2012-12-11

VËSHTRIM NDAJ ORIENTALIZMIT DHE ORIENTALISTËVE


Para disa vitesh, “Qendra Shqiptare për Studime Orientale” nxori në treg librin “Vështrim ndaj orientalizmit dhe orientalistëve“, nga autori shqiptar nga Shkupi, Behxhet Jashari.
Autori në këtë libër jep një informacion të përgjithshëm mbi orientalistikën si shkencë, mbi orientalistët botërore si dhe studimet e tyre. Libra të tillë mbi çështje të ndryshme të fushës së orientalistikës kanë munguar dhe mungojnë në shqip. Sidomos, shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për botime që kanë lidhje me orientalistikën shqiptare.


Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie

Kapitulli i parë

I. Orientalizmi: Ç’kuptojmë me nocionet orientalistë dhe orientalizëm?
II. Shkaqet dhe zanafilla e orientalizmit

Kapitulli i dytë

I. Orientalizmi, orientalistët dhe misionarët e krishterë në shërbim të kolonializmit dhe supremacisë europiane në Orient
II. Një mekanizëm tjetër në krah të kolonializmit – antropologjia
III. Dy pasojat negative më të dukshme që solli kolonializmi

Kapitulli i tretë

I. Urrejtja e misionarëve orientalistë përmes shkrimit
II. Stereotipa dhe paragjykime ose Chanson de Roland është ende gjallë
III. Loja e dyfishtë europiane

Kapitulli i katërt

I. Disa nga shoqatat dhe institucionet kulturore e shkencore për studime orientale që u themeluan në Europë
II. Orientalistika në favor të së vërtetës apo orvatje serioze për të njohur Islamin
III. Vetëdijesim apo korrigjim të koncepteve nga disa intelektualë dhe orientalistë

Kapitulli i pestë

I. Orientalistët më ekstremë dhe veprat e tyre më të njohura përmes së cilave shprehën armiqësi kundër Islamit
II. Disa vepra të orientalistëve europianë-perëndimore
III. Studime shkencore nga dijetarë muslimanë për veprimtarinë e orientalistëve
IV. “Përplasja e Qytetërimeve” justifikim për zgjatjen e stereotipave historikë?!

Literatura e konsultuar
Summary (in English)

Të dhëna mbi librin:

Titulli: Vështrim ndaj orientalizmit dhe orientalistëve
Autor: Behxhet JASHARI
Recensentë: Mr. Fehim DRAGUSHA & Prof. Dr. Musa MUSAI
Parathënia: Mr. Halil IBRAHIMI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
ISBN 978-99956-646-5-7
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
E-mail: acfos_albania@yahoo.com
Viti i botimit: 2008
Faqe: 90
Formati: A5

Çmimi i shitjes në librari: 300 lekë/2.5 Euro

LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE





Libri “Lidhjet letrare shqiptare-arabe” është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare-arabe, ku vlen për t’u theksuar vlerësimi për autorin.

Autori jep në detaje dhe fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesve në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t’u shërbente shumë.
Urojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve shqiptarë.

Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie
Dy fjalë me rastin e botimit
Tabela e Transkriptimit
Hyrje
I. Objekti i studimit, qëllimi dhe rëndësia e tij
II. Ecuria metodike e studimit
Kreu I: Një vështrim mbi lidhjet historike
Kreu II: Urat e kalimeve të ndikimeve letrare shqiptare-arabe dhe anasjelltas
1. Sektet fetare
2. Ushtarët
3. Studentët (Talebët)
4. Valinjtë dhe nëpunësit
5. Haxhillëku
6. Kolonitë shqiptare në Arabi
7. Shoqatat letrare
Kreu III: Përbërësja arabe në letërsinë e popullit shqiptar
I. Mite të krijimit
a) Mite identike
II. Përrallat
a) Përralla identike
b) Përralla të ngjashme
III. Përralla me motive të përbashkëta
IV. Ndikime të ndryshme arabe
V. Gojëdhënat legjendare fetare
VI. Kallëzimet (Novelat)
VII. Fabulat
VIII. Anekdotat
IX. Fjalët e urta
X. Baladat
XI. Këngët legjendare
XII. Këngët kreshnike
XIII. Këngët historike
Kreu IV: Përbërësja arabe në letërsinë shqiptare
I. Letërsia shqiptare me alfabet arab para kohës së Rilindjes
1. Kur’ani
2. Tradita e Muhamedit
3. Gojëdhënat fetare
4. Poezia arabe
II. Letërsia shi’ite me alfabet arab e kohës së Rilindjes (1850-1912)
III. Letërsia shqipe e Rilindjes Kombëtare
IV. Letërsia shqipe shi’ite në mes të dy luftrave
V. Letërsia e re dhe bashkëkohore shqiptare
Kreu V: Kontributi i shqiptarëve në letërsinë arabe
I. Kontributi i shqiptarëve në poezinë arabe
II. Kontributi i shqiptarëve në dramaturgjinë arabe
III. Kontributi i shqiptarëve në romanin arab
IV. Kontributi i shqiptarëve në tregimin arab
Kreu VI: Letërsia shqiptare në botën arabe
I. Letërsia e krijuar në gjuhën shqipe
II. Letërsia shqiptare e krijuar në gjuhën arabe
III. Letërsia shqiptare e përkthyer në gjuhën arabe
Përfundim
Tregues (Prania e letërsisë shqiptare në shtypin arab)
Burimet dhe literatura
Të dhëna mbi librin:
Titulli: Lidhjet letrare shqipare-arabe
Autor: Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Dr. Xhevat LLOSHI
Kopertina: ACFOS – Besnik HAMITI
ISBN 978-99956-646-0-2
Boton: Qendra Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania)
Viti i botimit: 2009
Faqe: 296
Formati: A5
Çmimi i shitjes në librari: 900 lekë/7 Euro

© Copyright i këtij botimi ACFOS-Albania, Tiranë 2009

PARATHËNIE
Lidhjet letrare shqiptare-arabe pasqyrojnë, në një mënyrë, edhe lidhjet historike që u zhvilluan në mes të shqiptarëve dhe arabëve, qoftë nëpërmjet turqve, që i nënshtruan këta dy popuj në një perandori, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Këto lidhje letrare trajtohen në këtë punim në aspektin e përgjithshëm ndërkombëtar, pra jo vetëm prej një drejtimi që përfaqëson dominimin e një ane mbi një anë tjetër, por në dy drejtime që pasqyrojnë gjallërinë krijuese të çdo kombi në letërsinë e tjetrit.
Jemi përpjekur t’u qasemi këtyre lidhjeve me metodologjinë shkencore, duke i përfshirë rrethanat, sidomos ato historike-letrare që kanë ndikuar në qarkullimin e ndikimeve letrare prej anës shqiptare në atë arabe si dhe prej anës arabe në atë shqiptare, duke i ndriçuar relacionet ndërmjet lidhjeve historike dhe lidhjeve letrare.
Ndonëse këto lidhje letrare shqiptare-arabe ofrojnë një lëndë shumë të pasur për studimet krahasuese në disa aspekte të ndryshme, mungojnë studime të hollësishme dhe nuk ekziston ndonjë studim monografik për to. Jemi përpjekur që nga gjithë këto ndikime reciproke që qarkullonin në mes të dy letërsive, shqiptare dhe arabe, të paraqesim një tërësi, që mund të përcjellë natyrën, vlerën dhe orientimin e këtyre ndikimeve reciproke.
Gjatë hartimit të studimit i kemi shfrytëzuar pothuajse të gjitha botimet e gjertanishme të folklorit shqiptar që janë botuar në Kosovë dhe një pjesë të mirë të atyre që janë botuar në Shqipëri, pastaj materialin arkivor të Arkivit të Kosovës dhe të Institutit Albanologjik të Prishtinës, materialet e pabotuara nga terreni, pastaj literaturën profesionale e shkencore në gjuhën shqipe e arabe si dhe në disa gjuhë të tjera. Për këtë arsye, ndiej obligim që të falënderoj për këtë temë të gjithë ata që më kanë ndihmuar me materiale të ndryshme, qoftë në viset shqiptare apo në vendet arabe. Në mënyrë të veçantë falënderoj Prof. Dr. Shefqet Pllanën i cili, në cilësinë e mentorit, më ka ndihmuar me sugjerime që nga hartimi i konceptit të parë e deri në përfundimin e temës. Po ashtu, falënderoj edhe Prof. Dr. Rexhep Qosjen dhe Prof. Dr. Nazif Hoxhën, për disa vërejtje që më kanë dhënë gjatë hartimit të këtij studimi.
Brenda mundësive dhe kushteve ekzistuese jemi përpjekur që të paraqesim këto lidhje letrare, për të cilat kërkimet tona do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen për paraqitjen e aspekteve të reja të këtyre lidhjeve.
Prof. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)

Rreth Spiritualizmit të Rumiut


Në vazhdën e botimeve Fondacioni “Rumi” ka botuar librin “Rreth Spiritualizmit të Rumiut” një përmbledhje punimesh të disa autorëve të sjellë nga Sejjid K. Safavi I Akademisë së Studimeve Iraniane në Londër.

