2014-07-04

Idetë më të çuditshme që CIA ka shpikur ndonjëherë

CIA fshehurazi ka zhvilluar një kukull me fytyrën e Osama Bin Laden fytyra e të cilit mundeshte që plotësisht të hiqej dhe të dilte një djall i tmerrshëm, thuhet në një raport të publikuar nga gazeta “Washington Post”. Në kuadër të kësaj përpjekjeje nga viti 2005 kukulla është dashur të shpërndahet në tërrë Afganistanin dhe ti trembë fëmijët dhe prindërit për të ulur respektin ndaj liderit të Al-Kaedës, i cili në atë kohë ishte ende i fshehur, transmeton “Biznis Insider”.
Idetë më të çuditshme që CIA ka shpikur ndonjëherë
Projekti kap atur emrin e koduar “Sytë e djallit” dhe ka arritur në fazën e përpunimit të prototipit nga kukulla. Disa burime thonë se një numër i këtyre kukullave, fytyra e të cilave ndryshonte kur ekspozohej ndaj nxehtësisë, në fakt janë prodhuar në një fabrikë në Kinë.

A ju duket kjo gjë si një qasje jo-standarde në luftën psikologjike? Normalisht, por megjithatë në të njejtën kohë është edhe diçka që i konvenon CIA-s. Agjencioni në të kaluarën ka qenë pas shumë planeve të çuditshme, humoristike por edhe të çmendura për të përmbushur qëllimet e saja.

Gjatë viteve 60 dhe 70 urdhërat për operacione të tilla shpesh kanë ardhur nga pozicionet më të larta të Agjencisë. Edhe pse një pjesë e madhe e planeve janë vërtetë të çuditshme, egzistojnë të paktën tre projekte të CIA-s për të cilat ka dokumente vërtetuese.

Filma pornografike

Gjatë viteve të 50-ta të shekkulit të kaluar CIA ka prodhuar një film pornografik aktori kryesor i së cilës ngjantë me presidentin e Indonezisë, Sukarno. Ideja ka qenë që ai të diskreditohet para syve të popullit të tij, duke gjykuar nga memoaret ku në vitin 1976 i ka botuar agjenti i CIA-s, Joseph Smith Burkholder, për shkak se ai ka qenë një nga ata që kanë qenë kundër Perëndimit.

Filmi me titullin “Ditë të lumtura” është inçizuar, si dhe fotografitë që është dashur të shpërndahen në rajon, por nuk ka dëshmi se kjo gjë është bërë.

Sipas tregimit të “Washington Post” CIA ka menduar për një ide të tillë edhe për Sadam Huseinin, mirëpo ky plan nuk arritur përtej debatit mbi këtë temë.

Mace akustike

CIA ka vendosur pajisje për përgjime dhe transmetues tek macet më qëllim për të përgjuar njerëzit për të cilët kanë dyshuar të jenë agjentë sovjetikë, thuhet në raportin e vitit 1967.

Pasi kanë krijuar me sukses pajisje të gjallë përgjimi me katër këmbë, macja është dërguar në një park për testim në Uashington. Agjentët e kanë lëshuar dhe janë përpjekur ta çojnë tek një ulëse tek e cila kanë qenë duke biseduar dy persona, mirëpo macen e ka shkelur një taski para se të arrijë tek caku, sipas Victor Marketij, ish-asistent special në drejtorinë e agjencisë.

Teknikët gjatë kohës së eksperimentimit kanë zbuluar se macet kanë vullnetin e tyre dhe se është shumë vështirë që të vendoset në afërsi të personave të cilët kryejnë biseda sekrete.

Guaskë eksploduese

Mesiguri plani më i famshëm i CIA-s nuk ka qenë vetëm nji projekt por disa: operacioni Mongus, aksioni sekret kundër presidentit të Kubës Fidel Castro.

Plani është hartuar nga administrata e presidentit Kennedy pas dështimit të aksionit në Gjirin e derrave. Operacioni Mungos, e njohur edhe si Projekti Kuban, përfshin vendosjen e bombave në guaskat detare në zonën për të cilën kanë menduar se është vendi i preferuar i Fidel Kastros për zhytje.

Megjithatë, planet janë refuzuar pas debateve të ashpra rreth asaj se a mund të sigurohen se mu Kastro do ta merr atë guaskë, të paktën sipas librit të Thomas Powers për ish-shefin e Agjencisë, Richard Helms me titull, “Helms dhe Agjencia; Njeriu që ruan sekretet”.

Çfarë e nxit zemërimin e Sunnive në Irak?

