2013-12-07
Nga Gjekë Marinaj - EPIDEISTIKA PRINDËRORE NË NJË ANTOLOGJIE POETIKE
EPIDEISTIKA PRINDËRORE NË NJË ANTOLOGJIE POETIKE
Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu.
Nga Gjekë Marinaj
Ashtu si të gjitha projektet e tjera në letërsi që nisin me një ide apo me një grup idesh filloi dhe u realizua edhe botimi i antologjisë poetike Zemra Prindërore. Por askush më parë se poeti Agim Bacelli, ideator i këtij botimi, nuk do të ishte dakord se distanca midis një ideje dhe realizimit të saj është shpesh aq larg sa ç’është ëndërrimi nga realiteti. Për fat të mirë ideve të mira u bashkëngjiten gjithmonë njerëzit e mirë.
Ndaj në radarin e këtij projekti hynë menjëherë një grup miqsh të përbërë nga disa poetë, shkrimtarë dhe intelektualë. Zemra Prindërore u përgatit, redaktua dhe korrektua nga tre anëtarë të shquar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, sekretarja e shtypit pranë shoqatës Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, duke pasë pranë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të kryetarit të shoqatës z. Dalan Luzaj. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë edhe konsultantët Mardena Kelmendi e Edmond Ismailati, krijuesja e arti grafik Eva Saliu si dhe redaktori teknik Albert Zholi. Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu.
Të gjithë prindërit e mbi pesëdhjetë poetëve të përfshirë në këtë antologji do të ishin krenarë me paraqitjen teknike dhe kualitetin e poezive të kësaj antologjie që u dedikohet ekskluzivisht atyre. S’do mend, siç ndodh me të gjitha botimet e antologjive, mund të ketë edhe nga ata që do e kundërshtonin përfshirjen në antologji të disa poetëve më pak të njohur në komunitetin letrar. Por për fat të mirë, grupi i punës është mbështetur në qëllimin e mirë të tyre dhe është përkrahur nga njerëz që zakonisht flasin me vepra. Në këtë vorbull hyjnë edhe sponsorët e veprës si nënkryetari e shoqatës Mëhill Velaj, Mardena Kelmendi dhe studiuesi e përkthyesi i njohur Dr. Selaudin Velaj. Me shumë të drejtë, kjo Antologji është e ndërtuar tërësisht me poezi që poetët u kanë dedikuar prindërve të tyre e që andej të gjithë prindërve shqiptarë.
Për misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë, pa përjashtim, janë të mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera. Ato janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme. Ajo që të tërheq vëmendjen është hollësia e detajeve, seleksionimi i kujtimeve; secili poet ka idenë e vet se cilat kujtime duhen përfshirë e cilat duhen lenë jashtë poezisë. E gjithë kjo dhënë me atë ndjenjën dhe dashurinë që vetëm poetët e kanë kapacitetin letrar ta thonë në vargje.
Ndarja me prindërit, me tokën në të cilën janë rritur, është një farë vdekjeje për poetët. Distanca gjeografike dhe koha e shkëputjes, vuajtjet për të na rritur dhe sekretet e mbijetesës, gjendja e shëndetit apo humbja e tij, mundësia e vdekjes apo vetë vdekja përbëjnë universin drejt të cilit graviton pesha e madhe e shqetësimit të poetëve për ata që i lindën dhe i rritën me dashurinë më të madhe dhe me mundimin më të sinqertë.
Ja me ç’mjeshtëri poetike e me ç’pastërti mendimi filozofik e kthen në vargje ndjenjën e ndarjes dhe natyrën rreth saj poetja Raimonda Moisiu: “Nata, para se të nisesha për në kurbet, / Kishte hënë—si fytyrë e vdekjes nata—e qetë” (Raimonda Moisiu, “Gurët e Rrugicës Sime”, fq. 139). Apo poetja tjetër e talentuar Julia Gjika, e cila di ta humanizojnë subjektin e vetmisë në atë mënyrë sa të bën që ta përjetosh atë në nivelin që e përjeton ajo vetë kur shkruan: “Kur dikush i troket në derë, / ai nuk e dëgjon, / po të dëgjojë, / nuk beson, / se dikush troket për të. / Babai jetim në pleqëri” (Julia Gjika, “I vetëm brenda katër mureve”, Fq. 82). Duke poetizuar në të njëjtën ide poeti Adnan Mehmeti e zgjeron hapësirën e mendimit duke i shtuar atij nocione inventive përshkrimesh shpirtërore: “Në thinjat e mia / Fëmijët përkëdhelin / Bardhësinë e tyre. / Kujdes, mos u dashuroni me to, / Se në zbardhjen e tyre, / Sodis thinjat e babait ti” (Adnan Mehmeti, “Thinjat”, fq. 20) Për prindërit të gjithë fëmijët janë poet ndonëse ata mund të mos shkruajnë poezi. Ndaj disa prej tyre nganjëherë janë mospërfillës ndaj kësaj të fundit. Edhe mospërfillja e prindërve tanë ndaj poezisë, në këtë vepër, eksploron vetveten si një çelës sa krijues aq edhe sofist në brendësinë e një origjinaliteti të rrallë në varg. Poetët dhe shkrimtarët e ndjejnë më mirë se kushdo tjetër se çdo lëvizje që bëjmë në këtë jetë gjeneron një forcë energjie dhe se kjo energji duhet vënë në shërbim të suksesit jo vetëm të vetes por edhe të tjerëve.
