2013-05-01

Ceka, dëshmi me videokonferencë për veshin



Ceka, dëshmi me videokonferencë për veshin





























Komisioni hetimor për hetimin e ngjarjes së Vjenës më 24 prill 2013, ku demokratët e cilësojnë si incidentin më të rëndë në diplomacinë shqiptare, do të zhvillojë edhe seanca dëgjimore me anë të videokonferencave për marrjen e dëshmive të incidentit të 24 prillit në Vjenë mes Egin Cekës dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

Pa praninë e opozitës, komisioni hetimor u mblodh vetëm me deputetët e PD-së. Fillimisht kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, kërkoi zgjedhjen e sekretarit, ku demokrati Osman Metalla propozoi anëtaren Paulina Hoti. Kadilli bëri të ditur, ndërkohë, disa pika të planit paraprak të komisionit hetimor.

“Plani paraprak hetimor parashikon seanca dëgjimore me persona të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë ngjarje, seancë dëgjimore të personave që kanë dijeni për ngjarjen konkrete, dëshmia e të cilëve vlerësohet e rëndësishme për qartësimin e rolit për qëndrimin e shërbimit para dhe pas ngjarjes. Administrimi në cilësinë e provës të deklarimeve të personave të përfshirë në këtë ngjarje, dokumentet shkresore, pamjet filmike, përmbledhja e medias së shkruar do të merren brenda datës 3 maj.

Sipas afatit të planit paraprak, seancat dëgjimore do të zhvillohen nga data 6-9”, tha Kadilli. Gjithashtu ai theksoi se “analiza ligjore për të vërtetuar cenimin e integritetit të shërbimit diplomatik shqiptar dhe mbi cenimin e imazhit, do të zhvillohet prej datës 9-11 maj, dhe më pas vijon hartimi i raportit sipas planit, që lënë data 12 maj.

Deri më 15 maj do të bëhet paraqitja e të dhënave, analiza e përpunimi i draftit zhvillohet më 17 maj, si dhe miratimi i raportit përfundimtar do të bëhet deri më datën 20 maj”. Deputeti Metalla, në këtë komision, kërkoi që miratimi i raportit të bëhet më shpejt, duke e lidhur këtë me faktin e mbarimit të mandatit të Kuvendit.

Ndërsa deputeti Bogdani u shpreh përpara se të shihej mundësia e ardhjes së dëshmitarëve, duke nënkuptuar Egin Cekën apo ndonjë tjetër, të realizohen videokonferenca nga Vjena.

“Jemi në Shqipërinë dixhitale, mund të përdoren mënyra më të shpejta në kohë dhe më me pak kosto”, theksoi Bogdani. Një gjë e tillë u mbështet edhe nga sekretarja e porsazgjedhur Hoti, e cila kërkoi gjithashtu që Kuvendi të mundësojë dhe sigurimin e udhëtimit për dëshmitarët e kësaj ngjarjeje. Të enjten, komisioni do të përcaktojë në mënyrë të detajuar dhe listën e personave që do të thirren për të dëshmuar, ku padyshim do të përfshihet edhe kreu i PS-së, Edi Rama.

“Opozita nuk ka dërguar përfaqësues të saj në këtë komision. Kam përgjegjshmëri që me punën e këtij komisioni të adresojmë edhe qëndrimet e fshehura publikisht edhe nga opozita rreth asaj që ndodhi në akademinë diplomatike të Vjenës. Siguroj Ramën që kemi vullnet t’u dëshmojmë shqiptarëve të vërtetën dhe asgjë më shumë”, tha Kadilli.

1 Maji në Kosovë



Të papunët e Kosovës, gati mbi 40% e popullsisë, duket se nuk kanë pasur vullnet as të protestonin për të drejtat e tyre. 

Për shumë prej tyre 1 Maji ishte ditë pushimi, ndërkohë që kishte ende njerëz që edhe në një ditë si kjo kërkonin punë.

Një prej tyre ishte një pensionist 75-vjeçar. “Punë krahu kërkoj, këto di të bëj”, tha ai.

Me gjithë pakënaqësinë e tij ndaj pushtetit, ai e respekton udheheqësin e shtetit të tij duke thenë se, “kam protestuar vetëm kundër serbëve”.

Ndërkaq, shpresa për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, sipas një qytetari tjetër, do të vijë mbase pas 40 vjetësh.

Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punës thonë se, sipas të dhënave në Kosovë ka 262 mijë e 531 persona të regjistruar si punëkërkues. Me gjithë ketë numër të papunësh, zyrtarët thonë se Kosova nuk rrezikohet nga trazirat e mundshme sociale.

