2016-02-23

Përjetësim i një feniksi rrezedritë

Rilinde amanetin e heronjve

Hogoshti aty ku u linde(Rexhep Malaj)

KADRI ZEKA DHE KOHA JONË




Prof. asc. dr. Begzad Baliu 






 

Parantezë

Janë disa momente historike që të kthejnë mbrapa për të menduar zgjidhjen e një problemi të shafqur rastësisht apo që shfaqet një për kohë më të gjatë. Historia kombëtare, pavarësisht prej dobësive të cilat e kanë përcjellur përbëhet prej disa momenteve të shndritshme tek të cilat detyrohemi të kthehemi ashtu sikur kthehet lexuesi tek veprat klasike të artit e të letërsisë, sahere që këto fusha të dijes materiale dhe shpirtërore përjetojnë kriza të caktuara. Krizat nëpër të cilat po kalon jeta jonë materiale dhe shpirtërore njëkohësisht, përkatësisht kriza intelektuale, kulturore dhe politike, në të cilen po kalin shoqëria shqiptare në këtë udhëkryq të historiesë kombëtare, jo njëherë na kthejnë tek ngjarjet historike, veprat programatike dhe konceptet politike të dijes kombëtare, të shkruara sidomos dy shekujt e fundit.

Jeta dhe vepra e Kadri Zekës, aktiviteti dhe konceptet politike të tij, i takojnë historisë së re të Lëvizjes Kombëtare, të cilës i kthehemi për shumë arsye. Ajo shënon një prej nyjeve të rëndësishme të historisë kombëtare, një prej ndërlidhjeve komplekse, e cila e vlen të konsultohet sa here gjendemi para sprovave politike, sociale dhe koluturore. Një sprovë e ndërlikuar, para të cilës jemi gjetur tri vitet e fundit e vlenë të vlerësohet edhe në këtë shkrim në kontekst të jetës veprimtarisë atdhetare dhe sidomos në kontekst të koncepteve politike të tij.


(Para se të shkruaj për Kadri Zekën kam pasur shumë dilema se si do të mund të shtroja këtë temë. Të shkruaj një jetëshkrim të tij, më dukej temë e tejkaluar, pavarësisht prej aspektit dhe modelit origjinal me të cilin do të mund ta shtroja. Të shkruaja për aktivitetin e tij historik, më dukej një përsëritje e zakonshme, pavarësisht prej anëve të reja që mund t’i sillja. Dëshiroja të shkruaj ashtu sikur do të shkruante Kadri Zeka në rrethana të sotme, nëse jo me konceptet ideologjike të tij, së paku me konceptet morale të tij).




Duke njohur aktivitetin e tij politik dhe sidomos atdhetar të shkruar e të treguar nga brezi i tij, kisha kuptuar se Kadri Zeka, ashtu sikur edhe brezi i tij i atdhetarve nuk punonin për të hyrë në histori, por për të ndryshuar historinë, respektivisht për të bërë historinë e re. Në të vërtetë kështu edhe ndodhi, ata e bënë historinë jo duke u ngritur mbi te, por duke hyrë brenda saj, si bartës moral dhe historik të saj.
Mbi këtë aspekt mund të formulohen edhe konceptet e brezit të “nacionalizmes” që e bënte Lëvizja nacionaliste e dalë nga Lufta e Dytë Botërore dhe konceptet e brezit të “nacionalizmes” ilegale të organizuar në grupet ilegale duke nisur me Grupin e Adem Demaçit e këndej. Pse mund të thuhet kështu?

Nacionalenverizmi pragmatist

Brezi i nacionalistëve të dalë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, së pari e kishte humbur një luftë, duke i takuar krahut botëror që gjithashtu e kishte humbur këtë luftë, dhe duke qenë i shpërndarë e i papërkrahuar nga bashkësia ndërkombëtare, tash luftën për Shqipërinë e bënin në mënyrë vetijake, duke bërë llogaritë e gabuara të së kaluarës dhe mundësitë vetjake të kohës. Ndryshe nga këta, brezi i ri i ilegales që filloi aktivitetin atdhetar me grupin e Adem Demaçit e këndej, kishte të tjera koncepte: kishte një të kaluar të pastër dhe në histori mbështeteshin si iluministë. Ndonëse nuk ishin të njohur me konceptet politike dhe as nuk ishin të shtrënguar ideologjikisht pas koncepteve filozofike të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, ata pa përjashtim ishin pozitivist dhe revolucionar të konceptit enverist, që e njihnin vetëm punën, veprimin, aktivitetin revolucionar të lëvizjeve ndërkombëtare dhe vepronin si luftëtar besnik të atdheut deri në vdekje.

Kadri Zeka
Mbi këto parime ndërtohej edhe mendimi i Kadri Zekës. Ai nuk thotë se për të qenë atdhetar duhet t’i takosh kësaj apo asaj partie, duhet t’i takosh këtij apo atij grupi, duhet të jesh i mbështetur në këtë apo atë individ dhe në këtë apo atë ideologjie. Kadri Zeka, si luftëtar i denjë dhe i pandalshëm i lëvizjes këmbëtare shkruante: “Siç thotë patrioti dhe dijetari ynë i madh, Sami Frashëri, Atdheu nuk duhet t’i jap as varr atij që nuk ka dhënë për atdhe pikën e djersës apo gjakut kur ka qenë nevoja”.

Pra, Kadri Zeka duke u mbështetur në rrethanat e krijuara të vendit e të kohës në të cilën vepronte, i ndërlidhte këto veprime, në shenjë të praktikës revolucionare të veprimit.

