2012-12-11

Shqipëria natyrale është kyçi i stabilitetit të Ballkanit

image


Koço DANAJ

Tashmë, herezia nuk ekziston më. Tashmë, “tabutë” kanë vdekur, tashmë bashkimi I shqiptarëve nuk është thjesht një aspiratë vetëm për Preambulën e Kushtetutës. Tashmë Shqipëria në kufijtë e saj natyrale është një problem I shtruar për zgjidhje. Politikanë të lartë që nga kryeministri deri tek kryetari I opozitës artikuluan bashkimin kombëtar të Shqiptarëve. Debate televizive apo komente gazetash pro edhe kundër. Deklarata nervoze fqinjësh kundër Shqipërisë natyrale. Deklarata diplomatike të qeta nga Brukseli dhe Uashingtoni për “qetësi”. Problemi u hap dhe një problem që hapet kërkon zgjidhje, por asnjëherë nuk mund të mbyllet. Por mëndjet e ftohta të fqinjëve, të Bruksleit dhe Uashingtonit tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria natyrale është faktori kryesor I stabilitetit të Ballkanit. Ata e kanë kuptuar se Lufta e Parë Botërore filloi pas coptimit të trojeve shqiptare në mënyrën më makabre dhe raciste. E kanë kuptuar se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi. Me dhimbje, njëshekullore, por po realizohet parashikimi profetik I Mehmet Konicës, Filip Nogës dhe Rashih Dinos I janarit 1913 se pa Shqipërinë natyrale nuk do të ketë paqe në Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik I Pol Kambon I qershorit 1913 se “ballkanikët tanë ikën po mbetën pa u zgjidhur kufijtë e Shqipërisë”.

E, tani “partizanët” e bashkimit Kombëtar, nuk duhet të xhelozohen, nuk duhet të delirohen, nuk duhet të kërkojnë “pronësi”. Shqipëria Natyrale nuk ka "Pronarë" asnjë politikan apo parti Politike. Pronari i vërtetë i saj është Kombi shqiptar i cili në 28 nëntor 2012 shpalli bashkimin faktik kombëtar në Vlorë, Tiranë dhe në Shkup. Pronar i vërtetë i saj është amaneti i të rënëve përgjatë shekujve dhe dekadave, Pronar i vërtetë është Akti Juridik i 28 nëntorit 1912 në Vlorë. Të gjithë të tjerët, e shumta janë veprimtarë, ideatorë, idealistë që mbajtën dhe mbajnë gjallë Idenë apo politikanë që kanë vendosur ta legalizojmë këtë ide me mjete Juridike. Eshtë kënaqësi që po shtohen zërat, artikulimet, programet, idetë. Dhe nuk ka rëndësi kush është “I Pari”. Rëndësi ka vetëm nje gjë: Që të gjithë "lumenjtë" të derdhen në "Detin" e Shqipërisë Natyrale. Në këtë moment, Qeveria e Shqipërisë duhet ta kapë “demin për brirësh” Dhe që ta bëjë këtë, duhet tu japë “nënshtetësi shqiptare”, të gjitha trojeve shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Bashkimi i territoreve ashtu siç u shpall nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, është veprimi kryesor që duhet të përmbushë politika shqiptare. Në 28 Nëntor 2012, Kombi shqiptar e shpalli bashkimin faktik në Vlorë dhe në Tiranë. Tashmë i takon politikës ta legalizojë me mjete juridike këtë bashkim. Kjo është politike kombëtarë dhe europiane njëkohësisht.

Përballë kësaj situate që ngjason me Rilindjen Kombëtare, janë anakronike dhe antivetvehtes, deklarimet që erdhën nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar . Na porositën që mos shikoni 100 vjet pas!!!!. Bukur. Pak debat historik, sa e lejon korniza e nje editoriali: Nuk janë shqiptarët që shikojnë 100 vjet pas, por është tërë politika greke që shikon 148 vjet pas, në vitin 1864 kur kryeministri grek I asaj kohe, Janis Koletis formuloi famëkeqen “Magaliide” që synonte grabitjen e teritoreve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Ky projekt famëkeq, është akoma në sirtarët e Ministrisë së jashtme greke. Eshtë politika grekë që shikon 72 vjet pas, në vitin 1940, prandaj mban akoma në fuqi Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë, është politika greke që shikon 68 vjet pas kur dëboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarët e Camërisë dhe sot nuk I lejon ata të kthehen në trojet e tyre. Eshtë politika sërbe që shikon 168 vjet pas, në kohën kur Ilia Garashanini formuloi Platformën mbi Sërbinë e Madhe, që shikon 77 vjet pas në kohën kur “Klubi I Beogradit”, miratoi Platformën mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova të Cubrillovicit. Politika fqinje , para se tu japë “leksione shqiptarëve” , le ti djegë publikisht dhe zyrtarisht këto akte shoviniste ndaj shqiptarëve.

Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shëmbull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se Kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet I ka trajtuar më mirë se vehten e tij. Eshtë një Vlerë Europiane. Prandaj edhe Shqipëria Natyrale do të zëvëndësojë boshtin famëkëq dhe luftënxitës Beograd-Athinë, me trekëndëshin paqësor dhe progresist Tiranë-Beograd-Athinë. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Partizanët e Paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështësin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin.

Kush do pasaportë të Shqipërisë miqtë e mi?

image

Alban TARTARI

Kur nisa këtë shkrim, në titull shkrova “pasaportë shqiptare”. Pastaj e ndryshova pasi mendoj që edhe pasaporta e Kosovës është pasaportë shqiptare. Ajo që po u ofrohet të gjithë shqiptarëve në rajon dhe diasporë është pasaporta e Shqipërisë. Ofruesi është Kryeministri Sali Berisha, i cili e bëri këtë nga karrigia e Ismail Qemalit, në ndërtesën muze të qeverisë së parë shqiptare në Vlorë.

Aleanca Kuq e Zi, reagoi menjëherë duke thënë se kjo ishte një kopje e projektit të tyre “një komb, një pasaportë”. Por një ndër emrat e PD një ditë më vonë, Fatbardh Kadilli tha se kjo është në fakt që nismë që z.Berisha e ka artikuluar që në fillim të viteve ’90, kur ai mbante detyrën e Presidentit të Republikës. Gjithsesi debatet për këtë çështje ende vijojnë në Tiranë.

Në gjykimin tim personal nuk ka asgjë të keqe në këtë ofertë që u bëhet shqiptarëve. Madje, do të hiqen barriera e burokraci që sot gjenden në këtë proces. Sigurisht, titullari qendror i vendit, Presidenti, ka të drejtën e tij sot t’ia akordojë kujt të dojë nënshtetësinë. Por, një liberalizim për shqiptarët është një element pozitiv parë në planin kombëtar.

Z.Berisha si për të rrëzuar edhe frikërat e opozitës tha se kjo do nisë pas zgjedhjeve parlamentare, pra që ai nuk synon të fitojë elektorat nga ky proces. E në fakt, nuk ka asnjë dyshim se edhe pas asaj date z.Berisha mund të jetë i fituari i shtetasve të rinj të Shqipërisë, pasi të paktën pretendon se ka një mbështetje më të madhe të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një ndër të përditshmet e Tiranës, e kritikonte z.Berisha pasi sipas tij ai do të boshatiste të gjitha zonat shqiptare në këtë mënyrë duke i mbledhur në 28 mijë kilometra katrorë që është sot Shqipëria. Nuk di sa qëndron kjo, pasi nuk besoj se shqiptarët do turren të jetojnë në Shqipëri; por ata me marrjen e pasaportës do të gëzojnë benefitet edhe të shtetit shqiptar, kjo në rast se ata vuajnë në vendet ku jetojnë aktualisht. Sigurisht, kjo nuk është një zgjidhje për problemet e preshevarëve e as të shqiptarëve të Maqedonisë që kohët e fundit thonë se situata po polarizohet kundër tyre.

Shteti shqiptar duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, pasi për këtë nuk ka nevojë për ligj të ri; kushtetuta e vendit e thotë qartë e saktë që ky shtet është përgjegjës për gjithë shqiptarët në botë.

Një problem në këtë proces mund të jetë se si do të pritet kjo nga BE. Unioni, mund të vendosë veton duke mos e lejuar Shqipërinë të hedhë hap në këtë drejtim. Çështja është se aktualisht një pasaportë shqiptare do të thotë shumë për shqiptarët e Kosovës. Ata kanë mbetur të rrethuar në një geto, ku ndonëse menaxhohen nga BE, përdorin Euron, janë në Evropë, nuk gëzojnë asnjë të drejtë lëvizjeje të lirë si qytetarët e vendeve të tjera fqinje.

