2013-03-16

MARSI I TRISHTË I BLLACES


VLORA QAZIM  BERISHA, Texas


 
                                          
Pjesë nga Ditari i luftës

Sytë e saj  gjysmë mbyllur  nga mplakja , vuajtja dhe trishtimi kishin formuar tashmë një pëlhurë ku mezi vështronte qiellin e hapur ku në këtë muaj ishte  ngrysyr si dhe fytyra e saj ishte bërë si limoni.
Nuk e di se çka i shkonte në mendje në ato momente ku trupin e saj e tërhiqnin gjysmezvarrë me një karrocë te vogël mbesa dhe nipi i saj.
Por me siguri nuk shikonte dhe ëndërronte jetën si shumë vite më parë kur si e vogël ruante bagëtitë dhe ulej për të pushuar në barë të njomë dhe shikonte qiellin e hapur.
Tash sikur iu kishte dorëzuar jetës dhe lutej qe mordja ta merrte. Ishte në kulminacionin e vujatjeve te saj kur kishin filluar qysh nga fëmijëria  kishte dëgjuar për barbarët serb, ku ia  kishin vrarë, burgosur familjaret e saj. 
Mu ne këtë muaj ajo ia fali djalin lirisë së atdheutAte mars të trisht[ 1999, ishte e katandisur e tërë familja e saj dhe nuk dihej se çfarë drejtimi ishin  nisur e as që dinin  se ku shkonin ashtu si  siç nuk dinin mij ra e mijëra  shqiptar të tjerë….,  
  Rënkoi thellë..!Ishte kohë lufte , luftë e ndyrë, gjenocid dhe planifikim për pastrim etnik. E çfarë tjetër më e keqe mund t’i bëhej një populli se kjo.


Treni i gjatë e i  zi ishte i përmushur me njerëz, vaje e lebetitje e thirrje që të rrënqethnin misht.  



Njerzit ne tren nuk ishin vetëm ushtarë të rëndomtë që nguteshin për t’ shkuar nëpër vende  tjera pune apo diku per visitë , por ishin nëna ,baballarë, femijë , nuse te reja , vajza  të trishtuara që nuk   dinin destinacionin e fundit.
Nuk ishte cunami apo ndonje fatekeqësi tjetër natyrore që i ndau ashtu ,ishte faktori njeri , dhe nje politikë e felliqur .I ndanin  djemtë nga turma , burrat , vajzat .
Prap vaje , klithje dhe rënkim..!

Një nënë kishte strukur tre bijtë e saj si dallëndyshja kur mbron zogjtë e saj të vegjel nga shpezët   tjere grabitqare . 

Nuk ndienin shiun që binte panderprerëne kokat e tyre . trupin kishin shtrirë në tokë dhe si mijëra e mijëra te tjerë rreth e qarke tyre ne vendin e quajtur Bllace . 
Djali i vogel kishte dal nëpër turmë  të njerëzve dhe therriste me ze emrat e anëtarëve të tjerë të familjes 

....Nëna kishte edhe tre femijë të tjerë dhe bashkëshortin për të cilin nuk dihej se ku ishin kishin dëgjaur se nje tren tjeter po vjen , duhej te mbaheshin fort për dore që të rrinin të bashkuar .
Nga laqrg shiheshin trupa të shtrirë në baltë , trupa njerëzish të pashpresë të trishtuar që gjasonin në ZOBIE që kishin qendruar me ditë të tëra në qiell të hapur tani iu kishin vërshuar kah treni për të parë se mos ishin  ata qe i kërkonin. 
Në mes të turmës motra dalloi vllain e saj , djali pa babanë, motrat vellain gjyshen dhe te tjeret anëtar të familjes …! 

Veç dy pika loti i rrodhen gjyshes , ishte shterrur  , derisa nëna fort shtërngoi fëmijet e saj te tjerë.
Në këto dite MARSI desha    t’i kujtoj familjet e dëshmorëve dhe  gjithë ata që kanë dhënë më të dashuri t e tyre dhe të gjithë shqiptarëve se ujkui tërbuar tani ka ngordhur ..
Tani po gëzojmë marsin , lulet e prillit, qershitë e qershorit dhe borën e dhjetorit , shtetin e Kosoves duke mos harruar dhe pajtuar me bishën e egër qe na kishte trazuar për kaq shumë kohë.

