2015-11-01

Si e vrane Mark Sadikun, Kryetarin e Djelmnise se Shales



Historia e panjohur e familjes se heroit te famshem Mehmet Shependi, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Deshmia e mbeses se tij, 81-vjecares Syke Sadiku

Pas vrasjes se babes sone, Mark Sadikut, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vellaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou se bashku dhe me kusheririn, Pjeter Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolen ne arrati, pasi u kerkojshin per t’u arrestu prej Sigurimit. Gjate kohes qe ata nejen neper male, Pjetri u vra ne perpjekje me forcat partizane te Ndjekjes, pasi u pat pre ne bese nga nje njeri prej Curraj te Eperm. Pas kesaj Sadiku me Gjeton e Kolen u dorzuen pas faljes se dhane nga komunistet dhe u burgosen te tre. Pas asaj dite te gjitha grate e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirja, (nana jone) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen ne kampet e Beratit, Tepelenes dhe Elbasanit”.
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvoda) e bija e Mark Sadikut, Kryetarit te Djelmnise se Shales, te cilet rrjedhin prej familjes se heroit te famshem, Mehmet Shependit, i cili pati rene ne lufte kunder serbo-malazezeve. Pinjollja e ketij fisi te famshem, Syke Sadiku, rrefen te gjithe historine e dhimbeshme te familjes se saj, ku nje pjese e tyre u detyruan te arratiseshin nga Shqiperia qe ne vitin 1948 dhe te tjeret qe mbeten ketu, u persekutuan ne menyren me barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Po kush ishte Mark Sadiku, cila ishte origjina dhe e kaluara e asaj familje dhe si u masakruan ata nga komunistet?

Marku, nipi i Mehmet Shpendit

Mark Sadiku u lind ne vitin 1889 ne fshatin Pecaj te Shoshit, prej nga ishte dhe origjina e asaj familje, dhe babai i tij, Sadik Mark Shendi, ishte i vellai i Mehmet Shpendit, heroit te famshem dhe prijsit te malesorve te Veriut, i cili u vra duke luftuar me arme ne dore kunder forcave serbo-malazeze. Qe kur ishte gjalle Mehmet Shpendi, shtepia e tij ne Pecaj te Shales, formoi per here te pare Djelmnine e Shales, e cila kishte per qellim qe te ruante zakonet e maleve, te ndante pleqnite ne kuvendet e burrave dhe te udhehiqte malsoret ne luftrat kunder te gjithe armiqeve. Formimi i Djelmnise se Shales, iu kerkua, Shpend Sadrise, (babait te Mehmet Shpendit) prej 90 malesoreve te asaj krahine, kur ai ishte ne moshen 84 vjecare. Pasi u konsultua me djalin e tij, Mehmet Shpendin, Shpend Sadria doli te nesermen ne kuvendin e burrave ku ne prani te Dom Pjeter dedes, u lidh besa mes gjithe atyre burrave qe ishin mbledhur ne ate kuvend. Qe nga ajo dite qe u krijua Djelmnia e Shales, ajo u kryesua prej shtepise se Mehmet Shpendit dhe pas vrasjes se tij, kryesine e saj e trashegoi i nipi, Mark Sadiku i Shales. Marku ishte nje njohes i thelle i kanunit te maleve dhe ai therritej e dergohej shpesh nder kuvendet e burrave, fiseve dhe pleqnive te bajrakeve, per pajtime gjaqesh, ndarje kufijsh e ngaterresash etj. Keshtu qe nga ajo kohe qe Mark Sadiku u vu ne krye te Djelmnise se Shales, e gjate gjithe periudhes se Monarkise, ai ishte nje nga burrat me te respektuar te asaj treve. Marku u martua me Mire Mushaken nga fisi Gjonpepaj i Nikajve, e cila ishte nje grua burrerore qe rridhte nga dera e Hajdar Mehmetit, e njohur ne te gjithe ate krahine per shtepi bujare dhe urti. Nga ajo martese, atyre u linden kater femije: Sadiku, Gjeta, Syka dhe Prena.

Internimi i Markut ne Itali

Ashtu si shume nacionaliste te tjere edhe Mark Sadiku e kundershtoi hapur pushtimin fashist te Shqiperise, gje e cila u be shkak qe ai te arrestohej e te internohej ne ishujt e Italise. Lidhur me kete, e bija e tij, 81-vjecarja Syka Sadiku (Vojvoda) deshmon: “Ne prillin e vitit 1939, pak dite pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, babane tone Mark Sadikun, qe njihej e respektohej si Kryetar i Djelmnise se Shales, e lajmeruan qe te shkonte ne Tirane ku autoritetet e larta qeveritare do te benin nje mbledhje me parine dhe bajraktaret e Veriut. Sic u tha atehere, qellimi i organizimit te asaj mbledhje nga ana e autoriteteve shteterore te Tiranes, do te behej per te zgjedhur disa burra nga paria e bajraktaret e Veriut, per te shkuar ne Rome ku do t’i cohej Kurora e Skenderbeut, Mbretit Viktor Emanueli. Por per qellimin e vertete te atij takimi, si babes ashtu dhe burrave te tjere te cilet ishin thirrur ne ate mbledhje, nuk u kishin kallxuar gja, e te verteten rreth asaj ne e mesuam disa dite me vone. Pas marrjes se atij njoftimi, Marku u vesh me kostum kombetar dhe zbriti ne Shkoder ku ishte lene vend-takimi me burrat e tjere te parise dhe bajraqeve te malesise qe do te shkonin per ne Tirane. Por sapo baba shkoi ne afersi te Prefektures, ai u arrestua nga italianet dhe pas pak ditesh se bashku me shume nacionaliste te tjere qe kishin kundershtuar pushtimin fashit te vendit, i nisen per ne burgun e Tiranes dhe prej aty i internuen ne ishullin e Ventotenes ne Itali. Aty ne ate burg ku ishin te internuem dhe shume shqiptare te tjere, baba qendroi deri ne vitin 1943 kur ra Italia. Rrobat e kostumit kombetar qe baba i veshi ate dite qe u ba gati me ra ne Tirane, ai nuk i hoqi gjate gjithe kohes qe nejti i internuem ne ishujt e Italise. Kur shoket e tij i thojshin: “Po pse more Mark nuk i heq keto tesha e te veshesh te tjera keshtu si na?”, baba i pergjigjegj atyne duke u thane: “Keto jane rroba dasmet dhe i kam vesh qe ate dite qe me pat cue fjale Mreti i Italise dhe nuk munem me i heq pa lejen e tij”. Baba mundi me u lirue prej internimit vetem kur ra Italia, ne fillimin e vjeshtes se vitit 1943 dhe ne ate kohe ai erdhi ne Shqipni se bashku me shoket e tij qe kishte qene i internue”, kujton 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvoda), lidhur me te jatin e saj, Mark Sadikun e Shales, i cili u arrestua nga italianet dhe vuajti per me shume se kater vjet ne burgjet e Italise, per arsye se kishte kundershtuar hapur pushtimin e Shqiperise ne prillin e 1939.

Marku ne Plave

Pas lirimit nga internimi dhe ardhjes ne Shqiperi, Mark Sadiku i Shales shkoi ne vendlindjen e tij ne fshatin Pecaj te Dukagjinit, ku e priten me mjaft perzemersi, jo vetem familja e te afermit e tij, por edhe gjithe burrat e asaj krahine dhe paria e Shales. Lidhur me kete , e bija e tij Sykja, deshmon: “Ate kohe qe erdhi baba ne shtepi, nenprefekti i Plaves e i Gucise, Shem Seferi, u qiti kushtrim te gjithe burrave e fiseve te Malsise se Madhe, Dukagjinit e Malsise se Gjakoves, qe te mblidheshin ne nje kuvend te madh e per te rrokur armet ne mbrojtje te tokave shqiptare. Nga ai za qe u qiti nenprefkti, rane ne Plave e Guci ma se katerdhet e dy bajraktare, me ma shume se 10 mije burra te armatosun. Ne ate kuvendin qe u mbajt ne Plave, e moren fjalen perfaqesuesit me ne ze te bajrakeve te pare te Veriut, sic ishin: Dede Shabani per Malesine e Madhe, Shem Seferi per Plaven e Gucine, Dem Ali Pozhari per Malesine e Gjakoves e rrethet e Pejes dhe Mark Sadiku per Dukagjinin. Gjate atij kuvendi, Marku, bani propozimin qe u quejt ma me vend, duke thene se prej asaj dite duhej dhane besa e burrit prej te gjithe atyre personave dhe fiseve te cilet kishin ngaterresa te vjetra, ankime apo gjaqe pa marre, ne menyre qe t’i nderprisnin ato. Sepse prej asaj dite Malesise dhe gjithe Shqipnise i kercenohej nje anmik i madh e i perbashket qe ishin serbo-malazezet, te cilet nen masken e komunizmit kerkonin te siguronin rishtaz tokat shqiptare te shkeluna padrejtesisht gjate Luftes se Pare Boterore. Baba tha aty ne ate kuvend, se kufijte etnike nuk ishin te nje fisi apo te nje bajraku, por ato ishin te gjithe popullit mbare pa dallim feje ideje dhe krahine. Pas kesaj, Mark Sadiku u kerkoi te gjithe atyre burrave qe ishin mbledhe ne ate kuvend, qe te jepej besa aty ne shesh te burrave, qe ne rast nevoje kur te paraqitej rreziku, te gjithe ata t’i pergjigjeshin kushtrimit te dhene duke nxjerre vullnetare te armatosur per te shkuar ne ate pjese te kufirit qe rrezikohej prej anmikut. Pas ketyre fjaleve te thana prej babes, aty u lidh besa e burrave prej te gjithe bajraqeve dhe qe nga ajo dite u vune roje te armatosuna ne pikat ma delikate te kufinit dhe ata u porositen qe kurdohere qe te hetojshin levizjet e brigadave komuniste serbo-malazeze, te lajmerojshin menjehere kryetaret e asaj beslidhje. Dhe ajo qe ishte parashikue prej babes dhe prej te gjithe atyre burrave qe muern pjese ne ate kuvend, nuk vonoi me u be realitet. Keshtu vetem pas pak kohet ne nentor te vjetit 1944, brigadat komuniste serbo-malazeze mesyne kah toka jone duke kalue kufinin etnik. Pas kesaj u dha kushtrimi prej Guciet dhe Mark Sadiku, jo vetem si Kryetar i Djelmnise se Shales, por edhe si kryetar i forcave nacionaliste te Dukagjinit, mblodhi te gjithe pushkataret e asaj krahine dhe menjehere kaloi Qafen e Pejes e u bashkue me forcat e Prek Calit te Kelmendit e me ato te Xhem Sadrise qe erdhen nga Malsia e Gjakoves. Ate kohe pati ba dimen shume i forte dhe malet e Cecunit dhe te Nakutit qe ishin te mbulueme me bore, leshuen orteqe te medhenj te cilat zune nen vete dhe i lane te vorruem shume luftetare te malsise. Luftimet qe u zhvilluen ne Qafe te Previses dhe e ne Vasoviq, perfunduen me fitoren e luftetareve shqiptare. Pas kesaj Mark Sadiku me gjithe luftetaret qe kishte me veti, u kthyen ne vendin e vet”, deshmon 81-vjecarja Syke Sadiku (Vojvovda) lidhur me luftrat qe zhvilloi babai i saj, Mark Sadiku, ne nentorin e vitit 1944 kunder forcave serbo-malazeze.

Vrasja e Markut

Mbarimi i Luftes dhe ardhja e komunisteve ne pushtet ne dhjetorin e vitit 1944, e gjeti Mark Sadikun dhe dy djemte e tij, Sadikun e Gjeton, te arratisur nder male se bashku me shume burra te tjere te Shales e te Shoshit. Lidhur me kete dhe vrasjen e Mark Sadikut, e bija e tij, Sykja deshmon: “Menjehere sapo mbaroi Lufta dhe brigadat komuniste te partizaneve hyne edhe ne Shkoder, Marku se bashku me dy djemte, (vellezerit e mi) Sadikun e Gjeton, dolen neper male me qellim qe te ruheshin prej komunistave,te cilet po vritshin dhe po burgosshin shume njerez te pafaj. Baba e dinte se komunistat nuk do t’ia falnin atij dhe vellaut tim, Sadikut, te cilet paten luftue me forcat e nacionaliste te Ballit Kombetar, kunder brigadave komuniste serbo-malazeze. Ishte kjo arsyeja kryesore qe ata qendruen neper male deri ne ate kohe qe qeveria komuniste e Tiranes shpalli faljen e pare per te gjithe te arratisunit politik qe nuk kishin ba krime. Duke hjek keq ne jeten e malit dhe duke mos pas rruge tjeter kalimi pasi kufini me Jugosllavine ishte i myllun dhe ai jugor me Greqine ishte nen kontrollin e komunisteve greke te gjeneralit Markos, baba me dy velleznit e mi, Sadikun e Gjeton, vendosen me u dorzue. Mirpo pas dorzimit te tyne ne Koder te Shengjergjit, komunistat nuk e majten fjalen dhe i prene ata ne bese, duke i burgosun ne burgun e Shkodres ku ata i paten torturue rande. Ajo gja famtiresisht vazhdoi jo shume kohe, per arsye se qeveria komuniste e Tiranes nxorri nje falje tjeter dhe i liroi nga burgu baben dhe dy vellezerit e mi, pasi ata sipas tyne nuk i kishin lye duart me gjak. Mirpo edhe pas lirimit, baba me me gjithe Sadikun e Gjeton ishin vazhdimisht nen ndjekjen e forcave te Sigurimit dhe te gjithe ata qe e njihshin baben, thoshin se Mark Sadiku kishte per me ra perseri ne burg, pasi ai nuk rrite pa fol kunder komunizmit. Aty kah vjeti 1945, ne malsite e Shales e Shoshit u paten ba do mbledhje te shpeshta ku therritej i gjithe populli me detyrim dhe u bahej propagande komuniste. Nje nga keto mbledhje u ba edhe ne Bregun e Lumit ne Shale, e ne ate dite baba kishte shkue per mik te Bale Mark Milani. Megjithse Bala iu lut Markut qe te mos shkonte ne ate mbledhje se dicka i kishte ndje zemna, prej sedres, baba, nuk nejti dot pa shku. Ate dite teksa ishte duke fillue mbledhja, hasmi i babes qiti tre here ne pushke dhe e la ate te vdekun. Ndersa Marku akoma nuk kishte dhaee shpirt, Bale Mark Milani qe mbeti i premun ne bese, qiti ne pushke dhe e la te vdekun ne vend vrasesin e babes”, kujton, Syke Sadiku, lidhur me historine e babes se saj, Mark Sadikut, Kryetarit te Djelmnise se Shales, i cili u vra nga hasmi i tij ne vitin 1944.