“Çastet e vështira që po kalon atdheu ynë dhe rreziqet që po i thurren atij e bënë edhe më urgjente nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriot. Pra, vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike, mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve. T’i bashkojmë grushtet e zemrat tona në këtë luftë të shenjtë. Të çojmë në vend amanetin e të parëve tanë, s’e trathtojmë dot gjakun dhe porosinë e patriotëve tanë të shquar që nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut për lirinë e truallit arbëror”. (69)

A mund të tingëllonte sot ndryshe dhe më pak e fuqishme thirrja e tij?
Jo!!!
Rruga jonë për Evropë kalon nëpër Tiranë

Megjithatë, sot për fatin tonë të keq ky zë nuk po dëgjohet. Atdheu ynë dhe çështja shqiptare nuk është më pak e rrezikuar. Udhëkryqi në të cilin gjendemi nuk është më pak i komplikuar se ç’ishte dje. Por, zërat janë më të mbyrur, më të shterrur, madje më të çoroditur. Zëri që dëgjohet sot në emër të zgjidhjes së çështjes kombëtare shpesh është zë antihistorik. Ai është jo vetëm në kundërshtim me thirrjen që bënte dje Kadri Zeka dhe brezi i tij, por edhe në kundërshtim me brezin që sot punon me sakrificë për ardhëmrinë tonë, si domosdoshmëri historike. “Për ne zëri i Shqipërisë nënë, ka qenë dhe mbetet zëri i fuqishëm i vendit tonë amë...“ (7).


Çdo të thoshte sot Kadri Zeka?

A do të thoshte se rrethanat e reja kërojnë qëndrim tjetër ndaj Shqipërisë. A do të ngrente sot konceptet e Akadmisë Serbe të Shkencave, të vitit 1986, për bazen historike të identitetit shqiptar të Dardanisë përkatësisht Kosovës, të ndryshme nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.

Jo.

Sigurisht as Ai nuk do të ishte anaronik me botën e sotme. Do të punonte dhe do të luftonte nga ana kombëtare edhe ai për Evropën e Bashkuar dhe praninë tonë në te, e megjithatë për një gjë do të ishte këmbëngulës: Rruga jonë për Evropë kalon nëpër Tiranë.

Sot, për fatin tonë të keq, ende nuk thuhet kështu. Sot zërat e tillë quhen zëra të vonuar, ndërsa thirrësit e tillë quhen romantik, anakronik etj. Sot në modë, janë konceptet “bashkëkohore dhe modorne njëkohësisht", janë zërat e klaneve, sot janë në modë mendimet, konceptet dhe flamujt e ngritur mbi interesat e përgjithëshme nacionale, nga ish-titistë, që me shumicë dhe me bujë i kanë sjellë duke i nxjerrë edhe prej gijotine dhe i kanë vënë në krye të institucioneve kulturore dhe politike.

E pa besueshme. Kemi besuar se ata dhe mendimet e tyre janë vjetruar për shkak të moshës, për shkak të kohës dhe për shkak të moralit të ri kombëtar. E kemi ditur se kanë qenë shumë, por që paskan mbetur kaq shumë zor të besohet edhe sot.

Mbi mardhëniet shqiptaro-serbe

Kadri Zeka ka shkruar dhe i ka trajtuar një varg çështjesh të rëndësishme për kohën e tij, por me peshë edhe për kohën tonë. Duke qenë i përcaktuar për veprime konkrete ai as me historinë as me bashkëkohësinë nuk është marrë për të ndërtuar biografinë e tij. Me historinë është marrë për të konkretizuar nyjet e mardhënieve shqiptaro-serbe dhe ai këto i ka gjetur në Programin e Çubriloviqit, të cilin e patë botuar jo vetëm si kontribut të tij dhënë Lëvizjes, por edhe si sprovë për të komunikuar me lëvizjen dhe politikën ndërkombëtare përgjithësisht. Sot, në rrethana të reja të njohjes së mardhënieve shqiptaro-serbe këto nyje zgjerohen nga një program në disa programe të njohura të shkollës serbe dhe nga programet individuale, grupore dhe institucionale në konceptet politike antishqiptare të shteti, të institucioneve më të larta shkencore dhe të kishes autoqefale serbe. Mund të shkohet madje edhe më tej, tek një ndërdije antishqiptare- tek serbët, të shoqëruar me përbuzje ndaj gjithë asaj që është shqiptare, dhe tek një ndrëdije dhune - te shqiptarët, të shoqëruar nga frika dhe tmerri i krijuar historikisht nga dhuna shtetërore, kulturore dhe fetare që kanë bërë serbët mbi ta.

Duke qenë njohës i mirë i këtyre mardhënive, nga aspekti tradicional (jetoi në kofi një kohë të gjatë, familjarisht i kujtonte shumë të freskëta pasojat e përndjekjes dhe dhunës së politikes gjenocidale serbe në qerekun e fundit të shekullit XIX dhe shekullin XX. Gjyshja e tij ishte njëra prej fëmijëve të gjetur në djepin e mbuluar me dëborë gjatë përndjekjeve serbe në fund të shekullit XIX etj. Ndjente gjithnjë një rrezik të përhershëm të përsëritjes së krimit serb mbi shqiptarët, prandaj edhe nuk do të befasohej nga përsëritja e krimit serb që do të ndodhë mbi shqiptarët edhe në fund të shekullit XX, por do të punonte me ngulm që ajo të mos ndodhte.

Si do të vepronte Kadri Zeka pas gjithë kësaj?

Pavarësisht nga kjo Kadri Zeka, këtu nuk do ta gjente edhe pamundësinë e bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve. Ai ishte luftëtar i lirisë së popullit të vet dhe humanist i internacionalizmes proletare, prandaj edhe shoqërinë shqiptare kurrë nuk do të mund ta shihte ashtu të pastër, pa botën tjetër kulturore, shpirtërore dhe fetare.