2013-03-15

Vazhdon drama me barna në QKUK

Premtohet përmirësim i gjendjes nga prilli

Në QKUK, gjendja e rëndë e furnizimit me barna dhe me material tjetër shpenzues assesi të përmirësohet. Gazeta e ka siguruar raportin e muajit shkurt të Barnatores Qendrore, drejtuar drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, Njazi Gashi, ku bëhet e ditur se furnizimi me barna të Listës Esenciale përafërsisht ka qenë 40 për qind, furnizimi me citostatikë përafërsisht 20 për qind dhe furnizimi me material shpenzues përafërsisht 21 për qind.
description
Në qendrën më të madhe spitalore po vazhdon ende drama e mungesës së barnave, përderisa kjo e fundit ka blerë disa herë edhe nga buxheti i saj..

Pacientët blejnë barna vetë

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka thënë se disa herë janë bërë blerje emergjente nga buxheti i QKUK-së, me leje dhe aprovim të MSH-së, për situata emergjente për Qendrën Emergjente, salla të operacionit dhe anestezion e MIQ”. Ndryshe, ai ka shtuar se ka ende mungesa të barnave dhe materialit shpenzues, të cila detyrohen t'i blejnë vetë pacientët. “QKUK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe presim të përmirësohet situata...

Kompania N.T.P ''FLOMED''nga Prishtina dhuroi këto ditë një donacion humanitar  prej 6.200 Euro(preparate dezinfektuese) .


Ramadan Emini

Peja dhe Isniqi vërshohen nga uji

Reshjet që po vazhdojnë të bien në vendin tonë për më shumë se dy ditë radhadzi kanë bllokuar disa qytete dhe fshatra të vendit. Më i prekur nga këto reshje është qyteti i Pejës, qendra e së cilës është mbuluar nga uji. Rrugët pothuajse janë të bllokuara dhe si pasojë është vështirësuar dukshëm lëvizja e qytetarëve.

description

 Situatë e njejtë paraqitet edhe në fshatin Isniq të Deçanit ku shumë rrugë të këtij vendi janë bllokuar nga uji. Edhe pse ende nuk është raportuar, sigurisht në situatë të tillë gjenden edhe shumë fshatra të tjerë të Kosovës.
description

Rritja e nivelit të lumit Ibër si pasojë e rreshjeve të djeshme ka rrënuar mbrëmë gjatë natës një urë që lidhë fshatin Kutinjë dhe Leposaviqin në veri të Kosovës. Mësohet se rreshjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në fshatrat Dolan, Korilë dhe Bajnskë të komunës së Zveqanit. Sipas banorëve të këtyre fshatrave, diçka e tillë nuk mbahet mend që 40 vitet e fundit. Ndryshe, me ndërprerjen e rreshjeve, situata në këtë zonë është normalizuar dhe është nën kontroll....
description

Nga reshjet e mëdha të shiut që po mbretërojnë për më shumë se dy ditë në vendin tonë por edhe në rajon shumë vende janë përmbytur. Nga reshjet e shumta është dëmtuar edhe Ura e fshatit Rakovinë të Gjakovës, e cila ka pësuar qarje në mes, si pasojë e nivelit të lartë të ujit në lumin "Drini" i cili është fryrë pas reshjeve të pandërprera të shiut. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë. Si pasojë e çarjes së urës, është ndërprerë të premten qarkullimi në relacionin Gjakovës – Klinë.
Ura e Rakovinës e cila ishte bombarduar nga NATO, është ndërtuar e re disa vjet pas përfundimit të luftës, konkretisht rreth viteve 2001 – 2002.


description

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, është bllokuar rruga magjistrale në drejtim të pikës kufitare 31, ku mbrëmë rreth orës 20:00 ka pasur shembje të dheut. Shembja e dheut ka bllokuar rrugën në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut, në afërsi të Komunës së Zubin Potokut. Këtë e konfirmon për Radio Kosovën zëdhënësi i policisë rajonale, Besim Hoti.


