2016-11-13

Pjetër Arbnori (1935 – 2006)


Pjetër Arbnori



Pjetër Arbnori  lindi në Durrës me 18 janar 1935. 14 vjeç fillon të marrë pjesë në grupet ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në krijimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet për agjitacion e propagandë.

Në gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrë titullin “Mësues i Popullit” dhe “Pishtar i Demokracisë”. Gjithashtu është “Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës” nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti biografik i Kembrixhit, e futën biografinë e tij në “Who’s Who” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar.

Ka shkruar shtatë romane dhe ka botuar: “Mugujt e mesjetës” – novelë, “Kur dynden Vikingët” – novelë, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura, Vdekja e Gebelsit”, etj. dhe ka përkthyer nga frëngjishtja “Historia e Anglisë”. Pjetër Arbnori vdiq në një klinikë në Itali, me 8 korrik 2006, në moshën 71 vjeçare.

[ Marrë me shkurtime nga një CV e vetë autorit ]

Ja fytyra e diktaturës brenda qelive të burgut

– Kumtesë e mbajtur në Akademinë Kulturore “Iliria” në Romë

Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas saj, forca levizese e shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit, forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se proletariatit qe nenkupton vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor. Per t’u realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese.

Sipas kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken naten e 28 nentorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane qe hyne dhe parakaluan me 29 nentor. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar i cili kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u muar vesh te ishte bere ndonje lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj te cilet ishin dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.

Masat e para te pushtetit te ri ishin:

Rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar nje dite pas clirimit.
Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te zene edhe shtypur te arratisurit.
U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim “mallrash” qe quheshin “te luftes”.
Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave UNRRA
Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe.
Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit i cili merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes qe planifikonte masat ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve qe drejtonte disinformacionin per te hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte celulate veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake.

Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e vet dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet, pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit te Partise i cili kishte nje zyre te vecante qe mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise.Nje organizate tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsisne e rritur te Shqiperise, me perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte Fronti Demokratik.

Faza e pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se Frontit me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera: ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantjere te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga puna.Ne fillm te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi qofte per te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit, te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do te qendroje c’numer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe t’ia ngjisje faqes se librit.

Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje psikoza.

Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile u fol edhe per buburrecin amerikan.
Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat per t’i detyruar te paguanin.U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i poshter.
Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje te vazhdueshme.Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane, Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet “Tu qepemi kodrave e maleve”, pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete,kishte shume qe frikesoheshin.Tregojne se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua e pyeten :-Ku e do?-Ke? -Vendin e aksionit? –Ketu,- tha e ngriti gishtin.-Ku e pyeten prape.- E dua ne lule te ballit-tha”
Fushatat “Lemi i pare shtetit” ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
Huate shteterore.Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, eshte me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumen.
Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik
U krijuan repartet e punes.”Reaksionaret” i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune te detyruar ne Ushtri, gurore, toka te reja, keneta, bonifikime.
Internimet politike
Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri i conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.Internimi ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje.Internim per probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj. Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te keqinj, me te varfer, me te thate.Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se rritur, gra e burra, djem e vajza.

Spiunet ishin ne numer shume te madh, me teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin kategori. Rezidentet quheshin me tallje “brigadieret qe mbledhnin letra”.Bazat , shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle te cilit ishte e veshtire ti ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj ne Ushtri , ne shkolle, per te fituar burse etj.

Arrestimet.
Si beheshin? Fshehtas, naten. Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni. Ne mbledhje te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin per te ikur dhe i zinin ne prite.Hetuesia, biruca.Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje.: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, Kinema.Mbaj mend femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit, Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj.

Te arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe per nje dru ne oborr.Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin ndertuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit. Per to kishte dhene urdher per t’i ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej drita.

Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto biruca.”Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te gjate qe nuk mbaronte kurre.Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund. Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali Civil.Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte asnje dritare. Ngre koken lart.

Ne tavan nje vrime 20cmx 30 cm me nje rrjete teli dhe e mbuluar me cimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten, ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar. Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave, pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te kemishes.Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk m’i merrte mendja. U terbova.

Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento, kapa tryezen e vogel edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit, edhe me goditen. Ate çast m’u zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak sa s’me rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate çast me thane se me kishin arrestuar edhe motren time. M’u be terr e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli te fiketit ne biruce. Njera kembez me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten çelesat, u hapen drynjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje çante lekure ne duar:

“Ç’pate – tha hetuesi – qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen xhaketen, me pervolen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me shtrenguar fort. Une u tmerrova: “Çfare ben more! Çfare ben! Çfare beni! Po me leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull fare dhe erdha ne vete:- E ke tensionin 5 e gjysme – me tha civili qe thoshte se ishte mjek. Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e frikes.”Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri.

Ato jane ndertuar me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur njeri-tjetrin ne gjysme errresire.Me rregull kishte nje ore ne dite ajrosje ne nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min. Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit.Birucat e Burgut te Ri ishin me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit.Ushqimet liheshin jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj shetisnin lirshem ne korridore dhe benin ç’te donin me ushqimet tona.

Racioni zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates buka zevendesohej me patate te ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e veshtire e urise.Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e t’i kaperdije. Kripe kishte 5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur kishte leng fasuleje ishte dite feste.

Nje here ne muaj kur kishte patate ne gjelle,ajo ishte shume e shijshme. Do t’ju them dhe nje gje: kur qellonte qe te te rrihnin ( se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.Ne biruce te jepnin tri cigare ne dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte. Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje deri te nesermen ne dreke.Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, kater kg.Po ne biruce ka edhe histori te tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur trute ne sokak, sa jane varur me carcafe ose me kemisha te grisura ?Me e renda eshte: pasiguria ne biruce. Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim.

Torturat:
Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.

Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te varur per kembesh.Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.

Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin Kole Kuqali i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali.

Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes.

Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka per te torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar.Me kujtohet nje plak me mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une
Avokat Myzafer Pipa eshte torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.Cdo i burgosur ka kaluar ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:

Une kam dhene udher t’u pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit qe te vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per kete.

Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)

Rrahje me dru deri sa te behen plage dhe te bjere mishi.
Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
Ç’puarje e mishit me te djegur.
Elektrik ne veshe.
Futje e kripes ne mish.
Lagia me uje te ftohte.
Lenia pa buke deri ne vdekje.
Lenia pa buke per disa ore
Lenia zhveshur ne te ftohte.
Jeleku i forces.
Dinamit ne vehte.
Shtrengimi i gishterinjve me pinca.
Fekale ne goje.
Varje me koke poshte.
Lidhje per peme.
Lenie ne diell.
Maçoku ne tumane.
Pergatitje varri, pushke ne goje.
Tentative per çnderim te vajzes.
Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: Akuzat Falso, Prifterinjte spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin per t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh te Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteveGrupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistences i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.

Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte.Shoqeroheshin te lidhur ne kembe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: “Ne litar kriminelet!”. Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kercenoheshin. Myzafer Pipa avokat u arrestua ne salle te gjyqit dhe doli i vdekur.

Dënimet:

Ngjiteshin pllakata te shtypura. Pushkatimet ne mengjez prane varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative. Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koço Kota. U ndertua per kriminele te posaçëm ordinere se atehere te burgosur politike nuk kishte. Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E quajne me te drejte Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullen: “Burrel-hyn e s’del”. Në te vertete burgun e mire apo te keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar te ndertohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit.

Ate vit perpara fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore, rrethkomanda e Xhandarmerise ku im ate Filip Toma ishte oficer,shkolla e xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes ne nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut plot me skela si kantjer ndertimi.Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra.Krisen edhe arme te tjera. Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte.

Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i deshperuar. Kishte deshtuar çdo gje. Atdheu ishte pushtuar, mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare.Hekurat e zgjatur te kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur nga kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetera e dhjetra vite denimi. Ne kohen e Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin mortajat lidheshin me zinxhire per hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946 keto hallka te mushkave, por u perdoren per te lidhur njerezit dite e nate.

Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-leninizmit. Keshtu qe oborri çdo vit e zvogelohej. Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje. Uji ishte problem ne Burrel. E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare partizani.

Ne pus qe hedhur brenda per t’u mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25 vjet.Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin dritaret, pleqte e fshataret kerkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes, per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes per nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave.

Naten ishin aq ngushte sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter pa zgjuar shokun nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin.Atehere do te prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin.Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim 700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te zena edhe 26 birucat ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe plaçka.

Ata rrinin si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer, te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine. Ne kohet e veshtira shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta, rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.

Mbreteresha qe nuk harroi vendin e shqiponjave

— nga Pjeter Arbnori
– fjalim me rastin e vdekjes së Mbretëreshës shqiptare Geraldinë – tetor 2002.

Ahmet Zogu dhe mbreteresha Geraldine Qe ne Mesjete ne kohen e luftes kunder invazorit turk, ne lidhem miqesi te vecante me Hungarine. Qene prijesit Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi qe e kaliten kete miqesi.

Ndryshuan kohet, ndryshuan edhe vitet, por miqesia nuk ndryshoi. Per pese shekuj dy vendet tona nuk e njohen asnjehere armiqesine mes tyre. Rasti fatlum beri qe kontesha shume katolike, Geraldine Appony me gjak mbreterish e perandoresh ne dejet e saj, te behet mbreteresha e pare e Shqiperise moderne, bashkeshortja e Mbretit Ahmet Zogu i Pare. Nuk qe nje martese kafenesh, por martese e bekuar nga Papa Piu XII, e mirepritur nga oborret mbreterore te Evropes dhe botes dhe kancelarite e demokracive perendimore, e sanksionuar me ligj nga Parlamenti Shqiptar i cili e beri sovrane bashke me mbretin Zog.

Lufta me e eger qe ka njohur njerezimi, Lufta e Dyte Boterore goditi te paren Shqiperine e Pavarur dhe detyroi te mergonte Familjen e Re Mbreterore Shqiptare, Mbretereshen e Njome me trashegimtarin e posalindur. Gjithe neve qe jemi ketu na mesuan cdo vit ne librin e rreme te historise se largimi i detyruar i familjeve mbreterore te Shqiperise, Belgjikes, Holandes, Luksemburgut, Norvegjise nga invazori fashist e nazist duhej barazuar ne tradhetine me te shemtuar”.

Per gjashtedhjete e tre vite, familja mbreterore shqiptare u detyrua ta perballonte kete padrejtesi dhe neve te perserisnim permendesh historine e pavertete. Nje nga barrat me te medha e mbajti mbreteresha e bukur, ish kontesha hungareze mbretereshe teper shqiptare, mbreteresha qe u end ne kater anet e botes duke e ruajtur dinjitetin, pastertine e madheshtine, pa e harruar kurre vendin e shqiponjave.

Me vonese, me shume vonese u mblodhen sivjet rresht pas rreshti firmat e deputeteve, nje, dy, pese, dhjete, njezet, shtatedhjete, shume me teper se gjysma, te cilet i bene thirrje kuvendit sovran te Shqiperise, qe ta ndreqe kete padrejtesi te historise ndaj familjes mbreterore. Gezimi per mua qe edhe me i madh kur u beme bashkeperfaqesuesit e dy partive, tri partive, pese partive, te gjitha partite e dy kraheve qe e ftuan Nenen Mbretereshe te kthehej me gjithe familjen ne Atdheun e vet pas nje jete vuajtjesh dinjitoze ne mergim.

Ne kemi pasur vitet e fundit si shembull, si model nje Nene Tereze, nenen e madhe te Kombit Shqiptar, nje shenjtore qe na nderoi. Pa dashur te bej krahasime ne mund te themi se kemi pasur edhe nje Mbretereshe shqiptare te bukur, shpirtmire, shume shqiptare, shume katolike, shume perendimore, Geraldine Zogu qe ka lene emer per te shkuaren dhe per te ardhmen. Eshte mbreteresha me e papergojuar, sic e ka thene shkrimtari yne i madh Kadare.

Ne kete bote laramane e te njollosur ajo mbeti “shpirt bardhe si debore”. Sot shqiptarja e madhe po shkon ne varr pa leternjoftim shqiptar qe nuk ia mohoi parlamenti sovran por qe ia mohuan ca nepunes te fanatizuar. Sot sovrania e madhe e sanksionuar me 1938 si mbretereshe dhe bashkeshortja e kryetarit te shtetit po shkon ne boten e perjetshme pa e gezuar pensionin e vecante qe i siguronte ligji i miratuar nga Kuvendi dhe te cilin ia mohuan ca njerez. Sot Geraldina gjithmone syndritur dhe e buzeqeshur po shkon ne varr pa lene nje shtepi per te birin, per te rene dhe per nipin, megjithese ka pasur prona te ligjshme, te dokumentuara, te pavjedhura, ne kete Tirane ku mbijne si kerpudhat pallate, shumica ne toke te huaj, pa leje e te papaguar.