Arratisja e familjes ne France

Po si rrodhi fati i familjes se Mark Sadikut, pas vrasjes se tij ne vitin 1945 dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist i Enver Hoxhes? Lidhur me kete e bija e tij, Sykja, deshmon: “Pas vrasjes se babes, aty nga fillimi i vitit 1946, motra jeme, Prena, dy vellaznit, Sadiku me Gjeton, nipi i tyne, Kol Ndou se bashku dhe me kusheririn, Pjeter Mehmetin, (i biri i Mehmet Shpendit) dolen ne arrati, pasi u kerkojshin per t’u arrestu prej Sigurimit. Gjate kohes qe ata te gjithe nejen neper male, Pjetri u vra ne perpjekje me forcat partizane te Ndjekjes pasi u pat pre ne bese nga nje njeri prej Curraj te Eperm. Pas kesaj Sadiku me Gjeton e Kolen u dorzuen pas faljes se dhane nga komunistet dhe u burgosen te tre. Pas asaj dite te gjitha grate e familjes, duke filluar nga grueja e Markut, Mirija, (nana jone) e bija, Prena dhe nuset, Drage e Age, u internuen ne kampet e Beratit, Tepelenes dhe Elbasanit. Por duke perfitue nga nje falje tjeter e komunistave, Marku, me Sadikun e Kolen dolen prej burgut dhe pas pak kohe ata iken perseri ne arrati nder male, pasi kerkoheshin per t’u arrestue prej Sigurimit. Kjo gje pat ndodhe, kur u arrestue bashkeshorti im, Leke Vojvoda, me gjithe bajraktarin e Shoshit. Bashke me Sadikun, Gjeten dhe Kolen, ishin ne mal dhe motra jeme, Prena, megjithe nusen e Gjetes, Agen. Ne vitin 1948 kur Shqiperia u prish me Jugosllavine, ata mujten per me e kalue kufinin dhe dolen ne Mal te Zi. Ne kete kohe nen shtepi pati mete vetem nana jone, Mirja, me nusen e Sadikut, Dragen, e cila kishte dy vajza te vogla dhe ishte perseri shtatezane. Kur ata dueln ne Jugosllavi, dhe serbet e kuptuen se ishin nipat e Mehmet Shpendit, i cilli pat ken vra me shkje, i mbyllen neper burgje e kampe perqendrimi duke i leviz here pas here sa ne Guci, Peje, Kotorr, Zete, Hercegnovi, Vucitern e deri ne Beligrad. Aty nga vjeti 1956, kur ata e humben shpresen per nje ndryshim te situates ne Shqipni, kerkuen prej Organizates Nderkombetare te Emigracionit per me dal ne Prendim. Pas kesaj atyne iu dha e drejta dhe te gjithe shkuen ne France ku jetuen te lire per vite me rradhe”, e perfundon rrefimin e saj 81-vjecarja Syke Sadiku, e bija e Mark Sadikut te Shales, lidhur me historine e dhimbshme te familjes se saj, ku nje pjese jetoi ne France dhe pjesa tjeter qe mbeti ne Shqiperi u persekutua ne menyren me barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Dy vellezerit e Sykes, Gjeta me Markun qe jetuan ne France, vdiqen atje ne dhe te huaj duke i lene nje amanet motres, Prenes, qe eshtrat e tyne t’i sillte nje dite per t’u prehur ne vendlindjen e tyre. Ate amanet, Prena Sadiku mbajti si gjene me te shtrenjte dhe e beri realitet vetem ne 25 korrik te vitit 1999. Ate dite te nxete vere, kur me shume se 1500 burra te ardhur nga 11 bajraket e Veriut ishin mbledhur ne fshatin Pecaj, nje helikopter civil u ul ne nje livadh me dy arkivole te vegjel ku ndodheshin eshtrat e Sadikut dhe Gjetos, dy djemve te Mark Sadikut te famshem te Shales, te cileve ne perkujtim te babait te tyre, mbare malsia ate dite iu rezervoi nje varrim madheshtor.

Si ia prene koken major Gjergj Vates, qarkomandant i Shkodres



Historia e malesorit qe u diplomua ne Akademine e Torinos dhe vrasja tragjike e tij nga njerzit e Sigurimit kur organizonte rezistencen antikomuniste si nenkryetar i Komitetit te Maleve

Vetem aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shembej regjimi komunist, une fillova qe te interesohesha per gjetjen e eshtrave te xhaxhait tim, major Gjergj Vates, ish-Qarkomandantit te Shkodres. Pas shume kerkimesh, me ndihmen e disa miqeve te mij ne zonen e Dukagjinit, une arrita qe t’ia gjej vendin ku e kishin groposur ne zonen e Shllakut. Por kur e hapem varrin, mundem te gjenim vetem eshtrat e trupit, sepse kafka e kokes mungonte krejtesisht”.
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 68-vjecari Kel Vata, ish ndihmes mjek ne qytetin e Shkodres, i cili rrefen te gjithe historine e dhimbeshme te familjes se tij dhe xhaxhait, major Gjergj Vates, ish-Komandant i Qarkut te Shkodres qe u vra dhe u masakrua ne menyren me barbare nga forcat e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1946.

Familja Vata nga Temali

Gjergj Vata u lind ne 14 mars 1914-te ne fshatin Temal te Prefektures se Shkodres, prej nga eshte dhe origjina e familjes se tij. Babai i Gjergjit,Vat Gjeloshi, ne vitin 1878 kishte shoqeruar perfaqesuesit e Malsise se Dukagjinit, Gjek Beg Shllakun, e Mar Lulen, ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Aty nga viti 1905-se, familja e Vat Gjeloshit, per arsye ekonomike u shperngul nga fshati Temal dhe u vendos ne Lagjen Arra e Madhe ne qytetin e Shkodres. Gjate atyre viteve, Vat Gjeloshit i linden kater djeme dhe nje vajze, qe ua quajten: Kole, Gjon, Gjergj, Lucie dhe Lorenc. Djali i madh, Kola, i cili u lind ne vitin 1900-te, pasi mbaroi Kolegjin Saverian me rezultate te shkelqyera, hyri ne pune tek disa tregtare te medhenj te qytetit te Shkodres. Ne qershorin e vitit 1924, Kola u mobilizua si ushtar ne forcat fanoliste te udhehequra nga Rexhep Shala, duke u caktuar ne batalionin e komanduar nga Vas Kiri. Gjate marshimit qe beri ai repart per ne Tirane (me 8 qershor 1924) me qellim per te rrezuar Qeverine e Shefqet Verlacit, Kola mbeti i vrare ne nje perpjekje me forcat qeveritare ne fshatin Balldre te Lezhes. Qe nga ajo kohe dhe gjate gjithe periudhes se Monarkise, familja e Vat Gjeloshit mbeti ne nje armiqesi te perhershme me Mbretin Zog. Pas vrasjes se Koles, djali tjeter i Vat Gjeloshit, Gjoni, mbeti ne shtepi per t’u kujdesur per problemet e familjes, ndersa Gjergji, mbaroi me rezultate te shkelqyera gjimnazin e fretenve “Ylliricum” ne qytetin e Shkodres. Ndersa djali i vogel i familjes, Lorenci, pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera Kolegjin Saverian te qytetit te Shkodres, gjate gjithe periudhes se Monarkise, punoi si nepunes ne administraten vendore te Prefektures se Shkodres, nga ku mundi qe te fitonte nje te drejte studimi per te studjuar ne universitetin e Bolonjes ne Itali.

Ne Akademine e Torinos

Pas mbarimit te Kolegjit Franceskan ne vitin 1929-te, Gjergj Vata mundi qe te fitonte nje burse shteterore per te ndjekur studimet e larta ne Akademine ushtarake te Torinos ne Itali. Lidhur me kete, nipi i tij Kel Vata, deshmon: “Te drejten e studimit per te studjuar ne ate akademi ushtarake, axhes Gjergj, ia nxorri Ministri i Arsimit i asaj kohe, Hil Mosi, vetem pas nderhyrjes se Pader Gjergj Fishtes, i cili e kishte pasur Gjergjin, nxenesin me te mire ne Liceun Franceskan. Ne Akademine e Torinos, Gjergji studjoi per pese vjet me rradhe ne degen e Artilerise, te cilen e mbaroi me rezultate te shkelqyera ne vitin 1937, duke marre graden e nentogerit. Pas dhenies se diplomave, Komandanti i asaj Akademie e therriti Gjergjin ne zyren e tij dhe i tha: “Zoti Vata, ti ke mbaruar me nota te shkelqyera, por atdheu i juaj, Shqiperia, eshte nje vend i varfer dhe nuk ka para per t’ju paguar. Po te doni mund te qendroni ne Itali, ku ju do te keni nje karriere te shkelqyer ushtarake dhe pagese teper te larte”. Pas atyre fjaleve, Gjergji iu pergjigj: “Zoti Gjeneral, une jam shqiptar dhe nuk kam ardhur per te qendruar ne Itali, por do te kthehem dhe do te sherbej ne vendin tim, duke marre parasysh cfardolloj sakrifice”. Dhe ate fjale ai e beri realitet duke u kthyer ne Shqiperi ne gushtin e vitit 1937, ku Mbreti Zog i ofroi disa detyra ushtarake ne reparte te ndryshme. Por ai nuk pranoi qe te sherbente ne rradhet e Ushtrise Mbreterore, duke thene se nuk mund t’i sherbente atij njeriu qe ishte bere shkak per vrasjen e vellait te tij, Koles, ne qershorin e vitit 1924. Pas kesaj me nderhyrjen e disa miqeve te tij ne qytetin e Shkodres, axha Gjergj, pranoi te merrte detyren e Kryetarit te Komunes se Shllakut, ku ai sherbeu nga viti 1938-te deri ne vitin 1941. Gjate asaj periudhe, pervec detyres se Kryetarit te Komunes, Gjergji, u mor dhe me pajtimin e konflikteve te ndryshme dhe pajtimin e gjaqeve qe kishin malesoret e asaj zone te thelle ne skajin me verior te Shqiperise”, kujton Kel Vata, lidhur me xhaxhain e tij, Gjergj Vaten, i cili u diplomua me rezultate te shkelqyera ne Akademine Ushtarake te Torinos ne Itali.

Qarkomandant i Shkodres

Aty nga vjeshta e vitit 1941, pasi Gjergj Vata kishte punuar per afro kater vjet me rradhe ne Komunen e Shllakut, ai u therrit prane Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Kombetare ne Tirane, ku u njoftua se ishte caktuar oficer me graden e togerit, ne garnizonin e Kukesit, ku do te kryente detyren e Komandantit te Batalionit ne fshatin Bicaj. Lidhur me kete, Kel Vata deshmon: “Gjate asaj kohe qe axha Gjergj u caktua ne Bicaj te Kukesit, me inisitativen e tij dhe me miratimin e komandes eprore, ai hapi dy kurse gjashte-mujore per trajnimin e oficereve dhe nenoficereve rezerviste te asaj Prefekture. Nisur nga puna e mire qe beri ne ate repart, ne pranveren e vitit 1942, Komanda e Pergjithshme e transferoi ate ne qytetin e Shkodres, duke e emeruar me detyren e zv / komandantit te Rrethit dhe i dha graden e kapitenit. Aty nga fundi i muajit shtator te vitit 1943, Gjergjit iu komunikua dhenia e grades se Kapitenit te Pare dhe u caktua me detyren e Rrreth-komandantit te Shkodres, duke i pasur zyrat ne godinen e Prefektures se atij qyteti. Gjate asaj kohe teper te turbullt, Gjergji me gjithe efektivat qe kishte nen komande, u mundua qe te ruante rendin dhe qetesine e qytetit te Shkodres qe kishte mjaft probleme, ku ai i shpetoi per mrekulli nje atentati qe i kurdisen njesitet guerile te qytetit. Aty nga mesi i shtatorit te vitit 1944, Gjergjit iu dha grada e majorit dhe u caktua me detyren e Qarkomandantit te Shkodres.Gjate asaj kohe ai pati disa konflikte me Komanden gjermane qe ishte ne qytetin e Shkodres, pasi disa here kishte nderhyre per lirimin nga burgu te disa komunisteve te arrestuar. Nje prej tyre ishte edhe nje djale i ri 16-vjecar, nga fshatrat e Kukesit, i cili u kap nga patrulla gjermane duke ngjitur trakte me 15 nentor te vitit 1944. Pas kapjes nga gjermanet, nena e tij shkoi ne shtepine e Gjergjit dhe i tha gjyshes sone: “Ne bese te zotit, i thuaj djalit tend, major Gjergjit, qe te ma shpetoje ate djale te vetem qe e kam driten e syve”. Pas kesaj axha Gjergj shkoi ne komanden gjermane dhe i tha majorit Hauzding qe ta lironte ate djale, sepse ishte genjyer prej komunisteve. Komnadanti gjerman nuk pranoi ta lironte duke i thene se ai kurrsesi nuk mund t’i shkelte ligjet e luftes. Pas refuzimit te oficerit madhor gjerman, debati u ndez i ashper dhe axha Gjergj duke vene doren ne brez i tha: “Zoti major, ju nuk mund t’i shkelni ligjet e Luftes, por as une nuk mund t’i shkel traditat dhe zakonet e shqiptarit, kur miku me ka rene ne bese. Njeri prej nesh nuk del i gjalle nga kjo zyre pa u liruar ai djale”, kujton Kel Vata lidhur me debatin e ofiicerit gjerman me major Gjergj Vaten, i cili mundi qe ta lironte ate djale te ri komunist, qe ne vitet e pas luftes u be kolonel dhe Kryetar Dege, e fatkeqesisht nuk pyeti asnjehere per njeriun e familjen qe i shpetoi jeten.

Nenkryetar i Komitetit te Maleve

Detyren e Qarkomandantit te Shkodres, major Gjergj Vata e mbajti deri ne 28 nentorin e vitit 1944, kur partizanet e Enver Hoxhes, hyne triumfatore ne ate qytet. Ne mengjezin e 27 nentorit 1944, Gjergj Vata mori pjese ne nje takim qe bene kreret nacionaliste ne godinen e Prefektures se qytetit, ku u ndane ne dy grupe: ata qe do te luftonin ne male kunder forcave komuniste dhe ata qe do te ktheheshin ne shtepite e tyre. Lidhur me kete dhe veprimtarine e e metejshme te major Gjergj Vates, nipi i tij Keli, deshmon: “Axha Gjergj i pati te gjitha mundesite qe te largohej nga Shqiperia, ashtu sic bene shume eksponente te tjere nacionaliste, por ai nuk pranoi qe te ikte, duke thene se do te rrinte ne Shqiperi per te luftuar komunizmin deri sa te kishte frymen gjalle. Ne ditet e fundit te muajit nentor te 1944-es, Gjergji u bashkua me forcat e Mark Gjonmarkajt qe perbeheshin prej 1000 personash dhe bashke me shume krere te tjere nacionaliste si Halil Alia, Pashuk Bib Mirakaj, Gjeneral Prenk Pervizi, kapiten Gjergj Lula, etj u largua nga qyteti per ne drejtim te Malsise se Dukagjinit. Ato forca te armatosura antikomuniste rane disa here ne perpjekje me repartet e ndjekjes, duke shkaktuar viktima te shumta nga te dy palet. Perpjekja e pare u be me 5 dhjetor te vitit 1944 ne Shkembin e Rajes ne zonen e Nikaj-Merturit, ku pas disa ore luftimesh, mbeten te vrare shume partizane e nacionaliste. Pas kesaj beteje, te gjithe kreret nacionaliste me forcat qe komandonin u ndane ne zonat e tyre dhe Gergji u strehua ne Malsine e Dukagjinit. Ne Shkurtin e vitit 1945, ai mori pjese ne takimin qe kreret nacionaliste te rezistences antikomuniste bene ne Orosh te Mirdites, ku krijuan dhe organizaten “Komiteti i Maleve”. Ne ate mbledhje Gjergji u caktua me detyren e nenkryetarit te atij Komiteti dhe kryetar per nenprefekturen e Dukagjinit. Lidhur me veprimtarine antikomuniste te Gjergj Vates ne ate kohe, ka shkruar dhe ish-Drejtori i Sigurimit te Shtetit R.B. ne librin e tij “Veprimtaria e armiqesore e Klerit Katolik 1944-1972”, ku midis te tjerash thuhet: “Ndersa ne letren qe Gjergj Vata, kryetar i kesaj bande i dergonte arqipeshkvit te Durresit, Vincens Prendushit, shkruhet: “Malci e Veriut. 4 I.1946. Shkelqese, Ne emen te gjithe atyne qe ende mbajne flamurin e nacionalizmit shqiptar nder malet e Dukagjinit, ju drejtohem me kete shkrese: c’prej nandorit te vitit 1944, elemnetet ma te spikatun ne kete krahine, tue mos dashte me ju nenshtrue terrorit te qeverise se Enver Hoxhes, moren arratine. Gjate kesaj kohe, ndonese te ndjekun e te persekutuem, u munduem me mbajte nalt moralin e popullit, organizuem ceta te mbrendshme dhe te jashteme, u nderlidhem me te gjithe te arratisunit e vendit, me nji fjale u pergatitem per t’ju pergjigj zanit te atdheut, i cili besojme qe se shpejti do te na therrase, per t’i dhane grushtin e fundit qeverise ma terroriste qe njef historia jone. Ju siguroj se te gjitha krahinat e Veriut jane lidhe dhe ndihmue prej aleateve dhe prej K.Q. te Tiranes, ndersa ne per mungese te nje lidhjeje, kena mbete krejt mbas dore”. Me konsideratat ma te nalta. Major Gjergj Vata. Sipas ish-Drejtorit te Sigurimit te Shtetit, kjo leter e Gjergj Vates iu dha antarit te bandes se tij, Martin Sheldise, i cili mundi qe te hynte ilegalisht ne Shkoder, deri ne rezidencen e Provincialit Franceskan, Pader Mati Prendushi, dhe mundi qe t’ia dorzonte ne dore duke i thene qe ta niste pa vonese per tek Vincens Prendushi ne Durres”, kujton Kel Vata mbi veprimtarine antikomuniste te xhaxhait te tij, major Gjergj Vates.