STIPE MESIQ: S'mund të lejohet një gjendje gjysmë lufte në Kosovë


Mesiq: S
"Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës", thotë Stipe Mesiq, ish president i Kroacisë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë. Me zotin Mesiq bisedoi korrespondenti në Zagreb i Shërbimit për Ballkanin, Enis Zebiq.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju nuk keni mbajt sekret asnjëherë idenë e Kosovës së pavarur. Cili ishte motivi kryesor i qëndrimit Tuaj?
STIPE MESIQ
Kur Jugosllavia humbi faktorët integral – e ata ishin Tito me karizmën e tij, Lidhja e Komunistëve si organizata e vetme politike dhe Armata Popullore e Jugosllavisë e cila dëgjonte Titon dhe partinë – është dashur që të vije deri te një marrëveshje politike.
E kjo do të thotë që të kërkohet një model i ri: unë kam propozuar një konfederatë për një afat të caktuar, tri deri në pesë vjet, të cilën do ta rishikonim – nëse kjo do të funksiononte atëherë mund të qëndronte konfederata si zgjidhje, kurse nëse nuk funksionon – atëherë secili vazhdonte rrugën vet, dhe pa luftëra.
Në një situatë të tillë edhe Kosova mund të pavarësohej, si të gjitha elementet tjera të ish - Jugosllavisë. Por fatkeqësisht, Millosheviqi nuk pranoi këtë ofertë, sepse dëshironte që të krijojë ‘Serbinë e Madhe’.
Ai nisi luftërat – luftën e shkurtër në Slloveni, luftën në Kroaci, luftën në Bosnje e Hercegovinë, i cili ishte brutal, dhe në fund luftën në Kosovë. Marrë parasysh se Kosova nuk ka pasur të drejtën që të deklarohet, në kohën kur ishte brutalisht e sulmuar nga ushtria, ajo siguroi pavarësinë e saj. Megjithatë, Serbia nuk duhet të njeh Kosovën, si dikur Gjermania Perëndimore që nuk njihte Gjermaninë Lindore, por duhet t’ua lejojë të tjerëve që të bashkëpunojnë me Kosovën.
RADIO EVROPA E LIRË
Pikërisht ju, para disa viteve, keni dalë me propozimin për zgjidhjen e raporteve të Serbisë me Kosovën, sipas modelit të dy Gjermanive, në kohën e Luftës së Ftohtë. Si është e mundur që bashkësia ndërkombëtare, tani së fundi po e sheh këtë propozim tuajin si zgjidhje të qëndrueshme?
STIPE MESIQ
Unë nuk e di se përse është pritur kaq gjatë, kur ishte e qartë se njëlloj bashkësie e re mes Kosovës dhe Serbisë, më nuk është e mundur. Bashkësia ndërkombëtare është dashur që të bëjë gjithçka që Kosova të realizojë sa më shpejt pavarësinë e saj, kurse Serbia nuk do të duhej ta njihte Kosovën, dhe gjërat do të funksiononin.
Por, ne në këtë rajon duhet të bashkëpunojmë, pavarësisht nëse Serbia ka njohur apo jo Kosovën. Ne duhet të bashkëpunojmë, kurse populli i Kosovës duhet të ketë mundësinë e lëvizjes së lirë, të mallit dhe kapitalit. Kosova mund të funksionojë vetëm atëherë kur ka në dispozicion resurset e saj, dhe është e barabartë me vendet e tjera të pavarura. Kosova ka resurse, por nëse ajo mbahet e mbyllur, dhe populli i Kosovës nuk mund të udhëtojë jashtë, atëherë Kosova është e dënuar në dështim!

RADIO EVROPA E LIRË
A keni pritur që qeveria në Beograd, pavarësisht garniturës politike në pushtet – aq gjatë dhe aq intensivisht do të arrinin që të eksploatojnë me sukses temën e Kosovës, për nevojat e tyre të brendshme politike?
STIPE MESIQ
Serbia, një masë të madhe, është peng i vetvetes për shkak të kësaj politike të gabuar, por unë kam menduar që një politikë, e cila fiton në zgjedhje atje, do të ketë fuqinë dhe të shkojë drejt zgjidhjes – jo në kuptimin e njohjes së Kosovës, por në kuptimin e funksionimit të vet Serbisë dhe funksionimit të Kosovës.
Pra, që në një mënyrë të mundësohet zhvillimi i Kosovës, dhe që Serbia të jetë e lirë nga Kosova si nga Shpata e Damoklit, e cila u rri mbi qafë. Serbia nuk mund të zgjidh problemin, duke thënë: ‘Nuk e njohim Kosovën!’ Mirë, nuk e njohin Kosovën, por kjo nuk do të thotë se në Kosovë mund të ekzistojnë strukturat paralele të qeverisë së Serbisë, kjo nuk do të thotë se pjesa veriore e Kosovës mund të jetë nën ingerencat e institucioneve serbe...
Kjo paraqet edhe një rrezik që nesër, edhe në jug të Serbisë, në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, të vijë deri te kërkesa për bashkim me Kosovën. Nëse në njërën anë po dëshironi që të fitoni Kosovën, atëherë në anën tjetër do të kërkohet edhe ndarja e territorit në jug të Serbisë, dhe kjo nënkupton luftë të re.
Prandaj, është në qeveritarët serbë që ta zgjidhin këtë çështje, por me masa radikale! Nuk mund të lejohet kjo gjendje, praktikisht, gjysmë-lufte në kufirin me Kosovën. Kjo i bën dëm edhe Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi : Nuk do të ketë “Republika Serpska” në veri


