2016-01-22

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës

Për pjesën më të madhe të qytetarëve të Tiranës, ish-Blloku është lagjja më në modë dhe më e gjallë e kryeqytetit. Për guidat turistike ai është vendi që rekomandohet për një pije në orët e vona të natës dhe për te kuptuar jetën vibrante të Tiranës. Pak qytetarë e kanë njohur atë si “zonën e ndaluar” ku jetonin drejtuesit e lartë komunistë dhe ku merreshin vendimet politike. Po si lindi Blloku dhe cila është historia e tij? Me poshtë shpjegohet historia e lagjes prej nga Enver Hoxha dominoi me dorë të hekurt Shqiperinë për 46 vjet!
“Blloku”
Në dhjetor të vitit 1960, ndërsa avioni zyrtar shqiptar – një “Antonov” me 4 motorë – u ul në aeroportin e Rinasit, Enver Hoxha padyshim që nuk e ka menduar se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit jashtë Shqipërisë. Për 24 vjet me radhë Hoxha do të ndrydhej në Shqipëri. Do të lëvizte në një territor tejet të ngushtë, në një nga lagjet qendrore të Tiranës, ku qe vendosur që në vitin 1944 dhe ku do jetonte deri në fund të jetës: në një lagje të quajtur “Bllok i Udhëheqjes”, krejtësisht të izoluar dhe të mbrojtur nga forca të armatosura dhe nga agjentë të Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit.
Historia e Bllokut është tejet interesante, një imitim i Kremlinit, por që shërbente njëkohësisht edhe si stil jete, edhe si rang hierarkik, edhe si ndërtim i kultit të individit.
Historia e tij fillon në nëntor të vitit 1944.
Liri Belishova, e dërguara e Qeverisë Provizore që do të vinte nga Berati, u befasua kur dëgjoi që komandanti ushtarak i Tiranës Mehmet Shehu kishte menduar për të gjitha. Pas një qëndrimi të shkurtër në hotel “Dajti”, drejtuesit kryesorë do të vendoseshin në një lagje në krah të bulevardit të ri, krejt përballë Kryeministrisë dhe Legatës Britanike. Enver Hoxha do të qëndronte në shtëpinë e Inxhinier Bellonit, një italian i larguar nga Shqipëria, ndërsa Xoxe në një shtëpi përbri. Blloku përshkohej nga një rrugë e drejtë, që në një anë mbaronte në bulevard dhe në tjetrën në një prej rrugëve të sapohapura të Tiranës së Re.
Hierarkia në Bllok ishte e qartë: aty rrinin familjet e anëtarëve dhe të kandidatëve të Byrosë Politike dhe të kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nuk lejoheshin anëtarët e Qeverisë që nuk ishin anëtarë të Byrosë Politike.
Deri në vitin 1947 rruga që kalonte përballë shtëpisë së Hoxhës ishte e hapur. Që nga ai vit ajo u mbyll dhe, me kalimin e kohës, Blloku filloi të marrë edhe rrugët paralele. Më 1985 ishte një lagje prej afro 151 400 metrash katrorë dhe tashmë, përpara derës së shtëpisë së Hoxhës, nuk mund të kalonin në këmbë as anëtarët e Byrosë Politike.
Jeta në Bllok është njëra ndër temat e ndaluara, por edhe më misterioze të Shqipërisë komuniste. Ruajtja e tij bëhej me aq fanatizëm, sa pushteti në Shqipëri filloi të konsolidohej edhe përmes martesave të brendshme dhe lidhjeve të krushqisë, lidhje që nisën qysh herët në ditët e para të krijimit të tij dhe që u konsoliduan edhe në brezin e dytë e madje edhe të tretin, siç dëshmon Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit për 27 vjet të Shqipërisë, Mehmet Shehut. Në librin “Vjeshta e ankthit”, botuar në Paris dhe në Tiranë pas daljes nga burgu në vitin 1991, ai e përshkruan kështu rrjetin nepotik të Bllokut:
“kjo u shfaq që në fillimet e këtij pushteti, kur filluan të lidhen varg e varg e radhë-radhë krushqitë brenda tij. Kësisoj, që nga Enver Hoxha që lidhi krushqi me Gogo Nushin, duke i dhënë vëllait të këtij të fundit mbesën e vet; e pastaj te Hysni Kapo, gruaja e të cilit është motra e Alqi Kondit dhe e Pirro Kondit, i cili është baxhanak i Manush Myftiut, motra e të cilit është gruaja e Pilo Peristerit dhe po kështu, motra e Ramiz Alisë u bë gruaja e Reiz Maliles, motra e të cilit, është gruaja e Xhaferr Spahiut, kurse gruaja e Bilbil Klosit është motra e gruas së Ramiz Alisë. Të gjithë këta anëtarë të Byrosë, Komitetit Qendror ose ministra dhe zëvendëskryeministra [… ] Dhe nga martesat e njerëzve të pushtetshëm, sikurse më së shpeshti nga çdo martesë, lindën fëmijë dhe këta fëmijë u rritën dhe dikur u erdhi mosha edhe këtyre për t’u martuar […] Dhe kështu u martuan e bija e Adil Çarçanit me të birin e Manush Myftiut […] thuajse njëkohësisht u fejua i biri i Enver Hoxhës me të bijën e vëllait të Ramiz Alisë […] por edhe Kadri Hazbiu u lidh me Enver Hoxhën, kur të bijën e Enver Hoxhës e mori i vëllai i të shoqit të një mbese të gruas së Kadri Hazbiut…”.
Të njëjtën gjë dëshmon edhe nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, në një intervistë të vitit 2010:
“Krushqitë në Bllok ishin të gjitha aleanca politike, por paksa të studiuara që të mos bëheshin në gradën e parë. Për shembull, tek anëtarët e Byrosë, midis fëmijëve të anëtarëve të Byrosë, por të bëhej që një djalë të marrë mbesën e tjetrit e me radhë. Dhe të gjitha martesat u kryen brenda Bllokut…”.
Nuk ka asnjë dyshim që lidhjet dhe krushqitë brenda Bllokut qenë njëra ndër temat më të komentuara në vend. Në vitin 1991, kur komunizmi ra, gazeta e parë e opozitës së re arriti numrin rekord të shitjeve me një artikull të kryeredaktorit të saj Frrok Çupi të titulluar “Përse nuk çahet Blloku”? Artikulli shënonte se Blloku nuk ishte një nocion gjeografik, nuk ishte një lagje, për një mënyrë të jetuari, anëtarët e së cilit veç statusit politik i lidhin mijëra fije familjare dhe farefisnore.
Pjesëtarët e Bllokut kishin një trajtim special: personel shërbimi, shitore ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore, një seri vilash, shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë favore të tjera. Por me kalimin e viteve jeta e banorëve të paktë të Bllokut u bë më e ndërlikuar. Bashkim Shehu e përshkruan kështu jetën në Bllok:
“Në atë lloj niveli, të atij sistemi, nuk ka miqësi. Në njerëz që kanë qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin ka bashkëfajësi dhe lidhje interesi, që shtypin shumë e shumë njerëz të tjerë. Ai që ka epërsi nga pushteti, në këtë rast Enver Hoxha, është më i kthjellët me idenë që këtu s’kemi të bëjmë me miqësi, ndërsa caku i secilit varet nga numri një, përpiqet që të gënjejë veten që ka besnikëri, miqësi etj. Me sa kam mundur të vëzhgoj tim atë në qëndrimin ndaj Hoxhës, ka qenë një lloj adhurimi ndaj tij dhe një njeri që ai mendonte se duhet të ishte besnik ndaj tij dhe duhet të punonte bashkë me të”.
Mungesa e sinqeritetit në një jetesë të tillë si ajo në Bllok p dyshim që duhet llogaritur në radhë të parë e mbi të gjitha te vetë Hoxha. Në një filmim propagandistik të vitit 1982 ai shfaqet për krahu me Myslim Pezën e Haxhi Lleshin, miqtë e tij të Luftës. Teksti i shkruar nga Nexhmije Hoxha, që i drejtohet mbesës së saj Valbona, fillon me fjalët:
“Ja, erdhën shokët e gjyshit, i ngjitën shkallët bashkë, ngadalë- ngadalë. Vitet dhe sfidat i kanë lodhur, por ata janë të gjithë të rinj, 41-vjeçarë, se kaq është Partia e tyre”.
