2018-05-30

BREDHARAKU

Image result for Vjollca Tiku Pasku

Vjollca Tiku Pasku


Ai ecte në rrugë duke mbajtur në shpirt një kupë vuajtjesh. Aromat e pranverës që kishte shpërthyer, i dukeshin si aromat e luleve që do kishte arkivoli i tij. Këngën e bilbilave e kthente në një muzikë funebër, që do ta shoqëronte deri në banesën e fundit. Në qiell ku dominonte kaltërsia, thellë thellë fshiheshin ato re të errta që do zbraznin vrerin e lëngët në kokën e tij. Zogjtë i imagjinonte sikur ishin lajmëtarët lidhës mes qiellit dhe tokës. Asnjë mëkat nuk mund të fshihej dot, sepse këngëtarët e shkruanin në këngën e tyre, dhe e kthenin në melodi. Trëndafilat ulnin kokën kur kalonte ai. Më pas i pëshpëritnin me njëri -tjetrin. Furtuna e mbledhur se shpejti do të shpërthente. Kapakët e syve i përloste vazhdimisht dhe kripa ia bënte syrin të kuq. Hidhërimi i tretej përmes dhëmbëve të shtrënguara. Imagjinonte se vdekja po i vinte dhe fashoja e bardhë do i qarkonte nofullat e do të ishte vula përfundimtare. Ah sikur mendimi se”ishte i sëmurë dhe vdekja ishte pranë” endur për ditë dhe net me radhë të ishte i gabuar. Ishte tridhjetë vjet, emigrant në Greqi. I vetëm kishte bredhur në çdo skutë të Greqisë. Ishte qejfli i madh femrash. Kishte shijuar gra të ngjyrave dhe racave të ndryshme. I ishte fiksuar se kishte AIDS. Tani qëndronte para derës së laboratorit të analizave njësoj si përpara portës ku do të dilte dënimi me vdekje. U mbajt fort pas kangjellave që rrethonin lulishten e vogël, zgjati dorën dhe këputi një zambak të kuq. Drita e kuqe iu duk si një qiri i ndezur në dorë e tij, dhe qenia e tij po pëshpëriste një lutje.
“O Zot më fal. Nuk do bredh më. Do krijoj një lidhje serioze , dhe të kem një familje të shëndoshë. O Zot mos ma pre jetën në mes, do të bëhem njeri i mirë.” Hapi derën e laboratorit si derën ë ekzekutimit dhe hyri brenda.
-Dua te flas me doktoreshën –i pëshpëriti ai infermieres, duke iu marrë goja. Doktoresha një grua e urtë e shtruar dhe mbi të gjitha një profesioniste e zonja e dëgjoi me durim dhe e qetësoi me zërin e saj karakteristik.
-Nëse keni marrë masa mbrojtëse çdo rast kur keni kontaktuar , rreziku është i vogël, megjithatë analizat do ta tregojnë. Por sido që të tregojnë analizat ato duhen përsëritur pas gjashtë muajve –tha ajo.
Ai u ul gjysmë i qetësuar dhe infermierja i mori gjak nëpërmjet një pickimi të lehtë fluture.
Flutura gjigante e vdekjes po i largohej ngadalë nga zëri shërues i doktoreshës.
Teksa shikonte atë masë të vogël të gjakut që rridhte nga damari i tij mendonte se “pikërisht ajo masë ndante dimensionet e jetës me vdekjen. Viruset vrasëse fshiheshin dhe prisnin ta kafshonin , ta godisnin, ta mundonin derisa ti merrnin jetën, duke shfrytëzuar epshin e kënaqësisë dhe ndoshta pakujdesisë në ndonjë rast. Kështu diafragma e frymëmarrjes do ndalej dhe jeta merrte fund. Jo nuk është e vërtetë. Kërma ime nuk do të hahet që tani nga krimbat”
Pas katër orësh ankthi, mori përgjigjen e analizave. Ishin negativ. Falënderoi doktoreshën dhe i gëzuar ngriti sytë drejtë qiellit e tha.
“ O Zot nuk e kisha seriozisht atë lutje” dhe iku.



****

Vjollca Tiku Pasku lindi në Fier me 12 qershor 1969. Në vitin 1987 mbaroj gjimnazin e ri, sot Perikli Ikonomi . Me pas vazhdoi studimet për teknologji ushqimore . Punoi si teknologe për 3 vjet . Ne 1996 emigroj ne Greqi së bashku me familjen . U kthye sërish në vendlindje ne 2009. Për pesë vjet punoi në biznesin e saj familjar, për të emigruar serish në Gjermani ku punon dhe jeton aktualisht. Ka filluar te shkruaje shumë herët megjithëse botimi i parë është në vitin 2013 me librin "Firzarmonika e ndjenjave" duke pritur dritën e botimit edhe libra të tjerë në poezi dhe prozë.