Për Kadri Zekën mardhëniet shqiptaro-serbe nuk do të shtroheshin si mardhënie të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por si mardhënie të Kosovës dhe Serbisë. Për më shumë se një shekull Serbia ka përgatitur shpirtërisht, politikisht dhe madje moralisht, ka ushqyer dhe ka ndërsyer serbët e Kosovës dhe kolonët serb të sjellur nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi e Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës. Urrejtja e madhe, apo muri i gjakut ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk është krijuar në fund të shekullit XX gjatë Luftës së Kosovës. Jo. Gjatë është punuar për ndrtimin e tij. Për të është investuar gjatë, shumë dhe shumë kohë. Në ndërtimin e këtij muri teorikisht dhe historikisht është investuar pothujase pa ndërprerë më shumë se një shekull e gjysmë. Dhe nuk është investuar as nga një brez e as një bartës politik. Për ndërtimin e madh të murit të gjakut ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve kanë invesatuar kryeministrat e ministrat serbë, politikanët e partive që janë quajtuar radikale dhe partive që janë quajtur paqësore, akademikët, shkencëtarët e të gjitha profileve, poetët dhe këngëtarët, priftët, etj., konceptet e të cilëve i kanë aprovuar, i kanë instrumentalizuar dhe i kanë vënë në jetë institucionet shtetërore (qeverëtë e të gjitha kohëve, Ushtritë, policitë, sigurimet e brendshme); institucionte shkencore (Akademia Serbe, Universiteti); dhe institucionet fetare (Kisha Ortodokse Pravosllave).

Për shkak të këtij investimi të gjatë dhe të madh teorik dhe praktik muri i madh i gjakut ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është vështirë të tejkalohet, dhe vështirë të tejkalohet sidomos nëse kjo kërkohet të kalohet nga ana shqiptare, sikur kërkojnë miqtë tanë, nëse në ngritjen e tij vazhdojnë të investojnë edhe më tej institucionet shtetërore, shkencore dhe fetare serbe, pa e ndjerë fajin për krimet e bëra mbi shqiptarët dhe popujt tjerë fqinje.

Për të gjitha këto dhe për shumë arsye të tjera, Kadri Zeka do të punonte në krijimin dhe ndërtimin e raporteve të reja ndërmjet serbëve, që nuk do të ishin raporte ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve, sikur përpiqeshin t’i ndërtonin bartësit e politikës serbe gjatë shekullit të fundit, as si raporte ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikur pretendohet t’i ndërtojnë sot disa qarqe shqiptare pa koncepte historike për çështjen shqiptare dhe ballkanike; dhe më nund as si raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sikur përpiqen t’i krijojnë disa qarçe ndërkombëtare të tezës së multietnicitetit të Kosovës, por si raporte ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, që në të vërtetë janë raporte historike ndërmjet këtyre shteteve dhe popujve fqinje.

Evropa dhe arrivizmi ynë politik

Po ta jetonte kohën tonë, Kadri Zeka gjendjen tonë të rëndë ekonomike, sociale dhe politike nuk do ta shpjegonte thjesht me parolla politike dhe me arrivizëm politik, sikur do të shprehej Jusuf Gërvalla. Duke shkruar për gjendjen ekonomike, sociale dhe politike të Kosovës së fillimit të viteve tetëdhjetë ai theksonte: “Kosova jo vetëm që nuk është e varfër, por me fushat dhe nëntokën e saj të pasur, ajo është krahina më e pasur në Jugosllavi. Ajo disponon me 64 % të rezervave të thëngjill-linjitit në Jugosllavi, 67 % të mineraleve të plumbit e të zinkut, 24% të hekurnikelit. Ajo prodhon miliarda kilovat energji elektrike e miliona ton xehe të ndryshme. Kosova prodhon 93% të të gjithë argjendit në Jugosllavi, e të mos flasim për fushat e gjëra, për lumenjtë e mallet e pasura të Kosovës”(60). Të dhënat e tij dhe të njohura sot edhe më gjerësisht tragojnë se Kosova nuk është viktimë e mendësisë së ultë politik, kulturore dhe arsimore. Ajo nuk është viktimë e një vendi që nuk mund të jetoj prej pasurisë natyrore dhe mendore të atij vendi dhe të atij populli. Kosova është viktimë e mosmarrëveshtjeve politiko-ushtarake të sferave ndërkombëtare të interesit. Kosova mund të jetoj edhe vetëm prej pasurive nëntokësore të saj edhe prej pasurisë mbitoksore të saj. Ajo mund të jetoj më në find edhe vetëm prej pasurisë së natalitetit dhe fuqisë rinore që ka.

Çka do të bënte Kadri Zeka sot tri vjet pas krijimit të rrethanave të reja në Kosovë. Do ta bënte jetën dhe politiken e arrivistit, sikur po bëjnë sot pasardhësit e tij politik, apo do të vazhdonte të punonte me konceptet dhe idealet, me të cilat punonte atëherë. Sigurisht nuk kishte pse t’i ndryshonte ato. Humanisti i radhëve të para, sot do të ngritej kundër gjendjes së mjerë sociale të popullit, që ishte bartës i luftës në Kosovë, por do të ngritej edhe kundër arrivizmit dhe politikës që përfaqëson sot brezi i ri i politikanëve të Kosovës. Do të ngritej kundër sjelljes së bashkësisë ndërkombëtare, që sikur shkruante atëher “flet shumë dhe nuk thotë asgjë”, ndërsa sot do të mund të thuhej “punon shumë e nuk bënë asgjë”. Nuk dua të them se ai do të ngrente çështjen e statusit politik të Kosovës. Për këtë do të punonte sot sikur ka punuar dje, pa anime, pa improvizime dhe pa u lodhur. Le të kujtojmë se ai ishte humanist dhe konceptet e tij ishin sociale, prandaj për asnjë kusht dhe në emër të çfardo trysnie e posti kurr nuk do të lejonte që të mbyllë sytë dhe veshët para gjendjes së rënd sociale të banorëve të Kosovës, sidomos të zonave të luftës. Zor të besohet se Kadri Zeka dhe shokët e idealeve të tij do të flenin të qetë, pas paraqitjes së çdonatshme të familjeve të dëshmorëve nën tenda, nën dyer të fqinjëve, në ahuret e përshtatura për të kaluar dimrin etj.
Zor të besohet se Kadri Zeka dhe brezi i idealistëve të tij do të pajtoheshin të duronin një mjerim të tillë, nëpër të cilion po kalojmë, në emër të pritjes së marrveshtjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e statutit të Kosovës, në emër të të cilës profiter dhe matrapaz të të gjitha ngjyrave dhe idelogjive përfitojnë e stërpërfitojnë edhe me djersën tonë. Kosovës i duhet liria dhe mundësia për të punuar. Kosova nuk ka nevojë për dhurta, Kosova ka nevojë për ndihma dhe përkrahje që si dje, si sot ju jepen madje edhe rajoneve të varfëra të shteteve të pasura të Evropës, Çoftë edhe për shkak të një vere të thatë apo dimri të ftohetë. E në Kosovë ka ndodhur termet, ka ndodhë përmbytje biblike nga dora e njeriut.

