2016-10-06

Letërsia shqiptare në diasporë

Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës e Serembes, Fishtës, Konicës e Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë.

Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare.

Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë.

Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :

1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.

2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret.

Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë :

Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme”.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.

Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime.

Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi.

Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore. Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo etj., në Amerikë; Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati etj., në Itali; Alush Avduli, Kolec Traboini, Miho Gjini, Mina Çaushi, Nase Jani etj., në Greqi.

Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” “Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.

Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.

Cilat libra e cilët autorë më të mirët e botës




Dita Botërore e Librit festohet çdo vit më 23 prill. Lidhja midis 23 prillit dhe librave u bë për herë të parë në vitin 1923 prej botuesve spanjollë të librave, si një mënyrë për të nderuar shkrimtarin e madh Migel de Servantes.

Në vitin 1995, UNESCO vendosi që këtë ditë ta shpallë “Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit”, në mënyrë që të promovonte leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.

Vende të ndryshme të botës e festojnë në mënyra nga më të veçantat Ditën Botërore të Librit. Për shembull, në Britaninë e Madhe fëmijët e festojnë 23 prillin duke u veshur si personazhet e tyre të preferuar të librave.

Në SHBA shumë nxënës dhe lexues nga të gjitha shtetet e festojnë këtë ditë duke gjetur dhe treguar histori të ndryshme librash. Të gjithë vihen në kërkim të historisë më të bukur ose e krijojnë atë nga mjedisi ku jetojnë, ka edhe nga ata që i marrin të gatshme nga interneti. E rëndësishme është që në fund të ditës të gjithë të kenë nga një histori për të treguar dhe t’u dhurojnë sa më shumë libra personave të tyre më të dashur.

Veprimtaritë që kryhen kanë si qëllim të festojnë për autorët, që kanë ngritur letërsinë në majat e saj, por edhe të edukojnë e mbrojnë të drejtat e autorit, të cilat dhunohen çdo ditë më së shumti në internet.

“Shqip” sjell 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës “Time” :

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. “Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja.” Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.” Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. “I madhi Getsbi”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. “Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov. “Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im”, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbert, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe obsesionin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të romanit, në simbolin e vajzave të vogla, që bien në dashuri me burra të moshës së mesme.

6. “Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

7. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

8. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.

9. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860-1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

10. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Në një kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave, të hartuar prej 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me një sistem pikësh secilin shkrimtar, del kjo renditje e autorëve më të famshëm të të gjitha kohërave:

1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

7. Çarls Dikens, shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar me 168 pikë. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.

8. Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”.

Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

10. Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.

“Kur blini një libër nuk keni blerë thjesht disa fletë dhe bojë, por një jetë tërësisht të re” – Christopher Morley

“Nëse lexoni vetëm librat që i lexojnë të gjithë, atëherë do të mendoni vetëm atë që mendojnë të gjithë” – Haruki Murakami

“E kupton që ke lexuar një libër të mirë, kur kthen faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një mik të shtrenjtë” – Paul Sweeney

“Pavarësisht sesa i zënë je, gjej kohën për të lexuar ose rri në injorancën që vetë e zgjodhe” – Confucius

Edita Sopjani: As Kanuni, as Sheriati, as zakoni, por Ligji!





