2013-03-11
Kosovës në mënyrë deklarative i është dhënë garanci për integrimet europiane, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare siç është OKB’ja.
Baronesha Catherine Ashton, përveç takimeve me zyrtarë institucionalë, të enjten do të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Por jo edhe me Albin Kurtin. Shefja e diplomacisë europiane synon ta bindë opozitën që të pranojë zgjidhjet e ofruara për Veriun.
E bindi të parin e Qeverisë, por për të realizuar planin e saj për “zgjidhjen historike” të problemit Kosovë-Serbi, Baroneshës Catherine Ashton i duhet ta bindë edhe lidershipin opozitar në Kosovë.
E, për t’u siguruar se gjithçka po i shkon sipas planit, Shefja për politikë të jashtme e BE’së ka marrë mundin të vijë edhe personalisht në Kosovë.
Baronesha angleze të enjten do të takojë edhe liderët opozitarë në tentim që t’i shtyjë ta pranojnë zgjidhjen e ofruar nga Brukseli për Veriun e Kosovës.
“Krejt marrëveshjet që merren në Bruksel duhet të ratifikohen në Kuvend, andaj edhe opozita duhet të bindet që të pranojë zgjidhjen e Brukselit ashtu siç e pranoi edhe Kryeministri Thaçi”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në dialogun Kosovë- Serbi.
Ardhjen e saj Baronesha e ka paralajmëruar qysh të premten përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.
Aty thuhet se Ashton do të vijë në Kosovë që të konsultohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, krejt kjo në emër të lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve ndërshtetërore.
Zëdhënësja e Baroneshës, Maya Kocijancic edhe të dielën ka konfirmuar vizitën e shefes së saj në Kosovë, ndërsa bëri të ditur se Ashton do të takojë edhe Presidenten Atifete Jahjaga.
“Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme europiane, Ashton do të zhvillojë bisedime në Prishtinë më 14 mars. Ajo do të takohet me Kryeministrin Thaçi, udhëheqësit e partive si dhe Presidenten Jahjaga. Këto takime mbahen në kuadër të konsultimeve brenda dialogut të lehtësuar nga BE, për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Kocijancic .
Ndërkohe edhe autoritete kosovare e kanë konfirmuar vizitën e Ashton.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në një deklaratë për Express tha se shefja europiane do të takohet me Kryeministrin si dhe përfaqësues të opozitës.
Por nuk tha se e sheh këtë vizitë si presion mbi Prishtinën, pak para takimit të radhës me Serbinë më 20 mars. Për më tepër Kuçi tha se vizita e Ashton është respekt për Kosovën.
“Sa na përket neve është krejt normale të takohet me çdo përfaqësues të partive politike që përfaqëson qytetarët. Është respekt që i bëhet vendit tonë dhe zhvillim pozitiv në raport BE- Kosovë dhe ato të dialogut”, ka thënë Kuçi.
Tashmë dihet se zgjidhja për Veriun e ofruar nga Brukseli zyrtar parasheh themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Për çka verbalisht janë pajtuar edhe palët në dialog, por pa nënshkruar marrëveshje për shkak të mospajtimeve për kompetencat që duhet t’i ketë ai organ.
Përfaqësuesit e opozitës në Parlamentin kosovar ndërkaq bënë të qartë se nuk e pranojnë asnjë lloj presioni kur bëhet fjalë për sovranitetin dhe territorin e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, tha se këtë do t’ia bëjnë të qartë edhe Baroneshës Ashton nëse takohen me të.
“Ne mbesim pro qëndrimit që ai asociacion në asnjë mënyrë nuk mund të ketë kurrfarë kompetencash ekzekutive e aq më pak legjislative, andaj Baronesha e nderuar e kryen domethënë punë e saj, obligimin e saj që e ka marrë, mirëpo në një mënyrë është dashur edhe të informojë se çka realisht është duke ndodhur në këto bisedime”, tha Beqiri për Express.
Pothuajse njëjtë mendojnë edhe në AAK’në e Ramush Haradinajt.
Zëdhënësi i kësaj partie, Ernest Luma, ka konfirmuar për Express takimin mes liderit të tyre dhe Catherine Ashton, ndërsa tha se në rast se do të kenë presione për të pranuar diçka jashtë Kushtetutës së Kosovës do ta bëjnë këtë të ditur.
“Në momentin kur shohim presion, ne do të themi se është presion. Por, deri më tani mund të bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim dhe mbështetje. Në fund të fundit, askush nuk ka të drejtë të veprojë jashtë mandatit për këto bisedime”, ka thënë Lumaj.
Të bindur që vizita e shefes së jashtme të BE’së ka të bëjë kryekëput me shtimin e trysnisë ndaj Prishtinës, pak para nënshkrimit të marrëveshjes për Veriun me Serbinë, janë në subjektin politik të Albin Kurtit.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, i tha gazetës se nuk kanë asnjë kërkesë për takim eventual me Baroneshën.
Sipas tij, Ashton do të kërkojë që të pranohet koncesioni i radhës si rezultat i negociatave me Serbinë e që sipas VV’së është formimi i një etniteti serb brenda Kosovës.
“Me ingerenca legjislative, ekzekutive dhe të sigurisë, brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Vraniqi.