“Nuk ka vend që të mendojmë për një gjë të tillë sepse Kosova nuk gjendet në atë rrezikun e udhëkryqit që ne mund të themi, që qytetarët të rrezikojnë me organizimin e trazirave sociale për arsye se ne jemi një shtet i stabilizuar dhe nuk jemi një shtet i cili, nuk mund t’u ofrojë përkujdesje dhe mbështetje të veçantë, në radhë të parë duke filluar nga pensionistët”, deklaron Bexhet Gaxhiqi, zëdhënës i Ministrisë së Punës.

Por, ndryshe mendojnë njohësit e çështjeve ekonomike. “Pas regjistrimit të popullsisë u pa se gjendja vërtetë është alarmante. Me një normë të papunësisë prej 45 për qind dhe kjo është shqetësuese posaçërisht për një vend, ku struktura e popullatës është shumë e re, ku norma e të papunëve te gjeneratat e reja mbërrin deri në 70 për qind dhe kjo tregon se kjo gjeneratë po e humb perspektivën dhe besimin për një të nesërme më të mirë”, thotë specialisti Ibrahim Rexhepi.

Në gjithë këtë situatë përfaqësuesi i Sindikatave të Pavarura, Haxhi Arifi nuk e ka parë të arsyeshme që të organizojë protestë!!! Ndërsa në konferenca për shtyp kanë reaguar edhe dy partitë opozitare LDK dhe VV. 

Dyseldorf, e reja zhvishet nudo në tren


Dyseldorf, e reja zhvishet nudo në tren
Një modele i dha një zgjim të befasishëm udhëtarëve të tjerë në metronë e Dyseldorfit mëngjesin e së mërkurës, duke u futur në tren krejtësisht e zhveshur. 

Gruaja, pasi bleu një biletë, u zhvesh tërësisht në platformën pritëse të trenit, duke hyrë në vagonë nudo.

Duke shtangur të gjithë udhëtarët e tjerë, e reja u ul në një ulëse si të gjithë të tjerët dhe nisi të lexonte një revistë.

Në vend të rrobave, modelja gjermane kishte vendosur shkrime në anglisht, me emrin e veshjeve që duhet të mbulonin atë pjesë të trupit.



Udhëtimi i zhveshur i modeles ishte pjesë e një projekti të një artisti zviceran, Milo Moire.




Media në Shqipëri, pjesërisht e lirë



Media në Shqipëri është pjesërisht e lirë. “Freedom House”, në raportin e saj për lirinë e shtypit në botë, që u publikua të mërkurën, e rendit Shqipërinë me 49 pikë, dy pikë më lart nga viti i kaluar, në një shkallë vlerësimi, ku 0 është rezultati pozitiv dhe 100 ai negativ. 

Vendi ynë renditet i 96-ti mes 197 vendesh, krahasuar me vendin e 107 të vitit të kaluar. Drejtoresha e projektit për lirinë e shtypit në “Freedom House”, Karin Karlekar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se këtë vit është vënë re një përmirësim për Shqipërinë.

“Rezultati për Shqipërinë u rrit me dy pikë, pra është një prirje pozitive krahasuar me atë, që kemi parë vitet e fundit. Një nga zhvillimet pozitive, që kemi vënë re, është eliminimi i dënimeve me burgim për rastet e shpifjes në sferën ligjore. Mendoj se, kjo solli si rezultat përmirësim më të gjerë në mjedisin e medias”, tha Karin Karlekar.

Drejtoresha e projektit për lirinë e shtypit shpjegon se, një prej sfidave kryesore të medias në Shqipëri është mospërputhja e klauzolave ligjore me standardet ndërkombëtare.

“Po ashtu, ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve, që mbulojnë ngjarje, dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm. Ka shqetësime edhe për anën ekonomike, përsa i takon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si dhe njëanshmërisë së tyre.  Por, në përgjithësi, rezultati numerik për Shqipërinë ka qenë i qëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor”, tha Karlekar.

Por, çfarë do t’i duhej Shqipërisë të kalojë nga një vend me liri të pjesshme, në ato me media të lirë?

“Do të duheshin më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi, një ambjent më i hapur rregullator, si dhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambjentin ekonomik. Pra, ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë, që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive, që vihet re këtë vit”, tha Karlekar.

Në raportin për lirinë e shtypit në botë, rezultati për Kosovën është po 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta, në krahasim me të 98-tin e vitit të kaluar. 

Dritan Lamaj hetoi vëllezërit Frroku

Dritan Lamaj hetoi vëllezërit Frroku

Ish-shefi i Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit pranë banesës së tij, ka hetuar vëllezërit Mark dhe Arben Frroku për një vrasje të ndodhur në Belgjikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 17 vjet më parë, kur Arben Frroku, i dyshuar për ekzekutimin e Lamajt dhe i arrestuar në Selanik të Greqisë, ishte vetëm 27 vjeç.