Dua t’i tregoj këtu tri ngjarje të cilat i konsideroj të rëndësishme për kombin shqiptar. Njëherit, shumë interesante. Dy kanë ndodhur, e treta duhet të ndodhë. Ngjarja e parë ka ndodhur si rrjedhojë e të dytës. Në takimet vjetore të Gjeçovit 2011, presidentja e Kosovës e Atifete Jahjaga bën një fjalim ku e mburr Kanunin e Lekë Dukagjinit duke argumentuar se është më përparimtar se Sheriati. Me të dëgjuar këtë gjë, Imami Shefqet Krasniqi e kundërshton dhe i bën një analizë krititike publike Kanunit. Blerim Uka, katolik dhe analist kritik i Kanunit të Lekë Dukagjinit e përgëzon hoxhën për kritikën e tij. Këtë përgëzim mund ta gjeni bashkë me analizën e imamit në adresen: http://www.youtube.com/watch?v=dw0VMOG8md4 . Duke kërkuar në Google me fjalët kyçe “Blerim Uka Kanuni” kam mësuar se Blerim Uka e ka bërë këtë gjë pak për inat ndaj priftit të cilit i ka kërkuar publikisht në një intervistë në Forumin Katolik që ta deklarojë Kanunin antikrishter dhe si nxitës të konflikteve në shoqërinë shqiptare.
Nuk duhet të jeni shumë të zgjuar ta kuptonoi se qëllimi i presidentes së Kosovës nuk ka qenë i keq. Gjeçovi ka qenë prift dhe, si i tillë, “e ka mbledhur” Kanunin. Mund ta vendosoim fjalimin e saj në vijën e bashimit kombëtar pa dallim feje, gjë që përfshihet edhe në funksionin e saj si presidente.
Në fakt, po patët pak përgatitje në fushën e drejtësisë (unë jam juriste) nuk është vështirë të bindeni se Kanuni është më përparimtar se Sheriati. Por nuk bëhet fjalë këtu për Kanunin e Lekë Dukagjinit por për Kanunin e Sulltan Sylejmanit (1494-1566). Ky sulltan i Perandorisë Osmane e kuptoi se nuk mund të udhëhiqte një perandori me Sheriat dhe e përgatiti apo e shkroi kanunin që e mban emrin e tij. Dihet se gjatë sundimit të këtij sulltani, perandoria osmane e kapi Beogradin madje edhe Parisin….
Tani, imagjinoni skenarin ku presidentja e Kosovës e kritikon Kanunin e Sulltan Sylejmanit, të madhërishëm siç quhet ose konsiderohet botërisht. Në atë rast, hoxha Shefqet Krasniqi, do të ngurronte shumë të futej në debat edhepse do t’i shkonte mendja se ai kanun është përpiluar mu për arësye se Sheriati nuk e bënte punën si duhet. Por, nuk do ta kritikonte emrin Sulltan Sylejmani, emrin e të cilit e mbajnë një numër i madh i xhamive nëpër botë (si ajo të cilën e udhëheq Shefqeti ynë kombëtar).
Kanuni shqiptar dhe ai osman nuk krahasohen. Kanuni i Sulltan Sylejmanit është i përgatitur nga njerëz që kanë dominuar dhe për të dominuar ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit është i përgatitur nga Akandemia e Shkencave të Beorgadit në kuadrin e një plani makiavelik kundër shqiptarëve.
Po shkuat në adresën http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca mund të lexoni edhe parathënien e Gjergj Fishtës edhe Kanunin “e mbledhur” nga Shtjefën Gjeçovi. Dy priftërin katolikë, të cilët mund të krahashen lehtë me imamin Shefqet Krasniqi në shumë pika: shqipfolës, besojnë në Zot, janë udheheqës të një institucioni fetar, e tjera. Dua ta shpalos faktin se jam katolike dhe nuk dua ta kritikoj këtu fenë e tjetrit. Për mua, nje fe vlen një tjetër, qoftë për të mirë, qoftë për te keq. Gjithashtu, nuk dua ta kritikoj Turqinë e sotme, sepse këtë shtet e konsideroj si aleate ushtarake të atdheut tim. Jemi së bashku në Nato. Apo jo?
Ngjarja e dytë e këtij shkrimi, pa të cilën ngjarje nuk do të kishte folur kurrë presidentja e Kosovës për Kanunin e Lekë Dukagjinit, sepse ai kanun nuk do të egzistonte fare, bazohet në tri shtylla. Si katolike që e shpalosa faktin se jam, nuk është fjala për atin, të birin dhe shpirtin e shenjtë por për Nikolla Pashiqin, Ahmet Zogun dhe Gjon Marka Gjonin. Udhëheqësi serb Pashiqi (Nikola Pasic) kishte kontakte edhe me Zogun edhe me Marka Gjonin, me secilin veç e veç, kuptohet. Kështu ia arriti qëllimit që t’i prishte këta dy ruajtës të dhive (sipas tij) njërin me tjetrin. Gjon Marka Gjoni, pa një pa dy, e shpall Republikën e Mirditës në Prizren dhe, për inat të Zogut, i dërgon Pashiqit kushtetutën e shtetit të tij, një kushtetutë me nene e paragrafe, e cila siç do të shohim, do të bëhet e famshme me pseudonim. Me një emër tjetër! Beogradi (sikurse edhe Athina dhe Roma) nuk e njeh shtetin e Marka Gjonit. Është gjë normale kjo punë. Serbia nuk do ta njihte Republikën e Mirditës kur kishte qëllim e plane që t’i pushtonte të gjitha trojet shqiptare së bashku. Pse t’i komplikonte gjerat duke i bërë dy shtete? Mirëpo, atë që donte ta bënte Serbia me planet e saj makiavelike, e bëri përkohësisht një shtet tjetër edhe me makavelik, vendi i vetë Makiavelit.
Mirëpo, kushtetuta e Gjon Marka Gjonit, edhepse qesharake si e tillë, i dha Akademisë se Shkencave të Serbisë një material shumë me vlerë. Serbi vendosi ta bëjë atë publike botërisht me qëlim që t’i prezantojë shqiptaret si mebeturinat të Perandorisë osmane, duke I përfshirë edhe të krishterët, se jetojnë me Kanun. Shumë popuj të Ballkanit dhe Evropës i kujtojnë dhimbjet që u ka shkaktuar Sulltan Sylejmani me Kanunin e tij, pasi e kuproi se me Sheriat nuk do të shkonte larg. Serbët e pëgatitën planin e tyre në dy aspekte: I pari: Të identifikohen shqiptarët në botë sipas Kanunit; I dyti: Të vendosen mekanizma në trojet shqiptare me qëllim që shqiptarët të identifikohen vetë me Kanunin. Madje, për ta bërë talljen edhe më të madhe, e futën një element serb në të: Fjalën serbe “zakon”. Në të vërtetë, pot ë shikohet hollë e hollë, ajo fjalë është brumi i Kanunit! Për ata që e dinë sërbishten, fjala “zakon” përkthehet në shqip “ligj”. Megjithatë, fjala «zakon» edhe sot në mentalitetin e disa shqiptarëve e ka një kuptim pothuajse të shenjtë. Sidoqoftë, më të dhellë se fjala shqipe “ligj”.
Kështu, serbët e përdorën priftin Shtjefën Gjeçovi si mbledhës të Kanunit (të kushtetutës së Gjon Marka Gjonit) dhe e vranë pastaj për ta bërë më spektakular lansimin e projektit të tyre. Para lansimit, e gjetën priftin tjetër Gjergj Fishtënn i cili u shërbeu duke e vënë emrin e tij në parathënien e Kanunit. Në atë parathënie, Gjergji ynë kombëtar e shpreh frikën se intelektualët shqiptarë do të tallen (“do i kërveshin buzët”, siç shprehet) kur ta lexojnë Kanunin. Kjo ka domethënie të madhe. E ndiente se Kanuni ishte qëllimkeq. Dikush mund të thotë: Pse një grua shqiptare katolike, siç jam unë, flet kundër Gjergj Fishtes? Replika ime është kjo: Pse jo? Duke ua huazuar emrin e tij serbëve, Fishta pranon si pozitiv faktin se në Kanun gruaja shqiptare nuk ka asnjë të drejtë. Shitet si kafshë në bazë të atij libri satanik ku çmimet janë të paraqitura me grosh. Fishta e pranon si pozitiv faktin se tek shqiptarët konflikti nxitet kudo, mund të fillojnë gjaqet pa mbarim se e ngjeu kafshatën i pari ai që nuk e kishte radhën ta ngjyente….
Serbi, në parathënien e Kanunit të cilën e nënshkruan Fishta, e nënvizon bukurinë e Tanushes, apo Tanies, bijës e krajlit serb sikur ajo të ishte yll i folklorit dhe imagjinatës shqiptare. Madje thotë se është më e bukur se personazhi i poezisë Petrarkës. Por, lexojeni Kanunin për të pare se ku është femra shqiptare, sipas shijes së këtij prifti? Unë, femra shqiptare, shkoj edhe më larg dhe afirmoj se Fishta vetëm e ka dhenë emrin e tij dhe ka bërë plagiaturë. Ashtu siç e ka kopjuar Gjeçovi kushtetutën e Marka Gjonit, Fishta i ka kopuar krajinat (e dini shprehjen Srpska krajina”) e krejishnikëve të Bosnjës (këngët kreshnike) të Klladushes (Mujit e Halilit) për ta boshnjakizuar letërsinë shqipe, sipas udhëzimeve të serbëve.
Në rolin e shqiptarit të madh dhe të poetit origjinal, Fishta e ka një poezi shumë domethënëse e cila fillon kështu: «Moj Evropë, moj kurva e motit». E shifni këtu se sa bukur e shan poeti ynë kombëtar Evropën duke e përdorur fjalën serbe «kurva» që në shqip do të thotë «lavire» apo «prostitutë». Mund të imagjinoni faktin se kur shqiptari e shan Evropën, Evropa e shan dhe e lë pas dore shqiptarin që serbët të bënjë me ta çka të duan. Mu për këtë arësye, Fishta ështe shqiptari i parë kandidat për Çmimin Nobel për letësi ! Lum ne që e kemi!!! Ëndërroj që ngjarja e tretë (sipas këtij shkrimi) të ndodhë si vijon:
Siç kërkon aktivisti dhe analisti kritik i Kanunit, Blerim Uka, përfaqësuesit e kishës katolike në trojet shqiptare të deklarojnë sheshit se, edhe pse janë të (keq)përdorur emrat e dy priftërinjve, Gjeçovi dhe Fishta, Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk i përfaqëson vlerat e kishës katolike shqiptare.
Një deklaratë e tillë humanitare dhe krishtere e mirëfilltë do u hapte rrugën Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës të votojnë mocione paralmentare respektive se shkrimet që ndodhen në Kanunin e Lekë Dukagjinit janë të autorëve që i kanë imagjinuar ato, kushdo qofshin ata, dhe se ato instutucione, në asnjë mënyrë, nuk i konsiderojnë si burim të së drejtës apo drejtësisë.
Shpresoj se, një ditë, ngjarja e tretë e këtij shkrimi do të ndodhë. Per serbët, kjo gjë do të jetë zhgënjim i madh, pothuajse si bombardimi i Milosevicit nga Natoja dhe hyrja e Shqipërisë në Nato. Por, ne shqiptarët do të jetojnë në harmoni dhe paqë në trojet e tyre sepse shpresat e serbëve për të na pushtuar një ditë do të thehen e do të bëhen copa copa.