Sipas tij, në këtë formë do të legjitimohej gjendja në veri dhe strukturat serbe që veprojnë atje.
“Ka mbetur veç t`i vihet emri. Vizita e baroneshës në këtë rast është që të arrihet pajtueshmëri për këtë koncesion, jo aq nga Qeveria edhe nga Kryeministri, sepse ata tashmë e kanë pranuar, por nga spektri i gjerë shoqëror e politik dhe nga opinioni publik në Kosovë”, shtoi zëdhënësi i VV’së.
Verbalisht pala kosovare dhe ajo serbe në takimin e fundit në Bruksel janë pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe shpërbërje e strukturave ilegale serbe të sigurisë në Veri.
Ka mbetur që dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. të vendosin edhe për kompetencat e organit që i jep të drejtën e vetëqeverisjes lokale komunave serbe në Kosovë.
Për krejt këto pritet të nënshkruhet një marrëveshje me 20 mars, e cila po shihet si ndër më të vështirat deri më tani.
Thaçi ka deklaruar se nuk pranon kompetenca ekzekutive për asociacionin e komunave, ndërsa ka mohuar me çdo kusht krijimin e “Republika Srpska” brenda Kosovës, njësoj sikurse në Bosnjë. Por, skeptikë ndaj kësaj deklarate janë shfaqur përfaqësues opozitarë.
Ndryshe me arritjen e normalizimit të raporteve me Kosovën, shtetit serb i sigurohet data e anëtarësimit në BE. Përderisa Kosovës në mënyrë deklarative i është dhënë garanci për integrimet europiane, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare siç është OKB’ja.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi të hënën se vizitat e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, apo cilitdo vend tjetër nuk duhet të shihen si presion ndaj institucioneve ve të Kosovës, por sipas tij, duhet të trajtohen si vizitë në shërbim të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.
Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke komentuar vizitën e baroneshës Ashton në Kosovë, që është planifikuar për 14 mars 2013.
“Është çështje tjetër se drejtuesit e Kosovës si i shohin dhe kuptojnë vizitat si ndihme apo presion”, tha Krasniqi.
Procesi i dialogut Kosovë – Serbi, ka ngecur për shkak të dallimeve që po shfaqin palët sa i përket çështjes së kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe në Veri, vlerësoi për Radio Kosovën analisti, Ilir Deda. Ai tha se BE-së, dhe zonjës Ashton, duhet t’i bëhet e qartë se Kosova, sa i përket aranzhimit të brendshëm, ka bërë kompromis me bashkësinë ndërkombëtare në vitin 2007 me Planin e Ahtisarit dhe thjeshtë, më nuk ka hapësirë për çfarëdo kompromisi tjetër.
I gjithë aktiviteti diplomatik i baroneshës KethrinAshton, bashkë me palët në bisedimet Prishtinë – Beograd, duhet të shihet në rrafshin e normalizimit të marrëdhënieve të dy shteteve si dhe të integrimit të veriut në rendin kushtetues, juridik të Republikës së Kosovës. Analisti Ilir Deda, vë në dukje dallimet dhe këmbënguljen e të dy palëve në qëndrimet e veta sa i përket çështjes së themelimit të asociacionit të komunave serbe, ku duket se ka stagnuar procesi.
Natyrisht se baronesha Eshton, do të vijë me modelin e saj edhe para udhëheqësve në Beograd edhe para udhëheqësve në Prishtinë, ku ajo do ta propozojë kompromisin e të dy qëndrimeve. Deda, potencoi se duhet t’i bëhet e qartë se Kosova sa i përket aranzhimit të brendshëm, ka bërë kompromis me bashkësinë ndërkombëtare në vitin 2007 me planin e Ahtisarit dhe thjeshtë, më nuk ka hapësirë për çfarëdo kompromisi tjetër.
Sipas Dedës, me kompromis shtesë sa i përket asociacionit të komunave serbe, rrezikohet krijimi i pushtetit të tretë në Kosovë dhe funksionaliteti i shtetit. Në këto momente, Deda e sheh procesin në krizë. Ai shtoi se, pa marrë parasysh krizën momentale, duhet të shihet në rrafsh më të gjerë se çka do të thotë normalizimi ndërmjet shteteve dhe çka do të thotë që dy shtete, do të fitojnë për zhvillim të tyre të brendshëm dhe karshi integrimeve në Bashkimin Evropian.
Sa i përket afatit kohor për përfundimin e bisedimeve, që parashihet të ndodh në muajin prill, Deda, tha se, a do të jetë muaji prill apo qershor kur do të përfundojnë këto bisedime, është më pak e rëndësishme. Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që asnjë marrëveshje të mos prodhojë jo funksionalitet, destabilitet dhe që asnjë marrëveshje të mos mund të ketë dy kuptimësi në interpretim. D.m.th, ato duhet të jenë të qarta, duhet të jenë të shkruara, që e gjithë popullata në Kosovë dhe e gjithë popullata në Serbi, të sheh se çka është marrë vesh në këtë proces, thotë Deda.
Ai ka shtuar se, transparenca lidhur me marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë – Serbi, është shumë e rëndësishme për procesin në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë brenda.
“Presidenti Nikolliq e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë pe në negociata – atëherë ato nuk janë negociata”, ka thënë Oliver Antiq.
