2013-03-04

Rënia e heroit kombëtar duke kënduar, si metaforë e qëndresës dhe vetëflijimit

description

Një vepër poetike letrare

Fati e deshi dhe me ra në duar një vepër letrare “Shqiptari vdes duke kënduar”, të poetit Naim Kelmendi, me vargje si almanak i kohës së krenarisë kombëtare të një brezi ndër më të privilegjuar nga fati dhe nga Zoti për të rikthyer nderin e identitetin, Hartën e trojeve të grimcuara nga dhëmbi helmues i krimbit katalesh me emrin Evropë, për të nisur fillimshekullin e ri sot krejt më ndryshe se sa që ishim dje. Një penë e qenies poetike e një krijuesi prodhimtar e kureshtar, Naim Kelmendi, e kisha hasur kohë më parë nëpër letrat shqipe në Kosovë, dhe jashtë saj, mirëpo, me hedhjen në duar të publikut lexues dhe njohësve të artit letrar gjithandej trojeve të Shqipërisë etnike, ( kjo vepër u botua dy herë), fuqia sublime e verbit poetik të këtij krijuesi, depërtimi i thellë deri në palcën e këngës, të vdekjes pa vdekje, të dhembjes krenare, të sakrificës e vetëflijimit të species dardane të Heroit për liri, qasja krejtësisht e re e thithjes së nektarit të shembullit unikat “Shqiptari vdes duke kënduar”, bëri që shumë hulumtues, analistë të kritikës letrare, shumë lexues dhe dashamirë të artit poetik, veprën “Shqiptari vdes duke kënduar” të Naim Kelmendit, me të drejtë ta veçojnë si njëra ndër veprat poetike letrare më kulmore me motive malesh e krismash e thirrjesh, si një almanak kohësh e historie kombëtare, për të mbajtur gjallë kujtimin e vdekjes me këngë në gojë, për të lartësuar shpirtin e këngës shqipe, nderin dhe traditat e species dardane: trimërinë, qëndresën, besa-besën, pushkën për liri.
Rreth boshtit të vargjeve të kësaj vepre të dalluar më shumëçka nga simotrat e veta, vërtitën një zërë faktesh e dëshmish e ngjarjesh realiste (jo fiktive) të një kohe madhore e krenare të jetës sonë, të kohës së maleve, të krismave të lirisë, të kohës së thirrjeve me besa-besë për të rikthyer nderin, traditat, lëkurën e mishin e trupit të zhbiruar nga kanxhat e Stimfaslit të bishës së çakërdisur sllavo-ruse.
Gjeografi e atdheut: nga kënga deri te rënia krenare
Lexuesi në këto vargje magjepset me gërshetimin e artit poetik letrar me malet, me krismat, me sakrificën, me vetëflijimin e Heroit legjendar Adem Jashari, i cili, heroizmi i të cilit plekset (spikatet kujdesshëm nga poeti) edhe me sakrificën shekullore të brezave të popullit për çlirim shpirtërore,mendor, historik, gjeografik, kombëtar. Sipas timbrit poetik thurur me një det metaforash, Heroi legjendar, në çastin analog me kullën e Oso Kukës dhe vetë Heroin e saj, godet ballin e bishës egërshane i etur për ta pirë gjakun e foshnjave, të nënave, fëmijëve (shqiptarë në ecje brezash) Jashari, por që Heroi legjendar vërtet hyn në analet e legjendës shqiptare: godet e këndon, qëndron e këndon, sheh vdekjen dhe prapë këndon, dhe kur i pakësohen fishekët, ai shpirtin e sëmurë të rodit të Shën Savës e godet me jehona të këngës shqipe:“ O Zhujë Selmani....”.100 e 1 000 herë më të fuqishme se sa topi i armikut. E, kënga e Heroit legjendar është metaforë aq e qëlluar dhe e fuqishme, është qëndresë, nder, traditë shqiptare, dhe kënga e Heroit legjendar godet bishën, jo në trup, por kënga godet në shpirtin e sëmurë karpatian të bishës të pa fe, pa atdhe, pa zot! Kënga e Heroit legjendar është vetë qëndresa, nderi, trimëria, vendosmëria e rezistencës dhe e luftës për liri, kënga e Heroit legjendar është vetë liria, pavarësia e Kosovës. Kënga e Adem Jasharit, shkruan poeti, është Gjeografi e atdheut, është krenari kombëtare, gjithsesi është edhe një shembull i rrallë i vetëflijimit shenjtëror për Zot e atdhe e fe e identitet prej gjeni iliri.
Vetëflijimi i heroit, cilësi e trimave e burrave kombëtarë
Shtigjeve të Luftës Çlirimtare, me të cilat ishte mishëruar edhe vetë poeti Kelmendi, veçmas në Epopenë e Koshares, ecën edhe vargjet e kësaj vepre letrare me shumëçka, siç thamë më lart, vepër kulmore e krismave, e maleve, e shtigjeve ku ranë shumë trima çlirimtarë në fushëbetejë dhe luftëra të ashpra, por ajo që mëton të vlerësohet shkallë e lartë e arritjeve të poetit gjithsesi është shëtitja, krahasimi i vetëflijimit të Heroit kombëtar, siç është Adem Jashari, kryekomandanti i UÇK-së.
Tregimi edhe për shumë vetëflijime të tjera të burrave trima shqiptar nuk i ngjason atij rrëfimi të lashtë nga gojët e gjysheve o gjyshërve tanë për Oso Kukën (u dogj bashkë me Kullën e lashtë), Mic Sokolin (e vuri gjoksin në tytën e topit turk, Sefë Kosharen (deri të lisi ku lëvarej litari për qafën e trimit, ai vetëm këndonte, dhe kur deshën me ia vënë litarin rreth qafe, ai me zë të lartë prej një trimi të rrallë, u tha xhelatëve turq: “ Jo, unë vetë e vendosi litarin rreth qafës time!”, gjë tronditi shpirtin e sëmurë të rodit turqe prej nëne, turqe prej babe!), por, kë veprën e tij “Shqiptari vdes duke kënduar” dritëson, lartëson, i jep timbër dhe inerci shembullit të Heroit kombëtar, i cili, vdekjen e bën me këngë, me ngrohtësinë dhe vlerën e këngës, me simbolin e odave të lashta shqiptare, në të cilat, vetë kënga e rapsodit ishte një det me valë i frymëzimit kombëtar, i qëndresë, i burrërisë, i trimërisë dhe i vetëflijimit. Dhe, deri sa zjarri ishte mjeti me të cilin u vetëflijua trimi kombëtar Oso Kuka, gryka e topit turqishte ajo që mori jetën e trimit tribun dhe gjeneralit Mic Sokoli, përkundrazi, Heroi legjendar Adem Jashari shembet me këngën rapsodike shqipe.
“O Zhujë Selmani....”! Pra, kënga ishte ajo që e shoqëroi Heroin kombëtar në qëndresë, në heroizmin e tij, nuk e la të vetmuar kënga shqipe Heroin!b Ishte mish e gjak ngjizur bashkë me të, kishte hyrë kënga, me fuqinë dhe bukurinë e saj, brendapërbrenda në shpirtin, zemrën, në gjakun e Heroit kishte hyrë kënga e lashtë burimore shqiptare, kënga patriotike për trimin Zhujë Selamni.
Një shtegtim metaforik i dhembjes krenare
Vargjet e stisura me larushi metaforash sikur dëshmojnë së Naimi ka një përvojë të gjatë në lirimin e vargut poetik, por edhe atë më sublimen e kohës sot e nesër: poeti Kelmendi ia thotë artit letrar të poezisë, me përkushtim e dije e seriozitet, me mjeshtri e vullnet e kulturë ,dhe mendojmë se me këtë vepër më të re ky poet, tashmë i afirmuar dhe i dëshmuar zuri hapësirën kulmore poetike letrare, dhe për këtë arritje kulmore dëshmon numri aq i madh i hulumtuesve të letërsisë, analistë, poetë, kritikë letrarë brenda dhe jashtë hapësirës së Shqipërisë etnike, që me vlerësimet e tyre jo vetëm pëlqyen, por edhe lartësuan e veçuan për lakmi punën, mjeshtërinë dhe aftësinë e poetit Naim Kelmendi për shkrirjen e ndërthurjen e mjeteve e shprehëse gjuhësore e letrare,duke gatuar kështu një BUKË me brumin e shteg-shtigjeve të krenarisë dhe të dhembjes krenare, duke sublimuar me mesazhin e temës bosht të krismave të lirisë edhe njohjen me rrënjët e identitetit historik e kombëtar. Duke përfunduar këtë shkrim vlerësues po theksoj sinqerisht; të rralla janë ato vepra letrare artistike me vargje, që pata nderin t’i kam në duar e t’i lexoj, në mesin e një deti syresh që janë përkushtuar Luftës Çlirimtare të Kosovës, por, vepra në vargje “Shqiptari vdes duke kënduar” , dorën në zemër, me ka lënë përshtypje të fuqishme, dhe për këtë konstatim timin ua lëmë për nder lexuesve kureshtarë, dashamirë të artit poetik letrar, për t’u bindur se kemi fat që sot në duart tona kemi një këso vepre të arrirë dhe me sh çka e për shumëçka e dallueshme nga veprat me po me këso motivi të UÇK-së, me moton: Vdekja s’është një tragjedi për Heroin. Një dhembje krenare. Shtegtimi i vdekjes dhe i këngës deri në rrënjët e identitetit: sakrificë, flijim, qëndresë, dëshmi historik e jetës: Shqiptari vdes duke kënduar tek flamuri, tek fara e species dardane, tek rrënjët e fisit, tek buka, tek nderi stërgjyshor, tek krismat që thërrasin me besa-besë... Shqiptari vdes duke kënduar!