Një nga veprimet e para pas fitores kundër ushtrisë irakiane në Mosul, më 6 deri më 9 qershor, ishte hapja e dyerve të burgut të qytetit. Simbolizmi ishte i fuqishëm: ata që u liruan, sipas kryengritësve, ishin viktima të qeverisë represive të udhëhequr nga pjesëtarë të komunitetit Shiia që po persekutonin popullatën Sunni, popullatë kjo që përbën shumicën në Mosul.

Me këto veprime, kryengritësit që janë një përzierje e xhihadistëve, grupeve islamike, ish pjesëtarëve të partisë së Sadam Hysenit, Baath dhe disa grupeve fisnore, shpresojnë që të fitojnë përkrahje popullore duke shfrytëzuar ankesat e shumta të komunitetit Sunni.

Në vijim po japim disa prej ankesave kryesore dhe si do të mund të rrisin ato krizën e sotme:
Çfarë e nxit zemërimin e Sunnive në Irak?
Ligji kundër terrorizmit

Fuqia e veprimit të kryengritësve me burgun në Mosul mbështetet në bindjen e përhapur gjithandej se komuniteti Sunni mban në mënyrë të padrejtë, peshën kryesore të bastisjeve periodike të sigurisë, bastisje këto që bëhen duke u bazuar në një ligj kontraverz kundër terrorizmit.

Ky ligj ishte aprovuar në vitin 2005 nga një parlament që nuk ishte i zgjedhur me vota, në vitet e para të okupimit amerikan të Irakut. Kjo kohë ishte kur Iraku përballej me një kryengritje të komunitetit Sunni, çdo herë në rritje, të atyre që ishin lojal ndaj regjimit të Sadam Hysenit dhe grupeve islamiste. Ligji nuk është shfuqizuar asnjëherë ndërsa Sunnit thonë ai po përdoret që komuniteti i tyre të mbahen nën vëzhgim.

Në janar të vitit 2013, mijëra pjesëtarë të komunitetit Sunni, dolën në rrugët e Bagdadit dhe gjithandej Irakut për të protestuar atë që e ata e quanin burgosje vjetore të qindra njerëzve të pafajshëm duke u bazuar në këtë ligj dhe paraburgosjen e tyre me vite të tëra pa iu dhënë mundësia e një procesi gjyqësor.

“De-Baathifikimi”

“De-Baathifikimi” është emri jo zyrtar për një tjetër ligj që pjesëtarët e komunitetit Sunni thonë se në mënyrë të padrejtë i ka cak ata. Ligji zyrtarisht quhet për “Përgjegjësi dhe Drejtësi”.

Koncepti i mos lejimit të pjesëtarëve të rëndësishëm të partisë tashmë të ndaluar, Baath për të marrë poste të larta qeveritare gjithashtu daton nga koha e okupimit amerikan, më sakt vitin 2003. Ky ligj është i përfshirë edhe në Kushtetutën e Irakut.

Forma aktuale e ligjit, që është amandamentuar në vitin 2008, e ka krijuar Komisionin e Lartë Kombëtar, organ i pavarur që ka për qëllim të vazhdojë “de-Baathifikimin” në kohë të pacaktuar, por gjithashtu iu siguron të drejtën personave të larguar nga puna që të apelojnë vendimin. Pjesëtarë të komunitetit Sunni thonë se ligji është përdorur në përgjithësi për t’i perjashtuar ata në përgjithësi nga vendpunimet qeveritare. Qeveria irakiane e hedhë poshtë këtë pretendim.

Procesi i “De-Baathifikimit” është një ankesë tjetër e protestuesve Sunni në vitin 2013, së bashku me pretendimin se qeveria mbush institucionet publike me persona që janë lojal ndaj partive politike të Shiiave si pjesë të një sistemi të gjerë të klientelizmit.

Arrestimi i politikanëve Sunni

Pjesëtarët e komunitetit Sunni ndjehën se politikisht janë të margjinalizuar nga qeveria e Nuri al Malikut, e dominuar nga Shiiat.

Ata u zemëruan tejmase kur, vetëm një ditë pas largimit të trupave amerikane nga Iraku, në dhjetor të vitit 2011, Maliti bëri përpjekje që ta arrestojë zëvendës presidentin irakian, Tariq al Hashimi, pjesëtarë i komunitetit Sunni, duke u mbështetur në Ligjin kundër Terrorizmit.

Ministria e Brendshme kishte urdhëruar arrestimin e Hashimit pasi disa prej truprojeve të tij raportohet se e kishin akuzuar atë se udhëhiqte ekipe të vrasjeve gjatë kohës së pikut të dhunës sektariane në vitin 2006 dhe 2007.

Zyra e presidentit irakian, Jalal Talabani, pjesëtar i komunitetit të kurdëve, përmes një deklarate kishte njoftuar se ai ishte i “befasuar” me urdhër arrestin, ndërsa Hashimi ishte larguar për në rajonin që vetëudhëhiqet prej kurdëve për shkaqe sigurie. Hashimi më pas ishte larguar nga Iraku, ndërsa ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë me vdekje.

