2016-02-11

93 vjet nga marrëveshja turko-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës.


Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me "turqit" (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë.

Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë, përcjell ksp.

Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “...duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks.

Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke.

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi.

Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.

Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

K O N V E N T A

Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

– Njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;

M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.

M.

Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.

Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.

Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.

Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:

Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:

Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës; Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:

Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.

Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.

Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet , sipas këtyre proporcioneve:

1. Në vitin 1939 4.000 familje

2. Në vitin 1940 6.000 familje

3. Në vitin 1941 7.000 familje

4. Në vitin 1942 7.000 familje

5. Në vitin 1943 8.000 familje

6. Në vitin 1944 8.000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 t etor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

Neni 7.

Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përket pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekzistues, i cili i rregullon ato.

Neni 8.

Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 këste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

Neni 9.

Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

Neni 10.

Për shndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.

Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.

Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

Neni 13.

Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat ( e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Neni 14

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk à «shtë i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.

Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.

Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

Neni 17.

Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.

Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.

Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosll avi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.

Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.

Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938

ROMANET E KADARESË EDHE KINEZIHST

Receptimi i një vepre në internet nuk mund të ndodhë pa përkthimin ose botimin e veprave në formën tradicionale, por për shkak se mediat e reja kanë pasur një audiencë më të re, grupet më aktive shoqërore, të cilët janë më të lëvizshëm, më të lirë, më dinamikë, prandaj studimi i receptimit të një vepre në internet mund të dëshmojë në një farë mënyre gjendjen e përgjithshme të receptimit të saj

Për fat të keq, Gjenerali i ushtrisë së vdekur u përkthye dhe u bë i njohur në Kinë me shumë vonesë. Përkthyesi dhe shkrimtari kinez Zhen En Bo ua dha lexuesve të vendit të vet drejtpërdrejt nga shqipja në vitin 1992. Romanin e botoi shtëpia botuese Shkrimtari. Për arsye të tirazhit të kufizuar (2500 kopje në Kinë nuk mund të konsiderohen ndryshe) dhe të statusit të tij të veçantë në qarkullim (u botua për shkrimtarët), ky roman s‘pati ndikim në shumicën e lexuesve të thjeshtë kinezë. Po më 1992 kanali i parë i televizionit qendror kinez CCTV- 1 shfaqi filmin Kthimi i ushtrisë së vdekur, realizuar nga regjisori Dhimitër Anagnosti (1989) sipas këtij romani.

Siç përmend Zhen En Bo, ky film u shfaq i ndarë në dy pjesë dhe pati një jehonë të gjerë. Pa dyshim qindra mijë teleshikues kinezë e kanë parë këtë film, edhe pse nuk kemi një shifër të saktë për këtë. Në vitin 2008 romanin e ribotoi shtëpia botuese Chongqing, bashkë me dy vepra të tjera të rëndësishme të Kadarésë: Prilli i thyer (2007) dhe Pallati i ëndrrave (2009). Më vonë, në vitin 2012, Huacheng, një shtëpi tjetër botuese, më e madhe, nisi projektin për Kadarénë në gjuhën kineze, në të cilin u përfshi botimi i tri veprave të tjera të tij: Kronikë në gur, Kush e solli Doruntinën dhe Darka e gabuar.

Gaoxing vlerëson se në roman "Gjenreli i ushtris së vdekur" përshkruhet hija e luftës, jo lufta direkt, e cila dëmton psikikën e njerëzve më ashpër sesa lufta vetë. Heilang vlerëson se Kadaréja e vështron luftën nga varret, riprodhon në mënyrë absurde historinë e luftës, për të dalluar goditjen e fortë shpirtërore që pësuan të dy popujt ndërluftues, urrejtjet e vazhdueshme që u shkaktuan nga tragjedia e luftës si dhe thelbin jonjerëzor të luftës. Heilang pohon se Kadaréja përzien njërin pas tjetrit me mjeshtëri artistike elementet historike, gjeografike, kulturore, folklorike në episode të ndryshme. Ky roman plotëson kërkesat e lexuesve për të njohur kombin shqiptar, duke shkuar përtej një romani të zakonshëm kundër luftës në përgjithësi.


Për shembull, në faqen e veprës Gjenerali, rekomandohen edhe veprat e tjera të Kadarésë, si Kronikë në gur, po dhe Vetëdija e Zenos e shkrimtarit italian Italo Svevo- s dhe Palltoja magjike e autorit italian Dino Buzati. Duke u nisur nga receptimi i kësaj vepre në mediat e reja kineze, ne e dimë qartë se është zgjeruar gradualisht në Kinë ndikimi i veprave të Ismail Kadarésë. Dëshmitë e shumta për receptimin e veprës janë dhënë dhe do të jepen më shumë në mediat e reja. Dihet se receptimi i një vepre në internet nuk mund të ndodhë pa përkthimin ose botimin e veprave në formën tradicionale, por për shkak se mediat e reja kanë pasur një audiencë më të re, grupet më aktive shoqërore, të cilët janë më të lëvizshëm, më të lirë, më dinamikë, prandaj studimi i receptimit të një vepre në internet mund të dëshmojë në një farë mënyre gjendjen e përgjithshme të receptimit të saj.

Regjisori dhe producentët e “Shok” në drekën e organizuar nga Oscars

Është organizuar një drekë për të nominuarit për Oscar, të në cilën ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e filmit “Shok”.
Në këtë mbrëmje ishin pjesëmarrës regjisori Jamie Donoughue dhe producentët, Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.
“Shok” është filmi i parë kosovar që është i nominuar për Oscar. Në ceremoninë e 88-të që do të mbahet më 28 shkurt, “Shok” është i nominuar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë, për “Best Live Action Short”.





