Çrregullim psikotik
Prezantim i një rasti klinik, që është diagnostikuar si çrregullim psikotik - hebefreni
Përgatitur nga: Dr Halit Ibrahimi, specializant i psikiatrisë
Nën mbikëqyrjen e Dr Fahri Drevinjës, mr.sci
I. Pjesa e përgjithshme
A. Të dhënat identifikuese: N.N, i lindur më 15.10.1990, mashkull, i pamartuar, nxënës i klasës së 10-të, shqiptar, raca e bardhë, mysliman; nuk ka qenë asnjëherë i hospitalizuar, as në psikiatri e as gjetiu; jeton në fshatin Babush të Lypjanit, me prindërit dhe 3 vëllezër e 1 motër
B. Ankesat kryesore: ëndrrat e këqija, frikë e pacaktuar, ‘dhimbjet e zemrës’, pagjumësia, dobësim i apetitit. Nga heteroanamneza (babai): ‘Qe 1 javë djali nuk osht mir, i hupke vetëdija, nuk han bukë, herë pas here folke vet me vete, keshke, u bojke nervoz’.
C. Historia e sëmundjes së tashme: Në ditën e parë të hospitalizimit pacienti nuk ishte i disponuar që të qëndrojë në Klinikë, për çka edhe ikë. Mjeku i repartit vendosë që ta transferojë në UKIP, por pasi që kthehet në klinikë, për shkak të gatishmërisë më të madhe për mjekim, vazhdon mjekimi në repart të hapur. Nga anamneza merret vesh se problemet kanë filluar qe një vit, (nga heteroanamneza thuhet 1 javë), por deri tash nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore. Fillimin e sëmundjes nuk e lidhë me ndonjë situatë të veçantë. Ja si shprehet vetë pacienti: “Gjithmonë kom menue se jom smut, kur hongsha diçka m’u dokke se po m’han n’bark”. Që nga fillimi i sëmundjes (para 1 viti) ka pësuar një rënie të performancave: “m’dhimke kryet, nuk dilsha shum me shoqni, tash nuk dal hiq, qe dy javë po frikohna se po vdes, po qohna në dhomë e po sillna, s’po muj me nejt”. Ka pësuar rënie të humorit, mbyllje në vetvete, rënie të aktivitetit, përqendrimit, memories.
D. Historia e kaluar mjekësore dhe psikiatrike: nuk ka histori të trajtimit nga ndonjë sëmundje sinjifikante tjetër, problemet e sferës psikike datojnë qe 1 vit.
E. Historia familjare: Jeton me prindërit, me 3 vëllezër e një motër. Raporte të mira me familjarët. Familjarët e përkrahin rreth problemeve shëndetësore që i ka. Nëna ka histori të mjekimit psikiatrik (në një fletëlëshim të para rreth 20 vitesh shihet se ajo ka qenë e diagnostikuar si çrregullim konverziv, me elemente disociative), edhe tash vazhdon me përdorim të barnave, por nuk i përdorë me rregull. Në shtëpi nuk ka kushte për privaci të mjaftueshme, pacienti nuk e ka dhomën e vet, flenë me babanë dhe me vëllezërit. Familja merr ndihma sociale, si dhe babai punon nganjëherë si hamall.
F. Historia personale (të dhëna anamnestike dhe heteroanamnestike – nga babai): Fëmija i katërt nga pesë fëmijë. Ka lindë me ndihmë profesionale, me kohë, i ka kaluar sëmundjet e fëmijërisë, është vaksinuar me rregull, zhvillimi i hershëm psikomotor në rregull, ka filluar shkollën në moshën 7 vjeçare, por për shkak se ‘nuk ka pasur libra’, e ka ndërprerë shkollimin, për ta vazhduar (rifilluar) në vitin e ardhshëm. Deri në klasën e gjashtë ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm, pastaj i ka rënë suksesi, por jo përnjëherë dhe shumë: vitin e kaluar ka pasur sukses të mirë. Gjatë fëmijërisë pacienti thotë se ka qenë i shoqërueshëm, kurse tash thotë se nuk del fare me shoqëri, dy javët e fundit thotë se ka frikë të madhe se do të vdesë. Thotë se nuk ka pasur kurrë lidhje me vajza, por se i kanë pëlqyer disa prej tyre. Nuk ka guxim që t’u afrohet dhe ikë nga to.
