2014-06-02
Sferat e angazhimit të kritikës letrare sot
Për të përfituar nga kritika – në favor të përmirësimit të kualitetit të letërsisë si dhe popullarizimit të letërsisë në masë – duhet që asaj t’i mundësohet pjesmarrja në institucionet e prodhimit letrar si dhe mbikqyrja në procesine punës së këtyre institucioneve. Kritiku duhet të jetë pjesë vitale dhe e pashmangshme e institucioneve të prodhimit letrar: ai është i vetmi kompetent që mund të vlerësojë autorin konkurues dhe t’ia oforojë botuesit, i cili pastaj e drejton për në shtypshkronjë dhe kujdeset që produkti i tij të plasohet e trajtohet si e sa duhet në mediat masive.
Prezenca e kritikës në zgjedhjen, botimin dhe vlerësimin publik të një vepre letrare ndikon edhe në punën e institucioneve të distribuimit: libraritë informohen për prodhimet e reja dhe vihen në kërkim të mallit për konsumatorët e vetë. E njejta gjë vlen edhe për stendat trotuareve e nën shi si dhe për bibliotekat.
Një vepër që ka sukses në këto dy faza dhe që kritika e vlerëson si pozitive dhe të rëndësishme domosdo se zgjon interesin edhe të institucioneve të përpunimit si; teatri, filmi, televizioni e radioja, punën e të cilave e ndjek kritika në çdo faze dhe formë të prezentimit të veprës.
Është deytrë e kritikës që të luajë rolin primar në instuitucionet e zhvillimit siç janë konkurset, shpërblimet e bursat e jo e autorët vetë dhe kryesitë e shoqatave siç ndodhë aktualisht. Sidomos aty ku synohet legalizimi dhe popullarizimi i një çmimi ose ruajtja e seriozitet që ka një çmim tradicional.
Edhe në institucionet e komunikimit si univerziteti, shkollat e larta dhe institutet tjera kritika letrare ligjërohet pa sistem, në mënyrë konfuze dhe e papërcaktuar, për të mos thënë edhe më troç se janë pikërisht këto institucione që nuk kanë arritur ose nuk arrijnë të kualifikojnë kuadro të përgatitura që do të ndikonin në zhvillimin e kritikës letrare shqiptare. Teoritë që ligjerohen aty nuk kanë ndonjë sistem që do të mund të formonin kritikun e shkolluar, shkencor dhe praktik. Prej aty dalin do melezë (në kuptimin profesional) që nuk e dijnë se për ç’janë formuar saktësisht për teorikë, gjuhëtarë apo për mësues të letërsisë nëpër shkollat e mesme, kështu që më në fund përfundojnë në vjershëtarë ose komentatorë politikë. Ato pak emra që dallohen si kritikë të specializuar nuk janë të tillë për shkak të fakultetit që kanë kryer, por më shumë falë angazhimit të tyre personal e autodidakt.
Një arsye tjetër që ka sjellë në këtë gjendje institucionet e komunikimit është edhe mungesa e metakritikës. Të krijohet përhstypja sikur asnjëri nga kritikët (me përjashtime) nuk merr guximin të vë nën dioptri punën e kolegëve të tij. (Kjo është e rëndësishme, sepse roli dhe funskioni i kritikës nuk është vetëm intepretimi dhe vlerësimi i prodhimit të letërsisë artistike, por edhe i vetë kritikës letrare si të tillë: si shkruhen recensionet? Nga cila pozitë gjykojnë kritikët e veçantë dhe ata të angazhuar në media etj. etj.)
Flori Bruqi
Teoria dhe praktika e kritikës letrare në ditët e sotme
Studiuesit e sotëm të letërsisë shqiptare – ata që ligjërojnë ose punojnë në universitete – luajnë poaq roilin e kritikut praktik sa edhe gazetarët dhe fejtonistët nëpër media. Po tu bëjmë një analizë punimeve të të dyja grupeve do të konstatojmë se dallimet janë minimale. Si studiuesi ashtu dhe gazetari, fejtonisti pretendojnë ta ekspozojnë veten me të dyja funksionet; atë të shkenctarit që di të bëjë kritikë praktike dhe atë të gazetarit të pajisur me dijen shkencore. Në të dyja rastet rezultatet janë maksimalisht modeste e në të shumtën e rasteve servohet një sallatë mendimesh që më shumë eksponon snobizmin e autorit sesa vlerësime rreth objektit në trajtim e sipër.