Nuk prish pune Mbretereshe Geraldine Zog i Pare, shpirti yt i bardhe do te fluturoje me i lehte edhe paleternjoftim, edhe pa libreze pensioni te posacem, edhe pa ju renduar catia e shtepise qe jua mohuan, ne kundershtim me vullnetin e shumices se Parlamentit sovran.

Ty Geraldine e dashur edhe pa ceremoni zyrtare, po te percjell nje popull i tere shqiptar, demokrate e legaliste, socialiste e republikane, balliste e liberale, popull i paparti qe nuk njeh as veri e jug, lindje e perendim. Shpirtrat e bardhe jane te mirepritur kudo ne bjeshket e veriut, ne brigjet e Adriatikut e Jonit, ne fushat e Shkodres, Myzeqese, Kosoves, Dibres, Korces, Beratit e Kavajes. Qofsh e bekuar per jete, qofsh e nderuar per jete, qofsh e lavderuar per jete Ti bije e Hungarise fisnike nje dite te behesh, te jetosh, te vdesesh bije e Shqiponjes se lire. Shkofsh ne paqe.

Lamtumirë.

Një letër e pabotueme e Fishtës në mbrotje të Joklit

— nga Kolec Çefa, Shkodër

At Gjergj Fishta Tue lexue me vëmendje biografët e studiuesit e Fishtës kam vërejtë, me keqardhje, se nuk asht studiue sa duhet epistolari i Fishtës, që flet për marrëdhaniet e Fishtës me bashkëkohësit, me dijetarë e punëtorë të letrave shqipe, me patriotë e luftarë të çashtjes shqiptare, me politikanë të huej e vendas. E, pra, ky epistolar diçka na mëson, diçka na edukon, diçka na frymëzon.

Epistolari i pasun e i çmueshëm i Fishtës përmbanë mozaikë mendimesh e ndjenjash, ngjarjesh e personazhesh, episodesh e të dhanash, kujtimesh e intimitetesh, që plotësojnë, sqarojnë a zbukurojnë biografinë a veprimtarinë e tij të shumanshme.

Aty gjenë: diku copëza prozash artistike a estetike, diku të dhana me vlera historike a arsimore, diku gjykime interesante a vleresime veprash letrare, ngjarjesh a personazhesh, diku figura mendimesh të goditura e shpesh humor të zgjedhur e të gëzueshëm.

Për interesimin rreth mbledhjes dhe botimit të letrave të Fishtës na sinjalizon Atë Mark harapi S.J.
Që më 24 mars 1941, i vleri dijetar shkruente: “… po s’u kerkuen pa vonesë, udobisht mundet se humbin e s’gjinden ma”. Dhe vërtetë disa letra janë të shpërndara në organe tashma të rralla; disa i konsiderojmë të zhdukuna; disa presin ditën e botimit. E të gjitha ekzistueset kërkojnë studimin objektiv e kompetent, mbasi janë përdorë fragmente të shkëputuna nga konteksti, vetëm për disktrititim.

Ndërsa bashkëvëllau e miku im i zemrës Atë Pal Dodaj në artikullin “Atë Gjergj Fishta OFM në korrispondencë me një si vëlla të përzemërt”, analizon 200 letra vetjake, çka i duket interesante, të cilat, për fat të keq, nuk janë botue të plota.

Një kontribut me vlerë ka dhanë Dodiq në punimin e vet botue në “Aktet e Kolokiumit Albanologjik Ndërkombëtar, Innsbruck, 1972”. Edhe një punë të mirë e të frytshme ka ba edhe Dr. Petrit Kotrri me kumtesat e artikujt e tij, lidhun me epistolarin fishtjan.

Por në këtë kumtesë synoj të tërheq vëmendjen për interesimin e intelektualëve shkodranë (pse në Shkodër ka pasë mjaft intelektualë që kanë pasë letërkëmbime me Joklin), për përpjekjet e vëllazenve Justin e Kolë Rrota e sidomos me ndërhymjet e Fishtës për të shpëtue Joklin nga fundi tragjik, sipas një letre të pabotueme.
Pa u zgjatë e pa e përsëritë po citoj nga revista “Cirka”:

“Në këtë rasë nuk mundemi me ndejë pa e shfaqë edhe na dishirin e urimin, që kje tregue edhe prej ndonjë anës tjetër, qi Prof. Norbert Jokli, shkencëtari albanolog me famë botnore i Universitetit të Vjenës, të merret në shërbim prej shtetit shqyptar…Profesor Jokli, i cili sot ka mbetë pa plang, pa atdhe, duhet të gjejë çerdhen e vet në këtë Shqypni e cilla tij i detyron sa vepra vigane qi ia kanë zbulue randësin e bukurin e vet ditunis ndërkombëtare”. (“Cirka”, 1939, f.56-57).

Në “Shejzat” e prof. Ernest Koliqit, numër i veçantë, përkujtimuer (më saktë, 74-vjetorit, mbasi Koliqi ka lindë më 1901, siç e kam ba të ditun në një artikull të botuem e jo më 1903 siç thonë shkrimet e të gjithëve, edhe ftesa juej), Messing ka dhanë një Memorandum mbështetë mbi një deklaratë të Kolë Rrotës, sih-Konsull i Shqipnisë dhe lektor në Universitetet në lidhje me vdekjen e profesor Joklit, ku bahet fjalë për kërkesën e Joklit shpreh Kolë Rrotës, që të merrej vesh me autoritetet shqiptare, nëse do të ishte e mundun të transferohej në Shqipni, për emnimin e prof. Joklit si administrues i bibliotekes shqiptare me një rrogë mujore 600 franga ari, për burgosjen e vdekjen e tij, për kërkimet për të gjetë se ku gjindej biblioteka e pasun e dorëshkrimet e Joklit. (Ma gjatë lexo: “Shejzat” numer perkujtimuer).

Nga bisedat e dikurshme e të shumta me Pader Justin Rrotën, mbaj mend edhe një fakt tjetër mendoj i panjohun: “Kur më 1938 filluen përndjekjet naziste kundër çifutenve në Austri, françeskanët me Fishtën, Justinin në bashkëpunim me Kolë Rrotën u përpoqen ta tërhiqnin Joklin në Shqipni. Ideja e Fishtës, në fillim, ishte ta mbante Joklin në Kuvendin Françeskan. U ba gati edhe dhoma, njashtu si u mbajt Luigj Gurakuqi në periudha të vështira të jetës, sidomos gjatë viteve 1921-1923. E synuen t’i nxirrej nënshtetësia shqiptare. Pastaj ky variant u ndryshue, nderhyn edhe Koliqi e të tjerë, por ngjarjet precipituen shpejt dhe Jokli u arrestue”.

Shumë vite ma vonë, më 1950, në një letër të Kolë Rrotës, dergue Justinit, lexojmë: “Sa për zhdukjen e të ndjerit prof. Joklit në vjetin 1942, po të diftoj se unë atëherë jam mundue me gjithë shpirt me e shpëtue prtej thojve të nazistave. Shkurt, ky mbaroi në Minsk, po ashtu si u banë therorë miliona e miliona njerëzish tue u helmue me gaz”. Edhe në korrispondencën me Kolën, të vëllanë, edhe me lambercin, Justini asht interesue për dorëshkrimet e Joklit, veçanërisht për “Fjalorin etimologjik” si edhe për bibliotekën e tij.

Por të këthehemi te Fishta

Orvajtjet e Fishtës, me cilësinë e akademikut, për të shpëtue Joklin, deri-diku dihen.
Po japim një letër të panjohun e të pabotueme të Fishtës, drejtue Françesko Jakomonit, më 23 shtator 1939, shkrue në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë, me të cilën, pasi shpreh vlerësimin ma të naltë për Joklin, shfaqë dëshirën që të gjindet mundësia me ardhë Jokli në Shqipni, në ndonjë nëpunësi, të përshtatshme me famën e tij, si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Shkodër, 23 shtator 1939

Shkëlqesi,

Mendoj se ma i miri gjuhëtar i gjuhës shqipe në Evropë, asht profesor Norbert Jokli, me kombësi çifute që, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenës e profesor gjuhësie në të njajtin universitet.
Tashti, më shkruejnë nga Vjena, se autoritetet lokale i kanë thanë këtij albanologu të shquem të largohet, brenda 30 ditësh, prej territorit të Raihut.

Ai, tashma, asht i ndrymë, beqar, me një fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet të rropatet me gjetë ndonjë vend, kudo të jetë, sa me jetue. Duket se don me shkue në Amerikë.

Shkelqesi, pa dyshim, do të ishte një fatkeqësi e madhe për gjuhën kombëtare shqipe, në qoftëse ky shkencëtar, me famë europiane, që unë e njoh e që, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, ka mbajtë gjatë interesin e filologëve ma të përmendun për gjuhën shqipe, të jetë i shtrënguem me braktisë Europën.

Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijë për nder shumë, nëse Shkëlqësia e juej të mund të gjejë mundësinë ta bajë me ardhë në Shqipni, tue i caktue aty një vend, edhe pse jo aq fitimprurës, megjithatë të përshtatshëm për famën e tij si shkencëtar e gjuhëtar i shquem.

Jam i sigurtë se do ta merrni në konsideratë dashamirëse këtë propozim timin, që unë e paraqes në emen të të gjithë intelektualëve shqiptarë.

Përfitoj nga rasti, për t’Ju lutë të pranoni ndjenjat e respektit ma të madh dhe me mirënjohje të thellë.

I Shkëlqesisë suej
i devoçëm e mirënjohës
P. Gjergj Fishta OFM

Shkëlqesisë së tij
Françesko Jakomoni
Luogotenente

Fjalimi i panjohur i Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës

Historia e panjohur e botimit ilegal të “Lahutës Malcisë” me paratë që austro-hungarezët i kishin dhënë Faik Konicës për librin e Filip Shirokës dhe ndihma e At Pashko Bardhit

Pak ditë më parë në kuadrin e 90-Vjetorit të Pavarsisë dhe festës së Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artë “Nderi i Kombit”, Padër Gjergj Fishtën, njërin prej figurave e personaliteteve më të shquara të historisë së Shqipërisë, i cili gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar që në vitet e para të pasluftës. Është për t’u përshëndetur kjo nismë e Presidentit Moisiu, për të rivlersuar dhe për të vënë në vëndin që u takon shumë prej personaliteteve të fushave të ndryshme të historisë së Shqipërisë, të cilët gjatë periudhës së regjimit komunist, jo vetëm që u lanë në harresë, por çështë më e keqja, u denigruan dhe u poshtëruan në mënyrën më të paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratë e Presidentit Moisiu e akorduar për Fishtën, i bashkangjitet atyre që poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshëm pati marrë nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumë prej këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, “Gazeta Shqiptare” është munduar prej vitesh që t’i pasqyrojë në faqet e saj, e do të vazhdojë që t’i pasqyrojë ato edhe në të ardhmen.

Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjegj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fist tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavarimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësu nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far (Dritë) i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj”.

Këto fjalë të panjohura deri më sot, janë fjalët e para të Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, njërit prej lëvruesëve më të shquar të gjuhës shqipe, të mbajtura plot 62-vjet më parë në ceremoninë mortore të varrimit të poetit të madh, Padër Gjergj Fishta, në qytetin e Shkodrës. Ndonëse Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani gjatë viteve të regjimit komunist për shumë kohë ishte i zgjedhur në funksionin e deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, edhe pse ai gjatë atyre viteve ishte një njeri shumë nderuar dhe i respektuar për punën e tij të madhe në fushën e gjuhësisë, fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të Poetit Kombëtar, Padër Gjergj Fishtës, nuk e pa kurrë dritën e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan që në vitet e para të pasluftës. Po çfarë ka thënë tjetër Prof. Aleksandër Xhuvani në atë fjalim që nuk është bërë asnjëherë publik që nga ajo kohë dhe kush ishin personalitetet e tjera të politikës e artit që morrën pjesë apo dërguan telegrame ngushëllimi në varrimin e tij? Lidhur me këtë bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, që “Gazeta” e boton në kuadrin e ciklit të publikimit të figurave dhe personaliteteve të spikatura të histrorisë së Shqipërisë, të cilat u lanë në heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.

Pagëzimi i Fishtës nga De Martino

Gjergj Fishta u lind më 23 tetor të vitit 1871 në katundin Fishtë të zonës së Zadrimës dhe ishte i biri i Ndokës së Simon Ndocit e i zonjës Prenda të Lazër Kuçit. Pas lindjes së tij, të dy prindërit që ishin besimtarë të më mëdhenj, e dërguan në kishë për ta pagëzuar ashtu si ishin ritet fetare të katolikëve. Ai fëmijë i porsalindur pati fatin që të pagëzohej nga Padër Leonardo De Martino, i cili përveçse detyrës së meshtarit që e kreu deri në fund të jetrës së tij, është tepër i njohur edhe si një nga poetët e shkrimtarët më të famshëm të arbëreshve të Italisë. Padër Leonardo De Martino e pagëzoi atë fëmijë të vogël me emrin Zef, i cili ishte dhe emëri i tij i vërtetë deri në periudhën që ai u dorzua si prift dhe mori emrin “Gjergj”.