Edita (Mark) Sopjani - Shënim për lexuesit: Jam motra e shumëvuajtur e Ilirit të cilin Blerim Uka duhej ta vriste, në bazë të Kanunit, për të marrë gjak posa ta arrinte moshën e madhërise. Për ta kuptuar ngjarjen, lexojeni blogun e këtij humanisti (Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit) në adresën http://www.bloguiblerimukes.blogspot.ca dhe shkrimet tjera me fjalët kyçe në Internet «Blerim Uka Kanuni».

Blerim Uka: E kujt është shtëpia e shqiptarit?



Në romanin “Prilli i thyer” i përkthyer në frëngjisht nga Jusuf Vrioni (Avril Brisé, Fayard,1982.) në faqen 86 të këtij botimi thuhet : «La maison de l’Albanais est la demeure de Dieu et de l’hôte.» Ata që e dinë frëngjishten e kuptojnë lehtë se përkthimi është i shtrembëruar: Thuhet disi: «Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikpritësit.»Fjala frënge «hôte» e ka kuptimin «mikpritës», «dikush që pret njërëz në shtëpi». Nuk e vë në dyshim këtu përkthimin e Jusuf Vrionit por jam i bindur se stafi botues frëng e ka modifikuar atë fjali sepse në kuptimin që ka ai "ligj" në shqip, një përkthim i kuptimit të saktë do të ishte joligjor në frëngjisht. Në një shoqëri të civilizuar, shtëpia është një hapsirë padhunueshme dhe u përket atyre që jetojnë në të. Ata që jetojnë aty mund të çlodhen, të shijojnë lumturinë familjare, intimitetitn e tjera. Sipas paragrafit 602 të Kanunit ku thuhet: "Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut" që do të thotë se shtëpia nuk i përket pronarit të saj por të huajit.