Sot në Bruksel po qëndrojnë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, të cilat do të takojnë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila njëherësh është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Beogradi insiston që në Kosovë të formohet një asociacion i komunave serbe, me kompetenca ekzekutive. Prishtina, ndërkaq, pranon formimin e tij, por pa kompteneca të tilla.
Për këtë çështje është diskutuar në raundin e fundit të bisedimeve direkte midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq dhe pritet të bisedohet edhe në rrethin e radhës, të caktuar për 20 mars 2013.
Erdh pranvera (cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
Erdh pranvera
Kur shoh pemët mbushur lule
E kuptoj se erdh pranvera
Për një çast pranë seç m'u ule
Mikja ime, Antonela !
Se kur shoh që pemët çelin
Zë përqas, afroi kujtimin
Edhe hiç nuk e mbaj shendin
Si nuk mbaj dot mallëngjimin.
S'mbaj mallëngjimin e një kohe
Tutje, sa viteve më parë!
Ndjej regëtimat e një "ohe!"
Të një kohë, mbushur mall.
Më mallëngjen malli i njëherës
Dhe më bëhet si tani
Është çudi, si pranverës
Unë harroj që jam pleqëri.
Rihen pemët...edhe stinët
Mu si pemët hap "lastar"
Pse më duket se bien thinjat
Në pranverë zë bëhem djalë.
7 mars 2013
Buzëqeshja jote
Buzëqesha jote, e ëmbël, femërore
Seç i thotë shpirtit tim rrebel
Më çon në kohëra rinore
Çapkënëshe më bën apel.
Buzëqeshja jote, e bardhë
E shpon errësirën pis
Çuditem që unë, flokbardhë
Errësirës dua të bëj "bizz".
Duket sikur errësirën e çaj
Me syrin që e kam bërë shpatë!
E çaj errësirë dhe pastaj
Vjen çasti i bukur, i mjaltë.
Kështu ndodh veç si përjetim
Se mushka kështu do drutë
Realiteti është pak si "jetim"
Se drutë e mia janë prerë shkurt.
Tjetër gjë është dëshira
Sa i ashpër që është realiteti!
Buzëqeshja a nuk është si "shtriga"
Që më fut në ngjasa kiameti?!!!
Dhe vërtet që kështu ndodh
Një buzëqeshje mëndjen më ngre
Shpirti im rrebel ç' u "lodh"
Duke ngrënë thana në SHën-ndre ...
10 mars 2013
Je ende e bukur
Për një mike
Je ende e bukur për t'u vyshkur
Të lutem, mposhte trishtimin !
Ke kohë që po rri mbyllur
Sikur po kërkon "përfundimin".
Dhimbja kuptohet: është e madhe!
Goditja e beftë : është e rëndë!
Oh, nuk jetohet tërë kohës në "alarme" !
Me miqtë, halli bëhet pëndë.
Nuk je as e para... por as e fundit
Që humbe mikun tënd të çmuar
Jepi fund trishtim përçudit
Ke kohë plot për të jetuar.
Jeto me kujtimin e shtrenjtë
Hidhi kujtimet në shkrime
Ti që ke ditur të mposhtësh rrufetë
S'ke si mbytesh në trishtime.
Vëre mikun tënd përballë
Dhe me të përmjet shkrimesh bisedo.
Ke parë, do të duket si i gjallë.
Trishtimin varrose! Jeto dhe mikun mos harro !
Tiranë, 11 mars 2013
Nga Flori Bruqi:Tekstet e historisë në Kosovë përkëdhelin pushtuesin osman
“Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Tito dhe Enver Hoxha”, është shprehur Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës së tij në Kosovë më 26 gusht 2011.
Edhe Omer Dincer, ministri i Arsimit, i ka kërkuar ministrit të Arsimit, Ramë Buja, që nga librat e historisë së Kosovës të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet e këtij vendi.
E njëjta gjë është kërkuar edhe nga ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan : “Lloje të tilla të punimeve, të cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë, ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, por edhe shumë shteteve, përfshirë edhe vendin tim e posaçërisht ndërmjet vendeve, të cilat kanë marrëdhënie fqinjësore”.
Kështu që në heshtje librat e historisë në Kosovë kanë filluar të korrigjohen.
Nga klasa e 5-të deri në të 13-ën del se Perandoria Osmane gjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë nuk ka vrarë, nuk ka ushtruar dhunë dhe nuk ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë dhe administratën tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.
Në hulumtimin tona vihet re se fjalët “dhunë “ dhe “vrasje” janë fshirë duke u zëvendësuar me “pushtim” dhe “burgosje”; fjala “ashpërsi” është shndërruar në “ndërhyrje ushtarake”; “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”, etj.
Një delegacion nga Turqia pritet ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji për të biseduar me autoritetet arsimore kosovare për trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në librat e historisë .
Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.
Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër.
Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.
“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, Shkëlzen Raça. Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.
“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.
Delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.
“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.
“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.
“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.
Vitin e kaluar MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.
Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.
Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.
Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.
“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.
Teksa në Ministrinë e Arsimit një vizitë të tillë e shohin në kuadër të shkëmbimit të përvojave, historianët e cilësojnë si formë presioni.