Për të qenë kritik letrar natyrisht se nuk nevojitet vetëm një dije elementare nga shkencat e letërsisë, por edhe një specializim në metodat e vlerësimit si dhe njohje të llojeve të shumta të intepretimeve. Pikërisht mungesa e këtij vetëdijësimi, sistemi dhe mungesa e diskurseve që do të qartësonin kompetencat e roleve ndërmjet shkencës edhe kritikës letrare praktike e zmadhojnë konfuzitetin dhe nuk lënë zhvillimin e asnjërës prej këtyre dyjave në nivel të nevojshëm. Ndoshta këtu duhet kërkuar arsyen se pse kritika shkencore letrare ka mbetur vetëm në nivelin e eseistikës historike mbi epokat, mbi stilet e rrymat apo në nivel të reportazhit monografik për shkrimtarë të caktuar të historisë së letërsisë së arteve.
Natyra eseistike, monografike e reportazheske e trajtimit të letërsisë nuk lejon që të bësh fjalë për kritikë shkencore, por maksimalisht për diskurse hipotetike mbi sfera, çështje dhe personalitete të caktuara të letërsisë shqiptare. Kështu siç edhe e kemi.
Në emër të kritikës shkencore, teorike pra bën jetë stili fejtonistik i (para)gjykimit, (mbi ose nën)vlerësimit dhe (gjoja)interpretimit e në vend të kritikës praktike vepron anarakia e hobi-interpretëve, gazetarëve pa fije përvojë teorike, që ta shpifin cilindo libër që përgojojnë – edhe pse duken si «akte subjektive» të një lexuesi të sinqertë ato tekste s’përmbajnë asnjë argument të vetëm, përpos emrit dhe mbiemrit të autorit me pasionin për t’u bërë publik.
Ngushëllimi i ca prej teorikëve dhe altoparalantëve të tyre se «le të bëhet letërsi e mirë atëherë do të ketë edhe kritikë të mirëfilltë» është infantil dhe poashtu një përpjekje për të gjetur një «fajtor kujdestar» për paaftësinë personale, të cilin edhe e gjejnë qysh në stacionin e parë: shkrimtarët (vetja) se kush tjetër!
Kritikët me talent që mund të bënin e bëjnë analiza objektive dhe kualitative nuk mungojnë. Ajo që mungon është procesi i konceptimit të kritikës letrare brenda zhanrit, dallueshmërisë ndërmjet të të ashtuqujturës kritikë praktike (recensioni, fejtoni, eseu, polemika etj) dhe asaj shkencore (studimore, teorike). Këtu, si duket ekziston një keqkuptim që edhe ka rezultuar në një degradim ku mungon ose dyshemeja ose kulmi.
Flori Bruqi
Format e vlerësimit: Recensioni
Kritika letrare nëpër media (ose praktike) shërbehet me tipe të ndryshme tekstesh që synojnë intepretimin dhe vlerësimin e veprave, epokave, problemeve letrare, autorëve e të ngjajshëm. Gjersa portretet, letrat e hapura, intervistat, esetë, dialogjet e imagjinuara janë raritete dhe sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit kanë marë statusin e «species» në vdekje e sipër, recensioni dhe «vitirina e librit» (përshkrimet e shkurtëra për veprat e sapobotuara që i praktikojnë shumica e gazetave të përditshme shqiptare) vazhdojnë të mbijetojnë. Ato bëjnë jetë të hendikepuar, ama megjithatë po mbahen.
Recensionet që i lexojmë në të përditshmet shqiptare si «Shekulli», «Koha jonë», «Koha ditore», «Zëri i ditës» si dhe në revista e website të «specializuara» për letërsi në përgjithësi lënë shumë për të dëshiruar.
Tekstet që vijnë të mbititulluara si recensione ose që sugjerohen si të tilla nuk përmbajnë në vete elementet themelore që duhet të kenë. Të rrallë janë ata autorë që marrin mundin për të përfshirë të gjitha segmentet e nevojshme që kërkon recensioni për të qenë i kompletuar, si:
1.Të dhënat biografike për autorin (ky segment mund të lihet anash vetëm në rastin e autorëve shumë të popullarizuar, mirëpo përsëritja e biografisë është prapseprapë me rëndësi për shkak se biografitë ndryshojnë).
