2013-03-12

Hashim Thaçi: Ishe kundër Rambujesë,Albin Kurti: Shkele betimin e UÇK-së


Kuvend, Thaçi dhe Kurti përplasje të forta për të kaluarën

 Pas diskutimeve të gjata në Kuvendin e Kosovës, Thaçi i’u është përgjigjur me konotacion ‘kërcënues’ deklaratave dhe akuzave të deputetëve të VV-së , duke ju thënë: "Një moment do t’ua tregoj edhe vendin edhe deren kah me dal".
“Ju keni thënë që Kosova kurr nuk do të pavarësohet, madje keni organizuar demonstrata në emër të asaj që Kosova nuk do të pavarësohet nga procesi i Vienës, në këto demonstrata janë vrarë njerëz, prandaj keni përgjegjësi morale për këtë”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, Visar Ymeri ka replikuar në këtë mënyrë ndaj Thaçit: “Nga kërcënimi i fundit, nuk po dihet se a e ke mësu ti Sami Lushtakun apo ai ty, se të njejtën i’a pat thënë Grabovcit në telefon, për Jakup Krasniqin”.
Kryeministri i vendit ka shkuar edhe më tej duke i quajtur fundamentalistë deputetët e VV-së.
“Të them të drejtën sa herë të folsh nuk të ngoj. As ju dhe as grupin tuaj fundamentalist politik. Kurr nuk i’a keni qëllu për kurgjo”, ka shtuar Thaçi.
Nga ana e tij edhe i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka replikuar pas akuzave të Thaçit se ai nuk e kishte përkrahur as Marrëveshjen e Rambujesë.
"Nuk e kam përkrahur Marrëveshjen e Rambujesë sepse në dokumentin e Rambujesë ishte folur për autonomi dhe për ç'armatosjen e UÇK-së. Ju nuk jeni njeri i UÇK-së, ju i keni braktisë shqiptarët, keni shkel betimin e UÇK-së”, është kundërpërgjigjur Kurti.
Thaçi: Deklaratat e Nikolliqit, gënjeshtra të kulluara
Qeveria e Kosovës pret sqarime nga Bashkimi Evropian në lidhje me deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, të bëra të hënën në Bruksel, sipas të cilit, zgjidhja për asociacionin e komunave serbe është arritur dhe se ajo nuk do të jetë në përputhje me legjislacionin e Kosovës.
“Ato janë deklarata të pavërteta, të papjekura politikisht dhe gënjeshtra të kulluara”, tha Thaçi.
Gjatë një raportimi para Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi tha se deklarata e Nikolliqit e bërë pas takimit të kreut të shtetit serb me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, është e pavërtetë, pasi që Prishtina nuk ka lëshuar pe në lidhje me kompetencat e Asociacionit të komunave serbe.
“Deklarata e mbrëmshme e presidentit të Serbisë Nikolliq, përveç që tregon një papjekuri të madhe politike nga ana e tij, po ashtu është krejtësisht e pavërtetë, pra një gënjeshtër e kulluar, tradicionale e politikës së Beogradit. Ju e dini që ata humbjet i shpallin vazhdimisht fitore prej betejës së Kosovës, Rambujesë, marrëveshjes së Kumanovës... Aq sa është e vërtetë deklarata e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999 për luftën në Kosovë, po aq është e vërtetë tash deklarata e Nikolliqit”, tha Thaçi.
Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një raportimi para deputetëve në lidhje me takimin e tij të fundit me homologun serb Ivica Daçiq, të mbajtur në Bruksel më 4 mars. Për herë të parë, Thaçi foli edhe për kompetencat e këtij asociacioni pas shumë polemikave dhe dilemave të paraqitura në skenën politike në Prishtinë.
“Asociacioni i komunave serbe mund të emërojë një përfaqësues të vet për anëtarin e bordit zhvillimor për veriun e Kosovës, i cili do të jetë i përkohshëm. Mund të emërojë një përfaqësues të vetin për këshillin presidencial konsultativ për komunitete. Mund të mbajë kontakte apo të krijojë partneritete me asociacionet e ngjashme në Serbi dhe vende tjera".
"Mund të koordinojë ndihmën financiare që Serbia i dedikon për komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat duhet të jenë transparente dhe brenda kompetencave të komunave. Mund të aplikojë për fonde të Bashkimit Evropian dhe mund të grumbullojë fonde tjera për nevoja të projekteve infrastrukturore në nivel të komunave e tjera”, sqaroi Thaçi.
Kryeministri Thaçi përsëriti sërish se propozimi i Beogradit që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive e legjislative, nuk do të pranohet. Kosova nuk do të ketë një Republikë Serbe përbrenda saj, theksoi Thaçi. Ndërkaq siguroi edhe njëherë deputetët se ky organ do të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Në kuadër të debatit parlamentar, Ismet Beqiri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se me këtë asociacion, po punohet kundër politikave integruese të komunitetit serb.
​​“Ne e shohim që me këtë asociacion punojmë kundër integrimit të komunitetit serb, sepse tash vjen koha që ata ta bëjnë një asociacion të ndarë, të mblidhen bashkë dhe punojnë ndaras nga asociacioni që e kemi aktualisht. Do të thotë, kjo është kundër politikës sonë integruese”, u shpreh Beqiri.
Sikurse dhe herëve tjera, Lëvizja Vetëvendosje doli kundër dialogut dhe mënyrës se si po mëtohet të zgjidhen çështjet në veri të Kosovës. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ftoi edhe Bashkimin Evropian që të heqë dorë nga ky lloj i dialogut.
“Bashkimi Evropian po i bashkon kriminelët e luftës në Serbi me kriminelët e korrupsionit në Kosovë për të vendosur për fatin e Kosovës dhe popullit të saj. Këta vetëm sa po e amnistojnë njëri-tjetrin. Brukseli dhe faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë po amnistojnë ata dhe tash përfliten amnisti të reja ndaj kriminelëve serbë në veri”, tha Kurti.
Po në funksion të procesit të bisedimeve me Serbinë, kryeministri Thaçi i njoftoi deputetët edhe me një pjesë të agjendës së vizitës së baroneshës Ashton të enjten në Prishtinë.
Thaçi tha se Ashton synon t’i takojë edhe liderët e partive opozitare, andaj u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në takim, në mënyrë që t’i adresojnë drejtpërdrejt shqetësimet e tyre eventuale në lidhje me procesin e bisedimeve me Serbinë, të cilin po e udhëheq pikërisht zonja Ashton.
Fjala e plotë e kryeministrit Thaçi në Kuvendin e Kosovës
Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj, të nderuar deputetë, për mundësinë e krijuar për t’ju adresuar juve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pra, baroneshës Catherine Ashton dhe përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Unë herën e fundit raportova para juve, të nderuar deputetë, në detaje dhe në mënyrë kronologjike për të gjithë procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për rezultatet që janë arritur deri më tani.