Për më shumë rreth filmit vizitoni: http://www.shokshortfilm.com/

Kosova ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani.
Filmi “Shok” është nominuar për çmimin Oscars, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.
Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.
Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Flori Bruqi

Latasi përkulet ndaj popullit turk dhe kërkon falje

Nuk kanë kaluar 24 orë dhe ka ardhur falja publike nga ana e kryeredaktorit të Tv Sitel ndaj popullit turk, i cili jo më larg se në edicionin informativ të orës 19 të ditës së djeshme i quajti popull gënjeshtar, duke e akuzuar liderin opozitar Zoran Zaev se po gënjente si turk, njofton Zhurnal.

Në edicionin e fundit informativ të ditës së djeshme, kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, ka kërkuar falje publike, duke shtuar se ky gjest ishte vetëm një gaf i tij dhe asesi bindje apo mendim person mbi popullin turk, të cilin e quajti mik të Maqedonisë, sidomos viteve të fundit.

Kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, është betuar se një gjë e tillë më nuk do të përsëritet nga ana e tij.


----



Vijnë reagimet e para të faktorit ndërkombëtar pas debatit të kryetarit të opozitës Zoran Zaev dhe kryeredaktorit të televizionit kombëtar Sitel, Dragan Pavlloviç Latas mbrëmë në edicionin e lajmeve të orës 19, njofton Zhurnal. 
Me një fjalor tepër diplomatik, ato kanë drejtuar gishtin tek kryeredaktori i Sitalit me tezat "Mediat në Maqedoni mund të punojnë më mirë" apo "Raportim i balancuar në media".
Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter ka reaguar ‘Fer dhe e balancuar? Ju lutem. Mediat në Maqedoni mund të punojnë më mirë. @sitel #latas

Gjithashtu ka reaguar edhe zyra e BE-së në Maqedoni duke e komentuar debatin e lajmeve qendrore kështu ‘Raportim i balancuar në media?’ duke aluduar se debati nuk ishte i balancuar.
Ka pasur edhe shumë reagime në internet, edhe për shkak ofendimit të komunitetit turk në Maqedoni.


Etiketime dhe fyerje për LR-PDSH, nga portale pa adresë dhe nga emra që nuk ekzistojnë!

“Sulmet ndaj LR-PDSH nuk kanë të ndalur, edhe atë nga aktorë të ndryshëm që hiqen si bashkëpunues dhe nga ana tjetër kanë filluar me fushata denigruese negative. Në mënyrën më të ulët, i ashtuquajturi ‘’Gostivari24’’ nisi me lansimin e tij që nga 02.01.2016 , në një fushatë permanente kundër Aleancës për Shqiptarët në përgjithësi, kundër LR-PDSH dhe në veçanti kundër kryetarit Ziadin Sela”, reagojnë nga LR-PDSH e Ziadin Selës.

“Jo më larg se dje ky portal, postoi një artikull me titullin “Struganët Ziadin Selës: E kënaqe me Strugën, tash të ka mbet diaspora”. Në këtë shpifje, dalin emra fiktivë, që nuk ekzistojnë dhe hapësira lokale që nuk janë të identifikueshme, duke denigruar pa të drejtë Komunën e Strugës dhe gjithsesi duke cenuar imazhin e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela. Ndërsa, disa ditë më parë, po i njëjti portal, shkruan se LR-PDSH dhe në veçanti Ziadin Sela e paska për qëllim shkrirjen e RDK dhe se në fakt kjo po ndodh”, thuhet në reagimin për shtyp të kësaj partie, njofton Zhurnal.

Nga LR-PDSH konstatojnë se gënjeshtrat dhe shpifjet tashmë janë zbuluar se nga vijnë, nisur nga ajo çka promovojnë dhe çka sulmojnë. “Me këtë shpifje është dashur të arrihen dy qëllime, zhvendosja e vëmendjes nga fillimi i aksioneve të mëdha në Komunën e Strugës dhe nga ana tjetër, tentimi për ta zhvlerësuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen masovike të mërgimtarëve në takimet e mbajtura në Gjermani dhe Austri nga ana e “Aleancës për Shqiptarët”. Ne kemi bërë thirrje disa herë për bashkim, por bashkimi mesa duket nuk përbën ndonjë objektiv nga ana e atyre që fshihen portalesh”, përfundon reagimi i Lëvizjes për Reforma - PDSH.

Kosova në lojën putiniste



Dr, Islam LAUKA,
diplomat, pedagog

Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova është njohur nga shumica e shteteve të botës, është anëtarësuar në një numër organizatash rajonale, megjithatë ajo vazhdon të mbetet jashtë familjes së madhe të OKB-së dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Subjektivitetit i saj ndërkombëtar vazhdon të jetë i cunguar. Kjo situatë është pasojë e veprimit të një konfluence faktorësh, të brendshëm e të jashtëm, rajonalë dhe jashtërajonalë.

Midis faktorëve të jashtëm, padyshim, Rusisë putiniste i takon “merita” kryesore për krijimin e pengesave dhe vështirësive, me të cilat po ballafaqohet Kosova në rrugën e afirmimit të shtetësisë së saj, në rrafsh ndërkombëtar.

Kremlini vërtet dështoi në përpjekjet e tij intensive për ta bllokuar dhe minuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por tani ka se me çfarë të “mburret”, sidomos, me dëmin që po i shkakton asaj për t‘u njohur ndërkombëtarisht.


KOSOVA SI PJESË E RRËFIMIT PUTINIST ANTIPERËNDIMOR

Në intervistën e parë të Presidentit rus për vitin 2016, botuar në tabloidin e njohur gjerman, “Bild”, me 11 janar, Kosova zë një vend qëndror, ashtu siç ka ndodhur në intervistat dhe fjalimet e tij më të rëndësishme, tash 16 vjet, sa është në pushtet.

Kosova është një ndër kuajt e betejës që Putini ka përdorur dhe po përdor kundër Perëndimit, krahas atyre për “pasojat” e zgjerimit të NATO-s dhe mbrojtjes antiraketë.