Poeti ynë kombëtar Dritëro Agulli, e sheh raportin midis vetës dhe babait të tij jo si baba e poet por si baba e bir, një energji poetike kjo që do të jepte jetë edhe te lexuesi më i plogët: “S'e thur poemën aq të gjatë, / Me vargje si litarë, / Se kushedi e gris im atë / Dhe dredh me te cigare” (Dritëro Agolli, “Poemë për babanë dhe veten”, fq. 16). Nisur nga fakti se universi operon nëpërmes shndërrimeve dinamike të cilat marrin kuptim më së miri në jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të mirë, të atyre që u japin të tjerëve një pjesë të vetvetes, në cilëndo formë të jetë e mundshme dhe e përshtatshme, mund të themi se edhe prindërit tanë na duan pa pretendime për shpërblime qoftë edhe nga ato artistike. Ja mendimet e poetes Arta Mezini në këtë pikë: “Kam frikë pena ime, kam frikë / Prej botës së madhe asgjë nuk marr hua / Dhuratë kam gjithçka, veç zemrës që rreh / Udhën e jetës dhe udhëtarët që dua” (Arta Mezini, “Buzëqeshja e penës”, fq. 31).
Ngaqë prindërit përbëjnë një pjesë kaq esenciale në jetën e poetëve në fjalë, Zemra Prindërore vjen te lexuesi si një reflektim i kësaj lidhje shpirtërore, si shteg në kërkim të përjetësisë së tyre në format e pranueshme të shoqërisë prej së cilës vijmë. Madje edhe marrëdhëniet me prindërit tanë u nënshtrohen ligjeve të marrjes dhe dhënies së anasjelltë të kësaj sentonie. Siç do e shohim më poshtë të perceptuar në metafora të goditura, të japësh dashuri nënkupton edhe të pranosh atë. Poezia “Një pjesë e imja” e Diana Seitajt e ilustron më së mirë këtë koncept: “Dhe po të më pyesin nesër, çfarë do të zgjidhja për ju, / sërish, pavdekësinë do të thërrisja! / E nëse them, se jeni një pjesë e imja, / besoj se unë për ju.., jam e tëra” (Diana Seitaj, “Një pjesë e imja”, fq. 39). Sado që mundohemi ta idealizojmë jetën, ngaqë ajo ka një fund dhe fundi i saj do i shkaktojnë dhembje të tjerëve që mbeten pas, jeta mbeten një harmoni komunikimi e të gjitha elementeve të shpirtësisë që përbëjnë strukturën e ekzistencës. Ky fund edhe kur nuk është peltik është dhe mbetet i frikshëm, i përmallshëm e deri në fund njerëzor: “Natën vonë kur doli hëna, / Mbi bar na gjeti nëpër ëndrra. / Veç gjallë nëna shuplakat hap, / Si tjegulla mbi ne e vesa s’na lag”(Çerçiz N. Myftari “Në shuplakë të nënës”, fq. 38).
Nga Myftari mësojmë një nga arsyet se pse ndjehemi gjithmonë të vegjël para prindërve tanë. Dashuria prindërore ka një ligj të koduar në gjakun tonë si shqiptar dhe si humane që jemi. Kjo qëndron edhe më e tillë për ne krijuesit ku ligji është në një manifest me të cilin shpallim parimet e qëllimeve tona themelore. Brenda këtij ligji e shohim veten në një proces të çuditshëm ku observuesi behet i observuari, një proces ky i ngjashëm me atë ku ëndërruesi manifeston ëndrrën e tij. Për ta shijuar në një formë më të bukur këtë ide le t’i referohemi të talentuarës Zylo:“Nga kripa e currilit të lotit, / S’duronin dot këtë lloj vese, / Që buronte nga zërat e mekura, / Brenda pentagramit që s’buzëqeshte!” (Këze (Kozeta) Zylo “Rrudhnin Fletët”, Fq. 94). Edhe Valbona Dardha ka mënyrën e saj të poetizimit në këtë pikë: “Ti akoma vazhdon të më përkundësh, / Për ty, unë akoma fëmijë i parritur / Mbuluar me thinja” (Valbona Bardha, “Mall Etern”, Fq. 172). Pikërisht për këto nivele sa personale aq edhe të përgjithshme poeti Dhori Thanasi sugjeron: “Ti ruajmë “të lashtat”/ Le të rrjedhin si lumë / Të duash është pak / Të kujdesesh është shumë” (Dhori Thanasi, “Kujdes”, Fq. 43).
Mendimet e Thanasit janë jo vetëm pjesë e ingranazhit të kulturës sonë por edhe të etikës që e vlerësojmë aq lart. Sepse burimi i gjithë krijesës është vetëdija, potenciali që gjakon shprehjen e dashurisë dhe dhimbjes, të bukurës dhe të shëmtuarës, të bekuarës dhe mëkateve nëpër të cilat kalon njeriu gjatë jetës. Atributet e tjera që përfshijnë këto aspekte të vetëdijes janë zakoni, heshtja e pafund, ekuilibri, thjeshtësia si dhe cilësi të tjera esenciale të natyrës tonë. Të asaj natyrë të ndërtuar nga Zoti dhe të zbukuruar nga ne dhe brezat e tjerë papa nesh.
Në “Zemra Prindërore” poetët nuk e kanë lënë pas dore se komponentin e vuajtjes si pjesë e jetës. Kostaq Duka e thotë si s’ka më mirë: “Im atë punëtor është, / nga më të thjeshtët, nxjerr gëlqere të bardhë”… / Ç’më erdhën ndërmënd këto vargje, / vargjet e parë për babanë”(Kostaq Duka, “S’janë vetëm disa fjalë”, Fq. 90). Kurse Petraq Pali, i njohur si poet që jep maksimumin e vet në lartësimin e figurës së babait të tij Janko Pali (mësues i popullit) për këtë antologji vë në pah edhe vuajtjet e së ëmës. Ja me ç’maturi poetike e kryen këtë akt autorial: “Kur litari nëpër supe / Të kish prerë e të kish grirë / Mbushur bucela me ujë.... / Tharë buza shkretëtirë!” (Petaq Pali “Bucela”, Fq. 136). E si mund të mos i vlerësosh vargjet që pasojnë: “Më pret gjithnjë tek prag’ i portës, / Duart nën përparëse sikur fsheh diçka, / Njëlloj si nënat në mëhallët e botës, / Nëna ime, e plakura” (Thani Naqo, “Nënës” Fq. 166).