Vrasja tragjike ne 1946

Nga viti 1944 kur doli ne arrati e deri ne dhjetorin e vitit 1946, Gjergj Vata qendroi i strehuar ne male ne zonen e Dukagjinit, duke organizuar rezistencen antikomuniste. Ne shenje hakmarrje ndaj tij, komunistet i arrestuan vellane, Lorencin, te cilin ne fillim e denuan me vdekje dhe me pas ia falen jeten dhe ai beri plot 25 vjet burg. Ne ato vite Gjergj Vata vepritarine e tij e kryente ne zonat Shllak-Pult-Nikaj-Mertur te Zones se Dukagjinit, por vendi me i qete ku ai rrinte vazhdimisht, ishte fshati Pog i Pultit. Lidhur me kete, Kel Vata deshmon: “Nder familjet kryesore qe e strehonin dhe e mbanin me buke Gjergjin, ishin ato te Gjon Ndue Pukes dhe Gjon Pjetrushit ne Shllak, te cileve komunistet ua dogjen shtepite dhe i kalben neper burgje. Po keshtu korrieri i tij ishte Gjergj Ndoja nga Pogu, i cili vdiq ne torturat e Sigurimit pa treguar asgje per te. Gjate asaj kohe ai Gjergji ra disa here ne perpjekje me forcat e Sigurimit, ku iu vrane apo u kapen te gjalle disa nga miqte e tij te ngushte si Ndoc Jakova, Pader Anton Harapi, Dom Alfons Tracki, Lef Nosi etj. Ndonese ai mbeti krejt i vetem, nuk pranoi qe te arratisej jashte edhe pse misionet anglo-amerikane i ofruan largimin me avion te posacem. Ne ate kohe Kryetarit te Deges se Brendshme te Shkodres, gjeneral Zoi Themelit, i shkonin shume informacione rreth zonave ku streohej Gjergji, por asnjehere forcat e ndjekjes nuk binin dot ne gjuremt e tij. Pas kesaj ne nje mbledhje me shefat kryesore te Deges, Zoi Themeli u shpreh: “Nuk me duhen me raporte te kota se ku fshihet Gjergj Vata, mua me duhet koka e tij. Ky eshte raporti i fundit qe pres prej jush”. Disa dite moe vone, me shtate dhjetor te vitit 1946, tre persona te paguar nga Sigurimi, munden ta vrisnin pas shpine Gjergjin, teksa ai ishte duke kaluar ne zonen e Shllakut, per ne Shpellen e Shkembit te Kuq ku fshihej ne ate kohe. Per vrasjen makabre te Gjergj Vates, u mbajt nje heshtje e madhe dhe familja e jone ate gje e mesoi vetem tre kater vjet me vone aty nga fundi i vitit 1950-te. Pas vrasjes, nena e Gjergjit, Sosja, u internua ne Berat, kurse familjen tone e internuan ne Tepelene. Si rrethanat e vrasjes ashtu dhe gjetja e kufonmes se tij, per mua dhe gjithe familjen tone mbeten nje peng i madh, i cili me mundoi gjate gjithe periudhes se regjimit komunist te Enver Hoxhes, ku nuk kishim asnje lloj mundesie qe t’i kerkonim ato. Vetem aty nga fillimi i vitit 1991 kur po shembej regjimi komunist, une fillova qe te interesohesha per gjetjen e eshtrave te tij dhe pas shume kerkimesh, me ndihmen e disa miqeve te mij ne zonen e Dukagjinit, arrita qe te gjeja vendin qe kerkoja. Ate gje na i tregoi Gjelosh Doda, te cilit ne vitin 1985, Prenush Nika nga Shllaku, i kishte thene: “Une po des, po dua me te lene nje amanet qe do ma mbajsh sekret te madh se e kam brenge ne shpirt. Ne qofte se vjen ndonjehere koha dhe Gjergj Vata ka njeri te gjalle, m’i thoni se ketu ne ket vend kam varros me duart e mia ate burre trim”. Pas kesaj ne tetorin e vitit 1993, une me Kol Gjoken, Gjelosh Doden e te birin e tij Toninin, shkuam dhe filluam germimet atje ku na tha Gjeloshi. Por per cudine tone aty mundem te gjenim vetem eshtrat e trupit, sepse kafka e kokes mungonte krejtesisht”, e perfundon rrefimin e tij 78-vjecari Kel Vata, lidhur me gjetjen e eshtarave te xhaxhit te tij, Gjergj Vates, te cilin e kishin vrare njerzit e Sigurimit ne vitin 1946 dhe pasi e kishin grabitur, i kishin prere koken me sepate dhe e ia kishin hedhur ne gremine.

Dashnor Kaloci - Si u persekutua familja e Mul Deliut, Bajraktarit te Hotit



Historia tragjike e fisit te famshem te bajraktareve te Hotit e Malesise se Madhe, te kryesuar prej cun Mules te cilet luftuan ne krye te malesoreve kunder serbo-malazezeve.

Ne gjashte prillin e vitit 1939 kur u dha lajmi se Italia fashiste po sulmonte Shqiperine, Mbreti Zog e therriti babane tim Mul Bajraktarin i cili asokohe mbante graden e majorit dhe e caktoi ne detyren e komandantit te forcave ushtarake per mbrojtjen e Vlores. Por ndersa Mul Bajraktari ne krye te forcave te armatosura qe iu dhane nen komande po pergatitej te nisej per ne qytetin e Vlores, u ndryshua urdheri dhe Komanda e Pergjithshme e Mbrojtjes Kombetare qe sapo ishte formuar e caktoi ate me detyren e Komandantit te Batalionit “Deja” te cilit i ishte dhene urdherin per t’u vendosur ne rreze te kodrave te Shijakut ku ishte dhe vija e dyte e rajonit te mbrojtjes.

Babai im Mul Bajraktari ne krye te forcave qe komandonte sipas urdherit te dhene u instalua ne ate vend ku qendroi deri ne pasdreken e shtate prillit ku forcat italiane e thyen qendresen e Batalionit “Deja” i cili ishte i paisur keq dhe me ushtare te mobilizuar ne 24 oret e fundit. Pas disfates qe pesoi batalioni i tij, babai se bashku me disa oficere te tjere u kthyen ne Tirane ku u informuan se Mbreti me Oborrin e tij dhe nje pjese te Gardes ishin nisur per ne Korce”. Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 72-vjecari Kastriot Bajraktari, djali i madh i nenkolonel Mul Deli Bajraktarit qe rrjedh nga familja e famshme bajraktareve te Hotit dhe Malsise se Madhe te cilet per disa shekuj udhehoqen malsoret e asaj krahine ne luftrat e tyre kundra forcave turke dhe serbo-malazeze. Po cila eshte historia e familjes se Mul Bajraktarit dhe kush ishin pinjollet me te njohur te atij fisi te famshem ne Veriun e Shqiperise? Cilat ishin betejat dhe ngjarjet qe lidhen me emrat e burrave te asaj familje dhe cilat ishin perpjekjet e Krajlit te Malit te Zi dhe Mbretit Aleksander per t’i shmangur ata nga rruga e tyre? Cilet ishin pasardhesit e cun Mules te cilit i ka kenduar pader Gjergj Fishta ne “Lahuta e Malcise” dhe si u persektua familja e nenkolonel Mul Deli Bajraktarit, pinjollit te fundit te kesaj familje qe trashegoi dhe mbajti Bajrakun e Hotit e Malesise se Madhe.

Kush ishte Mul Bajraktari

Mul Bajraktari u lind ne vitin 1894 ne krahinen e Hotit dhe ai ishte femija e dyte nga tre djemte e Deli Metes, qe trashegonte parine e Bajraktarit te Hotit dhe Malesise se Madhe. Mul Delia apo sic njihet ndryshe Mul Bajraktari, femijrine e tij e kaloi aty ne trojet e te pareve dhe mesimet e para i mori ne qytetin e Shkodres ku familja e tij kishte miqesi te madhe me pjesen me te madhe te parise se vendit. Lidhur me te kaluaren e Mul Bajraktarit, i biri i tij Kastrioti, tashme ne moshen 72-vjecare deshmon: “Ne fillimin e vitit 1916 kur Muli nuk ishte me shume se 22-vjec, se bashku me babane e tij Deli Meten dhe 150 malsore te tjere nga paria e Malesise se Madhe u internuan nga austro-hungarezet ne nje kamp afer Vjenes te quajtur Ashah Dynave. Ne ate vend ata qendruan deri ne mbarimin e Luftes se Pare Boterore ne vitin 1918-te, kohe ne te cilen u liruan dhe u kthyen ne Shqiperi. Ne vitin 1919-20-te Mul Bajraktari mori pjese ne Luften e Koplikut bashke me forcat vulllnetare te Malesise se Madhe te kryesuara nga babai i tij Deli Met Bajraktari dhe gjate asaj beteje atij iu vra dhe shoku me i ngushte Luc Nishi.

Mul Delia, Bajraktari qe u arrestua nga gjermanet

Ne pjesen e pare te ketij shkrimi te botuar ne numrin e se dieles, u njohem me nje histori te shkurter te familjes se bajraktareve te Hotit dhe te Malesise se Madhe i njohur ndryshe si fisi i cun Mules i cili eshte i permendur edhe nga Pader Gjergj Fishta ne vepren e tij madhore “Lahuta e Malcise”. Kjo familje e madhe e bajraktareve te Hotit ka qene e permendur gjithmone me fiset e tjera te njohur te Veriut te Shqiperise perkrah Zogolleve Matit, Gjonmarkajve te Mirdites, Kalosheve te Dibres dhe Mulosmaneve te Krasniqes. Nder burrat me te shquar qe ka nxjerre ajo familje qe prej tre-kater shekujsh, permenden Luc Gjori, cun Mula, Deli Meta dhe Mul Deli Bajraktari, te cilet jane te njohur per luftrat e tyre kunder turqve, serbo-malazezeve, italianeve dhe gjermaneve.

Po keshtu babai im Mul Bajraktari asokohe mori pjese dhe ne Luften e Kakarriqit kunder forcave serbo-malazeze te cilat invaduan kufijte veri-perendimore te Shqiperise. Ne vitin 1921 kur plasi revolta separatiste e Mirdites, perkrah forcave qeveritare te komanduara nga Major Preng Jaku qe u derguan per ta shtypur ate, me urdherin e Ministrit te Brendshem Ahmet Zogu aty mori pjese dhe babai im Mul Bajraktari ne krye te forcave vullnetare te nisura nga Malesia e Madhe. Gjate betejave qe u zhvilluan aty mori pjese dhe nje kolonel austriak i cili u plagos rende. Kur e mori vesh kete gje kapidani i Mirdites Gjon Markagjoni, i kerkoi takim Mul Bajraktarit dhe i tha: “Megjithse jemi ne pozicione te kunderta, duke pasur konsideratat ma te larta per fisin e deren e familjes tuej, po ta dorzoj ne besen tende kete kolonel qe te ma percjellesh deri ne Arqipeshkvine e Shkodres”. Muli e mori ne bese kolonelin austriak dhe e percolli deri ne Arqipeshkvine e Shkodres, nga ku me pas ai u dergua per ne Vjene. Per kete nder qe i beri kolonelit austriak, perpara largimit nga Shqiperia ai i dorzoi Mulit ne shenje kujtimi shpaten e tij te cilen familja jone e pati ruajtur deri sa ajo u bastits prej partizaneve. Disa vjet me vone, ne 1925-en, pasi ishte shtypur Kryengritja e Dukagjinit, kryetari i Shtetit Ahmet Zogu e ngarkoi babane tone Mulin qe te shkonte ne Kroin e Bradhe per te kapur Dom Loro Caken i cili konsiderohej nje nga organizatoret kryesore te asaj revolte. Sipas urdherit qe mori nga Zogu, babai shkoi ne zoneen e Dukagjinit ku pasi mblodhi parine e e saj u tha se kishte shkuar aty per te arrestuar Dom Loro Caken, sepse qeveria kishte informata te sakta qe ai strehoej aty. Ndonese kishte marre ate urdher prej Zogut, babai nuk donte ta arrestonte ate dhe foli me te zotin e shtepise ku strehoej Dom Loro Caka duke i thene atij qe ta largonte prej andej pasi ai ishte ne kerkim nga qeveria dhe do vinte dikush tjeter qe ta arrestonte. Kur u kthye ne Tirane, Zogu e therriti Mulin ne Pallat dhe i tha: “Bajraktar, me thuej te drejten pse nuk e arrestove Dom Loro Caken?” Muli iu pergjigj: “Nuk e arrestova se e pashe te arsyeshme se Dom Lora Caka duhej te jetonte dhe ju naltmadheni nuk do te kishit asnje dam prej kesaj”. Pas ketyre fjaleve te babes, Zogu iu pergjigj: “Nuk kam cka me te ba o Bajraktar se te kam mik”, kujton Kastriot Bajraktari takimin e babait te tij Mulit me Zogun pas misionit qe ai i kishte ngarkuar per kapjen e Dom Loro Cakes, organizatorit te kryengritjes se Dukagjinit te vitit 1925 e cila ishte financuar nga ana e Beogradit per rrezimin e Zogut. Karriera ushtarake e Mul Bajraktarit Pas vitit 1925 kur Ahmet Zogu urdheroi Ministrine e Brendshme te nderrmerte aksionin e carmatimit te zonave me te nxehta te Shqiperise, ne krahinen e Dukagjinit ai dergoi Mul Bajraktarin i cili me sjelljet e tija shume te mira e kreu ate detyre me sukses dhe pa asnje incident me banoret e atyre zonave. Pas atij misioni karriera ushtarake e Mul Bajraktarit filloi nje ngjitje te shpejte, per te cilen i biri i tij, Kastrioti deshmon: “Ne vitin 1927 Zogu e transferoi Mulin ne rrethin e Gjirokastres duke e caktuar ne Rojen Mbreterore te Kufirit. Nje vit me vone duke qene ne ate ate detyre, Muli u caktua si perfaqesues i pales shqiptare ne Komisjonin qe u ngrit asokohe per rregullimin e kufirit jugor te Shqiperise me Greqine. Pas perfundimit te asaj detyre ne vitin 1929 Muli erdhi ne Tirane per te ndjekur kursin e organizimit te Rojes Mbreterore te Kufirit, te cilin nen drejtimin e instruktoreve italiane e perfundoi ne vitin 1930-te. Pas mbarimit te ketij kursi dyvjecar Zogu e emeroi Mulin me detyren e Komandantit te batalionit te trete te Rojes Mbreterore te Kufirit ne zonen e Pogradecit dhe Korces. Nga viti 1930 e deri ne vitin 1937 qe babai sherbeu ne kete zone, ai punoi me nje korrektesi shembullore dhe me inisitaiven e tij ngriti kazermen e Leskovikut si dhe disa cezma pergjate kufirit te cilat u sherbenin jo vetem ushtareve qe ishin aty por dhe banoreve te atyre fshatrave kufitare. Aty nga viti 1935 ndersa Muli po udhetonte me kale per nje inspektim ne ate zone kufitare qe mbulonte, ai u be objekt i nje atentati te organizuar nga jugosllavet duke u plagosur lehte ne krah. Atentatoret u kapen dhe gjyqi kerkoi t’i denonte shume rende, por me nderhyrjen e Mulit ata u denuan vetem me nga tre vjet. Babai nderhyri per denimin e lehte te tyre sepse ajo gje ishte kurdisur nga sekretari shqiptar i Legates Jugosllave ne Tirane (Z. P.) i cili u arrestua me pas. Per ate pune shembellore qe beri ne zonen e Pogradecit dhe Korces, Muli u dekorua disa here nga Mbreti Zog dhe iu dha grada e kapitenit te pare”, kujton Kastriot Bajraktari lidhur me karrieren ushtarake te babait te tij Mulit