Një vit më vonë, zemërimi i Sunnive është thelluar derisa 10 truproje të një tjetër politikani të rëndësishëm Sunni, ministrit të asaj kohe të financave, Rade el Essaëi, u arrestuan me akuzën për terrorizëm. Arrestimi i dhjetorit të vitit 2012 kishte nxitur 70 ditë të protestave të Sunnive, të cilat e arritën kulmin kur Essari i zemëruar njoftoj se kishte dhënë dorëheqje gjatë një prej protestave në dalje të qytetit të Ramadit.

Shtypja e protestave

Zemërimi i komunitetit Sunni me qeverinë e Malikut u transformua në një protestë të qëndrueshme në vitin 2013 me ndërtimin e kampeve të protestës në shumë qytete në zemër të territorit të këtij komuniteti. Protestat, që në fillim u fokusuan duke e akuzuar qeverinë për korrupcion dhe shërbime jo adekuate, morrën përkrahje edhe në disa zona të banorëve Shiia.

Por bastisja qeveritare në një nga kampet e protestave në al Hawijah, në pjesën veriore të krahinës së Kirkukut në prill të vitit 2013 e ktheu lëvizjen e protestave çdo herë e më shumë në një konfrontim në mes të militantëve Sunni dhe forcave të sigurisë. Tetë persona kanë vdekur gjatë asaj bastisje, që u bë pasi protestuesit refuzuan që të dorëzojnë militantët që dyshoheshin për vrasjen e një ushtari irakian.

Në dhjetor të vitit 2013 kishte edhe më tutje përleshje të përgjakshme, kur forcat e sigurisë e bastisen një kamp në afërsi të qytetit të Ramadit në krahinën perëndimore të Anbarit. Luftime morrën jetën e 14 personave, ndërsa kryengritësit Sunni morrën nën kontroll disa pjesë të Ramadit dhe tërë Falluxhan.

Duke e mbajtur me sukses nën kontroll Falluxhan dhe disa pjesë të Ramadit kundrejt ofenzivës qeveritare për gjashtë muaj, kryengritësit e shfrytëzuan momentumin për pushtimet ushtarake që i bën në qershor të vitit 2014 duke marrë nën kontroll Mosulin dhe më pas duke vazhduar tutje në drejt jugut, për të arritur deri në periferi të Bagdadit.

Fundi i “Rizgjimit”

Tani që “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti”, një grup i lidhur me Al Kaidën është duke e udhëhequr kryengritjen, ata që duan të rikthejnë kohën, shpresojnë për një lëvizje të Sunnive për ‘Rizgjim’. Kjo në fakt ishte edhe përpjekja amerikane kur fiset Sunni u armatosën për të luftuar Al Kaidën gjatë një kryngritje të mëhershme të Sunnive, në vitin 2006-2007.

Megjithatë, pas largimit të amerikanëve, qeveria e Malikut ka ndëprerë fondet për këtë ‘rizgjim’ të Sunnive, një lëvizje tjetër kjo që këta të fundit e shohin si përpjekje për t’iu marrë fuqi. Ndalimi i fondeve gjithashtu ka rezultuar në humbje të rrogave për mijëra të rinj, duke i zemëruar ata dhe duke e shtuar kështu edhe një ankesë në listën e gjatë të ankesave që janë dëgjuar gjatë lëvizjes së protestës në vitin 2013.

Tani, pjesëtarë të lëvizjes së ‘rizgjimit’, të njohur edhe me emrin “The Sahëa”, apo Bijtë e Irakut, duhet të masin armiqësinë me xhihadistët kundrejt zemërimit të tyre me Malikun.

Shenja e parë që disa grupe të ‘rizgjimit’ do ta përkrahin Bagdadin, udhëheqsi i Këshillit të Rizgjimit në krahinën e Anbarit, Abu Risha, më 14 qershor ka thënë se pjesëtarët e grupit të tij “e kanë luftuar Al Kaidën në Anbar gjatë gjashtë muajve të fundit dhe se ne jemi të gatshëm që ta luftojmë edhe për gjashtë muaj të tjerë, por na duhet përkrahja amerikane”.

Mbetët të shihet se sa grupe të tjera të “Rizgjimit” ndjehën njëlloj.

Milicët e Shiias

Shumë pjesëtarë të komunitetit të Sunnive e kanë edhe një zemërim tjetër me Malikun, atë që e quajnë rolin e tij në inkurajimin apo së paku pranimin në heshtje të pjesëtarëve të milicëve të Shiiave në disa operacione shtetërore të sigurisë.