Për këtë vrasje, Lamaj kishte mbledhur informacion se ishte kryer për larje hesapesh në trafikun e drogës dhe të dyshuarit kryesorë ishin dy vëllezërit, biznesmenë të suksesshëm në Shqipëri.

Duke mbuluar zonën e Kombinatit, mësohet se kryekomisar Dritan Lamajt i ishin servirur informacione të shumta për aktivitetin e dy vëllezërve, duke bërë që ai, si punonjës policie, i cili kishte drejtuar më parë edhe hetimin e krimeve, të hetonte edhe më tej, megjithëse detyra aktuale, ishte që

të siguronte rendin dhe të parandalonte krimin në këtë zonë. Sipas të dhënave, i ndjeri mësohet se kishte mbledhur informacion se dy vëllezërit, Arben Preng Frroku, aktualisht 44 vjeç dhe Mark Preng Frroku, 41 vjeç, kishin emigruar jashtë vendit deri në vitet 2000. Në këtë vit, sipas informacioneve të mbledhura nga Lamaj, ata ishin kthyer në Shqipëri dhe i kishin hyrë biznesit. Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit, nga informacionet e kryekomisarit të ndjerë dyshohet se në vitet 1995 dhe 1996, dy vëllezërit kanë jetuar në Belgjikë. “Por, ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi”, thuhet në materialin e mbledhur nga ish-shefi i Komisariatit Nr. 6.

Madje, ai shton se vrasja e personit në këto vite, të cilit nuk i është përmendur emri, të ketë ndodhur për konflikte të krijuara në trafikun e drogës nga disa të afërm të Arben Frrokut. Informacionet e kryekomisarit flisnin se të afërmit e Arben Frrokut merreshin me trafikun e drogës në shtete të ndryshme, duke mos lënë jashtë territorit edhe Shqipërinë. Këto dyshime janë konfirmuar edhe nga burime të tjera të policisë, të cilat shprehen se janë marrë në rrugë të ndryshme, ndërkohë që ndaj Frrokut pritet që shumë shpejt të fillojë edhe zbatimi i ligjit antimafie, për pastrim parash. Ndërkohë, burimet zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për gazetën “Shqip” se “hetimi për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt do të kryhet i plotë, pasi informacionet flasin se është për shkak të detyrës”. Të pyetur nëse ka një informacion të tillë, burimet pohuan se “jemi në verifikim të këtij informacioni”. Ata kanë lënë të kuptohet se shumë shpejt, sektori “antimafia” në këtë prokurori, do të kryejë një hetim financiar të të dyshuarve për vrasjen e Lamajt, pasi indikacionet të çojnë se ata janë të përfshirë në një grup që trafikonte drogë. Nga burime të besueshme mësohet se ish-shefi i komisariatit i kishte mësuar këto informacione për dy vëllezërit që para nisjes së konflikteve mes dy palëve, ndërkohë që kishte vijuar hetimet deri në momentin, kur e kishin larguar nga Komisariati i Kombinatit.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje familjarët e kryekomisarit Dritan Lamaj për të gjitha dyshimet që mund të kenë vetë ata për ekzekutimin mafioz të tij për shkak të detyrës. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, fillimisht janë thirrur personat më të afërt të Dritan Lamajt, me të cilët ai mund të ketë diskutuar çështjen e kërcënimeve apo të konflikteve të ndryshme që ka pasur për detyrën, ndërkohë që më pas pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë, që mund të kenë dijeni për dyshimet e të ndjerit. Megjithatë, prokuroria nuk ka konfirmuar nëse është marrë në pyetje bashkëshortja e Lamajt, e cila është në gjendje më të rënduar, edhe për shkak të sëmundjes së saj, pasi pritet që të operohet në muajin mars. Në lidhje me dëshmitë e dhëna në prokurori, grupi hetimor nuk ka dhënë detaje, megjithëse mësohet se janë mbledhur detaje të shumta për kërcënimet e ndryshme që ka pasur Lamaj gjatë ushtrimit të detyrës si shefi i Komisariatit Nr. 6 në zonën e Kombinatit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ka informacione se dy të dyshuarit kryesorë të kësaj vrasjeje e kanë kërcënuar 41-vjeçarin Lamaj kohë më parë, duke i thënë se “do të vrasim vajzën e vogël dhe motrën”. Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Komisariatit Nr. 6, ku Lamaj kishte bërë shoqërimin e tyre, në sajë të konflikteve që kishin lindur mes tyre. Një deklaratë e tillë mjaft e guximshme, e bërë nga Arben Frroku dhe i afërmi i tij, Vlash Gjoni, mësohet se e ka tensionuar Lamajn, i cili u ka thënë se nuk kanë asnjë punë me njerëzit e familjes së tij, pasi ata nuk kishin përse të përfshiheshin në konfliktet e tyre. “Nëse doni që të hakmerreni, shumë mirë mund të më vrisni mua. Lërini të qetë ata!”, mësohet se u ka thënë kryekomisari të arrestuarve. Këto të dhëna po verifikohen aktualisht nga prokuroria, për të cilat janë thirrur edhe familjarët e të ndjerit. Por, pavarësisht se vrasja ka qenë e paralajmëruar kohë më parë, nuk është bërë asgjë për parandalimin e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se i ndjeri e ka ngritur problemin tek eprorët e tij, por këta të fundit janë mjaftuar duke bërë largimin e tij nga drejtimi i Komisariatit të Kombinatit dhe punësimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.