Ky është një shqetësim shumë i madh për të gjithë banorët e Kosovës, që duhet të vuajnë kalvarët e tmerrshëm të vizave ashtu si shqiptarët e Shqipërisë pak kohë më parë. Ata po lihen të izoluar dhe pa mundësi punësimi, shkollimi apo edhe argëtimi e pushimi. Në këtë drejtim, pasaporta shqiptare do të ishte një lehtësim për ta.

Nga ana tjetër nuk dihet se si do të reagojë faktori shqiptar në rajon. Me interes në Tiranë pritet reagimi i Kosovës, por edhe reagimi i liderëve shqiptarë në Maqedoni. A janë ata dakord për këtë zhvillim? A është konsultuar z.Berisha me ta?

Gjithsesi, kryeministri i Shqipërisë, e cilësoi këtë si një dhuratë të shtetit shqiptar për 100 vjetorin për cilindo individ në botë që mendon se i përket këtij kombi. Një politikë të tillë e kanë ndërmarrë edhe shtete të tjera në rajon, sidomos Bullgaria dhe Serbia, që kanë lëshuar pasaporta në masë për të gjithë ata që i përkisnin kombësisë së tyre dhe që jetonin në vende të ndryshme të rajonit.

Kjo mund të jetë edhe një shtysë për shumë shqiptarë të Shqipërisë që ndonëse nuk janë të detyruar nga vendet ku bujtin, të heqin dorë nga pasaporta shqiptare. Sigurisht, nuk e shoh këtë si një proces përfitimi material të Shqipërisë nga të ardhurat e pasaportave, por si një proces simbolik ku çdokush që e ka këtë dëshirë, mund të vijë dhe të pajiset me pasaportën që mbart përsipër shkabën dykrenare.
image
Xhelal NEZIRI

Ajo që në prag të festimit të 100-vjetorit të flamurit dhe shtetësisë shqiptare u propagandua si fillim të bashkimit kombëtar, tani fillon të interpretohet në forma të ndryshme. Një javë pas festimit të nëntorit jubilar kryeministri Sali Berisha i tuboi ministrat e tij në Vlorë, në sallën ku ishte mbledhur kabineti i Ismail Qemalit, për të lajmëruar vendimin që do të sjellë bashkimin kombëtar: dhënien pa kusht të shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar, kudo që ai ndodhet. Dhe, për këtë akt u tha se është bashkimi kombëtar i përfolur para festës.

Gjithsesi se është një vendim që duhet përkrahur dhe përshëndetur, mbase edhe i vonuar. Nëse shteti shqiptar në vitin 1912 u shpall në kufijtë e tërë gjeografisë shqiptare në Ballkan, që më pastaj në Londër të përcaktohen kufijtë e tanishëm, atëherë mundësia për marrjen e shtetësisë shqiptare për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë 'londineze" është dashur të jetë e hapur tash e një shekull më parë. Duke poseduar shtetësinë shqiptare, një pjesëtar i këtij kombi jashtë kufijve të shtetit e ka të garantuar mbrojtjen shtetërore të Tiranës, pa marrë parasysh se ku ndodhet. Me dhënien e shtetësisë, Tirana zyrtare obligohet për përkujdeset për çdo shtetas të saj që jeton në Maqedoni, Serbi apo Mal të Zi dhe t'i mbrojë ato nga çdo lloj diskriminimi, përndjekje apo cenimi të të drejtave individuale apo edhe kombëtare, të garantuara me kushtetutat e vendeve përkatëse.

Shtetësia i bën të barabartë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, si në aspektin e shkollimit, punësimit, bërjes së biznesit e deri te e drejta e votës.

Mirëpo, çdo projekt ka edhe anën negative. Shtetësia shqiptare do të thotë edhe një derë e hapur për ikje nga persekutimi etnik, politik apo ekonomik për shqiptarët që jetojnë në shtetet fqinje, të cilëve u cenohet liria, mirëqenia dhe jeta. Që nga liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian (BE) në viti 2009, nga Lugina e Preshevës vlerësohet të jenë larguar afër 30 për qind e shqiptarëve që jetojnë atje. Të gjithë ata kanë vendosur të braktisin vendin bashkë me familjet e tyre kryesisht për shkak të persekutimit ekonomik, që nënkupton mundësi jo të barabarta në punësim, në bërjen e biznesit dhe në atë që do të thotë standard më të mirë të jetesës.