SHKRIMTARËT SHQIPTARË KËTA DISHEPUJ TE BRAKTISUR

Vasil Tabaku.jpg


Nga VASIL TABAKU

Të lënë në hije, te papërfillur, të braktisur tërësisht, shkrimtarët shqiptarë, heshtin brenda madhështisë së tyre të pamatë, fisnikë, dinjitoz dhe stoikë…Ata nuk përfaqësohen në këtë vend nga asgjë serioze dhe gjithëpërfshirëse, nga ndonjë organizëm serioz apo instancë zyrtare…Ata janë lënë kështu për afro njëzet vjet të këtij tranzicioni pafund. Askush nuk interesohet apo tregon vëmendje qoftë edhe minimale për këta korifenj të mendimit dhe letrave shqipe, për këta demiurgë madhështorë me shpirt te madh e të mrekullueshëm që çdo ditë flijohen pak e nga pak për Atdheun, për Çështjen Shqiptare, për të bukurën dhe artin, për letërsinë kombëtare…Ata ashtu të pafjalë, me një buzëqeshje proverbiale plotë dinjitet dhe mirësi njerëzore, enden nëpër Tiranë dhe rrethe, ta pavlerësuar, të papërfillur dhe të lënë pas dore nga ca zyrtarë mediokër, cinikë, shpirtëzinjë dhe përbuzës të shkrimtarëve, këtyre gjigandëve të mendimit dhe artit të fjalës që me librat e tyre, tentojnë t’i japin dritë shpirtit njerëzor dhe të ngrenë në lartësitë e vlerave bashkëkohore letrat shqipe me të vetmen ambicie njerëzore për të thënë se Shqipëria është pjesë e thesareve të Kulturës Botërore dhe ka kontribute të çmuara në vepra letrare që kalojnë kufijtë dhe shndërrohen në vepra të vlerësuara maksimalisht dhe të përkthyera në dhjetëra gjuhë të Botës… Një libër më shumë është një pasuri e vërtetë dhe që nënkupton dritë, dashuri, kulturë dhe mençuri, por padyshim që u trishtova shumë…përurimet e librave në Tiranë por edhe kudo nëpër Shqipëri bëhen nëpër lokale dhe restorante, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër, asnjë alternativë dhe asnjë interesim nga ana e Ministrisë së Kulturës si i vetmi institucion përgjegjës për librin dhe shkrimtarët e lënë në harresë dhe të papërfillur. Në Shqipëri është më i përfillur një domateshitës apo gjithfarë tregëtarëucësh se një artistë, piktorë, skulptorë shkrimtarë, poetë dhe krijues arti. A do të ketë ndonjëherë sadopak interesim nga shteti dhe institucionet përkatëse për krijuesit?! A do të ketë ambiente së paku dinjitoze për të përuruar veprat e shkrimtarëve shqiptarë? A do të ketë ndonjëherë në Shqipëri një vlerësim I merituar për shkrimtarët dhe krijuesit e artit në përgjithësi?! Shkrimtarët shqiptarë që me disa qindarka në xhepat e zbrazët, ulen në kafene dhe meditojnë se…valllë a do të bëhet ndonjëherë ky vend? A do të eci përpara Shqipëria ? A do të ketë dikur një vlerësim për mundin dhe punën e tyre prej galere…? Dhe në fund të fundit…a do të jenë ata të përfaqësuar diku dhe të kenë dinjitet, vlera dhe nderimin e merituar…? Ndoshta. Dikur…Mbase, një ditë…Këta mjeshtra të fjalës dhe mendimit do të meritojnë atë që i mohohet padrejtësisht , ndërsa përballë tyre kapardisen kokoroshët shtetarë me kostume firmato dhe vetura luksoze…që në fund të fundit këtij vendi të mjeruar jo vetëm që nuk i dhanë asgjë por përkundrazi e kanë plaçkitur barbarisht gjer në dhimbje. Ndërsa ata Shkrimtarët me xhepat boshë dhe paga qesharake, apo edhe më keq të papunë…kalojnë para nesh me veprat e tyre madhore mbi shpinë si Hamejtë më të lavdishëm dhe më të shquar të Kombit me kontribute të çmuara qe do t’iu mbeten shekujve…

****

Vasil Tabaku (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.

Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.
SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:
Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

VEPRAT LETRARE:

1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.

16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.

Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil Tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.

Poezi të zgjedhura nga Marjeta Musaraj.


“Shtrati i Shpirtit”një ngritje cilësore e poetes Marjeta Musaraj”




E lexova me shumë ëndje vëllimin poetik “Shtrati i Shpirtit”të poetes Marjeta Musaraj dhe sa e nisa pata një ngacmim shpirtëror që më shpuri në një kureshtje të vazhdueshme.

Ashtu si kur troket në një shtëpi për herë të parë që sa hapet dera befasohesh nga diçka e bukur dhe kërkon ta shohësh plotësisht, kështu më ndodhi edhe mua me këtë vëllim poetik.


Poezia e parë e tij “Lot të derdhur” është aq e bukur dhe aq metaforike sa të godet thellë në shpirt. Në vargjet e kësaj poezia ka një ndjeshmëri tepër të lartë dhe tregohet gjendja shpirtërore e saj, vuajtja e saj nga vetmia që e godet. Vargje të tilla si: “E zhveshur dhimbja e lirë / lundron në gjakun tim./ Nga krevati anës së dritares /Vështroj në rrugë /nuk kalon njeri/ veç vetmia. /Ajo jeton në mendjen time /tani. ” të kujtojnë stilin e Alda Merini-t, poetes italiane, një stil i qartë dhe i mprehtë për të përshkruar krejtësisht botën e saj të brendshme. Pra Marjeta Musaraj përdor mjete konkrete për të përshkruar gjëra abstrakte, të pakapshme. A nuk bën të njëjtën gjë dhe Alda Merini kur thotë: “Poezia ime është e vrullshme si zjarri / kalon ndërmjet gishtave të mi si një rruzare”. Jo vetëm kaq, por poezia e Marjeta Musarait ka një gërshetim të asaj që quhet stil tregimtar me atë lirik. Kjo ndodh pasi autorja ndjen nevojën për tu shprehur, për të treguar jetën e saj, gjendjen e saj shpirtërore dhe emocionale siç ndodh në shumë poezi të saj si “Lot të derdhur” , “Si copëza qelqi”, “Shpirti binjak”, “Këtë Natë”, “Dua të them ”, “Epitaf”, “Ju them”, “Rikthemu buzëqeshje”, “Mbijetoj”, “Muzg”, “Dashuri pa emër”,etj. Poetja Marjeta Musaraj kërkon që me anë të gjërave të saj të përditshme, ndodhive të vogla të çastit, qoftë dhe dhimbjeve të shpirtit, të japë mesazhe të mëdha shpirtërore dhe filozofike dhe madje nganjëherë këto janë dhe transcendentale si te poezia “Ju them” kur thotë se: “ Le t’ju them se gurët e bardhë të varreve, /i kam lyer me llakun e hënës. /Në fletët e trëndafilit shpirtrat e të parëve /i kam dëgjuar në pëshpërimat e mbrëmjes ”. Poetja në të gjithë vëllimin poetik flet për një ecje shpirtërore në kërkim të qetësisë, madje për ta arritur këtë gjë ka përdorur dhe pasazhe biblikë si te poezitë “Kalandrat”, “Heshtja”, “I mjerë mbetet njeriu”, “Fati i Jetës”, “Frika e ndjenjës”, “Njeriun e lindi Zoti”, etj. Ndërsa te poezia “Frika e ndjenjës ” e tejkalon atë masë frike, e çon në përmasë biblike që tregon për një harlisje të imagjinatës sidomos kur thotë: “është blasfemi mëkat të fliste ç’godit timen / zemër, /mbeta aty Sharnames së Firdusit kohërave / semite./ Fetishi im ‘’çmenduri‘’ babuinve të çmendur / fjala ime vare golgater apostuj e Krisht. ‘’