1. Fëmijëria e hershme (Nga lindja deri në moshën tre vjeçare)
a. Historia prenatale, shtatzënësia e nënës dhe lindja: Nuk ka informata se nëna ka pasur probleme gjatë shtatzënësisë, ka lindur me kohë, me ndihmë profesionale (në SH.SH Lypjan), nuk ka pasur lëndime gjatë lindjes. Fëmijë i dëshirueshëm.
b. Të ushqyerit: është ushqyer me gji, por babai nuk di se sa kohë, nuk ka pasur probleme me të ushqyer.
c. Zhvillimi i hershëm: të folurit me kohë dhe pa probleme, nuk ka pasur frikë nga të huajt, gjumi në rregull. Nuk ka histori të deprivimit amësor, zhvillimi i të folurit pa probleme, nuk ka manifestuar ankth ndaj të huajve, e as ankth të ndarjes
d. Trajnimi i tualetit: në moshën tre vjeçare i janë hequr pelenat, prindërit nuk kanë qenë rigidë dhe të ashpër në këtë drejtim.
e. Simptomat e problemeve të sjelljes: nuk ka mbajtur gishtin në gojë, edhe sot e kësaj dite ka probleme me urinim në gjumë, për çka nëna e qorton shpesh (heteroanamneza).
f. Personaliteti dhe temperamenti si fëmijë: nuk ka qenë fëmijë i turpshëm, ka qenë i qetë, ka luajtur me moshatarë dhe me vëllezër e motër.
2. Fëmijëria e mesme (mosha nga 3 deri 11 vjet): Historia e hershme e shkollimit: ka shkuar në shkollë me qejf, është përshtatur mirë, nuk ka pasur probleme të identifikimit gjinor.
3. Fëmijëria e vonshme (prepuberteti deri në adoleshencë)
a. Marrëdhënia me moshatarët: Përpara ka pasur shokë, kurse tash nuk del fare nga shtëpia, në shkollë nuk flet shumë: ‘masi une nuk po flas – edhe shok’t jan largue diqysh pej meje’. Nuk ka histori të sjelljes antisociale.
b. Historia shkollore: Është në klasë të dhjetë, nuk ka pasur kurrë probleme me mësimdhënës, e kanë dashur shumë. Nuk jep informata rreth aftësive të veçanta, apo rreth aktiviteteve jashtë-shkollore (hobi).
c. Problemet e veçanta adoleshente emocionale dhe fizike: Nuk ka pasur fobi, nga mosha 14 vjeçare ka pasur ëndrra erotike (ejakulime gjatë natës), si dhe masturbime të herëpashershme, por kohët e fundit ‘nuk i shkon mendja fare për atë punë’. Nuk ka pasur probleme me delinkuencë, nuk ka pasur kurrë probleme me mbipeshë.
d. Historia psikoseksuale
i. Kureshtja e hershme, masturbimi infantil: nuk ka të dhëna.
ii. Me vëllain e vogël dhe me moshatarë ka folur për seks, kurse me prindër jo, e as me vëllezër më të mëdhenj. Nuk jep informata rreth abuzimit seksual.
iii. Shenjat e para të pubertetit kanë filluar në moshën 13 – 14 vjeçare.
iv. Aktiviteti seksual në adoleshencë: Nuk ka pasur ende marrëdhënie intime me femra, as nuk ka pasur lidhje të dashurisë, që nga mosha 14 vjeçare ka ëndrra erotike (ejakulime gjatë natës), si dhe masturbime dhe raporti ndaj tyre ka qenë normal.
v. Sjellja ndaj personave të gjinisë së njëjtë dhe të kundërt: i turpshëm, sidomos ndaj vajzave, ndaj të cilave ka edhe ankth.
vi. Praktikat seksuale: Orientim seksual ndaj personave të moshës adekuate dhe gjinisë së kundërt.
e. ‘Background’-i fetar: Prindërit nuk janë të dhënë shumë pas feje, babagjyshi i dajave është fetar dhe ka ndikuar që edhe pacienti të interesohet më shumë rreth fesë, me ç’rast edhe kishte filluar t’i kryejë ritet fetare, por këto i ka braktisur kohët e fundit, për shkak të ‘dhembjeve të këmbëve’.