2. Informata në lidhje me veprat e mëpërparshme të autorit si dhe krahasimi i asaj të fundit me më të hershmet.
3. Analizimi i vlerësimeve kritike mbi autorin, vërtetimi, modifikimi apo kundërshtimi i tyre.
4. Krahasimi i veprës së autorit me vepra të autorëve tjerë aktual.
5. Informata mbi temën, përmbajtjen, strukturën, gjuhën, intencionin dhe përgatitjen teknike të librit.
6. Vlerësimi i tekstit dhe
7. Konkluzionet vlerësuese mbi librin.
Nëqoftëse intepretuesi nuk punon sipas këtij katalogu parimor, themelor dhe teksti i tij nuk përmban në vete informatat e sipërradhitura (pavarrësisht renditjes së tyre) ai asnjëherë nuk mund të jetë i bindshëm se di të shkruajë recension, ai nuk do të mund të jetë i besueshëm se ka lexuar, analizuar dhe njeh tekstin që trajton.
Recensioni sipas katalogut që shtruam mungon. Në vend të tij bëjnë jetë intepretimet që mund të emërohen si gjithçka tjetër, por jo si recensione.
Për çdo ditë na bie të hasim ndonjë tekst të mbititulluar si «recension». Lexuesi i privuar nga e drejta e ndërhyrjes, i cili luan vetëm rolin e konsumatorit të fjalës publike, është i detyruar të pranojë atë si të tillë. Me një mbititull të tillë paralajmërohet publikimi i ndonjë vepre të re. Autorët e teksteve të tilla, harrojnë përgjegjësinë që kanë ndaj lexuesit dhe japin konstatime nga më të çuditshmet pa qenë koshient për të arsyetuar mendimin e vetë. Ata thjeshtë shkruajnë; „ky është më i miri“ ose „ai është më i keqi“ pa ndier nevojën për të treguar konkretisht shkakun!
Në fund të një shkrimi, poashtu të mbititulluar si «recension», lexojmë konstatimin; «X është poeti më i mirë i (filan) gjeneratës së shkrimtarëve shqiptarë». Autori i atij shkrimi pompoz që nga shkronja e pare e tekstit e deri në fund shihet se është një injorant i kategorisë së asaj sorte që me shumicë i gjen nëpër mediat shqipe.
Për të demostruar sa më ashpër «dashurinë» ndaj poezisë (ose lirikut vetë), autori kishte rishkruar (besojmë me dorë të vetë) vargjet dhe i kishte futur ndërmjet fjalëve të veta, kështu që më në fund, pas një llogaritjeje të thjeshtë dilte se ai nuk kishte thënë më shumë se sa nja dhjetë fjali të fshehura ndër citatet që përmbushnin pothuaj gati një faqe gazete të formatit klasik. Ato dhjetë fjali, që të gjitha, rrotulloheshin rreth të njejtës gjë; «X. është poeti më i mirë, gjenial, kolosal...».
Nëpër sallone apo në kafene edhe po të kërkoi dikush llogari për ndonjë konstatim të përshpejtuar, mund të refuzosh që të pijsh më tej me të në tavolinë dhe të çohesh e të ikësh, ndërsa fjala e thënë publike të nënshtron përpara një obligimi, përgjegjësie më të madhe, për arsye se çdo konstatim duhet të jetë i argumentuar, i «dokumentuar», përndryshe ai mund të konsiderohet si shpifje. Keqpërdorim i lexuesit dhe mediumit ku plason mendimet.
Autori i konstatimit të lartëshënuar pa fije turpi donte t`i imponojë lexuesit të sinqertë mendimin e tij, pa ndier nevojë që t`i sqarojë atij; përse – sipas mendimit të tij – poeti X është më i miri! Ata që kanë mundësinë ta sigurojnë librin do të shohin se autori i «recensionit» ose është gjetur ngushtë gjatë hulumtimit të vlerave, të cilat ai do t’i bënte shtyllë të tekstit të tij ose nuk e ka lexuar fare librin dhe gjithë frymëzimi i tij fillonte dhe mbaronte në kopertinat e librit në fjalë. Kjo e dyta është më e sigurtë, sepse librat, për të cilat flasin «kritikët» e tillë jorrallë përmbajnë vlera që mund të përfliten, mirëpo me parakushtin që ata, pra «kritikët» së pari duhet t’i bëjnë nervat tok e t’i lexojnë si duhet e mos të flasin përmendsh.