Edhe në Maqedoni gjendja me shqiptarët në aspektin ekonomik është gati e njëjtë. Fluks i madh azilantësh vërshuan vendet evropiane, duke u shprehur se ikin nga gjendja e rëndë ekonomike edhe pse BE-ja nuk njeh kategorinë "të persekutuar ekonomik" dhe për rrjedhojë nuk ua miratoi kërkesën për strehim në këtë vend. Nëse analizohen buxhetet shtetërore të Maqedonisë, me ç'rast një e treta e arkës mbushet nga tatimet dhe remintencat e shqiptarëve, atëherë shumë lehtë mund të hetohet persekutimi dhe diskriminimi ekonomik i shqiptarëve. Në buxhetin e fundit, në arsimin sipëror (vetëm për universitetet) shqiptarëve u ndahen vetëm 13 për qind derisa për zonat e lira ekonomike zero për qind. Asnjë qindarkë për zonën e lirë ekonomike të Tetovës, ndërsa paralajmërohen investime në zonat ekzistuese dhe ndërtim të zonave të reja ekonomike në pjesën lindore të vendit.

Ky varfërim i shqiptarëve në Luginë dhe Maqedoni mund të sjellë në dyndjen e heshtur të shqiptarëve në shtetin amë, ku do të kenë shtetësinë, dhe planifikimin e jetës së tyre në një vend ku do të ndjehen të barabartë në aspektin kombëtar, ekonomik e social. Dikush do të thotë se Shqipëria nuk është vend me standard të njëjtë si vendet evropiane. është e vërtetë kjo, por rritja e vazhdueshme ekonomike e shtetit shqiptar edhe në kohën kur shumë vende të zhvilluara ballafaqohen me recesion, resurset ekonomike dhe njerëzore janë indikacione se ky vend shumë shpejtë do të shndërrohet në një destinacion emigrimi për shqiptarët jashtë kufijve të saj.

Që nga hyrja në fuqi e vendimit për shtetësi në qershor të vitit të ardhshëm, një pjesë e mirë e biznesmenëve dhe intelektualëve shqiptarë jashtë kufijve shtetëror, do të kërkojnë mundësi për t'u shpërngulur diku në Shqipëri që biznesin dhe karrierën e tyre ta vazhdojnë në një vend ku nuk do të kenë barriera etnikisht të motivuara dhe ku nuk do të jenë viktima të argatëve politik shqiptarë në qeveritë e shteteve ku jetojnë.

Këto janë anët pozitive dhe negative të projektit "shtetësi për çdo shqiptar". Kur jemi te bashkimi kombëtar, atëherë ai nuk nënkuptohet vetëm me dhënien e një shtetësie. Duhet të kemi parasysh se, në rajonet e zhvilluara, sovraniteti i shtetit nuk perceptohet si më parë me kufij me gjemba dhe me kufitarë në gjendje lufte. Po të lëvizësh nëpër shtetet e BE-së nuk mund ta kuptosh se në cilin vend gjendesh apo nëse ke kaluar kufirin. Sovraniteti modern i shteteve është fiskal, që do të thotë se kufijtë e një shteti shtrihen deri aty ku arkëtohen tatimet për arkën e po atij shteti.

Shtetësi shqiptare - Shumë keq të thuash JO, e më keq nëse themi PO

image

Bashkim Bakiu

Zoti Kryeministër,

Shpeshherë më ka ndodhur mua, por edhe shumë shqiptarëve nga Maqedonia që në Shqipëri të na quajnë maqedonas, mbase jemi dhe ndihemi shqiptarë.

Ja edhe disa argumente teorike që vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Çështja e identitetit kombëtar në shumë aspekte të saj mund të analizohet së bashku me çështjen e identitetit kolektiv. Identiteti kombëtar është i bazuar në ndjenjën e trashëgimisë së përbashkët që përcillet brez pas brezi dhe në ndjenjën e kujtesës së përbashkët, pra në historinë e kombit. Nga këta dy komponentë del edhe komponenti i tretë i identitetit kombëtar, dhe kjo është - besimi në një fat të përbashkët të anëtarëve të një komuniteti të caktuar dhe të kulturës.