Autori i një libri shkollor të historisë në arsimin parauniversitar dhe bashkautori i shumicës së teksteve të këtij niveli, Frashër Demaj, konsideron se delegacioni ka për qëllim mbikëqyrjen e komisionit të caktuar nga MASHT-i. “Delegacioni nga Turqia vjen për presion dhe për asgjë tjetër.
Si të tillë nuk e njoh edhe as që kisha dashur të takohesha me ta”, ka thënë Demaj. Ky s’e njeh as komisionin vendës, të themeluar për këtë çështje nga MASHT-i.
“Punën time e bëj të pavarur, prandaj nuk njoh asnjë komision që provon të prekë çështjet shkencore”, ka thënë Demaj. Ky thekson se MASHT-i nuk i ka konsultuar autorët e librave kur e ka themeluar atë komision, ndërsa ka zënë ngoje kryetarin e komisionit, Shkëlzen Raça. Për të ka thënë se është historian, por jo tekstshkrues i librave të historisë në arsimin parauniversitar.
“Ai që nuk ka përvojë në tekstshkruarje të librave të arsimit fillor nuk mund të japë vërejtje të qëndrueshme, mund të bëjë vetëm vërejtje kozmetike”, ka theksuar Demaj. Ky i fundit ka shtuar se me tekstshkruarje të librave parashkollorë të historisë merret që nga viti 2002 dhe se librat në të cilët ka punuar janë të përshtatshëm dhe pa gjuhë të urrejtjes. Megjithëkëtë, Demaj thekson se edhe vetë është për ndonjë shikim të këtyre teksteve, por jo me presion.
Delegacioni nga Turqia ka planifikuar të vijë në Kosovë për rishikimin e librave të historisë, porse vizita është shtyrë për në fund të muajit mars. Në Ministrinë e Arsimit ndërkaq theksojnë se komisioni vendës e ka përfunduar fazën e parë të punës.
“Ai e ka përgatitur një raport në të cilin janë të përfshirë disa rekomandime, i cili gjendet në Divizionin e Sigurimit të Cilësisë dhe i cili në të ardhmen jo shumë të largët do të organizojë debat të hapur me ekspertë të teksteve shkollore”, ka thënë këshilltari i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, Arbër Morina. Sipas tij, pas këtyre debateve do të organizohen takime me autorët e teksteve përkatëse, në mënyrë që bashkërisht të debatohen rekomandimet e komisionit dhe ato nga debatet e hapura.
“Vetëm me pëlqimin e autorëve mund të bëhen ndryshimet”, është shprehur ai, teksa ka mohuar që komisioni që do të vijë nga Turqia do të ndërhyjë në punët kosovare.
“Ardhja e ekspertëve nga Republika e Turqisë nuk e nënkupton ndërhyrjen në punët tona, por ky do të jetë një shkëmbim përvojash, ashtu siç ka ndodhur e do të ndodhë në takimet e tjera që kemi pasur me ekspertë të vendeve të tjera evropiane”, ka përfunduar ai.
Vitin e kaluar MASHT-i kishte themeluar një komision për rishikimin e prezantimit të historisë, gjeografisë dhe kulturës osmane e turke në tekstet shkollore parauniversitare në Republikën e Kosovës. Komisioni përbëhet nga gjuhëtarë, letrarë, historianë, muzikologë etj. Puna e komisionit është përfunduar në fund të vitit të kaluar dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet se ku do të duhej të ndryshoheshin tekstet shkollore parauniversitare, kudo që flitet për Perandorinë Osmane.
Nga lënda e historisë janë prekur tekstet Historia 5 e autorëve, Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj, botuar nga “Libri Shkollor” më 2007; Historia 6 e po të njëjtëve autorë dhe po të njëjtit botues (2004), , Historia 7 e autorëve Isa Bicaj, Arber Salihu (2004); Historia 8 e autorëve Izber Hoti, Jetullah Krasniqi (2005): Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) e autorëve, Isa Bicaj e Arber Salihu (2004); Historia 10 (Gjimnazi Informatikë – Matematikë ) i autorëve, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj (2003), Historia 10 (Gjimnazi Gjuhësor) -Isa Bicaj e Arbër Salihu (2003) Historia 11 (Gjimnazi Përgjithshëm) –Jusuf Bajraktari, Isa Bicaj (2004); Historia 11 (Gjimnazi Gjuhësor) – Fehmi Rexhepi, Frashër Demaj (2004), Historia 11 (Gjimnazi Shoqëror), Ramiz Abdyli, Emine Bakalli (2004) dhe Historia 12 (Gjimnazi i Përgjithshëm) dhe Jusuf Bajraktari e Arbër Salihu (2005), që të gjithë të botuar nga “Libri shkollor” 2005.
Mirëpo autori dhe bashkautori i disa librave të historisë në sistemin parauniversitar, Demaj, ka thënë se ai zyrtarisht nuk ka marrë raport të komisionit të MASHT-it për të parë se ku është ndërhyrë. “Krejt çka kam mësuar në propozimet për ndryshime janë ato që i kam parë në medie”, ka thënë Demaj. Nga ana tjetër, kryetari i komisionit të themeluar nga MASHT-i, Shkëlzen Raça, ka mohuar që komisioni nga Turqia vjen për të bërë ndonjë presion. Ai po ashtu ka theksuar se edhe raporti që e ka nxjerrë komisioni nuk është përfundimtar, pasi që edhe ai duhet të rishikohet.