Mund ta shtrojmë pyetjen: Çfarë psikologjie ka krijuar në popull thënia “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”?

Për të filluar, mund të themi me rezervë apo me naivitet se kjo shpehje ka qëllim t'i urojë mirëseardhje dikujt i cili kur vjen në shtëpi dhe ndihet i turpëruar. Në shumë gjuhë të mëdha përdoret shprehja “ndihuni i lirshëm si në shtëpinë tuaj” por nuk është ligj që përcakton pronën dhe pronarin. Në shoqëritë e civilizuara, kur dikush shkon në shtëpinë e tjetrit, minimumi i mirësjelles është që të mos pengojë. Është normale që miku të turpërohet dhe, me plot arësye, të ketë frikë se e pengon tjetrin. Pra, ai që pret nuk stresohet, nuk turpërohet, nuk ka frikë se gjykohet por është i fortë në hapësirën e tij, në zonën e tij të konfortit. Vetëm në këtë situatë, shprehja e mikpritjes “ndihuni si në shtëpnë tuaj” e ka kuptimin pozitiv.

Në të kundërtën, nocioni i mikpritjes është keqkuptuar nga shqiptarët sepse nuk bëhet fjalë për mirësjellje por për një ligj i cili shprehet në paragrafin 602 të Kanunit. Po të shikohet hollë e hollë dhe me seriozitetin më të madh, ky ligj e ka rregulluar jetën e shqiptarëve në gjitha trojet dhe është bërë pika qendrore e Kanunit.
Në krahasim me ligjin e mikpritjes, gjakmarrja është pikë periferike. Gjakmarrja nodh vetëm në disa pjesë te trojeve tona dhe po çrrënjoset gradualisht sepse ajo është më spektakulare dhe më lehtë e sulmuar me argumente nga njerëzit e shkolluar. Nëse lexojmë gjithë nenin 96 të Kanunit që fillon pikërisht me paragrafin 602, mund të kuptohet se miku edhe armiku mund të futen në shtëpi dhe se pronari është i detyruar t'i ushqejë ata pa dallim edhe kur s'ka bukë për fëmijët e vet.

Në trojet shqiptare, edhepse shtëpia nund të ketë oborr të rrethuar me çelik e beton, të jetë kullë e fortë apo kala, shqiptari është i xhveshur, lakuriqu, i dobët, i destabilizuar, i çorientuar... sepse psikologjikisht, sipas ligjit, nuk është në terrenin e tij. Normalisht, kur ndeshen dy ekipe futbolli, ekipi që luan në fushën e vet konsiderohet se ka përparësi për të fituar. Në të kundërtën, shqiptarët mu atëherë janë të dobët. Ndërsa, kur ndodhen tek tjetri, i lejojnë vetes të shkojnë më larg se duhet dhe të konsiderohen pronarë të pasurisë më të madhe dhe më të shtrenjtë që mund të ketë njeriu: shtëpisë. Po të flasim me gjuhën e drejtësisë moderne (ndoshta edhe klasike) kur dikush pretendon se është pronar i pasurisë së tjetrit, ai ështe hajn, kriminel. Pra, paragrafi 602 krijon çoroditje raportesh ndërmjet shqiptarësh dhe shok të madh kulturor me popujt tjerë.

Kam bërë studime në degën e administrimit të biznesit, ku ka shumë drejtësi, psikologji, sociologji, analiza kulturash për të bërë negociata, e tjera. Kam dy raste personale që më bindin se ne e kemi të ngulitur në tru mosrespektin e pasurisë dhe jetës së tjetrit.

Rasti i parë. Jam malësor dhe kam studjuar në Amerikë. Shkova në shtëpi tek një shok amerikan për të marrë diçka sipas marrëveshjes. Posa e hapi derën, unë isha i përgatitur psikologjikisht të hyja. Nuk kisha fare nevojë të prisja t'më ftonte. Kur e pa shoku im i studimeve se po kaloja kufirin e asaj që sipas tij nuk lejohej, ma zuri rrugën, ma dha dosjen, më përshëndeti, u fut brenda dhe e mbylli derën duke më lënë jashtë. Më vonë e kuptova se ishte me një shoqen e tij dhe kishte gjëra me interesante të bënte se t'më priste mua. Kur u takuam pastaj në universitet u soll si më parë, sikur nuk kishte ndodhur gjë. E kuptova lehtë se unë kisha problem se desha të futesha në intimitetin e tij e jo ai që nuk më lejoi.

Rasti i dytë. Gjithashtu në Amerikë, shkova te një shqiptar dhe i cili krenohej me faktin se ishte burrë zakoni dhe se i ruante traditat e tij “të mira” edhe në diaporë. Më priti dhe kur u futa në sallon, u ula. Ai qëndronte në këmbë. Qëndroi e qëndroi në këmbë derisa më shkoi mendja t'i thoja të ulej. Unë, i huaji në shtëpinë e tij, duhej ta ftoja të ulej!!!