Prandaj, sot, do të përqendrohem vetëm në raportin që ndërlidhet me takimin e gjashtë në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili u mbajt në Bruksel me datë 4 mars 2013. Mirëpo, mbetem i hapur për të dhënë sqarime shtesë për të gjithë procesin sa herë që ju e konsideroni të nevojshme dhe të dobishme.
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Njësoj si në takimet e kaluara, fillimisht delegacioni i Kosovës kishte një takim bilateral me baroneshën Ashton dhe ekipin e saj. Në këtë takim, baronesha Ashton, shprehu përsëri konsideratën e saj të lartë për punën serioze dhe nacionalitetin që ka dëshmuar delegacioni shtetëror i Kosovës gjatë gjithë këtij procesi.
Gjithashtu, e theksoj faktin se është në dijeni të të gjitha reagimeve politike në Kosovë që ndërlidhen me ndjeshmërinë që mbart në veri procesi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë drejtim, ajo shprehu gatishmërinë e saj që të vijë së shpejti në Kosovë për të takuar liderët institucionalë dhe politikë, për të dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme për temat që janë duke u adresuar në kuadër të këtij procesi.
Pas konsultimeve që kam pasur me baroneshën Ashton, unë e kam ftuar që të bëjë një vizitë në Kosovë me datë 14 mars, pra të enjten, me qëllim që bashkërisht të kemi mundësi të dëgjojmë nga vetë baronesha Ashton për rrjedhën e procesit dhe pritjen për përmbylljen me sukses të këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Për javën e ardhshme të gjithë liderët politikë të partive parlamentare do të kenë mundësi të drejtpërdrejtë nga vetë baronesha Ashton të marrin përgjigje për ndonjë shqetësim eventual që do të mund të kenë lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, natyrisht ata që meritojnë të dëgjohen.
Dhe, unë pajtohem, të nderuar deputetë, keni nevojë t’i dëgjoni edhe nga vetë baronesha Ashton se çdo zgjidhje eventuale për problemet që janë duke u diskutuar në kuadër të këtij procesi, do të jenë të gjitha në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe në pajtueshmëri me parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisje Lokale.
Tani, po kthehem përsëri te takimi bilateral, që gjithmonë i paraprin takimit të përbashkët.
Kësaj radhe si pjesë e agjendës së takimit të gjashtë me baroneshën Ashton, si ndërmjetësuese, insistoi që të diskutohet ndër të tjera për çështjen e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas baroneshës, kjo çështje duhet të jetë thelbësore për Serbinë, dhe në rast se arrihet marrëveshje për themelimin e këtij asociacionit, atëherë duhet të jetë më lehtë për të gjitha problemet tjera.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Në vazhdim të këtij takimi bilateral, delegacioni i Kosovës ka theksuar edhe njëherë domosdoshmërinë se përfundimi i këtij procesi duhet të rezultojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të nënshkruhet nga kryeministrat e të dyja vendeve – në cilësinë e garantuesit do të nënshkruhet nga baronesha Ashton, në emër të Bashkimit Evropian dhe me mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ne mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të duhet të jetë një dokument i përgatitur mirë, duke përfshirë parimet bazë, obligimet e palëve, planin e detajuar implementues, obligimet e garantuesit e kësaj marrëveshje, të gjitha anekset për marrëveshjet e arritura në fushat e caktuara, duke përfshirë edhe marrëveshjet që duhet të arrihen në fushat e energjisë, telekomunikacionit, transportit dhe të tjera.
Delegacioni i Kosovës i ka bërë të qartë baroneshës Ashton se një proces i tillë kaq i rëndësishëm i zhvilluar në një nivel më të lartë ndërshtetëror, patjetër që do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në të kundërtën i gjithë procesi mund të mos prodhojë rezultatet e pritura.
Kemi theksuar se Republika e Kosovës dëshiron që nëpërmjet këtij procesi t’i jap fund problemit që Serbia i ka shkaktuar Kosovës për 13 vite me radhë.
Prandaj, ne jemi këmbëngulës që në fund të procesit të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të nënshkruar.
Të nderuar deputetë,
Pas përfundimit të takimeve bilaterale ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe baroneshës Ashton, pastaj takimit bilateral ndërmjet baroneshës dhe kryeministrit të Serbisë, Daçiq, filluam takimin e përbashkët për të diskutuar modalitetet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës.
Ne përsëri, edhe në këtë takim, shprehëm gatishmërinë tonë për të mundësuar themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.
Ne kemi prezantuar në detaje strukturat që do të mund të kishte një asociacion i tillë dhe funksionin dhe detyrat që do të mund t’i ushtrojë brenda fushëveprimit të vet për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale.
Unë dua të ritheksoj faktin se struktura dhe funksioni i këtij asociacioni nuk mund të jenë ndryshe krahasuar me asociacionin ekzistues të komunave të Kosovës.
Unë besoj se ju të gjithë e keni të qartë strukturën e asociacionit të komunave të Kosovës dhe funksionin që ushtron ai, duke përfshirë edhe mënyrën se si zgjidhet ai.
Prandaj, nuk do të elaboroj këtë aspekt, por vetëm mund të them se, njësoj sikur tek mekanizmi ekzistues i komunave të Kosovës, edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe që do të themelohet, mundësia për të ushtruar funksione të ndryshme që ndërlidhen me vetëqeverisje në nivelin lokal, është shumë më e madhe, përfshirë fusha të ndryshme në nivel lokal.
Në rastin konkret, përveç fushave të veprimit që ndërlidhen me vetëqeverisjen lokale dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të emërojë: një përfaqësues të vetë për anëtarë të Bordit Zhvillimor për veriun e Kosovës, i cili kuptohet, është një bord i përkohshëm; mund të emërojë një përfaqësues të vetin për anëtarë të Këshillit Presidencial për Komunitete; mund të mbajë kontakte ose të krijojë partneritete me asociacionet e ngjashme në Serbi dhe vende të tjera; mund të koordinojë ndihmat financiare që Serbia i dedikon për komunat me shumicë serbe në Kosovë e të cilat duhet të jenë transparente dhe vetëm brenda kompetencave të komunave; mund të aplikojë për fonde të BE-së dhe mund të grumbullojë fonde tjera për nevoja të projekteve infrastrukturore në nivel të komunave të tjera.
Të nderuar deputetë,
Baronesha Ashton shprehu miratimin e saj për gatishmërinë tonë që duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet tona, duke respektuar Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, ne jemi të gatshëm për themelimin e këtij asociacioni të ri.
Nga ana tjetër, kryeministri Daçiq, i cili duket qartë përsëri se asnjë miratim apo autorizim për të arritur ndonjë marrëveshje në këtë çështje, fokusin e prezantimit të tij e kishte përsëri te mënyra e zgjedhjes së këtij asociacioni dhe te kompetencat ekzekutive që duhet të ketë ky asociacion.