Një nga shembujt më të kqinj ishte ai i muajit mars, kur forcat e sigurisë dhe pjesëtarë të milicëve të Asaib Ahl Haq, një degë e grupit radikal të klerikut Shiia, Moqtada al Sadr, u futën në qytezën e Bohruzit dhe vranë së paku 23 persona pas marrjes së kontrollit mbi këtë qytezë nga militantët Sunni.

Urrejtja e Sunnive për milicët Shiia është rritur gjatë dhunës sektariane të vitit 2006 dhe 2007, që e dërgoj vendin deri para një lufte civile duke u shtyrë me sulme me bomba nga grupet ekstremiste të të dyja palëve. Dhuna ndër-komunitare është qetësuar, por ajo asnjëherë nuk është zhdukur komplet, për tu rikthyer sërish gjatë muajve të fundit në nivele që nuk janë parë prej vitit 2008.

Në këtë pikë, vlerësimi i Kirk Sowellit, një analist politik me bazë në Jordani është ky: “Një prej arsyeve që e ka nxitur kryengritjen e komunitetit Sunni janë milicët e Shiiave dhe vrasjet e kryera. Ka shumë viktima Sunni, pra megjithëse kjo ofenzivë është nisur nga kryengritja e Sunnive, në muajin prill është kryer një masakër e madhe në Bohruz, nga milicët Shiia. Pra, e kemi aktivitetin e milicëve Shiia, vrasjet e Sunnive që i kanë bërë ata, që daton para kohës së kryenritjes së Sunnive”, thotë Soëell.

Lavdia e Dikurshme

Në fund, shumë pjesëtarë të komunitetit Sunni janë tejët të paknaqur me humbjen e statusit pas rënies së pushtetit të Saddam Hyseinit. Gjatë regjimit të këtij të fundit, minoriteti Sunni dominonte në pozitat udhëheqëse, ndërsa tani, në Irak pushtetin e udhëheqin shumica Shiite.

Nostalgjia ishte e dukshme gjatë kampeve të protestave në vitin 2013, kur dominonin flamujt e Irakut nga koha e Saddamit. Kjo gjithashtu i ka ndihmuar edhe Partisë Baath që të rigrupohet në formën e një grupi ‘neo-Baathist’, më i njohuri prej të cilëve është Jaych Rijal al Tariqa al Naqshbandia. Ky grup udhëhiqet nga Ibrahim al Duri, i cili ishte zëvendësi i Saddam Hysenit.

“Këtë grup ju mund ta quani neoBaathistë apo thjeshtë Baathistët sepse ata udhëhiqen nga Izzar Ibrahim al Duri, i cili ka qenë zëvendës i Saddam Hysenit. Pra, ky është pasardhësi direkt i Partisë Baath të Irakut që e ka udhëhequr shtetin deri më 2003”, vlerëson, Kirk Sowell.

Tash për tash, neo-Baathistët kanë krijuar aleancë në betejë me “Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit” dhe grupe të tjera të armatosura islamike me qëllim që të sjellin komunitetin Sunni në pozitë mbizotruese sërish.

Për Baathistët, megjithatë qëllimi është krijimi i një Iraku të dominuar nga Sunnitë, por në një shtet sekular, derisa për grupit militant Sunnit, qëllimi është krijimi i Kalifatit Islamik në Irak duke u mbështetur në interpretimin e tyre ekstrem të ligjit fetar mysliman, Sharia.


Qaseem Suleimani: Njeriu që tremb Lindjen e Mesme


The Guardian

Komandanti i forcave speciale iraniane është një prej njerëzve që ia kanë më shumë frikën në Lindje të Mesme. Ka ndihmuar Assadin për të kthyer rrjedhën e luftës në Siri. Tani do të ndihmojë Irakun të zmbrapsë terroristët

Qassem Suleimani, komandant i forcave speciale Quds (Jeruzalem në arabisht), një njësi e Gardianëve të Revolucionit Islamik në Irak, është lloji i njeriut që është i dobishëm për t’u pasur në krah gjatë një krize. Kryeministri Nuri al Maliki duket se ka nxjerrë një ofshamë çliruese kur Suleimani është ofruar për të organizuar një kundërsulm ndaj xhihadistëve sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe të Levantit, që kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të veriperëndimit të vendit dhe janë të gatshëm të marshojnë drejt Bagdadit. Suleimani është një frekuentues i zjarrtë (dhe shpesh i papritur) i kryeqytetit iraken, ku kishte një rol të dorës së parë qysh përpara pushtimit amerikan të vitit 2003 dhe të rënies së Saddam Husseinit. Duke i organizuar rezistencën, duke i mobilizuar milicitë dhe duke i korruptuar njerëzit e duhur, komandanti ka fituar reputacionin e njeriut ndër më të fuqishmit dhe më misteriozët e Lindjes së Mesme.