Thaçi: Nuk do të ketë “Republika Serpska” në veri
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me dokumentet në fuqi në vend, dhe nuk nënkupton kurrfarë trajtimi të veçantë për serbët në veri. Në intervistën dhënë korrespondentit të ZA në Prishtinë, Besim Abazi, Thaçi foli për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat do të vazhdojnë të hënën më 4 mars.
Zëri i Amerikës: Të hënën ju do të takoheni me kryeministrin Daçiç për të konkretizuar, siç keni thënë, marrëveshjet e arritura në parim. Për çka jeni marrë vesh konkretisht?
Thaçi: Unë dua të besoj që do të arrihet një marrëveshje parimore, një marrëveshje që definitivisht normalizon marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Dëshiroj t’i falënderoj shtetet e BE-së dhe SHBA-në për mbështetjen e tyre të fuqishme në këtë proces. I gjithë përkushtimi ynë është që të kemi normalizim të gjendjes në veri, por edhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe në mes të popujve tanë. Mendoj që ajo që është diskutuar në Bruksel, në takimin e fundit, ka qenë një kthesë në kuptimin pozitiv, sepse Serbia është detyruar të pranojë më në fund shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave paralele të sigurisë, duke nënkuptuar këtu mekanizmat e MUP-it serb, të instaluar në veri të Mitrovicës, gjithashtu edhe mekanizmat e inteligjencës, BIA-s serbe. Do të përfshihet në një periudhë të caktuar se kur do të shpërbëhen dhe kur do të dëbohen disa që janë të dërguar nga Serbia në atë pjesë të Kosovës. Kështu që, ky është një mesazh i mirë. Në të njëjtën kohë jemi pajtuar verbalisht dhe Serbia është detyruar që të pranojë domosdoshmërinë e funksionimit të plotë të sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës dhe kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Do të hapen edhe Gjykatat komunale në dy komuna tjera në veri, siç janë gjykatat komunale nëpër komuna tjera të Kosovës, por gjithmonë sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Gjithashtu, kemi diskutuar në mënyrë shumë serioze, atë që garanton edhe dokumenti i presidentit Ahtisaari, kushtetuta e Kosovës, ligji për vetëqeverisjen lokale, për formimin e një trupe, apo asociacioni të komunave me shumicë serbe që do të ishte një trupë që do të koordinonte punën e këtyre komunave, por gjithmonë të zgjedhur në mënyrë indirekte, pra të përbëhet nga kryetarët e komunave.
Zëri i Amerikës: A e rrezikon ky asociacion funksionimin e shtetit të Kosovës?
Thaçi: Kjo trupë, apo ky mekanizëm është i garantuar me dokumentin e Ahtisaarit, me kushtetutën e Kosovës. Është një mekanizëm integrues i komunave me shumicë serbe. Në po pretendojmë të ndërtojmë një vend të ri, një vend demokratik, me perspektivë evropiane dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë formimin e mekanizmave regjional, por integrues. Dhe unë i siguroj qytetarët e Kosovës se gjithçka do të jetë e bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për vetëqeverisjen lokale. Asociacioni mund të ketë të drejtat dhe ka të drejtat për të komunikuar si komuna mes veti, për të shkëmbyer përvoja për ujësjellës, për ndërtimin e shkollave, për ndërtimin e kopshteve, për qeverisje më të mirë, por në asnjë rrethanë nuk do të ketë ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo që të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta. Këto janë vijat e kuqe që i kamë prezantuar edhe në Bruksel dhe që do t’u qëndrojë besnik edhe në takimin ardhshëm. Prandaj Serbia do të jetë e detyruar të pranojë realitetin e ri që do të krijohet, që do të funksionojë në bazë të legjislacionit të Republikës së Kosovës.
Zëri i Amerikës: Ju keni kërkuar mbështetjen e zëvendëssekretarit amerikan të shtetit William Burns për të shmangur dhënien e më shumë përgjegjësive këtij asociacioni. A jeni nën trysni për një gjë të tillë?
Thaçi:Unë dëshiroj të falënderoj zëvendëssekretarin Burns për telefonatën e tij, për inkurajimin e tij në emër të qeverisë së SHBA-së, presidentit Obama, zv/presidentit Biden dhe sekretarit John Kerry. Edhe në vizitën e sekretarit amerikan në Evropë do të përcillet me theks të veçantë edhe tema për Kosovën, ne veçanti në takimet që do të zhvillohen në Berlin dhe Londër. Sot, normalizimi i gjendjes në Kosovë, funksionimi i institucioneve demokratike në veri të Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, është në top-agjendën e politikës botërore edhe në Bruksel edhe në SHBA. Mendoj se kjo është me interes për Kosovën, sepse do të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të Kosovës si vend i pavarur dhe sovran por edhe i Serbisë në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Prandaj, ky interesim pozitiv i BE-së dhe SHBA-ve, duhet të kurorëzohet me një marrëveshje ndërshtetërore Kosovë - Serbi, me garancën e plotë të BE-së dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Zv/sekretari Burns, mbrëmë në bisedën që kam zhvilluar, ka rikonfirmuar edhe njëherë se SHBA-të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pra të një angazhimi për fqinjësi të mirë, si parakusht i domosdoshëm për evropianizimin e gjithë rajonit.
Zëri i Amerikës: A ka pasur kërkesa ndaj jush që këtij asociacioni t’i jepen më shumë fuqi ekzekutive që në Prishtinë është vlerësuar si synim për krijimin e një Republike serbe në atë zonë?