Në dy mandatet e para, mantra e Putinit për Kosovën, e përsëritur pa fund, në Kremlin, në Bruksel, në Nju Jork (OKB) dhe në vizitat e tij në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine ishte kjo: ndërhyrja e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jugosllavi, në vitin 1990, pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pa përfillur mendimin e Moskës, ishte një shkelje e rëndë e parimeve të njohura mbi integritetin territorial të shteteve të pavarura e sovrane, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues. Shkurt, shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar. E tillë ishte edhe shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008.

Në përshtatje me mantrën putiniste, gjithë sistemi i politikës së jashtme ruse dhe strukturat e tij u vunë në kërkim të “argumenteve” që vërtetojnë se pavarësia e Kosovës nuk është as e ligjshme, as legjitime. U cituan nene, statute, ligje, konventa, marrëveshje dhe precedentë ndërkombëtarë që “dëshmonin” epërsinë e parimeve të integritetit territorial të shtetit dhe paprekshmërisë së kufijve ekzistues mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje. E drejta ndërkombëtare u shpall “ideologji e politikës së jashtme të Rusisë”.

Edhe radiacioni informativ i Kremlinit u vu në shërbim të mantrës putiniste. Pavarësimi i Kosovës u quajt si pjesë e projektit amerikan për kontrollin e Ballkanit dhe dëbimin e Rusisë nga ky rajon. Bashkimi Europian u akuzua se i shkon pas Amerikës, në mënyrë të verbër, ndërkohë që Uashingtoni me strategjinë e “kaosit të drejtuar” synon dobësimin dhe përçarjen e vetë Europës.

Në një përpjekje tjetër për të parandaluar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në Samitin e G 8, mbajtur në qershor 2007, në Hejligendamm, Vladimir Putini paralajmëroi vendet perëndimore se “shkëputja e Kosovës nga Serbia do të ishte një disfatë për krishtërimin në luftën e tij epike kundër islamit”. Ishte një tezë e huazuar nga diktatori serb, Sllobodan Millosheviç dhe e përhapur nga turbopropaganda e Institutit të Sllavistikës së Moskës, për ta paraqitur luftën për liri të shqiptarëve të Kosovës, si luftë fetare dhe si përplasje midis civilizimit të krishterë, të mbojtur nga Serbia dhe Rusia dhe atij musliman, të mbrojtur nga shqiptarët. Perëndimi u akuzua se mori anën e “ekstremistëve” dhe “terroristëve” shqiptarë. Më vonë, Putini do të akuzonte Perëndimin për mbështetjen edhe të terroristëve që luftonin kundër Rusisë në Kaukazin e Veriut.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, turbopropaganda e Kremlinit kundër Perëndimit u intensifikua edhe më shumë, duke e akuzuar atë se, me paramendim, krijoi “precedentin”e Kosovës, i cili, gjoja, do të hapte “kutinë e Pandorës” të konflikteve seperatiste, kudo në botë.

Shkaku kryesor i pakenaqësisë së Moskës me Perëndimin nuk ishte “bombardimi i Serbisë aleate”, as shpallja “e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, por refuzimi i kërkesës së Putinit për ta klasifikuar rastin e Kosovës, jo sui generis, por universal. Universalizimi i këtij rasti do të legalizonte të drejtën e Kremlinit për të ndërhyrë sa herë ta kërkonin interesat e tij në hapësirën ish-sovjetike. Pikërisht ky refuzim i perëndimorëve “e poshtëroi” keq Putinin, i cili si manipulues profesionist e fryu edhe më shumë “poshtërimin” rus, duke e bërë pjesë të rëndësishme të rrëfimit të tij antiperëndimor, në funksion të axhendës së tij politike, brenda dhe jashtë vendit.

Në atë fazë, strategjia e rrëfimit putinist antiperëndimor kishte disa objektiva. Ajo synonte: shfrytëzimin e “poshtërimit” si një narkotik politik për mobilizimin e shoqërisë ruse për t`u përballur me situatën e “kështjellës së rrethuar”; rikthimin dhe konsolidimin e pozitave të fuqisë së madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare; parapërgatitjen për”hakmarrjen” e madhe që Kremlini e konsideronte të pashmangshme.

Nga tre pjesët përbërëse të rrëfimit putinist antiperëndimor, që ftonin rusët për “hakmarrje”, ajo për Kosovën paraqitej si më e padhimbta dhe më e lehta për t`u realizuar. Duke qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Moska shfrytëzoi me zell instrumentin e vetos, kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ky instrument ishte i pafuqishëm ndaj zgjerimit të NATO-s dhe programit të mbrojtjes antiraketë.

Megjithatë, kur flitet për “hakmarrjen” ruse, duhet patur parasysh se ndërhyrjet e saj të armatosura në Gjergji dhe Ukrainë, të cilat paraqiten prej saj si të motivuara nga ndjenja e hakmarrjes për poshtërimin që, gjoja, i paska bërë Perëndimi në Kosovë, në të vërtetë, janë të frymëzuara nga interesat e saj shtetërore dhe të drejtuara, jo nga e shkuara e “fyerjeve” dhe “poshtërimeve”, por nga e ardhmja e saj si fuqi e madhe.


INKOHERENCAT PUTINISTE RRETH KOSOVËS

Pas ndërhyrjes ushtarake në Gjerogji, në gusht të vitit 2008 dhe njohjes së dy rajoneve të saj, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut, si shtete të pavarura dhe sovrane, por sidomos, pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit të armatosur me Ukrainën, në vitin 2014 e në vazhdim, Vladimir Putini ka “zbuluar” parime dhe norma të tjera në të drejtën ndërkombëtare. Në intervistën e tij në gazetën “Bild”, Putini thekson: çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes; vullneti i popullit duhet respektuar gjithmonë; nëse një popull vendos të shkëputet nga shteti ku bën pjesë, nuk ka nevojë të merret leje nga autoritet qëndrore; nuk kanë rëndësi kufinjtë, as territori, por fatet e njerëzve.