Mundësitë e interpretimit të këtij aspekti poetik si nga pikëpamja e dialogut me të kaluarën ashtu edhe të formalizmit sentonik të realitetit jepen me mjeshtri dhe ndjenjë edhe nga një poet tjetër i përfshirë në këtë antologji. Ai është Gëzim Llojdia, një fragment i poezisë të së cilit vijon:“Mullarët e barit u kalbën, te konakët tanë, në katundin e largët. / Oborri gri i heshtur ditën dhe natën, kasollja e lopës me bajga tharë, / thupërishtet rënë, mbi thanë. / Fener poçethyer, gjysmë i ngrënë” (Gëzim Llojdia, “Do ti mbledh lotët e gjyshes pas plisit”, Fq. 62). Ndërsa poeti Shqfqet Dibrani, në një nga poezitë më të arrira të tij, trishtimin njerëzor e vë mbi hallet e përditshme që karakterizojnë shumicën e nënave tona. Ai e kthen atë në një dramë të vërtet. Në fakt ai e përkufizon domethënien e vuajtjes njerëzore në mënyrën e tij, duke e lënë lexuesin në shkallën e gjykimit të vet për zinë që vetëm pak vite më parë u përzie me ajrin që thithte njeriu kosovar në rrugën e vështirë të lirisë së vet: “Diku në rrugët e Prishtinës, Nëna ra / Lemeria e klithmës sate shpirtrat shurdhon pa pra…“ (Shefqet Dibrani, “Baladë për nënën dhe motrën Xifë duke ikur nga Prishtina”, Fq. 160).
Poema e Dibranit na futë në një shteg poetik ku potencialet semantike dhe estetike të poezisë e fuqizojnë mendimin se mungesa e prindërve tanë ka diçka të shenjtë dhe humane në vetvete. Gjë që shpjegon se standardet e larta intelektuale dhe morale të poetëve bëjnë që roli i prindërve në vargun e tyre të shkëputet nga realja te surealja edhe anasjelltas. Ndue Hila dhe Skendër Rusi, secili në mënyrën e vet, e konsiderojnë këtë aplikim të jetës sociale si fenomen sa të pamundshëm aq dhe të paevitueshëm në marrëdhënie me veten. I pari shkruan: “Marr të flas me të, por nuk mundem / Marr t’i shkruaj por jo. / Sa shumë unë për të po vuaj, / Siç vuan për mua dhe ajo.” (Ndue Hila, “Malli për Nënën” 128). Ndërsa Rusi thotë: “Gjithnjë po bëhesh më e kërrusur, / Sikur po i afrohesh tokës! / Unë jam atje,në sytë e rrudhur, / Ku është fillimi i gjithë botës!” (Skënder Rusi, “Nënës sime”, Fq. 155).
Si të tillë poetët duhet të falën për ndjenjën e një krenarie të ligjshme që rritet më parë brenda gjoksit e pastaj brenda vargut të tyre. Sepse poetët, siç dihet, janë gjithmonë në luftë të brendshme midis arsyes dhe dashurisë distinktive që kanë për prindërit:“Dhe ikja larg teje shumë herë / dhimbja lozte me këmbët e mia / mërzia frynte furishëm si erë / e çdo ditë prej mallit të mbinin thinja!..” (Lekë Gjoka, “Nënës” Fq. 98). Po kështu edhe poeti Edmond Ismailiati me një intuitë vërtet fine poetizon dhimbshëm: “I trishtuar çohem çdo mëngjes, / Me shpresë se do të përqafoj, / Krahët bosh i mbledh me përtesë, / Mbushur plot dhimbje i shtrëngoj” (Edmond Ismailati, “Tek loti mungesën përjetoj—Babait tim Sherif Ismailati”, Fq. 44).
Intelekti poetik që gjendet në këtë antologji është i përbërë nga një fenomen që paraqitet here si gjysmë-art e here gjysmë-instinkt, por që të dyja janë të përdoruara me efektivitet në gjuhën poetike dhe tonin përmallues që zotërojnë në vetvete poezitë e tyre. Këto efekte mundësojnë apo argëtojnë idenë se dashuria prindërore i përket sa ekzistencës njerëzore aq edhe asaj hyjnore. Një ide kjo që gjeneron fuqi të mëdha ndjesishë dhe elaboron pastër në aspektet e shqetësimit intelektual dhe kapacitetit të vetëdijes humane që tentojnë në varg: Ne jemi lisa me rrënjë / në gurë e varre / jehonë zërash të rinj / oshëtimë zërash të të parëve (Mëhill Simon Velaj “Fragment Historie” Fq. 121). Këtë vetëdije poetja e re Marjeta Ismailati e thotë me një sinqeritet gati fëmijëror dhe me një pastërti te admirueshme mendimi: “Më kujtohet gjyshi im ! / Këngë labe seç këndonte, / Kur arat me parmendë lëronte, / Unë ecja si flutur pas tij, / Nëpër gjurmët që ai lëshonte” (Marjeta Ismailati, “Më kujtohet gjyshi im—Shahin Tusha” Fq. 115).
Edhe zhvillimi i cilësive morale është një dukuri interesante në këtë libër. Rëndësia e mësimeve të prindërve nuk humbet në mes të rreshtave por është një e dhënë direkte dhe me forcën poetike që meriton. Në shumicën e poezive tabani ideor shtihet në sferat e instinkteve sociale përfshi këtu edhe rolin e prindërve që shkojnë si vektorë paralel me jetën në vazhdim. Këto instinkte janë shumë komplekse e nganjëherë drejtohen drejt disa veprimeve specifike që kanë lënë gjurmë në kujtimet e poetëve.