Mësimet e para Fishta i mori në Kolegjin e Troshanit i cili në atë kohë ishte një nga më të njohurit jo vetëm në atë trevë të Shqipërisë Veriore, por edhe në Ballkan, për faktin se ai ishte direkt nën administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mësime disa nga klerikët më të famshëm katolikë të ardhur apsotafat nga Italia. Pasi përfundoi mësimiet në Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue për inteligjencën e tij natyrore të rrallë, ai u mor nga pedagogët e tij (fretërit franceskan) dhe u dërgua për të ndjekur më tej studimet në fushën e teologjisë në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, e cila në atë kohë ishte krahinë e perandorisë Austro-Hungareze.

Pas diplomimit në atë Kolegj Franceskan, ai u kthye në Shqipëri dhe u caktua si meshtar në fshatrat e Lezhës ku edhe dha meshën e parë më 25 shkurt të vitit 1894. Në zonën e Lezhës e cila asokohe ishte nën administrimin e Prefekturës së Shkodrës, Fishta shërbeu si meshtar për disa vjet dhe më pas u caktua edhe në disa fshatra të tjerë si Gomsiqe të Pukës dhe në krahinën e Hotit në zonën e Mbi-Shkodrës. Në vitin 1902 Gjergj Fishta u emërua me detyrën e drejtorit të kolegjeve franceskane të qytetit të Shkodrës dhe punën e parë që bëri në ato shkolla, ishte futja e gjuhës shqipe në të gjitha lëndët mësimore. Nisur nga puna e madhe që bëri Fishta në ato vite për përhapjen e gjuhës shqipe, në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, që caktoi dhe alfabetin e Gjuhës Shqipe, ai u zgjodh në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e tij, si Kryetar i Komisjonit të atij Kongresi. Në vitet që vijuan më pas, Padër Gjergj Fishta themeloi revistën “Hylli i Dritës”, të cilën e nxorri për herë të parë në vitin 1913-të, e cila vazhdoi më pas deri në vitin 1944, kur u mbyll nga komunistët që erdhën në pushtet.

Nga viti 1916-të e deri në vitin 1918-të, Padër Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetën “Posta e Shqypnisë” dhe vazhdoi të ishte antar i rregullt i Shoqërisë Letrare “Bashkimi” me qëndër në Shkodër, e cila ishte themeluar që në vitin 1899. Në vitet e pas shpalljes së Pavarësisë, Padër Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikës dhe në vitin 1919-të, kur u mbajt Konferenca e Paqes në Paris, ai dërgua si antar i një prej delegacioneve shqiptare që mori pjesë me të drejta të plota në atë mbledhje, ku morën pjesë shumë delegacione nga vënde të ndryshme të Botës. Në vitin 1921 në zgjedhjet e para parlamentare, Padër Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturës së Shkodrës dhe pak kohë më vonë u zgjodh edhe nënkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion që mbante, Fishta u dërgua si përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ndërballkanike që u zhvilluan në Athinë, Stamboll e Bukuresht. Po kështu në vitin 1932 ai bëri një udhëtim të gjatë prej disa javësh në SHBA-së, ku mori takime me mërgatën shqiptare që ishte vendosur aty dhe shumë prej personaliteteve të saj.

Konica sponsorizoi “Lahutën e Malcisë”

Vepra madhore e Padër Gjergj Fishtës. “Lahuta e Malcisë” e filloi botimin e saj si fillim që në vitin 1905 me një vëllim të vogël me titull “Te ura e Rrazhnicës”, i cili u shtyp nga shtypshkronja “Vitalini” në Zarë të Dalmacisë. Botimi i atij libri të vogël në formë broshure u bë i mundur vetëm në sajë të Faik Konicës, i cili i dërgoi Fishtës, 100 franga ari që ia kishte dhënë Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e një libri të poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenë se në atë kohë që u dhanë ato para, Filip Shiroka nuk e kishte përgatitur akoma librin për botim, e nëse nuk kishte ndonjë vepër tjetër për t’u botuar në gjuhën shqipe, ishte vënë kusht që paret duhej të ktheheshin. Në atë kohë Faik Konica në një letër që i dërgoi Padër Pashko Bardhit, të cilin e kishte bashkëpunëtor të revistës “Albania”, e pyeste nëse Shoqëria Letrare “Bashkimi” kishte ndonjë vepër për botim dhe Pashko Bardhi menjëherë e rekomandoi botimin e vëllimit të Fishtës të titulluar “Te ura e Rrazhnicës”. Pas kësaj Faik Konica i dërgoi paratë me postë dhe libri u botua në mënyrë ilegale, pasi në atë kohë ishte e ndaluar me ligj që në tokat që ishin nën admistrimin e Austro-Hungarisë të të botoheshin libra në gjuhën shqipe.

Botimi i librit u bë i mundur në saj të Padër Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotë i Austro-Hungarisë në Dalmaci dhe iu lut që të gjendej ndonjë mënyrë për botimin e librit të Fishtës. Pasi e dëgjoi deri në fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit që emrin e autorit të mos e vinin në faqen e parë të librit, por në faqen e fundit dhe përpara se të shpërndahej libri, faqia e fundit të shkëputej që andej dhe vetëm ashtu mund t’i shpëtonte ndëshkimit ligjor. Në këtë mënyrë u bë shtypja e atij libri në vitin 1905 dhe në të gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarë ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtës.

Ribotimet e “Lahutës”

“Lahuta e Malcisë” që është dhe vepra kryesore e Padër Gjergj Fishtës, është një vëllim me 30 këngë, e cila u botua e plotë vetëm në vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepër pati një jehonë të madhe dhe nga kërkesat e shumta që iu bënë, Fishta u detyra dhe e ribotoi atë në vitin 1939. Pas këtyre dy botimeve, “Lahuta e Malcisë” u ribotua përsëri në vitin 1958 në diasporën shqiptare duke u përgatitur nga At Daniel Gjeçaj, në bashkëpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuçanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente të ndryshme. Përveç “Lahutës” që konsiderohet si një nga veprat më madhore dhe më të arrira të tij, Padër Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra të tjera, ku më të spikaturat janë: “Vallja e Parrizit”, “Mrizi i Zanave”, “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Babatasit”, “Jerina” etj.

Përveç këtyre veprave Fishta bashkëpunoi ngushtë duke shkruar në të gjithë shtypin shqiptar të asaj kohe që nga “Albania” e Faik Konicës, te “Kalendari” i Mithat Frashërit, në “Hylli i Dritës” dhe në të gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padër Gjergj Fishta konsiderohej si një nga polemistët më të spikatur dhe ndër polemikat e tij mbahet mënd ajo me titull “Gabove Hilë”, në të cilën ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private në Shqipëri. Ai artikull asokohe bëri një bujë të madhe në të gjithë vëndin dhe i gjithë shtypi shqiptar e komentoi gjatë atë.

Ceremonia e varrimit të Fishtës

Padër Gjergj Fishta vdiq më 29 dhjetor të vitit 1940-të në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit ku morën pjesë me mijra e mijra vetë nga populli i Shkodrës, midis të cilëve dhe ajka e intelektualve shqiptarë dhe përfaqësues nga të gjitha shkollat e vëndit. Në mes shumë fjalimeve që u mbajtën në ceremoninë mortore të varrimit të tij e cila u bë në shkallët e godinës së Postës që qytetit, erdhën dhe shumë telegrame, ku midis tyre ishin ato të Prof. Eqerem Çabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicës, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit në atë ceremoni madhështore, u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani, që ishte një nga miqtë më të ngushtë të Fishtës, e cila ka qenë e panjohur dhe nuk është botuar asnjëherë deri më sot.

— nga Dashnor Kaloçi – Gazeta Shqiptare, 15.12.2002

Fjalimi i Aleksandër Xhuvanit mbi varrin e Gjergj Fishtës

Sot, 131 vjet nga ditëlindja e Prof.Xhuvanit

Për të krijuar idenë e oratorisë së Aleksandër Xhuvanit, mjafton të kujtojmë fjalimin e tij, mbi varrin e Atë Gjergj Fishtës. Kjo vlen gjithashtu, për të treguar qartë vlerësimin e tij të thellë për kontributin e klerit katolik e personalisht të Këngëtarit të Lahutës. Për këtë arsye, nuk e kemi prekur origjinalin, në mënyrë që të njihemi edhe me trajtesat gjuhësore të asaj kohe: “Si vetimë u përhap an’ e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t’onë Kombëtar, At Gjergj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të “Lahutës së Malcisë” që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fisit tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës “Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e “Lahutës”, odet dhe elegjitë e “Mrizit të Zanave” e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavrimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësue nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj“. Kjo ishte një pjesë nga fjalimi i Xhvanit mbi varrin e poetit tonë, Gjergj Fishta.

Gjergj Fishta

Atdheut

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshëm kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri botën kur e mblon.

Veç se ty të shoh un n’ëndërr,
Veç se ty, çuet, t’kam n’mendim;
Ndër t’vështira ti m’je qandërr,
Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Unë kam pa, larg tue ba shtek,
E përgjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushë ma e blerët nuk shtrohet,
Por nji mal më bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

Gjergj Fishta, për gjuhën dhe shkollën shqipe

nga Profesor As. Dr. Mark Vuji

Mue me mjafton qe mundi i em t’i kete mberrite qellimit, domethane me edukue publikun, tue e nxite kah perparimi dhe atdhedashtnija.

– Gjergj Fishta

At Gjergj Fishta Gjergj Fishta vec krijimtarise artistike, shkelqeu edhe ne fushen e pedagogjise e te psikologjise sociale, gjuhesise etj. Si mendimtar me potencial te madh teorik dhe me nje veprimtari te dendur praktike, ne sherbim te mbrojtjes dhe te zhvillimit te gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai i kishte vene vetes si qellim qe te luftoje per te ngritur nivelin kulturor e arsimor te bashkekombesve dhe per te nxitur tek ata deshiren per perparim dhe per atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin per te mbajtur ne kembe shoqerine shqiptare te goditur nga pushteti disashekullore otoman.

Ne kete shkrim ne do te ndalemi ne periudhen e pare te veprimtarise se tij politiko-arsimore, ku ai fillon perpjekjet per te vazhduar e cuar me tej punen e paraardhesve te tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, ne lufte per ngritjen kulturore e arsimore te popullit. Kjo ishte koha e fundit te pushtimit turk dhe e viteve te para te Pavaresise, domethene deri kur ai do te zgjidhej deputet dhe do t’i vihej punes per zhvillimin e gjuhes dhe shkolles shqipe ne kushtet e ekzistences te nje shteti shqiptar te pavarur. (Per kete do te flasim nje here tjete). Kjo ishte nje kohe qe do te kerkonte jo vetem aftesi krijuese shkencore pedagogjike te larta, por edhe nje nuhatje te forte politike per te shfrytezuar me sukses cdo konjukture ne sherbim te zgjidhjes se ceshtjes kombetare, pra edhe te problemeve te gjuhes dhe te shkolles shqipe.

Ne keto kushte, historiko-shoqerore, Fishta luftoi per ngritjen e nivelit kulturor e arsimor te popullit qe, sipas tij, do te ndikonte per fuqizimin e luftes per liri, pavaresi e perparim ekonomiko-shoqeror.

Pasi u kthye nga studimet e larta per teologji e filozofi, u caktua ne kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mesuesine dhe e quajti “Zeje te shenjte”. Kete pune, ne forma te ndryshme, e vazhdoi tere jeten. Fishta nuk qe vetem krijues artistik i nivelit te larte, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikes etj. Pra, kishte nje pergatitje te pergjithshme shkencore-pedagogjike ne lartesine e kerkesave te kohes. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkekohor evropian, te cilin perpiqet ta shfrytezoje per te forcuar punen ne shkolle. Kujtojme fjalimin qe pergatiti per ta mbajtur ne parlament, kur po diskutohej per arsimin, te cilin do ta analizojme ne nje shkrim tjeter, ku dalin qarte prametrat e filozofise se tij arsimore ne kushtet e reja te ekzistences se shtetit shqiptar.

Pra, ai eshte nje personalitet poliedrik. Ajo qe te bie ne sy menjehere, kur studion vepren e tij, eshte se te gjitha keto aftesi i ve ne sherbim te zhvillimit te kultures dhe te arsimit shqiptar. Ne kete perfundim kane arritur bashkekohesit e tij: “Nuk ka qene Fishta per ne, tha Aleksander Xhuvani mbi varrin e tij, vetem nje poet kombetar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nje edukator i rinise sone. Nuk kane mesue e shijue nxenesit e shkollave tona vetem artin e tij poetik, bukurine e harmonine e vargut, rrjedhshmerine e dliresine e stilit e te gjuhes se tij, qe eshte nje thesar i pashterrun frazeologjie te kulluet, por kane thithe prej vepres se tij, si nje nektar te hyjnueshem te bletes atike idealet me te nalta te njerezimit, urtine, burrnine, besen, drejtesine, dashunine per te miren, te bukurit, te drejten e te verteten”.