Duke hequr paralele midis Kosovës dhe Krimesë, në këtë intervistë, por edhe në intervista e fjalime të tjera të viteve të fundit, Putini nuk nguron që t’i vlerësojë si “situata absolutisht analoge” dhe të ripërsërisë pyetjen, “në qoftë se u lejohet shqiptarëve të Kosovës, përse mos t’u lejohet edhe të tjerëve?” (Abhazisë, Osetisë së Jugut, Krimesë…I.L.)

Megjithatë, pas “analogjisë absolute” të këtyre dy rasteve, Putini konstaton se ato kanë edhe ndonjë dallim “ të vogël”. Sipas tij, Kosova e shpalli pavarësinë e saj më votim të parlamentit, ndërsa Krimeja me referendum. në logjikën e tij, ky dallim e bën rastin e Krimesë më të ligjshëm dhe më legjitim se atë të Kosovës. “Gjetja” e Putinit nuk është gjë tjetër, veç një shtrembërim e falsifikim i realitetit. E vërteta është se referendumi për pavarësine e Kosovës është zhvilluar, që në shtator të vitit 1991, me tregues më të lartë se referendumi i Krimesë, sa i takon pjesëmarrjes dhe votës pro pavarësisë.

Për të argumentuar qëndrimet e veta, presidenti Putin i referohet Rezolutës se Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të vitit 1970, Mbi Parimet e Marrëdhënieve Miqësore dhe Bashkëpunimit midis Shteteve, Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike të vitit 1966, si dhe pikës 2 të nenit numër 1 të statutit të OKB-së. Është e vërtetë se këto dokumente, sidomos, Deklarata mbi Parimet e Marrëdhënieve Miqësore dhe Bashkëpunimit midis Shteteve, mbështesin konceptin, sipas stë cilit, respektimi i tërësisë territoriale nënkupton sigurimin nga shteti përkatës të të drejtës së popujve për vetëvendosje dhe mospërdorimin e forcës shtetërore për t’i detyruar ata që të qëndrojnë në përbërje të tij. Gjithashtu, për të justifikuar referendumin e Krimesë dhe aneksimin e saj nga Rusia, Putini po i referohet edhe mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, të datës 22 korrik 2010, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së saj nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Por kur krahasohen qëndrimet e fundit të Putinit me ato të mbajtura në dy mandatet e para të tij, rezulton se kemi të bëjmë me një inkoherencë të dukshme, politike, juridike dhe morale të udhëheqësit rus.

Së pari, inkoherenca putiniste shfaqet në përdorimin selektiv dhe instrumental të ligjit ndërkombëtar, për dy raste që, siç i klasifikon ai Kosovën dhe Krimenë, janë “absolutisht analoge”. Në rastin e Kosovës, ai bëri “mbrojtësin” e paepur të së drejtës ndërkombtare, nga pozita konservatore, statike. Në rastin e Krimesë, Putini bën “novatorin” e ligjit ndërkombëtar, nga pozita revizioniste, duke e konsideruar atë si një të drejtë në zhvillim dhe ndryshim.

Së dyti, Putini me qëllim i fut në një thes Kosovën dhe Krimenë, megjithëse ai e di fort mirë që, veç disa “analogjive” të sipërfaqshme, edhe ato të rreme, në thelb, këto dy raste nuk kanë asgjë të përbashkët. Siç dihet, Kosova, para se të jetë rast i vetëvendojses deri në shkëputje, është rast i shpërbërjes me dhunë të ish-Federatës Jugosllave. Politika e spastrimit etnik dhe e terrorit te strukturuar shtetëror, të ushtruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, që coi në ndërhyrjen e NATO-s, në vitin 1999, për të parandaluar katastrofën humanitare, si dhe 9 vjet protektorat ndërkombëtar, janë argumente shtesë, në favor të pavarësimit të Kosovës.

Në rastin e Krimesë, nuk kemi të bëjmë as më shpërbërje të shtetit ku ajo bënte pjese, pra të Ukrainës, as më spastrim etnik, as me terror shtetëror, por më shumë me rreziqe të supozuara, nga ana e Kremlinit.

Dallim tjetër thelbësor përbën fakti që Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, ndërkohë që pavarësia e Krimese ishte jetëshkurtë, vetëm njëditore, sepse të nesërmen ajo u aneksua nga Rusia, në bazë të një referendumi, ku qytetarët krimeas, shprehën “vullnetin e tyre të lirë” në prani të tankeve dhe trupave ushtarake ruse.

Inkoherenca putiniste rreth Kosovës vazhdon më tej. “Analogjia absolute” e tij për Kosovën dhe Krimesë, injoron plotësisht fakte të tilla si Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së, numër 68/262, datë 27.03.2014 “Mbi integritetin territorial të Ukrainës”, e cila nuk njeh rezultatet e referendumit të Krimese dhe aneksimin e saj nga Rusia e vlerëson si të paligjshëm. Nuk ka ndonjë dokument të kësaj natyre që shprehet kundër pavarësise së Kosovës, përkundrazi, kemi disa dokumente të Këshillit të Sigurimit dhe të AP të OKB-së, që konfliktin në Kosovë e kanë trajtuar në kuadrin e kapitullit të shtatë të statutit të OKB-së, si kërcënim për paqen e sigurine ndërkombëtare, ndërsa mendimi këshillues i GJND-së e legalizon shpalljen e pavarësisë së saj.