Serbia pra, sipas kryeministrit Daçiq, dëshiron që asociacioni apo siç Serbia preferon ta quajë ‘bashkësia e komunave me shumicë serbë në Kosovë’, të jetë një trup politik, i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe ka kompetenca ekzekutive. Pra këto janë kërkesat dhe dëshirat e Serbisë.
Natyrisht, që një propozim i tillë të Serbisë, ne e kemi hedhur poshtë si tërësisht të papranueshëm dhe të parealizueshëm në shtetin e Kosovës.
Ju e dini, ashtu siç e di edhe unë, se de facto dhe de juro, propozimi i Serbisë synon krijimin e nivelit të tretë të pushtetit dhe rrjedhimisht themelimin e një Republike Srpska të dytë, që kurrë nuk do të pranohet nga ana jonë, dhe kjo do të minonte shtetin tonë. Prandaj, një gjë e tillë as që do të diskutohet, as që do të pranohet, e as që do të mund të realizohet kurrë në Kosovë.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj
Baronesha Ashton pasi dëgjoi diskutimet dhe pozicionet e Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kërkoi një pauzë për të bërë përpjekje për të përmbledhur në letër çështjet kryesore që ndërlidhen me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Pas pauzës, ne u takuam përsëri, kësaj radhe në formatin një plus tre nga të dy palët. Ne kemi qenë si delegacion i Kosovës të gjithë. Në këtë pjesë të takimit, baronesha në formë të shkruar një draft dokument i cili përmbledhë parimet bazë për themelimin e asociacionit dhe funksionet apo detyrat që një asociacion i tillë do të mund të ushtronte.
Me bindje të plotë po konfirmoj përpara jush deputetë të nderuar dhe qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, se draft dokumenti për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.
Të gjitha funksionet që do t’i ushtroj ky asociacion, janë të njëjta me ato që ushtron edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Ndërsa, ajo që është kryesore të theksohet, dhe që është thelbi i kësaj problematike, është fakti se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht në përkrahje të qëndrimit parimor të delegacionit të Kosovës, që ky asociacion nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe nuk mund të jetë një mekanizëm i cili do të shërbej si zëvendësim për kompetencat që ushtrohen nga secila komunë veç e veç.
Prandaj, Asociacioni do të zgjidhet në mënyrë indirekte, njësoj siç zgjidhet edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, dhe do të ketë strukturë të njëjtë dhe do të ushtroj funksione të njëjta.
Për më tepër, komunat me shumicë serbe në Kosovë mund t’i bashkëngjiten këtij asociacioni me dëshirën e tyre, dhe mund të largohen nga i njëjti përsëri me dëshirën e tyre. Një komunë mund të jetë pjesë e dy mekanizmave të tillë, apo asociacioneve varësisht prej vullnetit të tyre.
Komunat me shumicë serbe në Kosovë mund të zgjedhen të bëhen anëtare e cilitdo asociacion që ekziston në Kosovë, bazuar në vullnetin e tyre, por natyrisht se mund të bëhen anëtare të një apo më shumë asociacioneve, ashtu siç e mundësojnë ligjet tona që e rregullojnë vetëqeverisjen lokale.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Si përfundim, tashmë baronesha Ashton, mbrëmë, ka takuar në Bruksel edhe presidentin e Serbisë Nikoliq, kryeministrin Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Vuçiq, për të marrë pajtueshmërinë e tyre për propozimin e bërë.
Ne kemi dëgjuar deklarata kontroverse mbrëmë nga presidenti Nikoliq lidhur me rezultatet e takimit, dhe presim qartësi zyrtare nga Brukseli sot gjatë ditës.
Gjithashtu, të enjten, pra pasnesër, ne do të kemi mundësinë të dëgjojmë drejtpërdrejt nga baronesha Ashton për rezultatet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel, dhe për mënyrën se si pritet të vazhdojë procesi në të ardhmen.
Sido që të jetë, ne e dimë se Serbia do të vazhdoj me manovrime deri në pafundësi, prandaj me të drejtë presim që në takimin e radhës që do të mbahet më 20 mars në Bruksel, ne ta mbyllim edhe këtë çështje dhe të kalojmë në përpilimin e zbatimin e marrëveshjes në praktikë.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ka hyrë pothuajse në fazën e vet përfundimtare.
Unë siç e theksova në fillim, në emër të institucioneve të Kosovës në Bruksel, do të insistojë që ky proces të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila duhet të nënshkruhet nga të dy kryeministrat, dhe garantuese e zbatimit në praktikë duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, që janë në Kosovë.
Në javën e ardhshme unë pres që ekipi i Bashkimit Evropian të përgatis në detaje aspektet teknike të kësaj marrëveshje dhe planin e detajuar të afateve kohore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në temat që janë diskutuar në kuadër të këtij dialogu.
Në këtë aspekt, ne kemi marrë garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ky proces do të përmbyllet me marrëveshje të shkruar, dhe garantues të zbatimit të saj patjetër që do të jenë BE-ja me mbështetje të SHBA-së.
Të nderuar deputetë,
Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mundësinë, që më keni krijuar për t’iu informuar për rrjedhën e bisedës deri më tani.
Më lejoni në të njëjtën kohë t’iu falënderoj për idetë dhe këshillat tuaja, që i keni dhënë deri më tani, në shërbim të këtij procesi. Unë dëshiroj t’iu siguroj se delegacioni i Kosovës me saktësi do t’i përmbahet vetëm mandatit të dhënë, nga ju të nderuar deputetë, përmes Rezolutës të miratuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, falënderoj edhe liderët e LDK-së dhe AAK-së për mirëkuptimin që kanë treguar për të dëgjuar opinionet tona, shqetësimet tona, shqetësime që i kemi ndarë bashkërisht, dhe për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi në takimet e përbashkëta të mbyllura që i kemi pasur këto ditë.
Natyrisht edhe liderët, z. Petroviq, z. Yagcilar, dhe të gjithë liderët e komuniteteve tjera.
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Më lejoni që të vazhdoj të flas edhe për një çështje gjithashtu të freskët. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, baronesha Ashton mbrëmë ka takuar zyrtarisht delegacionin e Serbisë i kryesuar nga presidenti Nikoliq në Bruksel.
Ky takim, sipas informatave të mia zyrtare, ka pasur një qëllim të vetëm: që Serbisë t’i ofrohet edhe njëherë mundësia për të pranuar propozimin që e ka bërë delegacioni i Kosovës në takimet e kaluara për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ky asociacion, siç e kam thënë tashmë disa herë, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.
Propozimi ynë për formimin e këtij asociacioni përkrahet plotësisht nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të risqaroj se ky asociacion do të ketë të njëjtin rol, funksion dhe strukturë siç e ka edhe projekti tjetër i komunave të Kosovës.