Për më tepër, ka edhe disa elemente të rëndësishme që formojnë identitetin kombëtar, ndër të cilat më të rëndësishme janë: vetë-identifikimi, pra individët vetë-përcaktohen si anëtarë të një grupi të caktuar etnik, sipas origjinës mund ose nuk mund të jenë nga radhët e kombit; pastaj, duke u ndier që i përkasin grupit të tyre etnik, të cilat mund të ndryshojnë duke marrë pozicione në drejtim të anëtarësimit në grup. Pastaj, identiteti kombëtar është pasqyruar përmes përdorimit të gjuhës, kulturës dhe simboleve, që janë element i rëndësishme për formimin e identitetit. Këto pra janë përkufizime teorike rreth përcaktimit të identitetit, megjithatë argumentojnë dhe vërtetojnë identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Duke e u bazuar në deklaratën Tuaj “shtetësi për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë” do të lidhem edhe me një argument respektivisht definicion rreth SHTETËSISË. Pra, shtetësia, ndryshe nga kombësia, është më e lehtë për të definuar. "Nënshtetësia përbëhet nga një komunitet që gëzojnë përfitimet-benifitet, por gjithmonë duke marrë përgjegjësi politike dhe qytetare ndaj shtetit. Në thelb, shtetësia moderne është zbatimi i teorisë së kontratës shoqërore – individi tërhiqet prej disa lirive ndaj shtetit, ndërsa nga ana tjetër shteti garanton përfitime të shumta nga anëtarësimi i individit në shtet. Shtetësia, pra, nuk ka asnjë marrëdhënie me kombësinë.

Ka një numër në rritje të njerëzve (popujve) të cilët, edhe pse kanë shtetësinë e vendit ku jetojnë, konsiderojnë kombësinë e tyre si diçka krejtësisht të ndryshme. Një shembull i mirë janë indianët e shumtë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e tyre migruan gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të shekullit të njëzetë, në mënyrë që brezi i dytë aktualisht ka rreth njëzet vjet. Prandaj ata që kanë lindur në Britani të Madhe kanë shtetësinë, por shumica prej tyre ndjejnë se kanë kombësi krejtësisht të ndryshme, indianë, pakistanezë etj.

I nderuar Kryeministër,

Unë jam një shqiptar nga Maqedonia; jetoj dhe punoj ne Zvicër, Gjermani, Itali… jam këtu që moti. Me punën time këtu ushqej familjen time, ndihmoj vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni; kam kontribuar për flamurin, për gjuhën shqipe, për kulturën dhe do të vazhdojë të ndihmojë. Kam dy shtetësi: të Maqedonisë dhe të shtetit ku për momentin jetoj dhe punoj. Por, përsëri identiteti im është shqiptar. Nëse me ofrohet pasaporta e Shtetit shqiptar me plot dëshirë do të pranoja; sinqerisht do të braktisja shtetësinë e Maqedonisë, sepse shteti ku veproj dhe punoj nuk lejon të kesh më shumë se dy shtetësi. Këtu punoj, siguroj kafshatën e gojës për mua dhe familjen time dhe kam mundësi t’u ndihmojë shqiptarëve, do të ishte vështirë të tërhiqem nga shtetësia e shtetit ku për momentin punoj, sepse ky shtet më garanton të drejtën e punës dhe më mban ekonomikisht mua dhe familjen time, Por, do të ishte edhe më vështirë për mua të refuzojë shtetësinë shqiptare. Kurse kam dëgjuar se në Maqedoni shumica e të drejtave, sidomos të shqiptarëve varen nga numrat, përqindjet... Sikur të tërhiqem nga ajo shtetësi, do të zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Mos vallë mund t’i dëmtojë?!

Ka shumë shqiptarë që kanë shtetësi shqiptare që nuk ndjehen shqiptarë, por ka edhe më shumë që nuk kanë, por ndjehen shqiptarë dhe, për pasojë, shtetësia nuk na bën as më pak e as më shumë shqiptarë.

“Nënshtetësia për të gjithë shqiptarët, nxit spastrimin etnik”.

image

“Nënshtetësia për të gjithë shqiptarët, nxit spastrimin etnik”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për GSH-në akademiku Rexhep Qosja.