7 Prill 1939, lufton ne Shijak

Pas nje karriere ushtarake te sukseseshme te Mul Bajraktarit, aty nga fillimi i vitit 1938 Mbreti Zog e transferua ate ne qytetin e Durresit me detyren e komandantit te portit detar ku ai punoi deri ne fillimin e vitit 1939 kur u caktua per te ndjekur kursin e perfeksionimit te oficereve ne Tirane i cili do te drejtohej nga instruktori francez Andrea De Leo. Lidhur me kete periudhe, Kastriot Bajraktari deshmon: “Muli nuk arriti qe ta perfundonte dot kursin e perfeksionimit te oficereve qe u hap ne Tirane ne fillimin e vitit 1939 per arsye se ai u mbyll prej agresionit ushtarak qe Italia nderrmori ndaj Shqiperise. Ne paraditen e gjashte prillit te vitit 1939, Mul Bajraktarit iu ngarkua detyra e komandantit te forcave ushtarake dhe rezerviste per mbrojtjen e Vlores. Por ndersa ai po behej gati qe ne krye te forcave qe komandonte te nisej ne drejtim te Vlores, Komanda e Pergjithshme e Mbrojtjes Kombetare e porsaformuar e ndryshoi urdherin dhe ngarkoi ate me detyren e Komandantit te Batalionit “Deja”, te cilit iu ngarkua detyra luftarake te per tu vendosur ne Kodrat e Shijakut ku ishte dhe rajoni i dyte i mbrojtjes i frontit te luftes. Sipas urdherit te dhene nga komanda eprore, babai im Mul Bajraktari me forcat ushtarake qe komandonte u instalua ne Kodrat e Shijakut ku qendroi deri ne pasdreken e shtate prillit ku forcat e shumta italiane qe zbarkun ne Durres udhetuan ne drejtim te Tiraane duke e thyer qendresen e Batalionit “Deja”i cili ishte i paisur keq nga ana e armatimeve dhe me ushtare te rekrutuar vetem ne 24 oret e fundit. Pas disfates qe pesoi ai batalion, babai se bashku me disa ushtarake te tjere u nisen ne drejtim te Tiranes dhe prej aty ne drejtim te Korces ku ishin nisur me pare karvani i automjeteve qe shoqeronin Mbretin Zog dhe nje pjese te Oborrit Mbreteror”, kujton Kastriot Bajraktari lidhur me agresionin fashist te shtate prillit te vitit 1939 ku babai i tij Muli u caktua me detyren e komandantit te Batalionit “Deja” per te bere rezistence ne Kodrat e Shijakut.

Mbron trojet shqiptare ne Mal te Zi

Me daten nente prill te vitit 1939 kur Ministri i Oborrit i Mbretit Zog leshoi nje komunikate qe te gjithe oficeret e Monarkise dhe nenpunesit te ktheheshin ne vendet e tyre te meparshme edhe Mul Bajraktari me shume oficere te tjere u kthyen ne Tirane. Ne ate kohe Komanda e Pergjithshme e Ushtrise Kombetare Shqiptare e emeroi Mulin me detyren e Komandantit te Rojes se Finances ne qytetin e Durresit. Lidhur me kete Kastriot Bajraktari deshmon: “Edhe pse u caktua ne ate detyre, organet e SIM-it nisen hetimet ndaj tij duke e cilesuar si nje nga oficeret qe kishte kundershtuar me arme zbarkimin ushtarak ne Durres. Ndersa ai ishte futur ne listat e atyre qe do internoheshin te cilat kishin shkuar ne Rome per aprovim, i erdhi urdheri i transferimit per ne Sarande ku ishte caktuar komandant kompanije. Babai u detyrua ta pranonte ate detyre, per arsye se ne ate kohe baben e tij dhe gjyshin tone Deli Met Bajraktarin qe ishte ne moshem 84-vjecare, autoritetet fashiste e kishin internuar ne fshatrat e Beratit. Pas tre muajsh Mulin e therriten ne Tirane ku dhe i komunikuan lirimin nga detyra ushtarake. Ne ate kohe i detyruar nga nevoja ekonomike pasi babai kishte ne ngarkim familjen prej nente vetesh, ai u muar me tregti. Gjate kesaj kohe atij i propozuan qe te sherbente me graden e majorit ne Milici, por ai nuk pranoi. Po keshtu ai refuzoi edhe detyren e Prefektit ne Kosove dhe funksionin e keshilltarit Koroprativ. Aty nga fillimi i vitit 1942 ai ra ne kontakt me persona antifashiste dhe bashke me ta u angazhua qe te organizonin ne nje levizje te Malesise kundra forcave pushtuese italiane. Ne kuader te kesaj levizje asokohe ai pati kontakte te vazhdueshme me Arqipeshkvin e Shkodres Monsinjor Gasper Thacin dhe Pater Anton Harapin. Aty nga fillimi i vitit 1943 forcat cetnike dhe ato partizane te Titos ishin organizuar ne formacione ushtarake te rregullta dhe ishin afruar ne kufijte e Veriut te Shqiperise me synim per te rimarre Ulqinin, Tivarin, Hotin, Tuzin dhe Gruden. Malesia e Madhe duke pasur parasysh Masakren e Bihorit ku u masakruan 5000 shqiptare, u alarmua dhe ne menyre qe te mos perseritej me ajo vendosi qe te mbrohej. Ne mbledhjen qe u organizua ne Malesine e Madhe per kete gje, u caktua Mul Bajraktari si kryetar i saj dhe atu u zgjodh nje delagacion prej 50 vetash qe nen kryesnine e Mulit do te vinin ne Tirane per te kerkuar arme. Pas nje organizimi qe beri Mul Bajraktari, autoritetet italiane i dhane atij 2500 arme per Malesine e Madhe dhe 500 te tjera ia dhane Prenk Calit per mprojtjen e Kelmendit. Ne ate kohe qe Muli mori armet dhe organizoi forcat vullnetare te Malesise se Madhe, ne zonen Rec-Lohje-Rrjoll ishin grumbulluar cetat nacionaliste dhe ato partizane te nacional-clirimtares. Autoritetet italiane i dhane dy here urdher Mulit qe t’i sulmonte ato forca, por ai nuk pranoi me asnje kusht. Ndersa Muli ndodhej ne Tuz, ai iu dha urdher forcave te tija qe te mos luftonin ne zonen e Recit kunder partizaneve e nacionalisteve ku i kishin derguar italianet me force. Si rezultat i refuzimit te forcave qe komandoheshin nga Muli, italianet pesuan disfate ne Rec ku lane 25 te vrare dhe 50 te plagosur. Ne shenje hakmarrje ndaj kesaj humbje, Koloneli Klementis e arrestoi Mulin dhe e mbajti per 20 dite ne burgun e Distrellos nga ku u detyrua ta lironte pas nderhyrjeve te shumta te miqve te tij dhe kerkesave te vazhdueshme te vullnetareve qe Muli kishte nen komande”, kujton Kastriot Bajraktari perpjekjet e babait te tij Mulit ne mbrojtjen e viseve shqiptare ne Mal te Zi te cilat me pas rane perseri ne duart e serbo-malazezeve.

Internohet nga gjermanet

Pas kapitullimit te Italise ndonese Mul Bajraktari mbante detyren e Komandantit te Kufirit Verior me graden e nenkolonelit, si nacionalist qe ishte bashkepunoi ngushte me misionet angleze qe ishin ne Veri per te organizuar rezistencen kunder forcave gjermane. Lidhur me aktivitetin e Mul Bajraktarit ne ate kohe, i biri Kastrioti deshmon: “Duke e ditur influencen e Mulit ne gjithe Malesine, komandanti gjerman i Gestapos, majori Husding qe ishte ne Shkoder i propozoi atij qe ne krye te nje fuqie prej 2500 forcave vullnetare te kryente nje operacion ne Vlore dhe ne Korce, por Muli e refuzoi. Po keshtu ai u therrit ne Tirane ku iu propozua detyra e komandantit te forcave te Operacionit te Dimrit te cilen ai perseri e refuzoi. Pas kesaj me 27 prill te vitit 1944 majori gjerman Hofman Husding nxorri urdherin e arrestimit per Mulin i cili ne fillim u dergua ne Prizeren dhe me pas ne kampin e Prishtines. Pas tre muajve qe e mbajten ne Prishtine, Mulin e derguan ne kampin Kerstoplatz te Vjenes ne Austri, nga ku ai u lirua vetem me nderhyrjen e forcave aleate anglo-amerikane dhe atyre sovjetike. Me pas ai shkoi ne Itali ku qendroi ne kampin e Rexhio-Emilias deri ne vitin 1947. Ne ate kohe me nderhyrjen e Mbretit Zog, bashke me 35 ish-ushtarake te tjere ai u lirua prej andej dhe shkoi ne Siri ku i gjithe grupi i oficereve u inkuadruan ne ushtrine Siriane po me gradat qe kishin pasur ne Shqiperi. Ne vitin 1949 bashke me ushtaraket e tjere ata u pushuan nga sherbimi ushtarak dhe ne ate kohe ai mbeti ne gjendje mjaft te keqe ekonomike. Ne vitin 1951 Shefit i Zbulimit Jugosllav, cedo Mijovic i propozoi Mulit per te shkuar ne Jugosllavi dhe te merrej me organizimin e emigracionit antikomunist qe ai te nderhynte ushtarakisht ne Shqiperi. Pasi u konsultua me Mbretin Zog, Muli iu pergjigj atij me keto fjale: “Me armet dhe me gradat e Jugosllavise une nuk mund ta sulmoj atdheun tim Shqiperine”. Babai im Mul Bajraktari vdiq ne Damask te Sirise ne vitin 1952 dhe vetem pas shembjes se diktatures komuniste, ne vitin 1994, me ndihmen e diaspores shqiptare te SHBA-se eshtrat e tij u sollen ne atdhe dhe sot ato prehen aty ne Hot tek vorret e te pareve tane” , e perfundon rrefimin e tij Kastriot Bajraktari, djali i madh i Mulit i cili se bashku me vellane Melekun e kater motrat Lirien, Bukurien, Teften e Driten vuajten per shume vjet te internuar ne kampet e Myzeqese. Internimi i tyre erdhi pasi regjimi komunist i Enver Hoxhes babane e tyre Mul Deli Bajraktarin e kishte shpallur armik te popullit edhe pse fotografia dhe emri i tij ndodhen edhe sot ne parcelen e ish-te burgosurve te kampit gjerman Kerstoplatz ne afersi te Vjenes.