Sytë e Hoxhës duken të trishtuar dhe të lëngëzuar nga kujtimet dhe nostalgjia për dy miqtë e vjetër. Pak kohë më parë ai i kishte dhënë Myslim Pezës dekoratën më të lartë në vend në një ceremoni në të cilën, ndër të tjera, kishte mbajtur këtë fjalim për të:
“Këtë titull nuk ta japim se je më i moshuari nga ne, por ky ka një kuptim të madh politik për ato që thashë dhe për veprimin tënd që në kohën e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltës dhe vrave pikërisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasësin e Haxhi Qamilit, shërbëtorin e Vërlacit e të Ahmet Zogut. Gjesti yt trimëror e burrëror s’ishte një gjest i thjeshtë hakmarrës ose terrorist, por një gjest politik, sepse ai simbolizonte dorën e fshatarësisë sonë patriote që ngrihej kundër tiranëve. Ty këmba- këmbës të ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove të shkoje në mërgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershëm në gjirin e shqiptarëve që jetonin nën varfërinë e kralëve serbe. Ti ashtu jetove, por mendjen e kishe në Pezë, në Shqipërinë e dashur që vuante, pavarësisht se në krye kishte një mbret që vetëm emrin kishte shqiptar, sepse në fakt ai ishte i huaj, i shitur, tradhtar, njeriu i të gjitha të këqijave për popullin tonë fisnik e të shumëvuajtur. Më ka njohur me ty miku yt dhe i imi, patrioti Esat Dishnica. Kemi kaluar ditë të vështira bashkë, por edhe çaste të lumtura kur kemi parë zhvillimin e vendit në rrugën e Partisë e të marksizëm-leninizmit…”.
Por hapja e Arkivave pas vitit 1992 ka dëshmuar se pikërisht në atë kohë, pikërisht kur ai filmim po bënte xhiron e kinemave në Shqipëri, Hoxha hidhte në ditarin  e tij këto mendime për Myslim Pezën, Haxhi Lleshin dhe miqësinë e tyre:
“E hënë 21 qershor 1982.
Me shokët Ramiz [Alia], Simon [Stefani] dhe Kadri [Hazbiu] bisedova për çështjen e shokut Haxhi Lleshi, i cili nuk është korrekt nga ana morale, gjë që e ka shtyrë në një rrugë të kundërt me shokët që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këta të fundit i kanë vënë në dukje qëndrimet armiqësore të një farë D. S. që punon atje dhe që, duke mbajtur Haxhiu  qëndrime jo normale me të, kjo grua po vepron në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor si një provokatore e vërtetë, si një intrigante e përsosur.
E martë 22 qershor 1982.
Po na lind një shqetësim i ri, i rrezikshëm. Kush e shkakton? Ku është burimi? Në kohën kur zbuluam puçin e Beqir Ballukut e kompani, Haxhi Lleshi u fut në konflikt me gruan e tij dhe me të gjithë fëmijët, djem e vajza. Gruaja e Haxhiut, me prejardhje bajraktarësh (Familja Jegeni ka të arratisur politikë në Jugosllavinë titiste) filloi të flasë hapur me këdo kundër Haxhiut. Ajo po bën këtë veprim skandaloz kundër Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me Hysninë [Kapon] e thirrëm një herë e dy Haxhinë dhe ia kemi vënë në dukje këto që po ndodhin, i thamë të merrte masa ose të ndalonte që gruaja e tij të izolohej në ndonjë fshat. Përgjigjja e Haxhiut ishte: “Ku të thotë Partia!” Po në këtë kohë filloi edhe lufta e fëmijëve kundër babës [Haxhiut]. Djali i tij R. (që punonte në aparatin e Komitetit Qendror) e akuzoi babën e vet si “tradhtar”. U thirr të shpjegohej, ai nguli këmbë në të tijën. U thirr nga Hysniu Haxhiu. Ky i tha se nuk ka ç’i bën djalit. Hysniu atëherë i shprehu mendimin: Nuk e dërgojmë dhe këtë në fshat të punojë tok me nënën e vet, gruan e Haxhiut?! Ky, si zakonisht, ishte dakord duke thënë: “Si të thotë Partia!” Kështu u mbyll kjo çështje, megjithatë mbeti e dyshimtë për ne. Ku ishin shkaqet?!
Kaluan vitra. Marrëdhëniet e Myslim Pezës me Haxhi Lleshin, si kurdoherë, ishin të shkëlqyeshme, pa asnjë re. Por gjatë vitit të fundit, papritur e pa kujtuar, filloi të vërehej qielli i kësaj miqësie.
Myslim Pezës, që Partia dhe unë ia kemi vënë shumë mirë në dukje rolin që ka lozur në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeçare dhe i verbër nga sytë të shkruajë kujtime në “tri vëllime”. Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi që të vinte t’ia regjistronte në shtëpi sekretarja e tij. Dhe kështu u bë. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’ia shtypte këto sa më shpejt. Pse? Nuk dihet.
Myslimi u zemërua dhe u shpreh se “kjo grua nuk është e mirë, regjistrimet e kujtimeve të mia ajo po i mban në sirtar, pse kërkon t’i përdorë edhe Haxhi Lleshi për veten e tij”. Në fakt, edhe Haxhi Lleshi kishte filluar regjistrimin e kujtimeve të veta. Të dy po vepronin paralelisht dhe të dyja palëve po ua regjistronte këto kujtime e njëjta grua D. S. Myslimi kërkoi me zemërim t’i dorëzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte që “Haxhiu po i hante bukën”. Iu morën regjistrimet kësaj gruaje, e cila nguli këmbë të mos i jepte, pastaj u urdhërua me protesta në Komitetin Qendror.
Myslimit iu dha një person tjetër nga Partia për të vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, ia dha një kopje aparatit të Komitetit Qendror të Partisë dhe një kopje ia dha vetë Myslimit. Ky priste që Komiteti Qendror t’ia dërgonte shtypit, por kjo punë po vonohej. Atëherë Myslim Peza shpejt e shpejt ia dërgoi këto Ndërmarrjes së Botimeve, ku personi i ngarkuar me këtë punë, duke i lexuar “këto kujtime”, vuri duart në kokë nga përmbajtja, prandaj lajmëroi Komitetin Qendror të Partisë. Këto kujtime po studioheshin në këtë kohë nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, që kishte ardhur në konkluzionin se nuk mund të shtypeshin, pse kishin të bënin me një histori plot aventura të Myslimit, që ai i konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri në fillimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, kur ai mori kontakt me ne.
As ngjarjet historike të Pezës, që janë vepër e Partisë, as lufta e pezakëve nuk përmendeshin në këto regjistrime, bile vetë lufta e Myslimit errësohet aty me gojën e tij, jo vetëm me mendime të çoroditura individuale, subjektiviste, të përsëritura, duke u futur në cikërrimat e katundit e të fshatrave, por çka është më e rëndësishmja, në këto materiale janë regjistruar pjesë që kanë të bëjnë me plot aventura të Myslimit në emigracion, në Jugosllavinë e kralëve të Serbisë. Në këtë pjesë të jetës së tij Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavët, se këta i kishin propozuar ta bënin agjent, po ai “nuk pranoi”. Megjithatë jugosllavët, tregon aty Myslimi, vazhdonin t’i jepnin rrogë. Kur Myslimi ish akoma në Shqipëri, në kohën e Zogut, Legata Jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi nuk i mori ato në dorë, por hallexhia”.
Dhe Myslimi vazhdon të tregojë kështu mbi propozimet për të bashkëpunuar kundër Zogut me Gani Kryeziun, familjen e Lleshit [Haxhiut], ose me Irfan Ohrin. Me ndihmën e serbëve Myslimi zgjodhi kështu familjen e Lleshajve, familje “me shumë autoritet në Jugosllavi dhe në Beograd”. Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnë të tregohen aventurat e të dyve që i ka regjistruar me gojën e tij.
