2016-11-02

Nga takimet tona letrare ....


Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

"Drini poetik","Mitingu i poezisë" ,"Takimet e Gjeçovit" pa dyshim janë manifestimet më të vjetra letrare në Kosovë.

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Në Kosovë mbahen dhjetëra manifestime letrare që kanë fizionomi të njëjtë (të gjitha kanë tribunë, orë letrare dhe japin shpërblime), por mungojnë manifestimet shëtitëse, ato bienale dhe manifestimet jubilare e përkujtimore


Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves


Në qendra të ndryshme të Kosovës tash e disa decenie me radhë mbahen shumë manifestime letrare. Ato janë edhe të nevojshme, sepse në radhë të parë krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me krijues, por edhe nxisin dhe frymëzojnë brezet e reja për krijimtari, pastaj afirmojnë letërsinë, zgjojnë dashurinë për lexim, recitim e aktrim, si dhe gjatë atyre manifestimeve përkujtohen figura të shquara të krijuesve letrar e të lëmive të tjera.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Tash për tash në Kosovë mbahen afro 20 manifestime letrare, si "Takimet e Gjeçovit" në Zym të Hasit, "Drini poetik" nga LSHK në Prizren, "Mitingu i poezisë" në Gjakovë, "Gjurmë të Gjeçovit" në Janjevë, "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" në Stubëll, "Takimet e poeteve" në Vushtrri, Sofra poetike "Ymer Elshani" në Gllogovc, Takimet "Hivzi Sylejmani" në Prishtinë, "Azem Shkreli" në Pejë, "Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga" në Mitrovicë, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë nëpër Kosovë, "Flaka e Janarit" në Gjilan, "Ditët e Lidhjes" në Prizren, "Kadri Kadriu" në Besianë, Ora e Madhe Letrare "Dritat poetike"  nga Shoqata e Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" në Kastriot  e kështu me radhë.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine


 Padyshim se manifestimi më i vjetër letrar, që mbahet në Kosovë, janë "Takimet e Gjeçovit", të cilat me emërtimin "Në kujtim të Gjeçovit" (kur mori pjesë edhe ministri i arsimit dhe kulturës së Shqipërisë Ernest Koliqi) filloi të mbahet që nga viti 1941 (e u mbajten edhe në vitin 1942 e 1943), kur u ndërprenë për t'ia rifilluar përsëri, por tash me emërtim "Takimet e Gjeçovit" në vitin 1971, e që pandërprerë mbahen deri në ditët e sotme. Në anën tjetër, manifestimi i dytë më i vjetër është edhe "Mitingu i poezisë", i cili mbahet tash e 40 vjet (por ka pasur edhe ndërprerje për shkaqe të ndryshme), pasojnë "Muzgjet e Prizrenit", që pas Luftës Çlirimtare të Kosovës u riemërtuan në "Ditët e Lidhjes" e kështu me radhë.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine


Manifestimet letrare me fizionomi të përsëritura/Nëse i analizojmë fizionomitë e këtyre manifestimeve letrare atëherë del se që të gjitha kanë pothuajse fizionomi të njejtë. Themi kështu pasi që të gjitha fillojnë me tribuna letrare, pastaj që të gjitha kanë orë letrare, si dhe në të gjitha jepen shpërblime.

Image result for "Mitingun e poezisë" gjakove

 Bie fjala, në "Takimet e Gjeçovit" ka tribunë letraro-shkencore, mbahet "Ora e Anton Pashkut" dhe jepet shpërblimi "Atë Shtjefën Gjeçovi" për një të arritur kulturore në nivelin kombëtar, në "Mitingun e poezisë" mbahet tribuna letrare, pastaj disa orë letrare në terren, ora e madhe letrare, jepet shpërbilimi (nga Klubi letrar "Gjon Nikollë Kazazi") për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, si dhe kumtohen emrat e anëtarëve të rinj të sapopranuar në LSHK, në "Takimet e Hivzi Sylejmanit" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi (pa dallim zhanri) për vepër jetësore "Pjetër Bogdani", si dhe shpërblimi "Hivzi Sulejmani" për vepër më të suksesshme në prozë të botuar në mes dy manifestimeve, pastaj në manifestimin "Sofra poetike - Ymer Elshani" mbahet tribuna, ora letrare, jepet shpërblimi "Sofra", në "Karvanin e shkrimtarëve për fëmijë" mbahen orë letrare dhe në fund tribuna ku edhe jepet çmimi për veprën më të suksesshme të botuar në mes dy manifestimeve, në "Takimet e poeteve" mbahet tribuna, ora letrare dhe jepen shpërblimet për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Takimet e don Mikel Tarabulluzit" mbahet tribuna letrare dhe ajo historiko-gjeografike rajonale, pastaj ora letrare dhe jepet shpërbilimi për poezitë më të suksesshme të lexuara, në "Flakën e Janarit" mbahet tribuna, ora letrare dhe shpërblehen poezitë e lexuara në orë letrare e kështu me radhë, që do të thotë se kjo është përafërsisht edhe fizionomia e manifestimeve të tjera letrare që mbahen në Kosovë. Nga kjo del se manifestimet letrare që mbahen në Kosovë përafërsisht kanë fizionomi të njejtë, por që kanë përmbajtje dhe emërtim të ndryshëm. Po ashtu, këto manifestime kryesisht organizohen nga klubet letrare, seksionet e LSHK-së, nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por ka edhe manifestime, siç është ai "Kepi i shpresës së mirë - Fahredin Gunga", që duke i shfrytëzuar njohtësitë organizohet nga njerëzit që punojnë në Ministrinë e Kulturës, përkatësisht manifestimi "Gjurmë të Gjeçovit", që mbahet në Janjevë organizohet nga punonjësit e Drejtoratit të Kulturës së komunës së Lipjanit.


Në anën tjetër, manifestimet letrare në Kosovë financohen pothuajse vetëm nga Ministria e Kulturës, përveç "Takimeve të Gjeçovit", që mbahen në Zym, të cilat kryesisht financohen nga zymjanët, por edhe nga Ministria e Kulturës, përkatësisht "Gjurmë të Gjeçovit" që ndihmohen nga Drejtorati komunal i Kulturës së Lipjanit.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Në fakt, këtu edhe qëndron mosseriozoiteti i drejtorateve apo edhe i vet Ministrisë së Kulturës, përkatësisht i LSHK-së, të cilat asnjëherë deri më tash nuk e panë të arsyeshme të mbajnë me organizatorët dhe bartësitë e manifestimeve letrare një debat, ku do të përcaktoheshin në radhë të parë emërtimet e manifestimeve, pastaj edhe fizionomitë dhe përmbajtjet e tyre, në mënyrë që të mos derdhën mjete për gjëra të njejta, por që përmbajtjet dhe fizionomitë e manifestimeve letrare të avancohen dhe të begatohen, e njëherësh edhe të përcaktohen kriteret e financimit (bie fjala nuk është në rregull që manifestimet të financohen vetëm nga Ministria e Kulturës, por shumicën e mjeteve manifestimet duhet t'i sigurojnë nga banorët e vendeve ku mbahen ato, sikurse edhe nga Drejtoratet komunale të kulturës apo edhe nga donatorët tjerë).