Ndërkaq autori i studimit te teksteve mësimore të historisë Kosovë-Shqipëri-Serbi, me titull: Kosova 1912-2000 në tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë”, Shkëlzen Gashi, mendon se tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë duhet të ndryshohen rrënjësisht dhe urgjentisht.
“Madje këto ndryshime duhet bërë jo vetëm sa i takon prezantimit të periudhës kur Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kanë qenë nën Perandorinë Osmane, dhe jo siç kërkojnë palët e përfshira, por duke u bazuar në dokumente, dëshmi, fakte, argumente etj.”, ka thënë Gashi. Pra, sipas tij, duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes, shpifjet, etiketimet, hiperbolizimet. Ndryshe, ka thënë ai, duhet ruajtur nga çdo trysni politike.
Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues, por jo një sundues i egër.
Kosova ka lidhur deri tani 13 marrëveshje me Turqinë, por kjo e fundit ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit: autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë. Tani që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turq vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, tha se ndryshimet në librat e historisë do t'i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme. Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera, "të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët".
Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë. Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër. Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.
Neve kemi gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë. Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë. Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët "dhunë" dhe "vrasje" në raport me Perandorinë Osmane janë fshirë.
Në vend të tyre janë vendosur "pushtim" dhe "burgosje". Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve janë fshirë fjalët "...hakmarrje" dhe "...vrasje". Në vend të tyre është vendosur fjalia "...marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendëse..."!
Fjalia "...osmanët vranë shumë shqiptarë..." është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala "..ashpërsi" është shndërruar në "...ndërhyrje ushtarake". Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia "...sundimi i egër osman...", është shndërruar në "...pushtimi osman". Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia "...merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame...", tash ka tjetër kuptim. "...
Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nëpunësve lokalë osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit". "Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje, si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut", ka thënë kryesuesi i komisionit. Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast. Emri zyrtar i plotë i komisionit është "Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke".
Agjencioni Floripress ka siguruar një raport të punës së këtij komisioni, kryetar i të cilit ishte prof.dr. Shkëlzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.
Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia.
Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane.
Por, këtë ata do ta bëjnë në konsultim me anëtarët e Komisionit për Rishikimin e Teksteve të Historisë, e pa mohuar as autorët e teksteve, mendimi i të cilëve sipas MASHT- it nuk do të anashkalohet asnjëherë.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar se ky bashkëpunim bëhet në frymën e zhvillimeve akademike të të gjitha vendeve evropiane që të mos ketë gjuhë të urrejtjes në tekste, por që ajo të jetë miqësore. Sipas tyre ekspertët nga Turqia do të jenë të kënaqur me propozimet që kanë bërë ekspertët e MASHT. Ndërsa, kanë mohuar se mund të ketë ndërhyrje nga këta ekspertë.
Në kuadër të vizitës së ekspertëve turq do të organizohen edhe debate lidhur me këtë “problem” në tekstet e historisë si dhe rekomandimet e grupit të ekspertëve kosovarë.
Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka theksuar se do të mbahet një takim ndërmjet ekspertëve të Kosovës që janë marrë me rishikimin e teksteve dhe atyre nga Turqia. “Ekspertët turq do të vijnë në fund të muajit tjetër. Kjo po bëhet më qëllim që tekstet tona të kenë sa më pak gjuhë të urrejtjes. Kjo nuk do të thotë që është duke ndodhur vetëm me Turqinë, por kjo do të ndodhë edhe me të gjithë popujt dhe shtetet e tjera, sepse përfundimisht gjuha e urrejtjes duhet të hiqet nga tekstet shkollore”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit nuk do të bëhet asnjë ndryshim pa u konsultuar me autorët e teksteve shkollore.
“Grupi i ekspertëve turq do të shikojnë disa nga sugjerimet që kanë dhënë ekspertët e Kosovës dhe do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që tekstet tona të jenë të përshtatshme duke përmbushur kriteret”.
Ai ka bërë të ditur se edhe autorët e teksteve do të përfshihen në debate. Mustafa ka hedhur poshtë çdo pretendim se do të ndryshohet historia. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rrethanë. “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të kenë frikë se do të ndryshohet historia e popullit shqiptar në përgjithësi dhe e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Nuk është ministria ajo që e shkruan historinë, por janë historianët ata që e shkruajnë historinë”.
Ai ka marrë si shembull se në tekstet shkollore gjenden terma si “hordhitë” kur flitet për ushtarët e huaj, një term që Mustafa e sheh të përdorshëm më shumë për grupe të kafshëve. “Ekziston mundësia që ku thuhet hordhitë të thuhet repartet ushtarake”.
Mustafa ka thënë se ardhja e ekspertëve turq nuk duhet të keqinterpretohet. “Nuk do të thotë se ata do të vendosin si të jenë tekstet tona, por këtë po e bëjmë thjesht për të treguar gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar jo vetëm me Turqinë, por edhe shtetet e tjera”.