II. Statusi mendor
A. Pamja e jashtme
1. Higjiena në nivel, i përgjigjet ftesës për intervistë, është bashkëpunues, i sinqertë, i druajtur.
2. Sjellja dhe aktiviteti psikomotor: i ngadalësuar në aspektin psikomotor.
3. Përshkrimi i përgjithshëm: I vetëdijshëm, pamja nuk bie në sy, flokët dhe thonjtë të mirëmbajtur, pak i frikësuar, pamja i përgjigjet moshës.
B. Të folurit: të folur të ngadalësuar, hezitues, me zë të ultë, përgjigjet pas një pauze, prozodia e dëmtuar (të folur monoton).
C. Humori dhe afekti:
1. Humori (disponimi): thotë se kohët e fundit ka pësuar rënie të humorit, i cili është kryesisht stabil. Jep të dhëna edhe për një anhedoni.
2. Afekti: bie në sy një afekt i topitur, sidomos në fillim të hospitalizimit, kurse gjatë intervistimeve të mëvonshme vërehet një ngrohtësi më e madhe emocionale.

D. Të menduarit dhe perceptimi
1. Forma e të menduarit:
a. Produktiviteti: Të menduarit e ngadalësuar, hezitues, nuk flet spontanisht, vetëm me insistim
b. Vazhdimësia e të menduarit: Përgjigjet e pacientit janë adekuate, relevante, logjike, nuk vërehet tangjencialitet e as cirkumstancialitet. Vërehen pauza (bllok) në të menduar.
c. Çrregullime në të shprehur: Nuk ka neologjizma
2. Përmbajtja e të menduarit:
a. Preokupimet: manifeston një preokupim rreth sëmundjes, duke shprehur një dëshirë që të përmirësohet sa më shpejt, thotë se herë pas here ka pasur mendime me përmbajtje suicidale, në pyetjen se a ka pasur tentime në këtë drejtim, thotë se ‘kam luajt nganjëherë me thika’, pa dhënë shpjegime të mëtutjeshme se çka nënkupton me këtë. Po ashtu thotë se ka edhe ide homocidale, por këtë e thotë duke qeshur dhe duke mos pranuar të thotë se ndaj kujt i ka këto ide, si dhe duke mos dashur që të hyjë në hollësi.
3. Çrregullimet në të menduar
a. Deluzionet: manifeston ideacione deluzionale (‘dikush më ka bo keq, kur më janë paraqit disa puçrra në gojë’), të cilat nuk mund të konsiderohen si deluzione të mirëfillta, ngase nuk janë të qëndrueshme.
b. Idetë e referencës dhe të influencës: nuk vërehen
4. Çrregullimet në perceptim
a. Iluzionet dhe halucinacionet: Pranon se dëgjon zëra në formë të zhurmave (akoazma), sidomos kur e shikon TV-në, të cilët edhe e frikësojnë.
b. Depersonalizimi dhe derealizimi: nuk vërehen
5. Ëndrrat dhe fantazimet
a. Ëndrrat: Thotë se sheh ëndrra të tmerrshme, me njerëz të vdekur, të cilat edhe e frikësojnë.
b. Fantazimet: nuk manifeston
E. Senzoriumi
1. Vëmendja: e ruajtur
2. Orientimi
a. Në kohë: i orientuar,
b. Në vend: i orientuar
c. Ndaj personave: i orientuar
d. Ndaj vetvetes: i orientuar
3. Përqendrimi dhe llogaritja: të dëmtuara – pacienti nuk është në gjendje që t’i heqë 7 nga 100 dhe të vazhdojë me heqjen e 7-shave, operacionet më të lehta i zgjedhë (psh 9 – 5).
4. Memoria: E influencuar nga sëmundja.
a. Kujtesa e largët (datat dhe ngjarjet e rëndësishme nga fëmijëria): kryesisht e ruajtur
b. Kujtesa recente e kaluar (disa muajt e kaluar): e dobësuar
c. Kujtesa recente (ditët e kaluara): e dëmtuar
d. Mbajtja (retencioni) e menjëhershme dhe përsëritja: i aftë që t’i përsërisë gjashtë shifra pasi që i thotë ekzaminuesi, vështirësi që t’i thotë nga mbrapa. Pas disa minutave bën gabime në përsëritjen e shifrave të përmendura.