I gjithë libri ka një dhimbje brenda e për ta përshkruar këtë dhimbje autorja përdor shumë krahasime, epitete, metafora, madje dhe anafora si te poezia “Dy gjuhë që përflaken ”, ku fjala “dy” godet si çekan, apo troket si dorë mbi portën e imagjinatës, ashtu si zemra që pulson në aritmi, kur ajo thotë këto vargje : “Dy buzë që përgjaken,/ Dy shpirtra, që gulçojnë psherëtima, /Dy trupa, që jetojnë drithërima,/
Dy zemra, që kanë të njëjtën aritmi /Dy sy, me të njëjtën retinë.” Por, autorja Marjeta Musaraj, krahas figurave letrare shpesh herë përdor dhe rimën si për të treguar hovet dhe traditën e Labërisë, ndikimin e Naimit dhe të korifenjve të tjerë të poezisë shqipe veçse shumë herë del nga rima që e kushtëzon për tu futur në botën e lirë të vargjeve si Migjeni ynë e deri tek më të mëdhenjtë e botës. Përveç vargjeve me një spërkatje të thellë fetare e biblike, shikohet dhe një ndërthurje e temave të mitologjisë si te poezia “Malli”, “Mes valëve”, “Dorontina”, “Keqardhje dashurie”, “Sirenat”, “Lumturia”, etj. Në këtë vëllim poetik kemi një ngritje estetike të autores, poezitë janë më të kultivuara, ndërthurjet e temave të ndryshme me elementë të sotmes, të së shkuarës dhe me ato mitologjike e biblike, flasin për një poezi të arrirë dhe jetëgjatë. Poezia e saj do ti mbijetojë kohës ashtu si dhe vetë autorja që thotë se do të mbijetojë si te poezia “Mbijetoj”, ku thotë pikërisht kështu: “Me njërën dorë, t’i jetë asnjëherë nuk më prite,/ ashtu si përherë në dorën tjetër më ke hedhur./ Braktisur, çuditërisht e fortë kam mbijetuar ndër vite,/ e jetoj jetën, copëzat e shpirtit duke mbledhur. ” Në këtë vëllim unë krahas dashurisë njerëzore të autores pashë dhe dashurinë e madhe për atdheun, një dashuri sublime, e pakushtëzuar, e pakohë, e përjetshme si te poezia “Sirenat” që me vargje lirike bën një epilog epik kur shprehet se: “Oksigjen për jetën, kam atdheun tim, / Flas me gjuhë të tij dhe varri më ndrin. /Mbetet shpirtra vdekur, unë ju mëshiroj,/ Në tapi marrëzie, koha do t’u shkruaj / Sa më gjatë vera, qëndron në fuçi, /Del gjak perëndie, si vargjet e mi.” Unë pashë poeten e vërtetë, ndjenjat e vërteta që shpesh ishin thënë në çaste të papërshtatshme emocionale të autores dhe pikërisht kjo gjë e dallon njeriun e zakonshëm nga njeriu poet dhe askush nuk e fajëson, nuk e kap dot në gabim. Dhe do ta mbyll arsyen me shprehjen e poetes italiane Alda Merini që thotë: “Mos u mundoni ti kapni poetët, se do tu ikin nëpër gishta”(Laureta Petoshati)




Poetja  Marjeta Musaraj, nga dita ne dite fiton zemrat e lexueseve shqiptar.
Vargu poetik eshte sa i lexueshem, po aq komunikues me publikun.
Marjeta eshte nji poete, qe i perket mbare hapësires shqiptare, ajo shkruan per çdo krahinë te Shqiperisë, poezit e saj i kalojnë kufijtë e Shqiperisë, Kosovës, Kosovës Lindore ,Maqedonisë,Malit të Zi, Çamërisë dhe Diasporës e kudo ku ka shqiptarë, gjindet ne rreshtat e poezisë te shkruar nga Marjeta Musaraj.






Çfarë dua për Shqipërinë 



Te flutturoj si shqiponje ne kaltersi,
Te shkoj ne Atdheun e dashur Shqiperi,
Te harroj per nje çaste vuajtje e mjerim,
Veç ne zemer te gedhende perhere Shqiperine.
Te buças kenga,te vallzojne malet,
Ne brigje deti te ngrere dallget,
Te gumzhijne nendetset ne Pashaliman,
Te gjemoj Karaburun e Sazan.
Te shpertheje Drini e Shkumbini,
Mbi dallge deti te kendoj Ulqini,
Eh, moj meme e dashur Shqiperi,
Nga gjiri yt, morem harrati.
Ne mergim aty ku jemi,
Shpirt e zemer tek ty e kemi…


O diell qe rrezaton veç drite



O diell qe rrezaton veç drite,
O fllad qe fryne lirisht,
Furia e dallgeve kurr sme trembi,
Rrenjet kam hedhur, te forta si shkembi,
Palc e forte ne dhe te huaj,
Brishtesin e gedhenda me keto duar,
Loti u skalit nen timin qerpik,
Trishtimit i thash, ngreu dhe ik!



M’u skaliten lotet!