Deputeti i PS Pandeli Majko duke komentuar ngjarjen e  rëndë të vrasjes së kryekomisarit Lamaj, e konsideron vrasjen e policeve si vrasjen e shtetit. 

Ish-kryeministri  Majko  u shpreh se janë të papranueshme sulmet dhe akuzat që po bën mazhoranca ndaj opozitës ne kushtet kur kjo e fundit nuk ka asgjë tjetër veç fjalës për të reaguar.

“Opozitës nuk mund t’i kërkosh tani pse akuzon sepse ka vetëm fjalën. Por sot në Shqipëri ne kemi një problem shumë të madh të sigurisë. Është i disati komisar që po vritet. Sot të kesh guximin të vrasësh një polic, është
më shumë se sa guximi për të marrë armën dhe për të vrarë policin, vrasja e policit është vrasja e shtetit dhe këto gjëra po ndodhin ngadalë duke e rrudhur atë”, tha Majko.

Ka reaguar edhe Partia Kristian-demokrate e Shqipërisë ndaj deklaratave të Ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Sipas saj përpjekjet për ta lidhur vrasjen me emrin e PKDSH-së jane ulëta dhe perverse.

PKDSH thotë se i dyshuari për vrasje ishte një ndër kandidaturat e ofruara për Qarkun Shkodër, ndërsa zyra e hapur i përket degës së kësaj partie në qytetin verior.

“Pohojmë se zoti Arben Frroku ishte një ndër kandidaturat e ofruara për Qarkun Shkodër, ende të pazyrtarizuara, ndërsa zyrat e hapura i përkasin Partisë Kristian-demokrate dega Shkodër”, deklaroi Dhimitër Muslia, kreu i PKDSH-së. 



 Automjeti i atentatit, burg të akuzuarit për vjedhje
Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e 32-vjeçarit Gentjan Bejtja, për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të automjetit, i cili u përdor nga autorët e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj dhe ka caktuar arrest në burg me një afat 30 ditor. 

Prokurori i Çështjes Ilir Turja gjatë seancës së caktimit të masës së arrestit kërkoi arrest në burg për një afat 45 ditor, në mënyrë që të sigurohen provat mbi fajësinë e tij të mbështetura kryesisht në tabulatet telefonike, këqyrjen e pamjeve filmike të fiksuara nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes dhe saktësimin e dëshmive nga dëshmitarët okularë.

Mbrojtja nga ana e saj deklaroi se nuk ka asnjë provë që të fajësojë 32 vjeçarin Bejtja
deri në këto çaste dhe se akuza ka pasur kohën e mjaftueshme për të siguruar provat kundër tij. Në këto rrethana kërkoi lirimin e klientit të vet. Bejtja, baba i dy fëmijëve dhe në pritje të një fëmije të tretë u ndalua natën e 25 shkurtit i akuzuar për bashkëpunim në vjedhjen e makinës BMë të shtetasit Fatmir Lila, mjet që më pas u përdor në vrasjen e Lamajt dhe u gjet i braktisur në Domje të Tiranës. Që nga çasti i ndalimit Bejtja ka mohuar të jetë përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që akuza pretendon se vjedhësi i BMË-së ka zbritur nga një automjet tip fuoristradë që drejtohej prej të arrestuarit. 





Me pranga në duar, i shoqëruar nga dy oficerë të policisë greke, Arben Frroku u largua nga ndërtesa e gjykatës së Selanikut pasi iu dha vetëm masa e sigurisë me 40 ditë paraburgim nga prokurori, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e posedimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike. 

Frroku, si dhe i arrestuari i dytë i policisë greke, Jak Jaku, mbërritën në ndërtesën e gjykatës së qytetit rreth orës dhjetë e gjysmë të mëngjesit në makina të veçanta.