Familja e cun Mules, prijsit te Hotit e Malesise se Madhe

Nje nga ato familje te medha qe ka nxjerre burra te shquar dhe ka bere emer te madh ne historine e Shqiperise, eshte dhe familja e cun Mules apo sic njihet ndryshe Bajraktari i Hotit dhe i Malesise se Madhe. Qe nga shekulli i XV-te kjo familje ka qene e permendur gjithmone ne Veriun e Shqiperise, perkrah familjeve Zogolli te Matit, Gjonmarkajve te Mirdites, Kalosheve te Dibres dhe Mulosmaneve te Krasniqes. Sipas disa gojdhenave dhe deshmive te ndryshme, historia e kesaj familje apo me sakte e fisit te Bajraktareve te Hotit dhe Malesise se Madhe njihet qe prej dymbedhjete brezash dhe nje nga te paret e trungut te saj ka qene Luc Gjori. Po keshtu thuhet se ky person ishte ai qe fitoi dhe mori parine e Bajrakut te Hotit, te cilen e trashegoi me pas dhe fisi i tij brez pas brezi deri ne mesin e shekullit te kaluar. Luc Gjori e fitoi te drejten te mbante Bajrakun e Hotit dhe Malesise se Madhe pasi u shqua per guxim dhe trimeri te rralle ne Luften e Tivarit ne Malin e Zi. Po keshtu nga pozita e Bajraktarit qe u fitua prej Luc Gjorit, ajo familje kishte te drejte te perfaqesohej ne krye te vendit ne kuvendet e ndryshme qe mbaheshin ne Shqiperine e Veriut dhe bashke me fisin te ishin si udheheqes (flamurtare) ne krye te luftrave qe zhvilloheshin ne ate krahine dhe zonat perreth. Nisur nga te drejtat e detyrimet qe i jepte posti i Bajraktarit shtepise se tij, Luc Gjori krijoi Beslidhjen e Malesise se Madhe per te bere te mundur mbrojtjen e krahines dhe bajrakut te tij nga situatat e veshtira qe krijoheshin here pas here. Nje nga kushtet e para qe u vu dhe u pranua ne ate Beslidhje te krijuar prej Luc Gjorit, ishte dhenia e beses per ndalimin e cdo vrasje, grabitje apo gjakmarrje brenda krahines, gje e cila u mbajt nga te gjitha fiset e Bajrakut te Hotit dhe e gjithe Malesise se Madhe. Pas Luc Gjorit, nje nga figurat me te njohura dhe me te famshem te asaj familje i cili ka bere emer te madh jo vetem ne krahinen e tij por ne te gjithe Veriun e Shqiperise, ka qene dhe cun Mula i cili u lind ne vitin 1818-te. Sipas te drejtes zakonore te sanksionuar ne Kanunin e Maleve, cun Mula trashegoi parine e Bajrakut qe kishte pasur familja e tij dhe u vu ne krye te malsoreve duke i udhehequr ata me trimeri e besnikeri ne luftrat e shumta qe u zhvilluan ne ate krahine kundra forcave serbo-malazeze dhe atyre turke. Po keshtu nga deshmi te ndryshme rezulton se cun Mula te kete marre pjese si ushtar i Perandorise Osmane ne luftrat e Krimese dhe Morese. Nisur nga emri i madh qe krijoi cun Mula ne ate krahine, ne vitin 1878 paria e Hotit dhe e Malesise se Madhe e zgjodhi ate si perfaqesues te saj ne Kuvendin e Lidhjes se Prizrenit qe u mbajt me dhjete qershor te atij viti nen kryesine e Iljaz Pashe Dibres (Qokut). Ne kete kuvend, cun Mules iu caktua edhe funksioni i Komandantit te forcave vullnetare ushtarake per gjithe Malesine e Madhe. Nje nga betejat me te medha qe udhehoqi cun Mula, ku dhe u shqua per guxim e trimeri te rralle, ka qene lufta e Zharnices, ku ai me malsoret vullnetare qe komandonte i theu keqasi forcat ushtarake te rregullta te Krajl Nikolles se Malit te Zi. Po keshtu disa vjet me pas, cun Mula luftoi perseri edhe kundra forcave ushtarake te Perandorise Osmane, kur ajo doli hapur ne favor te Malit te Zi per leshimin e Hotit, Grudes, Plaves dhe Gucise. Nje nga betejat me te njohura qe zhvilloi cun Mula kundra forcave turke, eshte ajo e zhvilluar ne Bajze te Kastratit kundra forcave ushtarake te Bedri Pashes. Gjate asaj beteje cun Mula kerkoi mbeshtetjen e kapidan Hodo Beg Sokolit i cili ishte Komandant ushtarak i Veriut te Shqiperise me qender ne Shkoder dhe ai e furnizoi me armatime te shumta per forcat vullnetare qe cun Mula i mblodhi ne Postribe, Shkrel dhe Kastrat. Thuhet se komandanti i forcave turke Bedri Pasha, duke e pare te pamundur perplasjen me malsoret e udhehequr prej Bajraktarit te Hotit, te cilet ishin te vendosur te luftonin me cdo kush per te mbrojtur tokat e tyre, iu shmang perpjekjes se armatosur dhe i hapi rrugen cun Mules. Kjo ngjarje asokohe beri buje te madhe aq sa u perjetesua edhe ne kenget e folklorin popullor duke u kenduar me lahute nga disa breza. Ne nje nga ato kenge nder te tjera thuhet: “Ku po shkon more cun Mula / Prej Kelmendi sot u ula / Kam marre vesht se m’ashte zane rruga / M’ashte zane rruga me shumice / Prej Kastrati deri ne Kamice”. Nga ato kenge te kenduara prej malsoreve te asaj krahine eshte frymezuar dhe Pader Gjergj Fishta i cili ne vepren e tij madhore “Lahuta e Malcise”, nder te tjera shkruan: “Vjen cun Mula, e vjen Mark Lula / Njeni i Hot e tjetri i Shale / Te rrebte per pushke e te urte per fjale”. Pervec aktivitetit te tij si prijes ushtarak ne krye te malsoreve, Bajraktari i Hotit cun Mula njihej dhe respektohej edhe si burre i urte ne pajtimin e gjaqeve apo ndarjen e gjyqesive te ndryshme jo vetem ne krahinen e tij por edhe me gjere. Po keshtu cun Mula eshte i njohur edhe per kontributin e dhene ne pajtimin ne mes parise se Lezhes dhe bajraktareve te Mirdites ne grindjet e tyre te vazhdueshme per caktimin e kufijve ne mes dy krahinave. Ne ate kohe qe ato grindje ne mes dy krahinave ishin acaruar jashte mase dhe kishin arritur kulmin, kapidani i Mirdites Gjon Markagjoni, me pelqimin edhe te bajraktareve te Lezhes, e therriti cun Mulen, i cili i ndau kufijte duke i lene te kenaqur te dy palet. Thuhet se ato kufij ku i nguli guret cun Mula, vazhdojne te jene edhe sot kufijte qe ndajne dy krahinat e Lezhes dhe Mirdites qe asokohe kishin probleme te vazhdueshme me njera-tjetren. cun Mula vdiq ne vitin 1896 ne moshen shtatedhjetegjashte vjecare dhe u varros me nderime te medha aty ne trojet e te pareve te tij ne krahinen e Hotit. Pas vdekjes se cun Mules nje nga burrat e shquar qe nxorri ajo familje ishte nipi i tij Deli Meta i cili u lind ne vitin 1857. Ashtu si te paret e familjes se tij edhe Deli Meta pjesen me te madhe te jetes se tij e kaloi ne luftra kundra forcave serbo-malazeze. Nga deshmi gojore te shumta thuhet se Deli Meta u be tmerri i serbo-malazezeve nga trimerite qe ai tregoi ne Luften e Qytezes, Nen-Helmesit e Grabanicit. Po keshtu nje nga betejat e famshme ku u shqua Deli Meta ka qene edhe ajo Koplikut ne vitin 1912 kunder forcave serbo-malazeze te cilat kerkonin qe t’ia aneksonin Shkodren Malit te Zi. Ne keto luftime perkrah Deli Metes luftoi edhe i biri i tij Mul Bajraktari, si dhe Luc Nishi qe ishte prej fisit te Dede Gjon Lulit. Pas asaj beteje ne shenje hakmarrje forcat malazeze ia dogjen tri here shtepine Deli Metes ne Hot dhe tri here Krajl Nikolla i Malit te Zi bashke me Mbretin Aleksander i kerkuan atij qe t’ju hapte rruge ne kembim te florijve dhe gradave, gje e cila u refuzua ne menyre kategorike nga Bajraktari i Hotit dhe i Malesise se Madhe. Mbasi Serbija dhe Mali i Zi aneksuan gjysmen e krahines se Hotit, Grudes dhe Tuzin, Krajl Nikolla i Malit te Zi dergoi Ministrin e tij te Jashtem qe ta bindete Deli Meten dhe parine e Hotit qe te firmosnin nje deklarate ku pjesa e mbetur e Hotit te bashkohej me Malin e Zi. Per kete gje Ministri i Krajl Nikolles u propozoj Deli Metes nje shume te madhe me florij si dhe grada te larta, por Deli Meta bashke me parine e Hotit e refuzuan me neveri propozimin e ministrit malazez. Thuhet se gjate nje gostije te zhvilluar ne Pallatin e Krajl Nikolles ku ishin ftuar oficeret me te shquar te Malit te Zi, Krajli i pyeste ata se kush ishin prijsit shqiptare me te rrezikshem qe u paraqisnin atyre probleme serioze. Pas shume pergjigjieve te ndryshme te oficereve malazeze qe jipnin mendimet e tyre, Krajl Nikolla u drejtua te pranishemeve duke u thene: “Une dy vetave ua kam friken: Bajraktarit te Hotit Deli Meta qe eshte myslyman dhe qeveris nje krahine katolike dhe Bajraktarit te Grudes qe eshte katolik dhe qeveris nje krahine myslymane. Sepse ne rast te nje konflikti ata te dy e kane te gjithe popullin me vete”. Me ardhjen e trupave austro-hungarze ne vitin 1916, Deli Meta se bashku me te birin e tij Mul Bajraktarin dhe 150-te burra te tjere nga Hoti dhe Malesia e Madhe u internuan ne Ashah Dynave (afer Vjenes) ku u mbajten deri ne vitin 1918-te kur mbaroi Lufta e Pare Boterore. Pas pushtimit fashist te Shqiperise, konsulli italian Meloni i propozoi dy here Deli Metes qe t’ia ndertonte kullat e djegura ne Hot dhe t’i jepte nje shume te madhe me para, ne kembim te ndjekjes se politikes se tij proitaliane ne ate krahine. Por Deli Meta ia refuzoi ne menyre kategorike ate propozim dhe pas kesaj autoritetet italiane e internuan ate ne fshatrat e Beratit, edhe pse ai ne ate kohe ishte ne moshen 92-vjecare. Deli Meta vdiq ne vitin 1945 dhe trashegimine e Bajrakut te Hotit prej vitesh ia kishte lene te birit te tij Mul Bajraktarit, i cili ishte shkolluar ne Austri dhe gjate periudhes se pushtimit te Shqiperise mbante graden e nenkolonelit.

Dashnor Kaloci - Shkoder 1977, si i gjeti Sigurimi i Shtetit dokumentet e groposura te Klerit Katolik



Deshmia e 70-vjecarit Dom Gjergj Simoni, famullitarit te Bregut te Bunes, i cili ne vitin 1967 fshehu ne shtepine e tij dhjete thase me relike dhe libra te Arqipeshkvise.

Aty nga fillimi i vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhes nisi fushaten per mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve te kultit, une bisedova me vellane tim, Zef Simonin, i cili ne ate kohe punonte si llogaritar prane Arqipeshkvise, duke i thene se sic po paraqitej situata, ndalimi i fese ishte pune ditesh. Pas kesaj bisede, une shkova tek Arqipeshkvia dhe mbusha plot 20 thase me libra, dokumente e sende te tjera me vlere dhe te gjitha ato i cova naten ne shtepine tone qe ndodhej ne lagjen “Arra e Madhe. Per disa dite me rradhe duke bere gjoja se po prashisja lulet e kopshtit, zgjodha 10 thase me gjerat me me e i groposa aty ne oborr me fshehtesine me te madhe. Por pas 10 vjetesh, ne korrikun e vitit 1977, kur sapo isha kthyer nga Vau i Dejes ku punoja si punetor, disa njerez te Sigurimit me thane qe te paraqietsha ne Degen e Brendshme dhe kur vajta atje, njeri prej hetueseve me tha: “Ne kerkojme disa libra te vjeter ne kopshtin tuej”.
Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 70-vjecari Dom Gjergj Simoni, nga qyteti i Shkodres qe sherben si meshtar ne fshatin Dajc te bregut te Bunes, i cili rrefen te gjithe historine e jetes se tij plot peripecira dhe ngjarjen e vitit 1977, kur Sigurimi i Shtetit pas pese jave kerkimesh i gjeti ne kopshtin e shtepise se tij te gjitha materialet me me vlere te Arqipeshkvise se Shkodres, te cilat ai i kishte groposur ne pranveren e vitit 1967. Po kush eshte Dom Gjergj Simoni, cila eshte e kaluara e tij dhe perse ai i mori nga Arqipeshkvia dhe i fsheu ne kopshtin e shtepise se tij objektet dhe dokumentet me me vlere te Klerit Katolik te Shkodres dhe si u gjeten ato nga Sigurimi i Shtetit?

Kush eshte Dom Gjergj Simoni

Gjergj Simoni u lind ne 8 dhjetor te vitit 1933 ne qytetin e Shkodres ne nje familje me origjine qytetare, ku te paret e tyre jane vendosur aty tek “Arra e Madhe” qe prej 400 vjetesh. Gjyshi i Gjergjit, Simon Moni, ka qene njeri nder tregtaret me te medhenj te pazarit te Shkodres (Bezistanit) dhe pasurine e tij ai e kishte vene nga tregtia qe bente asokohe me Italine. Po keshtu edhe babai i Gjergjit, Kole Simoni, trashegoi zanatin e te jatit duke u marre me tregti, por jo pasurine qe kishte pasur ai, pasi atyre u falimentoi tregtia dhe familja ra ne varferi te plote. Keshtu ne ate gjendje te mjerushme ekonomike, Kol Simoni dhe bashkeshortja e tij, Gjyste Hugashi, i linden dhe i rriten tre femijet e tyre, Zefin, Gjergjin dhe vajzen e vetme, ciljeten. Lidhur me kete, Gjergj Simoni kujton: “Duke kene se te dy prindrit tane ishin besimtare te devotshem te fese sone katolike, si vellaun tem, Zefin, ashtu dhe mue, na paten cue per me mesue ne Kolegjin e Fretenve, ku ne na pat marre nen kujdestari, Dom Mark Harapi, vellau i Pader Anton Harapit. Por pas ardhjes se komunisteve ne pushtet, si une ashtu dhe vellau Zefi, u detyruem me u fut ne pune te ndryshme per me mbajte familjen e varfer dhe nuk mundem qe te vazhdojshim rregullisht studimet Teologjike, pasi ajo gja kje ndalue prej pushtetit komunist. Por tuj kene te brymosun e te devotshem per fene katolike, si im vella, Zefi, ashtu dhe une, morem fshehtas mesimet fetare nga Dom Mark Harapi e Pader Aleks Baqli. Por vetem im vella, Zefi, ne vitin 1961 mundi me u shugurue mshehtas si meshtar nga Arqipeshkvia e Shkodres, por pa e ushtrue dot ate gje legalisht. Keshtu qe ai u detyrue per me mbarue edhe Institutin e Larte per Gjuhe-Letersi dhe disa kohe pat punue edhe si mesues ne gjimnazet e qytetit te Shkodres. Ndersa une per vite me rradhe deri diten qe kjeshe arrestue, pata punue ne pune te ndryshme si punetor dhe ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes”, kujton 70-vjecari Dom Gjergj Simoni, lidhur me te kaluaren e familjes dhe peripecite e tij e te vellait, per te marre fshehtas mesimet fetare nga Dom Mark Harapi e Pader Aleks Baqli.

Letersia, pasioni i vellezerve Simoni

Ne mesin e viteve ’60, Gjergj Simoni vazhdonte te punonte si punetor ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes, ndersa i vellai i tij, Zefi, punonte si llogaritar prane Arqipeshkvise se Shkodres. Ndonese se Zefi kishte mundur qe te futej ne pune se mesues i Gjuhes e Letersise ne gjimnazet e Shkodres, prej devotshmerise qe kishte ndaj besimit katolik, ai e kishte lene ate pune bashke me rrogen e mire qe merrte ne Arsim dhe ishte punesuar si llogaritar prane Arqipeshkvise. Por pervec devotshmerise qe te dy vellezerit Simoni, kishin ndaj besmit te fese katolike, ata kishin dhe nje pasion tjeter, letersine dhe si Zefi ashtu dhe Gjergji, vazhdimisht shkruanin poezi dhe tregime te ndryshme, por pa mundur dot qe t’i botonin ato. Lidhur me kete, Dom Gjergj Simoni deshmon: “Pasionin per Letersine, si une, ashtu dhe vellau, Zefi, e kem trashegue nga ish mesuesi yne Dom Mark Harapi, i cili na e pat shti ne gjak ate gja. Edhe pse punojshim gjithe kohen ne pune te randa, une gjejsha mundesine per me u ul e me shkrujte poezi apo tregime te ndryshme. Po keshtu ne ate kohe pata ba dhe nje drame per heroin tone Kombetar, Skenderbeun, pasi ne vitin 1967 do te festohej me madheshti 500 vjetori i vdekjes se tij dhe flitej se do t’u bate nje konkurs ne shkalle vendi se kush kishte shkrue dramen ma te mire per te. Nermjet rrethit tone shoqnor qe vec te tjerash na bashkote dhe Letersia, une kisha shoqni me Frederik Reshpen, me te cilin debatojshe shpesh sepse kishim pikpamje te kunderta per Letersine. Pothuajse pjesa me e madhe e poezive dhe tregimeve qe shkruejsha ne ate kohe, ishin me permbajtje kunder pushtetit komunist dhe nisur nga kjo gja, une nuk mujshe me ia tregue kerkujt ato. Nder poezite ma te spikatuna qe kisha ba asokohet kundra regjimit ne fuqi, ishin ato te titullueme: “Leter Luciferrit” dhe “Mengjeze ne Shkoder”. Tek poezia e pare une satirizoshim Enver Hoxhen dhe tiranine e tij, ndersa tek e dyta nxjersha ne pah mjerimin e madh te punonjsve te qytetit tone, ku midis te tjerash shkrujshe: “Si rete njerzit shperndahen ne pune / S’u qesh kurre buza, ashtu te metun / punojne te heshtun me dhune”. Por jo vetem keto poezi, por edhe te tjerat une jo vetem qe nuk mujshe me i botu, por as me ia tregue kujt, kujton Dom Gjergj Simoni, lidhur me pasionin per Letersine qe kishte ai dhe i vellai, Zefi.