Do te djeg me diellin tim,
Flak’ e ndezur vetetime,
Qe ta shkrije dhe poezin,
Se eshte melem per,
Spirtin time!
Sa humbas ne ledhatime,
Moj e bukra muza ime!
Te ndes drita, dite dhe nate,
Si feneri, per mbi shtrate’!
I kendoj ksaj dashurie,
Ti them larg, ksaj vetmie!




Nje dite do te largohem 


Nje dite larg do te iki,
Po ti shpirt mos u merzit,
Fustanin e dua bojqielli,
Dhe unazen e marteses,
Ma lere ne timin gisht!
E di shpirt qe do te lotosh per mua,
Po edhe atje ku te shkoj,
Buzet e mia do te jen serish te tua,
Une do te pres e vetme e deshperuar,
Per ate yllin time te munguar!
E nje dite kur ti te vish tek mua,
Me mer e me shtrengoe ne krahet e tua,
E me ngrohe se ISHA FTOHUR
..Mos harro te me sjellesh
Edhe nje tufe me trendafil,
Mos u tremb,e mos u ligeshto,
Nese me shikon te tretur,
Apo nga syte verbuar,
Me jep drite nga syri jote,sa per te te shikuar,
TE TE MBAJ NE DUAR.
Dhe sigurisht do te duhemi me shume,
Se nga hallet do te jemi qetesuar!





Çdo nate mbytem ne endrra 



Çdo nate mbytem neper endrra
dhe fluturoj me krahet e nje engjelli mes reve!
Mundohem ti hap rete me duart e mia,
dhe me dallget e detit me mbyte stuhia!
Putrat e kembeve tona shkelin ne dritherimat e mergimit,
te brengave dhe te trishtimit!
Digjemi ne heshtje nga malli per syrin e nenes,
dhe per te shprehur me dike fjalet e zemeres!
Rrenjet tona jane ngulur thell ne shkembe,
Atje ku dallget perplasen me forc dhe bluan gure,
qain per neve mergimtaret qe su kthethyhem me kurre!!!
Jemi bere si qenie ta pa njohura,
edhe kodrat, edhe pllalajat, rrine te heshtura sikur nuk na njohin!
Mendimet na thyen ne copa qelqi,
mundohemi ti mbledhim nje, e nga nje!
Ohh keto endrra qe me mbytin, nuk me lene te dalte me!


Veç nje nate te dashuroj


Jame si mjelma neper ngrice,
Jamte krejt e vetmuar,
Me lere te frymoj ne frymen tende,
Te ndihem,veç nje nate e dashuruar!
Me mbeshtill me afshin tende,
Edhe ngricen do ta shkrime,
Me ledhato me fjale te embela,
Veç nje nate ta mbaj kujtime!
Le te digjemi ne zjarre e flake,
Si shkarpe e thate le te shkrumbohem,
Edhe nates do i ndes drite,
Si delli i kuq te pervelohem!
Pembi henen e stolisur,
Kuror yjesh do te çoje,
Le ta zbras mallin e ndezur,
Veç nje nate te dashuroj!



Moda




Hajde gra e hajde çupa,

Me fustan e minifunda,
Çfare te bejne te zeste burra,
Shiko zoga,shiko pula.


Te zeste burra ç’i gjeti,

Se ata nuk i le nepsi,
Sa fustani i femres leviz,
Ata u qepen si murriz.


Kerthiza ka dale ne shesh,

Per t’ua bere djemve peshqesh,
Dal,o gra çfare po beni,
Se keshtu na u prish vendi.


Ka dhe vajza porsi flutur,

Veshur me moden e bukur,
Kur shkojne ne bulevard,
Ndriçojne si yjet e arte.




Zjarri i zemrave


Lumi i shpirtit ndér vena mé vérshon.
Dallgé ortekésh,jehoiné me gézim,
Krahét e mallit kam dalé pérqafoj,...
Dashuria joné mé fal lumturiné.


Po dehem me prushin e kéngés time,

Té kam si yll dhe diell do té quaj,
Ti nuk je flaka e njé drite vetétime.
Je dhembja e bukur qé mé bén Té vuaj.


Uné rrahjet e zemrés akoma ti ndjej,

Busti i hijes time brénda té ka mbetur.
Mbi shtratin e éndrrave pushtojme qiej,
Zjarri i zemrave kurré ska pér tu tretur.

Feneret e mendjes 

I ndeza fenerét e méndjes!
Rrugéve u béra drité!
Pena me pupla fazani!...
"Magjiné" né rreshta radhit!


Shprese 

Kroi i buzéve po thahet né vetmi
Lutjet jané zbehur,mbytur né zmog
Pres agimeve njé rreze dashuri...
Pres diellin mos té kem mé loté.


Shétis brigjeve té shpirtit té lodhur

Flas me mallin e viteve mérguar
Ku éshté drita? Çka ndodhur?
Vetém mua mé ka harruar?


Trazoj mjegullén e reve té bardha

Ndoshta shikoj syrin e njé ylli
Dhe mbush dorén me rreze té arta
Siç mbush pyllin me kéngé bilbili.


Zogu fluturoi 

Kur zogu fluturoi
njé pendé té vogél léshoi,
zogu fluturoi dhe u ndal né njé pemé,...
e pashé,atje kishte béré folené.


Dégjova disa zéra qé cicéronin,

ata nénén e tyre kérkonin,
kur njé zé i émbél u dégjua,
ishte néna qé u afrua.


Sa bukur e sa lezet,

kur ushqente bebat me sqep,
zogu rrinte lart né njé pemé,
Qé ta ruante miré folené.


Kur njé gjarpér zvarranik,

u ngjit né pemé si llastik,
folené e tyre kérkonte,
ti hante zogjté,t'i gllabéronte.


Kur njé mace u ngjit né pemé,

e rrézoi gjarprin dhe shpétoi folené,
zogu qante, por pushoi
macja bebat mi shpétoi.



Te ndjei!