Akademiku me korespondencë i Kosovës z.Oliver Shmit një serbofil i pistë!....


Oliver Shmit tenton të futë konfuzion

Ai është po ashtu i njohur si person që shkroi një libër kontradiktor mbi Skënderbeun

Institucionet kosovare duhet të kenë kujdes se kujt ia dhanë titullin anëtar i jashtëm i ASHAK-ut, në këtë rast Shmitit, i cili me punimet dhe kontradiktat e tij, në fakt shkruan dhe konteston pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare


Shkruan: Burim BREZNICA

Ilirët si paraardhës të shqiptarëve pranohen nga shumica e ekspertëve dhe studiuesve seriozë të historisë nga kombe të ndryshme. Gjetjet për ilirët edhe sot analizohen nga historianë, arkeologë por nganjëherë edhe politikanë, që në rast të rivalëve të shqiptarëve, kanë përdorur “argumente” kundër prejardhjes shqiptare nga Ilirët dhe kanë tentuar të propagandojnë se gjoja edhe disa nga sllavët “kishin prejardhje ilire”. Kurse së fundi edhe Oliver Shmit, një studiues zviceran, i është bashkuar zërave të futjes së konfuzionit dhe tentimit për të ‘rishkruar dhe rizbuluar’ historinë e shqiptarëve duke theksuar se gjoja ‘nuk paska një vazhdimësi mes ilirëve dhe shqiptarëve’. Ai është po ashtu i njohur si person që shkroi një libër kontradiktor mbi Skënderbeun, për të cilin libër mori kritika shkencore nga studiues të ndryshëm. Pasi lexova deklarimet e tij të fundit, vendosa të përgatis këtë shkrim duke zgjedhur disa nga gjetjet e ekspertëve ndërkombëtarë të historisë, të cilët dëshmojnë se Ilirët janë paraardhësit e vërtetë të shqiptarëve dhe e kanë dominuar gjeografinë në Ballkan historikisht. Disa nga këto fakte dhe të dhëna, unë i kam publikuar në pjesën e tretë të librit tim të dytë, ‘Shtetndërtimi dhe Kosova’, të botuar më 2010, si dhe argumente tjera, si p.sh. nga Noel Malkolm dhe Instituti suedez për politika të jashtme që dëshmojnë qartë lidhjen dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare.
“The Palgrave Concise Historical Atlas of the Balkans” – Atlasi konciz historik mbi Ballkanin
Ky libër historik në formë atlasi, i shkruar në vitin 2001, nga profesorët amerikanë, Dennis P. Hupçik dhe Harold Koks është një atlas-libër historik dhe objektiv për shqiptarët në Ballkan. Në shpjegimin historik thuhet se: shqiptarët flasin një gjuhë unike që rrjedh nga ilirishtja e vjetër. Në kohën antike, ilirët kanë banuar pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor (harta nr. 4). Valët invaduese të romakëve, gotëve, avarëve dhe sllavëve, i shtynë/detyruan ilirët të zhvendosen në në rajonet malore të banuara nga shqiptarët e sotëm. Po aty thuhet se shqiptarët dhe grekët janë popujt më të vjetër në Ballkan kurse të tjerët janë ardhacakë, kush më herët e kush më vonë. Në hartën numër 6, atë mbi Perandorinë Romake lindore, fundshekulli i 6-të përmenden si porte të rëndësishme detare Durrësi dhe Vlora. Po aty tregohet një hartë autentike e viteve 527-565 në kohën e sundimit të Justinianit I dhe aty shihet se Ilirët kanë dominuar qartë Ballkanin Perëndimor dhe kanë banuar në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë, në Serbinë e sotme dhe kuptohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Po në atë hartë, në ato vite dhe në ato vende që përmendëm, nuk shihen sllavët që ende nuk kishin ardhur në Ballkan. Por nëse shfletojmë një faqe më tej në hartën numër 7 dhe në fundshekullin e 7-të, shihen dallime të mëdha, sepse aty paraqitet Perandoria Bizantine dhe ardhjet masive të sllavëve në Ballkan nga malet e Karpateve!
“The Illyrians” – Ilirët nga Xhon Uiks (Blackwell Publishers, 1992, USA)
Për më shumë se 1000 vjet para ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekujt 6-7, tokat në lindje të Adriatikut kanë qenë vendi dhe shtëpitë e njerëzve të njohur nga bota e vjetër si Ilirët (f.3). Dokumenti dhe shkrimi i parë në botën moderne mbi Ilirët u botua në “Albanesische Studien” të J. G. von Han, të publikuar në Jena më 1854, në të cilin shkrim autori paraqiti dhe mbrojti tezën se shqiptarët e sotëm kanë origjinë nga ilirët e vjetër (f. 5). Edhe Uiks thekson se Ilirët kanë jetuar në tërë Gadishullin Ballkanik duke përfshirë përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe Slloveninë e sotme, Kroacinë, Malin e Zi. Emrat ilirë janë dëshmi tjetër që lidhen me shqiptarët e sotëm. Në gjeografinë e studiuesit Strabo, tradita greke identifikonte ilirët si popull apo etni që ishin të ndryshëm nga trakasit, maqedonasit dhe grekët. Studiuesit modern të emrave ilirë si p.sh. H. Krahe, A. Mayer definuan një linguistikë të vecantë të ilirëve. Emrat si Gentius-Genti, Teuta, Plator, Ledio, Pleurat etj. ekzistojnë edhe sot tek shqiptarët dhe janë dëshmi të rëndësishme të përcjelljes së traditës.
Ilirët – Enco Gati (Ilirët, 1981, Bargjini)
Kush ishin ilirët? Janë disa gjëra që japin përgjigje në këtë pyetje: Toponomastika: regjistrat e gjeografisë së lashtë, është arkeologjia, një muze që duhet interpretuar janë mbishkrimet e lashta. Shkrimet e vjetra, toponomastika dhe arkeologjia janë materiale të vjetra të parahistorisë. Duhet shfrytëzuar për të njohur ilirët. Fjalori gjeografik i ilirëve është provë e padiskutueshme e shtrirjes së këtij populli, e gjuhës së tij, vendqëndrimit dhe qytetërimit të tij (f. 48). Toponimet dëshmojnë të njëjtën përmbajtje ilire. Dëshmojnë gjithashtu që Iliria shtrihej mbi të gjithë Ballkanin (f. 49). Ilirët, në kohët romake zotëronin pothuajse mbarë Ballkanin e arrinin deri mbi Alpe, në Eindilica e në Retia (f.10). Gjuha shqipe është bijë e gjuhës së lashtë ilire (f. 53). Shenja alfabetike shumë të lashta dëshmojnë lashtësinë e gjuhës së shkruar ilire. Leximi i shkrimeve të lashta iberike na konfirmon një lidhje në shkrim dhe në fonetikë midis fjalorit ilir dhe fjalorit shqiptar (f. 56-57).