Thaçi: Unë i kuptoj opinionet e ndryshme dhe i respektoj ato, por në të njëjtën kohë jam shumë i drejtpërdrejtë kur ato opinione janë të gabuara. Këto pretendime për të prezantuar rrejshëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë thjeshtë ta pa argumentuara, janë plotësisht të paqëndrueshme, janë nga mungesa e informatave, me gjithë transparencën e plotë që kemi prezantuar gjithmonë. E ritheksoj edhe njëherë, do të jetë një asociacion i komunave me shumicë serbe që garanton kushtetuta e Kosovës dhe dokumenti i presidentit Ahtisaari. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë dhe as që është duke kërkuar dikush ndonjë Republika Serpska, autonomi, status special, apo këmbim territoresh. Këto janë ëndrra të Serbisë, që unë nuk mund t’i ndalojë që të ëndërrojnë, por janë të parealizueshme në Republikën e Kosovës. Për Kosovën, do të ketë normalizim të gjendjes, funksionalizim të plotë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e plotë edhe të NATO-s edhe të EULEX-it për krijimin e ambientit të sigurisë, lëvizjes së lirë, rendit dhe ligjit dhe pastaj edhe zgjedhjet e lira, lidership legjitim dhe investime socio – ekonomike.
Zëri i Amerikës: Kush do ta zbatojë në veri synimin për shpërbërjen e strukturave paralele, duke parasysh kundërshtimin e përfaqësuesve serbë në zonë?
Hashim Thaçi: Në konkluzionet apo marrëveshjet përfundimtare që do të arrihen në Bruksel, do të përfshihen qartë edhe mekanizmat implementues, periudhat e qarta kohore dhe në të njëjtën kohë edhe plani veprues. Dhe unë do të kërkoj të kemi angazhim të KFOR-it, por para së gjithash të EULEX-it dhe mekanizmave institucional shtetëror të Republikës së Kosovës.
Zëri i Amerikës: A është 4 marsi ditë kur ju i prisni këto marrëveshje?
Thaçi: Unë jam me optimizëm se gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur. Nuk do të flisja me datë se kur do të arrihet kjo marrëveshje. Por, ajo çka mbes me shpresë është se do të arrihet një dakordim sa u përket çështjeve që janë diskutuar dhe në të, të përfshihen më në fund edhe çështjet e telekomunikacionit, transportit dhe energjisë. Ndërsa marrëveshja për IBM-në ka filluar të funksionalizohet në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, kështu që të shohim dhe ne do të sillemi në mënyrë shumë të përgjegjshme, gjithmonë duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe standardet më të larta evropiane dhe për krijimin e kushteve sa më të mira, sa më të sigurta, sa më atraktive për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jetojnë në një atdhe të përbashkët, në një vend evropian, shumetnik.
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër. Serbia në fund të procesit llogaritë të marr datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, cilat janë përfitimet e Kosovës nga ky proces?
Hashim Thaçi: Kosova është e fundit që ka fituar lirinë dhe ka shpallur pavarësinë në rajon dhe natyrisht se është disa hapa prapa në krahasim me vendet tjera. Por, Kosova po lëvizë me hapa të sigurt drejt perspektivës evropiane, procesit të liberalizimit të vizave dhe temë me theks të veçantë ka qenë në takimin që kam zhvilluar me presidentin Jose Manuel Barroso, presidentin Herman van Rompuy dhe zotin Stefan Fule, çështja e liberalizimit të vizave, marrëveshja për MSA. Në të njëjtën kohë do të vazhdohet që të integrohet Kosova në të gjithë mekanizmat rajonal e ndërkombëtarë dhe në të ardhmen e afërt, pse jo edhe ulësen në OKB. Ndërsa edhe Serbia e ka agjendën e vet evropiane. Unë mendoj se sa më shpejt që të lëvizin vendet e rajonit drejt perspektivës në NATO dhe BE, është në interesin e secilit shtet, që të mos e mbajmë peng njëri tjetrin por t’i lehtësojmë rrugën evropiane njëri tjetrit.
Zëri i Amerikës: A ka gjasë që në fund të këtij procesi, të llogaritet në ulëse në OKB?
Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Ne jemi duke punuar shumë seriozisht me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe Kosova, definitivisht pas normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka shanset ideale që të fitojë shumë shpejt edhe ulëse në OKB.
Zëri i Amerikës: Ka pasur ide se autonomia për serbët në veri do të mund të ishte njëfarë shkëmbimi për njohjen nga Serbia dhe kjo t’i mundësojë Kosovës ecjen drejt OKB-së...
Thaçi: E ritheksoj. Në asnjë rrethanë, as që është diskutuar dhe as që do të lejojë të diskutohet për ndonjë autonomi. Kosova do të funksionojë si një shtet i pavarur dhe sovran, me integritetin territorial të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht, si një njësi unike shtetërore, funksionale dhe integruese me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk do të ketë ndonjë tretman të veçantë ndonjë pjesë e territorit të Kosovës.
Zëri i Amerikës: Kritikët ju kujtojnë se keni thënë që nuk do të bisedoni me Serbinë për veriun e Kosovës, ndërsa sot po detyroheni të bisedoni. Si ju përgjigjeni?
Thaçi: Ne po bisedojmë për fqinjësi të mirë dhe unë e respektoj në plotni rezolutën e Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, gjithë ajo çfarë jam duke bërë në këtë moment, jam duke i kryer obligimet e mia kushtetuese, ligjore dhe përgjegjësitë dhe besimin që kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por edhe mandatin ekzekutiv si kryeministër i vendit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson : Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën


Jacobson: Asociacioni në përputhje të plotë me Kushtetutën
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur sërish mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Zonja ambasadore i ka dhënë këto komente në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Lidhur me negociatat që po zhvillohen, bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, a po shihni një kompromis të mundshëm ndërmjet dy palëve?
Jacobson: Jam shumë e lumtur që të kem rastin, që sërish të shpreh mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për dialogun e sponsoruar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu falënderuar lidershipit të kryeministrit Thaçi, punës së madhe të të dyja palëve, dhe përpjekjeve të mëdha nga BE-ja dhe Baronesha Ashton personalisht, ky dialog ka të gjitha gjasat që të ketë sukses.
Normalizimi i raporteve me Serbinë, do të nënkuptojë përmirësimin e kushteve të jetës së të gjithëve qytetarëve, përfshirë ata në veri, dhe do të shtojë mundësitë për një zhvillim të vazhdueshëm ekonomik.
Siç është bërë e ditur në qëllimet dhe kërkesat e konkluzioneve të Këshillit të Evropës, normalizimi i raporteve, po ashtu, është kërkuar nga të dyja shtetet, në mënyrë që të ecin drejt integrimeve evropiane.
Ka ende shumë gjëra në agjendë. Kemi dëgjuar shumë diskutime ditëve të fundit, për këtë idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që do të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Dhe, shpresoj se do të shohim lëvizje para për këtë gjë, dhe temat tjera kyçe, siç është zhbërja e strukturave paralele të sigurisë, gjatë ditëve të ardhshme.
E di se kjo është një detyrë e vështirë, dhe ne vërtet e vlerësojmë vullnetin e mirë të shprehur nga të gjitha palët për të çuar përpara këtë gjë.
A ka gjasa që ky asociacion të ketë pushtet ekzekutiv?
Jacobson: Nuk dua të hyj në detaje. Ne kemi dëgjuar mjaft qartë atë që ka thënë Qeveria e Kosovës dhe kryeministri.
Nuk do të ketë pushtet ekzekutiv ose zgjedhje të drejtpërdrejta. Ne e kuptojmë dhe respektojmë këtë. Por, kjo është vërtet diçka që po negociohet në Bruksel, nën drejtimin e BE-së, me pjesëmarrjen e dy kryeministrave.

Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns: Jo status të veçantë veriut, Serbia ta pranojë plotësisht Kosovën


Burns: Jo status të veçantë veriut, Serbia ta pranojë plotësisht Kosovën
Ish-nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns paralajmëron se një status i veçantë politik për serbët e Veriut të Kosovës, do të vinte në rrezik qendrueshmërinë e vendit. Zoti Burns, i cili luajti rol qendror në mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, thotë se komuniteti i serbëve në Veri duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe se Serbia është e nevojshme të pranojë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Zoti Burns foli me Zërin e Amerikës nga studioja e Universitetit të Harvardit, ku është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Zëri i Amerikës: Zoti Burns, pyetja ime e parë na kthen në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju në atë kohë ishin nën Sekretar i Shtetit për Çështje Politike dhe Shtetet e Bashkuara luajtën një rol qendror. Ne do të donim të dinimin mendimin tuaj për zhvillimet e atjeshme. Pesë vjet pas pavarësisë a kanë shkuar ngjarjet siç parashikonit ju?
Nicholas Burns: Unë kisha bindje të plotë atëherë dhe akoma e kam këtë bindje se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës ishte vendim i drejtë. Ishte shumë e qartë pasi mbaroi lufta e Kosovës, pas ngjarjeve të prillit, majit dhe qershorit të vitit 1999, se Kosova nuk mund të kthehej më kurrë nën Serbinë. Unë kisha shkuar shpesh në Kosovë nga viti 1999 deri në 2008. Ishte e qartë për mua, si nga takimet me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës, me komunitetin e serbëve të Kosovës, ashtu edhe nga vizitat në Beograd për t’u takuar me udhëheqësit atje, se Kosova meritonte pavarësinë, se ishte një vend i pandarë, se plagët e shkaktuara nga ndarja me Serbinë ishin aq të thella saqë nuk mund të shëroheshin kurrë brenda Serbisë. Kështu, Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice morën një vendim të rëndësishëm që ne ta mbështesnin popullin e Kosovës, të punonim me të gjitha forcat dhe ne e bëmë një gjë të tillë, të ishim përkrahësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Jam shumë krenar që vendi im luajti rol në këtë drejtim.
Zëri i Amerikës: Tani jemi përsëri në një moment kyç. Serbia dhe Kosova po zhvillojnë bisedime për zgjidhjen e çështjes së vështirë të Veriut, e cila mund të ketë ndikim për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Thelbi i mosmarrëveshjes është nëse komuniteti serb në veri të Kosovës do të ketë kompetenca ekzekutive dhe legjislative, siç do Serbia, apo të jetë thjesht një asociacion komunash siç do Kosova, mbështetur në Planin Ahtisaari. Cili është mendimi juaj?
Nicholas Burns: Sigurisht që të drejtat e njeriut për serbët e Kosovës duhet të respektohen, por nga ana tjetër ky komunitet duhet të jetë pjesë e shtetit të Kosovës dhe nëse atyre u jepen status dhe privilegje të veçanta politike, do të thotë që nuk ka garanci për stabilitetin e vendit. Prandaj unë jam dakord me qeverinë e Kosovës se këto komunitete duhet të jenë pjesë e sistemit politik brenda Kosovës. Dhe mendoj se kohët e fundit Beogradi ka bërë disa deklarata shumë dramatike, në të cilat shihet se e kupton që nëse Serbia dëshiron që e ardhmja e saj të jetë në Bashkimin Evropian, atëherë ata duhet të jenë shumë më të hapur për pavarësinë e plotë të Kosovës dhe duhet të ketë një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një barazi të plotë mes tyre dhe një njohje të plotë nga Serbia të pavarësisë së vërtetë të Kosovës. Ky është qëndrimi amerikan dhe ky është qëndrimi im si qytetar privat.
Zëri i Amerikës: Është hera e parë që Kosova, Serbia dhe komuniteti ndërkombëtar po merren seriozisht me çështjen e Veriut, pasi e kanë neglizhuar për një kohë kaq të gjatë. Në këtë fazë të procesit, a mendoni se kjo çështje mund të zgjidhet dhe si? A mendoni se Serbia do ta hapë rrugën për përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara?