Floripress
Ministria përzgjedh vetë projektet kulturore
Kur i kishte pritur në takim përfaqësuesit e Forumit Kulturor, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, kishte folur për mundësinë që fondi për përkrahje të projekteve kulturore të menaxhohet në mënyrë të pavarur. Në maj të vitit të kaluar, në zyrën e tij, kishin shkuar përfaqësues nga rrjeti i 22 organizatave që përfaqësojnë komunitetin artistik. Atyre, ministri Krasniqi u kishte thënë se një praktikë e tillë bëhet në plot vende të botës dhe se është e dobishme që të bëhet një debat në komunitet, e që edhe Kosova të aplikojë këtë model.
Por kur konkursi për subvencionimin e projekteve të kulturës është mbyllur, mjetet do të ndahen në avazin e vjetër. Madje as kriteret nuk kanë ndryshuar. I vetmi ndryshim është shifra e cila këtë vit është për 120 mijë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Fiks 729 mijë e 351 euro është buxheti për subvencionim të projekteve kulturore për këtë vit, për dallim prej rreth 610 mijë eurove që për këtë punë ka pasur në dispozicion vitin e kaluar. Konkursi është mbyllur më 10 janar, e tani në Departamentin e Kulturës është duke u bërë procesi i verifikimit dhe vlerësimit të tyre. Shkëlzen Dragaj ka treguar se kriteret për ndarjen e tyre kanë mbetur të njëjta.
“Vlerat e mirëfillta krijuese, promovuese, kreative dhe inovative janë elementet bazë të kritereve. Procedura është e njëjtë sikur vitet më parë, janë grupe brenda Departamentit të Kulturës që bëjnë vlerësimin dhe në të cilën grup ka ekspertë për secilën fushë pothuajse”, ka thënë Dragaj.
Por vetë ministri Krasniqi, pas propozimit edhe të Forumit Kulturor, ishte shprehur i gatshëm të ndryshojë këtë politikë.
“Është e dobishme që mbi këtë të zhvillohet një debat në komunitet dhe që ndoshta edhe Kosova ta aplikojë këtë model, në mënyrë që mbështetja, që deri tash bëhet nga MKRS, të bëhet nga një trupë profesionale dhe që i takon pikërisht komunitetit”, pati thënë ministri Krasniqi, më 7 maj të 2012-s. Atëherë kishte premtuar edhe se Forumi Kulturor do të jetë gjithnjë pjesë e angazhimeve që do të merren në të ardhmen për të përmirësuar jetën kulturore në vend, në funksion të krijimit të vlerave.
Por për shtatë muajt e ardhshëm gjendja nuk ka mundur të ndryshohet. Shkëlzen Dragaj ka thënë se për këtë duhet të krijohet edhe një bazë ligjore. E prej majit thotë se brenda MKRS-së është duke diskutuar e hulumtuar për ide. Fajëson komunitetin artistik se nuk ka bashkëpunuar.
“E vërteta është se nuk mund të presim edhe aq profesionalizëm për disa njerëz aty, thënë sinqerisht”, ka thënë Dragaj. Ai ka kujtuar se në takim me Forumin, ministri ka folur për një ide që të bëhet një Këshill që përbëhet nga degë të veçanta për kinematografi, për arte pamore dhe për teatër, të cilat vlerësojnë projektet në fushën e tyre.
“Këtë ide e ka thënë ministri edhe në takim, dhe ka mbetur që ata të vijnë me ide dhe iniciativa të reja. Prej tyre nuk kemi pasur më asgjë,”, ka thënë Dragaj.
Por Hajrulla Çeku, drejtor i organizatës “Ec ma ndryshe”, nuk pajtohet me këtë. Ai thotë se kanë dërguar në MKRS ide se si duhet bërë kjo punë.
“Bashkë me Forumin Kulturor e kemi ngritur si çështje. Problemi nuk është te shuma e atij fondi, por te mënyra e menaxhimit dhe e shpërndarjes. Në formën aktuale Ministria ka një strategji që për ne është joefektive, e ajo është që buxheti t’i ndahet secilit nga pak. Është njëfarë logjike që përcillet tash sa vjet, te çdo ministër i kulturës, që secilit t’i jepen nga një mijë – dy mijë euro, me idenë që të kënaqen të gjithë nga pak, dhe në fund po del që janë përkrahur 100 organizata”, ka thënë Çeku “Por kultura nuk funksionon me logjikën masive, ajo ka të bëjë me kulturë dhe vlerë, prandaj së pari aty duhet të vlejë kriteri i meritokracisë”, ka shtuar ai. Ai ka treguar rekomandimin e Forumit. “Rekomandimi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë decentralizimi i këtij fondi, të gjendet forma kur vetë sektori i kulturës së pavarur bëhet pjesë e vlerësimit të projekteve, natyrisht me mbikëqyrje të Ministrisë, meqë bëhet fjalë për fonde publike”, ka thënë Çeku.
Kur ka folur për rritjen prej 120 mijë eurosh, Çeku ka thënë se nëse ato do të ndahen me logjikën e njëjtë, veç sa do të rritet sasia, por jo cilësia e kulturës.
I të njëjtit mendim është edhe dramaturgu Arian Krasniqi. Sipas tij, është mirë që ekziston konkursi për subvencionimin e projekteve të kulturës, por është e domosdoshme që ai konkurs të ketë disa kritere. Sipas tij, edhe kjo rritje është simbolike, dhe nuk do të ketë kurrfarë efekti.