Sipas tij, retorika patriotike e Sali Berishës do të vazhdojë deri sa: “Në çastin kur ndonjëri nga përfaqësuesit politikë e diplomatikë evropianë e amerikanë ta kapë për veshi dhe t’i thotë ule pak atë ulërimë “patriotike”! Pasi të kapet për veshi a për hunde do ta kyçë gojën e tij patriotike për kohë më të gjatë. Mësimet që i vijnë prej sovranëve të jashtëm të Shqipërisë, Sali Berisha i dëgjon kujdesshëm dhe i mëson shumë mirë sado që kohë pas kohe i harron shumë pendueshëm!”.

Sipas Qoses, në retorikën nacionaliste të Berishës nuk ka asgjë për tu çuditur pasi jetëshkrimi politik i Sali Berishës karakterizohet nga akrobacitë theqafëse patriotike e kundërpatriotike, demokratike e staliniste, zogiste e anti-zogiste.

Ai shpjegon se pse e mbron figurën e diktatorit Hoxha.

“Nuk e thotë pa shumë arsye filozofi i njohur spanjoll, Ortega Y Gaset: ‘Nuk qëndron problemi te Çezari që sundon, po te të tjerët që sundojnë me emrin e Çezarit në gojë’. Shumë çka po hidhet sot në shpinën e Enver Hoxhës, që është një prej figurave me përkushtimin më të madh atdhetar në historinë shqiptare, në të vërtetë është bërë prej atyre diktatorëve të mesëm e të vegjël rreth e qark tij. Këta ish- diktatorë të vegjël që po na terrorizojnë me shpifjet e tyre edhe sot, tani po hedhin gurë e drunj mbi Enver Hoxhën për të shfajësuar veten”, thekson Qosja.

Përsa i përket FRD-së dhe AK-së, Qose mendon se ata do të marrin elektorat demokrat dhe për AK-në do të votojnë të rinjtë me veprimtari të ndryshme të lira, të papunësuar, ndërsa për FRD-në më së shumti do të votojnë pjesëtarët e shtresës qytetare.

MISRI I RREZIKSHËM NGA SËRBIA – IMPORT KANCEROGJEN ?!


Pjesa më e madh e prodhimit të sivjetmë të misrit në Serbi është i kontaminuar dhe përmban materie helmuese, njofton B92. .

Mendohet se kontaminimi i misrit është shkaktuar nga thatësia dhe shtohet se te ky sipër është vërejtur prania e aflatoksinimimit, përbërësi më kancerogjen që haste tek ushqimet për njerëz dhe kafshë.

Vetëm 30 për qind e prodhimit të sivjetmë të misrit nga Serbia mendohet të mos jetë e kontaminuar.



-------------------

 MISRI I RREZIKSHËM NGA SËRBIA – IMPORT KANCEROGJEN ?!


Selatin Kaçaniku


Bereqeti i sivjemë i misrit në Sërbi është i kontaminuar, i helmuar, i infektuar me AFLATOKSINË, një lloj këpurdhe “Aspergillus flavus “, që është bashkdyzim i rrezikshëm, kancerogjen dhe sulmon mëlqinë duke shkaktuar kancer, por që prekë dhe organet tjera.

Ndërmarrja për kontrollin e cilësisë “ SGS Srbija “ ka njohtuar për dështimin e të lashtave të sivjeme të misrit në Sërbi, që është një nga eksportueset më të mëdhaja në Rajon. Në laboratoret e SGS është konstatuar AFLATOKSINA, bashkdyzim tejet kancerogjen i cili mund të gjendet në ushqimin për njerëz por edhe në ushqimin e kafshëve.

Sipas SGS-së arsyeja e shfaqjes së AFLATOKSIN-nës, është thatësia e madhe që përcolli verën e sivjeme dhe agrobiznesin. SGS njohton poashtu se vetëm 32% e bereqetit të sivjemë të misrit në Sërbi është i shëndetshëm dhe i sigurtë për ushqimin e njerëzve dhe për procesim. Një pjesë e të lashtave të sivjeme të misrit në Sërbi që i përmbushë standardet mund të përdoret për ushqim kafshësh e pjesa tjetër për prodhimin e bioetanolit dhe të nishestes.