Psikoanalisti Erik Erikson (1902- 1994 ) pohon në një nga studimet e tij në lidhje me etapat e zhvillimit të individit se pa identitet nuk ka intimitet dhe pa intimitet nuk ka identitet. Tek shqiptarët, intimitetit i tjetrit nuk respektohet dhe ndoshta për këtë arësye nuk kemi identitet të fortë. Paraqitemi si grekër kur nuk jemi grekër, si të pasur kur nuk jemi të pasur, si të fortë kur jemi të dobët, si të shëndoshë kur jemi të sëmurë, si të sëmurë kur jemi të shëndoshë. Më brengos fakti se ende nuk kam parë në trojet shqiptare mesazhe të shkruara në derë ku thuhet: “Ju lutem mos më pengoni, nuk kan kohë të pres miq apo musafirë, jam duke e bërë një punim shkencor, një studim... duke u çlodhur!” Aq më keq, është turp të kërkosh nga tjetri respektin e intimitetit.

Një mik kosovar nga Prishtina më ka treguar një rast në lidhje me këtë që thash: “Një i afërt nga një fshat, vinte çdo javë për pazar në qytet dhe familja ime duhej ta priste. Pas një kohe u lodhëm dhe nuk doni ta shihnin në shtëpi atë mik i cili me kohë u bë armik i tërë familjes sepse e konsideronte shtëpinë tonë si hotel apo mulli, ku s'paguante asgjë. Në kokën (dhe në interesin e tij) të pritej si mik ishte e drejtë e tij legjitime. Kur u lodhëm, një ditë, duke u bazuar në orarin e autobusit, u paraqitëm se nuk ishim në shtëpi kur erdhi miku në fjalë. Ai u ul para derës dhe priti disa orë. Pastaj shkoi te fqiu për të na denoncuar duke thënë se nuk donim ta prisnim me qëllim. Fqiu i cili kishte të njëjtin problem si neve me një mikun e tij i ka thënë: - “Unë po të isha ne vendin tënd, sa herë të vija për pazar në qytet, do të shkoja në hotel apo motel dhe nuk do të pengoja askënd”. Miku u hidhërua dhe nuk erdhi më dhe kjo gjë ishte shumë pozitive për tërë familjen time”.

Një i huaj që e kam njohur vetë në përëndim donte të udhëtonte në Shqipëri. Më kërkoi t'a dërgoja te familja ime që të flinte. Unë i sugjerova të shkonte në hotel që të ndihej më mirë duke e informuar se në vendin tim ka hotele të kategorive të ndryshme dhe restaurante të kategorive të ndryshme. I shtova gjithashtu se normalisht njerëzit janë të dashur dhe mikpritës në shërbim të turistëve sepse edhe politike shtetërore ka interes të ketë turistë dhe investon që ata te ndihen sa më mirë. Ai më tha se e dinte këtë gjë por kishte dëgjuar se.... Ajo “se...” për mua do të thoshte: “Paragrafi 602 i Kanunit”. I shpjegova turistit potencial se paragrafi 602 i cili takon mesjetës nuk është më në fuqi në trojet shqiptare. Ai shkoi në Shqipëri sepse kishte punë, por që nga ajo ditë më respektoi si njeri normal bashkohor dhe jo si një krijesë nga mesjeta siç i konvenonte të më paragjykonte më parë.

Në përfundim, të përkujtojmë se pagagrafi 602 i Kanunit thotë tekstualisht "Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut". Folëm për shtëpinë dhe mikun por gati e harruam Zotin. Ta përkujtojmë Zotin por me logjikë. Nësë shtëpia e shiptarit është e Zotit, edhe shtëpia e afrikanit, gjermanit, indianit, grekut, turkut, serbit; edhe dhelpra, ujku, gjarpëri, qelizat, qimet, qindra e mijëra fe, kultura, popuj të botës.... janë të Zotit. Unë si ekonomist, nuk kam frikë se koncepti Zot i çorienton shqiptarët sepse ai normalisht simbolizon gjithësinë, gjithpërfshirjen.

Mirëpo kur shqiptarit i prishet çatia e shtëpisë, shqiptari nuk duhet ta shqetësojë dhe ta pengojë Zotin me lutje që ai (Zoti) t'ia riparojë çatinë (e pamë se sa shumë ka për të administruar Zoti!) por të hip me shkallë dhe ta rregullojë vetë. Shqiptari duhet të jetë vet zot në shtëpinë e tij ose, më mirë të themi, duhet të bëjë provë para Zotit dhe njerëzimit se është i zoti i shtëpisë së tij. Tani nëse dikush ka ndërmend të shkruaj një Kanun bashkohor, duhet patjetër ta modifikojë paragrafin 602. Një sugjerim modest nga ana ime do të ishte: “Shtëpia e shqiptarit është e të zotit ndërsa miku zotëron në shtëpinë e vet personale”.

Ma photo

BLERIM UKA


Jam me origjinë nga Malësia. Kam kryer studimet universitare në degën e administrimit të biznesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2008, pas studimeve, jam kthyer në Shqipëri. Një xhaxha i babait, sjell një argument se fisi jonë është në gjak, sipas Kanunit, me një familje tjetër qysh para sistemit komunist. Unë deklarohem haptaz se nuk dua të përfshihem në gjakmarrje dhe vendos të braktis familjen. Shkoj në Kanada dhe martohem me një shoqe që e kam njohur gjatë studimeve në Amerikë. Pas vdekjes së plakut nxitës të konfliktit, në fillim të shtatorit të vitit 2009, marr një letër nga babai me të cilin s’kisha folur qe një vit. Në atë letër babai më informon se e ka mbyllur “konfliktin” pa ndërhyrës siç kisha propozuar unë. Dy javë më vonë, në fund të shtatorit 2009, unë dhe bashkëshortja ime Sophie Savard-Uka shkojmë dhe e takojmë familjen në Shqipëri. Interesi im në këtë blog është të dikutohet për Kanunin : A është Kanuni i Lekë Dukagjinit përmbledhje ligjesh apo folklori? A merret si pretekst për të nxitur konflikte? A a favorizon ajo vepër (folklor ose ligje) psikologjinë e konflikteve?