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Po ashtu, manifestimet duhet të organizohen nga institucionet tona të kulturës, si dhe nga krijuesit letrar, dashamirët e kulturës në vendet ku mbahen manifestimet, kurse duhet të përkrahen dhe mbështeten materialisht nga institucionet e kulturës (qofshin ato komunale apo të Ministrisë së kulturës së Republikës së Kosovës ), por në radhë të parë duhet të mbështeten materialisht nga vendet ku mbahen manifestimet, në mënyrë që të ndihet nevoja e mbajtjes së manifestimeve në vendet ku mbahen ato.

Image result for kastriot manifestim letrar ne Prishtine

Shpërblimet - çmimet të jenë në funksion të afirmimit

Është e natyrshme që në manifestimet letrare të jepen edhe çmime e shpërblime në mënyrë që të stimulohet, nxitet por edhe të njihet kontributi i krijueseve letrar.

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Tash për tash nëpër manifestime jepen shpërblime e çmime letrare për vepra më të suksesshme të botuara në mes dy manifestimeve përkatëse, apo për vepra jetësore, por edhe për poezi të lexuara në manifestime, përveç që në "Drinin poetik" në Prishtinë,Prizren,Gjakovë, "Mitingun e poezisë "
në Gjakovë , "Takimet e Gjeçovit" etj.që  jepet çmimi për një të arritur në kulturë në nivelin kombëtar- ndërkombëtar , si dhe për interpretim jepet "Unaza e Katit" (lexo: Katarina Josipit).

Image result for lidhja e shkrimtareve e kosoves

Megjithatë, është e udhës që nëpërmjet shpërblimeve apo çmimeve të ngrisim ura të afirmimit letrar me kombet tjera të Evropës apo të botës. Këtë e bënë tash për tash vetëm LSHK.

Image result for drini poetik

Në fakt, është koha kur në këto mamofestime letrare të inaugurohet shpërblimi apo çmimi i veprës më të suksesshme letrare të botuar në mes dy manifestimeve përkatëse, e cila do të shpërblehej me përkthimin e saj në gjuhë të botës, sepse vetëm kështu do të arrinim afirmimin e veprave më të suksesshme të krijuesve tanë, por edhe të krijimtarisë tonë letrare.


  1. Image result for drini poetik


Manifestimet të mos mbahen vetëm sa për t'u mbajtur

Nëse vizitohen manifestimet letrare që mbahen në Kosovë fitohet përshtypja se shumica sosh mbahen vetëm sa për t'u mbajtur.

Themi kështu sepse në to, bie fjala, nuk ka kriter se sa lexime të poezive duhet të bëhen, apo duhet të lexojnë të gjithë krijuesit që marrin pjesë ( fjala vije në "Kepi..." lexuan mbi 40 krijues e bile edhe u ftuan edhe krijues që nuk merrnin pjesë).

 Në "Mitingun e poezisë" në Gjakovë apo edhe në "Takimet e Don Mikelit" në Stubëll ftohen të lexojnë përherë më shumë se 40 sish.

Ndërkaq, në "Takimet e Gjeçovit" në Zym pothuaj se asnjëherë nuk kanë lexuar më shumë se 15 poetë.
 Dhe, si për çudi asnjëri organizator i manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë nuk publikon konkurs për t'u paraqitur ata që dëshirojnë të lexojnë e prej tyre të zgjedhen diku 10-15 veta, sepse më shumë lexime kalon në monotoni dhe bie interesimi i pjesëmarrësve për t'i përcjellë krijuesit.

“Takimet e Gjeçovit" më të organizuarat

Image result for takimet e gjeqovit

Hiq "Takimet e Gjeçovit", që përcillen nga më shumë se tre- katër mijë dashamirë të fjalës artistike (e ndonjë herë edhe më shumë), në manifestimet tjera letrare, që mbahen nëpër Kosovë, gati se përherë më shumë ka krijues se dashamirë të fjalës artistike, përkatësisht pothuaj se askund nuk bëhen më shumë se 30-40 dashamirë të këtyre manifestimeve.


Në fakt, "Takimet e Gjeçovit" dallojnë edhe për shumëçka tjetër. Bie fjala, në ato "Takime...", që mbahen në Zym, që të mos bëhen monotone, përherër kërkohen forma të reja për mbajtjen e manifestimit.

 Tribuna në Zym tash e sa vjet mbahet në formë të mjuzikëllit artistik, që po zgjon shumë interesim te pjesëmarrësit e manifestimit, pastaj atje përherë manifestimi përcillet edhe me aktivitete të tjera kulturore (koncerte të muzikës moderne, klasike, balet, rite popullore, valle, folklor, ekspozita të librit, ekspozita figurative apo të kostumografisë vendore, ngritje të amfiteatrit (me afro 1000 vende), ngritje të monumentit të Atë Shtjefën Gjeçovit (afro gjashtë metra i lartë), vizitë varrezave të krijuesëve (Sh. Gjeçovit, L. Palajt, A.Pashkut, K. Josipit, Nënës Tereze (përmendorja në Zym) H. Lekajt e kështu me radhë), por sivjet në Zym në kuadër të "Takimeve..." u hap edhe Muzeu i Zymit, që paraqet aktrakcion për manifestimin dhe interes për kulturën shqiptare në Kosovë e më gjerë. Me format e reja që atje vazhdimisht hulumtohen edhe manifestimi begatohet, për pjesëmarrësit manifestimi po është më interesant, ndaj edhe për çdo vjet në Zym shtohet numri i dashamirëve që e përcjellin këtë manifestim.


 Në fakt, Zymi duhet t'u shërbej si shembull se si organizohen manifestimet letrare dhe jo vetëm ato.

Të mbahen edhe manifestime të reja



Në shtetet me kulturë të avancuar, që kanë përvojë më të begatshme në organizimin e manifestimeve kulturore, kanë edhe manifestime letrare, por edhe të tjera, shëtitëse, manifestime jubilare, manifestime bienale e manifestime përkujtimore.

 Mu për këtë është koha e fundit që edhe institucionet dhe asociacionet tona të kulturës të shtrojnë këtë çështje në rend dite, në mënyrë që aty-këtu ndonjërin nga manifestimet tona letrare ta mbajnë një vjet në një qytet e në vjetin tjetër në qytetin tjetër, përkatësisht që ndonjërin nga manifestimet ekzistuese apo të rejat, që nesër shtrohet nevoja për t'u organizuar, të mos mbahen për çdo vjet, por ato të mbahen në çdo dy vjet, përkatësisht në çdo pesë vjet e kështu me radhë.