Burimet greke dhe romake që flasin për Ilirinë nuk janë të besueshme. Janë të vona dhe ilustrojnë shekujt e disfatës. Janë të njëanshme dhe keqdashëse. U shërbejnë orekseve greke dhe romake. Por mbi të gjitha janë tejet konfuze. (E. Gatti, Ilirët, 1981, faqe 7). “Romakët kanë shkatërruar bibliotekat, ndoshta edhe atë të Aleksandrisë. Nazifashistët kanë djegur libra. Por shkatërrimi i një gjuhe, i një shkrimi, i një toponomastike, i një historie dhe i një feje është një dukuri gjigante, e pabesueshme që kurrë nuk ka ndodhur në histori. Për të lënë në heshtje të kaluarën, para së gjithash, i duhej mbyllur goja shkrimit e duhej krijuar një konfuzion gjuhësh. Konfuzioni i gjuhëve i përgjigjet së vërtetës historike. Shkatërrimi i botës së lashtë indoevropiane sjell krijimin e gjuhëve sllave, anglosaksone dhe të tjera” (f.147). Në botën indoevropiane e ilire ka nyje e prapashtesa. Roma modifikon gjuhën: eliminon nyjat. Modifikon prapashtesat, fut të reja, të çuditshme e vulgare, të tipit “um, arum, orum, abus ed ibus”. Pastaj Roma modifikon shkrimin. Ilirët shkruanin nga e djathta në të majtë, atëherë kjo u ndërrua në të kundërtën, nga e majta në të djathtë (f.148). Falsifikimi shkrimor nuk ishte i rastësishëm. Të gjitha konceptet e popullit ilir shkatërrohen e përmbysen me ashpërsi e egërsi. Hyjnitë e ilirëve zëvendësohen, me mujshi, me perënditë e reja greke e romake. Edhe gjuha ilire përdoret për këtë ndryshim. Panteizmi, konceptimi themelor i fesë ilire, mohohet, goditet me të gjitha mënyrat. Përmbysja totale e koncepteve, teologjive, riteve, vlerave, zakoneve godet Hyjneshën e madhe Nënë ilire. Pastaj vazhdohet me fyerjet dhe mallkimet ndaj ilirëve. Edhe arti shërben për të sulmuar e për të hedhur poshtë konceptimet e vjetra. Arti linear, gjeometrik, i stilizuar e i thjeshtë i të lashtëve akuzohet si një art primitiv, i shëmtuar e barbar (f.149-152). Megjithatë, qytetërimi grek dhe ai romak nuk kishin krijuar as pëlhurën, as bronzin, as rrotën, as qeramikën, as grurin, as vreshtat, as ullinjtë, as shkrimin dhe as rrugët e tulave. Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje e gëzimi, janë krenaria e popujve mesdhetarë: e albano-ilirëve (f.120). “Vet ekzistenca e shqiptarëve dhe fakti që jemi këtu, që kemi trashëguar nga një brez në tjetrin gjuhën tonë, artin tonë, muzikën tonë, kostumet tona origjinale, provon qenien tonë si popull antik, i pamposhtur (S. Anamali, Bull. Assoc. Int. Etudes Sud Europeen 1972/2).
Kosova, një histori e shkurtër – “Kosovo a short histori” nga Noel Malkolm (Macmillian 1998)
Malkolm në faqet 37-38 thekson se origjina e shqiptarëve duhet të kërkohet tek ilirët veçanërisht në Kosovë, në Malësi dhe në pjesët veriore të Shqipërisë e Mal të Zi si dhe në bregdetin Adriatik. Elementet latine në gjuhën shqipe konfirmojnë këtë gjë. Tjetër element Malkolm përmend emrat e vendeve, emrat personalë dhe emrat fisnorë në latinisht (faqe 32) si dhe mësimi i fesë së krishterë nga mësues latinë ose latinofolës (f, 36). Malkolm thekson në faqen 31 se ‘është e qartë që gjuha shqipe është me të vërtetë e vetmja gjuhe reprezentuese e vjetër ballkanike (së bashku me greqishten). Gjuha shqipe i takon familjes indoevropiane, por është një nëndegë pa gjuhe të tjera të afërta apo të ngjashme’. Gjersa në faqen 23 shkruan mbi ardhjen e parë të invaduesve sllavë në Kosovë dhe atë në vitet 547-548 nga malet Karpate dhe andejpari.
Instituti suedez për politika të jashtme
Utrikespolitiska institutet - në publikimin për Shqipërinë (UI, shkurt 2009) në faqe 11 shkruan se ‘shqiptarët kanë prejardhje nga ilirët, një popull që në periudhën e Bronzit (rreth 1000 vite p.e.r) kanë banuar në Ballkanin Perëndimor. Gjersa në faqe 6 thuhet se ‘gjuha shqipe është e vetmja gjuhë që rrjedh nga ilirishtja’. Këto janë argumente dhe të dhëna shumë të rëndësishme historike-ndërkombëtare për vazhdimësinë iliro-shqiptare. Këto fakte të shkruara objektivisht, profesionalisht dhe në mënyrë neutrale nga ekspertë ndërkombëtarë të historisë janë përgjigjja më e mire ndaj autorëve si Shmiti (që nuk dihet çfarë motivesh ka, pse ngrit teza të tilla ‘shkencore’ në momente kritike për Kosovën dhe nga cilat qarqe është i angazhuar), ndaj enciklopedisë false maqedonase apo tentimeve tjera për ta ‘rizbuluar historinë’ në vitin 2013!! Institucionet Kosovare duhet të kenë kujdes se kujt i dhanë titullin anëtar i jashtëm i ASHAK, në këtë rast Shmitit, i cili me punimet dhe kontradiktat e tij në fakt shkruan dhe konteston pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare. Sugjerimi im për ASHAK-un është që në vend që t’i kritikojnë ata studiues të paktë që kanë bërë hulumtime të rëndësishme dhe ndër të rrallat në këtë fushë (e kam fjalën për z. Jusuf Buxhovi dhe publikimet e tij) pavarësisht se ato nuk janë perfekte, ata duhet të vazhdojnë tutje një punë të tillë të publikimeve dhe t’i kompletojnë në favor të objektivitetit shkencor dhe historik si dhe interesave të Kosovës. Si përfundim, më lejoni të jap një shembull praktik nga përvoja ime në MPJ të Republikës së Kosovës: si përfaqësues i MPJ-së, një nga 6 vendet më të fuqishme të BE-së, në një vizitë zyrtare, para 3 vjetëve në fund të një takimi zyrtar dhe dhënies së një dhurate me simbole dhe kalendarë të historisë së Kosovës (Hyjnesha në Fron, Ulpiana dhe simbole tjera historike-turistike të Kosovës) atij diplomati si falënderim modest për bashkëpunimin dhe përkrahjen. Udhëheqësi i lartë i MPJ-së të atij vendi (kërkoj falje që nuk mund të përmend vendin për arsye konfidencialiteti dhe respekti) më thotë në fund të takimit: ‘Nuk mund ta blejmë me para këtë histori të pasur që e keni ju shqiptarët, mbi 3500-vjeçare’. Unë paksa i prekur nga sinqeriteti i tij, po i përgjigjem se ne ju jemi shumë mirënjohës dhe falënderues që një shtet aq i rëndësishëm si i juaji ka përkrahur dhe përkrah Republikën e Kosovës dhe për këtë ndjehemi të privilegjuar. Reagime të ngjashme ka pasur edhe nga diplomatë të vendeve të tjera që njohin mirë historinë e vjetër të Evropës dhe civilizimit, e cila daton shumë më herët se sa Shmit të ishte lindur. Historia nuk blihet me çokollata, me orë të avancuara apo me djathë ose makina, ajo është shumë më e vlefshme dhe një pasuri e paçmueshme që nuk matet ne vlera materiale, ashtu siç pat thënë edhe ai diplomati në fjalë, para disa vitesh. Historia përfundimisht dëshmon të vërtetën, civilizimin, kulturën, trashëgiminë dhe identitetin e një populli dhe atë askush s’mund të ua marrë ose mohoj shqiptarëve, qofshin ata studiues nga qarqe lindore apo edhe perëndimore dhe ne si shqiptarë e kemi obligim të reagojmë me argumente historike (objektive dhe autentike) kur të paraqitet nevoja.