Fshehja e dokumenteve te Arqipeshkvise

Aty nga viti 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhes nisi fushaten per mbylljen e kishave dhe xhamiave e prishjen e objekteve te kultit, nje nga qytetet qe e ndjeu me teper ate gje, ishte qyteti i Shkodres ku ishte perqendruar edhe qendra e Klerit katolik te Shqiperise. Duke e parandjere ate dhune masive qe po pergatitej te niste ndaj fese, Gjergj Simoni, mendoi qe te bente dicka per te shpetuar c’te mundte nga librat, objektet, sendet dhe dokumenetet me me vlere te Arqipeshkvise se Shkodres. Lidhur me kete, ai deshmon: “Qe ne fillimin e vjetit 1967, u paranje prej gjithkujt se do te fillote nje dhune e madhe naj fese dhe ne vecanti naj Klerit Katolik, te cilin komunistat e kishin shpall si anmikun ma te madh qe kur kishin ardh ne pushtet ne vjetin 1944. Nisur nga kjo gja, aty kah pranvera e vjetit 1967, une bisedova me vellaun tem , Zef Simonin, i cili ne ate kohe punonte si llogaritar prane Arqipeshkvise se Shkodres dhe i thac se e pat kjo pune, pranej te bajshim te pamundunen me shpetue c’te mujshim nga objektet ma me vlere qe kishte atje si dhe librat e dokumentet e ndryshme qe kishte ne biblioteken e arkivin e saj. Pasi dhe Zefi kje ne nji menje me mue, se nalimi i fese ishte pune ditesh, rame dakort qe te shpetojshin prej Arqipeshkvnise gjithcka qe te mujshim. Pas kesaj bisede une shkova tek Arqipeshkvnia dhe me materialet e grumbulluara mbusha plot 20 thase te medhenj, te cilat fshetas, naten, me ane te nje karroce i cova ne shtepine tone qe ndodhej tek “Arra e Madhe” aty ku asht edhe sot. Nder ato thase pata marre sendet qe perdorshim per meshe, veshje te ndryshme, ikona, libra dhe dokumente ma me vlere qe nodheshin aty. Nder to pata marre edhe nje pjese te doreshkrimevet te Dom Mark Harapit dhe te At Benedikt Demes, si dhe te gjitha shkrimet e mija qe kisha ba nder vite. Pasi i pata cue tek shpia dhe i pata fsheh nder lule ne nje cep te oborrit, prej atyne thaseve zgjodha gjanat ma me vlere dhe i mylla ne dhjete thase plasmasi, te cilat i groposa ne nje cep te kopshtit, Ate gja e bajsha mshehtas duke ba se gjoja po punojshe duke rregullue lulet e kopshtit dhe oborrit”, kujton Dom Gjergj Simoni vitin 1967 kur pak kohe para se te niste prishja e kishave dhe xhamiave, ai mori dhe fshehu ne shtepine e tij librat, dokumentet, e disa objekte me vlere te Arqipeshkvise se Shkodres.

Gjetja e dokumenteve nga Sigurimi

Po cili ishte fati i dy vellezerve Simoni pas vitit 1967, kur regjimi komunist i Enver Hoxhes ndaloi ushtrimin e besimeve fetare duke prishur kishat e xhamiat dhe c’u be me dhjete thaset qe kishte fshehur Gjergj Simoni ne oborrin e shtepise se tyre? Lidhur me kete, Gjergji kujton: “Ato thase qe pata mshehe aty, nuk mujti me i gjete kurkush per afro dhjete vjet me rradhe, deri ne vjetin 1977 kur ato rane ne duert e Sigurimit.
Me kujtohet si tani ajo dite e 13 korrikut te atij vjeti ku bate nje i xete i madh dhe une kjesh ule me pushue ne pik te zhegut, pasi sapo isha kthye prej Vaut te Dejes ku punojshe puntor. Aty ka ora tre e pasdrekes ra dere e shtepise dhe une nuk dola me e cil, tuj kujtue se kishin kercite fmia e lagjes. Por ajo gja u nigjue perseri dhe ne dhomen ku flejshe erdhi motra e me tha me dale me e hape se po vinin disa shoke. Ndersa i thashe motres qe une nuk kishim shoke, hapa deren dhe aty pashe nenkryetarin e Deges se Mbrendshme te Shkodres dhe pese vete te tjere. Ata me thane: “A na njeh?”. Une ia ktheva: “Po kush s’iu njeh ju”. Pas kesaj ata hine mbrende dhe qe prej asaj oret e deri ne tete te mbramjes, e kthyene gjithshka permbys tuj kontrollue. Pa pushue asnje minut, per pese ore me rradhe ata kontrolluen deri tek arka e nanes, e aty ka ora tete erdhi dhe nje ushtar me minakerkues per me vazhdue kontrollin. Ndersa po kontrollojshin, njeni prej tyne qe ishte shume i mire, fshehtas shokeve me diftoi se ate dite e kishin arrestua edhe vellaun tim, Zefin, i cili pat nodhe ne Razem. Pak kohe pasi iken ata, erdhi nje person e me tha qe te paraqietsha ne Degen e Brendshme dhe kur shkova aty, njeni prej hetueseve me tha: “Ne kerkojme disa libra te vjeter ne kopshtin tuej”. Une iu pergjigja se aty nuk kishte gja. Ai ngulte kambe se kishte, une i thosha jo, ai vazhdote prape tuj thane po dhe keshtu bame debat nje cop heret. Pas kesaj ai me vuni ne tavoline nji liber ungjillit qe kishin marre ne shpine tone dhe me tha te bajsha be se nuk kishim gja ne oborr te shpis. Une menjehere vura doren mbi ungjill dhe thashe: “Si e basha une ne ungjill, ashtu me vrafte ne rast se kena gja ne kopsht”. Pas kesaj ai me tha: “Ik ne shtepi”. Pak kohe pasi ika ne shtepi, aty erdhen tete police dhe filluen me kontrollue ne oborr. Ai kontroll vazhdoi per pese jave me rradhe ne prezencen time dhe kur i gjeten, ata me thane: “Edhe besimtar, edhe na rrejte”. Une iu thashe: “Ju me pyetet per ne kopsht e jo per ne oborr”. Ndersa e mora persiper se ato i kisha mshe vete, iu pergjigja: “Po ju me pvetet per ne kopsht e jo ne oborr”. Disa ore pasi iken ata, ne shtepi erdhen fshehtas dy oficere policiet te Deges, te cilet nuk hyne nga porta jone, por tuj shfrytezue nje porte tjeter te kojshive me te cilat na shkojshim shume mire. Ata me thane qe te paraqitesha ne Dege dhe kur shkova atje, me futen ne qeli ku me lane te ndryme per nente muaj me rradhe”, kujton Gjergj Simoni arrestimin e tij pas gjetjes se dhjete thaseve me dokumentev e sende te ndryshme te Arqipeshkvise. Po si i gjeti dhe si ra Sigurimi ne gjurmet e tyre? Lidhur me kete Dom Gjergji shprehet se nuk mund te akuzoje asnjeri, pasi jo vetem nuk ka fakte, por “ajo gja tashme asht nje kapitull i myllyn dhe i perket nje kohe te shkueme”.

Gjergji, 10 vjet burg

Pas nente muajve qe Gjergjin e mbajten te izoluar ne qeli, e moren qe andej dhe e cuan tek dhoma ku Sigurimi kishte vendosur thaset qe i kishin gjetur atij ne oborr. Lidhur me kete, ai kujton: “Aty ku kishin jetu Murgeshat Servite, me vune me sistemu dokumentet e gjetuna, sepse librat i kishin cu ne Biblioteke, apo i kishte marre dikush tjeter. Aty me thane qe te dajshe vec shkrimet e mija, e vec ato te Dom Mark Harapit e At Benedikt Demes. Teksa sistemojshe ato, pashe dhe poezine time “Leter Luciferrit” dhe kur shkova ne qeli, mendoja se do me pushkatojshin. Por shpejt i dhashe kurajo vedit duke menue se aty ishin pushkatue sa e sa priften te tjere dhe u gezova se edhe une po bajshe dicka te mire. Per cdo shkrim timin, me therritshin cdo dite per me dhane spjegime ne hetuesi, ndersa per poezine “Leter Luciferit” qe kishte rreth 400-500 vargje, dhashe skjarime prej ores 7 deri ne ora 16. Pas nente muejsh hetuesie, ku nuk me torturuen po me hidhnin droge ne gjelle, me nxorren ne gjyq, i cili u zhvillue me dyer te mylluna ne sallen e Gjykates se Rrethit. Para se me me nxjerre ne gjyq, me vizitoi Dr. Enver Mersini i cili iu tha atyre te Deges: “Ju pakeni dashte me e myte kete djale”. Gjyqi kunder meje filloi naten e madhe te Pashkeve ne prillin e vitit 1977 dhe gjate akt-akuzes te cilen e kishin perkufizue “Agjitacion e propagande te myllun”, me lexuen gjashte poezi ku une aludojshe hapun kunder regjimit. Ndersa poezine “Leter Luciferrit”, nuk e lexuen pasi ajo fliste kunder Enver Hoxhes dhe ata nuk munt ta lexojshin. Kur me kerkuen fjalen e fundit, une iu thac: “Une kerkoj drejtesi”. Ndersa trupi gjykues u terhoq me dhane venimin, disa police me shane duke me thane; prift i poshten. Pas kesaj i thace nje polici qe me kishte shterngue fort prangat, qe te me vinte ne goje nje cigare se i kishe duert e lidhuna. Ai duke me ndezur cigaren, me tha: “Qenke guximtar i madh” dhe une iu ktheva duke i thane: “Ju i masni njerzit me gjatesine e trupit dhe jo me forcen e shpirtit. Kjo eshte e keqja juej”. Pas kesaj trupi gjykues ma denoi me dhjete vjet burg”, e mbyll rrefimin e tij Dom Gjergj Simoni, i cili vuajti plot nente vjet e 19 dite ne kampet e Ballshit, Qafe Barit e Spacit, per faktin e vetem se deshi te ruante objektet e dokumentet me vlere te Arqipeshkvise se Shkodres. Po keshtu vite te gjate burgu vuajti edhe i vellai i tij, Monsinjor Zef Simoni, i cili sot eshte Ipeshkvi i Shkodres. Edhe vete Gjergj Simoni, qe prej vitit 1991, kur u shugurue si i pari meshtar prej Selise se Shenjte, sherben ne famulline e Dajcit te Bregut te Bunes, pa harruar pasionin e tij te vjeter: Letersine.

Dashnor Kaloci - Vrasja tragjike e at Bernardin Palajt, mbledhesit te Eposit te Kreshnikeve



Historia e dhimbshme e klerikut katolik qe u diplomua ne Austri dhe punoi per 20 vjet ne mbledhjen e folklorit ne Veriun e Shqiperise. Deshmia e nipit te tij, Luigj Palok Gjergji.

Vetem nje dite pasi at Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashke me disa klerike te tjere katolike ishin thirrur ne nje takim nga Enver Hoxha, ate e arrestuan dhe e mbyllen ne nje nga dhomat e Kuvendit te Franceskaneve te cilin Sigurimi e kishte kthyer ne burg. Gjate asaj kohe qe ai mbahej i arrestuar aty, u torturua ne menyren me mizore dhe asnje nga familja jone nuk mundi qe ta takonte dot. Me daten 2 dhjetor te vitit 1946, ne na lajmeruan qe te shkonim tek Kuvendi per ta pare dhe aty vajtem: une me nenen, Lizen dhe gjyshen, Nushen. Ne nuk na lejuan qe te futeshim brenda oborrit te Kuvendit, por na hapen paksa porten e jashteme dhe nga aty pame trupin e Bernardinit te plandosur perdhe me veladonin gjithe gjak te ngjitur per trupit. Njerzit e Sigurimit na thane se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhane disa placka dhe sende te tija personale krejt te parendesishme. Ne kerkuam qe te merrnim me vete kufomen e tij per ta varrosur, por ata nuk na e dhane e pas disa minutash na perzune edhe ne nga ai vend”.

Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 69-vjecari Luigj Palok Gjergji, i cili rrefen te gjithe historine tragjike te dajes se tij, at Bernardin Palajt, klerikut katolik i njohur si nje nga gjurmuesit e mbledhesit me te medhenj te Eposit te Kreshnikeve te Veriut te Shqiperise. Po kush ishte Bernardin Palaj, cila eshte origjina e familjes se tij dhe ku ishte shkolluar ai. Cila ishte veprimtaria studjuese e shkencore e At Bernardinit dhe sa kohe punoi ai ne mbledhjen e Eposit te Kreshnikeve te Veriut e folklorit te atyre trevave qe u njohen dhe u cilesuan si Visaret e Kombit? Perse e arrestuan At Bernardinin dhe cilat ishin rrethanat e vdekjes se tij tragjike ne qelite e Sigurimit te Shkodres?

Bernardini u lind me 22 tetor te vitit 1894 ne fshatin Shllak te Dukagjinit, prej nga eshte dhe origjina e hershme e familjes se tij. Babai i tij, Gjon Palaj, ishte nje rrobaqepes teper i njohur ne te gjithe ate zone dhe njihej si nje nga besimtaret me te devotshem te fese katolike. Ndersa e jema e tij, Maka, ishte nje grua shtepiake qe i ngryste ditet e saj duke u marre me punet e shtepise dhe endjen ne avelmend. Bernardini ishte i parei i femijeve dhe pas tij vinin dhe dy vellezer e nje moter. Lidhur me te kaluaren e tij dhe te familjes, i nipi i tij, 69-vjecari Luigj Gjergji, deshmon: “I vellai i madh i Bernardinit, rreth vitit 1925 iku nga Shqiperia dhe mergoi per ne SHBA, ku u martua me nje vajze me origjine australiane. Ai deri ne fund te jetes se tij banoi ne Bruklin, ku kishte ne pronesi nje hotel me emrin “Juvenilja” dhe nje faramci te madhe ku i punonte e shoqja. Ndersa i vellai i vogel i Bernardinit, Gjon Palaj, mori zanatin e te jatit te tij, duke u bere nje rrobaqepes i famshem. Pjesen me te madhe te jetes se tij e deri ne vitin 1948 kur u nda nga jeta, Gjoni e kaloi ne Tirane duke punuar si rrobaqepes tek i fameshmi, Gjon Laca, qe e kishte puntorine e tij ne shtepine e Kaceleve. Ndersa motra e Bernardinit, Nusha, ka jetuar vazhdimisht ne qytetin e Shkodres dhe eshte njohur si mjeke popullore. Nusha vdiq ne vitin 1953 dhe ajo la dy djem dhe tre vajza, njera nga te cilat, Liza Gjergji, eshte nena ime”, deshmon Luigj Gjergji mbi familjen e At Bernardin Palajt, te cilin e nena e tij, Liza Gjergji, e kishte daje.