 Po ashtu, është më se e domosdoshme që manifestimet letrare të përcjellen edhe me koncerte të muzikës klasike, me ekspozita të krijimtarisë figurative, të kostumografisë, të etnografisë, të fotografisë e të tjera, në mënyrë që manifestimet letrare të lidhen edhe me fusha të tjera të kulturës.

Sidoqoftë, është koha që të mendohet edhe për këto probleme, përkatësisht për ndërtimin e mirëfilltë të fizionomive të manifestimeve letrare, të përmbajtjeve të tyre dhe të begatimit të përmbajtjeve të manifestimeve letrare që mbahen në Kosovë, në trojet etnike shqiptare apo edhe në diasporën shqiptare në botë.

Drejt përdrejt nga Manifestimi letrar "Dritat poetike" të Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliu" të Kastriotit në organizimin e drejtorit Bedri Neziri e nën patronatin e kryetarit te komunës  z.Xhafer Gashi ,sot me 2  nëntor 2016 nga ora 17:00 ne Hotelin " Castell "
ne Muzhakë( ish Milloshevë). 

Në këtë manifestim "Dritat poetike" 3 , të tretin me radhë që është bërë tradicional në përkujtimin e 27-vjetorit të rënies së dësh,morëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ,vlenë theksuar  që Asociacioni i Shoqatës së Shkrimtarëve "Fahri Fazliun" me Kryetarin Bedri Nezirin ,ishin mjaftë të organizuar në pritjën e poetëve nga të gjitha trevat shqiptare. 


Poezitë e tyre i paraqitën 40  poet nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë mbrëmje-festë të bukur poetike e begatuan rapsodët; Gjon Frroku nga Lezha e Tahir Seferi nga Shkupi, të cilët kënduan këngë për Dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe këngë për flamurin kombëtar e bashkimin kombëtar.



Transmetimin  letrar tradicional "Dritat poetike" në Kastriot në TV mund ta përcillni nesër, më 3 nëntor 2016, e enjte në " TV MITROVICA", nga ora 19:30.


Flori Bruqi 

Flori Bruqi : Për tim bir dëshmor



Nga manifestimi letrar tradisional "Dritat poetike"-Edicioni i 3-të letrar në Kastriot,
më 2 nëntor 2016

Image result for flori bruqi


Flori Bruqi



Për tim bir dëshmor

(Të gjitha nënat vuajnë kështu si unë).



Mollëzat i kishte të zbehta…
Fytyrën e kishte të përhumbur 
Nga frushullimat e plumbave ...

Nga larg dëgjohej cicërima e zogjëve të malit 
Ata kërkonin një kokërr grurë 
Sepse ata ishin të uritur...

***

Nëna në ëndrra shpesh të puth
duart tua të njoma 
shpesh bisedon me ty çdo natë
Qeshët me qeleshën tënde të bardhë 
me duçat e duhanit që i ruan në gji…

Verat shpejtë po shkojnë, bir
u bënë hiq më pak se 17 –të!

-Me thoshe:
Nënë,shpejt do të vjen Pranvera ...
Tok me Lirinë !!!

Dhe dimri tash erdhi, 
Koha është të shtrihem në shtratin tend bir !
Vetëm jam –e mbi gjoksin tend,
Bijë, shpeshëherë i dashuri Bir.


Dëgjojë oshëtimen e Tokës -
Në dhoma hynë heshtja …

Vallë athue ku je?
-Ku është zëri yt,bir ?!



Kastriot ,2 nëntor 2016

(Poezi e lexuar në manifestimin letrar tradicional në përkujtimin e 27 -vjetorit të rënies së deshmorëve 
Afrim Zihitia dhe Fahri Fazlu)


Cikël poetik nga Halil Haxhosaj



Halil Haxhosaj u lind në Prekolluk (Preklukaj) të Vokshit, më 1946. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë

Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cërmjan të Dushkajës, profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në QAMO, në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, etj.

Është edhe anëtar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Kosovës, W.P.S (Shoqata e poetëve të botës) dhe Kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.

Me shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare dhe poezia e tij është e përfshirë në disa antologji të poezisë kombëtare shqiptare, evropiane dhe botërore. Poezia e tij është e përkthyer në rumanisht, gjermanisht, anglisht, italisht, polonisht, serbisht si dhe në disa gjuhë të tjera.

 Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe gazeta “Drita” në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit.

Po ashtu në Mitingun e 50-të të Poezisë, mbajtur në Gjakovë më 2014 fitoi Çmimin e parë “Din Mehmeti” me veprën poetike “Ekspozitë në stinën e re” si vepra më e mirë e botuar në mes dy mitingjeve.

Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, poezi haiku, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike.

 Është i pari që deri tani ka shkruar triptik me haiku që përbëhet nga tri vëllime (libra) që janë: “Puhizë zemre”, Haiku shqip-anglisht, “Egnatia”, Elbasan, 2009; “Puhizë shpirti”, Haiku, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2010; “Puhizë përjetësie”, haiku, “Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2015.

Deri tani ka botuar këto vepra:

“Damarë të ringjallur”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,

“Në kafaz me pantera”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.

“Këngë të ngrira”, poezi, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.

“Zëra të grisur”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.

“Hija e orëligës”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,

“Pastaj bëhu relikt”, poezi “Rozafa”, Prishtinë, 2003,

“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004

“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.

“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006

10.“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.

11.“Histori në natën e vranët”, roman, “Ombra GVG”, Tiranë, 2008.

12.“Puhizë zemre”, Haiku shqip-anglisht, “Egnatia”, Elbasan, 2009.

13.“Përkushtime”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2009.

“Puhizë shpirti”, Haiku, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2010,

“Vështrime në prozën romanore të Petrit Palushit”, kritika, “Ombra GVG”, Tiranë, 2011.

“Kur u mësova me dritën”, poezi, botoi LULU, SHBA, 2011.

“Shi pa vranësira”, tregime, botoi NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2011,

“Pavdekësia e poetit”, poezi e shkrime për D. Mehmetin, botoi KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2011,

“Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Monografi”, botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2012,

“Lot e lakmi”, drama, NSH “Jeta e re“, Prishtinë, 2012.

“Lexime të poezisë”, kritika letrare, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2013.

“Pasi ngrihet perdja”, shkrime për teatër, NSH “Jeta e re”, Prishtinë, 2013.

“Nyjëtime letrare”, vështrime kritike, botoi “Albanezul”, Bukuresht, 2014,

“Ekspozitë në stinën e re”, poezi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2014

“Puhizë përjetësie”, haiku, “Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2015.