“Duhet të ndalet ajo mënyrë banale e përkrahjes së projekteve me nga 500 euro, e të rritet numri i organizatave që përkrahen vetëm sa për të thënë se po përkrahen shumë projekte”, ka thënë Krasniqi. “Kjo është thjesht maskë”.
Problem tjetër, sipas Krasniqit, është fakti se në kuadër të këtij konkursi obligohen që formalisht të konkurrojnë edhe festivale që tashmë janë tradicionale.
Sidoqoftë, MKRS-ja pret që brenda këtij muaji ose fillimit të muajit të ardhshëm do të dihet lista e projekteve që janë mbështetur....
Adem Demaçi promovoi kompletin në Gostivar
Kohë më parë Komuna e Gostivarit ishte nikoqire e simbolit të rezistencës Adem Demaçi, në promovimin e kompletit të veprave të tij. Paraprakisht, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, priti Bacën Adem, poetët Flora Brovina dhe Arif Bozaxhi, kritikun letrar Shyqri Galica, si dhe zv/ministrin e Kulturës të Kosovës Hajdin Abazi.
Kryetari Osmani, nën përkujdesjen e të cilit u mbajt promovimi i veprave të Adem Demaçit, në fjalën e tij përshëndetëse foli për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, duke e quajtur atë simbol të rezistencës, hero të gjallë të Kosovës dhe nelson Mandela i Evropës.
““Vepra e Adem Demaçit nuk është e çmuar sa duhet nga politika e sotme por se ai është Mandela Evropian, dhe se rruga e tij ka qenë një rrugë e vështirë të cilës ai asnjëherë nuk iu nënshtrua për të thënë fjalën e lirë duke qenë një institucion më vete për kauzën tonë kombëtare. Politika ka qenë ajo që e ka shtyrë, të merret me letërsi, sepse ishte e pamundur që idetë e tij politike t’i plasojë ndryshe në turmat shqiptare, përveç nëse duke i mbështjellë me njëfarë sheqeri. Proza e Adem Demaçit sjell një vizion autorial, vizion prozaik, ku shkrihet historia, miti, legjenda, përvoja e vet autorit, theksimet e së kaluarës dhe tragjikja e atyre viteve. Gjithnjë energjik, i paepur, i sinqertë por edhe i ashpër, sipas momentit dhe rastit, kurdoherë i dashur për popullin, të cilit shpeshherë ia qan hallin, duke ia kujtuar vuajtjet shekullore dhe duke ia fishkëlluar lehtë të metat dhe babëzitë. Krijimtaria e tij letrare artistike nga të gjitha pikëpamjet ideore, artistike, stilistike e gjuhësore, e radhit në “sofrën” e parë të krijuesve kombëtarë e më gjerë. Tregimet dhe romanet e Adem Demaçit janë po aq të veçanta në letërsinë tonë, sa është i veçantë edhe vetë autori në jetën dhe disidencën politike të tij”, tha mes tjerash Osmani.
Këtë ngjarje e përshëndeti edhe zv/ministri I kulturës së Kosovës, Abaz Hajdini, ndërsa për veprën e Adem Demaçit foli studiuesi dhe kritiku letrar prof.dr. Shyqri Galica.
Fjalë përshëndetëse mabjëtn edhe deputeti Izet Zeqiri, poetët Flora Brovina dhe Arif Bozaxhi, si dhe të pranishëm të tjerë në këtë promovim.
Në fjalimin e tij mjaft emotiv dhe energjik, heroi i gjallë i Kosovës, i cili vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë foli për nevojën për një unitet Brenda shqiptar, tolerancë dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike në trojet shqiptare.
“Kombi ynë duhet të jetë i bashkuar dhe duhet që të punojmë për të mbetur gjallë. Ne si popull kemi kaluar faza të ndryshme të pushtuesve dhe përsëri kemi mbetur të pa lëkundur në idealet tona. Ne duhet të bashkojmë shpirtin tonë, dijen tonë në shërbim të kombit. Ne si komb jemi unikat po edhe gjuhën e kemi unikate. Shumë vështirë mëson popullim im dhe shumë duron po kur mëson, nuk ka fuqi që ti dalë përpara. Prandaj porosia ime është që të bashkoheni në veprim me njëri tjetrin sepse detyrat e mëdha historike nuk i kryen dot një njeri i vetëm, as njëqind vetë as njëmijë vetë. Duhet vetëdija kombëtare të përfshihet nga mendjet e të gjithëve e ashtu të bashkuar ne do të jemi të pathyeshëm.”, nënvizoi Baca Adem Dema.
“Gjatë promovimit, Shyqri Galica lexoi një pjesë të poemës “Vargu im” e që ngjalli emocione te të pranishmit.
Kryetari Osmani në shenjë respekti, Adem Demës i dhuroi një pikturë artistike “Pulsi i jetës” – vepër e piktorit gostivaras Ylber Zylfiqari, ndërsa baca Adem kryetarit Osmani i dhuroi një komplet veprash.