Kulmin e saj, inkoherenca putiniste e arrin kur Presidenti rus deklaron se Krimeja është një çështje e mbyllur, e zgjidhur përfundimisht, ndërkaq, Kosovën jo vetëm që nuk e njeh, por ende e konsideron një çështje të pazgjidhur. Me paradoksin putinist, rasti i Kosovës justifikon, legalizon dhe legjitimon zgjidhjen e rastin të Krimesë, por jo atë për veten e saj. Kjo zgjidhje, sipas Putinit, duhet të bazohet në rezolutën 1244, kurse qëndrimi i Moskës ndaj kësaj çështjeje do të jetë i njejtë me atë të Beogradit. Për Putinin edhe pavarësimi i mikrorajoneve të Gjeorgjise, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut, është një çështje e mbyllur, sepse si shtete të pavarura dhe sovrane, i njeh Rusia. Kaq mjafton. Për tjetër njohje nuk kanë nevojë. Se Tbilisi është kundër pavarësisë së tyre, nuk ka fare rëndësi. Se Kievi është kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia, as kjo nuk ka fare rëndësi. Ndërsa, që Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës, kjo po, ka shumë rëndësi.

Instituti i Sllavistikë në Moskë dhe ndonjë pseudoanalist serb në Beograd përpiqen ta shpjegojnë këtë qëndrim me “serbofilinë” ruse. Një tezë e tillë është krejtësisht e pathemeltë. E vërteta është se jo “ serbofilia”, por interesat shtetërore ruse e përcaktojnë qëndrimin e Kremlinit lidhur, me Kosovën. Aktualisht, këto interesa kërkojnë që ajo ta mbajë Serbinë të lidhur pas vetes. Së pari, për ta shfrytëzuar territorin e saj, në zemër të Ballkanit, për projektet potenciale infrastrukturore ruse, së dyti, për të mbajtur gjallë shpresat e Moskës që pozicioni “ në dy karrige” i Serbisë të anojë, gradualisht, nga Rusia, jo nga Bashkimi Europian. “Mbështetja” e Putinit për Kosovën e mban të lidhur Beogradin pas Moskës.

Në plan rajonal, Rusia është e interesuar që, jo vetëm Kosova, por gjithë Ballkani të jetë i trazuar, i tensionuar dhe i çorientuar. Pavarësisht se vendet ballkanike, përgjithësisht, janë përcaktuar për integrim euroatlantik, Drejtoresha e Qendrës së Studimit të Krizës Jugosllave, pranë Institutit të Sllavistikës në Moskë, Elena Guskova, në një shkrim të sajin, të këtyre ditëve, shtron pyetjen: Tani që Rusia e ka bërë zgjedhjen e saj (kupto, kundër Perëndimit- I.L.), “cila do te jetë zgjedhja që do të bëjnë vendet ballkanike të traditës ortodokse…, Perëndimi, Rusia, apo politika famëkeqe “shumëvektorëshe”, që është sinonim i pafytyrësisë dhe mungesës së qasjes strategjike?”

Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, Zëvendëskryeministri rus, Dimitri Rogozin, paralajmëroi se, “në qoftë se Serbia e harmonizon politikën e saj të jashtme me Bashkimin Europian, ju do të keni Këlnin tuaj këtu”.

Qëndrimi i ashpër rus ndaj Malit të Zi, i cili mori ftesën për anëtarësim në NATO, tashmë dihet. Edhe vlerësimi rus për protestat antiqeveritare, vitin e kaluar, në Maqedoni, si të nxitura e të frymëzuara nga jashtë, dihet.

Forcat më radikale dhe ultranacionaliste në Ballkan po marrin zemër nga mbështetja ruse. Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, deklaroi se serbët, vërtet, dëshirojnë të jetojnë si në Perëndim, por “zemrat tona i kemi në Lindje”. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik, deklaroi se tek Rusia e fortë sheh garancinë për sigurinë e serbëve.

Përvojën e “suksesshme” të referendumit të Krimesë, Instituti i Sllavistikës në Moskë, politikanë dhe dipolomatë rusë ua ofrojnë Malit të Zi për çështjen e anëtarësimit në NATO si dhe serbëve të Bosnjes dhe atyre të Kosovës për të drejtën e vetëvendojses. Ndërkaq, Partia Radikale Serbe, shpreson se, ashtu siç u kthye Krimeja në gjirin e Rusisë, edhe “Kosova e Metohija”, me ndihmën e Moskës, mund t’u kthehen Serbisë.

Për arritjen e qëllimeve të veta, loja putiniste nuk ndalet as para aktivizimit të minave historike, me të cilat rajoni ynë është aq i pasur, siç janë konfliktet ndëretnike, grindjet territoriale ndërshtetërore, etj.

Jashtë Ballkanit, Putini vazhdon ta instrumentalizojë “precedentin Kosovë”, sidomos, në hapësirën ish-sovjetike. Absurditeti i logjikës putiniste arrin deri aty sa të pohojë se pavarësia e Kosovës çoi në konfliktet në Gjeorgji dhe Ukrainë. Historia e pasur ekspansioniste e Rusisë e hedh poshtë shumë lehtë këtë argument. Jo “precedenti i Kosovës”, por interesat gjeostrategjike, gjeopolitike dhe gjeoekonomike, e çuan ushtrine ruse në Gjeorgji dhe në Krime. Politikën dhe diplomacinë ruse, historikisht e kanë lëvizur dhe e lëvizin edhe sot, jo analogjitë dhe precedentët, por, interesat e saj si fuqi e madhe.

Së fundi, në plan më të gjerë ndërkombëtar, nuk përjashtohet që Putini të planifikojë shfrytëzimin e Kosovës si pjesë të një ujdie të madhe, në bazë të formulës së vjetër, quid pro quo. Në këtë kontekst, ai mund të ofrojë njohjen e Kosovës, në këmbim të njohjes nga Perëndimi të aneksimit rus të Krimesë.


LOJA PUTINISTE – PASOJË E FUQISË RUSE, APO E DOBËSISË PERËNDIMORE?

Loja putiniste në Kosovë është pjesë e një loje më të madhe, që ai e ka nisur, që kur erdhi në pushtet, për rikthimin e statusit të fuqisë së madhe për Rusinë dhe zënien e një vendi “më të denjë” për të në hierarkinë e fuqive kryesore botërore.