Vizita e fundit e tij në Bagdad është provë e gjendjes së rëndë të krizës në Irak, aleati i Teheranit sot i zënë me kërcënimin e xhihadizmit sunit. “Gardianët e Revolucionit e konsiderojnë Irakun një front tjetër, njëlloj si atë të Sirisë”, shpjegon Ali Ansari, ekspert i historisë iraniane në Universiteti St. Andrews në Mbretërinë e Bashkuar. “Po e marrin situatën shumë seriozisht”. Gjatë tri viteve të fundit, Suleimani është përqëndruar mbi Damaskun, ku ka qenë njeriu kryesor i misionit iranian, në mbështetje të Bashar al Assadit dhe i hizballahëve libanezë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione mbi të për rolin e tij në Siri, kështu që është e vështirë të mund të takohen funksionarë amerikanë, edhe nëse Washingtoni dhe Teherani do të binin dakord do të binin dakord mbi një bashkëpunim ushtarak afatshkurtër në Afganistan. George W. Bush nuk e kishte përfshirë akoma Teheranin në “Boshtin e së Keqes” të tij.

Sot strategjia iraniane është e qartë. “Siria është fushëbeteja kryesore”, ka shpjeguar Suleimani në shkurt në një prej deklaratave të rralla të tij. “Nga njëra anë është e gjithë bota dhe nga ana tjetër është Irani. Disa po kërkojnë largimin e al Assadit, por nuk po e kuptojnë sesi janë realisht gjërat”. Pastaj i ka lëshuar akuza të ashpra Arabisë Saudite, rivali kryesor i Iranit në rajon dhe mbështetëse e disa prej militantëve që luftojnë kundër al Assadit.

Besnik ndaj Ajatollahut Ali Khamenei, Guida Supreme iraniane, në atdhe Suleimani mban një profil të ulët. Fytyra e tij e zbehtë, pothuajse spektrale, me sytë e përgjumur dhe flokët e thinjur, shfaqet në publik vetëm rastësisht në funeralet e Gardianëve të Revolucionit të vrarë në Siri. Khamenei e ka quajtur një “martir të gjallë” (një kompliment i madh). Në maj, në Facebook, është shfaqur një fotografi që e paraqet teksa i ofron ngushëllimet e tij familjes së Hilal al Assadit, kushëri i Presidentit sirian, i vrarë në luftime në afërsi me kufirin turk.

Suleimani është 57 vjeç dhe kishte pak më shumë se 20 kur është rekrutuar në ushtrinë iraniane, për të marrë pjesë në luftën e shpërthyer kundër vendit të tij, në vitin 1980, nga Saddam Husseini. I konsideruar si konflikti i armatosur konvencional më i gjatë i shekullit të kaluar, lufta është zgjatur për 8 vjet dhe ka lënë në terren më shumë se 1 milion të vdekur. Më pas Suleimani është dërguar në kufirin lindor për të luftuar narkotrafikantët afganas dhe në vitin 1998 është emëruar komandant i forcave Quds. Organizata, që sipas disa vlerësimeve duhet të përbëhet nga mijëra njerëz, zhvillon aktivitete veçanërisht delikate: spiunazh, operacione speciale, kontrabandë armësh dhe aktivitete politike të ndryshme, gjithçka që duhet për të mbrojtur revolucionin iranian, apo për të sulmuar armiqtë e tij, duke filluar nga Izraeli. “Forcat Quds përmbledhin funksionet e shërbimeve sekrete, të forcave speciale dhe të agjencive për ndihmën e vendeve të varfëra”, shpjegon një funksionar britanik. “Janë krahu i Iranit në të gjithë botën”. Vitin e kaluar Suleimani është fotografuar sëbashku me të birin e Imad Mughniyehut, komandantit ushtarak të Hizballahut të vrarë në Damask në 2008, ka shumë mundësi nga agjentët e Mossad izraelian.

Sipas ekspertëve, Suleimani do të ketë një rol të dorës së parë në Irak. “Në momentet e krizës, Suleimani është buratini suprem”, shpjegon Profesor Toby Dodge i London School of Economics. “Është një lloj qelize primare. Gjendet në çdo vend dhe askund dhe mund të konsiderohet përgjegjësi i gjithçkaje. Në Bagdad po bën atë që bënte në Damask: po këshillon dhe ndihmon një aleat në vështirësi, në këtë rast Kryeministrin al Maliki”.