Gjatë gjithë jetës dhe punës që bëmë së toku me Myslimin asnjëherë ky nuk më ka folur për këto ngjarje të jetës së tij. Pse i mbante ai fshehur këto ngjarje nga unë dhe nga Partia? Pse i nxjerr tash në këtë kohë, kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kërkon t’i dalë rrezikut përpara? Mos ka frikë se ia zbulojnë të tjerët? Me këto kujtime që Myslimi kërkon t’i shtypë me këmbëngulje, ky errëson vetë figurën e tij që ia ngritën lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmë ne të shtypen këto aventura të Myslim Pezës, atëherë i kemi dhënë një armë në dorë armikut dhe opinionit: “Me të tillë njerëz ka bashkëpunuar Partia?” Po ne nuk do t’ia japim këtë sadisfaksion as Myslimit, as jugosllavëve. Ne do të bëjmë çmos që Myslim Peza ta ngrysë jetën kështu siç është, me të këqijat dhe të mirat e tij.
E martë 22 qershor 1982
Me këtë “çështje të Myslim Pezës” plekset njëkohësisht edhe çështja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rëndë ku kish rënë, pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu [Lleshi]. Gruaja D. S me biografi të mirë, nëpunëse në Presidiumin e Kuvendit Popullor, na është bërë sekretare e Haxhiut, por ky e ka tepruar me të, siç flitet midis nëpunësve të Presidiumit të Kuvendit, të cilët po i shkruajnë Komitetit Qendror të Partisë që “të pengohet ky skandal”. Por e keqja mbi të këqijat është se kësaj i është rritur aq shumë mendja sa po ngatërron gjithë aparatin duke bërë atje “ligjin” në emër të Presidentit. Por çfarë ligji? Ajo është kthyer në një provokatore pa kufi, flet keq për udhëheqjen kryesore të Partisë dhe arrin deri atje sa t’i thotë një shoku komunist, që punon në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe është ky që i shkruan këtë Komitetit Qendror të Partisë, se “Kur të vdesë Enver Hoxha fuqinë do ta marrë Haxhi Lleshi”. Është e qartë se këto veprime të rrezikshme janë muhabetet që ia bën asaj Haxhi Lleshi, të cilit e pakta që mund t’i themi është se Haxhi plakut i ka hipur në kokë marrëzia dhe “ç’i ka barku, ia nxjerr bardhaku”. Kjo është një.
E dyta: Siç duket, Haxhi Lleshi ia futi edhe Myslimit këtë grua që t’ia regjistronte kujtimet për të parë çfarë pohon ky për periudhën kur ishte i internuar në Jugosllavi. Ç’flet për Haxhinë, për babanë dhe xhaxhallarët e tij me Aqif Lleshin? Haxhiu pa se në këto kujtime ai dhe familja e tij po komprometohej me jugosllavët nga ana e Myslimit. Haxhiu nuk ia kthente këto shkrime Myslimit derisa ky u zemërua dhe u detyrua D. S.-ja t’ia dorëzonte.
Është e qartë për ne se Haxhiu u vu në pozita të vështira nga shoku i tij i vjetër, prandaj krijoi një intrigë të re, thelbi i së cilës mund të jetë i vërtetë. Në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor punon edhe një grua tjetër, që është mbesa e Myslim Pezës. Kjo me siguri duhet t’i ketë treguar Myslimit për marrëdhëniet e Haxhiut me D. S.-në dhe ambiciet, xhelozitë e këtyre dy grave janë bërë problem në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pas çështjes së regjistrimit të kujtimeve të Myslimit, Haxhi Lleshi përpara shokëve anëtarë të Komitetit Qendror, që punojnë në Presidium të Kuvendit Popullor, Spiro Kolekës, Shefqet Peçit dhe Xhafer Spahiut, ngre çështjen: të përjashtohet nga aparati i Presidiumit një punonjës i Presidiumit dhe mbesa e Myslim Pezës, pse kanë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”. Shokët i kërkojnë Haxhiut të japë fakte, po ky nuk dëgjon të japë dhe flet në mënyrë provokative se “duhet bërë kështu si them unë”. Shokët e refuzojnë propozimin e tij dhe Haxhiu, “shoku President”, u thotë: “Dua të shtrohet ky problem në organizatën bazë të Partisë”.
Këtë skandal e mori vesh Myslim Peza, i cili thirri Xhafer Spahiun dhe i tha se “po e bëri Haxhiu këtë, më ka turpëruar mua, dhe unë do të pres çdo marrëdhënie me të”. Haxhiu i thotë Partisë “shkel brezin që po të lëshoj” dhe të bëhet skandal. I bën njëkohësisht shantazh edhe Myslim Pezës, që edhe ky nga ana e vet e kërcënon.
U këshilluan anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit, që ta trajtojnë çështjen me gjakftohtësi të madhe, se ajo po merr formën e një provokacioni nga ana e Haxhi Lleshit. Të mos transferohet asnjë nga ata të dy nga aparati i Presidiumit, siç do Haxhiu dhe asgjë të mos shtrohet në organizatën bazë.
Gjatë kësaj kohe në Komitetin Qendror të Partisë dhe mua më vijnë letra anonime për lidhjet e Haxhiut me D. S. I vinë letra të tilla dhe Ramizit, me firmë nga një shok komunist që është në Presidium, për pikëpamjet armiqësore që shpreh gruaja, e cila punon sekretare e Haxhi Lleshit. Letra anonime i dërgohet Haxhiut nga sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Simon Stefani, që të marrë dijeni. Haxhiu i përgjigjet Simonit (të gjitha këto letra ndodhen në arkivin e Komitetit Qendror). Haxhi Lleshi tërhiqet nga kërkesa që kishte bërë për përjashtimin e mbesës së Myslim Pezës, por ngul këmbë që të përjashtohet nëpunësi në fjalë dhe si arsye nxjerr disa gjëra të kota. Shokët i vënë në dukje Haxhiut se arsyet që ai jep nuk janë me vend, sidoqoftë ta përjashtojmë nga aparati si atë, si D. S. se po na bëhet skandal dhe i numërojmë Haxhiut sjelljet arrogante dhe armiqësore të saj (pa i thënë gjë për lidhjet me të). Haxhi Lleshi u përgjigjet se ai nuk është dakord me ta. “D. S. unë nuk lejoj të përjashtohet nga Presidiumi i Kuvendit dhe të shkojmë në organizatën bazë”. Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në Presidium, i thonë Haxhiut të mos çohet ky problem në organizatë bazë të Partisë, se atëherë do të na dalin në shesh shumë gjëra, që do ta ulin prestigjin e tij si President i Presidiumit. Haxhiu shkoi deri atje, sa t’u thotë shokëve “le të më nxjerrë Partia në pension, duke më hequr nga Presidiumi”.
Këto janë dy probleme që këta dy persona i nxjerrin në shesh dhe i krijojnë kokëçarje Partisë në këtë kohë. Të dy këta dhanë një kontribut në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Partia dhe unë i kemi nderuar, kemi vënë në dukje meritat e tyre, në popull ata njihen si shokë udhëheqës. Për çfarë arsyeje të dy këta, Myslimi dhe Haxhiu, i hapin për herë të parë këto letra të vjetra të tyre dhe në një kohë që Partia po kapërcen me sukses punën shumë armiqësore të Mehmet Shehut si agjent i jugosllavëve? Këta po na krijojnë me këtë një kokëçarje të re. Mos vallë qëndron gishti i jugosllavëve prapa tyre? Përvoja e luftës kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm na ka dhënë mësime të mëdha. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi vigjilentë për të mbrojtur atdheun, Partinë, socializmin.
Do të dëshiroja që në çështjet e këtyre dy shokëve të mos ketë gisht armiku, por vigjilent duhet të jem dhe do të veproj në mënyrë që sadisfaksion armikut jugosllav të mos i jap asnjëherë dhe të mos bie në provokacionet e këtyre dy shokëve në qoftë se janë provokacione. Me gjakftohtësi do të veproj që të mbrohet atdheu, të shmanget skandali që kërkon të bëjë armiku dhe këta dy shokë “të vjetër” të bëhen të parrezikshëm dhe në interesin e Partisë, që sulmohet vazhdimisht nga armiqtë, të marrim ato masa që vetëm armiku të dështojë, kurse Partia e populli të triumfojë”.