Domethënë kriteriet themelore të vlerësimit nuk janë ato që kërkohen mëlartë por: Lavdërimi i tepruar ose sharrja deri në asht.
Për të mos rënë në pozitën e «recensentit» të përshkruar më lartë kritiku serioz duhet të manovrojë së paku me mjetet themelore të vlerësimit që analiza e tekstit i vë si parakusht. Kritiku i angazhuar dhe serioz asnjëherë nuk e nis intepretimin e tij për një vepër pa përshkuar së pari katalogun e pyetjeve themelore që kërkon analiza e tekstit. Katalog që në sipërfaqe duket skolastik, porqë jo vetëm se është i pashmangshëm por bashkë me çelësat personal interpretues (shih formularin mëposhtë) edhe përcakton nivelin e njohjes së objektit në studime e sipër dhe ajo më kryesorja dëshmon për punën, seriozitetin dhe besueshmërinë e vlerësuesit.
Flori Bruqi
Kritika letrare dhe mediat
Në masmedia mungojnë rubrikat e rregullta, emrat e rregullt që do të përfolnin librat në mënyrë objektive dhe duke iu përmbajtur parimeve të formës së shkrimit (recensionit) dhe kondicioneve profesionale të printmediave, artikuj edhepse me një gjërësi e natyrë gjuhësore ndryshe nga shkrimet publicistike, por megjithatë të ngritura në bazë të atyre pesë a gjashtë W-ve të famshme gazetareske.
Shkrimet «kritike» që botohen nëpër rubrikat apo shtojcat e kulturës nëpër media, dëshmojnë se faji kyresor prapëseprapë nuk është i përgjegjësve të këtyre mediumeve por vërtet stagnuese shfaqet paaftësia e autorëve që përpiqen të merren me kritikë letrare e s’dijnë t’iu përshtaten as rregullave të profesionit që mëtojnë ta ushtrojnë e as atij të gazetarisë. Sidomos gazetat e përditshme (ato që kanë për synim profesionalitetin sipas standardeve) janë të detyruara të tregohen refuzuese ndaj idesë për krijimin e një rubrike të rregullt ku do të përfolej vepra artsitike.
Nga ana tjetër askush nuk beson se këto media nuk mund të sigurojnë për redaksitë e tyre nga dy a tre kritikë letrarë që në mënyrë të rregullt do ta ndjeknin (ama edhe do ta lexonin) librin, pikturën etj. e do ta diskutonin atë publikisht. Le ta marrin shembullin e mediave të huaja: nuk e kziston asnjë gazetë as e përditshme as periodike në perëndim pa kritikun e vetë të rregullt letrar, pa rubrikën e vetë të rregullt për librin.
Natyrisht se, për të qenë mediumet më kualitative duhet të sigurojnë kuadro të përgatitura mirë profesionalisht.
Nuk mungon as përshtypja se problemet apo të arriturat kulturore, sipas mediave që kemi në duar, përdoren vetëm si mjet elozhi, vetkënaqësie dhe onanie personash ambicioz që kanë fatin të jenë afër mediumeve, kështu duke zmadhuar fatkeqësine e kulturës e në veçanti atë të letërsisë shqiptare. Për këtë një përgjegjësi të pamohueshme mbajnë përgjegjësit e mediumeve. Ata duhet të krijojnë ca rregulla që do të parandalonte vërshimin e sojit të pseudokomentatorëve, që manifestohen me gjithë makinacionet e mundshme të akulturimit.
Ndonjë vëzhgues i proceseve letrare dhe punës së mediave në këtë drejtim do të thoshte se gjithë kjo tragjedi ka ardhur nga mungesa e «institucionit» të kritikës si dhe vazhdimit të sistemit të trashëguar socrealist. Mirëpo e vërteta qëndron edhe diku tjetër. Një segment të dukshëm përbën edhe tipi i mentalitetit anadollak i disa shkruesve shqiptarë, të cilët në vend që të punësohen si ofiqarë në ndonjë administratë, aq sa e kanë edhe aftësinë, atyre nuk u vjen fare turp për t`u marrë me kritikë të letërsisë, duke shkruar «recensione» që s’janë gjë tjetër se sa përdhunim i pashembullt i lexuesve, pra aventurierë të tipit siç është shembulli më lartë.