Nga kjo që thashë më lartë dëshiroj të qartësoj, të nderuar deputetë, kabinet qeveritar, qytetarë të Republikës së Kosovës, opinionit publik ndërkombëtarë, se deklarata e mbrëmshme e presidentit të Serbisë Nikoliq, përveç që tregon një papjekuri të madhe politike nga ana e tij, po ashtu është krejtësisht e pavërtetë, pra një gënjeshtër e kulluar tradicionale e politikës së Beogradit.
Ju e dini se ata humbjet i shpallin vazhdimisht fitore, prej Betejës së Kosovës, në Rambuje, Marrëveshjes së Kumanovës, kur është larguar ushtria dhe policia serbe në 1999-ën, ata ngrinin dolli shampanjë në Beograd, prandaj aq sa është e vërtetë deklarata e Slobodan Milosheviqit në qershor të 99-ës për luftën në Kosovë, po aq e vërtetë është deklarata e Nikoliqit, për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Pra, është një gënjeshtër tipike tradicionale, e kulluar, e politikës zyrtare të Beogradit, që humbjet gjithmonë i prezanton si fitore.
Sido që të jetë, ne jemi këtu, vazhdojmë në çdo angazhim tonin do ta respektojmë në plotëni Kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, dhe ligjin për Vetëqeverisjen lokale.
Faleminderit shumë.

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (VI)



Brahim AVDYLI:



- Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë 

"FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA"
                                                         (VASO PASHË SHKODRANI)

Kështu, besimi i gjyshëve tanë të parë lidhet me Epirin e stërlashtë dhe me Zotin, të cilët, përmes bijëve të tyre ilirë e kanë shpërdarë në të gjithë popujt e qytetëruar. Ne po kthehem prapë te Perandoria Bizantine, sepse ajo është tema e jonë. Këtë perandori e kanë udhëhequr iliro-shqiptarët.
Në të vërtetë, nuk besoj se ka vend në botë, që emërtimi i popullit, i vëndit, i gjuhës, i simbolit të flamurit, të ketë vetëm një përfaqësues, siç është rasti i kombit shqiptar. Në histori, besim, folklor, etnografi, arkeologji, monedhat e lashta, zbukurime armësh, djepi dhe veglat muzikore, etj. që atëherë e deri në ditë tona, e ka këtë përfaqësues të vetëm dallues: SHQIPONJËN.[1]
Aristoteli i lashtë i vendos "graikot" në rrethinat e Dodonës pellazge, që është vetë pellazg nga Stragjira e Maqedonisë. Kjo është në rajonet e sipërme të Pindit dhe Akelout, që është lumi i Epirit. Rreth Dodonës dhe Akeout ishin fisi pellazgo-ilir i sellëve[2]. Shqiptarët e vjetër harruan emrin arbëralbanë, në ndërkohë që të huajtë na quanin me emrat e vjetër arbanë ose albanë, si të vetmit trashëgimtarë të pandryshur të racës së bardhë argasearbane, e ariane. Janë këta të gjithë trashëgimtarë e pellazgëve të vjetër.[3]
"Arbërit jo vetëm kanë përbërë shumicën e popullsisë ballkanike, jo vetëm se kanë lidhje të shumëfishta origjine dhe historike me popullsinë e përtej Adriatikut (të Italisë), por kanë qenë element aktiv emancipues në historinë evropiane të shumë mbretërive, në Ballkan, në Azinë e Afërt dhe në Afrikën Veriore. Shtetet moderne të Egjyptit, Turqisë, Italisë, Rumanisë, Greqisë, Francës, etj. janë disa nga shembuj të veprimtarisë së figurave të shquara arbërore".[4] Emrat "arbër-shqiptar-albanez" janë të shpjeguara nëpërmjet të miteve dhe kjo është rruga më e drejtë e shpjegimit të tyre.
Ne po kthehemi te Mesjeta e vonë. Kjo është lënë me padrejtësi kombëtare në periudhat e më vonshme, si Rilindja. Nga kjo periudhë e Rilindjes sikur "bëhet historia". Pra, mesjeta e vonë, dihet mirëfilli se mbetet "e studiuar" nga armiqtë tanë të njohur serbo-sllavo-grekë apo greko-sllavo-serbë, si periudhë e adoptuar me pa të drejtë nga ata, apo si një periudhë ende "e pastudiuar" sa duhet. Zëri ynë ndihet me vonesa të mëdha kohore, atje ku grekët kanë thënë se janë "greke", përmes gjuhës artificiale të tyre. Gjërat janë thënë me qëllim të kundërt, saqë syrin, veshin dhe trurin e topitur shqiptar e detyrojnë të thotë se "nuk kanë eksistuar ilirët", se "nuk ka fakte të qenies së tyre", se "nuk eksistojnë dëshmi të trasformimit në të ashtuquajturit shqiptarë", se "nuk ka fakte se shqiptarët kanë eksistuar që më parë", se "Kosova është krijuar në shekullin XX apo fillimin e shekullit XXI", etj. dhe qudi tjera peudoshkecore. Në historiografinë botërore dhe greke gjëjmë figura të tëra që identifikohen si "grekë", vetëm pse e flitshin gjuhën e vjetër greke, që nuk është e njëjta me greqishten e re, kur është bërë i njohur "kombi grek" në bazë të "përkatësisë fetare ortodokse". Të gjithë këtyre figurave, nga Rilindja Kombëtare Shqiptare u anashkalohet në radhë të parë etnia/kombi. Sado që fshehet, përkatësinë kombëtare të tyre e zbulon qartësisht vetëm objekti i vepritarisë. "Kombi grek" është një "komb" artificial, me të gjitha trevat autoktone shqiptare dhe personaliteteve që e përbëjnë atë. Epiri jugor, pjesa e dytë e Epirit, që ishte dikur zona më fortë shqiptare, ka mbetur padrejtësisht nën Greqinë nga Anglia dhe fuqitë e mëdha, me gjithë genocidin e madh shumëvjeqar anti-shqiptar, në gjysmën e dytë shekullit XIX. Pra, Greqia ishte një sajesë e fuqive të mëdha evropiane. Në fakt, ajo nuk eksistonte në asnjë hartë ballkanike, deri në shekullin e XIX. Greqia dhe Serbia përmes fesë ortodokse janë shndërruar në "kombe" artificiale. Ato deshën t`i sundojnë, në radhë të parë shqiptarët, t`i terrorizojnë, t`i vrasin e t`ua marrin gjithçka që kishin. Deshën t`i përvetësojnë e të bëhen i njëjtë me ta; t`i shpopullojnë nga trojet e veta apo t`i bëjnë për vete përmes fese ortodokse.