Mbi ditar, nga një njeri i afërt – me gjasë Nexhmije Hoxha – është vënë shënimi: “Ta shohë vetëm shoku Ramiz”. Pas viteve 1976-1978, kohë gjer në të cilën ai e shkruante vetë me dorë ditarin e tij, Enver Hoxha nuk ka mbajtur ditar të shkruar. Ai i citonte mendimet e tij, ato zbardheshin, shtypeshin dhe kalonin në fondin e tij, mbi të cilin ai përzgjidhte ato që shkonin për botim dhe ato që s’do të botoheshin kurrë, si këto dy shënime. Ditaret e Hoxhës gjenden tanimë në Arkivin Qendror të Shtetit, të lidhur në disa dhjetëra vëllime.
Liljana Hoxha, nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, hyri në Bllok në vitin 1973. Ajo ishte studente, kur djali i dytë i tij, Sokoli, i propozoi për martesë. Ishte nga krushqitë jashtë Bllokut dhe vetë Liljana Hoxha është e bindur se vjehrra nuk ia fali kurrë që vinte nga “bota përtej postbllokut”. Për një kohë të gjatë ka mbetur e izoluar, siç dëshmon vetë. Në një intervistë të vitit 2010 ajo kujton:
“Unë jam martuar në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë kujtoj se situata në Bllok ka qenë gjithmonë shumë e nderë, shumë e kontrolluar. Mund të them se ai ishte i vetmi vend ku liria mungonte në mundësinë më ekstreme. Kontrollohej çdo gjë,  kush hyn, kush del, me kë shoqërohet, çfarë futi brenda”.
Pyetjes se cilat ishin familjet kryesore në Bllok, ato që në njëfarë mënyre i jepnin tonet atij, ajo i përgjigjet:
“Familjet e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos. Por marrëdhëniet midis këtyre familjeve dukeshin që ishin hipokrizi e gjallë. Hipokrizi dhe kishte dhe disnivele. Kishte arsye për të pasur xhelozira. Fiqirete Shehu dhe Vito Kapua vetë ishin më inteligjente se Nexhmije Hoxha. Kishin atë natyrën e protagonizmit, flisnin dhe merrnin pjesë në çdo situatë që u ndodhej. Nexhmija kishte natyrën vetëm të heshtte, të vështronte, të studionte dhe të bënte rolin e një gruaje të tërhequr që ishte vetëm në funksion të të shoqit të saj”.
Fati e solli që, me përjashtim të familjes Hoxha, Kapo dhe Alia, gjithë familjet e tjera të Bllokut të ndryshonin vazhdimisht. Spastrimet qenë arsyeja më e shpeshtë. Por i çuditshëm është fakti se, edhe pas dënimit, edhe pas ndryshimeve të vitit 1990, ish-pjesëtarët e Bllokut, rrallë, shumë rrallë kanë folur për jetën e atjeshme. Në shumë anë, ata i ngjajnë anëtarëve të një sekti, që të detyruar nga një betim a kërcënim, refuzojnë të flasin gjithë jetën për atë pjesë që kanë kaluar aty. Vetëm në vitin 2011, Spartak Ngjela, djali i ish ministrit të Tregëtisë për 28 vjet, Kico Ngjelës, solli në kujtimet e tij detaje dhe analiza realiste nga jeta në Bllok. Të vetmet shënime që hedhin njëfaqësoj dritë mbi atë që realisht ndodhte aty.
Në kujtimet e tij, Ngjela i jep hapësirë një vendi thuajse dominues, “Shtëpisë së Partisë”. Ishte një lloj klubi, brenda Bllokut, në anë të Komitetit Qëndror të PPSH – së. Një shtëpi e bukur, ndërtuar nga ish Kryeministri Koco Kota në fund të viteve ‘ 30 – të si vilë banimi, por ai nuk hyri asnjëherë aty. Kur vila u bë gati, Kota u largua nga Shqipëria bashkë me Mbretin Zog në mërgim. Ai u vendos në Selanik ku qëndroi nga viti 1939 deri më 1945. Në fillim të këtij viti, 3 oficerë të Sigurimit bashkë me disa militantë komunistë grekë e rrëmbyen në një klub të qytetit dhe e sollën fshehtas në Shqipëri. Kota u nxorr përpara Gjyqit Special dhe u dënua me 30 vjet burg. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit, më 1949, në po atë burg, ndërtimin e të cilit, e kishte firmosur dhe ideuar vetë kur ishte Kryeministër. Shtëpia e tij u shndrrua herët, në fund të viteve ’40 – të si një lloj klubi i Bllokut me emrin “Shtëpia e Partisë”. Ajo kishte disa salla ndenjie, sallë bilardoje dhe një kinema ku shfaqeshin filmat e ndaluar për publikun e gjerë. Vizita apo kafja në “Shtëpinë e Partisë” ishte një ritual thuajse i përnatshëm, disa orësh, për drejtuesit e lartë komunistë. Udhëheqësit kryesorë qëndronin në katin e dytë, shpesh të kredhur në biseda të gjata, tonin e së cilave e jepte Hoxha. Nga bisedat e thjeshta, ato për politikën e jashtme e deri tek diskutimet që kishin rëndësi jetike për komunizmin në Shqipëri zhvilloheshin kryesisht aty. Spartak Ngjela kujton se Hoxha donte që gjithë rrethi i tij të ishte aty, përditë, pa mungesa. Ishte një lloj kontrolli, i ngjashëm me atë të Stalinit. Ai donte t’i shihte në sy bashkëpunëtorët, donte ta ndjente dhe ta prekte besnikërinë e tyre. Aq e fortë qe kjo ndjesi, sa një ndër akuzat që i bëri Bedri Spahiut, në vitin 1955 ishte se “prej dy muajësh ai nuk ishte dukur në shtëpinë e partisë”.
Kur nuk ju fliste bashkëpunëtorëve të tij, kur nuk niste ndonjë diskutim të gjatë politik, Hoxha preferonte të luante bilardo. Ai ishte i zoti në këtë lojë. Ata që kanë qenë prezent aty, dëshmojnë se askush nuk e mundte dot. Ishte nga të paktat reflekse të rinisë që i kish mbetur ende. Nuk i pëlqente të pinte. Herë herë preferonte ndonjë gotë uzo të shuar me ujë dhe me akull; i pëlqenin gjërat pikante dhe kamarieri ja shërbente gjithcka me uthull të fortë. Personeli atje, si edhe ai i shtëpisë dhe thuajse gjithë bashkëpunëtorët, e thërriste Komandanti. Një emër që i kish mbetur që pas lufte nga partizanët që u morën në shërbim dhe me të cilin vijuan ta thërrasin deri në vdekje në vitin 1985.
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik kulti i Hoxhës kishte filluar të ngrihej në kulm. Hoxha po imitonte gjithnjë e më shumë Stalinin dhe po përfshihej nga paranoja që diktatori sovjetik kishte shfaqur afro 40 vjet më parë. Një industri e tërë mediatike dhe kinematografike u vu në shërbim të ngritjes së kultit të tij, të ndërtimit të imazhit të “udhëheqësit” të pagabueshëm dhe babaxhan. Çdo imazh që transmetohej shihej dhe rishihej disa herë për të krijuar pamjen sa më perfekte. Hoxha ishte gjithnjë i krehur, i rregullt, i qeshur, dhe asnjë filmim nuk tregon ndonjë moment dobësie tek ai. Pamjet e transmetuara përcillnin një eufori dhe një entuziazëm të pandërprerë, që të befason.
Por filmimet e paautorizuara, që janë zbuluar më vonë, kanë rrëfyer një Hoxhë krejt tjetër. Në një filmim mbledhjeje të Byrosë Politike, në vjeshtën e vitit 1982, ai është filmuar duke u thënë anëtarëve të Plenumit për Kadri Hazbiun:
“Qijani motrën!”
Në një mbledhje tjetër ai përsëri e pyet me qesëndi Kadri Hazbiun:
“Për kë flet ti mo, për Beqir Ballukun?! Pse s’e dimë ne se ç‘është Beqir Balluku? Një mut muti!”
Filmimet e mbledhjeve të Byrosë dhe të Komitetit Qendror janë të mbushura me fraza të tilla befasuese për një njeri politik. Me gjasë, këto kanë qenë sjellje normale të Hoxhës, nëse u referohesh njerëzve që e kanë njohur atë.
Që nga viti 1960 Blloku filloi të fortifikohej më shumë dhe siguria e Hoxhës filloi të shndërrohet në një lloj paranoje, një paranojë që do të angazhonte disa mijëra vetë çdo ditë./Opinion.al
(Marrë nga Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut)