“Hapësirave të letërsisë”, kritika dhe studime, botoi Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2016.
Në dorëshkrim ka edhe disa libra të tjerë.

Shkrimet për poezinë, prozën, romanin e dramat mund t’i merrni nga parathëniet në libra, por edhe në Google duke shënuar emrin e tij, titullin e librit dhe autorit të shkrimit.

Për veprimtarinë e tij kanë shkruar: Din Mehmeti, Ali D. Jasiqi, Agim Vinca, Abdullah Konushevci, Petirt Palushi, Luan Topçiu, Besim Muhadri, Qemajl Juniku, Agim Byci, Muharrem kurti, Tahir Bezhani, Gjon Neçaj, Asllan Osmanaj e disa të tjerë.

TRIPTIK PËR NËNËN

1.
Sa herë më kaplonin sëmundjet
Nëna ofshante dhe mërmëriste

Pastaj një kokërr kripë
Ma sillte rreth kokës
Të mbërthyer në grusht

E hidhte në zjarr
Duke pëshpëritur
Plastë si kokrra e kripës

Si kokrra e kripës
Hedhur në zjarrin e vatrës
Paste syri i keq
Shërohej sëmundja ime

2.

U përbirove
Nëpër hallkat e një shekulli
Edhe në tjetrin
E nusërove një mot

As Lija e Madhe as Mortja
Nuk të lanë vërragë në fytyrë
Edhe pse të kaluan pragun e shtëpisë

Trokëllimat e shtrëngatave
T’i çakorduan
Fijet e endura shekujve

Nëna ime
Kurrë nuk njohe sulltanë as krajla
Edhe pse zërin ua dëgjove

3.
Mbrëmë derisa po flija
Më erdhi nëna në ëndërr
Me një këmishë të arnuar
Në dorë

Merre më tha
Mbështille lëkurën e prerë
Në sallën e operacionit
Sepse nuk lëngon më

I përmalluar dhe i gëzuar
Desha ta përqafoj e ta përkëdheli
Ajo iku e shndërruar në aromë

Në mëngjes
Një buçetë me lule të freskëta
E kisha të vendosur te koka

Kur u mora erë
Diçka lëvizi në dhomë

Pranvera ia çeli
Petalet natyrës




METAFORË KOHE U BËRE
(Tahir Deskut)

Nuk më kujtohet asnjë ofshamë e jotja
Në orët letrare në amfiteatër në Prishtinë,
Në sallën solemne të pallatit në Gjakovë
Në Orën e Madhe të Mitingut të poezisë

Vetëm metaforë fitoreje dëshiroje
Të bëheshe në të gjitha seancat

Afshin e Dheut të Drenicës Dukagjinit
Të Kosovës e të Arbërisë e thithe
Duke gulçuar për rreze lirie

Tituj veprash e bëre jetën
Rrokje të tyre rropatjet e saj
Dashurinë për të kurrë s’e trete

Në secilën metaforë ndriçoi ylli
I rrezeve të larta të flijimit
Më tri shkronja UÇK në ballë
Në kraharor në zemër

Dheu i kësaj toka ta fali amshimin
Prehu i qetë e me krenari në të
Sepse e ke Medaljonin e përjetësisë

Metaforë kohe u bëre …


ZBRITE NGA ËNDRRAT
(Ali Ibër Nezajt)

Zbrite nga ëndrrat madhërishëm
Erdhe në Gjakovën e dashurisë
Erdhe në Gjakovën e rinisë

Gjoksi plisi shoka xhamadani
Koburja ta shtojnë krenarinë
Në qendrën e Gjakovës
Në zemrën e saj trimëreshë

Sytë i kanë drejtuar kah Ti
Shkëlzeni Gjeravica Pashtriku
Zanat e Malësisë këngës ia thonë

Me ujë të Valbonës ta freskojnë
Fytyrën faqet ballin e sytë
Krenaria të shkëlqen e praruar

Në qendër të Gjakovës
Në zemrën e shpirtin e saj
Merr frymë lapidari i krenarisë

Të madhëruan e të përjetësuan
Trimëria Kosova e Shqipëria
Ali Ibër Nezaj të përtëriu historia


ZEMRA IME

Shtrëngoi dhëmbët
Mos u ligështo
Syri vër mos të të bëj
Ti je e mësuar
Të matesh me vdekje

Zbuti shikimet
Bëri të ëmbla
Sepse ta ka lakmi
I pari e i fundit

Zemra ime
Mos u ligështo
Vetëm krenohu
Për epitetin
Që more
Në Aortën e Perandorit

Mos qaj kokë për valvulin
As për aortën e mitralës

Ke nënshtetësi Kosove
Hapu e mos u tkurr

Zemra ime
Hapësirat na presin


FRYMË E RE

Në zemrën e legjendës
Kënga shpirtëzon gjakun
Jehona mbështjellë dheun
Për t’i ngritur në lapidar

Prekazi frymë e re
Prekazi erë e re
Prekazi epokë e re
Në shekullin e ri XXI
Për Kosovë
Për shqiptari

(Prekaz, më 27.09.2014)


EJANI MIQTË E MI

Ejani miqtë e mi
Do të gjeni vend në zemrën tim
Që është shndërruar në sy
Do t’ju përqafoj me shikimet e mia
Që janë shndërruar në mall
Do t’ju përkëdheli me duart e mia
Që janë shndërruar në kallinj

Ejani
Trokitni në portën e pritjes
Ajo do të jetë e hapur
Shtypeni sustën e ziles
Cingërimat do t’i gjeni në veshët e mi
E zërin në gjakun tim të përvëluar

Mos u frikësoni nga sëmundja ime
Ajo nuk është e pashërueshme
Mjekët ia kanë zbuluar ilaçin
Infermieret ia kanë ndërruar fashat
E këngët ia kanë mbytur gjëmat

Ejani miqtë e mi
Në vend të verës
Do t’ju gostit me djersët e mia
Që nuk duan lustra
Që s’janë të dehura me:
Erë benzine e nafte
Erë peshqish të prishur
Që nuk durojnë të freskohen
As me ujëra mineralë
As me lëngje pemësh të fabrikave

Ejani miqtë e mi
Me projekte kundër ndotjes
Kundër nxehjes globale
E më sillni pak qetësi
Sepse në barnatoret e qytetit
Është shpenzuar

Ejani miqtë e mi
Ejani
Mos ngurroni ...