Në fillim ka qenë Frroku ai që dëgjoi në zyrën e prokurorit se ndaj tij ekziston një urdhër ndërkombëtar arresti, pasi organet shqiptare të drejtësisë e akuzojnë për implikim në vrasjen e shefit të komisariatit të policisë nr.6, Dritan Lamaj.

Avokati mbrojtjës i biznesmenit, Makis Kaftopoulos sqaroi se klienti i tij deri tani ka vetëm një akuzë, atë për posedimin e një sasie të vogël droge, 0.4 gramë kokainë.

TCH: Përse akuzohet Arben Frroku?

Avokati: “Klienti im deri tani ka një akuzë për posedim të një sasie të vogël droge, 0.4 gramë kokainë. Sot në mëngjes na u njoftua nga prokurori i Selanikut që ka ardhur nga Ministria e Rendit të Greqisë një urdhër nga Interpoli me anë të të cilit klienti im akuzohet për një vrasje që ka ndodhur në Tiranë javën që kaloi. Sipas ligjit që ekziston, brenda 40 ditësh duhet që drejtësia shqiptare të çojë tek drejtësisa greke të gjitha të dhënat dhe shkresat dëshmuese në mënyrë që të mbështesë me fakte dhe të vërtetojë që klienti im ka lidhje me këtë akt. Nëse brenda 40 ditësh nuk vijnë të gjitha këto dëshmi fajësie, atëherë klienti im do të mbetet i lirë”.

TCH: Pse erdhi në Greqi?

Avokati: “Klienti im erdhi në Greqi pasi unë për tre vjet e disa muaj kam marrë përsipër mbrojtjen e kushëririt të tij të parë, Sokol Frrokut, i cili është dënuar për posedim të lëndëve narkotike, të sasive të vogla të lëndëve narkotike. Të hënën kishim një takim të caktuar, në mënyrë që ta merrja në pyetje si dëshmitar në çështjen e kushëririt të tij”.

TCH: Komunikoi me ju?

Avokati: “Po, komunikoi me mua dhe me tha që po vij në Greqi të dielën në mbrëmje. Më tha, po vij në Greqi dhe nesër do të takohemi në zyrën tënde”.

TCH: Atëherë mësuat edhe për vrasjen?

Avokati: “Unë jo. E mësova ditën tjetër kur më tha se erdhën në hotelin ku po flinte me dy të tjerët, ku edhe e arrestoi policia e Selanikut për sasinë e vogël të kokainës, për sasinë prej 0.4 gramë. U mbajt që prej asaj dite deri më sot që ishte dhe dita e dëshmisë së tij. Nga sa mësuam do të ketë ndërmjetësuar një telefonatë nga Tirana në Athinë në Ministrinë e Rendit dhe kështu që u mbajt, se përndryshe do të ishte lënë i lirë që të hënën”.

TCH: Po përsa i përket akuzës së lëndës narkotike?

Avokati: “Kjo është një çështje që për drejtësinë greke nuk ka asnjë vlerë. Do të hyjmë në hetuesi për dhjetë minuta dhe më e mundshmja është që hetuesi do na lërë të lirë, sepse ky akt nuk është i dënueshëm. Domethënë posedimi i një sasie kaq të vogël nuk përbën kusht për paraburgim”.

TCH: Ai e mohon vrasjen në mënyrë kategorike?

Avokati: “Po. Kundërshton çfarëdolloj implikimi në vrasjen e oficerit të policisë shqiptare”.

TCH: Nëse del fajtor për lëndët narkotike?

Avokati: “Për këtë sasi nuk ekziston mundësi faji. Asnjë. Është brenda kontekstit të ligjit grek për drogën ku sasi të vogla që posedojnë përdoruesit nuk përbëjnë vepër penale”.

TCH: Kush është përdoruesi në këtë rast?

Avokati: “Përdoruesi është kushëriri i tij dhe personi tjetër që ishte me të. Por, edhe ai në disa raste ka qenë përdorues. Nuk është përdorues droge Arben Frroku. Në këtë rast personi tjetër ka pranuar që sasia e lëndëve narkotike ishte e tij dhe jo e Arben Frrokut. Dhe kishin marrë një sasi të vogël kokaine në darkë”.

Pas Frrokut është thirrur në zyrën e prokurorisë edhe i arrestuari i dytë, Jak Jaku, të cilit i është komunikuar i njëjti njoftim. Katër orë më pas, Froku dhe të gjithë të arrestuarit e tjerë janë çuar në zyrën e hetuesisë që ndodhet në të njëjtën ndërtesë dhe mnjehërë pas saj janë larguar pasi janë shpallur të pafajshëm për sa i përket sasisë prej 0.4 gramë kokainë që u gjet në dhomën e hotelit ku u arrestuan.