Sa herë që flasin për "përkatësisnë shtetërore", grekët e kanë përkatësinë fetare dhe jo etnike, sepse etnia kombëtare atyre nuk u intereson, pasi janë të varur nga deklarimi fetar. Vetëdeklarimi ka qenë një element kyq për t`ua vjedhur popullsinë shqiptarëve dhe vazhdon të jetë ende kështu.[5]
Kishat ortodokse greko-serbe, në të vërtetë i urren mirëfilli shqiptarët, kur nuk duan të shndërrohen në "grekë" dhe në "serbë". Në krye të lëvizjeve antishqiptare ka qenë në të vëtetë priftërinjët ortodoksë, që në radhë të parë kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serbë dhe të masakrave të tyre të tmerrshme kundër shqiptarëve. Kjo gjë tregon se është i përzier kryesisht me politikën. Dhe, në vend se të jetë kisha paqësore, ajo ka qenë kryesist antihumane. Procesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke.[6] Kishat Ortodokse kanë luajtur rol të ashpër në zhvillimin e politikave nacionaliste antishqiptare në Ballkan.
Avranitët e quanin Greqinë e mesjetës Arbëri (Peloponezi dhe Atika). Faktet e vetme historike që vijnë nga mesjeta dëshmojnë se nën Greqinë kanë banuar vetëm shqiptarët, të cilët e quanin veten e tyre avranitë, por Përëndimi i quante ata grekë ose qytetarë me ndërgjegje greke.[7] Në librin "Stariotët" të autorit Paulo Petës, sipas veprës së Elena Kocaqi-Levanti, thotë se avranitasit, pra stariotët, vetëshpallen kështu me termin e njohur për shqiptarët, edhe pse vinin nga kishat kishat ortodokse greke. Ata nuk dilnin si fraksion ortodoks i bashkësisë shqiptare në Venedik, por si fraksion avranitas i bashkësisë greke.[8] Thuhet se asnjë shqiptar i Argosit nuk ka ditur të flasë greqisht. Për një gjë të tillë na rrëfejnë mjaft shqiptarë nga Athina. Fushat dhe rrethi i Atikës, Eubesë jugore, Megarës, Argosit dhe të Korintit janë edhe sot të banuara tërësisht nga shqiptarët.[9] Përsa i takon popullsisë së Epirit malor, dihet mirëfilli se grekët nuk arritën kurrë ta shkombëtarizojnë[10].
Shqiptarët, në përgjithësi, do t`i quajnë helenëGratë shqiptare, në viset e pakëta të Atikës, kur dalin në rrugë flasin greqisht, sepse mendojnë se të huajt po i vërejnë. Në ishujt e Hidrës, Specias dhe Salaminës e tërë rinia di greqisht[11]. Kjo gjë dëshmon qartë se banorët e Atikës dhe Peloponezit kanë qenë shqiptarë. Helenizmi i avranitasve ka qenë tërësisht artificial, kryesisht i keqkuptuar apo edhe i detyruar për tu bërë "grekë".
Duhet të vëmë në dukje se fanariotët, që ishin frymëzuesit e parë të Kishës Ekumene të Kostandinopojës nuk kanë qenë "greke", por kanë qenë një shtresë e intelektualëve nga etnitë e tjera, që flitshin zyrtarisht greqisht, sepse kjo ishte saksionuar. Intelektualët nga viset e ndryshme të Ballkanit përdornin gjuhën e Kishës Ortodokse për arsimin e tyre, pasi ata ishin të krishterë ortodoksë. Kjo gjë u bë një bërthamë e fortë ideologjike e helenizmit që do të asimilonte më pas etnitë që banonin në të ashtuquajturën Greqi.[12] Me idenë se "helenë është ai që do të bëhet i tillë", greqia e shikonte qartë pastërtinë nacionale të lidhur ngushtë me pastërtinë fetare. Kështu u arrit me dhunë që të bëheshin të tilla të gjitha etnitë, duke shtuar kështu në mënyrë artificiale numrin e popullsisë dhe territorin që e absorbonin.[13]
Kultura e vjetër antike u vidhej gjyshëve të lashtë të shqiptarëve. Atyre, jo vetëm që u kanë vjedhur tokat dhe popullsinë, por edhe meritat që kishin në kulturën dhe historinë botërore, që është një veti e ultë e dinake greke. Sipas kësaj ideologjie, helen është një person që ndanë idealet e kulturës antike të epokës klasike. Pa marrë parasysh se i cilës etni është, i badhë apo i zi, mund të jetë helen, në qoftë se i pëlqen kultura filoheleniste. Termi "helen" përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe marrin false etninë helene. Kështu mund të thuhet lirisht se grekët modernë kanë braktisur realitetin dhe jetojnë pore në botën e tyre ideale.[14]
Që një njeri të bëhet helen duhet të ketë dëshirë në rend të parë të jetë i tillë. Ky është thelbi i thuktë i ideologjisë greke.[15] Të jesh helen duhet të jesh ortodoks. Feja është tipari kryesor dhe i padiskutueshëm i helenizmit.[16]
Që të jesh helen duhet të mësosh dhe gjuhën e ashtuquajtur greke. Gjuha e vjetër greke nuk mund të kuptohet nga folësist e gjuhës së re greke, e cila është lënda më e vështirë në shkollë. Gjuha e re quhet gjuha diometiki.[17]
Por, le të shohim edhe njëherë sipas internetit italian se çka do të thotë termi "perandoria bizantine". Shprehja "perandoria bizantine" iu referohet në mënyrë preçize "etnisë politike", e cila, një kohë, ka dominuar botën e mesdheut.[18] Këtë e quajnë me pa të drejtë si bazë të kolonisë greke, pa i kushtuar rëndësi të ashtuquajturës "kulturë greke", që është në të vërtetë një kulturë shqiptare me petka gjuhësore greke.
Grekët pretendojnë se janë trashëgimtarët e trashëgimisë bizatine, edhe pse ajo quhej Perandoria Romake e Lindjes me qendër në Kostandinopojë, sepse ajo e ka pasur si gjuhë zyrtare greqishten e vjetër, që edhe sot e flasin rëndë helenët aritificial, duke e marrë gjuhën zyrtare të Bizantit dhe duke anashkaluar popullin iliro-shqiptarë. Një shtet i krijuar më pas, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përvetëson gjuhën e një perandorie që ka ekzistuar para tij, dhe kjo është një rrenë e kulluar grekofile.
Kemi parë se Bizanti ishte një armik i madh i helenizmit. Filozofët e lashtë helen dhe mrekullitë e artit të lashtë u zhduken me fanatizëm nga priftërinjt dhe murgjit bizantinë. Kjo kulturë kishte domethënie pagane. Greqia e ditëve të vona nuk ka lidhje me Bizantin, por shqiptarët, që themeluan dhe e rritën.[19] Pra, kultura e vjetër e territorit të Greqisë ishte e kulturës pagane.