Poezia e Rumiut është e lëvduar pareshtur që kur u hodh në letër. Orientalistët perëndimorë e kanë quajtur Rumiun, “padyshim, poeti më I shquar sufi që ka nxjerrë Persia” (Browne), “Poeti më I madh mistik I ISlamit” (Arberry) e biles poeti më I amdh mistik I të gjitha kohërave” (Nicholson, I cili pasi e përfundoi përkthimin e Methnewiut, e përsëriti këtë pohim të bërë tridhjetë e pesë vjet më herët duke thënë: ” Ku tjetër, vallë ta gjejmë një panoramë të tillë ekzistence universal, që e shpalos veten përgjatë Kohës deri n’Amshim?”

Ky libër përmban gjashtë artikuj lidhur me shi’izmin e përshpirtshëm të Rumiut nga Prof. Sejjid Husein Nasr, Dr. Haxhxh Nur ‘ Ali tabandeh, Prof. William C. Chittick, Dr. Shahram Pazuki e Dr. Sejjid K. Safavi. Artikujt kanë për autorë dijetarë të shquar të universiteteve perëndimore dhe iraniane.

Mevlana Xhelal ed-Din Rumiu (1207-1273) është një nga gnostikët (arif) më të mëdhenj të botës islame dhe poeti më i madh mistik I të gjitha kohërave. Veprat e tij janë : “Methnevi ma’anavi” (Dy vargësha spiritualë), Kulijat-I, Divan-I Shems (Divani I Shems Tabrizit), Mexhalisi Saba’a (Shtatë Kuvendet, Maktubat (Letrat) Fihi ma fih (C’është në të është në të).

TRE BOTIME TË REJA NGA “SHORK” PËR 100-VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR



100-vjetorin e Pavarësisë Shqiptare, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) e pret me tre tituj të rinj, nëpërmjet revistës shkencore “Studime Orientale, nr. 3″, e cila lexuesit i sjell tema interesante nga studiues të dalluar shqiptarë, ku përfshihen studime dhe analiza shkencore, si dhe me dy titujt e rinj: “Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi (1389-1999) në burime orientale”, nga akademiku Feti Mehdiu; dhe “Shqipja dhe arabishtja – Kur’ani dhe Hadithi, burim për fjalorin etimologjik të shqipes”, nga arkeologu shqiptar, Tomorr Kastrati.
Ndryshe, përveç dy numrave të revistës “Studime Orientale”, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) që nga viti 2001 ka botuar edhe titujt:
“Hyrje në Filologjinë Orientale” (2004); “Për Letërsinë Arabe” (2005); “Sahihu-l-Buhari në Gjuhën Shqipe” (9, 2006); “Maturantët e Parë të Medresesë “Alauddin” (2007) dhe “Leksikon i Hafizëve” (2010).

U BOTUA NË PERSISHT LIBRI “FATI I KOSOVËS”