Ai, duke ndjekur traditen e shkrimtareve te Rilindjes qe, krahas krijimtarise artistike, iu kushtuan dhe punes per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe, punoi ne menyre shume te perkushtuar per te cuar me tej punen e nisur prej tyre ne kushtet e reja te renies perfundimtare te perandorise turke dhe te krijimit te shtetit te ri shqiptar. Idete e tij pedagogjike, vec artikujve shkencore qe botoi ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, i gjejme te kristalizuara edhe ne veprat e tij artistike. Ky mund te jete edhe ndikimi latin, sepse dihet se romaket edhe rregullat e stilistikes i paraqesnin ne vargje. Per ilustrim po japin nje tercine nga perkthimi prej tij i “Prozodise latine”:

Ne kohe te kryeme rrokja e pare zgjatohet,
Po qe verbi dyrrokesh. Vecse kjo rrokje
Ne Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t’shkurtohet.

Fishta, duke i shfaqur idete e tija pedagogjike edhe me ane vargjesh, eshte i bindur se ato do te kapeshin e do te kuptoheshin me shpejt nga bashkekombasit e tij. Ai, nepermjet te kesaj rruge, u perpoq qe te futej, jo vetem ne mendjen e bashkekohesve te tij, por edhe ne zemrat e tyre dhe mund te themi se ia arriti qellimit.

Fishta, pas binomit te njohur “Per fe dhe atdhe”, mund te themi se krijoi dhe nje binom tjeter shume te fuqishem: “Cdo gje per gjuhen dhe shkollen shqipe”. Ndersa me te parin leshonte kushtrimin madhor per te te dhene jeten per lirine e trojeve shqiptare, ne te dytin kerkon angazhimin e te gjitheve per mbrojtjen e kultures, te gjuhes dhe te arsimit shqip. Mund te themi se te dyja keto thirrje plotesojne njera-tjetren. Tek poezia kushtuar mikut te tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qarte kredon e tij pedagogjike:

“Per çka se mjaft nuk asht me mekambe Shqipnine,
Porse duen rrite edhe shqiptaret, qe t’bahen
te zot me e mbajte Shqipnine”

Ky perfundim i filozofise arsimore fishtiane ka qene dhe do te mbetet qellimi final i shkolles sone mbare kombetare.

Poeti vizionar lufton qe ne sherbim te perparimit te kombit te vihet gjithe potenciali intelektual dhe per kete qellim perkrah çdo levizje kulturore e arsimore qe krijohet ne kete kohe.

“Ne prakun e vjetit 1899 themelohej ne Shkoder Shoqnija letrare “Bashkimi” nen kryesine e Abatit te Mirdites, Emzot Prenge Docit, qellimi i se ciles eshte zgjimi popullit me ane botimesh ne gjuhen amtare. At Gjergji, bashkethemelues e si pjestar i nxehte i saj, vuni te gjitha fuqite e veta per te bame qe te perparonte: merrte pjese rregullisht e pa u lodhun kurre ne mbledhjet e Keshillit e zbatonte me ndergjegje te plote detyrimet qe i ngarkoheshin. Ne te gjitha botimet e Shoqnise, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem nder librat tjere deri te Fjalori i cmueshem i vjetit 1908, At Fishta dha ndihmesen e vet te vlefshme me keshilla e me pune”.

Ky angazhim me eficence kaq te larte shkencore, qe ne moshen 28 vjecare ne fushen e gjuhes, kultures dhe te arsimit tregonte se ne boten intelektuale shqiptare po hynte nje force e re shkencore, e afte per te kontribuar ne perballimin e problemeve te medha te kohes ne keto fusha me rendesi shume te madhe per kombin, qe ne ate kohe ishte i angazhuar ne lufte per liri e pavaresi. Dihet se pa gjuhe nuk ka shkolle dhe pa shkolle nuk mund te kete zhvillim modern te gjuhes. Ai, ne kuadrin e programit te Shoqerise “Bashkimi”, iu kushtua punes per te pergatitur nje alfabet qe te permbushe te gjitha kriteret shkencore, me synim qe te behet i perdorshem per te gjithe shqiptaret.

“Alfabeti i Bashkimit, thote Vehbi Bala, i projektuar nga Fishta permblidhte vecorite me pozitive te alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi ate si alfabet te vetem te shqipes. Drejtesine e ketij veprimi e tregoi koha: ai u be alfabet kombetar. Pra, edhe ketu, si gjetke, Fishta dha nje kontribut te spikatur per kombin shqiptar”.(5) Edhe sikur vetem kaq te kishte bere Fishta per gjuhen dhe shkollen shqipe, do te ishte e mjaftueshme per ta vene ate ne sofren e pare te mendimtareve shqiptare te te gjitha koherave.

Per Fishten, gjuha shqipe eshte nje pasaporte e gjalle, qe provon identitetin e te qenit shqiptar.

“Neper gjuhe shqipe bota mbare
Ka me ju njofte me ç’fis ju keni,
Ka me ju njofte ju per shqiptare
Trima n’za sikurse jeni”

Kjo gjuhe per poetin pedagog eshte jo vetem si “Kanga e zogut te veres”, por edhe “Si ushtime e nje termeti”, sepse ne kete gjuhe, thote ai, edhe Kastriota u pat fole atyne ushtrive “ngadhnjimtare” qe cuditen boten dhe po ne kete poezi ai mallkon rende at bir shqiptari.

“Qe e perbuz kete gjuhe hyjnore,
Qe n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten len mbas dore”

Keto ide jane me vlera te perjetshme. Sot, kur shqiptaret, per nevoja te ndryshme ekonomike, jane perhapur ne te kater anet e botes, kete porosi te poetit duhet ta kene mire parasysh. Nuk mjafton ta pranosh ate ne parim, por duhet shoqeruar me vepra konkrete. Kohet e fundit, ne kete drejtim ka lindur nje pervoje pozitive. Ne shume familje e mjedise shqiptare, qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, flasin vetem shqip, degjojne emisione te radio Tiranes e te stacioneve te tjera qe japin programe shqip, kane krijuar biblioteka shtepiake te pasura me letersi shqipe, mbajne korespondence te rregullt me te afermit dhe, sipas fuqise ekonomike qe kane, vijne here pas here bashke me femijet ne Shqiperi per te pare nga afer atdheun e tyre ne zhvillim. Disa shkojne edhe me tej; me kursimet e tyre kane filluar te bejne investime ne Shqiperi. Ky eshte kthim ne atdhe si nje force ekonomike krijuee, si nje fuqi qe ndikon ne transformimin modern te vendit.

Kjo eshte nje menyre te re per te mbajtur lidhje konkrete me vendlindjen dhe teper e rendesishme. Keto dite lexuam ne revisten Spekter te dates 2 nentor 2002, f.11, ku ne mes tjerash, z.Ekrem Bardha shkruante: “Jam munduar se pari te kontribuoj per zonen time te Leskovikut. Kam ndertuar nje ujesjelles, shkollen e re, llixhat e Leskovikut, spitalin e ri me 200 shtreter, qe do te perurohet se shpejti. Kam edhe shume objekte te tjera ambicioze”. Eshte shume interesante pervoja kosovare, qe ne vendqendrimet e reja, duke shfrytezuar hapesirat e ligjeve demokratike te vendit ku punojne e jetojne, kane krijuar shkolla e kurse ne gjuhe shqipe etj. Pra, te shumta jane format per t’i shpetuar mallkimit te poetit te madh. Disa thone se qyteterimi i sotem, me vrullin e tij, i fshin keto iniciativa. Ne mund te themi se mund te ndodhe edhe e kunderta. Mjetet e komunikimit masiv sot ndihmojne qe gjithkush te orientohet shpejt ne kete lufte me vlera jetike per kombin. Ato krijojne mundesi te merret kontakt me problemet ekonomike e kulturore kombetare ne cdo minute, gje qe nuk mund te realizohej me perpara.

Fishta, duke ndjekur traditen e Rilindjes, godet politiken arsimore turke dhe te vendeve fqinje, qe synonin te shfrytezonin ne maksimum edhe shkollen si nje mjet shume te efektshem per shkombetarizimin e popullit. Ai lufton kunder te gjitha forcave qe synonin te zhduknin edhe ato fitore qe kishin arritur Naimi, Samiu, Petro Nini Luarasi e shume te tjere dhe u perpoq qe te forcoje shkollen shqipe, me qellim qe ajo t’i sherbeje zgjimit te popullit per te ruajtur identitetin e tij dhe per te gjetur ne vetvete forcat e nevojshme per te ecur drejt lirise, pavaresise dhe perparimit. Ai lufton per te vene ne levizje mendimin krijues kombetar, qe pushtuesi pikerisht kerkonte ta mbyste.

Fishta ne luften e tij ishte i hapur, i guximshem, iniciator me largpamesi te madhe. Ai eshte teper i ndjeshem ndaj tronditjeve historike te kombit te tij ne cfaredo sfere jete qe mund te ndodhin ato. Ai i kap me nje shpejtesi te cuditshme, aq sa forcat kundershtare nuk i le te marrin fryme, i godet e i kundergodet me forcen e mendimit te tij artistiko-shkencor dhe kritiko-logjik. Ai i thoshte gjerat troc, pa nenkuptime edhe kunder te veteve, kunder kujtdo qe behej pengese ne luften per ceshtjen e mbrojtjes se gjuhes e shkolles shqipe. Fishta luftonte per t’u hapur syte bashkekombesve te tij, qe te kuptonin dhe te gjykonin vete per politiken arsimore te pushtuesit otoman, qe pranon pa asnje kundershtim qe ne territorin qe mbulonte kombi shqiptar te hapeshin gjithfare shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, sic dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe ne te njejten kohe nuk lejonin qe te celeshin shkolla shqipe, me qellim qe te coptohej sa me shume uniteti shpirteror i kombit.

Ne ate kohe, propaganda e huaj kishte bere punen e saj per te corientuar opinionin shqiptar per problemet e shkolles ne gjuhen shqipe. Ajo kishte krijuar, sic e quan vete poeti pedagog, nje coroditje qe preku jo vetem familjen e disa shtresave shoqerore, por edhe ndonje segment te caktuar te shtetit te ri te posaformuar.

Fishta, duke njohur shume mire situaten e krijuar, nuk kalon ne pozita pritjeje, por sulmon me mjetet e tij, me forcen e fjales artistike shkencore. Ai i ve gishtin plages dhe i kushtohet teresisht luftes per clirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqerore te kohes nga helmimi i propagandes shume te rafinuar te pushtetit, qe kerkonte zhvleresimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai ne radhe te pare godet me force ftohtesine e shqiptareve ndaj dijeve dhe shkolles, kunder kesaj te keqeje te madhe, qe shkonte ne favor te propagandes se huaj, qe sic dihet, ishte shume e eger. Me 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me nje mjeshteri te rralle artistike episodin e nje tregtie te cuditshme: Shenkolli, me urdher te Zotit, del neper bote me nje barke ngarkuar me mend. Kush donte t’i shtonte ato qe ka, mund te blinte edhe do te tjera. Me ne fund rruga e qiti shejtin ne Shengjin. Ne te njejten kohe, del ne kete port edhe djalli, qe vinte nga Franca me nje barke ngarkuar me shkarpa per t’i shitur. Se c’ndodh me bleresit shqiptare, merret vesh nga keto vargje:

“Ran shqiptaret at-her n’kuvend,
E me folun rend-e rend,
(Shka nder ne nuk mbahet mend…
E pleqnuen se per kete vend
Duhen shkarpa e jo mend.
E prandaj kta bane toben,
E ma teper vune gjoben
Per me u la me desh e qe,
Mend Shenkollit mos me i ble.
Mandje cuene n’Sh’Njin ke djalli:
Per m’e pvete sa i bante malli.
Edhe Djalli-dreq i vjeter,
Qe tue dashte nuk ishte tjeter
Veç m’e lane ate mall n’Shqypni,
U la shkarpat veresi”

Gasperi eshte kaq i trullosur nga perpunimi qe i ka bere propaganda e pushtuesit opinionit per vlerat e gjuhes dhe te shkolles shqipe, sa e shikon me mosbesim edhe fjalen e Ndrekes, qe i thote prerazi: “Shqyptaret e asrsyeshem te gjithe e mendojne kete pune si e mendoj vete”.(10) Replikon menjehere Gasperi, duke menduar se ka gjetur nje zgjidhje te pranueshme, por qe ne fakt e ben edhe me te perqeshur ne syte e shokut: “Une e kam mendue nji pune, por s’po dij a ke me m’a pelqye. Gjithkush e din se Hinglizi ka shume pare e se keto pare ma te shumten i ka nxjerre prej hindjeve ose prej Hindostanit, prandej, thom se, kishte me kene pune fort e mire, me pase per t’ia mesue ketij djali ndonje gjuhe te Hindjes, bie fjala gjuhen Kikuje ose Dijiji; pse atehere kishte me mujte me shkue ne Hindje e me grumbullue pare si Hinglizi. Si thue ti, a me i msue Kikujen a Dijijin?”(11) Poeti ve ne gojen e Ndrekes nje pergjigje te ashper kunder ketyre mendimeve ugurzeza, qe nxjerr nga goja Gasperi: “Nja per nja si Kikuja, si Dijija: shqyp s’jane as njana as tjetra: cillen te duash mundet me xane”.(12)

Dihet se ne ate kohe, dikush e ndalonte shkollen shqipe me ligj, disa te tjere e mallkonin ose e poshteronin me metoda nga me te ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapelqenin per femijet emra te huej se gjoja tingellonin me modern se ata qe ishin brumi i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qe ishte bartese e ketyre kundershtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagezoje femijen me nje emer shqiptar: Pakoke, kurse e shoqja nuk pranon:

“Si tash…kcej Dani, i emen katundaresh…
Jo, jo “Gjaqinto” emnin ka m’e pase.
E keshtu n’Pagzim sot Prifti do t’a thrrase”.