Elementet kryesore që përbëjnë këto episode janë dashuria, emocionet dhe simpatia, të cilat tek poetët, më duket mua, gjenden në një shkallë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë. Poetët e skanojnë dashurinë prindërore më një përkujdesje të veçantë. Ata e lartësojë karakterin e lartë prindëror dhe derivacionin e tyre deri në nivel interpersonal. Ja një fragment poetik nga Resmi Corbaxhi: “Herë më rri në krah / më jep një këshillë / Bir! / Shokë pa gabime mos kërko, / është e kotë / në qoftë se ti do / të mos mbetesh pa shokë” (Resmi Corbaxhi, “Hija e tij” Fq. 142) . Llemadeo Dukagjini është një poet tjetër që me një vizion filozofik të filtruar në traditën burrërore të vendlindjes së tij ndër të tjera shkruan: “Ndërsa njëzëri, etrit, që të dy më thanë; / ‘Sa të mundesh o bir të ligun e duro, / Por largohu prej tij po munde´ një ditë udhe larg… / Kurrë besë mos i fal, as borxh´ kurrë mos i kërko’! “ (Llemadeo Dukagjini, “Porosi e etërve” Fq. 102).
Sipas këtyre sy poetëve, vlerat e prindërve janë të pazëvendësueshme në jetën tonë pavarësisht nga statusi personale që fitojmë në jetë. Orvatja për ekzistencë apo nevoja për të mbijetuar është dhënë në një mozaik ngjyrë-plotë metaforash, që lë vend si për interpretim shpirtëror ashtu edhe filozofik. Kushtet e pafavorshme të jetesës së prindërve të poetëve nuk paraqiten si intriga politike ndaj fatit të tyre, por më tepër si përpjekje për të rritur fëmijët pavarësisht vështirësive që mund të sjellë koha. Poeti Gjeto Turmalaj gjendet brenda këtij perceptimi: “Se është krijesa ma e madhe e dashnisë, / Se është shpirti ma i madh i ngrohtësisë, / Edhe kur të mbarojë drita e Diellit e Hanës, / S’ka për të mbarue madhështia e Nanës” (Gjeto Turmalaj, “Për Nanën”, Fq. 70). Ja edhe Flori Bruqi: “Ti kërkon dritë / se ishe dritë / siç janë dritë / të gjitha nënat” (Flori Bruqi, “Rreze drite”, Fq. 55). Fatjon Pajo futet direkt në zemër të kësaj vërtetësie: “Sot bie shi… / Mbështes ballin në gjoksin tend / E me vehte them: / -S’ka si Ti!” (Fatjon Pajo, “Tim eti” Fq. 52). E njëjta rrjedhë e vetëdijes se prindërit janë gjithçka për fëmijët e tyre buron edhe nga poezia kuptimplote “Zemra Prindërore” e poetit Agim Bacelli (titull ky që është huazuar dhe si titull i antologjisë) “Askush në botë s’ju do më shumë / Se prindi që ju ka sjell në jetë! / Prindi ju bëhet çadër apo gunë / Në stinën përvëluese a në qamet” (Agim Bacelli, “Zemra prindërore” fq. 24).
Pa u larguar nga ky kuzerizëm, si gjithmonë magjik ne fjalën e tij, porti Dalan Luzaj shkruan: “Rëndojnë mbi të tetëdhjetë e ca vite / çdo vit i solli një dhuratë / Me shpirtin e pastër prej fëmije / Atdheut ia nisi për shpatë” Dalan Luzaj. “Babai” Fq. 56). Poeti dhe përkthyesi mirënjohur Vangjush Ziko, po ashtu, vë në lëvizje ndjenjat e thella që ka në një nga poezitë e bukura të tij tme titull “Ikja e babait”: “Si na e bëre kështu,baba?!... / Flisje,buzëqeshje,rënkoje ngadalë. / Brym'e verdhë mbi fytyrën tënde ra, / Tingëllove dhe heshte si një këmbanë.”
Natyrisht, poezi të arrira nga shumë drejtime janë edhe ato të poetëve Zeqir Gërvalla, Mardena Kelmendi, Argetina Tanushi, Maliq Lila, Hysen Cifligu, Zaho Balili, Vitore Stefa, Rozi Theohari, Eleonora Gjoka, Agim Vatoci, Robert Martiko, Vangjush Ziko, Riza Lahi, Mimoza Ahmetaj, Eduard Dilo, Belul Shaqo Arapi, Hasibe Alishani-Bllaca, Gjezide Isufi, Medije Vraniqi, Gëzim Ajgeraj, Fatjon Thanasi etj.
Së fundi, duket qartë se poezitë e kësaj antologjie janë të frymëzuar nga motivet më humane të poetëve dhe organizatorëve pjesëmarrës. Qëllimi i mirë u jep vlera edhe të mëdha virtyteve të tyre të mëdha. Perceptimi artistik që gjejmë në këtë grup poetësh është karakteristikë e poetëve shqiptarë, të cilët me dashurinë më sublime i vënë nënat dhe baballarët e tyre në një platformë të atillë njerëzore e sociale që për shumë njerëz në botë një perceptim i tillë do të konsiderohej si një lloj utopie brenda ligjeve të trashëgimisë familjare. Shkurt “Zemra Prindërore” është një antologji deri në fund poetike në kuptimin më poetik të fjalës.
(Botoi Illyria,New York )
Agim Bacelli : Nëse yjet bëjnë naze...
NËNA IME
Oh, lërmani të qetë
Nënën Kur lutet, mbani vesh, o njerëz!
Iu bë brenga zonjë e derës,
Ia morën djajtë, diellin e hënën
Oh, lermani, mos e bezdisni,
Te fati i saj valë helmi ranë.
E dini përse qante Hekuba,
Kur Trojën greku mbyti në zjarr?
Hektorin qante Nënën e gjorë,
Jo fronin e një mbretëreshe.