Pro et contra: A e meriton Ismail Kadare çmimin Nobel?



Nga Adrian Sherka

Jepni mendimin tuaj për të sotmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar. Nuk duhet që serbo-rusët ta kontrollojnë psikologjinë e popullit shqiptar përmes planeve makevialike dhe plejadës së shkrimtarëve që e kanë krijuar për të njollosur dhe çoroditur mentalitetin shqiptar. Ne jemi me origjinë ilire, jemi të lirë të mendojmë dhe mondojmë si të lirë, Nuk na duket interesante ajo qe nuk është interesin tonë!!!

Alfred Nobeli e thotë shkurt e suedisht një gjë e cila në shkurt e shqip do të mund të përkthehej: “...nga punimet e fituesi të çmimit duhet të përfitojë njerëzimi”. Po i lexuat argumentet e komitetit të këtij çmimi për zgjedhjen e laureatit në mesin e kandidatëve, do ta konstatoni se ato ndryshojnë nga rasti në rast. Për shembëll, në vitin 1953, Komiteti i Çmimit Nobel për Letërsi e zgjedh ish-kryeministrin britanik Winston Churchill (i vetmi kryeministër i një shteti në botë që ka marrë Çmimin Nobel për Letërsi) “për zotërimin e përshkrimit historik e biografik dhe gjithashtu për dikursin e shkëlqyer në mbrojtje të vlerave njerëzore.”

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadaré ka qenë i propozuar disa herë për këtë çmim edhepse në shoqërinë e tij (në shoqërinë shqiptare) sot ende ka fëmijë të pafajshëm të ngujuar. Ata fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak se një i çmendur i familjes së tyre ka bërë krim. Ky fenomen do të duhej ta shokonte shkrimtarin shqiptar. Nëse ka vetëm pak humanizëm në qenien e tij, Ismaili duhet ta ketë obsesion më të madh çrrënjosjen e këtij fenomeni nga mentaliteti i popullit të tij sesa fitimin e Çmimit Nobel.

Duke u bazuar në fjalët e vetë Nobelit, të komitetit të ndarjes së këtij çmimi për letërsi dhe në faktet që u përmendën më lart, mund ta bëjmë pyetjen vijuese: A e meriton me të vërtetë Ismail Kadare çmmin Nobel?

Përgjigja ime është negative. Por, meqë është ende gjallë, ky shkrimtar mund të përmirësohet dhe t’i riparojë gabimet e tij të mëdha.

Sipas mendimit tim, Ismail Kanadre nuk shkruan që të përfitojë njerëzimi nga shkrimet e tij. Diskursi i tij mund të jetë i shkëlqyer në formë sepse, pa dyshim, ka pasur gjithmonë ndihmë dhe këshilla në këtë drejtim. Por në përmbajtje, letërsia e tij nuk është në mbrojtje të vlerave njerëzore. Në të kundërtën, diskursi i i tij i “shkëlqyer” është në mbrojtje të antivlerave.

Ismail Kadaré ia mvesh gjakmarrjen popullit shqiptar si tipar kulturor derisa vetë populli e quan atë fenomen kancer. Në një intervistë, shkrimtari në fjalë quan gjakmarrjen “margaritar të zi” të populli shqiptar. Qoftë i zi apo i bardhë, kur flet për margaritar, ai flet për vlerë të popullit të tij. Pra, e cilëson si vlerë krimin apo vrasjen ma paramendim.

Sipas disa analistëve kritikë të Kanunit, libërthi 106 faqesh i kodifikuar me emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” është i përgatitur nga Akademia e Skencave Serbe në kohën e Pashiqit dhe se nuk ka asnjë lidhje me Lekë Dukagjinin i cili vetëm përmendet në kopertinë. Ky fakt meriton analizë shkencore.

Pikërisht, sipas këttyre analistëve, qëllimi i keqbërësve ka qenë që, së pari, t’i mvishen popullit shqiptar antivlerat e këtij libërthi për t’ia përlyer imazhin në botë. Së dyti, që mundësisht (sa më shumë që është e mundur!) të binden vetë shqiptarët, përmes njerëzve që i kanë ngritur si Kadarenë dhe ata që kanë interes nga krimi, siç janë ndërhyrësit apo pajtimtarët - të cilët në fakt janë nxitës të gjakmarrjes - se ato antivlera (të cilat shpien në shkatërrim dhe vetëshkatërrimin e një shoqërie) janë pjesë të identietit shqiptar. Me një fjalë, u sugjerohet shqiptarëve t’i vënë ato antivlera në praktikë dhe t’i mbrojnë.