Padron dhe shërbëtor

Në të kaluarën qëndrimi agresiv i Suleimani ka ngjallur disa dyzime, për shembull kur në vitin 2008 ka takuar Presidentin iraken Jalal Talabani. “Dukej sikur asistohej në një dialog midis një padroni dhe një shërbëtori”, ka rrëfyer një burim i besueshëm. Një vit më parë, gjatë një serie përplasjesh midis milicive shiite dhe ushtrisë irakene të mbështetur nga ushtarët amerikanë, Suleimani i kishte dërguar një SMS komandantit të forcave amerikane, David Petraeus: “Gjenerali Petraeus, duhet ta dini se unë, Qaseem Suleimani, jam përgjegjës i politikës iraniane në Irak, në Liban, në Gaza e në Afganistan. Ambasadori në Bagdad është njeri i forcave Quds. Kush do ta zëvendësojë është pjesë e forcave Quds”.

Sipas Dodge, një prej instrumentave më efikasë të Suleimani në Irak është Asaib ahl Haq (Lidhja e të Drejtëve), një milici shiite e themeluar nga iranianët për të kundërshtuar lëvizjen e drejtuar nga Moqtada al Sadr, nacionalisti sunit që është afirmuar si lider i rezistencës ndaj pushtimit amerikan. Qais al Khazali, kreu i milicisë shiite, është një prej personave që Suleimani duhet ta ketë takuar në Bagdad gjatë vizitës së fundit të tij. “Si struktura të tjera të krijuara nga iranianët, Lidhja e të Drejtëve është një organizatë thellësisht fetare dhe e ideologjizuar që vepron paralelisht me shtetin, duke e sabotuar apo duke e ndihmuar sipas nevojave”, shpjegon Dodge. Grupi ka kryer disa sulme spektakolare kundër trupave amerikane përpara se të tërhiqeshin në vitin 2011. Një organizatë tjetër irakene e mbështetur nga Irani, Brigada Badr, është rishfaqur në publik kohët e fundit pavarësisht se konsiderohej tashmë e shkrirë”.

Nga deklaratat publike të Suleimani nënkuptohet një impenjim strategjik i madh për kontrollin e Irakut dhe për mbrojtjen e influencës iraniane dhe shiite. “Dikur Iraku ishte një bastion i fuqishëm i opozitës kundër Iranit”, ka thënë ai. “Është për këtë arsye që Perëndimi e ka financuar kaq gjatë Saddamin, edhe përpara krijimit të republikës islamike”.


Kush është Kalifi i vetëshpallur i myslimanëve, Ebu Bekr El-Baghdadi?

Ebu Bekr El-Bagdadi, luftëtar i xhihadit në Irak e Siri dhe kreu i sapo shpallur i një “kalifati” që tenton të përfshin të gjithë myslimanët, është parë gjithnjë si më i fuqishme se shefi i Al-Kaedës, Al Zawahiri.

Kreu i Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) që tash e ndërroi emrin në “Kalifi” është një përpjekje për të ringjallur një sistem të sundimit disa shekullor që ra gati 100 vite më parë me renin e Perandorisë Osmane- halifit të fundit dhe ardhjes në pushtet të Kemal Ataturkut.

“Shura (Këshilli) e shtetit islam u takuan dhe diskutuan këtë çështje (e halifatit) … shteti islam vendosi të krijojë një kalifat islamik dhe të caktojë një kalif për gjendjen e myslimanëve,” tha zëdhënësi i ISIS, Abu Mohammad Al -Adnani në një regjistrim audio të shpërndarë në internet.

“Xhihadisti dhe kleriku Bagdadi u caktuar kalifi i myslimanëve,” tha Adnani.
Kush është Kalifi i vetëshpallur i myslimanëve, Ebu Bekr El-Baghdadi?
Por, kush është Ebu Bekr el-Bagdadi?

Bagdadi, i lindur në Samarra të Irakut në vitin 1971, u bashkua me kryengritjen që shpërtheu pak kohë pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në Irak 2003. Ai kaloi pak kohë në burgjet amerikane atje.

Në tetor 2005, forcat amerikanë thanë se ata besonin se kishin vrarë “Ebu Dua,” një nga emërtimet e njohur për Ebu Beker El-Bagdadi, dhe kjo thanë që ndodhi në një grevë në burgjet në kufirin Irak-Siri.

Por ishte lajm i rrem dhe ende nuk dihet se ishte lajthitje apo u bë me qëllim. Ebu Beker El-bagdadi pastaj mori frenat e atë asaj që më vonë- në majin e vitit 2010 u njoh si Shteti Islam i Irakut dhe Shamit, pasi që dy shefat e saj të parë (rrjedhimisht edhe shefat e tij) u vranë në luftime me amerikanët në Irak.

Që atëherë, detajet rreth tij kanë dalë ngadalë në publik, por megjithatë për të dihet fare pak. Madje mungojnë edhe fotografi të tjera të tij, pos asaj që lëshoi Qeveria e nuri Al-Malikit kur e shpalli në kërkim. Në tetor 2011 SHBA’ja e shpalli atë si një terrorist, dhe këtë vit qeveria irakiane lëshoi këtë fotografi të tij.