Bujar Nishani: Kadare më injoroi për dekoratën

Nishani: Kadare më injoroi për dekoratën
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit Bujar Nishani për të marrë medaljen e “Urdhërit të Flamurit” me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij – raporton Dita.
Nishani e zbuloi në një darkë me gazetarët se i është drejtuar me një letër Kadaresë, por nuk ka marrë një përgjigje nga shkrimtari.
“Është një fakt që nuk e kam bërë publik në media. Por e vërteta është se i kam dërguar me shkrim një letër shkrimtarit, ku sugjeroja prezencën e tij në Tiranë për të marrë medaljen më të lartë që kemi “Urdhrin e Flamurit”, pikërisht në vitin e 80 të lindjes së tij. Por nuk kam pasur një përgjigje pozitive, duke e lënë këtë aktivitet të zhvillohet në një kohë të dytë”– u ka thënë Nishani gazetarëve.

Padrinot e mafias shqiptare: Emrat dhe historitë e jashtëzakonshme

Nga Joey Lika i cilësuar si “mbreti i botës së krimit e drogës në Nju Jork. Pse Lika ishte tmerri i Cosa Nostra-s në Nju Jorkun e viteve ’80 dhe krahasimi me Al Kaponen, tek Aleks Rudaj që sfidoi pesë familjet e La Cosa Nostra-s së Nju Jorkut dhe mafiozi i dekadës së fundit, John Alite.

Mafia shqiptare ose krimi i organizuar shqiptar janë termat e përdorur për organizatat kriminale me bazë në Shqipëri apo të përbëra nga grupe shqiptare. Krimi i organizuar shqiptar  është shumë aktiv në Shqipëri, SHBA dhe vendet e BE-së duke marrë pjesë në trafikime droge, armësh, njerëzish dhe organesh njerëzore. Skenari penal shqiptar është i karakterizuar nga krime të shumta, që në kompleksitetin e tyre, përbëjnë kapacitetet më të larta kriminale në botë. Vetëm në Shqipëri, ka mbi 15 familje mafioze që kontrollojnë krimin e organizuar. Sipas raporteve të Wikileaks, mafia shqiptare ka monopolizuar përkatësitë e ndryshme ndërkombëtare që nga lindja në Izrael, deri në perëndim në Amerikë te Jugut. Këto raporte kryesisht tregojnë një lidhje të fortë mes politikanëve dhe familjeve të ndryshme të mafias shqiptare. Sipas Institutit të Kërkimeve për Studime Evropiane dhe Amerikane (RIEAS), grupet e mafias shqiptare në të vërtetë janë organizata hibride (sektorë te ndryshëm të shoqërisë), të përfshirë shpesh në të dy aktivitetet, kriminale dhe politike. Mafia shqiptare, në tërësinë e saj, përbën një prej elementeve më të lartë gjeneruese të krimit në botë, duke kombinuar karakteristikat “tradicionale” te cilat rritin padepërtueshmërinë , besueshmërinë dhe forcën – me elemente moderne dhe inovative.
Krimi shqiptar ka bërë rrugë edhe jashtë vendit amë me kriminalitetin botëror, duke shfrytëzuar mundësitë dhe integrimin e tij në të gjithë rrjetin.
“Tirana Observer” në një raport ekskluziv boton sot historitë e mafiozëve më të mëdhenj shqiptarë që kanë operuar në botë. Historitë e tyre dhe profilet.
Joey Lika, John Gotti shqiptar
Xhevdet (Joey) Lika është i quajtur “Mbreti i botës së krimit e drogës në Nju Jork”. Xhevdet Lika (Njihej ndryshe edhe me emrin Ismail Lika) ishte një amerikano-shqiptar i cili ishte i njohur dhe një figurë kryesore në botën e krimit në Nju York.
Në librin “Contract Killer” nga Hoffman dhe Headley, shkruhej se “edhe pse jo në lartësinë e “Al Capone” ose “John Gotti,” Xhevdet “Joey” Lika ishte i njohur në botën e krimit ndërkombëtar. Ai nuk i donte italianët dhe ata e kishin frikë për shkak se ai ishte shumë i dhunshëm. Mafiozët e tij ishin të gatshëm të bënin atentat ndaj John Gotti, Paul Castellano, apo edhe Presidentit Reagan, në qoftë se Lika ua kërkonte. Nuk kishte asnjë mënyrë për të ndaluar njerëz të tillë si Xhevdet Lika, dhe mafiozët e dinin këtë.”
Organizata e Likës shpërndante heroinë në lagjet artistike të Manhatanit duke përdorur dyqanet kineze. Droga merrej nga ish-Jugosllavia dhe Turqia ku Lika kishte bashkëpunëtorë.
Joey Lika punoi i vetëm deri në vitin 1980, më pas iu bashkua Xhevdet Mustafës. Xhevdet Mustafa u vra në Shqipëri pasi donte të rrëzonte Enver Hoxhën.
Nga ana tjetër, Lika, vazhdonte trafikun e heroinës në SHBA duke qenë mjaft i sukseshëm. Por në vitin 1981 bëri një gabim.
Joey Lika së bashku me dy anëtarë të bandës, M.Bici dhe V. Vulaj qëlluan për vdekje një tjetër shqiptar. M. Saljanin. Por një kishari i këtij të fundit i mbijetoi përplasjes së armatosur dhe u bë dyshimtar i mbrojtur i drejtësisë amerikane. Këtu merr fund edhe saga Likës. Sipas policisë amerikane ai transportonte drogë me vlerë 125 milionë dollarë nga Ballkani dhe e shiste në Nju Jork, Kaliforni, Teksas dhe Ilinois. Gjyqi i tij u drejtua nga prokurori Xhuliani. Ky i fundit deklaroi se ishte hera e parë në jetën e tij që ishte kërcënuar. Sipas mediave amerikane, Xhuliani u kërcënua për vdekje nga babai i Likës. Gjyqi ndaj tij u mbush plot me familjarë shqiptarë. Joey Lika u dënua me dënim të përjetshëm. Ai nuk apeloi ndaj dënimit, pasi ngaqë kishte vrarë një shqiptar, ai tani ishte në gjak me familjen e viktimës, në këtrë mënyrë e dinte që vendi më i sigurtë për të ishte burgu.

Alex Rudaj ne vitin 2003. Foto nga FBI
Bosi shqiptar në SHBA, Aleks Rudaj

Organizata kriminale e drejtuar nga gangsteri shqiptar Aleks Rudaj e quajti veten Familja e Gjashtë. Ata e shikonin veten si në të njëjtin nivel me pesë familjet e La Cosa Nostra-s së Nju Jorkut. Por pas një periudhë 10-vjeçare ata nuk dolën të ishin më shumë se sa një bandë rrugësh.
Në një profil që i bënin mediat amerikan mafiozit shqiptar, shkruhej: “Aleks Rudaj nisi si një bashkëpunëtor i familjes kriminale Gambino. Ai nuk është i vetmi shqiptar që e bëri këtë. Shqiptarët vijnë nga një e shkuar e ngjashme si italo-amerikanët apo italianët, dhe nuk kanë asnjë problem te përshtaten me grupet e huaja mafioze. Mafia kryesisht i përdorte shqiptarët si zbatues të urdhrave për të vrarë njerëzit. Ndërsa shqiptarët ishin duke u marrë me krime duke ndyrë duart e tyre, mafiozët italianë ishin shumë larg nga çdo gjakderdhje inkriminuese, pa dyshim duke numëruar paratë që fitonin duke vrarë një rival.
John Alite1
John Alite