Koncentrimet më të larta të AFLATOKSIN-ës nga të lejuarat imponojnë reagimin e duhur dhe të menjëhershëm edhe në Kosovë, e cila është një nga importuesit më të mëdhenjë të misrit nga Sërbia. Importuesit, distributorët, depotë, shitësit me shumicë e me pakicë, përpunuesit...duhet të jenë tejet të kujdesëshëm në raport me këtë artikull jetik për ushqimin e njerëzve dhe kafshëve si dhe për industrinë dhe agrobiznesin.

 Masat për mbrojtjen e konsumatorit duhet të jenë të organizuara mirë dhe me një përfshirje të gjërë horizontale e vertikale të të gjithë faktorëve relevantë. Këto masa është dashur të ndërmerren me kohë dhe menjëherë. Çuditërisht Institucionet, Asociacionet e as Mekanizmat e mbrojtjes së tregut akoma nuk kanë reaguar as me informim as me fushata vetëdijësimi të publikut, pikë së pari të konsumatorit.


Problemi me AFLATOKSIN-ë, ka marrë përmasa pandemike sepse është shfaqur, në përmasa më të vogla, edhe në Hungari, Rumani e Bullgari – kryesisht shtete ku furnizohet Kosova. Duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe kushtet e ngjajshme atmosferike që mbretëruan sivjet edhe në Kosovë është e pritur dhe e mundshme që ky problem të ketë prekur, ndoshta në përmasa më të vogla, edhe Kosovën. Është e udhës që kompetentët t i bëjnë studimet dhe analizat e duhura laboratorike dhe të dalin me një Raport kompetent para opinionit.

Duke pasur parasysh kufirin poroz, rrjetin e kontrabandës Sërbi-Kosovë, performansat e pamjaftueshme të Mekanizmave të mbikqyrjes së tregut dhe të Sistemit të drejtësisë, e mbi të gjitha nivelit të ulët të ndërgjegjes dhe të kulturës / edukatës së disa afaristëve, në nivel Shtetëror duhet të ndërmarren masat e sigurisë dhe të parandalimit të importit të këtij misri në Kosovë.


Selatin Kaçaniku, dheKONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458



10.12.2012.



Kujdes nga misri i helmuar në Serbi , provokon kancerin


Skandali i fundit me misër të infektuar nga Serbia ka sjellur humbje financiare prej rreth 46 milionë, por më e rëndësishmja është edhe humbja e imazhit dhe klientëve, blerësve të misrit në vendet fqinje dhe botë, ka thënë i shqetësuar sot për Tanjug drejtor i drithrave të Serbisë “kokërr” Vukosav Sakovic.

Sipas informatave në fillim të tetorit është njoftuar se kultura e misrit nga Serbia është e infektuar me aflatoxin , si një sistem të paralajmërimit të hershëm për RASFF BE-së (Rapid Alert System for Food and Feed) Edhe autoritetet italiane muarën një informacion në lidhje me një toksina dërgesës zbuluar në misër është Serbia përmes Kroacisë që eshtë eksportuaar për në Itali.

Drejtori i shoqatës “Zito Serbia” Vukosav Sakovic, ka pohuar për Beta, se pasojat negative të infeksionit në përqindjen më të madhe po ndihen tek prodhuesit me kulture misri, pasi kjo do të shkaktojë reduktime të eksporteve në mënyrë drastike.


Edhe Marinko Ukropina, drejtori i kompani së ”SGS serbe” tha për gazeta novosadase “Magyar Szo” se në laboratorët e kompanisë ka konfirmuar kontaminimin e misrit në Serbi me aflatoxin, të cilat janë njohur dyshohet të jetë me lemente kanceruese, që mund të gjenden në ushqim. ”


Ukropina pretendon se thatësira ka shkaktuar helmimin e misrit dhe në bazë të mostrave të hetuara mund të konkludohet se vetëm 32 për qind e kultures se këtij viti është i sigurt për përdorim njerëzor., për cka blerësit duhet të kenë kujdes se ku dhe nga kush po blejnë misër.

Skandali i fundit me misër të infektuar nga Serbia ka sjellur humbje financiare prej rreth 46 milionë, por më e rëndësishmja është edhe humbja e imazhit dhe klientëve, blerësve të misrit në vendet fqinje dhe botë, ka thënë i shqetësuar sot për Tanjug drejtor i drithrave të Serbisë “kokërr” Vukosav Sakovic.

Pjesa më e madh e prodhimit të sivjetmë të misrit në Serbi është i  kontaminuar dhe përmban materie helmuese, njofton B92. .