Zyrtarët amerikanë thanë vitin e kaluar se kishte të ngjarë që ai ishte në Siri, por informacioni i vendndodhjes së tij që ka qenë vazhdimisht i paqartë.

Në fund të muajit të kaluar, gjeneral-lejtnant Abdulamir al-Zaidi, i cili kryeson një qendër komanduese të sigurisë verior, tha se forcat e tij besonin se Bagdadi ishte brenda Irakut, por zyrtarë të tjerë e kanë kontestuar këtë gjë.

Ai është mbrojtura brenda ISIS’it si komandant i fushëbetejës dhe strategu i organizatës, një dallim thelbësor në krahasim me shefin e Al-Kaidës, Ayman al-Zaëahiri që nuk shquhet ëpr këtë aftësi.

Në kohën kur Ebu Beker El-Bagdadi mori grupit ISIS nën kontroll, viti 2010, grupi ishte ende i lidhur me Al-Kaidën,. Por grupi ka mori veten dhe në një formë u pavarësua me zgjerimin e luftimeve në Siri në vitin 2013.

Bagdadi kërkoi të bashkohej me degën zyrtare të Al-Kaidës në Siri, frontin ‘Xhabhatu Al-Nusra”, por për një kohë kjo gjë u refuzua nga “Al-Nusra”, dhe për këtë pati luftime dhe vrasje masive mes të dyja grupeve. Së fundi katoi dy grupe janë bashkuar në nj marrëveshje që i lejon të ruajnë subjektivitetin nga njëra-tjetra.


ISIS: Do ta shkatërrojmë Qaben

Qabja në Mekë do të jetë qendra e një sulmi terrorist nga organizata ISIS. Ata përmes një komunikate kanë premtuar se do ta shkatërrojnë Qaben pas pushtimit të Arabisë Saudite.

APA, duke cituar mediat turke, raporton se ISIS dëshiron që të merr nën kontroll qytetin e Ararit në Arabinë Suadite dhe të fillojnë operacionin nga aty.
ISIS: Do ta shkatërrojmë Qaben
Anëtari i kësaj organizate, Abu Turab Al Mudaddasi, ka thënë se së pari ata do ta shkatërrojnë Qabenë në Mekë.

“Nëse Zoti dëshiron ne do t’i vrasim ata që adhurojnë gurët në Mekë dhe do ta shkatërrojmë Qabenë. Njerëzit shkojnë në Mekë për të prekur gurë, jo për Zotin”, ka thënë ai.

Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë

Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë
Dhjetëra hakerë nga disa qytete të Maqedonisë, janë arrestuar gjatë një aksioni të madh policor, merr vesh Press 24 nga burime policore. Sipas informatave të marra, bëhet fjalë për një grup mirë të organizuar i cili ka krijuar ueb faqe të rrejshme që kanë qenë identike me ato origjinale dhe përmes të ashtuquajturës fishing, kanë vjedhur të dhënat personale nga qytetarët.
Arrestime masive nëpër disa qytete të Maqedonisë
Grupi ka punuar një periudhë të gjatë dhe sipas informatave të Press 24 nga hetimet kuptohet se bëhet fjalë për njerëz mirë të përgatitur që thuajse në mënyrë të përkryer kanë realizuar punët e tyre. Njerëzit e mashtruar, duke menduar se blejnë prodhime nga ueb faqet e vërteta u kanë dhënë numrat e kredit kartelave të tyre, ndërsa grupi pastaj me ato të dhëna ka nxjerrë të holla në mënyra të ndryshme.

Edhe pse ende vazhdojnë hetimet, sipas informatave të para dhe ende jozyrtare, dyshimet janë se bëhet fjalë për krim që ka shkaktuar dëm qindra mijë euro.

Nga MPB zyrtarisht kanë pohuar se ka patur aksion për arrestimin e personave të dyshuar për kriminal kompjuterik por nuk janë dhënë më shumë detaje. Të dhënat më të detajuara do të jepen gjate ditës.

Në Kosovë ,nisin arrestimet për terrorizëm – deri tash tre në pranga

Është ditë e xhuma, dita që obligon meshkujt të shkojnë dhe të falen në xhami (të premten) që ka mbledhur edhe qytetarët (xhematin) kaçanikas.

Ata po shkojnë të falen në emër të Zotit dhe për Zotin. Xhamia e rinovuar në Kaçanik e ndërtuar në vitin 1594 nga veziri i madh turk Koxha Sinan Pasha, emrin e të cilit edhe e mban të jep përshtypjen e një qyteti që ruan trashëgiminë kulturore, fetare, historike.

Por, ky qytet kosovar në kufirin me Maqedoninë, po përjeton trendët e reja, fatkeqësisht jo ato që duhej, si zhvillim urbanistik, kulturor, ekonomik, punësim të të rinjve… Në qytetin e lënë anash nga Qeveria qendrore e komunale, ka nisur të zë vend më të madh i ashtuquajturi ekstremizëm fetar.