Fishta tek Paloke Guca zbulon sesi zhvillohet kjo lufte edhe brenda mureve te shkolles. Ai ve balle perballe Paloken me nje mesues, sic e quan ai, te pantenzone, qe kerkonte qe nxeesit e tij…”Gjithshka tjeter te dilsin, pose shqiptare, pose njerez qe ndiejne per Atme, gjuhe e t’Pare”. Ai nxjerr lakuriq metoden qe perdor ai per t’ia arritur ketij qellimi te mallkuar:

“E keshtu tue u endun shkolles posht’e perpjete,
tue sha shqiptaret si t’shene, si turq, si shke
Para Palokes po vjen aj me zatete


E si tue qeshe, shka je, Paloke? po e pvete.


Shqyptar, Zotni.- Mos thuej shqyptar, jo, jo.
Asht keq me thene shqyptar; thuej jam shkoran
I foli mesuesi at-here. E si tue qeshe
xen i thote: -Shqyptare a e din kush jene?
Malcoret e katundaret, ata, qe veshe
Kane tirq e opanga”.

(Kujtojme: po keto fjale thote dhe Danie shoqja e Filipit kur zihet me Filipin per emrin e djalit si dhe Gasperi kur replikon me Ndreken per problemin e rregjistrimit te djalit ne shkolle). Kur Paloka kthen ne shtepi, tek praku i deres, i thote babe Filipit:

“Une s’jam shqyptar: Une jam shkodran”.

Keshtu poeti pedagog, me kater-pese vargje, jep objektivin qe i kishin vene vetes disa shkolla te huaja te asaj kohe, per shkombetarizimin e brezit te ri. Misioni i mesuesve te patenzone s’ka si del me mire. Por ata nuk ndalen deri ketu, por bejne cmos qe femijet t’i largojne dhe t’i shkepusin fare nga figurat e shquara kombetare. Fishta leshon rrufene e dyte drejtperdrejte ne tryezen e mesuesit te pantenzone, duke dhene zenken me nje nxenes tjeter, (Ne nje shenim ne librin “Anzat e Parnasit” thuhet se ky eshte nje fakt historik) te cilit i bie ne toke nje fotografi e Skenderbeut qe e tmerron mesuesin e patenzone:

“Ah! bre kulim,
Sh’ asht ky mjekerskjap?- po thote me idhnim.
S’asht mjekerskjap, zotni, asht Skenderbeu.
N’t’a pashe kete surrat n’dore prap,
T’a dijsh se jashte si qenin kam me t’qite.
I foli Tefes mesuesi t’u i bertite”

Me rezistencen feminore, Fishta do te thote se shpirti heroik shqiptar, megjithese i tronditur, vazhdon te jetoje dhe se ka te ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente te caktuara te shtetit te sapoformuar shqiptar, qe lejojne ende disa nga keto shkolla te vazhdonin punen, edhe pse ne te vertete pak e kishin ndryshuar, ose me mire te themi se e kishin fshehur objektivin e meparshem, domethene te para 1912-es, por ajo qe e shqeteson poetin eshte edhe fakti se ato tani mbaheshin me parat e taksapaguesve shqiptare. Ja c’thote ai:

“Po, edhe perpara luftes Ballkanike,
Ne Shqyptari ka pase shume shkolla t’hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e…”dijiji” e “kikuje”,
Per t’rrejte Shqyptaret me dokrra politike.


Por, shka asht me zi, vete kombit t’ngrate kto shkolla
Po i duhet sod me e imbajtun m’kambe me t’holla”

Fishta kerkon qe fatin e Palokes dhe te shokeve te tij ta mesoje gjithkush: cdo shqiptar, toske e gege. Kuptohet, ai deshiron qe secili te gjykoje vete per ate qe po ndodhte brenda familjes, shkolles dhe disa segmenteve te shtetit shqiptar, qe ishin prekur nga propaganda e huaj arsimore. Ai e thote cope se atyre shkollave vec sherrin ua kemi pre. Ato e kane mbytur shpirtin krijues te njerezve tane:

“Aty, po, t’huejet ne shpirt e tru na i tredhen,
E pa kene t’zott t’mendojme ne me krye t’one.
Na shkimen n’shpirt çdo ide e ndiesi kombetare;
E nder e Atdhe, at-bote ne i dhame per pare”.

Ketyre mesuesve te patenzone u ve perballe mesuesin populloj Jak Specin, per te cilin kerkon t’i ngrihet nje permendore. Ja dhe motivacioni i nenshkruar nga poeti i madh:

“Madje edhe Jakut puna i hecka mbare:
Pse t’gjith njata qi ndoj’ n’ate shkolle te re,
Ata te gjithe nji here mbeten shqyptare,
Te zott me vjafte per Atme edhe per Fe;
Mandej ma teper dolen n’za tregtare,
Qi shoket e tyne n’Shkoder sod s’i ke;
Njata reshperet e mdhej, Muzhaj e Bishka,
Te shkolles s’Jak Spacit kane pase xane nder banka”.

Ne u ndalem shume tek poema herojkomike “Paloke Cuca”, sepse ajo eshte nje apologji e vertete ne mbrojtje te gjuhes dhe te shkolles shqipe ne ato vite te renda per kombin shqiptar dhe kulturen e tij.

Poeti pedagog ka besim te patundur tek fuqia e shkolles per te transformuar shqiptarin ne nje force aktive, te afte per te cuar perpara kombin e vet.

“Oh! at-here, kur n’shkolle zbutun shqyptari
N’mni t’ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t’ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t’cilet tamam”.

Fishta nuk qendron vetem tek polemika, por si njeri i veprimit kalon ne terrenin konkret. Me 1902, me t’u bere drejtor i shkolles franceskane, futi shqipen si gjuhe mesimi dhe pastaj e ngriti ate ne nivelin e nje plotorje dhe me 1921 prane saj hapi gjimnazin “Iliricum” qe me 1928 nxorri maturantet e pare, te afte per te vazhduar studimet e larta kudo ne bote.Keshtu, ai krijoi per kohen nje kompleks arsimor te fuqishem qe, sipas dr.Jani Minges, perfaqesues i Ministrise se Arsimit, ne provimet e pjekurise, ishte ne nivelin e kerkesave te kohes.

Fishta ben thirrje per zgjerimin e arsimit shqip ne te gjithe territorin e shtetit te ri shqiptar. “Aty nga viti 1914, thote Sterjo Spasese, me gishterinjte e dores numeroheshin shkollat fillore, qe kishin per gjuhe zyrtare shqipen. Ne artikujt “Gjuha e mesimit”, “Gjuha shqipe” e ne te tjera, poeti me kembengulje lyp qe gjuha shqipe te jete e detyruar ne te gjitha shkollat fillore te Shqiperise dhe te nsite shqiptaret qe te mos tregohen te fjetur e te pergjumur, kur eshte puna e gjuhes, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit”(22). Te “Shqyptarja e qytetnueme” Fishta kerkon qe “Edhe bijave shqiptare me u dhane mesim ne gjuhe amtare”.

Tek “Nevoja e mesimit” Fishta u thote bashkekombasve te tij se lufta per dije nuk eshte nje kerkese e rendomte dhe tregon se çfare i ka dhene shkolla njerezimit:

“M’kambe piramidat i ngrehi shkolla,
I dha hije te gjalla mermerit;
M’pelhure jeten ravizi te nierit,
Kohet e shkueme perpara ia shtroi.
Kush msoi nierin me re me fluturue?
Me njeh hyjt? Me mate rrezet e diellit?
N’pune me qitun vetimen e qiellit?
Ane m’ane botes me ngrehun kunend?
Kush msoi nierin menga pirsi rrfeja?
Jetes m’i a njoftun te mshefta burimet,
E vales s’detit m’i a mujtun thellimet,
Edhe vendin m’e afritun me vend?
Vetem shkolla ta mrekuj portini
E i msoi popujt ndertime sundimit,
E u dha n’dore edhe velga gjallerimit;
Larg mjerijet te qete jeten u a mban”

Keto ide hedhin drite mbi konceptin fishtjan ne lidhje me permbajtjen e shkolles qe, po te shikohet edhe me syrin e sotem, eshte shume i perparuar. Fishta kerkon qe edhe njeriu shqiptar te aftesohet per ta ngritur vendin e tij ne nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor te kohes.

Vete shkolla per Fishen eshte produkt i genit njerezor. Ai ka besim te plote se ajo perpunon e zhvillon aftesite kerkuese, zbuluese, perpunuese e krijuese te mendjes njerezore, te cilat perbejne shpirtin e shkences. Tek deklarimi i genit shpalosen idete e poetit pedagog per rolin e shkolles ne formimin e figurave te shquara boterore dhe kalimin e tyre ne perjetesi:

“Mendjen e njeriut n’shkolle une mpreha,
Ku kam rrite ata Platonet,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanet e Ciceronet;
Edhe t’vetmin n’jete, Homerin,
Me ate Virgjilin e Aligerin,
T’cileve as vdekja s’ka çka u ban”

Kjo eshte fuqija cudiberese e “Temullit te dijes”, sic e quan si shkollen. Geni, qe eshte personifikim i aftesive mendore te njeriut e te gjenialitetit te tij, vazhdon me tej:

“Edhe zbuloj ku struket jeta,
Çka asht e mire e cka asht e verteta,
Bukuria kah buroi”.

Per Fishten mendja e njeriut eshte e plotefuqishme, s’ka kufi, ajo eshte forca qe i jep perpara zhvillimit dhe qe cdo gje e konkretizon me vepra. Ceni e mbyll deklaraten e tij madhore, qe shpreh thelbin e filozofise dhe te ideve arsimore te Fishtes dhe qe, per kohen kur u thane, jane shume te avancuara:

“Per mue shekulli kufij s’ka,
Synin kem ma t’kthjellte se dielli;
Perendise dhe i kam perngja,
Hije t’reja n’jete kah shtielli.
Mbas Tenzot, une jam fuqia”

Fishta e shikon “Tempullin e dijes” si nje vend ku bashkohen te gjithe, prandaj ne shkollat e tija keni nxenes nga te gjitha besimet. Je nje gur nga themeli i tolerances fetare ne Shqiperi. Te gjithe, sipas Fishtes, duhet te mesojne shkencen dhe te gjithe duhet ta vene ate ne jete ne dobi te kombit te tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i perkasin te gjithe njerezimit. Ai e pranon se lufta per te fituar dije eshte pune e veshtire dhe e lodhshme, fjalen e ka per punen qe behet ne kerkim te se rese, te progresit, te shtigjeve te pashkelura. Tek “Nje lule vjeshte” shkruan:

“Oh! Sa e sa here, kur ne mbramje shuen natyra,
E tjeter s’ndihet, vec rryma e perroit,
Qe permallshem gurgullon neper rranje e curra,
Une lodhe mbi letra t’t’dijshmeve t’kahmotit,
Mbas t’cileve fjalen rri tue e lmue shqiptare”

Ketu shfaqet sistemi i punes se tij si artist e shkencetar me rendiment te larte, qe eshte nje shembull i shkelqyer, jo vetem per te rinjte, por per te gjithe boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punes krijuese.

Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk eshte kunder kultures se huaj, as kunder marredhenieve te drejta ne fushen e shkences e arsimit me vendet e tjera, por ai eshte kundershtar i prere i perdorimit te shkolles per shkombetarizimin e nje populli, qe ne kohen e tij perbente nje nga rreziqet me te madhe per lirine e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashte per te studiuar dhe nuk tregojne kujdesin e duhur per te perfituar sa me shume nga pervoja e vendeve te tjera dhe per ta vene ate ne sherbim te zhvillimit shqiptar. Eshte interesante edhe kerkesa e tij kembengulese qe meshtaret e rinj te pergatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropes, me qellim qe te mund te sillej edhe nepermjet te kesaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta eshte i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij per Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjere. Por ai nuk ka nenvleftesuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te permendim mendimet e tij per Kinen ku ne mes tjerash thote:

“Por jane mjaft t’mecem
kinezet e ngrate:
Punen e dijen
I kane zanate”

Per te realizuar mbrojtjen e gjuhes e te shkolles shqipe, si mjete qe synojne jo vetem ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe per te vene atdheun ne rrugen e perparimit, ai kerkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale ne sherbim te ketij zhvillimi:

“Prandaj arsyeja, vazhdon ai,
e lype qe, cka asht shqiptar i penes e i dijes,
T’ia shuguroje atdheut fuqite e veta
E n’udhe te veje t’lumnise e t’perparimit.
Nje shtet qe s’perparon asht i gja e shtime,
E jete te gjate nuk ka”

Kjo thirrje tingellon aktuale dhe tani. Shqiperia, kurre me shume se sot, s’ka patur nevoje per kontributin e korpusit te intelektualeve per te perballuar detyrat e medha te shekullit XXI, qe lidhen me forcimin e mendimit demokratik ne drejtim te organizimit shoqeror dhe te zhvillimit te teknikave e teknologjive te reja ne fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures etj. Ai ka vleresuar shume punen e shkrimtareve te shquar qe “mrrijten me ba te njihet gjuha shqipe si gjume mesimi gadi ne te gjitha shkolla dhe gjuhen zyrtare ne te gjitha zyrat e shtetit, si dhe leshuan rranin e pare te ndergjegjes kombetare”.

Kjo figure e perkushtuar teresisht zgjidhjes se problemeve te veshtira, qe kaloi kombi yne ne ato vite, kerkon studime te thella per te dale ne drite tere vlerat e tij, qe krijoi edhe ne fusha te ndryshme te shkencave. Konceptet e reja demokratike per vleresimin e trashegimise, po te shfrytezohen mire, e lehtesojne me shume kete pune, qe domosdoshmerisht duhet bere. Kete e thone dhe bashkekohesit e tij: “E kur me kalimin e kohes, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatres plot flake, do te permende emrin e fratit poet, figura e ketij do te shkelqeje me me force, sepse atehere do te jene zhdukur nje here e mire dhe vogelsirat me te kota te njerezve. Atehere jeta e poetit do te behet me interesante e me e pasur ne kujtime”(31) Kete perfundim e verteton dhe fakti se dikur lihej pa u permendur emri i tij edhe kur flitej per Kongresi e Manastirit, ku sic dihet, qe firme e pare, pa bere fjale edhe per shume e shume raste te tjera.

Dihet se Fishta, qe qe gjalle, eshte nderuar me medalje e tituj shkencore te larte. Me rastin e 130 vjetorit te ditelindjes se tij. Keshilli i Bashkise se Lezhes e beri “Qytetar Nderi”. Ne kete mbledhje perkujtimore, nje grup intelektualesh kerkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t’i behet nje propozim Presidences qe t’i akordoje poetit te madh titullin e larte “Nderi iKombit” per merita te shquara ne sherbim te Kombit shqiptar. Kjo deshire u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28.XI.2002.

Pavion kushtuar Fishtës në Muzeun Kombëtar



Gjergj Fishta - busti i Pal Tomës në Muzeun Historik KombëtarNjë bust i derdhur në bronx, i poetit Gjergj Fishta, vepër e skulptorit nga Lezha, Pal Toma, i është dhuruar Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë për t’u vendosur në lulishten “Atrium”, brenda Muzeut. Busti, është bërë pronë e Muzeut pas një kërkese të drejtorit Moikom Zeqo, ndërkohë që për këtë ai shprehet se, “vendosja e bustit të Fishtës në ambientet e MHK-së do të jetë dhe një akt i madh i rehabilitimit të instituciont kryesor muzeor në Shqipëri, për të nderuar edhe zyrtarisht, poetin e madh Gjergj Fishta”.

“Skulptura e cilësuar nga njohës të artit si një nga veprat më të njohura për figurën e Fishtës, është edhe objekti i parë që hyn në fondin e Muzeut Historik për këtë figurë, për të ngritur në muze dhe një pavion me objekte dhe relike të ndryshme, dedikuar Gjergj Fishtës” – tha Zeqo.

***
Figura e madhe e letërsisë shqiptare e gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, ati françeskan Gjergj Fishta, i cili i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar, u bë dhe pjesë e artit fotografik të Marubit, prej të cilit kanë mbetur disa foto.
Emri i tij është dëgjuar dhe ngritur lart deri në Luftën e Dyte Botërore si “Homeri shqiptar”. Gjergj Fishta lindi në tetor të vitit 1871 në fshatin Fishtë të Zadrimës në rrethin e Lezhës. Studioi teologji, filozofi dhe gjuhë të huaja, sidomos latinisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Më 1894 ai u shugurua prift dhe u pranua në urdhërin françeskan. Bashkë me folkloristin Pashko Bardhi, themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” të Shkodrës, e cila i hyri punës për zgjidhjen e problemit shqetësues të alfabetit të shqipes. Në këtë kohë Fishta ishte bërë figurë e njohur udhëheqëse e jetës kulturore e publike në Shqipërinë e Veriut e sidomos në Shkodër.

Duke qenë drejtor i shkollës françeskane në Shkodër arriti të zëvëndësonte italishten me shqipen për herë të parë në shkollë.

Kjo masë ndikoi për t’i dhënë fund mbisundimit kulturor italian në katolikët e Shqipërisë së Veriut. Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Fishta themeloi të përmuajshmen françeskane “Hylli i dritës”, e cila iu kushtua letërsisë politikës, folklorit dhe historisë. Kjo revistë ndihmoi për zhvillimin e kulturës gege të veriut. Së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën, Fishta luajti rol udhëheqës në Komisione Letrare Shqype për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkrimit si dhë për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Për Gjergj Fishtën dialekti i Shkodrës ishte më i përshtatshmi dhe shpresonte se “koineja” shqiptare e veriut së shpejti do të shërbente si normë letrare për të gjithë vendin ashtu si gjuha e Dantes kishte shërbyer si udhërrëfyese per italishten letrare.

Fishta më 1921 përfaqësoi Shkodrën në parlamentin shqiptar dhe u zgjodh zv/kryetar i tij. Talenti në gojëtari e ngriti mjaft ne detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Si poet i brezit te tij, Gjergj Fishta është nderuar me diploma, çmime e tituj të ndryshëm, brenda e jashtë vendit. Ai ishte autor i gjithsej tridhjet e shtate botimeve letrare ku spikat si krijim mahnitës në mbare historinë e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malësisë”.

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Gjergj Fishta vërtet u njoh nga të gjithë si “Poet Kombetar”. Albanologu austriak Maksimilian Lamberc e ka cilësuar si “poetin më të talentuar që ka pasur Shqipëria”, kurse Gabriele D’Anuncio e ka quajtur “poeti më i madh i popullit shqiptar.

— nga Esmeralda Bardhyli

SHKURORËZIMI I POETIT KOMBËTAR DHE MBETJA E TIJ FISHTË




Maska politizuese qe shkurorezoi 
Fishten nga Poet kombetar

Hyrja ne universin fishtian eshte aq e veshtire sa edhe kerkimet astronomike ne galaktikat e largeta. Kjo ndodh nga fakti se vepra e tij eshte komplekse dhe e pazakonte ne letersine shqipe te shekullit qe sapo kaloi. Zbulimet ne kete qerthull verior here varferohen nga kundershtite e vet kohes kur jetoi poeti, here pasurohen me mendesi te reja qe rilevohen sa here e sheh imet kete univers. Keshtu kjo nebuloze here ngjan si mjegull e here si grumbull margaritaresh. E zakonshmja dhe e jashtezakonshmja, e aferta dhe e largeta, e zbehta dhe e shndritshmja, epizmi dhe lirizmi, jetesorja dhe jashtetokesorja, e verteta dhe miti, te gjitha keto e bejne lexuesin, ca me shume studiuesin, te dyshoje ende ne dimensionet e galaktikes fishtane.

Ajo qe e veshtireson teper shikimin ne kete nebuloze eshte arkaizmi i gjuhes veriore te asaj kohe, poema e stergjatur e kapercyer ne kohe, folklorizmi i skajshem, zbehja e interesave imediate te shoqerise shqiptare per ngjarjet e fundshekullit te XIX, maska politizuese e cila e ka shkurrorezuar nje here Fishten nga froni i poetit kombetar, tendencat e sotme per ta rikurorezuar, – madje duke shkelur mbi mbreter te tjere te kurores se letrave shqipe, – zhurma hakmarrese e perkrahesve te tij veriore, kryesisht jo letrare, te cilet ne emer te permbysjes se gjitheckaje te kaluar, neperkembin vleresimet shkencore, kufizimet mesjetare te tipit veri-jug, e te tjera si keto e bejne Fishten teper interesant per magjine e letrave shqipe. Keto kundershti po te latoheshin disi, do te na jepnin rastin ta shihnim poetin vecmas si krijues, vecmas si politikan, vecmas si njeri duke e vendosur ne pjedestalin e vet pa mbuluar me hije as Naimin, as De Raden, as Nolin e as Lasgush Poradecin…

Studimi i pambaruar

Studimi i vepres e Fishtes nuk ka mbaruar. Heshtja, pothuajse e plote 45 vjecare per te, do te nxiti lakmine per zberthime me te holla ne filozofine e saj, sidomos po te ribotohet i gjithe korpusi i vepres se tij, i cili nese dikur ishte i ndaluar per masen e lexuesve, sot copezohet ngjethshem duke e minimizuar ate. Ne tridhjete vitet e para te shekullit te kaluar e, sidomos, pak kohe pas vdekjes se tij, studimet, vleresimet shkollareske, artikujt propagandistike, etj., i gjejme te shumta. Por te gjitha keto jane me teper veshtrime te njohurish, miqsh, apo dashamires te vepres se tij dhe midis tyre ka pak studiues te vertete. Megjithese ne keto flete ne do te permendim opinionet e disa figurave te njohura studjuesish te letersise shqipe, ne te vertete theniet e tyre jane botuar ne formen e artikujve perkujtimore e ka ende pak studime te mirefillta. Vecanerisht gjate viteve ’40 te shek.XX per poetin e porsa vdekur u shprehen shume krijues, politikane, njerez te medhenj brenda dhe jashte vendit, bashkekohes e bashkepunetore, jerarke te fashizmit, albanologe, etj. Sic permendem, megjithate, ne thelb ende nuk kemi nje mendim teresor…

Fishta jetoi ne koherat me dramatike te historise se vendit. Pjekuria e tij poetike perkoi me kulme te historise kombetare ne te cilat ai mori pjese intesivisht si intelektual dhe poet. Duke qene shqiptar ne gen, – aq sa shpesh eshte akuzuar si nacionalist i skajshem, – ai beri te gjitha perpjekjet per ta lartesuar emrin e Shqiperise pikerisht kur ai rrezikohej te shuhej. Burri dhe frati, intelektuali dhe poeti dinte t’i terhiqte njerezit me fjalime frymeplote duke i treguar kombit te vet vlerat e medha qe zoteronte.

Fuqia atdhetare e “Lahutes”, e cila u shumekopjua si Bibla dhe Kurani

“Lahuta e Malcise”, vepra me e gjere e tij, eshte sot, por ka qene edhe me pare, qerthulli ku vertiten opinionet pro dhe kunder kurorezimit te Fishtes si poet kombetar”. “Lahuta” here eshte quajtur nje “Iliade” shqiptare, here nje imitacion sllav, e here nje grumbull poemash te Eposit te Veriut te qepura si me pe te bardhe. Keto kundershti, megjithate, sic do te shohim, nuk e zbehim fuqine atdhetare te “Lahutes” e cila ne kohe te caktuara te historise shqiptare te shekullit te XX eshte mesuar permendesh e recituar si ungjilli. Te gjendur ne tehun e gremines serbo-sllave shume kosovare e dine sot thuajse permendesh “Lahuten”, ndersa ente botuese ne Kosove, Maqedoni e gjetke ne diaspore e kane shumekopjuar si edhe Biblen apo Kur’anin.

Shumica e studjuesve jane te mendimit se shtysa e pare per krijimin e “Lahutes se Malcise” jane veprat homologe te disa poeteve te medhenj te Dalmacise e Kroacise si ato te Ndre Kacicit, te kryevepres se letersise kroate “Vdekja e Smajl Age engicit” te Ivan Mazhurinicit te cilin Fishta e dinte permendesh. Edhe ndikimi i boshnjakut Gege Martiniqi ishte po aq i madh. Ballafaqimi i Eposit tone te Veriut me ate sllav ka qene i vazhdueshem e dramatik. Ca me teper n-_herat kritike te historise dhe formimit te shteteve te reja pas perandorise osmane. Gjithmone ka pasur perpjekje te shumeanshme per ta pervetesuar kete gjerdan perlash te krijimtarise popullore.