Prej “dhuratave” të tilla nuk përfitojnë qytetarët e Kosovës, prej dhuratave të tilla përfitojnë individët e të gjitha ngjyrave dhe shumë shumë përfitojnë klanet, grupet dhe krijesat që organizohen brenda natës, që përfitojnë brenda natës si me shkopin magjik, që janë bartëse të interesave të caktuara klanore e mafioze dhe politike e ideologjike. Prej “dhuratave” të tilla përfitojnë përfitojnë individët që me gjunjë dhe brryla janë aty ku kanë synuar gjithmonë për të shërbyer: aparatqik, pothador, mashtrues dhe denoncues.

A do të heshte Kadri Zeka sot dhe çka do të thoshte ai sot. Prej njerëzve të tillë, -reagonte ai, - prej klaneve dhe grupeve të tilla, më shumë se prej askujt tjetër, i vjen rreziku Kosovës dhe i mbyllen rrugët për synimet e saj historike. Ata që janë mësuar të përvidhen deri dje në politikën e Beogradit dhe shkollën e saj përvidhen sot dhe shfrytëzojnë për për interesa individuale dhe klanore edhe dhuratat që na i jep bota. Për shkas se ne i dime pajojat tragjike në të cilat na kanë quar mashtruesit, pithadorët dhe përfituesit e tillë, nuk kemi se si të mos dëshprohemi dhe të mës shqetësohemi sot për të ardhmen tone.

Gjatë, tepër gjatë të tillët e kanë mashtruar Beogradin për ndërtimin e bashkim-vllazërimit ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve të jugut, por më në fund, mashtrimet, gënjeshtrat, demagogjinë dhe përfitimet e tyre persoanale, familjare dhe klanore i kemi paguar si popullm e gjak deri në gju dhe me përndjekje biblike. Me të njëjtën demagogjike sillen e përvidhemi sot shumë individ të kësaj shkolle, dhe të njëjtat premtime i jepen bashkësisë ndërkombëtare. Është e kuptueshme prandaj pse shqetësimet tona rriten. Kemi të drejtë. Demagogjinë e tyre si individ dhe si grupe, si popull do ta paguajmë më shtrenjtë se çe kemi paguar dje.



Dëshprimi dhe vendosmëria e madhe



Në këtë rrjedhë, ai sigurisht do të dëshprohej shumë, për mungesen e guximit qytetar përgjithësisht të inteligjwencies për të përkrahur Lëvizjen Ushtarake në Kosovë gjatë luftës, por do të dëshprohej edhe më shumë për shkak të mungesës së guximit intelektual të kësaj inteligjencie për të përkrahur rezultatet e luftës. Në këtë situat ai do të zgjedhte rrugën e punës dhe të aktivitetit të pandalshëm, dhe nuk do të dorëzohej para përndjekjes së përndjekësve të ri të mendimit politik, nuk do të dëshprohej prej përndjekësve të përditëshëm, sikur janë dëshpruar intelektualët e paktë që viteve të fundit kanë guxuar ta artikulojnë drejt dhe guximshëm mendimin e tyre politik dhe kulturor.

Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Metush Krasniqi
Isa Kastrati, Avdi Xhaqku
Në vend të dëshprimit ai do ta ftonte muzen letrare të Jusuf Gërvallës, si dhe filozofinë e këmbëngultësisë të Rexhep Males, për t’i bërë kritikën shoqërisë shqiptare të kohës sonë. Besojmë se njëra prej kritikave më të rendësishme do të ishte kritika e shoqërisë kosovare të kurseve. Në Kosovës ka shumë vjetë që jetohet prej arsimimit të improvizuar. Në Kosovë, ndryshe nga ç’pritej që të ndërtohej shkolla e vërtetë kombëtare e nivelit evropian, është ndërtuar shkolla të nivelit më të ulët. Vetëdija kulturore, shoqërore dhe sidomos ekonomike e politike po krijohet me kurse dite e nate. Kurset e tilla, të cilat përgjithësisht quhen trajnime, të kujtonë atë shoqëri që u krijua me të njëjtat përmasat dhe metodat, pas Luftës së Dytë Botërore, e ne i dimë rezultatet e saj sot. Në të vërtetë ne i dimi pasojat tragjike nëpër të cilat kemi kaluar dhe sidomos pasojat me të cilat kemi përfunduar. Tashmë ne i dime pasojat e kursistëve të kësaj shkolle dhe të shkollave të tilla, s’kemi si të mos jemi të dëshpruar prej kurseve dhe kursistëve të rinjë, të cilët brenda natës marrin fatin e shoqërisë së sotme në duart e tyre, duke lënë mënjanë dhe në rrugë, individët e arsimuar me vite të tëra në Kosovë apo jashtë saj.