Iliro-shqiptarët janë gurthemeltar i civilizimit evropian


Shkruan: Gjon KEKA

Nëse tani në shekullin XXI ne akoma kërkojmë mbështetje të atyre argumenteve të gjetura gjerë më tani dhe nëse po ashtu ne akoma duhet të mbajmë shqiptarët si pasardhës të Ilirëve, ne me siguri të plotë duhet të përgjigjemi me: PO të madhe! Kjo për faktin se gjerë më sot nuk ka mbërri dhe nuk është gjetur akoma asnjë dokument, dorëshkrim apo fakt përmbajtësor tjetër i historisë që kundërshton këtë të vërtetë të madhe, se shqiptarët jo vetëm se janë pasardhës të ilirëve, por ata janë aty si njeriu, raca dhe fisi i parë themeltar i këtij Gadishulli Ilirik, e aq më tepër po këta shqiptarë janë edhe djepi i civilizimit të plotë të familjes së lashtë evropiane. Shqiptarët janë pasardhës natyror të ilirëve të lashtë, të cilët nuk janë rastësisht aty që nga themelet e tij historike fisnore e kombëtare, as nuk kanë qenë ndonjë aksident historik i dyndjeve barbare, por një realitet i brendshëm i fiseve themeltare të këtij gadishulli, të cilët kanë luajtur një rol mbikohor dhe vendimtar përgjatë historisë, pastaj në civilizimin, zhvillimin dhe shtrirjen natyrore të tij brenda familjes evropiane. Ka me mijëra vite që shohim se si karakteri gjenetik i shqiptarëve nuk ka ndryshuar edhe përkundër dëmeve që i janë bërë përgjatë historisë nga pushtuesit e ndryshëm barbar.
Pohimet e historianit gjerman Thunmann
Ndërkaq shumë studiues, gjeograf, historian e gjuhëtar etj, edhe përkundër pikëpamjeve të ndryshme dhe konkluzioneve nga njëri tjetri ata janë bashkuar në një gjë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë, kjo sepse ata nuk kanë gjetë popull apo fis tjetër themeltar përveç tyre, kështu që kjo tregon se një popull, racë apo fis që bëri Perëndia apo sipas antikëve perënditë e tyre nuk mund të zbulohet lehtë plotësisht ai, sepse ai është një mister (që një ditë do të zbulohet plotësisht se ata ishin të parët aty-themeltar) mbi të cilin qëndron jo vetëm i gjithë kontinenti evropian, por edhe vetë raca e tij dhe civilizimi i lashtë. Profesori, gjuhëtari dhe historiani gjerman Johann Thunmann shkruan se “....) Më parë, ai ishte vetëm një popull i vogël (themeltar-shënimi im) që ishte në Ilirinë maqedonase ndërmjet Drinit, Siomini dhe vendbanimeve te tyre. Ptolemeu është i vetmi në mesin e të parëve që flet për kryeqytetin e tyre, të cilin e quan Albanopoli. Ai (populli shqiptar) jetoi në këto zona, male dhe ka marrë dhe emërtimin e tyre në të gjitha revolucionet që tronditën kombet fqinje”. (J. Thunmann 1774, faqe 240). Ne nuk mund të mos argumentojmë këtë se është padyshim edhe një nga aspektet e gjuhës, kulturës, lidhjeve familjare, fisnore vendbanimet dhe tërë trungu nga rrënjët që tregon për vijimësinë e tij siç janë shqiptarët, të cilët që nga ndërtimi i themeleve të tij brenda Gadishullit Ilirik, pastaj periudhat e mëvonshme e ajo më e ndritura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e gjerë në ditët tonë shqiptarët kanë ruajtur me një xhelozi të madhe karakterin gjenetik ilir të lashtësisë së tyre, me përjashtim të mbetjeve sulltaniste të veshura me rroba të Perandorisë Otomane ato nuk përbëjnë karakterin gjenetik të këtij fisi dhe kjo nuk duhet ngatërruar asnjëherë. Dhe ka më mijëra dokumente historike dhe dorëshkrime të shkrimtarëve të periudhave të ndryshme që flasin për një vijimësi iliro-shqiptare. Po marr vetëm disa nga shembujt si ai i Papa Inocent IV (Innocent IV, Epist.61 L.VIII ,1250) që shpalos kufijtë realë të këtij populli të lashtë ilir, pra shqiptarët, pastaj Homeri në veprat e tij të njohura për të gjithë tanimë, mbi urtësinë dhe heroizmin dhe përkatësin e këtij fisi të lashtë brenda Gadishullit Ilirik, po ashtu edhe Plini, Virgjili dhe Lykofroni na saktësojnë duke na zbuluar kështu ngadalë por qartë vijimësinë e këti populli në periudha të ndryshme kohore dhe duke na i sjell ata si fise kryesore të shfaqjes së karakterit të plotë të këtij gadishulli dhe formimit të tij, madje ka thellësi të atillë dhe etje akoma më të madhe të cilat mbështeten në dokumente të provuara se ka rrënjë pellazge ky fis ilir themeltar. Prandaj duhet nënvizuar se asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk ka pasur ndërprerje të vijimësisë iliro-shqiptare edhe përkundër tendencave turke, sllave dhe të tjera për të humbur në tërësi karakterin kryesor të këtij populli të lashtë ilir, popull apo fis themeltar i këtij gadishulli dhe i civilizimit të lashtë evropian, duke ia atribuuar këto popujve ardhacak të cilët erdhën në vend nga dyndjet e ndryshme dhe të pushtimeve si barbarë në trojet e Gadishullit Ilirik.
Tendenca absurde
Madje ka pasur edhe tendenca të atilla që duke mos mundur assesi t’i humbin gjurmët e lashtësisë së këtij populli të lashtë, kanë vënë në tregti edhe këto ide absurde të gjoja se edhe shqiptarët janë sllavë, grekë apo turq dhe e gjithë kjo është bërë për të larguar gjithnjë e më shumë atë nga të qenit popull i lashtë ilir dhe themeltar, pra për ta larguar nga përkatësia e tij, burimi dhe rrënjët e trungut të tij historik, si dhe për ta ndërpre këtë vijimësi pra iliro-shqiptare që po vihet në diskutim nga trajtues të ndryshëm e historian edhe sot në shekullin XXI si p.sh së fundi Oliver Schmit. Më duhet sërish ta nënvizoj këtu atë që e thotë historiani dhe gjuhëtari i urtë gjerman Thunmann në fjalorin (Vokabularium von Thunmann ,1772) e tij dhe dorëshkrimet me vlerë se “shqiptarët nuk janë sllavë, por se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë...” kështu ai e ka provuar mjaft mirë këtë dhe ka përjashtuar tendencat e tilla të përzierjes së lëmshit historik të popujve dhe racës. Ndërsa zërat e tillë si ai i historianit Shmit nuk do të thotë se janë zëra që na turbullojnë historinë as që mund ta vënë në pikëpyetje përkatësinë themeltare të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik, as vijimësinë e tij