Në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, Teheran, në hotelin “Esteghlal” u organizua ceremonia e promovimit të librit “Fati i Kosovës”. Në këtë ceremoni, autori i këtij libri rikujtoi se lidhjet midis dy popujve, atij iranian dhe shqiptarëve janë shumë të lashta dhe ekzistenca e poetëve si Naim Frashëri tregon për lidhjet e thella shpirtërore dhe spirituale midis këtyre dy popujve. Autori Vahid Parast Tash, publikimin e këtij libri me ndihmën e instituti “Ballkani Bashkëkohor” e cilësoi si një akt shumë të vlefshëm në këtë epokë dhe shtoi: “Për fat të keq, pas pavarësisë së Kosovës në Iran nuk kemi qenë dëshmitarë të publikimit të asnjë libri në lidhje me këtë temë dhe shpresoj që ky libër sadopak të mund t’ju përgjigjet pyetjeve të shumta në lidhje me pavarësinë e Kosovës”. Ai shtoi: “Kosova me mbi 90% popullatë muslimanë është pjesë e Botës Islame dhe publikimi i librit “Fati i Kosovës” në gjuhën perse tregon për interesimin e popullit iranian ndaj çështjes së Kosovës.
Libri me temë “Fati i Kosovës” është botuar në 236 faqe dhe tetë kapituj me ndihmën dhe mbështetjen e institutit “Ballkani Bashkëkohor” në vitin 1390 h.sh apo në vitin 2001. Ky libër i shkruar në gjuhën perse dhe i botuar në 1000 ekzemplarë trajton nga këndvështrime të ndryshme dhe në hollësi temën e pavarësisë së Kosovës deri në vitin 2010. Prezantimi i pikëpamjeve të kundërshtarëve dhe mbështetësve të pavarësisë së Kosovës nga aspekti politik dhe juridik është ndër veçoritë kryesore të këtij libri. Ky libër ka një vështrim akademik dhe real ndaj pavarësisë së Kosovës dhe prezanton realitetin aktual të shoqërisë kosovare. Autori është mirë i njohur me rajonin e Ballkanit dhe Kosovën dhe ka arritur që të pasqyrojë shumë mirë çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Kapitujt përbërës të këtij libri janë si më poshtë:
Kapitulli i parë: Prezantimi i Ballkanit dhe Kosovës
Kapitulli i dytë: Fati i Kosovës nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare
Kapitulli i tretë: Fati i Kosovës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Kapitulli i katërt: Fati i Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare
Kapitulli i pestë: Zhvillimi ndikuese mbi fatin e Kosovës
Kapitulli i gjashtë: Fati i njohjes së pavarësisë së Kosovës në sistemin ndërkombëtar
Kapitulli i shtatë: Fuqitë e mëdha dhe fati i Kosovës
Kapitulli i tetë: Përmbledhje dhe konkludim

=========================

RRUGËTIMI I FESË ISLAME NË SHQIPËRI


                   Faik HOXHA (KASOLLJA)


“Rrugëtimi i Fesë Islame në Shqipëri (1912-1967)”, vepra e fundit e Ali Bashës është kurorëzimi me sukses i një pune shumëvjeçare e këtij autori të palodhur, dhurata më e mirë që i jep sot lexuesit shqiptar, një botim elegant, që hedh dritë mbi historinë e popullit shqiptar në vështrimin islam. Aliut nuk i ka munguar kuraja “për të eksploruar minerale të rralla në troje të pa shkelura”.

Qysh në parathënie autori na njeh me disa nga tezat e trajtuara, fletë pas flete në veprën e tij madhore. Madhore për stilin, mbështetur mbi baza të shëndosha shkencore; në procesin e hulumtimeve ka përpunuar metoda kërkimore të historianit me përvojë dhe i shkon deri në fund problemit. «Rrugëtimi …» edhe pse nuk është vepër publicistike, na jep informacion të gjerë për një periudhë të caktuar të historisë së Shqipërisë, të dhëna të sakta si asnjë vepër tjetër e kësaj fushe e botuar nga institucionet. Prandaj ne themi se librat e A. Bashës mund të përdoren si literaturë plotësuese në ndihmë të studentëve të profilit. « Rrugëtimi …» është kryevepra e Aliut për mesazhin që i parashtron botës shqiptare. Tek parathënia janë vendosur fare pak gjëra nga tematika. Citojmë:

1 ( Liria e fesë ) «…për sa i përket islamit, ajo ( liria e fesë, F. K. ) e ka zanafillën e vet që në shpalljen e kësaj feje, për këtë mjafton të sjellim shembull «Kartën e Medines …»

2.- « Provat po bëhen gjithnjë e më të qarta se jeta fetare nuk venitet… Teza e ateizmit… po e humbet rëndësinë …». Ja edhe një konstatim domethënës:

«Në se shpirti fetar mundi të mbijetojë në Shqipëri, …ka të ngjarë të mbijetojë në çdo vend…». (po aty, faqe 3 ). Konstatim, konkluzion i mençur, rezultat vrojtimesh të gjata. Janë këto disa parashtresa që do të shqyrtohen në kapitujt në vazhdim.