Çdo të bënte Kadri Zeka në këtë rast?

Do të punonte shumë që të ndërtohet vetëdija politike e brezit të ri, por nuk do të pranonte kurrë që lëvizja e re kombëtare të bëhej pa praninë e studentëve, sikur bëhet sot. Do të ishte rinia, përkatësisht studentët, ajo që do të vendoste për fatin e tokave të shkëputura të Kosovës, do të ishte rinia ajo që do të ndërprente gjykimet e drejtuesve të luftës, përkatësisht gjykimin simbolik të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Do të ishte ai në krye të klasës punëtore të Kosovës që do të vendoste për fatin e pasurisë nëntoksore dhe mbitokësore të Kosovës, do të ngrihej kundër gjendjes së mjerë të rreth 70% të popullit të Kosovës, standardi i të cilës bie edhe për shkak të ngritjes pa mbulesë të standardi të një përqindjejeje të vogël vendasish, të cilët punojnë me të huajt pa pasur përgjegjësi për Kosovën dhe standardin e saj të përgjithshëm etj. Më pare se sa të ishte në krye të Partive politike, më pare se sa të ishte në krye të institucioneve shtetërore, më pare se sa të barrikadohej në ndonjë shërbim në drejtoratet të cilat në të vërtetë i drejtojnë kryesisht të haujt, ai do të ishte në krye të aktiviteteve të kalsës punëtore, në krye të organizatave që mbrojnë vlerat e luftës dhe fitoren e saj, në krye të organizatave që organizatave që përcjellin dhe mbrojnë materialisht dhe moralisht familjet e dëshmorëve etj.

Gruaja e Kadriut dhe nana e vellezerve Gervalla ne Stuttgart
Në të vërtetë, Kadri Zeka në kohën tonë, do të ishte aty ku ka buruar dhe buron lëvizja morale dhe pragmatike e çështjes shqiptare.

RAUL MARKOT E AMERIKES DREJT KONGRESIT TE VAZHDIMESISE…

Image result for zef pergega

Nga Zef Pergega 


…kongresi i diaspores do tembahet ne Tirane me 13 mars 2016, ku flitet se do te jete ne vazdimesi…

Per nje gazetar tortura me e madhe eshte kur ai nuk ka mundesi te shprehe mendimin e vet te lire. Eshte me te vertete nje torture prangash…Po si mund te them kete fjale ne boten e lire ne shtetin e lirive dhe te drejtave njerezore, ketu ku nuk ke asnje perngese dhe je plotesisht i mbrojtur nga ligji edhe kur dhembet e krimbur ne krimin e gjakut inxjerr ujku i vjeter i kapotes staliniane e hoxhiste qe i ben floket me llak dhe kemishen e ngerthen ne fyt me frak…?!

Lajmi per kongresin e diaspores, te cilin e mesova ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar me erdhi si nje fund pa mbarim i te keqes dhe poshterimit deri ne letersi, gjuhe e poezi qe i eshte bere diaspores shqiptare ne Amerike, e cila ka me shume se 100 vjet qe sfilitet per kete Shqiperi e per keto troje etnike e disa pej tyre dhane edhe jeten.

Po e mendoja se si ta shpreh shqetesimin per kete zhgenjim qe na erdhi si shkak i lajmit me bredi te rreme, mbi takimin e marsit me diasporen. Vendosa te hesht dhe te duroj deri ne momentin e fundit ne pritje te ndonje informavioni te ri qe do ti rrezontekeqkuptimet, si kulla e reres nga vala e detit. Pritja e plak njeriun dhe shpirtin ia ndrydh…

Dhe ja nje zile telefoni nga nje agjenci greko-amerikane, e cila njoftone se biletat per Shqiperi ne javen e fundit te shkurtit dhe javen e pare te marsit kane pesuar nje ulje 65%. Pra nese cmimi eshte rreth 1400 dollare nje bilete per ne Shqiperi mund ta marresh me rreth 600 dollare.

Ne te vertete e josha grekun ne menyre qe te merrja ndonje te dhene me shume. Ai me tha se shume shqiptare nisen per ne Tirane ne kongresin e diaspores dhe se delegatet e zgjedhur neper mbjedhjet e tyre kane konfirmuar rezervimin e biletave.

Po si mund te udhetoj kur une nuk jam zgjedhur delegatipartise?! Per kortezi me grekun e lashe biseden hapur dhe se do ta njoftoja nese deshiroja nje bilete per ne Tirane!

Pas dy ditesh bie perseri zilje e telefonin te nje agjensi serbe me telefonon me entuziazem se i ka ulur ne maksimum biletat per ato qe do te udhetojne ne kolektiv per ne Tirane.

Nuk desha t’u besoj vesheve kur agjenti me permendi nje emer njeriu, i cili hiqet si esnafi me i madh ipatriotizmit dhe antiserbizmit ne diaspore qe na qenkesh iinteresuar qe te gjithe shqiptaret qe do teudhetojne per ne Tirane te paraqiteshin ne kete agjensi.

Mua nuk me ka rene rasti qe keto 16 vjet ne Amerike te trokas ne nje agjensi serbe per bileta aeroplani, po e di se ka shqiptare qei blejne ushqimet tek serbo-malazezet, i presin biletat aty dhe po aty i kryejne sherbimet, disa, jo te gjithe!

Me serbin e mbylla biseden se nuk do te udhetoj per ne Tirane, perderisa nuk jam delegat. Po nje pytje mi kishte mberthyer vetullat dhe me kishte shpuar diten e syve: “Nga e dine greket dhe serbet ne Detroit se ne Tirane mbahet kongresi i diaspores?!”