“Po mbahen në këto momente vetëm për shkak të urdhër-arrestit të Interpolit, Jo për lëndën narkotike”, deklaroi më tej avokati Kaftopoulos.

Pasi u larguan të arrestuarit, pala mbrojtëse përsëriti se nëse drejtësia shqiptare nuk dërgon dokumentacion të mjaftueshëm që fajëson Frrokun si të implikuar në vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë, atëherë ai do të lihet i lirë pas 40 ditësh.

I pyetur nga Top Channel brenda ndërtesës së gjykatës, ku nuk lejohet përdorimi i kamerave, Arben Frroku deklaroi se është i pafajshëm dhe se ai është bërë pre e një loje politike. Ai mohoi zërat që nga Partia Socialiste, kryetari i saj apo dikush prej anëtarëve të kësaj partie, i është ofruar kërkesa për deputet. Sipas Frrokut, çdo gjë ka ndodhur pak ditë para se ai të shpallte kandidaturën për deputet me Partinë Kristian Demokrate në qytetin e Shkodrës, me kryetar zotin Dhimitër Muslia.

Ende nuk bëhet i ditur vendi ku Frroku do të mbahet për 40 ditë, por burime të pakonfirmuara thonë se ai mund të çohet në burgun e Kasandrës, në zonën e Halkidhikisë.  


Konfirmimi nga Laboratori i Policisë Shkencore dhe organi i akuzës


Arben Frroku, i implikuar në vrasjen e Dritan Lamajt


Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, iu deshën 65 ditë kohë për të siguruar një provë shkencore që implikon të dyshuarin Arben Frroku në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ky fakt konfirmohet nga Laboratori I Policisë Shkencore dhe organi i akuzës, të cilët raportin përfundimtar të akt-ekspertimit shkencore kanë dorëzuar avokatit mbrojtës.

Për arsye të sekretit hetimore dhe çështjes së ndjeshme në opinionin public, grupi hetimor nuk saktëson se për çfarë prove bëhet fjalë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një fije floku ose gjurmë gishti e gjetur në makinën e braktisur në fshatin Domje. Maknië nga e cila atentatorët, natën e 24 shkurtit kanë shkrepur 23 plumba kallashnikovi në drejtim të makinës ku ndodhej ish-shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë.

arme dritan lamaj
Ndërkohë, vet Frroku ka mohuar se ka lidhje me vrasjen, duke pretenduar se nuk ka qenë në Tiranë në momentin e ekzekutimit të Dritan Lamajt. Ndërsa avokati mbrojtës nuk preferoi të komentoi provat e reja të organit të akuzës.
Sipas prokurorisë, ka përfunduar edhe akt-ekspertimi I pajisjes se gjurmimit që kishte makina e të dyshuarit Frroku, por rezulton që ka qenë në dalje të Elbasanit në momentin e vrasjes.
Arben Frroku, mbahet I arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare në Selanik dhe në fund të këtij muaji, do të dal para Gjykatës së Lartë në lidhje me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Përplasjet dhe fushata denigruese, deri te pushimi i çështjes

Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit
Konflikti - Veprimet e uniformave blu sollën një konflikt të pronarit të universitetit Edmond Vlashi dhe njerëzve të tij me forcat e policisë, madje dy prej njerëzve të biznesmenit u arrestuan për “kundërshtim të punonjësit të policisë”
Përplasja - Përplasja mes drejtuesve të universitetit privat dhe forcave të policisë e ka zanafillën shumë muaj më parë, kur u arrestuan disa truproja të shkollës private, pasi goditën punonjësit e policisë dhe nuk i lejuan të hynin në ambientet arsimore për të kryer kontrolle
Dritan-Lamaj-stop-dhunesIsh-shefi i Komisariatit të Policisë Nr.6, Dritan Lamaj, i ekzekutuar , ka pasur një konflikt me disa biznesmenë në zonën që mbulonte deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Gjithçka ka filluar rreth muajit tetor 2012, ku pas një përplasjeje, ai ka shoqëruar në komisariat disa persona. Madje, çështja ka shkuar në dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit, duke pretenduar se veprimet ndaj të arrestuarve ishin tendencioze.
makina dritan lamaj me logo