Nga fillim të viteve 1990, Rudaj e kuptoi se ai mund të përdorte njerëzit e tij shqiptarë për të formuar skuadrën e tij. Dalëngadalë ai dhe një grup shqiptarësh, por dhe italianësh, disa prej tyre ish-bashkëpunëtorë te Cosa Nostra-s, filluan të marrin përsipër kumarin e paligjshëm në Morris Park dhe në Ëestchester County.
Pas këtij suksesi, ata vendosën të shkojnë për një çmim më të madh: Territorin që pretendohej nga mafia italiane. Në verën e vitit 2001 ata vendosën të krijonin një grup të madh. Në qershor Rudaj dhe mbi dhjetëra njerëz të tij hynë në një sallon kumari të drejtuar nga anëtarët e krimit të familjes Lucchese në Astoria, Queens. Grupi i armatosur e bëri të qartë se ata ishin tashmë në krye të kumarit të paligjshëm në Astoria.
Edhe pse ata po merrnin territorin, grupi i Rudaj ende kishte respekt të madh për modelet e krimit të organizuar. Kur bosi i familjes Gambino John Gotti vdiq nga kanceri në qershor të vitit 2002, Aleks Rudaj dhe disa anëtarë të ekipit të tij i shkuan në varr për ta respektuar Por sigurisht lufta e tyre me Cosa Nostra-n nuk ishin personale … vetëm biznes.
Liderit të familjes Gambino, Arnold Squitieri, i kishte ardhur në majë të hundës kjo histori dhe kërkoi të bënte një bisedë me këta mafiozë. Biseda u zhvillua në një stacion gazi në një zonë pushimi pranë Neë Jersey-t. Squitieri nuk kishte ardhur vetëm. Njëzet mafiozë të armatosur të familjes Gambino shoqëronin shefin e tyre. Aleks Rudaj nga ana tjetër kishte arritur vetëm me gjashtë anëtarë të grupit të tij. Sipas agjentit të fshehtë të FBI-së Joaquin Garcia, i cili ishte i infiltruar ne familjen kriminale Gambino gjatë kësaj periudhe, Squitieri i tha Rudajt se lojës së tij i kishte ardhur fundi dhe se ata duhet të ndalonin zgjerimin e operacioneve të tyre. Shqiptarët dhe Gambinot pastaj nxorrën armët e tyre. Duke e ditur se ata ishin të paktë në numër shqiptarët kërcënuan se do të hidhnin në erë stacionin e gazit me të gjithë ata që ndodheshin në të. Kjo i dha fund diskutimit, dhe të dy grupet u tërhoqën prapa.
Nga viti 2006 të gjithë personat  të përfshirë në këtë bisedë ishin në burg. Rudaj dhe Familja e tij e gjashtë ishte nxjerrë nga rruga në tetor të vitit 2004 dhe ishte ngarkuar me një shumëllojshmëri akuzash. Pas një gjyqi Rudaj dhe ndjekësit e tij kryesore u shpallën të gjithë fajtorë. Në vitin 2006 Rudaj, në atë kohë 38 vjeç, u dënua me 27 vjet burg. Rivali i tij Arnold u dënua për një rast shantazhi dhe u dërgua në burg për shtatë vjet. Ndryshimi mes Rudajt dhe familjeve tradicionale të Cosa Nostra-s? Arnols Squitieri pas burgosjes e kishte caktuar pasardhësin e familjes, Rudaj jo, në këtë mënyrë familja Gambino operon ende, e Rudajt jo”.

John Alite
John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është një mafioz amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare. Bashkëpunëtor i ngushtë dhe i konsideruar “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinos së saj, John Angeli John Alite1Gotti-t në vitet 1980-1990 dhe deri në fillim të dekadës së parë të shekullit 21. Në vitin 2003, mafiozi amerikano-shqiptar John Alite mësoi se ishte në shënjestër për ta vrarë, dhe largohet në fshehtësi nga Amerika drejt Europës, duke lëvizur në njëzet vende europiane, përfshi këtu edhe vendin e origjinës, Shqipërinë. Më pas nga Europa, John Alite lëvizi në Amerikën e Jugut. Ndërkohë, John Alite shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, si një nga “most ëanted”. Gjatë kohës që Alite jetonte dhe rrinte i fshehur në Brazil, zbulohet, dhe me një urdhër-arrest nga Interpoli, arrestohet për llogari të autoriteteve federale amerikane. Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.
Në një periudhë kohore 25-vjeçare të karrierës së tij si gangster, John Alite masakroi shumë njerëz, duke i goditur me thikë, duke i qëlluar me armë, duke i rrahur nëpër klube me shkopa bejsbolli etj. Ai nuk ndjehet aspak krenar për këtë, por as nuk dëshiron të fshihet prej tyre. Ashtu ishte e nuk donte të fshihej. Por nuk është më ashtu tani. Të paktën tani në vitin 2016, ai po përpiqet të rikthejë jetën e tij, nga një vrasës me pagesë dhe ish-pjesëtar i bandave kriminale po përpiqet të jetojë një jetë normale në moshën 55-vjeçare.
Përmes shpërndarjes së drogës, kumarit dhe operacioneve kriminale, Alite u bë një milioner. Si ai i humbi paratë dhe si e rifitoi respektin për veten është pjesë e historisë së tij. Historia e John Alite është unike. Është një vështrim i brendshëm në botën e korruptuar e të pabesë të Mafias Amerikane të shekullit 21. Nëse doni nder dhe besnikëri, shikoni filmin Kumbari. Nëse doni realitet, flisni me John Alite.
Shqiptari John Alite nuk është një gangster i sajuar, por është gjithçka që ai arriti të fitonte zemrën e mafiozëve më të mëdhenj e të famshëm, falë aftësive dhe inteligjencës së tij. Me një modesti në të shprehur dhe të qeshurën prej babaxhani, krenar përtej krenarisë për origjinën e tij shqiptare, këtë e tregojnë krahët dhe trupi i tij, që është i mbuluar nga tatuazhet e shumta me flamuj shqiptarë, me shqiponjën dhe Skënderbeun. Ndjenjat e tij të shqiptarisë i ka trashëguar edhe te dy djemtë e tij. Fjala më e preferuar dhe e dashur e tij në shqip është fjala “SHQIPE”. Bashkëkombasit e tij shqiptarë i thërret vetëm me fjalën: Shqipe! Në një intervistë për Tirana Observer  ai rrëfeu edhe rrënjët e tij shqiptare, historinë e jetës së tij, si u përfshi në botën e krimit, që nga një fëmijë mjaft i pafajshëm në një zbatues rigoroz i rregullave të Gotti-t dhe duke u shndërruar në një njeri i pamëshirshëm në një mori krimesh mafioze.
Princ Dobroshi
Princ Dobroshi ishte një nga figurat kryesore të heroinës në Europë. Ai lindi më 2 prill 1964 në Serbi. Në vitin 1993,  ai u kap në Norvegji dhe në vitin 1994 u dënua me 14 vjet burg për trafikim heroine, me akuza nga Suedia e Danimarka. Në një operacion të koordinuar mirë, ai arriti të arratisej nga burgu Ullesmos në vitin 1997. Si vend të ri për të jetuar zgjodhi Republikën Çeke dhe shumë shpejt dominoni mafien shqiptare të drogës. Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua në Pragë. Edhe pse i planifikuan atentat në burgun e Çekisë, Dobroshi arriti të ekstradohej në kohë për në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij. Pas përfundimit të dënimit të tij për sjellje të mirë, u zhvendos në Pejë. Që nga viti 2006 jeton në Kosovë, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët  e tij në Pragë.

Kapllan Murat
Kapllan Murati është krimineli më famëkeq i Belgjikës. Ai ishte një nga organizatorët që fshihej pas rrëmbimit të ish-kryeministrit belg Paul Vanden Boeynants në vitin 1989. Tre ditë më vonë, kriminelët publikuan një shënim në gazetën kryesore te Brukselit “Le Soir,” duke kërkuar 30 milionë franga belge si shpërblim. Paul Vanden Boeynants u lirua (fizikisht i padëmtuar) një më vonë, më 13 shkurt, kur një shpërblim iu pagua autorëve.
Naser Kelmendi
Naser Kelmendi ishte kreu i një perandorie kriminale të Ballkanit, e njohur nga autoritetet boshnjake. Sipas një raporti të paraqitur nga Interpoli, familja kriminale Kelmendi drejtonte një nga organizatat më të fuqishme kriminale jo vetëm në Bosnje, por në të gjithë rajonin. Organizata Kelmendi ka qenë e përfshirë në trafikimin e drogës, të cigareve dhe pastrimit të parave. Sipas Interpolit, ndikimi i organizatës arrinte në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Gjermani dhe SHBA. Sipas CIA-s Kelmendi ishte një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Organizata Kelmendi besohet te kete qene dominuese edhe në trafikun e kokainës dhe heroinës, si dhe anhidridit acetik, një përbërës themelor në prodhimin e heroinës. Naser Kelmendi u arrestua më 5 maj të vitit 2013.