M’ kujtua nje shkrim qe e kisha bere ne rrjetet sociale me titull: “A po vjen ta shuajme etjen e shuarjes?!” Ku ne nje pragraf shkrova:

“…Me pare e kam degjuar nga goja e kryeministrit Rama ne Tirane se do te mbahet nje takim me diasporen, por data nuk eshte caktuar ende. Te them te drejten mu perteri shpirti e thashe me ne fund nuk kam ndonje kend apo skute, qe te ankohem neper shkrimet e mia se diaspora u ka dale nga mendja qeveritareve se per nga kushtetuta ende ruaj mendimin se ajo eshte e perjashtuar. Kur nje kushtetute apo nje qeveri te heq te drejten e votes ajo eshte me keq se nje diktature Pinoceti.

Ne takimin e vetem qe ambasadorja e nderur e Shqiperise ne Washington, beri ne Detroit me rastin e darkes se 75 vjetrit te ish-kongresisitit me origjine shqiptare degjova se ajo tha se me 13 Mars 2016 ne Tirane do te mbahet takimi me mergimtaret dhe se priten orjentimet nga lart.Vetem kaq dhe nuk dihet ende agjenda e ketij takimi. A do te thirren vetem kontribuesit e shumte te cilet sakrifikuan ne diaspore per fitoren e partise socialiste?!.

A do te jete diaspora, parnere me qeverine per marrjen e disa vendimeve qe do ti kalohen parlamentit?!

A do te jene pjesmarresit e ketij takimi vetem degjues, e mos e dhenet zoti ato qe lepijne ne 100 kazana vetem e vetem ne marrin mikrofonin e te bejne ndonje foto per tu dukur kalores te diaspores, duke hedhur ndodhta ndonje firme tradhetare dhe mbas shpine te diaspores?!

A do ti referohet qeveria, organizatave me nje numer simbolik sa nje familje e vogel antaresh per te “vjelur” ne mos “vjedhur” mendimet e tyre?!

Pra ku do te jete baza e ketij takimi dhe niveli perfaqesues?! A do te zgjidhen nga qeveria apo nga diaspora?! A do te pyeten qendrat fetare dhe liderit e tyre?! Ne fund te fundit a do te jete takimi nje fasade apo nje seriozitet?!

Per te arritur ne konkluzion me duket se eshte shume heret, por teper vone. Mediat si ne Shqiperi e ne komunitet ende nuk kane celur nje dritare diskutimi per keto tema.

 Mbase ato po i dikutojne per perdorim te brendshem keto pytje qe dalin nga zera shqetesues e mandej mbasi ti pjekin mire te tjeret le te thartohen dhembet se cdo gje eshte e perfunduar. Sidoqofte te mos ngutemi dhe nga e mbara mbas te sotmes!”

Me daten 14 janar 2016i drejtohem me e-maill ne faqen e saj sociale ambasadoreste nderuar te Shqiperise ne Washingon mbasi qe ne nuk jemi biznesmena e njerez qe kemi mundesi qe bujen ta lartesojme me lart se huri i nje mullari, nuk mund te takoheshim dhe te shkembenim ndonje mendim.

Nuk i ve faj as ambasadores dhe anjeriut qe iu dha rasti te bente foto me ambasadoren dhe ta perdorte neper rrjetet sociale si kredit e per t’u dukur se ambasadorja me pyet vetem atedhe jo ju te tjeret. Keshu qe permbajtja e e-mallit derguar me 14 janar 2016 eshte kjo:

Detroit, me 14 janar 2016

“I nderuar ambsadore! Ju percjelle pershendetjet me te sinqerta dhe bashke me keto edhe urimin per suksese ne detyren e re si perfaqesuese e Shqiperise ne Amerike. Qofshin te sukseshme ditet dhe kontributi juaj ne te mire te kombit.

Kur ju ishit ne Detroit degjova se me 13 mars 2016 do te behet ne Tirane nje takim per ceshtjet e diaspores. Vertete jane marre disa nisma nga qeveria ne kete drejtim, por me habit fakti se diskutohet per diasporen, e mendimi intelektual i diaspores nuk eshte prezent dhe aq me keq i mosperfillshem. Cdo intelektual e din nenin 8 te Kushtetutes se Shqiperise qe asnjehere nuk eshte zbatuar.

Asnjehere nuk eshte analizuar diapora as ne qeverite e meparshme dhe as ne parlament. Ne duhet te dalim nga jeta e kermillit dhe te reagojme per te drejtat e diaspores dhe detyrimet qe ka shteti shqiptar. Sidoqofte kjo nuk eshte aspak pergjegjesia juaj, por ende nuk kemi ndonje program sesi do te organizohet takimi i Tiranes. Thenja se: "Jane te lire te vije kushdo" a mos duhet kuptuar se ky takim eshte nje farse?Ju lutem te me kuptoni per kete shqetesim dhe ne rastin me te pare kur ta gjeni kohen ju lutem me shkruani. Do tu jem mirenjohes!”

Mbasi nuk kisha marre asnje pergjigje per nje muaj pritje mora ne telefon ambasaden. Me doli ne telefon nje njeri i kulturuar dhe ne vija te pergjithshme me tha se ende nuk kishte ardhur ndonje informacion nga Tirana se si do te zhvillohet takimi. Por me njehere do te njoftoj ambasadoren mbasi me mori emrin dhe numerin e telefonit. Po ende nuk kemi ndonje ide per kete takim. Dhe une nuk kam asnje pergjigje te pakten njerezore dhe kortezie.

Kur mungon bashkebisedimi hedh rrenje paragjykimi. Mediat ketu kane bere shurdhin edhe ato qe e kane shpallur veten se ecin djathtas duke u mbajtur me shkop majtas. Gazetaria ne diasporenuk eshte gje tjeter, as me shume e as me pak se nje organizate partie me militante e agjitatore.

Zera thone se Raul Markot e diaspores ikane bere valigjet gati per ne Tirane ku do te kene rastin te ndjekin kongresin e diaspores dhe kongresin e partise!