Sikur kemi një gjurmë të vogël në këtë drejtim: Paragrafi “§.63. i Kanunit, me titull “Tagri i Parbinis ( i dialit të parë)” piaka “d” thotë: “Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i perket prîja”... Fjala "vojvodë" është kombinim i dy fjalëve serbe: “Voj” (ushtri) dhe “Voda” (udhëheqës). Pra, vojvoda është titull EKSKLUZIV i një udhëheqësi ushtarak çetnik serb. Vojisllav Shesheli, për shembëll, i cili ka paraqitur sheshit plane për zhdukjen e shqiptarëve, e ka këtë titull. Tani për tani, (jemi në vitin 2015) numri i shqiptarëve të cilët e kanë fituar titullin “vojvodë” është po aq i madh sa numri i shqiptarëve të cilët e kanë fituar çmimin Nobel për lerërsi.

Siç mund ta konstatoni duke e lexuar “Prillin e thyer”, autori nuk e lavdëron aspak gjakmarrjen si fenomen. Përkundrazi, e paraqet si një biznes shumë fitimprues të planifikuar me mjeshtri e dinakëri. E përshkruan deri diku realitetin e sugjeruar. Por, faji i shqiptarit Ismail Kadaré është i një niveli tjetër shumë më subtil: Edhepse e kritikon në njëfarë mënyre planin makiavelik të kodifikuar me titullin “Kanuni i Lekë Dukagjinit” ai e konfirmon dhe i jep vulën e një “shkrimtari të madh” (në një shoqëri ku, gabimisht, kulti i personaliteteti ka përmasa tepër të mëdha) se përmbajtja e këtij libërthi me përralla të kodifikuara si ligje i përket, me të vërtetë, mentalitetit dhe vlerave kombëtare të popullit shqiptar.

Ja një argument tjetër se gjakmarrja nuk është e vetmja antivlerë e Kanunit. Në përkthimin e romanit “Prilli i thyer” në frëgjisht, shprehja e Kanunit “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” përkthehet “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikpritësit”. Shprehja origjinale në shqip do të ishte joligjore në një shoqëri të civlizuar! Shtëpia i takon pronarit me të githa të drejtat ndërsa miku e ka vetëm një të drejtë në shtëpinë e tjetrit: të ketë frikë se po pengon!

Si mund të jetë pasuria më e madhe e shumicës së njerëzimit në nivelin e rruzullit tokësor, siç është shtëpia, jo e pronarit por e ... dikujt tjetër? Sado zemërgjerë që mund të jetë qytetari Ismail Kadaré, kurrë nuk do të pranonte që shtëpia e tij të jetë e tjetrit! Ju që e njihni personalisht, shkoni dhe provojeni këtë gjë. Hyni në shtëpinë e tij, qoftë si mik, qoftë si armik (duke pretenduar se keni të drejta në shtëpinë dhe pasurinë e tij) dhe do ta shihni si do të reagojë!... Do ta thërrasë policinë!!!

Gjithmonë sipas analistëve kritikë të Kanunit dhe aktivistëve kundër gjakmarrjes, për ta përpiluar atë libërth prej 106 faqesh, serbët janë bazuar në dy dokumente të dy miqve (njëri me tjetrin) shqiptarë. I pari: Pjesa më e madhe insiprohet nga Kushtetuta e Gjon Marka Gjonit dërguar në Beograd bashkë me kërkesën për njohjen e Republikës së Mirditës si shtet. I dyti: Pjesa tjetër (më e vogël) inspirohet nga dokumenti i mikut dhe bashkëpunëtorit të të parit, Esat Pashë Toptani, i cili dokument quhej “Pleqëria e Shqipërisë së Mesme”. Këto fakte meritojnë të vërtetohen dhe të krahasohen.
Monedha e Kanunit është groshi. Ai përmendet (vetëm përmendet!!!) si monedhë në dokumentin e Esat Pashë Toptanit. Në fakt, groshi është përdorur si monedhë në Kanunin e Sulltan Sylejmanit por kurrë... ASNJËHERË!... në trojet shqiptare, as në rrethin e Mirditës as në rrethet tjera! Kjo është provë se shoqëria e Kanunit, nuk ka egzistuar kurrë në trojet shqiptare por vetëm si projekt në mendjen e keqbërësve.
Bëhet pyetja: Pse pranon atëherë Ismail Kadare që popullit shqiptar t’i mvishen antivlerat e Kanunit?

Jovetëm që pranon por jep edhe kontribut në këtë drejtim. Sepse u rri gjithnjë besnik keqbërësve. Pa kontratën për projektin e mveshjes dhe vulosjes së antivlerave si pjesë të identitetit shqiptar, kurrë Ismail Kadare nuk do të ishte ngritur në nivelin që është tani si shkrimtar.

Bëhet pyetja tjetër: A mund t’i përmirësojë Ismail Kadaré gabimet e tij të mëdha?
Të shpresojmë se do ta bëjë një gjë të tillë. Nuk është vonë për të që ta afirmojë të kundërtën e antivlerave. Ai ka qenë komunist dhe është kthyer kundër komunizmit, së paku publikisht, edhepse komunistët ia kanë dhënë të gjitha mjetet dhe hapsirën për të vepruar. Pse të mos bëjë një gjë të tillë me keqbërësit dhe t’i bëjë një analizë kritike planit makiaveik (Kanunit) me argumente? Pse të mos e thotë sheshit se ajo që përmban libërthi me 106 faqe në fjalë nuk ka të bëjë as me vlerat shqiptare, as me verat humane?