Ne po marrim një shembull nga kjo kulturë. Në Mesjetën e vonë (shekujt 14-15), nëpërmjet 21 emrave të njohur të Evropës, ndër të cilët ishin në radhë të parë Giordano Bruno, Tomaso Moro, Erazmo Rotterdam, Martin Lutero, Françesko Bacone, Schales de Bovelles, etj. vie emri i Giorgio Gemisto Pletone, që do të thotë shqip: Gjegj Xhemisht Pletoni (1355-1452). Mbiemrin e kishteXhemishti, por supermbiemrin apo mbiemrin artificial e mori "Pletoni", pas studimit tërësor të librave të Platonit, sikur të jetë "një Platon i dytë", sado që kualifikohet si "filosof grek" nga studiusit e jetës dhe veprës së tij, edhe pse ishte i lindur në qytetin e Konstantinopojës.[20]
Për te, nuk jepet përkatësia etnike, sikurse ndodhë për shumë figura të shquara para tij, të perandorisë Bizantine, ku kombësia e humbë vlerën e vetë dhe identifikohet kryesisht me fetë. Këta njerëz të mëdhenj të artit, kulturës, shkencës, mendimit dhe filozofisë emërohen si "bizantinë", si "grekë", ndërkohë që përkatësia ilireshqiptare dhe arbërore kaloheshin anash, pra nuk përmendeshin.
Pletoni ishte njohës i mirë i trashëgimisë shkencore, filosofiko-fetare të pellazgëve, i historisë dhe teologjisë së fesë katolike, ortodokse dhe islamike. Ai jetoi në përiudhën e çthurjes së plotë të shtetit bizantin dhe veprimtarisë së shumtë dogmatiste të feve të reja që po krijoheshin atëbotë.[21] Ai vërtetoi se "Fetë, në një farë mënyre përfaqësojnë degët e një peme, ezoterizmi është trungu, dhe shkenca e lashtë janë rrënjët e tij; sa më shumë zgjaten të parat nga trungu, aq më shumë ato janë larguar nga e vërteta".[22] Pletoni nuk ishte ateist, por ngulte këmbë në një besim, atë burimor dhe ezoterik, që ishte një besim pellazg, pra ilirë, që do të thotë shqiptar. Dalja e besimeve të tjera, atyre katolike, ortodokse dhe islame, i kishte sjellur njerëzimit vetëm një gjë:konflikte të vazhdueshme. Pletoni zotëronte një paqe univesale. Në këtë periudhë kisha ishte bërë pushtet paralel me sundimtarët dhe këto bënin një rrezik për tërë jetën dhe veprën e Pletonit.[23] Reformat e veta politiko-fetare, "Traktati mbi ligjet" e shkroi dhe e ruajti në fshehtësi.
Me mendimin e tij lidhej tradita e mendimit filozofik, duke e filluar nga Minosi, Numa, Likurgu, Priftërinjtë e Dodonës, Shtatë të Diturit, Parmenida, Plutarku, Timeo, Magjistarët, etj. e deri te Brahmanët, duke e bërë analizën e mendimit filozofik të lashtësisë e deri te Aristoteli, i cili, në botën intelektuale përëndimore zgjonte polemika të shumta, ku nuk përputhej me mendimet platonike pararendëse, të cilat i ringjallte Pletoni.
Ky filosof i botës së atëherëshme i pasuroi ato me zbulimet e reja, të cilat i njohu gradualisht përëndimi evropian. Ai ua bëri të njohur edhe "Geografinë" e Strabonit, që nuk njihej në atë kohë. Veprimtaria e Pletonit kishte për qëllim që ti shërbenin një qëllimi praktik, sidomos për bashkëkombasit. Ndër veprat e shumta të tij, është "Manuali i astonomisë""Orakujt magjikë të dishepujt e Zarathustrës", të dy "Komentet""Lutja ndaj Zotit Një""Dëshmi natyrale të Zotit", "Historia e Islamit nga vdekja e Muhamedit deri në pushti-min e Kretës 827-828", "Mbi historinë e Asirëve dhe Medëve", "Mbi fushatën e Aleksandit të Madh", "Mbretërimi maqedonas dhe përshkrimi i Thesalisë", "Korigjimi i disa gabimeve të Strabonit", "Përgjigje Skolarios", "Traktati mbi muzikën", "Përmbledhje e doktrinave të Zarathrustës dhe Platonit", "Traktati i Ligjeve", "Traktati i Virtytit", "Përshkrimi i Peloponezit", "Përmbledhje e disa elementeve të retorikës", "Traktati mbi Homerin", etj. etj. [24]
Dishepullin e Zarathustrës në gjuhën italiane e thonë tekstualisht kështu "dottrina di Zoroastro (Zarathrustra)"[25]. FjalaAstro, do të thotë Stern[26], ndërsa në shqip, do të thotë "Ylli". Ndërsa, fjala "Zoro" do të thotë në shqip "Agimi, mëgjesi", pra"Ylli i mëgjesit". Fjalën "Zarathrustra" e kuptojmë më mirë në shqipen letrare "Ylli i mëgjesit", se sa në greqishten e vjetër.
Gjergj Xhemishti-Pletoni ka sjellë një dëshmi të rëndësishme për origjinën e tij. Duke shkruar një përkujtim për perandorin ilir/arbër Emanuelin e IIPaleolog, ai bën një "leksion" të historisë:
"Ne, mbi të cilët ju sundoni e keni pushtet, jemi helenë nga raca (arbër të besimit pagan, thënie nga Fatbardha Demi), siç është dëshmuar nga gjuha jonë dhe shkollimi ynë stërgjyshor... Në këtë tokë del se hellenët kanë jetuar gjithmonë, aq sa mund të kujtojë kujtesa njerëzore; asnjë njeri nuk ka jetuar para tyre... vetë hellenët, duket se kanë qenë zotëruesit e saj dhe nuk e kanë braktisur kurrë".[27]
Atëherë, hellenët kanë qenë pellazgë paganë, pra ilirë apo arbër. Gjuha e vjetër greke e shkruar dhe kthyer në gjuhë tregëtare, sikurse gjuha e sotme tregëtare e ka marrë të njëtin përdorim.
Kjo është arësyeja që kjo periudhë dhe hapësirë është quajtur "bota helenistike".[28] Hulumtimi i historisë nuk duhet të fillojë nga Greqia dhe Roma e lashtë, por duhet të fillojë nga ata që kanë lidhje me qytetërimet e tjera. Ato nuk guxojnë të quhen gjëra"të kapërcyera" apo "të panjohura".[29] Greqia që sot bërtet e gërvishtet se "zhvilloi artet e bukura, poezinë, dramën, prozën, skulpturën, filozofinë" i takonin Helladës së vjetër. Hellada, në fakt, nuk mundi asnjëherë të formojë një shtet të plotë, qoftë në formën e Mbretërisë apo të Federatës.[30] Të kësaj kohe do të marrim tri mbretëritë dhe kryesoret të Ilirisë së Jugut:
a) Mbretëria Dardane;
b) Mbretëria Molose apo Lidhja Molose, që u zëvendësua me emrin Epir;
c) Mbretëria e ilirëve të mirëfilltë. [31]
Nga jeta dhe vepra e Pletonit na dëshmohet e vërteta që del nga e kaluara pellazge e "Greqisë" së sotme. Nën ndikimin e Pletonit, figuara më e shquar e Rilindjes italiane, Kozimo de Mediçi (Cosimo de` Medici) e hapi në Firencë Akademinë për studimin e Platonit(Accademia Platonica a Firenze), që u vijua nga Roma, Napoli, etj.[32] Pra, Gjergj Pletoni ka shënuar një kthesë në mendimin filozofik dhe ndikoi fuqimisht në eliten evropiane.