gjer në ditët tona, sepse debatet e nxitur vetëm sa e forcojnë pozicionin tonë se jo vetëm se ka pasur një vijimësi iliro-shqiptare por ajo tani është një vërtetësi botërisht e njohur realitet historik, që shihet në trojet e natyrshme ku ka elemente të shqiptarëve të lashtë edhe pse të copëtuara dhe nën kapelën e popujve ardhacak që kanë themeluar shtete artificiale mbi tokën e këtij populli të lashtë ilir. Si çështja e vijimësisë iliro-shqiptare e cila është provuar dhe ka mjaft dokumente që faktojnë se gjuha shqipe është gjuhë e lashtë ilire, po ashtu edhe teoria e origjinës pellazge të shqiptarëve nuk është produkt i shekullit XIX, por i fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, dhe nuk është kjo teori produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare por i autorëve të ndryshëm gjuhësorë e historianë evropianë që kanë lëvizur në këtë drejtim duke hedhur edhe këtë teori të origjinës pellazge të shqiptarëve që tregon jo vetëm lashtësinë e këtij populli, por edhe të qenët gurthemeltar i tërë kreaturës së Gadishullit Ilirik dhe civilizimit të tij. “Banorët e të njëjtit vend (Gadishullit Ilirik, shënimi im) shqiptarët (..,) janë pasardhës të ilirëve të lashtë, një popull i guximshëm, i civilizuar (... ) Gjuha e tyre është një folme e lashtë ilire dhe gjuha trake formojnë një grup të veçantë të fiseve indo-evropiane gjuhësore. Ndarja e vendit është përcaktuar nga sistemi i ultësirës jugore të Alpeve Dinarike dhe Dalmatike. Pastaj shtrirja e Shqipërisë së Epërme (Iliria e lashtë), (...) Shqipërisë së poshtme (Epir i lashtë), (Alexander Jacob Schem 1869, 258).
Dokumentet në alfabetin shqip në arkivat e Vatikanit
Në lidhje me këtë mund të përmend edhe atë se kleri i krishterë katolik përgjatë gjithë kohës ka treguar një përkushtim të madh në ruajtjen e kësaj lashtësie të gjuhës ilire te shqiptarët ata madje kanë qenë kontribuues të mëdhenj të nxjerrjes në dritë të shumë të dhënave të dokumentuara mbi gjuhën dhe formën e shkrimit shqip si dhe të lidhjes së saj edhe me origjinën pellazge. Këtu mund të nënvizoj atë se në shekullin e dytë kisha e krishterë katolike në gjithë Shqipërinë shpalosi në Selin e Romës edhe përmbajtjen e vjetër të gjuhës ilire dhe alfabetit të saj, për këtë flasin dokumente të cilat mund të hulumtohen ne arkivat e Vatikanit, vetë kleri i krishterë ishte ai që tregojë përbërjen e plotë të gjuhës shqipe. Diku përmendet se një nga Papët e kohës kur kishte dëgjuar klerikët shqiptarë të këtij vendi duke folur në gjuhën e tyre, kishte thënë se “gjuha e juaj më tingëllon si gjuhë e mistershme dhe hyjnore”, dhe ishte i interesuar të dinte akoma më shumë për të. Kështu që gjuha shqipe është pikërisht gjuha e vjetër ilire dhe ajo kuptohet akoma më shumë kur ne shohim gjurmët e saj të cilat nëpërmjet këtij populli , fiseve të tij themeltare, civilizimit dhe gjuhës së tij shkëlqen i tërë Gadishulli Ilirik. Duhet po ashtu të potencohet se selia e popullit shqiptar si popull i lashtë ilir ishte në Durrës dhe po ashtu jo rastësisht gjendet edhe rruga apo Via Egnatia ajo që lidhë këtë gadishull me të gjithë. Megjithëkëtë ajo që duhet nënvizuar këtu është edhe ajo se edhe emrat e fiseve janë ekskluzivisht emra që kanë prejardhje nga gjuha shqipe si gjuhë e lashtë ilire. Po ashtu, edhe shpjegimet gjeografike të vendbanimeve janë ekskluzivisht dhe në mënyrë tepër të natyrshme sipas ilirishtes së lashtë apo gjuhës shqipe si e tillë. Ndërsa tendencat për të larguar e ndarë nga e vërteta apo ndaljes së kombit tonë për të vrapuar tek burimi janë vetëm sa për të futur teoritë dhe hipotezat në tregti, por ajo që nuk mund të tregtohet është historia dhe të vërtetat e saj të argumentuara fuqishëm.
Periudha e lidershipit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
Duhet përmendur këtu se ky gadishulli ishte cak i shumë pushtuesve të huaj barbar, si ajo e perandorisë bizantine, romake dhe otomane të cilët secila solli gjërat e saj në këtë gadishulli dhe ndikimi në kompleksitetin dhe konfuzionin e origjinës së popujve në këtë gadishulli tanimë shihej në horizont. Prandaj, edhe problemet që kanë hasur dhe hasin akoma edhe sot gjuhëtarët, historianët etj., janë rezultat i këtij konfuzioni dhe kompleksiteti, sepse janë vitet 249, pastaj 433 e deri 450 dhe 630 që kanë ndikuar në bërjen lëmsh të Gadishullit Ilirik dhe të vërtetës së tij themeltare e të origjinës se lashtë të fiseve e popujve. Por, edhe përkundër kësaj dhe këtij konfuzioni sërish kanë treguar se janë të lashtë dhe luftëtar të lirisë e të çlirimit të vendit të tyre nga pushtuesit barbar, sepse siç nënvizon Thunmann sidomos për periudhën e lidershipit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “unë thotë ai nuk dua që në historinë shqiptare në këtë periudhë të stërgjatem, sepse ajo është mjaft e njohur me jetën e Skënderbeut. Shqiptarët luajtën një rol të shkëlqyeshëm. Ata brohorisnin për vendin e tyre dhe luftonin për lirinë e tyre, me heroizmin e tyre dhe lidershipin janë bërë heronj...” ( Johann Thunmann 1774, faqe 315 ). Kështu që me fjalë të tjera mund të themi se shqiptarët janë vërtetë pasardhësit e ilirëve të lashtë, dhe se ky mendim është i provuar, i argumentuar dhe i sigurtëmadje vetë triumfi i përgjithshëm i së vërtetës së lashtësisë së këtij populli. Prandaj, të gjithë autorët që kanë hedhur dritë të madhe në këtë drejtim janë vlerë e fuqishme e historisë dhe shkencës si dhe triumfi i vetë shkencës së vërtetë dhe shkencëtarëve pa syze ideologjike. Por, përmbyll këtë shkrim me fjalët e historianit të urtë dhe gjuhëtarit gjerman Johann Thunmann, i cili e përmbledh në këtë mënyrë kur thotë se "unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë në historisë së emigracionit të vonë: sepse dëshmitë e dhëna flasin se gjuha e tyre ka mbizotëruar fatin e njerëzve dhe se nuk ka pasur asnjë fqinjë tjetër të cilët pretendojnë se janë të vjetër..."