Nder shqiptaret Fishta ka qene i pari qe iu vu punes per te vertetuar poetikisht shqiptarine e Eposit, sikunder Kadareja, 40 vjete pas tij do te perpiqej te shtrinte gjeresine e krijimtarise popullore drejt krahinave te jugut ne vepren e tij “Autobiografia e popullit ne vargje”. Fishta me “Lahuten” krijoi nje forme letrare vertete te perkohshme, por ajo qe nje trashegimi e shkruar tanime qe perbente thelbin e races shqiptare, pa te cilin nuk ka jete as historia, as gjeografia dhe as virtytet morale. Te ndermerrje nje hap te tille ne kushtet e tronditjeve te fillimit te shekullit te XX ishte pa dyshim nje kontribut i dores se pare, por edhe nje sprove letrare e guximshme.

Personazhi real i kryevepres

Me vlere njohese per ne eshte ndoshta casti i lindjes se idese per te hyre ne kete univers te madh sic eshte “Lahuta”. Permendem inspirimet e poeteve dalmate e kroate, por shtysa perfundimtare, me sa shihet, do te ishin vete njerezit qe e rrethonin poetin-frat. Ne vitin 1920 Gjergj Fishta emerohet zevendesfamulltar, per pak dite, ne katundin Rapesh te Hotit. Aty ka rastin te njihet me malesorin Marash Uci, nje nga personazhet e vepres se tij te ardhshme, i futur ne “Lahute” me emrin e vertete. Malsorit i pelqeu menjehere frati i ri dhe nisi ta vizitonte tri here ne dite. Bisedat e tyre silleshin kryesisht ne kujtimet e luftrave te fundit, sidomos per betejen e ures se Rzhanices ne te cilen Marashi kishte marre pjese.Tregimet e ngjeshura te atij malesori i forcuan Fishtes idene per te shkruar kenget e para te “Lahutes se Malcise” veper qe do te ngjallte aq debate e kundershti qe ne gjallje te poetit, por sidomos pas vdekjes se tij.

Faik Konica, sponsor i Fishtes

Ja se si u botua edhe vjersha e pare, ajo me titull “Te Ura e Rzhanices”.

Faik Konica dergoi te At Pashko Bardhi ne Shkoder 200 franga te cilat ai kishte mundur t’i mblidhte nga dashamirres austriake per te botuar disa vjersha te Filip Shirokes, i cili ate kohe ishte ngushte ekonomikisht. Por me qe poeti, edhe perpos ndihmes, nuk i kishte gati vjershat, At Pashk Bardhi nuk e la rastin te humbiste. Ai e dinte se Fishta po ate kohe kishte nisur te shkruante dhe ia mori krijimet. Ne paranteze duhet te pohojne se vargezimet e para te Fishtes ishin ca vjersha humoristike te cilat ai i sajonte aty per aty. Me kete perkrahje, pra, “Te Ura e Rzhanices” `shte botuar nga Vitalini ne qytetin Zare te Dalmacise.

Rreth botimit te kenges se pare te “Lahutes” ka kontradikta. Lasgush Poradeci thoshte se ajo e ka pare driten rreth vitit 1900, c’ka e pergenjeshtron At Bardhi, kurse Eqerem abej e tregon ate te botuar ne vitin 1905. Kohe e trazuar…Sidoqofte ajo pati jehone te menjehershme, aq sa kur e pyeten vet Marash Ucin ne se ngjarjet e kenges “Te Ura e Rzhanices” ishin te verteta, malesori i perlavderuar atje tha: “Dicka ka shtuar…” Dicka ka shtuar…dote thoshte se qe lufta, historia, bemat e shqiptareve qene aty. Kjo kishte rendesi te madhe per poetin e ri Fishte dhe per opinionin letrar te kohes, sikunder ka rendesi per cdo krijues mendimi se vepra e tij ngjeth e lexuesi e mendon ate per te vertete. Mendojme tani per te padjallezuarin Marash Uci, i cili veshtire ta dinte se ku mbaron historia e ku fillon letersia!…

Ne qoftese Naimi e De Rada ishin perpjekur ta ringjallnin Shqiperine permes bemave te Gjergj Kastriotit, Fishta nuk mund t’i rihynte me kesaj ndermarrjeje. Nje epos i ri per Skenderbeun a’priori do te deshtonte jo vetem per riperseritje te ideve, por edhe nga qe plasa e hapur nga levizjet e reja te shqiptareve kunder pushtimit turk e kishin ndare shtatin e heroit nga epoka e re e fillimit te shekullit. Ishte ndoshta kjo arsyeja perse Fishta zgjodhi si lende letrare luftrat e gjalla te clirimit, jehona e te cilave ishte ende e fresket dhe duheshin perseritur… Poeti i nis ngjarjet e “Lahutes” ne mesin e shekullit XIX, do t’i sillte ato te Kongresi i Berlinit e deri te famkeqja Konference e Londres qe i copetoi shtatin Shqiperise.

“Poeti, – thote abej – pati per truall ate treve, ne dukje te ngushte, qe quhet Malsia e Veriut me qender simbolike Shkodren, ate qytet te lashte, i cili dikur kishte qene kryeqender i nje mbreterie ilire. Grumbullin epik te poemes e perbejne banoret dinarike, te vrazhde e plot nerva, nga te cilet dalin dalengadale trimat kryesore. Themelin shoqeror e formon fisi me jeten e tij te perditshme, sic na shfaqet te Kanuni i Leke Dukagjinit; kjo eshte jeta e familjes se madhe te pandare, me pushtetin ateror “patrias protestas); jeta e ndarjes se puneve, e prerjes se flokeve femijes, e mikpritjes dhe vllamise se shenjte, e nderimit te pleqve, jeta e beses, bese-burri dhe bese-fisi.Eshte nje jete-lufte me armet perhere ne brez per t’u ruajtur nga armiku; me marrje gjaku, ose me gjak te blere a te falur bujarisht…”

Ndonese treva e ngjarjeve te “Lahutes” nga ky perkufizim ngjan teper e ngushte,- Malesi e Shkodres-Mali i Zi,-bota shqiptare e pershkruar ne te eshte shume e madhe; aq e madhe sa te perbashketa ka ne universin e malesoreve te Verilindjes, “Kosova), te Lindjes, “Diber), e te Jugperendimit “Laberi). Gjithkund ketu zoteronte, ku me shume e ku me pak, Kanuni i shkruar e i pashkruar…Eshte njesia shqiptare e shperbere, e coptuar, qe i sjell poetit dhe keqkuptime me lexuesin e sotem. Por Fishta e dinte se kjo njesi e vogel e fisit mbaronte te njesia e madhe e kombit. Krejt toni qe pershkon poemen, pasqyrimi i gjalle i jetes se perditshme te popullit i jep “Lahutes” vleren e nje eposi.Vertete Fishta ia fillon me bariun e mocem Marash Uci, por mberrin te burri i madh Abdyl Frasheri ne Lidhjen e Prizrenit. Keshtu vepra e Fishtes ka marre karakter mbare kombetar aq sa e kaluara dhe e ardhmja ngjan aty sikur te jene pjekur fatalisht ne nje pike simbolike me njera-tjetren.

Per trimt e mocem e te forte shqiptare, por edhe malazeze, poeti kendon se paskan lindur me shtate zemra. Nje lufte mbaron keq sepse u fillua nje te premte ne vend te se martes. Te paarmet nuk vriten.Te rinjte e te rejat qe vdesin te pamartuar u behet “dasma e te vdekurve”, perhapja e se ciles nder popujt ballkanike ka qene e gjere.Keshtu te “Lahuta” Tringen e vdekur zanat e veshin me rrobat me te bukura, e nisin nuse dhe vene keshtu ne varr. Edhe besimi popullor na paraqitet teper i pasur. Neper livadhe e male, nder gryka e nden dh jetojne Zana, Ora, e bukura e Dheut, Shtojzovallat lodruese; dragojte luftojne me kucedrat me shtate krere, neper ujevara levizin Flocka; shtrigat shkojne kaluar mbi breshka te stermedha. Bota e lashte, e zbehte, tronditese per nga pluhuri qe i ka rene persiper ringjallet keshtu rishtas duke na sjelle nje jete si prej magjie te poetit te vertete.

Elementet madhore moderne te Fishtes

Letersia e sotme moderne, “ose moderniste, sic e kemi quajtur me percmim dikur), i ka te vetat keto kontrapunte hipnotizuese e kalime befasuese nga realja te irealja, nga toksorja te qiellorja qe nga “Komedia Hyjnore” e Dantes, te rusi Bulgakov me romanin e tij disident “Maestro dhe Margarita”, qe nga Kamy te “Murtaja”, e deri te Ernesto Sabato e romani i tij madhor “Mbi heronjte e varrezat”. Ky i fundit njohes i shkelqyer i psikologjise e folklorit te popujve latinoamerikane, por me sa duket, njohes edhe i perrallave dhe epeve te shqiptareve, nga qe e konsideron veten gjysmearberesh e gjysmeitalian, te gjitha keto, kane forma te tilla letrare te cilat mund t’i quajme fishtiane… POr kjo eshte nje teme tjeter e cila do te kerkonte nje trajtim te vecante. Sidoqofte arkaizmi i Fishtes ka elemente madhore te modernes…

Thame qe ne fillim se ndikimet e poezise popullore te Fishta jane aq te pranishme sa disa here populli nuk e di se ku nis folklori dhe ku mbaron poeti. Krahasime te shumta ne “Lahute. ..” jane marre nga folklori ose jane mbrujtur me frymen e tij. Ketej shpjegohet edhe enthuziazmi i madh qe zgjoi vepra ne popull. Po Fishta ka vjelur nga kjo gurre jo vetem krahasime, por edhe kenge te tera dhe i ka perlidhur ne vepren e vet.Ato strofa mallkimi te oso Kukes kunder knjaz Nikolles te Matit te Zi te kulla e Vranices jane marre besnikerisht nga nje kenge popullore shkodrane. Prej nje kenge te vjeter ushtaresh jane marre edhe vargjet me te cilat u falet Miran Leka i vrare shokeve te tij.

Le te bejme nje krahasim…Shumekush e njeh te famshmen “Kenga e Ures se Qabese” “Mbece, more shoke mbece/Pertej uren e Qabese/ Te m’i fale nenese/ Te dy qete te m’i shese/ T’ia ape nigja se rese/ Nde pjete nena per mua/ T’i thoi se u martua/ Nde thote se c’nuse muarr/Tre plumba nde kraharuar/Gjashte nde kembe e nde duar/Nde thente se c’krushq i vane/ Sorrat e korbat e hajne…”

Le te shohim tani “Lahuten”, kenga e 18:

“Amanet o shoke te mi
Neper Darde kur te kaloni
Armet e mia barre t’i coni
N’oborr te kulles dhe t’mi lshoni
Nanes as tates mos m’u kallxoni
Pse jane te vjeter e i verboni…
Ne pervetet nana per mues
Thoni djali t’asht martue!
Ne pervetet se c’nuse muer
Muerr nji plume ne krhanuer
Ne u pervetet se ç’dasmore pat
Pat tre korba ndoje per ngiat
Ne u pervetet se ç’zoja knojshin
Orrla e sorra m’te rrmojshin!

Sipas albanologut te shquar austriak Hahn kjo kenge e mocme ka qene teper e perhapur ne Shqiperi. Por, shton abej, rreth ketij mendimi,- duke iu referuar librit te Furielit “Kenge popullore te Greqise” eshte edhe nje kenge kleftesh, “kusaresh). Varianti grek, “perkthimi im, M.Q.) eshte pak a shume keshtu:

“Po te pyesi shoqeria gje per mua,
Mos trego se si humba, se si vdiqa i shkreti
Por thuaj vetem se u martova me shkretetiren e huaj
Pata pllaken e zeze per vjehre, dheun e zi per grua
Dhe ato guricka ishin kuneterit…”

Prej poezise popullore eshte marre nga Fishta edhe kenga e trimit shqiptar Gjergj Elez Alia, i cili me emrin dhe bemat e tij ka shtegtuar deri ne Bosnje e Maqedoni, ndersa ne “Lahute” ka zene vend te vecante ne Kengen 22 te titulluar “Tringa”. A jane keto e te tjera nje plagjiature e Fishtes, apo nje nevoje krijuese per ta bere me te besueshme vepren e tij, per ta bere ate me te pranueshme ne shpirtin e popullit, duke pasur parasysh edhe nivelin kulturor te asaj kohe, si edhe vet femijerine e letersise shqipte?A ka vend per dyshime ne nivelin e tij krijues, sic akuzohet diku?