Vëllezërit Osmani
Sipas Shërbimit Federal Gjerman te Inteligjencës (Bundesnachrichtendienst) vëllezërit Osmani njihen si “figurat më të rëndësishme të krimit të organizuar në Hamburg dhe qytete të tjera në Gjermani”.
zef mustafa
Zef Mustafa
zef mustafaZef Mustafa lindi në Shqipëri por lëvizi në Amerikë së bashku me prindërit e tij kur ishte i vogël në vitin 1962 për t’u arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Në  moshën 2-vjeçare, e ëma e tij vdiq dhe më pas i vdiq edhe babai pas 9 vjetësh. Mustafa ishte shumë i lidhur me familjen kriminale Gambino. Kur u rrit konsiderohej një person shumë i dhunshëm dhe i etur për gjak. Ishte gjithashtu mik i John Gotti-t. Zefi frikësonte edhe mafiozët më të zgjuar. Mendohet se arriti të ndërtojë pasuri më të madhe se sa Aleks Rudaj, madje më shumë se dhe sa vetë anëtarët e Gambinos. U arrestua në vitin 1993.
krasniqi
Bruno Krasniqi
krasniqiBruno dhe Saimir Krasniqi, liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në Neë York, Michigan dhe Connecticut të SHBA-së. Ata janë dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, si dhe posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit./Tirana Observer/

Mikel Gojani :Struktura metaforike e romanit “Këpucët e Kaltrinës” të Petrit Palushi

Shkrimtari Petrit Palushi, i cili për prozën e tij është vazhdimisht në vëmendje të kritikës letrare, deri më tash ka botuar romanet: “Këpucët e Kaltrinës” 2013, “Artemisa e mëkatit” 2010, “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” 2007, “Tri motra në një qytet” 2006, botimi i dytë më 1911 dhe “Përroi i Andrrës” 2004.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, i prozatorit Petrit Palushi, shfaqet krejt origjinal në qasjen e tematikës sociale në trajtimin e spikatur psiko-filozofike. Forma e ndërtimit të tekstit të prozatorit Palushi tashmë është e njohur. Tek ky prozator ngërthehet tematika social-psikologjike, si mëtim i hershëm për të ngarendur drejt lëvizjeve të reja të mendimit dhe të ideve që i shtron në rrafshin real të të rrëfimit.

Kepucet e Kaltrines

Konfliktet dramatike

Motivet që kanë preokupojnë prozën e këtij autori, e kanë shtysën në vrojtimin e hollë dhe të vazhdueshëm të evoluimit apo transformimit të filozofisë dhe psikes kolektive. Gjendja e rëndë e individit bashkë me kolektivitetin të shoqërisë, të kushteve të rënda materiale me të cilat është përballur individi dhe kolektiviteti, por me shumë edhe të gjendjes shpirtërore të njeriut shqiptar, jepet në rrafshin e një kohe të caktuar. Figurat që i përdor në prozë, që vihen dhe veprojnë nën trysninë e kushteve shoqërore, politike e sociale, por specifika e reagimeve dhe e rrugës për të zgjedhur kërkohet në veçoritë e karakterit dhe e ngjizin strukturën metaforike të veprës. Konflikti dramatik në të cilin e përplas jeta personazhin, përballet denjësisht ose jo, por autori kujdeset të lehtësojë aftësitë e leximit intertekstual të lexuesit nëpërmjet paraqitjes tronditëse të fakteve të njohura jetësore dhe organizimit të tyre brenda subjektit gati baladesk të prozës, pa preferuar t’i lërë ata (lexuesin dhe figurën) në mëdyshje ekzistenciale, që do t’u humbisnin konkretësinë detajeve të kohës dhe hapësirës së caktuar, pra atë kohë apo atë hapësirë të cilën e ka kornizuar autori, që është e rrahur në letërsinë tonë, mirëpo prozatori Palushi, ngjarjet dhe realitetet i zhvendos me një mjeshtri tepër të veçantë dhe krejtësisht specifike, duke i dhënë një frymë të re, në një hapësirë, po ashtu të veçantë dhe tepër specifike. Ngjarjet dhe dramat që zhvillohen në tekstin e prozës ngërthejnë motive mjaft të trishta me esenca të dhimbshme të një realiteti konkret shqiptar, të një kohe dhe ambienti të caktuar. Siç është konstatuar me të drejtë nga studiuesja Ermelinda Kashahu “Duket sikur në roman ka një dramatizëm mes personazheve, por jo. Ato thjesht shfaqin formën e ndjeshjeve jetësore të ashpra. Mbishtresat simbolike janë shenjë e stilit modern, e parashenjave si vijimësi emocionesh. Fjalori është i begatë. Fraza, si e përshkrimit ashtu dhe e rrëfimit, është e shkurtër dhe shpreh shumë kumtime. Një frazë e tillë shenjon shëmbëlltyrën e jetës, krijon gjerësinë e rrëfimit dhe të përshkrimit. Shkrimtari të fut në gjuhën e përditshmërisë dhe kjo është një pasuri e madhe letrare dhe gjuhësore, një shprehje e drejtpërdrejtë e pasurisë së mendimeve, të ndjenjave që janë ndryrë në të. Koha e rrëfyer jep hapësirën dhe mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, krijon ngjyresën historike të atyre viteve.”.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, merret me fatin e njerëzve mbi të cilën kaloi një gjeneratë e tërë e popullit shqiptar, viktimë e një ideologjie ekstreme. Rrëfimi palushian, ngërthen fatin e një shoqërie, kryesisht të brezit të gjimnazistëve; është ky brezi i ri i fundit që përjetoi gjithashtu gjëra drastike dhe gjithçka gërshetohet natyrshëm për të dhënë problematikën social-psikologjike krejtësisht shqiptare të fundshekullit XX pothuaj në të gjitha përmasat. Edhe pse ngacmimet autori i ka marrë nga një kohë e caktuar, mjeshtërisht ia ka arritur që gjithçka të funksionojë brenda konceptit të letërsisë fiction, aq e domosdoshme në teknikën e letërsisë moderne.

Misteret e karaktereve

Këto ngjarje me gjithë vlerat të tjera ideo-artistike që ngërthen romani, me shumë kompetencë shprehet shkrimtari Arbër Ahmetaj, i cili ndër të tjera thotë se romani është si film që sjell imazhe nga një botë e ngrirë. “Ëndrrat, lutjet, emocionit, dashuritë dhe frikërat e atyre adoleshentëve kanë fuqi përgjithësuese. Romani rrjedh i prajtë, si ujnat e liqenit, por fsheh në gji e na befason me misteret e karaktereve, me dramat dhe dhimbjet e përditshmërisë së tyre. Ironia e përdorur me masë, vë gjithsesi në spikamë, një mospërputhje të thellë mes asaj që reklamohet si arritje dhe një realiteti poshtërues, përtokës për njeriun, e sidomos për të rinjtë. Asnjë bashkëkohës europian i personazheve të këtij romani, nuk ka qenë aq i rrëzuar përtokë, aq i poshtëruar nga varfëria, mungesat ekzistenciale, frikërat nga përgjimi dhe rrënimi prej punëve skllavëruese e jo produktive. Gjithsesi personazhet arrijnë të ëndërrojnë, të flasin për qytete të mëdha, për kryevepra botërore të letërsisë, të ngadhënjejnë duke ruajtur shpresën dhe fuqinë për të dashuruar”.

Pra, këto motive dhe këto ide të cilat i potencuam edhe më lart dhe që janë mjaft të rrahura në rrafshin tonë poetik e prozaik, mirëpo prozatori Palushi këto ideo dhe këto motive i shtron përmes një fryme tërësisht nga një këndvështrim mjaft specifik dhe të veçantë, përkatësisht me një modalitet tepër kualitativ dhe te avancuar. Prozatori përdor një rrëfim pothuaj të thjeshtë në shtjellim, të themi në model i të krijuarit kohelian, mirëpo një rrëfim që përçon ide dhe mesazhe tepër të rëndësishme dhe shumëdimensionale.

Në romanin “Këpucët e Kaltrinës”, shqiptohen dhe transponohen një varg problemesh qenësore të ekzistencës së njeriut tonë e të botës së tij; përftohet dhe zhvillohen një dialog asociativ, me botën që e rrethon dhe e përcakton gjëllimin dhe veprimin e tij. Kjo shumësi problemesh e kuptimesh është shprehur nëpërmjet një strukture tekstore të ngjeshur e të dendësuar. Autori Palushi ka lënë vetëm testin pa të cilin nuk do të kuptoheshin e të zhvilloheshin lidhjet e ballafaqimit të dukurive e problemeve, të shqiptohej dhe të krijohej konteksti prozaik që e dallon veprën letrare si në aspektin ideor, po ashtu edhe në atë artistik.