Me gjithë akuzat publike, të bëra për policinë nga pronari i një universiteti privat në Tiranë, çështja u ligjërua nga gjykata, e cila pas ndalimit të disa personave, vendosi për ta masën e arrestit 20 ditë burg. Pas këtij veprimi, pra të arrestimit të disa personave, ndaj Lamajt ka filluar një “sulm”, pasi punonjësit e policisë në varësi të tij, kishin kryer procedurat ligjore pas disa denoncimeve të studentëve të universitetit privat. Ata kishin denoncuar në polici se truprojat i kanë dhunuar dhe u kanë vendosur gjoba.
arben frooku grand frooku dritan lamaj
Veprimet e kryera të uniformave blu sollën një konflikt të pronarit të universitetit, Edmond Vlashi, dhe njerëzve të tij me forcat e policisë, madje, dy prej njerëzve të biznesmenit u arrestuan për “kundërshtim të punonjësit të policisë”. Në këto kushte, Komisariati Nr.6 arrestoi Arben Frrokun dhe Vlash Gjonin. Por kjo solli reagime edhe më të ashpra nga biznesmeni ndaj shefit të komisariatit, duke pretenduar se arrestimet ishin tendencioze. Megjithatë, gjykata, gjatë vlerësimit të këtij arrestimi ka vendosur “burg me afat 20 ditë” për sipërmarrësin Arben Frroku dhe për të afërmin e tij, Vlash Gjoni. Gjyqtarja e çështjes, Alkelina Gazidede, u shpreh lidhur me vendimin e marrë për Gjonin dhe Frrokun, se në bashkëpunim ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Madje, në vendimin për vlerësimin e masës së sigurisë, gjykata deklaroi të ligjshëm edhe arrestin në flagrancë ndaj personave nën hetim, Vlash Gjoni dhe Arben Frroku. Por, sipërmarrësit Frroku iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e spitalit, pasi ai pretendonte se është dhunuar nga policia.
Përplasja mes drejtuesve të universitetit privat dhe forcave të policisë e ka zanafillën shumë muaj më parë, kur u arrestuan disa truproja të shkollës private, pasi goditën punonjësit e policisë dhe nuk i lejuan të hynin në ambientet arsimore për të kryer kontrolle. Madje, disa nga këta persona kanë pasur probleme edhe me punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.2, në një tjetër konflikt.
 HOMAZHET E LAMAJ
Amnistia
Kjo çështje shkoi në prokurori dhe gjykatë, ku në fund shkoi i pandehur Arben Frroku. Më 10 dhjetor 2012, gjykata u njoh me ligjin “Për dhënie amnistie”, i cili ka hyrë në fuqi në datën 28.11.2012, nga përmbajtja e të cilit dhe konkretisht në nenin 5 të tij, ligjvënësi në mënyrë të shprehur parashikon pushimin e ndjekjes penale, duke evidentuar sa vijon: Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30.09.2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 (dy) vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.
Duke konsideruar përcaktimet e ligjvënësit në dispozitën e sipërcituar, si edhe duke evidentuar se rasti në gjykim lidhet me përmbajtjen e nenit 242 të Kodit Penal, i cili në maksimumin e tij parashikon një dënim në masën deri në 3 (tre) muaj burgim (pra më pak se dy vjet burgim); si edhe duke konstatuar se fakti penal i parashtruar në këtë gjykim, pretendohet të ketë ndodhur përpara datës 30.09.2012 (kriter tjetër ky i përcaktuar nga ligjvënësi në dispozitën e sipërcituar), gjykata çmon se ky gjykim nuk mund të vazhdojë dhe për pasojë kjo çështje penale duhet të pushohet.
 noka te homazhet
Fushata mediatike
Megjithatë, edhe pasi çështja shkoi në prokurori dhe gjykatë, me akuza të ndërsjella, një seri sulmesh mediatike u adresuan ndaj Komisariatit Nr.6, gjatë kohës që drejtohej nga Dritan Lamaj. Sipas tyre: Në datën 28 shtator 2012, u publikuan katër kallëzime të bëra në Prokurorinë e Tiranës nga sipërmarrësi Arben Frroku, nga qytetarët Altin Marinaj dhe Laun Sulaj, si dhe nga kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj. E përbashkëta e katër kallëzimeve ishte dhuna e ushtruar nga kryepolici i Komisariatit Nr.6 Dritan Lamaj, prandaj secili prej tyre kërkonte ndjekjen penale të tij për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Në Prokurorinë e Tiranës janë depozituar të tjera kallëzime penale të sipërmarrësve dhe qytetarëve që kanë ndier mbi veten e tyre, familjarët dhe bizneset, veprimet e dhunshme të shefit të Komisariatit Nr.6. Kështu, kallëzime penale për Dritan Lamajn kanë bërë: Besnik Toma, Evelina Shabani, Vlash Gjoni, Martin Kozhuta, Kledian Deda, Grand Frroku, Ilir Lasku, Aleks Lala dhe Altin Marinaj. Këto kallëzime, përveç institucionit të akuzës, u janë dërguar edhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli, ministrave Noka dhe Halimi, si dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