Dhe nënës sime zemërborë,
I iku djali që fort e deshte.
Plakjen e hershme s’ka më në dorë,
As lotët posi shira vjeshte!
Qershor 2006
Lisi
Lisi i moçëm, me fat, i mocëm lisi,
Pyllin zaptuar e rrënjëve me ngatërrohet,
Biri i Tokës, i Tokës, i Dheut biri,
Mik i Diellit, Lirisë, Diellit të shokëve.
Lart Zoti. Natyra kuçke rri përbri,
Afërdita kthen krahët dëshperuar larg të iki,
E une ferra, s’mund ta fsheh zilinë,
Lisi me vjedh Diellin, tokën dhe lirinë.
Lisi i moçëm, me fat, i mocëm lisi,
Hija
Më ndjek një hije e nuk më ikën
Bëj ta trëmb e dot s’e tremba,
Përpara udhësh më ka zënë pritën,
Nga lart më ndjek, si natën hëna !
Frymojmë bashkë, ndalojmë bashkë
Shtrigash gridemi , bashkë gëzojmë
Ne, ditë hyjmë e dalim natë,
Kur unë humbas, ajo fiton.
Jam a s’jam unë vet’ i dytë ?!
Kur shfaqem e mirë e ndihem keq
Përpara, tej, … më shfaqet ëngjëll
Ja dhe unë pas si djall e ndjek !
Kjo Botë
Kjo botë reklamash na do manekinë !
Të menaxhueshëm na do, kjo botë rrethore,
Unë që për veten krijova lirinë,
Botës antike ç’ti ndihem shtatore?!
As luftëtare, as…
dezertorë!
****
Merreni shpirtin, ndajeni në copa
Atyre që s’kanë, t’u japim nga pak.
Të na ndihet mik edhe vetë epoka.
Me shpresë të lindim, një kryeëngjëll aty lart.
****
Kontaktoni me Zotin para se të vdisni
Ka gjetje të reja, që i dimë, për bes’
Mos e ktheni me fund gjithë Perëndimin,
Një gotë Diell ç’do mëngjes !
****
UNE …
Të kam dashur,
Çmëndurisht të kam dashur,
Dhe pse dashuritë thonë…
S’rrojnë përjetësisht,
Nuk dihesha fajtore,
As cipëplasur,
Largohesha,
E mashtroheshim Vetmisë .
Të kam dashur
Pabesisht të kam dashur,
Si ndryshe mund ti thirret
Çmëndurise?!
****
Kam njohur nje njeri te dyzuar
Qe krenohej me te dy njekohesisht
Mendoj se njeri ndihej i mashtruar
Dhe mashtronte edhe tjetrin natyrisht !
*****
Dy hapa prapa të shikoj, ç’shkela,
Ç’ vrava, ç’rënova, ç’më ngriti peshë,
Ç’dashurova, ç’humba ç’isha dhe ç’mbeta,
Ç’lash pas, ç’duapara, ç’farë ndodh mes nesh .
*****
Ti ikën udhësh dhe s’di ku shkon,
Ti di ku shkon, por s’njeh më udhë.
Tokë dhe qiell, ky horizont…
As Zoti lart, s’i ndan dot kurrë.
Ti nisesh qiejve të ndiesh lirinë,
Liria prangat, t’i hedh në duar,
Lartesite njohin rrufe,stuhi.
Rrufe, stuhi, te mbajnë robëruar!
Ti rend mbi dete, me kraht’ e erës ,
Në fluturime që s’njeh kufij.
Shpirt fluturak, fllad i shpresës,
Liri dhe pranga. Ja çfarë je ,Ti…!
****
C’të të kërkoj më shumë …
Kërkoj
Të mos vish në ënderr !
Ti,
Je vetë ëndrra .
Të them se nuk ka më ajër
Kur
Ti nuk je .
Ne të dy i japim ajër
Njerëzimit .
Cfarë magjie ka kjo dashuri
Kur une vij dhe
Ti je, brenda.
Nuk duhen shkallë për t’u ngjitur
As derë per të trokitur.
Ti, pjesë e jetës, as’ të ëndërruar,
Tashmë, një drojë
E harruar !
REFLEKS
Kuptoje qarte se dashuria ime
çudira të papara nuk po na ndiell
Qe rrezet e florinjta nga ky diell
Te marr e te t’I vesh ne caste intime .
Veç dashurise tek kjo jetë e thjeshtë
Të shenjtë tjeter s’kam më të të fal
Do doja që të kesh nje tru kristal
Si nje Ante –këmbët ne dhe t’I kesh ..
Pranoje thjesht një dashuri plot dritë
Me mua yjet nuk I prek me dorë
Por Brenda meje nje zjarr qe s’shuhet .
Besomë e dashur , ndoshta vjen një dite
Kur nje parajsë rinie do te mbruhet
Që bën ç’do gjë rreth teje të ndizet horë ..
KUAJT
Duke vrapuar më shpejt se era,
Me trokun e mallit në përgjim,.
Vrapojnë si dasmorë legjendash,
Malet i veshin vetëm me gëzim.
Vrapojnë kuajt në faqe historie,
Çojnë amanete, sinjale kushtrimi.
Mik i njeriut-simbol besnikërie,
Të denjë sa herë këndohet Himni!
Shtator 2010
PILOTIT
Pilot, ti botën shikon nga lartë,
Himalajet për ty janë një kodër!
Qiellorja të ndez, të bën të zjarrtë
Dhe luan me të si me një lodër!
Pilot, thyeja gravitacionin tokës
Dhe qiellit thuai, "Jam i joti"!
Një kurorë dafine veri kokës,
Përkulur me nderim tek Zoti.
Nga poshtë një reptil-gërbonje,
Çuditet si ti s'ke aspak frikë!
"Më mirë dhjetë vjet shqiponjë
Se një qind vjet zvarranik!"
Pilot!
