakut, si dikur kur ishte vajzë, si sot kur është nënë e dy vajzave. Dhe, prapë, e bija e poetes do të gjente vargje që e ëma u këndonte bijave të saj, por tërë fëmijëve të botës, Florës dhe Faunës, të cilat janë të mirëshura aq bukur e aq me shpirt në mikro dhe makro kozmozin njerëzor, ashtu si janë në natyrë, edhe në letrat e nxira me vargje të poetes Canolli, përfundoi fjalën e tij redaktori i librave.

Mr. sci. Flori Bruqi ka shkaur aq lart për librin për fëmijë të poetes. Vepra poetike e poetes Makfire Maqedonci-Canolli “I shes diellit akullore”, është një libër enciklopedik për fëmijë, është një xëx mendimesh dhe vlerash orientuese psiko- pedagogjike, e nxjerrë nga eksperienca individuale epoetes sonë të mirënjohur, në krijimin dhe gërmimin në minierën e pafundme të kulturës së saj që ka pasur dhe ka me edukimin e fëmijëve, pa marrë parasysh moshën, racën, gjininë e tyre.

Studijuesi Bruqi ishte i sigurt kur tha se tharmi i poezive I shes diellit akullore, është pjesa strukturore e moralit tonë social, nga i cili buron në mënyrë të natyrshme ajo lloj energjie, e cila vihet në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të tij të përhershëm. Për titullin e librit tha se mban një titull karakteristik, në mes baladës, si një krijim lirik, dhe vendit të quajtur Kosovë, si sinonim i një realiteti tragjik, ku Makfire Maqedonci-Canolli vitet e saj në këtë vend i ka ngjizur si një krijim artistik.

Poezitë e këtij libri shquhen për një inovacion tematik e motivor pak më ndryshe se sa që jemi mësuar të lexojmë nga kjo autore. Ajo lexuesit i sjell një stil të ri të poezisë, të paktën në qasjet tematike ka shënuar një invencion cilësor. Pa dyshim poezitë e këtij libri janë më të përpunuara në aspektin estetik, (si tërësi gjithsesi), por ajo ka dëshmuar një përpjekje të saj për t’i dhuruar lexuesit një poezi më artistike në njërën anë, kurse në anën tjetër vërteton se krijimi i poezisë për të është një vlerë estetike e letrare në kuptimin më pozitiv të kësaj fjale”, tha ai, duke hyrë thellë në përmbajtjen e librit.

Poetët Brend Buzhala, Rrok Berisha, Naim Kelmendi, Rita Salihi ,Flori Bruqi dhe Sadik Pervetica i uruan autores të botojë edhe librat të tjerë, ndërkohë që ajo para auditorit po shprehte bindjen se shpejt do të dalë edhe me libra edhe më të mirë.

Po ashtu Mr. Sadije Mjekiqi e përgëzoi autoren duke thënë se un me profesion jame avokate mirpo poezitë e Makfires kur i lexova thellë në shpirtë e vura re një rritje të madhe brenda shpirtit tim dhe padyshim se ato vargje më shtuan akoma më shumë atdhedashurinë dhe patriotizmin. Ajo më pas tha, se, ndjehet krenare për Makfiren, sepse femra të guximshme, atdhedashëse dhe që lënë gjurmë të tilla i duhen kombit tonë.

Më pas fjalën e morri daja i poetes Prof.dr. Hilmi Ismaili i cili në fjalën e tij me lotë në sy tha: “ Sot jam i befasuar për së miri. Më vie shumë keq që Makfiren nuk e paskam vërejt sa duhet, sepse nga hallet që kishte familja e saj gjegjësisht e motrës sime dhe nga vuajtjet e njëpasnjëshme që i kishte kjo familje nuk e kisha vënë re Makfiren aq sa duhet dhe në atë kohë un isha në sytë e Makfires shumë i madhë për vet faktin se kjo ishte fëmijë dhe un isha profesor ne fakultetin juridik e më pas edhe dekan i po atij fakulteti.

Ndërsa, sot Makfirja qenka bere e madhe. Më pas profesor Ismaili vazhdoi duke shtuar se ne zakonisht kur na vinë të afërmit nga vendet e ndryshme te botës jemi mësuar t’i pyesim a flasin fëmijët tuaj shqip? Ndersa, vajzat e Makfires sot dëshmuan para nesh se ato jo vetëm që din të flasin bukur shqip por edhe recituan me një talent të rrallë, ato edhe u dekoruan me diploma presidentësh në Shtetet e Bashkuara te Amerikës për suksese të mira. Makfirja sot dëshmoi se shqiptarët në Amerikë nuk janë të dhënë vetëm pas rrokaqiejve dhe dollarëve, por ata qenkan të dhënë edhe ndaj vlerave dhe traditave kombëtare e mbi të gjitha ruajtjen e gjuhës shqipe. Ai e përgëzoi mbesën poete me deshirën që të ketë sa më shumë suksese në gjurmët e saj të përflakura.

Në fund e morri fjalën edhe poetja Canolli e cila i falenderoi të pranishmit dhe bashkëpunetorët së bashku me RTV21 ku ekipi i tyre ishte prezent gjatë gjithë kohës. Ajo në këtë rast e ceku se kjo është dhurata më e bukur që më është bërë nga vendlindja ime Prishtina.

Poetja e theksoi vdekjen e nënës së saj e cila ndërroi jetë në moshën 49 vjecare në kohën kur djemt e saj gjindeshin prapa grillave të burgjeve sërbe sepse kishin kerkuar bashkimin e trojeve shqiptare. Ajo tha se asaj i ka përkushtuar tërë librin, duke bekuar që fjala e tij të bëhet dritë për të, kurse tërë librin e ka bekuar po ashtu si epitaf, jo gdhendur në mermerin e nënës, por në gurin e ftohtë që ka në shpirtin e vet për më të shtrenjtën, e tretur në dheun e atdheut. Ajo gjithashtu falenderoi tërë familjën e saj që sipas saj ishin prindërit dhe vëllezërit e saj të cilët me trimërin, guximin dhe atdhedashurinë e tyre i dhanë edhe asaj orientimin drejt një rruge të tillë. Ajo përfundoi fjalën e saj duke thënë se në të ardhmën do të sjell libra edhe më me vlerë për lexuesit si dhe duke i falenderuar sërish të pranishmit për mbështetjen e tyre morale që i kanë dhënë me praninë e tyre.


Marin Kelmendi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...