Me tere aromen e luleve

E ngjyeve shpirtin kesaj pranvere
Te prita aty tek vendi mes gureve
Te me ndukje e puthje kuroren lule dele


Enxora ndjenjen kohes se pritur

Buzet i mbusha polen dhe nektar
Puthem pafunde si dreri uritur
Kure nduke fletat te bukurit lastar


Zemran glon si vullkani i heshtur

Castet e pritjes duken mijra vite
Po cahem etjes se kohes pa prekur
Ndize kete nate te llamburi drite.



Te filtrova ne driten e shpirtit


Te filtrova ne driten e shpirtit, dhe besimit,
Por koha tregoj qe me dhurove zhgenjimin,
Ti flije si nje engjelle ne krahet e mia.
Se kuptoj se si te beri harrem perendia.
Fjala jote pret si e hidhura shpat.
Te godet aq shume sa nuk mund te ngrihesh prap…
Lere more ate aventur,
Se Po shkon 60 vjec burre…



Kur ti flije


Natës së “kusare” tu futa shpirtit
Rrugëve të ndjenjës që vecse une i di
Luftova me dhjetra femra që dashuronin ty
U humba labrintheve të zërave të tyre
Dëgjoja hallakatur shpirt trazuar
Puthjet e tyre hipokrite qe te ulnin në yje
Dhe belbëzoja me ndjenjën sakatuar!
Por shpirti nuk vdes prehet qiellit
Ndjenja mbetet përjetsisht hyjnore ngaluar.
Dhe erdha asaj nate luftës së ferrit
Se shpirti ime për ty kurr s’është shkelur!




Pikë shiu

Pik shiu do te bëhem,
Te lag butësisht trupin tënd.
Mbi qerpikë do të qëndroj,
Buzët të pikojnë lëng.

Kur të përpëlitësh qerpikët,
Pikë e shiut do të rrëshqas …
Si vesa mbi buzë do të qëndroj,
Si dallgë deti mbi rërë të thatë.

2018-05-29

Poezi nga Lola Shehu



Çështje burrash


Është çështje burrash, të mbledhësh kuvende

E si burrë të kuvendosh

Të gjesh, të parin e fjalës! Të gjesh, fjalën e parë

Të lërosh token kur është në vlagë

E vetëm atëherë, të hedhësh farë!

Është çështje burrash, të drejtosh trashgimtarët

Të bëhen të ndershëm, punëtorë, trima e guximtarë

T`i mësosh, si t`ì bëhen, Zot Atdheut

Jo tradhëtarë e hileqarë

Çështje burrash është, ndonjëherë edhe të dehesh keq

Deri në atë pikën kur gjunjët s`të mbajnë

Të ndjehesh mbret,T`mos turpërohesh nga sytë e kalimtarëve

T`ì shash, pa izgjedhur fjalët

Të shkrihesh së qeshuri,

Kur sheh se të padehurit bëjnë moral e zgjedhin fjalët

Që me fjalë të zgjedhura të shajnë!

Është çështje burrash të dashurosh pa frikë

Me shpirt e zemër, me epsh e zjarr

Në sy të botës

Në dritë të diellit

Nën cipën evirgjër në hënë të plotë

Nën barkun e yjëzuar të qiellit!


Çështje burrash është, të durosh plagët

Të burgosësh lotët

Digë tu bëhesh,të mos dalin jashtë

Të kafshosh dhimbjet që shpojnë e therin

Deri në ashtë!


Është çështje grashë,

Të bëhesh Arë

Të mbash vlagë, të çelësh farë

Të shijosh dhimbjet e lindjes, sharmin e lehonisë

Burim të bëhesh!

Gjak e qumësht i praruar të gurgullojë në damarë

Jam grua!

Lotët

I mora

Pajë!





P.S.. Kjo poezi u vlerësua me çmim të dytë në manifestimin Mbarëkombëtar letrar Pejë, 26 Maj 2018



Unë dhe shiu


Kapërceu ky gjumë sonte

Si e kotur dremita pak minuta në kolltuk

Jashtë, bie një shi i rrëmbyer pranvere

Rrëkezat dancojnë valse në ullukë

Piklat përplasen zhurmshëm mbi çati

Mes xhamash, shënjon një dritë vetëtime

Në mëndje, pëshpërimë vjen shprehja jote

Mbylli sytë, u bë vonë shpirtja ime

Shiu dhe unë, sonte nuk dashkemi të flemë

Qiellin përgjysmë kam vendosur ta ndaj

Ai, të shpëlaj grimca pluhuri mbi gjethe

Grimca ëndrrash, rreth qerpikësh të shpëlaj



RIKTHIM


Po rikthehem tek ti, e imja poezi,

Po rikthehem sërish, i ëmbli vargu im,

Më ndje, që të largova padashur si një fëmi,

Teksa priste të ushqehej në gjirin tim…!

I mblodha fjalët, një nga një i ledhatova,

Pluhurin e viteve, ua fshiva nëpër natë

Pak drit’ e frymë, nga shpirti im u hodha,

Dhe ato nisën të flasin, të rreshtohen varg…

Vargje që pa kuptuar, mblidheshin në strofa,

Vargje që zemrën time, e bënë të rrahë fort

Vargje që për dashuritë e mia, gjëmonin si lodra

Dashuri, që nga shpirti im, zbrazeshin në lot!


Veshur të kam

Veshur të kam në trupin tim

si këmishë me kopsa këputur ,as të mbërthej, as të zbërthej dot

të sjell rreth trupit me krahë kapërthyer

e ashtu të mbështjell,

të shtrëngoj, të shtrëngoj fort aq fort e s’ngopem

Pastaj dorëzohem…

se ti, e bën qenien time të pafuqi

Trupi yt, si këmishë timin mbështjell

aroma jote m’futet thellësive të shpirtit

pritja më mposht, më mpin,

s’jam më vetvete,nuk di kush jam…

veshur të kam…

të ndjej thellë, edhe më thellë akoma ,më thellë nën lëkurë

Ndjej inde që përputhen plotësisht, që puthen e përputhen,

që zihen e duhen, që luftojnë e dorëzohen

që dorëzohen ,për t’u dashuruar sërish…



SIME BIJE…


Bija ime, ti fllad i ylbertë,

Drit’ e syve, gjak i zemrës time

Kur ti linde, drejt meje u çel

Një agim i mbushur plot dritërime.