Pilot, mermë n' krahët e tu,
Kam një dëshirë të zjarrtë
Të notoj në qiellin blu.
Më shumë ta dua tokën,
Lermë të bëhem një qiellor,
N' blunë e saj të mbështes kokën.
Të ve nën këmbet e mija
Shiun, erën dhe futunën
E të dehem nga magjia.
Pran' hënës, sipër një reje
Malet, fushat edhe detet
Dua ti puth fale teje.
Nëse yjet bëjnë naze
Tamam siç bën një femër
Topin tënd për mua zbraze!
Qenësisht të jem me ty
Në shtëpinë e hapsirës
Të qeshim e duam të dy.
Agim Bacelli, Nickname - Agideba. He was born and raised in the city of Korcha, situated in the Southeast of Albania near to the border with Greece.
He started writing in verse at the age of 12 years old and even younger. His late father was a popular poet (bejtexhi) . He used to versify easily and recite to Agim. He was very sweet-tongued! He taught his son how to make verse, in poetry, revealing to him its 'secrets'. Sometimes though, Agim failed in creating verse and remained a writer of proser; prosing and writing short stories. Later, poems and prose became his hobby and have remained so for the rest of his life.
Agim has published his articles in Albanian newspapers and mass-media. Although he liked the publicity, he was not able to publish his own works due to the Communist regime in Albania. Albanian poets & writers were considered to be 'crazy people' during the Communist regime and many of them ended up in jail. Agim published many publicity articles or short stories and poems, but had not published a book to date. He was wary of any persecution from the Communist regime. In 1991 the door of democracy was opened to Albania and for Agim as well.
He came to America, on May 22nd,1995, through the 'Diversity Visa' lottery with his family; wife Evrion, and two sons named Ermalg (Eric) & Erkend (Kenny) . America, the land of opportunity and a free and great country, provided him the chance to publish six of his own works: 1-'The Three-dimensional Beauty', including his verses,2-'This is America', as well as short stories,3-'The Bacellis Bio',4-'Nje kauboj ne nju Jork',5-'Ne carkun e puthjeve' and 6-'The Twins'. With hope, Agim will also soon publish four of his own works: 1 - Poems,2 - Short Stories,3 - Living Stories on the Albanian Air Force,4 - A historical book about Ibrahim Pasha, commander in chief of Mehmet Ali of Egypt.
You can check out his writings on many websites of his compatriots all over the world, via the internet. If you would like to know more about Agim please check out:
http: //journals.aol.com/agideba/httpjournalsaolcomagideba
Agim Bacelli's Works:
Eight books in Albanian; 'Bukuri Tredimensionale - Threedimensional Beauty' A Poetic Book, 'Kjo është Amerika - This is America' Storiettes, 'Bacellis', Bio, 'Shqiponja Shqiptare- The Albanian Eagle' Memories - The Living Albanian Air Force(1973-1994) , Nje Kuboj ne Nju Jork, Ne Carkun e Puthjeve, The Twins, Zemra Prinderore, Ibrahim Pasha.
Father
Over me you stood erected like a Giant Maple tree
Above your shadow, only a green fresh sapling, me
Often complaining about you shading, teasing, lighting
The capricious, playing sunrise I needed to see striking
You were on my way when I felt playing with the storm
Never allowed me to size myself with the goddess and horn
You fenced me with your iron reason and so
Your lips pronouncing very often the word 'No'
Father, childishly those moments, sometimes
A little I let my tongue slipped perhaps
You never got tired with me being a firing gun
Sweetly, tirelessly reminding me 'I love you Son'
How would I've known that you were on a way to heaven walking?
Alone, down the hill along Gurra, the light of aurora stroking
The chilly sun of that sad winter still blisters my skin
And the light wind throws me to the ground and makes me spin.
Going with life for more than two decades, missing you
Realizing, a father could be only one like you
Accepting that sun, light and air for me were you, dad
And being a fool not thinking life continues without you, sad? !
Çamëria
A tracòlla il zàino vuoto portando,
Di pegni libero e di casa che fù,
Del mondo nero alle porte bussando,
Çamëri mia amata, hai errato tu!
Come Giordano viva ti bruciàrono,
E da Prometèo pur’ t’inchiodàrono,
A te che ad altri libertà donasti,
Spatriata e pur sola rimanesti!
Da lungo sforzo affaticata,
Esausta dalla sete ed affamàta,
Accant’ all’acqua agonizzante,
Dallo sguardo d’un’anèlitante!
Nessun’ per sposa oramai vuole te,
Nessun si ricorda oramai di te,
Col pianto nell’anima perciò maledico,
Orbo che sia il mond’intero àuspico!
Solo una madre
Accetto di cambiare fede e proffetti,
di cambiare politici e partiti
Accetto la fame divorare mio corpo
Ma mai accettero di negare la mia Patria.
Tuo figlio fedele mia cara Albania
Un dono precioso regalo materno
Tuo figlio fino alla morte essere vorrei
Un vero uomo, figlio di un' unica madre
Bacellis
On the joining points of places
of two Prespas streams
Bashing from the crazy run
of the of the forgoten creeks.
Overlooking the lagoon
Just where the bridge of Akili stands
Raises proud from the falling stones
the flaur mill of Bacellis.
You can tell a Becelli,
easy as you go,
tall, alive and pinky cheek,
loud voice and echo wispering
like a river of melting snow
You can tell a Bacelli
Easy as you go
from their distinguished long fast steps
lighter than the wind of spring flow
What a man Akili was like
or the great Alexander
You wish to know
Go and meet a Bacelli
and with care examine,
All the heroes of Homer
on front of you will stay on line,
look at them as a Becelli
and you will see them all alive.
Human and water
Twins are together
human and water
as they would be created
from the same womb
Human and water
Getting shaped from the nature
Chanaging the flow as they move
Cleaning and purifuing as they flow
Finding shelter where they can
Uniting with the others as they grow
To reach the strength and kindess
Mother’s joy
-.-
My arms got strong my mom,
I am fluttering up in the sky,
I am not any more your baby-bird,
Who’s falling dawn the nest some day!