5. Fondi i njohurive: Pak më i ultë sesa që mund të pritet nga një person me moshë dhe edukim të ngjashëm.
6. Të menduarit abstrakt: pak i dëmtuar.
7. ‘Insight’ (Shkalla e vetëdijesimit personal dhe e kuptimit të sëmundjes): e pjesërishme – një vetëdijesim i lehtë që është i sëmurë dhe që ka nevojë për trajtim, duke e mohuar atë në të njëjtën kohë.
F. Të gjykuarit
1. Të gjykuarit social: Pacienti është i vetëdijshëm për pasojat eventuale të veprimeve të tij në shoqëri.
III. Analizimi i mëtejmë diagnostik:
A. Ekzaminimi fizik: Vërehet një strabizëm, pacienti thotë se para rreth një viti ka pasur ‘turbullim të shikimit’, por se ka qenë te oftalmologu, i cili i ka thënë se sytë i ka mirë (pro anamnesis – nuk ka dokumentacion), tash ankohet se në terr nuk sheh mirë. Në gjoks vërehet një pectus excavatum. Nuk ka veçori të tjera që vlejnë të theksohen.
B. Ekzaminimi neurologjik: pvp
C. Intervistat me anëtarët familjarë, me miqtë apo me fqinjët: Gjatë tërë hospitalizimit ka qenë prezent babai, i cili është familjari dhe i afërmi i vetëm me të cilin kemi rënë në kontakt. Babai është mjaft sugjestibil, nuk i kujtohen shumë të dhëna nga jeta e pacientit (psh nuk e di se a lindur pacienti me kohë apo jo, nuk e di sa kohë është ushqyer me gji... ), thotë se problemet me sjellje të pacientit kanë filluar qe një – dy javë, derisa pacienti flet për një periudhë rreth njëvjeçare. Informatat nga heteroanamneza (babai) që i kemi vlerësuar si të rëndësishme, janë të inkorporuara në pjesët përkatëse.
D. Testet psikologjike, neurologjike dhe laboratorike: analizat themelore laboratorike janë në normë. Për shkak të shkuarjeve të shpeshta nga reparti pa lejen e personelit, pamundësohet bërja e testeve eventuale psikologjike dhe të analizave të tjera të nevojshme.
IV. Diagnoza
Diagnostikimi është bërë sipas DSM-IV-TR, që përdorë një skemë klasifikuese shumë-aksore, të përbërë nga pesë akse, ku secili prej tyre mund të përfshihet në diagnozë.
Aksi I: Hebephrenia – faza prodromale
Aksi II: Çrregullim i personalitetit, i paspecifikuar
Aksi III: Ndonjë gjendje e përgjithshme mjekësore (psh, epilepsia, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet endokrine): strabizëm, pectus excavatum
Aksi IV: Problemet psikosociale dhe ambientale (psh divorci, lëndimi, vdekja e personit të dashur) që janë relevante për sëmundjen: nëna ka histori të mjekimit psikiatrik
Aksi V: Vlerësimi i përgjithshëm i funksionimit, i demonstruar nga pacienti gjatë intervistimit ( psh funksionimi social, profesional dhe psikologjik) përdoret zakonisht një shifër nga 1 (funksionim shumë i dëmtuar) deri në 100 (funksionim superior): 60
V. Prognoza
Sipas mendimit tonë, gjendja e pacientit ka karakter kronik, me gjasë edhe me tendenca të progredimit gradual, do të ketë përmirësime dhe keqësime të herëpashershme; qëllimet specifike të terapisë janë që t’i mundësohet pacientit një funksionim sa më i mirë social dhe personal.
VI. Plani i trajtimit
Mendojmë se pacienti duhet ta bëjë testimin psikologjik, EEG-në, CT-në, pastaj të vazhdojë me trajtim ambulator, me kontrolle të rregullta mujore. Për shkak të deformimit të lartpërmendur të gjoksit, si dhe duke pasur parasysh ankesat e llojit: ‘po m’dhem zemra’, mendojmë se është e nevojshme që të konsultohet edhe kardiologu, duke ditur se, pectus excavatum mund të shkaktojë probleme me zemër, të cilat nga ana e tyre, eventualisht mund të shkaktojnë anksiozitet, frikë, që është mjaft e shprehur te pacienti. Lloji i psikoterapisë: ?
VII. Diagnoza diferenciale:
1. Çrregullim i thjeshtë deteriorativ – Skizofreni e thjeshtë
2. Çrregullim skizotipik (ICD-10) – Çrregullim i personalitetit skizotipik (DSM-IV)
3. Personalitet skizoid