Poeti eshte vende-vende aq madhor sa te dritheron me vargjet e tij. Edhe ne krahasimin qe beme me larte, me variantin e Fishtes te “Kenges se Ures se Qabese” ka disa nderhyrje te tij me te vertete shekspiriane, me nje dramacitet qe i kalon kufijte e njerezores. Kujtoni vargun…”Pse jane te vjeter e i verboni!”, po t’u thoni prinderve sa jam vrare. Ose ne vend te vargut tosk “Sorra e korbat e hajne”, kemi “Orrla e sorra m’te po rrmojshin! “Pjesa e dyte e vargut, sidomos, eshte ngjethese. Jo e hane, sic mund te jete perfytyrimi i perditshem. Kuptohet, kufoma e mbetur jashte haet nga korbat. Jo! Fishta na thone se ato rrmojshin! Rrmojshin ne trupin e te vdekurit, apo i hapnin varrin me kthetrat e tyre? Nje metafore e pashoqe!

Po ka edhe vargje te tjera qe flasin per kete gjuhe te bukur.

Tringa: Ardhun shtatit si “breshana”/Syllin hyll, ballin si hana/Dishka bore e dishka bryme/ Si njaj hulli ne ferfellime.

Ky lirizem e vesh kryevepren epike te shkulur nga rrenja, trupi dhe truri i races shqiptare me tisin e mrekullueshem te ndjesise. Ketu qendron edhe gjenia e Fishtes. Ai u mendua t’u shamnget klasikeve greke e romake; pra nuk do te binte as ne kurthin e madheshtise se “Iliades”, te Homerit as ne te “Eneides” se Virgjilit.

Dimensioni i madh i shpirtit te fratit

Por studjuesi i viteve ’40, Mark Ndoja, u paraprin paragjykimeve te mevonshme pe Fishten. Kjo ndodh te Fishta, – shkruan Ndoja- jo per arsye te gjendjes se tij shoqerore prej frati, por edhe te gjendjes se tij shpirterore. Fishta lirik nuk e ndjen kurre nevojen te rreket, te meket, te psheretije ne poezi. As ka nevoje te pershkruaj ne Beatrice, apo ne Laure”. Dhe vertete, me sa duket bukurrise femerore Fishta i referohet si ide, si shpirt dhe eshte i lumtur qe e zbulon, e trazon, e shkruan. Femra ne vepren e Fishtes eshte perfshire ne totalin shqiptari-armiku dhe atje intriga ka kete dimension te madh.Te libri “Vallja e Parrizit” gjejme poemen e gjate “Jerina” dicka teper e bukur per shpirtin prej frati e murgu te Fishtes.

“Zana Erato: Si pasqyra i ndritka ftyra/Zana e Vizitorit:

’po i ndritka dora porsi bora
Zana Erato: Brye me voes e bryme prej qielle
Njesh me “Lila” e “Drondafile”.

Zana Klope:

Kqyrrja syrin porsi hyll
kah e cil e kah e mbyll
Si ajo hana neper pyll!

Ora e Dukagjinit:

Kah po qeshka me njat goje
Si ajo drita kah t’agoje!

Zana Euterpe:

Kur e thanka kah nji fjale
Si njaj flladi neper hale.

Kurse ne kengen e XXVI te “Lahuta” kemi keto vargje per femrën:

“T’rrafte e mira si t’ka ra
Bjeshke e vrri qe m’ke shkelqa
…T’uj m’u la e tuj m’u flladite
Here n’per hane e here neper drite
Drue po m’ngirhesh akull-o
Drue po fike mua e vedin-o”.

Fishta, frat i zhytur ne boten e tij mistike, se ciles i beson me gjithe fuqine e shpirtit, ndonjehere sikur arrin te clirohet nga kjo letargji dhe ta shohi edhe vet shen Marine, femren e pare te universit kristian, nene e Jesu Krishtit, si qenie njerezore. Por ky eshte vetem nje cast.

“Ate vashe te hyjnueshme
Te Nazaretit, veshe me rreze dielli
I bukur si hana e porsi drita e gzueshme
N’ballkue te qiellit”

Vini re figuren, universin kristiano-fishtan: N’ballkue t’qiellit! Por me gjithe kete kundershtimi ndaj percaktimit kategorik te Kadarese sa e nis duelin, por nuk e fiton deri ne fund. Le te shenojme ketu jo vetem “Vallen e Parrizit”, por sidomos “Mrizin e Zanave”, te cilin edhe vet Kadareja e ka quajtur vepren me te arrire te Fishtes. Ndersa ne mbetemi te mendimit se femra mbetet nje kornize e bukur, por e painkuadruar sa duhet ne dramen letrare.

Krijesat e Fishtes “eksplozione vullkanike”

Nje tjeter studjues i Fishtes, Pashko Gjeci, shenon se: “personazhet e Fishtes, me teper se krijesa te gjalla duken si eksplozione vullkanike te natyres shqiptare”. Idea Shqiperi lartesohet ne te gjithe vepren shume me teper se nocioni Njeri. Kjo prish shume ekuilibra letrare, sidomos kur vepra shihet me kendveshtrimin e sotem. Shfytyrimi i personazheve tej madheshtise njerezore, kurora epike qe u vendos poeti ne koke i bene ata ne shumicen e rasteve jotokesore. “Bini Toske, ju bini Gege/ Si dy rrfe qe shkojne tue djege/” ose “Kur ia behe n’ate fushore/Oso kuka rrfe mizore!” Rrufeja, rrfe, sic thote poeti, si veprimi me dinamik, me shkaterrues, me pervelues, me i shndritshem, nuk ka per Fishten fuqi djallezore, sic haste gjetke ne letersi, por eshte vullneti zoti dhe ky vullnet u falet shqiptareve ne luften e tyre te drejte. “Edhe hana do t’a dije/ Edhe dielli do t’kete pa/ Se per cark ksaj mrekullie/ Si Shqypnija “i vend nuk ka!” Edhe ketu dukurite qiellore si dielli e hena trajtohen si krijesa te zotit, sikunder edhe rrfeja, prandaj poeti i urdheron ato te ndricojne mrekullite shqiptare.

Rastet “kur zbehet” filozofia e tij kristiane

Megjithese i befasuar nga klasiket, sic kemi permendur, Fishta nuk ben ate qe ben Horaci pagan; t’i cmitizoje keto trupa qiellore sepse nuk i ka per hyjni.Por edhe Fishta bie shpesh zhguni i fratit, ashtu si padashur, dhe ai zbulon qarte raportet jete-vdekje. Filozofia e tij kristiane zbehet ndonjehere dhe dhimbja per humbjen behet me e prekshme. Predikimi se njeriu pas vdekjes shkon ne parajse a ne ferr, se vdekja eshte vullnet zoti dhe duhet pritur me qetesi, per poetin eshte disi ndryshe.

“Rektin mbare jeta per nen fyell t’kerricik’e/Te Dekes se shemtueme, t’permnershme, mizore/ Vetem Burrnia- nje burrni celike/ Asa’i rrshet dore!” “Burrnia-“Mrizi i Zanave”) Kjo veperr, sic eshte pranuar tanime, eshte vellimi me i arritur i poetit. Ndonese vemendja e lexuesve u perqendrua ne me te shumten e heres te “Lahuta”, si verpa me gjigande me vlage popullore, studjuesit paten mendime te tjera. Mjafton te permendim ketu vargjet monumentale per gjuhen shqipe te cilat u recituan ne aq e aq vende, u referuan ne simpoziume e aktivitete albanologesh. “Porsi kanga e zogut t’veres/ Qe vallzon n’blerim t’Prillit/ Porsi i ambli fllad i eres/ Qi lmon gjit e drondafillit/ Porsi vala e bregut t’detit/ Porsi gjama e rrfes-zhgjetare/ Porsi ushtima e nje termeti/ Njashtu a’gjyha jone shqyptare!”

Batuta e Fishtes per shkrimtaren e huaj

Kur nje shkrimtare e huaj e pyeti Fishten se c’kishte per te ndodhur po te humbte Shqiperia, (jemi ne prag te Luftes Ballkanike e asaj Boterore), ai iu versul. “Kishin me plase edhe malet tona!” Thenie me dramatike nuk mund te gjendej.

Por ketij atdhetarizmi te larte, ketij nacionalizmi te skajshem, i bie ndesh qendrimi i Fishtes ndaj pushtuesve italiane. Jo vetem qe ai nuk e denoi kete pushtim, por punoi per ta forcuar uren permes Adriatikut. Fotografite e kohes qe tregojne procesionin e varrimit te Fishtes jane kuptimplote. Ai percillet per ne banesen e fundit si nje jerark i fashizmit, me pankarta e banderola me figuren e Musolinit, ndersa flamuri shqiptar qe kryqezuar me sopatat e Viktorit. “Ai vdiq ne vitin 1940-shkruan Kadareja, kur vendi ishte ne kulmin e zise se roberise, kurse vet ai e majen e nje lavdie, perndritja e se ciles ngjante ogurzeze ne sfondin mortor fashist.Varrimi i tij i organizuar me madheshti nga qeveria kuislinge shqiptare, nga kleri vendas katolik e nga Vatikani i Romes, ishte njekohesisht edhe varrimi i nje epoke ne letersine shqipe”.

Kjo pike teper e diskutueshme e karakterit te poetit beri ate qe verpa e tij te strukej bibliotekave personale, te grisej nga medioker, te denigrohej dhe ai te zbriste nga pjedestali i atdhetarit dhe poetet.Ai qe ishte armiku me i madh i shkjave sllave, aq sa, sic nenvizon perseri Kadareja, nuk shkoi me tej se konflikti shekullor nderetnik midis shqiptareve dhe sllaveve, ai qe e shpalli kete konflikt gati kozmogonik, ai shpejtoi te pershendeste pushtimin italian. Pretendimi se vepra e Fishtes u perndoq nga qeveria komuniste vetem se aishte prift, nuk duket te jete e sakte, pasi letrat shqipe kane njohur edhe nje prift tjeter poet, Ndre Mjeden, vepra e te cilit u publikua gjeresisht.

Per armiqesine e perjetshme qe Fishta shfaq ne verpen e tij ndaj fqinjit sllav kritika letrare, por edhe ajo politike, kane rezervat e veta. Shprehet mendimi se nuk i lejohej nje poeti te shekullit te XX te mos shihte ne kete kob, “armiqesia shqiptaro-sllave,- shenimi im.M.Q.), asnje drite e asnje rruge pajtimi, madje as aq drite sa jepte here-here edhe eposi zemerak i veriut. Perbetimi i tij makaber se…”N’meni t’shoqi-shoqit kemi le!” nuk le shume shtigje kristiane per te dy popujt. Dhe ngjan keshtu se ky percaktim eshte fatalisht i pashmangshem. Por pas ketij rrembimi, Fishta leshon nje drite te ngrohte kur shenon me poshte. “Zoti n’qiell e na mbi toke/ Por gjithnji vllazen e shoke!”

Poeti ishte ai qe ishte

Te jete vetem nje cast reflektimi kristian ky kundershtim i penalitetit te poetit? Si ta shpjegojme ndryshe miratimin qe ai i beri pushtimit italian? Si ishin raportet e Vatikanit me perandorine e II musoliniane dhe sa kishin ndikuar ato ne pushtimin e Shqiperise? Te kete qene nje perkedhelje e forte sedre pranimi i tij anetar i Akademise se Arteve italiane ne prag te pushtimit? Pavaresisht ketyre mendimeve figura dhe vepra e Fishtes jane te pandara nga njera-tjetra, megjithe kundershtite e tyre. Ato duhen pare e studjuar me vemendje e objektivisht sepse veshtiresite jane te shumta. Ketu nuk thame pothuajse asgje per aktivitetin politik, diplomatik e arsimor te Fishtes, sepse nuk synonim aty. Eshte e pamundur qe jeta pertej zhgunit te fratit, por edhe pertej mantelit te poetit, te mos kete lene gjurmet e veta ne te gjithe kete profukt letrar, por edhe steril qe krijoi Fishta.

Mund te thuhet se deri sot eshte folur e shkruar shume per te, sikunder eshte bere pak. Duhen eliminuar me pare paragjykimet ideore e fetare, pastaj ndasite veri-jug qe here-here shfaqen si reminishenca te rrezikshme, madje duke luajtur edhe me madheshtine e figurave qe perbejne guret kilometrike te historise kombetare, duhen pare gabimet politike te Fishtes ne raport me kohen, si edhe me vet karakterin e tij si njeri. Por kjo nuk do te thote aspak se koha duhet sjelle ne studime mentalitete konjukturash e rregjimsh. Poeti ishte ai qe ishte.

Le te sjellim ne fund te ketyre opinioneve vleresimin e njerit prej albanologeve me te medhenj te huaj, prof.dr.Norbert Jokl. “At Fishta, ky gjeni i rrenjosur ne token amtare te popullit shqiptar, njohes i kthjellet i letersise se popujve klasike e jetes shpirterore te kombeve te tanishme te Evropes, arriti deri ne majat e larta te kultures“.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...