Fushata per zgjedhjen e delegateve eshte ne konpiracion te plote! Kongresit dhe delegateve ju urojme pune te mbare dhe dhente Zoti tu “shperblehet” me ndonje grade apo karrike per punen qe kane bere per rrezimin e pushtetit te Berishes dhethemelimin e 80 celulave me energji te reja ne damare te vjeter!

Nga Mimoza Enver Dajçi : ELGA...!


Mimoza Enver  Dajçi


Ndodhesha në Spitalin Psikiatrik Nr. 5 në Tiranë, së bashku me vajzën time të vogël Elgën. Kisha shtruar nënën për t’u kuruar aty nga një sëmundje reumatizmale. Përpara  nesh në korridorin  e gjatë po ecte ngadalë një grua e re dhe mjaft e dobët. Me zor i hidhte këmbët, pasi pandoflat e spitalit ishin të shkatërruara më keq se “Këpucët e Lulit të vocërr”. Nga pas i varrej rrypi i fustanit fanellat. Flokët e saj ngjyrë gështenjë, të rëna mbi supet ishin mjaft të shpupurisur. Kush e di sa ditë kishte pa vënë krehër në kokë. Ecte e fliste me vete.
-Mami Elga, mami Elga – u dëgjua një zë fëmije mbrapa nesh.
Gruaja ktheu kokën e saj të lodhur që me zor i a mbanin ato supe të rënë, e u përkul për të pritur dikë. Unë ktheva kokën pas. Një vajzë e vogël topolake me syçka të kaltër e dy gërsheta të verdhë, u shkëput nga dora e të atit dhe vrapoi drejt saj. I u hodh mbi krahë, por e ëma nuk e mbajti dot dhe u rrëzua në dysheme.
Unë vrapova drejt saj për ta ndihmuar. E kapa nga krahët, nga mesi (peshonte sa një pendë) dhe e ngrita. Ishte Elga…mu duk sikur edhe ajo më njohu. U mundua të buzëqeshë pak, vura re gjak në buzën e saj të poshtme, i cili i doli pasi u rrëzua.
-Ilir- mundi të belbëzoje emrin tim, duke më ngulur sytë e saj të kaltër, të cilët mu dukën shumë te zmadhuar në ato çaste. Dikush ma tërhoqi nga vetja. Ishte i shoqi, një djalosh trup madh e me mustaqe deri  tek veshët, i cili më pa gjithë inat e kureshtje. Vinte erë alkol.
-Babi o babi, ajo teta quhej Elga – po më thoshte ime bijë duke më tërhequr nga dora.
-Po, po Elga, Elga…quhej – ia ktheva unë, e pa dashur hyra në kujtimet e mia të rinisë.
* * *
Pasi hipën të gjithë njerëzit që ishin në stacion, autobusi mori kthesën për në Uzinen e auto – traktorëve “enver hoxha”. Ishte kjo një rrugë e gjatë për udhëtarët e zakonshëm, ndoshta edhe e mërzitshme, ndërsa për mua jo. Nuk e di pse, por sa herë që hipja në autobus më pëlqente që rruga prej andej nga isha nisur të mos mbaronte kurrë. Kjo më kishte mbetur që nga fëmijëria, kur me kalamajtë e pallatit bënim xhiro nëpër “Unazë”. Makina private nuk kishte askush në ato vite, për afro gjysëm shekulli, përjashto udhëheqësit e lartë komunist që ishin në pushtet.
– Ha, ha, ha – nga fundi i autobusit u dëgjuan të qeshurat e forta e të gëzuara të disa vajzave. Të gjithë udhëtarët pranë meje kthyen vështrimin mbrapa. Edhe unë veprova si të tjerët.
– Janë gjimnazistet, që bëjnë praktiken një mujore në uzinë – tha fatorino.
– Eh! Çupa të reja janë, edhe do qeshin – ofshani një grua veshur pis në të zeza.
– Fluturojnë thuaj, u prish rinia – u hodh e tha një tjetër.
Asnjë nuk foli më, ndërsa mua sytë m’u përqëndruan pa pritur tek vajza sy kaltër që më kishte tërhequr vëmendjen edhe disa ditë më parë me çapkënllëqet e saj prej lozonjare. Flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenjë ndrisnin nga rrezet e diellit pas xhamit të autobusit. Unë vazhdova ta shikoja, por edhe ajo më pa aq gjatë, sa shoqet e saj lanë të qeshurën e po na shikonin të dyve.
Kur zbritëm tek stacioni i Uzinës e ndalova, e pyeta për emrin, pasi u prezantova edhe vetë më parë. Ajo nuk u largua, bisedoi pak me mua, pak e ndrojtur, por ndoshta e priste këtë çast.
Ishte fund shkurti, fillim pranvere, lulet sapo kishin filluar të mbushnin lëndinën përreth uzinës, ku ne bënim praktikën një mujore, por vetëm me një ndryshim. Elga ishte maturante në gjimnazin “Ismail Qemali” ndërsa  unë vazhdoja vitin e tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Një ditë rrugën nga uzina për në shtëpi e bëmë të dy me këmbë, nuk hipëm ne autobus. Elga mblodhi rrugës disa lule shumë të bukura, të cilat i thurri kurorë, e më pas unë i’a vendosa mbi flokë.
Dukej si një shtojzavallë. Ashtu e gëzuar, e me kurorë mbi flokë shkoi në shtëpi atë ditë, e ëma kur e kishte parë ishte habitur….
Ditët kalonin pa u kuptuar, ndërkohë Elga për mua ishte bërë më shumë se shoqe. Fillova ta doja. Mbaruam praktikat e filluam studimet që të dy. Bashkë kaluam çaste mjaft të bukura, të cilat do të mbeten të paharruara në jetën time.
-Po, po nuk kam për t’i shlyer kurrë nga kujtesa ime, sepse ishte Elga, vajza çapkëne e lozonjare që ngjalli tek unë ndjenjën e parë të dashurisë.