Por, nuk është i vetëm ai që ndriçon në dijen e rruzullit tokësor. Siç thotë Fatbardha Demi, kur sundon përëndia pellazge Sellena, kurrë një yll i vetëm nuk mundë që t`a ndritë qiellin e errët të natës. Titullin "Konsull i fillozofëve", ia ka dhënë për shembull Universiteti i Konstandinopojës Mikel Konstandin Psellit (1018-1878), duke përfshirë probleme të astronomisë, mjekësisë, fizikës, matematikës, etikës, teologjisë, alkimisë, topografisë, muzikës, etj.[33]
Zyrtarisht, në këtë periudhë, banorët e Perandorisë Bizantine të Lindjes emërtoheshin si "romei", që nënkuptonte lidhjen e hershme me qytetërinë romake të lindjes, dhe jo përkatësinë etnike. Perandoria Bizantine quhej në fakt Perandoria Romake e Lindjes. Ka plotë dijetarë që nuk janë studiuar sa duhet dhe nuk dihet se cilit komb i përkisnin.
Duke përdorur gjuhën greke si gjuhë të dytë zyrtare dhe duke e ndërruar këtë gjuhë në një gjuhë të vetme zyrtare, Perandoria Bizantine filloi të quhej me pa të drejtë "Perandoria Greke". Kur thuhet "bizantin", nënkuptohet "greqia", e cila, kryesisht, ka qenë kryesisht dy gjuhëshe, shqip dhe greqisht, por shikuar historikisht, ajo nuk njihet në atë kohë si e tillë. Këto abuzime janë abuzime të viteve të mëvonshme, kryesisht fetare, jo etnike. Perandoria Bizantine e la këtë "provë" përmes gjuhës së vjetër greke, me të cilën, kohët e fundit bënë zhurmë të madhe Greqia, e ngriti zërin e saj nga një "komb" i pa qenë në një komb i fesë otodokse. Me këtë e zhytë deri në pafundësi kombin shqiptar, sikur nuk ka ekzistuar më pare; e injoron tërësisht, ndonëse nuk ka zbritur prej qiellit, por ka ardhur prej ilirëve dhe ka mbetur gjallë përmes errësirës pesë shekullore të perandorisë osmane.
Çka nuk e bënë dot greku e bëjnë pa pritesë serbo-sllavët, dhe anasjelltas, çka nuk e bëjnë serbo-sllavët e bën me dorën e tyre të pabesë e artificiale Greqia. Grekët nuk kanë rrjedhur nga hellenët, sepse hellenët e vjetër ishin paganë. Pastaj, hellenët nuk ishin"komb", sepse ishin një pakicë në gjithë territorin që sot quhet "Greqi" dhe nuk kishin mundësi të shpallnin atëherë "një mbretëri", as kur ishin kthyer me dredhi në fenë ortodokse.
Kështu u "konvertuan" në Grekë hellenët e avranitasit dhe u masakruan, u vranë, u eliminuan me tradhëti të pa parë shqiptarët, dhe u shpopulluan nëpër botë duke shpikur se janë "turq", të pabesë, tradhëtarë, etj. ata që ka qenë një popull i shenjtë shqiptar i Epirotëve. Ata qenë heret të edukuar nga përënditë e Dodonës antike pellazgo-iliro-shqiptare që të shtrijnë dorën e tyre për ta ndihmuar e jo për ta vrarë, në kohën kur ardhacakët, që vinin brez pas brezi nga Libia e Afrikës, si korbi të zi, siç thotë mendimi popullor i shqiptarëve, duke u përzier me shumicën e popullit autoktonë të asaj treve e duke adoptuar me dhunë të dhënat e shumta të gjenealogjisë, të krijimit, të gjuhës, të mendimit e filosofisë dhe shkencës, të arteve dhe të letërsisë.
Shqiptarët, u masakruan dhe u diskriminuan barbarisht, sepse ata nuk e mësuan greqishten e tyre artificiale. Helenizimi grekofil është i shpifur.
Vrapimi i tyre për të kooptuar shqiptarët më tutje përmes fesë ortodoke, e cila tashmë është shndërruar në një "komb", ka dalur nga ngjyra e vet.
Këtë, do ta shohim në vijimet e mëvonshme...



[1] Fatbardha Demi, "Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë: arbëresh-alban, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës", publikuar te http://dituria.se, 14 Maj 2012.
[2] shiko më gjërë në veprën e Besnik Imerit, "Epiri, një histori pellazgo-shqiptare", Tiranë 2012, faqe 82.
[3] shiko, po aty, faqe 83.
[4] Fatbardha Demi, në letërpërgjgjen e datës 19 Shkurt 2013.
[5] Shiko librin e Elena Kocaqi-Levanti, "Planet për zhdukjen e shqiptarëve", Email, Tiranë 2010, faqe 9.
[6] po aty, faqe 10.
[7] po aty, faqe 29.
[8] Petta Paulo, "Stariotët, ushtarët shqiptarë në Itali", Tiranë 2006, faqe 31.
[9] Luis Beonlew, "Greqia përpara grekëve", Plejad, Tiranë 2008, faqe 54.
[10] po aty, faqe 51.
[11] po aty, faqe 55.
[12] Elena Kocaqi-Levanti, po aty, faqe 74.
[13] po aty, faqe 75.
[14] po aty, faqe 80.
[15] po aty, faqe 83.
[16]  po aty, faqe 84.
[17] po aty, faqe 86.
[18] shiko faqen e internetit, http://tradizione.oodegr./tradizione_index/storia/ternbizant.htm, spas Clinton R. Fox.
[19] vepra e përmendur e Kocaqit-Levantit, faqe 88-89.
[20] shiko thënien direkte të Marsilio Fiçinos, në http://filosofico.net/pletone.htm
[21] Fatbardha Demi, "Racizmi historik, dëshmi e mendësisë ideologjike dhe polemike e së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen", të dërguar me postë elektronike te autori, ose nga publikimi nëhttp://revistadrini.com, me 10.02.2013.
[22] Moreno Neri, "Pletone tratto delle virtu", Bonpiani Testi a Fronte, Milano 2010, faqe 12, cituar sipas artikullit të cekur të Fatbardha Demit.