PSALM

Më fal o Zot
Më fal
Kur qaj
Kur qeshi
Kur bërtas
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur kthehem
Kur fshihem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur gënjej
Kur gënjehem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mashtroj
Kur mashtrohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur mallkoj
Kur mallkohem
Më fal

Më fal o Zot
Më fal
Kur e harroj
Të mirën Tënde
Kur e harroj
Mëshirën Tënde
Më fal


BALADË PËR FËMIJËT

E dashur
Mos u habit
Sepse fëmijët tanë nuk vdesin
Kur i vrasin barbarët
Veç shndërrohen në flutura

Kur frynë puhiza
Në tingëllima e polen shndërrohen
Emrat e tyre në lule i gjejmë
Në çdo behar pranvere

Kur barbarët i vrasin
Fëmijët e Kosovës
Ata shndërrohen në lule
Ata shndërrohen në polen
Ata shndërrohen në rreze
Dhe kurrë s’vdesin


MATEMATIKORE

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
Kurrë tamam

Të gjitha ekuacioneve
Ua dhanë nga një vlerë
Për puthitjen e koordinatave

Nuk hyri në veprim
As plusi as minusi
I kohërave të lëmuara

Zbritën e zbritën
Mbledhën e mbledhën
E kurrë i saktë përfundimi


KREMTA E RRUDHAVE

Dhe u vendos të ma kremtojnë ditëlindjen

U bën të gjitha përgatitjet
Torta, qirinj, pijet alkoolike
Pijet freskuese e ekzotike
Ftesat miqtë muzika këngëtarët
Vallëzueset palaçot aktorët

Dhe erdhi çasti i shumëpritur i kremtimit

Në tavolina ishin ulur të gjithë
Askush nuk mungonte

Vetëm në mua
Zmadhohej pritja
Zmadhohej dyshimi
Zmadhohej lakmia

Në ballë shtoheshin rrudhat
Që kremtonin ditëlindjen e tyre

Pushtimi i ri serb me të vdekur dhe varreza!

Image result for rexhep shahu
 Rexhep Shahu

Pushtimi i ri serb është pushtim me të vdekur, me 200 mijë varre ushtarësh të ushtrisë pushtuese qe në shqiperi ka bërë vrasje mizore dhe maskra ndaj popullatës vëndase.