Ti shpirt i shpirtit tim të brishtë

Ti rrahje zemre , melodi

Ti dashuri, që ndez lumturitë

Ti, më hyjnorja simfoni…

Ti , që netët m’i ke zbardhëlluar

Tek doçkat e vogla zgjat gjith’gëzim

Ti dritë, mbi qerpikët e mi lëshuar

Ti lot drithërues i lotit tim !

Ti ylli që ndrin ëndrrave të mia

Mirëserdhe në të ëmblin gjirin tim

Ti engjëll i bardhë, ku vallëzon dashuria

Ti ndjenjë sublime, në thellësi të shpirtit Tim!



MOS MË PREMTO…


Ti mos më premto për të nesërmen, që as vet se di

Sot, më bëj të ndjehem flutur, të fluturoj në qiell,

Hënës t’i vjedh dritën, diellit t’i marr zjarrin,

Ekuatorin ta marr, në Antarktidë ta sjell…

M’i shkri akullnajat me zjarrin e shpirtit

E unë ,si gjethe të dridhem nga prekja jote,

Me puthjet e zjarrta t’a djegim këtë vend,

Le të ndjehemi sot, mbretërit e kësaj bote.

Më bëj të ndjehem fllad, të përkëdhel fytyrën,

Më bëj te ndjehem lule, ti çel të gjitha sythet,

Më bëj te ndjehem diell, gjithësinë ta ngroh,

Më dashuro sot, se nesër, ndoshta bota përmbyset!



TI S’E DI Ç’ËSHTË DASHURIA



Të thuash shpesh “të dua”, vallë kjo quhet dashuri?

Të thuash dhe të duash vërtetë, është krejt gjë tjetër.

Dashuria është ndjenjë, është gjak zemre, lot e pafajësi,

Dashuria, nuk është dy firma, në librin e celebrimit të vjetër!

Të thuash, “të dua”, janë veç dy fjalë si fije kashte e tharë,

Dashuria është mijëra fije, mijëra ngasje , mijëra ndjesi,

Dashuria është fllad, është flakë, është diell ,rrebesh e acar

Dashuria është puls në lëkurë që rreh në çmenduri

Dashuria është libër i hapur, është gjethe vjeshte,

Që vallëzon edhe kur era me shi e përplas pa mëshirë,

Dashuria është gjëmim, është furtunë, është tallaz jete,

Dashuria është aroma e trupave që dihasin djersirë…





LAMTUMIRË, DUKE U PUTHUR!




Një përqafim, e një puthje lamtumire të nisa

Të lagur, të kripur, të mbytur nga lotët e mi.

Disa vargje dikur shkruar, shiu i lotëve, i fshiu

Disa vargje shpirti, dedikim mbetur nga ti!

Jo nuk desha , nuk desha ashtu të prisheshin

Dhe as kujtim të mbeteshin, nuk doja gjithsesi.

Enigmën e zgjidhen lotët ,diamantët e heshtur

Vargjeve të tua, u thanë lamtumirë sytë e mi!

Ti ,ishe ndjenja ime, dashuria ime e humbur

S’e di në ç’gjuhë shkruar, mbetur pa përkthim

Dhe pse lamtumirën, e dhamë duke u puthur

Sot, je thjesht e shkuar, nesër, thjesht vegim…


Ndarja

Sot, u zgjova ndryshe,u zgjova pa ty

E lodhur,si zog i trembur krahëvrar

Trukuar vetiu sytë e trishtë,rrathë nën sy

Nën lëkurën e zbehtë , dallueshëm ca dammar`

Instiktivisht,duart prekën fytyrën, u ndalën në gush

Gishtat u ngatërruan, në gjerdanin nga ti dhuratë

Me forcën e dhimbjes e tërhoqa , qafa u ndez prush

Kristalet u thërrmuan si shpirtëra të ngratë…

Nuk dua të pështillem ndjenjash ,nuk dua të vuaj

Por ndarja dhimbka shumë dreqi ta haj

Trupin që digjet, akulli shpirtit s’po mundet ta shuaj

Ktë dhimbje mbi supet e brishta, s’po mundem ta mbaj…


Karbunarës

Ti vendlindja ime rrebele ,vullkan i heshtur

Rrebele dhe ëmbël , ashtu si dashuria

Me fushat e paana e kodrat kurorë hijeshuar

Ti djepi , që rrite e përkunde ëndërrat e mia

Mbështillem në shpërganjt e tu endur në vegjë

Thurur nga duart e rreshkura të Nanës time

Ti Karbunara ime mallë, balt` e gur i nxehtë

Ti vendi im kokfortë,ti krenaria e fisnikëria ime

Në rrugët e tua dua të shkel zbathur,zbathur të shkel

Të më dhembin gjunjët tek vrapoj e rrëzohem

Të dremis fushave të jeshilta mes lulëkuqesh plot

Aromës tënde të dehem e ndjenjës tënde të ngrohem

Mos kujto se kam ikur,jo jo kokën gjithmon`e kam pas

Shpirtin dhe zemrën i kam atje,atje i kam tek ti

Tek ti kam fëmijërinë ,puthjet,lotët ,përkëdheljet

Në netët e gjata , princesh kalëruar ëndërrash vi …


A mundem dot?

Me buzëqeshjen time, mund të gënjej bukur,

Të shkëlqej si diell kur brenda kam stuhi,

Ëndrrash të fluturoj edhe krahëkëputur,

E qiellin ta ndez flakë si me magji.

Të maskoj aq bukur trishtimin e syve,

Lotët që djegin hithër, t’i kapërdij ndër vete,

Pastaj hënë e plotë të mbretëroj mes yjeve,

Si varkë e pamposhtur të lundroj ndër dete.