Për të shkuar më larg, Ismail Kadare mund të krijojë një personazh me vlera humane, një njeri të shkolluar, i cili kur ndodhet në famijen e cila impozon mbylljen e fëmijëve të pafajshëm, nuk pranon një gjë të tillë. Nuk pranon të jetë anëtar i një familjeje të “ndershme” e cila vepron si celulë apo organizatë terroriste! Ai pesonazh deklaron se gjykata e dënon vrasësin ndërsa anëtarët tjerë të familjes së vrasësit nuk kanë faj sepse nuk kanë bërë faj. Ai personazh i kallëzon në polici familjarët e tij që kërkojnë të holla për gjak, ata që përcjellin të holla për gjak (apo porosi kërcënuese) dhe ata që japin të holla për gjak ose u nënshtrohen kërcënimeve në vend se ta lajmërojnë policinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare.

Së fundi, edhe nëse nuk e bën një gjë të tillë Ismail Kadare, tema dhe rrugët janë të hapura për një shkrimtar shqiptar të talentuar dhe zemërgjerë nga punimet e të cilit do të përfitojë njerëzimi... siç sugjeron vetë Nobeli.

Mëgjithatë... Ismail Kadaré mbetet gjithnjë në pozitën më të mirë që ta meritojë me të vërtetë atë çmim “për zotërimin e përshkrimit historik (krijimi i Kanunit) e biografik (kallëzimi i mandatit të tij për vënien në praktikë të këtij plani makiavelik) dhe gjithashtu për dikursin e shkëlqyer në mbrojtje të vlerave njerëzore (puna e tij e ardhshme argumentative dhe letrare me qëllim që shoqëria shqiptare të shërohet nga kanceri i shkaktuar nga keqbërësit).”

Cikël poetik nga Fatbardha Alimeta


 12661825_10205405825256389_500164361959005445_n



Të dy



Të dy heshtëm për një çast

dhe fjalët tona s’ di ku shkuan

në vend të tyre

dora u zgjat

dhe buzët e heshtura u bashkuan.



Poezi e shpirtit tim



Poezi e shpirtit tim

ti që më shplodh në dëshpërim

më ngazëllen, më ledhaton

ti je mike që s’ tradhëton

gjithe boten e largoj

kur me ty dua të shkoj

poezi e shpirtit që fuqishëm rreh

ti nuk e njeh hipokrizinë

sa e pastër je.



Diku në lartësi



Do doja të isha larg

larg nuk e di se ku

do doja ta thyeja këtë mërzi në ndonjë vend pa njeri

të mos dëgjoj , as se kush vdes

të mos ju them, as se kush vdes

atje diku në lartësi

të ndjehem vetë si perëndi.



Në sytë e botës



Në sytë e të tjereve, mund të jesh gjithkush

një princ i madh ose askush

hë flasim, flasim pa pushim

deri sa vdekja na mbërrin

por dhe pse jemi në përjetësi

nga bota lart nuk gjejmë qetësi.


Tek të shoh ty



Tek shikoj detin në sytë e tu

është si të jesh pranë tij

të shohësh flokët e argjenda

me ngjyrën e arit të krahasuar

do jesh patjetër e dashuruar

të shohësh buzën tënde kur flet

me një burim të pastër ngjet

kur etja shpirtin ta ketë marrë

të pish aty sa më parë.

Sërisht si herën e parë



Të takova sërisht

mu duk si herën e parë

të dy u puthëm, u prekëm

të dy kishim kaq zjarr

dhe pse kishim shumë kohë

që bashkë nuk ishim parë

u deshëm sërisht me mall

ashtu si ditën e parë.



Dashurova sytë e tu



Dashurova sytë e tu

më të bukurit sy

aty ishte deti i kaltër

aty edhe qielli blu

dashurova sytë e kaltër

më të bukurit sy, sytë e tu.


LEXONI :

http://floripress.blogspot.com/2015/10/bardha-alimeta-poetja-artistja.html


DANIELA VOICU : GJUNJËZUAR DERI NË RRETHINAT E PREKJEVE…

13094309_10154042355420256_9004676921245010703_n


NË RRUGËT  GJUNJËZUESE

Në rrugët gjunjëzuese
lutjeve
nga ëndërrat me aromë dragonjësh
njerëzit janë peng
dritës virtuale në palmat e drejta
duke vezulluar me kërshëri -qerpikëve
duke numëruar nga dy e nga dy
me radhë
duke dëgjuar pak zemrat-qiellit..
Sa prej nesh janë akoma këtu
T’i përqafoj të gjithë
Dhe kjo e pazakoshme
Të quhet dashuri?

 NJË FARË GJYSMËKOHE PASIGURIE

Në një farë kohe pasigurie
qielli përhap qetësinë
në hedhjet e përjetshme
ku
Çdo re
Bart  gishtrinjtë ëdërrues
në  krahët e fëmijëve
plot me flutura

NYJE KËMBËSH TË NGJESHURA

Unë ngjesha nyjet e këmbëve të mia
duke vrapuar tutje e më larg
pa ritëm
nga e nesërmja
te çdo trembëdhjetë orët.
Përpara ishte
vërshimi
nga i cili  rilindëm
duke jetuar në paqë
matanë
dhe andej
së dashuruari.

 NË RRETHINAT E PREKJEVE TE MIA

Në rrethinat e prekjeve te mia
fjalët drithërojnë te çdo presje
fshihen nga çdo pikë
Fjalët  rrudhen në grushtin e tyre
Në këtë poezi të quajtur kohë
Ku ende bartë rërë, në shpatullën e majtë
Orë rëre deri në përsosmëri
në zhveshtinën
e kohës sonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...