-.-
Pecking everywhere through the world,
Getting very tired of it, my mother,
Here, I am back again……
-.-
I found you talking to the God!
At my lovely corner where I used to sleep,
You’re carving in my absences.
-.-
Just you saw me at the door,
Your face got cheerful and delighted,
Throwing away the loneliness and embarrasements,
Overjoyed as you were a young woman,
Saying with warmth: Let’s dance, My darling son!
Only one Mother
I agree to switch prophets and all believing,
Politics and parties I agree I can change,
I will even go hungry all night until morning
But, Albania I will never agree to exchange.
Bearing the name of a son full of faith
As from my MOM to me once was given
Her son let me be up until death
As only one mother for the good man has been.
The Deth of Pilot
Open your angel eyes
don't get lost in the sky
shake all the stars from your hair
come on ground don't stay there!
We have been close friends
we plaied on beach of sends
we were one, always same
please, come down
and don't let my tears to be rain!
The Kiss
Prenditelo questo bacio fino a non respiro!
Non avere paura il bacio e un sogno!
Restituirmelo di nuovo non ti scordare,
Da quel bacio uscirò più nuovo.
Io ti regalerò la medaglia d’oro
Tu mi doneresti baci passionali
Non avere paura se ti bruceresti,
Per te il suo fuoco io spegnerò!
To my son on his wedding day
My dear son, you getting married
no gold or money for you
a word from me to be remembered
your wife to be has to be cherished
Never forget my dear children
While you will be part of this world
A moment of love
Is precious than the brightness gold
This was all I had to say
I, your father
nothing else I have to leave
this will be my inheritance
Trust in America
If you want to be left in PEACE,
You have to be able to defend yourself.
To defend yourself you have to be attend
And concurrently,
You have to be AMERICA's best friend,
Probably the most pro-American today
Is minute, the beautiful Albania.
Look in her heart, please don't delay,
There you can see an American-mania!
Why does The Land of Eagles stand stout?
Why couldn't, she like others have avoided that?
Or why hasn't she dropped out
As others have done against and combat?
The answer is not difficult to find;
If you believe in freedom,
Believe in fighting for it and not be blind.
If you believe in fighting for freedom,
You believe in America-Mania.
If you trust in Americas freedom,
Your name is ALBANIA.
Live on - dear uncle - ilve on!
To My Uncle R.Telha Bacelli
The journey was long with sorrowing days
Raging waters, battering waves.
Soon I'll set foot on the sandy shore
This tiny Island so distant from the land
You adore!
At your final resting place I knelt
Saddened heart and tearful eyes, I felt
A longing to speak to you...
Though you're no longer in view.
Upon this site which seems so cold
I reflect the warmth of your inner soul.
Though far away for many a year
Your Albanian Heritage remained so near.
With strength I no longer cry.
For your spirit remains alive
In the vision of your son,
Flesh of flesh you now are one.
Live on - Dear Uncle - live on!
Hobart, Tass. May 2002
IN PRIMO LUOGO FIGLIO D’ALBANIA
Nulla di male considero... a cambiar fed’e profèti,
Stesso parere riguard’a politici com’anche a partiti.
Prim’accetterrei la fame dilaniass’ il mio corpo,
Invece ad’essere lo spergiuro della Patria mia!
Madre mia m’istilló col di lei puro liquido dei suoi séni,
L’amor Pàtrio nell’essere fedele a vita all’Albania.
Fin’a morte mia, fedele a tal giuramento restar vorrei,
Fedel’ di quest’unica Madre andar’in Ciel’ aspirerei!
-----------------------
Agim Bacelli lindi në Korçë me datën 14 mars 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit.
Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasën teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.
Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.
http://www.bookrix.com/book.html?bookID=agideba_1270438037.6179668903#0,558,155340
Është nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.
Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene një nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesëmarrjes sime ne këto lista... Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene një nga kontribuuesit me te veçante ne këto lista dhe jemi mahnitur nga gjerësia e tematikes, nga mënyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me një lidhje logjike te veçante.
Ne çdo shkrim te Agimit kemi pare dashurinë e tij te pakufishme për Përendine e gjithçka qe ai ka krijuar, përkthyer, trajtuar lidhur me këtë ceshtje është një pune kolosale. Shkrimet e Agimit për gruan kane qene (dhe janë) një thesar i çmuar për listat e grave ne internet e veçanërisht për Bisede-femerore dhe ne publikisht e falënderojmë për këtë kontribut, pasi na ka njohur me jetën dhe veprën e disa grave me fame ne Shqipëri dhe bote.
Në çarkun e puthjeve Poezi Author: Agim Bacelli Publisher: Dija-PoradeciYear: 2008Pgs. 128Weight: 0.11 kgISBN: 978-99956-705-6-6
Shkrimet e Agimit ne fushën e teknologjisë apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur. Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit është e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqëron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij.
Ka shkruar në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj.
Ka botuar tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të".
Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftarak Shqiptar.
Është themelues dhe moderator i listave shqiptare në internet "Memedheu", "Nene Tereza", Besimtari", "Ylli Aferdita" etj.
Botime
"Bukuri Tredimensionale", poezi (2003)
"Kjo është Amerika", tregime (2003)
"Bacellinj-të", biografi.
Etj.
Përgatiti:Floripress(Flori Bruqi)
2013-12-06
Vdiq Nelson Rolihlahla Mandela, 1918 – 2013
Presidenti i parë zezak i Afrikës së Jugut dhe ikona e luftës kundër aparteidit,Nelson Rolihlahla Mandela, (1918 – 2013)vdiq në moshën 95 vjeçare.