Aliu, ndërsa e ka përqendruar agjendën e hulumtimeve në gjurmimin e bëmave antikombëtare e anti-islame, merr parasysh rrethanat historike në mjedisin shqiptar, ku populli e pëson, njerëzit, të cilët, megjithëkëtë mbijetojnë; ata janë « protagonistët e tragjedisë »

Plani tematik është ndarë në 19 kaptina ( shih, «Pasqyra e lëndës »), pastaj zbërthehet e shtjellohet me detaje shoqëruar me fakte tronditëse ku një palë njerëzish ushtrojnë dhunë, rendin me arrogancë, mbartin mijëra djallëzirash, në rrethana të trilluara, të kurdisura, për të realizuar planet çnjerëzore, të nëpërkëmbin ndjenjat personale të individit e të komunitetit, të poshtërojnë qytetarin, të tjetërsojnë të drejtat elementare të njeriut, të drejta universale të njohura botërisht. Si mund të kthesh në WC një xhami që besimtarët e kanë të shenjtë, kur dihet gjithashtu botërisht që xhamia askujt nuk i ka sjell ndonjë të keqe gjatë historisë së saj mbi 1400 –vjeçare ? Besimtarët ndjehen të fyer, tepër të irrituar, të dhunuar, të përbuzur me arrogancë. Realitet mbytës, mbushur me tradhti ose mbushur me pretenca të pandehura për tradhti, të supozuara për spiunazh, për përmbysjen e rendit në fuqi e tjera akuza të çuditshme. Konflikte brenda llojit. Përsëri dënime kapitale.

Me ç’duket, herë- herë njeriu me duart e veta i bën varrin vetes. Atmosferë e stërngopur, e saturuar me akte kriminale. I përfshirë në tymnajën e pafund, njeriu nuk ndjehet i sigurt.

Kjo situate arriti të merrte formë, trashëgim nga vitet ’20-30 të shekullit të kaluar, qëkurse propaganda komuniste nisi të depërtonte në këto anë, zunë aty-këtu të nxjerrin kokën gjurmët e ateizmit, fobia dhe vënia në dyshim e Islamit.

«Fluksi i ideve komuniste që po përhapeshin në Shqipëri – shkruan Ali Basha - e bëri të nevojshme nxjerrjen në pah të Muhamedit (a.s.) me tërë dimensionin e tij…» (A. Basha, po aty, faqe 407) Intelektualët e Shqipërisë e ndjenë rrezikun. Teologët, pedagogët, myderrizët u vunë në veprim. Hafiz Ali Korça botoi librin «Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit » 1925. Ai ia nisi përkthimeve nga gjuhët e Lindjes. Shkruante në organet e shtypin lindor. Shkrimet në shqip i ilustronte me fragmente nga libri «Historia e përhapjes së Islamit » në frëngjisht i historianit me famë botërore, Thomas W. Arnold, ku mbrohet teza e përhapjes vullnetare e fesë islame. Tek revista «Zani i Naltë » u botuan shkrime të Hafiz Ismet Dibrës si «Ateizmi i intelektualëve», u botua seriali i konferencave të tij publike «A ka dyshim në qenien e Zotit », ku citohet filozofi francez Dekart, shkencëtari Njuton etj, ndërsa intelektuali durrsak Beqir Çela përktheu dhe botoi librin e filozofit anglez Tomas Karlail me titull « Heroi Profet, Muhamedi dhe Islamizma», Durrës 1935. Libri i filozofit anglez në shqip dilte si me porosi në momentin oportun dhe renditej me vargun e autorëve që, më parë e më pas, trajtuan temën e Islamit me artikuj në shtypin periodik e me libra; secili në mënyrën e vet, i sfiduan kundërshtarët e Islamit. Skeptikët u ndjenë ngushtë. A. Basha, në gjurmimet e veta e ka analizuar gjerësisht këtë periudhë. Ai shkruan: « …Intelektualët shqiptarë, duke lexuar këtë vepër, panë se mendimtari i shquar anglez vlerësonte shumë lart Muhamedin dhe veprën e tij. Karlajl e dashuroi heroin e vet, duke nënvizuar se Muhamedi ishte një “karakter serioz dhe i sinqertë… Zbulimi i figurës së Muhamedit (a.s.) nëpërmjet kësaj kryevepre, që dilte nga pena e Karlajt, lëkundi shumë pikëpamje, rrëzoi shumë opinione të gabuara dhe detyroi mjaft njerëz që personalitetin e Muhamedit (a.s.) ta shihnin në një optikë të re… » (A. Basha, po aty, f. 407)

Nga faqja e fundit (559) e « Rrugëtimi… » po paraqesim një pjesë artistike titulluar

“Nga kujtimet e një profesori”

(Marrë nga shtypi)