Të maskoj mjeshtërisht, edhe buzën që dridhet,

Kur trishtimi ma ka mposhtur keqas shpirtin,

Të rend pas diellit, kur në perëndim përvidhet,

T’ju them s’më vjen keq, as për vitet që ikin.

T’i them e t’i them gjithë botës që jam kaq e lumtur,

Edhe kur shpirti më dhemb e ndër sy kam lot,

Të sundoj oqeanet, me busull të humbur,

Po veten time, a do mundem ta gënjej dot?



Duel i heshtur…

I thua pareshtur
Je kaq e bukur
Ajo, ndjehet sirenë deti, lahet në sytë e tu
Ndërsa ti,
Si një kampion i zhytjeve të thella
Noton në detin e jugut…
Tek fustani dallgë, ngritur përmbi gju
Pothuajse, e ke zhveshur të gjithën,
Pa e prekur….me sy
Në mes të rrugës,..
Mes kalimtarëve
Magjepsur, të DY..
Përpiqet më kot t`i vidhet shikimit tënd
Të maskoj hiret
T`i shpëtoj joshjes që po e çmend..
I ngjyrosen, mollëzat,
E ke fituar duelin….
E bën të flas kuturu
Ajo, të përgjërohet me pëshpërima…
Mos të lutem, mos bëj kështu!
Jo…Këtu!
Ngre shallin…
Mundohet të mbuloj dlirësinë e zhveshur
Vështrimi yt i pabindur,
Rrëshket më poshtë,
më guximshëm
Tek këmbët mbi këmbë,
harkuar… shkujdesur…


MENDIMI I PARË

Mëngjeseve larë në vesë
Kur jemi zgjuar të përqafuar
Në netët pa hënë
Kur s`mbaj mend pse jemi grindur
E jemi zgjuar buzëvrarë
Me sy të ënjtur
Mbushur rrathë mavi
Zemëruar e trishtuar
Në netët e pakta
Kur s`kemi fjetur në të njëjtin shtrat
A ndoshta
As në të njëjtën dhomë
Në qytete larg njeri tjetrit
Rrallë, po shumë rrallë
Edhe në të tjera shtete
Asnjëherë s`të kam pyetur
Po gjithmonë kam dashur të di
Dhe ende dua ta di
Nëse jam
Mendimi i parë, i zgjimit tënd…



PAKT ME PERËNDITË

As në ëndërr s`kisha mundur të të shoh
Mbi pendla shtegëtarësh, fluturonte malli për ty
Sythet i bulëzoi larg. në një vend të ngrohtë
Mbi mollëzat ngrirë akull, e solli një vesë shi

Rrëkezat e brishta, zbritën në luginën e etur
E piva çdo pikë, si të kisha fjetur në Sahara
Vrapova këmbëzbathur stepave të thata prej kohësh
Ngarkuar si hamall, mallin tënd në krah

Oooh sa më paska marrë malli për sytë e tu
Ndërrimin e stinëve, nuk di sa gjatë e paskam pritë
Një yll i larë në serm, zbriti gjithë naze nga qielli blu
Buzëbrëmja, ndërroi destinacionin, në çast u bë ditë

Mos vallë i dashur, fluturove me zogjt në shtegëtim?
O si agjent i regjur, trajektoren iu përgjove me satelit?
E pamundur të gjesh vendin, ku piklojnë grimca malli
Vetëm nëse më parë ke pas bërë pakt me përënditë.



SKENAR I HERSHËM

Kur ishim të dashuruar
Për të të vënë në provë,
Mbase edhe për tu përkëdhelur
Vendosa një ditë mos të vi në takim
Për të shmangur pendimin në çastin e fundit
Të gjitha veshjet i krodha në kazan
Mbeta me një palë nallane në këmbë
Veshtur në trup, një të dalë boje fustan
Në orën e takimit, shtërngoja zemrën në duar
Dhe si gurë mulliri rrotullohesha në oborr
Matanë portës sime, më zunë sytë një djalë të vogël
Ishte fqinja që dinte sekretin, e m`a bënte më dorë
Nën kurorën e ullirit, nxinin nga zemërimi sytë e tu ngjyrë ulli
U ndjeva triumfatore, se t`a shkela krenarinë e burrit
Nuk e kishe kapërdirë mungesën time,
Kishe ardhur,Ti.
Sonte,
Kam ndërmend të ringjis në skenë të njëjtin skenar
Tani, kam shumë më shumë veshje, ndaj
Sa munda, i mbylla në lavatriçe
Pjesën e mbetur, i nxora të lagen në shi
Me shpresën…Se do ta shkelësh sërish krenarinë e burrit
Me shpresën… Se drejt meje, do vraposh sërish, Ti
Paskam dremitur ca…



NATË E BEKUAR

Kësaj nate dimri,
Ia vrava heshtjen
Me zë klithmë të stonuar
Mbi kitarë,
Ndizej flakë shpirti i kitaristit
Ndër vargje poezie
Shpirti trishtë qe shkruar…
Me zërin tim të grisur
Ia vrava heshtjen e motshme
Kësaj nate të bekuar.


Sa mall paskam


Sa mall paskam sonte ksaj nate të heshtur, sa brenga e mall
Mall e dhimbje për një të vetëm tingull, për tëndin zë
Mbetur pas ndër fjalë përkëdhelje,ndër çaste grindje e zënkash
Përlotur e thërras kujtimesh të trishta se s’mundem ta dëgjoj më



Në ktë natë të akullt Dhjetori, dua ti falem në gjunjë mëkatit tim
Se shpesh edhe kam thënë boll,mjaft` më lodhe me kaq shum` fjalë
Buza dridhet k’saj qetësie të mallkuar që pa mëshirë frymën më merr
Kjo heshtje e pafund që më mpak, më mpak e vret ashtu ngadalë



Tashmë,tashmë s’ mundem të të dëgjoj hareshëm të qeshësh
Eh ta dish sa dhimbje ndjej ,eh ta dish sa shumë malli më ka marr
Të më thërrasësh në emër, të klithësh e klithmash të nxjerrësh dufin e shpirtit
Të dridhen muret si dikur, kur të dy grindeshim e ulërinim si të marrë



Tani ,si re e e ngarkuar stuhish, mbytem ndër oqeane lotësh
Të lexoj buzët , përkthej mundimshëm pëshpërimat pa zë
Më ndjek ai zë ëndërrash gënjeshtare,mbrapsh udhëtoj kohësh
Në ktë gënjeshtër të madhe pafundësisht,pafundësisht dua të flë…

Atë ditë Dhjetori, më kujtohet edhe qielli gjëmonte heshtur pa zë…




Kaq pak kërkoj..