Nga Austria ne Dukagjin

Mesmimet e para te fillores dhe te shkolles unike, Bernardini i mori prane Kolegjit te Franceskaneve ne qytetin e Shkodres, ku pasi doli me rezultate te shkelqyera, u dergua per te ndjekur me tej studimet prane Liceut Teologjik ne Salzburg te Austrise. Pasi e mbaroi ate Lice me rezultate shume te mira, ai ndoqi me tej studimet e larta prane Fakultetit Teologjik ne qytetin e Insbrukut. Lidhur me kete dhe karrieren e mevoneshme kishtare te Bernardinit, Luigj Gjergji, deshmon: ” Pas marrjes se diplomes, Bernardini u kthye ne Shqiperi dhe ne vitin 1911 ai u dorzua si frat prane Kuvendit te Franceskaneve ne qytetit e Shkodres. Pasi qendroi per disa vjet prane atij Kuvendi, ne vitin 1918, Bernardinit iu dha e drejta e meshtarit duke u dorzuar si prift dhe pas asaj kohe ai shkoi per te sherbyer ne disa nga famullite e fshatrave me te thella te Malesise se mbi-Shkodres. Aty nga viti 1920, Bernardini u caktua si profesor i gjuhes shqipe dhe latinishtes prane Gjimnazit “Iliricum” te qytetit te Shkodres dhe ne ate kolegj ai bashkepunoi ngushte me drejtorin e saj, Pader Gjergj Fishten, i cili e nxiti ate ne fushen e studimeve mbi doket zakonore dhe folklorin e Veriut te Shqiperise. Ate pune kerkimore dhe studjuese, At Bernardini e vazhdoi gjate gjithe atyre viteve qe sherbeu si profesor prane gjimnazit “Iliricum”, duke bashkepunuar ngushte dhe me mikun e tij, At Donat Kurtin, me te cilin ai here pas here ndermerte ekspedita kerkimore ne fshatrat me te thelle te trevave te Veriut. Ne ato zona te largeta ai bashkepunoi ngushte edhe me rreth 40 famullitare, te cileve iu linte detyra per mbledhjen e Eposit te Kreshnikeve te Veriut dhe dokeve e zakoneve te ndryshme te atyre fshatrave ku sherbenin ata. Po keshtu pervec asaj pune te vazhdueshme kerkimore ne terren qe i zgjati per afro 20 vjet me rradhe, At Bernardini u mor edhe me anen studimore te Eposit te Kreshnikeve dhe aty nga viti 1940 ai filloi botimin e tyre. Ne ate kohe ai se bashku me mikun dhe bashkepunetorin e tij me te ngushte, At Donat Kurtin, botuan ne kater vellime, librin “Kenge kreshinkesh dhe legjenda”, i cili pati nje jehone te madhe dhe u vleresua shume nga personalitetet e letrave te asaj kohe, si Xhuvani, cabej, Dosti, Pader Anton Harapi etj, te cilet e quajten ate vellim: “Iliada shqiptare”. Pas kesaj ne vitin 1942 At Bernardini filloi botimin e studimeve te tij ne revisten “Hylli i Drites” me studimin: “Doke e kanu ne Dukagjin”, e cila vijoi ne disa numra rradhazi, gje e cila u botua edhe ne Rome ne vitin 1944. Nje pjese e madhe e studimeve te At Bernardinit, u botuan ne vitin 1943 edhe ne tekste te ndryshme shkollore. “kujton Luigj Gjergji, lidhur me punen studimore te dajes se tij, At Bernardin Palajt.

Vdekja ne qelite e Sigurimit

Pas vitit 1944, At Bernardini jetoi sa ne Shkoder aq dhe ne Tirane, ku vinte shpesh per te botuar punimet e tija shkencore ne Institutin e Studimeve Shqiptare me te cilin kishte bashkepunuar qe nga koha e Luftes. Punimet shkencore te tij u vleresuan mjaft edhe pas mbarimit te Luftes, ku nje nga studjueset me te fameshme te Eposit shqiptar, rusja Denisckaja, ne nje studim te sajin shprehej me superlativa per te duke thene: “At Palaj eshte njohesi me i thelle i maleve tona”. Mirpo puna e gjate kerkimore e studimore qe At Bernardin Palaj kishte nisur qe ne fillimin e viteve 1920, nuk mundi te vazhdonte me tej, sepse ashtu si pjesa me e madhe e klerikeve katolike edhe ai u godit nga regjimi komunist i Enver Hoxhes. Lidhur me kete, nipi i tij, Luigj Gjergji, deshmon: “Aty nga data 22 tetor e vitit 1946, vetem nje dite pasi At Bernardini ishte kthyer nga Tirana ku bashke me disa klerike te tjere katolke ishin thirrur ne nje takim nga Enver Hoxha, ate e arrestuan dhe e mbyllen ne nje nga dhomat e Kuvendit te Franceskaneve te cilin Sigurimi e kishte kthyer ne burg. Gjate asaj kohe qe ai mbahej i arrestuar aty, u torturua ne menyren me mizore dhe asnje nga familja jone nuk mundi qe ta takonte dot. Me daten 2 dhjetor te vitit 1946, ne na lajmeruan qe te shkonim tek Kuvendi per ta pare dhe aty vajtem: une me nenen, Lizen dhe gjyshen, Nushen. Ne nuk na lejuan qe te futeshim brenda oborrit te Kuvendit, por na hapen paksa porten e jashteme dhe nga aty pame trupin e Bernardinit te plandosur perdhe me veladonin gjithe gjak te ngjitur per trupi. Njerzit e Sigurimit na thane se ai kishte pasur vdekje natyrale dhe na dhane disa placka e sende te tija personale krejt te te parendesishme. Por e verteta qendronte krejt ndryshe, sepse vdekja e tij kishte ardhur nga torturat dhe semundja e tetanozit qe i ishte shpifur atij ato dite nga teli me gjemba qe i kishin lidhur duart. Ne kerkuam qe te merrnim me vete kufomen e tij per ta varrosur, por ata nuk na e dhane e pas disa minutash na perzune nga aty. Qe nga ajo dite ne nuk mesuam dot asnje te dhene se ku e kishin varrosur trupin e tij, por pas pese vjetesh, u hap fjala se At Bernardinin se bashku me gjashte klerike te tjere qe i kishin mbytur ne tortura, i kishin varrosur ne gropen e gelqeres aty ne nje skaj te Kuvendit Franceskan. Po keshtu krahas ketij lajmi ne na thane se trupi i At Palajt ishte groposur ne nje vend me trupin e Dom Lazer Shantojes, brenda murit rrethues te Kuvendit. Por te gjithe keto ishin vetem fjale nga njerez dashamires, sepse faktikisht eshtrat e At Bernardinit familja jone nuk ka mundur t’i gjej dot edhe sot e kesaj dite”, e perfundon rrefimin e tij 69-vjecari Luigj Gjergji, lidhur me dajen e tij, At Bernardin Palaj, nje nga studjuesit me te medhenj te Eposit te Kreshnikeve te Veriut, qe vdiq ne torturat e Sigurimit ne dy dhjetorin e vitit 1946, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhes propagandonte zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Ernest Koliqi: “At Bernardini ishte “frati i kangvet”

Tri dite ndjeja ne Palc pa fratin, tue e pritun. Rrogtari e rrogtaresha me shikojshin syte per te hetue dhe shpejt per te plotsue ma te voglin deshir t’emin. Kurgja nuk me mungonte n’at qele te paqet. Megjithekete, kallzoj te drejten, ato tri dit pa mikun e dashun m’u duken te gjata. Jo se e urrej vetmin. Perkundrazi shpesh e due dhe e kerkoj si nji gja te lakmueshme. Per ma, qi ajo asht gjtihmone pjellore. Por vetmija e maleve kish fillue me me lodhun; vetmija e nji qytetari midis Malsorve, me te cilet kurr nuk mund te celim, nga shkaku i mendesis rranjesisht te ndryshem, nje marredhanje shfryese shpirtnore. Pritshem me padurim shokun e vjeter, ne vetmin e qeles se Palcit. Shume e rrebte vetmija e maleve. Vetem ata qi e provuen mund te flasin per te. Na qi kemi jetue perjashta, njoftim vetmin e qyteteve te medhaja. Je kret i vetem atje ne mes nji morije njerzish te huej. Ece brryl per bryl me ta, i panjoftun nder te panjoftun, por atje, nder udha te mbarmjes plot drita e levizje e zhurma e kumbime, zemren nuk t’a ndrydhe nji shtrengim i papritur shkretnimi si ne Malsi, ku pra flitet gjuha jote.
Edhe pse nuk flasin me ty, kalimtaret e udhavet te perjashteme te shoqnojne me fytyra te qeshuna, me sympathy gazmore te shikimeve. E ndien veten si nji bote te rregullueme, q’i gjeti mjetet ma te holla me luftue merzin, me zbute ndiejen e tmerreshme te vetmis njerezore, te vetmis tragjike, te shpirtit qi trupi dan, robnues. I verbet, nga njerezit tjere e nga te gjitha sendet: e lenhe, prandej, e shpesh e kandeshme vetmija nder qytete te hueja. Perkundrazi ajo e maleve e rande per ne qytetaret dhe nganjihere dermuese.
Tmeri, merzija e mortshme e vetmis me kapi keqas papritmas nji nate ne Shosh, mbas dy javesh qi kasha banue me qef aty pa kurrnji takim me njerz qyteti. U argtova si perhere n’at mbramje-deri sa ngjaten ngjyrat e prendimit dhe xhixhilloi hylli i pare ne kupe te qiellit, tue ndigjue si muzike te folunit e paster te Malsorve. Si u err, u ngjita n’oden t’ime maje kulles se Nik Gjergjit. E qe, aty, m’u duk shum e zbet, trishtuese, drita e vogel e kandilit me vojguri sjelle me tesha tjera prej Shkodre. Do burra te shtepis, shtrue kambe kryq rreth meje, bsiedojshin. At mbramje nuk me terhiqte biseda e tyne, si te flitshin nji gjuhe te huej qi un nuk kuptojshem. Sa u kujtuen se un dojshem te rrij vetem, ata me shume njerzi zbriten poshte. Niken, qi perpiqej i shkreti t’a largoje me shpoti e gaz merzin t’eme, e nisa jashte me fjale idhnake.
Vobsija e odes, te zit e trenave te tavanit, pabukurija e orendive, terri porsa i davaritun prej flakes dridhese te kandilit me hyne ne shpirt. Deshirova Shkodren, shtepin t’ime qytetare, nji shok qytetar cilindo, per te thye at vetmi kaperthyese. E mbasi keto ngushullime nuk i kishem, e ndjeva veten te mjere, tmeresisht te mjere. Por me kaloi. I lajmuem ndoshta prej Nikes per trishtimin t’im, u ngjit maje kulles plaku i shtepis, Prel Gjoni, me zamare te vet ne dore. Me pershendeti shkurtazi dhe, pa folun asnji fjale tjeter, porsa zu vend larg drites me nji skaj t’odes nisi me i ra zamares me gjashte bira. Mue me pelqej sigurija e tij se me ato tinguj te thjeshte mund te sheronte cdo merzi te shpirtit. Une isha mbeshtete ne psote me krye ne jestek. Mbylla syt e leshova n’at varg tingujsh qi here te holle e te nalte, here te trashe e t’ ulet, mirreshin mbrapa bukurisht tue u gershetue e tue u shkri njani ne tjetrin. Zamarija pertrinte zanet e pyllit, te krojeve te jehonave bjeshkore.
Kur cela syt, pash bri plakut, pro pak ma ne drite, ndjeje dhe ajo per toke, Currlinen, blegtoreshen e re. Heshte e me shikonte me vetulla cue perpjete. Te vona, tue u avite kadale e tue me verejte me nji tute disi qesharake, kethei edhe Nika. Nji nga nji u shtruen prap rrotull meje burrat e shtepis dhe pime duhan e raki se bashku si nder mbramje tjera. Ato casa te shkurte trishtimi midis malesh me bajne te mendoj vetmin e kishtarve, te mesuesve, te nepunsave t’ane qi jetojne nder vise ma te humbuna t’atdheut. Sidomos merzija e gjate dimnore, kur bora per gjashte muej pret cdo marredhanje me qytete, tham do te jete e tmerrshme. Por ndoshta e shumta mesohen. Ata qi nuk mund te mesohen ne shkreti, vuejne, por sigurisht ua lehteson vuejtjen vetedija e nalte e detyres, e misjonit qi n’ato vise vetmitare kryejne.
Une ia qajshem hallin fratit t’em. Famullija e tij asht nji nder ma te largtat e ma te vishtirat. Me kureshte te gjalle pritshem t’a shof aty midis asaj bote t’eger, midis njerzve mali, ate qi njofta dikur bisedat plot vlere e mendehapet ne mes rretheve ma t’arsimeume te qytetit. Edhe frati erdhi.,Buze mbramjeje, ia degjuem shirrjen qi leshoi nga kryet e livadheve. Plot m’a mbushi Me gezim zemren zhapllima e thundrave te kalit, qi zbrite shpejt e shpejt kah qela.
At Bernardin Palaj, famullitar i Mertunit me ndeje ne Palc. At mbramje qi erdhi u kenaqme tue bisedue mbi folkfloren t’one. E, te nesermen, frati me coi ne nji ode te vogel e aty, mbi lepizat e nji rafti te vjeter, me tregoi do turra letrash zverdhue nga moti e tefteresh te trashe. Kanget. Mija kange kreshnikesh e trimnish, mija valle darsmash, poezi shekullore e popullit shqiptar perhere e ngjome, kalue nga goja e breznive ne te sosun n’ ate te breznive ne te kendellun. I shfletuem bashke ato letra e ato teftere te pluhunuem prej kah dilte fryma e nji prendvere s’amshueme. Cikli heroik i Mujit dhe i Halilit i kendue nga rapsodet e Dukagjinit me gjuhe te kulluet e te thekeshme. Po ato kange, po nder varjante ma te ngjyreshme, ma te levizshme te Malsis se madhe, ku kangetaret kane fantazi ma te gjalle. Vallet e Kosoves dhe te Dibres plot njomsi dashunore. Ato te Shestanit e t’Ulqinit me fytyrime detare, te holla e te lemueta. Ato te Bizes, tu Kepi i Rodonit afer Durresit, deliakte plot analogji me trajtat toskenishte.
Nuk e dij se kush pat thane qi gjithkund ne bote poetet kendojne per popullin, vetem ne Balkan populli kendon per poetet. Deri tash per mue poeti ma i madh i Shqipnis asht populli i yne. Kjo e vertete, me shendriti para syve te mendes ne Palc, ne qelen e Fratit te Kangve. Ai, ne vetmin e gjate te malit, i ka vu veshin kanges se pashtershme qi buron shi nga zemra ma e thelle e kombit arbnuer edhe ia ka rrembye harreses. Mbi lepiza te pluhunuene te qeles se Palcit, flen fara e prendvernave te pertardhuna te poezise re shqiptare.

TRADITA-ZAKONORE

Grimca nga “Visaret e Kombit”, vepra madhore e At Palajt

Per here te pare “Gazeta” publikon disa pjese nga punimi i Ate Bernardin Palajt, klerikut te famshem shkodran qe per 20 vjet me rradhe mblodhi dhe botoi Eposin e Kreshnikeve.