Djem të rinj me mjekra të gjata e pantallona të shkurtra që identifikojnë një mënyrë tjetër të veshjes dhe lutjeve ndaj Zotit, nga ajo që në xhaminë “Koxha Sinan Pasha” është bërë shekuj me radhë.

Rekrutonin për në Siri me direktiva të Lavdrim Muhaxherit

Me direktivat e Lavdrim Muhaxherit, lider i luftëtarëve shqiptarë në Siri, Sedat Topojani, Ilir Berisha dhe Jetmir Kyçyku, rekrutonin kosovarët për të luftuar në Siri.

Topojani, Berisha dhe Kyçyku janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës me dyshimin se janë organizatorët kryesorë për indroktiminimin, propagandimin, organizimin, rekrutimin e disa të rinjve të rrethit të Kaçanikut që t’i bashkëngjiten organizatës ISIS në Siri.


Kaçaniku, çerdhja e xhihadistve

Express ka raportuar se mbi dhjetë kosovarë ka kohë që përgatiten në taborret e xhihadistëve për të kryer sulme kamikaze edhe në Kosovë. Gazeta kishte raportuar kohë më parë po ashtu për bastionin e xhihadistëve në Kosovë, që ishte Kaçaniku, një qytezë në kufi me Maqedoninë, e që furnizonte me ushtarë të dyja grupet xhihadiste që po luftojnë në Siri e Irak- ISIS’in e “Xhabhatu Al-Nusra’n”.

Maqedoni është po ashtu një vend me përplotë ekstremistë islamikë dhe vend nga ku shqiptarët janë përfshirë në xhihad.

Nisin arrestimet për terrorizëm – deri tash tre në pranga

Burime brenda policisë i kanë thënë Koha.net se në Han të Elezit janë arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm, ndërsa një tjetër po kërkohet. Burimi nuk ka mundur të saktësojë se ku pikërisht janë arrestuar, e as të japë emrat e tyre.

Lajmin për arrestime e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale, në Ferizaj, Agim Gashi. Por ai nuk ka mundur të japë hollësi, “meqë rasti po ndiqet nga Njësiti Antiterrorist në Prishtinë, edhe ata i kanë të dhënat”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se tash për tash as mund ta konfirmojë, as ta mohojë lajmin, porse për këtë do të mund të flasë më vonë, pasi të marrë njoftime nga sektorët përkatës.





Kosovë, arrestime për terrorizëm

Kosovë, të arrestuarit për terrorizëm ishin në luftë në Siri
Njësia e specializuar e policisë kundër terrorizmit ka arrestuar të enjten Ilir Berishën, Jetmir Kyçykun si dhe Sedat Tropojanin nën dyshimin se po rekrutonin terroristë për t’i dërguar në luftë në Siri.
Kosovë, të arrestuarit për terrorizëm ishin në luftë në Siri
Tre të arrestuarit po ashtu kanë qenë në luftë në Siri si pjesë e organizatës terroriste “Al Nusra”. Ka vetëm dy vite që është krijuar organizata terroriste “Al-Nusra”, madje në Sirinë e largët. Kjo distancë nuk i ka penguar dhjetëra shqiptarë që t’i bashkohen kësaj.

Ilir Berisha (1989) nuk e ka pasur fatin e dy bashkëvendësve dhe shokëve të tij, Hetem Dema e Kjani Mjaku, që të “bjerë shehid” në tokën e Shamit. Kauza e tij për “çlirimin” e Sirisë ka përfunduar të enjten në Kaçanik, kur njësitë e specializuara policore kundër terrorizmit e kanë arrestuar atë si të dyshuar për lidhje me grupe terroriste, shkruan sot Koha Ditore.
0
Në të njëjtin aksion, Policia ka arrestuar edhe Jetmir Kyçykun (1992) nga Kaçaniku dhe Sedat Topjanin (1984) nga Kaçaniku. Që të tre dyshohen se si pjesëtarë të organizatës terroriste “Al-Nusra” kanë luftuar në Siri.

Grupi i të rinjve rrezikon dënime me burgim deri në 20 vjet nëse vërtetohen dyshimet se ata kanë lidhje me grupe terroriste. Pos sanksionimit me Kodin Penal, dënime deri në 15 vjet burgim parasheh edhe ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës që sanksionon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra të huaja.

Tre të arrestuarit kanë qenë të paktën tri herë në Siri si luftëtarë. Ata kanë lidhje me grupe nga Shqipëria dhe Maqedonia. Policia ka nën vëzhgim edhe bashkëpunëtorë tjerë të të arrestuarve.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...