Loja e tij me Kosovën u ka paraprirë aksioneve të tij ushtarake në Gjeorgji dhe Ukrainë.
Qëndrimet e tij, pa kompromis, gjatë procesit të statusit të Kosovës dhe përpjekjet e Rusisë për zgjatjen, pa fund, të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje, kërcënimi i hapur i Moskës zyrtare se, nëse plani Ahtisari futet në axhendën e Këshillit të Sigurimit, Rusia do të ushtronte të drejtën e vetos, thirrja me urgjencë e Këshillit të Sigurimit për të dënuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe deklaratat për “hakmarrje”, pas 17 Shkurtit 2008, Perëndimi i mori si reagime normale të një vendi që, pavarësisht kundërshtimeve, “është si ne” dhe, herët a vonë, “do t’u bashkohet qëndrimeve tona për Kosovën”. Megjithëse u shfaq më qartë në rastin e Kosovës, koncepti se Rusia “është si ne” është më i hershëm. Ashtu siç konstaton me të drejtë studiuesja Julia Shevcova, rendi botëror pas “luftës së ftohtë” u ndërtua mbi premisën se Perëndimi, tashmë, nuk ka kundërshtarë ideologjikë dhe se “Rusia mund të bëhet partnere e tij”. U besua se demokracia në Rusi mund të ndërtohet e forcohet me ndihmën e tubacioneve të naftës dhe të gazit, me investime në fushën e industrisë dhe, përgjithësisht, me shtimin e lidhjeve ekonomiko-tregtare. Disa autorë postmodernistë vlerësuan se Rusia është e orientuar nga Europa. Sipas tyre, kishte mbërritur ora e marrëdhënieve ndërkombëtare etike.

Edhe diskursi i një pjese të mirë të realistëve, nga pozita të kundërta me ato të liberalëve postmodernistë, në vend që të përmbante propozime për masa që do të çonin në frenimin e Rusisë, gjë që do të ishte e natyrshme për shkollen e tyre, përgjithësisht, ofroi qasjen e përshtatjes me Moskën.

Nga të dy krahet u kërkua që “të kuptohet Putini” dhe Perëndimi të përpiqet që me veprimet e tij të mos e provokojë dhe të mos e fyejë atë. U shfaq mendimi se Perëndimi ia ka më shumë nevojën Rusisë, se sa Rusia perëndimit.

E ndërtuar mbi iluzione, politika perëndimore injoronte ose nuk i vlerësonte si duhet, jo vetëm kërcënimet, por as veprimet agresive të Putinit. Udhëheqësi i Kremlinit kërkonte që Rusia të ndikojë në formësimin e ngjarjeve, sidomos, në “fqinjësinë e afërt” të saj. Që në mandatin e tij të dytë, Putini e formuloi këtë kërkese në dokumente të rëndësishme shtetërore, si në konceptin e politikës së jashtme, në strategjinë e sigurisë kombëtare etj, por askush në Perëndim nuk e mori atë seriozisht.

Reagimi perëndimor, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Gjeorgji dhe njohjes, nga ana e saj, të Abhazisë dhe Osetisë së Jugut si shtete të pavaruara dhe sovrane, ishte krejtësisht retorik, por edhe retorika ishte e vakët. Asnjë lloj sanksioni nuk pati ndaj Rusisë. Perkundrazi, në Deklaratën e Samitit të NATO-s në Lisbonë, mbajtur në nentor të vitit 2010, dy vjet pas konfliktit me Gjeorgjinë, u kërkua “forcimi i partneritetit ekzistues midis NATO-s dhe Rusisë” dhe u vlerësua se bashkëpunimi i tyre ‘ka rëndësi të madhe strategjike”. Perëndimi dhe Rusia vazhduan “biznesin”, si zakonisht. Kjo ishte ajo çfarë kërkonte Rusia nga Perëndimi: që të mos ndihej e fyer dhe e poshtëruar, duhej që të mos ndëshkohej, kur ajo të shkelte rregullat e lojes dhe ligjin ndërkombëtar. Kështu edhe ndodhi.

Pas vitit 2008, Rusia ia mori shizën Perëndimit dhe vazhdoi realizimin e planeve te veta si fuqi e madhe, pa hasur ndonjë rezistencë serioze, nga ana e tij.

Bashkimi Europian, i përfshirë në krizën e euros dhe atë institucionale, i zënë kryesisht me hallet e veta, shpresoi se “fuqia e ashper” putiniste do të zmbrapsej para “fuqisë së butë” të saj. Siç argumenton Henri Kizingeri, kaplimi i kontinentit të vjetër nga ideja e “fuqisë së butë”, si qëllim në vetevete, kur të tjerët veprojnë në baze të parimit të “fuqisë së ashpër”, çon në çekuilibër.

Veçanës së gabuar konceptuale, në qëndrimin e Brukselit ndaj Rusisë kanë pasur ndikimin e vet negativ edhe disa elementë të tjerë. Një numër kryeqytetesh europiane paraqiten të zbutura në raportet me Rusinë, për shkak të lidhjeve të veçanta historike me të. Si taktisien i rryer, Putini e shfrytëzoi këtë rrethanë për përçarjen e vendeve të BE-së.

Një pjesë tjetër sidomos e ashtuquajtura ‘Europë e vjetër” harroi që, jo shumë larg, por vetëm një çerek shekulli më parë, trupat ruse kanë qenë te dislokuara në zemër të saj. Vladimir Putini nuk mund të mos përfitonte nga skleroza europiane.

Në thellimin e përçarjes midis vendeve të Bashkimit Europian, nuk janë pa ndikim as interesat ekonomike e tregtare të shteteve të caktuara me Rusinë, por jo rrallë, edhe ato personale. Personalitete të njohura perëndimore, si ish-kancelari gjerman, Gërhard Shreder, por jo vetëm ai, u përfshinë në biznese fitimprurëse me Rusinë. Udhëheqës të veçantë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si presidenti çek Millosh Zeman, u kthyen në apologjetë të politikës putiniste.