[23] artikulli i përmendur, po aty.
[24] artikulli i përmendur i Fatbardha Demit.
[25] shiko faqen elektronike http://filosofico.net/pletone.htm.
[26] shiko p.sh. Taschenbuch, Italienisch Wörterbuch, Sonderausgabe, Taschenbuch, München 1998, faqe 19.
[27] Romilly Jenkins, "Bizanti dhe Bizanntizmi", Plejad, Tiranë 2001, faqe 21 e 61, cituar sipas Fabardha Demit.
[28] Eva Brinja, "Antikiteti, hellenët janë ilirë të zbritur në Egje", Ilar, Tiranë 2005, faqe 197.
[29] po aty, faqe 200.
[30] po aty,  2004.
[31] po aty, faqe 205.
[32] Giogio Gemisto Pletone, http://filosofico.net/pletone.htm.

BAMIRESIA ESHTE VEPER APOSTOLIKE


                                  …Ti nderojme me shume malesoret!
 BAMIRESIA ESHTE VEPER APOSTOLIKE

ZEF PERGEGA

Bamiresia eshte veper apostolike. Thellesi e bekimit ne qiellin e perendise. Ajo lindi me njeriun per jetuar si manifest ne fytyren dhe shqisat e tij, per te rrjedhur ne arteriet e gjakut, per te ushqyer njeriun ne nevoje, sic ushqehet besimtari me korpin e Shelbuesit.
Bamiresia eshte veper e madherueshme, qe tregon pasqyren e arte te shpirtit njerezor, boten e qenesishme te rodit te banorit te tokes. Bamiresia apo sic quhet ndryshe humanizmi i ka te njejta ne shkelqim rrezet si ato te diellit. Bamiresia me frymen e saj e bashkon qiellin me token.
Kur je ne atdhe, pra kur mengjezet i cel me hapat e tu dhe mbremjet i mbyll me shpinen e diellit, jeta kalon si prrenjt e vershueshem ose e thene ndryshe si shiu i pa perfillshem. Atdheun edhe mund ta shkelesh me indiferencen tende…por kur je larg ne mergim atdheu eshte super dhimja. Te gjithe miradinat e botes ti kesh ne kopshtin tend, kur te mungon atdheu te mungon gjithcka, ndaj dhe humanizmi, bamiresia dhe nevoja e njeri-tjetrit eshte si nevoja per ajrin.
Ne grigjen e kishes katolike te Shen-Palit dhe te asaj “Zonja Pajtore” ne Detroit, kam pare ate qe as nuk me shkonte kurre ndermend. Kur qellon te futesh neper paretet e bamiresise se antareve te shoqates “Malesi e Madhe” tek porta e thesareve te galerise se saj, do te takosh jo vetem nje malesor, por shume prej tyre.
Malesoret jane njerez fisnike, bujare, te bute, te qete, krenar, te bardhe ne shpirt, te ndjeshem dhe te aryeshem, kalores te humanizmit dhe vlerave njerezore. Ne fakt malesoret ne Amerike jane kurora me vezulluese, ku shendrisin traditat tone te vyera, zakoni i odes se burrave, kenga dhe ciftelia, lahuta dhe mrizi i zanave, logu i bjeshkeve dhe vallja e nuseve, aty ku demostrohet trimeria dhe nderimi, aty ku shfaqet, si ne nje legjende madheshtia e eposit, flaka e flamurit dhe fytyra e shqiptari ne nje Shqiperi ne miniature. Pa malesoret e Malesise se Madhe nuk do te guxonim ti thonim vetes shqiptar. Se shqiptar nuk do te thote se ke emrin dhe vendlindjen ne pasaporte, por shqiptar je kur e prezanton veten si te tille me menyren shqiptare.
Per cdo rast njeriu e ka patur deren hapur nga malesoret. Nje lajm eshte thene dhe ndihma nuk ka munguar. Nuk kane pyetur malesoret a eshte nga veriu apo nga jugu, a eshte katolik apo musliman, por me dore te bekuar ata vetem kane dhene. Malesoret e Malesise se Madhe kane bere ate qe nuk e ben nje shtet. Shtatoret e Nana Terezes, permendoren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, 12 milion dollare per ngritjen e kishave, 1, 5 milion ne ndihme te Kosoves, disa mijra dollare per te semure te ndryshem, 600 mije dollare vetem per Malesine, mijra dollare per studetat dhe per gjuhen shqipe ne universitete. Kur njeriu meson per keto shifra te medha bamiresise mund te pyes veten:
-Po keto malesoret jetojne ne pallate perrallore ta lara me are dhe me sherbetore?! Jo vella i dashur, ata punojne naten e punojne diten, shkojne me ore te tera dhe kthehen ne mbremje te sigurojne jeten e familjes. Ka vuajtje te medha, por bamiresia i tyre eshte hyjnore dhe zoti u kthen me dhurata te shenjta.
A i nderojme ne malesoret ashtu sic ata e meritojne?! A i  respektojme ne malesoret sic na respektojne ata ne ?! Mendoj se jo. Madje ne nje menyre apo nje tjeter e keq perdorim bujarine e tyre.
Ditet e fundit kryetari i shoqates atdhetare Malesia e Madhe, Pashko Gjokaj organizoi nje takim me antaret e saj dhe aktivistat e komunitetit per ndihma ndaj familjeve ne nevoje ne vendlindje ne Malesi. Nuk erdhen shume njerez. E nderuan kete takim shoqata “Dukagjini” e “Kastrati”, kur ka 35 te tilla, pati 3-4 kosovare e dy mirditor, asnje…tjeter. U mbodhen ne pak minuta 23 mije dollare. Kisha shtroi nje darke falas.
Malesoret jane fetar te dedikuar. Ata, te paren gje pas si bejne kryq nderojne te tjeret. Bamiresia e tyre eshte veper apostolike. Le te perulemi me respekt para tyre dhe te meditojme.
Shoqata  Malsia e Madhe eshte kryeshoqata  ne Detroit. Ajo eshte atdhetare dhe demokratike e vetmja qe deri tani ka bere zgjedhje te lira dhe te hapura ne prani te  gazetareve dhe mediave te komunitetit.
Shqiptareve nen Mal te Zi, Shqiperia ua ka kthyer shpinen, Kosova nuk ua ve veshin dhe nuk po i mban premtimet, megjithese nga malesoret e Amerikes veshen uniformen e UCK-se dhe shkuan ne frontin e pare te llogoreve te luftes. Mali i Zi projekton asimilimin dhe ne Shkoder ta ve kufirin… Ne asnje tubim butaforik partiak dhe elektoral ne thirrjet per Shqiperi Etnike, teritori dhe shqiptaret e Malesise se Madhe nuk vjen ne pytje!
Te harrosh apo te nencmosh vepren e malesoreve te Malesise se Madhe i ke vene balte karakterit dhe lirise se shqiptarit.

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...