Nicholas Burns: Serbia duhet ta bëjë një gjë të tillë. Është në interesin e serbëve t’i lënë pas luftrat e Ballkanit, të lënë pas luftrat e ish-Jugosllavisë, të pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, pasi nuk ka kthim prapa për këtë çështje. Kosova është një shtet i pavarur, do të vazhdojë të jetë i tillë. Unë shpresoj që ajo të përparojë dhe vendi të stabilizohet dhe që kjo të realizohet serbët duhet ta ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm. Ata nuk do të pranohen kurrë plotësisht në Bashkimin Evropian, ose në NATO nëse nuk normalizojnë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën. Mendoj se serbët po ecin në drejtimin e duhur dhe unë i vlerësoj për këtë. Kjo është një kohë e ndryshme nga ajo e viteve 2007-2008 kur serbët e kundërshtonin plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe unë e kujtoj shumë mirë atë kohë. Prandaj jam optimist se kjo do të ndodhë.
Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Kosovën dhe kanë ndikim te Kosova. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka ndikim te Serbia për t'i bërë thirrje për një marrëveshje. Si mendoni se po përdoret ose duhet të përdoret ky ndikim në mënyrë që të dyja palët të tregojnë elasticitet më të madh, pra si nga Kosova edhe nga Serbia?
Nicholas Burns: Mendoj se është përgjegjësi e vendit tim, Shteteve të Bashkuara, që të vazhdojnë t'u kujtojnë autoriteteve në Kosovë se popullata pakicë, serbët e Kosovës, kanë të drejtë të jetojnë në Kosovë, duhet të jenë në gjendje të jetojnë në paqe, pa u diskriminuar dhe pa u frikësuar. Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme për të cilën qeveria e Kosovës na ka dhënë sigurime. Mbi këtë bazë ne i mbështetëm ata për pavarësinë në vitin 2008. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të tregohet shumë i vendosur për të bindur qeverinë serbe se ajo nuk mund të bëhet dot pjesë e Bashkimit Evropian nëse serbët nuk e pranojnë plotësisht shtetin e Kosovës dhe nuk vendosin marrëdhënie diplomatike me të në një ardhme. Pra, mendoj se keni të drejtë. Të dy vendet kanë përgjegjësi, ndërkohë që si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian duhet të ushtrojnë ndikimin e duhur për t'i bindur ata që të pranojnë plotësisht njëri-tjetrin, të pranojnë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë e në Serbi.
Zëri i Amerikës: Dy vendet duhet të takohen javën tjetër dhe pastaj javën pasardhëse për të arritur ndoshta një marëveshje, dhe duket se Bashkimi Evropian po i nxit palët që të arrihet një marrëveshje për çështjen e Veriut të Kosovës. A parashikoni që kjo të arrihet së shpejti? Nga ekspertiza juaj, a shikoni një mundësi që dy palët ta zgjidhin këtë problem?
Nicholas Burns: Unë nuk punoj më në qeverinë amerikane, prandaj nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë në këto bisedime. Këtë do t'ua lë të tjerëve. Por mendoj se Serbia ka bërë përparim mjaft të madh dhe udhëheqja serbe ka treguar një hapje të re ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj. Shpresoj se ky proces do të vazhdojë në Serbi dhe do të përfundojë, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përballen me të ardhmen në një mënyrë të re, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës si dhe pavarësinë. Ky është synimi. Nuk e di se çfarë përparimi do të bëhet në bisedimet e ardhshme, por mendoj se ka shumë rëndësi që të bëhet përparim.
Zëri i Amerikës: Shumë nga çështjet që lidhen me një marrëveshje të tillë kanë natyrë teknike por kanë të bëjnë edhe me anën emocionale, si nga Kosova edhe nga Serbia dhe në Ballkan kjo është e kuptueshme. Çfarë do t'u këshillonit qeverive dhe udhëheqësve të dy vendeve për të qenë pragmatikë lidhur me të ardhmen e qytetarëve të tyre?
Nicholas Burns: Mendoj se Serbia dhe qeveria e Kosovës është e nevojshme të mbajnë marrëdhënie të hapura dhe konstruktive me popullsinë kosovare serbe në Veri dhe kudo në Kosovë. Kjo është në interes të qeverisë së Kosovës por është edhe një detyrim i tyre, si një vend evropian, që duhet të jetë i angazhuar plotësisht ndaj të drejtave të njeriut. Qeveria e Serbisë është e nevojshme t'ia bëjë fare të qartë popullatës serbe në Kosovë se nuk do të vazhdojë t'i inkurajojë ata, siç ka vepruar në të kaluarën, që ata të jetojnë të ndarë nga shteti i Kosovës. Është e nevojshme të ketë një integrim të plotë të serbëve të Kosovës në jetën e Kosovës, në politikën e Kosovës. Pra, mendoj se të dyja qeveritë është e nevojshme të dërgojnë sinjalet e duhura dhe kam besim se ato do ta bëjnë këtë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...