Shqipëria e Serbia u pajtuan, pa lejen e Kosovës, me 200 mijë varre ushtarësh serbë në Shqipëri.
Në vjeshtë 2015 u shpik një ushtri e re e vdekur serbe me 200 mijë ushtarë serbë të vdekur dhe ia msyu Shqipërisë. Qe 100 vjet është nisë kjo ushtri të vdekurish me pushtue Shqipërinë dhe pas 100 vjetësh mbërriti në Shqipëri, mu në Tiranë, mu në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kush është gjenerali i kësaj ushtrie të vdekur serbe apo gjeneralët, pasi kjo ushtri ka gjeneral shqiptar e gjeneral serb.
S’janë thjeshtë gjeneralë, por janë strategë të mirëfilltë të luftës, të dashurisë e urrejtjes shqiptaro-serbe.
Me gjithë të gjallët e vet kjo ushtri serbe ka qenë mbi dy milionë ushtarë serbë sepse Serbia para 100 vitesh ka qenë më e madhe se Kina e sotme. 200 mijë ushtarë serbë kanë vdekë në Shqipëri, të tjerët nuk i deshi vdekja, nuk i mundi i ftohti i Shqipërisë, as uria e shqiptarëve as pushka e shqiptarëve.
Në mes të Tiranës, te Galeria Kombëtare e Arteve, në mes të shtatorit 2015, u çel një ekspozitë në kujtim të 100 vjetorit të “Tërheqjes së Madhe” serbe. Ekspozitë e mundësuar nga një eksponent i lartë i qeverisë së Tiranës, që merret me bregdetin e vendit dhe nga ambasadori serb në Tiranë, që nuk besoj se janë gjeneralët kryesorë të kësaj ushtrie të vdekur 200 mijëshe që duhet varrosë domosdoshmërisht në Shqipëri, për me e mbjellë Serbinë këtu.
Për të kujtuar 200 mijë serbët e vdekur para 100 vitesh në Shqipëri.
Për të mos fajësuar shqiptarët si vrasës të serbëve, u tha se vdekjet më të shumta të ushtarëve serbë i shkaktoi i ftohti, moti i keq. Ah sa i keq ky moti i keq i Shqipërisë!
Që nesër të thuhet lirshëm, ju na keni varë, ne u kemi vrarë, por ju shqiptarët na keni vrarë për pak ditë 200 mijë ushtarë serbë, ju bashkë me motin tuaj të keq, me urinë tuaj të keqe, me terrenin tuaj bastard, të thyer e të shëmtueshëm, më dëborën tuaj shumë të bardhë e shumë të ftohtë, me akullin tuaj shumë të rrëshqitshëm.
Pastaj u tha e shkrua se ushtarët serbë vdiqën prej urisë. Sa e keqe kjo uria e shqiptarëve! Sa të varfër këta shqiptarët që nuk patën bukë t’u jepnin dy milionë ushtarëve serbë në Shqipëri dhe nga këta dy milionë vdiqën edhe prej urie 200 mijë ushtarë serbë në Shqipëri
Pastaj u tha se vdiqën edhe nga mungesa e ndihmës së shqiptarëve apo nga dhuna e lufta e tyre.
Kjo rrenë, më e madhja dhe fantastikja, më e përbindshmja qe 100 vjet, po fut rrënjët në kujtesën e historinë tonë kombëtare, që të mbijë shpejt si e vërtetë pelini një ditë. A i dini lulet e pelinit çfarë janë, të vdesin me aromë, të shndrrojnë nga shqiptar në serb sapo t’i marrësh erë.
Unë jam 55 vjeç, do të jetoj edhe 45 vjet, e kam vendosë vetë, dhe e di se një ditë do të ngrihen ushtarët e vdekur serbë në Shqipëri dhe do të më pushkatojnë. Nëse do të deklarohem serb, do të më presin vetëm kokën, nëse do të them jam shqiptar do të më bluajnë në mulli, pastaj do të ma djegin miellin e kockave dhe do të bëhem tym. Në qiell nuk ka as shqiptarë as serbë. Ata janë të knaqur të mos jem në tokën time as si varr as si gjurmë as si shenjë, por të jenë veç ata.
Qeveria e Shqipërisë, atëhere kur serbët të më bluajnë mua në gurët e mullinit, nuk e di a do të flasë shqip apo serbisht, nuk e di. Veç do të kujtohem atëhere dhe do të mallkoj qeverinë time se kur u desht me folë shqip, foli një gjuhë serboshqiptare të përzierë.
Shkurt, duhen mbjellë 200 mijë varre ushtarësh serbë në Shqipëri. Që këto varre të çelin lule pajtimi. A e dini ç’janë lulet e pajtimit, çfarë arome kanë. Aromë urrejtje kanë.
Unë di historinë e mbjelljes e të lulëzimit të varreve greke në Shqipëri. U pagua një bandë xhambazësh që filluan të mbledhin eshtra gjithandej, eshtra kafshësh, eshtra gomerësh, filluan të vjedhin eshtra në varrezat e fshatrave të braktisura dhe i shitën shtrenjtë këto eshtra si eshtra ushtarësh grekë të vrarë në Shqipri. Mjafton të ishin eshtra, qoftë edhe eshtra majmunësh apo eshtra shpendësh. Duhet shkruar me eshtra historia e të vrarëve grekë në Shqipëri. Që pas qindra vjetësh ose dhjetra vjetësh sepse ne na bëhet shpejt natë historia, natë e errët, e zezë, të thuhet se kjo tokë ka qenë greke, ja ku janë varret greke dhe varret janë historia, varret janë gjeografia, varre janë atdheu. Serbët pretendojnë se ku është një serb është Serbi, grekët thonë ku ka një varr grek është Greqi, kryeministri aktual serb deklaronte para pak vitesh se për një serb të vrarë do të vrasim 100 jo serbë, çfarëdo qofshin jo serbët, boshnjakë myslimanë pra serbë myslimanë apo shqiptarë.
Dhe sot në Shqipërinë e Jugut po çelin lule e fruta varrezat greke që u mbollën nga kisha dhe shteti grek sepse financuan majmshëm për këtë biznes të së ardhmës së tyre. Nuk dua ta besoj se për mbjelljen e varreve greke në Shqipëri të kenë marrë para qeveritarët apo politikanët shqiptarë.
Ne reagojmë me mërmërima kur na vjedhin energjinë elektrike, reagojmë me dajak e me dënime me burg kur na vjedhin energjinë elektrike fukarejtë e vendit, reagojmë për një kupton 10 centësh të kafesë dhe të ndëshkojmë dhe mirë bëjmë, por nuk reagojmë kur na vjedhin historinë, kur na vjedhin tokën, kur tokën tonë e bëjnë varreze greke apo varrezë serbe.
Modeli është, ky model grek. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Serbia e kisha serbe shpejt. Se qeveria e Tiranës don të pajtojë shqiptarët e serbët, pa pyetur qeverinë e Prishtinës, pa pyetur populin. Qeveria e Tiranës dhe e Beogradit nuk bëjnë mirë që u hedhin vajguri kandilave të vjetër të Serbisë në Shqipqri e Kosovë. Popujt pajtohen vetë, pa paguar me varre, me kaq shumë varre, pa e shitë tokën e Shqipërisë për varrezë serbe.
Unë reagova me një shkrim Ku janë 200 mijë varre serbe në Shqipëri.
Por është shumë pak ky reagim. Është një vrimë në ujë.
Sepse shtypi i Tiranës e përcolli festën e mbjelljes së varreve serbe në Shqipëri si festën e mbjelljes së ullijve nga Skënderbeu, veç gazetës 55. Shtypit të Tiranës i është shurdhuar veshi nga dëgjon gusllën serbe. Shtypi i Prishtinës, veç Bota Pres dhe Bota Sot, si dy përjashtime, nuk bëri batare. Them nuk bëri batare se ne në Shqipëri jemi mësuar e kemi pritur që luftën me serbët ta bëjë Kosova dhe Luma, pasi tjetër kush nuk ka luftuar e nuk lufton kundër serbëve. Ndaj mendoja se shtypi i Prishtinës do ta mbronte edhe kësaj here Shqipërinë, por nuk e bëri.
Shtypi i Prishtinës po pjek në fëltere vezët sklluqe të Albinit se Albini i bën vezët me dy e tre të kuqe, i bën vezët sa pata a qura dhe me ato vezë mbron çeshtjen kombëtare shqiptare, marrjen e pushtetit në tavolinën e Kuvendit të Kosovës me luftë vezësh.
Gazeta elektronike VOAL dha hapsirë për këtë masakër të re serbe, masakër me ushtarë të vdekur serbë para 100 vitesh, masakër me 200 mijë varre serbe, masakër ndaj historisë së shqiptarëve.
Ky është pushtim i ri serb, pushtim me të vdekur, me ushtarë të vdekur serbë, me 200 mijë ushtarë të vdekur, pushtim me 200 mijë varre serbe. Dy milionë ushtarët serbë që u dyndën në Shqipëri para 100 vitesh kishin pasë varret me vete dhe i mbanin varret e tyre në shpinë. Një milionë e 800 mijë ushtarë serbë i morën varret me vete, i çuan në Serbi, 200 mijë që vdiqën në Shqipëri hynë në varret e tyre në tokën tonë. Çudi!, do të thoshte poeti i madh Xhevahir Spahiu!
Qeveria e Tiranës heshti e lumtur pasi është vepër e saj, e zyrtarëve të lartë të saj. Është vepra e saj e pajtimit me serbët. E pajtimit të madh.
Opozita në Tiranë është e zënë me gjethet e vjeshtës së parë.
Presidenti i Shqipërisë është i zënë duke shpërndarë fletë lavdërimi.
Akademia e Shkenca e Tiranës heshti – është e zënë më punë të mëdha, me pellazgologji e ilirologji, është duke vajtuar a kënduar se si e lamë këtë vend pa albanologji që pas vdekjes së Çabejit të madh.
Akademia e Shkencave në Kosovë është e zënë duke u përulë para Shmidit që na shkruan historinë e Kosovës e historinë tonë kombëtare.
Historianët në hapsirën shqiptare po hanë me gjizë e me speca dhe po shohin a ka gabime përkthimi nga rusishtja i Historisë së Shqipërisë që mendoj se na e kanë shkruar rusët.
Vetëm profesor Eshref Ymeri reagoi, por është i vetëm.
Në këtë stinë të mbjelljes së 200 mijë varreve serbe në Shqipëri, me leje e deshirë të qeverisë së Tiranës e me kërkesë e deshirë të qeverisë së Beogradit, në emër të pajtimit të madh shqiptaro-serb, duke përjashtuar të dy palët Kosovën, në fakt të rishkrimit të historisë së luftrave, urrejtjeve e dashurive shqiptaro-serbe në favor të serbëve, Shtëpia Botuese Klubi i Poezisë në Tiranë po boton këtë vjeshtë shënimet e një ushtari serb, Kosta Novakoviç, ditarin e tij në Shqipëri në katër muajt e udhëtimit të ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, pjestar i së cilës ishte edhe vetë dhe dëshmoi si ushtar serb, përveç udhëtimit të ushtrisë pushtuese e shkatërruese serbe nëpër Shqipëri, përveç masakrave, vrasjeve e mizorive serbe, ai si socialdemokrat dhe kundërshtar i politikës së Beogradit, si ushtar i “mirë” serb shkruan besnikërisht Shqipërinë e kohës dhe pushtimin serb të 1913.

Metush Krasniqi (1928 - 1986)

Image result for metush krasniqi

Metush Krasniqi lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunës së Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore respektivisht katër klasat e para i kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera gjatë viteve 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.