Mjaft jemi lodhur duke dëgjuar retorika “në të mirë të studentëve”

Problemi madhor, mungesa e sensit të përgjegjësisë
Mjaft jemi lodhur duke dëgjuar retorika “në të mirë të studentëve”

Shkruar nga: Saranda Pajaziti

Po e nis me një vizitë që i bëra UP-së, për të shpjeguar se në çfarë mënyre po vazhdon të funksionojë ky institucion i dijes. Gjëja e parë me të cilën përballesh në derë të universitetit, është administrata. Posa hyn brenda, i sheh katër gra të moshuara, të cilat nuk do të habitesha nëse që moti kanë dalë në pension. Atë ditë, si shumë herë të tjera, i gjeta duke bërë muhabete grash e duke pirë kafe, ndërsa nga larg dëgjohej zëri i serisë turke, “Savash”. Dal nga aty për të vazhduar ta gjej dikë më kompetent, i cili do të më ndihmonte për të marrë një certifikatë notash. Në katin e dytë shoh referentin që i`a kishte krisur muhabetit me një vajzë, e që detyrimisht u imponova t`a dëgjoj bisedën e tij tek i propozonte për të dalë në takim, biseda zhvillohej me telefon të universitetit dhe zgjati pothuajse gjysmë ore.
“Ec më shpejt, se kam punë tjera”
Vazhdoj rrugën në zyre të një profesori, i cili nuk ishte në vendin e punës, përkundër orarit të konsultimeve që kishte vënë te dera e që rrallëherë e zbaton. Dëshpëruese! Nga gjithë ky zhgënjim, vazhdoj rrugën te dekani.., te i cili sapo hyra, m`u drejtua me "Çka?, ndoshta edhe më kishte ngatërruar me personelin, gjithsesi kjo tregon një formë të mirësjelljes apo jo? Përveç që universiteti ka mungesë të stafit profesional, edhe ata që janë, janë të papërgjegjshëm. Dhe, këtu fillon problemi madhor, tek mungesa e sensit të përgjegjësisë. Gjatë tri viteve studime në Universitetin e Prishtinës, pothuajse secili student duhet t`ia kujtojë profesorit kur ka ligjëratë, provim apo konsultime. Edhe atëherë kur vijnë, gjysma e orës shkon nga arsyetimet e vonesave, pjesën tjetër flet për familjen dhe të arriturat e tij dhe, krejt në fund, i qaset temës për të cilën është thirrur t`a ligjërojë. Normalisht, e gjithë ligjërata zhvillohet në formë jointeraktive, pra thjesht të një monologu, e për të cilën studenti duhet gjithsesi të jetë dakord. Për ata profesorë që janë të rregullt e që janë në miniaturë, nëse vendos të shkosh të konsultohesh me ta, duhet të kesh aftësi telepatike për të kuptuar se në çfarë humori gjenden, në të kundërtën, do të ta përplasin derën te hunda me arrogancë si “Ec më shpejt, se kam punë tjera më të mençura”, “Nuk jam i lirë, dil jashtë” etj, etj. Punët e administratës, por edhe të vetë profesorëve i kryejnë studentët, e që çmimi i vetëm që po marrin për këto shërbime falas është “lodhja psikike”. Edhe pas 43 vjetëve të themelimit të universitetit dhe 14 vjet pas luftës, universiteti përballet me të njëjtin problem, “zbatimin e rregullores”. Të kundërtën e kësaj që thash mund t`a gjesh në ueb-faqet zyrtare të universitetit, nëse nuk je student i UP-së, mund të ndodhë edhe të befasohesh për të mirë, me fotografitë që tregojnë për takimet e mbajtura, marrëveshje-bashkëpunimet me universitetet e tjera në Perëndim, pritjet e shkuarjet protokollare, por që asnjë nuk japin rezultat.
T'u themi mjaft parregullsive
Arritjet, fjalët miradije e shpresëdhënëse që na japin në medie janë vetëm një farsë tjetër që po e përdorin për t`ia hedhur një vello elegante transparencës dhe problematikave çnjerëzore që përjetojnë studentët ditë për ditë. Mirëpo, përkundër të pavërtetave digjitale, faktet prapë po ngrenë kokën lart, po na drejtohen, e ne po i shohim, po ecim nëpër to sikur gjithçka është në rregull. Ka ardhur koha të reagojmë, t`u themi mjaft këtyre parregullsive, korrupsionit, organizimit të dobët institucional, moszbatimit të rregullores bashkëkohore pedagogjike dhe shumë fenomeneve të tjera negative që po lejojmë të na ndodhin para syve tanë, pikërisht sepse ne, studentët, kemi lejuar dhe po lejojmë centralizimin e Universitetit, duke i`a bërë më të lehtë udhëheqjen strukturave partiake e qeveritare, e që po e arrijnë t`a realizojnë me shumë sukses përmes punësimit të të afërmve të tyre “dajë” e “teze”, që përveçse të papërgjegjshëm, janë edhe injorantë në çdo fushë. Duam transparencë në universitet, duam të largohen perdet e vendosura në zyre për të parë qartë gratë e administratës se si po punojnë, duam profesorë që respektojnë oraret, duam cilësi, literaturë adekuate, mbi të gjitha duam thjeshtë njerëz të përgjegjshëm në universitet.
Duam universitet serioz, jo çajtore e kafehane. Mjaft jemi lodhur duke dëgjuar retorika “në të mirë të studentëve”, kjo retorikë dalëngadalë po shndërrohet në një dramë në të cilën personazhet pozitive po “vdesin” në fund, disa prej të cilëve po rrokullisen diku rrugëve të diturisë dhe po përfundojnë në humnerë.
(Autorja është politikologe dhe anëtare e Këshillit Koordinues të Klubit Politik të Studentëve)

Varfëria dhe papunësia fatkeqësisht po përhapen në mënyrë masive

Kur reformat janë vetëm retorikë!


Shkruan: Flori Mulaj

Në Kosovën e pasluftës shumë procese u ndikuan nga njëri-tjetri. Pati shumë parti, pak ide dhe dëshpërimisht shumë pak programe partiake, për të mos thënë fare. Ato programe, të cilat ishin lirisht mund të themi se ishin kopje të shëmtuara të disa programeve partiake të shteteve fqinje. Pati profilizime të ndryshme të partive që funksiononin në Kosovë, të majta, të djathta dhe të qendrës, këto të fundit as duke pasur idenë më të vogël se në cilin krah rreshtoheshin. Kjo ishte sa u përket ideologjive ndërsa pati dhe ka parti të ndryshme, të cilat kanë programe nacionaliste (paradoksalisht e quajnë veten të majta) dhe ka parti që në qëllimet e tyre janë integrimet euro-atlantike që shumica e këtyre e quajnë veten parti të qendrës së djathë.
Çfarë të reja propozuan këto parti në Kosovë? Pothuajse asgjë. Në gara të pahijshme zgjedhore, me zgjedhje të përçudnuara dhe me një demokraci jofunksionale, po e dërgojnë shtetin buzë dështimit. Në kohën kur problemet e një populli që ende nuk ishte zgjuar nga makthet e luftës, pushtetarët tanë gjenin kohë që të merreshin me ofendime se kush keqpërdori (lexo: vodhi) më pak dhe kush më shumë. Varfëria dhe papunësia këto dy dukuri, të cilat në vendet në transicion ndërtojnë foletë e tyre, në Kosovë fatkeqësisht po përhapeshin në mënyrë masive.
Zgjidhjet tek asfalti
Qeveritarët tanë zgjidhjen e shihnin tek asfalti. Pothuajse 1 miliard euro i kushtoi autostrada shtetit tonë, dhe sot ende nuk dihet gjë për fatin e kontratës së këtij projekti gjigant për një popull që në indeksin e mjerimit botëror radhitet si njëri nga shtetet më të mjeruara. Autostrada gjithmonë do të bëhej si mjet shërbimi për të pasurin, pasi që i varfëri nuk do të kishte qasje në të, dhe autostrada si projekt në vete nuk siguronte zhvillim nëse nuk kishte se çfarë të qarkullonte në këtë autostradë. Nëse ndalemi te disa çështje me rëndësi, natyrisht në mënyrë sugjestive mendja jonë menjëherë shkon tek arsimi. Arsimi në Kosovë ka shumë ngecje. U tentua që të ndërtohen shkolla, gjë që në këtë aspekt është bërë një punë që vlen të merret në konsideratë, mirëpo politika e pasluftës veç mureve nuk arriti të ndërtonte diçka përtej tyre. Ajo që më së shumti ka nevojë Kosova, dhe që arsimi këtu në Kosovë duhet t’ia vërë mision vetes ta bëjë është që të rritë e të kultivojë një shoqëri, e cila karakterizohet nga mendimi kritik, dhe një shoqëri e cila promovon dhe ç’është më e rëndësishmja e lejon mendimin ndryshe. Viteve të pasluftës arsimi në Kosovë nxori vetëm nxënës që duhet të mendojnë si profesorët e tyre, fatkeqësisht jo mendje të pavarura që do t’ia jepnin Kosovës një dimension të ri pse jo prestigjioz.
Premtimet
Problemi i dytë në Kosovë, por që nga rëndësia është i barasvlershëm me të parin është pikërisht mirëqenia socio-ekonomike e popullit tonë. Në këtë aspekt Kosova do të lëngojë edhe një kohë të gjatë. Me një buxhet që kryesisht tubohet nga doganat, ku prodhimi vendor nuk përmbush as për së afërmi nevojat qytetare, mendoj që para së gjithash politika udhëheqëse në Kosovë duhet t’i kthehet investimeve në bujqësi, të krijojë lehtësira për bizneset, të forcojë Gjyqësorin dhe ta krijojë një ambient më të përshtatshëm për të gjithë ata që mendojnë të vijnë e të investojnë në Kosovë, e të cilët pas shumë aferave të pahijshme në vendin tonë janë të paktë. Kishte edhe të atillë që u larguan pasi menduan të investonin në Kosovë. Në arsyet e largimit të tyre, ata përmendnin pengesat e dala gjatë rrugës, procedurat e ndërlikuara burokratike dhe parregullsitë që vazhdimisht dëmtonin të ardhmen ekonomike të vendit tonë. Reforma u premtuan edhe në shëndetësi dhe në shume sfera të jetës sonë. Disa parti po tentojnë ta rifreskjonë veten, mirëpo po t’ua hedhësh një sy përbërjeve të kryesive të partive në Kosovë, sidomos atyre që na udhëheqin, nuk mund të shohim perspektivë. Janë disa njerëz që janë të përfshirë në afera korruptive, në skandale telefonike dhe të përndjekur gjykatash që nuk japin llogari ndaj askujt. Para se të japin fjalë, së pari duhet të veprojnë, para së gjithash të ndalojnë dukuritë që Kosovën e rikthejnë në retrospektivë dhe të shikojmë përpara drejt një perspektive më të ndritur. Kjo gjë mund të bëhet me një rregullim të sistemit arsimor, me reforma të mirëfillta në sistemin shëndetësor, dhe me veprime konkrete që do t’ia dhuronin Kosovës dimensionin e shtetit. Mjafton të nisë kjo rrugë me një vullnet të mirë, me angazhim të pashoq dhe me qëllime e vizione që na garantojnë një të ardhme më të mirë. Është lehtë e mundshme.