Vlen të përmendet se prej dje, biblioteka e qytetit dhe bibliotekat e shkollave të mesme të Gostivarit janë pasuruar me disa komplete veprash të Adem Demaçit, ndërsa me vepra të Adem Demaçit u furnizuan edhe të pranishmit në promovim, një pjesë prej tyre edhe me nënshkrimin e autorit.
Pas promovimit, u organizua një koktej rasti, e që të pranishmit e shrytëzuan për të bërë foto me Bacën Adem – heroin e gjallë të Kosovës, Rufi Osmanin – kryetarin e komunës më reformator të Ballkanit, Flora Brovinën – gruan që u sfidoi presioneve të papara të regjimit tiranik të ish Jugosllavisë dhe Izet Zeqirin – deputetin më produktiv deri më tani në Parlamentin e Maqedonisë.
Në promovimin e veprave të Adem Demaçit morën pjesë edhe deputetja Flamure Kreci - Demiri, kryetari i këshillit Fadil Zendeli, këshilltarë komunalë, përfaqësues të administratës komunale, institucioneve lokale, veteranë të arsimit, ish luftëtarë të lirisë, ish të përndjekur politik, mysafirë nga Gostivari, Tetova dhe më gjerë.
Shqiptarët vrasës me pagesë në filmin “Dead Man Down”
Regjisori i “The girl with the dragon tatto”, Neils Arden Oplev, ka sjellë një tjetër film, por kësaj radhe ai ka përfshirë edhe shqiptarët. Ata i ka bërë një bandë që vrasin me pagesë e aty flitet edhe shqip nëpërmjet aktorit me prejardhje shqiptare, James Biberaj, i cili luan përkrah aktorëve të njohur Colin Farrell, Noomi Rapace në rolet kryesore.
Banda të ndryshme pjesë e perandorisë së drogës së Alphonse janë edhe gangsterët që në kritikën e “The New York Times” quhen “tullacë të rrezikshëm”. Ata vrasin këdo për çfarëdo arsye. Bandat që vrasin me pagesë janë shqiptarë. Ata janë të lidhur mes vete familjarisht. Kryesori i tyre është Iliri, rolin e të cilit e luan aktori James Biberaj, i cili tregohet goxha i rreptë si gangster, ashtu sikurse qëndrimi i ministres së Qeverisë së Kosovës ndaj rasteve të shpeshta kur Hollywoodi po i personifikon shqiptarët si të këqij.
“Nuk mendoj domosdoshmërisht që filmi është antishqiptar, por edhe në këtë film sikur në disa tjerë para tij, shqiptarët janë portretizuar përmes bandës e cila vret për të holla”, ka thënë Kusari-Lila, nëpërmjet një mesazhi telefonik nga New Yorku, e cila gjatë qëndrimit në metropolin amerikan, ka pasur rastin të shoh premierën botërore të filmit, “Dead Man Down” nën regji të danezit Niels Arden Oplev.
Panairi i Librit në Leipzig do të ketë mysafirë nga Kosova
Autorët Jeton Neziraj, Blerina Rogova - Gaxha dhe Beqë Cufaj do të kenë një sërë prezantimesh publike në panairin e sivjetshëm të Leipzigut, që mbahet nga 14 deri me 17 mars. Sipas një njoftimi të lëshuar “Qendra Multimedia” autorja Blerina Rogova- Gaxha do të prezantojë librin e saj më të ri poetik “Kate” (Shtëpia Botuese “Pa”), poezi nga i cili, janë përkthyer dhe botuar tashmë në gjuhën gjermane në revistën “Beton”. Rogova - Gaxha do t’i ketë tri paraqitje para publikut gjerman, në kuadër të Forumit të Evropës Juglindore me rrjetin “Traduki”. Sipas njoftimit, më 15 mars, bashkë me autorin rumun Claudiu Komartin, Rugova-Gaxha do të prezantohet në leximin me temë “Poezia e re në Kosovë dhe në Rumani”.
“Tema e këtij prezantimi, pos leximit të teksteve në shqip e gjermanisht, do jetë edhe rebelizmi i poezisë së saj kundër gjendjes sociale, politike e kaosit të përditshmërisë”, thuhet në njoftimin për media. Një ditë më vonë, një panel i përbërë nga autorë të rajonit do të diskutojë mbi kulturën e Evropës Juglindore. teksa më vonë poetja Rogova-Gaxha do të prezantohet bashkë me autorë të ndryshëm të Ballkanit në “Natën e Ballkanit”, që sipas njoftimit thuhet se është “një ndër prezantimet më të rëndësishme në Panairin e Leipzigut”. Në Leipzig do të prezantohet edhe libri i posabotuar në gjermanisht “Atdheu në valixhe” i autorëve Jeton Neziraj dhe Timon Perabo. Në Kosovë libri ishte botuar në vitin 2009 nga “Qendra Multimedia” dhe përmban rrëfime të emigrantëve nga Kosova që kanë jetuar në Gjermani dhe më pas janë kthyer në atdhe.
E Beqë Cufaj do të ketë dy prezantime me romanin e tij “Projekt@party”, roman ky i cili tashmë është ribotuar për të tretën herë në gjermanisht dhe ribotuar për së dyti në shqip. Cufaj së pari do të prezantohet më datën 15 në kuadër të Forumit të Evropës Juglindore dhe më 16 mars në qytetin e Leipzigut .
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...