Para pak kohesh, ne faqet speciale te rubrikes “Dossier”, zuri vend nje shkrim i gjate per At Bernardin Palajn, nje nga kleriket kateolike nga Malesia e Shkodres, i cili vdiq nen torturate e Sigurimit te Shtetit, ne 2 dhjetor te vitit 1946. At Bernardin Palaj kishte lindur ne vitin 1896 ne fshatin Shllak te Dukagjinit dhe pasi kishte marre mesimet e para ne Kolegjin Franceskan te qytetit te Shkodres, ishte diplomuar per Teologji ne Insbruk Te Austrise. Pas mbarimit te Studimeve ai u kthye ne vendlindjen e tij ku u caktua profesor i Historise ne Liceun “Illiricum” dhe krahas asaj pune, per afro 20 vjet me rradhe ai u mor me mbledhjen e Eposit te Kreshnikeve te Veriut te Shqiperise, si dhe me doket e zakonet e ateyre krahinave. Per ate pune voluminoze qe i zgjati per me shume se dy dekada, At Bernardini angazhoi edhe me shume se 40 famullitare qe sherbenin ne ateo vise te thella dhe bashke me At Donat Kurtin, i mblodhi dhe i sistemoi ato ne kater vellime te vecanta, te cilate njihen ndryshe si “Visaret e Kombit”. Ne shkrimin e meposhtem, ne po botojme vetem nje pjese te vogel nga ajo veper madhore, te titulluar “Malesia e Madhe dhe Bjeshket”, te cilen At Palaj e pate mbledhur e shkruar se bashku me At Kol Ashten. Ky material na u dorzua per botim ne dorshkrim, nga 69-vjecari, Luigj Palok Gjergji, qe eshte nipi i klerikut te famshem, Palaj.

Malesia e Madhe dhe Bjeshket

“Popullsia e ketyre trevave malore, natyrshem, ne rrjedhen e jetes ka ardhur gjithnje duke u shtuar, e si pasoje e ketij fenomeni edhe toka ka ardhur duke u copetuar gjithnje e me shpesh ne ngastra, e meqe kjo sillte qe as me blegtori nuk mund te perballohej ndikimi i shtimit te popullsise, banoret e ketyre trevave e pane te udhes te dyndeshin per t’i hapur rriskun vetes, familjeve te tyre, duke zbritur ne fillim ne Nen Shkoder, per te siguruar buken e dimrit, sic i thone malesoret e kesaj ane: Sa me kalue balten e dimnit, por me pas shume prej tyre u vendosen pergjithmone aty. U shperngulen pra prej trojeve te tyre, toka teper te varfera per t’u vendosur ne tokat plla te Bregut te Bunes, Trushit, Velipojes dhe bregut te Matit ku vune edhe pasuri. Megjithe kete burim fatlum pune e pasurimi, keta malesore qe ishin mesue me jetue me ajer te shendetshem, tani rane ne nje situate te veshtire persa i perket klimes se disfavorshme per ta, klime mocalishte, plot mushkonja e cila i detyroi qe gjate veres te ktheheshin ne vendlindje, ndersa vjeshten, dimrin e pranveren ta kalonin duke punuar ne viset e Nen Shkodres. Keshtu u krijua karvani ose sic i thone malesoret coja. Karvanet beheshin te organizuar duke i thirrur njeri-tjetrit, kur ishin gati me u cua: “O mik kur po coheni / Gati jemi kur te don”. Thirrje kjo karakteristike malesore qe per fat te keq disa, per te njollosur malesoret i quanin “fise te egra nomade” gje qe nuk eshte e vertete se malesori ka pasur shtepine e plangun e vet ne verri e te bamen ne bjeshke. coja ka patur bukuri poetike: Gjithsecili e ka patur me gezim ate dite. Banoret e Nen Shkodres pashmangesisht deshironin ta mesyjne bjeshken me ajer te paster e me bukuri natyrore. Karvani apo curja nuk eshte pune e lehte sepse donin shpenzime e pergatitje, megjithate behesh me ngazellim. Koha e karvanit caktohej me pare, me marreveshje duke mos i bere askujt padrejtesi ne shfrytezimin e kullotave. Se c’kerkohej per kete e kishte te qarte kushdo qe merrte pjese ne karvanin e cojes. Sigurimi i miellit per shtegtim, e per sa kohe qe do te qendronin ne bjeshke, sigurimi i bulmetit; eneve te gatimit saj vi, taleret (kopajat) per te mbushur caprat me maze, enet me gjalpe e mjeshkavine etj. Vec ketyre edhe rrobat e shtresat, gunat e fjetjes, ngarkoheshin ne mushka. Merreshin edhe qente e hekurave per te ruajtur mallin e vathen, si dhe pushka me fisheke kunder ujqerve dhe harushave. I pari karvanas ishte gjithmone i zoti i shtepise qe udhetonte ne kale i veshur me cakcire e xhamadan, ku ne jelek varej rrefana e argjende e sahatit “serk-isuf” e ne koke mbante qeleshen. Pas saj vinte cobani i berreve me pushke pas krahut duke u prire dhenve e duke u bertitur ogicave e pas cobanit vinte bagetia e trashe me kuaj, pra, te ngarkuara me ene shtepiake e ushqime, shtroje e rroba trupi. Femijet udhetonin ngarkuar mbi gomare me kosha. Grate u grahnin kuajve dhe tek-tuk mbanin ndonje foshnje te kerthinjte ne krah. Karvani udhetonte heret ne mengjes per te perballur vapen e dites dhe ndalesat per t’u ushqyer i benin ne vende ku i rrihte hieja dhe ku drekonin me buke qe e percillnin me qumeshtin e bagetive qe i milnin rruges per te mos u prishur gjiri i bagetise nga kullota e qumeshtit. Qumeshtin qe u mbetej nuk e shperdoronin por ua falnin shtepive para te cilave u binte rruga. Udhetimin sipas vapes here e benin naten dhe diten pushonin prane ndonje kroi apo hieje pemesh e lisash, nen mriza. Bjeshken e mesynon Malesia e Nen Shkodres dhe te Mbi Shkodres. Ajo e Nenshkodres karvanin e ka patur me te gjate se udhetonin 1 jave e bile edhe mbi 10 dite deri ne Bjeshke. Ketyre nenshkodrakeve te rene ketu nga Malesia e Madhe shpesh u kanosej malarja qe edhe u jepte vdekjen. Kunder malarjes perdornin “barin e etheve” bime me shkop te holle 30 cm me nje tufe lulesh te kuqe ne maje. Kete bime e thanin dhe e pinin si caj. Edhe kunder vrerit (te vjellurave) perdornin nje bime qe kishte nje kercell 50 cm, te gjate, rritej ne shkembenj e kishte lule te verdha ne maje. Kjo bime nxjerr nje leng te bardhe si qumeshti qe quhet rriedhce e cila perdoret vetem 3 pika ne nje mase te paket sheqeri qe duke e ngrene te pastron te vjellurit (vrerit). Karvanet qe niseshin nga zona e Nenshkodres kalonin neper ure te Bacallekut ku ne kohen e Turkut paguhej gjymryku per te hyre ne Shkoder e mandej rruga vazhdonte per ne Koplik, Bajze, Rrapsha e Hotit, Kelmend, Vermosh e ne Guci. Ata qe Bjeshken e kishin ne krah te Shales-permbi Rrogan, binin neper Koplik ku pershkonin fushen e Zhajes e pas kendej vijonin tek prroi i Thate, Shkrel, Ducaj-Zagore, neper Boge kah Shtegu i Dhenve, neper Theth, Rrogan e ne Valbone. Njeri prej konaqeve qe i ka ra kesaj rruge ka qene edhe shtepia me ze e Lum Mirae (Mirajve) nga Selcka. Kur Malesia binte ne Guci, tellalli leciste lajmin:”Prej dites se diele e deri te merkuren tjeter te javes qe vjen, mos me leshue kush gje te gjalle gjate rruges qe udhetojn malesoret, se del Malsija ne Bjeshke!” Ky lajm sherbente per te mos u perziere tufat e bagetive te vendalive me ato te malesoreve. Atekohe rruga e malesoreve ka ra neper krejt bregun e djathte te lumit Gercar-afer Vermoshit deri ne Guci. Kjo porosi e tellallit ka qene ne fuqi deri ne vitin 1919. Kur malesoret arrinin ne Guci secili ka kaluar ne bjeshken e vet.

Tokat e Malesise

Sot ka mjaft malesore qe dine per secilen bjeshke se e kujt ka qene. P.sh. Tom Pjetri prej Vukli, 80 vjecar, Zef Lulashi prej Kikci 85 vjecar e Zef Doda prej Nikcit 85 vjecar, qe jane marre tere jeten me blegtori, deshmojne: 1)Vizitori e Brazda e Vezirit kane qene te Dede Gjo Nike Sykut prej Selce. 2) Zeletina mbi Nakute e Bori i Kolines mbi Vuthaj te Ded Cokut prej Selce 3) Golezhi mbi Andrejevice, i Kacel Turkut, bajraktar i Nicit. 4) Zeletina (pjesa tjeter) Gjon Sokolit prej Nikcit. 5. Grebeni – Dush Ules prej Nikci. 6. Lipovica-Kol Precit nga Selca. 7. Bistracica, e Nikoll Mekut prej Vuklit. 8. Popadija, e Nik Tomes prej Vuklit. 9. Vollushnica e Zef Camit dhe e Pretash Zogut prej Vukli. 10. Gerbaja e Kel Vates prej Vuklit. 11. Dromodoli mbi Decan i Keqa Lukes prej Vuklit. 12. Loxhija mbi Peje, e Prel Kol Rrasit prej Nikcit. 13. Smilojonica, mbi Beran (Ivangrad) e Vate Petrashit me vllazni. 14. Potkobilla, mbi Plave, e Cak Dedes prej Vukli. 15. Liqeni i Shtrazes, mbi Shale i Prek Pellumbit prej Vuklit. 16. Pecokeqi mbi Shale i Kol Shytit prej Nikcit. Boga qe shkon ne Kelmend ka pasur bjeshken e vet ne te dy anet e bajrakut, ne lindje me majen e Dashit ne krye e ne veri me Bjeshket e namuna. Maja e Dashit per Bogen eshte naltue si te ishte “Ora e Bajrakut” me rreth 2000 m lartesi nga deti dhe eshte i teri shkemb gjigandesk. Aty kalohet vetem neper nje shteg te vetem. Vete Maja e Dashit eshte livadh alpin me bar deri ne gju. Bjeshkataret e Boges binin ketu kur bari vesitej me fort, shtrine e shterpnimin. Kjo behej se nga vesa e barit shtrrima e shterpnimi nuk kishin nevoje per uje. As egersirat nuk depertonin ketu se shtigjet mbylleshin aq lart sa egersira nuk mund t’i kapercente.

Bjeshket e Kelmendit

Kelmendi ka pasur bjeshket e veta ne Bjeshket e Namuna, rreth Plaves e Gucise mbi Decan, mbi Peje, mbi Andrijevice e mbi Beran (Ivangrad), Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Trijeshi e Koja, per cka dihet, nuk kane pasur hise por ne paste dale kush per hatrice. Kjo pjese tjeter e Malesise qe permenda me lart, ka pasur bjeshket e veta: Hoti ka dale ne Velecik, te ndare ne hise te ndryshme ngastra), sipas bajraqeve: Brushtulla, Kopita, Gropa e Ahit, Shtjerri, Bjezhgazhi, Lugu i Shakujve, Mala e Pshises etj. Gruda pa pasur Jeshnicen mbi Vermosh, por duke u vrare me fqinjet i eshte dashur te shesin Bjeshken per te paguar gjaqet, keshtu qe ka mbetur pa bjeshke. Ne kohen e sotme, pra, e vetmja njesi Bajraku, Gruda, nuk ka Bjeshke. Kastrati bjeshken e vet e ka patur ne Velecik, te ndare sipas bajraqeve: Drugomir, Fushe e Zeze, Krenashdol e Lqeth. Edhe Shkreli ka patun bjeshket e veta mbi Shkrel nga Lindja, nder te tjera, me ze Korrila e Shkrelit, si dhe kah Veleciku-Vrithin, Rranxat e Vrithit dhe Troshanet e Vrithit, por do pasur parasysh se qekur i ra Hoti permes kufirit, kesaj ane iu keput edhe Bjeshka ne Velecik, keshtu qe Traboini e Drumja kane per bjeshke cemerin, Bukuviqin kah Tebanat e Vuksanas. Per t’u furnizue me uje kane pasur Gezojt shpelle 20 m e thelle ku permes shkallesh te gurta i afroheshin ujit per t’u furnizuar. Edhe Korita dikur ka qene e Hotit, por ja hoqen dore. E Hotit ka qene edhe Smutigorja e vellezerve Gjelae (Gjelajve) permbi Vermosh, por mbeti pa te, sepse, edhe sot shihen vorret e Hotjaneve ne ato brigje: burra, gra, femije te mbytur, e pra qysh atehere Hoti nuk ka dale me ne ato bjeshke. Ne baze te kallezimeve te burrave te moshuar te Shkrelit, paraqitja e bjeshkeve te kesaj pjese te Malesise se Madhe, ka qene: 1. Zagora: Nje pjese te Fushe-Zezes dhe pjesen e Draganit. 2. Vrithi: Troshanin, nje pjese Fushe-Zeze ne Glecan Graban. 3. Dedajt: Brushkullin dhe nje pjese te Koriles. 4. Bzhezh cek Dedajt: Korile, Gryke Lugje, Negovan. 5. Xhajet: Draganine. 6. Ducajt: Kamshallin dhe Breg-Beqen e pak Gryke – Lugje. 7. Majat: Mshitel e pak Gryke-Lugje. Gruda deri diku e ka zevendesuar bjeshken, qe nuk e ka pasur, me freskine e njomesine e Lumit Cem qe e pershkon permes Gruden. Shume shtepi te Grudes jane ulur ne Lug te Cemit e kane kalur pjesen me te nxehte te veres.

Trimeria e Vuksan Gela

Ne Grude beheshin shume fiku e rrushi. Vendalite kesisoj nuk mund t’ia kthenin shpinen vendit te vet. Ka pasur edhe shume gje te gjalle e sidomos dhen. Po si shteruan keto dhen? Duke i dhene doberzana bjeshkatareve ne Pyll te Madh, afer Liqenit te Shkodres ku kishte kullote e uje boll, por meqe ketu nuk ishte vend i shendoshe bagetia jepej sic thame per 3 oke djathte per krye berriplle, ose sipas marreveshjeve nga me te ndryshmet. Dberzanat (te perzanat) jane edhe nga Dita e Shen Antonit deri per Shengjon. Ne Grude kemi nje rast tjeter; Veziri i Shkodres i nxori ne Bejleg nje rival te tij, por duke mos i besuar vetes, kerkon nje burre trim qe t’i dale ne dyluftim armikut te vezirit. I pari i Grudes i asaj kohe, Vuksan Gele Ivezaj, meqe ishte i plakur, vendosi shprehjen:”Eh, i shkreti une, me ka lane kemba e dora se i kisha dale ne bejleg hasmit te Vezirit”. Njeri nga djemte e Vuksanit e garanton te jatin qe te rrije pa merak se do ta kryente vete kete dyluftim, dhe, fitoi ndaj rivalit te Vezirit. Vuksani kerkoi Dimoshen ne fushe per verri dhe Vermoshin per Bjeshke, Dheun e Zi si dhe Pyllin e Madh deri tek liqeni i Shkodres!â? Thuhet se Vuksan Gela, para se te vdiste, porositi me goje djemte e vet duke u thene:”Keni me me varrosun ne Maje te Sukes se Grudes ku kemba e kalit te turkut nuk ka me mujte me ma shkelun vorrin!”. “Edhe sot ky varr eshte aty ku porositi Vuksan Gela e per cdo vit i kujtohet emri dhe i behen ritet fetare”.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...