Shpesh mëngjeseve, dua të ndjehem fëmijë
të mos e nxitoj zgjimin,
të rrokullisem nën çarçafë
t’i fërkoj sytë kur rrezja më vallzon mbi qerpikë
ndërsa një dorë magjike m’i ledhaton flokët derdhur në jastëk…
Ëmbël t’mi puthë sytë dhe unë si ëndërr të çohem,
të ndal para pasqyrës dhe flokët ti mpleks gërshet
t’i lidh bukur dy fjongo si dikur me kordelet plot ngjyra
t’i flas gjithë naze pasqyrës, o krejt pa frikë ta pyes:
Hë, m’thuaj tani, kush është më e blertë unë apo natyra?!
Dhe të mos frikem aspak nga përgjigja e marrë,
të ndjehem e përkëdhelur, ashtu e vogël, e brishtë
T’i përthyej mbi pasqyrë krejt rrezet e arta të shpirtit

e thërrime ta bëj, nëse guxon e thotë:
Mjaft më, se je rritë!
Turivarur të kridhem sërish në krevat si fëmijë
t’i zhubros çarçafët, t’i rrotulloj derisa t’u merret mendja
rrëmujë t’i bëj sirtarët dhe veshjet që flenë brenda,
e askush t’mos më qortojë:
O fëmijë i keq që bën veç rrëmujë
Pastaj të vrapoj, të luaj kalldrëmesh me shoqet pa kufi
Dhe veç kur t’më grryej uria, gjithë potere të zbrazem në shtëpi,
s’po ju kërkoj asgjë të madhe,

thjesht dua të mbetem e vogël,
Jo s’dua të jem kjo që jam,
pse brenda, ndjehem thjesht fëmi!



Qiellit do t’i falem



Nëse s’mund të rri pranë teje ,po iki larg

Stoli me vete po marr puthjen e harruar

Dhe lotët dhe brengat e shpirtit tim e tënd

Si kurorë bukurie mbi atë ballë të praruar



Po marr me vete një tufë nga flokët e tu

T’i mbaj në duar t’i përkëdhel e t’u marr er`

Dhe puthjet dhe prekjet që më drithërojnë

Drita e syve tu ,t’më ndriçojë në të egrin terr



Mbi shpinë si hamall do marr gjithçka tënden

Si kalë i kërrusur do udhëtoj me brengat ngarkuar

Qiellit do t’i falem nën hënë të plotë

Pse u dashurova me një” mollë të ndaluar”…



Një çast



Sa i gjatë ky çast, një jetë pafund
Kaq kohë, të flesh e të zgjohesh, me imazhin tënd
Vegimesh deliruar, në ëndërr të kam prekë
Të kam puthur, të kam kallur, të kam ndjerë…
Vrullshëm gjaku ka shpërthyer vena e damarë
Në ëndërr jemi dashur, jemi zënë, kemi qarë
Jemi ndezur e buzët si zambakët janë çelur…
na është ndalur frymëmarja nga dihatja e shpirtit
me duart që m’dridheshin, të përkëdhelja çdo qelizë
Jam ndezur e shuar, ëndrrave me ty jam endur…
Një çast, vetëm një çast, si shtojzavalle eja, shfaqmu,
ti ndjenja ime, shpirti im, Ti, dashuri e çmendur…
vetëm një çast, më shih drejt e në sy

më shih,pa le të shembet bota
Mijra yje nga qielli do të zbresin, ziliqarë duke të parë ty
Ti derdh mbi buzë, gjithë nektarin e ëndrrave,
le të digjen trupat tanë pa u prekur,
dhe jeta le ta ndalë frymën aty!

Një çast, vetëm një çast eja shfaqmu
Dhe ky çast t’më bëhet, përjetësi

Se ëndërrat e mia mbajnë vetëm një emër

Ai emër …je Ti…



Burgosja e Shpirtit



Unë e di që ty, s’ta burgos kush shpirtin
as muret e larta, as telat, as qelitë
as rrebeshi, s’të ndryn dot brenda, asgjë,
madje ,madje as dashuria s’mundet kurrsesi…
Edhe nëse bëhen bashkë të gjitha dashuritë!
ti përsëri, do të duash të jeshë i lirë,
nuk desha kurrë të të burgosja brenda meje
e di mirë, ty s’të mjafton një shpirt
Se ti lufton me ëndrrat, të mbetesh ëndërr ke dëshirë
E di edhe këtë e di,
ndoshta, nuk di asgjë, veç rrekem se e di
në mijra forma e kam imagjinuar profilin tënd
duke të vështruar ashtu, ashtu nga një frëngji
Një profil i ngrirë, që s’flet, me vështrim diku hedhur
Që më sheh përtej imagjinate… përtej dhimbjes më sheh
që më prek dhe unë ndjej…
që më buzëqesh dhe unë rrëzëllej…
që mvrenjtesh, dhe unë në çast ngrij…
Jo, unë s’di të ngre mure, as të krijoj rrethime
Pse përndryshe, as vetë s’do t’jem e lirë…
Desha të jem ëndërr, e ti kohë ëndërrash,
kjo ëndërr e lagur ,baltosur në shi…
strukur nën frikë vetëtimash aty nën strehë
Nuk desha, kurrë nuk desha

nën atë strehë, i burgosur të jesh edhe ti!

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...