Flori Bruqi
Kritiku – si është dhe si duhej të ishte
U tha: sot kemi shumë pak kritikë të mirëfilltë letrar! Pse është kështu?
Shkollë speciale për kritikë letrar nuk ka. Nuk dihet nëse ndonjëri nga univerzitetet shqiptare ofron ndonjë seminar apo kurs praktik në lidhje me Metodat e Vlerësimit të Teksit, nëse po atëherë ato seminare apo kurse duhet të jenë aq të këqija saqë s’kanë mundur të nxjerin hiçmëshumë se disa veta që mund të numurohen në gishta si profesionistë .
Shumica e gazetarëve që merren me kritikë letrare kanë të mbaruar fakultetin e letërsisë ose janë vetë autorë (shkrimtarë, poetë etj.). Fakultetet e letërsisë janë patjetër baza ku pretendentët e këtij profesioni aftësohen me njohuritë në shkencat e letërsisë, mirëpo kjo nuk do të thotë saora specializim edhe si kritik letrar.
Në krahasim me fushën ku ajo angazhohet, dmth me artet e bukura si vepër e gjenive dhe që nuk mësohet por është e lindur (I. Kant), kritika letrare është një aftësi praktike, zotësi që rrjedh nga dija. Diçka që duhet të mësohet. Përveç njohjes së letërsisë, historinë e saj, teorive mbi të, aktualitetin dhe tregun kritiku letrar, siç dihet, duhet të njohë mirë edhe gazetarinë për të qenë i aftë që të publikojë refleksionet e tij. Institutet ekzistuese – pra njohës të kompletuar të shkencës, arteve të bukura dhe gazetarisë – tashpërtash nuk janë gjendje të nxjerin kritikë të këtij formati. Ndërsa nga përvoja kemi parë se kritikët e këtij kalibri, ata të kompletuarit, në këtë nivel kanë mbrritur falë angazhimit personal në këto fusha të ndryshme si dhe vetinicijativës.
Ky realitet e hedh në erë bindjen infantile të shumëkujt se për të qenë kritikë letrar mjafton fakulteti i letërsisë dhe aftësia për të stilizuar e bërë llafe mbi artet e bukura pa studimin rigoroz të tyre dhe përkuljen para një disciplinë të rreptë e të mundimshme pune.
Si u vjen kritikëve serioz të cilët harxhojnë energji, mund e dije për ta lexuar e intepretuar një vepër arti me përkushtim kur konfrontohen me prezencën e vërshuar të sharlatanëve, të cilët nuk kanë asnjë fije respekti ndaj të bukurës dhe muzës së gjeniut?
Numri i atyre kritikëve që përafërsisht plotësojnë kushtet e shtruara më lart, në letrat shqipe, është më se minimal. Shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje janë të njohura ose pjesërisht janë trajtuar edhe në këtë ese.
Flori Bruqi
Morali dhe etika profesionale e kritikut
Përpos këtij deficiti ekzistojnë edhe një mori pengesash tjera që profesionin e kritikut e bëjnë joatraktiv ose edhe të pamundshëm:
Asnjëri medium, madje as edhe shtëpitë botuese në hapësirën shqiptare nuk punësojnë dikë si kritik letrar.
Personi i specializuar si kritik duhet së pari të bëjë punën e gazetarit, lektorit, korrektorit gjuhësor, redaktorit e punë të tjera për të siguruar ekzistencën e pastaj nëse i mbetet kohë mund të kontribojë diçka për profesionin dhe pasionin e tij.
Nuk mjaftojnë vetëm aftësitë për të siguruar një vend në ndonjë medium që të ushtrosh «zanatin» e kritikut. Përveç përgatitjes profesionale duhet t’i takosh ndonjë klani a grupacioni (letrar, rajonal, gjinor e së fundi edhe fetar) që mban nën kontroll institucionin e caktuar. Me sigurimin e kësaj lidhjeje kritiku automatikisht humb pavarrësinë intelektuale dhe ndeshet me pengesa tjera që ia bëjnë të mundimshme punën: klani ose personat që e kanë ndihmuar kërkojnë (edhe nëse nuk e thonë drejtëpërdrejtë, për mentalitetin shqiptar kjo është gjë e natyrshme) mirënjohje në vepër. Me humbjen e kësaj mvetësie kritiku letrar fillon të shkruajë nga pozitat e mikut, avokatit, shërbyesit të grupit apo autorit ( e ka ndihmuar të ngjitet shkallëve) dhe gjykatësit të njeanshëm, «edukatorit» joobjektiv kur bëhet fjalë për vepra autorësh që u përkojnë klaneve konkurente ose në luftë me atë, të cilit i takon (me dashje ose padashje) kritiku letrar.