Mendohet se kontaminimi i misrit është shkaktuar nga thatësia dhe shtohet se te ky sipër është vërejtur prania e aflatoksinimimit, përbërësi më kancerogjen që haste tek ushqimet për njerëz dhe kafshë.

Vetëm 30 për qind e prodhimit të sivjetmë të misrit nga Serbia mendohet të mos jetë e kontaminuar.   


------------------

artikuj


A ka rrezik nga misri i kontaminuar?


Prishtinë, 11 dhjetor 2012

Misri që importohet nga Serbia është i kontaminuar, i helmuar, i infektuar me AFLATOKSINË, një lloj kërpudhë “Aspergillus flavus “, që është bashkedyzim i rrezikshëm, kancerogjen dhe sulmon mëlçinë, duke shkaktuar kancer, por që prekë dhe organet e tjera. Për këtë po alarmon Shoqata “Konsumatori”, sipas së cilës importi nga Serbia dhe rajoni, duhet të ndalohet menjëherë, pasi që rreziku është i pranishëm. Selatin Kaçaniku, nga Shoqata “Konsumatori”, ka thënë për Kosovapress se është shqetësuese që institucionet tona, nuk kanë reaguar akoma për këtë rrezik i cili tashmë ka trokitur në derën tonë. Sipas tij, institucionet përkatëse, të cilat është dashur të kontrollojnë misrin e sivjetmë, të bëjnë analiza laburatorike dhe konform tyre të konstatojnë nëse Aflatoksina është paraqitur edhe tek ne, në mënyrë që përgatiten fermerët dhe të dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Pohimet e Kosumatorit, që institucionet tona nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, i mohon Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), e cila pohon se misri që importohet nga Serbia, që 10 ditë është ndaluar për qarkullim në tregun e Kosovë.
Lamir Thaçi, zyrtar për informim tha se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencës që ka dhe se që nga dita kur është dhënë një informatë e tillë, para me shumë se 10 ditë, janë ndaluar për shitjet misri dhe të gjitha produktet e misrit që importohen nga Serbia. Sipas tij, të gjitha ngarkesat që vijnë në kufij mostrohen dhe bllombohen, pastaj merren nen kontroll të inspektoreve fitosanitar regjional të AUV-së.



Sipas tij, deri në marrjen e rezultateve të plota, këto produkte do të qëndrojnë nën masën e ndalesës për shitje , në treg të brendshëm. Thaçi, po ashtu pohoi se mostra për analiza në laboratorët tonë në Kosovë, do të analizohen dhe se deri më tani nga analizat e kthyera, nuk rezulton prezencë e kësaj kërpudhe në misrin e importuar. Ai tha nëpër Pikat e Kalimit Kufitar kufitare kanë inspektorët dhe se brenda territorit të Republikës se Kosovës, ka shtuar masën e kontrollit, duke ngritur masat në nivel me të lartë sa i përket kontrollit të misrit dhe se në momentin e paraqitjes së rezultateve që tregojnë se ka këtë lloj helmi, do të bëhet ndalimi në tërësi i misrit dhe sasia që është brenda, do të asgjësohet

Festë ....





  • Sonte, ne fakt, eshte feste per gjithe vendin. Po te ndalemi e te mendojme per nje çast, te gjitheve ndershem, xhelozeve dhe jo xhelozeve, na buron nje fjale Faleminderit! Te gjitheve atyre qe guxuan dhe munden te behen artikulim i zerit te popullit te uritur, te vrare, te poshtruar e nenshtruar. Te gjitheve atyre qe krijuan Partine Demokratike te Shqiperise duke legalizuar pluralizmin politik.
    Sonte ne fakt Sali Berisha ka gezim te ligjshem se feston 22 vjetorin e PD te cilen e udhehoqi 22 vjet. Nuk eshte shaka te udheheqesh permes gabimesh e suksesesh 22 vjet nje force politike qe i ka dhene tonin vendit 22 vjet.
    Sonte, ne kushte normaliteti Edi Rama dhe gjithe kryetaret e partive politike reale te vendit, jo te qofthaneve politike, duhej te kishin feste e gezim : sepse eshte festa e pluralizmit politik te vendit, fale te cilit kemi ca parti e mbi 70 qofthane politike, fale te cilit ka rotacion pushteti.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...