Gjatë viteve 1947-1949 kreu një kurs pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950 -1951 filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themeloi organizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit vetëm një vit më vonë Metush Krasniqin e transferojnë në shkollën fillore të Strezovcit fshat ky në komunë të Dardanës. Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn dhe Hogoshti e mirëpriti ngrohtësisht ardhjen e tij. Pas një viti Metush Krasniqin e transferuan në shkollën fillore të Muçivërcit dhe në vitin shkollor 1955/1956 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes (ish-Kamenicë), shkolla 8 klasëshe e Muçivërcit me gjithë arsimtarët dhe mjetet mësimore bartet në Roganë dhe për çudi po me atë vendim Metush Krasniqin e emëruan drejtor të shkollës në këtë fshat shkollë kjo e cila sot mban emrin e këtij atdhetari të denjë.

Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim me një përkushtim të veçantë vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqin do ta burgosin dhe e dënuan me 18 vjet burg të rëndë prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite në fshatin e lindjes në Dajkoc. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metush Krasniqi më pas do të regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, xhaxha Metushin as këtu nuk e lanë të punoj qetë. Me një vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metush Krasniqin e larguan nga procesi edukativo-arsimor.

Meqë atdhetari ynë Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë e në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik, ishin ata si : Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skënder Kastrati, Njazi Korça nga Gëmica, Kadri Zeka nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit ; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani ; Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë, Shefqet Jasharin e shumë të tjerë.

Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" LNÇKVSHJ. Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a përmes informatoreve shqiptar, dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 sërish burgoset, torturohet rëndë nga udbashi i Anamoravës Selim Brosha e shume të tjerë. Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

Shkrimtari nga Prishtina Veliu Veliu sjell dy libra në vargje tradicionale dhe klasike



Autor që shkruan për fëmijë e për të rritur (poezi, prozë, ese dhe kritikë letrare), Veli Veliu (1958) që nga viti 1982, ndër të tjera, ka botuar këta tituj librash: “Zogj merrmëni me vete” (1982), “Nën strehën e yjeve”, “Ditari i Zana Frangut”, “Rrugët nuk ndalen”, “Rruga e rrezeve”, “Shqiponja”, “Shtatë përralla”, “Vite të stuhishme”, “Besa e Konstandinit”, “Zogu i yjeve”, “Orët e pagjumësisë”, “Fundi i perandorisë së vogël”, “Me Zotin e tokës”, “Zog i këngës shqipe”, “Shkolla e natës”, “Drita e shpirtit të shenjtë”, etj.

Vitin e kaluar ky autor botoi edhe dy tituj të rinj poezish: “Në jugun e mallit tonë” (poemë për të rinj) dhe atë të soneteve, “Nën qiellin e tokës së ndarë”. Poema për të rinj, “Në jugun e mallit tonë” (botues “Meshari”, Prishtin, 2013), që është njëfarë udhëpërshkrimi poetik, do të mund t’i shkonte si moto thënia e një shkrimtari tonë të njohur: Njihe, duaje dhe ndërto atdheun!

Libri hapet me katrenën “Parafillimi” dhe përmbyllet me katrenën tjetër “Pasmabarimi”. Ndërmjet fillimit e mbarimit strukturën e poemës, përkatësisht të librit e përbëjnë dyzet njësi poetike. Këngëtimet e Veliut në formën tradicionale të vargimit (të shumtën në katrena të rimuara) bëhen për rrugën e kombit, për Liqenin e Fierzës, mirditasit, Vjosën, për Kaninën, Onufrin, për Fushën e Myzeqesë, për detin e Vlorës, Borshin, Durrësin, etj. Këto poezi i karakterizon narracioni, por edhe përshkrimet poetike për vende, ngjarje, personalitete e mbresa të tjera të subjektit lirik përgjatë një ekskursioni poetik nëpër vise e qytete të ndryshme të Shqipërisë. Krahas muzikalitetit që e mundëson metrika dhe rimariumi, poezitë shquhen edhe për qartësinë e pasimit të mesazhit poetik me qëllim që t’ia lehtësojë lexuesve të rinj komunikimin poetik me vargjet e librit dhe me porositë që përçojnë ato.

Ndërkaq, libri tjetër “Nën qiellin e tokës së ndarë” (botues “Meshari”, Prishtinë, 2013), është një përmbledhje sonetesh, një lloj tjetër i poezisë klasike, që shkruhet gjithnjë e më rrallë në letrat tona. Në fund të librit është dhënë edhe një kurorë sonetike me titull “Hija e Tomorrit”, ndërsa përmbyllja e saj me sonetin e fundit, në vend se Magjistrali nuk e di pse, gabimisht ka dalë Magjistari. Autori në krijimet poetike të këtij vëllimi këngëton për tema e motive të ndryshme, për situata e përjetime që vijnë si reflekse kohësh e moshash nga vendlindja (Veli Veliu është i lindur në fshatin Muhovc, të komunës së Bujanocit), për personalitete të ndryshme si ballkanologia Edvokia Kaslari, për malësoren, për gjyshin, Prizrenin etj. Më tej lexuesi do të gjejë vargje edhe për kujtimet nga Fakulteti Juridik, nga gjimnazi i Bujanocit, por edhe për një varg shqetësimesh të tjera që autori i shndërron në art poetik.



Në vëllimin poetik “Nën qiellin e tokës së ndarë”, poeti e jep mesazhin e tij në këtë mënyrë, si te vargjet: “Rruga e hapur, të vish, në çdo kohë, / Edhe vonë në mesnatë kur ka furtunë! / Jemi të një gjaku, më njeh e të njoh,/ Nesër mund të jesh ti, e ti të jesh unë” (soneti “Nën qiellin e tokës së ndarë”, fq. 44).
Meqë mund të konsiderohet se çdo autor i ka lexuesit e tij, Veli Veliu sikur do t’iu qëndrojë besnikë atyre, mbase duke e respektuar shijen dhe mundësinë e perceptimit të tij, shkruan kritiku Ragip Sylaj. Duke shkruar qëllimisht letërsi qëllimore, siç do të thoshte një studiues yni i letërsisë, ndoshta e ka edhe synimin tjetër ekstra letrar që nëpërmjet vargjeve mesazhi i tij të ketë ndikim sa më të madh ndër lexues.