Por “suksesin” më të madh në thellimin e përçarjes europiane, Presidenti rus e arriti me Kosovën. Pa mohuar “meritën” e tij në instrumentalizimin e “precedentit” Kosovë, ‘suksesi” putinist e ka bazën tek dobësia e BE-së. Brukseli nuk arriti të ketë një strategji dhe as një politikë të jashtme unike për Kosovën. 5 vende të BE-së u gjetën në një llogore me Rusinë – kundër pavarësisë së Kosovës. Duke zvarritur pa fund procesin e liberalizimit të vizave, Brukseli e ka kthyer Kosovën në një geto.

Izolimi dhe bllokimi i Kosovës në fushën ndërkombëtare është strategji putiniste, por dështimi i saj për anëtarësim në UNESCO, mban vulën edhe të disa vendeve anëtare të BE-së. Rezoluta e fundit e Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Europës, kërkon kthimin e kompetencave të UNMIK-ut, per Interpol-in dhe Europol-in. Ndërkohë, dihet që forcimi i kompetencave tw UNMIK-ut është një psalmë e politikës dhe diplomacisë putiniste, e përsëritur në mënyrë rituale në mbledhjet periodike të KS të OKB-së për Kosovën.

Nuk ka qenë pa probleme as përdorimi i tepruar i “ambiguitetit konstruktiv’, nga ana e Brukselit, në procesin e bisdimeve midis Kosovës e Serbisë. Veç keqkuptimeve midis palëve dhe implikimeve në situatën e brendshme, respektivisht, në Kosovë dhe në Serbi, ai i jep Moskës shkas për interpretime në favor të Beogradit.

Pavarësisht disa arritjeve në planin ndërkombëtar (marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, ajo për klimën etj) as politika e Presidentit amerikan, Barak Obama, ndaj Rusisë, nuk mund të konsiderohet e suksesshme. I njohur si “hero i tërheqjes”, Presidenti Obama, la në heshtje një letër të disa personaliteteve te Europës Lindore dhe Qëndrore, në vitin 2009, që tërhiqte vëmendjen për rrezikun rus në rajon. “Rifillimi” i marrëdhënieve me Rusinë, po në vitin 2009, në kuadër të të cilit ai u tërhoq nga zbatimi i programit të mbrojtjes antiraketë në Poloni dhe Çeki, vlerësohet si një politikë e dështuar. “Durimi strategjik” i Obamës dhe “udhëheqja amerikane nga prapavija”, gjithashtu vlerësohen si strategji të dështuara. Deri në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë prej saj, Presidenti amerikan e pati zhvendosur vëmendjen nga Europa, duke ia besuar asaj problemet e sigurisë në kontinentin e vjetër. Edhe kjo rezultoi të jetë politikë e gabuar.

Duket se gabimi i Barak Obamës qëndron në atë që, në raportet e tij me shefin e Kremlinit, ai nisej nga kultura strategjike dhe kodi operacional i një presidneti demokrat të një vendi demokratik, si SHBA, ndërkohë që Putini përfaqëson sundimtarin e një shteti autoritar, me kulturë strategjike dhe kod operacional krejt tjetër.

Sa i takon Kosovës, krahasuar me Bashkimin Europian, politika e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka qenë shumë më e vendosur dhe parimore. Megjithatë, në kuadrin e ‘filozofisë së tërheqjes”, gjatë mandatit të parë të Presidentit Obama, u fol për mbylljen e bazes amerikane në Kosovë, Bondstill, gjë që, në kushtet e mësymjes drejt Ballkanit të Rusisë së ringritur dhe ndërtimit prej saj të qendrës humanitare, në fakt të bazes ushtarake në Nish, do të ishte me pasoja negative afatgjata për sigurinë rajonale e më gjerë.

Duke qenë se, në SHBA, 2016-a është vit i zgjedhjes së presidentit të ri, shpresohet që kandidatët për president të nxjerrin mësimet e duhura, për t’ju ofruar zgjedhësve politika dhe strategji më të qarta e më të vendosura në marrëdhëniet me Rusinë. Pozat pro Putinit dhe komplimentet publike, të kandidatit Donald Trump për udhëheqësin rus mund t’i shkojnë për shtat një afaristi që kërkon të arrijë një ujdi fitimprurëse për biznesin e vet, por në asnjë mënyrë, Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PËRFUNDIME

Loja putiniste me Kosovën, instrumentalizimi i “precendetit” të saj dhe heqja e paraleleve të rreme mes Kosovës dhe konflikteve të tjera në hapësirën ish sovjetike, në mënyrë të veçantë me Krimenë, është bërë burim kërcënimi për sigurinë europiane.

Ajo dëshmon se, pavarësisht ndryshimit të rrethanave, Kremlini vazhdon ta konsiderojë Ballkanin si sferë të interesave të tij strategjike, shumëplanëshe dhe afatagjata. Në logjikën e Kremlinit, ky rajon është pikë e nxehtë rivaliteti midis tij dhe Perëndimit, ku secila palë kërkon avantazhe gjeostrategjike.

Në këto kushte, është e domosdoshme që kthjellimi i Perëndimit për natyrën e vërtetë të regjimit putinist, i cili filloi me aneksimin rus të Krimesë, të vazhdojë më tej, për të shpërndarë përfundimisht iluzionet perëndimore mbi mundësine e bashkëpunimit me Vladimir Putinin, si me një partner apo aleat. Përkundrazi, sidomos, në raport me Ballkanin, ai duhet të konceptohet e të trajtohet si kundërshtar i egër i Perëndimit dhe i popujve të këtij rajoni.

Nga ky këndvështrim, politika e frenimit, duket se është instrumenti më efektiv ndaj kursit putinist në këtë rajon. Politikat e bashkëpunimit me Kremlinin, për të cilat po flitet edhe këto ditë, duhen parë me shumë rezervë, kudo, por sidomos në Ballkan, ato janë të rrezikshme.