Një triler i bazuar në ngjarje të vërtetë


description

Trilerët që zhvillohen në nëndetëse, sikur që janë filmat "Run Silent", "Run Deep", "The Hunt for Red October", "Crimson Tide", si dhe filmi klasik "Das Boot", për një kohë të gjatë kanë qenë ushqim i preferuar për regjisorët. Filmi "Phantom", më i riu në këtë zhanër të nderuar, në fakt nuk arrin që të ngrihet në nivelin e paraardhësve të tij. I frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, ajo e fundosjes misterioze të një nëndetëseje ruse në vitin 1968, "Phantom" është më klaustrofobik sesa që mund të merret me mend.
Udhëtimi i fundit i veteranit sovjetik

Kjo ngjarje e tendosur nga koha e Luftës së Ftohtë ka të bëjë me udhëtimin e fundit të ndërmarrë nga kapiteni veteran sovjetik Demi (Ed Haris), i cili ende nuk e kishte marrë veten nga një udhëtim tjetër paraprak, i cili nuk kishte shkuar ashtu si duhej. Edhe pse ai më parë kishte komanduar nëndetëse bërthamore, tani i ishte dhënë urdhri që ta drejtonte një nëndetëse thuajse të prishur, e cila duhej t'i shitej marinës kineze. Përpos ekipit të rregullt të Demit, ku përfshihen dora e tij e djathtë, Aleks (Uilliam Fiçtner), në bord janë edhe disa "teknikë", të udhëhequr nga misteriozi Bruni (Dejvid Duhovni). Shumë shpejt merret vesh se ata, në fakt, ishin agjentë të KGB-së, që kishin urdhër ta merrnin nëndetësen nën kontroll dhe, me ndihmën e një pajisjeje të quajtur "The Phantom" (Fantazma), ta gjuanin një anije të SHBA-së, duke ia lënë për këtë fajin Kinës. Kjo planifikohej që ta ndezte Luftën e Tretë Botërore midis rivalëve më të mëdhenj të BRSS-së. Por, një situatë e tillë rezultoi me konflikt midis Demit, i cili vuante nga epilepsia dhe Brunit të pashpirt. Të folurit e aktorëve është tepër i shpejtë.
Më shumë i mërzitshëm se rrëqethës
Edhe pse ngjarja e këtij filmi tregohet nga një perspektivë krejtësisht ruse, regjisorit/skenaristit Tod Robinson kjo nuk i ka penguar që ta angazhojë një ekip artistësh amerikanë, që flasin gjuhë pa asnjë aksent rus. Me gjasë ju kujtohet se, p.sh. në filmin "Hunt for Red October" edhe Shon Koneri ishte munduar që të fliste me theks rus, përkundër asaj se kishte dështuar totalisht. Është qartë se kemi të bëjmë me një film të buxhetit të vogël, prandaj herë-herë "Phantom" ngjanë më shumë me një film TV. Derisa Ed Haris shkëlqen me rolin e tij, kjo nuk mund të thuhet për Dejvid Duhovnin, i cili duket krejtësisht i papërshtatshëm në rolin e agjentit të KGB-së. Na vjen keq të themi, por ky film është më shumë i mërzitshëm, sesa rrëqethës (triler). Bile edhe muzika është e papërshtatshme. Ajo më shumë ngjanë në muzikën e serisë "Twilight Zone", por pa e pasur magjinë e asaj serie.

Libri fizik dhe ai elektronik, si dy shokë të ngushtë

Shkruan: Avni Rudaku

Shkas


Një gazetar po më pyeste lidhur me raportin e teknologjisë dhe leximit klasik. Mora shkas të zgjerohesha më shumë rreth kësaj teme. Në këto intervista, mbetet sfidë kapja e fenomenit nga pozicione të ndryshme si:

 1) Pozicioni konservator - rezistenca ndaj të resë pavarësisht fenomenit;

2) Pozicioni liberal – tolerancë solide ndaj të resë; 3) Pozicioni neutral. Në pozicionin e parë, lexuesit që janë mësuar të lexojnë në formë tipike klasike dhe tradicionale, e veçmas grupmosha e më të moshuarve, që s’janë lindur në kushte të zhvillimit aq të lartë të teknologjisë së leximit, ka gjasa se ata/ato e mbrojnë leximin klasik, qoftë nga pozicioni i dijes së mangët në shkathtësitë e shpejta ndaj qasjes në teknologji dhe mjetet bashkëkohore të leximit, qoftë nga botëkuptimet apo stereotipet mbi dëmet që mund të vijnë nga leximi në formë elektronike për shkak të syve, e veçmas gjenerata e më të moshuarve që mund të kenë më shumë vështirësi pamore, qoftë nga rezistenca e natyrshme e tipit konservator ndaj të resë, e shumë të tjera.

2) Nga pozicioni liberal duke qenë se teknologjinë e merr si produkt më shumë të ideologjisë së tyre sesa të ideologjive tjera, mundohet që edhe teknologjinë ta shfrytëzojë për të marrë merita për zhvillimin dhe emancipimin e njeriut përmes teknologjisë në kushte të rritjes edhe të liberalizmit. Prandaj, liberalët kanë më shumë gjasa të pranojnë teknologjinë e librit elektronik sesa grupet e tjera shoqërore. Në këtë ndërlidhje socio-ideologjike në raport me teknologjinë e leximit elektronik, ka ndikuar sidomos edhe konteksti kohor dhe hapësinor i zhvillimit revolucionar teknologjik, ngase shumica e shoqërive me pikëpamje më liberale në të drejtat e njeriut, kanë arritur ta zotërojnë më shumë teknologjinë. Mirëpo, kjo nuk e përjashton konservatorin, religjiozin, nacionalistin e pavarësisht ideologjinë dhe mënyrën e tij të jetës për ta pranuar dhe për t’u joshur nga teknologjia e librit elektronik, por po flasim për një kontekst historik, ku teknologjia e leximit elektronik më shumë është mbizotëruese në vendet e pasura dhe të zhvilluara, rrjedhimisht edhe liberale, demokratike etj. Numri i ‘e-reader’-ve apo ‘Ipad’-ve, pa dyshim mbetet më i lartë në vendet më të zhvilluara sesa vendet që kanë probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. 3) Nga pozicioni neutral do të nënkuptonte qasjen ndaj raportit të lexuesit të sotëm me librin fizik dhe elektronik, varësisht nga konteksti shoqëror, kulturor, edukativ, arsimor, hapësinor, botëkuptimor, gatishmëria psikologjike e lexuesit, disponimi i librit, lloji i librit, distribuimi, përkthimi, nevojat dhe kërkesat e çastit etj.