Cikël poetik nga Veli Veliu

Image result for veli veliu

Veli Veliu u lind më 25 maj 1958 në fshatin Muhovc, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Një vit punoi arsimtar i gjuhës shqipe në shkollën fillore „Migjeni” në vendlindje. Ndërmjet viteve 1985-2002, qe gazetar dhe redaktor në gazetën e përditshme “Rilindja”. Pastaj punoi në Bibliotekën Ndërkombëtare „Hivzi Sylejmani” dhe në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Nga viti 2009 është lektor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ishte kryeredaktor i revistave për të rritur informative letrare “Mileniumi”, “Oaza”, “Margaritari” (për fëmijë), dhe tani kryeredaktor i revistës “Syri ynë”, në Prishtinë.
Shkruan për fëmijë e për të rritur: poezi, poema, tregime, romane, drama, ese dhe kritikë letrare. Për krijimtarinë e tij kanë shkruar kritikët: Prof. dr. Shyqri Galica, Ramadan Musliu, Abdullah Konushevci, Jakup Ceraja, Jonuz Fetahaj, prof. dr.Agim Deva, Ragip Sylaj, Selim Krasniqi, Baki Ymeri, Sylë Osmanaj, Riza Graiçevci dhe Naim Maqedonci, ndërsa, nga studiuesit e huaj: Monika Mureshan dhe Marias Qelaru, kritikë rumunë!
Veli Veliu jeton në Prishtinë dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.


Veprat letrare:
“Zogj merrmëni me vete” poezi, për fëmijë,
“Nën strehën e yjeve”, poemë për të rinj,
“Ditari i Zana Frangut”, prozë në formë ditari,
“Rrugët nuk ndalen”, poezi për fëmijë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rilindja”,
“Rruga e rrezeve”, poemë për të rinj,
“Shqiponja”, poezi për fëmijë,
“Shtatë përralla”, poezi për fëmijë,”
"Vite të stuhishme”, triptik - poetik,
“Besa e Konstandinit”, poezi për të rinj,
“Zogu i yjeve”, poemë për të rinj,
“Orët e pagjumësisë”, poezi për të rinj,
“Ama e Drinit të Bardhë”, poezi për të rinj,
”Fundi i perandorisë së vogël”, poezi satirike për të rritur,
“Me Zotin e tokës”, poezi për të rritur,
“Princi i këngës shqipe”, poemë për të rinj,
“1981” , (poemë për të rinj),
“Poema për Bujanocin”, për të rinj,
“Panteoni i Parnasit”, poezi për të rinj,
“Djepi i shqipes”, tregime për të rinj,
“Shpirti i dritës hyjnore”, përkthyer dhe botuar në gjuhën rumune,
“Sufletul Luminii Divine”.
“Vigan Epoke”, është poemë për të rinj kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit,
“Në jugun e mallit tonë”, poemë për të rinj,
“Nën qiellin e tokës së ndarë”, sonete për të rritur,
“Katër kurora sonetike”, për fëmijë!
“Me buzëqeshjen e një Agimi”, tingëllima për të rritur.
“Shkolla e natës”, dramë për fëmijë
“Fatbardha”, dramë për fëmijë
“Dita e mësuesit”, dramë për fëmijë
“Bariu i vogël”, dramë për fëmijë
“Dryni i gojës”, dramë për fëmijë
“Lulja e lirisë”, dramë për fëmijë
“Maratoni”, dramë për fëmijë
“E bukura dhe shtatë mjeshtrit”, dramë për të rritur
“Xhaxhi Enver”, dramë për të rritur
“Frika nga ferri” dramë për të rritur
“Nata e tmerrit”, dramë për të rritur
“Në plazhin e madh të Ulqinit”, dramë për të rritur
”Koka e shtrenjtë e majorit”, roman për të rritur,
“Gruaja e drejtorit”, roman për të rritur dhe
“Miku i panjohur” roman për të rritur.


Poezi nga Veli veliu


MË E BUKURA

Të gjitha femrat
Janë të bukura!
Më e bukura e të bukurave
- E dashura ime!

Me pamjen e shëmtuar
Janë vetëm shtrigat,
Që i helmojnë gjithnjë
Shpirtrat e pafat!



DASHURIA

Përherë dëshirojmë të na befasojë me diçka,
Kur na qaset përmallshëm bota është e jona!
Fryma e saj e ngrohtë ndez zjarre të mëdha,
Thellë nëpër damarë, a mbyllet prore jehona!?

Nga udhët e gjata sa herë kthehemi të heshtur,
Diçka të panjohur në pritjen e re zbuluam!
Mes buzëve të etura trëndafili i posa çelur,
Dridhemi dhe vetëm qetësi të thellë du



HAKMARRJE E EGËR

Përtej tokës së heshtur
Deti i trazuar i fjalëve!
Palca e guri e ndezur
Nga goditjet e valëve!

Valët e hakmarrjes së egër
i hapin plagët më të thella!
Inati, që nga koha e vjetër,
Ta kujtojnë jetën në shpella!

Përtej vatrës së shuar
Mallkimi të ndjek pas!
Me dhëmbët e shtrënguar
Tepër i rreptë një vrasës!

Pushoi kënga vendçe,
Tingulli i fundit u shua!
Për zjarrin e një etje
Nuk mjafton një krua!



KATEDRALJA E PRISHTINËS

Fytyrat tona engjëllore të qeshura më në fund,
Ëndrra shekullore lëshon shtat për çdo ditë!
Në gjirin e tokës Nënë gërmohet gjithkund
mbi errësirën e mureve antike të hidhet dritë!

Me Nënën Terezë Kosova lulen e ballit lart,
Udhët e sheshet e lirisë mbushen me përmendore!
Gjergji i Gjon Kastriotit mbi kalë me shpatë,
Tokën e gjakut e lidhi me mbretërinë qiellore!

Me Katedralen Prishtina shumë më e bukur,
Shenjat e shenjta të gdhendura në lisa e në gurë,
Deri në kohën tonë janë ruajtur pa u zhdukur!
Nga dora e huaj s’ do të rrënohen më kurrë!



DRENUSHË E DRENICËS

Natë e ferrit, e lodhur i mbyll ngadalë sytë,
Unë u ula te koka jote -roje besnike drite!
Të ndiej si marrin frymë thellë mushkëritë,
Drenushë e Drenicës e përndjekur nëpër vite!



FAQEZIU

Grykës i pashpirt. I nxiste sherret,
Për së gjalli i hëngri të tjerët!
Prapa shpine gjithnjë foli,
Me ferra e mbyllte çdo shteg!
As vetvetja nuk i doli
Derisa e bëri dheun breg!

Në udhën e pikëllimit,
Skaj lagje së mjerimit
Një nga një u shpërndan natën
Të mërdhirë së ftohti!
Mbuloi balta baltën,
Asnjë pikë loti!



RINI E PLEQËRISË

Trotuarit duke ecur ngadalë,
M’ u shkurtuan këmbët, nisi vallëzimi!
Toka u dridh përnjëherë, vallë?
Rruga e madhe pa shenja shqetësimi!

Dridhja ndodhi brenda meje,
Në shpirt u shthur çerdhja e qetësisë!
Një shigjetë më goditi në heshtje
Në pragun rinor të pleqërisë!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...