Ata që veprojnë jashtë këtyre rretheve e grupacioneve duhet të bëjnë luftë të ashpër për të mbetur gjallë publikisht. Se ç’morali dhe etike profesionale duhet të ketë kritiku letrar në këtë rast e përcakton shoqëria me gjithë mekanizmat e saj. Nëse gjendemi në një shoqëri të korruptuar edhe kritiku do të jetë patjetër i tillë, nëse funksionojmë në një shoqëri ku klanet, fiset dhe grupacionet e kanë fjalën kryesore edhe kritiku – se si do të mbijetojë ndryshe – do tëjetë altoparlanti ose falltori i oborrit të njërit nga këto formacione. Me këtë kritiku e ka të kufizuar veprimin e vetë dhe nuk mund të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjitha letërsitë e mundshme, por mbetet si kritik special i literaturës primare (të lauruar nga klani si elitore) ose i asaj sekundare ose i asaj margjinale ose i pop-letërsisë ose i asaj literature që prodhon vetëm shefi i taborrit.
Nëse një kritik vendos që të bëjë luftë jashtë sistemit me qëllim të ruajtjes së integritetit personal, etikës profesionale dhe njerzore ai do të injorohet, izolohet deri sa ta gjejë një profesion tjetër ose të heq dorë fare edhe nga publikimi i studimeve të tija.
Flori Bruqi
Kritika letrare sot
Kështu duket sot kritika letrare në pasqyrën e saj të grimcuar. E bërë pikepesë dhe në atë shkallë saqë mund t’i thurrim lemente deri në pakufi. Megjithkëtë, mund të jetë edhe ndryshe. Shpresat nuk janë djegur të tërra. Dhe atë për dy arsye: E para, se edhe mëtutje mund të shpresojmë në aktivizimin dhe angazhimin e atyre kritikëve letrarë që për një apo shumë arsye kanë kërkuar hije nën pyllin e profesioneve tjera dhe ia kanë kthyer shpinën pikërisht asaj që më së shumti ka nevojë për ta. Dhe e dyta arsye, ajo që më së shumti ushqen shpresat, është se në letrat shqipe kanë hyrë dinjitetshëm (përveç brigadave të hobiinterpretëve) edhe specialistë të shkëlqyeshëm të teorive letrare si Agron Tufa, i cili njëkohësisht është edhe eksperti më i spikatur i formalizmit dhe strukturalizmit. Pastaj dy Kujtimët (Shala dhe Rrhamani) nga Prishtina, Ndue Ukaj, Vehbi Miftari e ndonjë tjetër. Ndërsa në fushën e kritikës letrare praktike mund pa hamendje të përmendim Ragip Sylajn, Sali Bytyçin, Gilmana Bushatin e ca të tjerë.
Natyrisht se edhe këta studies e autorë kanë pengesat e tyre gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Edhe kur ata konsiderohen të atillë siç i përshkruam në fillim të kësaj eseje ata përpiqen që të mos i nënshtrohen diktatit social, ekonomik dhe mos bien nën kurthin e ndonjë klase të caktuar politike ose ndonjë sekti fetar që botën di ta shohë vetëm nga perspektiva e ngushtë e religjionit (® interepretuesit e autorëve ekskluzivisht katolikë ose ata që me çdo kusht priviligjojnë shkrimtarët turkofilë islamikë).
Janë këta emra që jo vetëm se dëshmojnë se kritika letrare shqiptare megjithatë ekziston, porse edhe do të mbijetojë duke u ristabilizuar (si para viteve të nëntëdhjeta) dhe duke kthyer imazhin dhe formën e saj institucionale. Nihilstët, (veçanarisht) gjenitë e hutuar të letrave shqipe le të mos brengosen se pas shkuarjes në atë botën tjetër askush nuk do të merret me artin e tyre, përkundrazi kritika do të merret edhe me ata që sa kanë qenë gjallë nuk kanë lënë gurrë pa ia hedhur asaj në kokë. Ky është vetëm njëri nga ato mallkimet me të cilin duhet të jetojë kritiku objektiv.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...