Teknologjia po e ndihmon marketingun edhe të librit fizik

Teknologjia nuk po ia zë vendin librit krejtësisht në përmbajtje, por në formë, pra po e transformon atë, duke e fuqizuar në kuptimin e komunikimit të autorit me lexuesin, pavarësisht hapësirës territoriale ku gjendet lexuesi dhe autori. Teknologjia ka ndikuar në distribuimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomik të librit, nga një hapësirë letrare e një ane të botës në anën tjetër dhe anasjelltas. Teknologjia po mundëson qasjen më të shpejtë në librat dhe literaturën më të re botërore dhe barrierat fizike e doganore po tejkalohen me teknologjinë, për të shpërndarë librin kudo me një klikim të thjeshtë referencial. Teknologjia po e zbeh librin fizik në rolin që ka pasur dikur në jetën e lexuesve, por përmes një ‘ajpad’-i (Ipad) ose ‘e-reader’-i, e kemi mundësinë qindra e mijëra libra t’i kemi me një vegël aq të rëndësishme teknologjike, ndërsa kjo fizikisht është e paimagjinueshme. Merreni shembullin kur ju doni të shkoni në një udhëtim prej një shteti në shtetin tjetër dhe doni të merrni disa libra për t’i lexuar, parafytyroni sa më e komplikuar bëhet çështja e transportit fizik në krahasim me atë që mund ta mbani të ‘shkarkuar’ në një iPAD’. Pra, ky ka aspekt të natyrës teknike, ekonomizuese dhe të vetë planit ndërtimor, dizajnit dhe materialit libror. Pavarësisht kësaj, shumë libra fizikë a klasikë, sot shiten pikërisht më shumë falë marketingut nga interneti dhe teknologjia. Pra, në këtë kuptim, teknologjia vetëm se e ka ndihmuar librin, e nuk e ka zëvendësuar atë plotësisht.

Libri fizik merr dashuri më shumë nga më të moshuarit

Për disa të brezit të vjetër dhe të mesëm, pasi që janë përshtatur dhe familjarizuar me librin klasik dhe fizik, mund të supozojmë se e kanë të vështirë të lënë librin klasik për ta marrë në dorë atë elektronik, mirëpo, gjithnjë e më shumë kjo gjë edhe po imponohet nga zhvillimi teknologjik dhe prania e “iPhone”-ve, celularëve dhe në përgjithësi e teknologjisë në jetët tona. Për të rinjtë teknologjia dhe inovacionet pranohen shumë më lehtë dhe përqafohen me ritëm më të shpejtë. Fatkeqësisht, nuk po krijohen shprehi të të lexuarit dhe nuk po kultivohen pasione ndaj leximit, qoftë atij klasik apo bashkëkohor. Leximi përmes teknologjisë hap shumë mundësi që të lexohen informacionet më të reja, kanë qasje më të shpeshtë dhe është krijuar varësia ndaj qasjes në rrjetet e ndryshme sociale, sakaq leximi është bërë i mundshëm vetëm përmes teknologjisë. Ka shumë libra që nuk mund t’i gjeni fizikisht, tregu është më pak i pasur me literaturë botërore nga lëmenj të ndryshme profesionale e të ngjashme. Ndoshta një prej sfidave mbetet mirëmbajtja e kualitetit të shikimit gjatë leximit përmes teknologjisë, sepse na lodh më shumë sytë dhe më shpejtë, dhe kjo bën që ne të ndalemi së lexuari dhe të lexojmë shumë më pak përmes teknologjisë sesa përmes librit klasik në trajtë lëndore-fizike. Ndoshta, në kuptimin evolucionar biologjik, sytë tanë do të adaptohen më shumë edhe ndaj ‘taskrinës’, por në këtë fazë mund të themi se teknologjia po na lodh sytë gjatë leximit, shumë më shumë sesa dikur me librin klasik, ndonëse edhe me këtë të fundit, nuk ka pasur siguri se nuk janë dëmtuar sytë, sepse madhësia e shkronjave ka pasur efektet e saj, ndërsa sot mund ta rritim formatin si të duam ne.

Autorët dhe libri fizik

Libraria digjitale shqiptare fatkeqësisht nuk është e pasur në krahasim me literaturën e huaj. Ndonëse literatura shqiptare në përgjithësi nuk është e pasur as fizikisht dhe as elektronikisht me tituj të ndryshëm profesionalë, shkencorë dhe për disiplina të veçanta akademike dhe universitare, por në aspektin elektronik dhe digjital, ajo mbetet literaturë edhe më minore. Kohët e fundit kanë filluar edhe përpjekjet për të vënë literaturën e shkruar nga autorë vendorë në platformë ‘online’, por kjo mbetet akoma në fazat e para dhe kjo është për t’u inkurajuar. Shumë autorë deri më tash janë ankuar se nuk po kanë mundësi të botojnë librat dhe dorëshkrimet e tyre, prandaj, tash ka ardhur momenti shumë i volitshëm që ta shfrytëzojnë këtë zhvillim dhe hapje të shtigjeve të reja të mundësive, për të vënë librat e tyre vetëm ‘online’. Edhe atëherë kur autorët kanë botuar librat e tyre, kanë pasur edhe shumë pengesa në distribuimin e librit, duke shkuar ndonjëherë prej një kioske në kioskën tjetër, thuajse duke e ‘lutur’ shitësin që ta pranojë librin për ta vënë në tendën e shitjes dhe shpesh të ka ardhur keq që libri nuk është ruajtur sa dhe si duhet; t’u ka bërë krejt i pluhurosur, me titull që nuk duket nga ndikimi i rrjedhjeve të ujit atmosferik që ka rënë dhe deri sa është vënë nën kulm tenda, librat janë bërë nga gjendje e ngurtë në gjendje të lëngët. Për këtë nuk ka gjasa që të fajësohet gjithmonë edhe shitësi, sepse i gjori i zënë shpesh me shitjen e ‘cikërrimave’, mungesën e mjaftueshme të hapësirës, e shumë pengesa të tjera, nuk ka mundur ta ruajë ndryshe dhe të merret vetëm me librin. Ka pakujdesi edhe nga blerësi që s’ka aq mëshirë se si e kap librin për të mos e dëmtuar, por e mira e të mirës është vetëm nëse e kap, sepse ka shumë pak edhe prej tyre, prandaj çfarëdo lexuesi, duhet ta respektojmë maksimalisht në kohën e leximit minimal! Për të mos u zgjeruar më në detaje, po themi se arma më e fortë që e kanë admiruesit e librit ‘online’ është heqja e pengesës për distribuim dhe mundësia që t’i ofrohet numrit shumë më të madh të lexuesve.

Libri fizik dhe ai elektronik janë shokë të ngushtë

Ka lexues që kanë shprehur shqetësimin dhe ankthin e tyre për leximin klasik, kanë shtuar frikën se do të bien në nostalgji me të kaluarën e leximit klasik, prekjen fizikisht dhe me dorë të letrës së librit e të gazetës dhe kanë ardhur edhe në konstatime emocionale, duke thënë se libri fizik po shkatërrohet nga libri ‘online’, prandaj duhet marrë masa të rezistencës ndaj librit ‘online’, duhet favorizuar në të gjithë mënyrat librin klasik, duhet ruajtur me shumë zjarr mënyrën klasike të leximit e shumë arsyetime të tjera. Mirëpo, teknologjia ka bërë që shumë autorë të harruar të lexohen, shumë autorë që kanë qenë provincialë dhe në pamundësi të shpërndarjes së tyre në të gjitha grupet e lexuesve, të bien në ‘desktop’-ët e tyre. Më parë thuhej: “në duart e tyre”. Po ashtu, shumë libra fizikë janë shitur nga marketingu përmes teknologjisë elektronike. Kuptohet që shiten edhe miliona libra përmes postës elektronike, qoftë në mënyrë fizike apo elektronike, varësisht si e kërkon blerësi, por shumë libra janë shitur edhe nga leximi ‘online’ i librit. Prandaj, mund të themi se në këtë fazë, libri fizik dhe libri elektronik janë shokë të ngushtë, gjersa një ditë evoluimi teknologjik dhe njerëzor t’i ndajë ata. Si në natyrën e marrëdhënieve sociale, ku jeta na ndanë dhe na bashkon me të tjerët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...