Shtjellime më në brendësi

Esencialisht në romanin “Këpucët e Kaltrinës”, bëhet objekti trajtimi e keqja, varfëria, dhimbja, që njeriu i shkakton njeriut. Këto fenomene janë konkretizuar dhe shprehur në këtë roman nëpërmjet ngjarjeve dhe rrëfimeve që autori i shtjellon në roman.

Fabula e romanit është tejet tërheqëse dhe të mban në ankth gjatë tërë narracionit. E gjithë drama fillon me përmbytjet që kishin ndodhur pas shirave të rrëmbyeshëm. Dy lumenjtë që derdheshin në ujanën e liqenit kishin sjellë gjëra të llojllojshme, por sidomos tapa, të cilat u quajtën tapat e liqenit.
Pothuajse e gjithë fabula e romanit zhvillohet përmes tre protagonistëve kryesorë të romanit, të tre gjimnazistëve, Dardanit, Etnikut dhe Valtonit. Përpos shumë njerëzve të tjerë që kishin vërshuar në gjetjen e tapave të këpucëve për t’i përpunuar dhe për t’i siguruar të rejat. Këta njerëz kishin për qëllim që përmes këtyre tapave të cilat ishin të detyruar t’i përpunojnë dhe t’i sigurojnë sikur të ishin “të reja”. Edhe këta tre gjimnazistë, kishin mësyer ujanën e liqenit për të gjetur tapa për t’i rregulluar te këpucëtarët në mënyrë që t’i sigurojnë këpucët për mbrëmjen e maturës. Ngarendja e tyre për të gjetur sa më shumë tapa dhe për t’i siguruar këpucët, për këta gjimnazistë ishte e vazhdueshme. Dardani ishte i interesuar për të gjetur edhe tapa për këpucët e Kaltrinës, të dashurës së tij. Ai gjeti një këpucë, mirëpo kishte shumë vështirësi për të gjetur edhe një tjetër në mënyrë që t’i bëjë dy këpucë të njëjta. Edhe dy shokët të tjerë të Dardanit, Etniku dhe Valtoni interesoheshin që të gjejnë tapën për këpucën e Kaltrinës. Mirëpo, përpjekjet e tyre ishin të kota, sepse tapën që iu nevojitej nuk kishin mundësi ta gjenin. Gjimnazistët i mblidhnin këpucët që i nxirrte liqeni në breg, ua hiqnin eprinat, merrnin tapat e tyre dhe me to përpiqeshin të ndreqnin këpucë. Ata ecnin brigjeve te liqenit, kërkonin në çdo kohë, ditën, natën, shpesh edhe i mbushnin thasët me ato tapa dhe bënin përpjekje për t’i përshtatur sipas numrave të këpucëve, të cilat herë i përshtatnin herë nuk kishin mundësi për t’i përshtatur. Këta të rinj gjimnazistë, merreshin me diçka që nuk e kishin paramenduar kurrë më parë, me diçka që s’mund të ndodhte e as që kishin ëndërruar ndonjëherë më parë.

Tablo interesante përpos ngarendjes së vazhdueshme për gjetjen e tapave për sigurimin e këpucëve, sidomos të të rinjve të cilët ishin më tepër të interesuar për to, edhe gjetja e Biblës së mbështjellë në një kuti plastike paraqet një mesazh tepër të veçantë shumëdimensional, bashkë me moton e këtij Libri të Shenjtë: “Lutemi për Ju!”. Edhe pse në këtë kohë gjetja e këtij libri tek cilido person do të paraqiste rrezik të madh, këta të rinj ishin kureshtarë që këtë libër të fshehin dhe ta lexojnë, madje-madje edhe t’ua shpërndajnë të rinjve gjimnazistë. Pastaj edhe zbulimi te njëri nga shokët (Dardani), ka “Komedinë Hyjnore”, njëra nga kryeveprat e letërsisë botërore, paraqet një ide tejet interesante. Meqenëse Butrinti i ofron tapa si kundërvlerë vetëm t’ia dhurojë Komedinë hyjnore, Dardani i përgjigjet se “po të m’i japësh të gjitha tapat nuk ta jap Komedinë…”, dhe, reciton vargjet nga ky libër:
Në mes të shtegtisë së kësaj jete
u gjenda në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë unë rrugën e vërtetë… (fq. 46)

Sjellja e varfërisë ekstreme, që kishte sjellë edhe zhveshjen e personalitetit dhe të dinjitetit të njeriut në këtë shoqëri, tregon edhe fakti që të rejat ta shesin edhe moralin vetëm e vetëm për ta siguruar një tapë, përkatësisht një palë këpucë. Të rinjtë janë ata që ëndërrojnë dhe shpresojnë, i ushqen optimizmi që do të ndryshojë ai realitet. Ëndërrojnë Londrën, Brukselin, Romën, Berlinin dhe metropolet e Europës për një jetë plot shpresë, me të dinjitetshme.
Dhe një ditë ky synim i këtyre të rinjve u realizua. Ndërsa një pasdite shkuan të mblidhnin tapa në liqen, për të njëjtin qëllim vjen edhe Urim peshkatari, i cili këtyre të rinjve u jep kumtin se janë hapur ambasadat e huaja në Tiranë.

Simbolika e tapave të liqenit

Ajo që në esencë i përmbledh, i sublimon përbërësit kryesorë të kësaj vepre të Petrit Palushit, është simbolika e tapës, e cila nëpërmjet diagonaleve të shumta, ndërlidh edhe i funksionalizon kohët, ngjarjet, veprimet; nëpërmjet kësaj figure që bart gjithë boshtin kurrizor të materies së veprës, shpalosen rrafshet e ndryshme të fatit të individit dhe kolektivitetit në një periudhë të caktuar, pësimet, tragjika, por edhe qëndresa dhe përpjekjet e njeriut tonë për të mbijetuar, qoftë edhe përmes ëndrrës.

Në të vërtetë simbolika e tapave përshkon, ndërlidh e funksionalizon shtresat dhe përbërësit kryesorë shtjellues, kuptimorë e artistikë. Në pjesën dërmuese të këtij romani idetë dhe mesazhet shprehen nëpërmjet rrëfimit të natyrshëm, por edhe nëpërmjet dialogëve. Autori di çfarë t’u përçojë lexuesve dhe cila është forma më e përshtatshme nëpërmjet së cilës duhet t’u rrëfejë për çështjet të cilat i vlerëson të rëndësishme. Dhe pikërisht, nëpërmjet një modeli të veçantë të rrëfimit, Petrit Palushi e ka krijuar, përkatësisht e ka shprehur një botë të mvetësishme motivore, artistike dhe unikate në prozën e sotme shqipe.

Vështrimet rreth romanit

Edhe pse ka pak muaj që romani është botuar, ndoshta është vepra për të cilën është shkruar më shumë në një kohë kaq të shkurtër. Në shqyrtimet e Ermelinda Kashahut, Arbër Ahmetajt, Ragip Sylajt, Kosovare Krasniqit, Fitor Ollomanit, etj., zbulohet tharmi i veprës, ajo e veçantë që e bën këtë roman të dallueshëm.

Dhe, në fund mund të konstatojmë që romani “Këpucët e Kaltrinës”, jo vetëm që është paradigmë e një modeli unikat gjuhësor, mirëpo paraqet edhe një ndjenjë tepër të rëndësishme shpirtërore e mendore. Është një roman i tillë, një vepër e hapur, mesazhi i të cilit vjen duke thadruar dhe duke u plotësuar gjithnjë e më shumë në kujtesën e lexuesit.

Romani “Këpucët e Kaltrinës”, i autorit Petrit Palushi, është një roman mjaft i rëndësishëm për letërsinë bashkëkohore shqipe, po ashtu edhe tepër joshës për lexim. Romancieri Petrit Palushi, përmes romaneve të mëhershëm me shumë vlerë, po ashtu edhe me këtë roman, ka siguruar një vend të merituar në prozën e sotme shqipe.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...