Mandela ka udhëhequr tranzicionin e Afrikës së Jugut nga sundimit i pakicës së bardhë në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Ai kishte marrë një trajtim të gjatë mjekësor në shtëpi, pas tri muajve të kaluara në spital, për shkak të një infeksioni në mushkëri.
Në një deklaratë në televizionin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma tha se Mandela “u nda nga ne në paqe”.
"Kombi jonë humbi djalin më të madh”, theksoi ai.
Laureati i Çmimit Nobel të Paqes ishte një prej shtetarëve më të nderuar në botë, pasi predikonte pajtimin pavarësisht se kishte kaluar 27 vite në burg. Ai është parë rrallë në publik, që nga pensionimi i tij zyrtar më 2004.
“Ajo që e bëri Mandelan të madh është pikërisht ajo që e bëri atë njeri. Ne pamë tek ai atë që ne kërkonim në veten tonë”, tha Zuma, transmeton BBC. "Nelson Mandela na bashkoi dhe ne së bashku ia japim lamtumirën e fundit”.
Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela) (18 korrik 1918 - 5 dhjetor 2013) ishte President i Afrikës Jugore dhe Luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore.
Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nepër burgje.
Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë.
Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit a u bë lideri i grupit të armatosur së ANCs, Umkohnto we Sizwe. Në vitin 1962 ai u burgos dhe u denua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 ai u denua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte.
Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demoklratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.
Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishtë aktiv për organizata për drejta të njerëzve të ndryshme.Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.
Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.
Personale
Ishte 3 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Gruaja e tij e mbramë vdiq në 2004. Mandela është i dekoruar me 50 çmime doktori në mbarë botën. Ai u dekorua edhe me çmimin indian civil Bahrat Ratna (1990) me të cilin u dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.
Djali i tij i dytë, Makghato Mandela avokat dhe biznismen, vdiq me 6 Janar 2005 në moshën 54 vjeçare nga sëmundja HIV, SIDA.
2013-12-05
Monika Stafa - Monarkia kundër Republikës
"Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog". Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare".
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
Monika Stafa - Monarkia kundër Republikës
"Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura. Në tekstet shkollore ose nuk përmendej fare, ose thjesht shtonte "një prej tradhtive të shumta të ish-mbretit Zog". Studimi i M. Stafës përfundimisht e shqipton problemin në formë akademike-shkencore, duke e shpëtuar prej folklorit dhe "shkencës atdhetare".
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë edhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zogut dhe Pashiq".Pasi përfundoi studimet e shkollës masteriale, duke mbrojtur tezën e saj për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin dhe stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq; Monika Shoshori Stafa ka kryer një studim tjetër me karakter gjithashtu monografik. “Monarkia kundër Republikës – Si u shit Shën Naumi”, botimi më i fundit i shtëpisë botuese “Naimi”. Bëhet fjalë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti (katër çerek-mbretër), republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet (protektorat), regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare. Të gjitha këto, të ndërprera prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme. Kjo monografi me karakter sintetik, mbështetur në të dhëna të fshehura a të mënjanuara të historiografisë shqiptare, si dhe në anketimin e mendimit shkencor aktual, përfshihet në këtë libër, ku botohet për herë të parë, duke shtruar e zgjidhur shumë pikëpyetje pikërisht në pragun e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
Mimoza Cika-Kelmendi - Kosova si çështje europiane Picture
“
Kosova si çështje europiane” është libri më i ri i gazetares së Deutsche Welles, Mimoza Cika-Kelmendi, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, i cili del pikërisht në Ditët e Europës. Bëhet fjalë për një studim monografik që u kushtohet tërësisht raporteve të shtetit të ri të Kosovës dhe aspiratës së popullit kosovar për të qenë pjesë e Europës së bashkuar. Me përvojën e saj shumëvjeçare në DW, ajo sjell para lexuesve rrugën e gjatë që BE ka bërë për Kosovën qysh nga lufta në 1999 dhe deri në ditët e sotme. Libri nis me një parathënie në formë bisede të diplomatit austriak dhe ekspert për Ballkanin Wolfgang Petritsch: “Kosova në të vërtetë është prova e lakmusit për funksionimin e BE-së. Në qoftë se BE nuk arrin që problemin e Kosovës në sensin konstruktiv ta zgjidhë për të mirën e qytetarëve të saj, atëherë Kosova ka dështuar dhe nuk ka të drejtë të njihet si një aktor ndërkombëtar. Brukseli dhe Prishtina duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Njeriu duhet të shikojë që në Prishtinë është vendosur një shtet i të drejtave dhe që nuk ka korrupsion. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe, sepse edhe njerëzit do të kishin një ndjenjë, atë të qenies pjesë e Europës”, shkruan diplomati i njohur në hyrje të librit. Më tej, autorja fokusohet në sfidat dhe vështirësitë e ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme, integrimin europian të Kosovës, duke analizuar veçmas faktorët pengues, marrëdhëniet ndëretnike dhe situatat në veriun e Kosovës. Libri ndjek hap pas hapi axhendën e Brukselit për Prishtinën, pasqyrimin e kësaj rruge dhe refleksionet e politikës kosovare për të përmbushur parimet dhe standardet europiane duke parashtruar avantazhet dhe disavantazhet e shtetit më të ri ballkanik për t’u bërë pjesë e BE. Vend të rëndësishëm në këtë studim zë dhe roli i Gjermanisë në rrugën e përshpejtimit të reformave europiane, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi me vendet fqinje. Por a është më i lehtë apo më i vështirë integrimi në BE i shtetit më të ri të Europës? Për t’u përgjigjur kësaj pyetjeje, autorja i referohet në mënyrë kronologjike zhvillimeve BE-Kosovë, ekspertëve ballkanikë e ndërkombëtarë, shtypit gjerman të cituar në Deutsche Welle. Mimoza Kelmendi është po ashtu autore e librit “Kadare ndryshe”, i pritur me mjaft interes nga lexuesi shqiptar.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...