-Edhe ajo më donte…!
Kur të mbaronte maturën kishte dëshirë të vazhdonte studimet universitare për gjuhë – letërsi. I pëlqente të shkruante, në atë kohe i kisha lexuar edhe disa shkrime tek gazeta “Zëri i Rinisë”, të cilat më patën pëlqyer shumë. Kishte shije të hollë edhe në krijimet e saj, ashtu siç ishte elegante edhe vetë. Unë shpesh e ngacmoja duke e krahasuar me gjilpërën me kokë.
-Kur të shtosh edhe nja dy kilogram në peshë – i thoja – do të shpallim edhe fejesën tonë. Dhe ajo në atë kohë filloi të hante shumë brumra që të shëndoshej.
Por njohja e dashuria jonë nuk vajti gjatë. Ajo u nda nga unë, ashtu siç u ndanë petalet nga lulet e tyre, se më pas ato do të jepnin frytin e tyre. Kishte ardhur stina e verës. Kisha dy mbasdite që e prisja Elgën për të shkuar në Teatër, por ajo nuk erdhi. Pas disa ditësh më dërgoi shoqen e saj të ngushtë Valin, që tashmë ishte bërë e pranishme në disa nga takimet tona.
-Ilir, Elga nuk do të takojë më – më tha ajo me gjysëm zëri, kokën të kthyer pak anash, e pa më vëshruar.
-Pse çfarë ka ngjarë?? – e pyeta unë i çuditur.
Ajo nuk po fliste.
-Mos i ka pëlqyer ai sportisti që i vinte rrotull kohëve të fundit. Ah po ai është, basketbollisti e kampioni i kombëtares, kurse unë një inxhinier hekurash.
– Jo Ilir, mos fol kështu. Elga vazhdon të të dojë ty e vetëm ty. Por asaj …
Valit i ngeci fjala në grykë. Unë  e kapa nga krahët dhe e shkunda aq fort sa ajo u tremb.
-I kanë arrestuar të atin për agjitacion e propagandë  – më tha, e u shkëput nxitimthi nga unë.
Çdo gjë ndryshoi tek unë dhe tek Elga. Ne u ndamë. Më mirë të them e ndava unë nga jeta ime. Por nuk kisha se si të veproja ndryshe. I ati i u dënua me burg politik për agjitacion – propagandë kundër pushtetit popullor. Çfarë të bëja unë, të më përjashtonin nga universiteti? Lufta e klasave ishte prezente kudo, e  shumë e ashpër në çdo fushë të jetës. Nëse unë do të martohesha me Elgën do më degdisnin në zonat më të thella të vendit.
-Po ku të kishte gabuar vallë i ati i saj!?
Ai kishte qenë arsimtar, mësues matematike, e gjithë jetën në shkollë të mesme. Ishte njeri i mirë, e me kulturë të gjerë, të paktën për  të tillë e njihte edhe dajua im, pasi kishin qenë shokë klase në Shkollën Teknike Amerikane “Harry Fultz” në Tiranë. Dhe tani…
Prindët i kisha të dy komunistë, kur i tregova se si qëndronte raporti im me Elgën më ndaluan rreptësisht takimet me atë. Më rekomanduan Mirandën, vajzën e shokut filan …Drejtor Drejtorie në Ministrine e…Tiranën e kisha të siguruar. U fejava u martova me atë, tani kemi dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën ma quajnë Elga. Kam bërë edhe disa rrugë të mira jashtë vendit, sigurisht dhëndri i shokut filan…
-Po Elga?
Ajo pas ndarjes tonë e arrestimit të të atit u tret e u dobësua shumë. Shkolla e lartë nuk i doli, as shkrime të saj nuk lexoja më në gazetë. Më treguan se nuk i a botonin për shkakun e të atit, që u dënua si armik i partisë e popullit. Më vinte keq, e doja akoma, por nuk mund të shkatërroja jetën time.
Pasi kishte punuar tre vite me punë të detyruar në Fermën e Tapizës, e disa vite pastruese në Spitalin e Fëmijëve në Tiranë, filloi të punonte në Uzinën e Auto – traktorëve “enver hoxha” në Tiranë. Po pse aty dreqi e mori, apo pse e lidhin kujtimet me mua.
-O në fabrikën e pasurimit të qymyr gurit në Valias, ose në uzinen e auto – traktorëve. Punë tjetër nuk ka për ju të deklasuarit e pushtetit – ia kishte prerë nënpunësja e kuadrit të lagjes.
Edhe ajo kishte “zgjedhur” uzinën traktori.
Nuk kishin kaluar as dy vjet, dhe Elga ishte martuar me një djalë që sapo kishte dalë nga burgu për vjedhje të pasurisë socialiste. Ai e keqtrajtonte, ishte edhe alkolist. Ç’katastrofë!
Për  Elgën nuk kishte më pranverë. Punonte tornitore me tre turne në uzinë. Ajo nuk qeshi më si dikur në fund të autobusit, kur dielli i shëndriste flokët e gjatë pas xhamave të qelqtë. Mbas lindjes së vajzës, fëmijës së saj të parë ajo sëmuret rëndë, e nuk e mori më veten. Kishte kaluar në depresion nervor.
Tiranë 1978

2016-02-22

Shikoni se si në shtrat bërtasin femrat e nacionaliteteve të ndryshme!

Mbase kjo nuk është krejtësisht e saktë, por gjithsesi është një zallahi qesharake.
A pajtoheni edhe ju me këtë interpretim?
Në xhirim është treguar se çfarë janë në seks femrat e nacionaliteteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Nëse kjo video ju inspiron, bëni një koment se çfarë mendoni çfarë do të ishe në krevat shqiptarja?

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...