«Kishte filluar pluralizmi, -i kujtohet një profesori që jepte lëndën e ateizmit (materializmit dialektik) në shkollën e lartë, -kur një studentja ime në degën e Kulturës në Institutin e Arteve, ku jepej edhe lënda e ateizmit, më përshëndeti mu përpara sheshit të Parlamentit dhe më hapi zemrën: A do ta dish, professor, se ç’thashë me vete kur u ula në provimin tuaj? “O Zot, më fal mëkatin!”. « Normale,– u përgjigja,- kjo është edhe më keq për mua që për një vit të tërë nuk ta mbusha dot mendjen””. Për më tepër se mendjen, konkludova me vete, duhej pushtuar zemra, shpirti i njerëzve, ana e ndjenjave emocionale. Kjo ishte më e vështirë, kurse feja depërtonte më lehtë”.

Profesori në fjalë kujton edhe një testim, të cilin ai vetë e stimuloi duke u thënë studentëve : “Shkruani në mënyrë anonime se ç’mendime keni për Zotin”. Dhe ja disa nga përgjigjet e tyre, të cilat profesori i ateizmit i kujton pas shumë vitesh:

“Besoj…” Zoti është i madh”, “Është gjykatësi i mëkatarëve…”, “ Na mbron nga djalli i mallkuar, “Zoti është me ne, sepse ai që i mbylli rrugët e fesë, e gjeti”, “Ai të gjykon dhe ty si njeri ateist”, “Unë e di se Zoti do të më falë mëkatet”, “ Hiqi mendimet e këqija që ke për Zotin etj, këto ishin në përgjithësi mendimet për profesorin e ateizmit, për të mos folur për batutat që i hidhnin rrugëve të Tiranës si: “E mo, ku je ti që na prishe me Zotin ?…»

Prezantimi ynë modest, në pamundësi për të thënë më shumë, ka lënë pa zënë me gojë plot gjëra interesante, prandaj lypset lexim individual. Sa për masivizimin e informacionit, për publikimin e arritjeve të kërkimeve shkencore, me nxënësit e studentët mund të realizohet me efekt nga mësuesit e historisë të medreseve e më gjerë; me “Rrethet e historianëve”, me “Rrethet letrare”, ndërsa për në xhamitë vaizët (konferencierët ), hatibët (predikuesit) e të tjerë mund të bëjnë diçka me besimtarët me të dhëna mbi probleme kardinale të Islamit bashkëkohor me citate që janë zgjedhur nga libri që më parë pa ngarkesa politike.

Librat e Aliut kanë hyrë denjësisht dhe janë bërë pjesë e fondit të artë të vlerave monumentale të historisë së kulturës të kombit shqiptar nën moton «Fe-Atdhe».

Deshëm të nënvizonim edhe diçka: Ka ndodhur, në fushën e botimeve që, libra autorësh në zë nuk janë pëlqyer nga lexuesi, se personi i ngarkuar për korrekturë ka punuar pa përgjegjësi. Tek libri i Aliut nuk gjen mangësi të kësaj natyre, sepse është përkujdesur me përkushtim e me disiplinë shkencore zonja As, Prof. Nimete Basha, e cila me punën e saj ia ka rritur më lart emrin librit «Rrugëtimi i Fesë Islame në Shqipëri (1912—1967)».

Komuniteti Musliman i Shqipërisë,boton librin “100 PERSONALITETE SHQIPTARE TË KULTURËS ISLAME”




Komuniteti Musliman i Shqipërisë, për herë të parë, ka hartuar një enciklopedi të përbërë prej 100 personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame.
Ky libër vjen në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën bashkësitë islame shqiptarë do të organizojnë një konferencë ndërkombëtarë me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

Në parathënien e këtij libri prej 307 faqesh Drejtori i Kulturës në KMSH Genti Kruja, shkruan: “Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët në trojet e veta kanë hyrë në vitin jubilar të 100 vjetorit të ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar. Me këtë rast edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë iniciativën e organizimit të shumë aktiviteteve, konferencave, botimeve e të ngjashme me këto, për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim dhe aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare te shqiptarët.”

Kjo enciklopedi përfshin 100 personalitete të kulturës islame që i kanë shërbyer kobit dhe atdheut po me aq zell sa ç’i kanë shërbyer edhe fesë. Enciklopedia do t’i shërbente çdo personi për t’u njohur me këta patriotë, atdhetarë e fetarë të lartë, por vlen gjithashtu edhe për studiuesit e shumtë të figurave dhe personaliteteve shqiptare të kulturës islame.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...