Është për t’u përshëndetur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtimin e pranisë së saj ushtarake në Europë, por forcimi i kësaj pranie është i domosdoshëm edhe në Ballkan, jo vetëm në Europën Lindore dhe vendet balltike. Ruajtja e bazës amerikane në Bondstill dhe shikimi i mundësise për ndërtimin e ndonjë baze tjetër, psh. në bregdetin shqiptar, do të ishin kontribut i rëndësishëm për forcimin e sigurisë e të stabilitetit të krejt rajonit tonë. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, balanca e fuqisë në Europë dhe në Ballkan, anon nga Rusia.

Në funksion të forcimit të sigurisë rajonale do të ishte përshpejtimi i procedurave për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në NATO, anëtarësimi i Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës, si dhe krijimi i ushtrisë së Kosovës, përfshirja e saj në Partneritetin per Paqe dhe, në perspective, anëtarësimi i plotë edhe i këtij shteti ne Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pavarësisht problemeve të brendshme që po përjeton Bashkimi Europian, është i nevojshëm një rifokusim i vëmendjes së tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj Kosovës. Është pozitiv nënshkrimi i MSA-së midis BE-së dhe Kosovës, por efektet e normave dhe standarteve që përmban kjo marrëveshje janë, jo të shpejta. Kërkohen rezultate të prekshme sot, jo nesër apo pasnesër. Në këtë kontekst, Brukseli duhet t’u japë fund zvarritjeve të pajustifikueshme për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës.

Një hap tjetër konkret e kuptimplotë do të ishte njohja e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së, Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Në të kundërt, Brukseli do të humbiste edhe të drejtën morale për t’ua kërkuar këtë gjë të tjerëve, duke dëshmuar mungesën e unitetit dhe të kohezionit në rradhët e veta.


***********************************************************

1)- . Dr. Islam LAUKA është President i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, diplomat me gradën Ministër-Këshilltar; ish ambasador i pare i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, pedagog ligjërues në Universitetin UBT e Kolegjin FAMA në Prishtinë, etj. Autor i disa monografike shkencore për diplomacinë, politikën e jashtme e marrëdhëniet ndërkombëtare.

2016-02-10

SHQIPNIA KISHTE “KULM DHE THEMEL” !

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I.

SHQIPNIA 
KISHTE  “KULM  DHE  THEMEL” !


SHQIPNIA E VERIUT...
1946 SHKURT...
■“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.  
■Me siguri në kujtimet e veta ambasadori i Jugosllavisë në Shqipni Josip Gjergje, që nga viti 1945 organizonte veprimet e Titos në Shqipni, në bashkpunim me kolonelin sovjetik S. Sokolov, që pak ma vonë solli tek ne ambasadorin sovjetik D.S. Çuvahin. Edhe pse Shqipnia i kishte fillue lidhjet me Stalinin që në 1927 me Fan S. Nolin e Ali Kelmendin, ambasador në Moskë ishte emnue një nga organizatorët e Kominternit që në vitin 1937 në Shqipni, Koço Tashko, i cili edhe pse njihte Ameriken, tek ne “hodhi faren e keqe të komunizmit, që mblodhi nëper Greqi...” bashkë me Dr. Omer Nishanin, dhe të gjithë bashkë edhe pse ishin të shkolluem, po u themi, tue i krahasue me injorantët që i kishin grumbullue me 8 nandor 1941, e “pa u kujtue fare” kishin hy në vathen e zagarit Enver Hoxha “që kafshonte robtë e shtëpisë...”, tue i sherbye Titos dhe Stalinit si donin ata!
■Të gjithë këta Antishqiptarë ishin të ngarkuem nga sllavokomunistët e Veriut dhe të Jugut me detyrë të cilen, “vazhdoi ai, simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, ...të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkoder, me në krye Françeskanët!”
■Po, ku, me fillue e dijmë me kohë... e “deri ku vazhdoi ai, nuk e thotë asnjeri”!..
Nuk i harronin as sllavokomunistët serb, as malazezët “telashet” që ua solli Bratila e Gerça e Dedë Gjo’ Lulit, Kelmendi, “Beslidhja e Veriut”, Doket e zakonet e “Kanunit Lekë Dukagjinit” të mbledhuna nga At Shtjefen Gjeçovi i vramë prej tyne, e “Kanuni i Skenderbeut”... nga Imz. Frano Illija. Sandalet e Françeskanëve të Troshanit, që prej Shek. XIII kishin mbjellë e rritë me lisat e Maleve Formulen “Atdhe e Fe”!


■Duheshin zhgulë Kryqat, “Shenjat e pushimit” nder Male, që kishin latue me kmesat e veta: Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata, Mark Mala,  Gjon Destanishta e Zef Kol Prela me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1946, në Selcë, pa gjyq...e, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera... Edhe sot të panjohun!
■Ua kishte lanë Krajl Nikolla të shkrueme edhe listen e Klerit Katolik Shqiptar, tue fillue nga At Mati Prennushi, organizator e bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në Deçiq, bashkë me Ipeshkvijtë e njohun Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. E lista plotsohej nga Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Nuk mungonte as emni i Imz. Vinçenc Prennushit, që kishte mbajtë një fjalim në Kala të Shkodres, në vitin 1913...
***
■HAPNI DOSJET! Shihni me sytë tuej, se shka ngjau në Shkoder në vitin 1946!
Në kjoftë se turqit i vinin Klerikët Katolik Shqiptar nder hunjë, mbas vitit 1944 “hunjët” u ruejten nder hetuesitë e burgjet e Shkodres per me ua thye brinjët e kokën Atdhetarëve, mbasi ashtu ishte “porosia” e druzhe Titos per terroristin Enver Hoxha!
            
Melbourne, Shkurt 2016.




























Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...