 policia  per lamaj
Padia
Nëna iu sëmur pas hedhjes së fletushkave në rrugë
Dritan Lamaj ka paditur në gjykatë ideatorët e sulmeve denigruese ndaj figurës së tij, të cilët kanë hedhur fletushka në rrugë, madje edhe me portretin e tij. Pas këtyre sulmeve, kryekomisarit iu sëmur edhe nëna, ndërsa çështja shkoi edhe në Gjykatën e Tiranës. “Kërkoj të më dëmshpërblejnë për dëmin e shkaktuar si pasojë e sulmeve denigruese ndaj meje dhe familjes sime. Më kanë shkaktuar probleme familjare. Madje, edhe nëna ime, është sëmurur si pasojë e këtyre sulmeve, pa baza”, thuhet në padinë e nënshkruar në fund nga Dritan Lamaj.
Rreth muajit tetor të vitit të kaluar, në xhamat e automjeteve në Tiranë, u vendos një poster, ku kërkohej që të ndalej dhuna e ushtruar nga Komisariati i Policisë Nr.6. Madje, para këtij komisariati u organizuan edhe disa protesta, ku kërkohej që të largohej nga drejtimi Dritan Lamaj.

 homazhet
Deklaratat
Lamaj, konflikte politike edhe gjatë zgjedhjeve
Krahas sulmeve të organizuara nga disa biznesmenë, Lamaj është përballur edhe me përplasje politike gjatë drejtimit të Komisariatit Nr.6. Madje në zgjedhjet vendore në maj 2011, një deputet i PS-së do e akuzonte se nuk e kishte lejuar të futej në KZAZ. Në atë kohë, reagoi Dritan Lamaj, duke theksuar se nuk është urdhëruar nga asnjë vendim i KZAZ-së dhe se ai po zbaton ligjin.

Mund të lexoni gjerësisht:

Premieri shqiptar Sali Berisha përuroi rrugën e liqenit të Prespës



“Po ecim drejt një fushate elektorale që sic e shihni ne flasim me vepra”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në përurimin e rrugës së Liqenit të Prespës.

“Ne flasim për rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla, ne flasim me subvencione për fermërët, me trefishim të numrit të studentëve me heqjen e vizave, flasim me vendimin e KE për t’i njohur Shqipërisë statusin kandidat, flasim për një ekonomi e cila në kushtet më të vështira të krizës qe një nga 3 ekonomitë që nuk ra na recesion”- theksoi kryeministri.
Berisha: Ne flasim me vepra, alternativa tjetër është bllokim
Por përballë kësaj alternative- vijoi shefi i qeverisë qëndron alternativa tjetër e bllokimit dhe bojkotit.
Berisha u shpreh i binsur se më 23 qershor shqiptarët do të votojnë për forcën që u bë gjithë këto vite lokomotivë e vërtetë e integrimit, sepse programi i PD-së sipas tij bazohet në vlerat e vërteta.

“PD programin e saj e ka të bazuar te vlerat e vertëta, familja, Zoti e ka të bazuar në respektin e thellë, ndaj ju ftoj ta shndërrojmë këtë fushatë në më të bukurën, të festojmë arritjet tona, por të punojmë sëbashku për vizionin e shkëlqyer të katër viteve që vijnë”- apeloi kryeministri

Berisha: Rruga e Prespës përmbush filozfinë tonë të shkurtimit të distancave
Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rrugën e përuruar të një rëndësie shumë të madhe që shkurton distancat dhe përmbush filizofinë qeverisë të shkurtimit të distancave dhe lidhjen e komunës me akset kombëtare
“Kjo rrugë është e një rëndësie shumë të madhe për Korcën, për Shqipërinë dhe mbarë vendet miq, që vijnë nga mbarë bota që vizitojnë Prespën, si një nga perlat më të bukura të natyrtës shqiptare balllkanike dhe më gjërë. Kjo rrrugë e bukur i qëndron si një gjerdan i mrekullueshëm në peisazhin e papërsëritshmë që të kapin sytë sapo del”- deklaroi Berisha.
Kjo rrugë për kryeminsitrin ka edhe një rëndësi të vecantë, sepse bashkon dy vendet mike Shqipërinë dhe Maqedoni dhe në këtë kontekst, Berisha garantoi se politika e tij qeverisëse mbetet bashkëpunimi miqësor në interesin më të mirë të dy vendeve dhe rajonit në tërësi.
Gjatë fjalës së tij Berisha u zotua se mandatin e ardhsmë do asfaltojë çdo km rrugë të mbetur që fermerët dhe qytetarët të udhëtojnë njësoj si ata të vendeve të zhvilluara, të shkurtojnë distancat dhe të ulin koston e prodhimit të tyre.
“Katër vitet e ardhshme, 165 milionë dollarë do të jenë grantet tona për fermerët shqiptarë”- premtoi kryeministri.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...